Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 8
  1. #1
    *****
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Vendndodhja
    Peru (Lima)
    Postime
    79

    Shtyhet shitja e aksioneve tė Bankės Kombėtare Tregtare

    Shqipėria nuk paraqet ndonjė treg atraktiv pėr bankat e mėdha perėndimore. Vetėm helenėt dhe turqit shprehin interes pėr aksionet e bankės mė tė madhe private nė vend. Mė 10 korrik pritet vlerėsimi

    Shtyhet pėrsėri afafti i shitjes sė shumicės sė aksioneve tė Bankės Kombėtare Tregtare. Burime nga kjo bankė bėjnė tė ditur se as muaji qershor nuk ka mjaftuar pėr tė vlerėsuar bankėn fituese tė 60 pėr qind tė aksioneve, ndėrkohė qė njė bankė greke dhe njė turke ishin nė garė. Arsyeja e shtyrjes sė afatit tė shpalljes sė fituesit tė paketės kontrolluese tė aksioneve, sipas tė njėjtave burime, ėshtė shtimi i interesit nga disa banka tė tjera turke. Kėshtu, deri tani, nė garė ishin Banka Kombėtare e Greqisė dhe banka turke 'Deniz Bank', ndėrsa nuk janė bėrė tė ditura bankat e tjera turke qė kanė shprehur interes pėr blerjen e aksioneve. Shtyrja pėr tė disatėn herė e shitjes sė aksioneve tė BKT-sė ka ndodhur paralelisht me shtyrjen e privatizimit tė Bankės sė Kursimeve. Bankat e fuqishme perėndimore kanė deklaruar se nuk mund tė marrin pėrsėripėr rreziqe mjaft tė larta tė blerjes sė bankave shqiptare, ndėrkohė qė janė angazhuar edhe nė privatizime tė tjera nė rajon.
    Nė tė vėrtetė, qė pas falimentimit tė "Kent Bank'', banka turke qė bleu pėr 1 dollar 60 % tė aksioneve me premtimin e investimit tė 10 milionė dollarėve, shitja e aksioneve ėshtė shtyrė disa herė. Sipas burimeve nga Zyra e Bankės Evropiane pėr Rindėrtim dhe Zhvillim (BERZH), data 10 maj ishte afati i fundit pėr shprehjen e interesit pėr blerjen e 60 pėr qind tė aksioneve tė BKT-sė. Mė pas, ky afat u shty deri nė fund tė qershorit dhe tashmė burimet nga banka bėjnė tė ditur se gjatė muajit korrik, pas datės 10 do tė mėsohet edhe emri i bankės fituese. Ndėrkohė, dy institucionet financiare, si BERZH dhe Koorporata Financiare Ndėrkombėtare(IFC), degė e Bankės Botėrore, kanė nga 20 pėr qind tė aksioneve. Pėrfundimisht, BERZH-i dhe IFC-ja duket se mė kot kanė pritur interesimin pėr aksionet e BKT-sė, ndėrkohė qė, jo zyrtarisht, kanė shprehur mospėlqimin pėr bankat greke dhe turke. Argumentimi kundėr blerjes sė BKT-sė nga grekėt lidhej me krijimin e pozitave mbizotėruese nė tregun bankar shqiptar nga kėto banka. Por, gjithsesi, pėr BERZH-in dhe IFC-nė, tė cilat kanė tė drejtėn e vetos, duket se nuk mbetet alternativė tjetėr, veēse shitja e aksioneve te bankat greke ose turke. Nė momentin e parė, interes pėr 60 pėr qind tė aksioneve tė BKT-sė shfaqėn Banka e Pireut, Banka Kombėtare e Greqisė, Banka e Romės dhe banka turke "Deniz Bank". Kjo pasi "Kent Bank", zotėruesja e 60 pėr qind tė aksioneve tė BKT-sė, falimentoi dhe pasurinė e saj po e menaxhon Komisioni pėr Sigurimin e Depozitave. Pikėrisht Komisioni pėr Sigurimin e Depozitave mbledh ofertat e bankave tė interesuara dhe i paraqet te BERZH-i dhe IFC-ja. Dy institucionet e njohura financiare shqyrtuan interesimin e paraqitur dhe duhet tė konsultoheshinn edhe me Bankėn e Shqipėrisė, banka e nivelit tė parė qė mbikėqyr sistemin bankar. BSH-ja dhe dy institucionet financiare ndėrkombėtare po punojnė ngushtė pėr tė mos lejuar krijimin e monopoleve bankare nė Shqipėri.
    P.M

  2. #2
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Problemi i privatizimit te bankes kombetare te kursimeve eshte me i komplikuar se sa duket pas deklarateve "zyrtare".. Praktika e privatizimet eshte qesharake dhe nje praktike e tille eshte ndjekur pothuajse per te gjitha subjektet shteterore. Shteti shqiptar eshte duke humbur dhe ato pak pasuri pasi njerezit qe drejtojne privatizimet jane njekohesisht te pakualifikuar dhe njekohesisht te koruptuar. Nuk po permend emra se qellimi im nuk jane sulmet ndaj individeve, por do te doja te them qe pjesa me e madhe e kompanive shteterore te privatizuara ne 10 vjeēarin e fundit ne vendet perendimore jane privatizuar me metoden e privatizimin gradual. Po te shohim restet e privatizimit te D-Telecom, France Telecom, Telefonica, ENEL...te gjitha jane privatizuar ne shtete te ndryshme dhe metoda ka qen e ngjashme. Ne fillim shiten rreth 20deri ne 30 % e kapitalit investitoreve institucionale, rreth 15% e kapitalit shiten ne publik (pasi nuk duhet harruar keto nderrmarje jane krijuar me punen djersen dhe taksat e popullit atehere eshte mese normale qe populli duhet te perfitoje i pari nga privatizimi) dhe pjesa tjeter rreth 55 ose 60% i ngelet shtetit. Cfare ndoth me kete metode? blerja e 30% e kapitalit nga institucione private ( banka ,kompani sigurimesh ose fonde pensionesh..) rrit transparencen dhe ne te njeten kohe manaxhimin e ketyre ndermarjeve , me nje fjale vlera e ndermarjes ngrihet detyrimisht dhe besimi ne keto ndermarje po ashtu. Aksioneret fillojne e perfitojne qe ne muajt e pare dhe vlera monetare e pjeses qe zoterohet nga shteti rritet, dhe ne nje faze te dyte kur ndermarja ka arritur nje vlere interesante shteti mund te shesi nje pjese te aksioneve te tija (sa here qe pjesa e e aksioneve te mbajtura nga privatet rritet vlera monetare e ndermarjes rritet, shteti eshte manaxheri me i keq ne kapitalizem).Me nje fjale ne vend qe te perdoret kjo metode, e cilaa eshte mese klasike dhe ka treguar efikasitetin e saj ne te gjithe evropen, qeveria jone zgjedh metoden e shitjes me nje dore te ndermarjeve e cila eshte dhe metoda qe shteti merr dhe vleren me te vogel ne para prej ketyre ndermarjeve! Me vjen keq po per mua kjo metode behet me qellim perfitimet personale te atyre qe privatizojne ndermarjet. Eshte skandaloze mungesa e informacionit nga ana e ministrise se financave per shkaqet e deshtimit!! Keto jane prona te popullit djersa e brezave te kaluar dhe jo prone e disa njerezve ne qeveri.
    Pershendetje
    Just God Can Judge Me

  3. #3
    *****
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Vendndodhja
    Peru (Lima)
    Postime
    79

    Jam dakort me analizen tuaj.

    Eshte e drejte qe gjithshka ne Shqiperi lidhet me korrupsionin e nuk mund ti shpetoje atij. Nga parashtrimi qe u ke bere modelve perendimore Vini , duket se ke njohurite per analiza paralele, e konkluzioni eshte se asnje model nuk ngjan me ne.
    Ku gjithshka behet per perfitim individual e jo per interesin e shoqerise ne pergjithesi.

    Me te vertete eshte skandaloze, asetet e shtetit shqiptar ( te popullit) po shperdorohen rrugeve, po falen, po shitet si mallra kontrabande e askush nuk mund ta ndale kete. PER FAT TE KEQ

  4. #4
    *****
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Vendndodhja
    Peru (Lima)
    Postime
    79
    FMN: Kujdes me privatizimin strategjik

    Privatizimi i kompanive publike tė sektorit strategjik ka qenė dje nė qendėr tė takimit mes ministres sė Ekonomisė shqiptare Ermelinda Meksi me misionin e Fondit Monetar Ndėrkombėtar, tė kryesuar nga Hossein Samiei dhe shefi i misionit tė pėrhershėm tė FMN- sė nė Tiranė Jan Petter Olters. Privatizimi i "Albtelekomit", kompanive tė naftės dhe ndėrmarrjeve tė sektorit strategjik ka hyrė tashmė nė njė rrugė intensive dhe Ministria e Ekonomisė, pėrveē nismave pėr nxitjen e procesit po bashkėpunon me ministritė e linjės pėr tė rritur efikasitetin dhe transparencėn e procesit tė privatizimit", -mėsohet tė ketė deklaruar dje Meksi nė takim. Sipas burimeve nga Ministria e Ekonomisė, gjatė kėtij takimi, ministrja Meksi bėri njė pasqyrim tė pėrgjithshėm tė reformave ekonomike nė Shqipėri, veēanėrisht nė privatizimin e ndėrmarrjeve publike, zhvillimin e tregtisė, si dhe nxitjen e zhvillimit tė biznesit. Diskutimi u pėrqėndrua kryesisht nė procesin e privatizimit tė kompanive publike tė sektorėve strategjikė dhe jostrategjikė, nxitjen e investimeve direkte vendase dhe tė huaja, si dhe marrėdhėniet me vendet e rajonit. Nė takim u diskutua edhe pėr projektligjin e ri "Pėr Akcizat", ku ministrja Meksi tregoi se ėshtė ngritur njė grup me ekspertė tė Ministrive tė Ekonomisė, Financave, Bujqėsisė dhe Ushqimit, Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Doganave dhe pėrfaqėsues tė komunitetit tė biznesit. Ky grup, sipas saj, do tė rishohė projektligjin pėr tė arritur variantin mė tė mirė tė mundshėm, theksuan burimet e mėsipėrme tė dikasterit tė Ekonomisė.





    Print Email




    Copyright 2002 Shekulli

  5. #5
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Banka kombetare tregtare e ka te ndaluar me ligj te jape kredi!!Kur ka te ndaluar dhe kredine ēfare mund te beje kjo banke lind pyetja?! Qeveritaret tane qe jane dhe ekonomiste te zotet kane gjet nje menyre shume efikase "bonat e thesarit te shtetit" qe te bejne te ket aktivitet BKT-ja. Dmth BKT-ja ka per detyre :
    - Shperndarjen e rrogave dhe pensioneve per punonjesit (dhe kur dihet qe ne shqiperi nuk ka karta krediti dhe parate nuk rine neper konto po merren ne dore ky aktivitet ska asnje lloj interesi tani per tani per Banken).
    - Banka ka kursimet e Shqipetareve te cilat ka te drejte ti investoje pjesen me te madhe ne bonat e thesarit te shtetit!! Ju ftoj te lezoni raportet e studimeve mbi risqet qe paraqet shteti shqiptar nga ana finaciare ( raporte te tilla jane bere nga disa kompani sigurimesh per projektet industriale ne eksport si SACE, Coface ose Giek, Coface eshte numer 1 ne bote per keto projekte dhe nuk siguron me as me garancine e shteti shqiptar projekte ne Shqiperi).
    Atehere lind pyetja si ka mundesi qe qeveritaret tane ēuditen per mungesen e ofertave mbi privatizimin e kesaj banke!!Normal nuk ka budallenj qe te investojne para ose te vene bast mbi nje banke ku ka 65% te pasurise se saj te investuar ne bono thesari! Imagjinoni ju Bankat me te medha italiane qe te lene ne doren e qeverise shqiptare (se ne funksion te manaxhimit te shtetit nga qeveritaret bonat rambursohen ose jo atij qe i jane shitur) fatin e kursimeve te klienteve te tyre!!!
    Qesharake do te thoja ajo eshte peshqesh i komunizmit dhe nuk mund te ristrukturohet ne periudhe te shkurter.
    Te kuptohemi drejt qe nuk kam asgje me drejtuesit e asaj banke.
    Pershendetje
    Just God Can Judge Me

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    23-03-2004
    Postime
    108
    A eshte e vertete per nje falimentim te qellimshem te bankes greke Alfa Kredit Bank, po qarkullojne thashetheme per falimentim te bankes greke meqenese parashikohet qe Nano te humbasi pushtetin pra progreku mendohet te humbasi ne zgjedhjet e ardhshme. Kam frike se shume shqiptare do te humbasin kursimet e tyre, nese dikush di me gjeresisht per kete lajm mund te flase me teper...

    Nano ik !!!!!!!!!!!!!!

  7. #7
    Bordi Drejtues Maska e REJDI
    Anėtarėsuar
    09-02-2003
    Vendndodhja
    Switzerland/Zurich
    Postime
    244
    Nano zor se e humb pushtetin se po fuqizohet dita dites !

    Un jam kunder qeverise se tij , sepse mendon vetem per vete dhe ka aleance me grekun.

    ----------------------------------------------------
    Po thuajse te gjitha bankat private shqiptare jan te privatizuara nga te huajt , dhe kjo tregon se ne cfare niveli jemi ne si shtet.

    Rejdi
    |---Lojra ne PC

    Swiss^Boy

  8. #8
    Warranted Maska e Qerim
    Anėtarėsuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641

    re

    Faqja 7 - EKONOMI & AKTUALITET

    Mars 22, 105

    Banka popullore puljeze dhe grupi italian "Mariano" bėhen pronarė tė bankės shqiptare

    Italianėt blejnė "Dardania Bank"
    Realizohet kontrata e shitjes pėr 5 milionė euro

    al.kre.


    Dardania Bank" nė Shqipėri, krijuar disa vjet mė parė nga njė marrėveshje mes qeverisė Shqiptare dhe qeverisė sė ish-kryeministrit kosovar Bujar Bukoshi, ėshtė shitur tashmė. Njė bankė dhe njė grup italian e kanė blerė kėtė bankė pėr 5 milionė euro. Banka popullore pulieze dhe grupi "Mariano" janė bėrė pronarė tė njė prej bankave private ndėr tė parat nė Shqipėri. Banka Popullore Puljeze ėshtė ndėr bankat mė tė njohura dhe mė tė mėdha nė rajonin e Pulijas nė Itali dhe ka gjithėsej 80 filiale. Ndėrsa grupi italian Mariano pėrfaqėsohet nga Francesko Mariano, ish-pronar i Bankės Agrare Salentina dhe ėshtė anėtar i kėshillit administrative i Bankės Sella. Pėrfaqėsuesi i grupit Mariano ėshtė anėtar i njė familje tė famshme bankierėsh puljezė. Agjensitė e lajmeve tregojnė edhe historinė e tė atit tė pėrfaqėsuesit tė grupit Mariano, Ginetto Mariano, ishte i pari sipėrmarrės puljez qė ėshtė marrė peng nė shkėmbim tė parave nė vitin 1975. "Dardania Bank" doli nė shitje me 100 pėrqind tė aksioneve tė saj. Kapitali i kėsaj banke ėshtė rreth 5.2 milionė euro dhe nė garėn pėr tė blerė tė gjitha aksionet e saj ishin futur disa banka si dhe biznese shqiptare. Por mė tė fituarit dolėn investitorėt italianė, Banka Popullore Puljeze dhe grupi "Mariano". Dardania Bank, krijuar shumė herėt, vitet e fundit pėsoi njė rrėnie tė theksuar tė aktivitetit megjithatė ka arritur tė sigurojė njė fitim minimal prej 1.5 pėrqind. Aktiviteti i saj u zvogėlua me rreth 10 herė ndėrsa gjendja e aktivit me 26.7 pėrqind. Dardania Bank ka vetėm njė filial por me shitjen e saj pritet zgjerimi dhe dalja nga situata aktuale. Banka Popullore Puljeze ėshtė krijuar nė vitin 1994 nga bashkimi i dy bankave shumė tė vjetra italiane nga emrat mė tė njohura tė fushės bankare nė kėtė rajon. Nė vitin 1996 Banka Popullore puljeze ka bėrė pjesė tė sajėn edhe "Banca di Credito Cooperativo di Cellino San Marco" dhe nė janar tė 1997 edhe "Banca di Credito Cooperativo di San Pancrazio Salentino", duke realizuar prezencėn nė Brindizi. Nė vitin 1999 ka shtuar rrjetin e saj edhe me 5 filiale nga bashkimi me "Banca di Credito Cooperativo di Otranto". Aktualisht kjo bankė bėn pjesė tė saj edhe njė bankė nė Shqipėri, duke e shtuar kėshtu numrin e filialeve tė saj. Dardania Bank e ka selinė nė Tiranė dhe prezenca e investitorėve italianė nė kėtė bankė bėn qė nė Shqipėri tė jenė dy banka me pronėsi nga pėrtej detit. Kohėt e fundit rrjeti bankar shqiptar ėshtė zgjeruar me hapjen e disa bankave tė reja private por edhe me privatizimin e bankės mė tė madhe qė ekzistonte nė Shqipėri, Banka e Kursimeve qė sot ėshtė kthyer nė Raiffeisen Bank nė pronėsi austriake.

Tema tė Ngjashme

  1. Sulė Hotla (1875-1947), Njė Jetė Pėr Shqipėrinė
    Nga strong_07 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  2. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  3. Gjergj Kastrioti sipas pikėpamjeve antishqiptare
    Nga Davius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45
  4. Letėrsia Shqiptare
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-10-2005, 14:02
  5. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •