_____33_____
XI
një gjatovinë si i drunjtë po bënte fjalë me atë
që kishte në anën e majtë, gjatosh edhe ai,
i drunjtë tjetrazi, si më i errët. Ecnin dhe
shkembenin sharje pa e kthyer koken nga
njeri-tjetri. Syte e njerit kishin ftohme, te
tjetrit akull te piste. Maskara! As ketu nuk
m'u ndave. Shtrengoheshin nofullat sikur
nuk do te hapeshin me kurre. Ti gjithnje ke
dyshuar, por si mund te jem spiun ne nje
funeral te pakten! Dhe m'i rrudh buzet si
prapanice pule. U degjua nje krisme,
pellembe e arme s'u mor vesh. Apo ishte e
deshiruar dhe u ndje brenda dy grindesve dhe
jehoi tek te tjeret prane, qe po i degjonin me
zor perdellyes.
Megjithate, kur u nda ushqimi, ato qeset
plastike ku zverdhte buka si nje copez hene
e kapur rob - te lutem, leri poezite, nese do t'i
krahasosh patjeter, qeset e ushqimit ngjajne
me abortet - pra, kur ushqimi pasohej dore
me dore, ai ia dha atij pa mllef, mekanikisht.
Madje pine nga e njejta shishe plastike.
Hahej duke ecur. Njekohesisht.
Kur ata te kreut kishin mbaruar, afer mesit
s'kishin mberritur racionet dhe, kur nje pjese
tjeter hante dreken, ne fundin ketej fillohej
_____34_____
mengjesi dhe te kreu, nderkaq, jo vetem ishin
mbledhur mbeturinat, por po behej gati
darka, sikur te ishim ne kontinente te largeta
dhe ne gjysemhemisfera te ndryshme te
globit, qe, kur te njera lodronte dita,
tek tjetra pllakoste nata.
Vepronte nje mekanizem i cuditshem
shperndarjeje, i dukshem dhe i
pakuptueshem.
Dihej, njerezit prane nuk ishin te njejtet
gjithmone, sepse ndodhte te mbeteshe pas,
nuk te ecej, ishte semure ose e kapje veten ne
nje ngut te pakuptimte, te hipte ne koke t'i
afroheshe arkemortit ne kreun e larget,
bestytni e re kjo, e befas mund te ndieje
deshire t'i aviteshe anes me te afert per te
keqyrur pak nga peizazhet e shtrembra, qe
edhe pse te ngjashme deri ne shkretim, prape
coc te jepnin ndryshe. Shpesh te kaplonte
trilli per te kunderten, jo i parrezikshem ky,
qe te mbeteshe sa me ne fund, se fundi duhej
te qe me interesant, me i cliret, me plot
mundesi. Edhe mund t'ia mbathje, po te ishe
penduar. Ndodhte qe fundi te ishte me i
veshtire per t'u arritur se kreu, edhe pse ky i
fundit, ne te vertete i pari, qe pothuajse
i pamundur, i plotesuar, ne unitet barbar.
_____35_____
Fundi vec shtohej e shtohej. Gjithmone me
njerez te rinj qe nje djall e merr vesh se si
bashkengjiteshin. Me c'lloj magjie e joshje,
me c'dredhi, dhune te fshehur, apel?
Megjithate funerali me i gjate qe mund te jete
pare mbi fytyre te dheut, vazhdonte ecjen...
_____36_____
XII
kengez bulthi, cingeritese, ccëëëëëërrrrr, u
derdh perreth.
Alo, alo, po te degjoj. Paskesh qene zile
celulari. Fliste njeri nga ata ne ane, paksa
jashte funeralit. Ouu, i hipur mbi kale! Ia
terhoqi freret kafshes si per te ndalur rendjen
e lehte, trokthin, kurse me doren tjeter
ngjishte pas veshit aparatin e zi. Se c’fliste
nje si asnje gjuhe. Jerm. Me kod.
Permendeshin emra nga fauna, numra dhe
sende ordinere.
U degjua nje tjeter trok, i dendur, i shumte,
qe sikur e derrmonte zhaurimen monotone te
hapave te funeralit. Erdhen kuaj te tjere,
turfullonin bashke me kaloresin persiper.
Garda! Sigurisht e atij qe rrinte shtrire
Brenda ne arkemort, e te vdekurit te madh
dhe te mistershem, rojat e funeralit qe
mbikeqyrnin rregullin, ecjen massive, tere ate
shkeputje qe pershumohej ortekshem, rastet
e pushimeve, ngjarjet e mundshme, ato qe
s’duhej te ndodhnin, pra, pergjithesisht
mbarevajtjen e kurrgjese se madhe.
Urdhri ishte te neutralizoheshin ekseset.
Sepse s’ka beme me serioze se ecja e nje
funerali, absolutisht absolute. Te tjerat
_____37_____
s’kane sit e kene kaq vlere dhe ndjenje. Cdo
dashuri tjeter duhej te ishte e ndaluar.
Prandaj s’duhej te mbaronte ky marrshim
funeber.
_____38_____
XIII
ndriste nje floknaje e verdheme, flakerime, ne
muzg, dhe atij iu kujtua nje vezullime tjeter
e larget, mbetur ne femijeri. Copez ari me nje
xixellime te papermbajtur.
Te kishin fshehur thesar tek ajo gropa? Iu
afruan dhe gjeten nje shkarpe fosforeshente,
c’mrekulli, nuk ta digjte doren! E copetuan
per te pasur nga nje copez secili nga femijet.
Nuk i zinte gjumi, donin ta mbanin nen
jastek, ta shihnin net err ate thengjill aq te
mire e te urte. Keshtu ndritnin dhe floket e
asaj femres prane. Ai i shihte kurrizin, supet
e imeta, pardesyne e erret si per varrim, qe ia
mbulonte paksa cizmet. Ecte, ashtu e
hajthme, ndjellese. Sic qe zhgenjyer ne
femijeri, kur kishte kujtuar se kishin gjetur
nje enigma – “nje ndricues enigmash” thuaj
me mire e jo nje copez dru te kalbur – qe ia
flaken, se nuk e ndante nga vetja e s’donte te
bente gje tjeter, vecse ta shihte ne terr, tani
pati druajtje te nxitonte per te arritur gruan
perpara e ta keqyrte ne ishte e re, se i kishte
ndodhur neper bulevarde te pershpejtonte
hapat, i joshur nga ndonje trup i bukur
femre, e statujte e tera, me ate ujevaren e
nderprere te flokeve, dhe te zbulonte ndonje
_____39_____
të shkuar në moshë, sirenë të dalë ne pen-
sion, megjithatë me hijeshi te mbetur,
durohej, le t'i kishte perënduar koha e
dashurisë, por jo t'i shpifej ndonjë mashkull a
trashedental, pale, që mund të buzëqeshte me
qëllim. Ndërsa ngutej, ndjeu një bërryl të
lehtë në ijë, por s'i dhembi. Nuk e kuptoi në i
shkeli këmbën dikujt apo ia shkelën, dëgjonte
zemrën që i rrihte fort, aq sa mund t'ia
dëgjonin të tjerët, e kaloi dhe një qenie tjetër
me dy këmbë dhe në cep të syrit i vagëlloi
dritë hëne dite. E ktheu kokën pakëz. Pa
profilin e femrës. Cipa e lëmuar, e dëbortë. E
bukur, tejet e bukur! Nga shkaku i dashurisë
së tepërt, që aq shumë do të ketë bërë në jetë,
dhe dukej e pangopur, pra do të bënte ende.
Qerpikë e gjatë e të drejtë s'duhej të ishin
artificialë, ashtu të palëvizshëm, i ndjeu t'i
shponin shpirtin.
-Ke cigare? - e pyeti ajo me një zë
të bardhë zambakësh.
- Po, po, - nxitoi të nxirrte paketën, - mbaje të
gjithë, - belbëzoi.
- Nuk tymos nga ky lloj, por do të marr një, sa
për tani.
Vuri cigaren në buzë. Ai ia ndezi. Flaka e
shkrepëses rrezëlliu edhe te flokët. Po
shikonte gojën e gruas, e mrekullueshme për
_____40_____
një puthje, qoftë dhe në varrim.
- Ju lutem, ju jap një cigare tjetër, dy, pesë,
por lërmëni ta vazhdoj unë tuajën. Nuk duroj
dot, kur shoh filtrin që është bërë me të kuq
buzësh. Dua ta ha. Me një cigare të tillë
digjet bota.
Grauaja pranoi. Ia dha cigaren e saj pa
buzëqeshur, me një vështrim të natyrshëm,
dinak. Mori cigaren tjetër. Thonjtë e saj të
gjatë, artificialë sigurisht, kishin ngjyrën gri
të ditës sikur sapo ta kishin çjerrë, dhe nga
nje pikël të fortë manikyri të kuq. Ndërkaq
mërmëriti:
- Edhe unë ju dua...
- Pas varrimit, - këmbënguli lehtë burri, -
hamë darkë bashkë, shpirt!
- Të shpresojmë, - psherëtiu gruaja.
Pastaj iu bë sikur thyheshin pjata me
rrapëllimë të shurdhët, gota, servise,
qirimbajtëse. Pse, pjatat që shtroni nëpër
dreka mortore, përdorni edhe në dasma?
Mëkat! Thyejini të gjitha, digjeni restorantin!
Kujdes nusen, po vdes!...
_____41_____
XIV
i dukej e mangët gjithçka, ndoshta
përgjithmonë, katastrofë, nëse s'do të arrinte
andej nga Kreu për t'i vënë supin e vet
arkëmortit. Nga larg e kishte parë si mirazh
mallëngjyes dhe nuk mbahej mend se sa
kishin ecur. Atje, atje duhej të mbërrinte.
Pa atë peshë do të ndihej edhe vetë i papeshë,
i lehtë, fluturak, i kollajrënshëm. Te Kreu me
çdo çmim, të mbartte dhe ai, me të paktët,
arkë e hatashme, lavdidhënëse. Aty të
kërrusej. Sado rrallë dhe ngadalë, ata që e
mbartnin, duhej të ndërroheshin. Ndryshe
s'kishte kuptim. Kjo është logjika e gjërave.
Ja, ja, ky njeriu pranë duhet të ketë qenë në
krye, shih si i mban supet shtrembër. Njërin
e ka më të ulët prej peshës së dikurshme.
Ende e ndien. Dhe mburret me atë sup të
zgërlaqur, gungen në kurriz. Kreu më takon
edhe mua. Për ate kam ardhur.
Ndryshe s'kam pse ndjek nga pas një
arkëmort.
Çdo varrim, ashtu si shteti, ka pjesën e vet
irracionale. Ku i kishte dëgjuar sentenca të
tilla pa kuptim, përveçse andej afër fundit, ku
përfliten jo vetëm mesi dhe Kreu i funeralit,
por e gjithë bota? Sa më përpara bënte, aq
Krijoni Kontakt