Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 8
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Torbën e ëndrrave që nuk e hapi kurrë, e mori me vete!

    - E veshur me nje fustan roze , qe i shkonte aq shume trupit te saj elegant , e bente per vete cdo kalimtar. Kur shetiste ajo ecte aq bukur , i ngjante nje zane . Syte e saj boje qielli pasqyronin nje sinqeritet dhe nje dhemshuri e nje vajze jetime dhe te vuajtur . Floket bijonde i derdheshin supit si fije ari . Dashuria me Dritanin , ishte nje dashuri e vecante , ku asnje qenie njerzore nuk ishte me i afert se ai. Kishte besim tek ai , dhe se ne duart e atij ishte endrra e saj jetesore . Kishte tre vjet qe duheshin me njeri tjetrin .

    -Ajo punonte ne nje restorant , si ndihmes guzhunjere ne Tirane . I pelqente natyra . Shpeshhere dilte me Dritanin nga kodrat e liqenit per ndonje fund jave .
    Ne shpirtin e saj te paster kishte vetem ate , prania e tij e bente te lumtur .
    Edhe Dritani punonte Guzhunjer ne nje lokal afer qendres se Tiranes . Cdo mbremje , mbasi linte punen , Dritani kthehej ne lokalin e saj , ku rrokulliste nje gote ponc , dhe priste Mimozen , qe ai cdo nate percillte ne shtepi .
    Kaluan disa muaj , ku kjo dashuri filloj te ftohej nga Dritani i cili e kishte dashur Mimozen aq shume . Mimoza , ajo vajze qe dikur ishte optimiste filloj te kalonte ne nje faze pesimizmi .
    -- Nje nate ai nuk u kthye me . Ajo qante me ngasherim . Nuk i hynte askush ne sy . Ndonjehere mendonte se Zoti po luante me fatin e saj . Ditet kalonin shpejt , s'kishin te ndalur , kujtimet mbeteshin .
    Mimoza banonte ne katin e katert ne Tirane te re . U bene dy jave qe Dritani nuk u lajmeru me . Ato dite ajo nuk vuri gjume ne sy . Ajo mori nje vendim i cili do ti kushtonte shume . Ne momente deshperimi , ku ajo me teper se kurre kishte nevoje per duart e tij per perkedheljet e tij , ai nuk ishte prane saj me . Ne nje cast kur po mendonte se jeta e saj ishte pa kuptim , dhe se fati i saj u mbyll me aq , mori vendim qe te hidhej nga dritarja , dhe ti jepte fund jetes . Lotet nuk i pushonin neper faqe .
    Babai i saj , nuk dinte gje per kete dashuri . Mimoza ishte rritur jetime , sepse nena e kishte vdekur kur ajo ishte 4 vjec . Pyetje te ndryshme i vinin ne koke ato momente te veshtira . Filloj te mendonte vuajtjet , brengat qe e brenin ne shpirt dhe se lenin te qete . Mendonte se te gjitha keto po e cmendnin . Mendonte sa e pa fat jam , dhe me zemer te plasur e syt te perlotur e mallkonte ate , qe ja shtrydhi tere embelsin rinore qe ja kishte besuar aq shume lumturin e saj . Vetmia dhe dhimbja e kishin bere per vete . Mbyllej gjate gjithe kohes ne dhome , dhe nuk donte me asnje te komunikonte . E humbi ate qe e deshi me shume se veten , dhe i fali rinin e saj . Ajo nuk ishte me si me pare , ishte zbehur dhe nuk hante ...

    -Ishte ora dhjet e pesembedhjet minuta ku ajo , hapi dritaren , shikoi per nje moment dritat e qytetit , dhe mendonte vetem Dritanin , ku jeta pa te nuk ishte me jete por nje forme e gjalle e vdekjes . Mori nje karrige , dhe me nje guzim prej budallai vuri kemben e djathte ne parvaz te dritares ........


    Vazhdon.....
    Ndryshuar për herë të fundit nga ALBA : 02-05-2004 më 17:09
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Po e vazhdoj une kte tregim..


    Mori nje karrige , dhe me nje "guxim prej budallai" vuri kemben e djathte ne parvaz te dritares ....e tjetren mbi karriken e vjeter ..
    Ndjeu nje dridhje ne gjynjet e saje delikate e kercitja e karrikes se vjeter e permendi e harroi per nje cast vendimin e marre..
    Ku do jet ai valle mendoi..
    Poshte ne rruge vazhdonte xhiroja..
    Njerzit ktheheshin nga bulevardi e ajo u degjonte fare mire te qeshurat e tyre..
    Po sikur te binte mbi kokat e tyre..mendoi ajo..
    Cdo te shkaktonin 79 kilot e saja te vena me kimet ne guzhinen e restaurantit ku Moza punonte..
    Po te llogarisesh dhe g e Galileut..mendoi Mimoza qe e kish pasur 7 fiziken..
    Jo jo .. Ata nuk i kishin asnje borxh ne dashurine e saje per Dritan Leshin.. ..qe ajo te kthehej ne nje 79kg x 8.9m/sek.. pra ne nje elefant 800-900 kilogramesh ne kokat e atyre xhirollinjve te gezuar..
    Nje krrauuu e forte u degjua e ajo ra si deng leshi ne parketin e dhomes..
    Ishte thyer karrikja..
    Ne dhome hyri i tromaksur i jati..
    Po c'te gjeti moj bije .. tha ai duke ju marre fryma nga tmerri i zhurmes se renies se saj te lire nga parvazi ne dysheme te dhomes se gjumit..
    Hic Baba hic ..tha ajo tashme e zgjuar nga ankthi qe kaloi gjat atyre sekondave te frikshme.. Mullaqet e derrmuara ben efektin e tyre tru -cmpires..
    Ja po vija shkopin e perdes e rash.. belbezoi Mimodha..
    Ah kjo karrike e mallkuar .. tha i jati dhe e ndihmoj te bijen te ngrihej..
    Eh cfar e mallkuar .. tha me vehte Moza.. ajo paska qene e uruar.. e filloj te ule fustanin qe i ishte shpervjele deri lart te vithet..
    I jati .. qe kish kohe pa ja pare se bijes tulet .. sec u kujtua e tha.. po ti moj bije .. cme je mbillur ketu brenda.. dil moj me shoqet andej na bulevardi e kullosni site..
    Ua Babi si flet keshtu.. tha e bija..tere turp..
    E moj cte thash aman..dhe ti.. po leri keto se nuku jemi ne koh te satrapit Zog nashti.. po dil sic te thac.. se ketu brenda vec murzitje do te kec..
    Mimoza e degjoj kete radh te jatin..
    Nje tu veshur beri .. me ate fundin e kuq qe ja kish blere gruas se nje shoferi albaniejeje e nje te krehur i beri flokeve e nje te thirrur i beri Rukies qe i kishin dyert ngjitur.. e nje te dale ne rruge..
    Ajri i paster i epokes se para pluralizmit makina-prures e tym e zhurme-beres.. ja kthjelloi cupes mente e i ngrohu zemren..
    Ua si po te shikonte njeri tani moj ..i tha Rukja ..shoqja e saje besnike..
    Cili moj .. tha kjo e skuqur ne faqet si molle Drenove..
    Ja me ai kingu atje.. te xhamat e Farmacise..foli Rukia..
    Vajzat dolen ne Bulevard..
    Turmat e veshura bukur shkonin e vinin..
    Ajri i fresket e Majit perzier dhe me parfymet e jashtme te cupkave te zv ministrave e te cunave te ministrave ja larguan perfundimisht merzitjen Mimodhes..dhe ajo kuptoi se Bota qenka e madhe.. e ndjeu nje turp e pendes qe ajo budallaqja kish dashur per nje cop shtrembaluq si dritan katundari.. te ishte tani ne salle te morgut te spitalit .. ku do te benin praktike studentet e mjekesise me cicat e shalet e saja..
    Po i dukej tani sikur lundronte nga nje lumturi e pa provuar me pare.. ne kete det njerzish te mire qe mbushnin plot e perplot shetitoren..
    Ishte cliruar nga nje brenge e madhe e as i ndjente fare brylat e Rukies qe e sinjalizonte per tere ata cuna kinga qe po e shikonin ate..Mimozen me fustan te kuq te jashtem..
    Jo jo ..torben e endrrave nuk do e leshonte..
    Jeta ishte e bukur e ja vlen ta jetosh..tha Mimoza..
    He me te lumte o kombinat i drurit .. per ato karrike qe thyhen kollaj..se ja ku jam ketu.. nen veshtrimet dashurore te djemve te Tiranes.. meditonte Moza e syte ju mjegulluan nga ca lote gezimi..
    Yjet ne qiell ndriconin si gjitmone ne qiellin e Tiranes e neonet e Keshit e benin drite bulevardin ku qindra fustane shpalosnin mullaqet elegante te vajzave..
    Nga lulishte 1 Maji vinte melodia e bukur e kenges.. Mesi i nates..mbi ne.. qe ne vend te Vace Zeles e kendonte nje saksofon i vjeter..




    ...




    posiii..

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    looooool . U ca kam qesh mor Brar . Skam qesh ne jeten time kaq shume se sot .
    Se di ,ta lej me mbylljen tende apo te vazhdoj tregimin . e kuptoj reagimin e mbylljes tende ne kete menyre pozitive . E kisha nis kete tregim , per te ndjerr ne pah reagimin e shume vajzave qe nuk mendojne shume gjate , dhe i japin fund jetes sikur jeta eshte nje fije kashte . Tregimi qe doja te tregoja eshte me se i vertet , qe ka ndodhur reth viteve 1990 , ku mua ma kan treguar si histori , dhe une mendova ta hedh ketu si tregim me dicke te ilustruar . Historia eshte e gjate . Ajo sot prehet ne varrezat e Sharres ne Kombinat ne moshen me te bukur .

    Alba
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  4. #4
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Nderhyre qe nderhyre Brari. Me sukses te plote historine nga tragjike e ktheve ne komike. Pas kesaj nderhyrjeje, besoj se ke mesuar nje gje Alba, qe nese nis te shkruash histori tragjike, coi deri ne fund ne postimin e pare, sepse Brari te nderhyn e t'i ben lemsh e pastaj te duhet te pyesesh veten a ia vlen ta vazhdosh apo jo, aq me teper atehere kur ti vete dhe lexuesit e tjere kane qeshur me te madhe.

    Brari, eshte e vertete qe Mimoza e kishte 7 fiziken, por prapeseprape ajo duhej ta kish ditur patjeter qe njesia matese per peshen eshte N (Njuton) dhe jo kg, ose kg*m/s (ne vend te N). Ndryshe 4 do ta kish patur dhe jo 7. Apo kishte zyshen komshie (apo shoqe te mamit)?
    Dhe nje detaj tjeter. Ne kohen e drites se partise, KESH popullorce quhej "Nish Elektriku" (KESH eshte cilesimi pas-diktatorial, mos keqinformo rinine e sotshme, sepse Korporate atehere nuk njihej si fjale por edhe nese kishte ndonje qe e njihte, po ta perdorte do t'ia numeronin per shfaqje te huaj).

    Ndryshuar për herë të fundit nga Dita : 04-05-2004 më 06:29

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Dita..sa njuton peshon ti?
    Sa njuton domate bleve dje ne dyqan?

    lol


    Pesha matet me Kilogram..
    Me Njuton matet Forca ose nje peshe qe leviz.. etj..

    Nuk do e leme Alben te zgjidhe vetem hallet e botes..
    Prandaj larg tragjedive ne krijimtari letrare.. se boll kemi tek Shtypi dites.


    Rendesi ka qe lexohet me qejf ai Vazhdimi i tregimit.. e jo duke kapercyer nga 7 rreshta si ne ca proza te cave... lol..
    a po jo..

  6. #6
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Braro,

    pesha matet me Njuton, MASA matet me KG. Ne e perdorim gabim foljen peshon, sepse pesha eshte force, ndersa masa eshte mase.

    Sa per vazhdimin, ai ishte alla Brar, i bukur, i thjeshte dhe me permbajtje. Nuk besoj se kam shprehur ndonje gje kunder ne sa shkruajta dje.


    Alba,

    me fal per devijimin e temes. Ki parasysh qe nese ke ngjarje te hidhura per te rrefyer coji deri ne fund qe ne postimin e pare, se s'te le Brari ndryshe.

    Pershendetje!

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Ah ti Dita.. sa kryelarte je..

    Pra po qe se Alba ka ndermend "te hedh" ndonje nga penxherja ta hedhi sa me shpejt sa skam ardhur une..thua ti..
    Po une ama po mora vesh gjë do te vij si supermeni me shpejtesine e drites e do e kap dikund tek kati 2 o i 3 e sdo e le te bjer ne trotuar..

    Ne fakt me pelqejne filmat e tregime-romano-nevelat qe mbarojne mire..
    Pamvaresisht se c'behet ne realitetin "ombjektiv" duhet te japim pak kenaqsi ne letersi.. se ashtu sikur e bejme nje pun te mire..

    Dalim tek "sebebet"..

    Shpesh jan ca vogelsira qe behen sebeb qe ndryshojne rrjedhat e ngjarjeve.. dhe fatet e njerzve..

    Kadare thote pak a shume keshtu diku.. kur filozofon per fatin e Shqiperise..

    Duke ikur per ne mbledhjen ku do formohej PK rastesisht i del ne rruge Koco Tashkos.. Enver gjatovinoja.. dhe Kocua i thote..

    Na mo enver..na mungon nje shok nga te Korces..e me qe me dolle ti para eja ti qe te plotsonet numuri..
    Dhe Koco Tashkua i famshem i beri gjemen pa dashje vehtes e Shqiperise..
    Sepse futi ne valle nje mizantrop qe ja lujti trullin nje populli 50 vjet..

    Ne tregimin tone "karrikja" perkundrazi eshte shpetimtare.. e nje jete njeriu..

    Le te behemi pra karrike te prishura ama vec tu gjendemi per mire njerzve..

    apo jo..



    lol..

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e RremujeTR
    Anëtarësuar
    08-04-2004
    Postime
    11
    Alba keni vendosur ende ta vazhdoni tregimin e prozes qe keni shkruar me lart? do deshiroja te dija varjantin tuaj. e kam lexuar me shume kenaqesi pjesen e pare. me shume respekt Rremuje TR

Tema të Ngjashme

  1. Këshilla dhe modele fustanesh !
    Nga mbreta në forumin Bukuri dhe estetikë
    Përgjigje: 205
    Postimi i Fundit: 28-03-2015, 06:27
  2. Marilyn Monroe, gruaja e endrrave te cdo mashkulli!
    Nga YaSmiN në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 196
    Postimi i Fundit: 21-06-2010, 17:56
  3. Interpretimi i ëndrrave
    Nga Iliri88 në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 18-08-2008, 16:35
  4. si do ta donit vajzen/ djalin e endrrave tuaja
    Nga DEA27 në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 52
    Postimi i Fundit: 23-06-2008, 15:49
  5. Njerëz me nevoja neurotike, Interpretimi i ëndrrave dhe ndjenja e inferioritetit
    Nga J@mes në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 07-07-2004, 16:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •