Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393

    "I dashur armik"

    I dashur Armik”, njė film premierė nga Gjergj Xhuvani. Bashkėprodhimi shqiptaro-franko-gjerman, njė histori realiste dhe njė filozofi kristiane pėr dashurinė qė shkund ndėrgjegjen e njeriut nė kohė lufte

    “I dashur Armik”, premiera e filmit zbret ne Tirane

    Kush gjen njė armik, gjen njė thesar

    Elsa Demo

    “Dje ishim armiq, sot miq”. Njė partizan, njė italian, njė ēifut dhe njė ballist, si nė njė purgator, nuk mund t’i thonė veē kėto fjalė sho-shoqit, nė qilarin e Bonatėve. Eshtė Shqipėria e vitit 1943. Italia fashiste ka kapitulluar, ndėrsa nazistėt kapėrcenin urėn e Bunės. Si me pėrdhunė purgatori i Bonatėve, familjes feudo-borgjeze nga Elbasani, fillon tė zgjasė pak kryet, zemrėn, e mė pas gjithė trupin pėr nė parajsėn utopike: tė duash armikun tėnd. Armikun si gjysma jonė e munguar, qė na njeh dhe e njohim mė mirė se veten dhe miqtė tanė. Me sa duket, lufta ėshtė prova mė e mirė, ku pasi kanė njohur pushtetin e fundėm tė armėve, vetėm njė tjetėr pushtet i pafundėm mund t’i shpartallojė kundėrshtarėt: dashuria. “I dashur armik” filmi i regjisorit Gjergj Xhuvani, premiera qė rrėfeu dje “njė histori tė pazakontė, me personazhe jo “siē na i thanė”, por me njerėz “siē ishin dhe janė”, dėshmon pėr kėtė.
    Bashkėprodhimi shqiptaro-franko-gjerman, ku fliten dy gjuhėt “armike” dhe italishtja, nė tė vėrtetė ėshtė ngjizur nė njė histori familjare, tė Xhuvanėve, qė s’do tė thotė se biri, regjisori Gjergj Xhuvani, nuk ka pjekur mirėfilli nė njė fiction. Bėhet fjalė pėr sagėn familjare tė gjyshit nga nėna e regjisorit, Harun Bonata. Njė tregtar mishėruar nė film nga aktori Ndriēim Xhepa, indiferent, qė kishte bėrė punėn e vet tė tregtarit me italianėt e, gjermanėt mė pas, dhe qė tė zbriturit nga malet, nė vitin ’45 do t’i vėnė prangat “nė emėr tė popullit” si kolaboracionist. Kjo ndodhi. Megjithėse ishte shtėpia e Harunit ajo ku shpėtuan kokėn partizani i pafe (interpretuar nga Helidon Fino); Xhulio, ushtari i plagosur italian (interpretuar nga Rinaldo Rocco) qė i lutet Shpirtit tė Shenjtė sa herė ulet para bukės e gjellės tė kėtyre shqiptarėve; Hoakimi (Birēe Hasko) ēifuti orėndreqės nga Sarajeva qė mėrmėrit psalmet nė qilar, pėr tė dalė i gjallė nga betimi i tėrbuar i Hitlerit qė e ndjek edhe nė kėtė humbėtirė; ballisti Ethem (Agim Qirjaqi), pėrkthyes i dy ushtrive pushtuese, qė s’ka dhe aq lidhje me bindjet e Ballit Shqiptar.
    Ndėrsa Harun Bonata zhduket i prangosur nga parulla treshe partizane, duket sikur njė mur rrėzohet sakaq para nesh: mė e fortė se lufta dhe armiku i shpallur, do tė ishte armiku i popullit, ai i panjohuri, qė luftoi fshehtas qytetarėt, bashkėkombasit e vet nė gjysmėshekullin qė do tė vinte mė pas. Njė pikėpyetje e madhe e historisė sė asaj kohe ngrihet atėherė kur s’e pret dhe nuk ėshtė fort e vėshtirė tė gjesh pėrgjigjen nga ai paradoks final e mjeshtėror qė bashkautorėt e skenarit Dhimitėr e Gjergj Xhuvani, i kanė dhuruar krijesės sė tyre “I dashur armik”. “Dėnojmė atė qė s’duhet dėnuar dhe pėrdhosim, atė qė s’duhet pėrdhosur. Kjo ėshtė arsyeja qė jemi kėtu ku jemi.”,- thotė regjisori Xhuvani dhe fjalėn e ka jo thjesht se dėnimi dhe zhbėrja e asaj klase shoqėrore feudo-borgjeze, sigurisht jo me gjak blu princėror, por qė mund tė ishte borgjezia e njė Shqipėrie tė hapur pas luftės, e qė u zhduk pa lėnė gjurmė, u shpėrbė nė heshtje dhe harresė. Xhuvani, edhe pse mban pozicionin e njė artisti apolitik, qė vetėm pėr hir tė sė vėrtetės, kėsaj radhe duhet tė tregojė jo pėr “slloganet” e historisė ashtu siē na u pėrrallis, po pėr historinė dhe njerėzit e saj “siē ishin dhe janė”.
    Ngjarjet vendosen nė prag tė fundit tė Luftės sė Dytė Botėrore, por investimi i filmit “I dashur armik”, shkon nė njė rreze mė tė gjerė se vetė lufta dhe pėrmasat e saj, nė njė familje, nė njė oborr shtėpie, ku fliten gjuhėt e pushtuesit dhe tė pushtuarit. Nga oborri i asaj shtėpie, qė herė duket se ndodhet nė Elbasan e herė nė Shkodėr, qyteti i fundit prej nga ikėn nazistėt, merr vesh mė mirė se nė frontet armiq, ē’ndodh nė tė vėrtetė. “Filmi ėshtė i mbushur me kolona zanore. Lufta vjen nėpėrmjet tyre nė kėtė shtėpi ku duket sikur jemi tė mbyllur. Aty ėshtė thelbi i filozofisė njerėzore, nė njė familje pseudoborgjeze.”
    Oborri, qilari dhe odat e Bonatėve duket sikur nė njė skenė teatri, do tė mbysin frymėmarjen e filmit, prej tė cilit e shpėton humori i hollė, gjuha e thjeshtė e skenarit, e qartė e pa filozofi. Hollė-hollė, “I dashur armik” ėshtė njė harmoni e komedisė dramatike. Mė nė fund, pas mungesės sė gjatė nė ekran Margarita Xhepa, nė rolin e nėnėmadhes, zonja e shtėpisė pa burrė, qė pa pikė droje ndėrpret aktet e dashurisė sė fėmijėve pėr t’i vėnė nė punė, ėshtė antidot i fuqishėm i gjithė ijeve shamibardha e burrnesha qė janė tjetėrsuar nė filmat me temė luftėn, tė realizmit socialist.
    Dhimitėr dhe Gjergj Xhuvani kanė meritėn edhe pėr njė arsye tjetėr. Me kėtė film ata rizgjojnė nė kinema njė dimension tjetėr tė botės dhe traditės shqiptare, atė tė krishterėn. Deri tani mund tė themi se kinemaja jonė nė kėtė drejtim ishte shterpė, e pafe, qė nga koha e Dhaskal Todhrit (mishėruar nė filmin “Udha e shkronjave” nga Sandėr Prosi). Njė dimension i sjellė nė formėn laike, pra jo i qėllimtė, por me disa shenja shumė tė qarta qė mban ndezur nga pak, gjatė gjithė kohės humanizmin e filmit “I dashur armik”. Eshtė urata i qytetit (Niko Kanxheri) qė vritet natėn e Krishtlindjeve, nė majėn e kambanares sė kishės. Bonatėt i hapin portėn togerit gjerman (interpretuar nga aktori gjerman Peter Lohmeyer), pikėrisht natės sė Krishlindjeve. Dhe ky njeri vritet nė pragun e shtėpisė ku kishte shkuar t’iu jepte lamtumirėn Bonatėve, me njė qingj nė dorė. E varrosin nė oborr tė shtėpisė, me gjithė orėn e ndrequr nga ēifuti Hoakim. Kjo ndjeshmėri njerėzore, nė dukje e tepruar e utopike, tė kujton marrėdhėnien po aq njerėzore ndėrmjet njė oficeri gjerman dhe njė pianisti ēifut nė filmin “Pianisti” i regjisorit tė njohur polak, Roman Polanski.
    “I dashur armik” tek evokon Luftėn e Dytė Botėrore nė ditėt sot, mund tė tė ngjajė si relike. Do tė ishte kėshtu, nėse bota nuk do tė ishte sėrish nė luftė. Njė vit e ca mė parė, kur Gjergj Xhuvani ndodhej nė sheshxhirim, i humbur mes punės do tė pyeste: “Do tė fillojė lufta nė Irak? Thonė qė ėshtė e pashmangshme.” E mė pas do shtonte se “I dashur armik”, do tė ishte edhe njė lloj nostalgjie. “A nuk e fillojmė me luftė dhe mė pas na merr malli e bėhemi nostalgjikė?!” Me sa duket, njerėzit i harxhuan rezervat e nostalgjisė, koshiencės, dashurisė pėr t’u rikredhur nė jermin e luftės si armiq e tė betuar.

    Ndriēim Xhepa
    Duke ndier tė vėrtetėn, Harun Bonata hyn nė ato pak role tė sakta qė kam interpretuar. Personazhe mė me vlerė janė ato personazhe qė i pėrkasin njė epoke historike.

    Birēe Hasko
    U pėrlota pėr kėtė film. Duke pėrjashtuar veten, e kam si huq, nuk e pėlqej vetveten nė ekran, “I dashur armik” ėshtė njė vepėr e shkėlqyer, nga ato qė ka pėr mision tė thotė gjithmonė tė vėrtetėn


    Luiza Xhuvani nė rolin e Vefit, njė 35 -vjeēare e parealizuar nė martesėn e saj me Samiun (Marko Bitraku), ėshtė muza e filmit “I dashur armik”.
    Pėrse pranuat rolin e Vefit?
    Mė intrigoi nga ana dramaturgjike. Ishte diēka qė nuk e kisha bėrė deri mė sot.

    Njė 35 vjeēare, e virgjėr, megjithėse e martuar…
    Mė e veēanta e personazhit, sepse zbulon njė femėr qė kalon nė luftėn midis instikteve tė gjakut dhe kanuneve fondamentaliste tė kohės. Njė femėr e dėshiruar pėr tė qenė femėr. Njė femėr nė luftė, e rrethuar nga meshkuj qė ashtu si ajo janė tė etur pėr dashuri femėrore.

    Dhe dashurohet me italianin e plagosur qė strehohet nė shtėpinė e saj
    Lufta mbart fatkeqėsi, ndėrsa Vefit i solli jetė dhe dashurinė. Dhe po ashtu ia mori.

    Interpretuat nė skena erotike pėrkrah aktorit italian Rinaldo Rocco, qė nė fakt ju gjetėn disi tė pėrgatitura nga filmi paraardhės “Slogans”.
    Skenat dhe momentet e dashurisė ishin tė vėshtira, vetėm sepse moti nė sheshxhirim ishte i ftohtė. Rinaldo Rocco, nė rolin e Xhulios ishte njė partner shumė komod, ndoshta mė komodi nga partnerėt e deritanishėm. Pa komplekse, unė po ashtu. Dhe kur njė skenė e tillė erotike ishte e domosdoshme, pėrse tė mos bėhej.

    Ashtu si tek “Slogans”, ndodheni sėrish pėrballė njė dashurie tė ndaluar, apo jo?
    Qėllon kėshtu. Po mesa duket, psikofiziku im iu pėrshtatet dramave tė tilla.

    Ēfarė ka tė vėshtirė tė interpretosh figurėn e njė gruaje si Vefi, e njė kohe qė nuk e keni jetuar, vitet ‘40-tė?
    E rėndėsishme ėshtė qė unė tė jem e motivuar pėr rrethanat ku e vendos regjisori kėtė personazh. Kjo ėshtė ajo qė pėrpiqem tė bėj si nė kinema dhe nė teatėr. Tė jem e vėrtetė, tė pėrjetoj realisht, tė mos gėnjej.

    “I dashur armik”, a nuk ėshtė njė utopi, pėr njė botė nė luftė?
    Filmi nuk merret me luftėn, por me njerėzoren, prandaj quhet “I dashur armik”. Filmi mbart njė tė vėrtetė historike dhe mesazhi i tij nuk imponohet. Njerėzit mund tė marrin prej tij ē’tė duan.



    27/04/2004
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anėtarėsuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400

    "Dear Enemy" - nga Dhimiter Xhuvani

    I dashuri armik dhe tė vėrtetat e pathėna.

    Njė histori e pazakontė pėrcillet nga njė film jo i zakontė, me personazhe jo “siē na thanė” por me njerėz “siē ishin dhe siē janė”.

    Armikun duhet ta urrejmė, ta luftojmė e pushkatojmė. Jemi mėsuar shpesh me kėto tre vendime tė pėrmbledhura nė njė ideal pėr tė drejtėn. Nė librat e historisė, nė tekstet e leximit e nė romane tė realizmit, personazhet nuk kanė qenė veēse etiketime modelesh tė indoktrinuara; ballisti qė vidhte pula, partizani mė i forti e i ndershmi, italiani frikacaku, gjermani katili, etj, etj.

    Ka dalė nga kjo skemė regjisori Gjergj Xhuvani nė filmin e tij mė tė fundit “Dear Enemy” (I dashur armik). Dėshiron ta prezantojė me njė emėr ndėrkombėtar, njė bashkėpunim ndėrkombėtar me personazhe pėrsėri ndėrkombėtare.

    Ngjarjet janė tė jetuara, pa pėrjashtuar trillin artistik tė autorit, tė vendosura nė njė kohė reale vitet 43-44, qė pėrkojnė me ikjen e italianėve, ardhjen e gjermanėve dhe sė fundmi ēlirimin e Shqipėrisė. Jo mė kot u zgjata me spjegime, sepse janė ato qė tė ēojnė nė kuptimin e njė tė vėrtete akoma mė tė madhe se historike; dashuria sjell paqe. Boll mė me urrejtje e inate. Tė gjithė prej mishi e kocke, herė qeshim e herė qajmė, herė kėndojmė e herė bėrtasim.

    ***

    E kanė krijuar njė familje tė madhe nė kėtė film, Dhimitėr dhe Gjergj Xhuvani, aty nė shtėpinė e Bonatėve.

    Njė shtėpi me pėrplasje kulturash e kombėsish qė arrijnė tė bashkėjetojnė e mirė madje. Banojnė aty, jo shumė larg njė ure qė ėshtė dhe udhėkryqi i gjithė kohės ku jetojmė. Njė urė qė ka parė mbi vete njerėz qė vijnė e shkojnė ashtu nėpėr tym pa e ditur se ku. Dashtė Zoti qė e la atė urė dhe rrugė tė Shkodrės ashtu si dhjetėra vite mė parė, tė zymta e tė mjegullta si pėr tė na kujtuar se kufijtė kohorė janė fare tė padukshėm sa larg aq edhe afėr.

    Tė kaluara janė vetėm veshjet e zhurmat e luftės, ndėrsa mesazhet vazhdojnė tė jenė bashkėkohore. Ėshtė absurde qė njerėzit tė ndahen mes bindjesh e besimesh. Gjermanė, italianė, ballistė shqiptarė kur shihen tė zhveshur janė tė gjithė njėsoj tė mirė. Xhuvani ka arritur te zgjidhė mjaft thjesht karakteret e tyre, pėrmes figurės qė pasqyron gjithsecili, duke i lėnė nė tė njėjtin pozicion. Rrethanat e luftės i detyrojnė qė tė shohin te njėri-tjetri thelbin e mirėsisė njerėzore qė i bėn tė jenė pėr njėri-tjetrin asgjė tjetėr pėrveē armiq tė dashur. Aty secili personazh ka jetėn e vet dhe kjo jepet shumė qartė. Aty tradhtohet e pėrsėri dashurohet. Burri shqiptar impotent (Marko Bitrako) me njė grua ende tė virgjėr (Luiza Xhuvani) tridhjetė e pesė vjeē, demistifikohet nė burrėri nga njė italian (Rinaldo Rocco) “ēun mamaje”, qė arrin ta lė edhe shtatzanė, njė nėnėmadhe (Margarita Xhepa) qė karakteri i saj i fortė nuk e pengonte tė shihte me sy tjetėr, njė ēifut (Birēe Hasko) qė sapo kishte mbėrritur nė oborrin e saj, njė austriake (Nina Petri) bashkė me burrin e saj shqiptar historian (Lefter Simoni)… Njė ballist (Agim Qirjaqi) vetėm pėrkthente, Njė partizan mė shumė karagjoz sesa luftėtar (Helidon Fino), njė gjerman (Peter Lohmeyer) mė shumė njerėzor sesa nazist, e mbi tė gjithė ishte Harun Bonata (Ndriēim Xhepa), tregtar tipik qė sheh vetėm punėn e vet. Mikpritėsi Bonata i sheh tė gjithė njėsoj, njerėz nė situatė tė vėshtirė qė kanė nevojė pėr ndihmė, tė cilėn ai nuk heziton t'ia japė atė secilit prej tyre. Por janė nė fund vetė patriotėt e tij qė kėtė mikpritje ndaj tė tjerėve ia shpėrblejnė me njė pushkatim.

    Njė fund i zgjedhur pėr tė treguar vazhdimėsinė qė ndodhi dhe qė po ndodh. Megjithėse regjisori mohon se mban njė qėndrim politik, ai thotė se ėshtė vetė vepra qė ka qėndrimet e veta. A ktualja qėndron nė faktin qė ne pėrdhosim atė qė nuk duhet tė pėrdhoset.

    ***

    E njėjta situatė po pėrjetohet sot nė Ballkan, nė Lindje; ėshtė i njėjti problem qė kane hebrejtė e palestinezėt. Per Xhuvanin tema e luftės nuk ėshtė se i pėrket njė kohe shumė tė largėt. Nė rastin konkret kjo temė ishte si njė trampolinė qė kishte rrethanat e luftės, ndėrsa mesazhet, filozofia ėshtė e sotme, aktuale. Por duke njohur kėtė histori tė jetuar nga gjyshi nga e ėma ndjeu se ishte njė subjekt, njė ngjarje e cila mund tė shpėrfaqte tė gjitha mesazhet, te gjitha emocionet, idetė, pėr tė cilat ne kemi nevojė nė kėtė kohė. Njė ide vjen mė interesante pėr njė kohė qė nuk e kemi kaluar.

    Jo vetėm nė skenar, por edhe gjatė interpretimit u ndje nga tė gjithė aktorėt qė nuk kishte aspak ndryshime nė lojėn e ansamblit shqiptaro- gjermano- italian. Edhe pėr vetė regjisorin Xhuvani, harmonia nė lojė ishte njė pikat e forta tė realizimit me sukses tė filmit.

    Filmi ėshtė pritur shumė mirė nė Gjermani, nė Francė mund tė jetė pak dyshues pėr shkak se preket lobi ēifut, ndėrkohė qė nė Japoni tashmė ėshtė i blerė.

    Ėshtė njė film qė pėrsa i pėrket teknikės nuk ndryshon aspak nga njė film Hollivudian. Bashkė me lojėn profesioniste tė aktorėvve, ana teknike e realizuar nė Francė dhe buxheti prej 1.2 milionė Euro, e bėjnė qė tė jetė njė film qė arrin standarte tė larta tė kinematografisė moderne sot. Pėr kėtė Gjergj Xhuvani shpreson qė mund tė konkurojė denjėsisht nė Festivalin e Venecias, (gjithmonė nėse Spielberg nuk paraqet njė film me tė njėjtėn temė).

    Me mesazhin e sė ardhmes, qė s'ka si tė jetė ndryshe njė thirrje pėr mė shumė dashuri, ēdo njeri duhet tė shkėputet nga e kaluara e hidhur duke qeshur.

    Pasaporta:

    Titulli: “Dear Enemy”

    Bashkėprodhim shqiptaro-franko-gjerman

    Regjia: Gjergj Xhuvani

    Skenari: Dhimitėr Xhuvani, Gjergj Xhuvani

    Kostumograf: Durim Neziri

    Interpretojnė: Ndriēim Xhepa, Margarita Xhepa, Birēe Hasko, Luiza Xhuvani, Niko Kanxheri, Agim Qirjaqi, Helidon Fino, Nina Petri, Rinaldo Rocco, Peter Lohmeyer.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  3. #3
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    "I dashur armik", zbarkon ne Kosove
    Tema e luftes se filmit te Gjergj Xhuvanit "I dashur armik", nuk eshte dhe aq e larget me ate qe ka perjetuar pak kohe me pare populli kosovar. Nje mesazh i forte, i cili do te percillet ne ekranin prishtinas permes nje kasti aktoresh, qe i japin nota komedi kesaj drame, qe vazhdon te jete aktuale edhe ne ditet tona. "I dashur armik", i regjisorit Gjergj Xhuvani eshte nje film sa dramatik, aq edhe me tendenca humori, i cili perqendrohet brenda mureve te nje shtepie tradicionale shqiptare ne periudhen e luftes (1943-1944). Brenda mureve te shtepise karakteristike shqiptare, realizuar ne nje nder shtepite e vjetra te Shkodres, armiqte behen mysafire e miq te nderuar. Vajza 40 vjecare e shtepise, Vefi dashurohet pikerisht me nje ushtar italian dhe me te e humbet virgjerine e saj. Vitet '44 kane brenda tyre dhe lidhjet njerezore. Natyrshem brenda mureve te qilarit jetojne mysafiret, armiqte qe s'jane me te tille: nje ushtar italian, nje partizan, nje ballist, nje cifut dhe nje gjerman, te cilet strehohen ne shtepine e tregetarir harun Bonata, i cili nuk prish qejfe me askend dhe perfaqeson nje shkalle te larte te shoqerise se atehershme shqiptare. Me nje bashkeprodhimim shqiptar, francez, gjerman, italian, kamboxhian, bullgar dhe serb filmi eshte realizuar me nje shume prej 1 milion e 200 mije eurosh (afro 155 milion leke te reja). Ne grupin e aktoreve shqiptare jane emra te njohur si Ndricim Xhepa, Luiza Xhuvani, Margarita Xhepa, Birce Hasko, Agim Qiriaqi, Niko Kanxheri, Helidon Fino, Anila Varfi etj. Premiera e filmit "I dashur armik" ne Prishtine do te jepet ne kuader te dites se filmit.




    --------------------------------------------------------------------------------
    25/05/2004
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  4. #4
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846

    "I dashur armik" blihet nga boshnjakėt dhe kroatėt

    E.Demo

    Filmi shqiptar pati njė prezantim dinjitoz nė Festivalin Filmit nė Sarajevė. Pa frikė mund ta thush kėtė pėr tė dy filmat konkurrentė, “I dashur armik” i Gjegj Xhuvanit, i cili pati atje premierė botėrore, si dhe “Edeni i braktisur” i Eno Milkanit, nė konkurrimin e filmit dokumentar. Asnjė prej tyre nuk u vlerėsua nga juria, por askush nuk mund tė thotė se dy filmat shqiptarė nuk rrezatonin tolerancė dhe humanizėm.
    “Njė pretendues i fortė pėr ēmimet e festivalit, “I dashur armik” i regjisorit Gjergj Xhuvani qė ka marrė vlerėsimin e kritikės dhe tė publikut e bėn regjisorin njė nga talentet e kooproduksioneve kinematografike qė kanė hedhur baza nė Shqipėri. Njė regjisor me prirje tė theksuar humaniste, duket se e ka kapur “I dashur armik” atje ku “Slogans” e ka lėnė”, kėshtu shkruan kritiku i njohur i kinemasė, Ron Holloway, 71-vjeēari, me njė karrierė tė gjatė si gazetar i kinemasė edhe pėr media tė njohura si “Variety”, “Reporteri i Hollivudit” apo “Moving Pictures International”. Ai ėshtė njohės i kinemasė shqiptare dhe vitin e kaluar ka ndjekur nga afėr nė Tiranė, Festivalin e parė Ndėrkombėtar tė Filmit tė Shkurtėr. Pikėrisht Ron Holloway-it, organizatorėt e Festivalit tė Sarajevės i besuan kritikėn e pėrditshme nė gazetėn e tyre, pėr filmat nė konkurim. Holloway, nuk nguronte tė nxirte tė dukje edhe mangėsitė e ndonjė filmi, qė mė pas juria do t’i jepte njė nga katėr ēmimet e saj.
    Holloway vlerėsonte nė bashkėprodhimin shqiptaro-francez tė regjisorit Xhuvanit, humanizmin, njė pikė tė fortė qė “I dashur armik” e rrezatoi qysh nė fillim me premierėn e para disa muajve edhe nė Tiranė. “Edhe njė herė protagonistėt e tij, njerėz pa pretendime janė kapur nė vorbullėn e ngjarjeve tė cilave nuk mund t’iu shpėtojnė. Harun Bonata (Ndriēim Xhepa) njė tregtar shumice mundohet t’i sigurojė jetesėn pėr njė numėr familjarėsh mė tė shumtė se zakonisht. Ai dhe nėna e tij (Margarita Xhepa, njė performancė e shkėlqyer pėr njė familje matriarkale) duhet tė kujdesen pėr ata qė janė fshehur nė shtėpinė e tyre”, shkruan Holloway. Ai jep pikėt maksimale, kamerės, kolonės zanore, montazhit qė vetėm pluse i japin kėtij filmi, i cili qėndron qartė midis njė komedije njerėzore dhe tragjikomedisė. Me temėn e njė dorė njėrėzish nė strehim, nė fund tė Luftės sė Dytė Botėrore, sipas kritikut tė kinemasė Ron Holloėay, “I dashur armik” ėshtė “njė alegori madhėshtore kundėr luftės”.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

Tema tė Ngjashme

  1. Hej te dashur miq jam une N......
    Nga lozonjare nė forumin Prezantoni veten nė forum
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 17-11-2002, 04:13
  2. " Emigrantes se dashur "
    Nga Letersia 76 nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-09-2002, 20:55
  3. Nuk mundem tė tė quaj e Dashur
    Nga zemri nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 23-08-2002, 06:04
  4. Pershedetje o Populli im i dashur!!
    Nga Eriglen nė forumin Prezantoni veten nė forum
    Pėrgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 08-07-2002, 07:23
  5. ż dashur
    Nga elda nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 10-05-2002, 09:43

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •