Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585

    ShkrimKritikë "Ky Çast"

    Ndjeva keqardhje kur lexova disa postime në temën "Ky çast" që u ishin përgjigjur një "kritike" të shkurtër të anëtarit Inspektori. (ato u patën hedhur në kosh, jo nga unë). Disa anëtarë të këtij forumi kishin thënë se i kishin pëlqyer shkrimet e mia, mirëpo gjerisa një koment negativ u bë mbi ato shkrime, menjehërë u postuan përgjigjie që thonin "shkrimet e Drinit janë boshë" ose "Bie 100% dakort me ty qe poezite e Drinit jane te dobeta & harxhim kohe" (Leila). Unë nuk brengosem nga fjalë të tilla, por më vjen keq që i shoh të dalin për shkak të një komenti të shkurtër të dikujt tjetri dhe pasi unë kam shkruar shumë shkrime. Ndaj më lind pyetja: Pse s'më keni thënë që në fillim ose qëkur nuk iu kanë pëlqyer, se ato shkrime janë BOSH? Do t'iu haja, apo do të hakërrehesha unë me ju? Ju SIGUROJ, shaini sa të doni dhe unë prap nuk do të inatosem sepse DI që ato janë ndjenjat e mia, dhe çka më frymëzon mua nuk më dëmton por më shëron.

    Prandaj iu ftoj ata/ato që kanë komente për të bërë, mllefe për të shfryer ndaj atyre poezive, apo boshlliqe që duan t'i gjejnë tyre të mi thonë me hollësi që unë të MËSOJ, dhe komenti juaj mos të ngelet vetëm "negativ" në shijen që përshkruani, por edhe konstruktiv e që unë të mësoj pse janë bosh dhe si mund t'i përmirësoj ato poezi (nëse nuk janë aq keq sa për t'u hedhur fare)?

    Bëni një analizë të hollësishme duke cituar ato pjesë të shkrimeve që janë gabim ose që nuk shkojnë, dhe përveçse të nxirrni në pah atë pjesë "shtesë""çalon", ju lutem, dhe e theksoj, JU LUTEM bashkë me komentin tregoni edhe mynyrën sesi shkrimi duhet të jetë, ose shkrimi është më mirë/bëhet më mirë. Si psh kur thua, "Ky shkrijmi jot është i neveritshëm" përveç këtij mesazhi, ai të cilit i drejtohet nuk mëson gjë tjetër përveçse "shkrimi është i neveritshëm." Prandaj Ju Lutem për herë të tretë, më tregoni si duhet të jenë nëse janë bosh, nëse janë të neveritshme, apo nëse janë kot. Gjithashtu ju ftoj të më pyesni edhe rreth kuptimit të tyre, ose edhe pyetjeve personale.

    Pra ju kam dhënë lejen t'më suleni me kritikë të ashpër, dhe iu siguroj se unë nuk e humb arsyen, siç nuk flas si i humbur tani. Përkundrasi arsyeja pse ato poezi janë shumë shpirtërore ka të bëj me një tjetër gjë, dmth me një aftësi timen që kam zbuluar gjatë kësaj kohe të fundit, dhe që i kam shprehur me anë të atyre poezive. Jam shpirtshërues, çka do të thotë se kam aftësi të shëroj dikë me anë të shpirtit, dhe kjo është një aftësi që gjithkush mund ta ketë nëse zgjon një shqisë që kemi të gjithë por shumica e njerëzve e kanë në gjum ose të fjetur. Si njerëz ne kemi 6 shqisa, dhe jo 5, të cilat janë:

    1.Nuhatja (hunda)
    2.Shikimi, (sytë)
    3.Shijimi (gjuha)
    4.Prekja (duart dhe trupi)
    5.Dëgjimi (veshët)
    6.Shpirti (syri i tretë)

    Ato shkrime unë jam munduar t'i shkruaj me shqisën e gjashtë, dhe në krye të ndjenjës dhe mesazhit VETËM të. Përkundër poezive tradicionale që frymëzohen, përshkruajnë, dhe flasin rreth ndjenjave të 5 shqisave, të jetës ditore mbi tokë të parë si përjetim dhe të shprehur si të tillë, unë kam dëshiruar të shpreh veç me shqisën e 6-të dhe kam dal jasht prej të pestave në poezitë që kam shkruar tek tema "Ky çast." Prandaj ato poezi mund të duken se jan bosh, të harxhuara, apo të stërgjatura dhe me të drejtë dikush mund të thotë diçka të tillë NËSE nuk po i shikon nga këndvështrimi i duhur që duhen parë. Edhe mua psh do t'më dukej filmi i neveritshëm nëse e kthej televizorin kokmbrapsh dhe e shoh filmin ashtu. Prandaj nëse patët menduar se ato poezi do ishin "vetëm" rreth një ndjenjë tokësore, i keni parë gabim dhe ndaj ju duken bosh, të stërgjatura dhe të harxhuara.

    Pse shkruaj me shqisën e gjashtë? Sepse shpirti është ndjenja më e lartë e njeriut, dhe është trupi i padukshëm i njeriut. Pesë shqisat i përkasin trupit "fizik" të njeriut, ndërsa shqisa e gjashtë i përket trupit të padukshëm (shpirtit) të njeriut. Një trup pa shpirt vdes, ndërsa një trup me shpirt shërohet. Duke lexuar rreth shpirtit dhe duke zgjuar shpirtin tim unë harrita të shëroj vetveten nga disa probleme që kisha, dhe zbulova që kam aftësi dhe kam arritur të shëroj edhe të tjerë me anët të shpirtit. Ka nga ata të cilëve jam munduar t'u jap një ndihmë të tillë edhe në forum, dhe me një rezultat të mirë gjeri tani, pasi për shpirtin nuk ekzistojnë largësi tokësore, unë mund të prek dikë edhe në anën tjetër të botës. Kur arrin ta hapësh syrin e shpirtit, i shikon njerëzit për çfarë janë, dhe jo për çfarë thonë se janë. Dhe e shoh se në Shqipëri shumë njërëz i kanë vujtje shpirtërore, në fakt më mirë e thënë, problemet në Shqipëri shkaktohen nga një "vetëdije e fjetur kolektive" të shpirtit të njeriut. Arsyet janë të shumta, mirëpo zgjidhja është vetëm një: t'i jepet shtytje shpirtërore shqiptarëve, të bëhet e mundur më shumë dashuri MES shqiptarëve, më shumë besim MES shqiptarëve, më shumë paqe MES shqiptarëve, dhe më pak frikës MES shqiptarëve. Kjo i mungon Shqipërisë, këto janë muret që shqiptarët i vënë vetes dhe të cilat shkaktojnë korrupsionin, varfërinë, etj etj në vëndin e shqipeve. Dhe poezitë e mia flasin për to, për dashuri, për paqe, për besim, dhe unë prandaj poezitë e mia i sjell edhe në forum për të injektuar pak gjak të kuq këtij flamuri shqiptarë është është bërë këllirë nga inatet e shqiptarit kundra shqiptarit, që është shkepur nga përdhunimet shoqërore që ndodhin në Shqipëri, që me rrimbimet e prostitutave, me korrusionin në xhep't e pushtetarëve, apo me vrasjet e serbëve kundra shqiptarëve etj etj. Dashuria, dmth Shpirti është çka i mungon shqiptarëve që i është fjetur tek një shumicë e tyre, dhe prandaj unë mundohem, dhe shkruaj me shqisën e gjashtë që të fryej shpirt aty ku nuk ka shpirt.

    Ka edhe shumë gjëra që mësohen rreth jetës kur e zgjon Syrin e Tretë, ka SHUMË gjëra, prandaj edhe poezitë e mia duken të stërgjatura. Duken si të thuash "fiction" siç i thonë në anglisht, por ju siguroj, përveç metaforave, asgjë nuk është imagjinare tek to. Të gjitha flasin për diçka të hollësishme, por shprehur dhe përkthyer në një gjuhë metaforash, për t'u vënë në poezi dhe në rimë pasi mua më pëlqejnë shumë në formë të tillë ose në këngë. A keni Sy të Tretë për t'i lexuar? Nëse e keni në gjumë, atëhere pajtohem me ju, ato poezi janë BOSH, të NEVERITSHME dhe të STËRGJATURA sepse nuk janë shkruar duke ndjerë 5 shqisat që ndjeni tani.

    Thënësakaq, a ka njeri për kritikë? Mllefet dhe shpërfilljet janë akoma të mirëpritura, por për një debat konstrukiv, dhe për një debat që të frymëzoj debate të tjera të tilla rreth poezive dhe shkrimit të tyre. Pra bëheni një njeri që po ju kërkon, të shkuraj më mirë poezi.

    Përzemërsisht,
    Drini.


    p.s. për ta që kanë dollarë nëpër dorë, kjo është një paraqitje pamore e Syrit të Tretë, brënda trekëndëshit sipër piramidës. Ndodhet në çdo 1 dollar.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga drini_në_TR : 26-04-2004 më 02:24

  2. #2
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585
    MatrixBro (Mtrx) e pata lexuar postin tënd që më parë, por një çrregullim ndodhi në forum (shiko temën këtu) dhe shumë poste nuk ndodhen më në forum, siedhe kjo temë që e rihapa sërisht.

    Për lexuesit: Shkrimi i Mtrx bënte fjalë rreth "syrit të tretë" që ndodhet në trekëndëshin e vizatuar mbi shënjën e dollarit. Mtrx tha se ky simbol është simboli i një grupi ose sekti të quajtur Mansonët të cilët kan vepruar në sfond, ose shfehurasi në Amerikë për të marrë më shumë fuqi në qeverisje ose për të konsipurar diçka djallëzore me grupin e tyre kundra qeverisjes amerikane. Ai thotë se ky simbol është simboli i tyre dhe jo Syri i Tretë, gjithashtu më këshilloj të kem kujdes nga ky grup (Mtrx të më falësh nëse nuk të citova drejtë, ose nëse kam harruar diçka, por shkrova aqsa më kujtohej nga mesazhi jot).

    Mesa më patën thënë disa shokë, ky sy në trekëndësh është thjeshtë një simbol i Syrit të Tretë. "SiT" (shkurtim) vjen nga humultimet Hindu në Indi, dhe janë ta që e kan quajtur SiT. Ata i kanë emërtuar 7 qëndrat e shpirtit në trupin e njeriut me emrin Çakra (chakra), dhe njëra prej këtyre qëndrave e cila ndodhet në kokë mbi ballë mes dy syve është në fakt SiT. E quajnë sy sepse fiziollogjikisht ndodhet në atë pjesë të trupit, dhe sepse një njeri mund të dali nga trupi i vetë dhe të udhëtoj jashtë trupit duke parë sikur të shikonte me sytë e tij. Por ngaqë ai nuk po përdor dy sytë që ka në ballë, thuhet se është duke përdorur një sy të tretë, dmth SiT. Nuk është i gjithë shpirti që del jasht prej trupit por vetëm mbështjellja e parë e tij e cila quhet Astral Body. Etheric Body quajnë shpirtin që ngelet gjithnjë në trup, dhe që rri me të edhe kur del me Astral Body prej trupit fizik dhe je duke udhëtuar me shpirt, dmth duke bërë Astral Projection. Mëndja, ndjenjat tona, dhe kujtesat tona, e gjithë vetëdija jonë nuk ndodhet në tru, truri është vetëm një mjet i sofistikuar biollogjik, është si psh, kompjeteri në duart e tu i cili do ishte asgjë pa ty, në të njëjtën mënyrë është truri dhe Causal Body. Ndjenjat e njeriut ndodhen në Astral Body ashtusi edhe SiT, me të cilin një njeri mund të bëj Parashikime (Clayvoriance), ndërsa mendimet ndodhen në një mbështjellje më të sipërme të shpirtit çka e quajnë Causal Body. Unë vetë kam harritur ta la trupin tim vetëdijshëm dhe të udhëtoj si shpirt nëpër hapsirë. Kur lë trupin tënd, ndihesh shumë i lirë, mund të kalosh përmes mureve pa i ndjer, dhe me shpejtësi mendimi mund të shkosh në atë vënd të tokës (ose të një planeti tjetër në gjithësi) që dëshiron ti, gjithashtu edhe koha përjetohet tej ndryshe. Ndihesh në çastin Yjnor, në atë çast që e shkuara, e tashmja dhe e ardhmja janë NJË bashkë. Është një makinë skanuese që një japonez ka zbuluar dhe e ka quajtur me emrin e tij Motoyami Machine e cila harrin të skanoj disa frekuenca të shpirtit, dhe pikërisht pikat e akupunturës në trup, dhe me anë të së cilës kanë dhënë fakte shkencore të disa prej pjesëve të shpirtit (Etheric, Astral, dhe Casual Bodies) të çfarë them, pra jo vetëm përvoja personale të atyre që kanë ndërrmarrë gjëra të tilla.

    Gjithësesi, m'u desh të zgjatem pak në këtë pikë sa për të dhënë disa njohuri të shpirtit të njeriut, sepse e di që për disa që nuk kanë dëgjuar ndonjëherë rreth shqisës së gjashtë është diçka befasuese të lexojnë diçka të tillë. Shpirti i njeriut është një dritë në frekuenca të ndryshme, dhe gjithashtu sipas zbulimit të Einstein-it, gjithaçka është DRITË por në dy forma të ndryshme. Ligji i relativitetit, E=mc2 (fuqi e dytë) që Einstein harriti të zbuloj vërteton se lënda është dritë e ngurtësuar, ndërsa drita është lëndë në një frekuencë aq të lartë saqë nuk është në formë lënde por në formë të padukshme për sytë dhe 5 shqisat tona që kemi. Të dyja jan të kthyeshme nga njëra gjëndje në tjetrën sikur uji mund të kthehet nga akulli në avull, dhe anasjelltas. Shpiri i njeriut është dritë (jo sikur fotonet që kapin sytë tanë fizik) në frekuenca të ndryshme që e rrethojnë trupin e njeriut, dhe shpirti është në fakt pjesa më kryesore e jetës tonë. Doktor Gerber M.D. me anë të kërkimeve të tij rreth shpirit ka sjellur në pah se në ADN (DNA), kodi që i specifikon qelizat e trupit njerzor që të ndahen në grupet e tyre përkatëse duke u kthyer kështu nga qeliza të njëjta në qeliza specifike të cilat do të formojnë kështu organet e ndryshme të njeriut, NUK udhëzon këto qeliza sesi ta formojnë trupin e foshnjes në barkë të nënës sipas formës "gjeometrike" që ka trupi i njeriut, dmth ADN-ja udhëzon qelizat se cilat do të jenë, por jo formën e trupit. Ai ka harritur të vërtetoj se është Etheric Body çka formon gjeometrikisht formën e trupit të njeriut. Në të njëjtën mynyrë, gjatë jetës së njeriut, shumica e sëmundjeve që i shfaqen tij lindin sëpari në Etheric Body, dmth kan për orgjinë shpirtin e njeriut, dhe është deformimi i shpirtit çka krijon sëmundje si kanceri, tumori, etj etj në një njeri. Por ngaqë shpirti nuk është i "dukeshëm" për ta në shumicën e njerëzve, ata nuk e kuptojnë ose ndjejnë se difekti është në shpirt gjerisa sëmundja fillon të shfaqet "fizikisht" në trupin e tyre. Shpirti i njeriut ka gjithashtu fuqi që të shëroj trupin e tij, gjeri në pika akoma më të avancuara si psh të ndreqi një organ ose edhe kockat e trupit të tij.

    U zgjata shumë në këtë pikë, megjithatë unë thjeshtë desha të sillja pak më shumë njohuri për atë që është kurjoz të di rreth shpirtit njerzor, por edhe sepse pa shpjeguar pak natyrën e shpirit që kemi secili prej nesh unë nuk mund të shpjegoj poezitë e mia. Shpirtshëruesit veprojnë në këtë pjesë të trupit, pra në shpirt, në origjinën e çdo sëmundjeje të njeriut. Ka lloj lloj mynyrash për të prekur shpirtërisht, psh disa nga shkokët e mi shpirtshërues veprojnë me bimë mjekësore, me kristale, me fyell duke bërë tinguj ose direkte me duart e vet (healers hands). Dhe të dal tek poezitë, unë kam provuar të bëj disa të tilla tek tema "Ky çast", si psh me titujt "Ka një derë pas zemrës," "Kur të gjitha lulet të çelen," "Vajzave në kërkim," etj dmth poezi shpirtshëruese. Sa ia kam harritur, kam dëshirë të di edhe vetë, por qëllimi në disa nga poezitë e mia është të shpirtshëroj ta që kërkojnë ndihmë shpirtërore. Unë kam vendosur me kohë tashmë ta dedikoj jetën time duke shpirtshëruar ata që kërkojnë ndihmë, por në mynyra të ndryshme. Poezia është një prej tyre.

    Mtrx, të falemnderit për këshillën rreth Mansonëve. Unë personalisht nuk i përkas asnjë grupi fetar, megjithëse shkoj në kishë ngaherë, sepse nuk besoj në fetë por në çka është e vërtetë. Pranoj vetëm çfarë intuita dhe zemra më thotë se është e vërtetë prej secilave prej tyre, dhe nuk bëj pjesë në to, por i përkas vetëm fesë së njerëzimit çka quhet JETA. Mtrx gjeta këtë faqe rreth Mansonëve.

    Huh, më duket se u zgjata shumë, si thua ti?
    Gjithësesi, nëse ka pyetje edhe rreth shpirtit, nëse mund të përgjigjem do jem mëse i gëzuar ta bëj diç të tillë
    Drini.

  3. #3
    me nder qofsh
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    ne fluturim e siper
    Postime
    810
    me vjen keq se lodhesh shume!
    Memory is a kind
    of accomplishment
    a sort of renewal
    even
    an initiation

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •