Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 8
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Debati mbi qendren e Tiranes

    nga g Tema
    -------

    Spekullimi urbanistik pėr qendrėn e Tiranės

    Ilir Sopoti

    Studimi urbanistik pėr qendrėn e Tiranės: Masakėr urbane, shkelje e plotė e ligjit dhe rregullave, tė drejtės sė pronės, transparencės dhe shkatėrrim e shėmtim i plotė i Tiranės.

    Me datė 15 prill 2004 nė Galerinė e Arteve nė Tiranė u zhvillua ceremonia e paraqitjes sė tė ashtuquajturit studim urbanistik pėr qendrėn e Tiranės "Pėr njė Tiranė europiane". Me kėtė rast ishte i pranishėm z. Fatos Nano, Kryeministėr i Shqipėrisė dhe Kryetar i KRRTR Shqipėrisė, z. Edvin Rama, Kryetar i Bashkisė Tiranė, tė nderuarit ambasadorė tė SHBA-sė, Gjermanisė, Francės dhe Hollandės etj.. Pata mundėsinė tė asistoj nė kėtė ceremoni. Nga z. Fatos Nano u pėrdorėn superlativa pėr kėtė studim, sikur ky studim kishte plotėsuar detyrėn e vėnė nga KRRTRSH nė vitin 2002 pėr qendrat e qyteteve etj.. Po kėshtu nga z. Edvin Rama u tha se ky studim lejonte zhvillimin e pronės, kishte plotėsuar kėrkesėn dhe nevojat e Kuvendit popullor, kishte zgjidhur kėtė e atė,... dhe si ēdo studim do tė kishte ata qė janė pro dhe ata qė janė kundėr...

    Qė kėtu dua t'i kujtoj z. Edvin Rama dhe shumė punonjėsve e funksionarėve tė tjerė tė administratės publike mė poshtė ose mė lart se ai se kur ekziston njė ligj ose rregullore si ato pėr urbanistikėn ose njė dokument tekniko-ligjor, nuk ka votim pro ose kundėr. Aty ku gjėrat janė tė pėrcaktuara me ligj e rregullore, nuk mund tė diskutohen mė. Je i detyruar tė zbatosh ligjin ose rregulloren ose dokumentin tekniko-ligjor. Gjėja mė skandaloze dhe shkelja mė flagrante qė binte nė sy aty ishte mosparaqitja sė pari e Planit Rregullues tė Tiranės dhe ndoshta edhe e studimeve tė tjera tė bėra mė parė pėr qendrėn e Tiranės.

    Nė fund z. Edvin Rama tha se tani do tė shkojmė ta miratojmė nė KRRT tė Bashkisė dhe pastaj do tė miratohet nė KRRTRSH.

    Dhe z. Edvin Rama kėrkoi qė tė diskutonin specialistėt, sepse do tė shkonin nė KRRT tė Bashkisė. Unė arrita tė dėgjoj vetėm dy tre fjalime hipokrite dhe aspak profesionale.

    Ky nxitim i tij dhe ai shou i disa muajve mė parė ku iu dha e drejta "Architecture Studio" pėr tė zhvilluar mė tej kėtė studim tė qendrės sė Tiranės, mė kujtuan njė lojė kumari qė bėhet me kapakė kutie shkrepėsesh, poshtė tė cilave vihen parą nga pjesėmarrėsit nė lojė dhe ai qė drejton lojėn, pasi vė paratė poshtė kapakėve tė shkrepėseve, thėrret duke i ngritur "I patė, po?". Dhe mbasi bėn marifetet e tij ku zakonisht ēdo pjesėmarrės nė lojė del i humbur veē atij, ai thėrret "fitoi kjo kėtu!", dmth., se ti nuk fitove.

    Pra zoti Edvin Rama paraqiti njė studim tė bėrė gati pėr t'u miratuar dhe pa u lėnė kohė specialistėve dhe qytetarėve tė Tiranės pėr tė dhėnė mendimin dhe vėrejtjet e tyre, e miraton atė. Kjo ėshtė taktika e vėnies sė specialistėve dhe qytetarėve tė Tiranės pėrpara faktit tė kryer. Nuk dihet se sa ėshtė e vėrtetė, por thuhet se pėr njė gjysėm ore z. Edvin Rama e ka miratuar nė KRRT tė Bashkisė siē ka dashur vetė dhe si nė disa raste tė tjera: pa votim (mund tė shikohen nėse janė firmosur proēesverbalet apo jo) dhe pa diskutim tė specialistėve, tė oponentėve tė kėtij studimi me pėrjashtim tė ndonjė hipokriti e tė tė pamoralshmi. Kėtė mbetet ta hetojnė organet pėrkatėse kur t'u mbushet mendja ashtu si pėr kėtė tė gjithė proces me emrin e tij mashtrues "Pėr njė Tiranė Europiane". Dhėntė Zoti qė deri atėherė Tirana tė mos jetė shkatėrruar e shėmtuar nė bazė tė kėtij palo studimi.

    Atėherė juve tė nderuar zoterinj dhe qytetarė tė Tiranės e specialistė tė pamoralshėm e pjesėrisht tė paaftė tė urbanistikės dhe arkitekturės mė duhet t'ju kujtoj tė gjitha shkeljet e ligjit "Pėr urbanistikėn", Rregullores sė Urbanistikės, transparencės dhe profesionalizmit qė nga fillimi i kėtij proēesi tė turpshėm tė studimit pėr qendrėn e Tiranės.

    Kėtė studim pėr qendrėn e Tiranės z. Edvin Rama u detyrua qė ta bėnte dhe bile ta bėnte me konkurs, mbasi vendimi i KRRTR-Shqipėrisė i vitit 2002, bazuar nė nenin 9 tė ligjit "Pėr urbanistikėn" i ndaloi lojėrat e tij, pėr gjoja studime pjesore tek gropa e Hajdin Sejdisė prapa Pallatit tė Kulturės, sheshi tek busti i ish-diktatorit Enver Hoxha dhe lulishtja pranė Hotel 'Drinit', tė cilat ishin nė kundėrshtim me vendimet e KRRTRSH-sė Nr. 24 tė vitit 1998 dhe Nr. 5 tė vitit 1999 "Pėr qendrėn e Tiranės" dhe vendimit Nr. 180 datė 13. 4. 2000 tė Kėshillit tė Ministrave "Pėr shpalljen ansambėl monument kulture tė aksit kryesor dhe qendrės historike tė qytetit tė Tiranės".

    Mirėpo edhe ky konkurs qė nė fillimet e tij ishte njė farsė dhe i kundraligjshėm. Ky konkurs nė kundėrshtim me nenin 9 dhe 20 tė ligjit "Pėr urbanistikėn" dhe vendimin e KRRTRSH-sė tė vitit 2002, u hap dhe u zhvillua pa miratuar mė parė asnjė lloj detyre projektimi dhe vije kufizuese tė qendrės nė KRRT tė Bashkisė dhe KRRTRSH. Thuhet se kjo detyrė projektimi ėshtė miratuar nė Janar 2004 nė KRRTRSH-nė e zhvilluar nė Pallatin e Brigadave pėr paraqitjen e maketit tė "Architecture Studio", por nuk dihet se sa e vėrtetė ėshtė kjo gjė. Pra nėse ėshtė e vėrtetė kjo gjė del se kjo detyrė projektimi ėshtė miratuar shumė kohė mė vonė, pasi mbaroi konkursi u shpall studio fituese dhe u krye puna pėr vazhdimin e studimit. Pra sė prapthi. Pse??! Por pėrsėri mbetet ajo qė kjo detyrė projektimi nuk ėshtė miratuar nė KRRT tė Bashkisė mė parė. Dhe i gjithė proēesi dhe studimi ėshtė njė NUL nga ana juridike.

    Duke mos u dhėnė qė nė fillim tė konkursit, pjesėmarrėsve nė tė, njė hartė tė Monumenteve tė Kulturės tė Tiranės (ekziston njė listė me rreth 200 Monumente tė Kulturės e miratuar nga Instituti i Monumenteve tė Kulturės), sipas nenit 73 dhe neneve tė tjera tė ligjit "Pėr urbanistikėn", Vendimit tė Kėshillit tė Ministrave Nr. 180 tė vitit 2000, - shumė Monumente tė Tiranės, nė kėtė studim, nuk janė respektuar fare ose nuk janė marrė parasysh se duhet tė ruhen, duhet tė ruhet distanca nga ato dhe jo tė shemben.

    Qė nė fillimet e tij ky konkurs ishte i pandershėm, diskriminues dhe jo transparent qė nė vendosjen e kritereve pėr pjesėmarrėsit nė tė ku skualifikoheshin studiot dhe arkitektėt shqiptarė (pika 5, 6, 8 e kritereve) nė mėnyrė tė turpshme dhe u bė njė konkurs dosjesh, tė cilat ne dimė t'i rregullojmė mirė pėr 31 studio projektimi dhe jo njė konkurs idesh siē bėn bota, siē e kėrkon ligji dhe logjika dhe siē ka shumė nevojė Tirana dhe Shqipėria. Juria qė bėri kėtė seleksionim ishte e pamiratuar nga KRRT e Bashkisė ose Kėshilli Bashkiak ose ndonjė organ tjetėr por nga vetė Edvin Rama dhe nuk u shpall asnjėherė. Se sa tė aftė, profesionistė, dhe tė pavaruar nga Edvin Rama kanė qenė kėta qė seleksionuan kėto tri studio fituese tė fazės sė parė, nuk dihet. Edhe pėr fazėn e dytė juria ishte zgjedhur nga vetė Edvin Rama nė bashkėpunim me Fatos Nanon, por mė pas u detyrua tė bėjė ndryshime duke futur si anėtarė tė saj shtatė personalitete tė arkitekturės botėrore qė pėrsėri i zgjodhi dhe i gjeti vetė. Por shqiptarė dhe qytetarė tė tjerė tė nderuar tė Tiranės nuk pati nė kėtė juri dhe anėtarėt e huaj tė kėsaj jurie nuk patėn kohė as tė njiheshin me Tiranėn dhe as me ligjet e projektet e bėra deri atėherė pėr tė. Si mundėn ata ta japin gjykimin e tyre duke shpallur fitues tė konkursit studion "Architecture studio" apo pėr tė mos u prishur qejfin tė zotėrve tė shtėpisė qė i ftuan? Apo mos vallė ata ishin sozi? Kjo mbetet tė hetohet.

    Ky studim zuri njė sipėrfaqe prej 250 ha dhe pa qenė i pamiratuar me parė ky kufi i zonės sė shtrirjes. Nuk kuptohet se me ēfarė force ligjore dhe ēfarė logjike z. Fatos Nano duke qenė kryetar i KRRTRSH dhe kryeministėr i Shqipėrisė nuk e ndaloi zhvillimin e mėtejshėm tė kėtij konkursi, por pranoi qė tė bėhej edhe kryetar i jurisė. Po kėshtu firma "Architecture studio" nuk duhet tė ishte shpallur fitues as pėr nė treshe meqenėse ekzistonte dhe ekziston konflikti i interesave duke pasė bėrė kjo firmė projektin e njė kulle tė lartė qė Edvin Rama kėrkon tė ndėrtohet nė vend tė kinema "Republika" pranė qendrės se Tiranės. Vetė koha e shkurtėr qė u la nė dispozicion pėr hartimin e variantit tė studimit konkurrues pėr njė sipėrfaqe prej 250 ha tė bėn tė mendosh se ky projekt fitues i "Architecture Studio" ka qenė hartuar mė parė. Po kėshtu lėnia mėnjanė e publikut, specialistėve arkitektė, urbanistė etj., Institutit tė Studimeve dhe Projektimeve Urbanistike, Institutit tė Monumenteve tė Kulturės etj., nga ky proces, tregoi pėr mostransparencėn, amatorizmin dhe qėllimet e mbrapshta tė tij qė nė fillim. Nė bazė tė nenit 36 tė ligjit "Pėr Urbanistikėn" variantet e firmave fituese tė konkursit pėrfshirė edhe ky i fundit i "Architecture Studio" duhet tė shpalleshin pėr 30 ditė nė publik, mė pas tė bėheshin vėrejtjet dhe pasi tė bėheshin ndryshime nė projekt tė dilte pėrpara KRRT tė Bashkisė e KRRTRSH pėr t'u diskutuar dhe miratuar. Por kjo gjė nuk u bė atėherė dhe nuk po bėhet as tani kur nuk ka mė asnjė vlerė transparenca. Vetė z.Fatos Nano nė KRRTRSh-nė datės 18 prill 2004 ka shpallur nė kundėrshtim me afatin ligjor prej 30 ditėsh se pas njė jave ky studim do tė dalė pėr miratim nė KRRTRSH.

    Menjėherė pas shpalljes nė publik Edvin Rama qė gjithēka e firmos dhe e vulos vetė (thuhet se nė kohėn e Albert Brojkės ka pasur mė shumė demokraci nė KRRT tė Bashkisė) e miratoi sa pėr sy e faqe kėtė studim dhe tani po pret ta miratojė kėtė studim KRRTRSH-ja. Unė nuk besoj qė z. Fatos Nano tė mos ta miratojė kėtė studim qoftė pėr arsye tė biznesit tė ndyrė tė ndėrtimit qoftė pėr arsye "politike", pėr ta reklamuar kėtė paēavure si fitore tė Partisė Socialiste dhe tė Bashkisė tė drejtuar nga socialistėt, ashtu siē miratoi atė paēavuren tjetėr tė quajtur Plan Strategjik pėr Tiranėn e Madhe.

    Deri tani me sa kuptohet ky studim nuk ka kaluar as nė kėshillin teknik tė ISPUrbanistike pėr oponencėn qė do tė paraqitet nė KRRTRSH bashkė me studimin siē e kėrkon ligji "Pėr urbanistikėn". Mirėpo fakti qė menjėherė pas kėsaj paraqitjeje tė projektit nė Galerinė e Arteve, siē nuk ka ndodhur asnjėherė mė parė, shtatė ose tetė punonjės nga ky Institut me nė krye drejtorin z. Odise Zoto kanė shkuar pėr vizitė nė Francė. Kjo lė pėr tė dyshuar qė kėrkohet tė blihet oponenca ose heshtja e ISPUrbanistike pėr kėtė studim. Vetė drejtori i ISPU ėshtė emėruar nga ish-ministri Besnik Dervishi si i favorizuar i tij dhe nė kundėrshtim me ligjin. Emri i tij gjendet si arkitekt nė tabelėn e objektit qė po ndėrtohet nė vendin ku u shemb kinema "17 nėntori". Pra mbetet qė ky ka qenė njė nga autorėt e atij studimi skandaloz dhe tė kundraligjshėm tė miratuar me njė vendim tė kundraligjshėm tė Edvin Ramės ose/edhe tė KRRT tė Bashkisė Tiranė. Vetė Instituti i Studimeve dhe Projektimeve Urbanistike qė ka vlerė dhe rėndėsi nė fushėn e urbanistikės nė Shqipėri, sot vazhdon tė drejtohet nė mėnyrė tė kundraligjshme. Sepse kėshtu iu intereson.

    Nė kėtė proēes nuk janė pėrfshirė as pronarėt e trojeve, pronat e tė cilėve kėrkon t'i "zhvillojė" Edvin Rama, ndoshta me ndonjė pėrjashtim ku favorizohen disa pronarė pėr tė zhvilluar pronėn e tyre nė dėm tė pronės sė tė tjerėve dhe nė kundėrshtim me ligjin dhe rregullat e shoqėrisė. Po kėshtu nė kėtė proces nuk janė pėrfshirė as njėsitė bashkiake. Pra gjithēka ėshtė antidemokratike dhe aspak transparente.

    Studimi pjesor pėr qendrėn e Tiranės i "Architecture studio" i paraqitur si fitues nga dyshja Nano- Rama nė vitin 2003 ishte i kundraligjshėm, sepse nuk bazohej fare dhe nuk e respektonte Planin Rregullues tė Tiranės tė vitit 1989 (miratuar me vendim tė Kėshillit tė Ministrave) qė ėshtė nė fuqi, siē e pėrcakton neni 1, 4, 5 etj., tė ligjit "Pėr urbanistikėn" dhe pikat 4, 43 etj., tė Rregullores sė Urbanistikės.

    Kėshtu njė shembull skandaloz ishte rruga qė ishte bėrė tė ēante mespėrmes sheshit me gjelbėrim pėrpara Bar-restorant "Piazza", devijimi i rrugės sė Planit Rregullues qė tė nxjerr nė sheshin "Avni Rustemi', mbyllja dhe devijimi nė dy rrugė i Bulevardit "Zogu i Parė" etj.. Po kėshtu ai studim ligjėronte vendimet e kundraligjshme tė KRRT tė Bashkisė pėr shtesa tė Ministrisė se Bujqėsisė, Ministrisė sė Mbrojtjes, ndėrtim tė Katedrales sė Kishės Ortodokse etj., qė nuk kishin filluar tė ndėrtoheshin dhe qė janė akoma mė tė kundraligjshėm si vendime, sepse nuk janė miratuar nė KRRTRSH. Megjithatė kėto ndėrtime pa pasur vendimin e KRTRSH-sė kanė filluar tė ndėrtohen e po pėrfundojnė nė qendėr tė Tiranės me njė copė letėr tė Edvin Ramės qė nuk ka pasur dhe nuk ka fuqinė ligjore pėr t'i dhėnė ato leje. KRRTRSH hesht, Policia e Ndėrtimit hesht, politikanėt heshtin, qytetarėt dhe specialistėt heshtin.

    Karakteristikė e studimit tė parė tė studios franceze ishte forma e mbyllur perimetrale e ndėrtimeve.

    Shqyrtojmė variantin e studimit tė qendrės se Tiranės tė paraqitur ne Galerinė e Arteve nė Tiranė edhe me maket...

    Qė nė fillim tė bie ne sy mbytja e Kullės sė Sahatit tė Tiranės, njė nga dy simbolet, pikat historike, referuese dhe orientuese nė shekuj tė Tiranės, nga njė ndėrtim, mur me dy anė 90 gradė, mė i lartė se ajo dhe nė tė dy anėt e saj. Ėshtė njėsoj sikur tė mbysėsh, tė mos ta lėsh tė duket mė kullėn Eifel tė Parisit me ndėrtime tė larta nė distancė ose afėr, gjė qė parizienėt s'e kanė lejuar dhe nuk do ta lejojnė kurrė. Sahatit tė Tiranės nuk i ngelet gjė tjetėr vetėm se tė projektojė hijen e tij nė kėtė perde kinemaje gjigante ndonjėherė. Mė parė nga arkitektėt dhe tė gjithė qytetarėt, intelektualė ose jo, tė Tiranės, ka qenė kritikuar ashpėr ndėrtimi i 'Torre Drinit' me miratim tė Koēo Kaskaviqit qė, sado qė ishte larg nga kjo kullė dhe xhamia, prishte imazhin e Tiranės nė hyrjen nga rruga e Durrėsit dhe nga sheshi Skėnderbej. Tani del njė "Koēo" tjetėr mė i fortė se ai i pari. Kjo ėshtė njė ēmenduri, kafshėri dhe amatorizėm i vėrtetė. Si ėshtė e mundur tė guxojnė disa ēapaēulė ta bėjnė njė shaka tė tillė kaq tė keqe! Po distancat e rregullores sė urbanistikės, po ligji "Pėr trashėgiminė kulturore", po ligji "Pėr urbanistikėn" pse duhet tė shkelen?

    Po kėshtu vėrehet mbyllja e rrugės historike "28 Nėntori" duke e kthyer nė njė gjysėm rruge, rrugė qorre pėr tė lejuar ndėrtimin e njė gjashtė katėshi qė shkel mbi kėtė rrugė.

    Po kėshtu vėrehet se si ėshtė mbytur monumenti i kulturės, varri i themeluesit tė qytetit tė Tiranės midis dy kullave shumė tė larta dhe disa ndėrtesave tė ulėta qė e rrethojnė. Kjo ėshtė plotėsisht shkelje e ligjit "Pėr urbanistikėn", "Pėr trashėgiminė kulturore", ēmenduri dhe kafshėri e amatorizėm i vėrtetė.

    Letėr e hapur drejtuar:

    Z. Alfred Moisiu

    President i Republikės sė Shqipėrisė

    Z. Romano Prodi

    President i Komisionit Europian

    Z. James Jeffrey

    Ambasador i Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės nė Republikėn e Shqipėrisė

    Z. Ambasador i Republikės Federale Gjermane nė Republikėn e Shqipėrisė

    Z. Ambasador i Republikės Franceze nė Republikėn e Shqipėrisė

    Z. Ambasador i Mbretėrisė sė Hollandės nė Republikėn e Shqipėrisė

    Nga Master of Engineering, inxhnier hidroteknik, Ilir Sopoti (ish-punonjės i Institutit tė Studimeve dhe Projektimeve Urbanistike deri me 1 korrik 2003)


    ------------

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Moderator..pse ma fshive hajdutce pjesen e dyte te artikullit te ktij arkitektit?

    skuth i keq..

    -------

    vazhdimi...

    Tė gjitha rastet e falsifikimit dhe shkatėrrimit tė qendrės nga "Projekti Francez"

    Maketi i projektit francez, falso

    Ka dhjetėra raste flagrante tė fshehjes sė ndėrtesave aktuale, tė cilat "janė fshirė" nė maketin e paraqitur. Milionat e postuara drejt Parisit, kanė spostuar idetė fillestare tė projektit dhe kanė krijuar njė maket qė shėrben vetėm pėr tė noterizuar ndėrtimet qė kanė lidhje me Edi Ramėn. Shkelje e plotė e ligjeve, e tė drejtės sė pronės, mungesė transparence dhe shkatėrrim real i Tiranės.

    Ilir Sopoti

    (Vijon nga numri i djeshėm)

    Ėshtė krijuar njė mur me ndėrtime 6 kat i lartė, ndėrmjet dy kullave tė larta qė parashikohet tė ndėrtohen dhe Hotel "Drinit" e ndėrtesės sė Kacelėve, pa asnjė lloj logjike, finese, profesionalizmi e fantazie. Me kėtė rast nė mungesė tė shkallės, mund tė themi se janė shkelur edhe distancat e pėrcaktuara nga rregullorja e Urbanistikės ndėrmjet Hotel Drinit dhe kėtij muri ndėrtimi. Aty, si dhe nė shumė vende tė tjera tė kėtij studimi, ėshtė paraqitur pėr mashtrim, gjelbėrim me shumicė, kur dihet fare mirė se rruga aty sot ėshtė e ngushtė dhe me vėshtirėsi kalimi si pasojė i ndėrtimit tė kullės TORRE DRINI, pa marrė parasysh parkimin e pėrkohshėm pėr nė kėtė objekt dhe jo mė tė ketė vend pėr gjelbėrim. Nė shumė vende tė tjera ku nė studim paraqiten pulla tė gjelbėrta, kėto janė tė pamundura, sepse njė pjesė tė madhe tė tyre do ta zėnė rrugėt e hyrjes dhe kthesat pėr nė pallatet e banimit e ndėrtesa tė tjera dhe parkimet e pėrkohshėm pranė tyre. Nėse dikush do tė ndalojė pėr gjysėm ore ose njė orė pėr tė blerė diēka ose pėr tė marrė diēka nė shtėpinė e tij, nuk ka ndėrmend ta ēojė makinėn e vet nė parkimin nėn tokė.

    Po kėshtu mund tė shikojmė diēka tjetėr skandaloze dhe amatore siē ėshtė ndėrtimi i lartė i parashikuar brenda oborrit tė brendshėm tė Muzeut Historik Kombėtar. Po kėshtu edhe ndėrtimi shtesė i parashikuar si bisht i Muzeut. Ėshtė krim tė shkatėrrosh mrekullinė e oborrit tė brendshėm tė Muzeut Historik Kombėtar pėrveē qė ėshtė njė ambjent qė i nevojitet kėtij institucioni. Po kėshtu kjo ėshtė edhe nė kundėrshtim me distancat e rregullores sė Urbanistikės. Kjo ėshtė nė vazhdėn e ndėrtimeve kafshėrore dhe amatore nė Tiranė me shtesa institucionesh dhe qė njė ditė ndoshta Prokuroia do ta provojė dhe do tė ndėshkojė personat pėrgjegjės qė kėtė gjė e kanė bėrė pėr hir tė biznesit tė ndyrė me tendera pėr ndėrtim, projektim dhe mobilim tė kėtyre shtesave. Kjo ėshtė e ashtuquajtur zgjidhje e nevojave tė institucioneve kulturore pėr objekte, sipėrfaqe. Ėshtė shkatėrrim i urbanistikės dhe arkitekturės, anės funksionale, tė objekteve shtetėrore dhe tė Tiranės. Siē duket si gjithmonė duke qenė institucione shtetėrore nuk do ta kundėrshtojnė njė shkelje tė tillė ose ka njė marrėveshje mė parė me drejtuesit e kėtyre institucioneve pėr ta bėrė njė mbrapshti tė tillė.

    Njė krim tjetėr makabėr dhe amatorizėm e kafshėri ėshtė ndėrtimi brenda oborrit tė Bankės Kombėtare, tė cilit qėllimisht i ėshtė lėnė pa pėrcaktuar lartėsia. Atė mrekulli qė kanė ndėrtuar arkitekti dhe urbanisti italian, dalin disa kafshė shqiptare dhe amatorė qė e shkatėrrojnė, dhunojnė dhe pėrdhosin. Edhe kjo ėshtė jashtė ēdo kriteri tė projektimit profesional dhe normal.

    Ndėrtimi nė parcelėn me gjelbėrim ekzistues prapa bustit tė diktatorit, nė sheshin ku ka qenė busti i diktatorit dhe nė vetė sheshin Skėnderbej e pėrpara Pallatit tė Kulturės, janė ēmenduri e amatorizma tė vėrteta. Si mund tė zėsh ti fasadėn e Muzeut Historik Kombėtar apo tė zvogėlosh sheshin me ca paēavure tė tilla njė pjesė e tė cilave do tė jenė edhe objekte private?! Si mund tė bėsh shtesa para dhe prapa Pallatit tė Kulturės sikur tė ishin shtesa pallatesh pa leje, qė kanė plasur kudo nėpėr Tiranė dhe disa prej tė cilave kanė filluar tė prishen!?...

    Kėtė nuk mund ta pranojė asnjė lloj logjike e shėndoshė. Po kėshtu ndėrtimi i dy bishtave 3 katesh tė gjatė nė oborrin e brendshėm tė Pallatit tė Kulturės ėshtė njė amatorizėm dhe ēmenduri e vėrtetė. Kjo shkel gjithashtu distancat e Rregullores sė Urbanistikės dhe prish mrekullinė e krijuar nga arkitekti nė oborrin e brendshėm tė Pallatit tė Kulturės dhe dotėthotė tė heqėsh ndriēimin sallave dhe dhomave tė kėtij objekti kulturor, gjoja nė emėr tė zgjidhjes sė nevojave tė institucioneve shtetėrore. Janė devijuar dhe mbyllur shumė rrugė qė tė nxjerrin nė, ose qė dalin nga, sheshi 'Skėnderbej' si psh., rruga qė tė nxjerr nga qoshja e Pallatit tė Kulturės nė kryqėzimin e Rrugės sė Barrikadave me rrugėn e Dibrės. Ndoshta mund tė mendohet se sheshi brenda Unazės sė Qendrės do tė jetė pėr kėmbėsorėt, por sidoqoftė kėto rrugė do tė shėrbejnė pėr atė sasi tė kufizuar tė makinave qė do tė vijnė nė kėto objekte publike dhe pėr mė tepėr z. Edvin Rama me kėtė palo studim e ka shtuar numrin e objekteve brenda Unazės sė Qendrės.

    Nė tė gjithė zonėn brenda unazės sė qendrės duket sikur njė kalama ka bėrė njė tallje me sheshin dhe qytetarėt e Tiranės duke hequr vija paralele dhe 90 gradė me njėra tjetrėn dhe aty ku i ka dashur qejfi ka parashikuar ndėrtime, ku i ka dashur qejfi rrugė dhe ku i ka dashur qejfi gjelbėrim, pa pasur asnjė farė logjike, rregulli, fantazie dhe pa dashur t'ia dijė pėr objektet ekzistues dhe rėndėsinė e tyre.

    Po kėshtu ėshtė njė amatorizėm dhe ēmenduri e vėrtetė heqja e gjelbėrimeve dhe shkallėve nė sheshin Skėnderbej dhe kthimi i tij nė zallishte siē ka kthyer Edvin Rama shumė lulishte nė Tiranė. Ai shkallėzim, - gropa, - nesėr ndoshta mund tė shėrbente pėr njė stacion metroje ose njė diēka tė ngjashme me sheshin 'Rockfeler' nė New York.

    Shtesa e Ministrisė sė Ndėrtimit e pėrcaktuar nė kėtė studim, nuk ekzistonte nė variantin tjetėr tė paraqitur nga 'Architecture Studio' mė parė. Pra mbasi miratoi shtesėn e kundraligjshme tė Ministrisė sė Bujqėsisė dhe i dha lejen e ndėrtimit qė nuk ia lejonte ligji ta jepte, sepse duhej tė kalonte nė KRRTRSH, Edvin Rama vendosi ta pėrsėriste tė njėjtėn shėmtirė e kafshėri, edhe nė anėn tjetėr tė rrugės thjesht "pėr simetri". Edhe kėtu lind dyshimi pėr aferat me tendera qė u pėrmend mė parė. Kėtu ka njė mashtrim tė bėrė me anė tė maketit, pasi nė maket tė dyja shtesat janė paraqitur si njėkatėshe, ndėrsa nė realitet shtesa e ministrisė sė Bujqėsisė ėshtė ndėrtuar tre kat dhe edhe nė fletėn e projektit ėshtė shėnuar tre kat.

    Tė gjitha kėto ndėrtime dhe ndryshime qė ka parashikuar Edvin Rama me ketė studim bien ndesh dhe shkelin vendimin Nr. 24 tė vitit 1998 tė KRRTRSH pėr sheshin qendror, i cili nė pikėn 15 thotė: "Tė ruhen gjelbėrimet ekzistuese si dhe tė shtohen ato nė pjesėn qendrore (nė lindje tė Bankės) si dhe tė shtohen sipėrfaqet ujore nė pjesėn qendrore tė sheshit sipas projekteve tė veēanta. Edvin Rama jo vetėm ka parashikuar ndėrtime nė vend tė gjelbėrimit, por e ka zhdukur fare sipėrfaqen ujore, shatėrvanin pėrpara Pallatit tė Kulturės. Po kėshtu gjithēka ėshtė nė kundėrshtim me pikėn 12 ku thuhet: 'tė ruhen dhe tė rikonstruktohen objektet ekzistuese historike dhe me vlera si: Xhamia e Ethem beut, Sahati, Kompleksi i ministrive, Banesa e Toptanasve, Rruga "28 Nėntori"...' - pra jo shtesa tė ministrive, jo mbyllje e rrugės etj.. Tė njėjtėn gjė shpreh edhe vendimi nr. 5 date 19.02.1999 qė nuk lejon asnjė objekt ndėrtimor nė zonėn ndėrmjet Bankės dhe Muzeut Historik Kombėtar. Po kėshtu e gjithė kjo zonė ėshtė e pėrfshirė si Ansambėl Monument Kulture nė bazė tė vendimit tė Kėshillit tė Ministrave tė vitit 2000.

    Pjesė e shakasė sė atij kalamanit ose ndonjė kursanti tė arkitekturės ėshtė edhe njė kullė e vogėl 5 katėshe nė vendin ku ėshtė stacioni i autobuzave tė Kinostudios nė lulishten pėrpara Bankės. Njė shėmtirė dhe ēmenduri e vėrtetė.

    Tė gjitha kėto ndėrtime kafshėrore dhe amatore (tė cilat do tė jenė edhe mė tė shėmtuara nga ana arkitekturore, nėse projektimi i tyre do t'u besohet nga Edvin Rama disa fillestarėve arkitektė ose/edhe tė pamoralshėm e tė paaftė siē ka bėrė nė disa raste) nė sheshin qendror tė Tiranės, tė kujtojnė filozofinė dhe teorinė e Edvin Ramės, qė e ka vėnė nė praktikė qė nga ardhja si kryetar bashkie: - zėvendėsimin e shtesave ose ndėrtimeve tė pėrhershme pa leje ose me leje tė kundraligjshme, me ndėrtime tė pėrhershme me leje tė kundraligjshme!...

    Po kėshtu njė shėmtirė dhe kafshėri e vėrtetė do tė jetė edhe katedralja e Kishės Ortodokse sė bashku me ndėrtesėn katėr katėshe qė kanė kėrkuar ata, dhe ēarja e rrugės kryesore pėr t'i shėrbyer kėtij objekti. Ky ndėrtim ėshtė miratuar nga Edvin Rama nė kundėrshtim me Ligjin, Rregulloren e urbanistikės, dhe dy Vendimet e KRRTRSH-sė qė aty parashikonin zonė administrative. Pėr mė tepėr, punimet nuk mund tė fillonin aty me lejen e Edvin Ramės dhe nuk mund tė jepte leje, pasi duhej mė parė tė miratohej kjo leje nė KRRTRSH. Nė maket dhe nė studim me sa duket pėr tė mashtruar, nuk ėshtė paraqitur kumbonarja e Katedrales fare.

    Po kėshtu nuk ka asnjė logjikė spostimi i Teatrit Kombėtar prej aty dhe dėrgimi nė ndėrtesėn e Parlamentit. Aty ėshtė vendi historik i Teatrit Kombėtar dhe sė fundi aty janė bėrė edhe investime pėr kėtė qellim. Nuk mund tė lihet pa u pėrmendur mrekullia e oborrit tė brendshėm tė Teatrit Kombėtar. Kjo ėshtė edhe nė kundėrshtim me vendimet e KRRTRSH-sė tė pėrmendura mė lart. Por me sa duket Edvin Rama nuk heq dorė nga qėllimi i tij pėr ta rrafshuar ndėrtesėn e Teatrit Kombėtar dhe pėr tė ndėrtuar aty diēka tjetėr, ndoshta me vonė edhe kullė tė lartė.

    Vazhdojmė tė shikojmė se ēfarė ka parashikuar Edvin Rama rreth e qark qendrės. Mund tė shikohet se ka parashikuar ndėrtimin e kullave tetė dhe gjashtė katėshe duke e mbyllur fare rrugėn "Xhorxhi Martini" qė tė nxjerr nė sheshin "Skėnderbej" dhe qė ėshtė njė rrugė e shkurtėr shumė e rrahur nga kalimtarėt. Nė vend qė ta zgjerojė kėtė rrugė qė tė paktėn tė jetė me njė korsi pėr makina ai e mbyll fare. Kėtu ka rrafshuar dy-tri ndėrtesa private pėr t'i bėrė shesh parkimi, duke u hequr tė drejtėn pėr ndėrtim ndėrmjet Pallatit voluminoz 10 katėsh dhe tė shėmtuar qė ka lėnė rrugėn pa trotuar dhe shėmtirės tetė katėshe qė duket nga sheshi "Avni Rustemi". Vetė mėnyra e vendosjes sė kėtyre ndėrtesave nė Hapėsirėn ndėrmjet pallateve gjashtė katėshe, pėrsėrit mėnyrėn e ndėrtimit tė dhjetė katėshit tė shėmtuar (bėrė njėmbėdhjetė kate) dhe kafshėror qė duket aq keq nga ēdo anė e sheshit qendror dhe e miratuar nga ai nė kundėrshtim me ēdo gjė e ēdo institucion. Ky ėshtė njė truk i vjetėr i arkitektėve tė paaftė dhe mashtrues shqiptarė, i pėrdorur nė shumė raste pėr tė shkelur rregullat dhe kėrkesat e Rregullores sė urbanistikės dhe pėr tė ndėrtuar edhe atje ku nuk mund dhe nuk duhet tė ndėrtohet.

    Ky amatorizėm i pėrdorur kėtu dhe nė mjaft vende tė tjera, mė krijon plotėsisht bindjen se ky studim i qendrės nuk ėshtė njė projekt i hartuar nga "Architecture Studio" por nga njė grup arkitektėsh fillestarė, tė paaftė dhe tė pamoralshėm shqiptarė. Dhe ky ėshtė njė ndryshim nga studimi i parė i hartuar nga studioja "franceze". Pėrsėri kėtu nuk kemi azhornim tė saktė tė gjendjes sė ndėrtimeve me leje. Kėshtu nuk ėshtė paraqitur 4 katėshi me leje tė kundraligjshme pėr dy kate i restorant "Rozafa". Nuk besoj se Edvin Rama ka ndėrmend ta shembė kėtė shėmtirė dhe kafshėri siē nuk ka marrė vendim pėr prishjen e kioskave pėrpara Pallatit tė Kulturės, ngjitur me Kullėn e Sahatit, ndėrtimeve tek gropa e Hajdin Sejdisė, ndėrtimin dy kat pa leje ngjitur me Pallatin e Kacelėve nė rrugėn "28 Nėntori". Ndėrtimet pa leje ose me leje tė kundraligjshme brenda, ngjitur apo mbi muret e Kalasė sė Tiranės nė rrugėn 'Murat Toptani' (Monument Kulture, qė mund tė bėhet i vizitueshėm nga turistėt), shtesat e pallateve pa leje mbas Muzeut Historik Kombėtar qė duken aq keq nga sheshi, shtesat dhe ēarjet e mureve tė Pallateve tė Shallvareve dhe pallateve tė tjera nė Tiranė qė duhen kthyer sa mė parė nė gjendjen e mėparshme. Rruga "Myrteza Kėlliēi" ėshtė lėnė rrugė qorre, pa u lidhur me rrugėt e 'Bllokut' dhe pa dalje diku me njė korsi dhe diku me dy korsi qė tė mund tė ndėrtohen diku pallate tetė kate diku gjashtė kate, vendosur aq shėmtuar pėr t'iu shmangur distancave tė Rregullores sė urbanistikės, por jo treguesve tė tjerė ose dhe jo pėr tė funksionuar kjo zonė normalisht. Mjaft sipėrfaqe qė do tė shėrbenin si rrugė blloku, parkime pėr pallatet ekzitues e tė tjerėt janė paraqitur si sipėrfaqe tė gjelbėrta sa pėr sy e faqe.

    Gjithashtu ka vendosur tė mos heqė dorė nga ndėrtimet tek kinema "Republika".

    Gradualisht Edvin Rama po i shkul fare rrėnjėt e historisė dhe tė kulturės sė Tiranės. Njė qytet pa histori, pa monumente kulture, pa institucione kulturore, pa tradita ėshtė si njė qytet pa formė, pa moral, njė qytet nė hava. Ėshtė krim dhe tradhti kombėtare ndaj Tiranės qė e zgjodhi, dhe ndaj Shqipėrisė. A ėshtė Edvin Rama shqiptar? A mund tė quhet shqiptar?!

    Po kėshtu tre kullat e larta prapa Bankės, ish-Komitetit tė Partisė dhe Ministrisė sė Mbrojtjes nė anėn tjetėr tė rrugės "Dėshmoret e 4 Shkurtit" janė artifica, gjej vend bosh e fut, dhe nuk dihet se si mund tė ndėrtohet mbi ndėrtesat ekzistuese siē ėshtė gjashtė katėshi i projektuar nga arkitekti i mirėnjohur Petraq Kolevica, i shėmtuar ca kohė mė parė me katrorė me ngjyra. Kėshtu ėshtė ngushtuar rruga nė vend qė tė zgjerohej dhe hapėsira, hequr gjelbėrimi, shkelur vija e ndėrtimit dhe harmonia e ndėrtimit e kėsaj pjese tė unazės sė qendrės. Kjo ėshtė njė zgjidhje amatore, njė artificė, njė ēmenduri dhe kafshėri e vėrtetė edhe nė kundėrshtim me ligjin dhe rregulloren e urbanistikės. Nė tė gjithė Europėn kullat e larta ndėrtohen buzė rrugėve tė gjera shumė, kanė njė trotuar, njė gjelbėrim tė madh pėrpara ose ndėrtohen nė mes ose buzė njė sheshi tė madh. Pėr tė ndėrtuar mjafton tė marrin shembullin e qyteteve tė Europes si Frankfurti, Bolonja, Milano, Roterdami etj.. Nuk ka nevojė tė bėjmė eksperimente dhe shpikje nė kurriz tė Tiranės.

    Rruga "Myrteza Kelliēi" nė pjesėn qė ėshtė rrugė e planit rregullues e tė nxjerr nė sheshin "Avni Rustemi duke kaluar pranė ish-shkollės pedagogjike ėshtė korrigjuar sipas planit rregullues, mirėpo ėshtė lenė nė projektin e francezėve me dy korsi nga katėr korsi pėr makina qė parashikon plani rregullues dhe projekti i hartuar dhe i pėrdorur pėr dhėnie lejesh ndėrtimi, dhe me dy trotuare tė gjera. Pse, me ē'qėllim? Si mund tė funksionojė pėr tė pėrballuar ngarkesėn tranzite tė kėsaj rruge dhe tė kėsaj zone? Po parkime, kur dihet pėr mė tepėr qė pallati dhjetė katėsh parkimet i ka kthyer nė dyqane? Gjithashtu buzė kėsaj rruge ėshtė parashikuar prishja e ndėrtimeve 2-3-4 katėshe qė hyjnė nė zonėn Ansambėl Monument Kulture tė miratuar nga Kėshilli i Ministrave, KRRT, Instituti i Monumenteve tė Kulturės etj., dhe nė brezin qė e rrethon kėtė zonė dhe qė u lyen para njė viti pėr ketė qėllim, duke ndėrtuar ndėrtesa 6 dhe 8 katėshe bile edhe deri brenda oborrit tė ish-shkollės pedagogjike (sot ekonomike) dhe shumė afėr saj dhe Muzeut tė Arsimit tė Tiranės. Tjetėr shkelje skandaloze e ligjeve nė kohėn kur po luftohet pėr ēlirimin e oborreve tė shkollave nga ndėrtimet me ose pa leje. Po ana funksionale e kėtij oborri qė i shėrben shkollės?

    (Vijon nė numrin e ardhshėm)

    Nga Master of Engineering, inxhnier hidroteknik, Ilir Sopoti (ish-punonjės i Institutit tė Studimeve dhe Projektimeve Urbanistike deri me 1 korrik 2003)





    ----------

    Paqja e rreme e opozitės me Edi Ramėn

    Nga Mero Baze

    Nė njė miting kulmor tė lėvizjes "Nano Ik" tė muajit shkurt, nė Pallatin e Brigadave nė Tiranė, Kryeministri, i ēoroditur nga dhjetėra mijėra njerėz qė kishin mbushur bulevardin, firmosi me njė dorė tek celulari dhe tjetrėn tek stilolapsi, tė ashtuquajturin "Projekt Francez" pėr qendrėn e Tiranės. Prej asaj dite bota e biznesit tė ndėrtimeve nė Tiranė, po pėrjeton njė tronditje tė madhe jo vetėm financiare, por mbi tė gjitha profesionale. Prej atij momenti "Projekti Francez" nuk ėshtė mė njė projekt pėr tė ardhmen e Tiranės, por njė projekt shantazhesh pėr botėn e sotme tė biznesit tė ndėrtimit, pėr konkurrencėn e lirė nė Tiranė dhe, mbi tė gjitha, njė mekanizėm gjigant korrupsioni qė po thith me shpejtėsi gjithė botėn e nėndheshme tė krimit dhe parave tė pista nė kryeqytet. Prej asaj dite, nuk ka mė njė projekt francez, por njė maket qė lėviz me qetėsi sa herė qė dikush troket nė dyert e sekserėve pėr tė kthyer lulishtet nė sheshe ndėrtimi dhe sheshet e ndėrtimit nė lulishte ose hapėsira publike. Prej asaj dite, ai projekt nuk i pėrket mė tė ardhmes sė Tiranės sipas njė vizioni perėndimor, siē pėrpiqet ta paraqesė mafia e ndėrtimeve nė Tiranė, por thjesht njė maket me "shkumė deti" qė ėshtė ndėrtuar mbi njė tavolinė dhe jo duke pasur parasysh Tiranėn e sotme. Sė paku redaksia jonė ka kontaktuar disa ekspertė tė arkitekturės nė Tiranė qė tė tregojnė mashtrimet e mėdha tė projektit. Tė tregojnė se si, pėr shembull, pallatet 12 katėshe tė Xhillarit (dhe Xhillari me Magjistarin janė bashkė tek Milleniumi) tek tregu ēam, nuk figurojnė nė maketin e ri tė paraqitur sikur s'janė, ndėrsa janė devijuar dhjetėra akse rrugore apo janė shmangur parime urbanistike pėr tė mbrojtur dhe legjitimuar bizneset qė kanė lidhje me kryebashkiakun. Ėshtė zvogėluar pasuria mė e madhe e Tiranės "Sheshi Skėnderbej", pėr t'u shitur tani dhe jo pėr hir tė sė "nesėrmes" sė Tiranės qė pretendohet dhe, nga ana tjetėr, lulishte historike si lulishtja mes Parlamentit, PD dhe Institutit tė Monumenteve, njė herė ėshtė paraqitur lulishte nga francezėt, herėn tjetėr po nga francezėt ėshtė paraqitur si 22-katėsh. Firma franceze e cila nuk ka ardhur nė Shqipėri pėr herė tė parė pėr konkurs, por pėr tė projektuar njė gjigant tė Rudina Magjistarit dhe Xhillarit te 'Millenium 1', po noterizon gjithė bizneset gjigante tė Edi Ramės nė fushėn e ndėrtimit, nėn njė paqe politike pėr t'u pasur zili, nga mungesa e njė vizioni tė qartė tė opozitės pėr tė bėrė, krahas luftės politike, debat mbi kėtė megakorrupsion. Dhe si pėr t'i vėnė vulėn kėsaj, njerėz tė Edi Ramės dhe afėr tij, vazhdojnė tė punojnė tė qetė, pasi te Fatos Nano thonė se kanė gėnjyer opozitėn dhe te ndonjė idiot i opozitės thonė se janė duke bashkėpunuar me opozitėn pėr tė rrėzuar Fatos Nanon! Nė tė vėrtetė ajo qė po bėn Edi Rama, ka pasoja tė pallogaritshme pėr tė ardhmen e kryeqytetit, nga ato ēfarė po bėn Fatos Nano. Fatos Nano ėshtė njė kryeministėr qė mund tė largohet sot ose nesėr dhe tė na lėrė tregues tė kėqinj ekonomikė, banda me pushtet, monopole a ku di ēfarė tjetėr. Ajo qė po bėn Edi Rama ėshtė njė korrupsion historik. Ai nuk riparohet mė. Kullat e tij shumicėn e tė cilave i ka firma e Kinema "Millenium" nuk janė kioskat e Sali Kelmendit qė mund t'i prishė edhe Mitat Havari. Ato janė dhuna reale qė po ushtrohet jo vetėm mbi urbanistikėn e Tiranės, por mbi tė gjitha mbi tregun dhe historinė e zhvillimit tė Tiranės. Ai po ndal orėn e Tiranės, pėr t'u pasuruar dhe pėr tė krijuar njė klasė tė re pronarėsh nė Tiranė, pėrmes zyrės sė tij tė lejeve tė ndėrtimit, tė cilat nuk firmosin asgjė qė nuk kalon prej tyre, ose qė nuk paguhet tek ata. Ai ėshtė sot kėshtjella e korrupsionit zyrtar dhe historik tė Shqipėrisė, edhe pėr faktin se po pėrpiqet tė shfrytėzojė tymin e luftės politike pėr tė fshehur malin e parave tė pista qė po vė nė lėvizje pėr tė prodhuar "Njė Tiranė tė Re", e cila nuk ka as vlerėn e sė vjetrės, as hijeshinė e sė resė. Projekti francez nuk ėshtė as "francez", as shqiptar, as vizionar, as profesional. E ē'mund tė dalė nga ngrysjet dhe gdhirjet sė bashku tė Magjistarit me arkitekten franceze, ngrysjet dhe gdhirjet sė bashku tė Ramės me disa biznesmenė qė nuk kanė kohė tė lajnė duart nga plastelina e butė e maketit tė "Projektit francez" dhe, mbi tė gjitha, nga tymnaja e pėrhapur prej Ramės se opozita ėshtė nė paqe me tė?! Kjo qė po ndodh ėshtė thjesht shantazh mbi Tiranėn, mbi biznesin, mbi traditėn dhe mbi politikėn e hutuar shqiptare, e cila kurrė ndonjė herė nuk i ka bėrė nder padrejtėsisė dhe korrupsionit, si nė rastin e kėtij projekti, i cili nuk po shpėrfytyron vetėm Tiranėn.




    --------

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    tema vazhdon...


    --------

    Studimi urbanistik pėr qendrėn e Tiranės: Masakėr urbane, shkelje e plotė e ligjit dhe rregullave, tė drejtės sė pronės, transparencės dhe shkatėrrim e shėmtim i plotė i Tiranės (3)

    Kryeprokurori tė sekuestrojė "Projektin francez"

    Ing. Ilir Sopoti

    Vijon nga numri i mėparshėm

    Po kėshtu kėtu prapa kėtyre ndėrtesave dy-tre katėshe dhe ngjitur me dyqanet e dy kullave 12-katėshe tė bėra 13-katėshe, gjendet njė ndėrtesė e lartė sa pėr dy kate si kapanon industrial qė sot pėrdoret si bingo. Ndėrtesa tė tilla nuk gjenden mė dhe kaq afėr qendrės sė Tiranės. Ajo mund tė pėrdoret si njė kinema, disko apo sallė pėr koncerte. Pse duhet tė shembet me njė tė rėnė tė lapsit?

    Eshtė parashikuar ndėrtimi i njė kulle tė lartė shumė pas pallatit gjashtė katėsh nė anė tė Muzeut Historik Kombėtar. Nuk kuptohet se si mund tė ndėrtohet kjo ndėrtesė ngjitur nga pas kėtij gjashtė katėshi dhe si mund tė ndėrtohet aty. Sipas ligjit "Pėr Urbanistikėn" nuk lejohet tė ndėrtohet brenda bllokut tė banimit. Nė kėtė hapėsirė ndėrmjet pallateve 6 katėsh janė ndėrtuar mjaft ndėrtesa pa leje, shtesa pa leje, ose edhe njė pallat qė thuhet se e ka marrė lejen pėr 2 kate dhe ėshtė ndėrtuar 8 kate. Po kėshtu aty janė dhėnė disa leje tė kundraligjshme. Nė vend qė nė kėtė zonė tė fillojė spastrimi dhe rregullimi i ndėrtimeve siē duhet dhe siē e lejon ligji, Edvin Rama fut edhe njė kullė shumė tė lartė nė mes tė kėsaj katrahure urbanistike dhe arkitekturore duke shembur edhe njė ndėrtim njė katėsh me leje tė viteve tė diktaturės e duke e kthyer nė gjelbėrim. Kjo ėshtė njė ēmenduri, amatorizėm, dhe shkelje e plotė e ligjit dhe e Rregullores sė Urbanistikės, jo vetėm pėr distancat, koeficientin e shfrytėzimit, densitetin e ndėrtimit etj.. Rrjeti rrugor dhe parkimi aty nuk mund t'u shėrbejė ndėrtesave ekzistuese dhe jo mė tė shtohet edhe njė kullė e lartė. Po kėshtu edhe kėtu tė krijohet bindja se qėllimisht nuk ėshtė paraqitur njė azhornim i saktė i ndėrtimeve tė zonės, veēanėrisht tė atyre me leje qė dihet se zor se mund tė prishen.

    Po tė shikohet me kujdes nė mjaft zona ka ndryshime ndėrmjet projektit tė francezėve fitues nė 2003 mbi tė cilin do tė bėhej maketi dhe kėtij maketi dhe fletėsh projekti tė paraqitur me 15 prill 2004 nė Galerinė e Arteve. Populli thotė: "oreksi vjen duke ngrėnė!". Diktatori i Tiranės, Neroni i Tiranės, qė e ka provuar kėtė epitet me vepra sidomos me dhėnien e lejeve tė ndėrtimit, zhvillimet e mbledhjeve tė KRRT-sė etj., ka vendosur tė shtojė edhe ca ndėrtime tė tjera meqė nuk hasi asnjė rezistencė si pasojė e aleancės shkatėrrimtare pėr Tiranėn me Fatos Nanon dhe mosoponencės nga masa akoma e pandėrgjegjėsuar e qytetarėve dhe masa e pamoralshme dhe pjesėrisht e paaftė e arkitektėve dhe urbanistėve qė ka Tirana dhe Shqipėria. Nė kėtė vorbull kohėt e fundit ėshtė futur edhe z.Maks Velo qė pėrkrah kėtė paēavure qė quhet studim pėr qendrėn e Tiranės; ose z. Maks Velo ka qenė dhe ėshtė njė piktor dhe shkrimtar i zoti, por njė urbanist dhe arkitekt i paaftė dhe nuk shikon shėmtirėn e masakrėn urbane, ose ka gėlltitur kohėt e fundit ndonjė lugė ēorbė tė qelbur.

    Kėshtu nė studimin e parė nuk kanė qenė parashikuar ndėrtime nė lulishten pėrpara ndėrtesės sė Infosoftit e PD-sė, ndėrsa nė kėtė tė dytin janė parashikuar. Ndėrtime kėtu kanė qenė parashikuar nė studimin e paraqitur nga gjermanėt qė ishin nė treshe, prandaj lind dyshimi kėtu se pėrse ata u zgjodhėn nga seleksionimi i dosjeve nė treshe. Gjithashtu si nė atė variant tė parė si nė kėtė tė dytin tė paraqitur nė Galerinė e Arteve ėshtė mbyllur dhe devijuar rruga qė vjen nga Rruga e Barrikadave, dhe qė ėshtė pjesė e unazės sė qendrės, nė njė dalje tė vetme. Heqja e kėsaj rruge ėshtė bėrė nė mėnyrė qė tė mund tė ndėrtohen dy ndėrtesa disa katėshe, njėra nė formė topi bejsbolli nė atė trekėndėsh ndėrmjet dy rrugėve qė duhej tė mbetej gjelbėrim. Po kėshtu nė studimin e parė Edvin Rama nuk kishte guxuar tė parashikonte ndėrtime brenda oborrit tė Pallatit tė Kulturės, tė Muzeut Historik, tė Bankės Kombėtare, kullėn nė lulishten para Bankės Kombėtare apo ndėrtime tė tjera nė shesh.

    U paraqit si zgjidhje, arritje e madhe, me datė 15 prill vendi i parashikuar tek gropa e Hajdin Sejdisė pėr xhaminė. Pa ditur fare se si ėshtė problemi i pronėsisė pėr tokėn, mund tė them se ajo ėshtė njė sipėrfaqe shumė e vogėl pėr xhaminė dhe nuk mund t'i plotėsojė nevojat e saj dhe tre -katėr herė mė e vogėl se sipėrfaqja e dhėnė pėr katedralen e kishės ortodokse.

    Ky studim duhet tė ishte i shoqėruar me njė rregullore pėr zbatimin e tij. Problem mbetet pėr t'u zgjidhur se kush do ta mbajė barrėn e gjelbėrimeve dhe tė parkimeve qė parashikohen nė kėtė studim nė trojet private dhe aq mė tepėr me ndėrtesa. Dihet se nuk ka njė ligj pėr menaxhimin e truallit pėr zhvillimin urbanistik. A mund t'i hiqet dikujt e drejta pėr tė ndėrtuar dhe dikujt t'i jepet e drejta pėr tė ndėrtuar deri 100% dhe me densitet si t'i dojė qejfi?! Mund tė shikohen vendime tė KRRT-sė tė Bashkisė ku dikujt i jepet leja tė ndėrtojė me koeficientin e parkimeve 40% e dikujt vetėm po ta ketė 70, 80 apo 100%. Rregullorja e Urbanistikės e ka tė pėrcaktuar numrin e parkimeve pėr ēdo apartament e dyqan dhe askush nuk ka tė drejtė tė jepė leje, nėse nuk plotėsohen ato.

    A do tė realizohet ajo qė secili pronar trualli e ndėrtese nė njė parcelė apo shesh ndėrtimi tė kufizuar nga tė katėr anėt me rrugė kryesore ose jo tė marrė metra katror ndėrtimi nė raport me sipėrfaqen e truallit qė fut, pra edhe nė kėtė raport tė kontribuojė pėr gjelbėrimin, parkimin, etj.?

    Vėrehet se ka ndryshime edhe ndėrmjet vetė maketit dhe fletėve tė projektit tė paraqitura me 15 prill nė Galerinė e Arteve. Vėrehet se fletet e projektit janė paraqitur pa shkallė, pa legjendė tė qartė e tė lidhur me fletėn. Nė bazė tė Rregullores sė Urbanistikės ky studim duhet tė pėrmbante planimetrinė nė shkallėn 1:2000 deri 1:500, projekt-idenė e infrastrukturės (ujėsjellės, kanalizim etj.), planimetrinė me fazat e ndėrtimit (cilat do tė jenė prioritetet e kėtij studimi, psh., nė fazėn e parė duhet tė hapet rruga pjesė e unazės sė qendrės qė kalon pas Pallatit 15-katėsh e del tek Rruga e Barrikadave etj.. Nėse nuk ėshtė zgjidhur kjo duke pasur parasysh faturėn financiare ku pėrfshihen edhe shpronėsimet, ky projekt nuk mund tė vazhdojė tė zbatohet, pasi do ta keqesojė edhe mė keq trafikun e qendrės sė Tiranės), pamjet arkitektonike dhe panoramike tė ndėrtimeve gjatė rrugėve kryesore, pasqyrėn e treguesve tekniko -ekonomikė etj.. Tė gjitha kėto ky studim nuk i ka dhe nuk duhet tė miratohej nga KRRT e Bashkisė dhe nuk duhet tė miratohet nga KRRTRSH.

    Ashtu si nė variantin tjetėr edhe nė kėtė variant ėshtė ndėrprerė aksi i bulevardit "Zogu i Parė", nė kundėrshtim me Planin Rregullues tė Tiranės duke e sjellė rrugėn me dy degė rrotull Stacionit tė trenit qė nuk ka qenė parashikuar tė ndėrtohet aty, por majtas, anash, sipas planit rregullues, dhe Bulevardi vazhdonte drejt Paskuqanit. Pėrsėri ka mundėsi qė tė mos jetė zgjidhur problemi i sheshit tė autobuzave pėrpara Stacionit tė trenave me atė hapėsirė qė ėshtė lėnė. Me kėtė studim janė mashtruar dhe vazhdojnė tė mashtrohen njerėzit me gjelbėrimin aty kur nė fakt ky gjelbėrim ka qenė parashikuar qė nė planin rregullues, dy breza nė tė dy anėt e rrugės. Po kėtu mė poshtė se stacioni i trenit nė tė dy anėt e tij janė parashikuar kulla tė larta (sipas atij palostudimi tė ashtuquajtur amerikan - Plani Strategjik i Tiranės sė Madhe, qė pėr turp e faqe tė zezė e miratoi sė fundi KRRTRSH-ja nė kundėrshtim me ēdo ligj e dokument tekniko-ligjor) qė janė vendosur shumė pranė e nė mėnyrė amatore me ndėrtesa tė tjera tė larta e rrugė tė ngushta e pa parkime e gjelbėrime. Kėtu mbetet shumė pėr t'u diskutuar.

    I njėjti amatorizėm ėshtė treguar edhe nė anėn tjetėr nė dy krahėt e Rektoratit duke vendosur ndėrtesa tė vogla e drejtkėndėshe paralele me njėra -tjetrėn gjoja pėr tė zgjidhur nevojat e Universitetit. Aty sa mė parė duhet tė ishin prishur ndėrtimet pa leje ose me leje tė kundraligjshme dhe t'i ishte kthyer si pjesė e Parkut Kombėtar, tė cilit i pėrket.

    Po kėshtu zgjidhje amatore, ēmenduri e shėmtira janė ndėrtimet nė oborrin e brendshėm tė mrekullueshėm tė ish-Komitetit Qendror, gjoja pėr tė zgjidhur nevojat dhe kėrkesat e Kuvendit, apo ndėrtimet nė tė dy anėt dhe nė mes tė hapėsirės ndėrmjet Kryeministrisė dhe Institutit tė Statistikave. Mos vallė edhe kėto janė afera tė turpshme tė biznesit tė ndyrė me tendera pėr ndėrtim, projektim, mobilim? Me njė vendim tė Kėshillit tė Ministrave tė vitit 2003 ky territor i ėshtė marrė Institutit tė Statistikave nga Kryeministria me sa duket me kėtė qėllim. Si mund tė guxojnė ca ēapaēulė dhe tė paaftė tė shėmtojnė arkitekturėn dhe urbanistikėn e ndėrtesave qeveritare?

    Amatorizmi i kėtij studimi duket kudo: atje ku ka ndėrtesa tė larta 6, 8 kate, i janė bashkuar nė formė tė shėmtuar ndėrtesa 2-3 kate. Megjithėse ky studim nuk ka paraqitur treguesit pėr gjelbėrim si metėr katror pėr banor, sipėrfaqet e gjelbėrta etj., mund tė thuhet se ky studim ka sjellė jo vetėm zvogėlimin e sipėrfaqeve tė gjelbėrimit ekzistuese, tė atyre tė parashikuara nė planin rregullues, por edhe me ato qė parashikon rregullorja e urbanistikės.

    Nė KRRT tė Bashkisė Nr. 2 tė vitit 2004 ėshtė marrė njė vendim i turpshėm dhe i kundraligjshėm, siē thuhet nė bashkėpunim me Institutin e S.P. Urbanistike (edhe ai vendim i Kėshillit teknik ose Drejtorit tė ISPU duhet tė ketė qenė i kundraligjshėm, pėr ndryshimin e disa zonave tė pėrcaktuara si zona gjelbėrimi ose sportive nė zona banimi. Kjo ėshtė plotėsisht nė kundėrshtim me ligjin pasi neni 62 ligjit "Pėr Urbanistikėn" nuk lejon ndryshimin e destinacionit tė zonave tė tilla. Nuk jam nė dijeni nėse ky vendim i turpshėm ėshtė marrė edhe nga KRRTRSH e datės 18 prill 2004 apo jo.

    Veprat e shėmtuara dhe tė kundraligjshme tė Edvin Ramės mund t'i shohėsh kudo nėpėr Tiranė dhe mjafton tė pėrmendim disa mė tė fundit si shtesa e Ministrisė sė Bujqėsisė dhe ajo e Ministrisė sė Mbrojtjes, katedralja e Kishės Orthodokse, objekti i ndėrtuar nė vend tė lokalit "Tajvan" nė parkun 'Rinia' qė nuk mjaftoi qė u miratua pa studim pjesor dhe pa konkurs, por i zoti i kėsaj ndėrtese e ka ndryshuar plotėsisht edhe projektin e miratuar nga Edvin Rama duke realizuar njė shėmtirė dhe vepėr amatore qė nuk ka mbaruar akoma aty ku duhet tė ishte njė kryevepėr e arkitekturės moderne europiane, meqė u vendos tė shembej lokali i kohės sė Enver Hoxhės, ndėrtesa 10 katėshe bėrė 11-kat prapa ish-kinema Partizanit qė ka shėmtuar pamjen nga qendra dhe ka zėnė peisazhin e bukur tė malit nė sfond duke lėnė pa zgjidhje pėrfundimisht qarkullimin rrugor nė kėtė zonė, ndėrtesa 7 katėshe pranė ish-Trikotazhit nė afėrsi tė rrugės sė Elbasanit, ndėrtesa 7-8 katėshe nė zonėn e ambasadave, nė fund tė njė rrugice tė ngushtė, ndėrtesa 10 katėshe shumė pranė pallatit ekzistues pesė katėsh nė rrugėn "Prokop Myzeqari" pranė rrugės sė Fortuzit, ndėrtimet 10 katėshe nė rrugėn "Islam Alla" qė nė fund, nė dalje nė rrugėn "Myslym Shyri", mbetet mė e ngushtė dhe pa zgjidhje si njė grykė shisheje dhe heqja e mundėsisė pėr tė ndėrtuar e pronarėve tė shtėpive tė tjera tė ulėta, etj..

    Eshtė e pakuptueshme dhe e papranueshme moskundėrshtimi i kėtij tė ashtuquajturi studim pėr qendrėn e Tiranės nga Shoqata e Arkitektėve (specialistėt) me nė krye z. Agron Jano por pėrkrahja e tij. Bile z. Agron Jano e ngre nė qiell kėtė studim si model transparence dhe nė njė artikull nė gazetė ėshtė i gėzuar qė ky studim nuk ka zėnė pamjen e Malit tė Dajtit. Pamja e Malit tė Dajtit ėshtė zėnė mė parė nga Pallati i Kulturės i projektuar nė kohėn e diktaturės, mė vonė ėshtė zėnė nga 17 katėshi skandaloz pranė Prokurorisė sė Pėrgjithshme i ndėrtuar me leje tė kundraligjshme tė Albert Brojkės, 12 katėshi skandaloz po me leje tė Albert Brojkės dhe sė fundi 10 katėshi bėrė 11 katėsh prapa kinema Partizanit me leje tė Edvin Ramės. Ndėrsa kullat shumė tė larta tė parashikuara nė studimin e ashtuquajtur francez nuk e pengojnė z. Agron Jano tė shohė 'Dajtin' sepse janė bėrė prej xhami! Mirėpo z. Agron Jano ka tė drejtė, sepse nuk mund tė dalė kundėr qeverisė ose Bashkisė, pasi ėshtė edhe president i firmės "Expo-Prima" qė organizon edhe ekspozita, panaire dhe ndoshta ndonjėherė mund tė ketė marrė ose do tė marrė sponsorizime pėr kėto panaire. Ndėrsa pėr ata arkitektė dhe studio projektimi qė nuk janė tė lidhur me z. Edvin Rama arsyen e moskundėrshtimit profesional tė kėtij projekti e mora vesh atė ditė kur thonin: "U bė deti kos, po marrim edhe ne njė lugė!"

    Ky studim trajton nė mėnyrė skandaloze, tė kundraligjshme edhe mashtruese edhe zonėn ku ėshtė shtėpia ku jam bashkėpronar. Shtėpia ka qenė vendi ku u themelua organizata "Bashkimi" qė organizoi Revolucionin e Qershorit, shtėpi ku kanė pasė ardhur Avni Rustemi, Bajram Curri, Fan Noli etj., dhe pėrveē kėsaj ėshtė 100-150 vjeēare dhe duhet ruajtur pėr ato vlera tė saj arkitektonike dhe ndėrtimore qė ka. Ndėrsa gjyshi im ka luftuar pėr gjuhėn shqipe dhe njihet si njė patriot. Nė vitin 1973 (nė vitin 1942 ishte marre leje ndėrtimi pėr ta shembur e ndėrtuar njė ndėrtesė 3 katėshe, por qė nuk u bė kurrė) kjo ndėrtesė u shpall 'Monument Kulture'. Nė vitin 1976 nėn drejtimin e ark. Aleksandėr Meksi iu bė njė riparim i pėrciptė strukturor pjesės sė pėrparme tė shtėpisė. Nė vitin 1980 u bė njė riparim i plotė strukturor pjesės sė prapme tė shtėpisė. Tani pjesa e pėrparme e shtėpisė ėshtė nė njė gjendje shumė tė mjerueshme mbasi nuk ėshtė riparuar mė. Para disa ditėsh ėshtė shembur njė pjesė e ēatisė dhe pjesa tjetėr ėshtė nė rrezik. Prej gati njė vit kam lajmėruar ish-ministren Arta Dade dhe Institutin e Monumenteve tė Kulturės qė ose tė pohojnė se shtėpia ėshtė 'Monument kulture' dhe tė marrin masa pėr riparimin e saj, prishjen e shtesave dhe ndoshta tė gjithė shtėpisė sė komshiut Agim Bakalli qė ka ndėrtuar me njė leje tė kundraligjshme nė vitin 2000 -2001 mu nė kufi tė pronės sonė duke lėnė edhe rrugėn "Xhorxhi Martini" tė ngushtė, pa trotuar dhe duke dalė konsul mbi tė ose tė mė japin tė drejtėn ta shemb nėse nuk konsiderohet mė monument kulture. Asnjė pėrgjigje. Prej kohėsh komshinjtė dhe bashkėpronarėt e shtėpisė, nė kėtė kohė kur njerėzit nuk kanė mė dhe nuk duan t'ia dinė pėr moral, vlera, tradita, ndėrsa shteti antikombėtar bėn sehir se si rrafshohen dhe rrėnohen pėrditė monumentet e kulturės, kėrkojnė qė tė shembet banesa jonė pėr tė ndėrtuar pallat. Nė Janar - Shkurt 2002 duke e ditur se kjo zonė do tė kėrkonte zhvillim dhe kishte probleme me trafikun e pėr t'u dalė pėrpara zhvillimeve tė tjera skandaloze nė kėtė zonė i paraqita nė bashkėpunim me njė arkitekt si hap tė parė pėr njė studim pjesor, njė studim tė rrjetit rrugor tė zonės nė dy variante Bashkisė Tiranė. Asnjė pėrgjigje. Megjithė ankesat e mia ndaj lejes pėr shesh ndėrtimi tė objektit 10 kat, 6 kat etj., prapa kinema "Partizani" qė ishte njė shkelje e plotė e ligjit dhe rregullores sė urbanistikės, lėnie pa rrjetin e qarkullimit e zonės etj., dhe mbėshtetjen pėr kėtė problem nga Prefekti i Tiranės qė i kėrkonte Edvin Ramės dhe kėshillit bashkiak rishqyrtim tė lejes sė dhėnė, Edvin Rama miratoi lejen e ndėrtimit tė asaj shėmtire 10 katėshe bėrė 11 kate me njė arkitekturė dhe urbanistikė amatore qė shėmton gjithė pamjen e qendrės dhe zonėn (shiko artikullin: A do tė rrafshohet edhe kinema "Partizani", me 22, 23, 24 maj nė gazetėn "55"). Mirėpo z. Edvin Rama nuk u mjaftua me kėtė. Nė studimin e ashtuquajtur francez ka vendosur rrafshimin e shtėpisė sime 'Monument Kulture' nė rrugėn "Xhorxhi Martini" dhe ndėrtimin e tetė katėshave pėrballė shtėpisė sime, nė anė tė shtėpisė duke shkelur edhe nė truallin tonė dhe duke hapur me siguri edhe dritare nė kufi tė pronės me 6 dhe 8 katėsha duke lėnė njė dykatėsh nė territorin tonė. Problemi kryesor kėtu ishte rruga e ngushtė qė si pasojė e lejeve tė ndėrtimit dhėnė nga Albert Brojka dhe Sali Kelmendi pėr vilė 3 katėshe tė familjes Jakova, kishėn Emanuel 2 katėshe dhe ndėrtesėn 3 katėshe tė Agim Bakallit, bėrė katėr kate, nuk mund tė bėhet me dy korsi dhe bile as edhe me njė korsi dhe me trotuare tė ngushtė. Nė kėtė rrugė me njė korsi qė siē duket e ka menduar me semafor pėr vajtje-ardhje Edvin Rama planifikon tė ndėrtojė 8 katėsha dhe 6 katėsha kur dihet se distanca pėr 8 kat - 8 kat duhet tė jetė 18 metra dhe 6 - 6 kat duhet tė jetė 14 metra, pra 9 metra dhe 7 metra nga aksi i rrugės dhe nga kufiri i pronės siē edhe e ka zbatuar nė disa raste Edvin Rama. Si mund tė vish deri nė kufi tė pronės time dhe tė ndėrtosh aq shumė dhe aq lart (Karakteristikė e ndėrtimeve skandaloze nė Shqipėri ėshtė se ato nuk janė as fine, por voluminoze dhe tė shėmtuara ndėrsa pėr njė ndėrtesė normale ėshtė njė gjerėsi 10-12-14 metra) ndėrsa mua pronarit kufitar tė mė heqėsh tė drejtėn pėr tė ndėrtuar njėsoj si ti. Dhe ajo qė ėshtė mė skandaloze, sigurisht pėr mashtrim, nuk janė marrė fare parasysh kėto ndėrtime me leje qė u pėrmendėn me lart. Nuk besoj qė tė ketė ndėrmend t'i prishė kėto vila z. Edvin Rama ose tė kenė pranuar pronarėt e tyre tė lėnė vilat dhe tė hyjnė nė pallat. Pra mbetet qė ky studim tė jetė njė mashtrim, rrugė me njė korsi dhe tė ndėrtohet ē'tė ndėrtohet pallate 8 ose 6 kate. Kush tė fitojė tė fitojė, tė tjerėt tė digjen dhe s'ka rėndėsi se s'kanė se ku kalojnė makinat apo ku parkojnė etj., gjė qė vėrehet qė sot.

    Ka mundėsi pėr tė ndėrtuar nė mėnyrė normale dhe ligjore Tiranėn me studim urbanistik tė rregullt dhe ligjor.

    Nė vitin 1940 njė italian qė po merrej me zbatimin e planit rregullues italian tek Pazari i Vjetėr pohonte: nuk mund tė vazhdojmė mė tej, sepse duke shpronėsuar pronarėt e dyqaneve buzė rrugės do tė kėrkojnė tė njėjtin shpėrblim edhe pronarėt qė nuk preken drejtpėrdrejt. Pra ishte koha e fashizmit dhe shiko se ēfarė logjike dhe veprimi. Po ky vazhdonte: shqiptarėt nė ngjashmėri me turqit, meqenėse kanė mentalitet mysliman, janė shumė tė lidhur me tokėn dhe zotėrojnė copa tė vogla toke. Nė Turqi ishte e vėshtirė pėr tė zbatuar studime urbanistike pėr kėtė arsye. Por njė zgjidhje ėshtė dhe ėshtė provuar njė herė tjetėr dhe ka dalė me sukses: Parcelimi (lotizzazione). Po kėshtu njė rast i kėsaj kohe nė pėrgjigje tė kėrkesės sė njė pronari pėr tė ndėrtuar, i thuhej se duhet tė zbatosh distancėn 8m nga rruga, 6m nga kufiri i pronės etj., (distancat e arta pėrcaktuar nė vitin 1927 nė ligjin pėr instalimin e nėpunėsave nė Tiranėn e Re etj.) dhe si pasojė nuk mund tė ndėrtosh me atė sipėrfaqe tė vogėl, prandaj mbetet qė tokėn tėnde ta blejė kufitari pronar mė i madh i afėrt.

    Tė kishte qenė nė kohėn e Albert Brojkės ose Edvin Ramės, do t'i ishte dhėnė leje pėr 12 katėsh me 100% shfrytėzim tė truallit, pa parkim, nė njė rrugė tė ngushtė dhe me shkelje tė vijės sė ndėrtimit.

    Ky studim i ashtuquajtur pjesor pėr qendrėn e Tiranės ėshtė njė shembull shumė i keq edhe pėr qytetet e tjera nė Shqipėri.

    ***

    Po ju drejtohem juve zotėrinj ambasadorė tė ShBA, Gjermanisė, Francės dhe Hollandės, si ka mundesi qė si pėrfaqėsues tė vendeve kaq demokratike, me njė kulturė qindra vjeēare nė arkitekturė, urbanistikė, nė zbatimin e ligjeve, transparencės, pjesėmarrjes sė komunitetit (ku as edhe njė tarifė shėrbimi nuk mund tė ngrihet, apo njė ndėrtim metroje nuk mund tė bėhet pa marrė mendimin e komunitetit) tė pėrkrahni dhe tė sponsorizoni njė tė kėtillė tė ashtuquajtur studim urbanistik dhe tė kundraligjshėm. Lutem qė nga ana juaj tė ndėrhyhet sa mė parė pėr t'i dhėnė fund njė loje tė tillė tė ndyrė me fatet e Tiranės dhe tė ardhmes sė qytetarėve tė saj.

    I bėj thirrje organizatės "MJAFT" dhe Zyrės pėr Mbrojtjen e Qytetarėve (CAO) pėr tė hapur njė proces gjyqesor pėr tė gjitha kėto shkelje nėse KRRTRSH do tė miratojė me vendim tė saj kėtė studim pėr qendrėn e Tiranės.

    Fund

    Autori ėshtė Inxhinier hidroteknik dhe ish-punonjės i ISP Urbanistike deri me 1 Korrik 2004



    --------nga gaz tema ---




    por Nano arkitekti e edvin mballomaxhiu vendosin.. ndryshe..

    kj
    -----
    E Merkure, 28 Prill 2004


    KRRTRSH-JA MIRATON PROJEKTIN PER TIRANEN

    Nen drejtimin e kryeministrit Fatos Nano, mbledhja e djeshme e Keshillit te Rregullimit te Territorit, qe u zhvillua ne nje nga ambientet e Galerise Kombetare te Arteve miratoi studimin urbanistik te Tiranes, te paraqitur nga studioja franceze "Architectur Studio". Pasi mori ne shqyrtim propozimet perkatese dhe analizoi moketin e arkitekteve te huaj, kjo mbledhje vendosi te mbeshtete kete projekt. Ne pikat e miratuara u vendos te jepen lejen perkatese te ndertimeve, te cilat jane planifikuar ne ato zona ku do te behen dhe nderhyrjet perkatese. Ndersa per zbatimin e ketij vendimi u ngarkua pikerisht Ministria e Rregullimit te Territorit dhe Turizmit si dhe Bashkia e Tiranes. Sipas ketij projekti pritet qe kryeqyteti te marre pamjen e nje metropoli te vertete, ku si kriter paresor per zhvillimin urbanistik te secilit do te merren standardet europiane.



    -------
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 28-04-2004 mė 02:37

  4. #4
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Prishtina dhe Tirana

    Prishtinalinjte kur vijne ne Tirane mrekullohen nga qendra e Tiranes dhe bulevardie "Deshmoret e Kombit". Nje oaz qetesimi per syte qe i jane mesuar me lartesine e blloqeve te pallateve te Prishtines. Tirana ka dicka qe nuk e ka Prishtinae, hapesiren ne qender, frymemarrjen e bulevardit dhe kete (kryeministri dhe kryebashkiaku) duan t'ia heqin qytetit. Ne te mire te kujt?
    Pallatet 8-9 apo me shume kateshe mund te ndertohen edhe jashte qendres, ashtu sic po behet deri tani.


    Propozimi i Mero Bazes

    Mero Baze propozonte sot thirrjen e nje referendumi, ku banoret e Tiranes te kene mundesine te rrezojne planet shkaterruese te kryeministrit dhe kryebashkiakut. E quaj nje propozim me vlere, menyra me e mire e nderhyrjes direkte te popullit ne punen e manaxhuesve qeveritare, menyra me e mire e ndreqjes se veprimtarise qe ka per qellim pasurimin e tyre dhe asgje tjeter me shume.
    Thirrja e referendumit te behet nga nje grup arkitektesh ne bashkepunim me nje grup juristesh. Te mblidhen firmat e nevojshme qe ai te kete mundesine te zhvillohet. Sa firma jane te nevojshme sipas legjislacionit shqiptar per te mundesuar zhvillimin e nje referendumi?

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    03-10-2003
    Vendndodhja
    Big Apple
    Postime
    1,256
    Maketi i paraqitur nga "Architecture Studio", [Paris-Francė], pėr qendren e Tiranes moderne, ka nė themel tė tij, nderthurjen e historisė dhe bashkohores njėkohėsisht. Sipas kėtij studimi, qendra e qytetit pėrshkohet nga njė bosht Veri-Jug. Studimi ėshtė shtrirė nė 3 dimensione: nė zgjerimin e hapėsirės sė gjelbėr, nė strukturėn natyrore tė Tiranės dhe nė pėrmiresimin e sistemit tė trafikut. Projekti pėrfshin krijimin e tre unazave: -Unaza e Parė qė do tė ruajė qendrėn nga trafiku, e dyta nė njė shtrirje mė tėgjerė dhe Unaza e Tretė pėr lėvizje tė lirė. Projekti parashikon zgjerimin me gjelbėrim tė Bulevardit kryesor, me pjesė shėtitore dhe pjesė uji nė mes.Nė zonėn e Pazarit tė Vjetėr, parashikohet ndėrtimi i njė qendre tregtare nė formėn e njė godinė shumėfunksionale. Gjithashtu projekti francez qe u miratua sot, parashikon kopshte me gjelbėrim mes blloqeve tė banimit nė Veri tė Bulevardit Zogu I.Ky projekt rimodelon sheshin, duke lidhur Muzeun Kombėtar, Monumentin e Skėnderbeut, Pallatin e Kulturės, QNK-nė, etj. Nė lulishten pas monumentit te Skėnderbeut, do tė ngrihet njė hapėsirė e gjelbėr me pemė qė ndryshojnė ngjyrė, sipas stinėve.
    Nė sheshin kryesor parashikohen ndėrhyrje nė organizimin mė tė mirė funksional dhe estetik, duke krijuar hapėsira publike dhe ndėrhyrje arkitekturore nė shėrbim tė qytetarėve. Kėto ndryshime pritet tė bėjnė zonėn qendrore sa mė tėrheqėse dhe tė frekuentueshme me shėrbime unikale, duke ruajtur tė pasuruar njėkohėsisht edhe traditėn qytetare. Projekti parashikon gjithashtu ndertimin e njė linje publike tramvaji pėrgjate bulevardit kryesor. Plani parashikon ndėrtimin e njė parku tė madh, si vazhdimėsi e Parkut Rinia deri tek Kalaja e Tiranės me njė sipėrfaqe prej 130 mijė metra katror, gjelbėrim dhe me njė shtim tė numrit tė pemėve. Nė plan parashikohet edhe sistemimi i institucioneve publike nė qender dhe shtimi i disa institucioneve tė tjera nė hapėsirat boshe, nė mėnyrė qė njerėzit tė pėrfitojnė njė harmoni tė ndėrtimeve publike, tregtare dhe kulturore. Parashikohet gjithashtu zhvendosja e stacionit tė Trenit, pak mė larg vendit ekzistues pėr tė krijuar njė shesh tė ri me ndėrtesa shumėfunksionale. Nė tė dy anėt e ėtij sheshi parashikohet ngritja e stacioneve tė autobusave, ndėrsa pas Stacionit tė Trenit, ky studim ruan pamjen e mėparshme. Kėtu parashikohen hapėsira tė reja urbane, vila apo blloqe banimi dhe hapėsira tė gjelbėra. Gjithashtu po nė kėtė krah verior tė Kryeqytetit do t'i hapet vend, ndėrtimit tė njė parku tė ri kombėtar me sipėrfaqe 235 mijė m2, duke krijuar kėshtu njė "mushkėri" tė re, pėr Metropolin e ardhshėm. Nė zonėn pėrreth Lanės, parashikohet tė ngrihet niveli i ujit tė lumit dhe ndėrtime jo shumėkatėshe pėr tė ruajtur pamjen e kėsaj zone urbane. Ndėrkohė, nė sheshin "Avni Rustemi", do tė ruhet arkitektura, por do tė bėhet edhe njė sistemim i lulishtes nė qendėr tė sheshit, nė tė dy anėt e sė cilės do tė vendoset qendra e hapur tregtare. Nė planin rregullues tė qendrės sė Tiranės pėrfshihet
    edhe krijimi i rreth 9000 parkingjeve publike te hapura dhe nėntokėsore, nė mėnyrė qė tė lehtėsohet ndjeshėmlėvizja e lirshme e automjeteve dhe qytetarėve. Njė pėrparėsi sipas planit, nė unazėn e parė tė qytetit do tė ketė lėvizja e kėmbėsorėve, duke kufizuar shpejtėsinė e qarkullimit tė automjeteve nė 30 km/orė. Ndėrkohė, pėrfaqsuesit e studios franceze "Architecture Studio", janė shprehur se, pėr hartimin e kėtij plani janė gjurmuar projekte urbane tė ndryshme, qė kanė filluar qė prej fillimit tė shekullit tė 20-tė, ku janė ruajtur gjurmėt e kėtyre projekteve, qė janė mjaft interesante dhe janė tė dukshme sot, por dhe janė plotėsuar ato nė mėnyrė evidente. Studimi i kėtij plani parashikon dendėsimin me objekte nė
    zonėn qendrore, por ruan njė ekuilibėr tė volumetrisė, duke mbrojtur kėtė pjesė tė rėndėsishme tė qendrės dhe riformulimin e saj, me aktivitete pėr ta bėrė mė atraktive pėr qytetarėt.

    @ LAJME SHQIPTARE C/P
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Tema

    ------
    Shtypi qė po ndėrton "Tiranėn e re"

    Nga Mero Baze

    Ka disa ditė qė dritaren e redaksisė sė gazetės 'TemA' e zhurmojnė ca sharra diamanti qė presin betonin e pallatit qė ndėrton pronari i gazetės "Albania" Ylli Rakipi. Pas ankesės te firma ndėrtuese, mėsuam se ka njė gabim nė projekt, pasi ėshtė harruar tė shkojė ashensori deri nė katin e parė dhe pronari po pret pėrsėri kollonat e betonit. Ēudia ėshtė se kryebashkiaku Rama, qė shikon me imtėsi edhe ngjyrat e ballkoneve nė Tiranė, pronarit tė gazetės "Albania" nuk i ka parė as projektin amator qė ka bėrė pa parą, i cili rrezikon tė shembė pallatin dhe tė zėrė brenda gjithė lagjen.

    Ka disa ditė qė gazeta 'TemA' po boton disa zėra oponentė kundėr pėrpjekjes sė kryebashkiakut pėr tė zaptuar trojet bosh tė Tiranės nė sheshet qėndrore tė kryeqytetit, tė cilat i quan si detyrime ndaj "Projektit Francez". Por zėrit tė vetmuar tė gazetės i janė sulur me egėrsi gazeta, televizione, pronarė mediash dhe ndėrtues qė janė tė shqetėsuar pėr Edi Ramėn. Pėr tre minuta qė unė fola nė "TV Klan" kundėr kėtij projekti, Edi Rama ėshtė mobilizuar televizion mė televizion nga 10 deri nė 30 minuta nė ditė, pėr tė sulmuar jo vetėm ato pak fjali qė kisha kohė tė shqiptoja, por ēdo gjė qė mund tė mė shkojė nė mendje mua dhe gjithkujt tjetėr pėr tė folur kundėr tij. Shkaku ėshtė se shumica e pronarėve tė televizioneve tona, mes tė tjerash, janė ndėrtues ose presin t'i kalojnė krizat financiare tė televizioneve, duke marrė ndonjė shesh ndėrtimi nga ato qė ka nė dorė Edi Rama.

    Ka disa ditė qė betejėn e vetme tė provokuar kundėr Edi Ramės, nga disa zėra tė shkėputur tė opozitės, ai po pėrpiqet ta fitojė me median qė i ėshtė vėnė nė dispozicion, me gazetat qė marrin leje ndėrtimi pa projekt siē ėshtė rasti i gazetės "Albania" me televizione, pronarėt e tė cilėve janė pronarė pallatesh dhe presin legalizimet e shtesave, me kolegė tanėt qė janė tė gatshėm tė mbrojnė ēdo tė zezė tė Ramės, pasi ai miraton 22 katėshe nė pronat e tyre. Kur shqiptarėt shikojnė kėtė betejė tė pabarabartė mes disa zėrave kundėr Ramės dhe borive tė Ramės, natyrisht mendojnė qė e drejta ėshtė me Ramėn. Sepse lexuesit dhe shikuesit nuk dinė ēfarė ndodh pas ekraneve dhe redaksive tė blera prej Edi Ramės. Ata dinė qė "Albania" ėshtė gazetė e jo pallat pa projekt, ata e dinė se "Vizion Plus" ėshtė televizion, jo shtesa tė palegalizuara, ata e dijnė se "Top Channel" ėshtė fuqi televizive, jo grup pune me Edi Ramėn, ata e dijnė se "Korrieri" ėshtė parimore nė editorial, jo se ka hallin e pallatit tė Fevziut te lulishtja e Toptanasve. Thjesht janė popull qė duhen sqaruar tani qė po shpallemi nėpėr ekrane "armiq tė pėrparimit" nga Edi Rama. Dhe duhen sqaruar.


    ------------------



    Plani i qendrės sė Tiranės dhe nėntoka

    Dr. Orhan Sakiqi

    Inxhinier i ndėrtimeve tė infrastrukturės

    Nė vitin 1945 qyteti i Varshavės u shkatėrrua i gjithi. Qendra historike dhe gjithēka tjetėr qė mund tė quhet qytet u gjend nė kuotėn zero. Atėherė pėrpara arkitektėve dhe inxhinierėve vendas dhe tė huaj lindi pyetja: - Ta ndėrtojmė qytetin kėtu ku ėshtė, apo ta transferojmė nė njė vend tjetėr aty pranė, meqė hapėsira tė tilla nuk i mungojnė Polonisė?! Si pėr ēdo ēėshtje, kishte mendime ndryshe, por nė fund u pranua qė Varshava tė ndėrtohet aty ku ėshtė, pėr tė ruajtur historinė, por edhe pėr njė arsye tjetėr: Infrastruktura e qytetit nuk ėshtė prekur dhe kjo ėshtė njė pasuri qė nuk mund tė anashkalohet. Galeritė dhe tunelet e pafund tė Varshavės, ashtu siē janė tė Parisit apo Romės, shėrbenin pėr kanalizimet, ujėsjellėsin e me radhė. Qyteti i nėntokės diktoi nė qytetin e mbitokės.

    Nė analogji, ēfarė nėntoke ka trashėguar Tirana sot. Duke shfletuar 'Tirana 1604-1937 botue prej Bashkisė me rastin e 25 vjetorit tė pamvarėsisė', me qė edhe drejtuesit e sotėm tė Bashkisė e kanė shumė pėr zemėr identitetin, lexojmė: 'Nė vitin 1937, Bashkija e Kryeqytetit ka angazhue me kontratė, nji ingjinier specialist pėr pregatitjen e planit tė pėrgjithshėm tė kanaleve tė kryeqytetit. Nė bazė tė kėtij plani kete vit u ndėrtuen kanalet e rrugės Nana Mbretneshė, Kont Urani, Hoxhė Vokri etj., me tuba ēimentoje, me diameter 0,6 - 1, 0 m. Ma pėrpara ishin ndėrtue kanalizimet e rrugės Kavajės dhe bul. Zog i I-rė. Nė kėtė mėnyrė deri me 28 Nandor 1937 nė Kryeqytet janė ndėrtue kanale me nji gjatėsi komplesive prej 11,300 m.

    Mė vonė me kohė, simbas kolegut, azhornuesit dhe projektuesit tė kanalizimeve tė Tiranės, inxh. Faik Kėrēiku gjatėsia arriti nė 500 km, por bazė mbeti projekti i inxhinierit tė angazhuar me kontratė.

    Sot nė njė periudhė kohore prej afro 70 vjet, Bashkia e Tiranės nuk ka angazhuar me kontratė njė inxhinier, por njė studio tė tėrė franceze.

    Por ēfarė ndodh?! Nė planin e qendrės sė Tiranės, nuk ka njė zgjidhje tė rrjetit nėntokėsor tė Tiranės dhe si rrjedhojė edhe tė qendrės tė saj. Po qe se nė planet e viteve 1962 dhe 1989 kishte njė lloj zgjidhjeje qė sot duhet tė kishte evoluar, sot pėr ēudi nuk ka!...

    Nė vendimin e marrė nga KRRTSH thuhet: Nė mbėshtetje tė neneve 7, 8dhe 9 tė ligjit 8405... duke marrė nė konsideratė mendimin e sekretarisė teknike tė KRRTSH, miratohet studimi urbanistik i Qendrės sė qytetit tė Tiranės sipas planimetrisė qė i bashkėngjitet... etj..

    Pra asnjė fjalė pėr infrastrukturėn. Dhe fatkeqėsisht Tirana nuk ėshtė Varshava qė me katakombet e saj e kishte pothuaj tė zgjidhur problemin.

    Nė ndryshim nga zgjidhja urbanistike qė mund tė fillohet nga qendra, zgjidhja e rrjetit nėntokėsor duhet tė fillohet nga periferia drejt qendrės. Sidoqoftė tė dyja janė tė lidhura njėra me tjetrėn. Pra paraprakisht duhej skicuar zgjidhja e pėrgjithshme e nėntokės me shtrirjen e paparė qė ka marrė qyteti pėr tė kaluar pastaj nė qendėr. Po ēfarė i mungon planit francez tė qendrės pėr nėntokėn?

    Tunelizimi i filluar qė nė vitin 1986 me rikonstruksionin e sheshit "Skėnderbej" do tė vazhdojė apo jo, ėshtė ai i mjaftueshėm pėr densitetin e madh qė parashikon projekti francez? Pėr dijeni ky tunel fillon te 15-katėshi dhe mbaron nė rrugėn Barrikada dhe pėrmban tė gjithė rrjetet si ujėsjellės, kanalizim, elektrik, telefoni, televizor etj.. Parashikohesh qė tuneli tė vazhdonte nė rrugėn '4 Shkurti' pėrbri parkut Rinia qė sot po zgjerohet dhe po asfaltohet. Ē'do bėhet, do tė prishet kjo qė asfaltohet sot si nė skeēin e Lipe Shtogut!? Deri sa nuk ka plan tjetėr, plani i parė mbetet nė fuqi. A arrin ai tė pėrmbushė kėrkesat e ndėrtesave mbi 40 kat tė parashikuara te gropa e Sejdisė dhe 40 katėshet e tjera qė parashikojnė tė prishin ndėrtesėn e Kolevicės pranė Bankės?!

    Mbi Lanė parashikohen tė ndėrtohen ura tė tjera pėr kėmbėsorė me shatėrvane e gjelbėrim. Dakord por Lana sot qelbet. Aty shkarkohen jo pak por afro njė e treta e Tiranės nėpėrmjet pėrrenjve si Tabakėt, Pal Poēi, Goget, Selita. Zgjidhja e tyre e vetme, me a pa francez, do tė ishte marrja e ujėrave tė zeza tė tyre nėpėrmjet kolektorėve tė fuqishėm dhe dėrgimi i tyre nė basenet e pastrimit. Por ato rrugė, 'Bajram Curri' e 'Gjergj Fishta' tashmė kanė pėrfunduar. Pra aromės sė luleve franceze, do t'u pėrzihen erėrat e fekaleve tė njė tė tretės sė Tiranės.

    Ujėrat e zeza tė Tiranės sot, - ku sistemi ėshtė i pėrzier dhe ujėrat e shiut me ato tė zeza janė sė bashku, - shkarkohen nė Lanė siē e thashė me sipėr, dhe nė Lumin e Tiranės, kryesisht nėpėrmjet kanalit vezor, i pėrkryer nga ana hidraulike i ndėrtuar mė 1936, qė pėrshkon sheshin 'Skėnderbej' dhe vazhdon nė rrugėn Mine Peza. Pra kanali qė pėrshkon qendrėn duhet tė hiqet me qė e zėnė ndėrtimet e reja qė i shtohen sheshit, tė rritet si pėrmasa apo pėr arsye ekonomike ia vlen tė hiqet ndėrtesa qė pėr ēudi ka mbirė te ish monumenti i diktatorit.

    Tirana ėshtė i vetmi kryeqytet nė Europė qė nuk ka njė qendėr pastrimi tė ujėrave tė zeza. Mjedisi ėshtė kusht kryesor pėr hyrjen nė Europė. Poqese lėvizin kanalet nga studimi i qendrės ku parashikohen pikat e pastrimit.

    Shoku dhe kolegu im Ing.Faik Kėrēiku qė aq shumė punoi pėr kanalizimet e Tiranės, dhe pėr koinēidencė sot mbush 20 vjet nga vdekja, do tė ēuditej qė ato qė ai projektoi, sot kanė mbetur nė vend.

    Pėr sa i pėrket mbi-tokės nė Studimin Francez tė Tiranės, nuk mund tė them gjė tjetėr pėrpos asaj qė ka thėnė arkitekti i madh F. Ll. Wright: "Atje, ku nuk ekziston pėr njeriun njė sistem i drejtė i jetės, qė tė pėrputhet me zhvillimin e tij dhe i pėrshtatshėm pėr ta bėrė mė tė mirė, nuk besoj se ka shpresa pėr njė arkitekturė mė tė mirė."


    ---

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Jan kopila kta mafia..
    Ne po behemi pronar te mbitokes (pra te gratacielave ) ..thone ata me mendjen e tyre e tjeret me vone le te harxhojne miliarda per te ndrequr Nentoken..pra kanalizim instalimet..
    E pronar kanalesh ska..ato do i perballoj si gjithmon shteti ne ndertim e mirmbajtje... por ama ne mafia do fitojme per objektet mbi toke..

    Pra Ne fitojme miliarda ne shekuj.. se do jemi pronaret e Zyr Hotel gratacielave e lokaleve e per mu-t sh-urre ujrat e instalimet e tjera hidro-elektrike te gratacielave tona le te harxhoje shteti..

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Sqarim shqiptarēe pėr Fevziun dhe "Projektin francez"

    Nga Mero Baze

    Ėshtė zemėruar Blendi Fevziu dhe kėmbėngul se zemėrimi i vjen nga shkaku se unė kam paragjykuar mbėshtetjen qė ai i jep "projektit francez", pėr shkak tė pėrfitimeve qė ai ka nė disa prona tė familjes sė tij nė Tiranė. Dje kishte shpjeguar gjatė njė prej tyre, ku i takonte tė merrte diku rreth 30 metra katrorė. E besoj sinqerisht se kolegu im vlen mė shumė. Pėr fat tė tij, nė disa prona tė tjera tė tij, si tek rruga e Elbasanit, ndėrtimi ka pėrfunduar dhe nuk ka lidhje me projektin francez, por thjesht me Brojkėn dhe Ramėn. Dhe kjo ėshtė njė ēėshtje qė as kam ndėrmend ta hetoj personalisht, as tė pyes nė kafe privatisht kolegun tim, as tė kėrkoj prona me mbiemrin Fevziu nė Tiranė, se zor se mė ēon diku ky mbiemėr.

    Ajo qė po mė detyron ta vazhdoj kėtė debat publik me tė, ėshtė mungesa e sinqeritetit dhe protagonizmi i tepėruar qė pėrpiqet tė marrė njė gazetar pėr zhvillimet nė Tiranė dhe Shqipėri. Kur biseduam nė telefon sė bashku pėr kėtė temė, u ndjeva i kėnaqur pasi tha tekstualisht se "Ti (dmth., unė) dhe Fatos Nano kishim pyetur pėr pronat e tij nė Tiranė" dhe se Fevziu do tė na pėrgjigjej publikisht pėr to. M'u duk se kishte tė drejtė nė kėtė pikė, megjithėse unė nuk kisha pyetur. Por pasi lexova dje artikullin e tij tė gjatė, nuk pashė asnjė fjalė pėr Fatos Nanon. Vetėm nga artikulli im kishte shqetėsim.

    Sė dyti, ishte guximi i tij pėr tė dhėnė opinionin mbi "projektin francez". Unė sė paku nuk kam guxuar deri kėtu. Deri tani kam sulmuar konfliktin e interesit qė ka Edi Rama me firmėn franceze qė e ka kontraktuar para se ta ftojė pėr tenderin e Tiranės, kam sulmuar faktin qė ky projekt ka ndryshuar disa herė dhe ka kėnaqur orekset e qarqeve mafioze tė Tiranės dhe kėtu nuk kam pėrmendur Blendin. Rasti i fundit kur vetė Rama foli pėr njė ndryshim projekti, ishte emisioni tek TVA pėr kullėn brenda sheshit tė Muzeut Historik. Kam sulmuar sė fundi shmangien e debatit publik mbi projektin dhe mosmarrjen e njė konsensusi tė gjerė mbi tė. Kjo pėr mua ėshtė pėrpjekje pėr tė mos e bėrė projektin pasuri publike pėr Tiranėn, por njė kobure nė duart e Ramės dhe miqve tė tij nė media pėr shantazh ndaj Tiranės sė sotme dhe tė ardhmes sė saj. Kėto janė vėrejtje qė mund t'i bėjė ēdo njeri me pėrgjegjshmėri qytetare pėr Tiranėn. As unė, As Blendi Fevziu, as Edi Rama, as Fatos Lubonja, madje as Maks Velo me Prel Martinin, qė punojnė si shoqėrues tė "mister Ramės" nė parada fyerjesh, nuk janė profesionistė nė urbanistikė qė tė gjykojnė projektin francez. Ajo qė mund tė gjykoj unė, janė pikat qė thashė mė sipėr, mungesėn e transparencės, konfliktin e interesave, nėnshtrimin ndaj mafias dhe mungesėn e njė debati qė do tė ēojė nė konsensus pėr Tiranėn e re. Pėr kėto jam i gatshėm tė debatoj ditė e natė, pasi nuk dua qė nesėr, kur tė ndihem mė i mbėshtetur politikisht, t'u vė kryq projekteve dhe pallateve me leje nga Edi Rama, sikundėr ky i fundit u vė kryq kritikave tė pėrgjegjshme pėr tė ardhmen e Tiranės. Kur them qė jam diletant nga urbanistika, e them me modesti, pasi mė "kompetent" se Rama, Fevziu apo ndokush tjetėr, jam, se, sė paku, e kam njė diplomė inxhinierie. Por ėshtė mirė tė mos i ngjajmė Arqile Botit pėr tė dhėnė mendje pėr ēdo sėmundje tė qytetit tonė dhe tė kurojmė kėtė qytet pėr sėmundje tė zorrės sė trashė, kur ai vuan nga mushkėritė.

    Sė treti, mė shqetėsoi fakti qė kolegu im pėrpiqej tė merrte njė pozicion pėrcaktues mbi palėt nė vend, dhe gati i kishte caktuar tė drejtėn opozitės pėr tė marrė pushtetin nė vitin 2005. Nga mėnyra si thuhej dhe nga konfidenca me tė cilėn e jepte kėtė direktivė, dukej se opozita do tė marrė pushtetin, edhe pse e thotė ky. Nė tė vėrtetė, nė kėtė gjendje qė ėshtė sot opozita, me kėtė mungesė pėrgjegjėsie qė ka pėr atė qė po ndodh me Tiranėn dhe fuqizimin e mafias, me kėtė nivel konformizmi real qė po shfaq me qendrat reale tė krimit tė organizuar, nuk e meriton tė vijė nė pushtet as nė vitin 2005. Nuk e meriton se, mes tė tjerash, nevoja pėr rotacion nuk po paraqitet si njė nevojė reale qė ėshtė shmangur me vjedhje votash, por si njė dhuratė nga mafia, e cila ka mbaruar punė me kllounin e saj tė quajtur Fatos Nano dhe tani do tė thėrrasė nė skenė pėr tė harxhuar paratė e saj, e qetė dhe pa vjedhur mė, "tė pastrin" Sali Berisha. Kjo ėshtė shumė fyese pėr opozitėn qė ėshtė vjedhur politikisht, qė ėshtė pushkatuar, qė ėshtė pėrjashtuar, qė ėshtė izoluar, mes tė tjerash, edhe me ndihmėn e shtypit, drejtuar nga kolegu im.

    Vetė mund tė pranoj plot gabime, mund tė pranoj biles qė shpesh jam i ashpėr, pa qenė nevoja, me njerėz tė cilėt mund tė tė blejnė edhe heshtjen. Vetė mund tė kem gabuar edhe duke shkuar nė emisionet e kolegut tim Fevziu, edhe pse kurrė nuk kam kėrkuar tė shkoj vetė. Vetė mund tė kem gabuar qė nuk kam bėrė kompromise tė vogla qė tė kem edhe unė, qoftė dhe njė ditė nė muaj, reklama, saē ka ēdo ditė gazeta qė drejton Fevziu. Por debati im nuk ėshtė pėr 30 metra katrore qė marrka Fevziu nga prona e Toptanasve, sepse e di qė Fevziu nuk tė shėrben pėr 30 metra. Se unė e besoj Edi Ramėn kur thotė se "nuk ka bir kurve tė mė gjejė lekė tė vjedhura nė xhepat e mi", por nuk mė ka qėlluar tė gjej dot asnjė bir kurve ta mbrojė pa interesa kėtė njeri!

    Pėr tė mbyllur kėtė debat, mė duhet tė pėrsėris se nuk po kundėrshton njeri "projektin francez". Pėrkundrazi askush nuk po flet pėr tė. Vetė ne jemi njė racė e ndaluar tė flasim rreth vlerave profesionale tė tij. Po flasim pėr faktin se projekti po pėrdoret pėr tė noterizuar atė qė Rama nuk e bėri dot pa projektin francez. Palėt kanė qenė kėshtu tė rreshtuara edhe para mbėrritjes sė tyre. Po kėshtu kanė qenė tė rreshtuara palėt edhe pėr prishjen ose jo tė Teatrit Kombėtar, ruajtjen e hapėsirės publike, ruajtjen e shesheve simbol tė Tiranės, raportet delikate tė Edi Ramės me shumicėn e pronarėve dhe gazetarėve tė njohur tė medias, deri tek banaliteti pėr t'i dhėnė leje pa projekt gazetės "Albania" pėr tė bėrė njė pallat. Asgjė nuk ka ndyshuar nga dy-tri vjet mė parė, kur tė njėjtat gjėra Edi Rama donte t'i kalonte pa francezėt. Pėr kėtė arsye nuk kemi pse zihemi frėngjisht pėr njė horrllėk tėrėsisht shqiptar. Ėshtė e vėrtetė se debati ėshtė bėrė i nxehtė edhe pėr shkak tė pasigurisė qė rrezaton e majta pėr tė qėndruar nė pushtet. Po fryn erė ndryshimesh dhe jam i sigurt se kolegu im Fevziu, siē shihet, ėshtė i shqetėsuar nga ideja tė jetė pjesė e kėsaj historie. Por jo pėr t'i vėnė gjoksin, por pėr tė shkuar pas saj. Andej nga ajo fryn.

    --

Tema tė Ngjashme

  1. Rama: Berisha nė pushtet, fundi jonė
    Nga Nice_Boy nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 27-12-2008, 08:53
  2. Poni: Rama, doreheqje ose mocion mosbesimi, shpėrfilli Festėn e Pavarėsisė
    Nga Barlet23 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 13-12-2008, 06:20
  3. Barbaria Komuniste
    Nga Lexuesja nė forumin Historia botėrore
    Pėrgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 23-10-2006, 06:48
  4. Planifikimi urbanistik i qėndrės sė Tiranės
    Nga drini_nė_TR nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 68
    Postimi i Fundit: 04-04-2006, 12:03
  5. Histori mbi Urbanistiken dhe Arkitekturen.Qyteti Tiranes
    Nga ALBA nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-03-2004, 18:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •