Ne vitin 2004, dikush kujtohet se duke e dhene Migjenin , sllavise, a duke bere zotin me faj per vdekjen e tij, ndonese perdor fjale qe tingellojne si mbrojtje qe i behet Zotit nga Migjeni, nje pirft e ka nda mendjen me ne fund me ba fame, pune e madhe se duke goditur nje gjeni si Migjeni. ...
....
Per shkrimin e Ms, Zef Simonit," Migjeni perkrahes i nje bote pa Zot, e i nje shoqnie pa religjion"
Tuj e dite se ashtu si Zoti nuk ka nevoje per avokate, qofshin keto edhe prifterinjte me te mire te vendit tone , apo botes se krishter, as Migjeni nuk ka nevoje per mbrojtjen time ndaj urrejtjes, zilise apo naivitetit te M.S Zef Simonit.
Me tu dhimbte autori I shkrimit Migjeni , perkrahes I nje bote pa Zot e I nje shoqnie pa religjione I bindun ky autor se po ban ndoj zbulim te madh , a ndoshta ndoje buje te madhe, e se po fiton simpatine e nuk e di se kujt, Zotit ndoshtapo qenka ngrit I deshperuem me e ul Migjenin prap tek njeriu . Cka e pamund me duket, edhe pse luftetari per Zot mundka me qene prift. E pra Migjeni, ndonese me nje jete te shkrut e te mbrapsht, kete shkurtesi te jetes e perjetesoji , pa qene e nevojshme me jetue 60 apo 70 vjet, tuj shkrujt 10 apo 50 vepra, e me mbet ne letersine shqipe (per fat te mire, jo ne letersine sllave) nje nder figurat me te arrira te artit te shkruem shqiptar. Migjeni nuk shkroji tuj enderrue ndoj titull. E ndoshta kjo e ban edhe ma te padiskutueshme madheshtine e tij.Shkroji pa ca krye, se cka mundet me e qujt ndoj prift (sidomos ndoj prift ne vjeten 2004 mbasi mujt me I shpetu pushkatimit per 50 vjet komuniszem I cili e filloji mbijetesen e vet me pushkatimin e pothuaj te gjithe prifterinjeve).
Per ma keq prifti qenka ba I marre, (prej burgimit te gjate duhet ta ket fatziu, e fatlumi qe qenka gjalle pune e madhe se me hakmarrje qe gabimisht e shfrykeka mbi Migjenin), beson e predikon Zotin si nje nevojtare, per mbrojtjen e tij ndaj Migjenit.Un deri tash kerkund kurre nuk kam ndigju ndoj prift qe mbron Zotin , por qe I ofron besimtareve Zotin si mbrojtes, edhe te prifterinjve.Keshtu qe si rrjedhoje , dua te them se po kaq sa Zoti ka nevoje per nje avokat te denje ose jo , si Zef Simoni, ka edhe Migjeni per mbrojten time.Gjera te medha si Zoti, apo Migjeni, nuk u ben dem as dobi sulmi as mbrojtja e do gjajnave si Prift a si lexues.Na thjesht po rrahim uji ne tavan , me shty diten , e me mbush naten , mbasi sambas gjasave po kena fillu me pas frike prej dekes , a prej vetmise. Tuj deshiru te bajm fame e te fitojme nje jete ma te gjate per emrin tone, te pakten.
Kishte me qene ma e udhes , qe ky prift I shpetuem prej pushkatimit, qe une e respektoj si nje njeri cfaredo , meqe I ka mbet marak puna e shkronjesit, e meqe nuk e len rehat zilia ndaj Migjenit, e sipas gjasave ky Migjeni ka me jetu gjate ne letrsine shqipe, te merret prifti me botimin e ndoj ditari mbasi me kerku roman prej tij , po me duket barre e rande , ku tu tregoje lexuesve , pse jo edhe besimtareve qe u lexon ugjillin te dielave, ne kishen ku sherben , se si I kaloji ditet e burgut, ( se ata qe e denuan dhe e torturoan , nuk qene Migjene , as te urdheruar te Migjenit), dhe cka do ta bante ma interesant vepren e tij, do te qe arsyeja , fati, apo gjithcka tjeter te kete qene ajo , lumsi qe e shpetoj te rrallin per te mos thene te vetmin prift, prej pushkatimit. Duke dite se te gjithe besniket e Zotit , u pushkatuan e u zhduken .
Teksa lexojme Zef Simonin tuj hanger vedin me dhambe, e tuj jargavit artin e Migjenit ne mbrojtje te Zotit, te vjen ne imagjinate nje gjesend qe duket si njeri I veshun ne petka prifti. Nuk po du me thane fantazem e shpetueme prej komunizmit cuditerisht ose ne rrethana te cuditshme.
Kombi yne, e ma fort letersia jone nuk ndihet vecse krenare me ate cka I la Migjeni atyne. (Kombit dhe letersise).E ndersa prifti rropatet me e torite Migjenin, duke dasht me ia ba dhurate sllavise. Ky fenomen bujarie me I dhurue, a me I cquejt shqiptar figurat e kombit po e ndeshim shpesh ne keto vjetet e fundit, tuj nis me figurat e Skenderbe, e Nene Tereze, e tash Migjenin. Edhe ne qofte(larg o Zot me e besue priftin per cka don me thane se Migjeni nuk qenka shqiptar) Migjeni shkroji nje shqipe te paster , te bukur, e gjithe muza e tij flet po shqip, me te gjithe personazhet.Detajet per rrethanet e vdekjes(fizike) te Migjenit e zhevshin prej asaj culture qe duhet te kish shkrimi I nje te shkolluemi, e vijne si detaje krejt pa rendesi, ne shkrim.Te gjithe ata qe pretendojne se e njohin sado pak letersine , dhe stilin Migjenian , kane me ndje keqardhje te thelle se si nje prift ne vend qe me prediku shpirtin e paqes , e te dashurise, ne vend qe te predikoje faljen e lutjen , I qenka ligesu shpirti e po kerkon ushtare me luftu kunder figurave si Migjeni.
Ne lidhje me Migjenin me vjen nder mend nje thenie e Oscar Wilde; Arti e parandjen fatin te mire ose te keq, dhe kur arstisti ka permasa (si ato te Migjenit) parandjen edhe fatin e kombit te vet Faktin qe ne vepren e Migjenit mungon Zoti, mua me vjen si telepati e gjeniut, per mbas viteve 44 te kombit te vet.E kjo telepati e Migjenit bahet edhe ma e besueshme kur lexon pikerisht shkrimin e Zef Simonit.
Te ishte M.S Zef Simoni, kaq I deshperuem per shqipnine leterisne pa Zot , per 50 vjet, cudi si mbasi I ka shpetu pushkatimit, pa hiri, spaska plas vedit.
Me vjen ndyt kur shoh se si nje prift predikon urrejtje kaq te madhe, duke e fshehur me kujdes te madh kete urrejtje , nen do fjale si detyre shpirtnore, si besimtar tI deshiroj te miren vendit tem me Zotin. Dmth sipas Prifitit, duhet besu se e keqja e vendit tij(tone) qenka Migjeni? Dmth sipas priftit , Zoti po vonon me u kthye ne vendin e tij (tone) per inatit me Migjenin? Dmth prifti e gjeti celsin I cili hap porten e nga duhet te hykeka Zoti ne vendin e tij(tone) Migjeni?
Keto jane ne mos naivitete te nje njeriu qe nuk mundi me u ba ma shume se kesisoj prifti , jane mistreclleqe qe vazhdojne me hedh faren e konfuzionit, e te luftes kunder fugurava te shquara si Migjeni.
Michigan-Maji 2004, Elinda Marku.
Krijoni Kontakt