Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1

    BBC: Statistika tė migracjonit global

    Gjatė mė shumė se 15 vjetėve tė fundit numri i njerėzve qė kanė kaluar kufirin nė kėrkim tė njė jete mė tė mirė, ėshtė rritur nė mėnyrė tė vazhdueshme.

    Nė fillim tė shekullit tė 21, njė ndėr 35 njerėz ėshtė migrant ndėrkombėtar. Nėse tė gjithė kėta do tė jetonin nė tė njėjtin vend, ky do tė ishte vendi i pestė nė botė pėr nga popullsia.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  2. #2
    Migracioni global prek ēdo vend - kėto vende janė ose vendet e origjinės, tranzit dhe/ose destinacion pėr migrantėt.

    E ndėrsa shumica e vendeve tė emigracionit janė nė botėn nė zhvillim, jo tė gjitha vendet e imigracionit janė vende tė zhvilluara.

    Vlerėsohet se nė vitin 2000, vendet e industrializuara perėndimore do tė thithin 40% tė migrantėve tė botės.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  3. #3
    REFUGJATĖT: PREJ NGA VIJNĖ


    Shumica e tyre qė kanė lėnė vendet e tyre, apo janė duke planifikuar ta bėjnė kėtė, janė tė motivuar nga dėshira pėr tė patur njė jetė mė tė mirė. Por ka gjithashtu miliona njerėz qė janė detyruar tė migrojnė pėr shkak tė persekutimit.

    Nė fund tė vitit 2002, 10.4 milion njerėz nė tė gjithė botėn kishin marrė statusin e refugjatit, sipas Komisionerit tė Lartė tė Kombeve tė Bashkuara pėr Refugjatėt.

    Njė milion tė tjerė aplikuan pėr azil nė tė njėjtėn vit, apo kanė pritur pėr njė pėrgjigje.

    (Kėto shifra nuk pėrfshijnė 4.1 milion refugjatė palestinezė qė janė nėn kujdesin e Agjencisė sė Kombeve tė Bashkuara pėr Ndihmėn.)

    Nė 2002, numri global i refugjatėve u ul me 1.5 milion, krahasuar me njė vit mė parė. Kjo, pėr shkak se njė numėr personash tė shpėrngulur u kthyen nė shtėpitė e tyre, shumica nė Afganistan. Megjithatė afganėt, pėrbėjnė numrin mė tė madh tė refugjatėve.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  4. #4
    REFUGJATĖT: KU SHKOJNĖ


    Mė shumė se 140 shtete janė palė nė marrėveshje ndėrkombėtare, nė bazė tė tė cilave ato kanė detyrime tė mbrojnė ata qė janė njohur si refugjatė.

    E ndėrsa debati global lidhur me refugjatėt ka tendencėn tė pėrqėndrohet nė vendet mikpritėse perėndimore, disa vende tė Afrikės dhe Azisė shpesh herė strehojnė njė numėr tė madh refugjatėsh. Disa prej tyre, si Pakistani, nuk kanė nėnshkruar marrėveshje ndėrkombėtare.

    Shumica e shteteve i kanė shtrėnguar politikat e azilit, njė lėvizje kjo, qė sipas OKB-sė ka ulur shifrat e pranimit tė azilit.

    Kliko nė hartė pėr tė parė situatėn nė 10 vendet mė tė mėdha mikpritėse tė refugjatėve.


    • Armenia: 250 000 refugjatė

      Vlerėsohet se 360 000 refugjatė jetojnė nė Armeni. Shumica e tyre janė armenė etnikė qė janė larguar nga Azerbajxhani gjatė luftės sė viteve 1988-1993, e cila u bė pėr shkak tė pretendimeve mbi rajonin Nagorno-Karabakh.

      Shumica e refugjatėve kanė tė drejtėn pėr tė patur nėnshtetėsi armene, dhe ata janė integruar nė masė nė shoqėrinė armene. Nė vitit 2004, numri i refugjatėve nga Azerbajxhani qė morėn nėnshtetėsi armene, shkoi nė 65 000.

    • Republika Demokratike e Kongos: 330 000 refugjatė

      Sipas statistikave pėr vitin vitin 2002, Republika Demokratike e Kongos, u bė vendi mikėpritės pėr rreth 400 000 refugjatė dhe azilkėrkues. Megjithė luftėn civile nė vend, dhunėn etnike, prezencėn e trupave tė huaja, dhe njė krizė ekonomike, refugjatėt - shumica nga Angola, Sudani, Burundi dhe Uganda - vazhduan tė kapėrcejnė kufirin nė RD Kongo.

      Kushtet humanitare pėr refugjatėt, dhe pėr 2 milion njerėzit e shpėrngulur brenda vendit janė pėrshkruar nga Kombet e Bashkuara.

      Qė prej marrėveshjes sė paqes tė nėnshkruar nė vitin 2003 UNHCR ka punuar me qeveritė e tranzicionit pėr tė rregjistruar numrin e madh tė refugjatėve me qėllim riatdhesimin e tyre.

    • Gjermania: 980 000 refugjatė

      Gjermania ka numrin mė tė madh tė refugjatėve nė Evropėn Perėndimore. Nė dhjetor tė vitit 2002, mė pak se njė milion shtetas tė huaj ishin strehuar nė Gjermani pėr arsye humanitare. Shumica e tyre janė nga ish-Jugosllavia, Turqia, Iraku dhe Irani. Por numri i azilkėrkuesve ka rėnė me 50 pėrqind pas kufizimeve qė u vendosėn nė vitin 1993.

      Tė gjithė azilkėrkuesit janė tė vendosur nė qendrat e pritjes pėr deri nė tre muaj, dhe nuk lejohen tė punojnė. Ata marrin nė dorė vetėm 38 dollarė nė muaj. Pėrfitimet e tjera janė materiale.

    • Irani: 1 300 000 refugjatė

      Nė Iran ka rreth 1.3 milion refugjatė, sipas njė raporti tė botuar nė vitin 2003 nga UNHCR. Rreth njė milion prej tyre janė afganė, ndėrsa numrin tjetėr mė tė madh e pėrbėjnė irakianėt.

      Qeveria, sipas organizatės Human Rights Watch, ėshtė "kritikuar gjithnjė e mė shumė sepse ka strehuar njė numėr kaq tė madh refugjatėsh nė njė kohė qė nuk ka interes ndėrkombėtar, mbėshtetje financiare apo ndarje tė vėshtirėsive ".

      Nė vitin 2001, kufizimet e vendosura nė ligjin pėr punėsimin e refugjatėve, u bėnė edhe mė shtrėnguese. Nė tė njėjtin vit, qeveria dhe UNHCR-ja vendosi tė rregjistrojė miliona refugjatė, duke u njohur atyre statusin nė Iran.

    • Pakistani: 1,200,000 refugjatė

      Vlerėsohet se rreth 1.2 milion refugjatė jetojnė nė Paksitan - shumica e tyre janė afganė. Rreth 1.1 milion refugjatė jetojnė nė 200 kampe refugjatėsh dhe nė zona tė banuara rreth Pakistanit. Qė prej muajit mars 2002, rreth 1.8 milion refugjatė afganė u kthyen nė shtėpitė e tyre.

      Armiqėsia ndaj refugjatėve njoftohet se ėshtė pėrhapur. Deri nė 2001, Pakistani kishte refuzuar tė lejonte rregjistrimin e refugjatėve tė rinj, duke penguar kėshtu aftėsinė e Kombeve tė Bashkuara pėr tė sjellė tė ardhur tė rinj. Por pas njė marrėveshjeje tė arritur mes Islamabadit dhe OKB-sė, afganėt qė u cilėsuan si nevojtarė, u lejuan tė qėndrojnė pėrkohėsisht nė Pakistan.

    • Serbia dhe Mali i Zi: 350,000 refugjatė

      Nė fillim tė vitit 2003, ish-Jugosllavia strehoi rreth 350 000 refugjatė, shumica e tė cilėve serbė etnikė qė iknin nga Kroacia dhe Bosnjė-Hercegovina mes viteve 1991-1995 gjatė luftėrave ballkanike.

      Rreth 1 700 refugjatė nga Maqedonia, shumica shqiptarė, jetojnė nė Kosovė. Ata u larguan nga vendi i tyre gjatė luftimeve nė 2001 mes shqiptarėve etnikė dhe forcave maqedonase tė sigurisė.

      Serbia dhe Mali i Zi strehojnė numrin mė tė madh tė refugjatėve nė Evropėn Lindore. Jo tė gjithė refugjatėt kanė tė drejtė tė pėrfitojnė nga shėrbimet sociale.

    • Sudani: 330 000 refugjatė

      Mbi 287 000 refugjatė jetonin nė Sudan deri nė fund tė vitit 2002. nė kėtė shifėr pėrfshihen rreth 280 000 nga Eritreja, 5 000 nga Uganda dhe mbi 2 000 nga Etiopia.

      Kushtet humanitare nė Sudan prej kohėsh vlerėsohen si mė tė kėqijat nė botė. Njėzet vjet luftė bėnė qė tė shkatėrrohen infrastruktura dhe shėrbimet publike. Agjencitė e ndihmės prej kohėsh e akuzojnė qeverinė sudaneze se po pengon pėrpjekjet pėr dhėnien e ndihmės atyre qė kanė nevojė.

    • Tanzania: 690 000 refugjatė

      Tanzania ka strehuar rreth dy milion refugjatė gjatė 20 vjetėve tė fundit, megjithėse sė fundi ka treguar gadishmėri pėr tė riatdhesuar shumicėn e tyre.

      Shifrat e bėra publike nga UNHCR pėr vitin 2002 tregojnė se numri i refugjatėve nga Burundi, Republika Demokratike e Kongos dhe Ruanda ishte 690 000. Shumica e refugjatėve jetojnė nė kampe dhe nuk lejohen qė tė punojnė.

      Ashtu si shumica e vendeve tė tjera afrikane, Tanzania pranon konceptin e gjerė tė refugjatit, qė pėrfshin ata qė largohen nga lufta apo trazirat civile, pavarėsisht nėse janė nė gjendje tė provojnė nėse shqetėsimet e tyre dhe frika ndaj persekutimit, janė tė bazuara.

    • Shtetet e Bashkuara: 485 000 refugjatė

      Megjithėse i kanė forcuar ligjet pėr azilin, pas sulmeve tė 11 shtatorit, SHBA-ja ėshtė pėrgjegjėse pėr rishpėrndarjen e refugjatėve nė tė gjithė botėn.

      Azilkėrkuesit duhet tė aplikojnė me shkrim brenda njė viti nga koha e vendosjes sė tyre nė SHBA. Azilkėrkuesit nuk lejohen tė punojnė nė kohėn qė aplikimi i tyre ėshtė nė proces e sipėr. Kur e fitojnė tė drejtėn pėr azil, ata mund tė fillojnė tė kėrkojnė njė punė dhe mund tė aplikojnė pėr statusin e banorit tė pėrhershėm njė vit mė vonė.

      Nė muajin mars 2003, SHBA njoftoi se do tė mbante nė izolim azilkėrkuesit nga Iraku dhe 33 vende tė tjera ku amerikanėt besojnė se veprojnė Al-Kaeda dhe grupe tė tjera militante. Azilkėrkuesit nga vendet e pėrshkruara mbahen nė izolim gjatė tė gjithė kohės ndėrsa aplikimi i tyre merret nė shqyrtim.



    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga StterollA : 01-05-2004 mė 16:51

  5. #5
    PUNA E MIGRANTIT


    Imigrantėt formojnė njė pjesė tė rėndėsishme tė forcės punėtore nė shumicėn e vendeve tė industrializuara.

    Sipas organizatės pėr Bashkėpunim dhe Zhvillim Ekonomik, (OECD) ka njė interes nė rritje pėr rekrutimin e punėtorėve tė tjerė imigrantė nė kėto vende dhe kjo, pėr shkak tė plakjes sė popullsisė nė vendet e industrializuara.

    Shumica e vendeve tė industrializuara janė duke u pėrpjekur tė tėrheqin punėtorė tė huaj profesionistė.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  6. #6
    PARATĖ E DĖRGUARA NĖ SHTĖPI


    Paratė qė ēohen prej migrantėve nė vendet e tyre tė origjinės, janė njė burim nė rritje financimi nga jashtė pėr vendet nė zhvillim.

    Tė ardhurat nga jashtė, janė burimi i dytė i madh i tė ardhurave, pas investimeve dhe financimeve tė huaja pėr kėto vende.

    Nė vitin 2001, tė ardhurat nga jashtė nė kėtė formė pėr vendet nė zhvillim ishin gjithsej 72.3 miliardė dollarė.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

Tema tė Ngjashme

  1. Ngrohja Globale
    Nga BvizioN nė forumin Shkenca dhe jeta
    Pėrgjigje: 184
    Postimi i Fundit: 26-08-2013, 12:03
  2. Nato Dhe Roli I Saj Global
    Nga Ibrahimfeimi nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 21-11-2008, 10:22
  3. Hegjemonia amerikane dhe e mira e pėrbashkėt
    Nga Davius nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-01-2006, 18:55
  4. Globalizmi dhe Antiglobalizmi
    Nga Enri nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 01-04-2004, 21:54

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •