Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 32

Tema: Migjeni

  1. #1
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492

    Migjeni

    Ne vitin 2004, dikush kujtohet se duke e dhene Migjenin , sllavise, a duke bere zotin me faj per vdekjen e tij, ndonese perdor fjale qe tingellojne si mbrojtje qe i behet Zotit nga Migjeni, nje pirft e ka nda mendjen me ne fund me ba fame, pune e madhe se duke goditur nje gjeni si Migjeni. ...
    ....
    Per shkrimin e Ms, Zef Simonit," Migjeni perkrahes i nje bote pa Zot, e i nje shoqnie pa religjion"




    Tuj e dite se ashtu si Zoti nuk ka nevoje per avokate, qofshin keto edhe prifterinjte me te mire te vendit tone , apo botes se krishter, as Migjeni nuk ka nevoje per mbrojtjen time ndaj urrejtjes, zilise apo naivitetit te M.S Zef Simonit.




    Me tu dhimbte autori I shkrimit “Migjeni , perkrahes I nje bote pa Zot e I nje shoqnie pa religjione” I bindun ky autor se po ban ndoj zbulim te madh , a ndoshta ndoje buje te madhe, e se po fiton simpatine e nuk e di se kujt, Zotit ndoshtapo qenka ngrit I deshperuem me e ul Migjenin prap tek njeriu . C’ka e pamund me duket, edhe pse “luftetari” per Zot mundka me qene prift. E pra Migjeni, ndonese me nje jete te shkrut e te mbrapsht, kete shkurtesi te jetes e perjetesoji , pa qene e nevojshme me jetue 60 apo 70 vjet, tuj shkrujt 10 apo 50 vepra, e me mbet ne letersine shqipe (per fat te mire, jo ne letersine sllave) nje nder figurat me te arrira te artit te shkruem shqiptar. Migjeni nuk shkroji tuj enderrue ndoj titull. E ndoshta kjo e ban edhe ma te padiskutueshme madheshtine e tij.Shkroji pa ca krye, se cka mundet me e qujt ndoj prift (sidomos ndoj prift ne vjeten 2004 mbasi mujt me I shpetu pushkatimit per 50 vjet komuniszem I cili e filloji mbijetesen e vet me pushkatimin e pothuaj te gjithe prifterinjeve).
    Per ma keq prifti qenka ba I marre, (prej burgimit te gjate duhet ta ket fatziu, e fatlumi qe qenka gjalle pune e madhe se me hakmarrje qe gabimisht e shfrykeka mbi Migjenin), beson e predikon Zotin si nje nevojtare, per mbrojtjen e tij ndaj Migjenit.Un deri tash kerkund kurre nuk kam ndigju ndoj prift qe mbron Zotin , por qe I ofron besimtareve Zotin si mbrojtes, edhe te prifterinjve.Keshtu qe si rrjedhoje , dua te them se po kaq sa Zoti ka nevoje per nje avokat te denje ose jo , si Zef Simoni, ka edhe Migjeni per mbrojten time.Gjera te medha si Zoti, apo Migjeni, nuk u ben dem as dobi sulmi as mbrojtja e do gjajnave si Prift a si lexues.Na thjesht po rrahim uji ne tavan , me shty diten , e me mbush naten , mbasi sambas gjasave po kena fillu me pas frike prej dekes , a prej vetmise. Tuj deshiru te bajm fame e te fitojme nje jete ma te gjate per emrin tone, te pakten.
    Kishte me qene ma e udhes , qe ky prift I shpetuem prej pushkatimit, qe une e respektoj si nje njeri cfaredo , meqe I ka mbet marak puna e shkronjesit, e meqe nuk e len rehat zilia ndaj Migjenit, e sipas gjasave ky Migjeni ka me jetu gjate ne letrsine shqipe, te merret prifti me botimin e ndoj ditari mbasi me kerku “roman” prej tij , po me duket barre e rande , ku t’u tregoje lexuesve , pse jo edhe besimtareve qe u lexon ugjillin te dielave, ne kishen ku sherben , se si I kaloji ditet e burgut, ( se ata qe e denuan dhe e torturoan , nuk qene Migjene , as te urdheruar te Migjenit), dhe cka do ta bante ma interesant vepren e tij, do te qe arsyeja , fati, apo gjithcka tjeter te kete qene ajo , lumsi qe e shpetoj te rrallin per te mos thene te vetmin prift, prej pushkatimit. Duke dite se te gjithe besniket e Zotit , u pushkatuan e u zhduken .
    Teksa lexojme Zef Simonin tuj hanger vedin me dhambe, e tuj jargavit artin e Migjenit ne mbrojtje te Zotit, te vjen ne imagjinate nje gjesend qe duket si njeri I veshun ne petka prifti. Nuk po du me thane fantazem e shpetueme prej komunizmit cuditerisht ose ne rrethana te cuditshme.
    Kombi yne, e ma fort letersia jone nuk ndihet vecse krenare me ate c’ka I la Migjeni atyne. (Kombit dhe letersise).E ndersa prifti rropatet me e torite Migjenin, duke dasht me ia ba dhurate sllavise. Ky fenomen “bujarie” me I dhurue, a me I c’quejt shqiptar figurat e kombit po e ndeshim shpesh ne keto vjetet e fundit, tuj nis me figurat e Skenderbe, e Nene Tereze, e tash Migjenin. Edhe ne qofte(larg o Zot me e besue priftin per cka don me thane se Migjeni nuk qenka shqiptar) Migjeni shkroji nje shqipe te paster , te bukur, e gjithe muza e tij flet po shqip, me te gjithe personazhet.Detajet per rrethanet e vdekjes(fizike) te Migjenit e zhevshin prej asaj culture qe duhet te kish shkrimi I nje te shkolluemi, e vijne si detaje krejt pa rendesi, ne shkrim.Te gjithe ata qe pretendojne se e njohin sado pak letersine , dhe stilin Migjenian , kane me ndje keqardhje te thelle se si nje prift ne vend qe me prediku shpirtin e paqes , e te dashurise, ne vend qe te predikoje faljen e lutjen , I qenka ligesu shpirti e po kerkon ushtare me luftu kunder figurave si Migjeni.
    Ne lidhje me Migjenin me vjen nder mend nje thenie e Oscar Wilde;” Arti e parandjen fatin te mire ose te keq, dhe kur arstisti ka permasa (si ato te Migjenit) parandjen edhe fatin e kombit te vet” Faktin qe ne vepren e Migjenit mungon Zoti, mua me vjen si telepati e gjeniut, per mbas viteve 44 te kombit te vet.E kjo telepati e Migjenit bahet edhe ma e besueshme kur lexon pikerisht shkrimin e Zef Simonit.
    Te ishte M.S Zef Simoni, kaq I deshperuem per shqipnine leterisne pa Zot , per 50 vjet, cudi si mbasi I ka shpetu pushkatimit, pa hiri, s’paska plas vedit.
    Me vjen ndyt kur shoh se si nje prift predikon urrejtje kaq te madhe, duke e fshehur me kujdes te madh kete urrejtje , nen do fjale “si detyre shpirtnore, si besimtar t’I deshiroj te miren vendit tem me Zotin”. Dmth sipas Prifitit, duhet besu se e keqja e vendit tij(tone) qenka Migjeni? Dmth sipas priftit , Zoti po vonon me u kthye ne vendin e tij (tone) per inatit me Migjenin? Dmth prifti e gjeti celsin I cili hap porten e nga duhet te hykeka Zoti ne vendin e tij(tone) Migjeni?
    Keto jane ne mos naivitete te nje njeriu qe nuk mundi me u ba ma shume se kesisoj prifti , jane mistreclleqe qe vazhdojne me hedh faren e konfuzionit, e te luftes kunder fugurava te shquara si Migjeni.

    Michigan-Maji 2004, Elinda Marku.

  2. #2
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    U ndale te pikat qe u permendjen dje?
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Per Migjenin asht shkrue e ka me u shkrujt gjat..

    Cka ka thene ky at Mark Simoni?

    Mic.. sille dhe shkrimin e tije ta lexojm e te gjykojme dhe ne populli..

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Meqenese me ra ne sy shkrimi i ketij prifti , dhe se Elinda ka plot te drejte me mesazhin per sa ka shruar me lart , e solla ketu per ta lexuar te interesuarit e kesaj teme .



    Nga Mons. Zef Simoni
    Ipeshkėv Ndihmės nė Arqipeshkvinė e Shkodrės



    Mbi tė gjithė poetėt e brezit tė quejtun tė vjetėve 1930, do tė ishte jo i patalent Millosh Gjergj Nikolla. Ju ndie zani ma shumė nė vjetin 1944, kur doli nė botim, mbas njė ēensurimi, vepra e tij “Vargjet e lira”. Migjeni pati jetėn e shkurtė. Nė kohėn tonė tė lirisė sė besimit, mund tė shprehemi: Kėshtu desh Zoti pėr atė.

    E ndiej pėr njė detyrė shpirtnore, si besimtar edhe detyrė t’i dishroj tė mirėn vendit tim e me Zotin (para se tė dalė vepra eme e gjanė mbi letėrsinė shqipe), tė paraqes kėtė material rreth Migjenit me objektivitet, pa inat e zemrim, veē inatit e zemrimit qė do tė ketė njeriu kundėr tė keqes. Ky shkrimtar me njė poezi tė mbylltė, tė errėt e me pak ajėr sllav, deri te poeti sovjetik Majakovski,ishte adhurues i Lindjes sė ēartun e tė egėrsueme. Pat njė simpati edhe pėr grupin komunist tė Korēės e pėr shkrimtarėt e realizmit sovjetik, si: Gorkin, Fadajevin etj. Ka njė prozė tė bukur, por pa shejtėni. Me sa trille e shumė probleme sociale, tue paraqitė realitete tė randa shqiptare deri te “Legjenda e misrit”, “Luli i vocėrr” e “Zeneli”. Migjeni asht origjinal me proza e me poezi tė dhimbshme qė futėn thellėsi tė fatkeqėsive, tė mjerimeve tona, por tue tė ēue kah protesta tė rrėzikshme, pse pėr idetė qė paraqet autori, damet i sjell tė mėdha, me land krejtėsisht pa Zot e kundėr religjionit e klerit. Me kėto ide do t’i bante shėrbim pėr sė largu komunizmit e ma vonė pėr sė afėrmi, komunizėm i cili do tė luftonte e do tė punonte pa asnjė lavdi pėr tė shėrue plagėt e botės, mbushė me vorfni e shtypje, por qė askush nuk do t’ia shtonte ma randė, ma idhtė, me persekutim tė rafinuem e tė parafinuem tė vobektėve, tė shtypunvee tė drejtėve mjerimet me tė gjitha format, pėr t’u quejtė me tė vėrtetė komunizėm tanėsisht mbrapshti e rrenim. E Migjeni lėshoi para ardhjes sė diktaturės komuniste nė Shqipni, gazin mbytės qė do na ēonte deri atje sa me ngja spekulime tė mėdha pėr tė dalė nė fund gjithēka jashtė realitetit e kundėr sė vėrtetės sė njoftun. Migjeni, njė nxanės i shkollės ortodokse tė Shkodrės e pastaj nxanės i seminarit tė Manastirit, shkoi pėr t’u ba pop, prift i Kishės ortodokse. Por aty kėputet si kėputet njė fryt peme i papjekun, tė cilit i ka hy krymbi, pse del nga vetja, tue i sjellė shpinden Zotit
    tė gjallė nė princip e nė histori, pėr tė vazhdue tė jetė njė qėnie nė krizė tė tėrbueme deri nė vdekje, qė i ngjanė nė spitalin “Torre Pellice” tė Torinos, nė spitalin me emėn tė bukur tė Luigji Gonzagės, qė edhe vdiq i ri, por me njė jetė krejt e kundėrta e tij, vdiq shejt me forcat e shejtnisė, tue i shėrbye kėshtu, jezuiti i ri 24-vjeēar, tė murtajuemve, i murtajuem edhe ai vetė. E thotė saktė Ismail Kadare pėr atė, por me qėllim fyes e tė randė ndaj besimit: “Mbaroi seminarin si njė antiseminarist. Pėr sytė e njė fetari, vazhdon Ismaili, ai ishte njė dezertor i fesė. Migjeni delte nga seminari ortodoks si njė djallė me tri brirė”. Migjeni urretjen ma tė madhe do ta kishte ndaj sa tė kėqijave, por mbi tė gjitha ndaj sa tė mirave dhe ndaj asaj qė asht ma e mira, se do tė pėrqeshte ne shkrimet e veta tė shumta Zotin, do tė fyejė dogmat, institucionet shejte, shumė Kishėn Katolike, predikimet e gojtarėve apriori.

    Nuk do tė ishte vetėm ateist, por mbushė me urretje kundėr klerit e klerit katolik. Urretja ka punue ne atė. Ka vazhdue urretje ndaj motrave qė mbushin botėn nėpėr spitale me shėrbimet e tyne, kryevepra tė heshtuna, pa tjetėr ndaj zhenive tė Kristianizmit dhe burrave tė letėrsisė sė bekueme ruse me Dostojevskin e Leon Tolstoin e mbi tė gjithė, pėr personen qė ka ba bota, Krishtin e Gjakosun nė Kryq pėr krejt njerėzimin, vėllanė e turmave fajtore e Dashamirin e pėrzemėrt tė tė pėrsekutuemve e tė mėkatnorėve.
    Do tė vinte koha kur Migjeni ta lente veten pėr sė vdekuni nė dorė tė burrave tė rrėzikshėm tė diktaturės, qė ta adhurojnė tė rinjtė me pak njohje, tue arritė bota shqiptare e prishun t’i dhurojė nė Shkodėr njė ndėrtesė qė do tė quhet teatri “Migjeni”, e cila do tė vazhdojė si e tillė me kėtė emėn edhe mbas shembjes zyrtare tė komunizmit.

    A nuk do tė ishte ma mirė, ma ideale qė ky teatėr tė quhet pėr lavdi tė vėrtetė, “Teatri i
    Qytetit”, ku nė Shkodėr lindi e u zhvillue teatri pėr mbarė Shqipninė nė salonet e tyne pranė etenve jezuitė e etenve franēeskanė atdhetarė me rrajė, pranė Katedralės sė Shkodrės dhe Insitutit tė Motrave Stigmatine e nė tė gjitha kėto tue i dhanė Shkodrės e kombit drama shqiptare e tė hueja tė larta? A nuk do tė ishte ma e saktė dhe ma fisnike qė teatri “Migjeni” tė marrė emnin “Teatri i Qytetit” qė njef Zotin, ku ka lulėzim religjioni e qė ky qytet i ka dhanė kombit kulturėn e shqueme, njė qytet qė vėrtetė ka pėsue njė ramje, njė dekadencė, por qė do tė jetė e pėrkohshme, pse njė qytet qė nuk vdes kurrė e tė do pėrtrihet. Migjeni, ka vdekė nė spitalin “Torre Pellice” tė Torinos, tue i pasė shėrbye me shumė nderim e devocion motrat katolike tė spitalit. Punė me dhimbje e pa
    shpėrblim tokėsor, me dashuni tė krishtenė dhe ideal, qė pėr sė gjalli. Migjeni, nuk e ka kuptue forcėn e motrave. Afėr vdekjes qė po i vinte, do tė ketė pa nė ato vlerat e tyne qė nuk u konsumuen kurr motrave tė shpirtit, tė sakrificave e tė shejtnisė.
    Na nuk mund tė dimė si ka vdekė Migjeni. Ka vdekė si shkrimtar i sėmundė dhe njeri i shumė ideve negative, por prej lutjeve tė motrave qė i rrijshin afėr, na pelqen tė thomi se ka mujtė tė vdesė nė Tenzonė, ka shkue te i Madhi Zot. E na vetėm pėr Zotin mund dhe duhet tė thomi se asht i Madh. Jo pėr njerėzit. Pėr asnjė njeri. Nėse flasim edhe pėr njerėzit e shquem tė atdheut tonė, pėr asnjė nuk duhet tė pėrdorim termin “i madh”. E asnjė tjetėr. Shumė ma mirė ta zevendėsojmė, kur e meriton, fjalėn i “madh” me fjalėn i “i shquem” apor “i lartė”.

    Kemi edhe nė historinė kishtare persona tė zgjedhuna nė kėtė emėn “i madh”, si Shėn Luani i Madh Papė, Shėn Gregori i Madh Papė e sa tė tjerė nė jetėn, veprėn e shejtininė e tyne, se kanė punue kryesisht pėr Zotin, Atij ia kanė kushtue ēdo fjalė, ēdo vepėr, tė gjitha veprimtaritė. Ndėr ata fjala “i madh” nuk ka dalė nga njė kreni, nga njė pompozitet, nga njė lavdi me fuqi tokėsore, nga pasione ideologjike e politike, me pėrmbajtje edhe gėnjeshtare.

    E vėrteta ka pastėrti, thjeshtėsi, sublimitet dhe e ruan vetveten nga Absoluti.
    Me ardhjen nė Shqipni pėr tė parėn herė tė Nunciaturės Apostolike e tė Nuncit Apotolik Ivan Dias, ma vonė Kardinal i Bombeit mbas ramjes difinitive tė asaj lloj diktature me tė gjithė ēmenditė, kur Nunci zbriti nga avioni prej Rome nė Rinas, kėto kjenė fjalėt e tija tė larta: “Zoti asht i Madh!”. E kush mund tė jetė tjetėr i madh sa Zoti?! E sa ata njerėz shejten qė kanė jetue e ngadhėnjye nė Atė?!
    Pėr ne qė kemi pa e jetue pėr gati pesėdhjetė vjet njė rregjim vetėm rrenues e shtazarak, ku kishte ngadhnjye ēdo e keqe, e mbi tė gjitha e keqja anti hyjnore, tė gjithė rreshtat e Migjenit tė shumė poezive kundėr Absolutit e frymės sė Tij, si: “Parathanja e parathanjeve”, “Tė birtė e shekullit tė ri”, “Zgjimi”, “Poema e mjerimit”, “Blasfemi”, “Kanga skandaloze”, “Peshė e fatit”, “Kangėt e Prendimit”, “Shpirtent shtegtarė”, “Lutje”, e tė sa prozave si tragjedi apo komedi: “Nji refren i qytetit tem”, “Nė kishė”, “Zoti tė dhashtė”, “Idhujt pa krena”, “Gogoli”, “Bukėn tonė tė pėrditshme, falna sot”, janė tė neveritshmet ide qė i dhambin krenave tona aq fort tė vrame e shpirtenve tonė tė paralizuem nė ato ditė tė territ tė verbėr pa Perendi e nė atė jetė pa Zot, aq tė tėrbueme, mizore. Nuk ka nevojė pėr aso ideshė e shprehjesh migjeniane as shkrimtari ynė, as rinia jonė, jo atdheu ynė qė ka nevojė pėr religjion e Zot, ato ide janė dhunė e mendimit se “ngadhnjimi, ndėrgjegja e mendimi i lirė”, paskan qenė pėr ne, or vėlla, llom i pafund “pėr tė bijtė e shekullit tė ri”. Na pranojmė dobėsitė njerėzore e gabimet fort fort tė randa qė kanė rrjedhė prej saj e vullneteve tė kėqija, se jemi racė njerėzore e rame nė mėkat. Duhet tė pėrpiqemi tė njofim veten tonė e tė shofim Zotin jashtė nesh prej ligjeve tė mėdha tė kosmosit me dijetarėt e shekujve tė mėparshėm e ato tė mesjetės, tė kohės sė re dhe biologėt e fizikantėt e shquem tė kohės moderne. Edhe na shofim Zotin mbrenda nesh me ligjėn e sigurtė morale. Sikur shofim e jetojmė jashta nesh fazat e madhnueshme tė lindjes sė diellit e tė prendimit tė ngadalshėm, mrekulli tė realitetit, qė kanė lėvizjet e qėnies, ligjė e Krijuesit, ashtu pėrmes Tij, mbrenda vetes sonė tė pėrshėndesim Krijuesin e t’i konceptojmė kėrkesat tona. Migjeni, i veshun me rrobėn elegante tė njė mėsuesi tė Vrakės, tė Shkodrės e tė Pukės, mes mbrapambetjes materiale, asht ma zemraku i shkrimtarėve, gjithkund me njė grusht nė shkrimet e tij, stuhi e dhunės vrastare e njė grusht paraenverian. Migjeni asht i sėmuri i trupit dhe i shpirtit tė vet, qė nė infinitetin e realitetit tė lartėsive tė mendjes sė urtė e tė fuqishme njerėzore, gjithēka nė pajtim e nė pėrshtatje me lartėsitė e sė vėrtetės, sė mirės dhe sė bukurės, tė tria elemente metafizike tė njė Absoluti qė asht Ideali Suprem, fjalėt e Migjenit tė shthuruna na duken nė shumė vende si fjalė tė marra.

    Edhe ato tė sa kritikėve entuzistė, qė ēka po flasin mirė pėr atė, por plot artificialitet, na duken dhe janė edhe ma tė marra. Mund tė na dhimbset Migjeni, se do tė ishte ba i shquem nė tė vėrtetė e ma me kyvet se nė revoltat e veta, por jo tue ecė nė udha tė gabueme tė atyne ideve. Ky shkrimtar i talentuem qė i kjan hallin skamit, urisė, sa padrejtėsive shoqnore, asht pėrkrahės i njė bote pa Zot e i njė shoqnie pa religjion, ku hapen vetėm plagė.

    Kėto ide tė Migjenit anti-Perendi, kundėr konstruksionit tė shoqnisė, do ta pėrshtjellojshin letėrsinė tonė, tue e ba Migjenin vetėm njė idhull nė vorfninė tonė mendore tė shterpėt tė kohės, qė do tė vijė me zjarr, e me hekur, e qėnė njė ditė komuniste tė shkurtit 1956, ishte data 4, do tė vishin eshtent e tij prej Torinos, ku kishte vdekė, mė 1938, tue kalue tashti detin e qetė tė Adriatikut mbas luftės, pėr ta varrosė nė atdhe, nė varrezat e dėshmorėve nė Shkodėr. Rininė e klasėn punėtore do ta ēojshin komunistat e shkrimtarėt e realizimit socialist para eshtenve tė tij e sa herė para bustit e muzeut tė tij, si para njė lteri spekulues, pa qira e me lule qė veshken.
    E nė veprat e mavonshme tė Enverit delte njė popull i kėputun pėr njė kafshatė bukė, pėr atė kafshatėn e madhe “or vėlla tė mjerimit” tė atij Migjeni si foshnjarak e tė tėrbuem tė letėrsisė sonė, me danga tė mėdha. “Poema e mjerimit” e Migjenit, asht njė material i dhimbshėm e i rrezikshėm, pse Migjeni ka kapė njė aspekt tė mjerimit, tue i sjellė botės shqiptare frikė, thatėsi e vdekje tė njė terri tė specializuem nga tė zezat.

    Kėshtu Migjeni bahet vrasės i moralit, do tė ishte ai qė do tė shuej dashuninė qė e jep tė pėrsosun Krishtenimi edhe ndėr vuetje. Do tė hiqte bazat e njė shoqnie tė qetė, Zotin e harmonisė e kategorinė e amshimit tė mbinatyrshėm.
    Asht larg e kundra jo vetėm sė vėrtetės, por edhe kundėr mirėsisė e njoftjes sė shejtnisė. Kanė qenė ngatėrrue nė atė qiell e tokė e pranon deformimin e pėrditshėm tė rrėnimit tėvetėvetes nė qytetin e lindjes, tue ndejė e bisedue nė Kafėn e Madhe aq tė famshme, me shokėt para luftės. Njashtu sikurse nuk mund tė dėbojmė vuejtjet e mjerimit, nuk mund tė largojmė padrejtėsitė.
    Padrejtėsia asht mėkat, bahet dhunė e me radhė vrasje, hajni, egoizėm, fort e keqja shpirtligėsi me prepotencė. Mundohemi t’i gjejmė njė zgjidhje dhe mirė bajmė, por nuk zhduket se i ka rrajėt nė pasionet, inatet dhe interesat tona. Asht burimi i sa luftave zemrake me shumė dredhi.
    “Poema e mjerimit” asht e lidhun me atė tė vuajtjes, qė gjindet gjithherė nė botė. Mund tė kėrkojmė njė zvoglim tė saj, ta mėshehim pak, t’ia ndalim hovin, stuhinė, zemėrimin e karkatisun tė tij nėpėr shpinat, zemrat, kokat e kambėt tona. Tue u dijtė ma tepėr shkaku i vuejtjes, se ajo asht pasojė e mėkatit fillestar, religjioni i jep dritė, ndihmė e lehtėsim. Vetėm me anė tė religjionit jepet ilaēi i madh pėr mjerimet e njerėzimit.
    Religjionin disi e pat Migjeni nga familja e Kisha ortodokse. Ai mund ta lente rrugėn e meshtarisė edhe studimet nė universitetin e pėrmendun tė Oksfordit, sikur nuk e pranoi, por kurr prej urretjes e tė njė urretjeje specifike.
    Pat nisė tė lidhej disi me Krishtin, tė bahej i Tij, por tue dalė nga seminari u ba anti-Krisht. Migjeni mund tė quhet figura e sėmurė e anti-Krishtit nė letėrsinė tonė nė Shqipninė e halleve historike.
    Migjeni vėrteton veten si njė shkrimtar qė nuk i ka pa mirė problemet. Jo problemet mirė.
    “Vargjet e lira”, vargjet e shthuruna, ku nė ato ka pak Nitcshe, pak sovjetizem, pak stil, shumė halle, shumė revolucion e shumė helme, botoheshin nė vjetin 1944, para se tė vinte vdekja e madhe e kombit. Na u aviteshim humnereve e po bijshim nė ato. Kėtu mund tė flas mirė pėr Migjenin. Ndoshta po tė kishte jetue kjo potencė nė komunizem, do tė kishte qenė njė Migjen tjetėr. Njė tjetėr do tė thoshte njė njeri nė tokė krejt afėr Zotit. Por ka sjellė njė dam tė madh, pa asnjė shej pendimi. Vuejtjet e hallet shqiptare kanė qenė tė vėrteta jashtė tij. Ajo krizė kundėr Zotit qe njė material i damshėm brenda vetes sė tij.
    Njė cung nėnkrejės e njė kėmishė nė shtat i pėrkasin vetėm vorfnisė? Jo. I pėrkasin fort mbrapambetjes. Vorfėnia nuk asht njė plagė e thjeshtė me njerėz tė unshėm, tė paushqyem, tė paveshun qė mėrdhasin edhe pranė vatrave. Vorfėnia bahet sėmundje e pasojave dhe e gjykimeve tė gabueme e nė njė orė fatale e ngjarjeve tragjike, kryesue nga gėnjeshtarėt e shkathtė qė kanė shumė hipokrizi. Hipokrizia nuk qėndron kurr vetėm. Ajo asht e ngjitun me mbrapshti. Koha moderne i ban ballė hipokrizisė tradicionale. Po ana negative e kėsaj kohe ka njė kulm tjetėr qė arrinė nė instiktet e shtrime qė kanė shumė sinqeritet tė keq e ma shumė hipokrizi tė rafinueme.

    Kur Migjeni mori udhėn pėr t’u shėrue nė Itali, ishte nė krizė ai dhe bota.
    Krahnori dhe trupi i tij vuente nė shtratin e dhimbave tė paravdekjes, nė moshėn 27-vjeēare e bota nė prakun e dhimbave tė Luftės sė Dytė Botnore, qė do ta shkatėrronte shumė njerėzimin prej tėrbimit tė nazizmit e fashizmit, ma vonė tė quejtun gjakatarė.
    Dy rrymat e tėrbueme, shkaktare tė luftės, dhanė gjak e tmerr. Por kjo luftė do tė na jepte shumė martirė, si polakun Maksimilian Kolbe, e izraeliten ba motėr katolike Edith Stein. Mbi dyqind figura tė lavdishme, tė lum e shejten, shpallė Kisha Katolike nė gjysmėn e dytė tė shekullit njėzetė, qė kanė dhanė jetėn nė kampet e pėrqėndrimit.
    Toka shqiptare, qyteti i Shkodrės, qė provoi diktaturėn komuniste, pret lumninė e martirėve tė vet, lumninė e Kishės e atė tė Shqipnisė. Janė katėrdhetė martirė nė proces, nė gjasim tė katėrdhetė martirėve tė Sarandės shqiptare.

    Nana Tereze shqiptare e shpallun “E Lume” bindi boten me dashuni e punė shejte e hidhte poshtė “Poemėn e mjerimit”, me metodėn e Krishtit, qė ka dhanė jetėn pėr tė vuejtunit e tė vobektit. Nana Tereze, kur ka pa, jetue e tue e gjetė pranė nė mjerimet e botės e tė Indisė, pranė njerėzve skelektikė, gati kufoma, pėrpara i asht drejtue Zotit e Krishtit me lutje tė pandame, pėr t’I dhanė me kuptue atyne qė janė nė
    mjerim se gjindet dikush qė i don.Migjenit nuk i shkoi mendja tė kujtonte nė Kafen e Madhe pėr sa vepra tė mira qė bante Kisha.
    Ka njoftė Migjeni qytetin e Shkodrės dhe kulturėn e zgjedhun tė saj, tė dallueme nė Shqipni, kontributin e klerit katolik, me shtyp tė lartė, me shkollė fort tė shqueme tė nivelit europian, tue pasė nėpėr shkolla, sidomos ajo e franēeskanėve fėmijė e studenta tė vobektė e tue u dhanė sa bursa me kujdes, veēanėrisht tė At Fishės nėpėr Universitetet e Europės, pėr tė pasė Shqipnia drejtues, qė t’i apin shtetit pak ndihmė, tė cilit shtet duhen kėrkue shkaqet e mbrapambetjes e vuejtjet e malėsorėve nė “Legjenda e misrit”, “Luli i vocėrr”, “Zeneli”.Shkrimtarėt e letėrsisė sonė dhe rinia inteligjente nė formim duhet tė ruejė copa tė bukura tė auktorit Migjeni dhe nė anėn tjetėr tė bahen spjegime prej tė aftish pėr ato pėrmbajtje tė damshme kundėr Zotit dhe religjionit.
    Gjanat a janė tė vėrteta, apor nuk janė?!



    (Shkrimi eshte marre sipas origjinalit te botuar ne organin e shtypit “Kuvendi”, botuar ne Shqiperi.)
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  5. #5
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    Hej sa per dijeni, ;;;;;
    Revista Kuvendi, botohet ne Detroit,USA. Te interesuarit per kete reviste te me shkruajne ne emailin "bot_kuvendi@hotmail.com" ose "e_linda01@hotmail.com.Eshte reviste e permuajshme kombetare, informative dhe kulturore. Kete maji ajo shenon vitin e saj te katert . Pra botohet ne Detroit, (shperndahet edhe ne Shqiperi dhe ne te gjitha trojet Shqiptare, si edhe ne Europe, dhe SH B A , ku ka shqiptare.)
    (mjaft anetare edhe nga forumi i letersise (kryesisht) jane botuar me cikle te vecanta poetike dhe proza .
    ...
    ALBA, te falenderoj shume , qe e solle ne forum shkrimin dhe dyfish flm ,qe je e njohur me KUVENDIN.
    ju pershendes te gjitheve!!!!!!!!!!!!!!!

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e LLemadeo
    Anėtarėsuar
    22-04-2004
    Postime
    72

    Reagime per shkrimin qe ka botuar nje prift kunder Migjenit!

    Sipas origjinalit marre ne revisten "Zeri i Larget"

    Une si autor po e sjedhe ne kete forum edhe per vizitoret dhe per miqte e dashamiret e forumit shqipetar!
    Ju pershendes te gjithve!
    LLemadeo

    Reagim i autorit, poetit dhe publicistit LLemadeo ne lidhje me artikullin e nje prifti qe sulmon poetin dhe prozatorin e madh Millosh Gjergj Nikolla, "Migjeni":

    Shenim i autorit:
    Ketu ju paraqes shkrimin tim, me te cilin une si autor, si krijues, i kundershtoj ato akuza e shpifje qe nje prift ka bere ne menyre cinike kunder Migjenit.
    Ky shkrim i imi eshte thjesht nje heqje e maskave te atyre lloj prifterinjesh qe paraqiten para lexuesit me nje cinizem te eger per te vrare poet, krijues, per te frenuar njerzit qe shperndajne dije dhe zhvillojne kulturen njerzore.
    Kete po e bej duke e ballafaquar shkrimin e atij autori prift, me fakte apo ngjarje, ku shume priftrinje si ai, ne kohet e meparshme dhe deri sot, kane synuar te sakatojne vepra dhe kultura e autore te ndryshem, ku nuk kane pertuar te sakatojne deri dhe jete njerzish, duke i djegur e vrare shume njerez deri dhe gra qe i akuzonin per shtriga…etj.
    Jeni te lire qe kete artikull ta merrni per ēdo faqe, web, etj, dhe ta ribotoni krahas shkrimit te atije prifti, ku te doni… ju jam mirnjohes per ribotime sa me te shumta, pasi deshiroj qe publiku Shqipetar te jete sa me i informuar se ē’bejne tipat si ai prift sot ne Shqiperi dhe se per ēfare ka nevoje Shqiperia sot?!
    Ne se ndokush mundet te marre persiper dhe perkthime ne gjuhe te ndryshme, do te ishte akoma dhe me mire e une ju them: Ju qofshi gjithmone te nderuar!
    LLemadeo

    A DUHET TA GELLTISIM SI "USHQIM SHPIRTROR", SHKRIMIN E NJE PRIFTI QE SULMON POETIN DHE PROZATORIN E MADH, MILLOSH GJERGJ NIKOLLA, "MIGJENI"???

    Meqene se nje prift nė Shqiperi, ka botuar nje shkrim, ose me mire te them ka filluar nje lufte kunder Poetit dhe Prozatorit te madh, Millosh Gjergj Nikolla, “Migjenit”, po shkruaj ketu disa mendime te mijat per ti bere publike qe ti lexoje cilido qe ka deshire, kudo qofte, pa dallim feje, krahine, ideje, kombesie apo nacionaliteti!

    Prifti e ka filluar ate lufte kunder Migjenit me disa fjale te Shkrimtarit dhe poetit Ismail Kadare i cili ka thene jo vetem ato fjale te vyera, qe ai i kapur per ti perdorur per shkrimin e vet, sikur Kadare te kete thene ndonje gje te pa vend per Migjenin…por ai ka thene aq shume dhe aq bukur per Migjenin e madh dhe biles mjaft meritueshem, sepse Migjeni ka qene dhe do te mbetet i madh! Edhe pse neper lavderimet e meritueshme per Migjenin ai ka kritikuar ashper dhe shume pa vend te madhin nder te mdhjenjte at Gjergj Fishten… Ndoshta i detyruar nga regjimi, ose i provokuar prej regjimit per te iu kundervene ne nje fare menyre Fishtes, ne ate parthenie ne librin e Migjenit, gje qe mbetet ne dore te tij per ta spjeguar kur ta shohe vete te arsyeshme… (Shih: Migjeni, ‘vepra’1989.)

    E sigurisht qe prifti ka pare se ēfare eshte shkruar aty edhe ne lavderim te Migjenit apo dhe ne sulm kundėr Gjergj Fishtes, ku regjimi e cilson si reaksionar etj, etj…
    Por atij nuk i sidhen aspak nepermend fyerjet e renda dhe mohimi qe i eshte bere Gjergj Fishtes, deri dhe ēvarrimi i tij nga varri prej komunizmit barbar, e vetem pse ai ishte nje njeri i madh, poet e mendimtar i zoti, nje Epike e gjalle e kombit Shqipetare qe frymzoj per gjithmone kombin e popullin Shqipetare per te ditur te mbroje lirine dhe pamvarsine e vet…

    Atij nuk i bije ndermend qe te zbertheje ato te verteta dhe ti mesoje ata varrmihes te Fishtes qe te kerkojne falje kombit e popullit Shqipetare per ate sulm e poshtrim qe i kane bere trupit dhe vepres se Fishtes edhe per se vdekuri…
    Keto i them, pasi ai prift na eshte paraqitur si nje klerik i besimit Katolik ne ate lufte qe i ben Migjenit, te cilin Fishta i madh e pati bashkekohes si dhe shume te tjere rilindas e njerz te penes te asaj kohe dhe asnje here nuk e kritikuan as nuk e sulmuan Migjenin!

    Nuk eshte shume e ēuditshme per te ditur se nga na del ai prift si nje Klerik, pinjoll mendimesh mesjetare te atyre klerikve qe dogjen ne turre te druve ne zemer te Europes shkenctar dhe dijetar te mdhenje qe po hidhnin hapat e para te zhvillimit te mendimit e qytetrimit botror, ku cdo gje mbahej nen tutelen e fese, duke mos lejuar per te ditur asgje per boten ku jetonin, as per vende e popuj te tjere…

    E ai lloj prifti u ngjan atyre qe e futen ne mes flakve te zjarrit, studiuesin, astronomin e madh Xhordano Brunon, i cili dhe me zjarr neper goje e trup, ashtu i lidhur ne mes turres se druve dhe flakve qe ia ndezi feja, bertiti vetem fjalet :
    “E megjithatė bota rrotullohet!”.
    Ashtu i dogji Kisha ne mesjete shume te tjere... si dhe mijra gra i dogjen e i theren ku dhe i ēane per kembesh para publikut neper qytetet e Europes, pasi i cilsuan si shtriga qe gjoja “benin” magji dhe “hanin” njerz, sipas prifterinjve...

    Prifterinjte si ai, per te cilet Papat jane detyruar te kerkojne falje njerzimit me qindra here per ato masakra qe kane bere duke i gjymtuar e djegur njerzit te cilet hodhen ide qe u bene realitet se Bota eshte si nje lemsh, qe rrotullohet rreth vehtes…e shume te tjera argumenta qe kishin lidhje me realitetit universal te gjithesise…

    E ai sot e lidhe prap mesjetarisht me lindjen dhe perendimin e diellit…prralla mesjetare si ato per planetin tone, qe sipas tyre: "Ishte si nje tepsi dhe e mbante ne dore ai, zoti qe kishte ne mendimet dhe qellimet e veta Kisha mesjetare Europiane!"

    Nuk dua te zgjatem shume me hyrjen pasi dua te dal direkt tek ato fjale qe shkruan ai kunder Migjenit…

    Nuk e dij a thua do ti vije ndo pak turp nga vehtja atij apo cilit do shkarravites, qe e mban vehten si njeri te letrave ne nje kohe kur perbalt figura si Migjeni?
    Por nje prifti me mendime mesjetare nuk besoj qe i vjen turp. Priftrinje qe i ēojne ditet me fantazira per prodhime shtrigash imagjinare dhe na paraqiten si “profeten deri afer zotit” me parashikimet e tyre, ata nuk ndjejne turp per asgje!

    “do te ishte jo i pa talent Millosh Gjergj Nikolla…”
    Shkruan prifti, duke lene nenkuptimin se gjoja Migjeni nuk paska pase talent, per derisa nuk ka shkruar sipas deshirave apo interesave te priftrinjve te asaj kohe apo te ēdo kohe...

    Ketu pyes:
    Kush eshte ai njeri i ēdo rangu qofte, qe merr neper goje vepren dhe talentin e nje poeti krijues origjinal siē ishte Migjeni? I ēfare kapaciteti ėshtė?
    Edhe Zoti vetė po te ishte, do te ishte prap me i kujdeseshem per ta injoruar vepren e Migjenit, talentin e tij…
    I cili ua xhveshi maskat te gjitha llojeve te feve dhe regjimeve... qe nuk benin gje tjeter veē se mashtronin popullin dhe benin sehir atehere kur njerzit vdisnin urie, vdisnin semundjesh…
    Ne ate kohe kur ata, parardhsit e atij prifti shkrues, trasheshin Kishave e Xhamijave tulesh, duke i detyruar te varfrit qe te ua mbushnin hambaret e Qelave me rezerva ushqimore dimri e vere…?

    Por une e kuptoj se kush guxon te shkruaje ashtu kunder Migjenit!
    Ata jane te njejtet soj qe dhe sot bejne po te njejten gje, duke mashtruar besimtare te ndershem dhe te pa shkolluar mire dhe duke perfituar prej vuajtjeve te tyre!

    Jane e njejta kategori qe pershtaten pushtetarve shtypes te popullit...
    Por jane po ata qe pershtaten dhe ngjajne edhe me sojin e atyre qe paten guxuar para disa vitesh te shkruajne edhe kunder Gjergj Kastriotit "Skenderbe", e do te guxojne neser te shkruajne edhe kunder Naimit apo te tjerve njerz te mdhenje te historise dhe kultures Shqipetare!

    Ata do te guxojne ne se ne i gelltisim fjalet e tyre paradoksale si gjoja "ushqim shpirtrorė"!

    Por mua me habit fakti, se nuk shoh asgjekundi se ku eshte qendrimi i atyre llojeve ndaj aktualiteteit Shqipetare sot ne Shqiperi?
    Ē'po ben feja atje, ai dhe priftat apo hoxhat e tjere, sa po ja zbusin varferine atij populli, sa po ndikojne me fjalen e tyre per tu bere njerzit e lire ne mendime, ne fjale, ne kerkesa e ankesa, etj???

    Sa po perpiqen ata te shkollojne doktora per tu ardhur ne ndihme te semurve ne Shqiperi qe po vdesin per mungese te ēdo lloj mjekimi?

    Sa po bejne ata qe neper fshatrat e Shqiperise te kete drita, rruge, autobuze linje ne sherbim te njerzve, te kete furnizime, te kete shkolla per arsimin e femijeve, te ardhmes sė Shqiperisė?

    Ku jane ata kur Shqiperia ka zi, ka dhembje, kur njerzit mbyten ne detra per faje te qeverive, te atyre qeveritarve qe jane pjelle e asaj diktature per te cilen ai prift flet perciptazi dhe kujton vetem 40 viktima katolike, prifterinjesh te vrare nga regjimi ?

    Por per mijra viktima te tjera ne shkrimin e vet, nuk don te ja dije fare…a thua se ajo diktature ka patur nje lufte vetem kunder katolikve?
    Gje qe nuk eshte aspak e vertete, pasi ajo diktature ka vrare mijra njerz te ndershem dhe te pa faj, te cilet kane qene te besimeve te ndryshme dhe skane pas lidhje me klerin.

    E, ai me ate menyre dallimi te viktimave nen diktaure del si nje racist radikal qe kerkon te perēaje popullin duke lavderuar vetem katoliket, duke i bere vetem priftat katolike si heronje qe jane viktimizuar nga diktatura…

    Prap menyra se si ai ka shkruar kunder Migjenit ku ka bere ironi me vuajtjen fizike te poetit dhe me vdekjen e tij, ai prift na paraqet nje djallezi nen veladonin e priftit kur thote se:

    “Migjeni e pati jeten e shkurtė se ashtu desht zoti”!

    Ironi kriminale prifterinjesh mesjetar qe ngjasojne deri dhe me vepra barbare te atyre prifterinjeve qe u vune zjarrin studiuesve te hapsires ne kohrat e mesjetes, apo i lidhen grate me litar ne te dy anet e trupit dhe i terhoqen duke i shkyer e ndare ne dy pjese...drama qe ka kryer Kisha kunder njerzve qe i quante shtriga...

    Ēfardo lloj vepre qe mund te botoje ai per letersine shqipe, siē paska planifikuar, kurre ato qe ai po i quan “vepra” siē i quanin librat e Enverit dikur, ato nuk do te shikohen si te vlera, per arsyen e thjeshte se ai nuk shkruan gjuhen Shqipe, pasi me fryrjen e te shkruarit ne menyren dialektore veriore te mesjetes i fryn nje perēarje te kombit, ku injoron gjuhen letrare dhe dialektin e bukur te jugut... Dhe ēfarė eshte me e rendesishmja si e keqe e tij, qenka nje mohues dhe varrmihes i krijimtarise se poetit dhe prozatorit te madh Millosh Gjergj Nikolla, e jo vetem aq, por dhe nje kercnim per poezine dhe prozen shqipe.

    Ashtu qe ajo “veper” e tij, nuk do te jete e mirpritur per lexuesin shqipetar, e jo vetem kaq, por theksoj se ai i ka bere nje dem te jashtzakonshem klerit dhe fese katolike ne Shqiperi me ato sharje dhe ironi qe ka perdorur kunder Migjenit e krijimeve te tij, me ato mori akuzash e shpifjesh, saqe ka humbur shume besimtar, shume njerz qe e adhurojne dhe e duan si nje poet dhe krijues te mrekullueshem, i cili ka ditur si askush tjeter te ua ējerre maskat jo vetem regjimeve, qeveritarve te ēdo ideje, por dhe deri klerikve te pa shpirt qe bejne sehir kur vdes njeriu unit, te ftohti, kur njerzit thyejne qafen maleve per nje rruge, kur femija vdes per nje qese gjak, kur njeriu vdes per nje operacion…

    E te gjitha ai i justifikon duke thene fjalet ironike te shekujve:

    “E kishte te shkrueme prej zotit!”

    Fjale qe vadisin dhe mbjedhin injorancė!

    Nuk ka se si te jete inati apo zemrimi i tij me i madh se sa ato qe ka filluar te shkruaj dhe ka shkruar, inat e zemrim i nje prifti hipokrit qe ja servir lexuesit te vitit 2004 ato fjale, sikur po ja paraqet lexuesve te paket te shekullit te 15-tė te mesjetes…sepse qenka vete ne mendime gati si nje mesjetar shpellor, qe fatkeqesisht jetoka ne Shkoder dhe ne nje nder Kishat e qytetit me ne ze per njerz te menēur e te vyer per kombin, siē ka qene At Gjergj Fishta, Pater Anton Harapi etj… te cilet Migjenin e kane pase bashkekohes, por kurre nuk e kane sulmuar as ironizuar. Por ēuditrisht qe te tre dhe shume te tjere njerz te penes se asaj kohe kane kritikuar fort pushtetin e atyre viteve ne Shqiperi!
    Gjė qė eshte merite e ēdo krijuesi qe te ushtroje kritika te rrepta ndaj pushtetarve dhe ndaj ēdo institucioni brenda vendit ku krijuesi jeton, kritika per padrejtsite, per korruptimet etj…E ata, si Migjeni, Fishta etj e kane bere mrekullueshem ate mision!

    Nje injorant qe nuk merr vesh aspak se ēfare eshte poezia, proza apo letersia ne pergjethsi, mundet qe te thoje ato fjale qe thote ai kunder Migjenin, ku e cilson si:

    ”Shkrimtar me nje poezi te mbydhtė, te erret, me pak ajr sllav…”

    E, sipas llogjikes tij absurde e paska bere dhe kopjac te Majakovskit, i cili ishte ne te njeten kohe si krijues ne Rusi, por ai kurre nuk i kishte as aftesite krijuese as talentin e Migjenit, gje qe nuk ka pase asnje arsye qe Migjeni ti referohet atij bashkekohsi te tij diku larg ne Rusi, per te zhvilluar frymzimet e veta bazuar ne realitetin e jetes Shqipetare.
    Se ku e paska pare ai ate ajrin sllav ne vargjet e Migjenit e din vetem djallezia e tij, si nje armik i vargut te lire, i njerzve me talent e aq me shume kunder atij frymezuesi te ēdo krijuesi te ri ne Shqiperi…kunder asaj shkolle te madhe per ēdo letrar shqiptar!

    E sa per ate “lindjen e ēartun e te egersueme… » (fjalet e tij)
    siē e thekson ai…Po kujtoj se as ai prift dhe as shoket e tij atje ne Shkoder, nuk lexuam kund nje rrjesht te botuar neper shtypin Shqipetare apo botror dhe ashtu as nje leter lutje Papes atje ne Vatikan, qė ai prift apo shoket e tij, te kerkonin ne emer te fese, ti ndalej dora barbare sllave, Serbise, qe dogji e shkatrroj Kosoven tone martire!

    Asnje gjurme nuk e hodhen ata lloj priftash apo hoxhesh, biles as kaq sa ka sulmuar Migjenin nuk ka shkruar diēka kunder asaj lindjes se ēartun...diēka kunder asaj lufte ne vitet 1998-1999, ne atė aktualitet te atyre ditve e viteve te zeza per kombin.
    Egersine e lindjes e ka njofte populli shqipetare dhe e ka perballuar dhe po e perballon me gjakun e bijve te vet edhe pse ai lloj me llojin e vet si prifterinje e hoxhallare, fshihen kur populli digjet e derdh gjak !

    Nuk perfshije ketu ata Prifterinje shume te nderuar qe kane ndihmuar ne menyre humane si situaten e luftes ne Kosove, por dhe ne Shqiperi ku kane punuar mjaft mire neper disa zona te Shqiperise...gjithnje te ndihmuar nga prifterinje Italiane, ku kane shtruar edhe ndonje rruge te vogel apo kane ndihmuar ne fusha te tjera, por gjithnje nen ndikimin e prifterinjeve Italiane qe u kane qendruar ne koke investimeve te tyre…
    Ata prifterinje meritojne lavderim dhe rrespekt, por ata nuk jane ngritur kunder Migjenit dhe asnje krijuesi tjeter Shqipetare.

    Pra edhe nje here, kujtoj se Maksim Gorki as Fadajevet, te cilet shquhen vetem per nje servilizem ndaj nje ideje barbare siē eshte komunizmi, pra si krijues qe iu bene sherbetor diktatures ata mbeten te pa lexueshem, sepse u mungoje universalizmi ne hapsirat e krijimeve te tyre…Pra ata nuk kane patur kurre ate talent dhe fuqi krijuese siē e kish Migjeni, e aq me pak qe ata nuk kane ditur te zberthejne asnje problem shoqeror e as te denoncojne mjerim e varferi, te akuzojne dhe autoret, shkaktaret e asaj gjendje dhe pse ishin nder ata shkaktare edhe prifterinjte qe mbidhnin injorance duke ua thene njerzve ne sy :

    ”Vdis, se ashtu thote Zoti”!

    Ndodh jo rradhe kur injoranca fshihet bashke me djallin nen veladonin e priftit... qofte edhe ne Shkoder!
    Shekujt prodhojne here mbas here dhe pinjoll shpifjesh dhe mashtrimesh, deri dhe neper mendimet e disa prifterinje qe perpiqen te keq orinetojne njerzimin drejt urrejtjes, drejt shembjes se vlerave dhe te kultures se mirfillte krijuese letrare!

    E ata nuk jane gje tjeter veēse "pseudo klerik", "pseudo priftrinjė", ose "pseudo besimtar" !
    E Zoti qe eshte nje per te gjithe i njejtė, ne se ekziston, ai ua ka ndalur driten qe te shohin mire udhen e tyre, punen e tyre, detyren etyre, e ne udhen qe ata e kane futur vehten duke vrare krijuesit edhe ne varr, Zoti i lajmron qė te kthjellohen jo duke sulmuar Migjenin, por duke zhvilluar trurin e vet, i gjithi ai lloj!
    Pasi ai dhe te tjere si ai, kane dale jashte grigjes se Zotit, duke marre ferrat duke u zvarritur si gjarperinje helmues, kunder vargut te lire, kunder fjales e mendimit te lire Migjenian, duke u ngritur edhe kunder gjithe adhuruesve te tij, qe jane po thuajse gjithe populli Shqipetar!

    Sipas tij, njerzimi nuk duhet te protestoje kunder varferise, kunder shkaktarve qe e sjedhin varferine, qofshin ata dhe prifterinje qe abuzojne me misionin e tyre…

    Kjo bote e kjo gjithesi nuk mbetet pa Zot, ne se vertet ekziston, pasi nuk ka mundur asnje klerik deri me sot te shkoje me tej se ato profeci qe permban Bibla apo Kurani…edhe pse ne emer te Zotit, sot si dhe neper dymije vjet me radhe, eshte abuzuar e spekulluar aq shume e kryesisht nga kishat...

    E aty, Zoti na paraqitet i kudo gjindshem, prane ēdo gjeje dhe mbi ēdo gje…dhe Zoti nuk ka thene kurre qe ti ndertohen as Kisha as Xhamija me miliarda dollare, nuk ka thene asgjekundi dhe asnje here qe te krijohen qindra miliona shkolla per prifterinje e hoxhallare e te pregatiten njerz qe bejne nje jete per qef, duke konsumuar me miliarda dollar shpenzime... ne nje kohe kur miliona njerz ne bote vdesin urie e per mungesa ushqimi e mjekimi…

    Abuzimet e klerikve me profecite Biblike dhe me fete jane te pa llogaritshme, aq sa sot ne shume vende te botes Kisha te tera kan mbetur dhe po mbesin bosh ēdo dite dhe me shume, ku as per festen e Krishtlindjeve nuk hyjne me shume se 200 vete ne nje Kishe normale qyteti…
    E aq me shume te pa deshirueshme po i bejne ato per besimtaret, ngjarjet qe prifterinjte kane kryer, si pedofilite me femije ne Amerike, perdhunimi i garve neper Kisha te Europes etj…

    Me ato faje te renda te klerikve duhet te merren kleriket, para se te vijne tek lufta kunder Migjenit…

    Sipas fjalve te tij, asnje njeri qe nuk ndjek shkollen e prifterinjeve…
    nuk qenka ne udhen e Zotit…por qenka ne ate qe ai e quan:
    ”krize e terbueme deri ne vdekje…”

    Une e shikoj si nje turp jo vetem per ate prift qe ka shkruar ne ate menyre cinike dhe shume fyese per poetin, por si nje turp edhe per te gjithe kleriket qe ai perfaqeson me ato fjale qe thote per Poetin, ku e permend ndrrimin e jetes se tij, sikur ai prift te te mos ishte fare njeri i Kishes…!

    Edhe krahasimi qe ai ben me emrin e spitalit ku ai e dhunon emrin e Migjenit, ne krahasimet qe ka bere duke lavderuar nje tjeter njeri… jo poet, e aq me pak i njohur per shqiptaret, kur ben fjale per ate spital, ku poeti vuajti fizikisht prej asaj semundje te rende...qe shkak i mos sherimit te atyre semundjeve kane qene injorancat qe ka mbjedhur feja ne shekujt e me parshem duke mos i lene njerzit qe te studijojne, e te zbulojne semundjet e shkaqet dhe luften kunder tyre…por i detyronte njerzit ta prisnin vdekjen ne shtepi pa ilaēe, pa spitale… vetem e vetem qe ta kishin me te lehte ti mashtronin dhe ti shfrytezonin…

    Ndersa une duke mos pranuar aspak qe Migjeni te kete qene me ide komuniste siē e ka thene ai ne shkrimin e vet, se gjoja ai paka ndenjur me komunist...gje qe nuk do te thote se je komunist pse rrin me komunistet...e aq me pak mund te ndikojne tek nje poet njerz qe nuk i kane aftesite e tij ne botkuptimin e ideve apo aktualiteteve...
    Por krahasimi i priftit ngjan aq shume me racizmin komunist qe i ndau njerzit ne dy shtresa: "Te prekurit politik dhe njerzit e partise!"

    E une do te thoja se Migjeni eshte arratisur me plot te drejte nga seminaret kishtare ortodokse ku ka qene, pasi aty ka pare hipokrizite e prifterinjve, ku nuk ka gjetur asgje te shenjte atje, por vetem hipokrizi e mashtrim ndaj njerzve te thjeshte dhe te vuajtur…

    Ai ka dale siē del nje Engjull prej rrethit te djajve kur i sheh se ata kane pushtuar shkolla e universitete ne emer te Zotit, kur luajne me vuajtjet e njerzve duke shitur fjale bible sipas interpretimit te orekseve te tyre…ne ate kohe kur populli donte shkolla per te mesuar gjuhen Shqipe, donte spitale, pune, zhvillim e jete normale…

    Ashtu ai e braktisi Kishen duke e denoncuar botrisht klerin ne pergjithsi, si mashtrues e dredharake qe abuzon me emrin e Zotit ku dhe lufton neper shekuj duke u perpjekur qe ta pervetsoje Zotin si prone private, pastaj per ta shitur, here si katolik, here si islam, here si ortodoks, e tashme jane bere dhe nja 20 religjione te tjera, deri tek Jehovai e apo feja e djallit, te cilet ne propogandat e tyre, kleriket e fese katolike i paraqesin si mashtruesit dhe dredharaket me te mdhenje!

    Migjeni natyrisht qe u eshte kundervene dogmave fetare, ku vete “Dogmat”, si baza te fese… nuk jane gjithmone te verteta!

    Fshehja shpesh e klerikve, per fajet qe bejne, pas motrave murgesha, eshte sa e pa drejte por aq dhe abuzive! Fshehja pas njerzve te bindur ne jeten e tyre si sherbetore te fese, te cilat shpesh e braktisen deri dhe fene, duke marre persiper barren e rende te ndihmes humane direkte per njerzit e vuajtur ne varferi e semundje…

    E nje shembull origjinal ishte dhe Nena Tereze e cila iu kundervu shume kohe Kishes, ku dhe deri Papat e sulmuan nje fare kohe…por kur e pane se ajo u be mbare botrore si shembull i pervujtesise dhe u humanizmit te saj, duke e sfiduar dhe rolin e Kishes ne bote…Kisha dhe vete Papa e thirri me lavderime dhe i afroj dhe ndihme per vepren e saj humane…

    Prifterinjte akoma nuk e kane te qarte se:
    Te duash Zotin dhe birin e tij Jezu Krishtin, nuk do te thote qe te shkosh e te marresh vize, apo leje tek Kisha katolike…apo tek ai prift apo shoket si ai atje ne Shkoder!

    Ai e akuzon me lart Migjenin sikur ishte pro sllav, dhe se kishte ajr lindje?
    Ne ato fjale ai prift del kunder vetvehtes duke rene ne kurthin qe ja ka ngritur vehtes vete me fjalet e veta:

    Sigurisht qe po, sepse e ka shkruar te zezen me te zi…

    Kur prifti pas akuzave qe i ben Migjenit si perkrahes gjoja i Majakovskit apo Fadajevit, duke e cilsuar si pro sllav, me poshte ai lavderon ato pena te medha te Rusise, si Dostojevskin dhe Leon Tolstoin, ku me sa duket ai ka harruar qe, te dy jane sllavė dhe biles jane dy pena te medha te Rusise Cariste dhe me vone kohes tyre, komuniste.
    Jane „bij“ te atij Cari qe investonte ne Serbi per te pushtuar trojet e popullin Shqipetar…

    A thua se qenka vete me shume sllav se Migjeni i cili ne krijimet e tij nuk ka lene asnje imitim sllav apo asnje lloj ajri lindor, perveē se themelisht Shqipetar!?

    E, pro sllav nuk i them atij prifti pse ka simpati per ato pena te medha te Rusise as per ato qe ka akuzuar Migjenin, por po them qe ai me cinizmin e vet e fyen rende fene katolike Shqipetare. Dhe Kishen katolike e ka goditur me ato fjale kunder Migjenit, me nje thike pas shpine, sa qe as diktatura nuk e ka goditur aq tinzisht sa ai!

    Diktatura i fshiu besimet per te gjithe nje lloj, dhe ne menyre deklarative deri me Kushtetute ashtu hapur.
    Nndersa ai lloj prifti ja debon besimtaret Kishes katolike ne menyre tinzare dhe shume hipokrite!

    Ideja e atij prifti, per ta fshire deri dhe emrin e atij poeti te madh te popullit shqiptar nga Teatri i Shkodrės eshte sa cinike aq edhe raciste, nje racizem qe fshihet ne prifterinje katolik si ai.
    Dhe me duket se emri i Migjenit ua prish shume punen priftrinjve si ai shkrues, ne perpjekjet e tyre per te mashtruar e abuzuar me popullin, ne emer te fese…

    Ai prift permend lulezime te qyteteit te Shkodres dhe ben thirrje per ndryshimin e emrit te Teatrit “Migjeni”, ne nje kohe kur Shkodra digjet ne shkrumbin e urise, pa punsise, vuajtjes e mjerimit te gjithanshem, te baltes e te mungeses se ujit te pishem, te dritave per te pare njeri tjetrin, shkrumon nen erresiren e analfabetizmit ku mijra femije jane pa shkolle, pse nuk kane shkolla, pse nuk kane siguri jete…
    Shkodra vuan ne gerhamat me te lodhshme qe ne kohet e mesjetes ku mijra lypsat e varfer i kane mbushur rruget e atij qytetit…Ndersa Kishat e Xhamijat lulezojne si per ironi te atij realiteti, biles lulezojne me shume se ne kohe te Romakve apo te Turqise ne Shkoder e kudo ne shqiperi… Ne vend qe ata klerik te kishin ndertuar ne vend te ndonje Kishe apo Xhamije ne menyre humane dhe ndonje shkolle per femijet Shqipetare!
    Por tash kleri duket se ka problem vetem fshirjen e Migjenit si emer, per te mos iu trembur me fare, jeteses se klerikve ne lulezim atje, ku po u shtohen njerzit e pa shkolle, ku po shtohet injoranca gje qe do te thote u jep mundesi prifterinjve qe te kene me shume mundesi per shitje te liturgjive te tyre…
    E sigurisht ndonje emer tjeter ne prapa skene te klerit edhe pse nuk e thote ai prift, do te tentohet te vendoset mbi emrin e Migjenit… Gje qe nuk besoj se do te lejoje kultura dhe qytetrimi i popullit i intelektualizmit Shkodran dhe Shqiptar!

    Por une do te thoja se Kleri ka shume pune te tjera para se te guxoje te vije aty, deri tek heqja e emrit te Migjenit nga tetari "Migjeni" Shkoder:

    Duhen shuar se pari abuzimet me te vdekurit, me vorret nen hijen e Kishes ne Shkoder, deri dhe me shitje te trojeve per varreza ne vorret historike te Rrmajit, ku po i ēvarrosin njerzit dhe po ua tresin eshtrat ne thase plasmasi…vetem qe te ken vrreza boshe per ti shitur, e ato pazare ndodhin ne oborr apo ambiente te Kishes ne Shkoder!

    Neper fshatrat e ne male ka nevoje qe perfaqesuesit e vertete te klerit te shkojne dhe te shohin atje se si po jetojne atje ne gjendje te mjerueshme, njerzit, besimtaret, ku mijra prej tyre po braktisin vendin duke i lene malet shkrete nje here e per gjithmone…
    Dilni e shihni se sa besimtar, nena me femije te Shkodres dhe rrethine, vajza te reja gjenden te izoluara, pa shkolle dhe pa jeten e lire, vetem per shkaqe grindjesh e vrasjesh, ku shpesh kleri i ka cilesuar si Kanunore, duke hedhur balte edhe mbi Kanunin dhe ata autore e komentar te mdhenje te tij si At Shtjefen Gjeēovi e At, Gjergj Fishta, vrasje pra qe nuk kane lidhje me Kanunin, por ne shume raste edhe per gatrresa qe nxiten prej klerikve dhe atyre lloj kryepleqesh qe i perkrah Kisha…

    Shkodra ka nevoje per shume gjera te tjera jetike me perpara se sa te varrose emrin e Migjenit apo te djege krijimet e tij…Gje qe nuk besoj se do ta pranoje kurre populli i Shkodrės !

    Te ironizohet me vdekjen e njeriut eshte mekat, gjynah, mirpo ai prift e ben si per qef ate ironi me vdekjen e poetit, i cili e ironizon ne menyre shume harbute.
    Migjeni ka ndrruar jete si ēdo njeri i ri apo i vjeter qe ja ka borxh jeten ketij Dheu, por nje gje eshte e qarte, se sikur njerzimi te mos kishte pase pengesa te prifterinjve apo klerikve te tjere injorante neper shekuj…shume njerz nuk do te kishin vdekur ne moshe te re per shkaqe semundjesh qe sot jane te mjekueshme ne te gjitha vendet e botes perveē se ne Shqiperi akoma jo, pasi atje akoma ka prifterinje dhe klerike te tjere qe i prijne injorances me shume se zhvillimit…ashtu siē ka qeveritar hajdute qe vjedhin deri edhe fondet per shendetesine, ashtu siē ka edhe mjek qe vjedhin te semuret duke u marre para per operacionet etj…

    Ka prifterinje qe nuk jane te perkushtuar per asnje lloj ngritje problemesh ne asnje institucion te shtetit as te botes per vuajtjet e krizat shoqerore ne Shqiperi, ku njeriu vret njeruin ne familje vetem prej krizave psiqike qe ka shkaktuar mungesa e punes, e bukes apo e gjerave jetike atje…

    Eh, ato motra qe i kane sherbyer Migjenit atehere, apo sherbejne kudo ne bote sot, nuk jane motrat vetem te fese katolike, por jane dhe motra islame dhe te ēdo feje tjeter... por edhe ateiste ne bindjet e veta, qe u sherbejne te semurve me ndrim e dashuri te madhe neper bote!

    Humanizmi ne shpirtin e njerzve nuk eshte fryt i fese katolike, por eshte fryt i nje edukimi njerzor qe zen fille qe ne gjirin e Nėnave me kulture, me menēuri, te baballarve te urte qė u mekojne femijeve dashuri e rrespekt per njeri tjetrin, dhe jo urrejtje qe u ushqeka ai prift midis njerzve, duke u perpjekur qe ti armiqesoje kunder Migjenit dhe atyre qe e kane simpatizuar apo e kane idol te poezise.

    Edhe nje here po them, se ato motra nuk kane nevoje fare per kujtimin e atij prifti as per vlersimin e tij pasi ato nuk e kane bere per asnje lloj lavderimi, por e kane bere per humanizemn ndaj atyre te semurve, ashtu siē e kane bere ato motra ndihmes mjeke per Migjenin, pacientin e tyre, te cilin ai prift ua akuzon e ua shpif, e sikur ato ta dinin se ai prift abuzon me humanizmin e tyre ndaj Migjenit, ato sigurisht qe do te distancoheshin menjehere nga klerik te tillė!
    Pasi asnje njeri qe ben nje veper humane nuk ka nevoje qe te ja kujtoje askush sepse e ka bere per njeriun, per Zotin dhe per shpirtin e vet! E aq me pak kane te drejte prifterinjte ti perdorin emrat e humanve dhe te abuzojne me emrat e tyre per te perfituar autoritet !

    E, sa per perpjekjet e atije prifti qe „filozofon“ duke u mbeshtetur ne termat teologjike, po jap nje pergjigje qe e meriton ajo pseudo-filozofia e atij lloj kleriku.
    Dhe keto le tu sherbejne te gjithe klerikve!

    Sipas profecive Biblike apo Kuranore e deri dhe budiste si feja me e vjeter e botes:
    Zoti nuk ka thene kurre dhe askund qe eshte i madh!
    Zoti ka thene : “Une jam ai qe jam”!
    Pra nuk ka pranuar te quhet as i madh as i vogel.
    Njerzit me veprat e tyre behen te mdhenje ose mbesin normal, por ka dhe nga ata qe behen me te vegjel seē jane apo qe mbahen, siē qenka dhe ai njeri prej syresh…sepse e ka bere vehten shume me te vogel ne shpirt seē eshte shitur ne ate shkrim…ku qe ne fillim perpiqet te i mburret lexuesit se ai po na botoka nje diēka per letersine Shqipe…qe e paske quajtur “veper” edhe pa dale ne drite asgje akoma…
    E, fjalen veper e vendos vetem lexuesi, populli, askush nuk ka te drejte te vjedhe vlersime per punen e tij, as tituj, e aq me pak, para se te kete bere diēka!

    E njerz te medhenje me vepra te medha ka kjo bote shume dhe jane te pa harrueshem, njerz qe bota i ka radhitur ne nje liste botrore ku quhen njerzit e mdhenje te kohrave, epokave etj…
    E diktatura donte ti lente te gjithe ne nje kategori si ne Stallė, ku te mos dallohej as intelegjenca nga injoranca, dhe injoranti behej minister ndersa intelektuali i universiteteve te Vjenes apo Romes dergohej ne burg politik…

    Edhe ai prift me “filozofine” e tij na ēfaqet si nje mikro diktator ne shpirt, ku i dashka te gjithe ne rrjesht nje soj si besimtare te bindur, ku te ulin koken, intelektual dhe te pa shkolle dhe te luten para pallavrave te tija me ore te tera, kur ai “prdikon”, si: “se Migjeni vdiq se paska dashte Zoti”…a thua mos ia tha Zoti atij atė gje?

    Pra populli nuk eshte turme, por eshte nje shoqeri njerzore ku nxjerr njerz te mdhenje dhe mjaft te kulturuar, por nga nje here mjerisht dhe prifterinje te djallezuar siē ka denoncuar vetvehten vete ai prift, me shkrimin kunder Migjenit!

    Prap ai vlerson fene mbi ēdo gje, ku sipas tije, vepra te medha bekan vetem priftat e sidomos ata te fese katolike…dhe se vetem ata e meritokan emertimin si: “i madh”…

    Por jo, klerike te tille nuk kane bere asnje lloj vepre te madhe per tu quajtur “i madh”, apo “te mdhenje”, perveē se atyre qe jane marre me lemij kulturore ne fusha te artit, pikture, letersi, muzike apo ndonje fushe tjeter, ne te cilet vertet kane shkelqyer… Por si priftrinje predikues te thjeshte te dogmave fetare, te fese, nuk kane pse te quhen te mdhenje kurre.

    E une jam nje katolik si rrjedhe besimtaresh, por besoj ne nje Zot qe eshte njelloj per te gjitha fete dhe besimtaret. Por une dij te hyje dhe ne Xhami e te degjoj me rrespekt edhe predikimin e Hoxhes se mire, dhe te lutem po te njetit Zot e te dal i knaqur ne shpirt…
    E ne se Kishat, kur te mund te zbuloj se kane prifterinje te tille si ay lloj prifti, une nuk do te shkoj kurre brenda tyre, por vetem kur te kuptoj se aty ka vertet njerz te menēur, te kulturuar qe dijne te lidhin boten shpirtrore te njerzve me besimin ne Zotin e te gjithve, duke u qendruar prane njerzve ne ditet kur populli vuan, e kur te jem i bindur se ata nuk fshehin ne shpirtin e tyre ndjenja raciste percarse apo denigruese kunder poetve e njerzve te kultures!

    Ne se ai prift e ka shpirtin e paralizuar… siē dhe shkruan ne artikullin e vet, qe nuk do ta quaja as artikull, as shkrim, asgje qe ka lidhje me fushen e letrave, por vetem nje sulm barbar i nje prifti mesjetar ndaj nje poeti te madh siē eshte Migjeni!
    Atehere ai ka nevoje qe te kerkoje ne thellesi ne vargjet e Migjenit qe te mesojn se si te ēlirohet nga roberia apo vetroberimi ku qenka mbytur, nga ai roberim qe ia ka errur syte deri ne ate shkalle sa te ngreje armet kunder kultures, kunder letersise Shqipetare, kunder njerit prej yjeve te poezise dhe te prozes siē eshte Millosh Gjergj Nikolla, Migjeni.

    Sot me shume se kurre ka nevoje populli shqipetare per vargjet e Migjenit, per tu frymezuar dhe per te fshire nga pushteti qeveritare hajdute qe jane familjare e fise te diktatures qe vazhdojne te njeten rruge duke shtypur nen maska demokratesh popullin Shqipetare.
    Kane nevoje njerzit qe te mesojne se si te distancohen dhe nga prifterinje te tille si ai, apo nga klerik mashtrues qe ne emer te fese kane ngjallur urrejtje jo vetem kunder poetve apo njerzve te mdhenje te shkences dhe kultures bashkekohore, por kane nxitur deri dhe organizime terroresh te hapura kunder shteteve, kunder popujve qe po bejne luftra te pergjakshme, luftra ku ne qender te tyre jane religionet si shkaqe konfliktesh…siē eshte rasti i Izraelit kunder Palestines.

    Ndersa prifterinjte e kleriket trashen tulesh neper kisha e xhamija etj, duke udhetuar biles dhe neper avjone si turiste konferencash fetare e kongresesh qe nuk po i sjedhin botes as paqe, as zhvillim, as ndonje veper humane ku te shuhen luftrat, ato luftra qe ata i bekojne…
    Pra pak po behet e po thuaj aspak nga kleri qe te zhduket varferia te kete vllazerim midis popujve e njerzve me njeri tjeterin etj…

    “E llomi i pa fund…”, siē thekson Migjeni, jane politikanet mashtrues e hajdute te lidhur me krimin e mafjet si dhe kleriket nxites te urrejtjes siē ēfaqet ai prift!

    Vetem nje njeri i pa kulture, nje njeri me ndjenja djallezore…mund te shkruaje fjalet siē i ka shkruar ai prift per Migjenin, ku thekson se:
    “Migjeni ashtė i semuri i trupit dhe shpirtit te vet!”

    Ai deklaron veten si nje njeri i pa shpirt, qe pergojon edhe fatkeqesine e vuajtjen e poetit!
    Ate fatkeqesi qe e ka provuar njerzimi shekull pas shekulli dhe do ta vazhdoje qe ta provoje, sepse asnjeri nuk vdes shendosh, ēdo kush e ka nje vuajtje fizike qe quhet semundje! Semundje per te cilat kane punuar dhe po punojne mjeket tash shume shekuj, pune te cilen shpesh ne fillimet e saj e ka injoruar feja tej mase deri edhe duke i denuar me vrasje e djegeje zbuluesit e semundjeve apo te ilaēeve. E ajo ka ndodhur sepse kryesisht prifterinjte, donin qe ta lenin ne erresire vuajtjen dhe vdekjen duke u thene njerzve vetem dy shkaqe:
    Se gjoja “ai qe vdiq heret u denua nga zoti per gjynahe, apo ai qe rroj shume ishte me zotin se deshti zotin shume…!”

    Ato qe ai i quan si “ēthurje te Migjenit”, apo kritikve qe e lavderojne Migjenin i cilsoni si “si marrina”…
    Une do te ju thonja se mė te ēthurura fjale qe shkruan dora e nje prifti te fese katolike Shqipetare nuk paskam lexuar ndonje here, dhe ne se ka dhe shume si ai, ajo fe ne Shqiperi, dijeni mire se besimtaret do ti humbase shpejt!

    Po kujtoj se per fajin e nje prifti katolik te ēthurur ne nje Fshat ne Rugove, (Treve ne Kosove), kur i gjithe Fshati eshte shendrruar ne Musliman me nje fjale… e kleriket mund te pyesin se ju tregojne se ē’beri prifti, ne se nuk e dijne…e qe prej asaj kohe nuk ka me Kishė atje por vetem Xhami e besimtar Islam te urte, ku ata besimtare vertet humben nje besim qe perfaqsohej nga nje prift maskara, por gjeten nje besim te ri ku gjeten rrepsektin e nderimin e atyre Hoxhallarve qe prej asja kohe, ne kohe te Turqise, e deri me sot.
    E Rugovasit nuk e kane ndrruar fene aspak nen ndikimin Turk, por vetem prej ēthurjeve te atije prifti!

    Vetem Migjeni me krijimet e tij madheshtore nuk i ka sjedhe asnje peshtjellim letersise shqipe, siē shpifet ai prift, se gjoja i paska sjedhe pshtjellime etj…
    Por i ka sjedhe frymzime dhe modelin e krijuesit vigan qe ngrihet pa frike edhe kunder prifterinjve mashtrues dredharak qe i pijnė gjakun popullit ne kohrat e veshtira.

    E nje nder Poetet me te famshem ne Bote, Gjermani i madh: Johan von Goethe, ka shkruar vargjet e famshme kushtuar prometheut, ku me gjuhen e vet ai poet i kundervihet deri dhe Zotit te asaj psikologjise se atij lloj prifti qe sul mon Migjenin, ku nder te tjera shkruan:

    PROMETHEU
    (fragment nga Poema)
    ………………………………………..
    “ Une nuk dij gjė me te mjeruar nen Diell, perveē jush o Zotėr!
    Ju varferisht e ushqeni me therorira
    Dhe me fryme lutjesh madherine tuaj!
    Dhe do te vdisnit urije, sikur te mos kish
    Te lutur dhe lypsa, budallenje plot me shprese.

    Une te te falenderoj ty?
    Perse?
    Ke lehtesuar ti ndonjehere dhembjet e te shume munduarit ?
    Ke thare ti ndonjehere lotet e te ankthmundarit?
    Nuk me farketoj mua dhe me beri burre,
    E plotfuqishmja kohe dhe fati i perjetshem,
    Zotrit e mije dhe te tu?

    Kujtonje ti valle se une jeten do ta urrenja,
    Do te iknja neper shkretetira…
    Sepse jo te gjitha endrrat e lulezuara mu pėrmbushen…
    Ketu rrij une dhe krijoj njerz sipas fytyres time !
    Nje brez qe te jete i njejte me mua !
    Te vuaje, te qaje, te shijoje e te gezohet !
    Dhe ty tė mos ta vari veshin kurre !
    Si unė, si unė !
    ****************************
    Por ajo nuk eshte aspak kundervenjie ndaj Zotit, as e atij poeti te madh Gjerman por as e Migjenit…ato jane thirrje per ata pseudo-perfaqesues te Zotit qe te ndryshonin taktin e sjedhjes me njerzit dhe te mos i trajtonin njerzit si kafshe duke i lene ne nje amulli pa ndihme e pa zhvillim, pa udhe e pa drite…se prifterinje kane qene dhe ne Europen e para 500 vjetve apo me vone dhe ne kohen e Goethe-s, por ata jane bere zedhensit e pare te zhvillimit te shoqerise duke ua pranuar njerzve mendimin ndryshe, vullnetin e lire per pune e zhvillim…

    Prifterinje qė e denoncuan hapur Kishen Katolike duke u distancuar nga masakrat qe beri ne mesjete kunder njerzve ne Europe…e njeri prej tyre ka qene dhe prifti Gjerman, i madhi Martin Luther, i cili e braktisi Kishen Katolike duke krijuar per here te pare fene e re ne mesjete, Evangjelizmin, besimin e lire dhe mjaft human, qe karakterizohet sot per tolerance, humanizem dhe mirkuptim shume te veēante ne Europe dhe ne bote, ku prej asaj feje deri me sot nuk ka asnje viktime asgjekundi !
    E, per ato vargje si dhe shume te tjera, asnje here priftrinjte Gjermane nuk e kane fyer as kritikuar poetin e tyre te madh Johan von Goethe !

    E, ata kok bosh, prifterinje si puna e atije prifti qe sulmon Migjenin, qe bene te kunderten u bene shkatrare te perēarjes se fese dhe u krijuan dhjetra besime te tjera qe tashme fete nuk kane me asnje kuptim si me pare, pasi kane marre ngjyrime partiake ne numrin e tyre pa ndalim e ne fund te fundit, Zoti eshte vetem nje per te gjithe!

    Ai si nje « monster » e maskuar nen petkun e priftit, ka marre persiper te vajtoje ne emer te atyre puntorve te nderuar qe kane varrosur eshtart e Migjenit ne varrezat e deshmorve ne Shkoder, ne nje kohe kur ata puntore, apo shkrimtar e krijues te tjere qofshin dhe te realizmit socialist, pa marre parasysh ne se ata kane shkruar ndonje lavderim per regjimin… kane qene te nderuar dhe jam i bindur dhe sot se ata jane te nderuar dhe ndjehen perjetsisht te nderuar per ate privilegj qe kane patur per te qene kortezhi i Poetit te madh!
    E ai prift, paraqet gadishmerine e vet kriminale per ti ēvarrosur ato eshtra, per ta hedhur poetin ndoshta ne ndonje lume, ne Kir ndoshta, ashtu siē bene diktatoret me Fishten e madh…ndryshe ska kuptim se pse ai sulmon ashper vendosjen e eshtrave te tij ne varrezat e deshmorve te Shkodres!
    E bustet e Migjenit, atij ia vrasin syte po njesoj, siē ua vrane syte komunistave barbar veprat e Fishtes e pamja fisnike e tij…

    Por ndoshta erresira ne mendimet e atij lloji prifti ka arritur deri ne ate shkalle sa qė ai nuk e kupton se eshtė ne shpirt komunist dhe Enverist i gjalle?
    E une shoh ne fjalet e tije kunder Migjenit nje tip prokurori te diktatures, se si shkruan nje pretence prokuroriale per te ēvarrosur dhe per te tretur eshtrat dhe vepren e poetit te madh Migjeni!

    Theksoj se ēdo njeri qe mendon per te hequr emrin e Migjenit nga Teatri i Shkodres, apo per ti nxjerre eshtrat nga varrezat e deshmorve, qe ai e paska enderr, nuk eshte asgje tjeter veēse nje mikrob diktaturash i maskuar me zhgun prifti apo ndonje funksion tjeter ndokund…

    Se e kemi vuajtur te gjithe mjerimin nen diktature, ajo dihet pa na e thene ai prift!
    Por sikur te ishte gjalle Migjeni do te kishte luftuar shume me shume se sa ju si prifterinje kunder diktatures e ndoshta ai do te kishte qene flamurtari i lirise se shpejte per tu ēliruar nga diktatura, sepse poetet e vuajtjeve e te mjerimit si ai kengetar dhe luftetare deri edhe kundra priftrinjve dhe pseudo Zotave qe i prodhoni ju ēdo dite, do ti ishte kundervene dhe regjimit e diktatorve si Enveri, Mehmeti, Ramizi, Nexmija e te tjere dikatore qe kane qėne mijra, qe nga me i madhi e deri tek sekretari i partise apo oficeri i sigurimit qe vriste pa gjygj…

    E priftat u struket shpejt, edhe pse i pushkatuan ne vitet 1940-1955 shumeicen e krerve klerik me te menēur, te tjeret u struket dhe ju nenshtruan presionit te komunizmit deri sa dorzuan ēelsat e Kishave, deri edhe ne menyre vullnetare disa prej tyre, ku ja dhane regjimit qe ti bente magazina e stalla lopesh, apo zyra te sekretarve te partise!
    Ne nje kohe kur Kisha kishte Forumin me te njohur ne bote, Vatikanin, per te bere thirrje botes e perendimit per nderhyrje urgjent me ēdo mjet per ta ēliruar popullin qe u dhunua deri ne gjerat e veta shpirterore, deri ne besimin ne Zotin!

    Nuk dije se sa ka shkruar ai kunder regjimit komunist, kunder Enver Hoxhes, kunder Ramiz Alise, kunder Nexmije Hoxhes, apo diktatorve te tjere qe e kane dhunuar dhe po vazhdojne ta dhunojne Shqiperine edhe sot me ata pushtetare komunist qe inspirohen dhe investohen nga klani mafjoz nderkombtar qe e drejton Ramiz Alia me rrethin e tij qe nga Tirana e deri ne Europe dhe Amerike…

    E sikur ai prift apo gjithe kleri ne shqiperi, vetem kaq sa ka shkruar kunder poetit Millosh Gjergj Nikolla, te ishte shkruar… sigurisht qe populli Shqipetare do te kishte marre me shume zemer e shprese per te mos pranuar me qe te jetoje ne mjerim, e varferi te tejskajshme, ku po i mbyten femijet neper detra per te ikur per pune e zhvillim jetsor, ku po i zhduken vogjelia si te rrembyer nga mafja per tu vjedhe organet e trupit per te ua shitur te huajve…ndersa femijet Shqipetare po i vrasin dhe po ua zhdukun edhe trupat pasi ua vjedhin organet…

    E, se kush “e ka vrare moralin” me shume, ai prift apo shoket e tij, me heshtjen dhe qendrimin pro qeveritave qe vjedhin, vrasin, e varferojne popullin Shqipetare… Apo Migjeni qe ka mbjedhur frymen e revoltes tek njerzit e vuajtur qe te mos e durojne masakren, krimin poshtrimin por te ngrihen…kete e ka treguar me fjalet e veta vete ai prift artikull shkrues i cili akuzon Migjnin si kur “e ka vrare moralin”.
    Morali vritet me heshtje ndaj shtypsve te popullit, ndaj vrasesve te njerzve, ndaj qeveritarve hajdute, mafjoze e kriminel…heshtja ndaj atyre situatave ne Shqiperi eshte vrasje e moralit!
    Te qendruarit sehirxhi, spektator, kur mjerimi dhe injoranca nga pa shkollimi ka pllakosur vendin, eshte vrasje e moralit njerzor!

    Ku do te jete valle ai prift me Kishat dhe me prifterinjte e tjere, apo klerike te tjere, kur ne Shqiperi po ndodhin ato krime ndaj jetimve, ndaj 27 femijeve jetime qe i kane zhdukur mafjozet e lidhur me politiken, ne jetimoren e Elbasanit, per tu vjedhur organet e trupit e ku ua kane zhdukur dhe trupat e njome? Sigurisht qe ata lloj prifterinjesh festojne gezimin qe lufta kunder krijuesve si Migjenit filloj dhe sipas tyre do te kene sukses!

    E Migjeni nuk eshte rrenuar kurre pse ai ndrroj jete si nje njeri i vertete real, pa maska, pa shtirje, por prej nje fatkeqsie semundje siē i ndodh ēdo njeriu sot, qofte Poet, mbret apo prift…
    Por ajo pjesa e zeze e shpirtit hipokrit te prifterinjeve, ben ironi dhe me vdekjen e poetit.
    E jeta e tij e shkurter per se gjalli, por e pa vdekshme ne vepren e tij, ka nje madheshti dhe permasa gjigande, sepse ai njohu shume gjuhe te huaja, shume kultura dhe popuj e vende neper te cilat la gjurmet e nje njeriu te kulturuar aq shume te shkelqyera, sa disa vende e popuj kane tentuar edhe ta pervetsojne si Gjeni, si trup, e si veper te tij, duke u perpjekur ta bejne te vetin si shtetas e si origjine!
    E vepra e tij sot edhe per lexuesit e huaj eshte nje mrekulli ne fushen e letrave, ashtu siē eshte dhe nje krenari per popullin dhe kombin Shqipetar!

    Por ne se regjimi diktatorial ka bere ndonje perqindje te vogel veprash te mira… qe nuk mund te mohohen nga askush…siē kane qene dhe vlersimet e disa figurave te rilindjes kombetare, pasi jo te gjitha jane vlersuar… ka qene dhe mbrojtja dhe perjetsimi i figures se Migjenit, pamvarsisht se ai ska pase asnje lidhje as simpati me komunizmin, edhe pse diktatura eshte perpjekur qe ti jape ngjyrime politike, gje qe nuk ja ka arritur dot, ashtu siē nuk mund te ja arrije kurre Kisha qe ta fshije nga shpirti i popullit ate poet!

    Une do te i kujtoja klerikut anti Migjen, se nuk ka qene vetem Kafja e madhe ne Shkoder, vendi ku ka ndenjur Migjeni dhe ku ka punuar e jetuar…por kane qene vendet e Lulave te vocerr, atje kur dergjej vorfnia bashke me Migjenin ne te ftohtin e akullt te fshatrave te malsinave ku Migjeni dhuronte dije…
    Atje ku priftat jetonin Kishave te mbydhur si zotri duke ngrene e pire ushqimet me te zgjedhura qe ua merrnin fashatrve, ndoshta dhe kafshaten e fundit, sidomos ne kohet e Migjenit, kur ai shoqeronte me kembe neper debore dhe akull maleve, malsoret me kembe zbathur qe kerkonin miser, vetem pak miser per tu shpetuar shpirtin femijeve ne Puke e ne gjithe shqiperine!
    E, ato karvane vuajtjesh, ata njerz origjinal Migjeni i beri Legjenda te mjerimit, legjenda te nje turpi te klerit, te qeveritarve te asaj kohe, por dhe legjenda te nje turpi te shteteve te Europes se asaj kohe qe mbyteshin ne llukse te vjdhura neper luftra…e per nje popull ne Ballkan qe ju be gjoksore Europes per 500 vjet duke ja mbajtur peshen me te rende te luftes under Osmanve, atyre nuk po u binte ndermend qe tu gjendeshin Shqipetarve prane ne ato mjerime, qofte edhe me ndonje thes miser, miser qe ua hidhnin kuajve neper stalla pa mase ne Europe!

    Fjalet e atij prifti, sado te liga dhe qellim kqija ndaj Migjenit apo ndja krijuesve ne tersi, nuk me bejne mua aspak qe te zbeh rrespektin dhe dashurine qe kam per njerzit e mdhenje qe ishin klerik, per Prifterinjte si Gjergj Fishta, Anton Harapi, Vinēenc Prenushi, Ndre Mjeda apo Shtjefen Gjeēovi e te tjere te mrekullueshem plot…

    Por mjerisht kur lexova fjale te tilla te atije prifti, me duhet te kujtoj se shumica e prifterinjeve dhe hoxhallarve i kane mbajtur njerzit me shume ne erresire me genjeshtra e nuska se sa me te verteten dhe me ndihmen humane per ti gjalleruar qe te ishin me te zhvilluar per te iu pregatitur njohjes dhe mashtrimit te diktatures e te mos i nenshtroheshin mashtrimit komunist aq pa pritur ne ditet e luftes se dyte botrore…

    Ne ato dite kur trupat fashiste gjendeshin ne Shqiperi, shume klerik u ulen salloneve me fashizmin gju me gju… ne vend qe te rrinin me popullin dhe ta konsideronitn pushtuesin si pushtues duke e frymzuar popullin qe te rezistoje per ta ēliruar vendin duke mos perkrahur ide sllavo-komuniste…
    E per ate pike, kleriket, e kryesisht prifterinjte kane gjynahet te pa shlyeshme ndaj popullit shqipetar, sepse ishin pjesa intelegjente qe populli ju besonte shume…por ata e lane popullin vetem dhe dolen si padashje… ku komunistat heshtjen e klerit para fashizmit e moren si fakt bashkpunimi me fashizmin, edhe pse ata, jo te gjithe nuk bashkpunuan me ta… edhe pse darka e dreka me fashistat e fluturime per ne Itali me aroplanet e Duēes i bene shpesh, ne ate kohen kur populli pergjakej burgjeve e internimeve fashiste dhe vdiste urie e semundjesh…
    Historite nuk harrohen, realiteti mbahet mend edhe nga muret apo nga drunjte e pemve siē tregojne legjendat e vjetra Shqipetare, te cilat jane shume me te vjetra se kleri…

    E thirrjen e atij prifti, qe “njerzit ti nenshtrohn mjerimit, varferise, ti pranojne ato” pasi sipas tije, egoizmi dhuna, vrasja e te tjera te kqia te shoqerive apo regjimeve diktaoriale, ” i paskan rrenjet ne pasionet dhe interesat tona…(fjalet e tijė).

    Une po them qe:
    Ato fjale ai prift dhe te tjere si ai ne mendime, le ti mbajne per vehte, sespe as une dhe besoj se as shumica e Shqipetarve nuk do te pranojme kurre qe tu neshtrohemi dhunes se mjerimit, egoizmit e asnje lloj padrejtesie qe shtyp jeten njerzore, jeten e popullit Shqipetar sot atje!

    E njekohesisht u bėjme thirrje te gjithe Shqipetarve qe te mos mbesin viktima te padrejtsive kurre, por te ngrihen me mjete demokratike kunder te kqijave per ti larguar pushtetaret qe shkaktojne mjerime, vjedhje krime etj, por te u distancohen edhe priftrinjve qe poshtrojne figuart historike te kultures e letersise shqipetare apo i servirin publikut fjale pesimiste qe miratojne mjerimin, varferine e krimin ne popullin tone te vuajtur!

    Po kujtoj se ka vende e popuj qe nuk e njohin varferine, nuk e njohin padrejtesine, nuk i shtyp askush, nuk eshte askush pa shtepi banimi, nuk eshte askush pa parate e bukes, pa veshje, pa sigurimin e jetes dhe te shendetit, e ato vende dhe popuj jane qindra milioneshe!

    E ai prift duhet te mesojė me shume per realitetin botror ku rrespektohen lirite dhe te drejtat e njeriut!
    Te lexoje ndonje rrjesht ndokund si jetojne 82 milon Gjerman, dhe prej tyre 8 milon jane te huaj, si jetojne Francezet, Anglezet, Amerikanet, Kanadezet, Austriaket, Austarlianet, Zvicerrianet, Monakasit, Greket, Spanjollet, Portugezet, Belget, Danezet, Suedezet e shume te tjere…

    Ai prift i cili i ka vene nje qellim te keq detyres vet, ku paska si qellim te mbjedhe tek njerzit frike, pesimizem, urrejtje, dhe humbje shprese per ēdo gje, duke ua serviruar lutjen qe njerzit te pranojne pa drejtsite apo vdekjen ne vuajtje sepse sipas tij, e paska thene Zoti ashtu!!!

    Ashtu siē i ka pare problemet Migjeni nuk ka mundur dhe as nuk do te mundet asnje poet ne bote qe ti shohe as ti denoncoje ashtu siē i denoncoje ai duke u dhene edhe orientimet e zgjidhjes, duke denoncuar klasat shfrytzuese te shoqerise, kleriket llupsa dhe mashtrues te shoqerise, duke i diskretituar ata, si dhe duke ua mesuar rruget njerzve qe te shkeputeshin duke mos u besuar me as pushtetarve hajdute, shtypes, por as klerikve genjeshtare.

    E, pasi ka bere gjithe ate lufte kunder Migjenit, ne fund e mbydhe me nje fjali ku ua len hapur gjoja per te vendose “mendimi i te afteve”, per te gjykuar krijimet e Migjenit…
    Ne nje kohe qe ai e din shume mire se mendimi i te afteve eshte thene e shkruar qarte tash gati 80 vjet me radhe qe kur Migjeni ishte gjalle. Mendime qe kane vlersuar e lartesuar vepren e tij duke e bere te pa vdekshme!

    E pas gjithe atyre ai kthehet prape nen petkun e njeriut te Zotit, pasi ka ngjeshur armet e djallit neper ēdo fjale e rrjesht kunder poetit, perseri futet nen veladon ku fsheh ato arme duke u terhequr si i “shenjte” ne Kishen ku ai qenka si “Mons, ipeshkv ndihmes ne Kishen e Shkodres…”

    E ndersa une po e mbydhi kete shkrim me keto mendime te mijat kunder atij sulmi qe i ka bere poetit te madh Migjeni, me keto fjale:

    Kleri Shqipetare, apo feja katolike, nuk besoj se do te jete krenare me klerike si ai!
    E ne se ndjehet krenare Kisha katolike per ato qe ka shkruar ai prift kunder Migjenit, me keqardhje them se do te jete shume me pak e besueshme per besimtaret e vet!

    Kisha katolike Shqipetare me priftrinje si ai, jo vetem paska humbur besimtaret e vet, por ka marre nje njolle te zeze ne historine e vet si Kishe katolike per gjithe jetet, ku mjerisht ai prift keni hedhur balte edhe mbi figurt e fese katolike te cilet kane luajtur nje rol mjaft te mrekullueshem ne kulturen dhe letersine Shqipetare si at Gjergj Fishta dhe shume te tjere…
    Te cilet po te ishin gjalle sot dhe po ta lexonin tekstin qe ka botuar ai prift, ata do te i kerkonin falje publikut Shqipetar per turpin qe ka bere ai me ate shkrim kunder Migjnit!

    E populli shqiptar atyre do te ua falte fajin e atij prifti, sepse ata kane qene dhe mbeten burra te mdhenj te kombit per gjithmone, qe nuk shane e as nuk shpifen kunder asnje krijuesi apo poeti per asnje lloj shkaku, e aq me pak per vargjet e ndokujt qe shkruan ashtu siē e ndjen, siē i vjen frymzimi dhe muza krijuese qe ka lindur me njeriun ne genet qe ja ka falur Zoti!

    E ata nuk jane sot qe te kerkojne falje per fjalet e shkruara nga ai prift, dhe as tė i thone atij qe ta beje ate!Tė u kerkoje falje lexuesve dhe adhuruesve te poetit Migjeni, e ne fund te shikoje punen e vet si prift duke mos marre misione djallzore per te denigruar poet apo figura te letersise e te kultures Shqipetare!

    Por ate turp qe ka bere ai sot, si perfaqesues i Kishes katolike, nuk mundet asgje ta shlyeje, asnje falje publike sikur ai ta kerkoje, pasi njeriu cinik ne shpirt si ai e aq armiqsor kunder poetve eshte gati i pafalshem dhe i pa pranueshem as per tu degjuar ne predikimet e tije, e aq me pak i deshirueshem per tu lexuar!
    Ai lloj, qe i enderroka qe te u tregoje ca kufinje krijuesve, te cilet une si krijues nuk do ti njoh kurre, ashtu siē nuk i ka njohur Migjeni e nuk i njohen as shume te tjere poet te mrekullueshem, del si nje armik i eger i fjales se lire, i mendimit te lire e aq me teper kunder te madhit poet dhe prozatorit Migjeni!

    Ēdo kush, qofshin ata klerik apo politikan, krijues apo te tjere qe do te tentojne te hedhin balte mbi krijimtarine e Migjenit, balta do tu kthehet si turp i perjetshem ne fytyrat e tyre, duke u dhene sfiden e nje shkatrrimi para forces se fjales dhe para forces se mendimit te atij gjeniu te madh te poezise dhe prozes Shqipetare!

    Ketu ne fund po kujtoj per ata lloj klerikesh, disa vargje te Poetit te madh Iranian “Omar Khajami”, vargje nga 331 Rubaierat e tij te famshme, me te njohurat dhe me te bukurat ne bote per nga rrjedha dhe filozofia e tyre.
    Vargje te cilat jane te perkthyera nga Poeti i madh Shqiptar, mendimtari, demokrati dhe teologu i madh Fan Noli, i cili dhe ai ka qene prift dhe biles nje nder prifterinjte me te nderuar te Amerikes!

    E sikur Noli i madh, te kishte pase sado pak fanatizem racist kleriku siē paska ai prift, Shqiperia do te kishte mbetur pa nje perkthim te perkryer te Omar Khajamit, poet i cili 1200 vjet me pare u eshte kundervene feve ne tersi duke i konsideruar si mashtrime per popujt e njerzimin, duke i cilesuar si “Pengime (pranga) per lirine”!

    E vertet fete jane pengime per lirine e njerzve, kur ne krye te Kishave apo Xhamijave, apo besimeve te tjera, jane njerz te tille si ai lloj prifti. Besime tashme, qe siē kam thene me lart jane bere si parti poplitike te kqija, te korruoptuara… E ato jane jo vetem pengime per liri, por dhe nje semundje e keqe e shoqerise njerzore!

    Nga perkthimi i Fan Nolit te vergjeve te Omar Khajamit:

    Fragment nga “RUBAIERAT”
    ………………………………….
    Te paskan pare, Zot, ca tė „shėnjteruar“,
    Kur unė me Qiri te kam kerkuar…
    Bėj ē’mund, por je dhe mbetesh i mbuluar,
    S’tė gjej gjėkund, „me ndjej Zot i bekuar“!

    (Ketu ne keto vargje Poeti e ka fjalen se ne Toke asgje nuk zbatohet ashtu siē thuhet ne profecite Biblike, nga fjalet e Zotit!)

    Xhami e Kishe e Tmpull: Roberi !
    Kemban’ e Minare: Nje baterdi !
    Dervish e Prift e Hoxhe e Kryq e Hene;
    Pengime qe te gjitha per liri !

    (Poeti denoncon korruptimet e klerikve te ēdo lloji, abuzimet e tyre ne emer te Zotit !)
    ************************************************** **********
    E duke e mbydhur theksoj qe ai prift dhe ēdo klerik ne Shqiperi, pėrpara se te shpifin apo ironizojne jeten e vuajtjet e poetit Migjeni e te ndonje krijuesi tjeter, duhet ti kujtojne keto vargje dhe perkthyesin e tyre Shqipetarin e madh Fan Noli i cili ka patur shume me shume kulture dhe besim ne Zotin se ai dhe se shume prifterinje apo klerike te tjere, qe e perdoron Religionin si nje mjet per te shtypur njerzit e per te shuar dhe zerin e poetve si Migjeni!

    LLEMADEO, 21.05.2004
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga LLemadeo : 23-05-2004 mė 04:46 Arsyeja: korigjim gabimi

  7. #7
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria.



    Letersia s'ka qene kurre e limituar vetem qe te ngjallnin shpresa dhe optimizem me shkrimet e tyre. Letersia nuk eshte fe, sic e ngaterron Zef Simoni keto dite. Letersia eshte art, dhe si e tille nuk mund te kufizohet vetem ne tema qe kenaqin prifterinjte, pa humbur vlerat e saj, si edhe esencen. C'eshte letersia ne qofte se nuk prek ndjenjat e njeriut, mundimet e tyre, merzine, trishtimin, zemerimin si edhe problemet e shoqerise ne periudha te ndryshme te kohes?

    Urrejtja qe ka Zef Simoni per Migjenin dhe qe ia hedh Migjenit si te ishte nje patate e skuqur qe i dogji, nuk e justifikon dot menyren e padrejte se si eshte perpjekur te hedhi balte mbi emrin e tij. Shkrimi i Zef Simonit ishte tejet i eger ndaj Migjenit. Fillon te thote indirekt se aq i ben qe vdiq Migjeni, padashje ben ironi me lirine e besimit, kerkon te lidhi Migjenin me komunizmin, inkurajon percarje fetare dhe largim te realitetit, flet per disa detaje te jetes se tij pa sjellur fakte, ngaterron fene me letersine, fyen jo vetem Migjenin por edhe adhuruesit e tij, dhe gjerat e hidheta qe sheh tek vetja apo njerezia ia hedh Migjenit (a thua se Migjeni shpiku vuajtjen dhe mekatin).

    Ne lidhje me vdekjen e heret te Migjenit, Zef Simoni deklaron, "Ne kohen tone te lirise se besimit, mund te shprehemi: Keshtu desh Zoti per ate," qe ne nje menyre indirekte shpreh nje fare kenaqesie "indiferente" qe Migjeni vdiq. Kjo eshte nje dobesi njerezore, por tregon qarte qe ne paragrafin e pare se synimet e Zef Simonit nuk jane aspak objektive.

    Te besonte Zef Simoni vertet ne lirine e besimit, ai nuk do e kishte sulmuar Migjenin se nuk besoka ne Zot, por do kishte bere nje kritike me vend te punimeve te tij. Cfare lloj lirie besimi eshte kjo kur nuk e le Migjenin te qete, here duke e kritikuar se i duket anti-fetar, here se na qenka komunist, e here se ishte Ortodoks dhe jo Katolik? Ne kohen kur ka jetuar Migjeni, Shqiperia sapo ishte formuar dhe komunizmi nuk njiheshe. Por kur akuzon Migjenin se me idete e tij i ka bere "sherbim per se largu komunizmit" dhe e krahason me Nene Terezen (dike qe Maqedonasit e bejne si te tyren), duhet pyetur Zef Simoni kujt po ia ben kete sherbim kur ia jep Migjenin Serbeve dhe kerkon te krijoje percarje fetare ne Shqiperi, nje vend qe njihet per tolerance ndaj feve te ndryshme. Gjithashtu, duhet ti kujtohet Zef Simonit thenia lapidare e Vaso Pashes, "Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria."

    Realiteti mbetet ashtu sic eshte. Nuk e krijoi Migjeni ate realitetin e zymte, por thjesht pasqyroi tek shkrimet e tij. Zef Simoni shpreh se "Poema e Mjerimit" eshte "nje material... i rrezikshem" pasi Migjeni i ka sjellur "botes shqiptare frike." Por edhe ta kishte shkrojtur Migjeni ate poezi, edhe te mos e kishte shkrojtur, frika, mjerimi, vuajtja dhe dhimbja perseri do ishin aty. Ja qe ndodhi qe Migjeni jetoi ne ato vite, dhe e kishte mjerimin para syve c'do dite. Ai shkruajti per gjerat qe e preken me shume ne jeten e tij, dhe nuk eshte e drejte te kritikohet se nuk vuri nje fund ku te gjithe jetuan te lumtur me pas. Migjeni nuk shkrojti perralla per femije, dhe ne qofte se do kritikohet per kete gje, kritiket nuk jane duke bere punen e tyre.

    Mjerimi eshte pjese e jetes. Feja nuk eshte ilac i mjerimit, sic thote Zef Simoni. Mjerimi, sa do e hidhur te jete, na ben me te dhembshur dhe te kuptueshem ndaj problemeve te te tjereve. Shkurt, na ben njerez e mbase prej kesaj arsyeje nuk ka ilac. Si mund te quhet Migjeni "nje shkrimtar qe nuk i ka pa mire problemet" kur me te njejten fryme kritikohet se duke treguar realitetin i shtin friken popullit?

    Nje gabim te rende qe Zef Simoni ben ne shkrimin e tij jane deklaratat per jeten private te Migjenit ku shkruan se "urrejtja ka punue ne ate," dhe se "ka vazhdue urrejtje ndaj motrave qe mbushin boten neper spitale me sherbimet e tyne, kryevepra te heshtuna." Me keto ai jo vetem flet pa fakte (qe duke qene te tilla, fare lehte mund te quhen genjeshtra), por edhe kerkon qe te rradhisi pohues duke u ngacmuar konshiencen me menyren me te ulet ("Migjeni eshte nje shejtan, nje monster, nje gogol me te gjitha te keqiat qe mund te mendoni qe kur mbartte urrejtje per murgeshat engjellore, kryeveprat e pafajshme qe vetem e kane ndihmuar, imagjinoni sa i lige vertet ka qene.") Zef Simoni nuk ka qene prane Migjenit ne ditet qe ai po vdiste qe t'i tregoje njerezise me kaq bindje qe Migjeni jo vetem qe u ishte mosmirenjohes murgeshave qe u kujdesen per te, por edhe i urrente. Me te njejten bindje, vazhdon te shkruaje se Migjeni "patjeter" ka patur urrejtje per Dostojevskin dhe Leon Tolstoin.

    Por Zef Simoni harron se tjeter eshte letersia e tjeter eshte feja. Migjeni ishte shkrimtar, bashke me Dostojevskin dhe Tolstoin, dhe si shkrimtar nuk kishte pse ti urrente. Feja dhe letersia jane dy te ndryshme dhe keshtu nuk duhen gjykuar me standartet e njera tjetres. Nuk mund te thuash se Migjeni urrejti keta njerez apo ata njerez, dhe te ishte Migjeni kunder fese, kjo nuk do te thote qe ai i ka futur te gjithe ne nje thes (sic po ben ky prift me c'do njeri qe nuk beson ne fene e tij) dhe i ka urryer prej besimit. Artisti, shkrimtari, apo gjeniu admirohet per punen qe ben, dhe jo se cilit Zot i falet. Puna e Migjenit ne kete rast ishte te tregonte realitetin e asaj kohe, nje realitet qe sipas Zef Simonit nuk i nevojitet popullit. (E megjithate realiteti kurre nuk e pyeti njerezine ne e donin apo jo.)

    Eshte nje Migjen tjeter ai qe njohim kur lexojme vargjet e tij. Ndryshe nga c'tregon Zef Simoni, qe e perqesh Migjenin duke e shkruar per te qe "keputet si keputet nje fryt peme i papjekun, te cilit i ka hy krymbi" dhe me te njejten fryme akuzon Migjenin se perqeshte Zotin. Migjeni ishte nje njeri i ndjeshem, qe gezoheshe me rinine dhe natyren, i dhimbeshe mjerimi, vetmia dhe sidomos njerezit qe vuajne, duke perfshire te burgosurin tek "Kanga e te Burgosunit", emigrantet tek "Shpirtet Shtegtare," apo prostituten tek "Melodi e Keputun."

    Tek poezia "Te Lindet Njeriu," ne njohim nje poet qe ka shume shpresa per nje te ardhme me nje udheheqes "qe me fjale te pushton," dhe qe eshte "i madh si madhni." Tek "Te birte e Shekullit te Ri," Migjeni shkruan me pasion dhe patriotizem per te nxitur Shqiptaret qe te luftojne per nje te neserme me te mire. Me vargjet e meposhtme:

    "Na te birte e shekullit te ri,
    me hovin ton e te ndezun peshe,
    nder lufta te reja kemi m'u ndeshe
    dhe per fitore kem' me ra fli."

    Migjeni shpjegon se ia vlen te vdesesh per fitore. Keto lloj poezish nxisin njerezit te mos rrijne duarkryq kur u cenohet vendi. I frymezojne te luftojne, dhe u japin shprese, si edhe u rikujtojne kohe me te bukura. Migjeni ka shkruajtur edhe poezi te tjera me tema te peraferta si "Zgjimi," "Shkendija," "Kanga e Rinis," dhe "Kanget e Pakendueme," ku siguron lexuesin qe gjithshka do jete me mire ne te ardhmen, "se liria filloi me lulzue/dhe e [ndjen] nga Dielli (alegorik) valen."

    "Poema e Mjerimit" tregon nje Migjen tjeter nga Migjeni shpresues. Ky Migjen po vezhgon mjerimin, dhe e "ze trishtimi/kur shef ftyra te zbeta dhe sy te jeshilta qe... shtrijne duert e mpita." E sheh mjerimin ashtu sic eshte, i eger dhe i pashprese, "e neveritshme, e keqe, e turpshme," me foshnje qe qajne "si shpirt' i keq," nena qe mallkojne, dhe femije qe detyrohen te rriten shume shpejt. Ai veshtron shume aspekte te varferise, si prostitutat, mundimi i pashperblyer, uria, vdekja, dhimbja, vetmia, alkoholizmi, etj.. Keto ishin gjerat qe e mundonin Migjenin, dhe ai shkrojti per to. Migjeni ishte njeri dhe si te gjithe njerezit kishte momente te deshperuara dhe i shprehu ashtu sic dinte, ne shkrim. Kritika e Zef Simonit per Migjenin nuk eshte se ishte negativ, por sepse nuk genjente kur tregonte realitetin. Ku eshte "rreziku" se dikush shprehu ndjenjat e veta? S'kishte te drejte Migjeni te merziteshe me jeten?

    Migjeni prek pak a shume te njejtat ndjenja te pashpresa kur shkruan "Blasfemi." Ketu lexojme per lutjet e pafund te njerezve qe vuajne, dhe shikojme kontrastin e kishave dhe xhamiat e bukura ne vende te varfera. Ky ishte nje realitet tjeter qe ekzistonte ne kohen e Migjenit dhe qe akoma ekziston ne kohen tone. Zef Simoni deshtoi te permendte ne shkrimin e tij (s'mund ta quaj kritike) ku shpesh here del nga tema me reklama te teperta mbi kishen, faktin qe vendet e kultit kishin krijuar nje shkeputje ekonomike nga masat e popullit dhe ndersa ato predikonin tek njerezit besimin per Zotin, per vete jetonin ne kushte (shume me) te mira jetese. Perkundrazi, cirret dhe sulmon Migjenin mbi titullin e poezise. Per vargjet s'ka c'te thote se mjafton te shikosh rrotull edhe sot e kesaj dite

    "Xhamiat dhe kishat madhshtore nder vende te mjerueme...
    Kumbonaret dhe minaret e nalta mbi shtepia tona perdhecke..."

    Tek, "Recital' Malsorit," nje poezi e lehte por shume domethenese, Migjeni has dobesine e tij dhe deshiron te jete i fuqishem e te shikoje malin "si dridhet nga grusht' i paligjshem." Eshte nje shkrim qe lexuesve u dhimbet pasi asnjeri nuk deshiron te jete i pafuqishem. Ketu, Migjeni luan edhe me fantazite tona kur jemi ne situata ku ne nuk kemi kontroll, sikur te ishim vertete aq te forte dhe te benim edhe malin te dridheshe nga fuqia jone.

    Te ishte ne dore te tij, Zef Simoni do na kishte kthyer mbrapsht ne koherat e mesjetes, vitet me te zymta te artit dhe shkences, kur kisha shtypte dhe dhunonte c'do lloj arti dhe shkence. I quan fjalet e Migjenit "te shthuruna" dhe "te marra," dhe perserit zakonin e tij ku flet me bindje per gjera per te cilat nuk ka fakte duke thene se kushdo qe flet mire per Migjenin, flet me "artificialitet." Jo vetem qe quan genjeshtare dhe hipokrite admiruesit e Migjenit, por thote se vetem ai eshte aq i drejte e i zgjuar sa te dije c'eshte arti, e se vetem ai eshte i afte te gjykoje cfare eshte letersi apo cfare nuk eshte. Nuk ka njeri qe e do Migjenin si shkrimtar me gjithe zemer?

    Duke propozuar qe t'ia ndryshojne emrin teatrit te qytetit te Shkodres nga "Migjeni" (nje emer qe per mendimin tim eshte nje emer me se i denje) ne "Teatri i Qytetit," Zef Simoni kerkon qe ta fshije Migjenin nga memorja e popullit Shqiptar. Por Migjeni eshte nje gur i rende qe ka zene vend mire ne historine dhe artin Shqiptar me veprat e tij si "Poema e Mjerimit," "Luli i Vocerr," "Kanga e Rinis," "Tė birtė e shekullit tė ri," "Recital i Malcorit," etj. etj.. Migjeni eshte nje gur teper i rende per Zef Simonin, qe ne krahasim me Migjenin s'eshte vec se nje leter cigareje, qe ta levizi prej vendit. E vetmja e mire qe doli prej shkrimit te tij per Migjenin eshte se me shtoi deshiren te kerkoja librin e Migjenit qe mbaj ne nje qoshe te rafteve e tia lexoj rreshtat e njohura me deshire, me mall, me nostalgji dhe me beri ta dua sot pak me shume se sa e doja dje.

    Nga menyra se si shkruan Zef Simoni, te le pershtypjen se vetem prifterinjte jane te pagabueshem. Por ai nuk duhet te harroje se perfaqesuesit e klerit katolik ne emer te Zotit shpiken inkuizicionin dhe dogjen ne turren e druve shkencetare vetem e vetem se ata thane te verteten (e megjithate toka rrotullohet -- Galileo).

    M.S. Zef Simoni, a mos valle ju keni marre persiper te digjni figuren e Migjenit, pa c'ka se jo ne turren e druve???


    Ilda Gjelina
    New Jersey, USA
    ....
    E pergezoj autoren e ketij shkrimi!

  8. #8
    _____
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Citim Postuar mė parė nga macia_blu
    Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria.


    Letersia s'ka qene kurre e limituar vetem qe te ngjallnin shpresa dhe optimizem me shkrimet e tyre. Letersia nuk eshte fe, sic e ngaterron Zef Simoni keto dite. Letersia eshte art.
    Sa bukur e ka thene "letersia eshte art''...nje menyre e re te mendosh per letersine.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Pikėrisht kėtė dhe jo ateizmin e tij nuk doni t’i falni edhe sot e kėsaj dite kėtij poeti gjenial goditjen e tij dhe jo herezinė e “Vargjeve tė lira”, qė ju i quani “vargje tė shthuruna, ku nė ato ka pak Nitchshe, pak sovjetizėm, pak stil, shumė halle, shumė revolucion e shumė helme”.

    Migjeni ynė


    Korab Hoxha

    Kur nė shtypin e provincės ndesh nė doza banaliteti, ėshtė deri-diku e kuptueshme, por kur sheh se banaliteti gjen vend edhe nė shtypin e metropolit, nė emėr tė njė objektiviteti fals “pėr t’i parė gjėrat ndryshe”, atėhere ky lloj amoraliteti rrezikon tė shndėrrohet nė njė normė shoqėrore.
    Artikulli pėr Migjenin, titulluar “Pėrkrahės i njė bote pa zot e i njė shoqėnie pa religjion”, shkruar nga mons.Zef Simoni, Ipeshkv Ndihmės nė Arqipeshkvinė e Shkodrės, botuar nė gazetėn “Korrieri”, qershor 2004, nis nė kėtė mėnyrė: “E thotė saktė Ismail Kadare pėr atė, por me qėllim fyes e tė randė ndaj besimit: Mbaroi seminarin si njė antiseminarist. Pėr sytė e njė fetari, - vazhdon Ismaili, - ai ishte njė dezertor i fesė. Migjeni delte nga seminari ortodoks si njė djall me tre brirė”.
    Padre!
    Ju ose nuk zotėroni kulturėn e nevojshme ose spekulloni hapur! Po nėqoftėse nuk arrini tė perceptoni se ē’thotė I.Kadare nė studimin e tij. “Migjeni apo uragani i ndėrprerė”, atėherė kėqyrni me kujdes se ēfarė thotė ai pėr artin e tij, nė raport me ata poetė, tė cilėt ju mundoheni t’i vendosni nė Olimp dhe qė pėr hir tė sė vėrtetės, pavarėsisht nga pompa dhe zulma e kohėve tė fundit, pavarėsisht nga zelli “pėr t’i parė gjėrat ndryshe”, ngjajnė me ca rapsodė tė mjerė pėrballė artit poetik tė Millosh Gjergj Nikollės.
    “Migjeni, - vazhdoni ju, - urrejtjen ma tė madhe do ta kishte ndaj sa tė kėqijave, por mbi tė gjitha, ndaj sa tė mirave dhe ndaj asaj, qė asht ma e mira, se do tė pėrqeshte nė shkrimet e veta tė shumta Zotin, do tė fyejė dogmat, institucionet shejte, shume Kishėn Katolike, predikimet e gojėtarėve apriori”.
    Ky ėshtė mėkati mė i rėndė migjenian, sipas jush, pėr tė cilin pasi shpallni me cinizėm tė hapur se vdiq, se “kėshtu desh Zoti pėr atė”, shpejtoni tė lani hesapet njėherė e mirė, duke lajmėruar ndėrkohė publikun, pas njė litanie tė stėrzgjatur pėr objektivitet, se do tė dalė vepra juaj e gjanė pėr letėrsinė shqipe!
    Meqenėse tash jeni nė njė moshė tė tillė, kur, ku i dihet, Zotit mund t’i teket qė t’ju thėrrasė pranė vetes, mos e shkruani kėtė libėr! Mos e rėndoni veten me gjithfarė sajesash e pandehmash pėr njė nga poetėt mė tė mrekullueshėm, qė ka njohur shqipja e qė i bėn nder jo vetėm poezisė evropiane, por edhe asaj botėrore. Aq mė keq pėr ju, si njeri i Zotit, nėse mendoni qė demokracia ėshtė njė revansh, bile dhe mė hidhur "njė larje hesapesh”, sepse mund tė mbaroni punė shpejt me Migjenin e vdekur, po “A mund tė bėjė vallė shoqėria shqiptare pa veprėn e tij?” Ja, njė pyetje, tė cilės dhe Zoti vetė do ta kishte vėshtirė t’i pėrgjigjej.
    Kuptojeni mė nė fund, se vepra e Migjenit apo dhe e imzot Nolit, qė po ashtu ju shqetėson, ėshtė e lidhur ngushtė me kėrkesat e njė brezi tė tėrė tė viteve ’30, i cili kėrkonte “oksidentalizimin” e shoqėrisė shqiptare, emancipimin dhe evropianizimin e saj. Ndryshe si mund tė shpjegohen “Kangėt e Prendimit”, “Makbethi” apo “Hamleti”?
    Mos bini pra, nė pozitat e logjikės formale, duke barazuar thjesht veprėn me krijuesin, kur dihet se vepra shpesh i kapėrcen dhe bindjet, duke bėrė shpesh njė jetė tė pavarur prej tij.
    Nga ky kėndvėshtrim, vepra e Migjenit, ėshtė vepra e njė intelektuali tė hapur ndaj ideve progresive tė kohės, i cili hyn nė konflikt me shoqėrinė dhe institucionet e saj. Kjo protestė ishte gjithėpėrfshirėse dhe i drejtohej mbarė perėndive, tė qiellit dhe tokės (pra nuk drejtohej vetėm kundėr kishės!), por ju natyrisht i bini kėmbanės, qė ju intereson.
    Ndofta nė kėtė pikė, jeni pėr t’u respektuar, sepse shprehni ndershmėrisht pikėpamjet tuaja, qė janė nė thelb pozicioni mė konservator i klerit katolik nė Shqipėri, ndryshe nga ndonjė “pushkė e blerė”, qė, duke fshehur pėrbuzjen e fshehtė, qė ka pėr kėtė komb, nxiton t’i veshė atij lloj-lloj pėrcaktimesh etnike fyese. Ju shkruani se: “Poema e mjerimit” e Migjenit asht njė material i dhimbshėm e i rrezikshėm, pse Migjeni ka kapė njė aspekt tė mjerimit, tue i sjellė botės shqiptare frikė, thatėsi e vdekje tė njė terri tė specializuem nga tė zezat. Kėshtu Migjeni bahet vrasės i moralit, do tė ishte ai qė do tė shuej dashurinė, qė e jep tė pėrsosun Krishtėnimi edhe ndėr vuejtje”.
    Edhe vetė inkuizicioni do t’jua kishte zili kėtė pėrcaktim. Keni harruar vetėm tė shtoni nė fund fjalėt “Tė digjet nė turrėn e druve!”, natyrisht, pas vdekjes. Dhe si pėr ta provuar herezinė e kėtij poeti “tė errėt e me pak ajėr sllav” i kundėrvini emrat e Dostojevskit e sidomos tė Leon Tolstoit “burrave tė letėrsisė sė bekueme ruse”.
    Tė mė falni, por sėrish ngre pyetjen nėse ju nuk dini apo thjesht spekulloni? Sepse ishte pikėrisht Tolstoi, ai, qė u shpall heretik nga kisha ortodokse ruse pėr demaskimin, qė i bėri kėsaj tė fundit. Nė tė gjithė veprėn e tij, por veēanėrisht nė atė me karakter teo-filozofik “Ku mbėshtetet besimi im?” Tolstoi paraqet kundėrshtinė e hidhur midis formimit tė tij shpirtėror dhe asaj, qė shihte nė jetėn ruse, tė mbushur me vuajtje, dhunė dhe degjenerim, ku miliona e miliona ndodheshin nė njė varfėri tė tejskajshme, ndėrkohė kur kisha notonte nė pasuri marramendėse. Duke synuar tė shkrijė nė njė tė vetme “Biblėn” dhe “Kuranin”, Tolstoi mėtonte tė krijojė njė fe tė vetme pėr tė ngjallur dashurinė njerėzore pėr tjetrin, qė nė fakt ėshtė thelbi i Krishtėrimit, por qė institucionet e kultit e kishin deformuar deri nė mosnjohje. Rebelimi i Migjenit, zemėrimi i tij gati hyjnor buron po nga kjo arsye madhore dhe jo prej shkaqesh periferike, siē mundoheni ta banalizoni ju, duke shpėrfillur jetėn dhe karakterin e tij. Natyrisht dhe veprėn, qė buron prej kėtij karakteri…
    Nė emėr tė ushtrisė sė lypsave, prostitutave, foshnjave tė vdekura, malėsorėve sifilitikė dhe fėmijėve tė tyre tė unėt, studentėve tė zhgėnjyer dhe njė rinie tė humbur, nė emėr tė dhimbjes pėr tjetrin, Migjeni e sulmoi dhe pėr hir tė sė vėrtetės, e lėkundi thellė autoritetin e kishės! Dhe nga kjo pikėpamje ēdo faqe e veprės sė tij klith dhe nė tė njėjtėn kohė rrezaton shumė mė tepėr dhimbje dhe dashuri pėr tjetrin se ēdo predikim banal apo lotė tė derdhur me tepri. Pikėrisht kėtė dhe jo ateizmin e tij nuk doni t’i falni edhe sot e kėsaj dite kėtij poeti gjenial goditjen e tij dhe jo herezinė e “Vargjeve tė lira”, qė ju i quani “vargje tė shthuruna, ku nė ato ka pak Nitchshe, pak sovjetizėm, pak stil, shumė halle, shumė revolucion e shumė helme”.
    Nė fakt, ka njė pikė nė veprėn e Migjenit, ku mendimi estetik komunist, por edhe ju me sa shoh, nxitoni tė largoheni “si djalli nga temjani” gati-gati me alarm. Dhe ky ėshtė pikėtakimi i veprės sė Migjenit me filozofinė e Niēes.
    Ndofta, gjatė gjithė historisė sė mendimit tė lirė evropian, nuk ka pasur kurrė njė filozof si Niēe, qė ta urrente aq shumė idenė e qenėsisė sė Zotit, duke e cilėsuar atė si mė topitėsen, mė tė hidhurėn dhe mė reaksionaren, qė shtyp energjitė dhe mendimet e njeriut tė lirė. Duke kundėrshtuar bash kėtė dhunė psikologjike, ishte Niēe ai, qė kėrkonte lindjen e mbinjeriut, duke ēliruar energjitė e brendshme potenciale tė ndėrgjegjes njerėzore. Ky zgjim ėshtė i kudondodhur tek Migjeni dhe jo vetėm tek poezia “Tė lindet njeriu”. Ėshtė pikėrisht Migjeni, qė, duke u ēliruar nga dogmat dhe idhujt, shpėrfaq prej thellėsish tė veta, atė energji, qė u bėnė mė pas mishėrim i idealeve tė brezit tė viteve ’30 (dhe jo vetėm i komunistėve!), por i tė gjithė intelektualėve progresistė, qė synonin pėr njė shoqėri demokratike evropiane. Ėshtė tjetėr gjė, nėse me kėto ideale mė pas u spekullua dhe ky brez pėsoi njė nga tragjeditė mė tė mėdha, qė ka njohur jeta. Por kjo ndodh se nė kohėn kur gatuhet e ardhmja, Zoti nė qiell, me sa duket, bėn gjumin e drekės.
    Ishin po vargjet e Migjenit, qė gjatė viteve ’90, pėrkujtoheshin ndoshta mė shumė se tė ēdo poeti tjetėr nga rinia universitare. Janė sėrish “Vargjet e lira”, qė nė kėtė botė me mungesė dashurie pėr tjetrin, por tė tejngopur me gangsterė dhe prostituta politike, me degjenerim, krim tė organizuar dhe mafie, i ftojnė shqiptarėt nė protesta tė reja. Doni apo s’doni ju, vepra e Migjenit gjeneron sėrish njė revoltė madhėshtore! Dhe le t’i lutemi Zotit ju dhe unė qė nuk e besoj qė Shqipėria ka poetė tė tillė si ai, tė cilėt numėrohen vetėm me gishtat e njerės dorė. Nė tė kundėrt, ky popull i mjerė do tė lindėte e do tė vdiste skllav. Dhe pėr kėtė duhet falenderuar ky “antikrisht”, siē e cilėsoni ju Migjenin.
    Padre!
    Mos kujtoni vallė, se i gjithė ky revolucion demokratik ndodhi nė Shqipėri qė ne tė kthehemi nė njė “Societas Jesu” tė Injacio Lojolės nė vitin 1540? E kuptoni mirė se pėr ēfarė e kam fjalėn, sepse kėto gjėra si specialist i dini mė mirė se unė.
    Nėqoftėse mendoni kėshtu, atėhere gaboni rėndė, sepse zjarri, me tė cilin dikur spekullonin vetėm perėnditė, ėshtė shpėrndarė sot, nė saje tė njerėzve si Migjeni ynė, nė miliona e miliona duar. Sot dhe njė maturant i gjimnazit tė Koplikut mund tė zotėrojė po aq kulturė e po aq shumė gjuhė sa dhe vetė Papa i Romės, tė cilin ju e adhuroni aq fort!
    Dhe nuk ėshtė aspak e vėrtetė, se populli i Shkodrės nuk e do Migjenin! Nuk ka mundėsi qė njė nga qytetet mė me kulturė, siē ėshtė Shkodra, tė mos kuptojė dhe tė mos dojė njė nga bijtė e saj mė tė dhembshur e mė tė mirė. Por jeni ju, janė turmat e fanatikėve, qė dėgjojnė predikimet tuaja e qė mė pas marrin flakė nga … poshtė dhe shkatėrrojnė shtėpinė muze, dhunojnė varrin dhe i thyejnė hundėn bustit tė tij.
    Dhe para se t’i ndėrroni emrin teatrit, siē propozoni ju, ndėrtoni mė parė njė teatėr tjetėr me fondet e kishės, qė, me sa di, ėshtė bajagi e pasur dhe pastaj vėrjani emrin nė daē Teatri i Qytetit apo i fshatit, ku sundoni.
    Tė paktėn kjo do tė ishte mė e ndershme nga ana juaj dhe Kishės Katolike, shėrbėtor i bindur i sė cilės shpėrfaqeni edhe nė artikullin e shkruar prej jush!
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  10. #10
    i/e larguar Maska e Jamarber
    Anėtarėsuar
    04-11-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    390

    Migjenit Veq I Ngrihen Vlerat

    Nuk eshte hera e pare as e fundit,qe ,,Shqiptare ,,ngrihen kunder Shqiptareve qe me veprat e tyne i kan dhan emer kombit,pore dhe ju kan ndrique mendjet Shqiptareve,per tu largue prej skamies e paditunise.
    Gjithmone ne qenien time i kam paragjykuar,njerezit e perkushtuar shum mbas politikes dhe fese,dhe sidomos ata qe duan ta perqojne me te gjitha mjetet e menyrat ,edhe te pandershme,rrymen dhe idete qe perfaqesojne.
    Dikush qe ka menduar te sulmoje Migjenin e madh ne emer te fese ben nje te mire te madhe,pore edhe nje te keqe te madhe.
    -Emira e madhe eshte se ngren ne nivelin e duhur vlerat e poetit te madh Migjeni,sepse shtresa inteligjente Shqiptare kundervepron menjehere siq po veproni ju.
    -Dhe e keqja eshte se duke folur nga tempulli i kishes katolike,nje klerik me emer ne kete menyre,demton ne nje far menyre imazhin e njerezve per drejtuesit e sotem te fese.
    Mendoj qe i duhet dhen nje pergjigje e mire pikerisht ne gazeten qe aj e ka publikuar shkrimin.
    Gjithashtu pergezoj Macen _blu,per temen mjeft te rendesishme qe ka hapur,dhe gjith pjesmarresit ne kete teme.
    pershendetje

  11. #11
    Pershendetje

    Disa nga postimet u hoqen nga kjo teme sepse ketu nuk po diskutojme per revisten Kuvendi. Revista ka nje staf qe mund te kontaktohet per pershtypjet rreth saj. Ne kete teme po diskutojme per Migjenin...

    Mace, me pelqeu pergjigja ndaj shkrimit te Zef Simonit. Faleminderit qe e solle ne Forum dhe me dhe mundesine ta lexoj.
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e pagan
    Anėtarėsuar
    15-02-2004
    Postime
    227
    mbrojtje shume te dobta i jane bere migjenit ketu, po te ishte gjalle atij do ti vinte turp per perkrahesit e tij.

    migjeni s'ka nevoje per mbrojtjet tuaja.

    sepse,

    zef simoni a kushdo qofte nuk mund ta ule poshte nje njeri qe ndodhet tashme ne qiell (n'est ce pas monoo), pa u ngjit dhe vete atje, du me thone, pa vdeke.

    ps; mace shkrimi yt ishte teper energjik (si grifshe e vertete ), gjynah qe e harxhon gjithe kete energji me nje cop PRIFT te nje kohe pa shkelqim. ruaje ate, nje poezi e bukur si ato te migjenit do te mjaftonte, besoj, per ti dhene drite kujtimit te tij.

    te fala.

  13. #13
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Zef Simoni this, Zef Simoni that... Zef Simoni, Zef Simoni, Zef Simoni, Zef Simoni...

    Po Migjeni?
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e LLemadeo
    Anėtarėsuar
    22-04-2004
    Postime
    72

    Moderatorve

    Do te benit mire qe ta mbydhni kete teme fare, pasi ju po i censuroni postimet duke i fshire ato qe kane lidhje me temen...

    E ndersa leni 24 ore postime ku shjane e lendojne te tjeret!
    Ska fuqi me te madhe se Menēuria !
    Ska arme me te forte se Durimi !
    Po dite qe ti mbash, te shkojne qe te dyja !
    Dhe do te shquhesh si me i miri !
    LLEMADEO

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e LLemadeo
    Anėtarėsuar
    22-04-2004
    Postime
    72

    Perseri iu them Moderatorve !

    Duke e pare se ju si moderatore mbani njeanshmeri ne dergesat e postimeve te antarve, ku lejoni qe te qendrojne ne faqe postime me sharje dhe ofendime sic late ato te "macja bluh" dhe ne anen tjeter fshite tre here postimet e mija qe kishin lidhje edhe me temen dhe me disa pergjigje te thjeshta pa ofendime per ate "macjabluh", ndaj se ciles asnje here nuk kam shkruar asnje fjale te rende! E ajo se nga u inspirua dhe vodhi vrer duke shfrytezuar faqen e ketij forumi...

    Ajo sjedhje e juaj si moderator ku i hapni rruge njeres pale qe te sulmoje tjetren dhe pales tjeter ja fshini postimet, nuk eshte normale per njerzit qe mendojne se po bejne dicka te paster ne sherbim te komunikimit te Shqiptarve ne keto faqe !

    Ky shkak me ben mua qe te largohem nga forumi shqipetar duke ju thene se:

    Nuk do te hedh me ne kete forum asnje shkrim, asnje mendim, asnje krijim timin si autor i njohur ne publicistike-gazetari, pikture dhe poezi e proze qe prej vitit 1992.

    Forumi shqiptar do te mbese ne kujtesen time si nje faqe ku krijuesi afrohet per te kontribuar dhe shahet e fyhet deri dhe nga moderatoret ku i fshihen postimet padrejtsisht!

    Ju faleminderit
    Ska fuqi me te madhe se Menēuria !
    Ska arme me te forte se Durimi !
    Po dite qe ti mbash, te shkojne qe te dyja !
    Dhe do te shquhesh si me i miri !
    LLEMADEO

  16. #16
    your incubus
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    456
    leila ti je funny!

    llemadeo, me vjen keq qe nuk e kam, po do te te jepja adresen e vandalit.

    ndersa sa per migjenin, sinqerisht, nuk e kuptoj se si mund t'a preki dot nje prift, qofte edhe terthorazi. kjo eshte humbje kohe.
    gjuha jote eshte blu blu blu blu blu ne portokalli

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e pagan
    Anėtarėsuar
    15-02-2004
    Postime
    227
    e ē'rrendesi ka moj mace ēa eshte llemadeo, trajtoe si nje anetar si gjithe te tjeret, pse duhet qe edhe ai te jet poet i vertete, apo kujton se ketu ka veē te tille, leri dhe atij lirine e tij, siē dhe ai duhet ne fakt t'ja u lere te tjereve. nuk eshte krim me qene i mefshte. apo ju keni marre persiper te edukoni gjindjen.

    duke reflektuar me vjen ne shpirt nje shprehje : (PA TĖ TILLA - d d). pra njerezit sa me shume me harbuteri ti trajtosh aq me shume ata te duan, sa me shume t'ja u shkelesh te drejtat, aq me shume kjo i motivon, sa me shume ti editosh (si ketu), aq me shume ata do te shkruajne e bile krijojne.
    si puna llemadeos psh, po t'mos t'ja fshinin postet, pra te mos ushtronin dhune intelektuale e obskure mbi te, ai nuk do ta krijonte vjershen e tija, por do te vazhdonte akoma te merrej me migjenin.

    apo jo mace, sa here ta kan mbyllur porten ty (apo mua, apo tjeteve) e ke hyre nga penxherja, hee, apo rrej.
    prandaj them, ne na pelqen DHUNA, bile dhe migjenit i pelqente, ndryshe do zgjidhte jugosllavine per te jetu. kur mendon se dhunuesi tend (qe mund te jete zoti apo tjeter) eshte idiot e s'merr vesh fare nga jeta, ti fillon pa e ditur hiē dhe e dashuron. ēa me bo, ky eshte "le destin humain"
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Diabolis : 07-08-2004 mė 08:40

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e LLemadeo
    Anėtarėsuar
    22-04-2004
    Postime
    72

    Poezi kushtuar Migjenit, nga Llemadeo!

    MIGJENIT

    Vigan i shekujve do te jesh,
    O Fanar i vargut te lire!
    Nuk mundet jo gojet e cinikve
    Qe te hedhin mbi ty erresire!

    Dhe pse priftit ju dha liria...
    Te flase e te thoje cfare te doje,
    Nuk e thote, jo, demokracia,
    Qe poetet ti marrin neper goje...!

    Nuk e thote jo rregulli i njerezize,
    As i Klerit dhe as i vete zotit!
    Nuk e thone jo, pse njerzit e liq,
    Eshtrat tentojne ti nxjerrin prej vorrit!

    Zeri qe kumboje vargjeve te lira,
    Ne kohet kur errsires kembana gjemonte...
    Drite iu bene njerzimit qe te shohe udhen,
    Kur drejt shekullit te ri po triumfonte...1

    Ti shembull i guximit i fjales veteimtare,
    Shekujsh do te jesh si nje drite ne erresire!
    Pushteteve te liga, apo te cdo klase
    Do te ua kallish tmerrin me vargun e lire!

    Llemadeo, 2004
    Ska fuqi me te madhe se Menēuria !
    Ska arme me te forte se Durimi !
    Po dite qe ti mbash, te shkojne qe te dyja !
    Dhe do te shquhesh si me i miri !
    LLEMADEO

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e kalemi
    Anėtarėsuar
    23-06-2002
    Postime
    50
    Citim Postuar mė parė nga LLemadeo
    MIGJENIT

    Dhe pse priftit ju dha liria...
    Te flase e te thoje cfare te doje,
    Nuk e thote, jo, demokracia,
    Qe poetet ti marrin neper goje...!

    Llemadeo, 2004

    O Llumadeo ku e ke psonisur kete mendim? Si copez e artikullit te sekretarit te lidhjes duket. Ah ku ju djeg menderja ju ku ju djeg... Mesele me te ndyre se kjo e Migjenit s'ka per te pasur sivjet ne lemin letrar besoj. Fshiheni pas Migjenit per te mbrojtur letersine tuaj te pjerdhur me draper, mullare, zetore e aksione. I vetmi gabim qe ka bere imzot mons. Zef Simoni eshte qe e ka kapur me Migjenin e vete m'i ben hosana Kadrese duke e kuotuar (shenje e dukshme te rehabilitimit te suksesshem te ketij te fundit me siguri).
    Kjo eshte e gjitha politike fund e krye nuk diskutohet. Vec do kerthinj qe turren te "ruajne letersine" nuk e kuptojne. Meqe Zef Simonit i dhembka aq shume poezia qe i shkoka kunder ideologjise se tij le ta nise me te gjallet njehere, me tere po(rdh)etet e shkr(dh)imtaret e oborrit totalitar qe i dogji kishat me themele. Ky eshte i vetmi faj i Zef Simonit. Tere c'mbet jane tuajat o te mjere. As qe duhet te lejohet te gjykohet nje klerik nga njerez qe jo vetem nuk zoterojne edukaten e nevojshme fetare, por qe u mungon dhe edukata shoqerore e morale. E si sulmohet? Me ca ese rrugace apo hartime tetvjecareje.

    Kini kujdes ku radhiteni o popull se Migjeni as harrohet nga nje artikull si i Zef Simonit e as do perkujtohet me shume nga "mbrojtja" juaj.

    Rente rrufeja ne hale!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga kalemi : 08-08-2004 mė 02:37

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e LLemadeo
    Anėtarėsuar
    22-04-2004
    Postime
    72

    "Kalem", mbaje mend dhe mos i harro keto vargje se do te ndihmojne...

    postuar nga kalemi me pare
    Fshiheni pas Migjenit per te mbrojtur letersine tuaj te pjerdhur me draper, mullare, zetore e aksione. I vetmi gabim qe ka bere imzot mons. Zef Simoni eshte qe e ka kapur me Migjenin e vete m'i ben hosana Kadrese duke e kuotuar (shenje e dukshme te rehabilitimit te suksesshem te ketij te fundit me siguri).
    Kjo eshte e gjitha politike fund e krye nuk diskutohet. Vec do kerthinj qe turren te "ruajne letersine" nuk e kuptojne. Meqe Zef Simonit i dhembka aq shume poezia qe i shkoka kunder ideologjise se tij le ta nise me te gjallet njehere, me tere po(rdh)etet e shkr(dh)imtaret e oborrit totalitar qe i dogji kishat me themele. Ky eshte i vetmi faj i Zef Simonit. Tere c'mbet jane tuajat o te mjere. As qe duhet te lejohet te gjykohet nje klerik nga njerez qe jo vetem nuk zoterojne edukaten e nevojshme fetare, por qe u mungon dhe edukata shoqerore e morale. E si sulmohet? Me ca ese rrugace apo hartime tetvjecareje.
    Te fyesh te tjeret, nuk eshte zotesi!
    Por eshte varferi mendimi, zinizem shtazarak,
    Qe zvarre te terheq gjirizave gjith ere...
    Ere qe kundermon djallezi qe larg!

    Temen e Migjenit po e njollosin dhe po e bejne shume te rende gojet e liga qe shajne shoket e forumit...e ajo eshte nje politike sic thua dhe vete, ku flet per ate politike dhe e luan vete ose ben sikur e luan, ku shan te tjeret me fjale te ulta, per te realizuar ate fare inati te brendshem, kur te vrasin syte, fjalet dhe vargjet apo mendimet me vlere te te tjerve!

    Cdo njeri me fjalet e veta tregon se kush eshte, cfare kapaciteti ka etj...ashtu sic keni treguar dhe ju, ku hiqeni ketu si mjeshter i vargut ku beni ironi me vargjet e mija etj...por ne fakt deri me sot nuk pame asgje te bukur te shkruar prej teje...shkruaj dicka me mire se sa te me ofendosh mua...

    E ketu po e shikon dhe vete se ka censure, ku sapo te dalin dicka si kritike kunder atyre llojeve qe thoni ju...menjehere e fshijne...

    Ka kohe qe u kam thene moderatorve qe ta mbydhin kete teme, pasi ketu kur i fshini disa shkrime apo vargje dhe leni te te tjerve qe shajne...vertet po e ulni poshte qellimin e temes per Migjenin!

    Edhe nje here ju them moderatorve qe ta mbydhni kete teme!
    Nuk ja vlen qe te diskutohet me e sidomos me disa tipa qe na dalin ketu si pseudo-profesore te letersise dhe na japin te shara dhe orientime partije!
    Ska fuqi me te madhe se Menēuria !
    Ska arme me te forte se Durimi !
    Po dite qe ti mbash, te shkojne qe te dyja !
    Dhe do te shquhesh si me i miri !
    LLEMADEO

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. S. Luarasi dhe Migjeni
    Nga erzeni nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 95
    Postimi i Fundit: 11-03-2012, 15:34
  2. Millosh Gjergj Nikolla (Migjeni)
    Nga ILovePejaa nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 116
    Postimi i Fundit: 17-10-2011, 08:19
  3. Millosh Gjergj Nikolla - Migjeni
    Nga Rinorja nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 25-12-2010, 12:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •