Zbardhet skenari i grupit tė biznesit pranė bashkėshortes sė kryeministrit, pėr tė futur nė zotėrim klubin sportiv "Dinamo" e pėr tė kthyer terrenet sportive, nė sheshe ndėrtimi

Burime pranė klubit sportiv "Dinamo" zbardhėn dje edhe historinė e arrestimit tė Mihal Delijorgjit, presidenti i deritanishėm i klubit tė njohur tė kryeqytetit. Mes tij dhe Xhoana Nanos kishin lindur prej kohėsh disa polemika tė ashpra, pasi ajo i kishte kėrkuar atij qė tė jepte dorėheqjen nga drejtimi i klubit, meqenėse grupi i biznesit qė pėrkrah bashkėshorten e kryeministrit, ka treguar njė interes tė posaēėm pėr klubin me terrenet mė tė mira sportive nė kryeqytet. Ky grup biznesi i propozoi Delijorgjit qė tė tėrhiqej e njėkohėsisht, kishte nisur pėrgatitjet pėr tė marrė drejtimin e ekipit me perspektivėn e privatizimit tė plotė tė tij. Pas privatizimit, grupi i biznesmenėve parashikonte zhvendosjen e grupit gjetkė dhe shndėrrimin e terreneve sportive, nė terrene ndėrtimi pėr grupin. Beteja pėr troje u bė e ashpėr dhe kjo solli edhe provokimin e polemikave mes drejtuesve burokratė tė klubit, tė rreshtuar me Xhoanėn dhe presidentit Delijorgji, njė biznesmen qė ishte munduar shumė pėr t'u shfaqur si mecen i sportit nė kėto ditė tė vėshtira. Pas refuzimit tė propozimit pėr t'u tėrhequr, Xhoana i ėshtė kthyer metodave tė forta, duke provokuar arrestimin e Mihal Delijorgjit pėr evazion fiskal, kur nė fakt, kjo ėshtė njė kundravajtje qė mund tė zgjidhet thjesht nė rrugė bankare, pa asnjė masė penale. Po tė jetė pėr evazion fiskal, shembulli klasik ėshtė Xhoana Nano, e cila dihet botėrisht se ka futur pa asnjė tarifė doganore nė vend, heliopterėt e firmės sė saj. Sipas burimeve tė mirėinformuara, mendohet se Mihal Delijorgji mund tė dalė sot nė burgu, nė rast se pranon kompromisin e Xhoanės pėr t'u tėrhequr pa zhurmė nga klubi, nė kėmbim tė zgjidhjes xhentėlmenēe tė ēeshtjes sė evazionit fiskal, por mbetet pėr t'u parė se sa tė vendosur do tė jenė biznesmenėt e grupit tė saj, pėr tė privatizuar shumė shpejt klubin sportiv e pėr ta shndėrruar atė, nė njė shesh ndėrtimi.

Gazeta 55