Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Llotaria Amerikane, skualifikohen mashtruesit

    Departamenti i Shtetit pritet te vendose perjashtimin e te gjithe personave, te cilet kane plotesuar me teper se nje formular. Gjithashtu, rregulla te reja do te vendosen per te rritur sigurine dhe shmangur mashtrimet. Ne vitet e ardhshme, aplikimi mund te behet me pagese. Vetem per programin e vitit 2005 kane aplikuar rreth 6 milione njerez, ndersa fituesit do te shpallen pas pak javesh



    Elton METAJ

    Llotaria Amerikane mund te pesoje serish ndryshime, ndersa gjate vitit te shkuar per here te pare ajo u zhvillua ne menyre elektronike nepermjet internetit. Ndryshimet, sipas nje studimi te Inspektoriatit te Pergjithshem te Departamentit te Shtetit te SHBA, duhen bere per te perjashtuar aplikantet nga vendet qe sponsorizojne terrorizmin, penguar aplikimin disa here te nje individi dhe siguruar se programi eshte i vetefinancuar.

    Nje numer i madh shqiptaresh kane aplikuar cdo vit per te fituar nje vize qwndrimi ne Shtetet e Bashkuara, ndersa ne perzgjedhjen e pare te bere per Programin e vitit 2004, Shqiperia rezultoi te kishte numrin me te madh te fituesve, ne krahasim me popullesine. Ne periudhen nentor- dhjetor 2003, shume shqiptare aplikuan nepermjet internetit per Programin e vitit 2005 dhe perzgjedhja rastesore e fituesve pritet te behet pas pak javesh. Me pas, te gjithe ata qe do te shpallen fitues, do t'u duhet te drejtohen ne zyren konsullore te ambasades amerikane per te kerkuar marrjen e vizes.

    Megjithate duket se punet do te veshtiresohen, sidomos per ata individe, te cilet kane plotesuar me teper se nje formular dhe ne disa raste kane mashtruar duke bere vetem disa ndryshime te vogla ne foto. Duke synuar te kene me teper shanse ne perzgjedhjen e pare, nese aplikojne disa here brenda nje viti, aplikantet ne kete rast do te perjashtohen.



    Historia

    Ne vitin financiar 1995, Kongresi i SHBA vendosi Programin e Llotarise Amerikane, qe autorizonte dhenien e rreth 50 mije vizave emigrimi ne vit. Pjesa me e madhe e emigranteve ne Shtetet e Bashkuara bazohen ne lidhjet familjare ose punesimin. Per aplikantet kerkohet vetem te tregojne se kane nje shkolle te mesme ekuivalente me arsimimin ne SHBA ose dy vjet pune ne nje vend qe kerkon te pakten dy vjet eksperience. Nese zgjidhen si fitues te llotarise, aplikantet trajtohen si kerkuesit e tjere te vizave, pasi ata duhet te plotesojne kushtet mjekesore dhe te mos kene precedente kriminale.

    Punonjesit e Qendres Konsullore ne Kentaki marrin dhe perpunojne formularet me kerkesa, perzgjedhin fituesit, i njoftojne ata dhe hartojne programin e intervistave. Ndersa zyrtaret e konsulltave leshojne vizat ose mund te refuzojne dhenien e vizave.

    Deri vitin e shkuar, llotaria zhvillohej me formular me leter, te cilet dergoheshin me poste. Sipas nje raportimi te Inspektoriatit te Pergjithshem te Departamentit te Shtetit perpara Komitetit Juridik te Dhomes se Perfaqesuesve te SHBA, kjo procedure kerkonte nje pune shume te madhe dhe rezultoi ineficente dhe e kushtueshme. Ndaj per llotarine e vitit 2005 procedurat u zhvilluan elektronike. Gjate dy muajve te fundit te vitit 2003 (nentor-dhjetor) u moren rreth 6 milione aplikime nepermjet internetit.



    Shkeljet dhe mashtrimet

    Megjithate, Inspektoriati ka gjetur disa shkelje, si ne rastin kur aplikantet kane derguar me teper se nje aplikim, duke perdorur foto te ngjashme, te cilat nuk mund te kapeshin nga teknologjia qe perdoret per njohjen e fytyrave. Gjithashtu u zbulua nje skeme e perbashket e perdorur nga Sherbimet Kombetare te Punesimit, qe ofronin blerjen e aplikimeve fituese, duke marre ne konsiderate se jo te gjithe njerezit mund te perballonin koston e plote te procesit te marrjes se vizes. Ne kete rast, keto sherbime punesimi ofronin te merrnin aplikimet fituese per rreth 4 mije dollare. Me te marre aplikimin fitues, keto sherbime punesimi do te nderronin fotografite nepermjet mashtrimit dhe ne disa raste ato nderrojne edhe te tere paketen e aplikimit.

    Programi elektronik i Llotarise Amerikane ka filluar tashme te perzgjedhe fituesit, te cilet do te nisin nje proces tjeter, ate te aplikimit per vize. Duke perdorur nje teknologji te njohjes se fytyres dhe emrit, si dhe teknika te tjera te perpunimit te te dhenave, cdo fitues do te kerkohet nepermjet te dhenave te tij midis te gjithe aplikanteve te tjere. Kjo menyre do te shmange ata qe kane plotesuar me shume se nje formular dhe do t'i skualifikoje. Sipas raportit, Departamenti i Shtetit beson se deri ne zbatimin e plote te Llotarise elektronike, keto lloj mashtrimesh mund te ndodhin ne nje mase te vogel. Ndersa puna e metejshme do te perqendrohet per t'i shmangur plotesisht ne te ardhmen.



    Rekomandimet

    Rregullat aktuale pergjithesisht pengojne leshimin e vizave per njerezit qe vijne nga shtetet, te cilat renditen si sponsorizues te terrorizmit. Perjashtime mund te behen nese Sekretari i Shtetit beson se ata nuk perbejne rrezik per sigurine kombetare te Shteteve te Bashkuara. Por, sipas raportit, nuk ka pengesa paralele per Programin e Llotarise Amerikane. Ndaj Inspektoriati i Departamentit te Shtetit ka vleresuar se ky program mund te perdoret nga oficere te sherbimeve inteligjente, kriminele dhe terroriste per te hyre ne SHBA si rezidente te perhershem. Per shkak te kesaj, Inspektoriati i ka rekomanduar Departamentit te drejtuar nga Kolin Pauell te propozoje ndryshimin e Aktit per Imigracionin, ne menyre qe aplikantet, te cilet vijne nga shtete sponsorizuese te terrorizmit, te perjashtohen nga perfitimi prej Llotarise Amerikane. Nese ky rekomandim do te pranohet, shtetasit nga Kuba, Libia, Siria dhe Irani do te ndaloheshin te aplikonin per Llotarine Amerikane.

    Gjithashtu, punonjesit e konsullatave, sic parashikojne procedurat, intervistojne te gjithe fituesit e llotarise, duke marre edhe te dhenat nga policia dhe dosjet mjekesore. Nga tetori i ketij viti, te aplikantet per viza imigrimi dhe jo-imigrimi do te kene te skanuar edhe shenjat e tyre te gishtrinjeve. Ky sistem eshte ne fuqi ne 17 seksione te vizave te imigrimit dhe ne mbi 100 seksione te Departamentit te Shtetit per vizat e jo-imigrimit. Kjo ben te mundur qe shenjat e gishtrinjeve, brenda 15 minutave te dergohen ne bazen e te dhenave te Shteteve te Bashkuara per terroristet dhe kriminelet. Ne kete menyre mundesohet qe nje aplikant per nje vize jo-imigrimi do te dallohej si mashtrues nepermjet shenjave te gishtrinjeve, nese me vone do te aplikonte me nje emer tjeter per Llotarine Amerikane. Sistemi elektronik do te pakesoje mashtrimet me Llotarine dhe do te ndihmoje oficeret konsullore.

    Ne te njejten kohe, Inspektoriati ka dalluar edhe mashtrime me aplikime te dyfishta. Disa mijera prej tyre kane rezultuar cdo vit dhe masa e ndeshkimit eshte skualifikimi. Sipas raportit, disa vende kane nje kontroll te ulet per te dhenat njerezore dhe dokumentat e identifikimit, duke u kthyer ne nje mundesi per abuzim. Ndaj, Inspektoriati i ka rekomanduar Departamentit ndryshimin e Aktit per Imigracionin, ne menyre qe te ndaloje ne menyre te perhershme nga aplikimi i metejshem ne Llotarine Amerikane, te gjithe ata qe do te identifikohen se kane derguar disa formulare.

    Gjithashtu, oficeret e sherbimit te vizave mendojne se manaxhimi duhet forcuar. Misionet nuk kane orientime te shkruara per ate se cfare eshte, vend pas vendi, ekuivalentja e nje shkolle te mesme ne Shtetet e Bashkuara. Disa misione nuk kane as personelin dhe burimet gjuhesore te duhura per te percaktuar cilesine e trajnimit apo eksperiencen ne pune te aplikantit. Inspektoriati i Pergjithshem i ka rekomanduar Departamentit te Shtetit dergimin neper ambasada te standarteve per te percaktuar se si nje shkolle e mesme e huaj eshte e krahasueshme me arsimin e mesem ne SHBA.



    Llotaria mund te behet me pagese

    Departamenti i Shtetit aktualisht nuk merr asnje te ardhur nga ata qe aplikojne. Nderkohe rreth 50 % e aplikanteve ka rezultuar se ndodhen ne Shtetet e Bashkuara dhe rreth 70 % e aplikanteve perdorin nje ndermjetes apo ndihmes per te plotesuar formularet dhe bere regjistrimin. Disa prej ketyre ndermjetesve mund te kontaktohen nepermjet internetit dhe te paguajne per sherbimin. Duke perdorur nje sistem elektronik pagese, aplikanti mund te paguaje nje shume te vogel per regjistrimin ne Programin e Llotarise Amerikane, duke i mundesuar qeverise amerikane te ule kostot dhe te shpenzoje me teper per parandalimin e abuzimeve. Por vendosja e pageses mund te ule numrin e aplikimeve, ndaj Departamenti amerikan i Shtetit eshte nxitur te beje nje pune me te mire per te identifikuar kostot e teperta. Synimi eshte qe Llotaria te rezultoje e vetefinancuar.



    Perfundimet

    Ne perfundimet e tij, Inspektoriati vlereson se Departamenti dhe Zyra e Ceshtjeve Konsullore ka bere progres ne pakesimin e abuzimeve dhe gabimeve, duke zbatuar sistemin e njohjen se fytyres per aplikantet e Llotarise. Inspektoriati mbeshtet idene e tij se aplikantet nga shtetet qe mbeshtesin terrorizmin duhet te perjashtohen dhe se Programi i Llotarise mund te kerkoje tarifa per aplikimin, qe do te ndihmonin Departamentin e Shtetit te mbulonte nje pjese te kostos per te hetuar me teper dhe do te pakesonte numrin e aplikanteve. Gjithashtu, eshte propozuar per te perjashtuar nga programi ato vende qe kane nje nivel te larte te mashtrimeve ne Llotarine Amerikane. Shume nga rekomandimet, nese do te pranohen nga Departamenti i Shtetit, do te kerkojne ndryshime ne legjislacion.




    --------------------------------------------------------------------------------
    03/05/2004 korrieri
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  2. #2
    Warranted Maska e Qerim
    Anėtarėsuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641

    A jam edhe une mashtrues ?

    Pa dashur kam aplikuar 2 here kete vit, nje here une dhe nje here kusheriri im per mua, pasi edhe me pare ai e ka bere per mua .

  3. #3
    Perjashtuar Maska e x-boy
    Anėtarėsuar
    16-05-2002
    Vendndodhja
    ne xhunglen e athines
    Postime
    22
    Per rezultatet e ketij viti A DINI GJE KU MUND TI LEXOJME???

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Xhemis
    Anėtarėsuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    1,431
    shiko tek ballkani i pardjeshshem i kishte ai emrat
    Celesi i Parajses:Ska hyjni tjeter pervec Zotit, dhe se Jezusi dhe Muhamedi a.s jane profetet e Tij.

Tema tė Ngjashme

  1. A ėshtė kėrcėnim Amerika pėr paqen botėrore?
    Nga ORIONI nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 212
    Postimi i Fundit: 09-05-2011, 09:49
  2. Fituesit e llotarisė amerikane pėr vitin 2008
    Nga tani_26 nė forumin Emigracioni
    Pėrgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 12-04-2009, 01:21
  3. Agim Vuniqi: Faktet e Millosheviēit i injorova para syve te tij
    Nga AVuniqi nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 17-01-2007, 10:58
  4. Presidenti Bush fiton zgjedhjet ne SHBA
    Nga Albo nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 89
    Postimi i Fundit: 25-11-2004, 11:26
  5. Politika e SHBA-se karshi Shqiperise
    Nga Brari nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-10-2002, 22:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •