GSH
-----
--------
DOSSIER I
Dėshmia e Sejfulla Tetės nga Fush-Kruja i cili nė 1983 u dėnua me vdekje pėr atentat ndaj Enver Hoxhės dhe nė 2001 vuajti 13 muaj burg pėr atentat ndaj kryeministrit Ilir Meta
"Ja pse i hodha bombat nė ambasadėn jugosllave nė '81"
--------------------------------------------------------------------------------
Pas arrestimit tė Pirro Priftit, me tė cilin nė 23 prill tė vitit 1981 kisha hedhur bombat nė ambasadėn jugosllave nė Tiranė, unė pėrfundimisht vendosa qė tė arratisesha nga Shqipėria. Kėshtu nė mėngjezin e 29 shtatorit tė vitit 1982, teksa isha duke u pėrgatitur pėr t'u arratisur, aty nė shtėpinė time mė erdhi vetura e drejtorit tė Fabrikės sė Ēimentos dhe mė njoftuan tė shkoja me ta pėr tė rregulluar njė eskavator. Unė ndjeva diēka dhe u thashė atyre qė mė kėrkuan qė tė ecnin pėrpara se po dilja nė kėmbė pas tyre. Sapo dola aty tek rruga nacionale ku ndodhet lapidari i Shote Galicės, tek kėmbėt e mija ndaluan dy makina. Njė nga ata qė dolėn prej tyre, ishte dhe Sadik Smaja, shefi i krimeve tė rrethit tė Krujės, i cili m'u hodh menjėherė nė qafė duke mė thėnė: "Ke kujtuar se jeta ėshtė aventurė". Pasi mė vunė hekurat ata mė futėn nė makinė dhe mė nisėn menjėherė pėr nė Degėn e Brendėshme tė Krujės, ku zv / kryehetuesi Nexhat Selimi, mė tha: "Tė kemi arrestuar pasi ti ke dashur qė tė vrasėsh me atentat, udhėheqėsin kryesorė tė Partisė". Unė u habita nga ato fjalė dhe nė mėnyrė instiktive e pyeta: "Kė, Enver Hoxhėn"? Akoma pa mbaruar mirė fjalėn, nė kulmin e nervave, Nexhat Selimi mė tha: "Mos ia pėrmėnd emrin, more bajgė, more ndyrėsirė", dhe ngriti shkopin e gomės tė mė qėllonte. Unė nuk durova dhe i thashė: "Njeri i ndyrė je ti, megjithė atė". Nga ai moment e deri sa jam pėrmėndur pas disa orėsh, unė nuk mbaj mėnd gjė, pasi kam qenė pa ndjenja nga rrahjet qė mė bėnė me shkopinj gome".
Kėshtu e kujton arrestimin e parė tė tij, 55-vjeēari nga Fushė-Kruja, Sejfulla Teta, i cili dėshmon eksluzivisht pėr "Gazetėn" duke rrėfyer pėr herė tė parė tė gjithė peripecitė e jetės sė tij. Po kush ėshtė Sejfulla Teta, cila ėshtė e kaluara e tij dhe kur i lindėn pėr herė tė parė pakėnaqėsitė ndaj regjimit kominist tė Enver Hoxhės? Si u njoh Sejfullai me Maks Uēin, vėllain e Profesor Alfred Uēit, inxhinjerin qė ishte diplomuar jashtė dhe pėrse Maksi i fliste atij kundėr regjimit komunist? Pėrse Sekretari i Parė i rrethit tė Krujės e kėrcėnoi Sejfullanė me arrestim nė mbledhjen ku po demaskohej Maks Uēi dhe aksidenti qė i mori jetėn inxhinjerit rebel nė qytetin e Laēit natėn e vitit tė ri,1980? Pėrse Sejfulla Teta akuzoi publikisht Sigurimin pėr vrasjen e Maks Uēit nė shtėpinė e Alfred Uēit dhe si e mbrojti Profesori i njohur mikun e ngushtė tė vėllait, nė pėrkujtimin e gjashtėmujort tė vdekjes sė tij? Cilat ishin arsyet qė e shtynė Sejfulla Tetėn pėr tė vėnė bombat nė ambasadėn jugosllave nė Tiranė dhe kush ishte Pirro Prifti, bashkėpunėtori i tij nė atė aksion? Si u arrestua Pirro Prifti gjatė tentativės pėr arratisje dhe si e ēmėndi Sigurimi atė nė qelitė e hetuesisė gjatė kohės qė priste dėnimin me vdekje? Kush ishin pesė intelektualėt me origjinė nga Kosova qė u akuzuan se donin tė vrisnin me atentat Enver Hoxhėn, gjatė vizitės qė ai do bėnte nė muzeun e Skėnderbeut nė Krujė? Ēfarė i kėrkonte Sejfullait, hetuesi Nexhat Selimi dhe kush ishte provokatori qė ai i futi atij nė qeli? Ēfarė biseduan pėr shtatė orė nė qelitė e Krujės, nė njė janarin e vitit 1983, Ministri i Brendshėm Hekuran Isai me Sejfulla Tetėn? Pėrse Sejfullai nuk e pranonte akuzėn qė i bėhej dhe pėrse "bashkėpunėtorėt" e tij kosovarė e firmosėn atė gjatė hetimeve? Pėrse zgjati tetė ditė gjyqi qė i dėnoi me vdekje katėr "atentatorėt" e Enver Hoxhės dhe pse u filmua ai me kamera televizive? Si iu fal jeta Sejfulla Tetės dhe tre pjestarėve tė grupit, e makinacionet e Sigurimit pėr t'i pėrpalsur ata me njėri tjetrin nė galeritė e minierės sė Qafė-Barit? Cilat ishin arsyet e vdekja enigmatike nė Burgun e Burrelit, tė Selim Kelmendit, njėrit prej "atentatorėve" tė Enver Hoxhės, pas letrės qė i dėrgoi ai Ramiz Alisė? Ku e vuajti Sejfulla Teta dėnimin dhe pėrse ai u lirua me tė fundit tė burgosur politik nė marsin e vitit 1991? Si u arrestua Sejfullai pėrsėri nė vitin 2001 duke u akuzuar se i kishte hedhur eksplozivin, kryeministrit Ilir Meta, gjatė vizitės sė tij nė Fabrikėn e Ēimentos nė Fushė-Krujė? Si u mbajt ai i arrestuar pėr 13 muaj nė qelitė e Durrėsit dhe si e fitoi lirinė mė pas duke marrė edhe dėmshpėrblimin? Pėr tė gjitha kėto e plot ngjarje dhe fakte tė tjera tė jetės sė tij, na njeh intervista ekskluzive e Sejfulla Tetės tė cilėn po botojmė mė poshtė duke filluar nga numri i sotėm.
Zoti Sejfulla, ku keni lindur dhe cila ėshtė origjina e familjes suaj?
"Unė kam lindur nė vitin 1949 nė Fushė-Krujė, prej nga ėshtė dhe origjina e familjes sonė dhe ku vazhdoj tė jetoj akoma nė trojet e tė parėve tė mij. Babai im ėshtė quajtur Ahmet Teta, por mua mua mė ka marrė dhe mė ka rritur xhaxhai, Ali Teta, i cili ka qenė njė nga burrat mė tė njohur nė zonėn e Fushė-Krujės. Aliu ka qenė njė nga miqtė mė tė ngushtė tė Abaz Kupit dhe roje personale i tij gjatė kohės sė Luftės".
Po pas mbarimit tė Luftės ku kanė punuar njerzit e familjes tuaj?
"Pas mbarimit tė Luftės, babai im, axha dhe tė gjithė tė tjerėt kanė punuar nė kooperativė. Vetėm njėri nga xhajet e mi, Ramazani, ka punuar nė ndėrtime deri sa u gjet i vrarė nė shtėpinė e tij mė 31 dhjetor tė vitit 1952. Vrasja e tij mbeti enigėm pėr shumė vjet. Por faktikisht atė e vrau shteti nė mėnyrė qė ta kishte familjen tonė nėn thundėr e tė nėnshtruar".
Kur e mėsuat tė vėrtetėn e vrasjes sė xhaxhait tuaj?
"Tė vėrtetėn e vrasjes sė xhajit, Ramazanit, nga Sigurimi i Shtetit, unė e mėsova rastėsisht nė vitin 1966, kur njė nga personat qė kishte marrė pjesė nė vrasjen e tij, kishte pohuar atė nė pije e sipėr".
Pasi e mėsuat atė gjė, ēfarė bėtė?
"Nė vitin 1981, kur punoja si eskavatorist nė guroren e Krujės, mora dinamit dhe nė ora 12 tė natės shkova nė qytetin e Mamurrasit tek shtėpia e atij qė kishte thėnė se kishte marrė pjesė nė vrasjen e xhajit tim, me mbiemėr Dervishi. Nga plasja e dinamitit pati vetėm dėme materiale dhe u thyen shumė xhama tė atij qyteti. Nė fakt unė nuk desha qė tė vrisja njeri, por vetėm pėr t'i treguar atij personi se ne ishim gjallė".
A u diktuat pėr vėnien e dinamitit?
"Jo pėr shumė vjet, mua nuk mė diktoi njeri".
Kur keni filluar punė pėr herė tė parė dhe ku keni punuar?
"Unė kam filluar punė qė nė vitin 1966, kur nuk isha mė shumė se 17 vjeē. Nė fillim kam punuar si montator, mekanik dhe mė pas pėr shumė vjet si eskavatorist".
Pakėnaqsitė e para kundėr regjimit komunist tė asaj kohe qė kur u patėn lindur?
"Qė pas vrasjes sė xhajit tim nė 1966, unė nuk e kam dashur mė atė regjim. Pakėnaqėsitė filluan tė mė shtohen akoma dhe mė shumė kur fillova tė punoja me tė burgosuroit politikė nė Fabrikėn e Ēimentos. Aty kam njohur Bedri Spahiun e shumė prej tyre pėr tė cilėt ndjeja njė keqardhje pėr mėnyrėn se si i trajtonin".
Po nė vitet e mėpasme a bisedonit me njeri kundėr regjimit nė fuqi?
"Njė nga njerzit qė mė ka folur pėr herė tė parė kundėr regjimit, ka qenė Maks Uēi, vėllai i Profesor Alfred Uēit, tė cilin e kam njohur pėr herė tė parė nė vitin 1972 kur atė e sollėn si inxhinjer gjeolog nė guroren e Krujės ku punoja unė. Maksi ishte diplomuar jashtė shtetit dhe ai kishte kulturė perendimore. Maksi i donte shumė punėtorėt dhe ai nuk i duronte dot padrejtėsitė qė u bėheshin atyre nga administrata. Maksi na thoshte shpesh se rendimenti nė punė arrihej nga teknologjia e pėrparuar dhe jo nga puna e krahut. Nė tė gjitha konfliktet qė kishte nė mes puntorėve dhe administratės, Maksi mbante anėn e punėtorėve, prandaj drejtoria filloi ta kishte halė nė sy. Gjatė njė mbledhje nė gurore, Maksi tha se punėtorėt paguheshin shumė pak, prandaj nuk mund t'u kėrkohej shumė punė. Nga ky qėndrim i tij, drejtoria organizoi njė mbledhje pėr ta demaskuar, ku merrnin pjesė rreth 400 punėtorė. Aty nė mbledhje Maksi bėri njė debat me Ymer Limanajn, sekretarin e dytė, qė kishte ardhur si i deleguar. Unė isha nė rradhė tė parė dhe mė thanė tė ēohesha e tė flisja se si e njihja inxhiner Maksin, me njė fjalė t'i bėnim biografinė atij".
A u ngritėt dhe folėt ju?
"Unė u ngrita dhe thashė: "Ēfarė biografie t'i bėj unė kėtij, kur ky ėshtė nipi i Petro Nini Luarasit, pra nipi i ABC. Ky ka bėrė shkollėn jashtė dhe biografinė ia ka bėrė Partia". Pasi fola kėshtu, vazhdova mė tej duke thėnė se Maksi mbronte punėtorėt dhe luftonte dallaverexhijtė. Nė kėtė kohė sekretari i dytė mė pyeti se kush ishin dallaverexhijtė, dhe unė ia thashė se ata ishin sekretarėt e partisė, qė nuk tė linin tė punoje duke tė pėrmėndur partinė orė e ēast. Pas kėsaj, sekretari i parė i rrethit qė erdhi aty, mė kėrcėnoi duke thėnė: "Kėtu ka vėnd pėr arrestime".
Si u mbyll ajo mbledhje?
"Mua deshėn tė mė arrestonin, ndėrsa Maksin e transferuan pėr nė guroren e Laēit. Pasi punoi pėr gjashtė muaj nė Laē, Maksit i erdhi transferimi pėr tė shkuar si specialist nė Ministri. Natėn e vitit tė ri 1980, pasi kishte bėrė dorzimet, ai kishte marrė rrogėn dhe ishte ulur me dy shokė pėr tė pirė ndonjė gotė e pėr t'i qerasur me rastin e largimit. Por ai nuk mundi tė kthehej nė Tiranė, pasi u gjet i vdekur nė rrugėn nacionale , (tek peshorja e kromit) nė tė dalė tė qytetit tė Laēit. Sipas policisė, atė e kishte pėrplasur njė makinė e Kukėsit e cila ishte larguar pa i dhėnė ndihmė dhe trupi i tij u la pėr disa orė nė shi aty nė mes tė rrugės. Sapo u dha lajmi i vdekjes sė tij, vėllai im, Rizai, shkoi i pari dhe e mori trupin e tij. Maksit iu bė njė varrim madhėshtor nė Tiranė ku mori pjesė edhe Mehmet Shehu. Vetėm nga Kruja shkuan shtatė autobuzė me punėtorė nė varrimin e tij".
Pėrveē versionit tė policisė, si u pėrfol atėhere vdekja e Maks Uēit?
"Kudo nė popull atėhere thuhej se Maksin e vrau Sigurimi dhe pėr tė hequr dyshimet i bėnė njė varrim tė madh. Me rastin e gjashtė mujorit tė vdekjes sė Maksit, unė sė bashku me Selim Alikon qė ishte teknik gjeolog, shkuam pėr tė pirė njė kafe tek shtėpia e tė vėllait, Profesor Alfred Uēit, (prapa godinės sė Shkencave tė Natyrės) ku mes shumė njerėzve me kujtohet qė ishte dhe Servet Pėllumbi. Nė njė moment qė ishte qetėsi, unė i thashė Alfredit: "More po si u bė puna e Maksit se ngeli enigėm. Ēfarė di ti"? Alfredi mė tha: "Mė shumė dini ju qė keni punuar me tė, sesa unė qė e kam vėlla". Unė ia ktheva: "Deri sa kjo punė mbeti enigėm, atė e ka vra Sigurimi". Pas kėsaj Alfredi u ēua menjeherė nė kėmbė dhe iu drejtua atyre qė ishin nė shtėpi duke u thėnė: "Ky ėshtė njė dashamirės i yni dhe nuk i ka me tė keq kėto fjalė qė tha". Alfredi donte tė mė mbronte, pasi shumica e atyre njerėzve qė kishin ardhur aty, ishin tė Sigurimit. Ato fjalė qė thashė, aty m'i pėrmėndėn edhe kur mė arrestuan nė vitin 1982".
Para se tė vimė tek arrestimi juaj, pas vdekjes sė Maks Uēit, a bisedonit me tjetėr njeri kundėr regjimit komunist?
"Urrejtja ime ndaj regjimit komunist nė fuqi filloi tė shtohej dhe ajo arriti kulmin aty nga viti 1981 kur ekonomia e familjes sonė po rrėnohej plotėsisht. Kėshtu unė nuk nguroja tė flisja dhe tė shprehja pakėnaqėsitė e mia nė njė rreth tė ngushtė, ku mes tė cilėve ishte dhe njė djalė i ri rreth 23 vjeē, i quajtur Pirro Prifti, me origjinė nga Piqerasi, i cili punonte si punėtor nė ndėrmarrjen e ujrave. I jati i tij ishte mekanik dhe punonte me mua, ndėrsa Pirro vinte tek unė pasi kishte dėshirė qė tė merrte ndonjė zanat, por atė nuk e lejonin dhe e linin punėtor lopate. Pirro nuk e kishte biografinė e keqe, pasi nėna e tij kishte qenė partizane, por ai vetė kishte fituar njė urrejtje tė madhe ndaj regjimit. Kėshtu, bashkė me Pirron dhe disa shokė tė tjerė, unė flisja vazhdimisht kundėr regjimit. Nė atė grup shokėsh, gjatė njė bisede aty nė gurore, ne vendosėm qė tė merrnim dinamit dhe ta hidhnim nė ambasadat e huaja qė ishin nė Tiranė".
Po pėr ēfarė arsye vendosėt tė hidhnit dinamit nėpėr ambasada?
"Gjatė bisedave tona aty nė gurore, dikush tha se edhe ambasadat e huaja qė ishin nė Tiranė kishin faj pėr gjėndjen e keqe ku ndodhej Shqipėria, pasi ato nuk e ngrinin zėrin nė shtetet e tyre kudo nė botė pėr tė treguar se si jetonin shqiptarėt dhe se si shtypeshin ata. Kjo ishte arsyeja qė ne vendosėm tė hidhnim bombat. Por ne nuk donim tė vrisnim njeri me ato bomba qė do hidhnim, pasi qėllimi ynė ishte vetėm pėr tė bėrė zhurmė. Pėr atė gjė, mė i gatėshmi nga tė gjithė u tregua Pirro, prandaj dhe unė vendosa qė bombat t'i hidhja me tė".
Si e bėtė planin e hedhjes sė bombave dhe si e realizuat atė?
"Nė fillim ne vendosėm tė mbushnim njė furgon me dinamit dhe ta afronim atė para kryeministrisė nė Tiranė, por kjo gjė mbeti vetėm nė kuadrin e fjalėve. Mė pas unė bisedova vetėm me Pirron dhe thamė ta fillonim nga ambasadat. Kėshtu pasi bėmė planin, morėm nga dy gjysma llokumi dhe aty nga data 22 apo 23 prill e vitit 1980, shkuam nė Tiranė me autobuzat e linjės sė Fushė-Krujės. Atė ditė nė Tiranė kishte njė ndeshje futbolli tė pėrfaqėsues sonė me njė ekip tė huaj, Gjermaninė mė duket dhe binte shi. Unė me Pirron pasi zbritėm nga autobuzi i Fushė-Krujės tek Zogu i Zi aty rreth orės 20.00, nė kėmbė ecėm pėrgjatė Rrugės sė Durrėsit e dolėm deri afėr qėndrės me mendimin pėr t'i hedhur bombat qė kishim me vete tek ambasada e Kubės. Por nuk i hodhėm aty, pasi na u duk vėndi i hapur dhe papėrshtashėm e kishim frikė se mos na kapnin. Kėshtu vendosėm tė ktheheshim tek ambasada jugosllave dhe aty brenda pamė se kishte lėvizje e zhurmė tė madhe. Kur u afruam aty, Pirro mė tha qė pasi t'i hidhnim llokumet e dinamitit brenda ambasadės, tė futeshim e tė ngjisnim shkallėt tek pallati ngjitur me murin e ambasadės, ku ai njihte njė vajzė. Dhe po tė na pyeste njeri, ne do tė thonim se po shkonim pėr tė kėrkuar atė qė tė fejohej me Pirron. Kėshtu ne sa u futėm nė hyrje tė pallatit, hodhėm llokumet e dinamitit tė cilat bėnė njė zhurmė tė shumė tė madhe. Pas kėsaj, Pirro ngjiti shkallėt e pallatit pėr t'u futur tek shtėpia e vajzės, kurse unė u largova me shpejtėsi nga Rruga e Durrėsit pėr nė drejtim tė Zogut tė Zi".
(vijon nesėr)
-----------
Krijoni Kontakt