Lulja e dimrit - cikėl poezish
--------------------------------------------------------------------------------
Betimi
Nė qoftė se ndonjėherė djalė mė lind
nga gjiri i nėnės sė tij do ta rrėmbej
e drejt nė kafazin e egėrsirave do ta mbyll
Do ta ushqej me mish tė papjekur
do ta lė tė vallėzojė me bishat e pyllit
le tė nuhaten e le tė therren egėrsisht
Kur ujkut do t'ia ketė thyer kurrizin
do tė dij se mundi im nuk mė shkoi huq
dhe kur arushėn do ta ketė bėrė drenushė
do tė dij se ėshtė pjekur pėr martesė
Ndėrsa kur do ta ketė kafshuar dorėn time
po, mu kėtė dorė qė e ushqen
atėherė do ta lėshoj nė mesin e njerėzve
Ju betohem!
Krijoni Kontakt