Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9
  1. #1
    Administratore Maska e Fiori
    Anëtarësuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016

    14 Vjec Dhëndër

    Pamja e dyte ne Mulli
    (brenda ne mulli, dy gra presin te bluajne: zonja Tane dhe zonja Kote. Gur' i mullirit po kthenet. Duken thasete prane koshit. Zonja Kote kerkon te bluaje me pare, po Tana s'e le).

    Tana
    Cben ashtu, moj Kote?

    Kote
    S'eshte puna jote!

    Tana
    Moj, mos je e marre?
    Kam ardhe me pare.

    Kote
    S'mund te rri ketune,
    kam te tjera pune,
    po hiqu nga une!

    Tana
    C'thote kjo murtaje!

    Kote
    Ujku te te haje!

    Tana
    Tutje, moj mandate!
    Kam ardhe me nate.

    Kote
    Thuaj si te duash,
    se u' do te bluaj.

    Tana
    Nuke do te bluash,
    se u' ketu c'ruaj?

    Kote
    Ruaj millonane
    se kur te ka prane..

    Tana
    Ftu! Moj goje ndyre,
    moj turi letyre!
    C'e kam millonane?
    Kam burrene prane
    Ti ku e ke ndere,
    qe perflet te tjere?
    Po gjithe te dine:
    Harrove beshkine?
    Sa here te zune?

    Kote
    Me bekshine une!
    S'turperonej pake,
    se je grua plake!

    Tana
    Plake? Pa hap syte,
    kush eshte m'e ndyte?
    Jeshe ti per burre?
    Ndaj iku i mjere
    dhe s'te vjen me kurre
    se i prishe ndere!

    Kote
    Moj kurve, moj shtrige!

    Tana
    Moj grua e lige!

    Kote
    Moj stere, moj nate!

    Tana
    Moj gojelopate!

    Kote
    Moj byth' e kusise!

    Tana
    Tmer i njerezise!

    Kote
    Na! Porrato pac
    kur kerkon te shac!

    Tana
    Tutje, moj zagare!

    Kote
    Tutje, moj murdare!

    Tana
    Ike, moj bishtdredhur!

    Kote
    O moj brasnj, e hedhur!

    Tana
    O moj vjedharake!

    Kote
    O moj shulanake!

    Millonai
    C'ikini qe therrini,
    pak turp nuke kini?
    Ini kusherira?
    Silli si te pira!
    Pse therret, moj Kote?

    Kote
    S'eshte puna jote.

    Millonai
    Zonja Tane, c'pate?

    Tana
    Se kam ardhe me nate?

    Kote
    Po sepse ke ardhe?

    Tana
    Te bluash me radhe!

    Millonai
    Thote mire.

    Kote (shtyn Millonane)
    C'thua?

    Millonai
    Pse shtyn, c'ke me mua?

    Tana (te Millonai)
    C'e shukon, c'i thuaj?
    Kam ardhe te bluaj,
    se martoj evlane!

    Millonai
    C'faj te kam, moj Tane?

    _________
    murtaje - semundje ngjitese shume e rende
    mandate - lajm i zi i vdekjes
    bekshi - bekci, rojtar i arave dhe i vreshtave
    shtrige - plake e eger
    brashnje - femije i lindur para kohe, shtatanik


    p.s. Pjesa me lart eshte kopjuar fjale per fjale nga libri i Leximit per klasen e peste ne Maqedoni. Do e hidhja ne forum tjeter...por sa tja gjej vendin, mendova se te apasionuarit pas letersise mund ta shijojne aq sa e shijova une.

  2. #2
    Gjate gjithe kohes qe po e lexoja kisha para sysh interpretimin nga filmi "Peralle nga e kaluara".Filmi vertet ka arritur ti japi bukur karakteret e shkruajtura nga Cajupi.
    Fiori me ke kenaqur. Flm qe e ke postuar
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  3. #3
    lexova titullin dhe sinqerisht prisja dicka te adaptuar nga filmi prej teje se ke dhe ti ato momentet e tua ku me habit . sidoqofte mbeta e kenaqur jo vetem me pjesen pasi eshte teper gazmore por me teper me papritmerine e ca memorieve te nje perralle nga e kaluara. e kam fjalen per ato pjese te memories femirore qe tashme me duket si perralla kur mundohem ti rikujtoj.

    pikerisht mu kujtuan ato rradhet qe mbante populli i shkrete ne kohet e komunizmit .ne rradhen e qumshtit vendosnin bidona me emrin ose nje gur te lidhur me plasmas. qe ne pese te mengjesit plaste muhabeti e thashethemet . si ta kish planifikuar Cajupi kete?
    Who am I to judge a vowel more alluring than the words it generates ?

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anëtarësuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    Kam pare nje foton aktuale te "Gjinos" dhe ngjan tmerresisht shume me Robert Downey Jr. si dy monozygotic twins jane
    Do marr leje nga e motra e tij e te shoh nese mund ta sjell foton ne forum.

  5. #5
    El-Letërsia Maska e macia_blu
    Anëtarësuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    nderkohe une jam skuqur...
    kuptova tendencen e mencur te fiorit.
    krenohem per Cajupin.!
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  6. #6
    Anëtar i/e nderuar Maska e Pentesilea
    Anëtarësuar
    31-05-2002
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    100
    (jashte teme - Henri)

  7. #7

  8. #8
    E gjifa Maska e Henri
    Anëtarësuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086
    Ai me kercure, Llaqka me Llaqka
    Hiqet si indiferent
    po kleçka do me kleçka
    te ruaje Marigone kur shtrihet mbi magje...

    PS: ...

  9. #9
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Njera nder komedite me te bukura qe kam lexuar, shiquar, punuar disa here si punim seminarik, e kam pasur edhe punim mature edhe shume cka me ka lidhur me kete komedi...

    E kam shiquar me shume se 20 here besoj dhe sa here qe e shiqoj e kuptoj me shume filozofine e asaj cka ka dashur i madhi Andon te na tregoje me kete...

    Eshte nje kryeveper per mua kjo...
    My silence doesn't mean I am gone!

Tema të Ngjashme

  1. Etimologjia e emrit ,,Nuse''
    Nga XH.GASHI në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 140
    Postimi i Fundit: 09-06-2013, 17:00
  2. Tradita ilire tek shqiptarët e Maqedonisë
    Nga alibaba në forumin Arkeologji/antropologji
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 19-11-2008, 15:40
  3. Si të bëhesh nuse apo dhëndër
    Nga Fiori në forumin Bukuri dhe estetikë
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 03-02-2006, 23:00

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •