Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 12
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Nikoll Lesi rreth vetes dhe Mafies socialiste

    Histori e diteve tona...

    Ketu po postoj shkrimet e Nikoll Lesit, nje prej Lojtareve te rendesishem ne Bilardon politike te viteve te fundit , mbi Mafien socialiste..

    Rendesia e ketyre shkrimeve eshte tejet e jasht zakonshme .. mendoj une.. sepse ai vet ka qene brenda taves si deshmitar dhe lojtar dinak ne kulisat ku u pergatit Mbytja qe ne djep e Demokracise Shqiptare.
    Ne faqet e Lesit shikojme personazhet e ujrave te zeza te politikes shqiptare qe nga Nanot e Rucat e deri tek Frroket e Kokat.. Pashkot e Klosat ..Edvinet e Blushet.. e tere ai sorrollop qe i shkaktuan Shqiperise Mijra Viktima e qe sot e kane pronesuar me ganxhat e tyre te qelbura por te fuqishme ..per fat te keq ..Atdheun e Perspektiven..

    Nga leximi i Lesit dalin shume konlkluzione.. Sejcili i nxjerr sipas syzeve te tija..

    Nje nga konkluzionet e mija eshte..


    Pse nuk u tregua e afte PD te mbronte Demokracine nga keta minj gjirizi te sorrollopit stalinist?

    Ne dore te kujt eshte Shqiperia.. Pluralizmi, Qeveria..Shtypi..Liria.. Demokracia prosperiteti.. Kristiandemokracia etj etj...por dhe ne dore te kujt eshte jeta politike e "nentoka" e Kosoves.. e cila de facto komandohet kriminalisht nga pioneret mafioze sigurimsa kosovare te Enver Nanove.. vaj medet..

    Vazhdo Les lezhjani..


    ---

    Ja c'thote Lesi.. ne gazeten e tije KJ..




    Ja edhe pjesa e pare !


    E Merkure, 28 Prill 2004

    PSE KA NDRYSHUAR FATOS NANO?

    NGA NIKOLLE LESI

    Kishte kohe qe kalamendej korridoreve te mazhorances se Fatos Nano ka dy vite qe ka ndryshuar krejtesisht, eshte bere me cinik, me i dhunshem ne marredheniet me vartesit; me i dashuruar pas monedhes se huaj europiane, por ne shume raste nuk i ben naze as dollarit amerikan. Thuhet se para vitit 2000 nuk kishte qene keshtu. Perkundrazi, sic thote nje analist i ftohte i komenteve politike, zoti Andi Bushati, se Nano ishte nje politikan zemermire me koke perbindeshi. Zoti Nano kishte dhene prova xhentilese apo mirekuptimi, largpamesie dhe tolerance, here-here ne fund te pusit politik, porse shumehere i konvertuar ne lider largpames per te majten. Edhe ne vitet e para te pluralizmit, ai pa tek e majta e atyre viteve projektimin e nje te majte perendimore, por ne perballje e perplasje me te vjetrit e PS-se, te cilet bertisnin per Europen, porse shikonin ende tek vitet e kohes se Ramiz Alise. U desh burgu i Nanos qe e majta te perbashkohej e te ngrihej politikisht. Qe nga burgu i Bences kryetari Nano shihte pertej dritareve te qelise se PS-ja kishte nevoje per reformim drastik ne njerez e ne program. U humben zgjedhjet e kontestueshme te 26 majit 1996 dhe njeriu i burgosur Nano kerkoi reformim te udheheqjes se PS-se. Dergonte asokohe letra nga burgu per t'i botuar ne gazeten e partise ku ai ishte kryetar, pra ne "Zeri i Popullit", por nuk ia botonin. Servet Pellumbi e Namik Dokle jepnin urdhrin e prere qe asnje shkrim apo leter e kryetarit te PS-se te mos botohej, pasi "ai nuk e di se c'thote se eshte ne qeli". Shkonte ne Bence Rexhina Nano, nje grua e mrekullueshme per nga virtytet e nje femre te vendosur per te mbrojtur te drejtat e burrit te burgosur, dhe sillte "ribotohet sot ne "KJ"-shenim i redaksise) "Mocionin per Debat" te Nanos drejtuar kryesise se PS-se. Ne darke kundershtaret e Nanos ne PS merrnin ne telefon drejtuesin e gazetes "Koha Jone" qe te mos i botohet letra dhe as ndonje gje tjeter nga kryetari i burgosur, pasi, sipas tyre, "ka rrjedhur". Natyrisht, gazeta "Koha Jone" e ka botuar, sepse ishte dhe eshte perhere me opoziten, ne sensin e kritikes se pushtetit. Namik Dokle dhe Servet Pellumbi konkuruan me kryetarin e burgosur dhe per pak sa nuk e rrezuan per t'i zene vendin. Ndersa Nano vazhdonte me solidaritet vetveten, Majkon, Islamin, Rucin dhe gazeten "Koha Jone". Dyert e tjera ne PS, si dera e burgut te qelise ishte mbyllur per kete te burgosur politik. Ai rrinte ne vetmine e qelise, kurse kundershtaret e tij ne parti shetisnin Europes dhe kur ktheheshin deklronin per median se "ishim duke kerkuar te drejtat e kryetarit te burgosur". Shkonte ne seline e PS-se nje avokat dhe kerkonte ta mbronte Nanon kundrejt nje pagese te larte, kurse sot ai jurist eshte zyrtar i larte ne hierarkine e Shtetit.

    Me emrin e kryetarit te burgosur, te Vlores dhe te nje gazete te djegur naten e 2 marsit 1997 e majta erdhi ne pushtet ne veren e atij viti. Ne dyert e PS-se u turren nje urdi njerezish, te mire e te keqinj, kundershtare e miq te tij. Donin pushtet, donin para e prona. Iu kishte ardhur ne dore Pushteti. Tani nuk kishte me radhe se kush ishte me i perkushtuar ne devotshmeri ndaj se drejtes dhe viteve "92-'97. Tani kush ishte me servil dhe sillte para duhej per kryetarin Nano. I etur nga mungesa e lirise dhe nga mungesa e drites se qelise, kryetari i se majtes ne pushtet nuk shikonte pertej dritares se zyres se tij ne PS, e cila ishte dritarja e hyrjes ne pushtet per kedo qe i rrinte afer dhe rrotull. I burgosuri u be kryeminister i vendit. Nga qelia me batanije burgu ne krye te drejtimit te Shqiperise! Bashke me stafin e gazetareve te viteve '91-'97 filluam te hidhnim kritikat e para ndaj pushtetit te ri te Nanos si kryeminister. Moria e bodigardeve dhe ulerima e sirenave te policise qe hapnin rrugen kur kalonte zoti Nano e benin ate, me sa dukej, te ndihej realisht Zoti i Shqiperise, aq me teper qe ish-Presidenti Berisha ishte ne fundin e humneres se tij politike. Aq sa ishte thelle i zhytur Berisha, po aq lart ne diell rrinte Nano. Kritikat e para te medias "Koha Jone", pasi media te tjera numeroheshin me gishta, sikur zgjuan tek kryeministri Nano reaksionin e te paprekshmit, aq sa ne konferencen e FRESH-it te Tiranes sulmoi hapur e pa medyshje gazeten "Koha Jone" dhe botuesin e saj. "Nuk kam ardhur ne pushtet per te lare borxhet e Nikolle Lesit" - deklaroi zoti Nano ne dhjetor 1997, i prekur e i inatosur nga kritikat e gazetes. Natyrisht qe ne fillim stafi u turbullua nga ky sulm direkt dhe pa sens miqesor i kryeministrit. Disa gazetare qe kishin punuar qe ne vitet e veshtira te saj nxituan te iknin me vrap, pasi ndjenin hakmarrjen Nano. Ata, si tiranas te vjeter e kuptuan, para meje, se nga "kruajtja" me Nanon gazeta do te humbiste e do te sulmohej, pasi akoma populli e kishte idhull zotin Fatos Nano. Te pakten shumica. Dhe vertet keshtu filloi te ndodhte. Shume gazetare iken dhe u stabilizuan tek stafi Nano, disa te tjere u bene drejtore te rendesishem, ata qe mbeten nxoren "shpatat" me pushtetin e Nanos. "Borxhet e Nikolle Lesit", sipas Nanos, kishin ardhur se tirazhi i gazetes kishte shkuar me kryeredaktor Ben Blushin 82 mije e 500 kopje ne dite gjate vitit 1997. Nje tmerr i vertete per shtypshkronjen "Demokracia", e cila "skuqej" nga tirazhi i "Koha Jone". Tirazhi botohej, por ne kohen e luftes se vitit te mbrapshte '97 asnje leke nuk arketohej nga pikat e shitjes se gazetashitesve. E kujt ia mbante ato muaj qe te shkonte e te merrte leket e gazetes ne rrethe! Porse ne shtypshkronje borxhi shtohej per gazeten "Koha Jone". Ajo donte parate, packa se opozita bertiste "Rrofte "Koha Jone"! Gjithashtu, me 2 mars 1997, redaksia u dogj krejtesisht nga forcat e SHIK-ut te Bashkim Gazidedes, "pasi po i jepte pushtetin PS-se". Pra, financat e gazetes shkuan poshte e me poshte. Natyrisht, as une e as ndonjeri nga gazetaret nuk pranoi te lypte tek dera e kryeministrit Nano apo ish-zv/kryeministrit te asaj kohe, zotit Bashkim Fino. U kerkua qe te nderhynim per te marre nje kredi tek Banka e Kursimeve per te shlyer borxhet e shkaktuara nga ajo cka sqaruam, por zoti Nano ishte "ligjor" dhe nuk pranoi te shkelte kushtetueshmerine e parimeve te tij, ndonese borxhi i gazetes ishte sa shuma e nje kamioni me cigare kontrabande qe kalonte shoqeruesi i tij ne Kakavije vetem ne nje nate!

    Pra, zoti Nano deri ne mesin e vitit 1998 ishte ne majen e Shtetit dhe ne kreun e kontrabandes se cigareve, kafese dhe te naftes. Ndersa ende ne publik ai mbante dafinat e nje njeriu te drejte e te vuajtur ne burgjet e Berishes. Duke qene nga natyra krejtesisht dinak dhe, meqe nuk e kishim njohur ende, nje njeri pa skrupuj morale, ai manovronte bukur ne fushen e politikes. Ne shtatorin e vitit 1998, kur u vra Lideri i Levizjes se Dhjetorit "90 Azem Hajdari, zoti Nano manifestoi edhe nje "veti" tjeter, te cilen nuk e kishim njohur: frikacakun. Iken i veshur me rroba fshatari drejt e ne Maqedoni. U struk i permjere atje, nderkohe qe duhej te rrinte e te drejtonte Shtetin e cunguar e te dhunuar nga te tjeret. Nje politikan qe quhet Burre Shteti nuk e braktis kurre detyren. Nuk themi qe te shkoje "si kove pusi" apo per "dhjame qeni", porse duhet te gjeje forcen per te gjetur shpetimin e kombit. Ai e la kombin ne meshire te fatit. Erdhi kur pantallonat e lagura nga frika i ishin thare ne freskun e Maqedonise. U lut tek ish-Presidenti Meidani, porse nuk kishte me te drejte morale qe pa hequr pantallonat me ere m te vishte breket e kryeministrit te ri! Keshtu qe pesoi nje "atak politik" kryesisht per fajin e tij. Ne krye te Ekzekutivit mberriti Pandeli Majko, nje njeri qe e kishte mbeshtetur ne vitet e veshtira te burgut. Sakaq zotin Nano e braktisen perseri Servet Pellumbi, Namik Dokle dhe Ilir Meta. As Anastas Angjeli nuk ia hapte telefonin! Vetem Ruci i mbeti. Mbeti "rrugeve te Atdheut", duke kerkuar "drejtesi" partiake. Dhe kishte te drejte, pasi Majko dhe perkrahesit e tij qe ishin kundershtaret e perhershem te Nanos nxituan t'i merrnin PS-ne ne fund te vitit 1999. Deri ketu nuk duhej. Anti-Nanot e kishin gabim. Zoti Nano kishte te drejte. Nuk mund t'i merrej partia te cilen e kishte rritur vete, bile edhe me burgun e tij. Ne kete rast, si botues dhe si deputet i dale nga nje zone e lire nga PS, por qe asnjehere nuk kishte fituar e majta, dola hapur e ne mbrojtje te Nanos. Kishte te drejte dhe duhej mbrojtur, ndonese Majko shpeshtoi hakmarrjen ndaj medias "Koha Jone", e cila kishte brenda saj tri "predha goditese" per ate kohe; gazeten, radion dhe televizionin "KOHA". Cdo nate televizioni qe kisha ne pronesi jepte te plote takimet e Nanos ne bazen e PS-se. Ishte nje gazetare, Mimoza Picari, qe rendte me vrap ne cdo cep te vendit per ta dhene ate qe nuk ia jepnin te tjeret zotit Nano. Natyrisht nuk jam aspak i penduar, packa se sot ndodhem ne "llogore" tjeter. Kur ka te drejte njeriu duhet thene se KA TE DREJTE. Une e kam deklaruar se nuk ma kushtezon dot mendimin tim te lire, as Fatos Nano e as Sali Berisha. Pra, ne kete vit te veshtire politik, zoti Nano u kthye tek vlerat, te cilat, me sa duket, i mban ne qilar kur eshte ne krye te pushtetit dhe i nxjerr ne fushe sa here mbetet pa pushtet.

    Fitoi kunder Majkos, Pellumbit, Metes, Pocit e Dokles se duhej te fitonte, ndonese me diference te frikshme votash. Iu rikthyen "miqte", "shoket" dhe urdia e sejmeneve. Therrisnin "Rrofte Nano!" pikerisht ata qe thonin "Poshte Nano!" para kongresit. Fale nje ish-bashkeshorte te shkelqyer qe quhet Rexhina Nano, kryetari i PS-se u kthye ne tolerant e ne largpames. I largohej sherrit dhe nxiste bashkepunimin. Ne krye tepushtetit erdhi nje prej kundershtareve te tij me te forte e me te rrezikshem. Fale Nanos zoti Meta hypi atje, ku ai nuk e kishte enderruar, por qe pati mundesi te shfaqte ate aftesi te brendshme ne menaxhimin e Ekzekutivit. Por ditet e arta Nano-Meta filluan te njohin erresiren. Nano shetiste rrugeve te Europes, por qe donin para te madhe per t'u perballuar ne ate menyre qe filloi ta shihte boten kreu i PS-se. Filloi t'i pelqente Athina, bile ajo e mesnates. Rruget e Athines ne mesnate jane te stermbushura me njerez. Aty gjen qe nga i papuni i pagjume e deri tek boset me tri femra ne krevat. Athina e magjepsi te parin e selise roze. U deh nga kenaqesia, por u tha nga xhepat! Meta i bllokoi cdo kanal dogane ne Shqiperi. Por Athina qe te jetohej donte dhrahmi. Dhrahmite filluan t'i mbaronin kryetarit dhe u kthye ne Tirane per nje beteje tjeter. U nervozua. Nje femer i kishte erresuar shikimin e syzeve te trasha. Prape lufte ne parti! Ishte viti 2001. Vit zgjedhjesh.

    "vijon ne numrin e neserm)



    E Enjte, 29 Prill 2004


    GRUAJA QE EKUILIBRONTE NANON

    NGA NIKOLLE LESI

    (vijon nga numri i djeshem)

    Viti 2001. Ilir Meta, asokohe kryeminister, kishte vendosur te mos i bente asnje leshim zotit Nano per ato cka ai kerkonte te realizonte me duart e Metes. Harxhet e shumta ne Athine Nano donte t'i realizonte me biznesmene, sic ben praktikisht tani qe eshte kryeminister. Por asnje tregtare nuk i ofrohej ato dite. Nuk kishte asgje ne dore ne dogana , pasi vrimat i ishin mbyllur nga Petrit Ago qe ishte drejtor i Pergjithshem i Doganave prej afro dy vitesh. Vetem nje biznesmen, i cili i ishte gjendur ne dite te veshtira ia paguante cfare donte zoti Nano. Ky quhet Nard Koka, vellai i kryetarit aktual te bashkise se Durresit. Zoti Koka, duke qene tip kavalieri, i jepte para ne dore dhe i fali nje benz te blinduar. Kryetari i PS-se, jo se nuk kishte miliona e miliona, porse ishte mesuar qe t'ia paguanin gjithcka. Kenaqesia e tij mbetet kur e rrjep tjetrin. Ndersa sot ben sikur nuk e njeh Nard Koken, pasi kane dale ne skene biznesmenet e ndertimit dhe te fshatrave turistike.

    Kishte hyre viti elektoral dhe PS-ja kerkonte nje mandat te dyte. Jemi akoma ne fillim te vitit 2001. Marredheniet mes Nanos dhe Metes u perkeqesuan pas deklarates ne TV Klan te Arben Malajt se do te kandidonte per postin e kryeministrit pas zgjedhjeve te qershorit 2001. Duke qene mik i zotit Meta, sic jam edhe tani qe nuk ka asnje pushtet, zoti Nano kerkonte menyra nga me te ndryshmet qe te me ftonte per dreke. Donte qe une te negocioja mes tij dhe kryeministrit Meta per ti pajtuar. Isha deputet i pavarur dhe pa asnje angazhim direkt politik. Pra nuk isha anetar i asnje partie politike. E kisha mbeshtetur Meten per punet e shkelqyera ne rrjetin e infrastruktures se vendit, ashtu sic e kisha akuzuar ne media per korrupsion ne ceshtjen e privatizimit te fabrikes se Birra Tirana, ku, sipas meje ishte perzier deputeti Spartak Braho dhe ministri Mustafa Muci. Megjithate pas nderhyrjes se deputetit Ramadan Hasanaj dhe Bashkim Fino pranova qe te nderhyj per te organizuar nje takim mes Metes dhe Nanos per pajtim. Takimi u la ne vilen kryeministrore ne Durres. I takova. Zoti Meta qe ne fillim krijoi nje skene te ftohte akull, pasi as doren nuk ia dha kur zoti Nano hyri ne vile. Ndersa kreu i selise roze rrinte perballe Metes pa folur dhe me bente me shenje qe te shkrija "akullin". Fale aftesise gazetareske ia arrita ti bej qe te komunikojne njeri me tjetrin. Ne kete moment u largova per ti lene te lire ne pazaret e tyre politike. Ata u pajtuan. Nuk kaloi me hume se nje jave dhe rastesisht perballem me kryetarin e PS-se ne hotel Rogner. E pershendes dhe beri sikur nuk me shikoi. I thirra me respekt, por ai ktheu koken ne anen tjeter. Bente sikur nuk e linte perdja e tymit te cigares qe thithte tere kenaqesi. Pyeta nje kolegun tim deputet, i cili kishte informacionin sec c'kishte ndodhur ne vilen e Metes. A e di se si mu pergjigj? "Ne momentin qe Nano e kalon lumin nuk te njeh me!".

    Nuk ia vara as une. Kaluan pak muaj dhe prape zjarri mes Nanos e Metes u rindez keq. Bile dhe kryetari i Bashkise se Tiranes Edi Rama filloi te perqeshte kreun e selise roze, te cilit i kishte mbetur vetem bashkeshortja Rexhina Nano, e cila e shoqeronte kudo e kurdo. Nje grua e larte ne cilesite bashkeshortore. Nano ishte acaruar ne kulmin e fushates elektorale te qershorit 2001. Donte ta shkaterronte kryeministrin Meta dhe bashke me te edhe te majten perballe Berishes. Tre dite te javes gjate fushates i bente ne Shqiperi dhe kater te tjerat ne Greqi. Vetem Rexhina Nano e terhiqte me kujdes drejt qetesise dhe larg sherrit. Por asnje nuk e dinte se c'po bente e cfare ai po kurdiste ne Athine asokohe. As vete Rexhina Nano. As djali i Nanos, Sokoli, nje djale intelegjent dhe shpirtmire, nuk nuhaste asgje. Fushata elektorale vazhdonte duke u perballuar kryesisht nga Meta, Edi Rama dhe Gramoz Ruci. Nje "Kleopatra" greke i kishte zaptuar zemren kryetarit te PS-se, mu buze brigjeve greke. Po ndodhte pak a shume ajo cka kishte ngjare pothuaj para 2100 vitesh. Ndofta paralelizmi nuk shkon ne masen dermuese te tij, por si Cezari i Romes se lashte edhe zoti Nano kishte lene Atdheun dhe dergjej brigjeve te "Aleksandrise"!

    Megjithate zgjedhjet u fituan nga e majta, me kontenstime, por gjithsesi kurora e fitores u vendos mbi koken e Nanos. Sindroma Malaj vertitej koridoreve te PS-se, meqenese tashme Nano ishte fituesi juridik i zgjedhjeve dhe donte ta eliminonte Ilir Meten nga rizgjedhja kryeminister. Nderkohe disa zona ishin kontestuar si nga PD, ashtu dhe nga PS. Une personalisht kisha pesuar nje kolpo elektorale ne Lezhe per fajin e PS-se lokale, e cila kishte bashkepunuar fshehur me PD-ne, pasi hija ime ishte zgjatur ne "token" e tyre. Nderkohe prisja verdiktin e KQZ. Avokati im ne kete proces Perparim Sanxhaku kishte bere gati dosjen me shkeljet e gjetura, pasi fjala vjen ne nje qender votimi numri i zgjedhesve ishte 677, kishin votuar 457 gjithsejt dhe proces-verbali i firmosur nga PS dhe PD ishte 978 pro kandidatit te PD-se! Nderkohe qe prisja te takoja zotin Nano para rezultatit te KQZ ai mu pergjigj ne telefon: "Shko se ta jep mandatin Ilir Meta. Mua mos me telefono me".

    Natyrisht rezultati i KQZ me telefonin e kryetarit te PS-se rezultoi negativ per mua. Por insistimi i Perparim Sanxhakut nxori fakte dhe faksimile tek Gjykata Kushtetuese, e cila vendosi perseritjen e zgjedhjeve. Nderkohe kishte ndodhur qe pas raundit te dyte ne shume zona akoma e majta nuk bente numrin 84 deputete. Zoti Nano synonte postin e Presidentit te Republikes. Per kete gje duheshin fiks 84 vota ne parlament. Une vazhdoja fushaten e dyte ne zonen time elektorale, por kete here perjashtova nga komisionet te gjithe anetaret e PS-se qe mi kishte caktuar PS-ja lokale. I zene me hallin tim elektoral nuk kuptoja se cpo ndodhte ne skakieren politike ne shkalle vendi. Kryetari i PS-se kishte projektuar Dushkun, tashme dihet se si ka ndodhur, ndaj nuk ka arsye ta perseris. Por do te them dicka qe lidhet me karakterin e Fatos Nanos, te ketij njeriu qe qeveris Shqiperine. Tre dite para dites se perseritjes se zgedhjeve ne Lezhe me kercet nje telefon me numrin 007 ne fund. E hap dhe degjoj zerin e Nanos. Dashamires dhe plot humor. "Te pres tek zyra ime ne PS"- me tha- Te pijme nga nje xhin". E di qe asnjeri nuk e beson, por po e them se asnjehere nuk kisha qene ne seline e PS-se. Asnjehere ne jeten time nuk isha futur brenda hekurave te portes se jashtme te PS, ndonese e kam mbeshtetur kur ishte ne opozite, kur kishte te drejte.

    Nejse. Shkova. Me priti tek dera Emin Barci, tashme shef i kryetarit te PS-se, dikur vartes i imi si gazetar ne vitet '95-'97. Ne zyren e Nanos gjeta edhe Gramoz Rucin, i cili si me marifet u largua duke na lene vetem per vetem. "Neser do te vij ne Lezhe per te bere fushate per ty"- me tha dhe trokiti goten me xhin. Pime nja dy gota sejcili dhe u ndame. Te nesermen e kishim lene qe te shkoja une prape tek ai. Vajta. Me tha "hyp ne benzin tim. Dua te bisedoj dicka rruges me ty". Ai shofer dhe une si "kryetar i PS-se" ne vend te pare. Para dhe pas na shoqeronte urdia e sirenave te policise. Ej, thashe me vete, cka ndodhur qe u be kaq papritur dashamires me mua, nderkohe qe ne hotel Rogner nuk e linte tymi i cigares per te me pershendetur! E vrava mendjen, por asgjekundi nuk me nxirrte. Rruges, dikush e kishte lajmeruar kryeministrin Meta se Nikolle Lesi dhe Nano jane bashke ne nje makine per ne Lezhe. Me bie telefoni celular. Makina ecte me shpejtesi drejt Mamurrasit. Ishte ne telefon Ilir Meta. Nano fiku kasetofonin e benzit. "Me ate po shkon ne Lezhe?"- pyeti Meta. Natyrisht qe po i thashe. "Ehe, e kuptova!" -tha kryeministri Meta dhe mbylli telefonin. C'kishte "kuptuar" ky Meta? Nderkohe nderhyri "shoferi Nano" duke me pyetur: "C'kishte shkerdhata? Pse te mori? Ca donte skraparlliu i qenit!". Ne moment e parandjeva lojen dhe sherrin e rinisur mes tyre. Puna si gazetar na e kishte rritur nuhatjen e sherrnajes. Makina ecte me me shpejtesi. "Kujdes se do te na rrezosh"-ngacmova kryetarin -shofer. "Ore me trego se pse te mori ai *****...?!" -insistonte Nano. "Me pyeti se si ecen shoferi "-e genjeva Genjeshtarin e Madh. Beri sikur e hengri edhe ai. Ndonese i kisha marre masat per fitoren ne Lezhe, pasi nuk do ti lija per te vjedhur me votat, porse gjithsesi "shoferi" im prishte pune. "Do te behemi bashke- nderhyri Nano- qe ta rrezojme Meten?". Atehere mendova se c'behet nese e genjej edhe une zotin Nano! Asgje. Sa ka genjyer ky Nano, mendova ne cast. Po ia "fus" edhe une njehere. "Po, do ta rrezojme Meten!"- i ktheva pergjigje. Menjehere kryetari u be nje "shofer" i degjueshem. Namin beri ne Lezhe kunder Metes. Filloi sulmi dhe strategjia Nano per rrezimin e kryeministrit dhe marrjen e postit presidencial ne vitin 2002, vit kur i mbaronte mandati zotit Meidani.

    "vijon ne numrin e neserm)


    E Premte, 30 Prill 2004


    NANO PARA LEKUT

    Nga Nikolle Lesi

    "vijon nga numri i djeshem)

    Sapo arritem ne qytetin e Lezhes Nano ne timon si shofer e une ne vend te pare te benzit te tij na rrethuan dhjetra qytetare. Fillova te hap deren dhe ne momentin qe po dilja kryetari Nano me tha "Futu brenda! Do te vije une te te hap deren. E, c'eshte nje lider partie para nje lideri te shtypit te lire !"- foli duke qeshur dhe vrapoi para njerezve per te me hapur deren. Dola i skuqur nga ky lloj sherbimi i Nanos dhe thashe me vete " Ore, mos nuk e njoh mire kete Nanon dhe jam une gabim qe e quaj nje politikan mosmirenjohes?". Nejse turma dhe britmat nuk te linin vend te mendoje gjate, pasi nxituam per tu futur brenda ne sallen e pallatit te kultures. Ishte mesgushti 2001. Pjesemarresit ishin te ndare gjysem per gjysem; nje pjese nanoiste dhe tjetra metiste. Megjithate Nano i hipnotizoi te dyja palet me nje fjalim populist, aq sa edhe metistet u bene me Nanon. Sulmoi qeverine dhe kryeministrin Meta hapur e ne prani te medias. Pra sulmi filloi. Kisha mbetur ne kurth. Mes Nanos dhe Metes ne nje loje pafund, se ciles do ti dilte tymi ne KPD-ne e Dhjetorit 2001. Pas takimit ne qytet dreka na priste tek restorant "Diella" ne Kune-Vaine, nje vend perrallor natyror. Gjate drekes ishim duke trokitur gotat e para te rakise kryetari i bashkise Gjok Jaku, ish-deputetet e PS-se Ndrec Pema e Agustin Marku si dhe Marash Ndoka. Me bie telefoni. Prape kryeministri Meta. " Si e kam kryetarin tone ?"-me pyeti Meta gjithe shpoti. Nanon e kisha ne krah te majte dhe krejt afer meje.Si finok qe eshte e nuhati se dikush me rendesi duhej te ishte ne telefon. Une flisja, por as Nano nuk bisedonte me njeri, pasi veshet i kishte tek biseda ime, qe gjithsesi mundohesha te ishte e shkurter." E ka nisur keq sulmin ai qe ke ne tavoline majtas teje"- ngriti zerin Meta nga ana tjeter e telefonit. Me sa duket dikush ne tavoline i kishte raportuar kryeministrit ne Tirane se kush ndodhej e si ishte vendosur edhe tavolina ! Per te mos e zgjatur biseden aq shume pasi asnje nuk pipetinte ne tavoline meqenese Nano e kishte mendjen tek ajo cka komunikoja une, atehere iu pergjigja kryeministrit " Flasim ne Tirane. E kam anijen ne det. Kur ta ankoroj atehere flasim ". Nuk e kisha mbyllur akoma telefonin kur kercen kreu i tavolines , pra zoti Fatos. "Ore, paske anije ne Shengjin ti?! Me nafte, cigare apo me cfare e ke? Une vij te te bej fushate ne Lezhe e ti me Meten keni anijet ne det ?!"- bertiti dhe e kullufiti nje gote dopio me raki. Eh, c'rashe ne sherr me kete "anijen", te cilen do ta sqaroj me vone e qe mbetet nje histori per te qeshur sa here takohem me Meten. Nano u terbua. Tavolina filloi te rrenohej. E qeshura e nanoisteve u zvenit. Karkalecat e pjekur nga Diella u mbeten ne duar.As nuk i hanin, as nuk i ulnin ne pjate. Nderkohe Nano i fut dhe nje dopio. Erdhi ne forme. Te pranishmit filluan te qeshnin nen buze, por me pare se te qeshnin shikonin kryetarin Nano nese qesh ai apo jo. Sapo ai rrukulliste ndonje gote e qeshura mbushte restorantin natyror "Diella". " Sa anije ke ne det ?"- me pyet papritur zoti Nano.-" Njeren ti dhe tjetren une !"- e mbylli kete histori ai pa pyetur se c'ishte ajo puna e "anijes" qe i thashe Metes ne telefon. Numerova dhe sa ore duhej te mbaronte votimi . Ishte e premte. Epo, thashe edhe 60 ore duhen dhe i peshperita ne vesh : " Te henen vij te takoj per anijen !". Gazi shpertheu. Nuk pihej me, por defrehej. Filloi kenga. Vetem orkester nuk kishte. Pasi kishte kaluar nja tre ore pije e ngrenie afer detit nje telefon i bie kryetarit Nano. "Do ta shkaterroj ! Ka per ta pare ai m-ut ! Do te me pres buken mua ai kokemadh ?!- bertiste e ulerinte Nano ,aqsa tavolina ngriu. "Dicka e madhe do te kete ndodhur "- me thote nje nanoist nga e djathta. Nderkohe Nano ishte larguar paksa nga tavolina, por gjithsesi degjohej se cfare thoshte. Nuk kishte nevoje te mbaje veshet ngrehur, pasi ai bertiste e shante me fjalorin me te fundit. "Ore by-thq-ire ! Kush kujtoni se jam une ! Do t'ju shkrije. Si, si guxoni te pushoni Dhimitraq Raftin, drejtorin e Pergjithshem te Telekomit ?! As nuk me rru-het per PS e as per KPD. Do t'ju q- nenat ! "- e mbylli biseden, nuk dihet se me cilin foli dhe erdhi , rrufiti dhe nje teke tjeter. U ngrit dhe iku. Tavolina ngriu. Ika dhe une. Nuk kisha kaluar Fushe Krujen, pasi po mendoja se ma beri dy here *** fushaten e qershorit 2001. Njehere me KQZ-ne ne korrik e tani ne gusht dy dite perpara votimit te perseritur. Telefoni tingellinte. Ishte Nano. " Mos harro anijen time ! Te pres ne zyre per pjesen qe me takon !".Dhe pa pritur pergjigje qe ti sqaroja se si ishte puna e asaj "anijes" se Lezhes e mbylli. Epo mire, mendova ne cast, ia jap une "pjesen e anijes " te dielen ne darke. Ne Tirane kishte filluar sherri ende pa mbaruar rezultati final i votimeve. Akoma as PS e as PD nuk e dinin sa deputete do te merrnin. E majta plasi sherrin mes vetit. Shkarkimi i drejtorit te Pergjithshem te Telekomit nga kryeministri Meta vendosi skalionet perballe njeri tjetrit ne PS. Kryetari i PS-se nuk donte t'ia dinte me per fitore apo humbje te socialisteve. I ishte prekur njeriu i tij, zoti Rafti, njeriu i Telekomit. E diela erdhi shpejt dhe ne darke rezultati doli me diference te madhe per mua. Fitova. Te nesermen, ende pa shkuar ora 8.30 e mengjezit, kur me merr Fatos Nano." Dua anijen time ne zyre ! Mos u vono ", dhe sic e ka per tradite te mbyll telefonin per te mos patur mundesi per ta sqaruar. Me mire po shikoj edhe njehere proces-verbalet e qendrave te votimit te zones, thashe me vete, se mund te na prishe prape pune tek KQZ-ja e tij. I pashe. Ishin te "blinduara".

    Nderkohe gazeta "Shekulli" kishte shperthyer ne sulm total kunder rikandidimit per kryeminister te Ilir Metes. KPD-ja ishte caktuar per tu mbledhur. Skalionet ne PS ishin rreshtuar per beteje. Gramoz Ruci ishte ne anen kryeministrit. Edhe Dokle. Edhe plot te tjere qe sot jane diku afer Nanos. Punen e "anijes" ende nuk e kisha sqaruar me Nanon. E takova ne hotel Rogner. Ishte me Malajn . "Anijen !" "ngriti zerin Nano dhe me zgjati nje puro. E mora dhe iu pergjigja duke qeshur :" Anija" u kthye ne baze !".

    "Ore, c'baze me tha se nuk jemi tek filmi "Balle per balle", por me jep pjesen time "-ngriti zerin dhe veshtroi me syzet e trasha gjithe tersellem." Une te jap mandatin e ti merr edhe anijen kjo nuk eshte pare"-tha prape zoti Nano, aq sa te tjeret kthyen koken. "Anija" ishte mandati, o zoti kryetar. Ma fute ne korrik me Celibashin . Tani jam ne molo. Jemi 1 me 1"- ia ktheva dhe ula ne tavolinen perballe. " Shiko, cfare shke-rdhate qenka ky Lesi ! Ma futi ! Si nuk e pikasa kete gje qe t'ia hiqja prape mandatin tek Celibashi"- iu drejtua ai Arben Malajt dhe shikoi nga une.

    Kaq ishte historia e "anijes" se Shengjinit, per te cilen zoti Nano mendonte se do te mund te rruante nja 100 mije marka gjermane.

    KPD-ja e 20 gushtit 2001 ishte dueli i pare, tashme publik mes Metes dhe Nanos. Malaj ishte ne mes. KPD-aret ishin pozicionuar. Kryetari i PS-se humbi thelle. Kontradiktat dalin ne publik. Beteja filloi hapur. Meta gabon ne strategji. Nano sulmon dhe ben masaker mbi ministrat e qeverise se PS-se. Angjeli, Muci e Fino nuk guxonin te hapnin televizorin ne darke ne shtepite e tyre, pasi masakra Nano ishte e nivelit te Oktavianit ne Aleksandri si para 2100 vitesh. Nano grushton mbi ballin e Metes, kurse ky i fundit hesht, turbullohet, terhiqet. Une vendosa ti hap me shume dyert e medias time zotit Nano, natyrisht dhe Metes, porse Iliri preferoi terheqjen tamam si Mark Antoni ne betejen me Oktavianin. Kryetari i PS-se shfrytezoi mungesen e dritave elektrike, papunesine, gjithcka qe i dilte perpara. E beri qeverine si Senatin e Romes se lashte para vrasjes se Jul Cezarit. Mjeshter i madh per te sulmuar e shkaterruar gjithcka kishte ngritur ai vete, dhe te tjeret ne PS. Qeveria u kthye ne nje thes me miell qe sa here i binte nxirrte pluhur ! Gramoz Rucit i permendi se ishte veshur me fustan ne vitin 1996 per te ikur nga Shqiperia nga arrestimi i Berishes dhe se i kishte pantollonat me shurre Salarie, kur e beri sekretar te Pergjithshem te PS. Dokles se varfer cfare nuk i sajoi. Nano gjate javes sulmonte e dermonte ne Shqiperi, kurse ne fundjave qetesohej ne Athine e ne Krete. Nard Koka vazhdonte te paguante per ti bere qejfet e nates kryetarit te PS-se, aqsa Agim Isaku dhe Dhimitraq Rafti i thonin Nardit se po na e merr ne qafe kryetarin me kurvat e Athines. Zakonisht ,pasi merrte energji ne Greqi kryetari Nano vinte diten e marte dhe rrinte deri te premten ne vendin qe quhej Shqiperi. Vendi po futej ne kaos politik per fajin e sherrit ne mazhorance. Opozita rrinte. Priste se cdo ti dhuronte pozita nga sherrnaja. Ne nentor 2001 mua me ndodhi nje sherr ne hotel Rogner me nje pjestar te biznesit Hasanbelliu nga Durresi. Nje gje qe ndodhi, por qe nuk duhej te ndodhte. Pushket u bene gati. Menjehere me vjen ne shtepi zoti Nano, tamam diten qe do te sulmonte ne Peze te Tiranes zotin Meta si nje fashist. Natyrisht qe e falenderova per viziten. Gjithsesi ishte civil, ndonese donte ta shfrytezonte politikisht. Duke u ndare me thote ne vesh "Do ta perdore ngjarjen tende kunder Metes, por mos me pergenjeshtro !"- tha dhe iku. E plasi ne Peze. Une isha bere hero ne Peze nga Nano. Kaq i duhej perdorimi i ndodhise time. Motorrat gjigand te Nanos zakonisht punojne me tere kapacitetin ntelektual ne momentin qe ai eshte me ngushte dhe ne fund te pusit. Kur eshte ne maje ai shkaterron vetveten. Megjithate erdhi KPD-ja e dhjetorit 2001 per te cilen nuk kam se c'te shtoj per pjesen publike te saj. Me kerkon kryeministri Meta qe te shkoje ne vilen e tij per darke. Ne vilen qeveritare gjeta kryeministrin Meta, ministrat Mustafa Muci, Anastas Angjeli, Sokol Nako, kryetarin e Bashkise Edi Rama dhe gruan e kryeministrit Moniken. Situata ishte e akullt. Meta nuk fliste. Sic duket po mendonte doreheqjen. Muci e shkriu akullin ."Une e le postin kur te duash e si te duash. Por Nano nuk do te ndaloje ketu. Ai synon Presidencen qe i mbaron Meidanit ne shtator 2002". Menjehere reagon Angjeli: " C'post te leme ! Ne u shkrime per kete vend e Nano me thote hajdut ! Jo, ore. Dhembe per dhembe do ta luftojme. Do ti nxjerr une llogarine bankare qe ka ne Zvicer. Ma thane ato te Bankes Boterore kur isha ne Amerike.

    Do t'ia cjerre masken atij maskarai qe luan me jeten e femijeve te mije ! Ne punojme ketu, kurse ai shetit me ku-rva ne Athine"-bertiste Angjeli.

    "vijon ne numrin e neserm)

    E Shtune, 01 Maj 2004


    NANO PRESIDENT REPUBLIKE?

    NGA NIKOLLE LESI

    (vijon nga numri i djeshem)

    Ndersa ministri Angjeli bente si i pervuajturi i Metes dhe njekohesisht si i perkushtuar per sulm ndaj kryetarit te PS-se, ministri Sokol Nako rrinte i menduar dhe po priste qe te mbaronte ligjeraten anti-Nano ministri i Financave. Edi Rama nuk pipetinte. I hidhte nga nje sy te tereve dhe nuk fliste. Monika na sherbente me ndonje portokall. Anastasi akoma ligjeronte per lufte.

    -He mo Niko, - me drejtohet mua Angjeli, - a e meriton qorri (nenkupto Nano) qe t'i japim nje dajak te forte?

    -Rri o Caci se po ka mbetur tek ty lufta ka mbaruar kjo pune, por Nano ka gjetur nje menyre perfekte dueli. Ai po prek telat e njerezve per punen e energjise elektrike dhe varferine.Ti sonte na thua keshtu dhe pastaj del qe ketu per te marre ne telefon Tosin. Ai e ka fituar lojen deri tani, - thashe dhe prita te merrja nje pergjigje nga Edi Rama, i cili ishte zvogeluar e bere sa nje grusht.

    -Po rri ore ti, - m'u hakerrye Angjeli, - ti i ke hapur kater dritaret e gazetes (Koha Jone( dhe TV KOHA jep nate per nate cfare ai derdellit neper Shqiperi.

    -Ai del e u ben mu-t, - u nxeha, - dhe ti rri atje e jep magazina doganore. Hajde pra, dili ti perballe dhe thuaji ato cka di per kryetarin e PS-se. Dil publikisht!

    -Pse c'jam une, budalla! Ai te masakron me gjynahet e tij. Ti ia le ne dere, e te thote se i ke bere ti, - nderhyri Angjeli. - E di se ai merret me droge.Une e di se c'ben ai me Artan Santon, ish-drejtorin e Bankes se Kursimeve. E di se ka para ne nje banke ne Zvicer, se po ia merr parate qe fiton ne Durres nje femer ne Greqi. A don me teper o Niko ? Une pa ia marre hakun e prinderve te mije ne Sarande, nuk rri !( fliste dhe shikonte Meten nese duhej apo jo me teper te nxirrte cka dinte.

    -Praktikisht, ai e ka fituar betejen, - foli dhe doli nga meditimi Edi Rama. ( Une po iki. Naten e mire!

    -Edhe une po iki zoti kryeminister, - nxitoi edhe Angjeli te merrte xhaketen e te ngrihej.

    -Prit, ku shkon? - nderhyri kryeministri, i cili nuk kishte folur deri atehere. - A i deklaron dot ato cka di per Nanon publikisht? - insistoi Meta.

    -Une i di te gjitha cka bere ai pis, - tha Angjeli dhe u ul prape ne kolltuk.- Problemi eshte se ia vlen te fusim kombin ne sherr tani? Ja dola e i thashe te gjitha. A e di se c'te ben ai?! Nano nuk ka moral e mirenjohje. Une i thashe 250 mije dollare per fushaten ne maj dhe ai i mori e ne vend e t'ia jepte partise per fushate i mori per vete. E njeh ti , zoti kryeminister, se c'eshte ai? - lutej ministri.

    -Sa, sa dollare i ke dhene? - pyeta menjehere, pasi u trondita nga ajo cka degjova.

    -Ja, e degjoi ky tani dhe prit kur ta nxjerre ne gazete. Edhe kjo me duhej, - thoshte dhe me shikonte ne drite te syrit ministri. - Jo, ore Niko, bera shaka me ty!

    U largova nga vila kryeministrore dhe vrapova njehere ne gazete. U ktheva. Nje mendje me thoshte qe t'u thoja gazetareve qe te dilnin me nje titull: (Angjeli, 250 mije dollare Nanos per fushate(, por prape e terhoqa. Te hedh ne gjyq dhe ta mohon. E, ku i dihet Angjelit. Tani eshte ne kete breg e pas nje ore ta ben me dore ne anen tjeter te bregut! Nderkohe Viti i Ri 2002 filloi per qeverine si pas nje varrimi. Dhe vertete kryetari i PS-se Nano e kishte bere gati (arkivolin( per qeverine e tij te socialisteve. Priste t'i vinte gozhdet kapakut! Mjeshter si Nano nuk kisha pare asnjehere ne politiken shqiptare. Paradite sulmonte qeverine e PS-se dhe ne darke i conte fjale Berishes qe te heshte sa te rrezonte Ilir Meten. Nje dite i premtonte nje deputeti se do ta bente minister Rendi dhe te nesermen genjente nje tjeter deputet. Corbe e beri PS-ne. Nje e nga nje filluan t'i ikin kryeministrit Meta njerezit. Per postin e ministrit te Rendit Publik ishin karikuar kater deputete te PS-se. Per minister Kulture tre deputete. E keshtu me radhe. Secilit deputet, kur e therriste, i thoshte gjoja ne konfidence: (Kujdes, mos i trego askujt se do te jesh minister!(. Dhe shumica e deputeteve te PS-se, afro 45 veta, kishin veshur me mendje kostumin e ministrit, nderkohe qe vetem 18 ministri ishin gjithsej. Hiqi kater qe ishin per aleatet dhe ngeleshin 14 ministri. 45 deputete kishte genjyer vetem per 14 ministri! Si te mos mjaftonte loja e Nanos ne kafenene e parlamentit, une dhe Ben Blushi, nje njeri i rralle per nga zgjuarsia, talleshim me ndonje deputet qe kishte mbetur pa post. Ia jepnin nje post ne te dy! (Na e tha Nano mbreme tek Piaza( - thonim, nderkohe qe as nuk e kishim takuar Nanon. Vec t'i shihje deputetet e mazhorances ne sallen e kafenese se parlamentit. Sa hynte Nano, te gjithe kthenin koken se cilit do t'i fliste te parit. Por si mjeshter i madh kryetari Nano shkonte sa nga njera tavoline ne tjetren. Diku pinte nje cigare, diku nje kafe, tek nje tjeter grup deputetesh tregonte ndonje barcelete me femra. Mjeshter i paperseritshem. Nje here po vinte tek tavolina ku ishim une, Blushi dhe Ilir Gjoni. (Shih, kur te na mashtroje(- tha Blushi.

    -C'kemi cuna? - tha dhe ul duke pire nje puro. - U mendove ti Lesi per ate propozimin tim?

    Ben Blushi me hasi me kembe poshte tavolines pa e pare Nano me kuptimin se (te paska propozuar dhe ty?!(.

    -Po e mendoj, - iu pergjigja, duke mos dashur t'i jap shprese per nje bisede te bere muaj me pare tek (Piaza(, ku me kerkoi qe te me blinte nje pjese te aksioneve te gazetes (Koha Jone(, TV KOHA dhe bashkerisht te benim nje kompani mediatike qe te bente ligjin ne Shqiperi.

    Nano iku ne nje tavoline tjeter. Kishte plot deputete qe prisnin nje fjale te embel nga goja e Nanos. Ishte ne ditet qe i duheshin votat per t'ia futur perfundimisht kryeministrit Meta.

    -Ohu, ta paska futur dhe ty! C'ministri te ka dhene?- ngriti zerin Blushi duke qeshur me te madhe, pasi u largua shefi i elise roze. - Ti tallesh me te tjeret, por ta paska futur dhe ty! Kaq deshi Ben Blushi dhe nuk durohej me pasi sa here e takoja qeshte me te madhe, duke me thene (zoti ministri x(. Ai e njihte Nanon me mire e me nga afer se sa une, ndonese isha vete qe e kisha ndihmuar kryetarin e PS-se kur ishte ne burgun e Bences. C't'i thoja Blushit! Qe zoti Nano me ka kerkuar 50 per qind te medias (Koha Jone( ta blinte nen emrin e dikujt tjeter? Nejse. Keshtu, Nano bllokoi disa here kryeministrin Meta per te zevendesuar ministrat qe i ishin larguar. Nuk paraqitej ai dhe as deputetet qe iu kishte premtuar per ministra. As Berisha nuk vinte me deputetet e opozites. Une asokohe akoma isha deputet i pavarur. Shkoja ne parlament dhe gjeja nje skeme perfekte te Nanos per ta inatosur kryeministrin e tij. Njehere desh u be numri i nevojshem, por erdhi deputeti Gazmend Bizhga dhe i thirri qe te dilnin , pasi (i kerkonte Nano per te pire nje xhin(. Petro Koci ishte me katarsist se vete ai qe e ka krijuar kete fjale. Ai e shoqeroi me shpirt kudo kryetarin e PS-se ne lufte kunder kryeministrit te socialisteve. Megjithate zoti Nano ia shperbleu pak me vone, pasi mbaroi pune me te. E shkarkoi nga posti i shefit organizativ te PS-se, bile urdheroi shoqeruesit qe ta zbrisnin edhe nga makina e selise roze.

    Ne 8 shkurt 2002 Meta dha doreheqjen e parevokueshme. U nxor asi spathi. Pandeli Majko kryeminister. Qe ne fillim mendja djallezore e Nanos kishte projektuar nje loje te madhe. Kishte fiks 84 deputete. Kaq duheshin per t'u zgjedhur President i Republikes ne fund te qershorit te ketij viti, pasi mbaronte mandati i zotit Meidani. Cdo gje ne sherbim te ketij posti. Takime, bisedime, darka, premtime. Plot e perplot tasi! Por nje pjese deputetesh, te cileve iu ishte premtuar posti i ministrit me kusht qe te rrezonin Meten, tani kishin mbetur pa karriken e ministrit. Ata kishin kaluar netet e gjata te dimrit me enderra ministrore. Kishin blere kostumet e reja. Flisnin me komshinjte se (Nano me ka premtuar minister(. Grate e tyre flisnin me serbez e gjithe tangerllek ne zyrat ku punonin. Pra, gjithe ajo parapergatitje ministrore kishte sjelle ftohje nder radhet nanoiste. Majko vazhdonte te qeveriste, por nuk e pyesnin ministrat. Kryeminister de facto ishte Fatos Nano. Por Anastas Angjeli thurte intriga per t'u rikthyer. Anijes se Metes i ishte futur uji. Por Caci (Angjeli) nuk mund te rrinte ai pa qene deputete e ne lojen politike. Ne fillim te majit 2002 Ilir Meta shkon me te shoqen Moniken ne ishullin e Korfuzit per pushime. Nderkohe Angjeli kishte sponsorizuar avionin carter te Marsel Skendos, bashkepronar i TV Klan dhe nje biznesmen cilesor ne vend. Ne avion per ne Korfuz kishin hypur Anastas Angjeli, Blendi Fevziu dhe Aleksander Frangaj. Nga ana tjeter Angjeli kishte telefonuar Fatos Nanon ne spitalin e Athines, ku po kuronte gishterinjte e prere nga aksidenti automobilistik ku i kishte kerkuar qe te vinte ne Korfuz per t'u takuar me Meten, i cili nuk komunikonte me kryetarin e PS-se per aresyet qe sapo kemi thene. Sipas informacionit qe kam, te cilin ende nuk e besoj, por po e marr te mireqene se Meta nuk e dinte se Nano po vinte nga Athina me nje avion tjeter, po carter, per te bere nje kompromis te madh mes tyre. I ngritur nga spitali, me mjek tek koka dhe Nard Koken kudo, Nano mberriti nga Athina ne ishullin e Korfuzit. Ne Ishull kishte ardhur edhe Nikolas Geixh. Me te gjitha menyrat qe njeh Angjeli takimi Nano-Meta nen vezhgimin e Geixh u realizua. Ish-bashkepronari im ne gazeten (Koha Jone( Aleksander Frangaj, tani bashkepronar ne TV Klan ishte nje prej neociatoreve potencial ne kete takim te Korfuzit.

    Takimi u be ne Royal hotel. Nano rrinte i sikletosur nese Meta do te ishte ne humorin qe i duhej Nanos per qellimin per te cilin Angjeli-Geixh synonin. Nano synonte te bindte Meten qe te hiqnin Majkon nga kryeminister dhe te rikthehej perseri Iliri ne postin e kreut te Ekzekutivit me kusht qe votat e Metes te shkonin per Nanon President. Votimi ishte i fshehte dhe nuk kishte garanci. Takimi e theu akullin e dhjetorit 2001, por nuk vendosi guret ne keshtjellen presidenciale te Nanos.

    -Duhet te pyesim edhe Edi Ramen per kete gje,- kishte insistuar Meta.

    -Edi ishte pardje tek une ne spital ne Athine. Me solli dhe nje buqete me lule, - nderhyri Nano, duke pare stepjen e Ilirit, i cili nuk e dinte se Edi Rama kishte qene ne Athine tek kryetari i selise roze.

    -Si , Edi Rama ka qene tek ju ne Athine?- pyeti prape Meta, duke mos i besuar vesheve.- Po ai eshte kunder kandidimit tend per President Republike? - insistoi Meta.

    -Jo. Me solli lulet dhe me tha se ti duhet te jesh President i vendit. Bile vetem Xhoana dhe Edi me kane sjelle lule ne spital ne Athine, - e mbylli me shpoti fjalen Fatosi.

    (vijon ne numrin e neserm)


    "vijon nga numri i djeshem)

    Ilir Meta ishte shokuar nga vajtja pa lajmeruar e Edi Rames ne Athine tek Nano ne spital, pasi njihej si anetar i bllokut anti-Nano. Ishte maj 2002. Kryetari Nano, i lindur mjeshter i sperdredhjes se fjales dhe i cinizmit, ia kthen Ilirit, i cili ende rrinte i habitur, sipas Aleksander Frangajt, drejtor i Pergjithshem i TV Klan.

    -Ilir, si e lame atehere? Une President Republike dhe ti kryeminister? - pyeti Nano ne prani te negociatoreve te rendesishem.

    -Ta mendojme, " iu kthye Meta dhe sakaq i beri nje pyetje te natyres nanoiste. - Po katarsistet, si do te reagojne nese ne biem dakord?

    -Ata, as qe i pjerdh fare! Nuk kam pare race me te poshter dhe ineficente se ato lloj njerezish, - e mbylli biseden kryetari i PS-se, tek i cili ishte perzier endrra per t'u bere President Republike edhe me votat e njeriut, te cilin e kishte dermuar ne fundvitin e 2001 dhe ne fillim te vitit pasardhes. Fatos Nano , duke qene nga natyra i zgjuar, cinik, mosmirenjohes, por edhe i batutave te rralla, e kishte te veshtire brenda vetes te ulej ne ate nivel sa te vinte deri ne ishullin e Korfuzit me duar te lidhura e te fashuara, pas operacionit. Por si nje politikan pa asnje virtyt nuk e kishte per gje qe tani te dermonte e te quante kriminel dhe ne momentin qe i vinte interesi te darkonte me ty dhe te tregonte batuta, nga e qeshura e te cilave "thyenin" xhamat e restorantit. Takimi Nano-Meta ne ishullin e Korfuzit mbaroi me nje bisede te hapur per me tej, por qe nuk konkretizoi gjithcka. Ata thurnin kulisa ne ishullin grek nen hijen e antishqiptarit Nikolas Geixh, ndersa shqiptaret nuk e dinin se c'luhej me fatin e tyre. Me i kenaquri ishte Anastas Angjeli. Nano u kthye prape ne spital per gishtat, kurse Meta ne Tirane. Ne opinion diskutohej se cili mund te ishte emri i Presidentit te ri te Republikes, pasi zotit Meidani i mbaronte mandati presidencial. Gazetat dhe televizionet shqyheshin duke dhene variante nga me te ndryshmet, por mbizoteronte emri i Fatos Nanos, si kryetar i mazhorances. Opozita kishte paralajmeruar se vetem Nano nuk mund te ishte, pasi nuk kishte votat e rregullta per te fituar 2/3 e parlamentit. Berisha pranonte, indirekt, se PS-ja kishte te drejten per te qeverisur, por nuk bindej qe kryetari i PS-se te hypte ne karriken e Presidentit. Te dy ishin ne lufte. Nuk flisnin me njeri-tjetrin. Armiq deri ne vdekje. Te pakten deri ne fund te qershorit 2002. Nderkohe Nano nuk rrinte nje minute pas levizur, biseduar, pire kafe me njerez te ndrysh`m qe kishin interes per te, pasi duheshin votat per ne parlament. Sic thashe me siper, i duheshin fiks 84 vota ose 2/3 e parlamentit. Per dreq, rastisi qe 81 vota ai i siguroi, por mbeteshin 3 te fundit qe ishin votat e Prec Zogajt, Arben Imamit dhe e imja. "Me erdhi ne dore" - thashe me vete. Ma kishte futur perbukuri ne zgjedhjet e 2001 me ane te KQZ-se se Celibashit dhe tani Perendia ma solli ne shteg. Me kerkoi takim ne hotel "Rogner". Aty rrinte ato dite qe ai kishte interes. Buzeqeshte dhe ishte hokatar i madh me cilindo. Kur mendon se c'eshte bere tani ne vitin 2004, qe eshte kryeminister, thua me vete se ndofta kemi njohur nje Fatos Nano tjeter. Tashme eshte bere me miliona e miliona, ka pushtet, ka pasuri, ka helikoptere e c'nuk ka. Tani eshte Fatosi i vertete, ai qe nuk dinim ne vitet 1991-2001.

    Por le te rikthehemi prape tek Fatosi qe shfaqej ne publik si tolerant e miqesor. Ilir Meta me zor po rezistonte pas nje propozimi ne Grand Hotel ne fund te qershorit 2002. Ben Blushi dhe Edi Rama me autorizim te Fatos Nanos kerkonin t'i perconin mesazhin se President behej Nano, kurse Meta rikthehej kryeminister. Per largimin e kryeministrit Majko nuk ishte problem. Nuk e donin tashme as Nano e as Meta. Njefare Xhorxhi francez me origjine libaneze qe rri ne Tirane dhe ka interesa tek fabrikat e cimentos ne Shqiperi merr rolin e negociatorit per te vendosur mes Nanos e Metes nje ure te fundit. Njeri President Republike dhe Meta kryeminister. Ne kabinetin e ri, Iliri mund te merrte ke te donte . Nuk kishin me vlera akuzat e Nanos ne KPD-ne e dhjetorit 2001. Mjaftonte vetem qe ai te behej President dhe te kishte mandat zyrtar per Xhoanen si First Lady shqiptare. Franko-libanezi u be mik edhe i Ilir Metes, ndonese Meta e mohon ne mjedise publike. Ditet po kalonin dhe po afrohej data e zgjedhjes se Presidentit te ri te Republikes. Nga e majta dy njerez mjaftohej te merreshin vesh: Fatos Nano dhe Ilir Meta. Te tjeret ishin ushtare te urte. Ndersa Namik Dokle e Skender Gjinushi punonin qe te rizgjidhej perseri Rexhep Meidani. Te dy e dinin se komuniteti nderkombetar nuk e pranonte Nanon si kryetar Shteti. Ndaj me mire Meidanin e urte sesa ndonje tjeter. Nano kete e dinte. Ai kishte informacion se cfare bente secili gjate 24 oreve. Kishte ngritur nje rrjet perfekt informacioni. Njehere, sapo hyra ne hotel "Rogner" per nje kafe dhe ulem me Remzi Lanin e Ben Blushin, nuk vonoi as 10 minuta e me merr vete ne telefon. "Te fala Remziut dhe Blushit" - me thote, duke me lene nje takim, pasi akoma nuk isha i qarte per voten time se ku do ta hidhja ne parlament. Nderkohe komuniteti nderkombetar dhe sidomos ambasada amerikane ne Tirane u vune ne alarm per stabilitetin e vendit, pasi opozita kishte paralajmeruar demonstrata te forta nese Nano zgjidhej President Republike. Filluan te kapnin pjesetare te rendesishem te mazhorances qe te bindej kryetari i PS-se se nuk mund ta enderronte kolltukun e Kryetarit te Shtetit. Edi Rama u qartesua. Ben Blushit nuk i dihej mendimi. Fatos Klosi, Skender Gjinushi, Rexhep Meidani e Namik Dokle takoheshin si dikur njesitet guerile per te ndaluar ardhjen e Nanos si President. Fatos Klosi takonte disa deputete te PS-se qe kane akoma dosje ne SHIK. Dhe dosja te ben vete presion politik! Prec Zogaj kaloi menjehere pro idese se Berishes. Arben Imami po mendohej. Ende nuk e kishte vendosur. Une gjithashtu isha i pavendosur; nese duhej apo jo t'ia jepja. Nisur nga vitet e burgut qe kishte bere padrejtesisht e politikisht thoja "PO", natyrisht per Nanon. Shikoja mes radheve te mazhorances dhe natyrisht ishte pe moshen me dinaku dhe me potenciali. Prape thoja "PO". Te mos harrojme se deri ne keto momente ishin tre votat tona qe mund ta benin ate President. Thuhej se mund te ishin blere dhe dy vota nga radhet e opozites, pasi votimi ishte i fshehte, por per emrat nuk e dija se kush ishin keta deputete te opozites. Porse puna po shkonte tek keto vota. Ka momente ne historine politike qe puna shkon dhe tek nje vote, sic ka ndodhur ne fund te vitit 2003, por do ta shpjegoj nje here tjeter. Akoma Meta-Nano nuk kishin rene krejtesisht dakord per skemen: Nano President, kurse Meta kryeminister. Kryetarit te PS-se nuk i durohej deri sa te ngjitej ne krye te Shtetit. I ishte kthyer ne obsesion. E gdhinte duke pire gjithe naten tek "Piaza". Tako, premto, genje, bej ministra, drejtore, prefekte e cfare nuk premtonte vetem e vetem per te gjetur mekanizmat per te marre 84 vota per President. E takova ato dite ne Rogner, krejt rastesisht. Une isha me Ben Blushin, Ilir Gjonin dhe Agron Duken duke pire nga nje birre. Kur nga pas kolonave te hotelit kishte qene Fatosi me Xhoanen. Na thirri. Shkuam. Natyrisht ai ishte me i madh se ne e aq me teper qe ishte i shoqeruar nga e shoqja. Te tjeret i zgjaten doren Nanos me perpara se te takonin Xhoin. Une, nisur nga parimi kristian, respektova te shoqen. E takova ate perpara. I putha doren ne shenje respekti dhe xhentilese demokristiane, porse Nanos iu duk se u vonova ne miresjelljen time.

    -Ej, kujdes zoti Lesi. Nuk eshte ne Partine Demokristiane gruaja ime! - foli duke qeshur.

    Une sapo isha zgjedhur kryetar i PDK-se se Shqiperise dhe iu pergjigja po me shaka.

    -Kam vendin bosh te nenkryetares se PDK-se, - nxitova t'i ktheja pergjigjen me shpotite qe ai i ka me qejf.

    -Tani per tani eshte ne partine time! - u kunderpergjigj kryetari i PS-se.

    Kjo ndodhi ishte ende pa u zbardhur se kush do te ishte President. Cdo vote deputeti kushtonte per Nanon. Por Ilir Meta akoma hezitonte per te pranuar ose jo oferten e fshehte te kreut te PS-se. Mes hezitimit i mberriti franko-libanezi i cimentos me nje aktmarreveshje me shkrim te propozuar nga Fatos Nano. Nje kopje e aktmarreveshjes eshte ne duart e mia, ndonese me shkrim dore te frankolibanezit te Nanos. Po cfare kishte aktmarreveshja e propozuar ne menyre te fshehte nga kryesia e PS-se dhe mazhoranca e majte. Ilir Metes i jepej posti i kryeministrit dhe posti i kryetarit te PS-se, pas nje kongresi te jashtezakonshem, ne momentin kur Nano te behej President me votat e grupit te Metes. Me mire nuk kishte per Meten! Edhe kryeminister, edhe kryetar i PS-se. Sipas informacionit qe disponoj dhe jam i bindur se mbetet i vertete, Meta per pak sa nuk ra dakord per ta firmosur. Sot do te kishim President Nanon dhe kryeminister Meten. Nje dyshe mike-armike! Meta asokohe me thote se nuk e pranonte komuniteti nderkombetar qe Fatosi te zgjidhej Kryetar Shteti. Por une mendoj ende se, pervec kesaj qe eshte e vertete, Meta nuk kishte besim me tek ai pas asaj qe i beri ne dhjetor 2001, ku i permendi edhe te vdekurit e fisit. Kam bindjen qe nese Meta do te kishte garanci burrerie dhe politike nga Nano, edhe mund ta bente President. Meta njihet si dore e forte ekzekutive dhe pragmatist, keshtu qe opoziten ai e mbante larg unazes se Tiranes, te pakten per disa vite. Ditet kalonin shpejt ate mesvere 2002. Per here te pare ne historine e ketyre viteve pluralizem me therret kryetari i PD-se, Berisha, per takim. Takimi kishte aperturen si kryetar i PDK-se, si parti e qendres se djathte, por qe akoa nuk ishte futur ne aleance me PD-ne, pasi une kisha nje histori te ngaterruar me Berishen ne vitet 1992-1997. Pas meje ishte edhe botuesi i nje gazete te rendesishme, por edhe vota e deputetit ne salle. Nje vote ishte, por nga nje vote beheshin shume vota kunder Nanos. Une kete e dija. Takimi kaloi normal, por pa i besuar akoma njeri-tjetrit. Berisha nuk kishte besim tek une dhe e anasjellta, as une tek ai. Akoma "notoja" politikisht ne ajrin mes PS-se dhe PD-se. Fatos Nano e mori me ne fund pergjigjen se nuk mund te behej President. Filluan te lakoheshin emra te ndryshem. Qe nga Artur Kuko e deri tek Sabri Godo. Emri i Moisiut ende nuk ekzistonte. Por kryetari i PS-se, duke qene jashtezakonisht i konvertueshem, pranoi oferten e grupit te Metes qe te behej ai kryeminister.

    -Une kryeminister?! Kurrsesi jo. Ai vend eshte i mallkuar per mua, - i ishte pergjigjur Metes ne takimin koke me koke diku ne periferi te Tiranes. Nderkohe kryesia e PS-se as qe e dinte se c'po luhej nen rrogoze. Por, me sa duket, ne darke, dikush nga familja ia kishte prishur mendjen. Te nesermen e takimit ne nje restorant diku ne periferi te Tiranes, ku ka dhe pishine, por edhe dhoma qetesie, Fatos Nano therret urgjent mikun-armik, Ilir Meten.

    -Pranoj te behem kryeminister. Presidentin ta gjejme bashke, - ishte pergjigja e prere e atij qe do te behej kryeminister. Nderkohe ditet nuk prisnin. Po afrohej data e zgjedhjes se Presidentit. Nano e ndau perfundimisht mendjen per t'u bere kryeminister. Nga Stambolli, ku ishte nen shoqerine e pagesave te nje biznesmeni qe ben rrugen Tirane-Stamboll e kthim zoti Nano u nis per ne Bejrut "Izrael). Atje e priste takimi me Ilir Meten, ku do te benin qeverine e re pas zgjedhjes se Presidentit te ri. Pandeli Majko ishte kryeminister. Ai qeveriste pa e ditur se dy miqte-armiq ishin duke darkuar ne nje restorant luksoz me parate e frankolibanezit qe rri ne hotel "Sheraton" ne Tirane. Ne Bejrut ishin Fatos dhe Xhoana Nano, Ilir Meta, Monika Kryemadhi dhe Mustafa Muci. Ne qoshe rrinin dy biznesmenet e cimentos dhe ai i linjes Tirane-Stamboll e kthim.

    -Nuk e pranoj pa u futur dhe ti zv/kryeminister ne qeveri, - i ka kerkuar kryetari i selise roze.

    -Ti vazhdo dhe une te ndihmoj nga larg, - pergjigjej Meta.

    Por nuk kishte besim Nano tek Meta. Ashtu dhe ky i fundit tek Nano. Darkonin bashke, por nuk i besonin njeri-tjetrit! Me ne fund, qeveria u pagezua Nano-Meta. Por ne Bejrut, ama! Se c'donte Bejruti per te bere qeverine shqiptare, hajde e merre vesh. Ne Shqiperi debatohej per emrin e Presidentit, ziheshin, flisnin te gjithe si kompetente, por asnjeri nuk e dinte se c'ishte vendosur ne Bejrut mes Nanos e Metes. Pervec postit te zv/kryeministrit, Iliri do te merrte dhe ate te ministrit te Rendit Publik. Skema ishte realizuar ne menyre perfekte. Presidenti duhej te ishte nje njeri qe ta kishin ne morsete. I benin qejfin edhe Berishes dhe me kete rast mbyllnin problemin e zgjedhjeve te 24 qershorit 2001. Nano donte doren e Berishes, pasi nuk mund te qeveriste. E kishte provuar disa here dhe kryetari i PD-se e kishte hedhur nga kreu i qeverise sa here kishte dashur. Ndaj duhej loje e zgjuar per emrin e Presidentit.

    "vijon ne numrin e neserm)




    E Hene, 03 Maj 2004


    DY NGA VESET E SHUMTA TE NANOS

    Pjese nga libri "Si e njoha une Nanon dhe PS", qe do te dale per botim kete vit

    NGA NIKOLLE LESI

    "vijon nga numri i djeshem)

    Pervec ndonje virtyti te lindur dhe qe lidhet me trashegimine tek zoti Nano gjate ketyre 13 viteve te rremujshme e plot intensitet njoha edhe dy prej veseve te shumta qe ai manifeston; smiren kundrejt atij qe ka sukses dhe vesit-deshire per t'u tallur me fatin e tjetrit. Per kete te dytin e kisha pikasur qe ne momentet e para kur e njoha pas daljes nga burgu. Nga vitet '91-"97 vetem njehere e kisha takuar ate. Ne vitet e burgut te padrejte kur i vdiq e ema vajta bashke me shume te tjere kolege per ti shprehur ngushellimet. Bile me ane te Gramoz Rucit i cuam fjale para se te shkonim per ngushellim me Aleksander Frangajn, Frrok Cupin, Armand Shkullakun, Andi Bushatin, Teodor Kekon, etj., se nese i nevojitet ndonje ndihme financiare per te kryer ceremonine e percjelljes se nenes se tij ishim gati te merrnim ne financat e lodhura te gazetes "Koha Jone". Miku ne dite te veshtira te nevojitet. Por nuk paten nevoje, pasi biznesmeni Gaz Demi kishte paguar gjithcka duhej per ta nderuar familjen Nano. Kam qendruar vetem per vetem me Fatosin dhe te atin Thanasin per afro 30 minuta, aq sa u be xheloz Namik Dokle e Gramoz Ruci. Mbaj mend si sot qe insistonte qe ne si gazetare te gazetes "Koha Jone" te mos terhiqemi para presioneve te pushtetit. "Do te dijme t'ua shperblejme qendresen stoike tuajen" -tha dhe iu drejtua Thanasit, te atit : "Ua kemi borxh si familje ketyre djemve!". Mbaj mend qe i kam thene, nder te tjera, se familja, pra gruaja e tij Rexhina dhe femijte, le te vijne e marrin leke, aq sa kemi mundesi financiare, duke gjendur anen "ligjore" si honorare per "shkrime". Keshtu qe vetem me nje takim nuk mund te krijosh idene per virtytet apo veset e nje njeriu. Nanon e perkrahnim me koleget gazetare te gazetes "Koha Jone" gati ne idil, pasi jo vetem qe e quanim burgosjen e tij te padrejte e politike, porse edhe nga letrat e tij derguar gazetes na thoshte se "jeni dallendyshet e lirise dhe heronjte e nje epoke te re qe po lind". Bile gazetari Andi Bushati ishte gati ne shfrenim nje nanoist i pangopshem. Kurse Frrok Cupi ishte i bindur s e majta shqiptare mbetet e percare dhe Berisha sundon pergjate shume viteve nese Fatos Nanon nuk e nxjerrim nga burgu. Te mos harrojme se ne PS ia kishin bere gati "litarin", pasi Servet Pellumbi, Namik Dokle e deri diku edhe Ilir Meta, as qe donin t'ia shihnin surratin. Thoma Gellci, asokohe kryeredaktor i gazetes "Zeri i Popullit" ishte urdheruar nga Dokle dhe Pellumbi qe te mos botonin mocionet per debat ne PS te kryetarit pas zgjedhjeve te vjedhura te 26 majit 1996. Pandeli Majko, Gramoz Ruci, Ilir Meta, Kastriot Islami, Arta Dade, Perparim Sanxhaku bene gjate viteve te burgut te pamunderen qe te lirohej kryetari Nano. Ne ditet e nje greve urie per Nanon ne seline roze zoti Luan Hajdarga, pervec qofteve e pulave te pjekura, mbante tek koka edhe dosjen e burgosjes se kryetarit te PS-se. Pra duke qene me te drejten dhe kunder cdo shfrytezimi te pushtetit nga cdo mazhorance une dhe stafi i gazetareve te gazetes ende nuk e njihnim si njeri Fatos Nanon. E shikonim si lider te burgosur dhe qe i ishte privuar liria. Sa here na kane rrahur punonjesit e SHIK-ut te Gazidedes na thonin, duke na goditur" po shkruajtet here tjeter pro Nanos do t'iu shqepim ne dajak". Dhe realisht dajaku ne ate kohe nuk na ka munguar. Megjithate ky ishte kryetari i PS-se qe njihnim deri sa doli nga burgu e ndofta aty nga vitet 1999-2000 filluam te kuptojme se nuk ishte ai lideri me virtyte qe idealizonim. Megjithate qe te mos i largohem asaj cka doja te thoja ne fillim te shkrimit te sotem tek zoti Nano eshte e mbledhur ne gryk te fytit vesi i smires per dike tjeter, i cili realizon suksese apo para. Kur i tregojne, urdia e servileve, se filan tregtar apo iks njeri i njohur ka suksese ne dicka apo sidomos ne para, atehere kryesocialisti behet shume keq. Nje shpirt i zi duket sikur i merr frymen dhe urdheron gjithcka qe ta mposht, ta vjele apo ta shikoje rrugeve si lypes. E kisha degjuar nga shumegoje ne PS per nje ves te tille qe Nano ndjehet keq kur degjon mire per dike, sidomos ne fushen e politikes apo financave. Cfare ti bej ketij njeriu-thashe me vete nje dite. Ej bela, mendova, do ti kurdis nje loje qe ta shikoj me syte e mije kete ves te tijin. Jemi akoma para zgjedhjes se Presidentit te Republikes ne korrik 2002. Marre ne telefon Ilir Meten dhe i thashe te na ftoje per darke ne hotelin me te shtrenjte te Tiranes Fatos Nanon. Kishte pranuar me te paren, pa e zgjatur, pasi kishte pyetur se kush paguan. Nderkohe ishte kohe per cdo vote deputeti per te.

    U takuam ne Restorant Rogner nen shoqerine e orkestres qe ka ky hotel. Orkestrantet jane virtuoze, te veshur me kostum kombetar dhe paguhen shtrenjte. Kisha afersisht nja dy mije dollare neper xhepa, por i kisha marre Albert Xhanit, Presidentit te "Partizanit" 50 mije dollare borxh vetem per ate nate. I thashe qe ti ktheje te nesermen. Alberti u habit ne fillim se perse per nje nate, por duke qene miqe mi dha pa e zgjatur. Dollaret i kisha futur neper xhepa, ne xhakete, ne pantollona dhe nje 5 mijeshe ne corape. E kisha menduar skemen qe do ta cmendja Fatosin. Kur shikon dollare atij i iken mendja.

    -Ou, paskeni ardhur zoti Lesi !- ngriti zerin Nano qe ne hyrje te restorantit. Bodigardet e tij u rreshtuan ne cdo qoshe. Sakaq mberriti Ilir Meta. Porositem nje shishe vere, ose me sakte kryesocialisti iu drejtua kamarierit:

    -Cila eshte vera me e shtrenjte? -insistonte shefi i selise roze. Nderkohe kamarierja me shikoi mua, pasi isha une qe i kisha ftuar. Qejfi i kryetarit Nan mbetet kur e robton tjetrin qe i ka bere ftese. Don ta beje qe te mos e marre veten me per gjithe muajin. Fatmiresisht kete e dija. Brenda Fatosit ziente deshira qe fatura te shkonte ku e ku me lart.

    -320 dollare eshte me e shtrenjta!- pergjigjet kamarierja bionde.

    -Na sill tre shishe !-urdheroi Nano. Ilir me hodhi nje shikim mua, shikim qe thoshte se" ky do te rrjepe ty sonte", prandaj a ke marre me vete per ta perballuar.

    Nisi hareja e te pirit me gota te medha te veres qe e kur kujtoje cmimin te dukej si uthull. "Do ta perballoj !"-thashe me vete, nderkohe qe dollite filluan per kete e ate. Dy shishet kishin avulluar dhe situata ishte nxehur. Avull nxirrte kryetari. Hiqte syqet, asokohe mbante syze te trasha, dhe iu pastronte avullin e xhamave. Donte te shikonte cdo levizje syri te Ilirit dhe timen. Ai nuk besonte ne Perendi e jo me te na besonte ne te dyve!

    -Orkestra! "bertita une aqsa orkestrantet u tronditen nga qetesia qe mbizoteronte restorantin. Po shkonte ora nje e nates. Me mire tani se po me iken nga tavolina, mendova, dhe sakaq i hasa me kembe poshte tavolines zotit Meta.

    -Dua nje kenge nga Zagoria apo nga jeni ju zoti Nano?- dhe iu drejtova orkestranteve, te cilet kishin ardhur te peste.

    -Jo, jam nga Lezha!- u pergjigj gjithe shpoti kryesocialisti me syze. Nisi kenga gjirokastrite dhe shishja e trete po shkonte drejt fundit.

    -Edhe dy kamarier !- gerthiti Fatosi. "Nje do ta pijme dhe tjetren do ta marr ne shtepi- foli dhe kamarierja u bukos nga ajo cka shihte tek tavolina e "baballareve te kombit".

    -Merreni nga 200 dollare sejcili per kengen e Gjirokastres- dhe nxora shukun e dollareve. Kryesocialisti hoqi syzet. I pastroi shpejt e shpejt. I hodhi nje sy tufes se dollareve dhe shikoi nga Meta. U befasua. Sejmenet i kishin thene se "Nikolle Lesi po falimenton. Nuk ka para". Me ate mendje kishte ardhur per te me shqyer ne porosite e cmendura qe po bente ne restorant.

    -Dua nje kenge nga Skrapari. Tani !- iu drejtova plakut te orekstres. Plasi kenga nga Skrapari. I thirra te peste. Iu dhashe prape nga 200 dollare sejcilit. Orkestrantet e shkrete u habiten. Vetem drejtuesi i tyre e dinte lojen, pasi kisha biseduar me te paradite. Kete rradhe nxora nga corapet 5 mijeshen e dollareve.

    -Me falni ,por e kam zakon qe per aresye sigurie i le ca para ne corape- iu shpjegova zotit Nano. Ai nuk po kuptonte me asgje. Ishte nxire me keq se ka nxirjen e Perendise.

    -Orkestra! Nje kenge nga Shengjini!- nxitova qe te krijohej prape atmosfere.

    -Te lutem, por nuk ka kenge nga Shengjini- u shfajesua orkestranti virtuoz.

    -Gjejeni ku te doni!

    Dhe keshtu mbaroi kenga "nga Shengjini". Prape nga 200 dollare sejcilit. Por jo nga corapet.

    -Ore, shke-rdha-te!-mu drejtua Fatosi- Hidhe nganjehere doren edhe ketej nga une!

    Mbaruam ne oren tre te mengjezit. Pagova faturen e restorantit dhe beme te dalim. " Ne qeverine e re do te jesh minister ne kabinetin tim"-me tha zoti Nano i bindur se kisha miliona. U ndame ne te hyre te hotelit. Ata iken me sirena policie, kurse une u ktheva prape ne restorant. Mora dollaret qe i kisha dhene orkestres. Iu lashe vetem nga 100 dollare sejcilit, pasi pjesen tjeter e kisha bere me fjale me drejtuesin e orkestres qe paradite. "Shfaqja" mbaroi. Te nesermen tek zyrat e "Koha Jone" mberriten nje grup i madh kontrolloresh te atimeve. Nano nuk ishte ende kryeminister, porse kontrollonte nje pjese te rendesishme te Tatimeve dhe Doganave.

    Ky ishte nje fragment nga moria e atyre qe pashe tek zoti Nano si nje njeri i ndertuar mbi smire e ne hakmarrje. Ndersa ne sensin e servilizmit ai nuk ka ngopje ta levdosh dhe ato qe ka poshte vetes, ne sensin e varesise, i dhunon. Nje prej shembujve qe di t'ia mikloje sedren eshte drejtori aktual i kabinetit te kryeministrit, pikerisht Agim Isaku. Zoti Isaku eshte nje burre i gjate, dyfishi i Nanos ose me sakte 30 per qind me i gjate se sa first lady shqiptar aktual, Xhoana. Agimi eshte paksa zeshkan. Ylli Rakipi thote se "ai eshte ngaterruar ne maternitet nga familja, natyrisht pa dashje. Nuk eshte ky Isaku i vertete". Megjithate ne kete njohim per Agim Isakun dhe keshtu le ta pranojme. Ai ka punuar dikur ne Lezhe. E njoh mire. Shkruan edhe poezi. Dikur e shante kryetarin e PS-se. Bile kur ishte tek Meidani si keshilltar politik sa here na takonte na thoshte: " Ore i cmendur eshte ky Nano? Si ore nuk e kupton qe e ka dosjen plot e perplot me krime kontrabande. Duhet te ik!". Por Meidani e largoi per aresyet qe nuk eshte mire t'ia bejme publike Isakut te Nanos. Iku nga presidenca dhe kur fap na mberriti si keshilltar i zotit Nano. Hajde, hajde, c'metamorfoze ! A ka ndryshuar Nano apo Isaku Agim , akoma nuk dijme ti japim nje pergjigje he per he. Me vone do ta mesojme. Ne fillim Agimi rregulloi gruan e tij, Veren, si drejtoreshe e Qendres Nderkombetare te Kultures . Vera eshte grua e mire, korrekte, ka qene gazetare e gazetes "RD", porse kohet e fundit ka bindje te majta, tamam si Nano. Shkoi edhe ne Internacionalen Socialiste bashke me Xhoin. Kishte nje problem te vogel Vera, por e ka kaluar shpejt. Ka qene per ca kohe mike e ngushte e Rexhina Nanos, gruas se pare te kryesocialistit. Nard Koka, miku me i ngushte i Fatosit ne momente te veshtira politiko-financiare me thote nje dite kur po pinim kafe ne Sheraton Hotel se Vera Isaku cfare nuk thoshte per Xhoin. Dhe na e shpjegoi historine se si kishte ndodhur. Sapo Fatosi filloi te beje daljen e pare ne publik me Xhoanen, vajzen qe vinte nga Athina, Rexhina u step. Tek restorant Nena Mbretereshe, afer kodrave te Liqenit te Tiranes, duke pire kafene Rexhina me Veren ka rene biseda atje ku dhembte. Isakerira eshte perbetuar se do ta pervelojme rven qe na e perlau kryetarin. Por tani ajo ka lene edhe duhanin per ti fituar shoqerine gruas se re te kryetarit Nano. Kurse Agimi, tashme drejtor i kabinetit, perkulet aq shume ne kontrast me gjatesine e tij sa here ia kerkon kryetari roze. E kjo i pelqen shume zotit Nano. Po i lavderove deklaratat apo gruan e re zoti Nano te jep pune, karriere, nganjehere edhe prona, por ne kete rast duhet te falesh me pare tek Angjeli.

    Pra fillova te verej ato vese tek lideri i selize roze qe as nuk i mendoja, kur e perkrahja me perkushtim c'njerezor bashke me Akeksander Frangajn, Ben Blushin, Frrok Cupin, Andi Bushatin, Martin Leken, Edi Ramen, Fatos Lubonjen, Armand Shkullakun, Andi Bejtjen, Alfred Pezen, Vladimir Prelen, etj.

    "vijon ne numrin e neserm)



    ---

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    SINDIKATA ANTI-XHOI E NANOISTEVE

    Pjese nga libri "Si e njoha une Nanon dhe PS", qe do te dale per botim kete vit

    NGA NIKOLLE LESI

    "vijon nga numri i kaluar)

    Zoti Nano e kishte vendosur divorcin me Rexhinen, gruan e tij, porse ende nuk e shpallte. Shenjat i kishte dhene gjate e pas zgjedhjeve te 24 qershorit 2001. Por kryesocialisti duke e ndjere se asnje nga miqte e tij nuk do t'ia miratonte kete akt privat, vendosi mosperfilljen dhe shmagien e kontakteve me ta. Agim Isaku, shkrimtar dhe keshilltar prane kujtdo qe ka pushtet, merr iniciativen , e cila ne thelb mbarte kurajon per t'i thene ate cka mendonin per mikun e tyre kryetar. Ndonese eshte nje ceshtje personale, megjithate miqte kane te drejte te ta thone ate qe mendojne. Ata nuk e dinin se mjeshtri Fatos Nano e kishte skenarin ne koken e tij se si do ta gjente menyren e publikimit te prishjes se kurores me Rexhina Nanon, kete grua me virtyte e cila kishte mbajtur familjen gjate viteve te arrestimit te tij me nje kurajo te paimagjinueshme. E mbaja mend ate grua stoike, e cila kishte ardhur disa here ne dyert e gazetes "Koha Jone" per te sjelle letra nga i shoqi ne burg. Qante dhe lutej tek Perendia per Fatosin. Teodor Keko, nje njeri i rralle per nga vlerat humane, i jepte shpresa dhe i thoshte te mos ligeshtohej, pasi "Nanon do ta nxjerrim nga burgu ".

    -E mo Sander " i drejtohej Teodori, Aleksander Frangajt, asokohe kryeredaktor i gazetes "Koha Jone" dhe i burgosur nga pushteti i PD-se,- A do ta lirojme kryetarin nga Benca?

    -Boll po na rrahin perdite, por per Fatosin do ta bejme nje rremuje popullore-pergjigjej Sandri dhe tregonte titujt e gazetes.

    -Ju falenderoj dhe ju jam mirenjohese per gjithcka qe po beni per burrin tim dhe njerezit e thjeshte "thoshte Rexhina, e cila kishte merakun e vajzes , Ades, pasi djali, Sokoli, i ishte burreruar para kohe nga halli qe e kishte zene me mungesen e te atit ne shtepi.

    Pak para se te fillonte Levizja per Katarsis u mblodhen tek kafeja e Akademise se Arteve Agim Isaku, Dhimitraq Rafti, Arben Ahmetaj, Albert Caci dhe Emin Barci, nje njeri qe i kishte qendruar afer kreut te selise roze. Ishte dhe nje tjeter, emri i te cilit nuk me kujtohet.

    -Nuk mund ta leme kryetarin qe te beje kete budallall`k. I jane zene syte atij - insistonte Isaku.

    -Me mire t'ia themi ne sy, pasi nuk mund te jemi te pafytyre qe takojme Rexhinen, flasim me Tosin dhe pas pak e shohim me Xhoanen qe ka sjelle nga Greqia. Ne kete moment filloi sherri mes tyre. "Kush ia solli ?"-pyeste njeri. "Ku ta di une!"-pergjigjej tjetri." Ah, me duket e ka sjelle . " dhe nuk e mbaronte fjaline nga frika se mos ndonjeri ia conte ne vesh Nanos.

    - Une mendoj qe te shkoje dikush ne emrin tone qe t'i thote Nanos se po ben gabim qe po ndan Rexhinen, e cila eshte nje grua e shkelqyer-ngrinte zerin Dhimitraq Rafti, ish-drejtor i Pergjithshem i Telekomit.

    -Shko ti, Rafti!- vendosi Emin Barcin- E ke dhe mik per pune te tjera.

    -Dakord!

    U nis Dhimitraq Rafti drejt Nanos. Me nje merak brenda vetes, pasi mund t'i ikte fjala nga goja, sapo Nano te nxehej, porse, duke qene njeri qe nuk i donte te keqen e vendosi rruges se cfare do t'i thoshte. Personalisht nga pjesetare te kesaj "Sindikate anti-Xhoi" kam degjuar variantin e bisedes mes Nanos dhe Raftit.

    - Ou, zoti Rafti! Ku ke humbur more qerrata?

    -Zoti kryetar kam ardhur .- dhe i ishte nderprere fjala . Dicka si nje shuk i kishte zene fytin.

    -He mo, me ke sjelle gje mua nga ato qe ke vjedhur ne Telekom? E c'me kishe sjelle ato kepuce dhurate? Me keto do te me genjesh ti mua?- i ishte sulur kryetari Nano- Ke bere shume para me emrin tim ti Rafti! -vazhdonte kryesocialisti.

    Dhe Rafti u kthye atje ku e prisnin ata te "Sindikates anti-Xhoi" pa ia thene kryetarit mesazhin e miqve.

    -Ia the? Si reagoi? U merzit? Apo nuk e cau ****** fare?--pyesnin pa radhe "sindikalistet".

    -Jo, nuk munda "tha Rafti i vetedorezuar.

    -Do te shkoj une. Tani!- vendosi pa marre miratimin e kolegeve zoti Agim Isaku. Iku Agimi, por erdhi me shpejt se Rafti. Ishte bere serioz. Kishte marre nje pamje udheheqesi.

    -Ikim! E leme kete pune- tha dhe u ngrit i pari duke e prishur "Sindikaten".

    Se c'kishte ndodhur asnje nuk po kuptonte, por kur e kishte marre vesh Albert Caci, deputet i PS-se ishte merzitur dhe qe prej asaj dite nuk e respekton me Agimin. Zoti Isaku kishte hyre tek zyra e Nanos gjithe mllef dhe sapo ishte ulur per t'ia thene Fatosit mendimin e miqve ia ka prishur mendjen kryetari, i cili sapo kishte nisur Levizjen per Katarsis.

    -Agim! Beju gati per minister i Jashtem. Do ta rrezoj Meten dhe do te jem vete President i Republikes. Por shkurtoji paksa ato floket se te kane zene syte!

    Kaq kishte dashur keshilltari -shkrimtar dhe e kishte harruar Rexhinen, Xhoin dhe vetveten. Minister! E c'i duhej "Sindikata anti-Xhoi"! Nxitonte ne darke te takonte Fatosin e Xhoin sebashku me te shoqen Veren, e cila me vone do te behej drejtoreshe e Qendres Nderkombetare te Kultures. U krijua shoqata "Miqte e Xhoit". Agim Isaku dhe Vera ishin emrat e pare te kesaj liste pambarim me emra tregtaresh, bosesh firmash ndertimi, disa pronare apo bashkepronare mediash. Kush ka para behet anetar menjehere.

    Por nje nga miqte me te ngushte familjare te kryetarit zoti Gramoz Ruci ishte kategorikisht kunder kesaj aventure qe po bente Fatosi. I kishte shkuar ne shtepi, ne zyre, ne kafene tek "Kampionet" "kafeja ngjitur me stadiumin kombetar) kudo e kurdo qe t'i nderronte mendjen. "E ka vendosur ai. Nuk merr vesh" ishte shprehur ne nje mjedi miqsh Gramozi.

    Ja keshtu u konvertuan shoket dhe disa miq te Nanos. Me kane treguar nje histori te jashtezakonshme per "shoqaten Xh.". U mrekullova ndaj vendosa te mos e mbaj me per vete, por t'ua jap lexuesve. Nese je njeri publik, gjerat dalin. Sidomos per te parin e vendit dhe first lady. Kudo ne boten demokratike faqet e revistave apo gazetave mbushen me fotografi apo shkrime per VIP-at. Sa kemi degjuar per Berluskonin dhe dashnoret e tij apo per Shrederin, kancelarin gjerman. Vetem Toni Bler dhe presidenti francez Shirak kane shpetuar nga kjo mori akuzazh. Te pakten gjer me tani.

    Ajo qe nisa per t'ua thene lidhet me vajtjen e zotit Nano ne ceremonine mortore per kryeministrin e vrare serb, Xhinxhixh. Po kthemi disa kohe me pas nga "sindikata antiXhoi", porse ia vlen te tregojme se c'po ndodh me liderin e selise roze. Jane fakte qe publiku duhet t'i degjoje, pasi jemi ne nje shoqeri te hapur. Ishin marre masat per ruajtjen e kryeministrit Nano ne Beograd. Gjithcka ishte ne protokoll. Por dicka nuk shkonte. Ceremonia kishte mbaruar. Ne aeroport nuk kishte mberritur first lady shqiptar bashke me nje shoqen e saj. As makina e shoqerimit te tyre. Grua kryeministri ! Duhet dhe shoqerues. Ne Beograd ishte dite zie kombetare. Asnje dyqan nuk ishte hapur. Qepenat rrinin mbyllur pasi po varrosej kryeministri i vendit. Avioni carter i kryeministrit shqiptar kishte mbi tre ore qe nuk nisej, pasi mungonte first lady. Sipas pjesetareve te delegacionit dhe gazetareve qe e shoqeronin pas nja 4 oresh mberrin makina e first lady. E kishin gjetur nje dyqan per te blere ne mes te zise se madhe kombetare serbe. Duheshin veshje plazhi beogradase! I kishin gjetur. Ne Shqiperi ben shume nxehte. Me pas delegacioni erdhi ne mesnate ne Rinas.

    Megjithate duhet pranuar se lideri roze e kishte gjetur menyren djallezore per ta kapercyer zhurmen per kete akt privat, porse ne nje fare menyre jeta e tij personale i "perkiste" edhe gjithe shoqerise, pasi eshte VIP dhe kudo jeta e kesaj kategorie behet publike. Jam i sigurte qe zoti Nano qekur ka menduar Levizjen per Katarsis ka patur ne koke idene per t'iu anashkaluar pyetjes publike "C'beni me jeten tuaj zoti Nano?". Ai krijoi nje stuhi jashtezakonisht te stermadhe gjate fundit te vitit 2001. Me nje ton gati teatral ne nje emision tek Blendi Fevziu ne TV Klan pas pyetjes se gazetarit se dicka po ndodhte ne jeten e tij personale, ai u pergjigj me pamje qe as aktori me i madh shqiptar nuk e ka luajtur: "Po, kam vendosur te divorcohem!". Ndersa pak me pas u kurdis nje emision ne TVA, ku i mirenjohuri Ardit Gjebrea, ne rolin e tij per here te pare si gazetar prezantoi gruan e re te Fatos Nanos, Xhoanen. Nje skeme perfekte. Nje art vertet i paguar.

    Dikush mund te thote se keto jane ceshtje private te kryetarit. Natyrisht qe po, mbetet pergjigjia ime. Por kur nje njeri, aq me teper publik dhe qe i perket publikut, ndryshon jeten e nje udheheqesi atehere duhet hapur kutia e Pandores. Une nuk kerkova te hap ate histori qe Fatos Klosi, ish-kryetar i SHIK-ut e deklaroi ne emisionin e gazetares se mirenjohur Rudina Xhunga tek Top Channel. Ndonese zoti Klosi beri nje pohim te rende per nje zonje dhe per shtetaret e ketij vendi. Ai, e jo une, tha se dyshohet se kjo zonje ka patur lidhje me sherbimet greke. Megjithate ndoshta mbetet nje akuze ne kuadrin e luftes per postin e Presidentit te Republikes, pasi Klosi njihet si nje mbeshtetes i zotit Meidani. Personalisht do te preferoja qe ish-kryetari i SHIK-ut ta pergenjeshtonte nje akuze te tille, pasi keshtu i bie qe ne krevatin e kryeministrit fle agjentura greke. Nuk me duket bindese akuza e tij, pasi agjentura greke ka politikane, deputete dhe zyrtare te larte qe punojne per ta, duke patur bekimin e zotit Nano.

    Megjithate cfare nuk ndodh! Agjentura jane. Edhe mund te ta fusin ne krevat agjenten.

    "vijon ne numrin e neserm)



    NGA NIKOLLE LESI

    (vijon nga numri i djeshem)

    Kisha degjuar plot bema nga mazhoranca socialiste gjate ketyre viteve, pas '97-es, por qe te vinte puna ku kryeministri dhe zv/kryeministri i nje shteti te mos komunikonin me njeri tjetrin kete nuk e kisha menduar apo dhe degjuar. Paradoksi ishte se rrinin ne nje kabinet , ne nje parti dhe ne nje salle mbledhje qeverie. I kisha pare Nanon dhe Meten shumehere ne marredhenie teper te ftohta, porse njeri ishte ne qeveri e tjetri diku ne parti ose shetiste jashte shtetit gjate kohes qe qeveriste kundershtari. Ishte maji 2003. Meta kishte kerkuar shpjegime per disa gjera qe nderkombetaret ia kerkonin atij si minister i Jashtem, por qe ishte njekohesisht numri dy ne qeveri. Nano i vendosur per ta acaruar e denigruar nuk e pyeste ne asgje. Cdo projektvendim vinte direkt e ne qeveri dhe zv/kryeministri vihej para faktit te kryer. Bisedimet e fshehta ne Bejrut te Izraelit ne qershor 2002 kreu socialist i kishte shkelur me kembe. Emeronte e c'emeronte zv/ministra apo drejtore te rendesishem pa e pyetur, te pakten edhe formalisht ne telefon. Duke qene minister i Jashtem zoti Meta e kalonte gjysmen e muajit jashte ne vizita zyrtare te detyrueshme. Puna e ministrit te Jashtem eshte sa ne njerin avion ne tjetrin. Nga Europa ne Azi e kudo qe shteti shqiptar ka interesa politike dhe ekonomike. Roli i ministrit te Jashtem eshte i rendesishem, pasi eshte dora e djathte e nje kryeministri. Bile per ta acaruar sic kam mesuar shumehere nga jeta parlamentare i bente mbledhjet e qeverise ne ditet qe Ilir Meta ishte ne vizite jashte shtetit. Ne ditet e tjera as qe nuk komunikonte me zevendesin e tij. Duke qene vete nga natyra njeri qe rri pa paragjykime me tjetrin, duke mos dashur t'ia dije nese eshte i djathte apo i majte me telefononte per kafe. Dhe per te qene i hapur me lexuesin nuk do te them tani se "bisedonim vetem per sportin apo bujqesine"! Mes miqsh shkon gjuha atje ku dhemb dhemballa. Natyrisht qe kemi biseduar , edhe per Nanon, edhe per Berishen, por dhe per vete pozicionin e tij ne qeveri. Raportet tona kryesocialisti Nano i dinte perbukuri. Ndaj nje dite maji te 2003 me ulet si rastesisht ne tavolinen time ne kafene e parlamentit. Isha me Ben Blushin.

    -C'thote miku yne i perbashket ?- thote dhe me zgjat nje puro. Kisha disa oshilacione me Nanon per hir te kritikave qe bente gazeta "Koha Jone" ku une jam botues. E respektoj per aresyen se kemi kaluar kohe te turbullta me njeri tjetrin, porse gjithsesi sha dhe jam i bindur se kam qene teper korrekt me te ne momentet qe ai ishte ne burg apo kur nuk kishte pushtet. Ne ato momente, pra kur i kishte zbritur "kalit te pushtetit", kam qene afer tij, i bindur se kishte te drejte ne shumicen e rasteve. Ne ditet e mbreterimit Nano te harron, nuk te njeh nese nuk ka ndonje interes financiar apo politik te mirefillte. Pra kthehet si ne pyetjen "Ku jemi pare bashke?!". Tashme e kisha njohur gjysmen e portretit Nano. Por kishte prape pune te njihja pjesen e rrezikshme te tij. Dhe, pervec kuriozitetit si gazetar ne profesion me mundonte ideja qe te bindja vetveten qe nese kam vepruar mire apo keq qe po distancohesha perdite nga ky njeri me emrin Fatos Nano.

    Para tij ishte kongresi i PS ne fundviti. Frikesohej nga ideja se mos kandidonte personalisht Meta per postin e kryetarit te PS-se. Ne nje perleshje te vertete do te kthehej kongresi. Kete gje e dinte zoti Nano me mire se sa vete Iliri. Kryetari e vuri gjithcka ne sherbim te kongresit. Emerimet, shkarkimet, deklaratat, dhuratat ne pronat shtetrore per klane te caktuara financiaro-politike. Ishte ne ethe. Nuk e thoshte, por dukej ne menyren se si vinte e ulej, si kerkonte miqesi e afersi.

    -Ilirin, Ilirin! A eshte mire? I thuaj te me bej nje telefon- futi kunjin dhe beri sikur fliste me Blushin.

    -Nuk jam sekretari i Metes! Dakort ? Bashke punoni, bashke i keni bere lemsh punet. Hajt, shendet ! - dhe u ngrita pa i dhene doren.

    -Prit ore, pse nxehesh?- e urtesoi zerin kryesocialisti- Ti shquhesh per gjakftohtesi! - me futi kunjin tjeter, duke e ditur se pikerisht kete te keqe te temperamentit e kisha dhe nuk mund ta hiqja ne moshen 40 vjecare. E kisha "zbutur" , por prape mbetem fajtor ne kete pike. Ben Blushi, me te cilin kemi punuar bashke ne gazeten "Koha Jone" ne vitet '96-'97 gjeti menyren per te me ulur ne tavoline.

    - E leme neser nje takim bashke?- foli si per te thyer heshtjen kryeministri Nano- Me co fjale po te nderroj mendja- dhe u ngrit per hyre ne sallen e parlamentit.

    -Kujdes! Kij mendjen- tha Blushi dhe u ngrit.

    Te nesermen ne mengjez shkova si zakonisht tek Grand Hotel per te pire kafen e dites. Nuk kishte kaluar shume kohe kur ia mberrin drejtori i kabinetit te kryeministrit Dritan Shano, tashme ne vitin 2004 eshte zv/minister i Financave. E kisha njohur kete djale qe ne vitin 1992 kur shkonim tek shtepia e Gramoz Pashkos. Me Aleksander Frangajn, Frrok Cupin dhe Armand Shkullakun rrinim pasdite tek Pashko dhe Shano ishte si nje "roje" e Gramozit. Ishte djale i mire. Na sherbente ne menyre korrekte, atehere. Kishte bere karriere ky djale ;nga "roja" e Gramozit ne vitin 1991 tek drejtor kabineti i kryeministrit Nano ne vitin 2003.

    -Kryeministri te pret sonte per tu takuar- u fut direkt ne bisede Shano.

    -Ku ?- pyeta

    -Ku te duash ti!

    -Si rregull kryeministri e cakton oren dhe vendin- insistova qe te fliste me te ne telefon. Dritani u cua dhe sec bisedoi nuk e di, por u kthye shpejt.

    -Caktoje ti me tha kryeministri- foli i vendosur drejtori i kabinetit- Ne dac ne vilen e tij ,ne dac ne ndonje restorant te fshehte qe ti e ke mik. Ku te duash.

    -Ore une nuk e kam te fshehte takimin. Pse te shkojme si ne ilegalitet. Ne zyren e tij ne kryeministri do te vij ne oren 20.00- i thashe Dritanit.

    -Ok.

    Darka erdhi shpejt. Ne 19 .45 shkova tek dezhurni i kryeminstrise. Rregullat jane rregulla Duhen zbatuar, ndaj nuk kisha pse te shkoja si "clirimtar" dhe te me prisnin me "lule". I ngjita shkallet nje e nga nje, pa u ngutur. Ne koridor me priti Shano. Nderkohe i thote sekretares gjithe shqetesim.

    -Shpejt! I thuaj shefit se erdhi zoti Lesi. Nxito!- fliste Shano dhe i hodha nje veshtrim pikepyetes, por me shume po pyesja veten:" Ore c'estrade po luajne keta me mua?". Une nuk isha as minister, as ambasadori amerikan qe pritet qe ne shkallen e pare te nderteses se kryeministrise. Aq me teper e njihja shume mire Fatosin. I kisha kerkuar njehere takim ne dhjetor te vitit 1997, asokohe ishte prape kryeminister. Doja te me ndihmonte te merrja nje kredi ne Banken e Kursimeve, pasi isha ne hall ekonomik, meqenese redaksine e gazetes ma kishin djegur me 2 mars 1997. A e dini c'pergjigje me kishte dhene kur e takova ne hyrje te hotel Rognerit bashke me Finon e Malajn.

    -Aha, kete hall ke ti?! Tako Kristinen! - dhe kishte ikur i shoqeruar nga shpura e rojeve te shumta. Nuk me dha kohe qe ta pyesja se c'eshte kjo Kristina. Ate darke mendova se Kristina do te ishte ndonje drejtoreshe banke apo krediti, apo edhe me tej zv/ministre e Financave. Kisha fjetur plot enderra te bukura ate dhjetor te ftohte te vitit 1997. "E takova vete zotin Nano ! Me premtoj se do te me ndihmoj per gazeten e djegur" - i kisha thene gruas, Natales. Por kur kisha pyetur te nesermen Ben Blushin e Vladimir Prelen, asokohe keshilltare te zotit Nano se "kush eshte kjo Kristina qe duhet te takoj?", Blushi ishte shkulur se qeshuri.

    -Si te tha, tako Kristinen?!- pyeste dhe pergjigjej prape duke u gajasur Ben Blushi.

    -Pse, ore cke?- isha nxehur me Benin.

    - Ama Kristinen! E paske zgjidhur hallin!- thoshte nuk pushonte se rrekuri.

    -Degjo Niko! -nderhyri Vladimir Prela, nje burre i thinjur, por plot gjalleri. Ladi kishte punuar tek une ne gazeten "Koha Jone" si shef i rubrikes se jashtme - Ne punojme me te dhe kur don te heq qafe ndonje i thote tako "Kristinen!" Pra, ka tallur k-oqet !- nderhyri Beni dhe vetem gajasej- Kristina eshte sekretare e tij ne parti. C'pune ka ajo me banken dhe kredine tende?! Te gjithe atje perfundojne tek "Kristina"- theksoi Beni dhe me ne fund u be serioz.

    -Ma ka futur domethene ?- pyeta kot se koti, pasi pike gjaku nuk me kishte mbetur ne fytyre. Kisha kater vite qe e ndihmoja me shpirt, pasi kishte te drejte, se ishte burgosur pa te drejte, mendoja sinqerisht. Nje fytyre me vinte e nje tjeter me shkonte. Nje duf i madh me ishte mbledhur ne gryke.

    -Po pse me genjeu? Te pakten te me thoshte qe nuk behet-iu drejtova Vladimirit.

    -Me degjo mua- nderhyri Beni- Shite gazeten! Kaq tu desh sa u bere deputet. Me i rendesishem je zv/drejtor dogane me Gezim Bleten se sa drejtor gazete ne kohen e Nanos.

    Te gjitha keto mu kujtuan brenda pak sekondave kur po prisja te hyja tek Nano ne maj 2003. "Kujdes ! " me kishte thene prape Blushi dje ne kafene e parlamentit. Ai e njihte me mire se kushdo Fatos Nanon. Dhe u pergatita. Hyra brenda ne zyren e tij .

    -Hajde miresevini zoti Lesi. Keni pa ardhur qekur ishte Meta ketu ne kete zyre- u fut ne loje direkt kryeministri. "Kujdes !"- me shoqeronte ne cdo fjale e levizje -Si te ka ecur gazeta? Po lejen e pallatit te medias e more nga Edi Rama? E zgjidhim!-pyeste dhe pergjigjej po vete. Akoma nuk po e merrja vesh se ku donte te dilte ai. Nje hall e kishte, kete e dija, por pikerisht se ku i "pikonte" cata ende nuk po e nuhasja.

    -Shanon! -thirri drejtorin e kabinetit nepermjet sekretares. Hyri Dritan Shano.

    -Cdo problem qe ka zoti Lesi do ta mbash shenim dhe me thuaj mua nese ndonje minister ben yckla. Edhe me Edi Ramen do ti thuash ne emrin tim qe te mos ia vonoj kaq shume lejen e nderteses se "Koha Jone". Dakort? Na sill dy xhin- foli prere kryeministri- Ah, dhe nje kafe per zotin Lesi. Shpejt ! Apo je per nje darke bashke tek "Piaza" ?- fliste kaq i shpenguar zoti Nano, aq sa prape mu kujtua ajo e Blushit "Kujdes!".

    -Si mund te merremi vesh bashke ? E kam problem qendrimin tend- prape fliste, ndersa une ende nuk kisha thene , te pakten nje fjale. Donte te krijonte atmosfere miqesore pas atyre replikave ne parlament mes nesh, e sidomos kritikat ne gazeten "Koha Jone" ndaj tij. Po vinte Kongresi i PS-se dhe hija e Metes e copetonte zemren e tij.Por Kongresi vendoste per kryetarin, per KPD-ne. Kryetari ishte edhe kryeminister. Pra gjithcka ishte ne dispozicion te kongresit. Thirreshin kryetaret e PS-se ne rrethe, u jepej premtime, doganiere, toka; ftoheshin pronare mediash televizive apo te shkruara. Cfare donin e merrnin. Thesi ishte hapur!

    -Me jep nje cigare- thashe, duke u ngritur nga vendi.

    -Mos u co! Ngrihem une per miqte.

    U krijua nje heshtje qe po zgjaste. Pinim xhin dhe asnjeri nuk po e thyente akullin. Ajo puna e "Kristines" sec me kujtohej here pas here kur e shikoja ne drite te syrit.

    -Une ketu nuk kam ardhur as per Edi Ramen e as per njeri - e theva me ne fund heshtjen - Kemi qene dikur miqe

    -Jemi prape. Ou sa here zihemi ne te dy aq me shume afrohemi tek njeri tjetri- nderhyri gjithe galleri Nano.

    -Mire, mire, por une sherbetor ne oborr nuk te behem. As ty e as Saliut! Por me mua ke gabuar. A jeni ju apo dikush rreth jush qe fut pyka

    -Jo, ka keqkuptim- me nderhyri pa me lene ta mbaroja idene e nisur-Nuk pyes une asnjeri. Emini "Barci) me ka folur mire per ty. Djale kurajoz ! Ndersa Agimin "Isakun) nuk e pyes- tha Nano dhe mu afrua tek karrikja tjeter, qe ishte mu ngjitur.- Ai eshte pa dinjitet. Ashtu perkulet Agimi. Nje dite i hodha ne koke, mu ne Rogner, tavllen e duhanit, pasi me kerkoi qe ta largoja Arta Daden nga ministre. Donte te behej vete minister. Mendova se nuk do te vinte me ne zyre, por erdhi.

    -Edhe mua me vjen keq per nderlikimin e marredhenieve tona. Une e di se ti do ta fitosh kongresin, pasi i ke te gjitha ne dore-nxitova t'ia prisja hovin e masakres ndaj Agimit. Nuk me krijonte nje shije te mire nxirja qe po i bente Isakut ashtu para meje. Ne fund te fundit, ndonese ai fliste keq per mua, por perseri ishte shkrimtar dhe nuk mund te denigrohej ashtu. Atij i duhej hequr veshi, por jo leshrat e gjata te kokes.

    -Pse Iliri nuk do te kandidoj?- me pyeti rrufeshem

    -Nuk e di saktesisht.

    -Ju jeni miqe- dhe ngriti nje gote xhin, duke e rrokullisur ne fytin e leshte.

    - Po te jete si Nikolle do te ndihmoja me te gjitha menyrat per te punuar pro jush per kongresin, por mos harroni se une jam pozicionuar politikisht dhe dalengadale po shkoj, sipas programit politik te partise ku jam zgjedhur-nderhyra.

    -Eh, c'te plasi ***** per parti! Pse une per PS po punoj?! Jo, ore! Rregullojme punet tona kete rradhe. Boll dhashe per socialistet me burgun tim. Tani do te fitoj ate cka nuk e shijova ne kater vitet e burgut- foli me tension dhe u ngrit per tu ulur ne karrige e kryeministrit.

    -Me lidh me Mustafa Xhanin!- bertiti ne telefonin e sekretares. Mori papritur nje pamje krejt tjeter. Tamam zyrtare.

    -Alo, o Tuc! "keshtu i therrisnin Ministrit te Shendetsise). Neser te beni konfirmimin e vendit te punes, te gruas se Nikolle Lesit. Qarte ? Hajt, naten e mire !-dha urdherin dhe me shikoi mua, si per te me thene se shtetin e rrotulloj une si te dua. Ne cast cdo gje ta zgjidhe. Mesazhi ishte i qarte. Po me dilte prape thenia e Blushit "Kujdes!"

    -Ndersa me ate shalegjatin, Edi Ramen do ti them Besnik Dervishit qe ta mberthej si minister. Ai i ka ca dokumenta Edit ne dore dhe i ben presion sa here te doje. Ndertesa jote do te legalizohet urgjent- foli sikur te kishte gjetur Eureken- Me Edin nuk flas per momentin. Sikur e luan paksa ****** ai , por do t'ia kopsis pas kongresit.

    -A mund te kerkoj dicka zoti Nano?- iu drejtova dhe nderkohe piva kafene si per te larguar ndonje efekt te xhinit qe me kishte dhene dopio.

    -Fol! Cfare do? Kam detyrim ndaj teje dhe Aleksander Frangaj. O, se harrova ,si eshte Martin Leka ? Beji te fala. Po Frroku? A, po eshte tek ATSH-ja - fliste dhe nuk i durohej deri sa te dilte tek sebepi i takimit.

    -Nese nuk keqkuptohesh mendoj se bere gabim qe e more Mustafa Xhanin ne telefon. Une nuk kam asnje hall. Nuk dua asgje. Me mjafton miqesia qe kemi. Kaq!- fola pak i shpenguar

    -Jo, jo! Miku ne dite te veshtira duket. Ore ai Iliri sikur po pergatit dicka. E vertete ?- beri nje pyetje te rrufeshme. Dhelpra mbetet ashtu sic ka lindur dhelper.Me zgjati prape nje cigare puro- Jane cigare te shkelqyera. Ja, merre nje pako- dhe u ngrit. Hapi sirtarin. Nxori nje pako me cigare puro.

    -Nuk e di, por mendoj se duhet ti rregulloni marredheniet me te. Me aq sa di ai nuk don sherr me ty, megjithate bashke po punoni- ia thashe duke ditur se ai tani e shan e pas pak e fton per marreveshje te fshehte. Kisha eksperience ne keto ceshtje.

    -Une me ate b-yt q-..in hbashke?! Atij do t'ia fus .. deri ne fund kete rradhe. Mbaje mend, zoti Lesi- u nxeh kryeministri-kryetar, aqsa nuk po kuptoja se si i erdhi menjehere. Ishte e qete biseda dhe nuk gjeta asnje arsye qe te bertiste ashtu. Me nje fjalor te eger, fjalor lufte . Filloi te ece neper sallen e madhe te zyres se tij. Shante. Thithte cigaren. Prape ecte plot nervozizem.

    -Te mos e zgjasim - mua drejtua dhe qendroi perballe ne kembe- Do te jesh me mua apo Meten ne kete duel per ne Kongresin e dhjetorit ? Fol! Me dy ***** mos me luaj mua!- bertiste dhe ecte plot nervozizem. Nderkohe edhe une u nxeva. Kishim hasur koke per koke. Ai me presion ne moment dhe une nuk e zgjata. U ngrita. Fola plot zjarr, me ate temperament qe manifestoja;

    -Epo atehere me Meten!- e mbylla pritjen e tij per nje pergjigje.

    -A me hani bo-let ti dhe Meta!- bertiti kryeministri.

    -Te ma hash ti!- fola dhe nuk i dhashe as doren. Dola plot tersellem. Sekretaret, Dritani dhe shoqeruesit e kryeministrit nuk po kuptonin asgje. Kisha hyre duke qeshur e dola plot nerva.

    Keshtu perfundoi takimi im me kryeministrin koke me koke. Pas kesaj filloi lufta e hapur. Bile krejt e hapur. Ai shfrytezoi cdo gje qe kishte ne dore si kryeminister. Por dhe une cfare zoteroja; parlamentin, mitingjet dhe median.

    "vijon ne numrin e ardhshem)


    ----------


    E Enjte, 06 Maj 2004


    NANO: MOS SHKRUAJ PER XHOANEN!

    NGA NIKOLLE LESI

    (vijon nga numri i djeshem)

    Ishte fundmaji 2003. Tashme "ambasadat" i kishim terhequr. Pritej lufte e hapur nga Fatos Nano ndaj meje dhe medias "Koha Jone". E kishte provuar njehere ne dhjetor 2002 me nje urdi kontrolloresh tatimor, por kishte deshtuar. Natyrisht qe urdherova ne fundvitin 2002 qe pjestare te stafit tim mediatik t'i incizonin, fotografonin dhe filmonin tete kontrolloret e deges se tatimeve te Tiranes dhe te Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve te Republikes. Kishin ardhur me urdher te posacem nga kryeministri Nano ne shenje hakmarrje, pasi kisha permendur bizneset e gruas se tij, Xhoana Nano. Si deputet i kisha kerkuar ministrit te Financave zotit Kastriot Islami qe me raportonte ne parlament se nga i kishte marre miliona e miliona kjo grua qe ngrinte biznese te llahtarshme, nderkohe qe isha i bindur qe shfrytezonte pushtetin e kryeministrit. Pra, ishte shperdorim detyre dhe fshehje e detyrimeve fiskale ndaj shtetit. Ne piken "fshehje e detyrimeve fiskale ndaj shtetit" donte edhe zoti Nano ne fundvitin 2002 qe te me zinte ne kompanine mediatike "Koha Jone", ku une jam pronar qe nga 11 maj 1991. U hapa kater kanatesh portat e kontrollit, shikuan e verifikuan cdo gje per mbi dy jave. Grupi i kontrolloreve nuk po gjente asgje nga ato qe ishte urdheri qe "te kapni dokumenta dhe t'a coni per ndjekje penale". Skema ishte hartuar ne menyre perfekte ne restorant "Piaza". Ishte thirrur Shpetim Idrizi, drejtor i Pergjithshem i Tatimeve te Republikes " viti 2002 ) dhe Mark Nikolli Drejtor i Pergjithshem i Policise Ndertimore. Shpetimi per kontrollin e medias, kurse Marku per ndertesen e gazetes, ku kishte vetem gazetare. Pak a shume e njejta skeme si ne vitin 1992-1993 kur qeveriste PD, por asokohe operacionin anti-Koha Jone e drejtonte Blerim Cela, kryetar i Kontrollit te Larte te Shtetit. Edhe atehere Blerim Cela kishte bere kallzim penal per mua si botues i gazetes. Nuk isha deputet dhe menjehere me moren te pandehur. Grupi hetimor drejtohej nga Prokurori i Pergjithshem Alush Dragoshi. Prokuroret ishin Vaske Simeoni dhe Petrit Fusha. Qendrova i pandehur dhe me detyrim paraqitje cdo te marte dhe te enjte. Nga halli mesova hilet e nje gazetari hetues. Duhej qe ato te cilat mi thonin ne hetim se "nuk ka gje per ty, por na kane urdheruar atje lart "t'ia transmetoja publikut. Sa here hyja ne zyren e prokuroreve-hetues me kontrollonin se mos i incizoja. Atehere takova Frrok Cupin, i cili me gjeti nje stilolaps qe incizonte. Ma kishin sjelle ne maje te hundeshetuesit. Kishin dy vjet qe me mbanin ne hetuesi e presion dhe ne koifidence me thonin " eshte urdher nga lart per ty. Do te mbajme te pandehur!". Mendova djallezine dhe ua futa bukur. Isha bere si i shtepise ne Prokurorine e pergjithshme. Pra jemi ne vitin 1993. Mora kasetofonin e gazetarit ne xhep, ndersa ne corape "atje ku futa dollaret per Nanon ne vitin 2003) ngjita stilopasin pergjues. Kasetafonin ne xhakete ma moren, por nuk iu shkoi mendja se kisha tjetrin ne corape.

    -Nuk ka asgje ne dosje, more Niko " fliste Petrit Fusha, prokuror ne Prokurorine e Pergjithshme.

    -Hiqe masen si i pandehur-thosha i merzitur.

    -C'te heqim a derezi! "nderhynte Vaske Simeoni, prokurori tjeter- Te heqim veten nga puna po te mbyllim ceshtjen penale ndaj teje si i pandehur.

    -Ama. Ia kishe fut bukur sot Berishes per ate qe tha ne Fushe Kruje. Keni gazete te forte. Lexohet. Une per vete e marre fshehurazi- me foli hetuesi Petrit Fusha.Te nesermen e botova te plote ne gazeten "Koha Jone" incizimin e bere. Plasi skandali. Te detyruar nga botimi dhe nderhyrja e ambasades amerikane menjehere ma mbyllen ceshtjen dhe dola si njeri i lire, pas dy vjet hetimi. Pra keshtu ua punova edhe kontrolloreve tatimore te derguar nga Fatos Nano ne dhjetor 2002. Kishin kontrolluar dhe bere rremuje gjithcka ne dokumentat financiare te medias "Koha Jone" dhe nuk kishin gjetur ate cka donte kryeministri te hakmerrjes ndaj meje. Kisha pyetur botuesit dhe pronaret e mediave te tjera nese po kontrollohen edhe ata. Me kishin thene "jo". Kur e nxori gazeta "Koha Jone" kete fakt menjehere cuan ca njoftime kontrolli ne disa gazeta problematike per qeverine, por nuk kontrolluan. Blendi Fevziu , drejtor i gazetes "Korrieri" me thote ne telefon se " erdhen nja dy veta pas zhurmes tende. Ashtu sic erdhen nxitimthi edhe iken pa kontrolluar gje. E kane me ty, Nikolle!". Mbaruan kontrollin. Nuk thonin as mire e as keq. Nuk ua mbante. Atehere i incizova me njerezit e mije pa e ditur asnjeri prej tyre. Degjova qyfyre e gallate, aq sa ia vlen t'ia japesh emisionit te shumeshikuar "FIKS FARE".

    -C'ti themi drejtorit !- debatonin njeri me tjetrin- Ai e don ne tepsi koken e Nikolle Lesit. Aman, c'na gjeti. Do te na pushojne nga puna- fliste tjetri. E keshtu nje kasete qe ne momentin e duhur do te behet publike, pasi tani qe eshte Nano kryeminister mund ti pushojne nga puna. Pra e kishte provuar zoti Nano te ma fuste, por kishte deshtuar. Po te shkruash apo edhe flasesh ne kafene ndonje fjale per bizneset e gruas se tij, Xhoanes, te pervelon. Nuk don t'ia dije per ligj apo moral. Te ben cope me te gjitha forcat. I erresohen syte. Dizekuilibrohet. Eh, si e ka ndryshuar kjo grua Nanon qe ne kemi njohur dikur. Ishte njeri i mire atehere, Fatosi . Duke qene ne nje shoqeri demokratike e jo ne nje sulltanat, ku sulltanesha mund te beje c'te doje ndaj kam kerkuar, kerkoj e do te vazhdoj prape e prape qe cdo biznes politikanesh apo i fshehur pas grave te tyre te zbardhet apo te hetohet. Ndryshe, sic kam deklaruar ne parlament, mafia do te zaptoje krejt parlamentin dhe politiken.

    Akoma nuk po me hiqej nga mendja ftesa e Nanos dhe acarimi i tij. Nderkohe qe e kisha respektuar per hir te vuajtjeve ne burg apo edhe per momentet qe ishte me te drejten. Kisha shkembyer mesazhe. Plot. Ai i ka ruajtur, por dhe une ruaj plot ne memorien e celularit. Aparatin me mbi 40 mesazhe te tija, ku ofron kompromis, para, pushtet, kulisa, presion, fyerje etj e kam hequr nga perdorimi dhe e mbaj ne kasafort si dicka qe do te me duhet ndonje dite. Duke i menduar keto nje dite pas takimit koke me koke me Nanon "maj 2003) me telefojne dy ministra te kabinetit te kryeministrit zoterinjte Agron Duka, minister i Bujqesise dhe Ben Blushi, minister i Pushtetit Vendor. Telefonatat ishin me distance kohore prej 10 minutash. Sic duket ishin bashke.

    -Nikolle dua te takoj urgjent. Kam nje mesazh per ty-foli Beni. Nga tonaliteti i zerit e kuptova se ishte i merzitur dhe kishte dicka serioze. Me Benin, sic kam treguar, kam kaluar momente jashtezakonisht te veshtira e ku mund te na ikte koka ne vitet 1996-1997. Fale Blushit, pas qershorit te vitit 1996, kryetari Nano, i cili ishte i burgosur gjeti forcen per te perballuar dyshen Pellumbi-Dokle, te cilet ia bllokuan kryetarit cdo mundesi komukimi me partine dhe publikun. Ishte pikerisht Beni, qe me zgjuarsine qe ia ka dhene Perendia ne perfeksion, gjeti menyren per te shkallmuar kete dyshe te rrezikshme per Nanon. Natyrisht qe celesi ishte gazeta "Koha Jone". Por Blushi ishte kryeredaktor i gazetes ne keto vite.

    - Ngjitemi ne katin e dyte- kerkoi Agron Duka. Nga hyrja e katit te pare te Grand Hotel shkuam diku ne katin e dyte. E pashe se dicka te rendesishme donin te me thonin. Asnjeri nuk po hapte biseden. Hezitonin. Realisht qe kisha muhabet edhe me Duken, porse e kisha njohur ne momentin qe hyri ne parlament si deputet ne vitin 2001. Kurse me Benin qe ne vitin 1991.

    -A ka mundesi qe ta na degjosh njehere o burre!- foli Beni, tek i cili e kuptoja ne cep te syrit se e kishte seriozisht.

    -Cka ndodhur?- nderhyra, pasi nuk me durohej sa ti binte rrotull.

    -Cke ore qe merresh me gruan e kryeministrit? C'dreqin do?- mu lut Beni.

    -A, per kete keni ardhur! E mbyllim kete bisede- thashe dhe iu lashe te kuptonin se nuk terhiqesha nga publikimi i gjithckaje qe lidhet me familjen kryeministrore Nano. E dija se c'kurdisnin me pushtetin. Fitonin miliona e miliona duke shfrytezuar qeverisjen dhe na luanin rolin e te drejtit, e ligjorit.

    -A me degjo mua Nikolle! Une jam biznesmen. Kam hyre ketu rastesisht dhe jam penduar. Isha mire. Punoja me njerezit e mije dhe nuk kisha probleme. Tani nate per nate ne televizor del emri im, sic thote Berisha "Duka i krimit!"- e ngriti zerin ne skaj trishtimi- A e di ti qe nuk dua t'ia dije as per Nanon e as per Berishen, pasi jetoj vete, por politika te merr ne qafe. Te dua te miren. Kujdes, vella! Nano ka gjithcka ne dore. Mund te te kurdise ndonje gje dhe pastaj te rrofte gazeta. Me degjo mua se ti nuk ke njeri qe te mbron- lutej ai.

    -Ou, po ketu jeni strukur "ballista"! Nuk me ikni mua- tha dhe ul ne tavoline Nard Koka.

    -Nard, na lere, te lutem, qe te rrijme me Nikon "u nxeh Agroni dhe ia beri me shenje qe te largohej menjehere.

    -Care thua more ! Kamarier me sill nje kafe- bertiti Nardi si per ta na thene se " as qe dua te iki". Shikova Benin. Kishte ulur syte. Agroni tymoste. Nardi qeshte. Vinte direkt nga vila e kryeministrit Nano. Ai i kishte treguar se ku jane dy ministrat e tij.

    -Zoti Lesi! Une jam biznesmen. Jam mik i Nanos. E kam ndihmuar me shpirt kur asnjeri nuk i hapte telefonin. Eshte njeri i drejte, por spekullojne rrotull tij - vazhdonte te fliste pa ndaluar Koka i Durresit.

    -Futu ne teme Nard!- ia nderpreva ligjeraten proNanos.

    -Kryeministri te pret tek vila. Don nje bisede me ty. Nje atmarreveshje- nxitimshi foli Nardi. Ne te vertete vila e kryeministrit ishte vetem 20 metra larg vendit ku ne po pinim kafene.

    -Jo! Isha mbreme tek ai. Tani eshte teper vone. Po per cfare aktmarreveshje e ke fjalen?- iu drejtova atij qe kishte ardhur i fundit ne tavoline.

    -Nano do nga ti, qe te jete i garantuar, nje aktmarreveshje me shkrim, ku te shkruhet: "Se sot me date kaq e aq neshkruasit Fatos Nano, kryetar i PS-se dhe Nikolle Lesi, kryetar i PDK-se dhe botues i "Koha Jone" rane dakort per sa me poshte "nderkohe Nardi me lexonte ato cka i kishte shkruar Nano):

    -1- Palet bien dakort te bashkeqeverisin ne koalicion me aleatet e tjere te se majtes progresive dhe properendimore deri ne 2005.

    -2-Gazeta "Koha Jone" do te mbeshtese hapur zotin Fatos Nano per kandidaturen e tij per kryetar te PSSH-se.

    -3-Gazeta "Koha Jone" nuk do te shkruaje asnjehere shkrime kritike qe permendin emrin e Xhoana Nanos.

    -4-Gazeta "Koha Jone" nuk do te evidentoje me Meten dhe perkrahesit e tij".

    Ne kete moment nderhyra duke pare Nardin.-

    -Ore, ka lajthitur kryeministri apo po luan ndonje shaka ti Nardi?- pyeta i cuditur. Nuk kisha degjuar asnjehere nje aktmarreveshje te tille, ku te futej partia dhe gruaja e kryeministrit. Mendova se kryeministri nuk duhet te jete mire. Atehere e kuptova pozicionin e veshtire te Benit dhe Agronit. Ata ishin stepur, pasi kishin ardhur per nje gje tjeter, me moderne ne komunikim. Por Nano, duke mos i besuar asnjerit prej tyre kishte nisur Koken. Por u futa ne loje shpejt, pas turbullimit qe me krijoi teksti i servirur per nenshkrim.

    -Dakort! Me sillni nje leter te bardhe te fillojme per ta shkruar nga fillimi, pasi do te ndryshoje disa gjera, por do ta firmos- thashe, duke ditur se djallezia e Nanos ishte perfekte. Teper perfekte. Nardi u ngrit nga tavolina dhe degjova nder te tjera qe po i thoshte, dikujt, natyrisht Nanos se "po e firmos!". Fillova te shkruaj tekstin me shkrimin tim, sic e donte kryeministri, porse beja, si per te qene dakort, ndonje ndryshim te vogel. E mbarova. Nuk e kisha firmosur. Blushit po i dilnin djerset. Agroni pinte cigare. Nardi fliste me kryeministrin.

    -Ta firmose ne fillim kryeministri! -thashe dhe e futa letren ne xhep.

    -Firmose ti njehere dhe shkoj une tek Nano e ta sjelle me firme te tij. E fotokojme- u ngrit Nardi i gatshem te shkonte 20 metra pertej tek vila kryeministrore, ku e priste Fatos Nano.

    -E kush eshte garanti qe nuk ka ndonje loje- provokova menjehere.

    -Nano!

    -Ore, lere ate! Me garanto ti Nardi?

    -Per nder nuk te garantoj-tha Koka- Nano nuk eshte garant per dy femijet e tij qe ka me Rexhinen e jo me te jete per ty- dhe me shikoi ne drite te syrit. Nxora nga xhepi i brendshem letren. Fillova ta grise nga pak e nga pak. Pastaj nxora cakmakun dhe e dogja cdo fije letre, pasi mendova se mund te merret dhe ngjitet per tere naten dhe te nesermen e shikoja te botuar ne ndonje gazete qe "Nikolle Lesi i kerkon kompromis Fatos Nanos". Nano e donte me shkrimin tim dhe neser te thoshte ne media se eshte Lesi qe e ka kerkuar nenshkrimin e kesaj aktmarreveshje dhe e ka shkruar me doren e tij. "Ja c'fytyre eshte Lesi!" donte ti tregonte opionionit publik. E, kujt donte t'ia fuste Ai!

    (vijon ne numrin e neserm)

    ...........

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Moderator mos e hiq kte teme qe hapa sepse eshte histori me e rendesishme se vet histori e Skenderbeut.. sepse ketu eshte e sotmja e Shqiperise dhe Kosoves e trojeve tjera.. ketu dhe nga keta personazhe per fat te keq varet dhe e ardhmja e Shqipetareve..

    Le tu vije turp te gjithe atyre qe sorrolloperisht votojne me ndergjegje per kete Mafie te ndyre..


    qashtu..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 06-05-2004 mė 03:32

  4. #4
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046

    Moderatoreve

    ... a eshte e mundur me e vendos kete teme si nje kryeteme ...
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Nuk me pelqejne vendosjet si Kryeteme te temave pervec kur kete e kerkon nje rast me urgjence..qe duhet lexuar nga mileti me nje far detyrimi..se ashtu e kerkon momenti..ose teknika e forumit..

    Ne rastet e tjera e kam thene se "kryetemat" jan me te palexuarat sepse lexuesi mendon se .. ska aty asgje te re se x teme qendron aty jo se eshte freskuar me material te ri por se e kan varur Shefat ne tabele te emulacionit..
    Me mire lerini Temat te shkojne posht e lart prej kuriozitetit e pjesmarrjes se lexuesve..se sa nga perzgjedhjet e moderatoreve qe shpesh mund te jene teper personale apo "me hater"..

    Vazhdojme..

    ------

    E Premte, 07 Maj 2004


    HAKMARRJA E XHOANA NANOS

    NGA NIKOLLE LESI

    (vijon nga numri i djeshem)

    Qe gruaja me emrin Xhoana Nano eshte kryeministrja reale e Shqiperise nuk ka asnje pike dyshimi. Zoti Nano vetem firmos dhe urdheron cka thote ajo grua, e cila ne nje kohe rekord ngriti kompanite Xhoi Travel dhe Albacopter. Shoqeria e pare ka marre monopolin e levizjes ne toke nga Shqiperia ne Greqi e anasjelltas, kurse shoqeria e dyte e krijuar pas se pares Albacopter u krijua, pasi nuk i mjaftonte toka. I duhej edhe ajri. Helikoperet e shoqerise se saj private "patrullojne" qiellin sa nga Korfuzi ne Shkoder, sa nga Ohri ne brigjet e ishujve greke. Nese kjo grua do te kishte ardhur e pasur nga Athina e nates ne Tirane, atehere gjithsecili do te perulej para aftesise se saj per te menaxhuar. Por nuk eshte aspak keshtu. Kur i kam kerkuar ministrit te Financave Kastriot Islami "viti 2003) qe te jap shpjegime ne parlament ne seance te hapur se sa detyrime fiskale apo sa here jane kontrolluar nga organet tatimore bizneset e gruas se kryeministrit Nano me eshte pergjigjur, bile edhe me shkrim: "Nuk lejohet qe te nxirret sekreti i nje firme private"! Nese duhet te kete transparence me teper se te gjithe duhet te jete kryeministri dhe natyrisht e shoqja, e cila shfrytezon pushtetin ekzekutiv te te shoqit qe quhet sot Fatos Nano. Nuk mundet qe te luhet roli i "parimorit" sic ben kryeministri aktual dhe nga ana tjeter zbaton aksiomen "beni si them une, e mos beni sic bej une!". Une kam pare me verejtje kopjen e deklarates se pasurise se Fatos Nanos te vitit 2002 dhe ate te vitit 2003. Kjo e vitit 2003 ende mbahet sekret, porse une arrita ta lexoj. Prape fukara i madh na del ky zoti Nano ! Gjithcka ne emer te gruas se dyte Xhoana Nano, a thua se e ha njeri kete lloj manovrimi gjoja "ligjor". Kryeministri na qenka fukara, kurse Xhoana pasanike! A flene ne nje shtepi keta te dy?-mund te thote dikush. Apo vetem bashkejetojne? Apo rrine si concubinage "bashkejetese pa kurore)?! E beri nje shkrim ne korrik 2003 Andi Bushati, drejtor i revistes Klan, po ne kete reviste dhe desh hengri dajak nga Xhoana Nano. Natyrisht jo direkt nga dora e saj, por nga disa bodigarde qe ruajne burrin e Xhoanes e qe eshte kryeministri Nano. Bushati kishte botuar disa dite pas doreheqjes se zotit Meta nga posti i zv/kryeministrit ne korrik 2003 nje editorial ne kete reviste, ku analizonte qetesisht Fatos Nanon. Por nder te tjera ai kishte permendur nje fragment se zoti Nano punonte edhe per te kenaqur shijet e nje femre me emrin Xhoana. Bushati kishte futur dhe nje fjale concubine, natyisht qe lidhej me Xhoin e Fatosit.

    Concubine ka kuptimin direkt bashkejetese. Kryeministri qe merr vesh edhe nga frengjishtja nuk e kishte perkthyer tamam concubine ne termat qe e kishte fjalori dhe qe nenkuptonte Andi Bushati, por i kishte lene shijen e keqe te fjales, pse te mos e themi te asaj femre qe shetit naten neper semafore. Kaq kishte dashur kryeministri Nano dhe ishte betuar qe sapo ta takonte Bushatin do "t'ia rregullonte samarin". Sikur t'i ishte lutur Perendise Xhoana nuk do ta kishte gjetur kaq perballe Andin. Bashke me gruan, nje grua qe gezon respekt ne te gjitha qarqet intelektuale, Bushati kishte shkuar si "cjapi tek kasapi". Diten qe kishte botuar shkrimin ne revisten Klan, Andi hyn ne restorant Kashta ne Durres bashke me te shoqen per te ngrene nje darke. Restoranti eshte privat dhe nuk administrohet nga Drejtoria e Sherbimeve qeveritare, pra mund te hyje kushdo. Nderkohe rojet te shumta e kishin rrethuar restorantin ku darkonte kryeministri Nano me te shoqen, Xhoanen. Bushati hyn ne restorant, ulet ne nje cep per te ngrene darken e premtuar se shoqes. Sapo e shikon kryeministri dhe Xhoana therrasin njeri nga rojet e tyre. Nderkohe Andi porositi, pasi i hodhi nje veshtrim tangent menyse.

    -Duhet te dilni nga restoranti!- iu afrua nje nga rojet e shumta te kryeministrit. Perballe Xhoana luante me dore ne drejtim te Bushatit. Sec thoshte ajo grua kryeministri familja Bushati nuk po e kuptonte, porse rojet e rrethuan ne pritje qe te linte restorantin.

    -Ore, une jam klient i ketij restoranti. Kam porositur dhe po pres te ha darke. C'kam bere?- insistoi Andi dhe u mundua te merrej vesh me rojet e Nanos, te cilet per nga menyra se si shikonin donin te thonin se "Xhoi dha urdher. E dime se eshte fyese dhe e padrejte, por na kupto. Na heq buken e gojes ajo!". Situata ishte nxehur jashte mase. Kryeministri dhe Xhoana pinin vere te shtrenjte ne tavolinen perballe dhe benin sikur nuk e shikonin Andi Bushatin tashme qe rojet e kishin rrethuar per ta nxjerre forcerisht nga restoranti. I kishte ndodhur edhe ne vitin 1995 kur sapo kishte pergatitur numrin e gazetes "Koha Jone" bashke me koleget dhe ishte futur tek bar-restorant "Caplini". Bushati shquhej per shkrimet e forta ndaj qeverisjes se PD-se dhe kishte krijuar armiq ne pushtet si gjithe gazetaret e tjere te "Koha Jone". Edhe atehere duke ngrene kishte qene. I lodhur pas punes stermunduese gjate tere dites e deri ne ora 24.00 Andi ishte gjendur ne korrik 1995 para nje pice, duke e ngrene si i uritur. Tre punonjes te SHIK-ut te Gazidedes ishin futur brenda ne restorant. Ne te njejten menyre si bodigardet e Nanos i jane drejtuar:

    -Perjashta! Perjashta!

    Meqenese Andi me koleget nuk kishin dale, pasi pica nuk kishte shkuar ne fund pas asaj lodhje te dites, njeri prej shikasve e ka marre zvarre gazetarin Bushati dhe e ka nxjerre nga restorant "Caplini". Ne ate korrik 1995 ishin shikasit pa eprorin e tyre qe flinte ne ate ore, kurse ne korrik 2003 rojet kishin shefin e tyre Nano qe i urdheronte, duke qene vete ne restorant.

    -Mire, mire po dalim, porse shume fyese eshte kjo qe po beni " ishte pergjigjur drejtori i revistes Klan rojeve, por me veshtrim nga tavolina ku rrinte first lady shqiptar me burrin e saj Fatos Nano. Sapo ishte duke dale tek dera Bushati me te shoqen ishte degjuar nje e bertitur e madhe e kryeministrit Nano.

    -Hajde gezuar! Me fund ta pijme kete gote!

    -Si nuk pati fytyre e na hyri ne restorant pikerisht sot qe ka kritikua ne reviste "kishte nderhyre gruaja e neteve te Athines qe lumturohej ne krahet e kryeministrit shqiptar.

    -Merre pak ne telefon Bushatin dhe kercenoje " kishte insistuar kryeministri. Pas pak Bushati i fyer degjon ne telefon zerin e gruas qe e nxori perjashta restorantit ne menyre fyese.

    -C'ishte ajo qe kishe shkruar per mua sot ne reviste?- ishte pyetja e zonjes se pare te vendit, e cila po pinte atje ne "sarajet" e kryeministrit shqiptar- Apo kujton se nuk e dijme kuptimin e fjales concubine? E di frengjishten me mire se ti burri im!- fliste, pyeste e pergjigjej po vete Xhoana Nano. Natyrisht une nuk kam qene ne linje apo ne pergjim , porse aq sa me ka treguar Andi i merzitur ate nate po mundohem ta riprodhoj per publikun.

    -Concubine ka kuptim tjeter nga ai qe e keni marre ju zonja Nano " ishte munduar Bushati t'ia shpjegonte- Zoti Nano e di frengjishten per ta folur e jo per ta shkruar!

    -Ai i di te gjitha! Por mos guxo me te shkruash per mua- kishte mbyllur telefonin gruaja e pare e ketij vendi. Fjalen concubine zoti Nano nuk e kishte marre ne kuptimin real te fjales qe do te thote bashkejetese, por, sic thame pak me siper, atje ku i digjte. Concubine! Bashkejetese e rregullt apo bashkejetese me grua pa kurore?! Nje perkthyes tjeter e dhiste fare kur thoshte se concubine perkthehet bashkejetese me nje kurve. Hajde si ta marresh. Edhe ashtu, edhe keshtu . Bushati e kishte thene ne kuptimin e drejte te fregjishtes se tij. Pala tjeter e kishte marre aty ku iu digjte. Por drejtori i revistes mbeti pa darke ate nate vetem per ate fjale concubine.

    Nuk mjaftoi nxjerrja perjashta nga restoranti per Bushatin. Nje Bushat tjeter e hengri nga zemerimi i familjes Nano. Vetem pas nje jave Medi Bushati, nje nga personalitetet e larta te futbollit shqiptar, babai i Andit, shkarkohet nga detyra e drejtorit te Stadiumit Kombetar "Qemal Stafa". Kishte edhe 6 muaj per te dale ne pension. Nga njerezit qe kane bere epoke ne sport. Edhe ai e hengri nga fjala concubine e Andit! Dy Bushate i palosi kjo grua qe e ngaterronte fjalen concubine me perkthimin grek qe do te thote te kesh punuar tek lagjja e Kullave!

    Kjo ishte nje nga historite e vargut te hakmarrjes se Xhoana Nanos me duart e kryeministrit. Foli Fatos Klosi, ish-kryetar i SHIK-ut tek Top Channel nja dy fjale tha per Xhoin dhe agjenturen greke. E moren te pandehur menjehere Klosin ne kundershtim me cdo ligj e moral, pasi kryetari i sherbimit sekret te cdo vendi paguhet dhe ruhet ne menyre te vecante. Ne koken e tij jane sekretet e vendit, ndaj i ruhet koka. Kurse Nano per ti plotesuar deshiren gruas se tij e futi neper sallat e prokurorise. Gruaja e Klosit, Dorina, beri vetem nje deklarate ne mbrojtje te te shoqit dhe per dy dite u shkarkua nga detyra e drejtoreshes se drejtorise se Kontrollit ne ministrine e Arsimit. Vete kryeministri merrej me ate shkarkim. Qejfi i Xhoit duhej plotesuar! Kritikoi TV Klan veprimet jo ligjore te kryeministrit Nano dhe u urdherua Policia Ndertimore qe te dergonte fadromat ne fshatin turistik, ku ndodhet vila e biznesmenit te pare me te suksesshem shqiptar Marsel Skendo. Zoti Skendo eshte bashkepronar ne TV Klan. Sa here Nano shkonte ne Durres perballe viles se Marselit u thoshte qe te rreshtonin morine e fadromave te policise ndertimore per ti bere presion njerit prej bashkepronareve te ketij televizioni qe pasqyronte te verteten e hidhur per Nanon. Vete kryeministri rrinte duke pire dhe kenaqej me faromat qe i linte te gatshme per shembje. Qendronte stoik nga ofertat dhe presionet Aleksander Frangaj, drejtor i Pergjithshem i TV Klan dhe kryeministri niste vargun e policeve tatimore per te kontrolluar.

    Ky eshte shfrytezim i paster i pushtetit. Keshtu humbet PS dhe socialistet e thjeshte, te cilet aspirojne se kane nje kryetar qe mendon per ta. "Me plasi ***** per PS-ne!" me kishte thene ne takimin qe beme ne kryeministri ne maj 2003 dhe nuk me shqitej nga mendja. Socialistet e thjeshte mendojne se ato fjale qe ai thote per ta ne konferenca apo kongrese burojne nga thellesia e zemres se kryetarit. Nuk e dijne se kryetari Nano ka dy vite qe ka ndryshuar krejtesisht. Nano e ka mendjen tek concubine e Bushatit dhe tek thesi i parave te mbledhura cdo nate. Dikur ishte ndryshe kryetari. Ishte buzagaz, miqesor, bashkepunues.

    Tashme kryeministri Concubine!

    (vijon ne numrin e neserm)


    ......

    Skuth.. ne se sperton vazhdo e posto ket librin e Lesit..

  6. #6
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    ... Brar, detyren e marr te henen, pasi te shtunen dhe te djelen nuk jam ...
    ... kalofsh mire ...
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e MtrX
    Anėtarėsuar
    29-11-2002
    Vendndodhja
    Korēė
    Postime
    755
    sa duhet t'i djegin ne vend te keq keto shkrime kaq eksplicite, njeriut me te felliqur ne Shqiperi, Nanos...
    bravo i qofte atij qe ka guximin e i shkruan, e kam shume bindje se jane te verteta, te pakten ato qe ai thote per Nanon, se per te tjerat nuk mund te them, ngaqe dhe ai duhet te mbroje burimet e informacioneve, ata me te cilet mbeshtetet...
    nqs keni mundesi vazhdojini postimet, une kam lexuar cdo germe ketu, dhe do vazhdoj te lexoj...
    MtrX ubicumque felix

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    E Shtune, 08 Maj 2004


    NANO: EDI, TA BEJ *** FUSHATEN!

    Pjese nga libri "Si e njoha une Nanon dhe PS", qe do te dale per botim kete vit

    (vijon nga numrin i djeshem)

    Nga pak e perdite vereja pjeset e erreta te Fatos Nanos. Dikur e kisha idealizuar kryesocialistin si nje njeri plot virtyte apo si nje "diell" qe rri vetem lart. I tejngopur nga fantazia e viteve '93-"97 qe me mbushte me optimizem per Nanon, por kur u futa ne terrin e pafund te pjeses qe nuk njihja tek ai mbeta si i verbuar. Brenda Nanos eshte nje grope e zeze, plot kulisa, ku ngado qe te kthehesh te del perpara thirrja e Ben Blushit "Kujdes!". Sic kam pohuar ne vitet '92-'97 isha ne rradhen e pare te "luftetareve proNano". Atehere ai nuk kishte pushtet, bilez as qe mendohej se mund te kishte ndonjehere. Pushteti i Berishes ishte i forte. Porse sot edhe pasi kam pare skutat e erreta te kryetarit te PS-se perseri pohoj se burgu i Nanos ishte politik. Nuk mund te arrestohet kryetari i opozites. Ai ishte nje gabim fatal i Berishes. Nga njeri ende i panjohur per politiken shqiptare Fatos Nano u konvertua ne flamur lufte vetem se u arrestua nga pushteti i PD-se. Nese nuk do te ishte arrestuar sot nuk do te ishte kryetar i socialisteve, pasi do ta kishin njohur me pare e me nga afer njerezit ne vitet '93-'97. Ndersa burgu e beri ate te blinduar. I bindur se rrethohet akoma nga ky blindazh Nano vazhdon me idene se socialistet vdesin per te, se shikohet si nje lider largpames dhe se nuk ka njeri qe mund ta konkuroje. I shquar per batuta e cinizem te pashoq ai mendon se mbetet "prijesi i mendjes". Tallet me hallet e te tjereve, ploteson cdo teke te se shoqes me pushtetin e tij ekzekutiv, dhe flet me cinizem, sidomos per ata qe e mbeshteten ne Levizjen per Katarsis. Kur merr inat dike perdor gjithe forcen e pushtetit per ta dobesuar apo shkaterruar. Nuk njeh kufi e moral. Syte i erresohen. Ka nje bertitur qe tmerron kedo qe ndodhet ne nje distance ku te shpon timpanin e veshit. Ndersa kur del ne publik te merr ne qafe me fjalet, ligjeratat dhe oratorine qe perdor. Po ta degjosh e te mos e njohesh nga afer behesh menjehere nanoist 24 karatsh.

    Pasi beme sherr ne zyren e tij dhe me pas nuk pranova firmosjen e aktmarreveshjes qe mund te quajme "Marreveshja proXhoit" me merr ne telefon Edi Rama, kryetari i bashkise se Tiranes.

    -Takohemi shpejt! Diku ne periferi te Tiranes- me thote Edi duke marre fryme ne kontrast me trupin e tij dymetrosh. U takuam. Ishte fillim qershori 2003. Ne tetor ishin zgjedhjet lokale. Edi rikandidonte, porse akoma nuk e kishte marre viston zyrtare ne emer te PS-se. Nano, si mjeshter diversioni, kishte leshuar ne ajrin e Tiranes se mund te kandidonte njerin nga emrat Majko ose Poci. Edi ne raport me shtatlartesine e tij e kishte merakun se kryesocialisti mos ia fuste ne kandidim. Ne kete fryme aspak miqesore per Ramen kryeministri filli dhe terhiqte "terkuzen" ndaj fytit te Edit. Nga pak e perdite. Nderkohe perballe Edit perflitej se mund te dilte avokat Spartak Ngjela. Tipa te njejte ne disa drejtime. Oratore te medhenj te dy. Dikur miqe teper te ngushte. Ne '91-in kishin bere nje loje qe shkuli Tiranen se qeshuri. Sapo kishte filluar pluralizmi u gjenden brenda PD-se me shpirt, por jashte saj me teser. Po ndahej torta dhe te gjithe ishin sulur tek PD-ja me luge ne brez. Kurse Spartaku dhe Edi vazhdonin opoziten kunder te gjitheve. Qeshnin dhe ironizonin cdo politikan qe donin ta merrnin neper goje. Batutat e tyre fillonin ne QNK e dilnin xhiro neper Shqiperi. I kishin derguar departamentit te Shtetit te SHBA ne vitin 1991 nje leter ku thonin se eshte krijuar ne Shqiperi nje parti kristianomyslimane dhe se kryetari ishte nje person me shume autoritet. PP dhe PD nuk jane parti te besueshme, por kjo parti ishte e ardhmja e vendit. Ishte derguar, por e kishin harruar edhe vete te dy shakane. Nuk mbanin mend se cilin kishin derguar si kryetar. Nderkohe me vone do te vinte ne Tirane nje zyrtar mjaft i larte i SHBA-se. Ne protokoll ishte futur edhe takimi me partine kristianmyslimane! U be alarm atehere. Ku te gjenin nje kryetar?! U kujtuan. Vrapuan ne Shkoder Spartaku dhe Edi. Gjeten nje kryetar! Ankthi i kishte pushtuar te dy se cdo te thoshte "kryetari kristianomysliman"! Por kishte dale mire ai. Sapo hyri ne takim ka bertitur: "Rrofte Amerika! Poshte komunizmi". Nuk vonoi ne ambasade kryetari, pasi e kishin nxjerre per "fresk" ne rrugen e Elbasanit. Ky siklet i ndoqi ca kohe. Sa here ua kujton kete trishtohen per shakane e rende. Duke kujtuar kete histori brilante te Edit me Spartakun mendova duelin e tyre elektoral ne tetor 2003.

    -Duhet te marrim masa teper sekrete per neser ne ora 10.00- foli dhe ul Edi i tensionuar jashtezakonisht.

    -Cka ngjare?- pyeta.

    -Neser ne ora 10.00 legalizohet ndertesa e Lirise se Medias shqiptare. Shumicen e ka qeveria ne KRT e Tiranes, ndaj mos i thuaj kujt- nderhyri ai dhe fshiu djerset nga ngjitja e shkalleve dhe nxehtesia qe i krijonte emri Nano. E kishte fjalen per legalizimin pas 5 vitesh te nderteses se gazetes "Koha Jone". Dokumentat ishin plotesuar sipas ligjit, porse prishja me Nanon kishte sjelle bllokimin e futjes se tyre ne KRT per legalizim. Kryeministri kishte urdheruar qe nese njeri guxon te jap lejen e ndertimit per "Koha Jone" do ta "perveloj". Asnjerit nuk ia mbante. Edi ishte ne siklet si me mua qe kisha te drejte, por dhe me kryetarin e PS-se qe ishte forcuar dhe te bente gjemen. Aq me teper para fushates elektorale. Ndertesa e gazetes eshte krejtesisht mjedise zyrash per gazetaret e "Koha Jone", "Sport Ekspres", radio Koha dhe TV Koha. Pra ishte bere ne kohen e Albert Brojkes, pasi nuk kishim zyra per te punuar. Pas djegies se redaksise me 2 mars 1997 kishim mbetur rrugeve. Sa ne nje vend ne tjetrin. Me qera. Na nxirrnin sapo qeraja rritej. Nderkohe qe media te tjera, krejtesisht te reja, moren pjesen e luanit ne mes te Tiranes me qera nga 1 dollare metri katror. Nuk u beme xheloz, por donim te jetonim e punonim dhe ne qe kishim krijuar median e pavarur ne Shqiperi.

    -Kemi problem tre votat e ministrit Besnik Dervishit "minister i Rregullimit te Territorit). Ata nuk e di se si mund ta kene urdherin- foli i merakosur Edi, i cili ndjente obligimin mes ligjit, moralit dhe Nanos.

    - Po perse fshehurazi ore? Hapur, publikisht dua te behet. Nuk i kam borxh kurkujt dhe as qe dua t'ia di per Nanon "mora zjarr,pasi ishin dhene dhjetra e dhjetra leje ndertimi ne Tirane, kurse mbahej si "peng politik" ndertesa e "Koha Jone". Te tjeret bejne miliona e miliona dollare pazare nga lejet dhe ndertimet, kurse une duhej te rrija peng se "kisha prishur miqesine me Nanon".

    -As nuk me rruhet fare! Ne dac beje ne dac kurre mos befsh! Nano per vete i ka tre kate tek Shallvaret pa leje ndertimi. Tre kate ore- iu drejtova kryebashkiakut- dhe tre sa per te luajtur edhe futboll me Xhoanen .

    -E di, e di! Ishalla nuk bie ndonje termet dhe na dhjeu! - qeshi Edi. Sipas arkitekteve tre katet e shtepise se Nanos ishin shtuar ne projekt pa e llogaritur ne se mban pallati apo jo. Nje termet i vogel dhe kur ta shikoje familjen kryeministrore tek Shallvaret. Iku ajo nate. Te nesermen nga ora 7.30 e mengjezit me merr prape ne telefon Edi Rama.

    -Urgjent tek hotel Rogneri ne ora 8.00- ishte zeri i tij qe u mbyll sikur donte te thoshte "aman se jam keq". U vesha dhe nxitova atje ku me tha "Urgjent!". Ne tavolinen jashte restorantit, ngjitur me pishinen gjej edhe dy burra te tjere, shtetare te larte ne PS e ne Shtet; Gramoz Ruci e Ben Blushi.

    -Problemi eshte se sot ne ora 10.00 nuk guxoj ta fus per miratim lejen e nderteses se Lirise- u fut ne teme direkt Rama dhe shikonte Rucin si barrikade mbrojtese.

    -Do te futet dhe nuk asnje diskutim- thashe qete. Ndeza nje cigare nga ato te Gramozit, meqe i ka te mira dhe te shtrenjta.

    -Jo!- fliste pa ngritur syte Edi. Kryeministri kishte urdheruar per gjithe naten prefektin e Tiranes, ministrin Dervishi dhe anetaret qe vareshin prej Ekzekutivit qe nese votoni per Nikolle Lesin jeni te pushuar. Iu kishte bertitur personalisht te gjitheve. E bertitura e Nanos eshte e nje lloji te vecante. Leshohet si ngadale dhe kur merr vrull te shurdhon veshet. Britme te tille nuk kisha degjuar. E hengra njehere, para disa muajve, kur gazeta "KJ" ia kishte mbeshtjellur atij me ca dokumenta skandaloze.

    -Beju njehere burre- iu kthye Ben Blushi kryetarit te bashkise , te cilit mornica i kalonin ne trup.

    -Ore je ne vete ti Beni!- pergjigjej Edi- A e di se cka bere Nano. Gjithe naten telefon vetem per ndertesen e gazetes "Koha Jone".

    -Je frikacak! Ti firmos dhjetra leje dhe nuk firmoske nje leje qe jo vetem i takon, por te dha ty dhe neve pushtetin- replikoi Blushi. Nderkohe Ruci nuk kishte folur. Pinte duhan.

    -Ai i ka marre masat!

    -Kush Ai?!- e ngacmonte Beni i entuziazmuar qe Edi nuk ia thoshte dot emrin.

    -Ai, pra! Ai atje!- dhe bente me doren ne drejtim te kryeministrise.

    -Po ku atje se me cmende?- thumboste prape Beni qe i erdhi ne dore qe ta masakronte kryebashkiakun.- He mo Gramoz si e mendon ti kete pune . A merret kryeministri me keto gjera ?- i fuste pak uthull bisedes Blushi.

    -Edhe merret, edhe nuk merret! Por me Lesin kush nuk merret!- qeshi Gramozi, duke pare nga hyrja e hotelit ku po vinin dy punonjes "spiuna" te kryeministrit.

    -Ja, erdhen keta! I ka cuar per te na pare se c'po thurim- i merakosur pinte kafene i pari i Tiranes.

    - Nese Nano ben ndonje budallallek ndaj "Koha Jone", ku une kam punuar te garantoj se jap doreheqjen publike si minister i tij " e mbylli biseden Beni dhe u beri te ngrihej.

    -Edhe une me "Koha Jone" kam punuar, por nuk eshte momenti. Jane zgjedhjet para dhe ta ben sallate fushaten qe kam.

    -Ore ramoz, Majkon apo Pocin do ta kandidoj Nano per ne Tirane- tha Beni dhe i vuri flaken gjithckaje.

    -Si , si? Po une? Do te dale i pavarur atehere " u nxeh Rama.

    -Prit ore prit! Jam dhe une ne PS- nderhyri Ruci si per te thene se ngadale beg se ka hendek. Edi Rama e kishte nje frike nga kryetari i PS-se. I kishte kerkuar dhenien e nja pese lejeve te ndertimit. Kur kryetari i Bashkise i ishte pergjigjur se " nuk i kane dokumentat krejt ne rregull" kryesocialisti shqiptar ia ka kthyer ne menyren qe njeh me mire vitet e fundit." Ta bej *** fushaten o Edi!" - i kishte thene Nano.

    (vijon numrin e dites se marte)

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    E Diele, 09 Maj 2004


    NANO: NE BURG ANASTAS ANGJELI!

    NGA NIKOLLE LESI

    (vijon nga numri i djeshem)

    Nje lider para se te deklaroj dicka qe tensionon opinionin publik apo qe eshte nje vendim politik qe do te jete moto e partise se tij duhet te mendohet qe nese e thote atehere ta mbaje premtimin. Ne te kundert kthehet ne bumerang. Zoti Nano eshte nje prej ketyre lidereve qe cfare e premton sot nuk e ben neser. Mori perpara opinionin publik me te ashtuquajturen Levizje per Katarsis dhe tronditi themelet e shtetit. Me nje ton patetik dhe me fakte qe ai i dinte se nga i gjente bllokoi qeverisjen e PS-se, nxori shoqerine civile ne fushen e lojes dhe shkonte me nje urdi mbeshtetesish kudo duke ngjallur nje shprese tek njerezit e thjeshte se "tashme kishte ardhur ndeshkimi per krimin dhe shkelesit e ligjit". Nje nga ata qe e "hengra" perbukuri, ndonese me nje fare rezerve isha edhe une. E kishte ngrene krejt nje shoqeri e si te mos e gelltisja edhe une "vendosmerine e Nanos " kunder Muc-Nac-Bac qe e perkthyer paksa ne gjuhen e PS ishin ministrat Mustafa Muci, Anatas Angjeli dhe Bashkim Fino, pa harruar Meten. Kurse ne linjen partiake copetoi dhe e vuri ne tepsi "koken" e Rucit, ndonese ishte koke labi, perseri e bukosi, ku i la ne torbe akuza vrasjesh dhe denoncim per kontrabande. Me ka treguar me gojen e tij nje anetar i KPD-se se dhjetorit 2001, asokohe kryetar i PS se Lezhes. Ndoc Lleshi quhet.

    -Ne seancen e pare te KPD-se qe zhvillohej ne pallatin e Kongreseve na therret kryetari Fatos Nano per nje kafe mua dhe Ramadan Hasanaj. Sapo ulemi - vazhdon tregon ish-anetari i kesaj KPD-je, -dhe kur ndezi cigaren Ramadani i drejtohet kryetarit -"e rende ajo c'ka thua per Gramozin. Ai mbetet shtylla e PS".

    -Gramoz Ruci ka vrare njeri. E kam te vertetuar. Ai nuk ka me vend ne PS- kishte thene kryetari i PS-se. Edhe sot e kesaj dite nuk isha i bindur nese socialisti Ndoc Lleshi i rrinte asaj qe me tha duke me treguar per akuzat e Nanos, te cilat i leshon pa hesap kur i prishet interesi privat. Ndoc Lleshi prape i qendronte asaj qe kishte degjuar: "E kam degjuar, ja me keto dy veshe!". Personalisht kam bindjen qe nese ka njeri me korrekt ne PS ne linjen partiake mbetet zoti Ruci. Partia Socialiste me oshilacionet politike te kryetarit te saj, me perplasjet dhe qejfmbetjet me kohe do te ishte ndare ne kater apo pese pjese, ashtu sic ka perfunduar PD-ja e dhjetorit 1990. Kjo eshte nje bindje personale e pa indoktrinuar nga asnje interes personal, pasi Gramozi nuk ka qene inister apo ne funksion shteteror qe prej 2 prillit 1991. Por sa here takoj ish-kryetarin e PS-se se Lezhes Ndoc Lleshi me del perpara portreti i Rucit me ate ne Nanos qe rrine ne nje tavoline, duke ndare hallet e mazhorances. Sarkazem e rende kjo! Bile me tronditese me duket kur shoh se si Ruci tashme mbron, mbulon dhe artikulon "mireqeverisjen e Nanos". Megjithate ne dhjetorin e vitit 2001 kam qene personalisht ne nje takim rrenqethes, por dhe komik njeheresh. Opinioni publik ishte mberthyer para televizorit dhe degjonte morine e akuzave ndaj qeverise se PS te kryesuar nga Meta dhe sidomos ndaj Muc-Nac-Bacit. Kur takoja Mucin dhe Finon ishin si te dyllosur nga fyerja qe iu bente cdo darke kreu i selise roze. Per Mucin zoti Nano nuk kishte ndonje detyrim personal, porse ndaj Bashkim Finos pa diskutim qe i permbahem idese se Fino ishte personi me popullor ne vitin 1997. Mbajti ne kurriz nje peshe jashtezakonisht dramatike per situaten kaotike te shtetit, ku bandat ishin dhe ne sheshin para zyres se kryeministrit.

    Natyrisht qe nuk mbetem ithtar i tij per disa arsye te mevonshme, por mbetem stoik ne qendrimin tim se Bashkim Fino ishte personi me i pranueshem, me popullor dhe me elokuent i atij viti, ku dilje ne mengjez nga shtepia dhe nuk dihej nese mblidheshe pa ndonje plumb ne trup. Por edhe Finon e masakroi zoti Nano ne KPD-ne e dhjetorit a thua se nuk ishte ai Bashkim qe i dha zgjedhjet Shqiperise ne vitin '97. "Gabimi" i tij ishte se bashkeqeverisi me Ilir Meten kete "fashist socialist", sic kishte thene i pari i PS-se! Futem keto dite ne parlament dhe shikoj ne karriket e qeverise qe flasin, perqafohen dhe vesh me vesh gajasen Fatos Nano me Finon e Angjelin. Hajde c'tragjedikomedi!

    - Ne burg do te perfundoj Anastas Angjeli, ky simbioze e krimit dhe kontrabandes!- bertiste neper mitingje kryesocialisti dhe Caci (Angjeli) strukej e behej sa nje plesht. Ishte dobesuar ato jave akuzash, aqsa dukej sikur kishte bere perdite Fitnes. Por Caci mbetet nje njeri qe lakohet ne nje menyre perfekte e te habitshme a thua se nuk eshte ai Caci qe kemi njohur. Une, si gjithe gazetaret e tjere, e dija se Caci bente be per koken e Ilirit dhe na cante duke e lavderuar si "udheheqes". "E, c'udheheqes eshte Iliri!"- e ngacmonim asokohe.

    -Ore, Meten e priti Presidenti Bush 30 minuta, ore! E dini c'do te thote te prese Ai vetem per vetem? Ke siguruar jeten dy breza!- thoshte dhe ferkonte barkun qe e kishte me shume te gjere se sa te gjate.

    -Keshtu thua ti- e ngacmonte Ylli Rakipi, botues i gazetes "Albania"-por kur te bjere Iliri nga fiku nuk do ta njohesh me .

    -Une?! Ilirin? Une per ate shkoj ne majen e Dajtit ne kembe- e ngrinte zerin Caci qe ta degjonte e shoqja e Metes, Monika, e cila ndodhej tre kater tavolina pertej nesh. Por ne fundjanarin e vitit 2002 kam rastisur ne nje skene qe here me vinte te qeshja me te madhe dhe here ta nxirrja perjashta me shqelma. Meta ishte duke pergatitur doreheqjen pas akuzave teper te renda te Fatosit. Kabineti ishte c'thurur. Asnjeri nuk e kishte mendjen tek puna. Ndaj pritej formaliteti i largimit.

    -Duhet te godasim Nanon ne ato pika ku ai ka njerezit e tij ne trafikun e droges dhe ne Durres- thoshte dhe dukej si luftetari me i vendosur Anastas Angjeli. Merrte dicka per te ngrene dhe dilte jashte viles ne oborr per te marre ajer te paster. Ishin oret e fundit te qeverise Meta.

    Te gjithe ishin me veshe nga televizori per t` degjuar deklaraten e doreheqjes se parevokueshme. Ndersa kampi Nano dyshonte akoma se ndofta Iliri do te vazhdonte pa e prishur terezine. Donin informacion te fresket, ore e cast. Caci vinte, perbetohej per lufte kunder Nanos dhe dilte me nje banane qe e pertypte, sikur po e lemonte. Ndeza nje cigare, por Edi Rama nuk duronte njeri ti pinte duhan afer. Ndaj dola ne koridor. Hapa deren. Ishte ftohte dhe frynte nje ere e forte. Kur shikoj ne pjesen e majte te viles Cacin e mbledhur kruspull dhe me dike fliste. Meqe era frynte, Caci bertiste qe ta degjonte tjetri. Iu afrova per ta ngacmuar per punen e luftes, kur beteja ishte humbur nga Meta. Kam degjuar nje monolog, pasi nuk dija se c'thuhej ne anen tjeter te telefonit dhe sa shikoj Cacin me vjen nje e qeshur qe nuk e mbaj dot.

    - Po shoku kryetar. I thashe qe te jape doreheqjen sonte. Si? Nuk te degjoj mire se kam dale jashte. Ata jane brenda-fliste dhe i vinte njeren dore veshit tjeter per te degjuar me mire.

    -Po, eshte edhe Edi Rama brenda. Po, e di , e di. Te njoftoj une. Si te thuash ti zoti Nano- harronte Caci nga nxitimi, pasi here i drejtohej me "shoku" e here me "zoti". Ai fliste duke i raportuar kryetarit te PS-se se c'behej aty brenda ne vilen qeveritare. Ndenja ne koridor duke pire cigaren dhe nje deshire gazetareske me bente ta provokoja sa te hynte brenda.

    -E more Caci nga humbe. Je ngrire.

    -Fola me djalin. E kisha pa qejf. Me duhet te shkoj sa ti them shefit- rregulloi floket e shpupurisur Caci dhe hyri tek Meta i krekosur.

    -Lufte ore atij. Vetem goditje ti bejme Nanos!- ndizej Caci perballe Metes dhe Edi Rames. E shikoja dhe qeshja. Tani qe "FIKS FARE" po ben cudira me ato kamerat e fshehta them se po ti vije Cacit nje te tille gjithandej do te dilte nje emision i shkelqyer, aqsa edhe vete Filip Cakuli qe ben humor me te tjeret, te qeshte e te shkrihej nga ky humor cacist.

    -"Lufte kunder Nanos!" ketej dhe " Meta ka mbaruar!" nga ana tjeter jane perlat e Angjelit qe gjynah per publikun i cili do te shikonte kameleonizmin e kupoles roze, nderkohe qe socialistet e thjeshte besojne me sy mbyllur tek ata qe kane ne krye.

    -"Ne burg Angjeli!- deklaronte Nano, kurse tani "Angjeli eshte ministri me i mire!" dhe e ka perkrah.Nga "burgu" ku donte ta conte Angjeli ne dhjetor 2001 tani Caci eshte shendoshur dhe dhjamosur a thua se eshte me "shtatezanine" e dyte me Nanon. Hajde dhe beso me se c'thuhet nga goja e Nanos.

    (vijon diten e marte)

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    E Hene, 10 Maj 2004


    ORTAK ME NANON NE BIZNES?!

    NGA NIKOLLE LESI

    (vijon nga numri i kaluar)

    Cdo lloj ortakerie e kisha menduar, porse qe do te me propozohej nje ortakeri ne kompani private nga Fatos Nano as qe me shkonte, sic thone shkodranet, ne biren e mendjes. Nanon e mendoja deri nga fundi i vitit 1999 si nje udheheqes qe shikon parimet, qe ka bere burg te padrejte nga vitet '93-'97, qe mbajti gjalle me prangat e tija krejt te majten shqiptare deri ne fund te vitit '96 dhe qe ne fund te fundit si nje njeri qe ngrihet mbi bizneset e qe shikon per te miren e pergjithshme. Ndaj edhe e ndihmova ne duelin me Pandeli Majkon, i cili ishte kryeminister dhe njekohesisht kandidonte per kryetar i PS-se. Fakti qe Nano gjate vitit 1999 tregoi gjest civilizimi duke dhene doreheqjen nga posti i kryetarit te PS-se para kongresit si dhe meqe asnje nga miqte e dikurshem nuk i mbeti afer vendosa ta ndihmoj me mjetet e mija mediatike. Gazeta "Koha Jone" vazhdonte te ishte si nje "shpate" ndaj se keqes shoqerore. Radio Koha ishte akoma ne tregun mediatik si konkuruese, kurse TV KOHA po rritej, por gjithsesi bente pune. Ishte TV Klani qe ne fushen vizive bente ligjin ato jave konkurimi mes Nanos dhe Majkos. E kam pohuar edhe here te tjera qe Fatosi ne momentin qe ndodhet keq te ben mik, shok, vella e cfare nuk te thote . Por kete "virtyt" te tij ende nuk e kisha mesuar. Me 36 vota, me nje diference te vogel, doli fitimtar mbi Majkon ne kongresin e nentorit te vitit 1999. Me 24 nentor te atij viti qeveria Majko bie me potere. Dokle, Majko, Meta, Poci, Ulqini, Pellumbi, etj largohen si te "dhjere" nga fundi i shpalljes se rezultatit te votimit. Por kryetari i ri qe ishte edhe i vjeter nuk bente dot mazhorancen ne KPD. Donte ti masakronte ne shenje hakmarrje, por nuk e arrinte dot, pasi prape ishte kryetar i PS-se, por ne fije te perit ne vendimmarrje ne kupolen e selise roze. Rexhina Nano, gruaja e pare e kryesocialistit, ishte njeriu qe ndikonte tek Fatosi per te ulur gjakrat dhe i largonte inatin ndaj kolegeve ne PS. Aftesia e kesaj gruaje ne momentet delikate ne PS ka qene vendimtare per te ruajtur unitetin dhe miqesine ne kupolen roze. Ajo nuk dukej ne publik para e pas kryetarit, sic ben kjo tjetra, gruaja e dyte, Xhoana.

    Megjithate u gjet nje formule kompromisi mes radheve kundershtare pas renies se Majkos. Ngjitet Ilir Meta ne krye te qeverise. Kryesocialisti ndjehej i qete, takonte kedo, fliste sikur ai ishte kryeministri. Kishte nje te drejte. Te riun Majko e palosi me tre muaj fushate. Moshatarin e Pandit, Ilirin, i detyruar nga numrat kunder ne KPD e zgjodhi kryeminister. Faktet keshtu jane e nuk mund ti ndryshojme meqe tani e kam njohur plotesisht se kush eshte Fatos Nano. Tek kjo pike jam krejtesisht i bindur se ne gjysmen e tij mbetet po ai q- ka qene. Ate gjysmen tjeter ia ka ndryshuar gruaja e re. E ka bere te na duket jo vetem si djale i ri, por edhe i ka ndryshuar lukun. E ka futur me zor ne spitale per ti hequr rrudhat e fytyres. Cfare nuk i ka bere tashme! Rrezik qe Nano kur afrohet tek pasqyra nuk njeh me veten. I duket si sozi! Eh, qe ka gjetur te mjerin! Atij po i mbaron rinia e dyte dhe fantazon akoma rinine e pare ne kete moshe qe po turret me vrap drejt 60-tave.

    Nderkohe qe Meta sapo kishte hyre ne zyren e kryeministrit me takon Fatos Nano,duke me ftuar per nje gote xhin tek Piaza. Vjen edhe kryeministri i ri. Brenda gjejme Edi Ramen, akoma jo kryetar bashkie, dhe disa gazetare. U ngriten ne kembe. Na pershendeten me perulesi shembullore dhe u ulem te tre ne qoshen e bari te Piazes, ku pronar tani eshte Ekrem Bardha.

    -Zoti Lesi uroje Meten per karriken e kryeministrit!- tha dhe porositi sakaq tre dopio xhin. Donte me cdo kusht t'ia kujtonte Ilirit ate fjalen "karrike", qe e perkthyer ne gjuhen e Fatosit do te thoshte une ta kam dhene e une ta heq.

    -Ta ngreme per Majkon, Doklen dhe Pellumbin!- thashe me shpoti, por gjeta menjehere reagimin e Metes.

    -Te lutem mos flisni me ironi per miqe qe nuk ndodhen ne tavoline-nderhyri kryeministri i ri. U nervozua. Kryesocialisti i hodhi nje veshtrim Ilirit. Gelltiti nje dopio xhin dhe pa e care koken i meshoi zerit si ne proven e teatrit qe ben nje aktor.

    -Atyre?! Dyshes Dokle-Pellumbi? Do ti q.. perdite!- dhe prape i dha nje porosi tjeter kamarierit. Ilirit i ra zilja e telefonit dhe u mundua te largohej me pretekstin se e kerkonte dikush urgjent.

    -Ku te ikesh ore! Jemi ketu tre veta, une, ti dhe Lesi qe do te bejme zap Shqiperine. Do t'ju. Nenat shqiptareve!-ngrinte zerin shefi i socialisteve dhe Meta mundohej te gjente nje sebep te ikte. E ndjeva se kishin bere paqe te perkohshme.

    -A e njeh kete popull zoti Lesi? Ketij i duhet premtuar e genjyer kur je perballe tij dhe ia fut nga pas. Ashtu e ndjene kenaqesine! -mu drejtua Fatosi.- Po nuk iu .. nenen nuk te thone baba! Keshtu do t'ia bej tani e pas dites se sotme -i futi dhe nje tjeter gote xhin. Po nxirrte cfare kishte ndermend te bente sapo ti vinte prape ne dore pushteti. U zverdha. Iliri ne siklet, nuk e di perse, por vetem pinte cigare. Biseda jone po degjohej edhe tek tavolina e Edi Rames.

    -A nderrojme muhabet?- nderhyri kryeministri.

    -Jo tani do te hyjme ne muhabet!

    -A te iki une se ju keni bisedat tuaja- dhe bera te ngrihesha. Thashe po rrija tek tavolina tjeter, ngjitur, tek Edi Rama.

    -Jo ore ! Ku iken? Me ty e kam tani e pas punen "tha dhe me kapi tek dora. Mbeta keq. Ende nuk i kisha mesuar hilet e politikes. Me "shpate " ne dore marshoja kunder kujtdo ! Por kulisat jane ato qe prodhojne politike. Sidomos ne Tirane.

    -Gazeten e ke vetem ti?-pyeti prape zoti Nano. E kishte fjalen per gazeten "Koha Jone".

    -Po. Edhe radio dhe Tv Koha.

    -Mire ato, por gazeta na duhet menjehere- foli dhe kerkoi nje kafe urgjent. Ndjeva se biseda po behej serioze pas ardhjes se kafese. "C'do ky me pronesine e gazetes?" mendova dhe sakaq u futa ne loje. Dicka kishte menduar ai perderisa kishte ardhur i perforcuar edhe me kryeministrin. Me Meten nuk kishim ndonje miqesi te vecante. Per Ilirin une isha nje nanoist 24 karatsh.

    -Televizionin kam problem per ta forcuar, por besoj s me nje italian do te bejme dicka serioze- iu pergjigja lojes se tij. Tashme Nano kishte dale nga roli i liderit. Ishte futur ne biznes. Nuk e kisha pare apo degjuar ndonjehere ne keto pjese intimiteti ku flitet per para e pasuri. Pertej syzeve te trasha shikoja nje zjarre qe i ndizej atij.

    -C'italian?! Kam une nje kompani greke qe investon fillimisht 1 milion dollare per median tende, por me jep te te jap- hoqi syzet dhe me shikonte sikur donte te thoshte "Pse e zgjat?".

    -Per stacionin televiziv bisedojme. Jam i hapur, por per gazeten "Koha Jone" as qe diskutohet- ia preva zotit Nano.

    -Gazeten ta bera une te njohur zoti Lesi! Me emrin tim ke shitur gazeten dhe fituar miliona- tha dhe me shikonte sikur une i kisha borxh "Dua gazeten, radion dhe televizionin bashke! Une 51 perqind te pronesise dhe ti 49 perqind. Pajisjet televizive dhe kompjuterat per gazeten i sjelle une. Me duhet emri i "Koha Jone", pasi media te reja bej sa te dua une - fliste sikur Thanas Nano, pra i ati, t'i kishte prona te vetat ato qe kisha ngritur me thonje e gjak ne keto vite. Kisha marre nje goditje psikologjike ne ato momente kur shikoja perballe liderin e mazhorances se majte, te cilin e kisha ndihmuar me shpirt nga viti '93-'97. Vetem nga qendrimi i gazetes "Koha Jone" ne mbrojtje te se drejtes, qe atehere ishte me Nanon, cfare nuk kisha provuar.

    Kur i kujtoj me rrenqethet mishi. Nga qendrimi stoik i gazetes me hapen ceshtje penale, na bllokonin, na rrihnin, arrestuan me burg Aleksander Frangaj e Martin Leken dhe goditen per vdekje Zamir Dulen, Alfred Pezen, pa harruar vendosjen e tritolit ne shtepine time ne 1 nentor 1995. Shtepia ishte bere germadhe nga tritoli dhe brenda saj gjendej bashkeshortja me dy femijet Elvisin dhe Julin 6 muajsh, te cilet Zoti i shpetoi nga vdekja kurse Fatosi me thoshte se "ke fituar me emrin tim". Me 2 mars 1997 na e dogjen krejt redaksine e gazetes, aq sa per pak mbeta rrugeve duke kerkuar pune. Me kishin rrethuar shtepine ne prill 1997 dhe donin te hynin brenda me automatik per te me vrare me gjithe familje, por me shpetoi Adem Cobani, ish-shef i shtabit te pergjithshem per ate kohe, te cilin e kisha komshi. E ky, Fatos Nano me thoshte pa pike meshire e ndjese per ato cka kisha hequr edhe per ****** e tij se "kisha fituar me emrin e Nanos"! Po te ishte per te perfituar behesha atehere me Berishen qe kishte pushtet absolut. Kishte dhe miliona dollare atehere. Por zgjodha udhen e oponences ndaj se keqes. Dhe keshtu do te vazhdoj.

    -Mire atehere, 50 me 50 perqind!- nderhyri Nano si per ta zbutur acarimin tim qe me solli meditimi ne cast i asaj qe kisha kaluar.

    -Une po iki se ju paskeni pune biznesi!- foli kryeministri Meta dhe u ngrit pa pyetur me njeri.

    -Duhet te qartesohesh zoti Lesi se po vjen kapitalizem i eger. Do te falimentosh. Biznesi do te jete ai qe do te gllaberoj gjithcka. Ndaj une po te ofroj formulen qe te punojme bashke. Gazeten e kemi, bejme nje televizion kombetar. Licensat i jap vete. Na vjen falas nje shtypshkronje. Futim ne rreth disa bzinesmene qe do ta paguajne gjoben ne te dyve. Bejme miliona e miliona dollare!- fliste dhe i ndrisnin syte- Pastaj ngrejme nje banke private me disa te tjere. Ke pjesen tende, pra je ne tavell! Qarkullojme pushtet dhe miliona. Keshtu mbahet pushteti- ngriti zerin ai dhe pyeti prape:

    -Mire, atehere gazeten. Une 40 per qind e ti 60, kurse ne televisio une 70 e ti 30! Mendohu dhe hajde te fillojne veprimet avokatet. Shkojme jashte shtetit dhe kur te vijme i gjejme gati gjithcka. Te bej dhe minister. E therras une Meten- i vuri kapun bisedes Fatos Nano. Ikem nga bar "Piaza". Rruges me dilnin perpara vitet e veshtira '91-'97 me gazeten "Koha Jone". Gazetaret dhe analistet qe shkruanin per te drejten ne kete gazete si Cupi e Frangaj, Keko e Leka, Blushi e Shkullaku, Fevziu e Bushati, Dule e Peza, Minxhozi e Barci, Lubonja e Rama, Cani e Xhunga, Bejtja e Isaku, Hasani e Kikia, Abilekaj e Cipa, Godole e Dervishi, Mirashi e Zeneli, Klosi e Rama, Alushi e Luka tashme do te punonin per pronar Fatos Nanon! Mendova gjithcka, edhe te mirat, edhe pasojat. Te nesermen dhashe pergjigjen JO.

    (vijon ne numrin e neserm)

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    E Marte, 11 Maj 2004


    NANO TAJVANEZI!

    NGA NIKOLLE LESI

    (vijon nga numri i djeshem)

    Kryetari Nano mbetet i paperseritshem ne llojin e tij. Njeri i 99"ave qe ben gjithcka nese i del interesi. Here-here ben si i forte, shumehere ulet per te bere pazar dhe pakhere mbetet realisht trim. Megjithate cfaredo mund t'i thuash, porse vetem nje gje nuk ia mohon dot. Ka zgjuarsi diabolike dhe perverse njekohesisht. Me therriste per pazare kur ia donte qejfi. Ndonese merrte pergjigje mohuese, prape nuk dorezohej. Ben presion, shantazh dhe papritur te ulet ne tavoline. Keshtu me ndodhi ne fillim te vitit 2003. E dinte se jam kryetar i shoqates parlamentare te miqesise Shqiperi-Tajvan. Kisha qene nderkohe dy here per vizite zyrtare ne Tajvan. Po pergatitej vizita e trete e imja bashke me 5 deputete te tjere. Tajvani eshte nje shtet-ishull me 22 milione banore, me siperfaqe afersisht sa Shqiperia dhe Kosova bashke. Ndodhet perballe Hong-Kongut. Kina nuk e njeh si shtet, kurse ishulli shtet kerkon te rikthehet si anetar i Kombeve te Bashkuara. Ishte deri me 1969, porse politika amerikane asokohe ndryshoi kurs dhe u lidh me Pekinin. Shqiperia e sapomiqesuar me Mao Ce Dunin beri kerkese ne Organizaten e Kombeve te Bashkuara qe te pranohej Kina komuniste ne OKB, kurse Tajvani te perjashtohej. Natyrisht kishte ndryshuar kursi nderkombetar i politikes ndaj Pekinit. Shqiperia u perdor si propozues formal. Tajvani doli jashte OKB-se. Pekini e vinte si kusht qe, nese do marredhenie diplomatike me Kinen, duhet te mos kesh me Tajvanin. Me ardhjen e komunisteve ne Pekin, ne 1949, nacionalistet dhe antikomunistet zbarkuan ne ishullin e Tajvanit. Amerikanet investuan teknologjine me te fundit ne vite ne kete ishull problematik per Kinen. Nga fundi i shekullit te kaluar Tajvani zinte vendin e trete ne bote persa i perket prodhimeve elektronike. Kompanite me te medha amerikane, japoneze, franceze dhe angleze kane pjesen e tyre ne keto investime. Nderkohe Tajvani duke u forcuar ekonomikisht me shume se sa Kina u fut ne loje per t'u njohur si anetar i OKB-se. Shteti i Vatikanit asnjehere nuk i ka prishur marredheniet diplomatike me Tajvanin, nderkohe qe nuk ka me Pekinin. Tani momentalisht Tajvani ka rivendosur marredheniet diplomatike me 28 shtete. Kina eshte acaruar. Nuk e njeh si shtet, por si pjese e saj. Pekini ofron ose nje shtet dhe dy sisteme ose lufte nese ishulli shpall pavaresine nga Kina. Para tre vitesh, Tajvani i vendosi edhe me Maqedonine marredheniet diplomatike. Kina largoi ambasaden nga Shkupi. Por, kur shpertheu revolta dhe konflikti ne Maqedoni, para dy viesh, ceshtja shkoi ne Keshillin e Sigurimit te OKB-se. Atje Kina eshte anetare dhe ka nje vote. Maqedonia mund te dezintegrohej nga lufta mes shqiptareve dhe maqedonasve. Pak jave para se te shtrohej problemi ne Keshillin e Sigurimit te OKB-se Kina i kerkoi urgjent Shkupit zyrtar qe te prishe marredheniet diplomatike me Tajvanin ne menyre qe te votonte pro Maqedonise. Shkupi e beri urgjent. Marredheniet u prishen. Tajvani donte me cdo kusht qe te mbetej ne Ballkan, me cdo cmim. Synonte Shqiperine kundrejt nje pakete 1 miliard dollare. Nderkohe une para se te ndodhte prishja Maqedoni-Tajvan ne momentin kur u sulmua ambasada shqiptare ne Pekin, ne kohen e luftes se Kosoves, ose me sakte diten qe NATO sulmoi me rakete ambasaden kineze ne Beograd, i kerkova ne parlament ministrit te Jashtem te asaj kohe, Paskal Milo, qe nese Pekini vazhdon te mbeshtese Milloshevicin ne raport me kosovaret, atehere Tirana zyrtare te vendose marredhenie diplomatike me Tajvanin. Keshtu i jepej nje pergjigje dyfishe Pekinit. Edhe per sulmin ndaj ambasades sone ne Pekin nga turmat e kinezeve, por dhe kunder aleances Pekin-Beograd ne luften e Kosoves. Autor i kesaj ideje realisht ishte Spartak Ngjela, deputet ne parlament. Ma tha ne kafene e parlamentit dhe une menjehere e perpunova ne pak minuta. U futa ne sallen e parlamentit. E deklarova. Plasi zhurma nga ambasada kineze ne Tirane. Menjehere note proteste ne Ministrine e Jashtme te Shqiperise kunder deklarates sime. Nuk e di se si, por kjo gje kishte vajtur dhe ne Taipei, kryeqytetin e Tajvanit. Ne Pekin isha me dosje te kuqe, kurse ne Tajvan me jeshile! Emri im, me ka thene Sabri Godo, kur ishte ne Pekin ne nje vizite parlamentare si kryetar delegacioni na u permend ne cdo vakt te bukes. "C'eshte ky Nikolle Lesi qe do te njohe Tajvanin?" - na pyesnin ne te gjitha instancat. Keshtu me ka thene zoti Godo. Pa dashje isha bere sebep sherri ne Azine e larget. Nuk me mjaftonte sherri ne Tirane, por me doli edhe ne Azi. Ej, c'bela me kishte zene! Me Ben Blushin kishim bere nje vizite madheshtore ne Tajvan. Na priten si heronj, me polici e kudo ngrihej flamuri shqiptar. Ta mbaj mend! Kurse me Spartak Ngjelen ishte vizite krejtesisht diplomatike. E treta vizite po vinte. Nano kishte informacion te mjergullt per cfare ishte bere deri asokohe, ndonese e njihte shkelqyer Tajvanin. Ne delegacion kisha perzgjedhur deputetet Mustafa Muci, Marko Bello, Leke Cukaj nga PS-ja dhe Gjovalin Bzheta, Astrit Bushati nga PD-ja. Natyrisht qe une isha patjeter. Nano me ulet ne tavolinen e kafese se parlamentit, ndonese ishim replikuar eger ne media.

    -Po shkon ne Tajvan?! - tha dhe ul pa e care koken se kishim nje periudhe sherri me njeri- tjetrin.

    -Po," iu pergjigja.- Vizite e madhe. Me shume interes, - dhe i luajta dy gishtat e dores se djathte, tamam ate shenje qe e kuptojne me mire ata qe bejne biznes. Tashme e njihja mire Nanon. Nuk ma hidhte dot. Menjehere me punoi mendja per djallezi.

    -Duan dike qe te merren vesh koke me koke,- nderhyra dhe i hodha nje sy kryeministrit. Asnjeri nuk lejoi te ulej ne tavolinen tone zoti Nano. Edhe kur u afrua i cuditur Gramoz Ruci kur na shikoi bashke ia beri me shenje atij qe largohu. Keshtu me te gjithe sa vinin aty afer. "Me ra ne dore!"- thashe dhe ndonese e dija se eshte mendje shume e holle ky Nano dhe eshte veshtire ta manovrosh perseri kur flitet per "investime", Fatosi te puth ne balle. Le ta kesh share ti sa te duash ne gazete. Nuk do t'ia dije kur flitet per para te madhe. Ne publik ben sikur digjet dhe lufton korrupsionin, por ne tavoline shkrihet kur flitet, sidomos per monedhe te huaj.

    - Sa? - me pyeti, dhe u ofrua me nga une per te mos na degjuar njeri.

    -Si sa? - e pyeta kot se koti.

    -Po, pra per sa flitet? - insistonte.

    -Shume!

    -Mos me caj ******, por sa saktesisht? Jam kryeminister e nuk jam Kastriot Islami! - tha dhe njekohesisht donte te bente presion, por dhe pazar. E dija se cfare Fatosi kisha para! I tmerrshem per vete. Por te punonte me kete kembengulje per vendin, patjeter qe Shqiperia do te ishte para Kroacise e Maqedonise.

    -Duhen marredheniet diplomatike ne fillim qe paralel ata te sjellin 1 miliard dollare investime dhe nje pjese grant, - iu pergjigja, pasi e dija politiken tajvaneze per Tiranen.

    Tajvani kerkonte qe ne Durres, pervec te tjerave, te ndertonin nje uzine te prodhimeve elektronike per te "pushtuar" Europen. Vetem vlera e uzines shkonte diku tek 400-450 milione dollare.

    -Ore sa eshte pjesa ime? - thoshte dhe nuk me ndahej kryeministri.

    -Shume! - vazhdova une te luaja me nervat e tij, te cilat e leshojne keq kur sheh nga larg dollaret, por nuk i fut ne xhep.

    -Atehere jeni perfaqesuesi im per Tajvanin! - ma tha ne vesh dhe iku. Ne darke, rreth ores 2300, me mberrijne mesazhet nga kryeministri per Tajvanin. Ishte bere tajvanez Nano! Por une bera nje loje tjeter. Kryetar te delegacionit shqiptar per ne Tajvan vura Mustafa Mucin. Muci njihet si mbeshtetes i Ilir Metes. Nenkryetar Marko Bellon. Vete rrija ne hije. Nje dite para se te niseshim takova ne Grand Hotel Dhimitraq Raftin, mikun e Nanos.

    -C'po ben? - me pyeti.

    -Neser do te iki larg.

    -Ku?

    -Ne Tajvan. Po ta them ty ne konfidence, - i thashe atij ne prani te nje gazetari te "Koha Jone". - Do te shkojme per te marre 2 milione dollare per te rrezuar Nanon.

    -Ou! - ia beri miku i Nanos. Nderkohe fjala i kishte shkuar Nanos se "Nikolle Lesi po shkon ne Tajvan per te marre 2 milione dollare qe te rrezoje bashke me Meten zotin Fatos nga kryeminister". Ishte nxehur Nano. Nderkohe delegacioni kishte arritur ne Rome, ku do te flinim nje nate. Na priti ambasadori tajvanez ne Vatikan. Ne mes te darkes binin telefonat e kryeministrit sa tek Marko Bello edhe tek Leke Cukaj, Mucin nuk guxonte ta merrte. Kryeministri kishte bere nje lidhje te shkurter mes asaj qe i kisha cuar qellimisht ne vesh dhe faktit se Muci ishte kryetar delegacioni dhe quhej njeri i Metes. Meta po punonte, sipas Nanos, per ta rrezuar. Ishte bere lemsh, lemshi!

    -Te urdheroj te kthehesh neser ne Tirane! - i bertiste Leke Cukajt. Leka ishte bere dylle i verdhe. Tamam si kinezi qe kishim perpara ne darke.

    -Kthehu neser se do te perjashtoj nga grupi! - i thoshte Marko Bellos. Por Marko as qe e rruajti fare per kryetarin e tij.

    -Pse jeten time do te kontrolloje ai? Qenka **** i madh ky Nano! " tha Bello dhe u ul ne tavoline. I rrasi nje gote tjeter vere. Nuk vonoi dhe e mori prape Bellon zoti Nano.

    -Po prishni marredheniet me Kinen! Po beni nje akt tradhtie ndaj vendit! C'pune kemi ne me Tajvanin? - ishin oshetimat e kryeministrit ne anen tjeter te telefonit. Astrit Bushati, deputet i PD-se thote duke qeshur se "po e mbyll telefonin, se mos me merr Berisha!". Ate nate fjetem vone, pasi shetitem rrugeve te Romes deri nga ora dy e nates. Markos dhe Lekes i binte telefoni, por nuk e hapnin se do te degjonin te sharat e Fatos Nanos. Te nesermen do te niseshim heret ne linjen Rome-AbuDabi-Taipei. 14 ore e gjysem ne ajer. Iu thashe qe t'i fiknin celularet qe ne mengjez, pasi e dija se do t'i ngacmonte Nano nga Tirana. Hypem ne avion dhe rame rehat deri ne Tajvan. Shetitem, takuam zyrtaret e larte te shtetit aziatik. C'nuk pame te gjithe. Nje ishull parajse. Nje prej diteve delegacioni do te shkonte ne jug te ishullit me avion. Ishte afersisht 45 minuta udhetim. Une nuk shkova. Ndejti dhe Muci. Te tjeret vajten dhe fjeten nje nate ne qytetin tjeter. Te nesermen na folen se ishte nje perralle e vertete ajo cka kishin vizituar. Leke Cukajn e kishte telefonuar, sic me tha Marko Bello, kryeministri nga Tirana. Marko ia kishte treguar Mucit dialogun mes Lekes dhe Nanos ne telefon.

    -Akoma ne Tajvan je, zoti Cukaj? - i ishte drejtuar Nano nje pasdite tonen ne Tajvan. -Atje ora eshte 7 ore perpara Tiranes.

    -Po.

    -Ku eshte ai Lesi?

    -Sot me Mucin kane munguar ne delegacion. Jane ne kryeqytet, - i ishte pergjigjur Cukaj, deputeti i PS-se.

    -Si? I paskan marre ato te dy parate! - kishte thene Nano i tmerruar. - Kthehu urgjent ne Tirane!

    Kaq dhe ne Tirane ne nuk e dinim se kishte shperthyer ne ofensive kunder vizites se delegacionit tone. Ne ministrine e Financave, ne nje analize pune, kryeministri kishte permendur viziten tone ne Tajvan si tradhti kombetare. Se c'kishte vizita jone me analizen ne ministrine e Financave hajde e gjeje! Por keshtu kishte ndodhur. Kur vijne nga jugu i Tajvanit pjesa tjeter e delegacionit me thote Muci ne sallonin e hotelit ku po darkonim.

    -Leka do te kthehet ne Tirane, - foli Muci duke bere seriozin. Ne kishim bere vetem dy dite. Donim edhe pese dite te tjera qe te mbaronte vizita.

    -Pse si eshte puna? - pyeta dhe ndjeva se patjeter Nano do ta kishte marre ne telefon.

    -I ka thene se do te bej minister bujqesie ne vend te Agron Dukes dhe duhet te jete urgjent ne Tirane, - e ngriten zerin Muci me Bellon.

    -Posi! - thashe dhe bera sikur shkova per te biseduar me ate qe na shoqeronte. U vonova paksa ne tualet dhe u ktheva tek tavolina, ku deputetet e PD-se po e ngacmonin Leken per postin e ministrit .

    -Fola, por me thane se nuk behet dot. Vetem nese e paguan vete bileten atehere mund te nisesh neser, - e mbylla debatin e nisur .

    -Sa ben bileta?- nderhyri i vendosur per tu kthyer Leka.

    -5150 euro! - iu pergjigja.

    -Sa, sa? - bertiti deputeti i PS-se. - Une per kaq euro votoj kunder Nanos e jo me te kthehem ne Tirane- foli prape dhe qeshi. Ate nate kemi bere nje te qeshur aqsa Marko Bello thoshte se "Ne qeshim ketu e Nano qan atje!". U mbyll vizita. Do te ktheheshim ne linjen Taipei-Frankfurt. Pa ndaluar kurkund. 15 ore e 20 minuta ne ajer. Diku mbi stepat e Rusise avioni u lekund fort, sa kujtuam se mbaruam. Mbi 1 ore shkonte here lart e here poshte . Mes ankthit qe na kishte pushtuar bertet deputeti i PD-se Gjovalin Bzheta;

    - Gjynah qe po vdesim ne stepat e Rusise. Ah, te kishim cuar te pakten ne Tirane ato dollaret per te rrezuar Nanon. Kishim ba edhe Leken Minister bujqesie! - e ngrinte zerin Bzheta, nderkohe qe dritat e alarmit te avionit binin pareshtur.

    - Rrofte Nano! - bertiste nga ana tjeter Marko Bello.

    - Te na rroje! " tha dhe Muci. Pas pese oresh kaluam mbi Moske.

    (vijon numrin e neserm)









    ----ej qyfyre.. i biri maoistit stalinist kico blushit ,ben blusho hajduti.. behet tajvanez ..-
    .. dhe keta kelishet e Lesit me teser PD-je .. Bzheta e Bushati ne legenet e felliqur te Lesit zhgrryhen..

    hajde Pd hajde..
    -

    cfar palacosh..

    moderator.. hiqe nga "kryeteme" kte teme e lere njerzit ta c,fletojne ne se ja u a ka enda..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 11-05-2004 mė 02:04

  12. #12

    Pėr: Nikoll Lesi rreth vetes dhe Mafies socialiste

    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin
    E Marte, 11 Maj 2004


    NANO TAJVANEZI!

    NGA NIKOLLE LESI

    (vijon nga numri i djeshem)

    Kryetari Nano mbetet i paperseritshem ne llojin e tij. Njeri i 99"ave qe ben gjithcka nese i del interesi. Here-here ben si i forte, shumehere ulet per te bere pazar dhe pakhere mbetet realisht trim. Megjithate cfaredo mund t'i thuash, porse vetem nje gje nuk ia mohon dot. Ka zgjuarsi diabolike dhe perverse njekohesisht. Me therriste per pazare kur ia donte qejfi. Ndonese merrte pergjigje mohuese, prape nuk dorezohej. Ben presion, shantazh dhe papritur te ulet ne tavoline. Keshtu me ndodhi ne fillim te vitit 2003. E dinte se jam kryetar i shoqates parlamentare te miqesise Shqiperi-Tajvan. Kisha qene nderkohe dy here per vizite zyrtare ne Tajvan. Po pergatitej vizita e trete e imja bashke me 5 deputete te tjere. Tajvani eshte nje shtet-ishull me 22 milione banore, me siperfaqe afersisht sa Shqiperia dhe Kosova bashke. Ndodhet perballe Hong-Kongut. Kina nuk e njeh si shtet, kurse ishulli shtet kerkon te rikthehet si anetar i Kombeve te Bashkuara. Ishte deri me 1969, porse politika amerikane asokohe ndryshoi kurs dhe u lidh me Pekinin. Shqiperia e sapomiqesuar me Mao Ce Dunin beri kerkese ne Organizaten e Kombeve te Bashkuara qe te pranohej Kina komuniste ne OKB, kurse Tajvani te perjashtohej. Natyrisht kishte ndryshuar kursi nderkombetar i politikes ndaj Pekinit. Shqiperia u perdor si propozues formal. Tajvani doli jashte OKB-se. Pekini e vinte si kusht qe, nese do marredhenie diplomatike me Kinen, duhet te mos kesh me Tajvanin. Me ardhjen e komunisteve ne Pekin, ne 1949, nacionalistet dhe antikomunistet zbarkuan ne ishullin e Tajvanit. Amerikanet investuan teknologjine me te fundit ne vite ne kete ishull problematik per Kinen. Nga fundi i shekullit te kaluar Tajvani zinte vendin e trete ne bote persa i perket prodhimeve elektronike. Kompanite me te medha amerikane, japoneze, franceze dhe angleze kane pjesen e tyre ne keto investime. Nderkohe Tajvani duke u forcuar ekonomikisht me shume se sa Kina u fut ne loje per t'u njohur si anetar i OKB-se. Shteti i Vatikanit asnjehere nuk i ka prishur marredheniet diplomatike me Tajvanin, nderkohe qe nuk ka me Pekinin. Tani momentalisht Tajvani ka rivendosur marredheniet diplomatike me 28 shtete. Kina eshte acaruar. Nuk e njeh si shtet, por si pjese e saj. Pekini ofron ose nje shtet dhe dy sisteme ose lufte nese ishulli shpall pavaresine nga Kina. Para tre vitesh, Tajvani i vendosi edhe me Maqedonine marredheniet diplomatike. Kina largoi ambasaden nga Shkupi. Por, kur shpertheu revolta dhe konflikti ne Maqedoni, para dy viesh, ceshtja shkoi ne Keshillin e Sigurimit te OKB-se. Atje Kina eshte anetare dhe ka nje vote. Maqedonia mund te dezintegrohej nga lufta mes shqiptareve dhe maqedonasve. Pak jave para se te shtrohej problemi ne Keshillin e Sigurimit te OKB-se Kina i kerkoi urgjent Shkupit zyrtar qe te prishe marredheniet diplomatike me Tajvanin ne menyre qe te votonte pro Maqedonise. Shkupi e beri urgjent. Marredheniet u prishen. Tajvani donte me cdo kusht qe te mbetej ne Ballkan, me cdo cmim. Synonte Shqiperine kundrejt nje pakete 1 miliard dollare. Nderkohe une para se te ndodhte prishja Maqedoni-Tajvan ne momentin kur u sulmua ambasada shqiptare ne Pekin, ne kohen e luftes se Kosoves, ose me sakte diten qe NATO sulmoi me rakete ambasaden kineze ne Beograd, i kerkova ne parlament ministrit te Jashtem te asaj kohe, Paskal Milo, qe nese Pekini vazhdon te mbeshtese Milloshevicin ne raport me kosovaret, atehere Tirana zyrtare te vendose marredhenie diplomatike me Tajvanin. Keshtu i jepej nje pergjigje dyfishe Pekinit. Edhe per sulmin ndaj ambasades sone ne Pekin nga turmat e kinezeve, por dhe kunder aleances Pekin-Beograd ne luften e Kosoves. Autor i kesaj ideje realisht ishte Spartak Ngjela, deputet ne parlament. Ma tha ne kafene e parlamentit dhe une menjehere e perpunova ne pak minuta. U futa ne sallen e parlamentit. E deklarova. Plasi zhurma nga ambasada kineze ne Tirane. Menjehere note proteste ne Ministrine e Jashtme te Shqiperise kunder deklarates sime. Nuk e di se si, por kjo gje kishte vajtur dhe ne Taipei, kryeqytetin e Tajvanit. Ne Pekin isha me dosje te kuqe, kurse ne Tajvan me jeshile! Emri im, me ka thene Sabri Godo, kur ishte ne Pekin ne nje vizite parlamentare si kryetar delegacioni na u permend ne cdo vakt te bukes. "C'eshte ky Nikolle Lesi qe do te njohe Tajvanin?" - na pyesnin ne te gjitha instancat. Keshtu me ka thene zoti Godo. Pa dashje isha bere sebep sherri ne Azine e larget. Nuk me mjaftonte sherri ne Tirane, por me doli edhe ne Azi. Ej, c'bela me kishte zene! Me Ben Blushin kishim bere nje vizite madheshtore ne Tajvan. Na priten si heronj, me polici e kudo ngrihej flamuri shqiptar. Ta mbaj mend! Kurse me Spartak Ngjelen ishte vizite krejtesisht diplomatike. E treta vizite po vinte. Nano kishte informacion te mjergullt per cfare ishte bere deri asokohe, ndonese e njihte shkelqyer Tajvanin. Ne delegacion kisha perzgjedhur deputetet Mustafa Muci, Marko Bello, Leke Cukaj nga PS-ja dhe Gjovalin Bzheta, Astrit Bushati nga PD-ja. Natyrisht qe une isha patjeter. Nano me ulet ne tavolinen e kafese se parlamentit, ndonese ishim replikuar eger ne media.

    -Po shkon ne Tajvan?! - tha dhe ul pa e care koken se kishim nje periudhe sherri me njeri- tjetrin.

    -Po," iu pergjigja.- Vizite e madhe. Me shume interes, - dhe i luajta dy gishtat e dores se djathte, tamam ate shenje qe e kuptojne me mire ata qe bejne biznes. Tashme e njihja mire Nanon. Nuk ma hidhte dot. Menjehere me punoi mendja per djallezi.

    -Duan dike qe te merren vesh koke me koke,- nderhyra dhe i hodha nje sy kryeministrit. Asnjeri nuk lejoi te ulej ne tavolinen tone zoti Nano. Edhe kur u afrua i cuditur Gramoz Ruci kur na shikoi bashke ia beri me shenje atij qe largohu. Keshtu me te gjithe sa vinin aty afer. "Me ra ne dore!"- thashe dhe ndonese e dija se eshte mendje shume e holle ky Nano dhe eshte veshtire ta manovrosh perseri kur flitet per "investime", Fatosi te puth ne balle. Le ta kesh share ti sa te duash ne gazete. Nuk do t'ia dije kur flitet per para te madhe. Ne publik ben sikur digjet dhe lufton korrupsionin, por ne tavoline shkrihet kur flitet, sidomos per monedhe te huaj.

    - Sa? - me pyeti, dhe u ofrua me nga une per te mos na degjuar njeri.

    -Si sa? - e pyeta kot se koti.

    -Po, pra per sa flitet? - insistonte.

    -Shume!

    -Mos me caj ******, por sa saktesisht? Jam kryeminister e nuk jam Kastriot Islami! - tha dhe njekohesisht donte te bente presion, por dhe pazar. E dija se cfare Fatosi kisha para! I tmerrshem per vete. Por te punonte me kete kembengulje per vendin, patjeter qe Shqiperia do te ishte para Kroacise e Maqedonise.

    -Duhen marredheniet diplomatike ne fillim qe paralel ata te sjellin 1 miliard dollare investime dhe nje pjese grant, - iu pergjigja, pasi e dija politiken tajvaneze per Tiranen.

    Tajvani kerkonte qe ne Durres, pervec te tjerave, te ndertonin nje uzine te prodhimeve elektronike per te "pushtuar" Europen. Vetem vlera e uzines shkonte diku tek 400-450 milione dollare.

    -Ore sa eshte pjesa ime? - thoshte dhe nuk me ndahej kryeministri.

    -Shume! - vazhdova une te luaja me nervat e tij, te cilat e leshojne keq kur sheh nga larg dollaret, por nuk i fut ne xhep.

    -Atehere jeni perfaqesuesi im per Tajvanin! - ma tha ne vesh dhe iku. Ne darke, rreth ores 2300, me mberrijne mesazhet nga kryeministri per Tajvanin. Ishte bere tajvanez Nano! Por une bera nje loje tjeter. Kryetar te delegacionit shqiptar per ne Tajvan vura Mustafa Mucin. Muci njihet si mbeshtetes i Ilir Metes. Nenkryetar Marko Bellon. Vete rrija ne hije. Nje dite para se te niseshim takova ne Grand Hotel Dhimitraq Raftin, mikun e Nanos.

    -C'po ben? - me pyeti.

    -Neser do te iki larg.

    -Ku?

    -Ne Tajvan. Po ta them ty ne konfidence, - i thashe atij ne prani te nje gazetari te "Koha Jone". - Do te shkojme per te marre 2 milione dollare per te rrezuar Nanon.

    -Ou! - ia beri miku i Nanos. Nderkohe fjala i kishte shkuar Nanos se "Nikolle Lesi po shkon ne Tajvan per te marre 2 milione dollare qe te rrezoje bashke me Meten zotin Fatos nga kryeminister". Ishte nxehur Nano. Nderkohe delegacioni kishte arritur ne Rome, ku do te flinim nje nate. Na priti ambasadori tajvanez ne Vatikan. Ne mes te darkes binin telefonat e kryeministrit sa tek Marko Bello edhe tek Leke Cukaj, Mucin nuk guxonte ta merrte. Kryeministri kishte bere nje lidhje te shkurter mes asaj qe i kisha cuar qellimisht ne vesh dhe faktit se Muci ishte kryetar delegacioni dhe quhej njeri i Metes. Meta po punonte, sipas Nanos, per ta rrezuar. Ishte bere lemsh, lemshi!

    -Te urdheroj te kthehesh neser ne Tirane! - i bertiste Leke Cukajt. Leka ishte bere dylle i verdhe. Tamam si kinezi qe kishim perpara ne darke.

    -Kthehu neser se do te perjashtoj nga grupi! - i thoshte Marko Bellos. Por Marko as qe e rruajti fare per kryetarin e tij.

    -Pse jeten time do te kontrolloje ai? Qenka **** i madh ky Nano! " tha Bello dhe u ul ne tavoline. I rrasi nje gote tjeter vere. Nuk vonoi dhe e mori prape Bellon zoti Nano.

    -Po prishni marredheniet me Kinen! Po beni nje akt tradhtie ndaj vendit! C'pune kemi ne me Tajvanin? - ishin oshetimat e kryeministrit ne anen tjeter te telefonit. Astrit Bushati, deputet i PD-se thote duke qeshur se "po e mbyll telefonin, se mos me merr Berisha!". Ate nate fjetem vone, pasi shetitem rrugeve te Romes deri nga ora dy e nates. Markos dhe Lekes i binte telefoni, por nuk e hapnin se do te degjonin te sharat e Fatos Nanos. Te nesermen do te niseshim heret ne linjen Rome-AbuDabi-Taipei. 14 ore e gjysem ne ajer. Iu thashe qe t'i fiknin celularet qe ne mengjez, pasi e dija se do t'i ngacmonte Nano nga Tirana. Hypem ne avion dhe rame rehat deri ne Tajvan. Shetitem, takuam zyrtaret e larte te shtetit aziatik. C'nuk pame te gjithe. Nje ishull parajse. Nje prej diteve delegacioni do te shkonte ne jug te ishullit me avion. Ishte afersisht 45 minuta udhetim. Une nuk shkova. Ndejti dhe Muci. Te tjeret vajten dhe fjeten nje nate ne qytetin tjeter. Te nesermen na folen se ishte nje perralle e vertete ajo cka kishin vizituar. Leke Cukajn e kishte telefonuar, sic me tha Marko Bello, kryeministri nga Tirana. Marko ia kishte treguar Mucit dialogun mes Lekes dhe Nanos ne telefon.

    -Akoma ne Tajvan je, zoti Cukaj? - i ishte drejtuar Nano nje pasdite tonen ne Tajvan. -Atje ora eshte 7 ore perpara Tiranes.

    -Po.

    -Ku eshte ai Lesi?

    -Sot me Mucin kane munguar ne delegacion. Jane ne kryeqytet, - i ishte pergjigjur Cukaj, deputeti i PS-se.

    -Si? I paskan marre ato te dy parate! - kishte thene Nano i tmerruar. - Kthehu urgjent ne Tirane!

    Kaq dhe ne Tirane ne nuk e dinim se kishte shperthyer ne ofensive kunder vizites se delegacionit tone. Ne ministrine e Financave, ne nje analize pune, kryeministri kishte permendur viziten tone ne Tajvan si tradhti kombetare. Se c'kishte vizita jone me analizen ne ministrine e Financave hajde e gjeje! Por keshtu kishte ndodhur. Kur vijne nga jugu i Tajvanit pjesa tjeter e delegacionit me thote Muci ne sallonin e hotelit ku po darkonim.

    -Leka do te kthehet ne Tirane, - foli Muci duke bere seriozin. Ne kishim bere vetem dy dite. Donim edhe pese dite te tjera qe te mbaronte vizita.

    -Pse si eshte puna? - pyeta dhe ndjeva se patjeter Nano do ta kishte marre ne telefon.

    -I ka thene se do te bej minister bujqesie ne vend te Agron Dukes dhe duhet te jete urgjent ne Tirane, - e ngriten zerin Muci me Bellon.

    -Posi! - thashe dhe bera sikur shkova per te biseduar me ate qe na shoqeronte. U vonova paksa ne tualet dhe u ktheva tek tavolina, ku deputetet e PD-se po e ngacmonin Leken per postin e ministrit .

    -Fola, por me thane se nuk behet dot. Vetem nese e paguan vete bileten atehere mund te nisesh neser, - e mbylla debatin e nisur .

    -Sa ben bileta?- nderhyri i vendosur per tu kthyer Leka.

    -5150 euro! - iu pergjigja.

    -Sa, sa? - bertiti deputeti i PS-se. - Une per kaq euro votoj kunder Nanos e jo me te kthehem ne Tirane- foli prape dhe qeshi. Ate nate kemi bere nje te qeshur aqsa Marko Bello thoshte se "Ne qeshim ketu e Nano qan atje!". U mbyll vizita. Do te ktheheshim ne linjen Taipei-Frankfurt. Pa ndaluar kurkund. 15 ore e 20 minuta ne ajer. Diku mbi stepat e Rusise avioni u lekund fort, sa kujtuam se mbaruam. Mbi 1 ore shkonte here lart e here poshte . Mes ankthit qe na kishte pushtuar bertet deputeti i PD-se Gjovalin Bzheta;

    - Gjynah qe po vdesim ne stepat e Rusise. Ah, te kishim cuar te pakten ne Tirane ato dollaret per te rrezuar Nanon. Kishim ba edhe Leken Minister bujqesie! - e ngrinte zerin Bzheta, nderkohe qe dritat e alarmit te avionit binin pareshtur.

    - Rrofte Nano! - bertiste nga ana tjeter Marko Bello.

    - Te na rroje! " tha dhe Muci. Pas pese oresh kaluam mbi Moske.

    (vijon numrin e neserm)









    ----ej qyfyre.. i biri maoistit stalinist kico blushit ,ben blusho hajduti.. behet tajvanez ..-
    .. dhe keta kelishet e Lesit me teser PD-je .. Bzheta e Bushati ne legenet e felliqur te Lesit zhgrryhen..

    hajde Pd hajde..
    -

    cfar palacosh..

    moderator.. hiqe nga "kryeteme" kte teme e lere njerzit ta c,fletojne ne se ja u a ka enda..
    Kjo teme e vjeter meriton qe te vazhdohet sepse eshte shume aktuale. Disa ngjarje te sotme kuptohen me mire duke njohur prapaskenat qe jane sjelle ne kete teme. Vetem se duhet zhvendosur tek problematika shqiptare.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DYDRINAS : 13-01-2016 mė 16:11

Tema tė Ngjashme

  1. KOSOVE-1981 - Rrofte Republika Socialiste e Kosoves
    Nga DYDRINAS nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 46
    Postimi i Fundit: 07-07-2018, 11:21
  2. Shtohen zėrat pėr dorėheqjen e kryesisė sė PS
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 09-09-2005, 12:52
  3. Kuvendi qė na la trashėgim ADN-nė e Dushkut
    Nga Kosovari_78_Ca nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-05-2005, 01:24
  4. A ekziston skenari i ndarjes Shqiperise?
    Nga Traboini nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 25-01-2005, 23:38
  5. Me Titizmin kunder Enverizmit
    Nga Albanino nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-09-2002, 19:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •