I dashur Armik, njė film premierė nga Gjergj Xhuvani. Bashkėprodhimi shqiptaro-franko-gjerman, njė histori realiste dhe njė filozofi kristiane pėr dashurinė qė shkund ndėrgjegjen e njeriut nė kohė lufte
I dashur Armik, premiera e filmit zbret ne Tirane
Kush gjen njė armik, gjen njė thesar
Elsa Demo
Dje ishim armiq, sot miq. Njė partizan, njė italian, njė ēifut dhe njė ballist, si nė njė purgator, nuk mund ti thonė veē kėto fjalė sho-shoqit, nė qilarin e Bonatėve. Eshtė Shqipėria e vitit 1943. Italia fashiste ka kapitulluar, ndėrsa nazistėt kapėrcenin urėn e Bunės. Si me pėrdhunė purgatori i Bonatėve, familjes feudo-borgjeze nga Elbasani, fillon tė zgjasė pak kryet, zemrėn, e mė pas gjithė trupin pėr nė parajsėn utopike: tė duash armikun tėnd. Armikun si gjysma jonė e munguar, qė na njeh dhe e njohim mė mirė se veten dhe miqtė tanė. Me sa duket, lufta ėshtė prova mė e mirė, ku pasi kanė njohur pushtetin e fundėm tė armėve, vetėm njė tjetėr pushtet i pafundėm mund ti shpartallojė kundėrshtarėt: dashuria. I dashur armik filmi i regjisorit Gjergj Xhuvani, premiera qė rrėfeu dje njė histori tė pazakontė, me personazhe jo siē na i thanė, por me njerėz siē ishin dhe janė, dėshmon pėr kėtė.
Bashkėprodhimi shqiptaro-franko-gjerman, ku fliten dy gjuhėt armike dhe italishtja, nė tė vėrtetė ėshtė ngjizur nė njė histori familjare, tė Xhuvanėve, qė sdo tė thotė se biri, regjisori Gjergj Xhuvani, nuk ka pjekur mirėfilli nė njė fiction. Bėhet fjalė pėr sagėn familjare tė gjyshit nga nėna e regjisorit, Harun Bonata. Njė tregtar mishėruar nė film nga aktori Ndriēim Xhepa, indiferent, qė kishte bėrė punėn e vet tė tregtarit me italianėt e, gjermanėt mė pas, dhe qė tė zbriturit nga malet, nė vitin 45 do ti vėnė prangat nė emėr tė popullit si kolaboracionist. Kjo ndodhi. Megjithėse ishte shtėpia e Harunit ajo ku shpėtuan kokėn partizani i pafe (interpretuar nga Helidon Fino); Xhulio, ushtari i plagosur italian (interpretuar nga Rinaldo Rocco) qė i lutet Shpirtit tė Shenjtė sa herė ulet para bukės e gjellės tė kėtyre shqiptarėve; Hoakimi (Birēe Hasko) ēifuti orėndreqės nga Sarajeva qė mėrmėrit psalmet nė qilar, pėr tė dalė i gjallė nga betimi i tėrbuar i Hitlerit qė e ndjek edhe nė kėtė humbėtirė; ballisti Ethem (Agim Qirjaqi), pėrkthyes i dy ushtrive pushtuese, qė ska dhe aq lidhje me bindjet e Ballit Shqiptar.
Ndėrsa Harun Bonata zhduket i prangosur nga parulla treshe partizane, duket sikur njė mur rrėzohet sakaq para nesh: mė e fortė se lufta dhe armiku i shpallur, do tė ishte armiku i popullit, ai i panjohuri, qė luftoi fshehtas qytetarėt, bashkėkombasit e vet nė gjysmėshekullin qė do tė vinte mė pas. Njė pikėpyetje e madhe e historisė sė asaj kohe ngrihet atėherė kur se pret dhe nuk ėshtė fort e vėshtirė tė gjesh pėrgjigjen nga ai paradoks final e mjeshtėror qė bashkautorėt e skenarit Dhimitėr e Gjergj Xhuvani, i kanė dhuruar krijesės sė tyre I dashur armik. Dėnojmė atė qė sduhet dėnuar dhe pėrdhosim, atė qė sduhet pėrdhosur. Kjo ėshtė arsyeja qė jemi kėtu ku jemi.,- thotė regjisori Xhuvani dhe fjalėn e ka jo thjesht se dėnimi dhe zhbėrja e asaj klase shoqėrore feudo-borgjeze, sigurisht jo me gjak blu princėror, por qė mund tė ishte borgjezia e njė Shqipėrie tė hapur pas luftės, e qė u zhduk pa lėnė gjurmė, u shpėrbė nė heshtje dhe harresė. Xhuvani, edhe pse mban pozicionin e njė artisti apolitik, qė vetėm pėr hir tė sė vėrtetės, kėsaj radhe duhet tė tregojė jo pėr slloganet e historisė ashtu siē na u pėrrallis, po pėr historinė dhe njerėzit e saj siē ishin dhe janė.
Ngjarjet vendosen nė prag tė fundit tė Luftės sė Dytė Botėrore, por investimi i filmit I dashur armik, shkon nė njė rreze mė tė gjerė se vetė lufta dhe pėrmasat e saj, nė njė familje, nė njė oborr shtėpie, ku fliten gjuhėt e pushtuesit dhe tė pushtuarit. Nga oborri i asaj shtėpie, qė herė duket se ndodhet nė Elbasan e herė nė Shkodėr, qyteti i fundit prej nga ikėn nazistėt, merr vesh mė mirė se nė frontet armiq, ēndodh nė tė vėrtetė. Filmi ėshtė i mbushur me kolona zanore. Lufta vjen nėpėrmjet tyre nė kėtė shtėpi ku duket sikur jemi tė mbyllur. Aty ėshtė thelbi i filozofisė njerėzore, nė njė familje pseudoborgjeze.
Oborri, qilari dhe odat e Bonatėve duket sikur nė njė skenė teatri, do tė mbysin frymėmarjen e filmit, prej tė cilit e shpėton humori i hollė, gjuha e thjeshtė e skenarit, e qartė e pa filozofi. Hollė-hollė, I dashur armik ėshtė njė harmoni e komedisė dramatike. Mė nė fund, pas mungesės sė gjatė nė ekran Margarita Xhepa, nė rolin e nėnėmadhes, zonja e shtėpisė pa burrė, qė pa pikė droje ndėrpret aktet e dashurisė sė fėmijėve pėr ti vėnė nė punė, ėshtė antidot i fuqishėm i gjithė ijeve shamibardha e burrnesha qė janė tjetėrsuar nė filmat me temė luftėn, tė realizmit socialist.
Dhimitėr dhe Gjergj Xhuvani kanė meritėn edhe pėr njė arsye tjetėr. Me kėtė film ata rizgjojnė nė kinema njė dimension tjetėr tė botės dhe traditės shqiptare, atė tė krishterėn. Deri tani mund tė themi se kinemaja jonė nė kėtė drejtim ishte shterpė, e pafe, qė nga koha e Dhaskal Todhrit (mishėruar nė filmin Udha e shkronjave nga Sandėr Prosi). Njė dimension i sjellė nė formėn laike, pra jo i qėllimtė, por me disa shenja shumė tė qarta qė mban ndezur nga pak, gjatė gjithė kohės humanizmin e filmit I dashur armik. Eshtė urata i qytetit (Niko Kanxheri) qė vritet natėn e Krishtlindjeve, nė majėn e kambanares sė kishės. Bonatėt i hapin portėn togerit gjerman (interpretuar nga aktori gjerman Peter Lohmeyer), pikėrisht natės sė Krishlindjeve. Dhe ky njeri vritet nė pragun e shtėpisė ku kishte shkuar tiu jepte lamtumirėn Bonatėve, me njė qingj nė dorė. E varrosin nė oborr tė shtėpisė, me gjithė orėn e ndrequr nga ēifuti Hoakim. Kjo ndjeshmėri njerėzore, nė dukje e tepruar e utopike, tė kujton marrėdhėnien po aq njerėzore ndėrmjet njė oficeri gjerman dhe njė pianisti ēifut nė filmin Pianisti i regjisorit tė njohur polak, Roman Polanski.
I dashur armik tek evokon Luftėn e Dytė Botėrore nė ditėt sot, mund tė tė ngjajė si relike. Do tė ishte kėshtu, nėse bota nuk do tė ishte sėrish nė luftė. Njė vit e ca mė parė, kur Gjergj Xhuvani ndodhej nė sheshxhirim, i humbur mes punės do tė pyeste: Do tė fillojė lufta nė Irak? Thonė qė ėshtė e pashmangshme. E mė pas do shtonte se I dashur armik, do tė ishte edhe njė lloj nostalgjie. A nuk e fillojmė me luftė dhe mė pas na merr malli e bėhemi nostalgjikė?! Me sa duket, njerėzit i harxhuan rezervat e nostalgjisė, koshiencės, dashurisė pėr tu rikredhur nė jermin e luftės si armiq e tė betuar.
Ndriēim Xhepa
Duke ndier tė vėrtetėn, Harun Bonata hyn nė ato pak role tė sakta qė kam interpretuar. Personazhe mė me vlerė janė ato personazhe qė i pėrkasin njė epoke historike.
Birēe Hasko
U pėrlota pėr kėtė film. Duke pėrjashtuar veten, e kam si huq, nuk e pėlqej vetveten nė ekran, I dashur armik ėshtė njė vepėr e shkėlqyer, nga ato qė ka pėr mision tė thotė gjithmonė tė vėrtetėn
Luiza Xhuvani nė rolin e Vefit, njė 35 -vjeēare e parealizuar nė martesėn e saj me Samiun (Marko Bitraku), ėshtė muza e filmit I dashur armik.
Pėrse pranuat rolin e Vefit?
Mė intrigoi nga ana dramaturgjike. Ishte diēka qė nuk e kisha bėrė deri mė sot.
Njė 35 vjeēare, e virgjėr, megjithėse e martuar
Mė e veēanta e personazhit, sepse zbulon njė femėr qė kalon nė luftėn midis instikteve tė gjakut dhe kanuneve fondamentaliste tė kohės. Njė femėr e dėshiruar pėr tė qenė femėr. Njė femėr nė luftė, e rrethuar nga meshkuj qė ashtu si ajo janė tė etur pėr dashuri femėrore.
Dhe dashurohet me italianin e plagosur qė strehohet nė shtėpinė e saj
Lufta mbart fatkeqėsi, ndėrsa Vefit i solli jetė dhe dashurinė. Dhe po ashtu ia mori.
Interpretuat nė skena erotike pėrkrah aktorit italian Rinaldo Rocco, qė nė fakt ju gjetėn disi tė pėrgatitura nga filmi paraardhės Slogans.
Skenat dhe momentet e dashurisė ishin tė vėshtira, vetėm sepse moti nė sheshxhirim ishte i ftohtė. Rinaldo Rocco, nė rolin e Xhulios ishte njė partner shumė komod, ndoshta mė komodi nga partnerėt e deritanishėm. Pa komplekse, unė po ashtu. Dhe kur njė skenė e tillė erotike ishte e domosdoshme, pėrse tė mos bėhej.
Ashtu si tek Slogans, ndodheni sėrish pėrballė njė dashurie tė ndaluar, apo jo?
Qėllon kėshtu. Po mesa duket, psikofiziku im iu pėrshtatet dramave tė tilla.
Ēfarė ka tė vėshtirė tė interpretosh figurėn e njė gruaje si Vefi, e njė kohe qė nuk e keni jetuar, vitet 40-tė?
E rėndėsishme ėshtė qė unė tė jem e motivuar pėr rrethanat ku e vendos regjisori kėtė personazh. Kjo ėshtė ajo qė pėrpiqem tė bėj si nė kinema dhe nė teatėr. Tė jem e vėrtetė, tė pėrjetoj realisht, tė mos gėnjej.
I dashur armik, a nuk ėshtė njė utopi, pėr njė botė nė luftė?
Filmi nuk merret me luftėn, por me njerėzoren, prandaj quhet I dashur armik. Filmi mbart njė tė vėrtetė historike dhe mesazhi i tij nuk imponohet. Njerėzit mund tė marrin prej tij ētė duan.
27/04/2004
Krijoni Kontakt