Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 48
  1. #1
    El-Letërsia Maska e macia_blu
    Anëtarësuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492

    'Funerali i pafundmë' i Visar Zhitit, një shkollë e re në letërsinë shqipe

    lexojeni qe ta diskutojme....
    (kthehem shpejt)

  2. #2
    El-Letërsia Maska e macia_blu
    Anëtarësuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    Si ka mundesi qe asnjeri nuk e ka lexuar ende(a thu te gjithe ata qe hyjne ne forumin tone , jane jashte shqiperise dhe te pamundur per ta patur kete liber. Nderkohe , po te kisha kohe (dhe do te fitoj per kete liber) do ta hidhja te gjithin ne kete forum. Eshte nder te rrallet libra nga autor shqiptar qe ia vlen te harxhosh kohe jo thjesht per ta lexuar nje here , dy here, 5 here, por edhe ta shkruash fjale per fjale per ata qe duan dhe vleresojne vertete letersine (sidomos shqipe) Per mua eshte nje kryeveper.Eshte nje roman i shkruar ne vargje te thyera.Pra eshte shume metaforik dhe real njeheresh. Nuk e di si eshte e mundur qe te jete kaluar kaq ne heshtje nga shtypi , dhe kritika apo njohes te letersise ne shqiperi. Une per vete kete liber e krahasoj me veprat e koelhos e me duket me i mire , disa here me i mire.
    Qe kur e lexova , kam filluarte vuaj prej deshires qe ky liber te flase anglisht. Secili prej atyre qe e ndjen veten te mire ne anglisht, do t'ia sugjeroja ta perkthente, ( ndoshta gaboj pse e sugjeroj , keshtu , pasi perkthimet duhen paguar dhe kushtojne shtrenjte, por nese dikush ka mundesi perkthimi , kam nje lloji garancie nga vlerat e ketij libri , edhe per shperblimin qe do te sillte vete ky liber)
    Megjitheate une po filloj ta hedh ketu ne forum, pa premtuar se do ta coj deri ne fund(per efekt kohe).
    .................................................. .............................................

    FUNERALI I PAFUNDME
    VISAR ZHITI


    " Flete e grisur nga fundi per tu lexuar ne fillim"

    Mesper mes fushetires se perdhunuar, nje hulli e gjere dhe teper e gjate, qe s'niste aty dhe nuk mbaronte kurrkund, te jepte ndjesine sikur toka qe leruar egersisht, jo me plugje, por me tanke.Nuk kuptohej pse e kishin bere ashtu, per c'shkak, c'hordhi e ka shkelur edhe pse ajo zvarritje masive, aq tragjike. Mbi balten e thare gjeje kepuce njeriu, te vecuara , te pakalbura, cizme te mbetura , taka te thyera andej kendej, dhe tmerri arrihej kur zbuloje kembe te harruara, zhytur pergjysem ne llucen e dikurshme, keputur keq ne gju, dhunshem , si te ishin kercunj. C'ikanake te mallkuar do te kene kaluar ketej , aq te percundnuar si te kishin qene ajrore, te frikshem , dhe si bujten ne kete toke? Prap kembe te vetmuara te pashkulura dot, dhe te lena aty pergjithmone per tu kalbur . Po si mund te kete vazhduar ky rrugetim , me c'rober te shkrete dhe ku do te kene vajtur , nese kane arritur gjekundi? C'i ka shtyre perpara, c'furi, c'detyre a detyrim , ne mos nje magji e rende?
    Nje helikopter fluturonte ulet, gati rrafsh me fushetiren. Shiheshim qarte pas dritareve te tij njerez qe xhironin hulline e madhe te asaj heqjeje zvarre, aq te cmendur dhe teresisht absurde, fotografonin kepuce te hedhura, gjurme pa kuptim dhe kembet e vetmuara te pashkulua dot nga toka ...Skelete njerezish...Here pas here ato largonin aparatet nga syte , sa per te fshire lotet.

    ***********************************************

    ...............PJESA E PARE.............
    ............................UDHETIMI I ZI..................


    ...te ikesh larg. Sa me teper kembe,aq me
    ..................pak lodhje.
    Te qenet bashke , shume njerez njeheresh, te
    ngjall ndjenjen e fuqise , e cila shtohet edhe
    nga e ecura. Koket jane te rrezikshme. Te
    menduarit ndryshe gjithmone prish pune.
    Rrugetimin e ben te lehte mendimi i
    njejte, i vetem , i perbashket. I ngjashem
    me yllin e karvanit qe ndrit njelloj per te gjithe.
    Dhe ai eci me te gjithe , i larget digjet si
    plaga e tjetrit qe nuk dhemb kurre. Eshte me
    mire te mos mendosh, se jo vetem nuk
    lodhesh, por shmang edhe medyshjet, qe
    gjithmone behen pengese. Vetem te ecesh. Ka
    me siguri, kur mendimi mungon fare. Ky
    eshte ideali;mungesa e tij. Tkesa ecen , ndien
    se forcohesh vazhdimisht. Behesh i bronzte.
    Statuje. (S'ke pse e pret pas vdekjes.Ta
    thyesh edhe ate kufij dhe te triumfosh mbi
    ..............te pamunduren,
    II
    gjithesesi , dhe duke braktisur vetveten, qe nuk e meritojme.)
    ...Sic duket sipas nje zakoni tim ,
    kisha dale per te pare vendet ku kisha
    dashuri, kolonat ku kisha mbeshtetur ate te
    panjhuren e mbremshme me ata floket e kuq
    dhe e puthja , shkallet ku e shtriva dhe s'i bera
    dot gje. Shpresoja me kot qe renkimet t'i kishin
    perftuar mermeri,eksatzen e dikurshme dhe,
    ashtu te paperfunduara ti degjoja serish.
    Pashe pllanga te rastesishme uji, orgazma
    pellgjesh te dites mashtruese, kur befas u
    gjenda mes njerezve.S'e kuptova si e qysh ia
    behen e nga dolen. Provova durajtje, dhe
    s'kam pse e fsheh, edhe pasiguri, por s'desha
    ta qortoja veten, se cdo gabim i imi me ka dale
    per mbare, madje u ngazelleva kur s'po
    mundja te dilja dot nga turma, si nga nje pyll
    ku je i mbrojtur nga ererat. Po qyteti si
    u zhduk papritur?

    Nisa te hidhja hapat kuturu , pa e ditur ku
    shkohej, ne c'rruge, se ashtu te ngjashur sic u
    beme , here here me krijohej pershtypja se
    shkelja mbi gure, pastaj mbi balte, mbi bar,i
    kapja ndryshimet dicka si zhaurime ose
    thyerje kercejsh a kocka zogjsh, mermerima dhe
    renkime te asaj qe shtypej , teksa me
    perndrutej dicka leshrakuqe, paruke magjike
    .............qe largohej.
    Ndoshta po flsija me vete, me kapi nje ankth i
    mire filllimisht e sikur po dihatja.
    Para meje s'shihja asgje tjeter, por koke
    anen e tyre te pasme, floke te gjate, te
    shkruter ose fare, vezullime te shpifura
    guackash te medha , leshterike bionde, te zinj,
    jeshile, lunga , ruarje te kudesshme qafash
    pa kuptim, lekure te fishkura macesh te
    semura, copa kokesh me tej , qe mbulonin
    njera-tjetren, masaker absurde; vec e vec
    njerezit jane te padurueshem, por duke u bere
    nje mase e vetme tallazitese ne nje
    shurdheri joshese, edhe pse e percudnuar, te
    perpine me gjithesejine vet dhe te vjen mire, se
    humb vetveten per te fituar shume te tjera.
    Behesh edhe anonim , edhe me i fuqishem.
    Po shkelnim gjethe, s'ishin te kalbura, por te
    rrezuara para kohe nga era dhe ndricimi
    i mekur i dites dritheronte i llamarinte. E
    ktheja koken pas, edhe qe te provokoja veten
    per t'i krijuar mundesine e keqe te te
    mbeturit pas, ne fund , nese mund te behej
    shkeputja, por paskesha qene me fat;dallga
    e njerezve me shtynte per me tutje e fundi
    ashtu si fillimi , nuk shiheshin, pervec
    fytyrave me te aferta, lekundese, aspak te
    shqetesuara, pa ndonje shprehje te vecante,
    te zbrazeta heret dhe me nje si tendosje te
    ftohte e une s'arrija te zbuloja gje te
    dyshimte, qofte dhe te njera, se ato
    nderroheshin shume shpjet, ia linin
    vendin njera tjetres, ndersa ballina e perbashket
    mbetej e njejte, mur i gjalle levizes,
    i kudogjendur, qe ma shtonte sigurine e
    pasigurte e jo pasigurine e sigurte-leri
    persiatjet, qortova veten, por ec-mur me
    vrima te llojllojshme sysh, si te hapura s'dihej
    me c'gozhde- sa i kam dashur gozhdet te
    thjshta dhe te verteta, mjete te bashkimit
    s'ka gje pse me rrahje dhe rrapellima.
    (Gozhdet e pergjakura njefare Krishti sikur e
    kane bere te paharrueshem, te madh dhe te
    bukur, e kane mberthyer ne kujtesen e
    njerezimit, keshtu thone . Edhe ai ecte).Te
    ecnim. Mijera e mijera kembe bashke.
    Trandet rruga. Nuk e di ku jemi, s'shoh dot
    pertej te tjereve. Floket perpara , qe dukeshin
    sikur donin ta lehtesonin pamjen e ngushte, e
    acaronin moskuptimin e saj. Degjoja
    mermerima, pa kuptuar c'thuhej, sikur te
    mos ishin te gjuhes qe dija une, nderkohe
    s'dalloja goje qe flisnin. Mermerima sikur
    ishte tjeter gje, luzme siper nesh, mjegullt e
    pakte e pluhur i padukshem hutues.
    ...(fq 14)... (e shenoj ta mbaj mend per vete kete fq)lol...
    vazhdon........................................... ...
    Ndryshuar për herë të fundit nga drini_në_TR : 18-05-2004 më 17:22

  3. #3
    Diabolis
    Anëtarësuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Robert Elsie ka shkruar tek intervista këtu se ka gati një përmbledhje të Visar Zhitit.
    Sipas meje, por pa përjashtuar kënd, Visar Zhiti për sa i përket të përkthyerit në anglisht është në duar të sigurta.
    wrong verb

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e kalemi
    Anëtarësuar
    23-06-2002
    Postime
    50
    Po eshte liber i mire dhe ia vlen te lexohet. Stili me te cilin eshte shkruar eshte teper i vecante, sidomos per letersine shqipe. Eshte liber qe shpreh fuqishem... POR:

    Sikur te mos kisha marre vesh se, pikerisht per ate liber, Visari pranoi cmim kombetar nga duart e bijve te atyre qe u bene shkak qe ai liber te shkruhej nuk do te pikellohesha.

    Mbase nuk do e teproja te them qe ai gjest fshin me gome shumicen e vlerave te vepres.

  5. #5
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Kalemi,

    cfare titulli ka pranuar?
    Sikur ky titull te vinte nga qeFERRiA, do me habiste vertet, kur kam parasysh dhe se me c'fryme zoti Zhiti e ka shkruar artikullin mbi hapjen e dosjeve, artikull te cilin e solla ne temen mbi te tek Krijimtaria e shkrimtareve shqiptare. Ne artikull ai e shfaqte veten si nje njeri konseguent ne qendrimin e tij kunder ish-eve dhe bijve te ish-eve qe sot drejtojne vendin. Ne fund te leximit mund te krijoje pershtypjen (nese nuk ke lexuar gje tjeter prej zotit Zhiti), se ai ata qe i moren jeten dhe shpirtin nuk i llogarit te denje per te qene njerez e jo me te ule veten te pranoje tituj prej tyre. (Po keshtu dhe ne librin e vet "Rruget e ferrit", ndaj dhe e propozova kete artikull si shtojce per librin ne fjale. Te riun, per te cilin eshte nisur kjo teme nuk e kam lexuar. Po mundi kush te sjelle disa faqe, pervec atyre qe ka sjelle macja blu ne krye, do t'i isha mirenjohese.)

  6. #6
    El-Letërsia Maska e macia_blu
    Anëtarësuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    hej.... nuk dua te bisedojme per biografite e autorit, apo politiken e vendit.... ne rastin konkret une dua te diskutojme per librin si veper artistike.
    Si veper artistike.... , dhe ajo qe me pelqen me se shumti ne veper eshte se nuk e kufizuar si ne pergjithesi veprat e koheve te fundit nga te ishpersekutuarit, apo dhe vete Visari, i meshojne vetem detajeve te vuajtjeve. Per mendimin tim shume i vogel ka qene ndryshimi i vuajtjes se atyre qe ishin jashte burgut me ato brenda ne burg. Per mua atehere shqiperia (perjashto udheheqjen) ka qene nje burg masiv. Duke u perulur me dhimbje para seciles vuajtje , ne librin e visarit e perjashtoj dhimbjen e tij private, apo kombetare. Per mua libri ka permasa me te medha se kaq.
    Kur te kem kohe premtoj se do hedh fragmente te gjata ....
    Pershendetje te gjitheve.
    Elinda!

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e kalemi
    Anëtarësuar
    23-06-2002
    Postime
    50

    Angry Korigjim

    Po bej nje korigjim: nuk e paskam pasur te sakte nese Zhti eshte nderuar pikerisht per ate liber nga Ministria e Kultures.


    Kush ka informacione me te sakta ti dergoje ne adresen e redaksise se forumisto - thashethemexhinjve:


    Rruga: "Buke me gjize"
    Lagja: " Kujtoj se jam letrar"
    Ndertesa gjysmekateshe perballe merkatos se enderave.
    Qyteti "u mbars mali e polli nje mi"
    Shteti " Hajt verdalle e pirdh ne mes".

  8. #8
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anëtarësuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    _______________________________ fq. 15


    Nuk doja te ndillja keq e, ne kisha gabuar qe
    dola, ja, ndoshta kisha ndeshur me nje turme
    te porsavershuar nga stadiumi. Po pse
    s'eshte aq e zhurmshme e s'ngjan e atille?
    Edhe sikur te kishin qene mundur (skuadra e
    tyre, natyrisht, se turmat ndihen te
    perfaqesuara), kjo heshtje eshte e tjeterllojte,
    e rende, dicka si dru e lidhur me hekur. Te
    jete turme operash? Njerez qe kane dale nga
    muzika dhe kenga, nga lozhat dhe puthjet e
    duarve e lenie takimesh per t'u puthur me
    shume? Eshte shume luks ajo turme, vjen si e
    perhenuar, si ata qe dalin nga portat e
    kishave. Mos jane protestues, qe shkojne ne
    ndonje miting, por nuk bertasin, vec ecin,
    ecin ashtu sic me pelqen mua, te vendosur,
    gati solemne, parade e cuditshme, qe te shtyn
    perpara edhe kur dyshon a nuk do.
    Anash pershfaqej ndo nje skice peme, e
    shtriget. Dhe nje tjeter me pas, e kundert:
    robinje e bukur. Nje dore e paduruar u zgjat
    te prekte nje dege hutaqe, qe kishte gabuar
    dhe nderej mbi koket e te gjitheve (pra, te
    askujt) dhe mua me kaploi nje si shprese
    lekundese. Ne anen e kundert nje ballkon
    varej ne ajer dhe nje dritare e ndezur ne
    boshesine gri te erret. Nje shtylle me tej si
    karnival hollak, i vetmuar pikellueshem.

    ______________________________________
    Ndryshuar për herë të fundit nga Leila : 11-08-2004 më 05:57
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  9. #9
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anëtarësuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    _______________________________ fq. 16


    Klithi nje bori e trembur makine. S'duhej te
    ishte civile. C'klithme, si ato sinjalet kur
    shkerbehen shpendet para ndo nje sulmi
    te fshehte.

    * * *

    Duhej te kishte edhe ca pasdite. Qielli, ndersa
    zvarritej edhe ai persiper, thethinte bashke
    me mugetiren e fundit pezmin gri qe s'kishte
    te sosur, edhe dyshimin. Ne mbremje, kur
    gjithcka erret, si nje kundershti, do te
    sqarohej e tera. Aq sa duhet. Se duhej te
    kishte pushim dhe ca gjume. Te dyja ngjanin
    me sfungjere te medhenj e te thate, te brejtur
    anash nga minj yjesh te zeza.
    Te mbeteshe prape vetem te nesermen,
    s'kishte kuptim.
    Nuk e doja nje menxyre te tille. Me te gjithe
    je gjithcka.
    Profilet e njerezve ne te dy anet e gjithsecilit
    zbardhellenin te pagjalla, emblematike, qe,
    duke u kembyer ashtu pa nderprerje,
    e shtonin edhe me mosketueshmerine.





    ______________________________________


    Tani qe e lexoj prap nga e para, po ve re detaje te reja qe s'i kisha vene re me pare.
    ... dhe une e kam bezdi te rilexoj nje liber.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Leila : 11-08-2004 më 05:57
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  10. #10
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anëtarësuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    _______________________________ fq. 17


    III

    tej, ne thellesine e mugelluar, turma po
    ngjiste nje si te perpjete, ndoshta kishte dhe
    shkalle nen kembe, beri dhe nje si kthese te
    mundimshme tere ai trup i perbashket i
    turmes si nje rrjedhe e turbullt lumi a gjarper
    gjigant, perbindesh fare. Duhej ta kaptonin
    ate koder te ulet me ullinj te eger, por udha a
    shtegu do te kene qene me te ngushte a u
    tkurren nga frika e turmes, sic ndodh
    gjithmone, pra, ndersa vargani hollohej
    padurueshem mbas dyndjeve te para, ndersa
    tehollej dhe s'keputej dhe ecnin e ecnin, pak
    me ketej u pa siperthi ajo qe s'pritej, habia
    ime kubiste, nderkohe aq e lehte, fluide -
    patjeter largesia e bente te dukej ashtu, arke
    thesaresh, senduk perrallash, jo, jo, varke
    princesash, qe rreshqet dhe s'rreshqet, e
    mbetur mbi supet... Pse e mbartnin, c'ishte,
    mos valle qilimi fluturues i mbeshtjelle, po
    per se...? Arkemort... obobo, c'dua une ketu,
    arkivol i pangjyre, jo aq i zi qe, pak me tej,
    teksa lekundej pa zhurme mbi njerez -
    ndoshta i ra drite s'dihej nga ku, si kashte e
    arte e hedhur me duar - mori nje si prarim,
    vishnje e dhembshme dhe, teksa rrekesha te
    zgjatesha edhe me, ndersa ecja ne maje te


    ____________________________________
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  11. #11
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anëtarësuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    _______________________________ fq. 18

    kepuceve, mes turmes, por larg, shume larg
    kreut, arkivoli m'u perzbardh, sikur mbartnin
    nje re gjatoshe. Nga anet e mia pleqte
    e vdekur i mbyllin ne arkivole te zeza, te
    rinjte ne te kuqe, por edhe heronjte ashtu si
    te dashuruarit. Kur i mbartim mbi supe
    arkivolet, shprehim nderim te vecante. Me
    shenjtoret veprojme ndryshe, i mbajme me
    krahet lart, pellembet e duarve rresht nen
    arkivol si gjethe laurash. Ne shtrate topash
    vendosen udheheqesit, te vdekur, natyrisht.
    Sikur zevendesojne grykat gjemimtare.
    Vdekja, qe duket e njellojte, e ben jeten
    ndryshe dhe arkemortet i ka te llojllojshme:
    edhe gur, edhe dru, edhe ar, e shpesh s'ka
    fare. Arka e hicit. Mund te jesh me gjalle
    i vdekur dhe e ndersjellta.
    Armiqte nuk i varrosim fare, si te paqene. I
    leme ne fushetire, t'i hane korbat. I shqyejne
    me sqep. Pra, arkivoli i tyre jane gjallesat dhe
    ai, ne njefare menyre, i copezuar, flatron lart.
    Ah, s'ka shprehje te vertete te qiejve, as cicerima e
    ylbere, por masaker lirike kufomash.
    - Mjaft, s'te kam pyetur per asgje.
    - S'i the?
    - S'fola.
    - As une.
    Sidosofte, ndodhesha ne nje varrim te madh,
    gjersa kishte aq shume popull.

    ____________________________________
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  12. #12
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anëtarësuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    _______________________________ fq. 19


    IV

    ... ecnim. Na terhiqte nje arkivol ne krye. Ne
    thellesine ku vete horizonti lekundej. Me
    ngashnjimet e lindjeve dhe te perendimeve te
    diellit pranveror. Arkivoli keshtu. Te vinte te
    kendoje ate kengen marciale per nje bote te
    vdekur. Ecnim. Doja te falenderoja fatin, qe,
    megjithese i verber, me zgjodhi edhe mua...





















    ____________________________________
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e pagan
    Anëtarësuar
    15-02-2004
    Postime
    227
    shkrimtaret shqiptare nuk i jane shkeput hala "realizmit socialist", si duket brezi vjeter e ka te pamundur te shkoj me tej. .................. kjo eshte sa i perket brendise se vepres, ndersa "çorben" secili e gatuan me qullin e tij.

    deri tek faqja e 19, visari eshte gjithmone tek "hyrja"e shkrimit te tij, gjithmone lakon e perdredh fjale duke i bere zinxhirr, me te cilin, me sa duket lidh veten kembe e duar, per te nxjerre "qullin e tij" aq i deshiruar per gatimin e çorbes (letrare).

    deri ketu, duket si hartim shkolle tejet i stilizuar, me habit zhyshen , me na habit.

    ne fakt ne nje veper artistike, stili i shumte vdes vepren vete. pra: stili vret stilin.
    stili i vetem dhe me i madh, pat thene dikush, eshte FSHEHJA E STILIT.

    e pyeten njehere pikason: a keni ju nje stil ? ai u pergjigj: a ka zoti stil?

    nentekst: gjynah qe shkrimtaret shqiptare merren akoma me vargezime stilistike duke dashur te bejne çudira. do te ishte mire qe ti pervishen letersise se vertete, subjektet ne shqiperine paskomuniste (ku prindi vret femijen, femija prindin, etj) nuk mungojne.

    eshte koha te shohim dostojevskin shqiptar, ndersa ne lexojme akoma shkrimtare naive e te mbushur me stil.

  14. #14
    your incubus
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    456
    o pagan! ca ngaterron. po nuk qe letersia gjuhe, lakime e sperdredhje te gjuhes, terheqje, tkurrje e tretje terthore, qe ne rastin e zhitit nuk thone gje tjeter, nuk fshehin gje tjeter, nuk zbukurojne gje tjeter pervecse titullin apo idene fillestare, "funerali i pafundme", atehere cfare eshte letersia? shihini gjerat ashtu si jane para se te kritikoni e te kerkoni dostojevskin nga lasgush poradeci.
    gjuha jote eshte blu blu blu blu blu ne portokalli

  15. #15
    your incubus
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    456
    p.s. e kujt i hyn ne pune nje dostojevsk tjeter? letersise shqiptare jo nje here.
    gjuha jote eshte blu blu blu blu blu ne portokalli

  16. #16
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anëtarësuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    _______________________________ fq. 20

    V

    cuditerisht funerali mori rrugen tjeter, jo ate
    qe te conte te varrezat ne rrethine. Qiparisat
    po pakesoheshin sikur i perzinte dikush.
    Ndoshta do te benin nje parakalim ceremo-
    nial ne qytetin prane me arkivolin mbi supe.
    I vdekuri yne mund te kete qene nje
    personalitet i shquar i ketij vendi a ketej
    mund te kete sherbyer, kryetar bashkie,
    deputet, qytetar nderi, mund t'i kete dhuruar
    qytetit ujesjellesin, kishen a cmendinen dhe,
    sipas nje zakoni te lashte ballkanas,
    arkemorti edhe hapet.
    I vdekuri, i veshur me kostum dhenderie e
    kemishe te bardhe, duket sikur e sheh
    vdekjen e vet, ndersa derdhen rreke te
    pikelluara drite mbi ballin e tij, qe gjithnje e
    me shume merr ngjyren e floririt. Vdekja
    eshte kapak floriri, thote nje fjale e urte
    popullore. Arkemortit ia heqin kapakun, e
    ngrene ne kebe te mbeshtetur pas murit
    dhe gjindja takohet me radhe me te vdekurin
    e vet, qe te dy te afert a oficere te gardes e
    mbajne te mos bjere. Tej, nese do te degjohej
    kuje, do te ishte e grave.
    Pemet anash rruges ngjanin me vajtore te
    heshtura.

    _______________________________ fq. 21

    Funerali vazhdonte rrugetimin, jo dhe aq
    i heshtur.
    Arkemorti ne krye, andej duhej te ishte;
    ngaqe s'dukej me, nuk mund te vendoste dot
    heshtje te plote edhe ketej nga mesi i turmes,
    dhe jo me nga fundi i saj. Nodhte te
    harronin qe ishin ne funeral, e beheshin
    biseda te cfaredollojshme, per sportin dhe
    politiken, per cmimet pak me tej, per gjyqet,
    por edhe per dashurine: Falimentoi banka e
    huaj... U be aktor, kur la futbollin... E
    dashura s'e mbante mend qe e kishte
    dashnor... po, po, abortoi, se gjate kontrollit
    mjekesor shkencetaret konstatuan se femija,
    kur te rritej, do te behej kriminel. Pse, pak
    kriminele ka? Kot u hoq denimi me vdekje.
    Pasqyra e madhe qe bleva me ulje cmimi e
    virgjer me floket te gjate beri gol te paligjshem
    e internuan atje ku Prometeu vrau veten te
    dielen matane perroit tek ajo shtepia publike
    ne autostraden blu qe e gelltiti nje tiger cirku
    me proteze ne goje.

    Zerat krijonin ate si zukatje persiper kokeve
    te funeralit, makine qethese, mori bletesh te
    trasha, qe s'dine si behet mjalti, gjithe qime,
    te pandashme dhe te padukshme.

    _______________________________ fq. 22

    VI

    - Ku po shkojme?
    - Ne varrim. S'e di te kujt.
    - E lame pas varrezen...
    - Njeriu eshte i lire te vdese kudo.
    - Dhe kudo mund te varroset. Ne vetem ikim.
    - Ashtu?
    - Po. Dhe s'ndalim ne asnje varreze.
    - Mbase. Duhet...
    - Ti, kur te vdesesh, bej si te duash. Po ku po
    shkojme? Ne c'varrim?
    - Te rendesishem. Sic jane varrimet.
    - Si eshte e mundur?!
    - E mundur eshte te vdesesh.
    - Po ku po shkojme? Pas vdekjes jemi?
    - C'do te te pelqente ty, te varrosje apo te te
    varrosnin?
    - Te dyja... asnjeren... s'te kuptova.
    - S'mund te flas me shume, aq kam ngrene.
    - Edhe une kam uri. Nuk duhet te jemi pas
    vdekjes.
    - Pusho, pra. Dhe, kur te ndahet ushqimi,
    mos e ha te gjithe.
    - Nuk ngopem kurre.
    - Fut ndo nje copez buke ne xhep. Pertype
    duke ecur. genje urine.
    - Po ku po shkojme te uritur?

    _______________________________ fq. 23

    - Te thashe: ne varrim.
    - Edhe une te thashe, ketej s'ka varreza.
    - Ku e di ti?
    - Jam vendas.
    - Askush nuk eshte vendas. Kudo eshte
    varreze.
    - Jo. Pse?
    - ...
    - ...
    - Cfare?
    - Kam uri.
    - Ne qofte se te pelqen te hash prape, mos hap
    goje.
    - Po nga te ha, si?
    - Ne varrime heshtin.











    ____________________________________
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  17. #17
    your incubus
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    456
    leila, une po e lexoj me nje fryme. te lutem mos e ler pergjysem!
    gjuha jote eshte blu blu blu blu blu ne portokalli

  18. #18
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anëtarësuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    _______________________________ fq. 24

    VII

    u ndodha ndane udhe, ndersa funerali ecte
    i heshtur. ne s'duhej te harronim qe ishim
    nje funeral me nje arkivol ne krye, por dhe
    duhej te harronim, qe te vazhdonim te ecnim.
    Ne pllajen tej u pershfaq nje varreze e
    pjerret. Ndoshta dhe varrezat ecin e tani ajo
    jona po clodhej. Zbardhellente dhe mua m'u
    duk duk bore e mbetur. Po, kur dallova kryqet si
    shpende flatrahapur, te ngrira ashtu, m'u
    rrallua ajri ne kraheror dhe zemra, nese ishte
    imja, i dendesoi te rrahurat. Sa shume me
    lumturoi pamja anash e asaj varreze, aq sa
    desh klitha "Eureka!", por menjehere u
    rroposa ne nje tjeter deshperim a ne ate te
    meparshmin, kur shihja se si funerali yne iu
    shmang dhe i largohej qetesisht varrezes.
    Patjeter kerkohej nje tjeter, ndryshe, e nje
    besimi tjeter a me e rendesishme. Kembet
    m'u renduan edhe me e i ndjeva te fryra si
    drunjte kur ngopen me uje. Iknim dhe iknim.
    Ktheva koken pas. Arrita ta shoh prape
    varrezen, teksa zvogelohej e zbardhte si nje
    kope e mbetur delesh, e palevizshme ne
    vapen e mesdites. Dhe dielli i ftohte m'u duk

    ____________________________________
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  19. #19
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anëtarësuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    _______________________________ fq. 25

    si nje kafke dordolecesh per te trembur
    gjithcka.

    * * *

    Pse na largohen varrezat? Ne u afrohemi, ato
    ikin dhe ikin...


















    ____________________________________
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e pagan
    Anëtarësuar
    15-02-2004
    Postime
    227
    hehe, me duket se me duhet te shperdredh akoma, idene.

    per mua "gjuha e perdorur" ne letersi s'eshte veçse MJET, asigjo tjeter, po njesoj si NGJYRAT ne pikture, ose dalta ne skulpture. duke qene keshtu, ajo nuk duhet shperdoruar me te vetmin qellim per te treguar se ne jemi "te pajisur" e dime ta vertisim "ate" mire. mjetin pra.

    jo per gje, po si popull qe jemi, harrojme ça osht tu thone visari, ngaqe ai na merr mend me veglen e tij qe e sjell verdall e gjithanej.

    dhe nje njeri i harruar eshte dhe nje njeri i humbur. pa vlere.

    a eshte ky qellimi visarit, thua!

    ateher pse ky shkruan, apo me tregu qe s'ka vdek akoma.

    une them se veglat duhet te na haje meraku ti fshehim, te pakten, kur perdorimin e tyre nuk mund ta zevendesojme me diçka tjeter, me fluide, me te tejdukshme, me racionale.

    dikush tha, qe nga momenti qe shkruaj une e vras te verteten, ndjenjen. prandaj sa me i padukshem shkrimi aq me e madhe e verteta ne te, aq me e plote ndjenja, me i larte emocioni.

    nentekst: dostojevskin e permenda jo vetem si shkrimtar te madh, por dhe si njeri me fat te njejte me visaret e velot tone. ai shpetoi per nje qime nga ekzekutimi ne kamp (siberi). kur u fal, nuk u morr me me te, as me akuzuesit e tij, por veshtroi perpara drejt VETES drejt NJERIUT.
    a di si thone kritika (shkrimtare te tjere rangu) per te, pati fat qe ra ne burg, kjo e beri shkrimtar te madh.
    diku me lart, macja nenvizon qe: si rojen si te burgosurin e mbeshtjell i njejti fat, bile kjo i ben te urrehen per vdekje. vetem njerezit e lire, te lindur te tille gjejne forca te shkeputen nga ky rreth vicioz. a eshte shkeput visari? kjo eshte çeshtja.

    tjeter tek titulli ka gabim drejtshkrimor, duke qene se funerali eshte gjini mashkullore, s'ka pse te jete i pafundme, si bota e pafundme, por funerali i pafund. apo ai "lakimin" e ka fillu qe ne titull. hehe!

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Etimologji sipas Nezir Myrtes
    Nga ZANOR në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 24-04-2014, 19:38
  2. Armiqte e gjuhes shqipe dhe triumfi i saj.
    Nga detiad në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 69
    Postimi i Fundit: 04-06-2009, 08:53
  3. Letërsia shqiptare: probleme teorike-kritike në gjykimin e vlerave letrare
    Nga Kosovari_78_Ca në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-01-2005, 15:56
  4. Gjergj Fishta, per gjuhen dhe shkollen shqipe
    Nga Albo në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-12-2002, 00:18
  5. Konferencë ndërkombëtare për shqipen standarde
    Nga Beqari002 në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-11-2002, 14:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •