Close
Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 91 prej 91

Tema: Kadri Hazbiu

  1. #81
    Style & Substance Maska e qeveriablu
    Anėtarėsuar
    16-05-2011
    Postime
    1,816
    Brari,me spjego te lutem ku buronte fuqia e ketij djalli Enver Hoxha qe te manipoloje si te donte ai njerezit.Perse asnje nuk u rebelua nga bashkepunetoret e tije.Ky Kadri Hazbiu me pare paska kryer punet e ndyra per Dullen mbasandej e pushkatoi !!!!
    E pabesueshme si kan ulur koken te gjithe para tij,thjesht i bente budallenj gjith ata njerez dhe mbasandej vriste si ti cohej qejfi....si eshte e mundur ,kishin dinjitet ata qe punonin per kete djall.....si e duroi gjith Shqiperia kete maskara....tmerr,e pamundur....tere Shqiperia nen kembet e nje psikopati...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga qeveriablu : 24-08-2011 mė 22:22
    Mos blej asnje prodhim qe fillon me barkodin 860 (prodhime serbe),dhe ato 520 (prodhime greke) !

  2. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar qeveriablu pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  3. #82
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Pyetje me vlere ke ba o qeveriablu.

    Pikerisht keto tema qe hap kan mes qellimeve tjera dhe te na ndricojne si ka funksionuar diktatura.
    Une mund te shpreh mendimet e mija per pyetjen tende por jo tani sepse do kohe kjo pergjigje.

    Por dhe ju vete duke lexuar mund te krijoni ca idera.

    Kadare ka thene:

    Shqiperia hyri ne diktature me kenge ne goje..

    E ka then shum bukur.

    Do flasim per kte ceshtje.

    ..

  4. #83
    i/e regjistruar Maska e landi45
    Anėtarėsuar
    10-04-2008
    Postime
    1,711
    Brari
    O Ish Sigurims,,,qe Bertet Per Pd Dhe Saliun,,,gjoja DEmokrat

    Dhe Ketu Na Qan Hallin E Vlerave Te Nje Ish Sigurimsi Si Kadri Azbiu,,,


    U Ka Marre Malli Brari = Sali Berisha Per Liderin E Ish Sigurimsave Te Vjeter.


    O Sigurims Mos I Fshi Postimet,,,

    Se Na Je Bo Si Sigurimi Qe Na Qensonte Letrat Dikur,,,


    Po Se Harron Dot Zenatin E Fuksit Ti Ske Cben

  5. #84
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    landush..

    o krimb i rucit..

    mir ta ka bere.. ty e ziverit..

    ju ka ki.re mire por ne koh te ndryshme.. e ju perdor tani..

    perdoru perdoru se ske nga levrin..
    ti ka letrat ne sirtar ty e sojit tend prej krimbi..

  6. #85
    i/e regjistruar Maska e landi45
    Anėtarėsuar
    10-04-2008
    Postime
    1,711
    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin
    landush..

    o krimb i rucit..

    mir ta ka bere.. ty e ziverit..

    ju ka ki.re mire por ne koh te ndryshme.. e ju perdor tani..

    perdoru perdoru se ske nga levrin..
    ti ka letrat ne sirtar ty e sojit tend prej krimbi..

    o ish sigurims qero koka peshku,,,,siq e ke zakon,,,

    nenen edit,,,rucit,,,,saliut,,,ilirit,,,

    o fuks,,,o legen demokracie,,,,

    mu me intereson shqiperia,,,,,


    pa ish sigurimsa si ti dhe keta idhujt e tu


    o krimb fekalesh komuniste je ti,,,,

    o hale forumi kuptoje,,,,

    qe sme interesojne partite,,,,


    shqiperia e bashkur e demokratike,,,

    me nje popull qe ka liri dhe drejtesi ne cdo fushe,,,

  7. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar landi45 pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  8. #86
    AKA-MANO Maska e Maqellarjot
    Anėtarėsuar
    16-06-2011
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    972
    Citim Postuar mė parė nga qeveriablu Lexo Postimin
    Brari,me spjego te lutem ku buronte fuqia e ketij djalli Enver Hoxha qe te manipoloje si te donte ai njerezit.Perse asnje nuk u rebelua nga bashkepunetoret e tije.Ky Kadri Hazbiu me pare paska kryer punet e ndyra per Dullen mbasandej e pushkatoi !!!!
    E pabesueshme si kan ulur koken te gjithe para tij,thjesht i bente budallenj gjith ata njerez dhe mbasandej vriste si ti cohej qejfi....si eshte e mundur ,kishin dinjitet ata qe punonin per kete djall.....si e duroi gjith Shqiperia kete maskara....tmerr,e pamundur....tere Shqiperia nen kembet e nje psikopati...
    Une kam jetuar ne mes ta aij absurditeti! e kam jetuar dhe perjetuar. sote 20 vjet me vone kur kujtoj ate kohe, i bej vetes te njejten peytje. Si eshte e mundur qe nji popull i tere iu nenshtrua si nje skall e verbuar. Pershtypja qe populli kishte per te, per zotin, me kujton femijet qe besojn ne Santa Klosin. Eshte e frikshme se sa kollaj njeriu genjehet dhe nenshtrohet, fyese sepse ndodhi me nje popull te tere qe edhe sote nuk eshte ne gjendje te kuptoj realitetin e tij, dhe qesharake sepse niveli i propagandes qe u perdor ishte aq i "nderlikuar" sa ai qe u probogandohet femijeve per egzistence e Santa Klosit dhe "mrrekullirat" qe rrethojn ate.
    Ne kohe e rrethana kritike, si individi, ashtu edhe nji popull japin proven e forces morale te tyne

  9. #87
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Citim Postuar mė parė nga Maqellarjot Lexo Postimin
    Une kam jetuar ne mes ta aij absurditeti! e kam jetuar dhe perjetuar. sote 20 vjet me vone kur kujtoj ate kohe, i bej vetes te njejten peytje. Si eshte e mundur qe nji popull i tere iu nenshtrua si nje skall e verbuar. Pershtypja qe populli kishte per te, per zotin, me kujton femijet qe besojn ne Santa Klosin. Eshte e frikshme se sa kollaj njeriu genjehet dhe nenshtrohet, fyese sepse ndodhi me nje popull te tere qe edhe sote nuk eshte ne gjendje te kuptoj realitetin e tij, dhe qesharake sepse niveli i propagandes qe u perdor ishte aq i "nderlikuar" sa ai qe u probogandohet femijeve per egzistence e Santa Klosit dhe "mrrekullirat" qe rrethojn ate.


    Pse vetem shqiptaret ishin te nenshtruarit Maqellarjot ?!? E gjithe lindja ishte e nenshtruar.

    Pyetja me e drejte, per mendimin tim, eshte:

    Pse gjithe ajo mizori ndaj popullit tend ??? Ku e gjenin forcen ato hiena te ndyra per te burgosur, vrare e perēunduar jeten e njerezve qe shpesh nuk lindnin as te lire ne Shqiperi ???
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  10. #88
    Bedri Blloshmi: Ē’mė thanė njerėzit qė morėn pjesė nė pushkatimin e tim vėllai

    Speciale e Enjte, Shtator 1st, 2011

    Bedri Blloshmi te memoriali kushtuar dy poeteve te pushkatuar

    Pavarėsisht kronologjisė sė ngjarjeve e fakteve qė pėrmban dosja operative e dy poetėve tė pushkatuar, nė korrikun e vitit ‘77, vėllai i Vilsonit, Bedri Blloshmi, ka bindjen se bėhet fjalė vetėm pėr njė pjesė tė sė vėrtetės.Madje, sipas tij, mėnyra si paraqiten mjaft dokumente tė procesit tė lė tė kuptosh se janė redaktuar e pėrshtatur disa herė. Nė atė qė thotė, si protagonist i ngjarjes, Blloshmi saktėson aspekte tė ndryshme, duke korrigjuar detaje tė tėra tė zbardhura nė dosje pjesėrisht, por edhe tė denatyruara nė dokumente, sipas stilit tė shėrbimit tė fshehtė. Ai, gjatė kėtyre viteve, pjesėn mė tė madhe tė historisė sė grupit tė famshėm tė Bėrzeshtės, e ka publikuar nė disa libra, por ende mendon se ka gjėra tė pazbuluara pėr ta ndriēuar deri nė fund mekanizmin e krimit makabėr. Nė rrėfimin pėr “Panorama”, vėllai i poetit tė pushkatuar veēon ditėt kur ndante tė njėjtėn qeli me tė, dramėn e gjyqit nė qendėr tė Librazhdit, profilin e spiunėve tė fshehtė dhe pėrjetimet nga takimet me njerėzit qė kanė marrė pjesė nė pushkatimin e poetėve…

    Zoti Bedri! Njė periudhė tė gjatė keni ndarė tė njėjtėn qeli nė degėn e Brendshme tė Librazhdit me vėllain, Vilsonin. Ēfarė kujtoni nga pėrjetimet e atyre ditėve?

    Nė asnjė rast nuk kam qėndruar nė tė njėjtėn qeli me Conen (kėshtu e pėrmend ai emrin e Vilsonit), por nė dy biruca krah njėra-tjetrės. Mua mė kishin sjellė aty mė parė, Vilsoni erdhi diēka mė vonė. Mė saktė, kur e kthyen nga burgu i Tiranės. Megjithatė, edhe nė ato kushte, tėrėsisht tė izoluar dhe tė ndarė me njė faqe muri, ne komunikonim, madje rregullisht.

    Kishte dritare qelia?

    As bėhej fjalė pėr dritare, por ne komunikonim me sistemin e trokitjeve, njė kod ky i njohur nė praktikėn e tė burgosurve. Conia ishte i pari qė nisi dialogun me ēukitjet nė faqet e murit tė qelisė. Me sa mė kujtohet, atė sa e kishin sjellė nga birucat e Tiranės kur gati mė shurdhoi me goditjet e njėpasnjėshme. Unė ende nuk ishe orientuar me kėtė mėnyrė komunikimi. Kėmbėngulja e Cones dhe nevoja pėr tė shkėmbyer qoftė edhe njė mendim tė vetėm, me sa duket mė ambientuan shpejt me fjalorin e kėsaj gjuhe.

    Pra, qė nga koha e arrestimit tuaj, me Vilsonin vendosėt kontakte kur e kthyen nga Tirana. Si u morėt vesh nė kushtet e izolimit nė dy biruca tė ndryshme?


    Ėshtė njė histori mė vete kjo, qė sa herė e kujtoj ēuditem edhe vet. Njė pasdite teksa rrija i mėrzitur nė qeli, Vilsoni troket nė mur me 36 tė goditura. Nga mėnyra si reagova, Conia e mori vesh se nuk e kisha kuptuar. Pėr tė mė futur nė “lojė” me shenjat e kodit tė birucave shfrytėzoi njė moment kontaktin me policin e shėrbimit te sporteli i qelisė. Teksa kryqėzuan shikimet, Conia i tha atij me zė tė lartė: “Ti je djalė me shkollė, por po mė the 36 germat e alfabetit A-B-C-D e me radhė, atėherė je me tė vėrtetė i zgjuar”. Polici ia ktheu se nuk i duhej alfabeti, por vetėm tė hapte e tė mbyllte ēelėsat e birucave. Duhet t’i dish germat e alfabetit A-B-C, duhet t’i dish patjetėr, pėrsėriti Conia, kėtė radhė mė fuqishėm qė ta dėgjoja edhe unė pėr tė mė kujtuar fjalorin e komunikimit. Kaq u desh dhe mora vesh pėrse bėhej fjalė. Nė darkė kur mė sollėn ēorbėn, mora lugėn dhe me bishtin e saj shkrova nė mur 36 germat e alfabetit sipas numrit rendor
    1-A; 2-B; 3-C e kėshtu me radhė. Kur trokisje njė herė, do tė thoshte se fjala fillonte me A. Kur germa ishte nė numrin 10, 20, apo 30, trokitja ishte mė fort. P.sh: Njė e trokitur e fortė ishte germa 10. Pėr plotėsimin e fjalės, nė vijim trokitjet bėheshin me gisht. Pas provave tė para, Conia mė ktheu pėrgjigje se kjo ishte e gjitha.

    Aty pastaj mė shpjegoi se ēfarė kishte ndodhur me tė pas arrestimit…

    Ligjėratėn e tij tanimė e kuptoja qartė. Nė fillim, mė shpjegonte Conia, mė thirrėn nė Librazhd pėr nė zbor, bashkė me Rifat Blloshmin. Mė thanė se kemi nevojė pėr tė bėrė disa parulla matanė urės sė Librazhdit. Sa mbėrrita aty, mė doli pėrpara operativi Xhevat Karriqi, i shoqėruar me 10 civilė tė armatosur. Mė hodhėn hekurat, mė futėn nė njė gaz, mė mbėshtollėn njė batanije nė kokė dhe mė nisėn pa ditur se ku po shkoja. Mbas disa orėve udhėtimi e pashė veten nė njė dhomė tė ngushtė. Aty mė hoqėn batanijen, mė lanė lidhur me duar prapa, mbyllėn derėn dhe ikėn. Nė tė errur, nė birucėn ku mė kishin ēuar mbėrritėn tre civilė. Ata filluan tė mė pyesin pėr librat, poezitė e dorėshkrimet, dhe herė pas herė mė thoshin se kisha agjituar kundėr pushtetit popullor. Pas mesnate u hap dera e qelisė dhe hyri Kadri Habziu. Nė kėtė moment tė tjerėt dolėn jashtė. Kadriu e nisi bisedėn me pyetjen nėse mė kishin dhėnė ushqim dhe unė ju pėrgjigja, JO. Urdhėroi tė mė sillnin diēka pėr tė ngrėnė. Mė pas mė tėrhoqi vėmendjen pėr ta dėgjuar me kujdes. Ti rrjedh nga njė familje kundėrshtare me regjimin tonė, u shpreh, ke pasur tė dėnuar babanė, xhaxhanė, ke nė fis edhe tė pushkatuar. Ke madje tė arratisur jashtė, ke dajėn tė arratisur nė Belgjikė. Je djalė inteligjent, me shkollė, me gjuhė tė huaja. Kam njė propozim qė duhet ta pranosh patjetėr. Mendohu mirė pėrpara se tė pėrgjigjesh. Bedrinė e kemi arrestuar vetėm qė ta kemi si garanci, as ti e as ai nuk keni bėrė asnjė krim. Pastaj ke dhe 19 veta nė familje. Ti sa je martuar dhe pret njė fėmijė. Kėrkoj tė bashkėpunojmė dhe pėr kėtė do tė tė dėrgojmė nė Belgjikė, te daja aty. Pėrgjigjen nuk e dua tani. Do tė vij prapė. U mata t’i flisja, por nuk mė lejoi. Sakaq doli, iku dhe brenda u futėn tre civilė tė tjerė, jo ata tė parėt. Hekurat nuk m’i hiqnin asnjė ēast, vetėm kur u kėrkoja pėr tė shkuar nė banje. Me batanije mbuluar mė zgjidhnin. Gjithė natėn mė mbanin me kėmbė tė lidhura. Ēdo ditė vinte aty kryetari i Degės sė Librazhdit, qė mė merrte nė pyetje. Kadri Hazbiu u duk sėrish pėr tė marrė pėrgjigjen. Pėrfundimisht kundėrshtova. Ai u largua, kuptohet i xhindosur.

    Nė procesin ndaj grupit armiqėsor tė Bėrzishtės, siē quhej nė atė kohė grupi juaj, prokuroria ka ndėrruar tre herė pėrmbajtjen e aktakuzės. Cilat ishin arsyet?

    Aktakuza e parė mbeti nė fuqi, me sa kujtoj, deri nė fund tė shkurtit tė vitit ‘77. Sipas saj, Genē Leka penalizohej me nenet 72/12 dhe 73/1. Pas tij, isha unė me nenin 72/12, qė parakuptonin krimin e sabotimit ekonomik. Me aktakuzėn e parė, Vilsoni gjykohej vetėm me nenin 73/1 pėr agjitacion e propagandė, qė parashikonte dėnimin nga tre deri nė dhjetė vjet heqje lirie. Pavarėsisht kėtyre, Coni mė thoshte qė nė asnjė rrethanė mos ta pranonim akuzėn. Kėtė mė porosite t’ia komunikoja edhe Gencit(Lekės). Ndodhi qė njė ditė Gencin e morėn nė zyrė dhe kur u kthye me tha me kodin e trokitjeve se, Selim Caka e Lulo Ymeri i kishin marrė aktakuzėn duke e sqaruar se do ta ndėrronin me njė tjetėr. Tė pranishėm kishin qenė ndėrkaq kryetari i Degės, Merdar Hasa, prokurori Qani Lavdari dhe Dhimitėr Bashiri, i ardhur nga Tirana. Kėtė ia komunikova menjėherė Cones. Pas pak mė thirrėn edhe mua dhe mė komunikuan atė qė i kishin thėnė Gencit. Selim Caka, shefi i hetuesisė, mė futi fletėn e aktakuzės sė re poshtė kėmishės. Para se tė mė ēonin prapė nė birucė mė thanė se mė kishin prerė njė kostum tjetėr. I trokita Conit dhe e sqarova pse isha nė zyrė. Diku mė vonė e thirrėn edhe atė. E mbajtėn goxha sipėr nė zyrė. Kur u kthye mė sqaroi se i kishin shtuar nenin e sabotimit nė aktakuzė dhe mė porositi t’i thosha edhe Gencit, qė nė ēdo rrethanė ta mohonte akuzėn e re qė parakuptonte dėnim kapital.
    Nė moment e vura Gencin nė dijeni tė porosisė sė Cones. Ai pohoi se nuk do tė pranonte asgjė nga akuzat e montuara pėr sabotim.

    Me njė fjalė e mohuat akuzėn pėr sabotim…

    Me sa mė kujtohet, ka qenė data 29 maj 1977, kur na sollėn akuzėn e dytė. Hapėn birucėn e Gencit , unė dėgjoja tek dera e qelisė. Genci e kundėrshtoi, nuk e marr, u thoshte. Selim Caka insistoi: “Merre dhe nė gjyq thuaj pėr ēfarė nuk je dakord”. Genci mesa kuptova e morri akuzėn. Hapet biruca ime, kur ē’tė shoh, nė korridor kishte mbėrritur hetuesi, kryetari, nėnkryetari i Degės dhe prokurori Qani Lavdari. Urdhėro, mė thotė Selimi: “Tė kemi prerė njė kostum tjetėr, do tė rrijė mė mirė se i pari”, vazhdoi me ironi. Jo, i them, ky kostum ėshtė pėr ty. Nė moment mė godet shefi i krimeve, Qamil Musta. Rashė nė ēimento i trullosur. Aty mė hodhėn edhe letrėn me tekstin e akuzėn dhe mbyllėn derėn. U ngrita me vėshtirėsi, e mora akuzėn dhe e hodha jashtė sportelit. Sakaq, hapėn birucėn e Vilsonit. Debatuan gjatė me tė. Conia nuk ua mori akuzėn. Kur tė gjithė ishin larguar nė katin lartė, Coni i ra murit. Thuaj Gencit si e pate fjalėn, mė thoshte ai, pse e mori akuzėn. Mesazhin e Conit ja transmetova Gencit. Ai nuk reagoi aty pėr aty, por diku mė vonė mė tha se kishte vendosur qė tė mohonte ēdo gjė nė gjyq…

    Nė gjyq pastaj…

    Ah, gjyqi! Ai ishte porositur me “regjinė” e sekretarit tė parė tė rrethit, Sotir Koēollari, pėr t’u bėrė “model” sipas zhargonit tė kohės pėr tė tilla procese. Ishte data 6 qershor 1977, kur u futėm nė sallėn e improvizuar pėr procesin. Fillimisht kryetari i seancės u drejtua nga tė ftuarit e shumtė me pyetjen se kush e donte fjalėn. I pari qė u ēua ishte njė mėsues pensionist. Mithat Leka, e kishte emrin. Ai serbes-serbes, me njė zė tė trashė, u shpreh: “Tė gjithė i njohim kėta bij armiqsh, e tradhtarėsh. Nuk ja vlen tė merremi me ta, por t’i nxjerrim tek sheshi dhe t’i varim nė litar. Foli dhe njė tjetėr, pasi u prezantua me emrin Todi Bardhi. Me sa morėm vesh ishte sekretar partie i kooperativės sė Lunikut. Nuk e mbaj mend fjalė pėr fjalė ligjėratėn e tij, por mė kujtohet thirrja qė bėri pėr mos ta zgjatur me ne, po tė na tregonin vendin, pra plumbin. Pas tij u ngrit njė ushtarak i quajtur Isa Kopaēi, i cili vuri nė vėmendjen e trupit gjykues se ne kishim shpresuar tek tradhtari Beqir Balluku dhe kishim sabotuar aksionin e partisė pėr ngritjen e bunkerėve nė brezin kufitar. Nė vazhdim, njė nxėnės i gjimnazit kumtoi para sallės solidaritetin e kolektivit tė shkollės nė krahė tė sigurimit pėr tė dėnuar maksimalisht armiqtė e popullit. Si mbaruan tė ftuarit, u ēua gjyqtari Subi Sulēe, i cili iu drejtua Gencit: “I pandehur, si kryetar grupi, e ke marrė akt-akuzėn. A e pranon atė?”. “Po, bėri Genci, e kam marrė dhe e pranoj joplotėsisht, duke sqaruar se ishte dakord vetėm me pjesėn agjitacionit e propagandės dhe mohonte pjesėn e sabotimit”. U desh kaq dhe kryetari i xhindosur urdhėroi pėr ta mbyllur seancės. Na lidhėn dy e nga dy, na hipėn nė “gazin” e Degės dhe na ēuan nė qeli. Pas pak erdhėn dhe morėn Gencin. Si e mbajtėn njė orė nė zyrė, e sollėn prapė nė birucė. Trokita nė mure disa herė pėr ta pyetur, por Genci nuk m’u pėrgjigj. U pėrpoqa disa herė tė lidhesha me tė, por mė kot. Nė pasdite, seanca u hap pėrsėri. Nė kohėn qė kryetari i trupit gjykues e deklaroi tė ēelur, duke ftuar tė pandehurit pėr tė folur, u ēua Genci. Nė kumtimin e kėsaj radhe pranonte faktin se kishte bėrė edhe sabotim. U mundova ta vėshtroj drejtpėrdrejt. Kishte ndryshuar komplet, aty qeshte, aty zgėrdhihej e aty rrinte si i lagur, duke shprehur gjėra tė pathėnė ndonjėherė. Kuptohej lehtė se diēka i kishin bėrė nė zyrė. Kjo e futi nė njė rrjedhė tjetėr procesin. Se ēfarė kishte ndodhur me Genc Lekėn, nuk u mor vesh asnjėherė. Gjithēka u groposėn bashkė me tė, natėn e 17 korrikut 1977.

    Ēfarė keni mėsuar pas daljes nga burgu pėr momentet e fundit tė Vilsonit dhe Gencit?

    Kjo ka qenė njė brengė e madhe gjatė tėrė kohės kur vuaja dėnimin nė burg. Sa dola qė aty kam kėrkuar me ditė e muaj tė tėrė, dokumentacionin e dosjes dhe vendin e varrimit tė Cones dhe Gencit. Pas shumė peripecish, gjetėm eshtrat e tyre dhe u bėmė ceremoninė mortore sipas riteve. Nė vazhdim, jam pėrpjekur shumė tė kontaktoj me njerėzit qė kanė qenė tė pranishėm nė pushkatimin e tyre, por ka qenė shumė e vėshtirė. Si nė asnjė rast tjetėr tė ngjashėm, nė dosjen e tyre nuk ndodhet procesverbali i ekzekutimit, ku rregullisht janė emrat e pjesėtarėve tė skuadrės sė pushkatimit dhe fjalėt e fundit tė tė ekzekutuarve. Tė vetmin dėshmitarė tė natės fatale tė 17 korrikut ‘77, qė arrita ta kontaktoj, ishte mjeku i cili kishte qėnė i pranishėm aty. Ai mė tregoi se atė natė e kishin telefonuar rreth orės 23:00 dhe e kishin urdhėruar tė paraqitej me urgjencė nė Degė. Shkova aty, mė rrėfeu mjeku. Para Degės ishin 6-7 makina me civilė e policė. Hypa edhe unė nė njėrėn prej tyre dhe u nisėm, pa e ditur se ku po shkonim. Aty te pėrroi i Firrarit… Nejse. Mjeku, siē pretendon, ka qenė disi larg vendit tė ngjarjes dhe, veē krismave, nuk ka dėgjuar gjė tjetėr. Tė nesėrmen, pohon ai, e kanė thirrur nė Degė dhe ka firmosur procesverbalin e ekzekutimit.
    Veē mjekut nuk keni takuar njeri tjetėr qė ka qenė i pranishėm atė natė?
    Kam mėsuar faktin se dy policėt e skuadrės sė pushkatimit, nuk kanė qenė nga Librazhdi, por tė ardhur nga njė Rreth tjetėr, vetėm pėr misionin e asaj nate. Shumė dėshmitarė, qė i kanė parė, thonė se flisnin me dialektin shkodran. Ka qenė i pranishėm, sipas rregullit tė detyrės, edhe prokurori i rrethit, po ku flet soji i tyre. Tė tjerė ka pasur disa, pavarėsisht se nuk kanė qenė atė natė te pėrroi i Firrarit. Tė tillė unė quaj bashkėpunėtorėt e Sigurimit, qė ju, i nderuari gazetar, nuk preferoni t’i thėrrisni me emrat e tyre, por me iniciale tė pakuptimta. Ju thoni D.B., kur quhet Dilaver Blloshmi, E.Ē., kur quhet Ėngjėllush Ēela, Sh.Y., kur ėshtė Shahin Yryku, E.L., kur duhet Emin Lenaku. Rreshti i tyre vazhdon me Sami Hykėn, Sali Vlashin, Sami Dashin, Osman Zogollin, Hasan Alliun, Harif Qyren, Demir Blloshmin etj. Mua, mėnyra e referimit tė pseudonimeve “Bleta”, “Shebeniku”, “Stundenti”, “Burreli” mė tingėllon si dikur komunikimi i ilegalėve komunistė. Ēdo tentativė pėr tė shmangur emrat e vėrtetė, mendoj se ėshtė pėrpjekje pėr tė fshehur gjurmėt e krimit. E kjo nuk duhet tė vazhdojė…

    panorama

  11. #89
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    balkanwebi
    -
    Si u ndėrtuan tunelet dhe si ruhej floriri i Shqipėrisė

    » Dėrguar mė: 12/09/2011 - 16:02


    Lajme te ngjashme

    Tunelet e Skraparit, ēfarė pėrmbante e si ruhej thesari
    • Datė: Sep 12, 2011


    Bardhyl Berberi

    Thesari i shtetit nė Kėrrabė nuk do tė ishte grabitur kurrė nėse ai nuk do tė zhvendosej nga tunelet e Skraparit". Kėshtu shprehet nė njė intervistė ekskluzive pėr "Gazeta Shqiptare" 69- vjeēari Kudret Ēollaku, ish- projektues dhe zbatues i objekteve sekrete nė kohėn e komunizmit. Ēollaku ėshtė projektuesi e zbatuesi i vendstrehimit tė Kėrrabės ku pas viteve `90 u soll thesari i shtetit nga vendstrehimet e Skraparit. Ai, pėr herė tė parė tregon pėr mbi tunelin e Kėrrabės, tunelet e Skraparit, vendstrehimet e udhėheqjes sė lartė komuniste, si u ndėrtuan, kush i ndėrtoi dhe mistere tė tjera. Pėr vite me radhė deri, qė nga transferimi nė Rrėshen pas dėnimit tė Kadri Hasbiut, (vjehrrit tė vėllait tė tij Mehdin Ēollaku), vitet e para pas ndryshimeve politike pas 1990- tės, Ēollaku thotė se ka jetuar me shpresėn dhe bindjen se dikush do tė kujtohej pėr thesarin, misteret e tij, pėr atė e njerėzit e tjerė qė dinė e bėnė shumė pėr kėtė pasuri kombėtare ndėr vite… Por ėshtė zhgėnjyer. Jo vetėm kaq, por sipas tij, zhvendosja e floririt nga Skrapari nė Kėrrabė ku dhe u vodh, "nuk ėshtė ēėshtje ordinerėsh apo grabitje nga fshatarėt.
    Nė rrėfimin e tij tė gjatė ai tregon detaje interesante qė nga ndėrtimi i tuneleve (qė projektoi e ndėrtoi) pėr ruajtjen e thesarit, deri tek interesimi i Mehmet Shehut e Kadri Hazbiut lidhur me kėtė mision tepėr sekret…
    Zoti Ēollaku, si projektues i objektit ku ruhej thesari i shtetit nė Skrapar dhe ndėrtues i vendstrehimit tė Kėrrabės, ē'mund tė na thoni pėr grabitjen e njė pjese tė thesarit ?
    - Po ėshtė e vėrtetė qė unė kam qenė zbatues i kėtij objekti sekret tė Kėrrabės. Sapo kam marrė emėrimin mė 3 gusht tė vitit 1963 nė Ministrinė e Brendshme pėr fatkeqėsinė time ndeshem me njė detyrė speciale, ndėrtimin e vendstrehimit tė Skuterrės….
    Pėrse shpreheni "Pėr faj tė keq"?
    - Ja, po ua shpjegoj. Paraardhės i kėtij projekti, pra i caktuar nga lart, Ing.Thoma Rafaeli, sapo ishte arrestuar, pasi sė bashku me disa intelektualė tė tjerė tentoj tė arratisej pėrmes kufirit shtetėror nė Qafėn e Thanės. Thoma Rafeli kishte qenė major dhe kishte mbaruar nė Bashkimin Sovjetik kėshtu qė kėtė objekt tė projektuar prej tij duhet qė ta zbatoja unė. Ja nisa duke studiuar hollėsisht literaturėn ruse nga ishte marrė modeli i kėtij vendstrehimi. Mė pas, njė batalion i mbrojtjes civile, nisi ndėrtimin e tij. Objekti ishte nė formėn e njė patkoi dhe ishte shumė i madh. Ishte me tre dalje, me kaldajė dhe me dhjetėra dhoma.
    Pra, nė kėtė objekt do tė sillej floriri nga Skrapari?
    - Ishte njė ēmenduri e vėrtetė tė zhvendosje thesarin nga vendstrehimi i Skraparit, tepėr i sigurt dhe ta futje nė kėtė objekt fare tė pasigurt. Vendstrehimi i Kėrrabės ka tre dalje kryesore dhe pa asnjė masė sigurie. Ky objekt nuk ishte projektuar pėr tė strehuar thesarin e shtetit por pėr strehimin e shtabit tė pėrgjithshėm nė rast lufte. Si konstruktor dhe specialist i kėsaj fushe mund t'ju them se midis shkėmbit gėlqeror dhe betonit tė hedhur mund tė ecje me kalė. Kaq e madhe ishte hapėsira. Unė nuk e di saktėsisht se kur u zhvendos thesari nga Skrapari nė Kėrrabė, por di t'ju them me kompetencė se zona e Skraparit ishte njė zonė shumė e sigurt e ndėrtuar enkas pėr kėtė qėllim. Edhe ky objekt i Skraparit ku ishte strehuar thesari para se tė zhvendosej nė Kėrrabė ėshtė ndėrtuar prej meje… Pra tė dy kėto objekte, janė ndėrtuar nėn drejtimin tim….
    Pse thesari ishte tepėr i sigurt nė Skrapar?
    - Kurioziteti i fshehjes sė thesareve tė njė shteti dhe arkivave sekrete tė shtetit, qė e kemi parė shpesh herė nėpėr filma dhe e kemi lexuar nėpėr libra, sigurisht qė na ka tėrhequr tė gjithėve… Dimė gjithashtu se projektuesit dhe ndėrtuesit e thesareve nė shtete tė ndryshme, nuk kanė pasur fat tė mirė. Nė konceptin e thesarit, nė finance, nuk kuptohet vetėm ari, argjendi dhe stolitė e metalet e tjera tė rralla qė ka shteti, por edhe leku nė letėr dhe nė metal…
    Tė kthehemi tek ndėrtimi i objektit?
    - Pasi mora tė gjitha tė dhėnat paraprake pėrcaktova vendin se ku do tė ndėrtohej. Objekti pėrbėhej nga tre pjesė: 1- Vendi ku do tė strehohej ari dhe argjendi. 2- Salla ku do tė vendoseshin arkat me kartėmonedha dhe me njė korridor lidhės me ambientet e shėrbimit e dhomat e punės tė cilat do tė kamuflonin dy ambientet qė pėrmendėm mė sipėr pėr ti dhėnė objektit pamjen e njė vendstrehimi tė Shtabit tė Pėrgjithshėm pėr kohė lufte. Ēdo njeri qė mund tė futej nė kėtė objekt, nga truket qė i ishin bėrė, nuk mund tė shikonte asgjė nga thesari i shtetit.
    Ndonjė detaj?
    - Kėtu ishin marrė masa deri nė detaje qė nė raste tė jashtėzakonshme tė bėhej bllokimi i kėtyre ambienteve nė mėnyrė automatike dhe ishte e pamundur qė tė grabitej…
    Kishit bashkėpunėtorė apo konsulentė?
    - Gjatė punės sime unė konsultohesha me zėvendėsministrin gjeneral Qazim Kondin deri sa ai doli nė pension. Bashkė me Qazim Kondin shkonim herė pas here nė Skrapar dhe ndiqnim punimet. Unė kam pasur nderin tė ndjek punimet me kėtė njeri tė menēur…

  12. #90
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-09-2011
    Postime
    105
    lexova me interes artikullin edhe sepse e njoh mire gazetarin. Ajo qe me mungon eshte lista e njerezeve te "vrare" prej Kadri Hazbiut, nuk eshte e shkurter, po te mendosh 25 vjet minister........
    Lumturia nuk eshte te besh c'do gje qe do, por te duash c'do gje qe ben!!

  13. #91
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-09-2011
    Postime
    105
    Belul Cuka, nga Peshkopia.
    Ish-shofer i Kadri Hazbiut. Pėr tė mos rėnė nė sy tė atyre qė ia kanė njohur bėmat nė kohėn e diktaturės, e ka transformuar mbiemrin nga ―Cukalla‖ nė ―Cuka‖.
    Krenarinė pėr tė kaluarėn e tij Beluli e pėrmbledh nė kėto fjalė:
    «Kudo qė e ēoja me veturėn luksoze ―grushtin e hekurt tė diktaturės‖ dridhej foshnja nė bark tė nėnės.»

    by A.Hamiti
    Lumturia nuk eshte te besh c'do gje qe do, por te duash c'do gje qe ben!!

Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 22-05-2013, 16:04
  2. Kreu i Kuvendit tė Kosovės, me foton e Enverit nė shtėpi
    Nga DYDRINAS nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 297
    Postimi i Fundit: 08-01-2009, 17:24
  3. Histori me vlere per te kuptuar "Dosjet"
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 15-02-2005, 18:07
  4. Nga prapaskenat e epokės hoxhiste
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 20-09-2003, 10:47
  5. Kujtime nga koha e ppsh-se
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 44
    Postimi i Fundit: 22-02-2003, 07:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •