Bėhu muslimane mė e mirė!
* Lexoje Kur'anin dhe pėrpiqu qė ta kuptosh atė. Kujto se All-llahu i Lartėsuar tė flet ty pėrmes Kur'anit dhe se ai ėshtė Fjalė drejt nga Ai! Nė Kur'an ekzistojnė tė pėrshkruar shumė lloje tė njerėzve, tento qė tė analizosh se ku gjendesh ti... !
* Fale namazin pėr ēdo ditė! Kjo ėshtė lidhje nė mes teje dhe All-llahut dhe ėshtė njė kontratė tė cilėn duhet ta pėrmbushėsh pesė herė nė ditė. Nėse nuk e din pėrkthimin (shpjegimin) e sures el-Fatiha atėherė mėsoje atė!
*Dije se Allahu ėshtė mė i Madhi! Asgjė nuk mund tė tė ndodhė pa Lejen e Tij! Ai kontrollon ēdo gjė! Ai Di dhe Sheh ēdo gjė qė veprojmė dhe ēka mendojmė! Na njeh mė mirė se kushdo tjetėr... !
* Kryej vepra tė mira tė vogla! Pejgamberi (salAll-llahu 'alejhi ue sel-lem) thotė se:"veprat mė tė mira janė ato tė cilat kryhen nė vazhdimėsi, edhe nėse janė tė vogla". Fshieje veprėn tėnde tė keqe me njė tė mirė!
* Pėpiqu tė mėsosh sa mė shumė pėr Islamin dhe lexo shumė! Mos e harro edhe devotshmėrinė (takvallėkun, frikėn ndaj Allahut)... !
* Vizito ligjėratat islame, e mėpastaj mėsoi tė tjerėt me atė qė ke mėsuar (shokėt, prindėritė, motrat dhe vėllezėrit...)! Gjithashtu duhet tė kesh parasysh se kur je nė shoqėri islame (qoftė edhe kur flitet pėr tema joislame), kjo mund tė tė forcoj dhe tė zhvillon identitetin tėnd islam!
* Mendo nė atė se All-llahu i Lartėsuar gjithmonė na vėzhgon dhe le tė jetė kjo njė pengesė qė ti bėhesh e padėgjueshme! Synoje vetėm kėnaqėsinė e Tij!
* Bėhu e palėkundur nė lutjet tuaja dhe nė varėsinė ndaj All-llahut dhe asnjėherė mos u ndal nga kėrkesat prej Tij! Drejtoju Atij sa herė qė tė duhet ndihmė apo diē tjetėr, Ai e din mė sė miri se ēka ndien ti nuk ke nevojė qė tė shqiptosh...vetėm kėrkoje ndihmėn e Tij!
* Bėj istigfar d.m.th. kėrko falje nga All-llahu, sepse Ai ėshtė El-Gafur, Ai i Cili falė, i Vetmi i cili mund tė tė shpėtojė dhe ndihmojė... !
* Kjo jetė ėshtė e shkurtė! Mendo pėr fundin tėnd dhe pėr atė se ku do tė pėrfundosh pas kėsaj...?!
* Nė raport me njerėzit gjithmonė sillu sipas moralit (ahlakut) islam; jo pėr tė fituar falendėrimin e tyre, po pėr tė arritur shkallė mė tė lartė te All-llahu i Madhėrishėm!
* Dhe nė fund, mos lejo qė shejtani tė tė udhėheqė ty dhe ndjenjat tua; por pėrpiqu qė tė meritosh kėnaqėsinė e Zotit tėndė si dhe Xhennetin e Tij, tė cilin ua ka premtuar besimtarėve tė sinqertė...! 11/08/2003
Krijoni Kontakt