Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Pasqyra e vendeve të reja anëtare të BE

    Letërnjoftimi i i shkurtër i shteteve të reja anëtare të Bashkimit Evropian

    BE prej nesër me 25 shtete anëtare


    Letërnjoftimi i shteteve të reja anëtare të Bashkimit Evropian

    Estonia është vendi i cili ka shkuar më së largu në shfrytëzimin e teknologjive të reja, duke i falënderuar afërsisë dhe raporteve të mira ekonomike me Finlandën dhe Suedinë. Qytetarët e këtij vendi me dëshirë e quajnë veten "tigri ekonomik baltik" prandaj edhe qeveria e Talinit insiston në një "turbo - ekonomi politike". Një politikë e këtillë ekonomike me shpejtësi të ndryshme nuk favorizon cdo qytetarë, sepse dallimi mes të pasurve dhe të varfërve është gjithnjë e më i madh, ndonëse papunësia në këtë vend është "vetëm" 10 përqind.

    Në Letoni jeton pakica më e madhe ruse dhe ekzistojnë rajonet më të varfëra në mbarë Bashkimin Evropian. Por ky vend baltik kohët e fundit shënon rezultate të jashtëzakonshme ekonomike me një rritje prej gjashtë përqind në vit dhe me inflacion nën dy përqind. Është ky një parametër shumë i rëndësishëm edhe për investimet e huaja në këtë vend. Problemin më të madh në këtë drejtim paraqet korrupsioni i lartë, sepse ky vend është ne pozitën e 57 të listës së shteteve të korruptuara, që do të thotë para Estonisë dhe Lituanisë.

    Lituania është vendi më i madh në rajonin e Baltikut dhe shënon rritjen më të madhe eknomike brenda të gjitha shteteve të reja anëtare të BE, me 7,5 përqind në vit. Më shumë se 90 përqind e sipërmarrjeve shtetërore janë privatizuar, ndërkohë që aktualisht po privatizohet edhe burza. Qeveria në Vilnus ka marrë përsipër eliminimin deri në vitin 2009 edhe të elektranave nukleare. Partneri kryesor tregtar i këtij vendi është Rusia.

    Ndërsa Malta si vendi më i vogël i ardhëshëm i BE, ka një koncentrim më të lartë të banorëve për një kilometër katror (1.400) në Evropë dhe ka probleme të shumta me mënjamimin e mbeturinave sipas standardeve të parashikuara. Zgjidhja e problemit me mbeturinat dhe ruajtja e mjedisit janë problemet më të rënda për të gjitha shtetet e reja anëtare. Për shkak të pozitës së saj gjeografike në Mesdhe, Malta imponohet si një lloj ure mes Evropës dhe Afrikës. Një element tjetër pozitiv është fakti që Malta gjithmonë ka pasur raprote të mira me shtetet e veriut të Afrikës, ndërsa ajo që lidhë atë me këto vende është edhe afërsia e gjuhës. Malta është vendi i cili synon që në vitin 2006 të pranojë euron si monedhë zyrtare.

    Qipro është një rast më vete, si shtet i ndarë, banorët e të cilës në referendumin e 22 prillit nuk i dhanë dritën jeshile bashkimit të vendit. Prandaj në BE do të futet vetëm pjesa jugore e banuar me grekë. Qiproja është vendi më i pasur ekonomik që anëtarësohet në këtë organizëm dhe është vendi i vetëm i cili nuk ka nevojë për ndihma të posacme. Me futjen e Qipros dhe të Maltës shtohet edhe numri i anijeve në BE.

    Gjatë negociatave për anëtarësim, Sllovenia shpesh ka insistuar që në shumë gjëra të jetë e para, prandaj në disa raste ka vështirësuar edhe paketën e BE për vendet kandidate. Sllovenia duhet të mbikcyrë kufijtë e jashtëm të BE me Kroacinë, por sic e tha këto ditë presidenti Janez Drnovshek, kufiri do të mbetet i "butë". Sllovenia e cila shpesh është përzier me emrin e Sllovakisë, ka paralajmëruar edhe ndryshimin e flamurit dhe ka deklaruar se synon të bëhet vend multietnik dhe interkulturor. Jo vetëm BE por edhe Kroacia pret prej Sllovenisë që të angazhohet më shumë për investime në vendet e saja fqinje dhe në zgjidhjen e cështjeve të hapura sic janë kufiri, mosmarrveshjet rreth zonës së lejuar të peshkimit si dhe mosmarrveshjeve rreth kursimeve në bankën e Lubjanës.

    Polonia është shteti më i madh që do të anëtarësohet në BE dhe ende ka shumë probleme në arritjen e standardeve evropiane në prodhimet e mishit dhe qumshtit. Si vendi me sektorin më të madh bujqësor, asaj i takojnë edhe ndihmat më të mëdha për politikën agrare. Si anëtare e Natos dhe një prej vendeve udhëheqëse në Irak, duket se ky vend synon një kontribut të madh në lëminë e sigurisë dhe të mbrojtjes. Polonia duket si një vend shumë i përshtatshëm edhe për prodhimin e paisjve të ndryshme, që prej atyre elektrike e deri tek prodhimi i avionëve dhe autoveturave. Që prej vitit 1998, për shembull, firma Opel ka repartet e veta në Poloni prej nga eksporton rreth 90 përqind të kontigjenteve të saja. Ndër problemet më të mëdha në këtë vend janë edhe ato me miniera të cilat janë jo rentabile. Për këto qëllime Banka Botërore ndihmon me kredi në vlerë prej 160 milionë euro.


    Cekia është vendi i vetëm presidenti i të cilës ka kritikuar ashpër BE. Vacllav Kllaus, një evroskeptik i shquar, ka deklaruar se në vend të hapjes dhe lirive në BE janë në fuqi burokracia, mungesa e rregullave dhe politika e dirigjuar. Minstri cek i punës Zdenek Skormah ka shkuar edhe një hap më larg, duke kërkuar që shteteve të reja anëtare tu paguhen borgjet me synim arritjen e standardit të njëjtë. Cekia është më së afërmi me zonën evropiane dhe së bashku me Qipron, Maltën dhe Slloveninë ka ekonominë më të zhvilluar. Si kampion botëror në konsumimin e birrës, vitin e kaluar ajo ka pasur edhe eksportimin më të lartë të këtij prodhimi.


    Sllovakia do të jetë stacioni më i rëndësishëm i BE për prodhimin e avionëve dhe ka dinamikën më të lartë të zhvillimit. Kushte jashtëzakonisht të volitshme mbretërojnë edhe për prodhimtarinë e autoveturave, prandaj në këtë vend po hapet edhe repartet e prodhuesve aziatikë, sic është KIA. Aziatikët planifikojnë që deri në vitin 2007 në Sllovaki të prodhojnë deri në 900.000 vetura në vit, që krahasuar me numrin e banorëve do të thotë se ajo do të ishte prodhuesi më i madh në botë.

    Hungaria synon investime të reja pas futjes në BE. Ajo është anëtarja e vetme e re ku në ditën e anëtarësimit do të zhvillohen demonstrata të forcave të djatha politike. Ndihmat e BE ajo do të ivnestojë në përmirësimin e infrastrukturës. Kryeministri Megjeshi thotë se hapja e vendeve të reja të punës në Hungari do të thotë edhe ruajtjen e vendeve të punës në Gjermani, duke dhënë një shembull të sipërmarrjes Audi. Hungaria ka probleme të mëdha sepse më shumë se dy milionë hungarezë jetojnë në Rumani, Serbi, Kroaci dhe Sllovaki, prandaj është shumë vështirë balancimi me këto vende i të drejtave të pakicave.
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  2. #2
    Arditi
    Anëtarësuar
    03-05-2004
    Vendndodhja
    Kopenhage
    Postime
    2
    Mendoj se ajo qe nuk eshte permendur ne kete artikull mbi vendet e reja te BE-se ne rastin e Estonise dhe Letonise, eshte mosrespektimi i drejtave te njeriut. Me nje perqindje te madhe te popullsise ruse ne keto vende, situata e popullates ruse eshte e mjerueshme.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Shqipëria në BE, e fundit në radhë
    “Vendet e Ballkanit do të anëtarësohen, atëherë kur të ketë përfunduar i gjithë procesi i zgjerimit të BE-së”

    Autori i Lajmit: E.M
    Presidenti i Komisionit Evropian, Romano Prodi, deklaroi dje në një intervistë për BBC-në se Shqipëria, Kroacia dhe Maqedonia do të anëtarësohen në Bashkimin Evropian, atëherë kur të ketë përfunduar i gjithë procesi i zgjerimit të BE-së. Deklarata e Prodit erdhi një ditë pasi Bashkimi Evropian pranoi në gjirin e saj 10 vende të reja anëtare, mes të cilëve Letoninë, Lituaninë, Qipron dhe Maltën. Prodi u shpreh se pas këtyre vendeve, pritet të anëtarësohen në një të ardhme jo të largët edhe Rumania, Bullgaria dhe Turqia. Sipas tij, vetëm atëherë mund të diskutohet për anëtarësim të vendeve të Ballkanit.
    Deklarata
    Një ditë pasi Bashkimi Evropian u zgjerua me 25 shtete, përfshirë këtu edhe dhjetë vendet e reja anëtare, shumica prej të cilave ish-shtete komuniste, Romano Prodi tha se ka limite në përfytyrimin e tij për zgjerimin e bllokut. “Krahas Rumanisë, Bullgarisë dhe Turqisë tashmë vende që kërkojnë anëtarësim, vetëm shtetet ballkanike si Maqedonia, Kroacia dhe Shqipëria do të futen atëherë kur të ketë mbaruar i gjithë procesi i zgjerimit të BE-së”, deklaroi Prodi. Ndërkohë ai vuri në dukje dhe parashikimin për “unazën e miqve” që përfshijnë të gjithë fqinjët e Bashkimit Evropian, nga Rusia në Lindje deri në Marok, në Jugperëndim. “Këto vende do të mbeten jashtë institucioneve të Bashkimit Evropian, por do të bashkëpunojnë ngushtë me të në terma praktikë. Të gjitha vendet fqinje me Evropën mund të ndajnë me të lidhje të forta,” tha Prodi. “Jo vetëm në fushën ekonomike, por dhe në atë të emigrimit, rregullimit, mbrojtjes, sigurisë së ushqimit, çdo gjë që mund të imagjinoni, por jo të jenë pjesë e të njëjtit Parlament dhe jo të jenë anëtarë të të njëjtit Komision”, shtoi ai.
    Kushtetuta
    Një debat i madh është hapur kohët e fundit brenda shteteve të Bashkimit Evropian, lidhur me Kushtetutën e përbashkët, e cila refuzohet dhe konsiderohet me terma negativë nga një pjesë e këtyre vendeve. “Nëse britanikët do të refuzojnë Kushtetutën e Bashkimit Evropian në referendumit e premtuar, do të ketë pasoja të rënda”, tha presidenti i Komisionit Evropian, Romano Prodi. Sipas tij, zhvillimi i projektkushtetutës ka qenë një proces i gjatë, ku janë përfshirë shumë parti në vende të ndryshme. “Ky ka qenë një process, ku ka patur dhe shumë mundësi për të debatuar lidhur me këtë çështje. Nëse do t’i përgjigjeni me “JO”, politikisht nuk është e njëjta gjë nëse do t’i përgjigjeni “JO” një marrëveshjeje, e cila është e shkruar brenda natës,” tha Prodi në intervistën me kanalin televiziv BBC. “Mendoj se pasojat politike do të jenë shumë të rënda. Tani nuk mund ta di se çfarë kuptimi do të ketë fjala “e rëndë” në termat legale, “ shtoi ai. Kryeministri britanik Toni Bler është zotuar se do ta paraqesë Kushtetutën e Bashkimit Evropian, të cilën liderët po përpiqen ta përfundojnë në qershor, në referendumin që mund të mbahet vitin tjetër.
    Kritikat
    Deklarata e Prodit se Shqipëria është ndër vendet e fundit në radhën e atyre që presin për t’u anëtarësuar në BE, vjen vetëm pak ditë pasi Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës miratoi një rezolutë për situatën në Shqipëri, ku kritikohen hallkat kryesore të shtetit. “Në Shqipëri ka përparim tre vitet e fundit, përsa i përket funksionimit të demokracisë pluraliste dhe të shtetit juridik. Por të gjitha arritjet kërcënohen nga ndikimi i krimit të organizuar dhe ndikimi i një pjese të biznesit të ligjshëm në jetën publike”, thuhej në diagnozën që i bën gjendjes aktuale në Shqipëri, Këshilli i Evropës.




    Data e Publikimit: 04/05/2004

    Ballkan
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  4. #4
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Copyright 2004 Times Newspapers Limited
    The Times (London)

    May 4, 2004, Tuesday

    SECTION: Overseas news; 13

    LENGTH: 722 words

    HEADLINE: Brussels plans to expand its empire again

    BYLINE: Anthony Browne Europe Correspondent

    BODY:
    With the largest-ever enlargement of the European Union behind them, European officials are now preparing even more ambitious plans to expand the Brussels empire across North Africa, the Middle East and Asia.

    They hope that just as the enlargement last weekend helped to entrench democracy in eight former communist countries, this new policy will stabilise much of the Arab world, as well as the stillturbulent far eastern regions of Europe.

    Next week, the European Commission, the EU's executive body, will launch a strategy document setting out details of an effective enlargement of the EU over decades across all the Muslim countries lining the Mediterranean, from Morocco to Syria, as well as Israel, Lebanon and all the former parts of the Soviet Union that are in Europe, including Russia.

    This is in addition to the well-advanced plans for Romania and Bulgaria to become full members of the EU in 2007, followed by all the Balkan countries, including Albania, Croatia, Bosnia and Serbia. The Commission will also announce in October whether it thinks that Turkey is ready to join the EU.

    Under the New Neighbourhood policy -also called the Wider Europe policy - countries such as Egypt, Algeria, Libya, Ukraine and Russia would be become full members of the single market, with open borders for trade and investment, and their citizens given the full right to live and work in the European Union. The policy has been agreed in principle by the national governments of the EU.

    However, they will be able to join the single market only if they become democratic, improve human rights and establish free-market economies upheld by Western-style commercial law.

    The Commission spokesman said: "It is a win-win situation for us to provide incentives for them to move closer to European standards."

    EU diplomats say that Jordan, Morocco and Ukraine are the closest to meeting these criteria, but that for most of the North African and Middle Eastern countries it could take ten or twenty years, or even longer.

    The new associate countries would initially be part of a single European market, but wuold be denied membership of the decision-making institutions -namely the Commission, the Council of Ministers and Parliament.

    Romano Prodi, the President of the Commission, said at the Dublin enlargement celebrations this weekend: "The goal is to create a ring of friends with whom we share common concerns, both political and economic. In a sense, this is another concept of enlargement -an enlargement without institutions."

    The Commission and European governments are worried about a popular backlash against a policy that -combined with Turkey's possible membership -offers hundreds of millions of Muslims from across North Africa and the Middle East the right to live and work in Europe.

    Brussels officials are very keen to play down fears that it would result in large-scale immigration. One insisted: "We are talking about a very long time away. By opening their economy, and making themselves investment and business-friendly, it will generate economic growth, which makes less need to emigrate."

    In a further development, Georgia, Armenia and Azerbaijan, former Soviet republics in the Caucasus region between the Black Sea and Caspian Sea, will be told next month that they, too, eventually will be eligible for the New Neighbourhood Policy. The three countries have said that they want full membership of the EU, but initially will be offered only access to the European single market.

    Progress on the Balkan countries joining the EU is advancing fast. Last month the Commission formally gave its permission for Croatia to join, possibly as soon as 2007. The Former Yugoslav Republic of Macedonia has formally applied to join.

    The most controversial expansion is Turkey. EU governments have promised to decide its future in Europe at a summit in December. Britain and Germany insist that admitting Turkey, a country of 70 million Muslims, is vital to ward off the so-called "clash of civilisations". France has indicated that it is opposed.

    Turkey's population is expected to grow to 100 million by 2050, and many European politicians worry that having a developing nation almost entirely in Central Asia as the largest member will effectively destroy the EU.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

Tema të Ngjashme

  1. Kronologjia e ngjarjeve të Shqipërisë drejt NATO
    Nga Albo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 309
    Postimi i Fundit: 08-05-2009, 09:31
  2. Kosova Në Okb Apo Drejt Tiranës Ose Shkupit
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 20-02-2009, 18:55
  3. Mocioni, Berisha flet për gjithçka, por jo për Fazlliç
    Nga njemik në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  4. Pasqyra, çfarë fshihet përtej saj?
    Nga Davius në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 30-12-2006, 23:11
  5. Kongresi socialist, ndryshime rrënjësore në statut
    Nga Davius në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 04-07-2006, 02:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •