Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 44 prej 44
  1. #41
    Sami Frasheri Maska e Arrnubi
    Anėtarėsuar
    19-07-2003
    Vendndodhja
    dynja
    Postime
    741
    Bėhu muslimane mė e mirė!

    * Lexoje Kur'anin dhe pėrpiqu qė ta kuptosh atė. Kujto se All-llahu i Lartėsuar tė flet ty pėrmes Kur'anit dhe se ai ėshtė Fjalė drejt nga Ai! Nė Kur'an ekzistojnė tė pėrshkruar shumė lloje tė njerėzve, tento qė tė analizosh se ku gjendesh ti... !
    * Fale namazin pėr ēdo ditė! Kjo ėshtė lidhje nė mes teje dhe All-llahut dhe ėshtė njė kontratė tė cilėn duhet t’a pėrmbushėsh pesė herė nė ditė. Nėse nuk e din pėrkthimin (shpjegimin) e sures el-Fatiha atėherė mėsoje atė!
    *Dije se Allahu ėshtė mė i Madhi! Asgjė nuk mund tė tė ndodhė pa Lejen e Tij! Ai kontrollon ēdo gjė! Ai Di dhe Sheh ēdo gjė qė veprojmė dhe ēka mendojmė! Na njeh mė mirė se kushdo tjetėr... !
    * Kryej vepra tė mira tė vogla! Pejgamberi (salAll-llahu 'alejhi ue sel-lem) thotė se:"veprat mė tė mira janė ato tė cilat kryhen nė vazhdimėsi, edhe nėse janė tė vogla". Fshieje veprėn tėnde tė keqe me njė tė mirė!
    * Pėpiqu tė mėsosh sa mė shumė pėr Islamin dhe lexo shumė! Mos e harro edhe devotshmėrinė (takvallėkun, frikėn ndaj Allahut)... !
    * Vizito ligjėratat islame, e mėpastaj mėsoi tė tjerėt me atė qė ke mėsuar (shokėt, prindėritė, motrat dhe vėllezėrit...)! Gjithashtu duhet tė kesh parasysh se kur je nė shoqėri islame (qoftė edhe kur flitet pėr tema joislame), kjo mund tė tė forcoj dhe tė zhvillon identitetin tėnd islam!
    * Mendo nė atė se All-llahu i Lartėsuar gjithmonė na vėzhgon dhe le tė jetė kjo njė pengesė qė ti bėhesh e padėgjueshme! Synoje vetėm kėnaqėsinė e Tij!
    * Bėhu e palėkundur nė lutjet tuaja dhe nė varėsinė ndaj All-llahut dhe asnjėherė mos u ndal nga kėrkesat prej Tij! Drejtoju Atij sa herė qė tė duhet ndihmė apo diē tjetėr, Ai e din mė sė miri se ēka ndien ti – nuk ke nevojė qė tė shqiptosh...vetėm kėrkoje ndihmėn e Tij!
    * Bėj istigfar d.m.th. kėrko falje nga All-llahu, sepse Ai ėshtė El-Gafur, Ai i Cili falė, i Vetmi i cili mund tė tė shpėtojė dhe ndihmojė... !
    * Kjo jetė ėshtė e shkurtė! Mendo pėr fundin tėnd dhe pėr atė se ku do tė pėrfundosh pas kėsaj...?!
    * Nė raport me njerėzit gjithmonė sillu sipas moralit (ahlakut) islam; jo pėr tė fituar falendėrimin e tyre, po pėr tė arritur shkallė mė tė lartė te All-llahu i Madhėrishėm!
    * Dhe nė fund, mos lejo qė shejtani tė tė udhėheqė ty dhe ndjenjat tua; por pėrpiqu qė tė meritosh kėnaqėsinė e Zotit tėndė si dhe Xhennetin e Tij, tė cilin ua ka premtuar besimtarėve tė sinqertė...! 11/08/2003

  2. #42
    Sami Frasheri Maska e Arrnubi
    Anėtarėsuar
    19-07-2003
    Vendndodhja
    dynja
    Postime
    741
    Bashkėshortja – shoku yt mė i mirė!

    Me martesė nuk fitohet vetėm bashkėshortja, por njė botė krejtėsisht e re. Qė atėherė e deri nė fund tė jetės sate, gruaja jote do tė jetė partneri, shoqėruesi dhe shoku yt mė i mirė. Do tė ndajė me ty momentet, ditėt dhe vjetėt tuaja. Do tė ndajė me ty kėnaqėsitė dhe momentet e pikėlluara qė ti i ke pasur, pėrpjetat dhe tatpjetat tuaja, do tė ndajė me ty ėndėrrat dhe frikėn tėnde. Kur je i sėmurė- ajo do tė pėrkujdeset pėr ty. Kur tė duhet ndihmė, do tė bėjė ēka tė mundet pėr ty. Kur tė keshė ndonjė fshehtėsi, ajo do t’a ruaj atė. Kur do tė keshė nevojė pėr kėshillė, ajo do tė t’a jap kėshillėn mė tė mirė.
    Ajo ēdo herė do tė jetė me ty. Kur tė zgjohesh nė mėngjes, gjėja e parė qė do tė shohėsh janė sytė e saj. Gjatė ditės, nėse fizikisht nuk mundesh tė jeshė afėr saj, ajo do tė mendoj nė ty dhe me gjithė zemėr, shpirt dhe mendje do t’a lus All-llahun pėr ty. Kur tė biesh nė gjumė, gjėnė e fundit qė do tė shohėsh ėshtė ajo, bile edhe kur je nė gjumė ajo do tė jetė nė ėndėrrat tuaja. Thėnė shkurtė, ajo do tė jetė bota jote ndėrsa ti e saj.
    Pėrshkrimi mė i mirė i afėrsisė ndėrmjet burrit dhe gruas tė cilin unė e kam lexuar ėshtė ajeti kur'anor: "Ato janė prehje pėr ju, ashtu siē jeni ju prehje pėr to."(El-Bekare:187)
    Me tė vėrtetė, burri dhe gruaja janė si teshat ndaj njėri tjetrit, sepse njėri tjetrit i ofrojnė mbrojtje, ngushėllim, strehim, pėrkrahje dhe tė gjitha ato stoli tė cilat veshja ia ofron njerėzve. Paramendoni udhėtimin nė Alaskė pa rroba! Bėshkėshortet tona janė mbrotja jonė nė rrugėtimin tonė tė jetės.
    Raporti nė mes burrit dhe gruas ėshtė mė i pėrsosuri nga tė gjtha raportet ndėrnjerėzore: pėrmban dashurinė dhe joshjen, intimitetin dhe afėrsinė, mėshirėn dhe dhembshurinė, paqen dhe qetėsinė tė cilat i kaplojnė zemrat e bashkėshortėve. Shpjegimi i vetėm i arsyeshėm pėr kėto ndjenja mė tė mira ėshtė se kjo ėshė Vepėr e All-llahut, subhanehu ue te'ala: " All-llahu krijoi pėr ju bashkėshorte nga vetė lloji juaj..."(Nahl:72)
    Vetėm All-llahu, subhanehu ue te'ala, me Fuqinė, Mirėsinė dhe Urtėsinė e Tij mund tė krijojė dhe tė mbjellė nė zemra kėso ndjenja tė bukura dhe tė bekuara. Nė tė vėrtetė All-llahu i Lartėsuar i pėrkujton ata tė cilėt i kėrkojnė shenjat e Tij nė gjithėsi, se kėto shenja nė zemrat e bashkėshortėve janė shenja tė cilat duhet t’i udhėheqin njerėzit drejt besimit. I Lartėsuari nė Kur'an thotė:"Dhe nga Treguesit e Tij ėshtė se Ai krijoi pėr ju gra nga vetė ju, qė ju tė mund tė gjeni prehje tek to dhe Ai vendosi mes jush dhembshuri dhe dashuri. Vėrtetė qė nė tė ka tregues tė qartė pėr popullin qė vėrtetė e vret mendjen."( Er-Rum:21).
    Mirėpo, All-llahu i Lartėsuar e dinė se zemra e njeriut nuk ėshtė statike, se ndjenjat ndėrrojnė, se dashuria mund tė zbehet dhe gradualisht tė humbet! Lidhja bashkėshortore dobėsohet nėse nuk i kushtohet shumė kujdes! Lumturia nė martesė nuk mund tė merret si gjė e garantuar, sepse lumturia e qėndrueshme kėrkon dhėnie dhe heqje dorėsh tė dyanshme.
    Pėrkujtoni se Pejgamberi ynė (salAll-llahu 'alejhi ue sel-lem) gjeti kohė qė me gruan e tij Aishen r.a.tė shkojė nė shkretirė dhe tė vrapojnė. Pėrkujtoni se Pejgamberi ynė (salAll-llahu 'alejhi ue sel-lem) e priti gruan e tij, derisa ajo i shikonte Abesinėt e rinj qė po luanin vallet e tyre popullore.
    Shfaqja e ndjenjave ėshtė e domosdoshme nėse dėshirojmė qė t’a ruajmė lidhjen tonė bashkėshortore nga shembja dhe prishja. Pėrkujtoni se do tė shpėrbleheni nga All-llahu i Lartmadhėruar pėr ēdo ndenjė tė shfaqur ndaj gruas suaj, sikurse thotė Pejgamberi (salAll-llahu 'alejhi ue sel-lem):"Njeriu do tė shpėrblehet pėr ēdo gjė qė bėnė duke kėrkuar kėnaqėsinė e Allahut, bile edhe pėr kafshatėn e ushqimit tė cilėne vendos nė gojėn e gruas sė tij."
    Asnjėherė mos i nėnvlerėsoni gjėrat e imta dhe tė vogla, siē ėshtė vendosja e ushqimit nė gojėn e gruas, hapjen e derės sė automobilit gruas sate etj. Pejgamberi (salAll-llahu 'alejhi ue sel-lem) e shtriu gjurin e tij qė ti ndihmojė gruas sė tij pėr tė hypur nė devė. Pėrpiquni tė gjeni kohė qė tė faleni sė bashku. Forcimi i lidhjes suaj me All-llahun ėshtė garancė mė e fortė, se lidhja e juaj bashkėshortore do tė jetė e fortė dhe rezistente.
    Pėrpiquni vazhdimisht qė me fjalėt dhe veprat tuaja tė jeni tė mirė ndaj gruas suaj. Flisni me tė, qeshuni me tė, kėrkoni kėshillė dhe mendim nga ajo, me tė kaloni kohė tė bukur dhe gjithmonė keni parasysh fjalėt e Pejgamberit (salAll-llahu 'alejhi ue sel-lem): “Mė tė mirėt nga ju janė ata qė janė mė tė mirėt ndaj grave tė tyre"!
    Sa budalla eshte "Odisea"

  3. #43
    Sami Frasheri Maska e Arrnubi
    Anėtarėsuar
    19-07-2003
    Vendndodhja
    dynja
    Postime
    741
    Kush eshte si kjo grua do ta marr per nuse
    Sa budalla eshte "Odisea"

  4. #44
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anėtarėsuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    Po nė kėtė temė pse nuk ka pėrgjigje ... ?!!!
    Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •