Kush mund te me ndihmoje te formatoj hard diskun me nje Windows XP startup floppy. Kur shtyp komanden "format c:" sic mund te behej ne DOS, ketu nuk njihet si komande e vlefshme.
Kush mund te me ndihmoje te formatoj hard diskun me nje Windows XP startup floppy. Kur shtyp komanden "format c:" sic mund te behej ne DOS, ketu nuk njihet si komande e vlefshme.
Gjuha jone sa e mire,
sa e embel sa e dlire...
--------------------------------------------------
Qe te ekzekutohet "format c:" duhet te kesh nje file "format.com" ne diskete, perndryshe mund te provosh gjithe diten ...
--------------------------------------------------
Nė botė ka 10 lloje njerėzish: ata qė kuptojnė sistemin binar, dhe ata qė nuk e kuptojnė!
pershendetje,
PC ime nuk funksionon ,pas Startimit te BIOS-it paraqitet server 2003 por pasi qe ky eshte me afat te skaduar (nuk mund ta perdori sepse kerkon serial numer per ta bere vazhdimin ne ekran paraqitet forma qe kerkon serial numrin ),thjeshte PC-ja behet e paperdorshme sepse nuk mund as te bej formatizimin per ta bere installim te serishem te Windows XP.Mua me duhet ta gje menyren per ta bere windows XP ne menyre qe PC ime te jete e perdorshme .
Lexo postimet më lart dhe do mësosh të gjitha hapat që duhet të ndjekësh.
Ke dy mënyra:
I - Me CD të Windows XP
Mënyra më e lehtë është të futesh në BIOS dhe të ndryshosh renditjen e pajisjeve që bëhet boot. Renditja e parazgjedhur është
1. Disketa Flopi
2. Hard Disku
3. CD-ROM
Ty të duhet të ndryshosh renditjen kështu:
1. Disketa Flopi
2. CD-ROM
3. Hard Disku
Për të futur në BIOS zakonisht shtyp butonin F1, F2, ose DELETE në tastierë menjëhere pasi ndez kompjuterin, para se të dalë stema e windowsit. Ndryshimet më lart zakonisht bëhen në menunë që lexon "boot" ose "boot order, "boot devices". Pasi ke bërë ndryshimin si më lart, ruaj ndryshimet (zakonisht me butonin F10) dhe rifilloje kompjuterin me CD e Windows XP brënda.
Pas kësaj do fillojë instalimi i Windows XP dhe do kesh mundësi të fshish Windows Server 2003. Hapat e instalimit të Windows XP i gjen në këte temë.
II. Duke përdorur një disketë boot
1. Tek bootdisk.com shkarko disketën boot të Windows 98 ose atë të Windows
ME.
2. Fut një disketë flopi bosh në kompjuter dhe kliko mbi skedarin që shkarkove.
3. Kur të mbarojë kopjimi i skedarëve, rifilloje kompjuterin me disketën brenda.
4. Kompjuteri do hapet nga disketa flopi dhe kur të shikosh në ekran A:\>, shkruaj komandën format c:
Kjo do fshijë gjithçka që ke në kompjuter.
5. Tani hiqe disketën flopi dhe rifilloje kompjuterin me CD e Windows XP brënda.
6. Ndiq hapat e shpjeguar në temën e instalimit të Windows XP.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga edspace : 24-10-2005 mė 14:25
Edi
.....kur behet formatizimi i kompjuterit me disket e kur me cd apo mund te behet formatizmi edhe me njenen edhe me tjetren ............
Nëse lexon shkrimet më lart, do e kuptosh që të dyja mënyrat e bëjnë punën.
Disketat flopi duhet të përdoren me patjetër në tre raste:
1. kur kompjuteri nuk ka CD-rom ose CD-rom nuk punon
2. kur kompjuteri ka CD-rom por nuk mund të përdoret për të ndezur kompjuterin, dmth BIOS është nuk ka opsion për të bërë "boot" nga CD-rom.
3. kur CD i windows ose një sistemi tjetër operativ nuk është krijuar si CD boot
Në kompjuterat e sotëm rrallë herë do ndeshesh me të tilla situata, dhe biles disa kompjutera shiten pa disketa fare, kështu që zakonisht mund të përdorësh edhe CD-rom.
Megjithatë disketa flopi vazhdon të përdoret sepse:
- Është më e lehtë për të krijuar sesa një CD boot.
- Në disketë mund të hedhësh e të heqësh skedarë në çast sipas nevojës, ndërsa CD-të kanë më shumë punë për të hedhur skedarë të rinj.
- Disketat boot mund t'i përdorësh edhe për të kopjuar ndonjë skedar të vogël nga hard disku në çastin që je duke rregulluar kompjuterin.
Të mirat e CD-ve janë:
- Lexohen më shpejt, kështu që kompjuteri hapet më shpejt.
- Mbajnë rreth 500 herë më shumë informacion sesa një disketë flopi, kështu që mund të përdoren edhe për të riparuar kompjuterin, jo vetëm të fshijnë gjithçka.
- Nëse përdoren me programe si Norton Ghost, CD-të mund të shpëtojnë shumë skedarë para formatimit.
- CD-të janë më të rezistueshëm se disketat flopi.
E keqja e CD-ve është se jo të gjithë dinë të krijojnë një CD boot, dhe në disa kompjutera duhet të ndërhysh në BIOS për të ndryshuar renditjen e pajisjeve nga të cilat hapet kompjuteri. Renditja e zakonshme është:
1. Disketa flopi
2. Hard disku
3. CD-Rom
Kështu qe CD-rom ndizet vetëm nëse nuk ka disketë flopi dhe hard disku nuk ka sistem operativ (windows). Në ato raste që do të përdorësh CD-rom për të formatuar një sistem operativ të dëmtuar, duhet të ndryshosh renditjen si më poshtë:
1. Disketa flopi
2. CD-Rom
3. Hard disku
ose
1. CD-Rom
2. Disketa flopi
3. Hard disku
Si rregull, provo më parë CD boot, dhe nqs nuk punon, atëherë përdor disketat.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga edspace : 20-11-2005 mė 18:36
Edi
Postuar mė parė nga benseven11
E provova kete menyre por kur formatizim/instalimi mbaroi disku ishte ende plot me programet qe kisha instaluar ne te kaluaren si edhe me te gjithe files qe kisha.
Ne te vertete do deshiroja qe te gjitha keto programe ti fshij dmth te fshij komplet diskun. Eshte e mundur?
Flm
קָדֹושׁ קָדֹושׁ קָדֹושׁ יְהוָה צְבָאֹ
I Shenjtė I Shenjtė...
Nėse e ke formatizuar diskun, 100% do t'i fshinte programet qe ke pas te instaluarPostuar mė parė nga Peniel
Lexo temen nga fillimi, dhe sigurohu qe kompjuteri yt ėshtė i konfiguruar tė filloj (ang. boot ) nga CD-ROM .
Pėr tė verifikuar kėtė, gjatė ndezjės sė kompjuterit tuaj shtyp tastin Delete ose F2, F5 varet nga tipi i kompjuterit !
Pasi tė hapet dritarja e Biosit, kliko mbi Advanced Setup, tė 1ST Boot Device; vendosni CDROM, pastaj shtyp tastin ESC, shko EXIT dhe shtyp tastin ENTER, ju shfaqet njė paralajmėrim ku shkruan Save Current Settings and Exit (Y/N)?, shtyp Y (mė kuptimin Yes, pra pėr ti ruajtur ndryshimet) dhe nė fund shtyp tastin ENTER nė tastierė.
Pastaj ndiq hapat ne vazhdim.
Ligji i aksionit dhe reaksionit ėshtė universal. Keni kujdes!
Ashtu si te ka treguar Besarti mund te besh perseri dhe te zgjedhesh fresh Install, Ne partcion C, une nuk para i kam vene kujdes se cfare shtyp se i lexon komandad qe dalin por ngjan dicka e tille F8, C, ESC, F ENTER.
Shpresoj ta kesh zgjidhur problemin deri tani.
Nqs gjithcka tjeter nuk te ben pune athere nga Command prompt fshije fare direktorine e Windows dhe pastaj instaloje perseri.
Paqja e Zotit me Ty,
Ed
Dua te formatoj kompjuterin dhe dua te instaloj xp
vendos first boot cd-room
dhe kompjuteri ne fillim ngarkohet nga cd pastaj me kalon me floopy
dhe me nxjerr STARTING CALDERA MS DOS
c fare duhet ti rregulloj ne bios qe te me mari kompjuteri formatim normal
ju lutem me ndihmoni se eshte shume urgjente
KA raste qe duhet te caktivizosh startimin nga hardisku vetem per pjesen e pare te instalimit.
Kompjuteri nuk starton nga flopi nqs nuk ke nje flopi brenda :P.
Postuar mė parė nga benseven11
Shiko kjo eshte nje menyre dhe nuk e di nese mund te jete e vetmja. Bera pikerisht ashtu sic pershkruan ti dhe perfundimi ishte ashtu si edhe peniel thote pak me lart.
Kur mbaroi formatizimi dhe instalimi i windows, ne hard disk ekzistonin akoma programet qe kisha instaluar, me nje fjale thjesht u instalua nje windows dhe asgje tjeter nuk u fshi.
Nuk e kuptova pse. Sic ju thashe me pare formati i diskut eshte NTFS. Luan ndonje rol kjo?
strong_man
Perpara se te fillosh te besh formatim:
kontrollo se mos ke ndonje disket brenda ne PC dhe fillon nga puna, po qe se pi duhan merr dhe ndonje pake me vete
1- Beji nje restart PC, hyr ne SETUP te windows-it, ver aty FIRST BOOT - CD ROOM, butim te dyte vendos HDD, te tretin vendos 3.5 Floppy.
Mbasi i ke bere keshtu kur fut CD e XP do te dali nje shkrim poshte qe te thote po ta them shqip se se mbaj mend anglisht ( SHTYP CDO BUTON PO QE SE DESHIRON TE BESH BOOT NGA CD), press any key to boot from cd dicka e tille dhe ti shtyp nje tast dhe ben bootim nga CD.
3- pas ben verifekimet e veta windows-i, po te lexosh ne fund fare ke nje qe te thote F8=I agree si kjo fotoja ketu. (http://www.petri.co.il/images/setup5.jpg )
4- pastaj do te dalin disa shkrime te tjera te dhe duhet te shtypesh ESC qe te dalesh tek kjo tabele (http://www.petri.co.il/images/setup9.jpg) leviz me shiqet UP and DOWN dhe zgjidh NTSF dhe shtyp ENTER.
5- Lere te punoje ne qefin e vet PC-ja deri kur te marri RESTART ( pune 3-4 minutash).
6- Kur ben restart PC mos e hiq CD e XP lere ne PC.
7- Fillon te instalohet windowsi ploteso ato gjerat qe duhet te plotesosh kur te dalin tabelat.
KAQ MBARON pune 30 min
Per pak desh harrova gjithmone behet fjale per partilacionin qe ti ke zgjedhur p.sh C:
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga edspace : 28-06-2007 mė 22:29
GABIM 404
I bera format PC ashtu siq eshte spejguar ne kete guide kaq te mire, por pasi u perfunda
instalimi dhe kur do te duhej te ngritej sistemi i ri operativ me doli mesazhi si meposhte.
Ristartova disa herė kompjuterin por prape e njejta.
Fillova edhe nje here ta formatizoj por prape se prape me del ky mesazh.
Qfare duhet te bej sipas jush, pasi nuk kam edhe shume njohuri ne kete drejtim, kam formatizuar dy here me pare kompjuterin tim, sipas spegimeve qe ka dhene Besart, prandaj nuk besoj se kam bere ndonje gabim.Kodi:Windows could not start because the following file is missing or corrupt: \WINDOWS\SYSTEM32\CONFIG\SYSTEM
Pres pergjigjen e juaj.
Strongman besome ty te ka ndodhur ajo qe te gjithe tekniken zene koken me dore . Ajo cka ka ndodhur ne kete situate eshte qe pjesa e sistemit te regjistrit ose Hivi i regjistrit sic quhet te eshte koruptuar. Kjo mund te ndodhe per shume shume shume arsye si hardware edhe software. ne problemin tend eshte hardware pasi ti ke bere format komplet kompjuterin. Mund te jete problem qe fillon nga kabllot e HDD deri tek MoBo. Microsoft kete pike e mbulon vetem ne anen e prishjes se regjistrt po nuk jep asnje gje me specifike per kete gje. Ne kohen qe une kam qene teknik kjo me ka ndodhur dy here ne kompanine qe punoja me kompjutera DELL. Injejti difekt ne te dy ne nje kohe 2 javore. Ne fillim ne kompjuterin e pare e kalova shume kollaj pasi mendova se do ishte nje spyware ose virus i thjeshte edhe bera kete gje:
Fut CD e WINDOWS XP edhe starto nga CD ne kohen qe Setup fillon shtyp R ne momenten kur te kerkon te perdoresh Recovery Console per te riparuar kompjutern. Pasi te kesh hyre ne sistem bej keto komanda do jete DOS
Nese je me fat kjo do te punoje edhe do vendose kompjuterin perseri ne pune.
copy c:\windows\system32\config\system c:\windows\system32\config\system.bak
del c:\windows\system32\config\system
copy c:\windows\repair\system c:\windows\system32\config\system
Mund te mos jesh me fat e te te ndodhe cka me ndodhi ne kompjuterin e dyte kur system coruptoheshe perseri. Si arita tja kaloj keti problemi pas ditesh te tera testime me paisjet ku rita deri ne ate pike qe i vemti problem do ishte ose MoBo ose BIOS. Startova kompjuterin me nje System Startup 98Flopy. Kalova sistemin me komande SYS A: C: edhe pastaj kur instlova XP vetem konvertova Driverin ne NTFS pa formatim. Nuk e di se cfare kjo do kishte te bente me ate problem po kete e gjeta ne nje forum Expert Exchange qe me ndihmoi. provoi njehere keto gjithashti edhe te updatesh BIOS te MoBo mbase te bejne pune. Na informo per me tej
Ardi
Forgiving Islamic Terrorists is Gods Duty, Our Duty Is To arrange the Meeting
N. H. Schwarzkopf
Te faleminderit shumë Ardi veprova ashtu siq me the ti, dhe gjithëqka shkoj për mrekulli.
Shumë shumë faleminderit.
Po formatoj windows xp po nuk mundem ta perfundoj dot .
Gjate formatimit me del nje mesazh ku nuk me lejon te vashdoj .
Mesazhi eshte
Setup had problem registering the following OLE control DDL.
The error code is 800b0001.
nese eshte dikush qe mund te me jape nje zgjidhje do e falenderoja
mendoni mos ka problem teknik.
Sa here kam hasur te tille problem ka qene hardisku me difekt dhe duhej nderruar
Formatim dhe instalim i paster i windowsit(clean install), me ndihmen e disketave floppy boot
NQS CD e windowsit e ke windows xp Home:
Krijo disketa floppy boot per te bere formatim te windowsit Per te bere formatim te windowsit nga disketat,duhen 6 disketa 1.44 mb boshe.Disketave u vendos nje etikete dhe emrat Setup disk 1,te dytes setup disk 2... e keshtu me radhe deri tek setup disk 6 Konfiguro kompjuterin ne bios per te bere boot nga flopy drajveri duke fikur ,ndezur kompjuterin dhe ne momentin e ndezjes mbaj te shtypur butonin delete,ose F2.Me hapjen e biosit shkon ne seksionin e boot dhe ndryshon boot primar device e vendos floppy drive.Fut floppy diskun e pare ne kompjuter. Shkarkon skedarin ketu.http://download.microsoft.com/downlo..._EN_HOM_BF.EXE
Me hapjen e dritares se shkarkimit te windowsit klik ne butonin "open" dhe jo Save buton.Ne dritaren tjeter shtyp si direktori ku do shkarkosh skedarin me lart A:\ Shkarkimi do filloje.Kur flopy disketa e pare te mbushet do te dali nje dritare lajmeruse per te futur disketen tjeter.Fut disketen e dyte.Do mbushet e dyta,vazhdon me te treten ,4,5 dhe 6.Disketat setup per bootim u krijuan.Fik kompjuterin.Fut disketen e pare floppy dhe ndez kompjuterin.menjehere do filloje shkarkimi i skedarit nga disketa e pare.Do mbaroje ajo dhe do te te kerkohet disketa e dyte,fut te dyten,vazhdon me te tjerat sipas rradhes.Ne mbarim do te dale dritarja e windowsit Setup qe do te te kerkoje CD per instalimin e windowsit.Ne kete rast instalimi i windowsit eshte krejt i paster.ne kompjuter nuk ka ngelur asnje gje nga windowsi i meparshem,cdo gje eshte fshire.Vazhdon me instalimin e windowsit nga CD.Ketu ne instalim nuk do kesh fare probleme,nuk ke opsione riparim,formatim,delete particione etj.Eshte thjesht instalim i windowsit.
--
NQS CD-ne e windowsit e ke windows xp atehere shkarkohet ky skedar ne 6 disketa floppy 1.44,boshe
U vendos etiketat me emrat set up 1,2,3,4,5,6 http://download.microsoft.com/downlo..._EN_PRO_BF.EXE
Ndiqet e njejta rruge si me lart.
--
Nqs windowsin ne cD e ke windows xp home me SP1 atehere shkarkohet ky skedar ne 6 disketa floppy.http://download.microsoft.com/downlo..._en_hom_bf.exe
--
NQS windowsin ne CD e ke windows xp pro me SP1 shkarkohet skedari me poshte ne 6 disketa floppy http://download.microsoft.com/downlo..._en_pro_bf.exe
--
Per cd windowsi windows XP Home me SP2 shkarkohet ky skedar http://download.microsoft.com/downlo...otDisk-ENU.exe
--
Per CD windows XP profesional me SP2 shkarkohet ky skedar ne 6 flopy disketa http://download.microsoft.com/downlo...otDisk-ENU.exe
===
Per windows 98 shkarkohet ky skedar ne nje floppy diskete http://www.troyedwards.com/downloads...sks/boot98.exe
--
Per windows 98 SE(second edition) shkarkohet ky skedar ne nje diskete. http://www.mbhs.edu/~jaosborn/boot98se.exe
--
Per windows Me http://spock.uccs.edu/pub/bootdisks/bootme.exe
--
Per windows 2000 pro
kater skedare http://www.wwchosting.net/bootdisk/cdboot1.zip
http://www.wwchosting.net/bootdisk/cdboot2.zip
http://www.wwchosting.net/bootdisk/cdboot3.zip
http://www.wwchosting.net/bootdisk/cdboot4.zip
--
Per windows 2000 server http://www.cybertechhelp.com/downloa...erver-bootdisk
--
Per windows 2000 advanced server shkarkohet ky skedar ne 3 disketa floppy 1.44mb http://files.cybertechhelp.com/files/win2kads.exe
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga benseven11 : 26-03-2006 mė 12:33
≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies
A din dokush se si ka mundesi ne menyre te thjeshte me i fshi te gjitha te dhenat ne nje hardisk pa mare parasysh cka ka ne te me gjith particionet, boot sektoret, mbr etj me nje fjale hardisku me u bere nje teneqe e paster dhe pastaj me e instalu windowsin.
"Arsyeja e mosarsyes qė i bėhet arsyes sime aq shum ma dobėson arsyen sa qė me arsye e vajtoj bukurinė tėnde"
Krijoni Kontakt