Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 48 prej 48
  1. #41
    i/e c'regjistruar
    Anëtarësuar
    26-01-2005
    Postime
    170
    fq. 30


    prej pozicioneve te ndryshme te cilat i merrte
    arkemorti, se krahet here-here e mbartin lart
    fare, pezull, e me pas e ulnin, fundosej, duke
    u mbuluar nga trupat e mbartesve fatlume,
    por shume gjera vareshin dhe nga relievi dhe
    urbanistika, nga dritehijet, muret, ngrehinat,
    korijet, nga kthesat dhe gjendja shpirterore e
    funeralit, nga gjysmekthesat, te paplotat,
    pjerrinat, urdhrat, befasite.
    Ne shihnim tabelat rrugeve, shigjetat dhe
    simbolet e tyre, shpesh te pakuptueshme,
    drejtimin per ne kryeqytet, ne kufi, zonat me
    fantazma, telefonat dhe hotelet e ferrit,
    repartet ushtarake, urat dhe humnerat,
    mitingjet ne qiell, pyjet dhe kujdesi per ujqit,
    shtepite publike, spitalet, varrezat qe s'dihej
    ne ekzistonin vertet, se nuk i shihnim
    gjekundi, dhe reklama, reklama te medha me
    drita, here-here te harbuara, qe lavderonin
    cigaret e reja, makinat, sklleverit,
    politikanet, artistet, llojet e armeve, dhe
    stilet e reja te marredhenieve seksuale. Kur
    kisha qene me pas, s'e kisha pare ndonjehere
    kete larushi ngacmuese. Pra, tabelat rruges
    shkuleshin nga ndonje skuader e panjohur
    pararoje e zbulim-asgjesimit, se tani shpesh e
    me shpesh m'i kapte syri tabelat dhe
    reklamat qe, duke u lekundur si nje ciklon
    te marre, binin pa zhurme...

  2. #42
    i/e c'regjistruar
    Anëtarësuar
    26-01-2005
    Postime
    170
    fq. 31


    Sa shume popull ishim bere! Vargan-vargan.
    Qe nga kreu, mbi te cilin po lundronte prape
    arkemorti neper dallget e kokeve si nje
    gondol luksoz neper kanalet e Venecies (ah,
    Ura e Psheretimave!) e deri ku isha une, qe
    marshoja krenar, andej-kendej pluskonin
    borsalina, kokore, cadra zonjash, kapela letre
    dhe republika udheheqesish; gjatesia e
    funeralit ishte e tille, qe te mrekullonte, sa te
    vinte te ulerije prej qejfit.
    Po te ktheje koken pas, ku fundi i popullit
    nuk dukej edhe pse dihet qe ne funde duhet
    te jene funderrinat, lloje plebejsh e gjithfare
    artistesh gjysmake, te semure me sida,
    kryetare shoqatash te paqena, prostituta
    plaka, nje funeral keshtu i papare, tek e
    mbramja, edhe pse te fut ankth, te
    lumturonte megjithate. Sidomos njeshmeria e
    tij, qe qenet bashke.
    Dallova tej ecjen kokulur, gjarperimet,
    haperimat e buta e te ashpra, hepimet mbi
    balte, nje si vorbull tej, mjegullinen siperane,
    po mundoheshin te nxirrnin njerin, te rene
    ne nje si grope (sa i deshirueshem qenkesh
    nje varr!), shih, shih, ecnin edhe te moshuar
    mitike; ngaqe s'kishin bastune,
    mbeshteteshin ne hunj te shkulur nga
    gardhet, ca leckamane me pas, lypes,

  3. #43
    i/e c'regjistruar
    Anëtarësuar
    26-01-2005
    Postime
    170
    fq. 32


    harbuteria, ja, ja, fshataret me kostume
    folklorike, njeri terhiqte nje dele me nje copez
    litari te vogel, blegerinte vajtueshem,
    ndoshta ngaqe shihte te supet e tjetrit nje
    gajde dhe e kuptonte me c'lekure qe bere, nje
    student lexonte rruges, dy te dashuruar ecnin
    dore per dore, pu-pu sa te mallengjente kjo
    shpure fantaste, me shume se vete vdekja!
    Duhej te qe me i rendesishem funerali se
    i vdekuri dhe mortja vete. Shih, shih dhe nje
    arkivol tjeter pas?! Edhe nje tjeter?...E
    pamundur! Ishin syprina makinash. Ja,
    veturat e policise, te ndihmes se shpejte,
    furgone ushqimesh, frigorifere, WC levizese,
    cadra e cirkut. Lum ai qe ka vdekur me kete
    funeral mahnites, te jashtezakonshem!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Michigan2005 : 30-08-2005 më 15:09

  4. #44
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anëtarësuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Mos more se na e nxorre jashte biznesi Visarin...
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  5. #45
    Administratore Maska e Fiori
    Anëtarësuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    _____33_____

    XI


    një gjatovinë si i drunjtë po bënte fjalë me atë
    që kishte në anën e majtë, gjatosh edhe ai,
    i drunjtë tjetrazi, si më i errët. Ecnin dhe
    shkembenin sharje pa e kthyer koken nga
    njeri-tjetri. Syte e njerit kishin ftohme, te
    tjetrit akull te piste. Maskara! As ketu nuk
    m'u ndave. Shtrengoheshin nofullat sikur
    nuk do te hapeshin me kurre. Ti gjithnje ke
    dyshuar, por si mund te jem spiun ne nje
    funeral te pakten! Dhe m'i rrudh buzet si
    prapanice pule. U degjua nje krisme,
    pellembe e arme s'u mor vesh. Apo ishte e
    deshiruar dhe u ndje brenda dy grindesve dhe
    jehoi tek te tjeret prane, qe po i degjonin me
    zor perdellyes.
    Megjithate, kur u nda ushqimi, ato qeset
    plastike ku zverdhte buka si nje copez hene
    e kapur rob - te lutem, leri poezite, nese do t'i
    krahasosh patjeter, qeset e ushqimit ngjajne
    me abortet - pra, kur ushqimi pasohej dore
    me dore, ai ia dha atij pa mllef, mekanikisht.
    Madje pine nga e njejta shishe plastike.
    Hahej duke ecur. Njekohesisht.
    Kur ata te kreut kishin mbaruar, afer mesit
    s'kishin mberritur racionet dhe, kur nje pjese
    tjeter hante dreken, ne fundin ketej fillohej



    _____34_____

    mengjesi dhe te kreu, nderkaq, jo vetem ishin
    mbledhur mbeturinat, por po behej gati
    darka, sikur te ishim ne kontinente te largeta
    dhe ne gjysemhemisfera te ndryshme te
    globit, qe, kur te njera lodronte dita,
    tek tjetra pllakoste nata.
    Vepronte nje mekanizem i cuditshem
    shperndarjeje, i dukshem dhe i
    pakuptueshem.

    Dihej, njerezit prane nuk ishin te njejtet
    gjithmone, sepse ndodhte te mbeteshe pas,
    nuk te ecej, ishte semure ose e kapje veten ne
    nje ngut te pakuptimte, te hipte ne koke t'i
    afroheshe arkemortit ne kreun e larget,
    bestytni e re kjo, e befas mund te ndieje
    deshire t'i aviteshe anes me te afert per te
    keqyrur pak nga peizazhet e shtrembra, qe
    edhe pse te ngjashme deri ne shkretim, prape
    coc te jepnin ndryshe. Shpesh te kaplonte
    trilli per te kunderten, jo i parrezikshem ky,
    qe te mbeteshe sa me ne fund, se fundi duhej
    te qe me interesant, me i cliret, me plot
    mundesi. Edhe mund t'ia mbathje, po te ishe
    penduar. Ndodhte qe fundi te ishte me i
    veshtire per t'u arritur se kreu, edhe pse ky i
    fundit, ne te vertete i pari, qe pothuajse
    i pamundur, i plotesuar, ne unitet barbar.



    _____35_____

    Fundi vec shtohej e shtohej. Gjithmone me
    njerez te rinj qe nje djall e merr vesh se si
    bashkengjiteshin. Me c'lloj magjie e joshje,
    me c'dredhi, dhune te fshehur, apel?
    Megjithate funerali me i gjate qe mund te jete
    pare mbi fytyre te dheut, vazhdonte ecjen...



    _____36_____

    XII


    kengez bulthi, cingeritese, ccëëëëëërrrrr, u
    derdh perreth.
    Alo, alo, po te degjoj. Paskesh qene zile
    celulari. Fliste njeri nga ata ne ane, paksa
    jashte funeralit. Ouu, i hipur mbi kale! Ia
    terhoqi freret kafshes si per te ndalur rendjen
    e lehte, trokthin, kurse me doren tjeter
    ngjishte pas veshit aparatin e zi. Se c’fliste
    nje si asnje gjuhe. Jerm. Me kod.
    Permendeshin emra nga fauna, numra dhe
    sende ordinere.
    U degjua nje tjeter trok, i dendur, i shumte,
    qe sikur e derrmonte zhaurimen monotone te
    hapave te funeralit. Erdhen kuaj te tjere,
    turfullonin bashke me kaloresin persiper.
    Garda! Sigurisht e atij qe rrinte shtrire
    Brenda ne arkemort, e te vdekurit te madh
    dhe te mistershem, rojat e funeralit qe
    mbikeqyrnin rregullin, ecjen massive, tere ate
    shkeputje qe pershumohej ortekshem, rastet
    e pushimeve, ngjarjet e mundshme, ato qe
    s’duhej te ndodhnin, pra, pergjithesisht
    mbarevajtjen e kurrgjese se madhe.
    Urdhri ishte te neutralizoheshin ekseset.
    Sepse s’ka beme me serioze se ecja e nje
    funerali, absolutisht absolute. Te tjerat



    _____37_____

    s’kane sit e kene kaq vlere dhe ndjenje. Cdo
    dashuri tjeter duhej te ishte e ndaluar.
    Prandaj s’duhej te mbaronte ky marrshim
    funeber.



    _____38_____

    XIII


    ndriste nje floknaje e verdheme, flakerime, ne
    muzg, dhe atij iu kujtua nje vezullime tjeter
    e larget, mbetur ne femijeri. Copez ari me nje
    xixellime te papermbajtur.
    Te kishin fshehur thesar tek ajo gropa? Iu
    afruan dhe gjeten nje shkarpe fosforeshente,
    c’mrekulli, nuk ta digjte doren! E copetuan
    per te pasur nga nje copez secili nga femijet.
    Nuk i zinte gjumi, donin ta mbanin nen
    jastek, ta shihnin net err ate thengjill aq te
    mire e te urte. Keshtu ndritnin dhe floket e
    asaj femres prane. Ai i shihte kurrizin, supet
    e imeta, pardesyne e erret si per varrim, qe ia
    mbulonte paksa cizmet. Ecte, ashtu e
    hajthme, ndjellese. Sic qe zhgenjyer ne
    femijeri, kur kishte kujtuar se kishin gjetur
    nje enigma – “nje ndricues enigmash” thuaj
    me mire e jo nje copez dru te kalbur – qe ia
    flaken, se nuk e ndante nga vetja e s’donte te
    bente gje tjeter, vecse ta shihte ne terr, tani
    pati druajtje te nxitonte per te arritur gruan
    perpara e ta keqyrte ne ishte e re, se i kishte
    ndodhur neper bulevarde te pershpejtonte
    hapat, i joshur nga ndonje trup i bukur
    femre, e statujte e tera, me ate ujevaren e
    nderprere te flokeve, dhe te zbulonte ndonje


    _____39_____

    të shkuar në moshë, sirenë të dalë ne pen-
    sion, megjithatë me hijeshi te mbetur,
    durohej, le t'i kishte perënduar koha e
    dashurisë, por jo t'i shpifej ndonjë mashkull a
    trashedental, pale, që mund të buzëqeshte me
    qëllim. Ndërsa ngutej, ndjeu një bërryl të
    lehtë në ijë, por s'i dhembi. Nuk e kuptoi në i
    shkeli këmbën dikujt apo ia shkelën, dëgjonte
    zemrën që i rrihte fort, aq sa mund t'ia
    dëgjonin të tjerët, e kaloi dhe një qenie tjetër
    me dy këmbë dhe në cep të syrit i vagëlloi
    dritë hëne dite. E ktheu kokën pakëz. Pa
    profilin e femrës. Cipa e lëmuar, e dëbortë. E
    bukur, tejet e bukur! Nga shkaku i dashurisë
    së tepërt, që aq shumë do të ketë bërë në jetë,
    dhe dukej e pangopur, pra do të bënte ende.
    Qerpikë e gjatë e të drejtë s'duhej të ishin
    artificialë, ashtu të palëvizshëm, i ndjeu t'i
    shponin shpirtin.
    -Ke cigare? - e pyeti ajo me një zë
    të bardhë zambakësh.
    - Po, po, - nxitoi të nxirrte paketën, - mbaje të
    gjithë, - belbëzoi.
    - Nuk tymos nga ky lloj, por do të marr një, sa
    për tani.
    Vuri cigaren në buzë. Ai ia ndezi. Flaka e
    shkrepëses rrezëlliu edhe te flokët. Po
    shikonte gojën e gruas, e mrekullueshme për



    _____40_____

    një puthje, qoftë dhe në varrim.
    - Ju lutem, ju jap një cigare tjetër, dy, pesë,
    por lërmëni ta vazhdoj unë tuajën. Nuk duroj
    dot, kur shoh filtrin që është bërë me të kuq
    buzësh. Dua ta ha. Me një cigare të tillë
    digjet bota.
    Grauaja pranoi. Ia dha cigaren e saj pa
    buzëqeshur, me një vështrim të natyrshëm,
    dinak. Mori cigaren tjetër. Thonjtë e saj të
    gjatë, artificialë sigurisht, kishin ngjyrën gri
    të ditës sikur sapo ta kishin çjerrë, dhe nga
    nje pikël të fortë manikyri të kuq. Ndërkaq
    mërmëriti:
    - Edhe unë ju dua...
    - Pas varrimit, - këmbënguli lehtë burri, -
    hamë darkë bashkë, shpirt!
    - Të shpresojmë, - psherëtiu gruaja.
    Pastaj iu bë sikur thyheshin pjata me
    rrapëllimë të shurdhët, gota, servise,
    qirimbajtëse. Pse, pjatat që shtroni nëpër
    dreka mortore, përdorni edhe në dasma?
    Mëkat! Thyejini të gjitha, digjeni restorantin!
    Kujdes nusen, po vdes!...


    _____41_____

    XIV


    i dukej e mangët gjithçka, ndoshta
    përgjithmonë, katastrofë, nëse s'do të arrinte
    andej nga Kreu për t'i vënë supin e vet
    arkëmortit. Nga larg e kishte parë si mirazh
    mallëngjyes dhe nuk mbahej mend se sa
    kishin ecur. Atje, atje duhej të mbërrinte.
    Pa atë peshë do të ndihej edhe vetë i papeshë,
    i lehtë, fluturak, i kollajrënshëm. Te Kreu me
    çdo çmim, të mbartte dhe ai, me të paktët,
    arkë e hatashme, lavdidhënëse. Aty të
    kërrusej. Sado rrallë dhe ngadalë, ata që e
    mbartnin, duhej të ndërroheshin. Ndryshe
    s'kishte kuptim. Kjo është logjika e gjërave.
    Ja, ja, ky njeriu pranë duhet të ketë qenë në
    krye, shih si i mban supet shtrembër. Njërin
    e ka më të ulët prej peshës së dikurshme.
    Ende e ndien. Dhe mburret me atë sup të
    zgërlaqur, gungen në kurriz. Kreu më takon
    edhe mua. Për ate kam ardhur.
    Ndryshe s'kam pse ndjek nga pas një
    arkëmort.
    Çdo varrim, ashtu si shteti, ka pjesën e vet
    irracionale. Ku i kishte dëgjuar sentenca të
    tilla pa kuptim, përveçse andej afër fundit, ku
    përfliten jo vetëm mesi dhe Kreu i funeralit,
    por e gjithë bota? Sa më përpara bënte, aq
    Ndryshuar për herë të fundit nga Fiori : 19-10-2005 më 14:27

  6. #46
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    panorama


    --

    burgu politik
    interviste

    Visar Zhiti, poeti që u dënua për fjalën e lirë


    “Në burg më çoi Lidhja, jo Dritëro Agolli”

    Zhiti: Poezinë “Dielli i dytë” e lidhën me Enverin


    Manjola Bregasi
    Visar Zhiti ishte vetëm 26 vjeç kur në një rrugë të Kukësit u ndal nga operativi i zonës, i cili i bëri të ditur se ishte i arrestuar. Akuza: Agjitacion dhe propagandë me qëllim përmbysjen e pushtetit popullor dhe e gjithë kjo e shprehur në vargjet e tij poetike.

    Pikërisht ai, famëkeqi plenum i katërt, që sapo kishte përfunduar po kërkonte koka turku edhe në botën e artit. Për të plotësuar dëshirën e diktatorit komunist në “luftën kundër imperializmave të huaja”, ndoshta nuk ishte edhe aq e vështirë. Pas vërejtjeve dhe rishikimeve që i ishin bërë në Lidhjen e Shkrimtarëve vëllimit të tij të parë me poezi “Rapsodia e jetës së trëndafilave”, mësuesi i ri nuk e kishte imagjinuar kurrë që puna do të vinte deri në arrestim. Ai asnjëherë nuk kishte shkruar me paramendimin për të përmbysur pushtetin apo për ta kundërshtuar atë, por e kishte parë poezinë si shprehëse të realitetit dhe botës së tij të brendshme, në përpjekje për të kërkuar më të mirën. Pas gjyqit me dyer të hapura që u zhvillua në qytetin verior të Kukësit, Zhiti u dënua me 10 vjet burg dhe u kthye tashmë nga një kundërshtar i krijuar në një kundërshtar real të diktaturës.
    Zoti Zhiti, ju keni një shprehje me anë të së cilës e cilësoni poezinë si prostitutë dhe shenjtore njëkohësisht? Si nisi marrëdhënia juaj me të?
    Në fakt dëshira ime për të shkruar ka qenë e hershme, por për një marrëdhënie të vërtetë me poezinë mund të flas në kohën që isha student në Universitetin e Shkodrës dhe botova poezitë e para në shtypin qendror të asaj kohe. Kam përshtypjen se tërhoqa vëmendjen për mirë dhe pata guximin të dorëzoj edhe një libër me poezi për botim. Libri u prit mirë dhe u vendos të botohej shumë shpejt. Por më parë u mbajt plenumi i katërt. Enver Hoxha dha porosi të tmerrshme, që të ndëshkoheshin imperializmat, të ndëshkohej fryma evropiane që po futej në atë kohë. Për këtë arsye u dha urdhër që të rishikoheshin të gjitha botimet. Pas rishikimit libri im u cilësua me gabime të rënda ideore, nxirje të realitetit, dekadentizëm. Ma dhanë për ta rishikuar.
    Çfarë motivesh kishin poezitë e përmbledhura në atë vëllim që ju kushtoi 10 vjet burg?
    Këto poezi, të cilat fatkeqësisht nuk i kam më, i përmblodha në një vëllim me titullin “Rapsodia e jetës së trëndafilave”. Unë nuk mund të them se ato ishin trakte kundër qeverisë. Nuk kisha ndërmend të bëja përmbysje me poezitë e mia, por doja të pasqyroja gjendjen time në atë realitet, ku edhe mund të kishte dëshpërim, por gjithmonë për t’i bërë gjërat më mirë. Por ekspertët i analizuan, duke u shprehur se aty kishte gjuhë metaforike kundër qeverisë, p.sh. në një prej poezive të mia unë kërkoja një diell të dytë, që të sillte më shumë dashuri mes njerëzve. Por sipas ekspertëve “ne kemi vetëm një diell që është partia dhe duke kërkuar një diell të dytë, ti kërkon një parti tjetër”. Në një poezi tjetër të titulluar “Sfinksi”, të cilën e kisha shkruar që kur kisha qenë student, flitej për sfinksin që qëndron krenar mbi shkretëtirën dhe sipas ekspertit “në këtë metaforë shprehej qëndrimi kundër Enver Hoxhës”. Të gjitha këto do të përdoreshin më pas në dosjen time si argument, që unë isha armik dhe doja të përmbysja pushtetin popullor në Shqipëri.
    Kush ishin këta ekspertë dhe kush i përzgjidhte?
    Ishin redaktorët e shtëpisë botuese “Naim Frashëri” dhe anëtarë të Lidhjes së Shkrimtarëve. Sa për përzgjedhjen që u bëhej, tashmë dihet ky institucion fantazmë, me emrin famëkeq Sigurimi i Shtetit...
    Ndoshta do të ishin me interes emrat e disa prej tyre...
    I di, por nuk mendoj që është rasti t’i përmend. Madje personi që më akuzoi dhe firmosi aktakuzën sot ka një pozitë mjaft të mirë.
    Dhe cila qe përgjigja që erdhi pas rishikimit?
    Libri u konsiderua edhe më keq dhe ky ritual u përsërit tre herë. Ata mendonin që e bëja qëllimisht, derisa ndaj meje u mor masa ekstreme dhe më arrestuan.
    Ku ndodheshit në momentin e arrestimit dhe a ishit ndjerë të rrezikuar më parë?
    Në atë kohë unë kisha përfunduar shkollën dhe isha emëruar mësues në një fshat të Kukësit. Punoja me pasion dhe nuk e kisha imagjinuar që puna do të mbërrinte deri aty, pavarësisht rishikimeve që i ishin bërë librit. Ishte 8 nëntori i vitit 1979. E kujtoj mirë këtë datë, sepse me ligj nuk lejohej të bëheshin arrestime në ditë festash, përveç rasteve flagrante, p.sh. atentatorit apo shkelësit të kufirit. Kjo imja mund të priste edhe datën 9 edhe datën 7. Por e bënë pikërisht në këtë datë, për të bërë bujë në të tilla raste. Isha në Kukës atë ditë, në rrugë, ku më ndali operativi i zonës së bashku me nënkryetarin e degës së Kukësit, të cilët më thanë:
    “Arrestohesh për agjitacion dhe propagandë”.
    “Këtë punë kam”, iu përgjigja, “të bëj agjitacion dhe propagandë, sepse jam mësues, për këtë paguhem”.
    “E ke bërë kundër shtetit”, u përgjigjën ata.
    “Nuk di ta kem bërë një gjë të tillë”, vazhdova unë.
    “E ke bërë dhe këtë e vërtetojnë poezitë e tua”.
    Gjatë ditëve të hetuesisë më bënin pyetje nga më të ndryshmet në lidhje me poezinë, çfarë kisha dashur të thosha dhe pse kisha shkruar në atë mënyrë.
    Kush i bënte këto pyetje?
    Shefi i hetuesisë në Kukës. Zakonisht hetuesia bëhej natën. Flinim në dysheme me minj nëpër kokë nëpër trup, me kujdesin për të mos shkelur mizat e dheut. Të zgjonin natën me një çizme polici tek koka dhe pas gjithë kësaj masakre flitej për poezinë.
    Megjithatë rekomandimi kishte ardhur nga redaktorët e shtëpisë botuese dhe Lidhja e Shkrimtarëve.
    Kush ishte kryetar i Lidhjes?
    Kryetar ishte Dritëro Agolli, por nuk ka firmosur ai, e ka bërë tjetërkush akt-ekspertizën.
    Sa kohë zgjati hetuesia?
    Qëndrova plot nëntë muaj në hetuesi dhe më pas dola në gjyq në vitin 1980. Në dosjen time nuk u mor në konsideratë aspak puna e mirë që kisha bërë në arsim, madje e cilësuan si një përpjekje për të mbuluar armiqësinë. Aty u shfrytëzua edhe biografia jo e mirë politike e familjes sime.
    Cilat ishin arsyet e kësaj biografie jo të mirë?
    Së pari im atë, që nuk kishte luftuar me armë kundër pushtuesit, megjithëse kishte shumë miq partizanë dhe ka shumë elegji për të vrarët, por ka njëkohësisht edhe shumë elegji për të vrarët nga partizanët vetë. Ndërkohë xhaxhai im ishte pushkatuar pa gjyq. Ai, ashtu si edhe im atë kishte mbaruar Normalen e Elbasanit. Rrinte me bektashinjtë dhe ishte kundër regjimit që u instalua, madje kishte menduar të bashkëpunonte me grupin e deputetëve. Duke u kapur, ata me sa duket kanë nxjerrë edhe emrin e tij. Në vitet 1946-1947 ai punonte në trevat e Tomorricës, u arrestua dhe u asgjësua. Sot e kësaj dite është pa varr. Mendohet se atje ku është hedhur, është ngritur ndoshta Kombinati i Tekstileve “Mao ce Duni” i Beratit. Ndërkohë një xhaxhai im mori pjesë me armë në dorë në Lëvizjen Nacionalçlirimtare, ndonëse më pas u zhgënjye. Gjyshi ishte i pasur për kohën, kishte toka dhe kullota të mëdha, kishte trashëguar edhe toka në Selanik të Greqisë dhe në kohën e mbretërisë merrte qira prej tyre. Kjo bëri që gjyshi të konsiderohej i pasur, gjë që ishte gabim, sepse i takoje një sistemi ku nuk duhej të kishe asgjë, madje as veten. Kur njerëzit kishin diçka ishin të papëlqyeshëm. U rrita nën trysninë e një biografie jo të mirë politike për kohën.
    Le të kthehemi te gjyqi. Cila ishte rrjedha e tij?
    Gjyqi u bë i hapur dhe me ftesa sikur të ishte koncert. Njerëz që shtyheshin dhe përplasnin dyert të entuziazmuar. U mundova të mbrohem vetë, duke u thënë se ato ishin poezitë e mia dhe kështu e “kam menduar”.
    “Ke dashur të përmbysësh pushtetin dhe je në vijim të asaj strategjie të pararendësve të tu”, ishte përgjigjja. Me aktakuzën për agjitacion dhe propagandë në vitin 1980, u dënova me 10 vjet burg. Nga Kukësi më sollën në burgun e Tiranës, që ishte kaush dhe mblidheshin të gjithë të dënuarit, të cilët më pas dërgoheshin në kampet e punës. Të moshuarit dhe të paaftët çoheshin në Ballsh, ku vdisnin nga uria. Ne na çuan në Spaç, sepse ishim të rinj dhe të fuqishëm për të shtyrë vagonët, që nxirrnin minerale.
    Cila ishte gjendja në burgun e Spaçit?
    Në Spaç gjeta gjithë Shqipërinë, kishte ish-ministra, mjekë, profesorë, analfabetë, të çmendur, këngëtarë, siç ishte Shqipëria një burg i madh, burgu ishte një Shqipëri e vogël. Në minierë punonim me tre turne, pa të diela, pa pushim dhe mbushnim vagonët me minerale. Norma ishte e lartë dhe më shumë se sa për riedukimin në ishim skllevër dhe ai shtet që kishte në themel shpërblimin sipas punës, ai merrte punën tonë të padëmshpërblyer edhe sot. Po ta konvertojmë, norma ishte e barabartë me mbushjen e karrocerisë së një makine me rimorkio. Ishte i vetmi vend ku njerëzit kur ndërronin turnet përshëndesnin: “Dalçi gjallë”. Shumë shokë mbetën të vrarë nën minierë, por edhe ata janë pa varr, sepse as të vdekur nuk i çoheshin shtëpisë.
    Lejohej të lexonit në burg?
    Lejoheshin vetëm librat e botuar në Shqipëri. Lexoja shumë, jo për të përfituar nga ata libra, por për të shpëtuar nga ajo torturë atje, të paktën për disa çaste nuk isha më në burg. Megjithatë, për të qenë realist kishte edhe ndonjë libër të mirë. Ndërkohë me shokët shkëmbenim edhe letrat tona, ato që ne i shkruanim fshehurazi, sepse nuk ishte e lejuar.
    Çfarë ju shtynte të shkruanit?
    Unë shkruaja sepse dëshiroja të lija një dëshmi. Ndërkohë këtë dëshmi doja ta forcoja instinktivisht. Pra, bëja një lloj ditari shpirtëror. Në thellësi sekreti ishte tjetër, më shumë sesa hallin e një dëshmie kisha nevojë të krijoja emocionin e bukur. Dhe kjo më bëri mjaft mirë. Ndaj them që poezia ishte prostituta që më denoncoi, që më futi në burg, por njëkohësisht ishte shenjtorja që më mbajti gjallë atje shpirtërisht dhe mendërisht. Shkruaja dhe fletoret ua jepja shokëve, të mi që t’i ruanin sepse ne që kishim bërë shkollë kontrolloheshim më tepër nga policia. Unë u jam shumë mirënjohës miqve të mi, që i merrnin shkrimet tona dhe i fshihnin herë nëpër opinga, herë te kashta e dyshekut dhe herë nëpër ushqime. U jam mirënjohës atyre njerëzve që në këtë mënyrë u bënë edhe lexues. Aty shpikëm autorin, aty shpikën edhe lexuesin e ndaluar, që po të kapej dënohej po aq apo ndoshta edhe më shumë se sa ai që i kishte shkruar.
    Sa të burgosur qëndronin në një dhomë të kampit?
    Në kamp ishte një dhomë e madhe, ku ne flinim në tre radhë krevate dhe radha e tretë ishte shumë afër tavanit dhe atje ku takonte arkitrari mund ta kishe gati mbi hundë, aq sa të krijohej ideja se po flije brenda në një varr, nën betonin e tij. Ishim 50 vetë në një dhomë, 50 palë këpucë të shqyera të grisura, çizme të prera, nallane, 50 palë pece të përbaltura, sëmundje dhe kollitje, ndërkohë që policia fare mirë të vinte dhe të zgjonte: “Përse nuk i ke vënë këpucët në vijë të drejtë, do të shkosh në birucë për një muaj”.
    A kishit mundësi takimi me familjarët?
    Me rregullore ishte një herë në 15 ditë, por duke qenë se familja ishte larg, vinin një herë në muaj.
    Po familjarët patën probleme nga dënimi juaj?
    Dy vëllezërit e mi u larguan nga puna. Njëri ishte në arsim dhe vazhdonte me korrespondencë shkollën e lartë, iu ndërprenë të dyja: tjetri ishte ekonomist dhe vazhdonte ekonomikun me korrespondencë, edhe atij iu ndërprenë të dyja.
    Ku i çuan?
    Njërin punëtor në llaç, në tokat e vdekura ku ndërtohej një fshat i ri, kurse tjetri në fermë, në perimore, në serrat e domateve.
    Kur dolët nga burgu?
    Siç thashë, u dënova me 10 vjet burg, por pas vetëvrasjes së Mehmet Shehut na u ngjall shpresa se mund të liroheshim. Në vitin 1985 vdiq diktatori dhe nuk kishte më ridënime. Në atë periudhë u bënë dy amnisti. Unë nuk munda të dilja menjëherë, se këto amnisti ishin për dënimet e vogla, por përfitova ulje dënimi dhe pasi kisha bërë gati 8 vjet dola.
    Keni takuar ndonjë nga personat që ju akuzuan në atë kohë?
    Po i takoj, jo vetëm akuzuesit, por edhe policët e oficerët. Kam pirë edhe kafe me ta. Një pjesë ngrenë supet, duan të justifikohen, një pjesë janë të penduar që bënë aq pak ndaj nesh, donin të bënin më shumë, që të mos kishim mundësinë të ngrinim kokë dhe t’u tregojmë të tjerëve një mëkat.



    Provokimet e anëtarit të sindikatave në hetuesi

    Ishte bërë e zakonshme që në qelitë e hetuesisë të futeshin herë pas herë edhe njerëz të policisë, apo të paguar prej tyre, me qëllim rrëmbimin e informacionit. Dhe Visar Zhiti nuk kishte si të bënte përjashtim nga ky rregull. Ishte 26 vjeç në atë kohë, ndërsa “tjetrit” që hyri në qeli dhe ndenji një muaj e gjysmë me të nuk arrinte t’ia përcaktonte moshën, ndonëse dukej disa vite më i madh. “Shoku i qelisë” rrëfeu menjëherë që ishte kapur në kufi, sepse donte të arratisej dhe nuk i pëlqente aspak Shqipëria, por ishte kapur dhe diktuar nga qentë roje. Në bashkëbisedim me të, poeti e ka pyetur për shenjat e kafshimit, por s’kishte parë gjë, megjithatë nuk ka dyshuar. Tepër “i çiltër” në bisedat e tij, provokatori ka hyrë shumë shpejt në temë me pyetjet për poezinë: përse ke shkruar në atë mënyrë, kush ka shkruar tjetër si ti, e pyetje të tjera të këtilla. Megjithatë, i burgosuri tjetër nuk dukej dhe aq i vuajtur, sepse shpesh hetuesit nuk e merrnin për ta pyetur, por për t’i dhënë për të ngrënë njeriut të tyre. “Megjithatë unë nuk dyshova, sepse nuk mendoja që këto gjëra të ishin të vërteta, aq më tepër në vendin tim”, tregon ai. Dhe gjatë këtyre bisedave, në ditët dhe netët e qëndrimit brenda qelisë, krejt rastësisht poeti do t’i citonte “bashkëvuajtësit të tij”, vargjet e Nikolas Gilen, përkthyer nga Petro Marko. Ishte një poezi ku poeti vajtonte një nënë: “E gjora Dona Maria/ e mjera që s’di gjë/ biri i saj gjarpër/ pa zë paguhet nga policia...”, ndoshta këto fjalë e vunë në dyshime provokatorin ose ndoshta shërbimi i tij ishte kryer me sukses. Pas një muaji ai u lirua, ndërsa poeti u dërgua në burg. Megjithatë, pa dyshuar ai e kërkoi “shokun e qelisë” mes të burgosurve të tjerë. Kishte emrin dhe vendbanimin e tij real. Ishte nga Shën Mëria e Kukësit. Aty, nga të burgosurit e tjerë mësoi që ai njeri ishte me sindikatat dhe nuk ishte kapur në kufi. Në hetuesi e kishin thirrur për një librezë pune të falsifikuar dhe me sa duket për shërbimin që bëri u lirua.



    Poezia e vrarë e një poeti të ndëshkuar

    Visar Zhiti lindi në vitin 1952, në qytetin e Durrësit, ku kaloi fëmijërinë dhe kreu një pjesë të shkollës fillore. I ati, për qëndrimin e tij nacionalist dhe për shkrimet pacifiste në një kohë të ashpër, ishte pushuar nga arsimi dhe kishte kaluar punëtor krahu, që rregullonte rrugët e Durrësit apo shkallët që të çonin në amfiteatër. Por falë talentit, ndihmës së miqve dhe nevojave të kohës, kaloi si mësues dhe aktor në qytetin e Lushnjës, ku u shpërngul e gjithë familja. Aty ai do të bëhej një nga themeluesit e estradës së këtij qyteti. Pikërisht në këtë qytet Visar Zhiti do të përfundonte shkollën e mesme. Duke përfituar nga një zbutje e përkohshme e luftës së klasave, ndryshe nga dy vëllezërit më të mëdhenj, arriti të fitojë një të drejtë studimi në Universitetin e Shkodrës, dega Gjuhë-Letërsi. Në vitin 1979 arrestohet dhe dënohet me 10 vjet burg për agjitacion dhe propagandë, të shprehura në poezitë e tij. Del falë një amnistie në vitin 1987 dhe kthehet në qytetin e Lushnjës, ku siguron punë në fabrikën e Tullave, por pa të drejtë elektorale, pa të drejtë profesioni dhe pa të drejtë botimi. Në vitin 1990, me ndryshimin e sistemit politik në Shqipëri u angazhua me lëvizjen demokratike dhe punoi në gazetën e parë opozitare. Pasi Partia Demokratike fitoi zgjedhjet punoi për disa kohë në shtëpinë botuese, “Naim Frashëri” dhe më pas në Parlamentin shqiptar. Në vitin 1995 dërgohet në ambasadën shqiptare në Romë. Në vitin 1996, kandidon në rrethin e Lushnjës dhe zgjidhet deputet. Një vit më pas u dërgua sërish në ambasadën shqiptare në Romë, ku qëndroi deri në vitin 1997. Pas ngjarjeve të këtij viti u kthye në Tiranë ku është edhe sot, i papunë. Ka botuar një sërë librash në poezi dhe prozë ku përmendim: “Kujtesa e ajrit” (vëllim me poezi), “Hedh një kafkë në këmbët tuaja” (libër me poezi të burgut), “Mbjella e vetëtimave” (vëllim poetik i botuar në Shkup), “Këmba e Davidit”, “Funerali i pafund” (romanin) “Perëndia mbrapsht dhe e dashura” (roman) etj. Si shkrimtar, Visar Zhiti është vlerësuar me disa çmime në Shqipëri e jashtë saj dhe është përkthyer në disa gjuhë. Emri i tij është si zë më vete ne Enciklopedinë e Madhe italiane. Eshtë anëtar i akademisë “Alfonso Grasi” në Itali.

  7. #47
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464

    Funerali i pafundmë i diktaturës shqiptare në rumanisht

    Për intelektualin, nuk është e vështirë të hedhë në letër vitet e tmerrit. Mjaft të gërmojë pakëz në kujtesën ende të brishtë, për të rizgjuar eksperienca të trishta, të dhimbshme. Doli këto ditë në qarkullim në Bukuresht, romani i shkrimtarit Visar Zhiti, "Funerali i pafundmë". Romani i botuar nga Shtëpia Botuese "Leda", është përkthyer në rumanisht nga Luan Topçiu, redaktorë të librit janë Antonia Cacso, referent shkrimtari Liviu Lungu, kopertina është realizuar nga Andrea Apostol. Kopertina e librit shoqërohet me thënie të Robert Elsie, Elio Miracco dhe Kevin Higgins për veprën e Visar Zhitit. Një nga referentët e librit, shkrimtari rumun Aurel Maria Baros do të shprehej për romanin e Zhitit se botimi i tij në rumanisht përbën një ngjarje të vërtetë kulturore. Shkrimtari rumun do të shprehej: "Është një epope e vërtetë e kalvarit të një shoqërie, që i është nënshtruar "një marshi funebër" diktatorial, drejt një ideali të sëmurë. Në thelb, një histori e rëndë, por plotësisht reale, një histori e marshimit të verbër, një histori e përbërë prej ngjarjesh domethënëse, tragjike dhe tragji-komike, një metaforë e jashtëzakonshme e "turmës" së tërhequr në mënyrë obsesive në një rrugë që nuk gjen fundin. Marshi sfilitës, në të cilin njerëzit janë të shtyrë nga forcat shtypëse (këto mbeten sinonime), është e shoqëruar me ngjarje që ilustrojnë absurditetin e gjendjes, herë në linja karikaturale, herë me shije humori, herë quasi-tragjike dhe madje lirike". Në romanin e Zhitit, diktatura shfaqet lakuriq, me gjithë pamjen e vet tragjikomike, sa të frikshme, aq edhe groteske. Në ndihmë i vijnë ngjarje të jetuara, por edhe syri i hollë i vëzhguesit.


    Panorama
    Sui generis

  8. #48
    Po qe se akoma nuk e keni lexuar romanin e Visar Zhitit “Funerali i pafundmë”, nxitoni të gjeni një kopje. Po qe se libri nuk është më në qarkullim, i shkruani botuesit menjëherë që të botojë kopje të tjera, mundësisht sa më shumë. Po qe se ribotimi do të marrë kohë, më shkruani që t’ju dërgoj kopjen time.

    Sa më herët që ta lexoni këtë vepër, aq më shumë do të përfitoni. Sa për sqarim – ky roman nuk është argëtues. Megjithatë, pavarësisht nga kjo ose më saktë, pikërisht për këtë gjë, ju duhet ta lexoni këtë libër dhe sa më parë. Po qe se nuk e ndiqni këshillën time, ka të ngjarë që pa dijeninë tuaj, ju do të vazhdoni të jeni pjesëtarë sonambulistë të një funerali, të cilit ju ngjitet ndoshta që kur lindët. Ndoshta ju keni lindur në këtë funeral. Ndoshta ky është funerali juaj. Ndoshta ju jeni kufoma që të tjerët përcjellin në varr. Ndoshta ju jeni kufoma dhe një nga pjesëtarët e korteut në të njëjtën kohë.

    Në këtë roman Zhiti na rrëfen ne shqiptarëve gjëra që tradicionalisht nuk na pëlqejnë t’i dëgjojmë, shikojmë dhe pranojmë, veçanërisht kur bëhet fjalë për mëkate të përbashkëta.

    Si çdo vepër me vlerë, ky roman ju ofron lexuesve një trajtim terapeutik që do t’i ndihmojë ata ta njohin vetveten ndoshta më tepër se nga çdo libër tjetër që kanë lexuar deri tani. Si një Froid letrar, Zhiti e drejton lexuesin me mjeshtëri, simpati, por disa herë edhe me insistim në turneun e vështirë nëpër labirintet e errëta të koshiencës dhe subkoshiencës. Me Zhitin, letërsia shqiptare ka gjetur një stil të ri rrëfimi që u përsos nga James Joyce dhe Virginia Woolf.

    Shkrimtarë si Visar Zhiti janë shumë të talentuar për t’u liruar nga burgu. Edhe kur artistë të tillë e kryejnë dënimin e ‘merituar’ për ‘komplotet’ që thurin duke ‘manipuluar’ fjalën, armën më të rrezikshme që disponojmë ne njerëzorët, ata duhen flijuar me ngujim të përhershëm në kullën e harresës. Për këtë të fundit ne kemi merita, veçanërisht kritika letrare shqiptare.

    Po qe se prisni që të informoheni nga kritika letrare shqiptare për një libër të jashtëzakonshëm si ky, ka të ngjarë që të mbeteni të patrazuar në padijen tuaj edhe për shumë kohë. Kritika letrare shqiptare, që tani për tani është në një gjendje vegjetative, ka ende shumë për të bërë për t’u afirmuar si një art i mirëfilltë dhe shkencë më vete.

    Kritika shqiptare do ta ngrinte në qiell këtë roman, po qe se do të kishte tërhequr vëmendjen e kritikëve në Perëndim. Tani për tani, kjo nuk ka të ngjarë, sepse Zhiti nuk është i interesuar të trajtojë tema folklorike dhe ekzotike që perëndimorët e interesuar për Shqipërinë dhe hapësirat shqiptare, si gjithmonë, vazhdojnë t’i kenë aq shumë për zemër. Zhiti është shkrimtar shumë serioz që di të shkruajë vetëm me qëllim që të tërheqë vëmendjen dhe të sigurojë aprovimin e kritikës së huaj. Disa shkrimtarë shqiptarë, me eksperiencë apo edhe pinjollë të rinj, që me sa duket e masin suksesin kryesisht me kutinë e vlerësimeve të befta që vijnë nga përtej Adriatikut, duhet të mësojnë nga dinjiteti dhe integriteti profesional i Zhitit.

    Po qe se mendoni se një vepër e tillë duhet të ishte propaganduar nga qeveria shqiptare, në kohën tonë kjo nuk është më e mundur. Shkrimtarët dhe artistët shqiptarë trajtohen nga establishmenti politik si fëmijë ilegjitim të braktisur. Koha kur shteti shqiptar ta kuptojë sa e rëndësishme është të investojë për t’u krijuar artistëve si Zhiti kushte dinjitozë për të vazhduar krijimtarinë, fatkeqësisht duket se është akoma e largët.

    Megjithëse në kushte jo normale, Zhiti vazhdon të shkruajë vepra, të cilat janë pasuri kombëtare. Ky është ndoshta romani më origjinal i botuar në gjuhën shqipe në dy dekadat e fundit. Qoftë edhe vetëm me këtë vepër, Zhiti radhitet ndër klasikët e letërsisë bashkëkohore shqiptare. E megjithatë, kjo vepër pothuajse nuk është vënë re. Edhe ato pak komente që janë bërë për të, theksojnë se ky është një roman kundër diktaturës komuniste.

    Deri diku, kjo vepër e Zhitit vërtet është një roman anti-diktaturë. Diktatura që Zhiti demaskon pamëshirshëm, megjithatë nuk është thjesht ajo komuniste. Si çdo shkrimtar, Zhiti pasqyron në veprat e tij eksperiencën personale. Si çdo shkrimtar i madh, ai nuk është rob i saj, por e përdor atë si platformë për të trajtuar çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me kombin shqiptar. Dhe jo vetëm me të.

    Romani i Zhitit përqendrohet, ndër të tjera, në çështjen thelbësore të marrëdhënieve të njeriut me shtetin si një instrument force, indoktrinimi dhe totalitarizmi. Këto tipare janë karakteristika të shtetit në çdo sistem shoqëror, përfshirë shtetet demokratike.

    Zhiti ka shkruar një vepër origjinale sa moderniste po aq edhe postmoderniste për nga konceptimi dhe ekzekutimi artistik, si dhe mesazhi filozofik. Ky roman mund të krahasohet denjësisht me disa nga veprat më të mira të autorëve si Kafka, Orwell, Salinger, Heller dhe Solzhenitsi. Duke pasur parasysh historinë e romanit shqiptar, “Funerali i pafundmë” është një arritje jo e vogël për letërsinë dhe kulturën shqiptare.

    Që ky roman ka për autor një poet të talentuar si Zhiti e bën këtë vepër edhe më të veçantë. Ky është romani i parë i suksesshëm në shqip i kompozuar në vargje të lira që për nga mesazhi, pasuria e gjuhës dhe thellësia e mendimit mund të barazohet me kryeveprën “Toka e djerrë” të T. S. Eliot.

    E veçanta e këtij romani-poemë është se edhe pse simbolizon jetën si një korte kotësie (ndoshta “Korteu i Kotësisë” do të ishte një titull më domethënës për këtë vepër), Zhiti nuk e humb besimin te njerëzimi, tek vitaliteti ynë si qenie njerëzore për të ngadhënjyer në situata kur arsyeja duket se ka vdekur. Zhiti gjen kuptim dhe kthen në art anët më të errëta të realitetit njerëzor. Si çdo kryevepër që përqendrohet në temën e pesimizmit, atë e përshkon një damar elegant optimizmi.

    Romani i Zhitit shënon një arritje të re në letërsinë shqiptare, për të cilën duhet të gëzohemi të gjithë, veçanërisht Kadareja. Për më shumë se katër dekada, Kadareja duhet të jetë mërzitur në vetminë e tij. Nuk them se Zhiti është një Kadare i dytë. Kjo do të ishte një pasaktësi e madhe dhe nënvleftësim i pafalshëm, si për Kadarenë ashtu edhe për Zhitin. Nuk duhet që ta masim vlerën dhe origjinalitetin e shkrimtarëve tanë me metrin e suksesit të Kadaresë. Kadareja është një fenomen unik në letrat shqiptare. Kur të vlerësojmë shkrimtarë të talentuar si Zhiti, nuk duhet të nisemi nga premisa që të gjejmë në veprat e tyre një Kadare të dytë. Ne nuk na duhet një Kadare i dytë. Asnjë vendi dhe asnjë letërsie nuk i duhen klone letrare.

    Kur kjo vepër të përkthehet në gjuhët kryesore evropiane, veçanërisht në gjuhën angleze, Zhiti me të drejtë do të konsiderohet si një shkrimtar premtues bashkëkohor. Me shkrimtarë si Kadareja dhe Zhiti letërsia shqiptare dhe ajo ballkanike përfaqësohet edhe më denjësisht në botë.


    Gëzim Alpion - "Tirana Observer"
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Tema të Ngjashme

  1. Etimologji sipas Nezir Myrtes
    Nga ZANOR në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 24-04-2014, 19:38
  2. Armiqte e gjuhes shqipe dhe triumfi i saj.
    Nga detiad në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 69
    Postimi i Fundit: 04-06-2009, 08:53
  3. Letërsia shqiptare: probleme teorike-kritike në gjykimin e vlerave letrare
    Nga Kosovari_78_Ca në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-01-2005, 15:56
  4. Gjergj Fishta, per gjuhen dhe shkollen shqipe
    Nga Albo në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-12-2002, 00:18
  5. Konferencë ndërkombëtare për shqipen standarde
    Nga Beqari002 në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-11-2002, 14:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •