Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393

    Mihal Grameno

    Ringrihet shtėpia muze e Mihal Gramenos


    A.Mile

    Ndėrsa ėshtė duke pėrjetuar grahmat e fundit tė jetės dhe ėshtė kthyer nė njė grumbull trarėsh e dėrrasash tė kalbura, qė zor se tė japin pėrshtypjen e njė shtėpie, e aq mė tepėr muze, vjen lajmi i mirė i restaurimit. Mes disa ēėshtjesh, tė diskutuara nė mbledhjen e fundit tė Kėshillit Kombėtar tė Restaurimeve, kryetar i tė cilit ėshtė ministri i Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, Blendi Klosi, ėshtė diskutuar rimėkėmbja e shtėpisė muze tė patriotit Mihal Grameno, nė qytetin e Korēės. Mėsohet se punimet pėr ringritjen e kėsaj shtėpie shekullore, do tė financohen nga vetė pronarėt qė kanė trashėguar kėtė objekt, tė cilėt kanė menduar qė tė ngrenė aty edhe njė aktivitet privat. Por duke qenė se ky objekt ėshtė i pėrfshirė nė listėn e trashėgimisė kulturore, u vendos qė punimet nė tė, tė kryhen prej specialistėve tė Institutit tė Monumenteve tė Kulturės, me qėllim qė tė ruhen karakteristikat arkitekturore ekzistuese dhe tradita korēare nė strukturėn e ndėrtimit tė kėtij objekti. Pas pėrfundimit, nė disa prej ambienteve tė saj, do tė vendosen sėrish objektet muzeale, qė ruheshin nė shtėpinė e luftėtarit dhe poetit Grameno, pėr tė pritur edhe njėherė vizitorė.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,424
    Postimet nė Bllog
    17
    Gazetari shqiptar

    Mihal GRAMENO

    Ja dhe dy net mbetni, tha Zotoja, qė na ndajnė nga moti i ri, kur kthehej nė dhomė tė tij, edhe buzėt i nėnqeshėn nė kėtė mejtim. Kishte arsye ta priste me kaq gas meqenėqė gjithė bota: tė pasur, tė vobektė, tė mėdhenj, tė vegjėl e gjithė fatzinjtė e presin me gojė hapėt kėtė ditė tė shėnuar, me shpresė tė bukur tė njė kanisku, njė darove, njė lodre, ose njė ndryshimi tė rrojtjes, kėshtu pra, Zotoja tonė shpresonte nga moti i ri ndonjė ndryshim. Si hyri brenda ndezi kandilen, nxori nga xhepet njė paketė tė vogėl mbėshtjellė me njė gazetė dhe e vuri mbi tryezė, pastaj ndenji afėr mbi fron edhe ai vetė. Nė pakte nuk kishte gjėsendi tjetėr pėrveē pesė para bukė edhe pesė para ullinj. Kjo ishte gjithė darka e Zotos! Ishte i stėrvitur nė kėtė rrojtje, andaj pa psherėtim, si hėngri bukėn, shojti kandilen edhe ra tė flerė qė tė ngrohej nė shtrat meqenėse soba ishte mė e ftohtė nga akulli. Sa pėr mobiljet e dhomės ishte lehtė pėr tė vrejtur: Njė shtrat me njė jorgan tė vjetėr, njė tryezė, njė fron, njė kandile, njė qelqe me ujė, nė fund tė dhomės ishte pėrdhe njė tok me gazeta. Kjo ishte gjendja e Zotos, tė shkėlqyerit gazetar shqiptar!...
    Me gjithė kėto asnjė dėshpėrim nuk rrėfente fytyrė e tij, po i kėnaqur e me durim tė patundur, shpresonte tė mbushte qėllimin e shenjtėruar, duke mbrojtur tė drejtat e kombit tė tij pėrpara botės sė qytetėruar. Zotoja ishte djalė i ri, i mėsuar nė dituri nė Evropė dhe si mbaroi mėsimet e larta u hodh nė luftė kombėtare duke botuar njė gazetė shqip pėr tė mbrojtur tė drejtat e mėmėdheut pėr tė cilin i qante zemra natė e ditė. Pas njė moti plot therori trupore e materiale, xhepet i zbrazi prej kohe e tani priste motin e ri duke shpresuar nė mėmėdhetarėt qė do tė kujtoheshin dhe do tė mbushnin detyrėn e tyre duke dėrguar tė paktėn, nė mos ndonjė ndihmė, pajtimin e gazetės.
    Nga ky shkak ishte mė i ēelur kėtė natė Zotoja ynė nė kujtim tė motit tė ri. Ra tė flerė po gjumi nuk i afrohej, gjithė natėn u dėrmua nė shtrat duke shkruar ndėr mend njė mijė ėndėrra fluturake e njė qind hesape. Nga 500 pajtimtarė, thoshte, do tė vinė tė paktėn 2000 franga. Kėshtu pra, do tė paguaj gjithė detyrimet: Nė shtypshkronjė do tė paguaj pėr gjashtė muaj tė shtypurit e gazetės se nuk duan tė ma shtypin mė, qiranė e dhomės e tė shpėtojė nga gojė e zonjės qė mė tremb me tė pėrzėnė, restorantet qė mė kanė tharė prej kohėsh gushmaqnė, dhe nė kafenetė qė s'ma varin fare kapistallė, pastaj do tė blej dru pėr zjarr, njė pal rroba e njė pallto pėr tė ndėrruar pardesynė verake me njė okė lyrė mbi tė, kėpucė, kėmishė, pastaj tė rroj edhe unė si njeri duke lagur lugėn me ndonjė gjellė e tė vete nė kafenetė e mėdha si gazetar i njė kombi edhe pastaj... pastaj... kėtu qėndroi nga hesapet dhe, duke pėrdredhur mustaqet, buzėt i nėnqeshėn. Deh! Ishte njeri, edhe i ri, andaj dhe Zotos i fluturoi mendja te syzeza Rozinė! Do ta bind, tha, me njė palė vėthė tė artė dhe do tė mė pėrgjigjet nė dashuri. Kėto mendonte gazetari ynė, e mundet tė mos mbaronte nga kėto mendime po tė mos hapej dita e tė zbriste poshtė pėr tė marrė letėrshkėmbimet qė solli postieri. Midis shumė letrave i jep dhe njė tė madhe tė papaguar, duke i thėnė: njė frang ėshtė taksa e kėsaj letre. Fort mirė, thotė Zotoja, duke u kuqur, por s'kam tė prishura, t'i jap nesėr. Ēka tė bėjė, pėrgjigjet postieri, i cili shpresonte tė nesėrmen ndonjė darovė tė motit tė ri. Si hyri brenda, ndezi njė cigare dhe zuri tė hapte letrat nė tė cilat kishte varur gjithė shpresat. Ē'pandehni se gjeti brenda? Dorėshkrime mė mėrira tė veēantė, vjersha dashurie edhe urime pėr motin e ri duke e ngritur Zoton gjer nė majė tė lumturisė! Po ca nga kėto ishin edhe mė tė ēuditshme. Njeri shkruante qė tė madhonte formėn e gazetės edhe ta botojė mė dendur, njė tjetėr e qortonte pėr programin, njė tjetėr pėr shkronjat, kurse njė tjetėr i shkruante: je njė tradhėtor i shitur te tė huajt duke marrė nga njėmijė franga nė muaj. Vetėm njėri i dėrgonte tri franga tė pajtimit duke dhėnė shpresė se kusurin do t'ia jepte motin tjetėr. Ha! Ha! Ia dha tė qeshurit Zotoja dhe si ndezi njė cigare doli nė qytet. I pari kujdes ishte tė blente me tė tria frangat njė jakė e njė kravatė, njė ēapare pėr kapellėn, njė bukė e njė kokė lakre arme pėr tė ftohur stomakun....

    Botuar mė 1909

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,424
    Postimet nė Bllog
    17
    Mihal Grameno

    Hyrje

    Mihal Gramenoja ėshtė nga ata shkrimtarė tė vitėve tė fundit tė Rilindjes qė luftuan pėr ēėshtjen kombėtare dhe me pushkė. Atdhetar i flaktė, ai solli nė shkrimet e tij mbresa tė drejtpėrdrejta nga lufta e popullit tonė pėr pavarėsi dhe, mė vonė, pėr demokracie pėrparim. Lindi mė 1871 nė Korēė, nė njė familje me ndjenja atdhetare. Nė vendlindje mori edhe mėsimet e para. Ende i vogėl, pėr nevoja ekonomike mori udhėn e kurbetit, nė Rumani. Aty u lidh me lėvizjen atdhetare dhe mė 1889 u zgjodh sekretar i shoqėrisė "Drita". Me vullnet dhe kėmbėngulje punoi pėr tė zgjeruar horizontin e tij kulturor. Botoi vjersha dhe artikuj nė shtypin e kohės. Mė 1907 ishte antar i ēetės sė Ēerēiz Topullit dhe luftoi pothuajse nė tė gjithė Shqipėrinė e Jugut. Xhonturqit e burgosėn disa herė. Mori pjesė nė Kongresin e Manastirit dhe mė 1912 nė Shpalljen e Pavarėsisė. Pas kėtij viti mbrojti me forcė shtetin shqiptar.
    Gjatė viteve 1915-1919 jetoi nė Amerikė, ku bėri punė tė palodhur nė lėvizjen e atdhetarėve shqiptarė tė atjeshėm. Pėrfaqėsoi shqiptarėt e Amerikės nė Konferencėn e Paqes nė Paris.
    Nė vitet 1921-1924, si publiēist mbrojti idealet demokratike. Pas dėshtimit tė Revolucionit tė Qershorit, i sėmurė, e i dėshpėruar, u tėrhoq nga lėvizja shoqėrore.
    Vdiq nė Korēė mė 1931. Pėr meritat e shquara nė dobi tė atdheut, i ėshtė dhėnė titulli "Hero i Popullit".
    Veprimtaria letrare e Gramenos kap njė ēerek shekulli (1900-1925). Mihal Gramenoja ėshtė njė ndėr novelistėt e parė tė letėrsisė sonė. Novelat e tij u hapėn rrugėn romaneve tė para shqiptare. Ai shkroi novelat "Oxhaku" (1909) dhe po atė vit "E puthura" dhe "Varri i Pagėzimit". Tek "Oxhaku" dhe "E puthura" trajton ēėshtjen e pabarazisė shoqėrore si burim fatkeqėsish nė jetė. "Varri i pagėzimit" paraqet luftėn e pamėshirshme qė bėri kleri reaksionar grek kundėr mėsimit tė gjuhės shqipe.
    Nė pėrgjithėsi novelat e tij kanė natyrė sentimentale. Tek ato gjejmė pėrpjekje pėr tė krijuar mjedise tė besueshme shqiptare dhe personazhe nga klasat e shtresat e ndryshme tė shoqėrisė sonė tė asaj kohe. Libri me kujtime "Kryengritja shqiptare" (1925) zė vend tė veēantė nė krijimtarinė e Gramenos. Nė pjesėn e parė flet pėr ēetat kryengritėse, pėr luftimet dhe punėn propaganduese tė ēezės sė Ēerēiz Topullit, bėn portrete tė qėlluara luftėtarėsh e njerėzish tė thjeshtė tė popullit. Nė prozėn e Gramenos nuk mungojnė edhe pjesė me nivel tė kėnaqshėm artistik, pėrshkrime dhe dialogje tė gjalla.
    M.Gramenoja ka botuar dy vepra dramatike: komedinė "Mallkimi i gjuhės shqipe" (1905) dhe dramėn "Vdekja e Pirros" (1906), tė dyja janė shkruar nė vargje.
    Komedia "Mallkimi i gjuhės shqipe" trajton luftėn e atdhetarėve shqiptarė kundėr klerit reaksionar grek dhe elementėve grekomanė; te "Vdekja e Pirros" trajtohet kthimi i Pirros fitimtar nga Italia dhe vrasja e tij me tė pabesė. Veprat dramatike tė Gramenos vuajnė nga fragmentizmi dhe mungesa e veprimit. Megjithatė sė bashku me veprat dramtike tė Ēajupit e tė Fan Nolit, ato i ēelėn rrugėn dramaturgjisė shqiptare. M.Gramenoja shkroi edhe vjersha tė cilat i botoi mė 1912, tė pėrmbledhura nė librin me titull "Kėngėtore shqipe - Plagėt". Bien nė sy vjershat atdhetare qė i kushtohen lėvizjes kryengritėse. Disa prej tyre, si: "Pėr Mėmėdhenė", "Uratė pėr liri", "Lamtumirė", me patosin kushtrues, u pėrhapėn mjaft dhe u kėnduan edhe si kėngė:

    Pėr mėmėdhenė, pėr mėmėdhenė,
    vraponi, burra, se s'ka me pritė!
    Tė vdesim sot me besa-besė
    pranė flamurit tė kuq qė u ngrit,

    Poezia atdhetare e Gramenos u bėri jehonė tė drejtpėrdrejtė ngjarjeve tė vrullshme qė do tė sillnin Pavarėsinė e Shqipėrisė. M.Gramenoja ėshtė nga publiēistėt nė zė tė Rilindjes e tė periudhės qė pasoi. Ai ėshtė cilėsuar si njė nga pamfletistėt mė tė njohur tė sė kaluarės. Shkrimet e tij publiēistike u vunė drejtpėrdrejtė nė shėrbim tė ēėshtjes kombėtare.
    Drejtoi gazetat "Lidhja orthodhokse" (1909-1910) dhe "Koha" (1911-1926), me disa ndėrprerje, dy nga gazetat mė pėrparimtare tė traditės. Bashkpunoi edhe me shtypin tjetėr tė kohės.
    Nė shkrimet e tij Gramenoja del si pėrfaqėsues i anės mė tė vendosur e mė demokratike tė lėvizjes sonė kombėtare. Ai goditi ashpėr jo vetėm pushtuesin osman, por dhe armiqtė e tjerė tė ēėshtjes kombėtare: klerin reaksionar grek e grekomanėt, pseudoatdhetarėt, feudalė tė mėdhenj e borgjezė tė pasur, tė cilėt i quan me tallje "syfete" e "honxho-bonxho". Nga na tjetėr, ka besim vetėm tek vegjėlia, te populli dhe te roli i tij nė fatet e kombit. Mė 1912, ai shkruante: "Kemi besim te varfanjakėt, dhe kjo opingė ėshtė shtylla dhe shpresa e kombit shqiptar".
    Nė fillim tė viteve `20 zgjerohen pikpamjet politike tė Gramenos. Nė gazetėn "Koha" ai boton artikuj me ide demokratike dhe propagandon ngjarjet e mėdha politike tė kohės.
    Njė nga dokumentet mė tė shquara tė gazetarisė e tė lėvizjes demokratike tė atyre viteve ėshtė artikulli "bashkim dhe pėrparim".
    Shkrimet publiēistike tė Mihal Gramenos shquhen pėr frymėn popullore, pėr patosin luftarak, ironinė e sarkazėm therėse.
    M.Gramenoja mbetet nė letėrsinė shqiptare, nė radhė tė parė, si publiēist. Shkrimet e tij dhanė ndihmesė nė krijimin e novelės e tė dramės. Ėshtė ndėr autorėt e parė qė solli nė letėrsi nė mėnyrė tė gjerė, personazhe nga shtresat e varfėra tė shoqėrisė shqiptare.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Barbarosa
    Anėtarėsuar
    08-10-2006
    Postime
    15
    edhe nje nder figurat me kulminante te popullit shqipetar
    feja e shqipetarit eshte shqipetaria

  5. #5
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Kam bo shkollen te Mihal Grameno. Rob i mire duhet te kete qen i shkreti.

Tema tė Ngjashme

  1. Mihal Grameno
    Nga StormAngel nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-09-2004, 11:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •