Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 45
  1. #1
    Sami Frasheri Maska e Arrnubi
    Anėtarėsuar
    19-07-2003
    Vendndodhja
    dynja
    Postime
    741

    Deshmitarja e Jehovait vret veten ?








    ZBULOHET TEKSTI I PLOTE I LETRES

    "Marsela u vetėvra pėr parajsėn"
    Dėshmia e shoqes: 17-vjeēarja Dėshmitare e Jehovait



    --------------------------------------------------------------------------------

    Irma Hoxha


    LUSHNJE

    Zbardhet e vėrteta e vetėvrasjes, dy ditė mė parė, tė 17-vjeēares nga fshati Karbunarė i rrethit tė Lushnjės. Nė letrėn e lamtumirės, shkruar vetėm pak minuta para vrasjes, Marsela Binjaku ka shpjeguar arsyet e largimit tė saj nga kjo botė (policia publikoi vetėm fjalėt e lamtumirės adresuar prindėrve). 17-vjeēarja e ka qėlluar veten me ēifte, pasi donte tė shkonte e pastėr dhe sa mė shpejt afėr Zotit. Ky fakt pohohet nė njė intervistė pėr Gazetėn edhe nga shoqja e ngushtė e viktimės, Rudina. Kjo e fundit tregon se Marsela filloi tė ndryshonte qė para disa muajve, kur ajo u shpall dėshmitare e Jehovait. Ndėrkohė, dje tė afėrmit e kanė pėrcjellė nė banesėn e fundit Marsela Binjakun.

    Marsela ishte shoqja juaj e ngushtė. Ēfarė problemesh kishte qė arriti deri nė vetėvrasje?
    E vėrteta ėshtė se Marsela nuk kishte probleme. Ajo nuk konfliktohej kurrė, as me prindėrit e saj dhe as me shoqėrinė qė e rrethonte. Unė e njihja prej shumė vitesh, pasi e kisha shoqe dhe e them me bindje se Marsela ishte njė vajzė shumė e sjellshme, punėtore dhe e virtytshme. Mund tė them se kohėt e fundit ndryshoi diēka tek jeta e saj dhe kėtu zė fill shkaku i vetėvrasjes. Por unė kėtė nuk do ta quaja problem tė Marselės, ėshtė thjesht ēėshtje e keqkuptimit tė besimit.

    Pėr ēfarė bėhet fjalė konkretisht dhe cili ishte tek ajo ndryshimi qė i kushtoi jetėn?
    Ndryshimi tek Marsela filloi qė para disa muajve, kur ajo iu pėrkushtua me zell besimit ndaj Zotit dhe u shpall dėshmitare e Jehovait. Nė fakt ishte njė kurs rrobaqepėsie, qė lidhi shoqen time me dėshmitarėt e Jehovait. Meqė Marsela ishte vetėm me tetė klasė shkollė, prindėrit e saj menduan ta dėrgonin nė njė kurs rrobaqepėsie nė Lushnjė.

    Kur e filloi kursin Marsela?

    Nė tetor tė vitit 2003. Ajo e bėnte kursin pranė selisė sė dėshmitarėve tė Jehovait, ndaj edhe u lidh shumė fort me ta. Nė kohėn kur filloi tė merrte mėsime fetare dhe tė predikonte Marsela nisi tė ndryshonte. Ajo u bė mė e heshtur dhe filloi tė largohej nga shoqėria, ndėrkohė qė nuk linte rast tė fliste me pasion pėr Jehovain.

    Ēfarė ju bėri mė shumė pėrshtypje nga ndryshimi i shpejtė i 17-vjeēares?
    Tė them tė drejtėn shumė herė nuk e kuptoja, pasi fliste nė mėnyrė tė ēuditshme, sikur kjo botė nuk i interesonte mė dhe mezi priste tė shkonte nė botėn tjetėr. Herė pas here Marsela shprehej se ishte e kotė tė jetoje nė kėtė botė dhe se njerėzit duhet t'i pėrkushtohen jetės sė qiellit. Ajo qė mė ka bėrė pėrshtypje mė tepėr ishte njė numėr i ēuditshėm, tė cilin ma thoshte kur fliste pėr Jehovain. Nuk e mbaj mend mirė, por mė duket se ishte 68000.

    Tė shpjegoi se ēfarė nėnkuptonte ky numėr?
    Marsela mė thoshte se ky ishte numri qė pėrkonte me numrin e dėshmitarėve tė Jehovait qė do tė shkonin nė krah tė Zotit, pas vdekjes nė parajsė.

    Ju mendoni se Marsela ishte e mėrzitur nga kjo jetė, ndaj edhe u vetėvra?
    Jo. Marsela nuk ishte e mėrzitur nga jeta. Ajo gjente kėnaqėsi kudo qė rrinte, por besonte nė atė qė e pėrkryera ishte pranė Zotit. Ajo donte tė shkonte pranė tij sa mė shpejt, madje nuk donte tė pėrlyhej me mėkate. Marsela donte tė shkonte tek Zoti me zemėr tė pastėr dhe pa lėnduar askėnd. Kėtė ajo e ka shpjeguar qartė nė letrėn qė la para se tė qėllonte veten me ēiften e babait.


    Dje pėrcjellja nė banesėn e fundit e 17-vjeēares sė vetėvrarė


    Lot e dhimbje nė familjen Binjaku nė Karbunarė tė Lushnės. Pas vetėvrasjes sė Marselės, tė afėrm, miq, bashkėfshatarė, shokė dhe shoqe kanė ngushėlluar prindėrit e 17-vjeēares, e cila qėlloi veten me ēiften e t'et. Paraditen e djeshme ngushėllimet mbanin tė fortė Haxhirenė, nėnėn e vajzės, e cila pėrmes lotėve dhe vajit thoshte se Marsela qe njė vajzė pėrsėmbari dhe se kurrė nuk i kishte sjellė probleme. I tronditur nga dhimbja, babai i Marselės mundohej t'u jepte zemėr dy motrave mė tė mėdha tė saj, si dhe djalit tė tij tė vetėm. Nė orėn 11.00, qindra njerėz kanė pėrcjellė nė banesėn e fundit vajzėn qė jetėn e saj ia fali Zotit. Nė lamtumirėn e fundit kanė marrė pjesė dhe shoqe, tė cilat kishin mbaruar me Marselėn kursin e rrobaqepėsisė. Ėndrrat e Marsela Binjakut u prenė nė mes, duke kėrkuar parajsėn qė kjo jetė nuk ta ofron dot. Trupi i 17-vjeēares ėshtė vendosur nė varrezat e fshatit Karbunarė.


    Banorėt e Karbunarės: Marsela ishte njė vajzė shembull pėr tė gjithė

    Vetėvrasja e Marsela Binjakut ka habitur jo vetėm familjarėt e saj, por tėrė banorėt e fshatit Karbunarė tė Lushnjės. Edhe prindėrit edhe bashkėfshatarėt pohojnė se Marsela ishte njė vajzė e urtė, punėtore e sjellshme. Qė nuk dinte kurrė tė kundėrshtonte dhe qė kujtdo i rrezatonte mirėsi e respekt. Me pak fjalė, pėr karbunarasit vajza e vogėl e familjes Binjaku ishte shembulli i sė mirės. 17-vjeēarja ishte njė vajzė e paprekur nga opinioni. Gjithēka do tė ngelej enigmė rreth vetėvrasjes sė saj, nėse adoleshentja nuk do tė linte njė letėr ku shpjegoi qartė arsyet e largimit tė saj nga kjo botė e mbushur me vese e ligėsi. Madje, as prindėrit e Marselės nuk kishin kuptuar asgjė pėr atė se ēfarė po ndodhte me vajzėn e tyre, pas lidhjes shpirtėrore me Zotin.

    Eshtė e kotė tė jetosh nė kėtė botė, njerėzit duhet t'i pėrkushtohen jetės sė qiellit.
    Jam e bindur se sa mė shpejt dhe mė e pastėr tė shkosh te Zoti, aq mė pranė Tij je.
    Ju dua shumė tė gjithėve, jeni shumė tė mirė. Mė falni pėr kėtė shqetėsim qė po ju sjell.
    Lamtumirė!

    Gazeta shqiptare




















    Eshte per te ardhur keq mynyra se ky sekt e interpreton besimin ne Zotin.Nje here tjeter nje vajze e po ketij sekti kam lexuar dikur ne media nuk e nderronte gjakun e saj per transplation vetem sepse i perkiste ketij sekti derisa vdiq.Vuajtjet e njeriut dhe veshtirsite duhet ti pranojme qe jane pjese e jetes njerzore dhe sduhet ti japim vetes fund por te qene te paster sepse vete vetvrasja eshte gabimi me i madh qe ben njeriu ne jeten e tij.Shpresa njerzore duhet te jete me njeriun deri ne fund te jetes.Dhe se Muahmedi a.s thote ne nje hadith Me i mire si njeri eshte ai person qe jeton gjate dhe ben vepra te mira.Kjo vajze e mbylli jeten e saj shkakun nuk dihet pse por mynyra qe kjo ka kuptuar besimin ose ia kane interpretuar keto prifterinjte e ri eshte shume e demshme per njeriun.

    Ne nje hadith tjete Muhamedi a.s thote Mos e kerkoni vdekjen dhe nese jeni keq por thoni o Zot nese vdekja eshte e mire atehere ma merr jeten e nese vdekja eshte e keqe per mua atehere me jep jeteeeeeeeee

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e MtrX
    Anėtarėsuar
    29-11-2002
    Vendndodhja
    Korēė
    Postime
    755
    keta te Jehovait, ka shume qe thone, se i falen satanit, dhe mbase ai numri qe i kishin thene edhe kesaj vajzes ka qene dicka me 666, numri i djallit...
    MtrX ubicumque felix

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e huggos
    Anėtarėsuar
    02-08-2002
    Vendndodhja
    Hell-As
    Postime
    869
    padituri...
    mashtrim...
    fatkeqesi...
    detyra ime ėshtė qė me gjithė fuqinė time t'i shėrbej kėtij brezi; duke bėrė kėshtu, njėkohėsisht, kam dhėnė kontributin tim mė tė mirė edhe pė brezin e ardhshėm... - george mueller

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-08-2002
    Vendndodhja
    Montreal -Tirone , vajtje-ardhje, moszgjedhje
    Postime
    181

    Exclamation

    Eshte per te ardhur keq qe nje vajze thuajse adoleshente veteflijohet duke pasur si shtyse mesimet e Jehovait.Une personalisht mendoj qe ka ardhur koha qe nga Shqiperia te shporren te gjitha sektet fetare. Na mjaftojne fete tradicionale sepse jemi popull i vogel,nuk kemi nevoje per sektete kesaj nature.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Lily
    Anėtarėsuar
    14-10-2003
    Vendndodhja
    MA
    Postime
    6
    une mendoj se eshte per te ardhur keq qe njerezit jane kaq driteshkurter sa qe arrijne te marrin per te verteta te gjitha gjerat qe shkruhen neper gazetat shqiptare. fakti qe redaktoret e asaj gazete vendosen ta nxirrnin artikullin ne faqe te pare, dhe ta benin lajmin me te madh, nuk do te thote qe aty ka ndonje te vertete.
    nuk e di nese e ka vrare njeri mendjen te pyeste prinderit e asaj vajze ne se ajo kishte pasur probleme ne te kaluaren, dhe nese ka perjetuar ndonje ngjarje qe mund ti kete lene pasoja. fakti qe ajo eshte bere pjesetare e nje "sekti" sipas disave ose e nje besimi fetar, nuk do te thote qe ato te reja qe ka mesuar e kane shtyre te beje ate veprim.
    dhe sa per ate ide qe eshte me mire te largohen sektet fetare nga Shqiperia, sepse ne na duhen vetem fete tradicionale; kjo eshte injoranca e vertete. te mjaftohesh me dicka qe te thone te tjeret se eshte e mire, ndersa ti te mos perpiqesh fare te zbulosh se cila eshte e verteta dhe besimi me i mire per ty.
    forumista te dashur, heren tjeter qe te lexoni lajme ne gazeta, mendoni nje here se sa here kane thene trillime gazetaret tane, dhe sa here kane perdorur rreshtat e gazetave per te bere buje dhe per te bere dy pare me teper. hapeni pak mendjen me shume dhe mesohuni te keni mendimin tuaj, jo ate te dikujt tjeter.

  6. #6
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Deshmitaret e Jehovait mund te jene te gjithecfaret, por, mesa di une, nuk predikojne apo besojne ne vetevrasjen si mjet pershpejtimi per ne parajse.


    Une them se dukuri te tilla jane krejtesisht personale.

    Mendimi sa vjen e me forcohet se Zelli fetar i pare nder shume te rinj apo adoleshenta te shqiperise pas 90-te eshte me teper nje ushtrim i naivitetit edhe moseksperiences se jetes, sidomos ne nje vend totalisht te izoluar fetar e kulturor.

    ...Edhe menyra se si dikush ka edhe e shpreh zellin per Zotin a fene ka te beje me klasin personal, diturine, pjekurine, maturine...e pse jo me sinqeritetin ne besim.

    jo cdo zell fetar eshte prej Zotit, madje shumica e zelleve jane thjesht shprehje te egos se individeve te veshur me fetari.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-12-2003
    Vendndodhja
    Athinė-Greqi
    Postime
    8

    Ata jane lajmetaret e jetes

    Ne fakt DJ jane vertete nje organizate qe predikon per perendine dhe qellimin e tij per te gjithe njerezimin.Fjala organizate do te thote dicka e organizuar mire, me qellim, dhe qe ecen ne baze te nje plani te stabilizuar. Ne fakt DJ bejne pikerish ate qe shkrimet e shenjta thone qe te krishteret e vertete bejne, dhe qe do ti perbuzin ose doti persekutojne per kete gje. Lind pyetja, cfare do te benin te krishteret e vertete dhe per cfare do persekutoheshin.
    Sic thashe dhe me larte do te predikonin lajmin e mire nga Perendia pe te gjithe njerezimin, dmth ate qe Perendia ka vendosur ti jap nje fund ligesise, vuajtjeve, semundjeve dhe vdekjes. Sa e mrekullueshme kjo gje!
    Nga ana tjeter po inkurajojne njerezit qe duke bere vullnetin e Perendise, dmth te vene jeten e tyre ne perputhje me standartet e Perendise, duke u perpjekur te lavderojne dhe te shenjterojne emrin e Tij me menyren e jeteses se tyre ata do te shperblehen nga ana e Tij me dhuraten e jetes, jetes se perhereshme.
    Me sa duket nuk jane te rrezikshem, sepse nuk predikojne dhunen, vetevrasjen, mekatin, paligjshmerine, luften, ata po bejne te kunderten.
    Me interesante eshte se ata me pare zbatojne ne jeten e tyre ate cfre eshte e pelqyeshme se syte e Perendise, e me pas ndihmojne dhe te tjere qe deshirojne te e bejne ate. Nuk i detyrojne te tjeret,nuk jane te merzitshem, nuk kerkojne kuota anetaresimi.
    Nese hidhni nje sy tek ta do te shihni se jane plote gezim, harmoni, pasterti.
    Sa gje e rralle!!!
    Per te mos ju lodhur me shume nese keni pyetje ne lidhje se cfare ata po predikojne, se c eshte lajmi i mire, se cfare kerkon Perendia prej nesh, afrohuni tek ta dhe kerkoni informacion pa asnje pagese, ata do te jene prane jush per tu pergjigjur pyetjeve tuaja.
    Gjithcka reth teje deshmon ekzistencen e TIJ

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-07-2004
    Postime
    18
    Eshte per te ardhur keq dhe trishtim /

    Por me se shumti dhimbje plage te renda kane marre mami dhe babai si dhe motrat dhe vellezerit e Marseles.

    Dhimbje e madhe per te gjithe shqiptaret -nuk duhet te indoktrinohen riniadhe mosha e re me besime te tilla.

    Vdekja eshte e natyrshme kur te vije koha.

    NGUSHLLIME PRINDERVE QE HUMBEN VAJZENE E TYRE TE DASHUR.

  9. #9
    Lady Kad Maska e gurl
    Anėtarėsuar
    29-10-2003
    Vendndodhja
    Pineal Gland
    Postime
    347
    Injoranaca dhe predikimi i gabuar qe i behet besimit sjell te tilla

    Autoritetet fetare duhet te rishikojne dhe te rimendojne mesazhet qe i dergojne grupmoshave te ndryshme.

  10. #10
    Sami Frasheri Maska e Arrnubi
    Anėtarėsuar
    19-07-2003
    Vendndodhja
    dynja
    Postime
    741
    105.E Enjte 21 Korrik 2005

    Gazeta shekulli


    “Deshmitari i Jehovait, dhune seksuale fqinjes” Kronike nga Sulo Gozhina. F:9

    Kryepolici i Skraparit: Autorin e arrestuam pėr 7 orė. Nė ēantė iu gjetėn librat e fesė dhe prezervativė.

    SKRAPAR- Njė ngjarje e pazakontė, qė implikon sėrish njė praktikues tė sektit “Dėshmitarėt e Jehovait” ka shokuar paraditen e djeshme qytetarėt e Ēorovodės. Njė i ri 24-vjeēar, banor i lagjes nr.5 tė kėtij qyteti ka mundur tė hyjė nė banesėn e familjes Dine, ku ka tentuar tė pėrdhunojė vajzėn 17-vjeēare tė shtėpisė.

    Dėshmitarėt qė kanė bėrė tė mundur identifikimin e 24-vjeēarit Bledar Iljasllari kanė thėnė pėr policinė se: “ishte ai i Jehovait qė vjen e na shpėrndan librat e fesė”.
    Sa budalla eshte "Odisea"

  11. #11
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    30-05-2004
    Vendndodhja
    Ministria e Mbrojtjes Se Republikes Demokratike te Shqiperise
    Postime
    1,499
    Deshmimtaret e jehovait predikojne mesime pak si te dyshueshme qe do i quaja te lajthitura. Ne rastin e mesiperm nje perdhumin nuk lidh tere deshmimtaret e jehovait me kete person.

    Nese deshironi mund te lidh nje emer myslymani dhe nje emer krishteri, njeri ne Durres tjetri ne Tirane, ne spital te dy perdhunuan vajzat te dala nga salla e operacionit akoma ne narkoze.

    Ti lidhim ata me te tere myslymanet dhe krishteret?

  12. #12
    toXic Maska e ridy85
    Anėtarėsuar
    17-10-2005
    Vendndodhja
    ITALY
    Postime
    339
    Ktu ne Itali deshmitaret e Jehovait nuk shihen me sy te mire pasi ktu jan qe te gjith katolik dhe ne te shumten e rasteve gjen te shkruajtur neper dyert e italianve fjali si: nqftse jeni deshmitar te jehovait ju lutem mos trokisni. Pasi deshmitaret e jehovait shkojn dere ne dere. Vijn dhe ne shpine time. Por ne ju kemi ndejtur gjithmone ftohte dhe maksimumi na japin revisten ne gjuhen shqipe dhe kaq. Me ato qe kam lexuar ne kto revista, morra vesh se per deshmitaret e jehovait vetvrasja konsiderohet mekat. Biles nuk flitet asnje here per keq, por gjithmon jepen shembuj te mire qe njerzit duhen ti ndjekin. Me shum ka te bej me nje sekt moralistesh se sa fetar sipas meje, duke ven re diferencat mes katolikve ktu ne Itali dhe ktij sekti. Megjithate s'kemi te drejten te themi qe te gjith deshmitaret e jehovait jan njesoj. Nuk mund te gjeneralizojm. Sidomos ne qe jemi shqiptar dhe qe shpesh biem viktima te ktyre gjeneralizimeve nga ana e popujve te tjere qe na konsiderojn te gjith keq.
    Ajo vajza qe ka vrare veten sigurisht qe ka interpetuar keq mesazhin qe i kan dhen deshmitaret e jehovait. Ose ka patur ndonje problem dhe feja duhet ta ket acaruar me keq. Megjithate ktu nuk ka asnjeri faj dhe nuk do ishte e drejt te hidhnim akuza.
    firm e?????......ahuuuuu pertokam !!!

  13. #13
    Desert Fox Maska e bayern
    Anėtarėsuar
    12-06-2002
    Postime
    3,030
    Citim Postuar mė parė nga Seminarist

    Une them se dukuri te tilla jane krejtesisht personale.

    .
    Sic eshte dukuri krejtesisht personale pedofilia tek prifterinjte?
    But again, truth be told, if you're looking for the guilty you need only look into a mirror. ...

  14. #14
    Desert Fox Maska e bayern
    Anėtarėsuar
    12-06-2002
    Postime
    3,030
    Citim Postuar mė parė nga Lunesta
    Una njof dhe hoxha pedofila. Po ishe njeri, ska rendesi se cfare ideologjie i perket sepse pedofilia eshte fizike jo mendore.
    I njef ti? Interesante.
    Te jane prezantuar ty kto pedofilet a si?
    Nejse se dolem nga tema, ndjeste paste ajo vajza.
    But again, truth be told, if you're looking for the guilty you need only look into a mirror. ...

  15. #15

    Cool

    Citim Postuar mė parė nga Arrnubi







    ZBULOHET TEKSTI I PLOTE I LETRES

    "Marsela u vetėvra pėr parajsėn"
    Dėshmia e shoqes: 17-vjeēarja Dėshmitare e Jehovait



    --------------------------------------------------------------------------------

    Irma Hoxha


    LUSHNJE

    Zbardhet e vėrteta e vetėvrasjes, dy ditė mė parė, tė 17-vjeēares nga fshati Karbunarė i rrethit tė Lushnjės. Nė letrėn e lamtumirės, shkruar vetėm pak minuta para vrasjes, Marsela Binjaku ka shpjeguar arsyet e largimit tė saj nga kjo botė (policia publikoi vetėm fjalėt e lamtumirės adresuar prindėrve). 17-vjeēarja e ka qėlluar veten me ēifte, pasi donte tė shkonte e pastėr dhe sa mė shpejt afėr Zotit.

    ***************************


    Kjo vajze e mbylli jeten e saj shkakun nuk dihet pse por mynyra qe kjo ka kuptuar besimin ose ia kane interpretuar keto prifterinjte e ri eshte shume e demshme per njeriun.

    Ne nje hadith tjete Muhamedi a.s thote Mos e kerkoni vdekjen dhe nese jeni keq por thoni o Zot nese vdekja eshte e mire atehere ma merr jeten e nese vdekja eshte e keqe per mua atehere me jep jeteeeeeeeee
    S'ėshtė fare pėr t'u habitur kjo e keqe qė po e kaplon botėn nė kohėt e fundit!

    Gjithmonė do tė ketė nė jetė njerėz tė cilėt DO TĖ MASHTROJNĖ NJERĖZIT, pėrderisa NUK iu besohet fjalėve tė All-llahut!

    Manipulimi me njerėzit tė cilėt janė tė "luhatshėm" sa i pėrket besimit nė All-llahun NJĖ, do tė jetė gjithmonė i pranishėm, madje do tė jetė aq i lehtė ky manipulim sa edhe do t'i detyrojė njerėzit edhe tė vetvriten.

    Jam kaq krenare qė i pėrkas fesė e cila karakteristikė kryesore e ka DURIMIN, dhe kjo krenari mė shtohet edhe mė shumė kur dėgjoj, lexoj "fatkeqėsi" tė kėtilla, si puna e kėsaj 17-vjeēareje!

    O Zot, na ruaj nga mė e keqja e kėsaj bote!

    Subhanall-llah- Lartėsuar qoftė All-llahu

    zEm
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Zana e malit : 23-01-2006 mė 17:14
    “Tė mos ishte feja Islame, populli shqiptar do tė ishte shumė mė tepėr nė numėr, por jo shqiptar-F.Konica

  16. #16
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Una njof dhe hoxha pedofila. Po ishe njeri, ska rendesi se cfare ideologjie i perket sepse pedofilia eshte fizike jo mendore.

  17. #17
    toXic Maska e ridy85
    Anėtarėsuar
    17-10-2005
    Vendndodhja
    ITALY
    Postime
    339
    ++++++++++++++++++
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ridy85 : 27-01-2006 mė 14:47
    firm e?????......ahuuuuu pertokam !!!

  18. #18
    toXic Maska e ridy85
    Anėtarėsuar
    17-10-2005
    Vendndodhja
    ITALY
    Postime
    339
    Citim Postuar mė parė nga Zana e malit
    S'ėshtė fare pėr t'u habitur kjo e keqe qė po e kaplon botėn nė kohėt e fundit!

    Gjithmonė do tė ketė nė jetė njerėz tė cilėt DO TĖ MASHTROJNĖ NJERĖZIT, pėrderisa NUK iu besohet fjalėve tė All-llahut!

    Manipulimi me njerėzit tė cilėt janė tė "luhatshėm" sa i pėrket besimit nė All-llahun NJĖ, do tė jetė gjithmonė i pranishėm, madje do tė jetė aq i lehtė ky manipulim sa edhe do t'i detyrojė njerėzit edhe tė vetvriten.

    Jam kaq krenare qė i pėrkas fesė e cila karakteristikė kryesore e ka DURIMIN, dhe kjo krenari mė shtohet edhe mė shumė kur dėgjoj, lexoj "fatkeqėsi" tė kėtilla, si puna e kėsaj 17-vjeēareje!

    O Zot, na ruaj nga mė e keqja e kėsaj bote!

    Subhanall-llah- Lartėsuar qoftė All-llahu

    zEm


    Me fal moj ti zana e maleve........po kjo qe ke shkruajtur ti nuk quhet manipulim fetar??????? Ti po na lavderon Allahun. Kush ta jep te drejten ty te na thuash ne se kush esht feja e vertet apo ajo qe te thot genjeshtra apo te mashtron sipas llogjikes tende qe e ka manipuluar feja islamike. Ktu flit si person me llogjike personale dhe na thuaj ate qe mendon per ngjarjen dhe leri propagandat islamike per tek temat fetare
    firm e?????......ahuuuuu pertokam !!!

  19. #19
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Bingo ryder.

  20. #20
    Desert Fox Maska e bayern
    Anėtarėsuar
    12-06-2002
    Postime
    3,030
    /me Pukes.........
    But again, truth be told, if you're looking for the guilty you need only look into a mirror. ...

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. A janė Dėshmitarėt e Jehovait njė sekt ose kult?
    Nga coptic nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 547
    Postimi i Fundit: 02-03-2010, 22:22
  2. Vetėvritet 11-vjeēarja besimtare
    Nga GiSHteZa nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 64
    Postimi i Fundit: 11-02-2009, 08:46
  3. Vetėvaret 16 vjeēari, frekuentonte "Jehovain"
    Nga Cimo nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 31-01-2009, 22:55
  4. Dėshmitarėt e Jehovait dhe vetvrasja
    Nga Arrnubi nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 30-12-2008, 06:38
  5. Pėr dėshmitarėt e Jehovait
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 23-12-2006, 17:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •