GSH ka botuar ca shkrime mbi figura te njohura te kombit qe jane pushkatuar nga regjimi stalinist i PPSH-se ne kte far Kodra e Priftit.
Mes tyre paska qene dhe terenc Toci ..nje arberesh qe punoi pa u lodhur per shtetin shqiptar.
Vilen e tij ne Tirane qe e perdori PPSH si ambasad per kinez e korean ..pran RTV kushedi kush e ka vjedhur sot nga keta biznesmenet e sotem.

Kush ka mundesi ti postoje shkrimet e tjera per Kodren e Priftit..ose te Pol Poteve te Enver Hoxhes.. eshte i mir se ardhur..

GSH

--------

DOSSIER

Dėshmia e Teuta Merlikės, vajzės sė Reshit Merlikės, njėrit prej 17 tė pushkatuarėve me Gjyqin Special nė 1945. Ja ēfarė i shkroi gruas dy ditė para vrasjes

Letra nga burgu e Reshit Merlikės, tė ekzekutuarit nė Kodrėn e Priftit


--------------------------------------------------------------------------------

Dashnor Kaloēi


Pas zbulimit afro njė muaj mė parė tė varrit tė pėrbashkėt nė Kodrėn e Priftit tė 17 tė viktimave tė ekzekutuar nė 14 prillin e vitit 1945 me vendimin e Gjyqit Special, gjė e cila u bė e mundur falė punės kėmbėngulse tė njė grupi gazetarėsh nga "Gazeta Shqiptare" dhe Neės 24, nė adresė tė redaksisė sonė vazhdojnė tė vijnė mesazhe falenderimi nga familjet e tė afėrmit e tyre qė jetojnė nė Shqipėri apo dhe jashtė vėndit tonė. Po kėshtu perveē telefonatave tė shumta dhe mesazheve nėpėrmjet postės elektronike, disa nga familjarėt e atyre 17 tė ekzekutuarėve kanė preferuar tė vijnė vetė nė redaksinė tonė pėr tė shprehur konsideratat e falenderimet e tyre pėr grupin e gazetarėve qė u impenjua dhe ndihmoi nė zbulimin e atij varri masiv. Pas zotit Terencio d"Alena, kolonelit 53-vjeēar me banim nė Romė, gjyshi i tė cilit, Terenenc Toēit, ishte njeri prej atyre 17 fatėkeqėve qė prehen tek Kodra e Priftit, nė redaksinė e gazetės sonė u paraqit edhe zonja Teuta Merlika, e cila gjithashtu jeton e punon me familjen e saj nė qytetin e Foxhias nė Itali. "Sapo mėsova lajmin pėr zbulimin e varrit masiv nė Kodrėn e Priftit, ku prehet dhe babai im, Reshit Merlika, nuk mė mbante mė vėndi atje, prandaj plotėsova dokumentat dhe erdha kėtu pėr t'jua falenderuar pėr atė punė fisnike qė keni ndėrrmarė".


Kėshtu u shpreh dje zonja Merlika nė ambientet e redaksisė sė gazetės sonė, e cila bashkė me falenderimet e rastit na solli edhe disa foto tė babait tė saj, Reshit Merlikės, si dhe letrėn origjinale qė ai ia dėrgonte nga burgu bashkėshortes sė tij, Adiles, vetėm dy ditė para ekzekutimit, mė 12 prill tė vitit 1945. Po kush ishte Reshit Merlika, ku ishte diplomuar dhe ēfarė lidhje kishte ai me Mustafa Merlikėn, gjuhėtarin e politikanin e famshėm qė pranoi postin e Kryeministrit tė Shqipėrisė nė njė nga periudhat mė tė vėshtira tė saj, atė tė pushtimit fashist?! Ēfarė funksionesh kishte pasur Reshit Merlika gjatė kohės sė pushtimit nė vitet 1939-1944 dhe pėrse ai nuk ishte larguar nga Shqipėria ashtu si shumė eksponentė tė tjerė qė gjatė luftės kishin qenė nė krahun kundėrshtar tė komunistėve? Ēfarė thuhet nė letrėn qė Reshit Merlika i dėrgoi nga burgu bashkėshortes sė tij, Adile Kovaēit, vetėm dy ditė para ekzekutimit? Si e mėsuan familjarėt e Merlikės vėndin e ekzekutimit nė Kodrėn e Priftit dhe si arritėn ata qė ta hapnin varrin pėr tė marrė njė shenjė nga rrobat e trupit? Cili ishte fati i familjes sė Reshit Merlikės dhe pjestarėve tė tjerė tė atij fisi tė njohur krutan gjatė periudhės sė regjimit komunistė tė Enver Hoxhės? Lidhur me kėto e plot fakte tė tjera na njeh zonja Tetuta Merlika, me intervistėn e saj ekskluzive tė cilėn po e botojmė mė poshtė nė kėtė shkrim.

Zonja Teuta, a mund tė na thoni me pak fjalė se kush ka qenė babai juaj, Reshit Merlika?
"Babai im, Reshit Merlika u lind nė vitin 1913 nė qytetin e Krujės prej nga ėshtė dhe origjina e familjes sonė. Babai ka pasur edhe tre vėllezėr, tė tjerė: Aliu, Sejdi dhe Faiku. Nėna e babait, d.m.th. gjyshja jonė quhej Zoje dhe ajo gjithashtu ishte bijė nga qyteti i Krujės. Pas mbarimit tė shkollės shtatėvjeēare nė qytetin e Krujės, babai fitoi tė drejtėn e studimit pėr tė ndjekur mėsimet nė shkollėn Tregtare tė Vlorės tė cilėn e pėrfundoi me rezultate shumė tė mira nė vitin 1931".

Ēfarė lidhje gjaku kishte babai juaj, me Mustafa Merlikėn, ish-kryeministrin e Shqipėrisė nė periudhėn e pushtimit fashist tė vėndit?
"Me Mustafa Merlikėn, babai ishte kushėri i parė, d.m.th. ata tė dy i kishin baballarėt vėllezėr. Pėr Mustafa Merlikėn ėshtė folur gjithnjė vetėm keq, por duhet tė kemi parasysh se ai ka qenė njė patriot i madh qė nga koha e ngritjes sė flamurit nė Vlorė nė 1912, ku ka firmosur bashkė me Ismail Qemalin e delegatėt e tjerė aktin e Pavarsisė. Gjatė kohės sė Monarkisė sė Zogut, Mustafai qėndroi jashtė Shqipėrisė si antizogist dhe ai u kthye nė atdhe nė vitin 1939. Duke menduar se vėndi ynė do tė fitonte pavarsinė duke pėrfituar nga lufta e shteteve tė mėdha si Italia, Gjermania dhe Japonia, Mustafai pranoi postin e Kryeministrit tė Shqipėrisė nė njė nga periudhat mė tė vėshtira qė po kalonte vėndi ynė. Kėto ide tė tij, Mustafai mundohej t'ua nguliste nė mėndje edhe burrave tė fisit Merlika. Kėshtu nė kėtė kontekekst, babai im, Reshiti, nė periudhėn e pushtimit fashist tė vėndit, pranoi tė vishej si federal duke shėrbyer nė atė detyrė jo mė shumė se gjashtė muaj nė qytetet e Krujės dhe tė Durrėsit".

Mustafai e nxiti babanė tuaj tė vishej federal?
"Nisur nga e kaluara e tij patriotike, shkollimi dhe autoriteti i jashtėzakonshėm, Mustafai kishte njė influencė tė madhe nė tė gjithė burrat e fisit Merlika. Kur ai mori postin e kryeministrit tė Shqipėrisė nėn pushtimin italian, ju lut babait qė tė vishej si federal, duke i thėnė: "Po nuk e bėmė ne kėtė gjė, nuk mund t'ju themi dot tė tjerėve".

Po pas kapitullimit tė Italisė me ēfarė u mor babai juaj?
"Me sa di unė nga ato qė mė ka pas treguar nėna ime, Adile (Kovaēi) babai ka pas punuar si shofer me "Tatrra".

Si dhe kur u arrestua babai juaj, Reshiti?
"Babai u arrestua nė fillimin e vitit 1945 nga forcat partizane tė ndjekjes nė katundin Mafsheq, afėr Qafė-Shtamės nė malėsinė e Krujės, tė cilat komandoheshin nga Rexh Deliu".

Nė fundin e vitit 1944 kur fitorja e partizanėve tė Enver Hoxhės ishte punė ditėsh, pėrse nuk u largua babai juaj nga Shqipėria ashtu si shumė tė tjerė, ose mė saktė si Mustafa Kruja?
"Babai nuk donte tė largohej nga Shqipėria, sepse ai e ndjente veten krejt tė pastėr dhe nuk kishte bėrė asgjė qė ta vriste ndėrgjegjia. Ndonėse ai i kishte tė gjitha mundėsitė qė tė ikte nga Shqipėria, nuk u largua por qėndroi krejt i qetė nė shtėpinė e tij nė Krujė. Po kėshtu desha tė sqaroj se edhe Mustafa Merlika nuk ėshtė larguar nga Shqipėria pėr t'i shpėtuar ndjekjes sė komunistėve. Vjeshta e vitit 1944, e gjeti Mustafanė nė Vjenė tė Austrisė ku ai kishte shkuar pėr tė kuarur djalin e tij qė mė pas i vdiq nė njė nga spitalet e atij qyteti. Kjo gjė vėrtetohet edhe me faktin se Mustafai po tė kishte pasur si qėllim largimin nga Shqipėria prej frikės sė komunistėve, ai nuk do tė linte kėtu tė gjithė pjestarėt e tij tė familjes me grua e fėmijė".

Kur e mėsoi familja juaj pushkatimin e Reshitit?
"Dy ditė para se ata tė 17 tė ekzekutoheshin tek Kodra e Priftit, babai i dėrgoi njė letėr nėnės ku i shkruante qė tė mos bėhej merak dhe tė kujdesej pėr ne fėmijėt, pasi vėllezėrit e tij, Aliu, Sejdi dhe Faiku do t'i bėheshin vėllezėr edhe asaj. Nga sa ishte shkruar aty, nuk ishte e vėshtirė tė kuptohej se ai po i linte amanetet nėnės para pushkatimit. Kėshtu qė nėna e babės, Zoja u interesua me anėn e miqėve tė familjes sonė dhe mėsoi se mė datėn 14 prill 1944 ata do tė ekzekutoheshin nė periferi tė Tiranės, nė Kodrėn e Priftit. Me sa mė ka pas treguar nėna, atė ditė qė ata tė 17-tė u dėrguan pėr t'u pushkatuar, ka qenė ditė Bajrami. Kėshtu atė ditė, gjyshja Zoja mori vėllanė tim tė madh, Gimin dhe dolėn nė Pazar pėr tė blerė ndonjė gjė pėr festė (pasi ne jemi bektashian) dhe pėr tė mėsuar ndonjė gjė pėr babėn, sipas fjalėve qė u kishin thėnė. Krejt rastėsisht, teksa ata tė dy ishin duke kaluar nė njė nga rrugėt afėr qendrės sė Tiranės, panė makinat me ushtarė e me disa njerėz tė lidhur qė po kalonin aty afėr tyre dhe u bėnė kurioz pėr tė parė se kush ishin ata. Nė ato momente qė makinat kaluan fare pranė tyre, babai, Reshti qė ishte afėr spondės, i pa ata dhe u ēua nė kėmbė duke u thėnė: "Pse rrini rrugėve e nuk shkoni nė shtėpi pėr tė festuar Bajramin".

Ēfarė bėnė ata pas fjalėve tė Reshitit?
"Zoja e nisi Gimin tek njė miku i familjes sonė dhe vetė u nis pėr nė drejtim tė Kodrės sė Priftit. Ajo arriti qė ta shihte tė gjithė skenėn e pushkatimit nga njė vėnd jo shumė larg ku ishte fshehur qė tė mos e shikonin ushtarėt. Ajo qėndroi aty e fshehur deri nė orėt e vona tė natės dhe kur u larguan ushtarėt shkoi menjėherė aty tek vėndi e hapi gropėn qė nuk ishte shumė e thellė. Ajo mundi qė ta dallonte babanė tonė dhe njėkohėsisht djalin e saj, nėpėrmjet rrobave qė ia kishte ēuar vetė disa ditė mė parė tek burgu i vjetėr. Pasi i kėputi njė copė xhaketė dhe kėmishė tė pėrgjakur, ajo i futi aty nė shishe tė vogėl ku mė parė kishte shkruar nė njė copė letėr emrin e tij. Pasi u sigurua pėr vėndin e varrimit, gjyshja Zoje u kthye nė shtėpi. Ato dy rroba tė babait, gjyshja Zoje i ruajti si gjėnė mė tė shtrenjtė tė jetės dhe kur ndėrroi jetė, ia dhanė me vete".

Pas asaj dite a shkoi mė Zoja nė atė vėnd?
"Edhe pas asaj dite ajo shkonte vazhdimisht nė atė vėnd dhe vinte nga njė tufė me lule".

Sa vjeē keni qenė ju nė atė kohė qė u ekzekutua babai?
"Unė kam qenė katėr vjeē, vėllai i madh, Gimi, ishte shtatė vjeē, ndėrsa vėllai i vogėl, Genci nuk e kishte mbushur vitin".

"Pas pushkatimit tė babait, ku u rritėt ju?
"Pas pushkatimit tė babait, gjyshja Zoje i tha nėnės sonė, Adiles, qė tė kthehej tek prindėrit e saj, pasi do tė kishte shumė tė vėshtirė pėr ta pėrballuar jetėn dhe rritjen e tre fėmijėve tė vegjėl pėr shkak tė mbiemėrit Merlika. Por nėna jonė nuk pranoi duke thėnė se do tė rrinte nė aytė shtėpi sa tė ishte gjallė. Kėshtu ajo qėndroi tek Merlikat dhe na rriti ne tre fėmijėve me njėqind halle. Nėna jonė Adilja ka qenė njė grua heroike dhe ajo na ka rritur ne duke punuar nė punėt mė tė rėnda tė ndėrtimit. Ne na lanė pa shkollė dhe lufta e klasave e pesha e mbiemėrit Merlika na ndoqi pas gjithė jetėn, deri nė shembjen e regjimit komunist nė vitin 1991".

Pėrveē babait tuaj, nga fisi Merlika a ka pasur tė tjerė viktima tė terrorit komunsit?
"Komunistėt u sollėn nė mėnyrėn mė barbare me fisin Merlika duke pushkatuar dhjetė burra prej tyre e duke burgosur e internuar me dhjetra tė tjerė. Kėshtu pėrveē babait tonė, ata kanė pushkatur edhe: Sul Merlikėn, Sef Merlikėn, Mer Merlikėn, Man Merlikėn, Haxhi Merlikėn etj, historitė e tė cilėve i ka ditur shumė mirė vėllai im, Gimi, i cili ka ndėrruar jetė para pak viteve".

Pas viteve '90 a keni kėrkuar pėr gjetjen e eshtrave tė babait tuaj?
"Nė vitin 1993, dy vėllezėrit e mi, Gimi me Gencin shkuan nė Kodrėn e Priftit ku kishin filluar kėrkimet, por ajo punė mbeti nė mes".

Si e mėsuat lajmin e gjetjes sė eshtrave tė 17 tė ekzekutuarėve nė Kodrėn e Priftit?
"Lajmin pėr gjetjen e eshtrave mua ma tha vajza ime nė telefon, pasi unė isha nė Itali, nė qytetin e Foxhias ku jetoj e punoj prej disa vjetėsh. Sapo e mėsova atė lajm nuk mė mbante mė vėndi dhe pasi plotėsova dokumentet erdha kėtu nė Tiranė pėr t'ju falenderuar edhe ju si gazetė pėr atė punė tepėr fisnike qė keni bėrė. Mua mė duhet tė largohem pėrsėri nė Itali, por do ju lutem qė tė mė telefononi kur tė bėhet ceremonia e rivarrimit, pasi do tė vij menjėherė nė Tiranė. Shpresoj qė tė na jepet edhe ne mundėsia pėr tė vėnė njė tufė lule mbi varrin e babait".

----------