Close
Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 80 prej 91

Tema: Kadri Hazbiu

  1. #61
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    19,346
    Faleminderit
    25
    21 falenderime nė 14 postime
    Rrėfimi i Halit Bajramit:

    Unė, njeriu i Hazbiut nė bandėn e Xhevdet Mustafės
    Speciale e Premte, Gusht 12th, 2011

    Kadri Hazbiu nė sallėn e gjyqit
    Halit Bajrami, i mbijetuari i bandės sė Xhevdet Mustafės qė erdhi nė Shqipėri pėr tė vrarė Enver Hoxhėn nė vitin ’82, ėshtė dėshmitari qė ka konsumuar numrin mė tė madh tė seancave hetimore tė procesit kundėr Kadri Hazbiut.Madje, grupi i hetuesve qė ėshtė pėrballur me tė, ėshtė ndėrruar disa herė pėr tė mbėrritur te versioni pėrfundimtar i akuzės ndaj ish-kreut tė Sigurimit.
    Sidoqoftė, mėnyra si rrėfen Bajrami misteret e misionit tė pamundur tė vjeshtės sė ’82-shit, i kapėrcen kufijtė e ngjarjes sė bujshme, duke shpalosur njė histori tė zgjeruar, qė nis me arratisjen e tij nė vitin 50, pas njė pėrplasjeje me Mehmet Shehun, emigrimin nė Zelandėn e Re e deri te rikthimi me bandėn terroriste. Nė pėrgjigje tė kėmbėnguljes sė hetuesve, ish-oficeri i zbulimit tė Ushtrisė kujton ēastet e mbėrritjes nė brigjet shqiptare, vėshtirėsitė e lundrimit natėn nėpėr Adriatik, momentet e zbarkimit, kontaktet e para nė Divjakė, lėvizjen e fshehtė pėr nė thellėsi e deri tek pėrplasja fatale me forcat e Sigurimit. Nė dėshminė e tė besuarit tė Xhevdet Mustafės, marrė nga libri i Kastriot Dervishit, zbardhet numri i viktimave tė kapos sė tij ende pa rėnė nė pritė. Dy tė parėt, kujton Bajrami, ishin dy ushtarakė qė na u afruan tek gropa buzė detit ku sa ishim vendosur. Pastaj, shton i mbijetuari i bandės, Mustafa qėlloi njė polic qė kishte kaluar pranė tyre bashkė me njė civil. Ky i fundit, i marrė peng, ka bėrė udhėrrėfyesin e detyruar tė bandės drejt Tiranės. Mė tej,


    Xhevdet Mustafa
    ai tregon se Xhevdet Mustafa gjatė rrugės pėr nė Rrogozhinė ka vrarė edhe njė qytetar tjetėr qė kalonte me biēikletė. Rrėfimi i tij vijon me momentin kur ėshtė gjendur i kryqėzuar nga policia nė stacionin e trenit nė Rrogozhinė. Ka qenė ky momenti kur ka humbur ēdo kontakt me pjesėtarėt e tjerė tė bandės dhe u ėshtė nėnshtruar procedurave zyrtare si i pandehur pėr terror ndaj qytetarėve. Nė aq sa zbardh i mbijetuari i bandės sė Mustafės, ėshtė interesant njė takim i panjohur i tij me Kadri Hazbiun nė njė nga dhomat e stacionit tė trenit nė Rrogozhinė…
    2.7.1983
    I pandehuri Kadri Hazbiu u njoh me proceset hetimore tė datave 12 e 22 mars 1983 dhe 12 e 16 prill 1983 tė tė pandehurit Halit Bajrami.
    Pyetje: Ē’ke pėr tė thėnė i pandehur nė lidhje me atribuimet qė tė bėn i pandehuri Halit Bajrami, anėtar i bandės kriminale tė dėrguar nga zbulimi jugosllav sipas kėrkesės sate pėr tė vrarė nė bashkėpunim me ty dhe persona tė tjerė, udhėheqėsin e partisė?
    Pėrgjigje: Pasi lexova faqen e parė tė kėtyre proceseve, refuzoj tė jap shpjegime dhe t’i lexoj mė tej.
    Hetuesi: I pandehur, po tė lexoj me zė proceset me dėshminė e tė pandehurit Halit Bajrami. (Kadri Hazbiu refuzon tė japė shpjegime)

    Dėshmia e Halit Bajramit nė Hetuesi

    Mė 24 shtator, Sabaudini tha se do tė shkonte t’i telefononte gruas nė Turqi, pasi atė e kishte dėrguar nė Turqi me gjithė vajzėn. Mė mori dhe mua me vete dhe shkuam nė Leēe, njė qytet nė Italinė e Jugut. Unė rrija nė makinė kur ai fliste me tė shoqen. Sa mbaroi telefonatėn me tė, bisedoi nė telefon me Peter Paviēin. Sa u kthye nga telefonata me Peter Paviēin, erdhi me shpejtėsi te makina ku e prisja unė dhe mė tha se duhej tė niseshim me shpejtėsi. Ku do shkojmė, e pyeta unė. Do shkojmė nė Shqipėri sonte, tha. Po ne s’jemi bėrė gati, i thashė, ti na ke thėnė qė para se tė nisemi, do na lajmėroje pėr tė sistemuar dokumentet. Pastaj i kujtova qė tė paktėn tė ēonim plaēkat e t’i linim te shtėpia e tij. Harroji plaēkat, tha, duhet tė shkojmė sonte se shokėt atje janė nė rrezik dhe na presin. Sonte do tė nisemi patjetėr, gjallė apo vdekur, kėmbėnguli. Ne shkuam nė bazė dhe Xhevdeti i tha dhe Fadil Kacelit se duhej tė niseshim. Ai u trondit pak, mbasi qe si e papritur. E kuptova qė ishte njė sekret, mendova se ishte nga ana e jugosllavėve, domethėnė qė tė iknim brenda ditės qė tė mos kishte mundėsi tė lėvizte asnjėri nga ne. Nė tė vėrtetė, atė ditė nė mėngjes, nga ora 04:00 erdhi njė grua Madam Vardari prej Belgjike pėr tė ndenjur disa ditė se ishte mikja e Xhevdetit. Po kur Xhevdeti mori vesh lajmin qė ne do tė niseshim po atė ditė, i tha asaj qė tė ikte dhe e ēoi deri tek stacioni i trenit.

    Aty nga ora 6 pasdite unė shkova me njė italian tė cilin e kishte mik Xhevdeti pėr tė provuar barkėn me tė cilėn do tė lundronim natėn. Ajo kishte njė motor tė vogėl, njė tjetėr e mbajtėm rezervė. E mbushėm me benzinė barkėn. Morėm nja 600 litra benzinė ekstra. E kishim lėnė qė nė orėn 9 tė vinte Sabaudini aty nė Sampoka, ku ishte baza dhe unė shkova nė orėn 8 e 30 minuta. Ai erdhi pas orės 9, hipi nė barkė dhe shkuam nė “Tore del orso”. Aty ngarkuam plaēkat nė barkė. Fadil Kaceli nuk erdhi aty se mė ka dalė shpina, tha. Ai ecte shtrembėr dhe unė e besova. Nė Zelandė i kishte ndodhur disa herė, ndaj shkonte te doktori pėr kėtė. Kėtė radhė e bėri me qėllim apo ishte vėrtet i sėmurė, kėtė nuk mund ta verifikonim. Hipėm nė barkė dhe u nisėm para mesnate. Gjatė rrugės konstatuam se na ishte prishur busulla. Qė kėtej, drejtimin e mbanim vetėm me anėn e yjeve. I thosha Xhevdetit qė jemi midis Vlorės dhe Durrėsit, duke e bindur se nuk jemi nė zonėn greke. Tu ec u afruam nė bregun e detit. Aty ishte njė breg rėre. Ishim duke i rėnė bregut mes pėr mes se frynte erė e fortė. Nė ēast e ktheu barkėn. Unė isha sipėr bidonėve dhe rashė poshtė. Nejse, ndaluam barkėn dhe zbritėm. Sakaq, i them italianit tė ikte e ta kthente barkėn nė bazė, nė Sampoka tė Italisė. Ne dolėm nė tokėn shqiptare dhe filluam tė shikonim pėrqark. Dukej njė pyll ndonjė 100 metra larg, ku kishte kanal uji, det e nuk mund tė kalonim. Ishte thellė, ata e provuan dhe e lamė qė tė rrinim atė ditė aty e natėn tė dilnim, se kishim litar me vete t`u lidhshim me kalue me ēdo mėnyrė. Aty bėri Xhevdeti njė gropė tė madhe.

    Vumė njė mushama, rregulluam plaēkat dhe ndenjėm. Zbardhi drita, unė isha zgjuar. Ata i kishte zėnė pak gjumi. Pashė pesė barka tė vogla me motorė qė kalonin shumė afėr nesh. Deri afėr drekės unė ndenja aty duke shikuar, pastaj i thashė Sabaudinit qė tė bėnte pak roje se mua po mė vinte gjumė. Mirė, mė tha. Mbulova kokėn dhe rashė pėr tė fjetur. Pas pak kohėsh, dėgjoj tė shtime automatiku. U zgjova. Kur shikoj Xhevdetin, qė rrinte para dy njerėzve tė vrarė, ish-oficerė tė Sigurimit mė duket. Po ē`ke bėrė mor Xhevdet, i thashė. U thashė qė tė dorėzoheshin kur zbritėn nga njė barkė atje poshtė mė tha dhe nuk pranuan, por filluan tė ecin nė drejtim tė gropės sonė. Ke bėrė gabim, i thashė, se ne kemi ardhur pėr qėllim tjetėr, kemi ardhur me shkue nė Tiranė. Kur pas ndonjė gjysmė ore, erdhi njė barkė afėr nesh me dy njerėz. U afrua ajo dhe Xhevdeti bėri me dorė. Zbritėn kėta njerėzit nga barka. Njėri ishte veshur me uniformė dhe tjetri ishte civil, me brekė tė shkurtra dhe pa kėmishė. Xhevdeti u vuri automatikun. Dorėzohuni!- i tha atij oficerit. Ai nuk u dorėzua. Nė debat e sipėr, Xhevdeti i ra atij dhe e vrau. Ndėrkaq, iu kthye atij civilit, duke i thėnė se nuk do ta vriste nėse do ta nxirrte nė anėn tjetėr tė bregut me barkėn e vogėl. Ai pranoi. Hipėm nė barkė, e me gjithė armatimin qė kishim me vete, duke lėnė tek gropa plaēkat e tjera. E lamė barkėn nė bregdet dhe ēantėn qė kishim me mitralozat brenda, Xhevdeti ia ngarkoi kėtij udhėheqėsit tė rrugėtimit. Ai ishte njė peshkatar, nga fshati aty afėr. I thamė tė na nxjerrė nė njė rrugė automobilash. Ecėm pas tij dhe u afruam tek njė rrugė qė na tregoi ai. Kur ndaluam, Xhevdeti iku vetėm pėrpara me pa ku ishte rruga. Nė atė kohė qė ne rrijshim aty, kaloi dikush me biēikletė e nuk na pa se ishim pas drurėve, pas atyre pishave tė mėdha.

    Nė ēast, dėgjuam nja dy tre tė shtime. Ububu, thashė, do tė ketė shtirė Xhevdeti, mos ka vrarė atė fshatarin me biēikletė. Sakaq, ai erdhi aty dhe deshi me vra udhėheqėsin, atė fshatarin qė na printe. I thashė nė anglisht se nuk duhej ta bėnte kėtė. Unė jam stėrvitur vetėm me vra, mė tha. Nuk bėn me vra, i thashė, kemi nevojė pėr tė. Xhevdeti pranoi. Ai udhėheqėsi mė shikoi mua dhe mė tha: Do mė vrisni? Jo, i thashė, nuk tė vrasim, por ti ki kujdes, mos u mundo me ikė. Kur tė mbėrrijmė nė Tiranė, do tė tė lėshojmė dhe ti do jesh i lirė. Pastaj dolėm nė rrugėn kryesore dhe u fshehėm nė pyll. Aty ishte njė urė qė shkonte pėr nė Divjakė. Ndenjėm nja dy orė gati aty. Para mesnate, hymė afėr Divjakės. Nuk hymė nė fshat brenda, por u kthyem nė krahun e majtė e ecėm prapė nė tokė tė punueme, duke dalė sėrish nė rrugėn kryesore. Pas tri-katėr orėsh qė po ecnim, pyetėm atė udhėheqėsin se ku ishim. Ai na tha se ishim afėr urės sė Shkumbinit. Gjetėm njė kodėr atje dhe ndenjėm, u ēlodhėm pak. Tė nesėrmen kur lindi dielli, u ngritėm. Futėm automatikėt e zbėrthyer nė ēantė dhe dolėm nė xhade tė veshur civilė. Nė xhade takonim njerėz tė ndryshėm, me disa prej tė cilėve pėrshėndeteshim. Diku, unė u them qė tė merrnim njė drejtim tjetėr, nė mėnyrė qė brenda tri-katėr netėve tė futeshim nė Tiranė nga ana e Elbasanit ose nga ana e Bishqemit, nga vende tė ndryshme qė unė i kisha njohur qė kur isha partizan nė Pezė. Ata nuk pranuan. Sabaudini tha se duhet tė jemi sot nė Tiranė, duke shtuar se nuk ka mundėsi tė rrimė tri-katėr net rrugėve, pasi atje shokėt na presin.

    Mirė, u thashė unė, doni kėshtu, kėshtu bėjmė, por ėshtė e rrezikshme ama, se do tė shkojmė brenda nė Rrogozhinė, se ishte Rrogozhina aty. Me bė me u diktue, thashė, i gjithė misioni ynė mbaron. Do tė shkojmė patjetėr, tha Sabaudini, ose me kamion, ose me tren. Mirė, thashė dhe hymė, kaluam aty, kaluam postbllokun, ishin disa oficerė e ushtarė, por nuk na tha njeri gjė. Shkuam afėr stacionit tė trenit dhe u ulėm. Xhevdeti u ul me atė udhėheqėsin, kurse unė shkova e pyeta pėr biletat e trenit. Treni i parė iku mė thanė pėr Tiranė. Treni i dytė kalonte pasdreke e biletat shiteshin vetėm gjysmė ore para. Nė pritje i ramė gjysmė ore xhiro qytetit. Gjysmė ore para se tė vinte treni, bleva biletat. Xhevdeti, sė bashku me udhėheqėsin, sollėn ēantat tek unė. Ēantėn me armatim e prumė brenda nė sallė, ku uleshin njerėzit. Dolėm jashtė. Kur po rrinim aty me Sabaudinin, na vjen njė civil e na thotė nėse kishte mundėsi tė shkonim nė dhomėn tjetėr. Mė shkoi mendja menjėherė e tani thashė, sigurisht do tė kemi ndėrlidhje qė tė na marrin shokėt. Kur shkuam nė dhomėn tjetėr, shoh dy oficerė, policė me uniformė qė rrinin nė kėmbė. Tė parin pyetėn Sabaudinin pėr letėrnjoftimin. Ai u tha se e kishte nė ēantėn pėrjashta. Po ti, mė pyetėn mua. Jam filani, u thashė, e u tregova emrin e vėrtetė, jam prej Durrėsi e dokumentin e kam lėnė nė shtėpi. Nė kėtė kohė, Sabaudini kishte dalė tek dera. Mua brenda sekondave mė shkoi mendja se ishte momenti kritik e gjithēka po merrte fund. Misioni ynė mbaroi, s`ka mundėsi tė kryhet, ėshtė e kotė tė zgjatemi, mendova aty pėr aty.

    Mė morėn revolen nga brezi. Kur kėrkonin dokumente tė tjera, u thashė: Ēfarė dokumente kėrkoni, ne jemi diversantė, jemi vrasės. Ju lutem, mė ēoni nė polici. Nė ēast mė lidhėn duart e mė pas erdhi njė makinė aty. Sabaudini iku me atė tjetrin e ranė nė pėrpjekje mė duket, nuk e di se ē`ngjau, se nuk i pashė mė pastaj. Mua mė ēuan nė polici e po rrija aty. Isha i ulur nė njė karrige, kur nga korridori vjen njė njeri me dorė nė xhep e filloi tė ecė pėrpara meje duke mė sha. Unė ngrita kokėn, kur shikoj Kadri Hazbiun me njėrėn dorė nė xhep. Mė hyri frika, se ne kishim pėr ta takuar kėtė njeri, por po e takonim kėtu, nė njė vend tjetėr. Pasi mė shau nja dy-tri minuta, iku. Pas dhjetė minutash, erdhi aty ministri i Brendshėm, Hekuran Isai. Ai erdhi dhe mė pyeti pėr identitetin e ku di unė ēfarė. Mė morėn pastaj me makinė e mė sollėn nė burgun e Tiranės. Kėshtu qė mbaroi misioni qė na dhanė jugosllavėt pėr Kadri Hazbiun.

    Pohimet nė gjyq

    Mesazhin e jugosllavėve do t’ia transmetoja unė Kadri Hazbiut. Ky ishte obligimi jem. Kur tė takosh Kadri Hazbiun, mė kishte thėnė Sabaudini pėr kėtė, do t’i shpjegoja pėrbėrjen e grupit dhe do t`i flisja sa mė tepėr pėr Xhevdet Mustafėn qė ėshtė njeri i vendosur, i stėrvitur nga CIA. Do t’i thosha se ėshtė i bindur dhe mjafton tė ketė detyrė dhe e bėn. Detyrė terroriste. Do t’i thosha se ky ėshtė njeriu qė do tė futet nė njė mėnyrė ose nė njė tjetėr pėr tė vrarė Enver Hoxhėn gjatė gjullurdisė qė do tė bėhet. Ai mė kishte shpjeguar edhe ēfarė do tė ndodhte pas aktit qė do tė kryente Xhevdet Mustafa. Gjatė vrasjes, Kadri Hazbiu do tė kishte mundėsi tė merrte pushtetin nė dorė, gjithmonė nė emėr tė partisė, qė tė mund tė bėhej grusht shteti, me anė tė puēit ushtarak. Pika e dytė ishte qė Kadri Hazbiu do tė organizonte koordinimin e veprimit tė bandės me puēin ushtarak. Pika e tretė ishte qė Kadri Hazbiu tė caktojė ekzaktėsisht vendin, kohėn, ditėn dhe mėnyrėn se si Xhevdet Mustafa do tė vriste Enver Hoxhėn. Pika e katėrt ishte ndėrlidhja midis meje e Kadri Hazbiu, tė cilėn do ta mbaja unė, askush tjetėr. Pika tjetėr, sapo tė merrte pushtetin Kadri Hazbiu, do tė merrte kontakte me Ambasadėn Jugosllave nė Tiranė. Kėto ishin pak a shumė pikat qė mė tha Sabaudini mua pėr me ia transmetu Kadriut…

    vijon…

    Kush ishte Halit Bajrami

    Halit Bajrami, i njohur ndryshe me pseudonimin “Bazeni”, i biri i Rizait dhe Ismetes, i vitlindjes 1925, ish-partizan i Pezės dhe Brigadės sė Tretė, shėrbeu pas ēlirimit pėr disa vite me radhė nė detyrėn e kreut tė Sigurimit tė Divizionit tė Korēės. I pakėnaqur nga vlerėsimi i Mehmet Shehut pėr aktivitetin e tij, nė vitin 1950 u arratis jashtė Shqipėrisė. Pėr disa muaj qėndroi nė kampin e emigrantėve nė Greqi dhe mė vonė fitoi azil politik nė Zelandėn e Re, ku qėndroi deri nė fillimin e viteve ’80. Pikėrisht nė vjeshtėn e vitit ’82 u bashkua me njė grup qė do tė zbarkonte nė Shqipėri me mision tė zbulimit jugosllav. Ka qenė shtatori i atij viti kur banda e Xhevdet Mustafės, nė tė cilėn bėnte pjesė edhe ai, ra nė pritėn e organeve tė Sigurimit dhe u asgjėsua. Bajrami mundi tė mbijetojė. Menjėherė pas procesit tė Kadri Hazbiut u riatdhesua nė Zelandė, ku kishte familjen.



    AFRIM IMAJ
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Darius : 14-08-2011 mė 16:55

  2. #62
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    19,346
    Faleminderit
    25
    21 falenderime nė 14 postime
    Feg..ku e more shkrimin per llambi pecinin?

    fute ketu sepse ka lidhje me kte teme..

    --


    nga interneti mora kte shkrim i cili hedh drit mbi arsyet e ketyre spastrim-genocidimeve qe trajtohen tek tema "kadri Hazbiu"..

    --

    RRUGA E RAMIZ ALISĖ DREJT PUSHTETIT::: SI HIPI NĖ KRYE TĖ PIRAMIDĖS "DJALI ME ZĖ TĖ HOLLĖ"?

    Natyrisht kur ishin nė jetė emrat e Beqir Ballukut, Hysni Kapos, Kadri Hazbiut apo Mehmet Shehut, nuk mund tė mendohej apo tė merrej me mend nė opinion se trashėgimtar i pushtetit tė Enver Hoxhės mund tė ishte Ramiz Alia.

    Po kush ishte “djali me zė tė hollė”?

    Ramiz Alia kishte lindur nė Shkodėr mė 18 tetor 1925 nė njė familje tė varfėr. Nė kohėn e monarkisė zogiste, babai i tij Taip Alia ishte vendosur nė Tiranė dhe punonte nė punė tė rėndomta ku herė herės ndihmohej nga biri i tij Ramiz. Gjatė kohės qė Ramizi kryete gjimnazin nė Tiranė fillimisht kishte qenė fashist nė bindje. Mė vonė pasi ishte konvertuar nė komunist, ishte burgosur disa herė nga regjimi i atėhershėm pėr kėto pikpamje tė tij. Megjthatė nė tė gjitha rastet Alia ishte liruar falė miqėsisė qė kishin njerėzit e tij me prefektin e Tiranės Qazim Mulleti. Gjatė luftės Alia kishte qenė sekretar i rinisė komuniste pėr Beratin. Nė mes tė viti 1944 pas pėrfundimit tė njė kursi ishte emėruar si anėtar i seksionit politik tė Brigadės sė 7-tė. Nė dhjetor 1944, me urdhėr tė Enver Hoxhės, Ramiz Alia u emėrua komisar politik i Divizionit tė V-tė qė gjendej nė kosovė pėr tė ndihmuar planet serbomadhe nė nėnshtrimin e Kosovės dhe aneksimin e saj tek Jugosllavia. Nė kėtė pikė personi i Ramiz Alisė ishte njė individ qė kishte nam tė mirė nė qarqet jugosllave si njė njeri qė nuk iu ishte ishte dridhur dora aspask nė krime kundėr shqiptarėve tė Kosovės. Nė tė gjithė udhėheqėsit e Shqipėrisė, e sidomos nga ata tė pretendimit tė pushtetit kryesor, emri i Ramiz Alisė ka qenė mė i shquari pėr zellin e tij serbofil. Nga ana tjetėr duhet theksuar se tek gjithė udhėheqja e PPSH-sė, ekzistonin ndjenja tė fuqishme sllavofile deri nė vėnie tė tyre nė shėrbim tė agjenturave tė tilla si UDB-ja, KGB-ja etj.

    Ėshtė pėr t‘u habitur gjithashtu qė Ramiz Alia nuk u provua kurrė si duhet nė ekzekutivin shqiptar nga Enver Hoxha. Vetėm nė qershor 1955 Ramiz Alia zuri vendin e Bedri Spahiut si ministėr i Kulturės dhe Arsimit, post tė cilin e mbajti deri nė vitin 1958.

    Alia plotėsonte mė mirė kushtet e kėrkuara nga Enver Hoxha. Ishte servil e shėrbėtor i bindur tej ēdo parashikimi i Hoxhės dhe jepte garanci pėr ruajtjen e familjes Hoxha dhe vėrvitjen e mėtejshme dhe pa probleme tė Shqipėrisė nė orbitėn jugosllave.

    Nė kėtė mėnyrė “djali me zė tė hollė”, siē quhej ai nga Enveri, ka plotėsuar shumė kushte pėr familjen Hoxha.

    Njė favor tjetėr pėr “djalin me zė tė hollė” ishte edhe lidhja e njė krushqie midis familjeve Hoxha e Alia.

    Nė mes tė vitit 1974, Ramiz Alia ia kishte dalė tė bėnte njė krushqi mjaft domethėnėse dhe fitimprurėse me famijen Hoxha. Vajza e vėllait tė tij Reshatit, Teuta, u fejua me djalin e madh tė Enver Hoxhės, Ilirin. Tashmė Ramiz Alia ishte njeri i shtėpisė sė Enverit dhe duke shtuar kėtu edhe servilizmin deri natyral de hipokrit tė tij, ai ishte personi mė i afėrt dhe mė i besueshėm pėr Enver Hoxhėn qysh nė kohėn kur akoma nuk kishin vdekur Hysni Kapo dhe Mehmet Shehu.

    Reshat Alia, vėlla i Ramizit, punonte nė atė kohė nė Arkivin e Shtetit, ndėrsa gruaja e tij punonte nė njė pikė tė rėndėsishme financiare tė vendit siē ishte sektori i pranimit tė arit nga Rubiku.

    Nė rrethana tė tilla ambicja e Ramiz Alisė pėr pushtet rritej dita-ditės. Nga ana tjetėr rivali i tij Mehmet Shehu nuk kishte asnjė lidhje krushqie me Enver Hoxhėn apo “shokėt e tjerė tė Byrosė”. Nga kjo pikpamje Mehmet Shehu nuk kishte shfrytėzuar aspak shanset qė tė jepnin martesat me karakter politik brenda tė ashtuquajturit “Bllok”. Nė funksion tė hirearkisė sė re komuniste, u krijua edhe infrastruktura e nevojshme qė do tė mbėshteste Ramiz Alinė nė detyrėn e tij tė pritshme. Kjo gjė u duk edhe mė mirė nė kongreset e PPSH-sė tė viteve 1976, 1981 dhe 1986. Dhe ja mė konkretisht si u paraqit gjendja nė kongreset e kėtyre viteve.

    Nė kongresin e 7-tė tė PPSH-sė (1-7 nėntor 1976), zgjodhėn kėta anėtarė tė Byrosė Politike: Enver Hoxha, Adil Ēarēani, Haki Toska, Hekuran Isai, Hysni Kapo, Kadri Hazbiu, Manush Myftiu, Mehmet Shehu, Pali Miska, Ramiz Alia, Rita Marko dhe Spiro Koleka (renditja e emrave nė kėtė rast dhe rastet e mėposhtme ėshtė sipas shtypit tė PPSH-sė). Natyrisht qė njeri nga kėta do tė ishte trashėgimtar i Enver Hoxhės pas vdekjes sė pritshme tė tij. Nė ndryshim nga kongresi paraardhės i PPSH-sė (1-7 nėntor 1973), ishte eliminuar njė kandidat potencial por qė gjithsesi nuk mendohej fare se mund tė zėvendėsonte Hoxhėn si Beqir Balluku.

    Nė kongresin e 8-tė tė PPSH-sė, qė u zhvillua mė 1-7 nėntor 1981 u zhgjodh kjo Byro Politike: Enver Hoxha, Adil Ēarēani, Hajredin Ēeliku, Hekuran Isai, Kadri Hazbiu, Lenka Ēuko, Manush Myftiu, Mehmet Shehu, Muho Asllani, Pali Miska, Ramiz Alia, Rita Marko, Simon Stefani. Sekretarė tė KQ tė PPSH-sė u zgjodhėn Enver Hoxha, Hekuran Isai, Ramiz Alia dhe Simon Stefani.

    Nė krahasim me kongresin paraardhės anėtarė tė rinj tė Byrosė Politike ishin Lenka Ēuko, Muho Asllani, Hajredin Ēeliku dhe Simon Stefani

    Pasi u kryen eliminimet tashmė tė njohura, nė kongresin e 9-tė tė PPSH-sė (3-8 nėntor 1986) qė u quajt edhe “kongresi i vazhdimėsisė” enveriste, u zgjodhėn anėtarė tė Byrosė Politike kėta “shokė”: Ramiz Alia, Adil Ēarēani, Besnik Bekteshi, Foto Ēami, Hajredin Ēeliku, Lenka Ēuko, Manush Myftiu, Muho Asllani, Pali Miska, Prokop Murra, Rita Marko dhe Simon Stefani. Sekretarė tė KQ tė PPSH-sė u zgjodhėn Ramiz Alia, Foto Ēami, Lenka Ēuko, Simon Stefani dhe Vangjel Ēėrrava.

    Nė krahasim me kongresin paraardhės, “shokėt e rinj” tė Byrosė Politike ishin Prokop Murra, Besnik Bekteshi dhe Foto Ēami.

    Padyshim qė nė vitet kur “spastroheshin grupet armiqėsore” tė Mehmet Shehut, Kadri Hazbiut, Feēor Shehut etj, u pa qartė se njeriu qė po i afrohej pushtetit tė ardhshėm pas vdekjes sė pritshme tė Hoxhės ishte Ramiz Alia. Ky i fundit kishte qenė nė krye tė tė gjitha lojrave politike tė organizura nga Enver Hoxha kundėr Shehut, Hazbiut etj.

    Nė kongresin e 8-tė tė PPSH-sė tė zhvilluar nė nėntor 1981, Ramiz Alia siē e thamė edhe mė lart u zgjodh sekretar i i KQ tė PPSH-sė. Ai shihet nė pjesėn mė tė madhe tė jetės politike tė vendit si dhe nė veprimtari tė ndryshme tė organizuara atėherė. Nė kėtė mėnyrė po pėrgatitej figura e Ramiz Alisė si udhėheqės shteti.

    Mė 25 gusht 1982 Ramiz Alia uroi pėrvjetorin 40-tė tė gazetės “Zėri i Popullit” dhe mė 15 shtator tė po kėtij viti mori pjesė nė mbledhjen jubilare tė Kėshillit tė Pėrgjithshėm tė Frontit Demokratik ku u shfaq nė krah tė Enver Hoxhės.

    Mė 2 nėntor 1982 Ramiz Alia pėruroi Muzeun Kombėtar “Gjergj Kastrioti -Skėnderbeu” nė Krujė. Me kėtė rast preu edhe shiritin e pėrurimit nė ceremoninė e zhvilluar kėtu. Tė pranishėm nė kėtė ngjarje veē Alisė kanė qenė edhe Adil Ēarēani dhe Nexhmije Hoxha.

    Nė prag tė “zgjedhjeve pėr Kuvendin Popullor darės tė 14 nėntor 1982, Enver Hoxha mbajti si zakonisht fjalėn e tij pėrpara zgjedhėsve. Kėtė herė ai foli nga salla e seancave plenare tė Kuvendit Popullor. Nė fjalėn e tij Enver Hoxha, duke u mbėshtetur edhe tek “tabloja sinoptike pėr veprimtarinė agjenturore tė armikut Mehmet Shehu”, e sulmoi mjaft ashpėr ish numurin 2 tė Shqipėrisė. Ai e cilėsoi atė agjent tė UDB-sė, CIA-s, KGB-sė etj, madje theksoi se UDB-ja e kishte detyruar Shehun tė vriste Enver Hoxhės.

    Pas pėrfundimit tė fortunės sė madhe politike qė mori kokėn e kryeministrit dhe disa ministrave, dhe pas zhvillimit tė “zgjedhjeve” tė 14 nėntorit 1982, Ramiz Alia u zgjodh nė krye tė shtetit shqiptar. Padyshim qė kjo nuk mund tė ishte rastėsi.

    Presidiumi i Kuvendit Popullor i “zgjedhur” mė 22 nėntor 1982 kishte disa tė veēanta. Pėr herė tė parė nė pėrbėrje tė presidimumit mungonin Enver Hoxha (qė do tė vdiste pas tre vjetėsh) dhe Myslim Peza (qė do tė vdiste pas dy vjetėsh).

    Pas njė periudhe 29 vjeēare nė krye tė Presidiumit tė Kuvendit Popullor, Haxhi Lleshi i la vendin Ramiz Alisė. Pėrbėrja e kėtij presidiumi ishte si mė poshtė:

    Ramiz Alia -kryetar

    Rita Marko -nėnkryetar

    Xhaferr Spahiu -nėnkryetar

    Emine Guri -nėnkryetare

    Sihat Tozaj -sekretar

    Eleni Selenica -anėtare

    Elmaz Puto- anėtar

    Faik Ēinaj-anėtar

    Ibrahim Gjevori-anėtar

    Lumturi Rexha-anėtar

    Nik Pjetėr Shyti-anėtar

    Petrit Gaēe-anėtar

    Rahman Hanku-anėtar

    Simon Ballabani-anėtar

    Stefan Qiriako-anėtar

    Vetė Ramiz Alia nė librin “Unė Ramiz Alia dėshmoj pėr historinė”, nė lidhje me ardhjen e tij nė pushtet thotė:

    “...Efektivisht kjo erdhi nė mėnyrė logjike, sepse nė atė kohė unė u zgjodha edhe si kryetar i Presidiumit tė Kuvendit Popullor. Po ashtu ishte edhe funksioni i lartė partiak. Prandaj pas vdekjes sė Enverit, tė thuash ishte krejt e logjikshme qė erdha nė krye tė shtetit”.

    Natyrisht ēėshtja nuk ėshtė kaq e thjeshtė sa e bėn Ramiz Alia por vijim i njė skeme tė caktuar, tė cilėn Alia nuk ka dėshirė ta tregojė pėr vetė veēoritė e kėsaj skeme dhe pjesėmarrjes sė tij nė tė.



    PSE E QUAJTI TELEVIZIONI ITALIAN (RAIUNO) RAMIZ ALINĖ "SHEF TĖ POLICISĖ SEKRETE TĖ ENVER HOXHĖS" MĖ 13 PRILL 1985?

    Zgjedhja formale e Ramiz Alisė pas vdekjes sė Enver Hoxhės u bė mė 13 prill 1985, dmth vetėm dy ditė pas vdekjes sė diktatorit.

    Nė mbrėmje tė kėsaj date, kanali shtetėror italian RAIUNO, nė edicionin e lajmeve tė orės 20.00 (TG1), pėrdori njė fjali surprizė, e cila nuk u dha nė edicionet e tjera tė lajmeve. Ndėr tė tjera RAI emetoi kėtė lajm:

    “Sot nė vend tė Enver Hoxhės u zgjodh nė postin e Sekretarit tė Parė tė Partisė sė Punės sė Shqipėrisė, ish shefi i policisė sekrete tė Enver Hoxhės, Ramiz Alia”.

    Nė fakt RAI sa kishte prekur njė tė fshehtė tė madhe qė funksiononte brenda piramidės partiako-shtetėrore komuniste. Sipas informacioneve tepėr tė sigurta qė kemi, nė Shqipėri qysh prej vitit 1948 funksionote edhe njė polici e fshehtė sekrete e Enver Hoxhės, e cila ishte njė strukturė e veēantė nga Ministria e Punėve tė Brendshme dhe hallka e saj Sigurimi i Shtetit dhe ishte tėrėsisht e panjohur. Nė kėtė strukturė kanė bėrė pjesė njerėz qė nuk e kishin vlerėn nga funksioni legal i tyre, por nga pesha qė kishin nė kėtė rrjet. Nė kėtė lloj policie kanė bėrė pjesė njerėz tė niveleve tė ndryshme, tė cilėt kurdoherė kanė qenė tė gjithpushtetshėm dhe tė pacėnueshėm. Rrjeti informativ i organizuar dhe i drejtuar nga Ramiz Alia, kishte si bashkėdrejtuese bashkėshorten e Hoxhės, Nexhmijen. Pikėrisht kjo ėshtė pika e bashkėpunimit tė Ramiz Alisė me Nexhmije Hoxhėn. Ky bashkėpunim ka qenė i gjatė dhe i pėrjetshėm, por nė raste tė caktuara nė mėnyrė folklorizante, janė hapur fjalė pėr gjoja ekzistencėn e ndonjė konflikti midis tyre.

    Ekzisten e kėsaj policie sekrete e ka pranuar nė vitin 2000 edhe njė ish drejtues i lartė i Sigurimit tė Shtetit, oficeri i zbulimit, Hasan Luēi. Ky i fundit nė njė rrėfim pėr gazetėn “Gazeta Shqiptare” tė datės 13 qershor 2000, faqė 13, kolona e parė, thotė:

    “Enver Hoxha ka pasur edhe njė rrjet agjenturor shėrbimesh sekrete tė zbulimit dhe kundrazbulimit jashtė strukturave legale tė cilin e drejtonte vetė personalisht. Pėr kėtė gjė nuk mund tė flas mė tepėr”.

    Sipas kėtij pėrcaktimi i bie qė Luēi ose nuk dashur ta zėrė me gojė emrin e Ramiz Alisė, dmth nuk ka dashur “tė falė mė tepėr” ose nuk e ka ditur qė strukturėn nė fjalė e ka drejtuar pikėrisht Ramiz Alia dhe Nexhmije Hoxha.

    Ndoshta ėshtė pėr t‘u kujtuar fakti se nė shkurt 1981, me rasti e 60 vjetorit tė lindjes, Nexhmija Hoxha u dekorua nga Presidiumi i Kuvendit Popullor me dekoratėn e lartė “Hero i punės socialiste”. Nė kėtė ceremoni krahas Haxhi Lleshit-kryetar, kanė marrė pjesė anash Nexhmijes edhe Ramiz Alia dhe Mehmet Shehu. Imagjinoni jemi nė njė periudhė mė pak se 10 mujore nga vrasja e Mehmet Shehut. Nė foton e rastit duken dy rivalėt Ramiz Alia dhe Mehmet Shehu. Ndėr tė tjera ka folur edhe Mehmet Shehu, i cili ka thėnė se Nexhmija “mishėron tiparet karakteristike tė partisė”.

    Nga ana tjetėr duhet thėnė se Mehmet Shehu nuk zotėronte atė nivel informacioni qė zotėronin krėrėt e shėrbimit mė tė panjohur personal tė Enver Hoxhės, Ramiz Alia dhe Nexhmije Hoxha. Thėnė ndryshe ky shėrbim kishte marrė formėn e njė shėrbimi familjar dhe luante rolin edhe tė njė lloj kundėrzbulimi.

    Nė mėnyrėn mė tė qartė, rrjeti i veēantė personal i Enver Hoxhės nuk mund tė ishte jashtė ndikimit tė shėrbimit sekret jugosllav UDB. Dy nga njerėzit e kėtij shėrbimi kanė qenė Myslim Peza dhe Shefqet Peēi. Tė parin Hoxha e pėrdori kundėr grupit tė ashtuquajtuar tė deputetėve dhe tė dytin kundėr grupit tė ushtarakėve.

    Vetė Enver Hoxha njihej nė jetėn e tij si njė njeri qė nuk ka pasur besim tė madh tek njeri. Shto kėtu edhe faktin se ai ka qenė cilėsisht njė njeri i pabesė, ngritja e njė lloj policie tė fshehtė personale tregon qė Hoxha nuk ka pasur besimin e duhur as tek arma e Sigurimit tė Shtetit, e cila sidoqoftė ishte njė armė besnike e tij, por qė nuk kishte garanci absolute se nuk kontrollohej nga ndonjė agjenturė tjetėr e interesuar.

    Kėtu ia vlen tė theksojmė edhe njėherė sipas tė dhėnave tė mirėinformuara, se takim i parė i Enver Hoxhės me Ramiz Alinė ėshtė bėrė jo nė takimin e Panaritit nė mars 1944, siē thotė Ramiz Alia nė librin e tij erotiko-politik “Enveri ynė”(Tiranė 1988, faqe 51). Pėr herė tė parė Alia dhe Hoxha janė takuar nė shtėpinė e Adivije Agollit nė Tiranė, nė tė cilėn sa pėr kujtesė ėshtė zhvilluar edhe Konferenca e Jashtėzakonshme e PKSH-sė mė 28-29 qershor 1942, ku u pėrjashtuan nga kjo parti Anastas Lula, Sadik Premtja, etj. Natyrisht qė Ramiz Alia e ka pasur njė shkak dhe njė “turp” ta kujtojė kėtė takim tė parė me mėsuesin e tij shpirtėror qė mė pas do ta thirrte me pėrkėdheli “djali me zė tė hollė”.

    Nga ana tjetėr, duhet thėnė se vetė Alia nė librin e tij erotiko-politik tė sipėrpėrmendur thotė:

    “E konsideroj fat tė madh qė qysh nga dita e parė e lirisė, kam pasur lidhje tė drejtpėrdrejta pune e shoqėrore me tė (me Enverin-shėnim)”.

    Gjithkush mund tė shtrojė pyetjen se ē‘farė kupton Ramiz Alia me “lidhje tė drejtpėrdrejta”, nė njė kohė qė para tij kanė qenė mė lart nė detyrė funksionarė tė tjerė komunistė. E pra kjo ėshtė mėnyra mė elegante qė i ka lejuar vetes tė shkruajė Ramiz Alia. Fjala ėshtė pikėrisht pėr policinė sekrete tė Enver Hoxhės e drejtuar nga “djali me zė tė hollė” Ramiz Alia.



    - JA MOMENTET E FUNDIT TĖ JETĖS SĖ FIQIRET SHEHUT

    Pas mbrarimit tė versionit tė “vetėvrasje”, Enver Hoxha vazhdoi luftėn e tij egėrsisht edhe mbi famijen e Mehmet Shehut. Nė qershor 1982, nė Gramsh (i internuar kėtu) djali i madh i Mehmet Shehut, Vladimiri, sipas versionit zyrtar vrau veten. Ndėrsa bashkėshortja e Mehmetit dhe djemtė e tij Skėnderi dhe Bashkimi, pas njė internimi tė shkurtėr, u arrėstuan nė fillim tė vitit 1982, u “gjykuan”, dhe u burgosėn. Djemtė e Mehemtit u burgosėn nė Burrel ndėrsa Fiqireti nė burgun 313 nė Tiranė. Gazeta ka mundur tė sjellė para lexuesit dėshimnė e njė bashkėvuajtėse tė Fiqiret Shehut. Ajo ėshtė Vjollca Leka nga Elbasani ka qenė pėr mėse tre vjet nė njė qeli nė burgun 313 nė Tiranė mė bashkėshorten e Mehmet Shehut, Fiqereten. Pėr diēka mė tepėr i morėm kėtė intervistė:

    -Kush ėshtė Vjollca Leka?

    Kam lindur nė Elbasan mė 3 qershor 1948. Kam mbaruar shkollėn e mesme pėr ekonomik dhe pėr shumė vite kam punuar nė ndėrmarrjen tregtare tė Elbasanit. Nė vitin 1984, regjimi i atėhershėm mė dėnoi me 25 vjet burg me akuzėn e “dėmtimit tė ekonomisė socialiste”.

    -Ku e vuajtėt dėnimin?

    Nė burgun e Kosovės nė Elbasan, mė pas u transferova nė Tiranė nė burgun 313.

    -Kur jeni njohur pėr herė tė parė me Fiqeret Shehun?

    Nė burgun e Tiranės. Ka qenė janari i 1986. Mua dhe njė tė dėnuare tjetėr na ēuan nė njė qeli me Fiqerete Shehun. Mė parė aty kishin qenė dy gra tė tjera. Kjo ishte edhe njohja ime e parė me tė.

    -Kush ishte e dėnuara tjetėr nė njė qeli me ju?

    Sose Demiri nga Tropoja.

    -Si ishte gjendja shėndetėsore e Fiqeret Shehut?

    Fizikisht Fiqereti ishte e dobėt. Diēka ndryshoi kur ne filluam tė gatuajmė brenda nė qeli.

    -A fliste Fiqereti me ju pėr shqetėsimet qė kishte pasur?

    Fiqeteti fliste shumė pak.

    -A ju ka folur pėr ndonjė pasuri tė familjes sė saj?

    Jo.

    -A kishte dyshime ajo nė lidhje me “vetėvrasjen” e Mehmet Shehut?

    E sigurtė fare nė vetėvrasje Fiqireti nuk ishte, mirėpo ajo nuk fliste mė tej.

    -Pėrdorej shpesh tortura mbi Fiqeret Shehun?

    Mė kujtohet qė hetuesi i ēėshtjes sė saj, tė cilit nuk ja mbaj mend emrin, i drejtohej shpesh me fjalėt: “Hartė do tė bėj nė mur, kėrmė do tė bėj”.

    -Nė ato raste qė Fiqereti fliste, a zinte me gojė ndonjė udhėheqės tė lartė komunist pėr mirė ose pėr keq?

    Pėrgjithsisht ajo fliste pėr gratė e tyre. Kujtonte qė Nexhmije Hoxhėn e kishte pasur shoqe tė ngushtė. Keq i erdhi ēuditėrisht pėr vdekjen e gruas sė Ramiz Alisė nė pranverė tė vitit 1986. Njėherė tjetėr ajo na tha qė emrat e dy djemve tė saj i kishte vėnė vetė Enver Hoxha.

    -Pati takim me djemtė e saj Fiqireti nė burg?

    Po, dhe ky takim ka qenė rreth muajit qershor 1981, pra pak javė para se tė vdiste. Ky takim u zhvillua nė mjediset e burgut tė Tiranės.

    -Cilat kanė qenė rrethanat e vdekjes sė Fiqetit?

    Nė dyjavėshin e parė tė shtatorit 1981, gjendja e saj shėndetėsore u pėrkeqėsua shpejt. U dyshua pėr sėmundjen e verdhėzės, por shpejt u pa se nuk ishte kjo. Nė orėn 21.00 tė datės 11 shtator 1988, qė mė kujtohet mjaft mirė pasi ishte dita e novatorėvė, ajo u sėmur mjaft keq dhe pas disa minutash dha shpirt.

    -Ē‘farė ruani si kujtim prej saj?

    Shaminė e dorės, e cila ėshtė kjo qė kam nė dorė.

    -Kur u liruat nga burgu?

    Nė dhjetor 1988 pasi u aministova.



    - PSE U ELEMINUAR KADRI HAZBIU?

    Pas eliminimit tė tė kryeministrit Mehmet Shehu, Enver Hoxha nė daljen e tij tė parė nė publik, gjatė njė vizite nė Galerinė e Arteve Figurative mė 24 dhjetor 1981 nė Tiranė, u pa i shoqėruar nga sekretari i KQ tė PPSH-sė Ramiz Alia dhe nga ministri i Mbrojtjes Popullore Kadri Hazbiu. Pėr opiniomin ishte e qartė se njeri nga tė dy mund tė ishte trashėgimtari Enver Hoxhės. Mirėpo shumė shpejt u pa se njeriu i caktuar ishte Ramiz Alia. Figura e mitizuar e Kadri Hazbiut do tė shėnonte njė rėnie mjaft tė shpejtė brenda vitit 1982 dhe pas arrestimit ai do tė “gjykohej”, do tė dėnohej me vdekje dhe do tė vdiste pak orė para se tė ekzekutoheshin tė dėnuarit e tjerė bashkė me tė si Feēor Shehu, Llambi Peēini, Mihallaq Ziēishti etj.

    Ndaj Kadri Hazbiut u ndėrmor njė skenar i ngjashėm me atė qė u pėrdor me Mehmet Shehun. E kam fjalėn pėr “gjyqin” e zhvilluar brenda Byrosė Politike kundėr veprimtarisė rreth 30 vjeēare tė Kadri Hazbiut.

    Paraprakisht SG-ja (Sigurimi i Shtetit) me anė tė njė njeriu tė tij tė quajtur Halit Riza Bajrami (Arifi) dhe tė njė tjetri qė ka qenė agjent i UDB-sė ( Uprava Drzavne Bezbednosti.-Drejtoria e Sigurimit Shtetėror) e qė vepronte brenda grupit tė Xhevdet Mustafės (pa dijeninė e tij), sajoi njė lojė tė atillė qė do t‘i shėrbente vetėm eliminimit tė Kadri Hazbiut dhe personave tė tjerė qė u dėnuan bashkė me tė. Nė kėtė mėnyrė vėrtetohet nė njė farė forme edhe bashkėpunimi i sinqertė midis Sigurimit dhe UDB-sė. Vėrtetimi shtohet edhe mė tepėr po tė kemi parasysh faktin se ka qenė vetė Enver Hoxha ai qė e ka quajtur “vepėr tė titistėve dhe UDB-sė”, “grupin e banditėve tė Xhevdet Mustafės”. Vini re kėto fjalė tė Enver Hoxhės tė thėna gjatė fjalimit para zgjedhėsve mė 10 nėntor 1982 nė sallėn e Kuvendit Popullor nė Tiranė:

    “Ne e kemi tė faktuar se janė titistėt jugosllavė ata qė dėrguan nė bregdetin tonė, grupin e banditėve tė Xhevdet Mustafės, tė cilėt, pa marrė akoma frymė dhe pa e parė diellin e Shqipėrisė, i shpartalluam pa mėshirė. Nė momentin mė tė pėrshtatshėm, bota do t`i marrė vesh nė hollėsi ndodhinė dhe qėllimet e saj. Por e rrezikshme ėshtė ajo qė jugosllavėt, duke shkelur sovranitetin e dy vendeve mike tona dhe pa dijeninė e tyre, pėrgatitėn dhe hodhėn kriminelė te ne. Tė pėrgatitėsh banda terroriste dhe t`i hedhėsh nė njė vend tjetėr, ėshtė njė akt i rėndė kriminal, i dėnueshėm nė praktikėn e marrėdhėnieve ndėrkombėtare”.

    Kėshtu para kemi njė bashkėpunim klasik tė Sigurimit tė Shtetit me UDB-nė.

    Qė Halit Bajrami ka qenė njeri i Sigurimit, provohet edhe nga dėshmia vullnetare e Ramiz Alisė nė librin e tij “Unė Ramiz Alia dėshmoj pėr historinė” (Tiranė 1992), ku nė faqen 102 tė librit ai thotė se “Halit Bajrami ishte i Sigurimit”. Pra nga tė gjithė provohet se grupi i Xhevdet Mustafės ishte i tradhėtuar qysh nė fillim dhe nuk mund tė bėhej fjalė aspak pėr tė vrarė Enver Hoxhėn.

    Nė lidhje po me kėtė ēėshtje, duke marrė parasysh faktin se Xhevdet Mustafa ishte legalist, kanė interes edhe deklaratat e Mbretit Leka Zogu, i cili nė maj 1999 i ka dhėnė njė intervistė njė televizioni tė Tiranės, meqė edhe ai ėshtė akuzuar nga Enver Hoxha se ka pasur lidhje me njė ngjarje tė tillė. Ndėr tė tjera Leka i Parė ka thėnė:

    “...kam qenė nė dijeni vetėm 24 orė pėrpara se tė arrinte Xhevdet Mustafa nė Shqipėri. Mė vjen keq se nuk mė kanė vėnė nė dijeni se do t`i thosha se dy nga grupi i tij (ata ishin pesė, por njėri mbeti nė mjetin lundrues), njeri ishte agjent i jugosllavėve dhe njė i Tiranės ( i Sigurimit tė Shtetit-shėnim). Ne e dinim kėtė, por ne ishim nė Afrikėn e Jugut. Unė rastėsisht shkova nė Paris kur nipi vjen e mė thotė gjithēka, madje mė thotė se e kemi pajisur me materiale....Ai tha emrin dhe unė bėra njė ankesė menjėherė. Ai tha se donte tė shkonte nė Shqipėri e nuk dinte ku tė gjente material. ....Deri atėherė nuk dinim kush ishte nė grup sa doli lajmi qė Xhevdeti u kap e u vra nė Shqipėri. Atė lajm e mora atė ditė qė mėsova edhe kush ishte nė grup”.

    Pak ditė para se tė zbarkonte grupi i Mustafės, Kadri Hazbiu ishte parė mė 16 shtator 1982 nė Pezė, me rastin e pėrvjetorit tė Konferencės sė Pezės pėrkrah Manush Myftiut, Simon Stefanit, Foto Ēamit, Prokop Murrės, Haxhi Lleshit, Myslim Pezės, Pilo Peristerit, Jashar Mezlenxhiut dhe Spiro Kolekės. Ky i fundit ka mbajtur edhe fjalėn e rastit. Diferencimi qė i kanė bėrė Hazbiut nė kėtė takim duket fare qartė.

    Kėshtu zbarkimi i grupit tė Xhevdet Mustafės u bė mė 25 shtator 1982.

    Vetėm njė ditė mė parė, pra mė 24 shtator 1982, ishte mbledhur pleniumi i 4-t i KQ tė PPSH-sė, ku u lexua e famshmja “tablo sinoptike pėr veprimtarinė agjenturore tė armikut Mehmet Shehu”. Nuk ėshtė pa rėndėsi tė thuhet se pikėrisht njė ditė pėrpara “zbarkimit tė madh”, u publikua “tabloja” e sipėrpėrmendur.

    Megjithatė na duket me rėndėsi tė pėrmendim njė fakt tė papublikuar mė parė. Kėshtu nė prill 1982, veprimtari kosovar Enver Hadri, i ka dėrguar njė letėr njė miku tė tij qė banonte nė Elbasan, me anė tė sė cilės e lajmėron se sė shpejti do tė zbarkonte nė Shqipėri “njė bandė e cila kishte lidhje me sekretarėt e PPSH-sė, njėri nga tė cilėt ndodhej nė Elbasan”. Pikėrisht pėr shpjegimin e fundit kjo letėr erdhi nė Elbasan.

    Marrėsi i kėsaj letre Q.R., (qė ka qenė deputet nė Kuvendin Popullor tė dalė nga zgjedhjet e 31 marsit 1991) qė banon edhe sot e kėsaj dite nė Elbasan, duke menduar se letra ishte hapur mė parė, dhe pėr siguri tė familjes sė tij, e dorėzoi atė nė degėn e Punėve tė Brendshme tė Elbasanit ku ishte kryetar Gėzim Hila. Pak orė mė vonė nė Elbasan ka ardhur edhe funksionari i lartė i Sigurimit Hasan Luēi (qė mund ta dėshmojė edhe vetė kėtė ngjarje), i cili ka kėrkuar mė kot tė lidhet nė telefon nė PTT-nė e Elbasanit me Belgjikėn nga ku ishte dėrguar letra nė fjalė. Nga Elbasani nuk i ėshtė mundėsuar lidhja telefonike me jashtė sepse numuri i kėrkuar nuk ėshtė pėrgjigjur.

    Marrjen e informacionit “nga njė veprimtar kosovar” e ka pranuar nė vija tė pėrgjithshme edhe Hasan Luēi, kur nė “Gazeta Shqiptare” tė datės 20 qershor 2000, thotė se informacioni i parė pėr “bandėn” ėshtė dhėnė nėpėrmjet “njė veprimtari kosovar qė jetonte nė Perėndim”. Gazeta jonė kohėt e fundit ka arritur tė sigurojė tė dhėna tė plota pėr kėtė ngjarje. Kėshtu qė “veprimtari kosovar” ėshtė Enver Hadri. Ky i fundit kishte mike tė tij tė ngushtė njė sekretare tė Parlamentit Evropian me kombėsi gjermane. Nė sajė tė kėsaj miqėsie, Hadri ka mėsuar edhe sekretin e “bandės sė Xhevdet Mustafės” pėr vetė faktin e thjeshtė se mikesha e tij ka qenė njė punonjėse e shėrbimit sekret amerikan. Ky shėrbim e dinte fare mirė se grupi i Xhevdet Mustafės, kontrollohej nga Sigurimi i Shtetit me anė tė Halit Bajramit. Vetė CIA nuk ka qenė pėrzier fare nė ēėshtjen e Xhevdet Mustafės, sepse ajo nuk merrej me aksione tė tilla qė kishin dėshtimin qė nė fillim dhe i shėrbenin njė qėllimi tė udhėheqjes komuniste ne Shqipėri.

    Nuk po e vazhdojmė mė tej kėtė histori e cila na shėrben vetėm pėr tė thėnė se “bandės” i mungonte ēdo lloj konspiracioni.

    Agjenti i Sigurimit tė Shtetit, Halit Bajrami kishte mundur tė bindėte jashtė Shqipėrisė Xhevdet Mustafėn dhe pjesėtarin tjetėr tė grupit dhe i kishte bindur ata se nė Shqipėri kishte njerėz qė ishin tė gatshėm tė luftonin regjimin dhe se kėtu vlonte njė lėvizje e madhe antikomuniste qė kishte nevojė pėr njerėz si Xhevdet Mustafa. Pikėrisht kėtu fillon edhe fataliteti i Mustafės dhe rėnia nė grackė e tij, ndonėse ai ishte i bindur se me dy-tri vetė regjimit kriminal tė Hoxhės nuk i shkaktohej ndonjė goditje e madhe.

    Ndėrkohė grupi i Xhevdet Mustafės zbarkoi nė bregdetin e Divjakės dhe depėrtoi nė atė mėnyrė qė dukesh sikur donte tė binte nė sy tė njerėzve.

    Nė brendėsi tė territorit vritet anėtari i parė i grupit ndėrsa Xhevdet Mustafa lejohet tė futet nė njė shtėpi nga ku u eliminua disa orė mė pas. Ndėrkohė Halit Bajrami pasi e kishte mbaruar detyrėn iu dorėzua forcave policore nė Rrogozhinė. Ai u mbajt pėr disa kohė nė burg ku dėshmoi ndėr tė tjera edhe kundėr Kadri Hazbiut dhe mė pas doli nė gjyq.

    Po kush ishte Halit Bajrami?

    Nėse marrim deri diku si referencė gjyqin fals tė zhvilluar ndaj tij nga n/kryetarja e Gjykatės sė Lartė Eleni Selenica nė vitin 1984, marrim vesh se Halit Bajrami nė kohėn e Luftės sė Dytė Botėrore kishte qenė partizan nė Brigadėn e Tretė. Nė periudhėn 1947-1950 ai kishte kryer detyrėn e zv/shefit tė Sigurimit nė divizionin e Korēės. Mė 4 gusht 1950 ai ishte arratisur nga Shqipėria bashkė me Sabaudin Haznedarin dhe kishin pėrfunduar nė Zelandėn e Re. Nga gjyqi nuk del fare e qartė nėse arratisja e tij ishte bėrė sipas njė skeme tė Sigurimit apo jo, pavarėsisht se ai vetė thotė se ėshtė vėnė plotėsisht nė shėrbim tė Sigurimit nė vitin 1958. Me Xhevdet Mustafėn, Bajrami ishte njohur nė vitin 1975, dhe duke pėrfituar nga kjo njohje kishte marrė pjesė edhe nė dasmėn e Mbretit Leka nė tetor 1975 nė Madrid.

    Bajrami ka thėnė ndėr tė tjera se ka lėvizur nė disa vende tė Evropės si nė Belgjikė(ku kanė blerė disa armė) etj, pėr tė pėrfunduar nė Italinė e jugut nga ku janė nisur me skaf pėr nė Shqipėri. Pėrveē Bajramit nė kėtė grup kanė qenė edhe Xhevdet Mustafa, Sabaudin Haznedari dhe Fadil Kaceli. Nuk dihet gjė mbi fatin e kėtij tė fundit. Sipas Bajramit pikat mė tė mundshme pėr tė zbarkuar kanė qenė pėrveē pikės sė njohur tashmė edhe grykderdhja e lumit Erzen dhe Golemi i Kavajės.

    Nė “pėrfundim” tė procesit gjyqtarja Eleni Selenica e dėnoi “tė pandehurin” gazmor me 9 vjet heqje lirie. Pak ditė mė vonė ai do tė largohej nga Shqipėria dhe do tė udhėtonte qindra e qindra kilometra larg nė Zelandėn e Re ku do tė niste njė jetė tė re, por pa harruar tė vihej nė shėrbimtė Sigurimit nė ndonjė rast tė veēantė. Atje jeton edhe sot.

    Nga ana tjetėr Komunikata e Ministrisė sė Punėve tė Brendshme e datės 27 shtator 1982, nė lidhje me kėtė ngjarje ishte kjo:

    “Natėn e datės 25 shtator 1982, zbriti nė bregdetin tonė njė bandė kriminelėsh shqiptarė tė arratisur sė bashku me banditin Xhevdet Mustafa. Nė orėn 6-tė mėngjezit, banditėt u diktuan dhe brenda 5 orėve u asgjesuan tė tėrė nga forcat e ndjekjes sė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme, njėsi tė reparteve tė Ushtrisė Popullore dhe nga populli i zonės ku desantuan kriminelėt. Pas likujdimit tė bandės, u zunė njė sasi armėsh automatike e pistoleta tė kompletuara me dylbi e pisje tė tjera, radio komunikuese, monedha nė dollarė amerikanė, lireta italiane, lekė shqiptare, mjete tė nevojshme pėr makiazh, veshje tė ndryshme etj” (“ZP” 28 shtator 1982).

    Mė 8 tetor 1982, Kadri Hazbiut i bėhet “gjyqi” siē i ishte bėrė pak muaj mė parė edhe Mehmet Shehut, ku kishte kontribuar edhe ai vetė. Tė gjithė “shokėt e Byrosė” janė tashmė kundėr tij dhe e akuzojnė pėr atė qė ai ka bėrė nė rreth 30 vjet. Nė pėrfundim tė mbledhjes Hoxha kėrcėnon Hazbiun se do ta arrestojė. Pak ēaste mė vonė e mohon njė gjė tė tillė. Pak ditė mė vonė Kadri Hazbiu, Llambi Peēini, Llambi Ziēishti etj u arrestuan dhe ju dhanė pėr dėnim Aranit Ēelės. Nė vitin 1983 ata u pushkatuan dhe u varrosėn nė Linzė tė Tiranės pėr t`u zhvarrosur disa vjet mė vonė.

    Nė kėtė mėnyrė kishte “mbaruar” edhe grupi i Kadri Hazbiut. Pėr t`u kujtuar ėshtė se ish ministri i Shėndetėsisė Llambi Ziēishti nuk kishte pranuar “vetėvrasjen” e Mehmet Shehut pasi nuk kishte qenė i bindur pėr njė version tė tillė.

    Eliminimi i Kadri Hazbiut sidomos ishte njė kėrkesė e domosdoshme pėr familjen Hoxha dhe trashėgimtarin e planifikuar Ramiz Alia. Hazbiu paraqiste rrezikshmėri pėr tė ardhmen e familjes Hoxha, pasi ai pėr shumė vite kishte drejtuar Ministrinė e Punėve tė Brendshme qė pėrfshinte edhe organin famėkeq Sigurimi i Shtetit. Thėnė ndryshe, Hazbiu kishte krijuar njė lob apo njė klan tė fortė nė kėto organe. Po ashtu ai njihte mjaft sekrete tė shtetit komunist dhe mund tė cilėsohej si njė njeri mjaft energjik pėr realizimin e qėllimeve qė i vinte vetes. Kjo do tė thotė qė familja Hoxha nuk kishte asnjė garanci nga njė njeri si Kadri Hazbiu. Mirėpo ėshtė pėr t‘u kujtuar qė Sigurimi dublohej ose kontrollohej nė punėn e tij edhe nga shėrbimi sekret personal i Enver Hoxhės dhe nga ata qė mbulonin punėt e kėtij organi nė Komitetin Qendror ku ndėr emrat mė tė njohur ishin Nexhmije Hoxha, Sulo Gradeci, Simon Stefani, Pėllumb Kapo etj.

    Nga ana tjetėr Kadri Hazbiu ėshtė pėrfolur se ka pasur lidhje nė mos e ka kryer vetė me vrasjen e Mehmet Shehut nė mėngjezin e 18 dhjetorit 1981. Siē e thamė edhe mė lart dėshmitarė tė atij mėngjezi e kanė shquar Hazbiun tė veshur keq tė dalė nga drejtimi i vilės sė Mehmet Shehut dhe tė futet nė vilėn e Enver Hoxhės. Nė atė kohė Hoxha ka pasur nevojė pėr njė bashkėpunim me Hazbiun pasi ministėr i Punėve tė Brendshme ishte njeriu i Mehmet Shehut, Feēor Shehu.

    Nuk duhet harruar qė Hazbiu ishte nė krah tė Hoxhės nė ditėn e parė tė shfaqjes sė tij nė publik mė 24 dhejtor nė Tiranė. Njė element tjetėr qė tė bėn tė dyshosh shumė pėr eliminimin e Hazbiut ėshtė edhe fakti se atij ju shkulėn tė gjitha dhėmbėt nga “diktatura e proletariatit” gjatė ditėve tė hetuesisė, mbase pėr tė mos qenė nė gjendje pėr tė folur ndonjė sekret tė madh.

    Vdekja e Kadri Hazbiut dobėsoi gjithashtu njė klan tė fortė tė krijuar prej shumė kohės dhe garantoi mbylljen pėrfundimtare tė mjaft sekreteve tė rėndėsishme. Nga ana tjetėr Hazbiu plotėsoi edhe njė skemė sipas sė cilės tė gjithė ministrat e Punėve tė Brendshme ishin pushkatuar nga pushteti qė ata i shėrbyen me aq devocion.



    KUSH I KONTROLLOI LLOGARITĖ BANKARE NĖ PERĖNDIM PAS VRASJES SĖ MEHMET SHEHUT?

    Pas vrasjes sė Mehmet Shehut, sikurse e thamė edhe mė lart, u rritėn pozitat e Ramiz Alisė, i cili u bė pėr pak kohė kryetar i Presidiumit tė Kuvendit Popullor dhe pas vdekjes sė Hoxhės edhe Sekretar i Parė i PPSH-sė. Natyrisht qė njerėzit e Enver Hoxhės si bashkėshortja e tij Nexhmija dhe fėmijėt vazhduan tė kontrolljnė llogaritė e tyre bankare nė perėndim pa shqetėsimin mė tė vogėl. Pas pėrfundimit tė fortunės sė madhe kundėr Mehmet Shehut, pyetja qė u shtrua ishte se ku pėrfundoi llogaria bankare e kėtij tė fundit pas shkatėrrimit tė plotė qė pėsoi klani i tij.

    Pėr tė shtėnė nė dorė llogaritė bankare tė Mehmet Shehut u gjet njė mėnyrė e thjeshtė qė kishte tė bėnte me bashkėshorten e burgosur tė tij, Fiqeretin. Prej disa vitesh ajo vuajti dėnimin e dhėnė nga gjykata, nė burgun e Tiranės. Ajo vdiq mė 11 shtator 1981 nė “ditėn e novatorėve”. Pak kohė para vdekjes sė saj, nga burgu i Tiranės u arrit tė merrej edhe numuri i llogarisė bankare tė saj nėpėrmjet njė plani tė mirėmenduar tė Sigurimit. Pas shtėnies nė dorė tė kėtij numuri, Fiqeret Shehu do tė sėmurej, do tė vdiste pas njė muaji dhe do tė varrosej nė Zejmen tė Lezhės.

    Njė tjetėr version qė ka qarkulluar nė lidhje me pasurinė e Mehmet Shehut ėshtė edhe ekzistenca e njė sasie fliriri brenda shtėpisė sė tij tė mbuluar nga njė mur qė ėshtė zbuluar pas vrasjes sė tij. Gjithsesi ku opcion do prova qė tė vėrtetohet plotėsisht.

    Nga ana tjetėr mund tė kujtojmė qė llogaritė bankare tė klanit Kapo kanė qenė tė paprekura dhe shpeshherė edhe shtypi ndėrkombėtar ka pėrmendur fuqinė ekonomike dhe financiare tė kėtij klani, tė cilit i pėlqen mjaft fjala “klan”.



    - SI RRODHI HISTORIA PAS ELEMINIMIT TĖ MEHMET SHEHUT DHE "GRUPIT" TĖ TIJ?

    Vrasja e Mehmet Shehut dhe eliminimi mė pas i njėrit prej arkitektėve tė diktaturės komuniste nė Shqipėri si Kadri Hazbiu, nxorri nė pah mė shumė kurrė vetitė e njeriut hije nė politikėn koministe tė Shqipėrisė, Ramiz Alia.

    Si garancia mė absolute e famijles Hoxha, ai vazhdoi pa asnjė lėkundje rrugėn e babait tė tij shpirtėror Enver Hoxha qė e pat quajtur me pėrkėdheli “djali me zė tė hollė”. Pak kohė pas zgjedhjes sė tij nė vend tė Enver Hoxhės, Ramiz Alia hoqi dorė nga posti i kryetarit tė Frontit Demokratik dhe ia la kėtė vend Nexhmije Hoxhės. Pėr herė tė parė pra nė historinė e Frontit, ky funksion nuk u ushtrua nga Sekretari i Parė i PPSH-sė, por nga e veja e diktatorit Hoxha, Nexhmija. Siē duket Alia donte t`i jepte patjetėr rolin e protagonistes sė hapur politike bashkėpunėtores mė tė ngushtė tė tij nė gjithė ato vjet.

    Ramiz Alia ishte gjithashtu edhe personi qė bėri tė mundur garantimin e pozitave tė familjes Hoxha nė periudhėn e ndėrrimit tė detyrueshėm tė sistemeve pėr shkak tė falimentit tė sistemit komunist. Edhe pasardhėsi i Ramiz Alisė nė Partinė Socialiste nė vitin 1991, doli nga oborri i familjes Hoxha. Nė dallim nga herėt e tjera, kėtė herė s‘kishte nevojė tė kryheshin “vetėvrasje” apo “shpartallime grupesh armiqėsore” pėr t‘i hapur rrugėn beniaminit tė ri tė familjes Hoxha, i cili shumė shpejt para disa fanatikėve komunistė nė Zvicėr e quajti Enver Hoxhės “babė”.

    Pasardhėsi i Alisė, Fatos Nano iu pėrmbajt besnikėrisht vijės sė mirėpėrcaktuar nga dyshja Ramiz Alia-Nexhmije Hoxha.

    FUND

  3. #63
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    19,346
    Faleminderit
    25
    21 falenderime nė 14 postime
    DOSSIER I

    Pėr herė tė parė Gazeta publikon letrat sekrete tė Enver Hoxhės tė shkruara me dorėn e tij nė 1983, nė lidhje me pyetjet qė hetuesit duhet t'i bėnin Fiqretit pėr Mehmetin

    Enveri: Ja pyetjet qė do t'i bėni Fiqret Shehut


    --------------------------------------------

    Dashnor Kaloēi


    Kėto dokumente mjaft tė rralla dhe autentike qė po botojmė nė shkrimin e sotėm, janė nė vazhdėn e atyre dhjetėra e dhjetėra dokumenteve dhe materialeve tė ndryshme arkivore, tė cilat janė pasqyruar prej vitesh nė faqet speciale tė rubrikės Dossier tė "Gazetės Shqiptare". Dokumentet nė fjalė, tė cilat tashmė disponohen nga redaksia jonė, janė disa letra nė dorėshkrime tė shkruara nga ish-diktatori komunist Enver Hoxha (me dorėn e tij), ku ai ka formuluar njė sėrė pyetjesh pėr Fiqret Shehun dhe veprimtarinė armiqėsore tė bashkėshortitit tė saj, ish-kryeministrit shqiptar Mehmet Shehu, i cili vetėm pak kohė mė parė, nė mėngjesin e 18 dhjetorit tė vitit 1982, u gjet i vdekur nga njė plumb pistolete nė dhomėn e tij tė gjumit nė vilėn e re tė "Bllokut" ku ai banonte. Kėto dorėshkrime tė Enver Hoxhės me pyetjet pėrkatėse pėr Fiqretin, i pėrkasin periudhės sė fillimit tė vitit 1982, pak kohė pas vetėvrasjes (sipas versionit zyrtar) tė ish-kryeministrit Mehmet Shehu, kur bashkėshortja e tij Fiqreti, sė bashku me dy djemtė, Skėnderin dhe Bashkimin, ishin arrestuar dhe mbaheshin tė izoluar nė burgun 313 tė Tiranės, tė akuzuar si "bashkėpunėtorė tė armikut Mehmet Shehu". Bashkė me kėto letra origjinale tė shkruara nga ish-diktatori komunist i Shqipėrisė, redaksia disponon edhe shumė nga procesverbalet (origjinale) hetimore, nė ngarkim tė Fiqret Shehut, tė bėra kryesisht nė periudhėn mars-qershor tė vitit 1982, tė cilat nuk janė bėrė publike dhe nuk e kanė parė asnjėherė dritėn e botimit. Disa procesverbale tė tjera hetimore nė ngarkim tė bashkėshortes sė ish-kryeministrit shqiptar Mehmet Shehu, gazeta jonė i ka publikuar edhe nė disa numra tė saj (nė mesin e muajit gusht tė kėtij viti) dhe kėto qė disponojmė aktualisht janė tė tjera, por vijim i tyre nė tė njėjtėn linjė. Bashkė me "deponimet"e Fiqret Shehut, nė atė kohė ne botuam edhe "deponimet" e ish-ministrit tė Shėndetėsisė, Llambi Ziēishti, i cili, sė bashku me ish-ministrin e Mbrojtjes, Kadri Hazbiu; ministrin e Brendshėm, Feēor Shehu dhe drejtorin e Sigurimit tė udhėheqjes, Llambi Peēini, u ekzekutuan nė 16 shtator tė vitit 1983, duke u konsideruar si bashkėpunėtorė tė Mehmet Shehut. Pas publikimit tė "deponimeve" tė Fiqret Shehut dhe Llambi Ziēishtit, ku ata dėshmonin tė gjitha "makinacionet se si kishin vepruar pėr shumė vjet pėr tė likujduar fizikisht Enver Hoxhėn", nė numrin e katėrt dhe tė fundit tė atij dossieri ne publikuam edhe dėshmitė e njėrit prej hetuesve qė morėn pjesė nė procesin hetimor ndaj "Grupit tė armikut Mehmet Shehu", i cili, ndonėse nuk pranoi tė dilte publikisht me emėr, dėshmoi pėr "Gazetėn" tė gjithė farsėn e atij procesi, duke u shprehur se tė gjitha pyetjet qė u bėheshin personave tė arrestuar, tė tė ashtuquajturit Grupi armiqėsor i Mehmet Shehut, vinin me porosi nga lart dhe ato ishin tė pėrpiluara e shkruara nga vetė Enver Hoxha me dorėn e tij. Pas shumė pėrpjekjesh e kėrkimesh, redaksia jonė mundi tė binte nė gjurmėt e kėtyre dorėshkrimeve tė Enver Hoxhės, tė cilat normalisht duhet tė ndodhen edhe nė Arkivin Qendror tė Shtetit, ku gjendet edhe i gjithė dokumentacioni arkivor i ish-Partisė sė Punės tė Shqipėrisė. Tė gjitha kėto dokumente arkivore mjaft tė rralla qė, siē thamė pak mė lart, nuk e kanė parė asnjėherė dritėn e botimit, ne po i botojmė tė plota, duke filluar qė nga numri i sotėm, duke menduar se ato shėrbejnė pėr tė hedhur dritė e pėr tė ndriēuar sadopak njė nga periudhat mė tė errėta tė historisė sė Shqipėrisė, atė tė regjimit komunist diktatorial tė Enver Hoxhės.


    Dorėshkrimet e Enver Hoxhės, me pyetjet qė ai ka hartuar e pėrpiluar nė fillimin e vitit 1982, pėr Fiqret Shehun, bashkėshorten e ish-kryeministrit Mehmet Shehu tė vetėvrarė (sipas versionit zyrtar tė asaj kohe) vetėm pak kohė mė parė, nė 18 dhjetorin e vitit 1981, janė tė shkruara me stilograf (bojė blu "Pelican"), nė disa fletė blloku shėnimesh me katrorė, (apo siē quhen ndryshe nga nxėnėsit: fletrore matematike), tė cilat Enveri i praktikonte shpesh. Mbajtja e shėnimeve nga ana e Enver Hoxhės nė blloqe tė tillė me katrore, veē tė tjerash konfirmohet edhe nga faksimilet e shėnimeve tė tij tė botuara edhe nė albumin luksoz me ngjyra, qė iu kushtua pas vdekjes sė tij, ku pjesa mė e madhe e shėnimeve janė tė shkruara nė tė tilla blloqe. Nė krye tė faqes sė parė tė dorėshkrimeve tė Enver Hoxhės ėshtė shkruar: "Pyetje pėr Fiqret Shehun" dhe mė pas janė radhitur pyetjet e shkruara nė formė poezish, duke u vėnė edhe numrat pėrkatės nga njėshi e me radhė. Disa nga pyetjet, si p.sh. katra apo gjashta, kanė dhe disa nėnpyetje, tė cilat Enver Hoxha i ka vėnė me gėrma nga a-ja tek d-ja. Ajo qė bie nė sy, po tė shihet ana formale e radhitjes sė pyetjeve, ėshtė se pas pyetjes sė katėrt, e cila ėshtė ndarė nė pesė nėnpyetje nga a-ja tek e-ja, Enveri nuk ėshtė treguar shumė i vėmendshėm, pasi i vazhdon pyetjet e tij duke filluar pėrsėri nga numri katėr. Pra, nė pyetjet e tij janė dy pyetje me numrin katėr.

    Pyetjet i transmentonte Ramizi me Nexhmijen

    Por, ajo qė ka mė shumė rėndėsi nė letrat me dorėshkrimet e Enver Hoxhės, nuk ėshtė renditja apo radhitja e tyre, por mėnyra se si ato pėrcilleshin deri tek hetuesit, qė ishin caktuar nė Grupin Special tė Hetuesisė sė Pėrgjithshme, pėr tė zhvilluar procesin hetimor nė ngarkim tė "Grupit armiqėsor tė Mehmet Shehut", ku, pėrveē Fiqret Shehut dhe dy djemve, Skėnderit e Bashkimit, bėnin pjesė dhe njė numėr i madh ministrash e funksionarėsh tė tjerė tė lartė tė cilėsuar si bashkėpunėtorė tė ngushtė tė ish-kryeministrit Mehmet Shehu, si Kadri Hazbiu, Feēor Shehu, Nesti Nase, Llambi Ziēishti, Llambi Peēini, Mihallaq Ziēishti, Ali Ēeno, Gano Kodra, Xhavit Ahmetaga etj. Sipas njėrit prej ish-hetuesve tė atij procesi hetimor, i cili ka dėshmuar pėr "Gazetėn" nė lidhje me kėtė problem, bėhet e ditur se Enver Hoxha nuk kishte pėrpiluar pyetje vetėm pėr Fiqret Shehun, por edhe pėr disa nga "kokat" e tjera tė atij grupi, si Kadri Hazbiu, Feēor Shehu, Llambi Ziēishti, Nesti Nase e ndonjė tjetėr. Po sipas dėshmisė sė kėtij hetuesi, bėhet e ditur se pyetjet e pėrpiluara nga Enver Hoxha nė adresė tė personave tė sipėrpėrmendur nuk kalonin drejtpėrsėdrejti tek hetuesit e Grupit Special tė Hetuesisė sė Pėrgjithshme, por ato kalonin disa shkallė hierarkike tė regjimit tė asaj kohe. Lidhur me kėtė, ish-hetuesi nė fjalė, qė dėshmon pėr "Gazetėn" shprehet se janė tre variante me tė cilat pyetjet e Enver Hoxhės mund tė kenė mbėrritur tek hetuesit. Varianti i parė, sipas tij, ėshtė ai qė Enveri ia ka komunikuar ato njeriut mė besnik tė tij, Ramiz Alisė dhe mė pas Ramizi ka thėrritur Kryehetuesin e Republikės tė asaj kohe, Rrapi Mino, duke ia dhėnė me shėnime, ashtu siē i merrte nga Enveri. Varianti i dytė ėshtė ai qė Enveri ia ka besuar ato Nexhmijes, e cila mund dhe duhet tė ketė qenė bashkėpunėtore nė hartimin e pėrpilimin e atyre pyetjeve dhe mė pas ato janė transmetuar shkallė-shkallė deri sa kanė mbėrritur tek hetuesit e Grupit Special qė drejtoheshin nga Sokol Koleka, Thoma Tutulani e Pelivan Luēi. Ndėrsa varianti i tretė ėshtė ai qė Enveri ia trasnmetonte pyetjet ministrit tė Brendshėm, Hekuran Isai, dhe ky mė pas i kalonte ato tek Kryehetuesi i Republikės, i cili ua jepte ato vartėsve tė tij. Por ish-hetuesi i pėrmbahet dhe beson nė variantin e parė dhe tė dytė tė transmetimit tė pyetjeve, atė me anė tė Ramiz Alisė ose Nexhmijes, tė cilėt ishin dhe dy njerėzit mė tė besuar tė tij, qė kontrollonin dhe vendosnin pėr gjithēka.

    Pyetjet e Enverit dhe hetuesve pėr Fiqretin

    Nė pyetjen e parė qė Enver Hoxha ka pėrgatitur pėr Fiqret Shehun shkruhet: "Ē'di ajo pėr jetėn aventureske tė M. Shehut. a) nė Spanjė b) nė kampe pėrqėndrimi". Pas kėtyre pyetjeve, nė pikėn e dytė shkruhet: "Lidhjet e tij me agjenturėn amerikane, Gestapo, franceze". Kėto pyetje tė pėrpiluara nga Enver Hoxha, dhe tė shkruara me dorėn e tij, mė pas i jepeshin hetuesisė dhe ajo i rregullonte, duke i koncentruar apo zgjeruar ato sipas rastit. Kėshtu, lidhur me pyetjen e pikės sė dytė, ku thuhet: "Lidhjet e tij me agjenturėn amerikane, Gestapo, franceze", nė procesverbalin e Hetuesisė Speciale dy hetuesit ( D.P dhe S.F.), qė kanė marrė nė pyetje Fiqret Shehun, e kanė formuluar atė duke ia paraqitur asaj nė kėtė mėnyrė: "Na shpjegoni e pandehur, a ėshtė vėnė armiku Mehmet Shehu nė shėrbim tė agjenturave tė shteteve tė huaja? Nė rast se po, cilės agjenturė, nė ē'kohė ėshtė vėnė nė shėrbim dhe kur e keni mėsuar ju kėtė?"

    "Deponimet" e Fiqretes

    Pas pyetjes sė hetuesve, nė "pėrgjigjen" e Fiqret Shehut, e cila nė fund mban firmėn e saj dhe tė dy hetuesve nė fjalė, midis tė tjerash, shkruhet: "Kėto dyshime qė m'u kriijuan pėr tė kaluarėn e Mehmet Shehut, m'u forcuan me ēlirimin e Shqipėrisė e pikėrisht nė vitin 1945, kur nė vėndin tonė erdhi misioni amerikan. Mė kujtohet se nė kėtė kohė ne kemi banuar nė njė godinė qė sot ėshtė shtėpia e pritjes Nr.1, ndėrsa misioni amerikan ishte vendosur nė godinėn ku sot ėshtė Ambasada italiane. Nė kėtė kohė, njė ditė erdhi Mehmet Shehu dhe mė kėrkoi qė t'i bėnim njė vizitė mirseardhje misionit amerikan, nė krye tė tė cilit ishte ish drejtori shkollės teknike amerikane ku kishte mėsuar Mehmet Shehu. Kur Mehmet Shehu mė bėri kėtė propozim, unė i thashė: "Ē'duhet kjo vizitė, aq mė tepėr ē'dua unė pėr t'i uruar shefit tė misionit amerikan mirseardhjen?" Mehmet Shehu mė tha: "Unė e kam pasur drejtor shkolle dhe thjesht njė vizitė mirseardhje do t'i bėjmė". Sė bashku me Mehmet Shehun shkuam nė godinėn e misionit amerikan, ku na priti kryetari i misionit, Fulci. Mbja mėnd se nė atė rats atje kishte dhe njerėz tė tjerė nga tanėt, por mua s'mė kujtohen as emrat dhe as fytyrat, sepse nė fakt nuk i kisha parė ndonjėherė. Nė kėtė rast, Fulci duke iu drejtuar tė pranishėmve tha: "O bijt e mi, tani jeni bėrė tė mėdhenj dhe keni shumė punė pėr tė bėrė, prandaj veproni". Pas mbarimit tė vizitės, unė e pyeta Mehmet Shehun se ē'duhej kjo vizitė, cilėt ishin ata njerėz qė ishin tė pranishėm nė vizitė dhe unė nuk njoh asnjė, dhe nė formė vėrejtje shtova se s'duhet ta kishim bėrė kėtė vizitė. Ndėrsa ai m'u pėrgjegj, s'bėmė keq qė vajtėm, ndėrsa njerzit qė ishin atje, pėrgjithėsisht ishin ish nxėnės tė shkollės teknike. Kur Mehmet Shehu ishte ministėr i Punėve tė Brendėshme, viti s'mė kujtohet, ishte vendosur zyrtarisht qė tė liroheshin disa tė burgosur politikė. Me ketė rast nė njė bisedė qė mė bėri Mehmet Shehu mė tha se kishte marrė detyrė nga zbulimi amerikan qė sė bashku me tė tjetėr tė mundohej tė lironte nga burgu edhe disa tė dėnuar nga ish gjyqi i grupit tė intelektualėve si agjent tė zbulimit amerikan. Unė, mė tha Mehmet Shehu nė kėtė bisedė, do t'i liroj kėta nga burgu qė ata tė vazhdojnė tė punojnė e tė veprojnė nė shėrbim tė amerikanėve kundėr vėndit e rendit tonė. Unė i thashė Mehmet Shehut: "Ēėshtė kjo qė thua, si do t'i lirosh kėtė agjentė pėr tė punuar kundėr vėndit e rėndit tonė!" Ai m'u pėrgjigj: "Unė jam detyruar qė tė veproj kėshtu sepse qė kur kam qenė nxėnės nė shkollėn teknike amerikane, ish drejtori i kėsaj shkolle, Fulci mė ka vėnė nė shėrbim tė zbulimit sekret amerikan. Unė kur dėgjova Mehmet Shehun qė tha kėto fjalė, i thash duke qenė e tronditur: "Ēfarė bėre kėshtu Mehmet, po tani si do vej halli?" Me sa mė kujtohet koha e kėsaj bisede ka qenė viti 1953-1954. Pėrsa i pėrket mėnyrės se si armiku Mehmet Shehu ėshtė lidhur me agjenturat e huaja, si nė rastin konkret, ashtu edhe nė rastin qė do tė shpjegoj mė poshtė, sot pėr sot unė n uk do tė jap shpjegime…"
    (vijon nesėr)

    gsh..


    DOSSIER II


    Pyetjet e Enverit dhe Hetuesisė

    Nė pyetjen e tretė qė Enver Hoxha ka formuluar pėr Fiqret Shehun, lidhur me shpjegimet qė ajo duhej tė jepte pėr bashkėshortin e saj, Mehmetin, thuhet: "Lidhjet e tij me titistėt. Si ėshtė angazhuar prej tyre dhe si i mbante lidhjet me ta para dhe pas prishjes (1948)". Kėtė pyetje tė Enverit hetuesit e Grupit Special tė Hetuesisė sė Pėrgjithshme qė ishin caktuar pėr tė zhvilluar procesin hetimor ndaj tė ashtuquajturit "Grupi armiqėsor i Mehmet Shehut" ia kanė paraqitur Fiqret Shehut duke e formuluar nė kėtė mėnyrė: "Cila ėshtė veprimtaria armiqėsore konkrete qė grupi juaj, i kryesuar nga Mehmet Shehu, ka zhvilluar nė zbatim tė detyrave tė dhėna nga revizionistėt sovjetikė e jugosllavė, pėr tė goditur vijėn marksiste-leniniste tė Partisė nė Konferencėn e Partisė tė Tiranės tė vitit 1956?". Lidhur me kėtė pyetje tė hetuesisė, nė "dėshminė"e Fiqret Shehut e cila ndodhet nė process-verbalet e saj, midis tė tjerash shkruhet: "Unė kam folur se nė zbatim tė detyrave qė mė kanė vėnė jugosllavėt, kur isha Sekretare e Parė e Komitetit tė Partisė tė Tiranės, kam zhvilluar veprimtari pėr tė goditur vijėn e Partisė, si p.sh. nė Konferencėn e Partisė tė Tiranės. Veē sa kam shpjeguar pėr lidhjet e mija me elemnetė antiparti dhe armiq, unė sot do tė shpjegoj edhe se si ėshtė organizuar dhe drejtuar kjo punė armiqėsore direkt nga grupi ynė, i kryesuar nga Mehmet Shehu, sipas orientimeve qė i janė dhėnė atij nga Legata Jugosllave nė Tiranė. Para zhvillimit tė punimeve tė Konferencės sė Partisė tė Tiranės, Mehmet Shehu, nė linjėn e lidhjeve tė tija tė fshehta me sovjetikėt dhe unė me jugosllavėt, jemi orientuar tė punonim pėr tė aktivizuar elementė armiq dhe antiparti nė drejtim qė edhe nė vėndin tonė partia tė ndėrronte kursin marksist-leninist e tė fillonte i njėjti proces si nė Bashkimin Sovjetik e nė vėndet e demokracisė popullore. Pėr kėtė qėllim si platformė do tė ndiqej vija e Kongresit tė XX-tė Partisė Komuniste tė Bashkimit Sovjetik, meqėnse vija e kėtij Kongresi ishte plotėsisht nė favor tė jugosllavėve,sepse siē dihet, atje Jugosllavia u mor nė mbrojtje duke u konsideruar si njė vėnd socialist. Punė tė madhe me ne nė kėtė kohė bėri Legata Jugosllave. Siē kam shpjeguar nėpėrmjet Feēor Shehut nga Legata Jugosllave mua m'u caktua detyra qė duhej tė kryeja pėr aktivizimin e elementėve antiparti dhe armiq dhe unė nė mėnyrė tė kamufuar kam punuar me kėta elementė, disa prej tė cilėve me pyetjet e diskutimet qė bėnė dolėn hapur duke kėrkuar rishikimin e vijės sė ndjekur nga Partia e Punės sė Shqipėrisė qė nga prishja e marrėdhenieve tė vendit tonė me Jugosllavinė e deri nė 1956".

    "Lidhjet e Mehmetit brenda dhe jashtė"

    Nė njė nga pyetjet e tjera tė Enver Hoxhės pėr Fiqreten, ndėr tė tjera shkruhet: "Me kė kish lidhje Mehmet Shehu brenda dhe si i mbante lidhjet me jashtė?". Kėtė pyetje tė Enverit hetuesit e kanė ia kanė paraqitur Fiqretes duke e formuluar nė kėtė mėnyrė: "Ēfarė veprimtarie konkrete ėshtė kryer nga grupi i juaj armiqėsor nė rastin e zbulimit tė tė puēit nė ushtri, tė kryesuar nga Beqir Balluku, dhe sabotatorėve nė ekonomi tė kryesuar nga Abdyl Kėllezi?" Lidhur me kėtė pyetje, nė deponimet e Fiqret Shehut, midis tė tjerash thuhet: "Nė proceset e mia unė kam shpjeguar se Mehmet Shehu ka qenė organizator dhe frymėzues i i veprimtarisė komplotiste qė kryhej pėr tė goditur Partinė e Punės tė Shqipėrisė, nga grupi i puēistėve nė ushtri dhe i sabotatorėve nė sferėn e ekonomisė dhe tė organizimit shtetėror. Duke ekzistuar njė lidhje e tillė nė kėtė veprimtari armiqėsore, Mehmet Shehu qė ishte nė krye tė grupit tonė, qysh nė atė kohė ka marrė masat dhe masat qė nga zbulimi dhe demaskimi i veprimtarisė komplotiste tė mos shfrynte asnjė e dhėnė ose sinjal qė mund tė rrezikonte qoftė drejtpėrsėdrejti Mehmet Shehun, qoftė edhe ndonjė nga pjestarėt e tjerė tė grupit tonė armiqėsor. Nga bisedat qė kam zhvilluar nė atė kohe me Mehmet Shehun, unė jam ne dijeni tė kėtyre manipulimeve qė janė bėrė, si nė fazėn e hetimit tė kėtyre grupeve ashtu edhe nė periudhėn e mėvonėshme. Kur hetohej grupi i puēistėve nė ushtri, Mehmet Shehu mė ka thėnė se ai kishte udhėzuar Feēor Shehun qė tė merrte masa dhe hetimet tė pėrqėndroheshin nė drejtim qė puēistėt tė flisnin pėr veprimtarinė armiqėsore qė kishin kryer me njėri tjetrin ose nė bashkėpunim me kuadrot e tjerė tė ushtrisė qė u goditėn nga Partia si pjestarė tė kastės. Feēori ishte porositur qė me pretekstin e ruajtjes sė kuadrove e qė tė mos "hidhej" baltė mbi ta, me forma tė kamufluara t'u bėhej presion, sidomos Beqir Ballukut, Petrit Dumes dhe Hito Ēakos, qė tė mos flisnin pėr lidhje nė veprimtari armiqėsore me kuadrot e tjera dhe tė flisnin vetėm rreth fakteve qė dolėn nga Partia nė pleniumet e pestė dhe tė gjashtė tė Komitetit Qėndror. Nė njė bisedė tjetėr nė vitin 1970-71 qė mė ka bėrė Mehmet Shehu, mė ka thėnė se nėpėrmjet agjenturės sė huaj, sovjetike ose jugosllave, sakt kjo nuk mė kujtohet, ai ishte vėnė nė dijeni se nė ushtri vepronte njė grup armiqsh i kryesuar nga Beqir Balluku, Petrit Dume, Hito Ēako etj, ndėrsa nė ekonomi njė grup qė drejtohej nga Abdyl Kėllezi, Kiēo Ngjela etj. Nė kėtė bisedė Mehmet Shehu mė ka thėnė se nga agjentura e huaj ishte porositur qė pa zbuluar veten si agjent, tė futej nė kėto grupe armiqsh, t'i organizonte dhe tė vepronte bashke mė to. Mė kujtohet se nė mars prill tė vitit 1972 kur sė bashku me Mehmet Shehun shkuam nė Paris, se ai do tė operohej, nė klinikėn ku u bė operacioni, tė professor Arnusit, njė ditė kishte shkuar njė person i veshur si mjek, tė cilin se njihte dhe se kishte parė nė atė klinikė. Kur unė shkova nė klinikė, Mehmet Shehu mė tregoi se ky person i ishte paraqitur si mjek, por nė fakt ishte njeri i agjenturės amerikane dhe i kishte dhėnė porosi Mehmet Shehut qė kur tė kthehej nė Shqipėri tė vepronte mė aktivisht pėr tė pėrmbysur pushtetin popullor nė Shqipėri. Ditėt e fundit tė marsit 1981 kur unė do tė shkoja pėr kontroll mjeksor nė Paris e Suedi, Mehmet Shehu mė dha njė porosi dhe mė tha: Nė Paris, tek hyrja kryesore e shtėpisė do takosh njė person dhe do tė japė diēka pėr mua, ti merre kėtė plaēkė, mbaje me vete dhe ta ruash me kujdes e do tė ma dorėzosh vetėm mua. Nė tė vėrtetė disa ditė para se tė largohesha nga Parisi tek hyrja kryesore e shtėpisė, pasi zbrita nga makina, tek pjesa me xhamllėk, m'u afrua njė person i panjohur pėr mua. Ky person kishte kėto karakteristika: Ishte i gjatė mbi mesataren, i holl, bjond dhe duke mė folur nė frėngjisht mė tha: "Kam njė pako tė vogėl pėr zotin Shehu". Nė kėtė kohė mė jep pakon dhe mė thotė t'ja japėsh vetėm zotit Shehu. Pakua qė mė dorzoi ishte me madhėsi sa njė pakte cigaresh dhe nė letrėn mbėshjtjellėse i adresohej e shkruar nė frėngjisht, zotit Shehu. Unė duike pasur parasysh porosinė e Mehmetit, e mora dhe e futa menjėherė nė ēantė dhe u largova. Pakon e mbaja gjithmonė me vete nė ēantėn e dorės dhe asnjėherė nuk e lija nė vende pa qenė e pranishme vetė. Disa ditė mė vonė pas marrjes sė pakos, unė kam shkuar nė Suedi pėr kontroll mjeksor dhe pasi kam qėndruar pėr dhjetė ditė, jam kthyer nė Shqipėri duke qėndruar dy tre net nė Itali. Mė datėn 2-3 dhjetor tė vitit 1981 mbasi Mehmeti i kishte bėrė njė letėr djalit nė Suedi, unė e gjeta shumė tė shqetėsuar nė dhomėn e tij tė punės nė katin e parė dhe kur e pyeta sepse je nė kėtė gjėndje, ai mė tha: Unė ty, lidhur me fejesėn e Skėnderit nuk tė kam treguar tė vėrtetėn, por atė fejesė unė e bėra jo nga e mira, por nga e keqja, Kur unė e pyeta pse nga e keqja, ai vazhdoi tė mė shpjegoi duke mė thėnė se ato qė bėra nė rini, po i vuaj nė pleqėri duke mė pėrsėritur faktin e vėnies sė tij nė shėrbim tė agjenturės amerikane. Po nė kėtė rast Mehmeti mė tha se nė pakon qė unė solla nga "miku i tij" nga Franca, mora porosi nga agjentura e huaj qė duhej tė veproja nė aktivisht pėr goditjen e vijės sė Partisė deri nė likujdimin e Sekretarit tė Parė tė Komitetit Qėndror tė Partisė sė Punės sė Shqipėrisė, pėr kėtė qėllim ata mė dėrguan edhe helmin nė formė sheqerke dhe me veprim tė ngadalshėm qė unė ta pėrdor pėr tė likujaduar Sekretarin e Parė tė Komitetit Qėndror tė Partisė sė Punės sė Shqipėrisė". Pėr kėtė ēėshtje unė do tė jap shpjegime tė hollėsishme mė vonė…Proces-verbalin pasi e lexova vetė dhe pasi pashė se thėniet e mija ishin shkruar drejt, i nėnshkruaj pa vėrejtje. E pandehura Fiqret Shehu (firma) Hetuesit S.F dhe D. P. (firmat)". Kėshtu thuhet nė njė nga procesverbalet e shumtė nė ngarkim tė Fiqret Shehut, i cili mban datėn 18 mars tė vitit 1982. Po si qėndron e vėrteta rreth kėtyre dėshmive?

    Mashtrimi i madh i Enverit

    Nga shumė dėshmi tė marra nga ata pak persona qė kanė mbetur gjallė nga ashtuquajturi Grupi armiqėsor i Mehmet Shehut, ashtu dhe nga njėri prej hetuesėve tė atij procesi, qė ka dėshmuar pėr "Gazetėn"( para pak kohėsh kur ne kemi botuar disa "dėshmi" tė tjera tė Fiqret Shehut dhe Llambi Ziēishtit,) bėhet e ditur se ai ka qenė njė proces farsė dhe i montuar sipas porosive dhe udhėzimeve Enver Hoxhės, me qėllimin e vetėm qė ai tė mbulonte eleminimin fizik tė ish-kryeministrit Mehmet Shehu pėr tė cilin u tha se vrau veten. Si dėshmitė e Fiqret Shehut ashtu dhe tė gjitha dėshmitė e atij procesi janė hartuar e pėrpiluar nga vetė hetuesit, sipas porosive tė dhėna nga eprorėt e tyre nė bazė tė pyetjeve qė kishte hartuar mė parė vetė Enver Hoxha dhe mė pas tė pandehurve u janė marrė firmat nėn presione fizike dhe psiqike nga mė monstruozėt. Po kėshtu si Fiqreten ashtu dhe tė tjerėt hetuesit i kanė detyruar qė t'i lexonin me zė dėshmitė qė kishin parashkruar vetė dhe pa dijeninė e tyre ata i kanė incizuar dhe mė pas ato incizime u lexuan nė tė gjitha ndėrrmarrjet e qėndrat e punė kudo nė Shqipėri. Veē tė tjerash, farsa e porcesit tė "Grupit armiqėsor tė Mehmet Shehut" vėrtetohet mė sė miri edhe nga kėto dorėshkrime tė Enver Hoxhės (me pyetjet pėr Fiqret Shehun) qė po publikojmė nė kėto dy numra tė kėtij dossieri, tė cilat hedhin dritė duke konfirmuar katėrcipėrisht atė ēka ėshtė folur prej kohėsh pėr kėtė ēėshtje. Po tė shikojmė ato ēka ka shkruar Enver Hoxha nė veprat e tij nė "Tablo Sinoptike" pėr Mehmet Shehun, nė mes tė tjerash thuhet: "Nga hetimet pas vetėvrasjes sė Mehmet Shehut dhe nga dokumentet qė ka nė dorė Partia, rezulton se Mehmet Shehu ka qenė rekrutuar agjent i amerikanėve qė kur ndiqte shkollėn e Fulcit nė Tiranė…" Por kjo thėnie deklamative e Enverit e cila ėshtė dhe epiqendra e akuzave tė tij ndaj Mehmet Shehut, nuk qėndron dhe bie tėrsisht poshtė, pasi nuk ka qenė hetuesia ajo qė ka ngritur e para akuzat pėr Mehmet Shehun, por vetė Enveri. Kjo gjė shihet mė sė miri nga kėto dorėshkrime qė publikuam nė kėto dy numra tė gazetės sonė, tė cilat nuk kanė fare nevojė pėr koment, ashtu siē nuk ka nevojė pėr koment edhe ajo qė kemi theksuar nė shumė shkrime tė kaluara pėr kėtė ēėshtje. Pra, gjithshka qė lidhet me ēėshtjen e eliminimit tė Mehmet Shehut, u bė nga Enveri e Nexhmija pėr t'i hapur rrugėn pėr pushtet Ramiz Alisė, garantuesit tė sigurtė tė familjes Hoxha pas vdekjes sė Enverit.

    (Vijojnė nga numri i kaluar)


    PYETJE E ENVERIT PER FIQRET SHEHUN

    4. Si i mbante lidhjet Mehmet Shehu me shėrbimet e fshehta tė huaja: me amerikanėt-Inglezėt-Sovietikėt-Jugosllavėt etj.

    5. Ē'detyra kėto agjentura i kishin caktuar Mehmet Shehut? Si i kryente ai kėto
    a) Cila agjenturė ishte mė kėrkuesja dhe kėrcėnuesja.
    b) a kishte pėrplasje nė mes tyre?

    6. Cila agjenturė i kėrkoi qė tė vepronte?
    a) cili ishte pllani i veprimit tė M.Sh.
    b) Ē'kondita i vunė pėr tė vepruar?
    c) Me ē'anė ia vunė kėto detyra
    d) Me kė kish lidhje Mehmet Shehu brenda , dhe si i mbante lidhjet jashtė


    ----

  4. #64
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    17-05-2009
    Vendndodhja
    Dallas Texas
    Postime
    752
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Fiqiretes i kane dhene nje leter ta mesoj permendesh, dhe ta thoje kur te pjyetet ne gjyqe. Ndofta e ka bere per te shpetuar femijet, mbas gjyqit, e helmuan .
    Mehmeti, ky kriminel i keq, mori poshterimin e merituar.Nje njeriu im qe ka luftuar ne brigadene pare e tregonte si njeri kriminel e te pa shpirt. Nje here ka pushkatuar disa partizan vetem se ata moren disa misra ne nje bace, dhe i hengren te gjalle....
    Kurse Halit bajrami, eshte nje nga njerzit me te uryer tek mua. ky e meriton te varet ne mes tiranes, per pabesin qe i beri shokut te feminis te tij Sabahudinit..
    Klyshat komunist jane te ndyre...

  5. #65
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,840
    Faleminderit
    0
    4 falenderime nė 4 postime

  6. #66

  7. #67
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    19,346
    Faleminderit
    25
    21 falenderime nė 14 postime
    thon qe e lan te shkoj ne australi prap kte halitin..mbasi e perdoren ne ceshtjen per tja fut kadriut..

    shum interesant kjo dosja kadriu..

  8. #68
    Drinbach Maska e DYDRINAS
    Anėtarėsuar
    17-02-2005
    Postime
    7,882
    Faleminderit
    42
    14 falenderime nė 14 postime
    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin
    thon qe e lan te shkoj ne australi prap kte halitin..mbasi e perdoren ne ceshtjen per tja fut kadriut..

    shum interesant kjo dosja kadriu..
    Gjithnje kam qene i mendimit se e gjitha kjo ka qene nje loje e sherbimeve te fshehta perendimore.

    Pas vdekjes se Titos, ata shihnin rrezikun e nderhyrjes sovjetike ne Jugosllavi dhe nje rrezik i tille duhej menjanuar.

    Pjese e ketij skenari ishte dhe Shqiperia, sepse siē duket sherbimet e fshehta perendimore shihnin aty nje kaste prosovjetike te prire nga Mehmet Shehu dhe klani i tij.

    Me e ēuditshme eshte se kush i nxiti demonstratat ne Kosove ne pranveren e vitit 1981?

    Me siguri klani prosovjetik ne Shqiperi, sepse siē thote hartuesi i pllanit "Shperthimit", Enver Hoxha kishte thene se Mehmet Shehu kishte marre lejen e Traktatit te Varshaves per nderhyrje ushtarake ne Jugosllavi!

  9. #69
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,840
    Faleminderit
    0
    4 falenderime nė 4 postime
    Nė ditėt qė pritej banda e Mustafės, Kadri Hazbiu ishte nėn njė terror sfilitės
    Nga Fatos Veliu
    Truproja personale e Hazbiut, Shkėlqim Laze, tregon tė vėrtetat e shefit tė tij tė shumėpėrfolur mbi ngjarjen mė tė bujshme dhe enigmatike tė epokės komuniste. Alarmi psikologjik nė ditėt qė pritej banda ku Kadriu detyrohej tė rrinte me dorė nė pistoletė.
    Pjesa e tretė


    Edhe Hazbiu, do tė akuzohej si Balluku

    Mėsohet se Kadri Hazbiu, kur u akuzua nė majin e vitit 1983 “pėr tradhti tė lartė ndaj atdheut”, megjithėse ishte i shkatėrruar nga torturat aq sa kishte 6 brinjė tė thyera, ka mbajtur njė qėndrim tepėr tė lartė. Edhe pse nuk mbahej dot nė kėmbė, asnjėherė nuk kėrkoi tė fliste ulur dhe asnjėherė nuk u ankua. “E veēanta e atij njeriu ishte se, edhe pse nė gjendje kritike, ai kishte njė kthjelltėsi mendimi dhe njė aftėsi tė tillė, saqė u pėrball nė mėnyrė tė shkėlqyer me tė gjithė dėshmitarėt e rremė, tė cilėt ia sillnin pėr ta akuzuar”, - ka thėnė Gani Kodra. Nė replikat dhe kundėrvėniet e tij ndaj dėshmitarėve, ai ka mundur t’i thyejė tė gjithė me fakte dhe me argumente. Ka pasur prej atyre dėshmitarėve qė nga akuzues ndaj Kadri Hazbiut, janė kthyer nė tė akuzuar prej tij.

    Tė gjitha strukturat e sigurimit tė shtetit vareshin dhe koordinoheshin nga Ramiz Alia

    Ėshtė njė e vėrtetė historike qė tė jep atė qė ka ndodhur dhe ēfarė ishte nė tė vėrtetė Sigurimi i Shtetit. Kjo e vėrtetė qė duhet tė njihet mirė ėshtė se, pranė Komitetit Qendror tė Partisė ndodhej njė sektor i posaēėm, qė merrej me organet e sigurimit, prokuroritė dhe gjykatat. Ky sektor pėrbėhej nga drejtues dhe inspektorė tė zgjedhur nga Byroja Politike. Ky sektor varej direkt nga sekretari i Komitetit Qendror tė Partisė, qė ishte zėvendėsi direkt i Enver Hoxhės. Pėr vite me radhė ai sektor ėshtė drejtuar nga Hysni Kapo dhe mė vonė ėshtė drejtuar nga Ramiz Alia. Detyra e kėtij sektori ishte kontrolli dhe drejtimi i gjithė punės nė organet e Punėve tė Brendshme, tė Prokurorisė sė Pėrgjithshme dhe Gjykatės sė Lartė. Ky sektor, nė emėr tė Sekretarit tė Parė tė Komitetit Qendror, Enver Hoxhės, lėshonte dhe jepte direktiva dhe udhėzime pėr tė gjitha organet vartėse. Asnjė arrestim apo gjykim nuk mund tė bėhej pa marrė miratimin e kėtij sektori. Gjithashtu, ēdo emėrim i kuadrove tė lartė duhej tė bėhej nga ky sektor.

    Ngjarja “Mustafa” u pėrdor pėr tė rrėnuar Hazbiun

    Ngjarja e ndodhur nė Divjakė, Rrogozhinė dhe Lushnjė nė fundin e vitit 1982, kohė kur zbarkoi edhe banda e famshme, shokoi mbarė opinionin e gjerė. Pas asaj ndodhie u hapėn shumė thashetheme dhe hamendje, qė nga ato mė tė thjeshtat e deri tek ato mė tė pabesueshmet. Gjithēka ndodhi pas surprizės qė shokoi tė gjithė tė pranishmit qė kishin rrethuar shtėpinė ku ishte strehuar vetė Mustafa. Nė njė moment ai deklaroi se nuk do tė dorėzohej, nė qoftė se nuk shkonte atje vetė Kadri Hazbiu. Kaq do tė mjaftonte qė atė fakt ta pėrdorte mė pas Enver Hoxha nė situatėn kur Kadriu po kryqėzohej si armik i Partisė dhe i Popullit. Jo vetėm kjo, por nė gjyqin e Hazbiut, njėri prej pjesėtarėve tė kėsaj bande i quajtur Halit Bajrami, shkoi dėshmitar nė gjyqin e tij dhe deklaroi ato qė kishte ngritur akuza pėr lidhjet e Hazbiut me bandėn nė fjalė. Kjo gjė do tė shėrbente pėr tė akuzuar Kadri Hazbiun derisa ai tė dėnohej me pushkatim, ashtu siē ishte akuzuar dhe ish-kryeministri Mehmet Shehu. Por kjo nuk do tė shėrbente pėr tė bindur opinionin e gjerė nė lidhje me tė vėrtetėn e tradhtisė sė Kadri Hazbiut. Pikėrisht ky fakt u mor shkas nga opinioni pėr tė aluduar se banda e Mustafės ka qenė njė improvizim pėr tė rrėzuar Hazbiun dhe pėrbaltur Mehmet Shehun.

    Pėrplasja nė Gjyq e Kadriut me anėtarin e bandės sė Mustafės
    Halit Bajrami, njėri prej anėtarėve tė bandės sė Mustafės i dorėzuar te organet e sigurimit i gjallė, u paraqit nė gjyqin e Kadri Hazbiut pėr tė dėshmuar rreth ngjarjes nė fjalė. Ai deklaroi se ajo bandė kishte si drejtues vetė Kadriun dhe Mehmet Shehun. Madje, ai tha se detyra e bandės ishte qė tė takonte vetė Kadri Hazbiun dhe t’i jepte porositė e veēanta. Por, Kadri Hazbiu, iu pėrgjigj menjėherė Bajramit duke e akuzuar se ai ishte njė njeri i vėnė nė shėrbim tė prokurorėve pėr tė manipuluar ēėshtjen. Ai e akuzoi atė se ishte dorėzuar sipas porosive tė sigurimit dhe se ishte trajtuar mirė pėr shėrbimin qė po kryente. Jo vetėm kaq, por Kadri Hazbiu nė atė proces ka mundur tė hidhte poshtė shumė aludime zyrtare nė lidhje me tė vėrtetėn e tė qenit tė bandės, njė bandė e rrezikshme e dėrguar nga shėrbimet e huaja.

    Hyrje

    Historia e famshme, kur nė Shqipėrinė komuniste ka zbarkuar njė bandė e drejtuar nga Xhevdet Mustafa, tashmė dihet dhe komentohet nė gjithfarė lloj formash. Nė gojėdhėnat e njerėzve flitet se nė vendngjarje ka qenė, veē ministrit tė Brendshėm, Hekuran Isai edhe ministri i Mrojtjes, Kadri Hazbiu. Ky fakt bėri jehonė se Xhevdet Mustafa nė momentet mė kritike ka pėrmendur emrin e vetė Kadri Hazbiut. Kjo gjė e implikoi shumė pozitėn e Hazbiut. Si tė mos mjaftonte kjo, njė pjesėtar i bandės i quajtur, Halit Bajrami, u dorėzua i gjallė nė duart e policisė. Ēuditėrisht po ky person njė vit mė pas, kur Kadri Hazbiu ishte arrestuar me akuzėn e rėndė tė tradhtisė ndaj atdheut, deponoi nė gjyq se banda e tyre drejtohej pikėrisht nga Mehmet Shehu dhe Kadri Hazbiu. Kėto detaje tė sajuara apo tė rastėsishme janė bėrė shkas pėr tė thurur nė mendjet e njerėzve lloj-lloj aludimesh, madje dhe legjenda mbi veprimet e Kadri Hazbiut. Por, si ėshtė e vėrteta e asaj ngjarjeje tė veēantė qė ndodhi pikėrisht kur nė Shqipėri kishte filluar goditja ndaj njeriut “tė hekurt” tė qeverisė komuniste, Mehmet Shehut.
    Por mbi tė gjitha ėshtė e domosdoshme tė dihet se si qėndrojnė tė vėrtetat e njė sėrė hamendėsime dhe thashethemeve qė kanė qarkulluar fuqishėm nė ēdo ambient nė masėn e gjerė tė popullit.
    A ėshtė e vėrtetė qė Kadriu kishte informacion prej kohėsh pėr ardhjen e bandės nė fjalė? A qėndron fakti se ka qenė vet Enver Hoxha ai qė ka urdhėruar vajtjen e Kadriut nė vendngjarje? A qėndron nė tė vėrtetė historia e Hekuranit kur kthehej i pirė nė Tiranė, ndėrsa banda e Mustafės kishte zbarkuar e madje ishte zbuluar nga forcat e policisė dhe ato tė ushtrisė?
    Kėto dhe njė sėrė pyetjesh tė tjera qė lidhen rreth asaj historie tepėr enigmatike pėr dhe vetė veprimet e Kadri Hazbiut, i bėn me pėrgjigje pėr mbarė opinionin e gjerė nėpėrmjet kėsaj interviste tė dhėnė nė numrin e sotėm tė “Standard”, vetė truproja e Kadri Hazbiut, Shkėlqim Lazaj i cili ėshtė njė dėshmitar i gjallė dhe mė shumė se i besueshėm jo vetėm pėr faktin se ai nuk ėshtė larguar as njė herė mė shumė se njė hap larg shefit tė tij, por ai kishte fituar prej tijė edhe njė besim absolut.
    Por ēfarė thotė ai konkretisht pėr lexuesin e “Standard” le tė ndjekim intervistėn e mėposhtme.

    ( Vijon nga numri i kaluar )

    Zoti Shkėlqim, nė emėr tė lexuesve tė gazetės “Standard” do tė isha i interesuar sė pari tė mėsoja tė vėrtetėn sipas informacionit dhe dėshmisė tuaj se si ka nisur historia e bandės sė Xhevdet Mustafės dhe cila ėshtė e vėrteta e veprimeve konkrete nė atė periudhė tė tė shumė lakuarit tė asaj historie, Kadri Hazbiut?

    Ka qenė vera e vitit 1981. Vija re se ndryshe nga herėt e tjera, Kadri Hazbiu kishte njė mėrzi. Kishte kohė qė nuk kishte dėshirė as tė pėrshėndeste. Tashmė isha mėsuar pranė tij dhe isha nė gjendje tė kuptoja kur ai kishte njė hall tė madh apo kur kishte njė mėrzi tė zakonshme. Nė atė periudhė, tė them tė drejtėn, ai ishte nė njė vėshtirėsi tė madhe psikologjike.

    Kjo mėrzi i vinte pėr sinjalin qė kishte marrė pėr bandėn e Xhevdet Mustafės?

    Patjetėr qė ajo ka qenė, por unė atėherė as qė mund ta mendoja se pėr ēfarė bėhej fjalė. Unė kisha detyrėn time dhe nuk mė tregohej shumė nė lidhje me veprimtarinė e Ministrisė sė Brendshme, vetėm se gjithēka qė ndodhte e konstatoja vetė duke qenė nė ēdo moment afėr Kadriut. Konkretisht nė periudhėn qė po flas shikoja se Kadri Hazbiu dhe Hekuran Isai, jo vetėm tė dielave, por edhe gjatė ditėve tė javės shkonin nė Velipojė pėr tė gjuajtur. Unė e mėsova shumė mė vonė se ata kishin dijeni pėr bandėn se Mustafės dhe se ajo pritej tė zbarkonte pikėrisht nė Velipojė. Kėtu e kishin qėllimin edhe vizitat e shpeshta tė tyre nė Velipojė. Mirėpo ēfarė ndodhi pas pak kohėsh? Hekurani filloi ta rrallonte shoqėrimin me Kadriun, aq sa nuk shkonte mė me tė. Gjithsesi, edhe pas refuzimeve tė Hekuranit pėr tė shkuar nė Velipojė, i cili i justifikonte me ngarkesat e punėve emergjente qė kishte nė duar, Kadriu vazhdonte tė shkonte.

    Ju nuk dinit gjė?

    Absolutisht nuk dija asgjė, se s’kisha si ta mėsoja. Edhe shmangien qė bėri Hekurani nga shoqėria me Hazbiun, mė pas arrita ta kuptoj. Pikėrisht nė momentin kur ajo bandė erdhi nė Shqipėri dhe u pėrdor pėr tė akuzuar dhe dėnuar Kadri Hazbiun. Nė atė kohė as qė mund tė flitej pėr organizime tė tilla, sepse mund tė bėheshin edhe mbi vetė Kadri Hazbiun, i cili kishte shkrirė jetėn e tij nė interes tė shtetit tė Enver Hoxhės.

    Thuhet se banda e Xhevdet Mustafės ishte e drejtuar nga sigurimi i shtetit. Ju ē’thoni?

    E kam dėgjuar edhe unė atė gjė. Madje e kam mėsuar edhe nga deponimet qė bėri Hazbiu nė gjyqin e bėrė kundėr tij, por unė nuk mund tė them gjė tė saktė, sepse nuk jam i informuar me ndonjė informacion shtesė nga tė tjerėt.

    Kur e mėsuat ju se nė Shqipėri pritej tė zbarkonte njė bandė e rrezikshme?

    Rreth njė muaj e gjysmė para se tė vinte banda. Gjithsesi, pavarėsisht se ajo bandė vazhdoi tė na mbante nė njė tension tė paimagjinueshėm pėr njė kohė aq tė gjatė, ne ishim duke e pritur me minuta.

    Kush ju informoi?

    Ne truprojat e udhėheqjes, vareshim nga Drejtoria e Dytė, e cila ishte posaēėrisht pėr sigurimin e jetės sė udhėheqjes mė tė lartė. Drejtori, Raqi Fica, nė njė prej atyre ditėve na thirri ne oficerėt e parė tė sigurimit tė njerėzve mė tė rėndėsishėm tė shtetit dhe na komunikoi pėr bandėn qė pritej tė mbėrrinte pas ēdo ēasti. Pas kėsaj, ai na instruktoi si tė forconim vigjilencėn pėr tė mbrojtur personalitetet qė na ishin ngarkuar.
    Nė fund tė atij instruktimi, na u shpėrndanė fotografitė e pjesėtarėve tė bandės, tė cilat duhej t’i mbanim nė xhep nė ēdo ēast.

    Konkretisht, fotografitė e kujt ju dorėzuan?

    Fillimisht ishte fotografia e Xhevdet Mustafės, e cila na u dha nė disa plane, madje edhe me familjarėt e tij. Pastaj ishte fotografia e Sabaudin Haznedarit, i cili, siē e dini, u vra nė Rrogozhinė, ajo e Halit Bajramit qė mė mbrapa u dorėzua i gjallė, madje tani jeton nė Kanada, dhe fotografia e Fadil Kacelit qė nė tė vėrtetė nuk erdhi fare.

    E dinte Kadriu qė ju kishit fotografitė e asaj bande?

    Nuk e di nėse ai kishte dijeni kur na i dhanė fotografitė, por mė mbrapa, megjithėse unė e kisha tė ndaluar pėr tė treguar te shefi, nuk munda ta mbaja tė fshehtė njė gjė tė tillė. Megjithatė unė nuk e vija nė dyshim se pėrderisa kishte dijeni drejtori ynė, si tė mos kishte vetė Hazbiu, tė cilit nuk i shpėtonte gjė. Gjithsesi, unė ndryshe nga ēfarė isha instruktuar, arrita tė mos e mbaja dot mė sekretin para Kadriut, dhe kjo ndodhi nė njė ditė ankthi dhe depresioni tė jashtėzakonshėm pėr mua kur mendova se desh mė vranė Kadri Hazbiun. Ishin situata tė jashtėzakonshme qė njeriu i pėrjeton rrallė, aq sa nuk ėshtė nė gjendje t’ia tregojė tjetrit mėnyrėn e saktė tė pėrjetimit.

    Si ndodhi?

    Ishim nė zyrėn e Ministrisė sė Mbrojtjes. Aty nga ora 10:00, Kadriu doli nė korridor dhe u nis drejt shkallėve pėr tė dalė mė pas nė oborrin e ministrisė. Kjo do tė thoshte se ai do tė lėvizte. Unė qė nga korridori informova menjėherė shoferin, i cili ndėrkaq ndezi makinėn dhe hapi derėn. Nė kėtė moment erdhi Kadriu. Por ai, nė vend qė tė hipte nė makinė, u nis mė kėmbė. Unė, siē ndodhte gjithnjė nė tė tilla raste, i dola nė krahė dhe vijova rrugėn me tė. Makina filloi tė vinte nga mbrapa. Dolėm nė shėtitoren “Dėshmorėt e Kombit” dhe morėn drejtimin pėr nga selia e Komitetit Qendror tė Partisė. Kur dolėm nė shėtitore, pikėrisht kur ishim para Galerisė sė Arteve, Kadriu mė tha qė makina tė na priste te selia e Komitetit Qendror. Kėshtu bėra, e lashė tė vazhdonte disa ēaste vetėm dhe u ktheva nga shoferi pėr t’i thėnė qė tė na priste te Selia. Ndėrkaq u afrova pranė Kadriut, i cili vazhdonte me hap tė nxituar dhe tė njėtrajtshėm pėr tė arritur te Komiteti Qendror.

    Pse e bėri mė kėmbė atė rrugė?

    Kadri Hazbiu ecte shumė herė mė kėmbė. Nė atė orė kishte pak kalimtarė dhe Selia e Komitetit Qendror tė Partisė ku ai ishte nisur, ishte shumė afėr. Nė kėto raste shumė herė ai e bėnte rrugėn mė kėmbė.

    Dhe ēfarė ju ndodhi pas kėsaj?

    Ndėrsa ecnim tė heshtur, ai para dhe unė djathtas tij gjysmė hapi mė mbrapa, ndeshem para njė pamjeje qė nuk do tė kisha dėshiruar kurrė ta shikoja. Kishim kaluar vetėm pak metra urėn e “Lanės” dhe ndodheshim saktėsisht aty ku sot ėshtė piramida, kur shikojmė pėrballė nesh me ecje serioze tė afrohej njė person, qė mua nuk mė linte asnjė dyshim se ishte Sabaudin Haznedari, njėri prej anėtarėve tė bandės sė Xhevdetit. Nė tė qindtat e sekondat, truri mė pėrpunoi mendimin se banda qė ne prisnim kishte zbarkuar dhe nuk ishte kuptuar. Gjatė instruktimit qė ne oficerėt e veēantė tė drejtorisė sė dytė kishim bėrė me drejtorin, Raqi Fica, na kishte deklaruar se “banda nė fjalė vjen pėr tė eliminuar udhėheqėsit kryesorė tė Partisė dhe tė shtetit”. Prandaj edhe ne, truprojave tė udhėheqėsve kryesorė, na ishte dhėnė nė dorė fotografia. Mirėpo, nė ēastin kur ai person po vinte me hap tė qetė drejt Kadri Hazbiut, m’u tha pėshtyma nė gojė, aq sa po mė priteshin edhe kėmbėt.

    Nuk mund tė bėnit ndonjė veprim mbrojtės, nė rast se ishte me tė vėrtetė ai?

    S’ishte e mundur, pasi ai kalimtar po ecte nė punėn e tij dhe nuk mund tė bėje alarm kur ishe duke shoqėruar ministrin e Brendshėm tė shtetit. Po tė ndodhte qė tė mos ishte ai? Pra, mė kuptoni qė isha i privuar nga veprimet e dukshme mbrojtėse.

    Po pse u trembėt nė kėtė mėnyrė?

    Fakti se mund tė mė vritej Kadri Hazbiu, ishte i tmerrshėm. Ju nuk mund tė kuptoni se ēfarė do tė thoshte nė atė kohė tė ishe nė shėrbimin e njė personaliteti si Kadri Hazbiu dhe tė tė ndodhte qė ai mund tė ekzekutohej. Ishte njė situatė qė mua mė tmerroi. Por ēuditėrisht pashė qė edhe Kadriu po merrte masa sepse mesa duket, edhe atij i ngjau me personin qė unė dyshoja.

    Pse ēfarė bėri?

    Ndėrsa afroheshim drejt personit tė dyshimtė, unė ndėrrova krahun dhe dola nga e djathta e Kadriut, ndėrkohė qė dalėngadalė fillova tė dilja para duke zėnė rrezen e pamjes sė tij me personin. Nė kėtė moment pashė qė Kadriut, jo vetėm qė nuk i bėri pėrshtypje fare qė unė po bėja lėvizje tė dukshme sikur tė isha pėrballė njė situate konkrete, por pashė qė edhe ai vuri dorėn e djathtė nė pistoletė.

    Ku e mbante pistoletėn?

    Pistoletėn e mbante nė krahun e majtė nga pėrpara poshtė kėmishės. Nė momentin qė vendosi dorėn, pashė qė tėrhoqi kėmishėn me shumė marifet dhe ndėrkohė qė dorėn e mbulonte xhaketa, me kujdes mbėrtheu dorezėn e sajė dhe gishtin e vendosi te mekanizmi i shkrepjes. Por gjithsesi, nuk e lėvizi nga vendi. Kuptova se kishte kaluar nė njė gatishmėri tė jashtėzakonshme pėr ēdo rast qė do t’i paraqitej. Po ashtu, edhe unė isha nė njė gjendje alarmi qė deri sot nuk e kam provuar ndonjėherė.

    Ēfarė ndodhi?

    Personi nė fjalė u afrua, kaloi anės nesh, sigurisht jo indiferent, se kur kalonte nė rrugė Kadri Hazbiu tė gjithė mbanin kėmbėt dhe e ndiqnin me shikim deri sa ai largohej. Kėshtu bėri edhe personi nė fjalė. Ndėrsa ne, kaluam para tij pa bėrė as mė tė voglin devijim pėr tė mos dhėnė se po kuptonim gjė. Ai, si gjithė tė tjerėt, na pa me vėmendje deri sa u larguam.

    U qetėsuat pas kėsaj?

    Sigurisht qė u qetėsuam, por mė mirė le tė them se unė u gėzova, pasi qetėsimi mė erdhi me shumė vonesė. Kadriu menjėherė sikur tė mos kishte ndodhur gjė, tėrhoqi dorėn nga pistoleta dhe vazhdoi me qetėsi rrugėn. Ishte i jashtėzakonshėm pėr trimėri dhe guxim. Por unė aq sa u gėzova, aq rrija i mpirė, pasi banda pritej vėrtetė tė vinte. Mendoja se, nė rast se i shpėtuam nė ato ēaste asaj situate, njė e tillė por e vėrtetė, mund tė na paraqitej edhe njė ditė tė bukur.

    Ēfarė menduat kur patė Kadriun nė mes tė ditės dhe nė mes tė Tiranės tė vendoste dorėn nė pistoletė?

    Ēfarė mund tė kuptoja, veē asaj qė Kadriu ishte i mirinformuar. Pastaj unė i tregova pėr fotografitė.

    Ēfarė i thatė?

    “Shoku Kadri, nuk e di nėse jeni nė dijeni, por ne shoqėruesve tė udhėheqjes na kanė dhėnė njė informacion shtesė pėr tė shtuar vėmendjen, pasi njė bandė e rrezikshme ka pėr qėllim eliminimin fizik tė udhėheqjes kryesore tė shtetit dhe pritet tė zbarkojė nė Shqipėri. Pėr kėtė na kanė dhėnė edhe fotografitė e anėtarėve tė asaj bande. Nė kėtė kohė teksa i flisja, i nxora edhe fotografitė nga xhepi dhe ia tregova.

    Si reagoi?

    I mori pėr disa ēaste nė duar, u hodhi njė shikim tė shpejtė dhe m’i ktheu nė ēast pa iu dhėnė rėndėsi duke mė thėnė: “Gjėra pa rėndėsi”! Unė kuptova se ai ishte i mirinformuar pėr ēdo gjė.

    Dhe sa vazhdoi kjo gjendje tensioni e juaja para se tė vinte banda?

    Njė muaj e gjysmė. Kadriu shkonte nė Velipojė ēdo ditė, ndėrsa ne oficerėt e sigurimit, rrinim nė gatishmėri sfilitėse. Na ishte thėnė se mund tė na vriteshin shefat nė ēdo ēast. Pas Velipojės u mor informacioni se banda do tė zbarkojė nė Durrės, nga drejtimi i detit. Pas kėtij informacioni tė dytė, urdhrat sekrete nė drejtim tė institucioneve sekrete dhe reparteve tė kufirit bregdetar tė Durrėsit, po shkonin nė ēdo orė dhe ēdo minutė. Tensioni dhe gatishmėria e shtetit nė atė pjesė tė territorit kishte arritur pikėn maksimale.


    Si e mėsuat lajmin kur banda erdhi me tė vėrtetė?

    Kishte kaluar njė muaj e gjysmė nga dita qė unė kisha marrė informacion pėr bandėn. Ndėrkohė Kadriu, kudo qė shkonte, ishte nė lidhje me Tiranėn pėr t’u informuar pėr ēdo gjė tė re. Kėshtu ndodhi dhe atė ditė qė u mėsua se banda kishte zbarkuar, por jo nė Velipojė dhe as nė Durrės ku pritej, por nė Divjakė tė Lushnjės. Kadriu atė ditė ishte i deleguari i Komitetit Qendror tė Partisė, nė Konferencėn e Komitetit tė Partisė sė Metalurgjikut nė Elbasan. Kishte vetėm pak minuta qė kishte filluar konferenca kur mė kėrkojnė nė telefon nė centralin e Metalurgjikut.

    Ju kėrkuan juve?

    Gjithmonė kur Kadriu ishte nė njė takim nė ndonjė rreth dhe kėrkohej nga Tirana, thirresha unė nė telefon dhe mė thuhej porosia ose mė kėrkohej mua dalja e Kadriut nė telefon, sepse vetėm unė kisha mundėsi t’i afrohesha. Kėshtu ndodhi dhe atė ditė. Nė centralin e Metalurgjikut isha kėrkuar unė. Mė njoftuan menjėherė. Kur shkova dhe mora receptorin, pėrtej tij ishte vetė shefi i Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Ushtrisė, Veli Llakaj, i cili mė urdhėroi qė nė mėnyrėn mė urgjente tė dilte ministri nė telefon, pasi nuk priste puna. Unė i thashė se nuk mund ta thėrrisja nga konferenca, sepse sa kishin filluar punimet. Ai mė tha qė duhej menjėherė tė kėrkonte leje dhe tė dilte nė telefon, sepse pas kėsaj do tė nisej menjėherė pėr nė Tiranė.

    E njoftuat?

    Unė e kuptova menjėherė se flitej pėr njė situatė tė jashtėzakonshme qė nuk priste asnjė ēast, prandaj hyra menjėherė nė sallėn e konferencės dhe me marifet kalova mbrapa presidiumit ku kalonin dy fotoreporterėt qė ishin nė sallė. Kadriun qė menjėherė e kuptonte lėvizjen timen zgjati kokėn anash duke mė lėnė tė kuptoja qė tė mos hezitoja por tė shkoja e t’i tregoja se si ishte puna. Unė i tregova pėr ēfarė kishte folur shefi i Shtabit tė Pėrgjithshėm. Ai sikur ta kishte pickuar grenxa, u ēua nė kėmbė dhe u tha tė pranishmėve; “Do tė mė falni, se mua mė ka dalė njė punė shumė urgjente dhe mė kėrkohet tė rikthehem nė Tiranė. Edhe njė herė mė falni dhe punime tė mbara konferencės suaj”. Pas kėsaj, ndėrkohė qė salla u ēua nė kėmbė, ai doli me nxitim jashtė, ku kėmbėt i mbajti te centrali. Si bisedoi vetė me Veli Llakėn dhe mėsoi pėr ardhjen e Xhevdetit i tha: “ Unė po nisem menjėherė pėr nė Tiranė por ju nė emrin tim duhet tė kaloni menjėherė tė gjithė ushtrinė nė “gatishmėri numėr njė”. Pas kėsaj hipi nė makinė dhe i foli shoferit qė tė nisej urgjent pėr nė Tiranė.

    E mėsuat ju se pėr ēfarė flitej?

    Megjithėse e kuptova pak a shumė, e pyeta duke i thėnė: “Mund t’ju pyes se si ėshtė puna shoku ministėr”?
    Ai pa as mė tė voglin hezitim ma ktheu se banda e Xhevdet Mustafės kishte zbarkuar nė Divjakė tė Lushnjės. Vetėm para pak ēastesh gjatė rrugės qė tė ēonte pėr nė Lushnjė, ai kishte vrarė dhe njė polic. Ndėrkaq makina sa s’fluturonte drejt Tiranės.

    ( Vijon Nesėr )

    Nesėr do tė Lexoni

    Terrori psikologjik qė pėrfshiu udhėheqjen mė tė lartė tė shtetit komunist kur u dha sinjali se mbėrriti banda e pritur me padurim prej mė shumė se dy muajsh.

    Udhėtimi i rrufeshėm Kadri Hazbiut me drejt Rrogozhinės ku kishte ndodhur ngjarja dhe takimi i tij me Hekuran Isain. Ēudia qė e pėshtolli pas bisedės me Hekuranin, i cili shkoi nė vendngjarje i pirė. Si rrodhėn ngjarjet kur Kadriu dhe Hekuran Isai shkuan te shtėpia ku ishte rrethuar Xhevdeti.

    Ēfarė ndodhi kur Kadri Hazbiu shkoi nė repartin e zjarrfikėsve nė Rrogozhinė, ku ishte dorėzuar njėri prej pjesėtarėve tė bandės sė Halit Bajramit dhe situata e krijuar aty, ndėrsa oborri ishte i mbushur me makina policie.

    Fundi i pjesės sė tretė

    http://www.standard.al/index.php/dos...i-hazbiut.html

    http://www.standard.al/index.php/dos...-sfilites.html
    http://www.standard.al/index.php/dos...er-hoxhen.html

    http://www.standard.al/index.php/dos...urgun-313.html




    http://www.standard.al/index.php/dos...-stalinit.html





    
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fegi : 14-08-2011 mė 06:07

  10. #70
    Drinbach Maska e DYDRINAS
    Anėtarėsuar
    17-02-2005
    Postime
    7,882
    Faleminderit
    42
    14 falenderime nė 14 postime
    Citim Postuar mė parė nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Gjithnje kam qene i mendimit se e gjitha kjo ka qene nje loje e sherbimeve te fshehta perendimore.

    Pas vdekjes se Titos, ata shihnin rrezikun e nderhyrjes sovjetike ne Jugosllavi dhe nje rrezik i tille duhej menjanuar.

    Pjese e ketij skenari ishte dhe Shqiperia, sepse siē duket sherbimet e fshehta perendimore shihnin aty nje kaste prosovjetike te prire nga Mehmet Shehu dhe klani i tij.

    Me e ēuditshme eshte se kush i nxiti demonstratat ne Kosove ne pranveren e vitit 1981?

    Me siguri klani prosovjetik ne Shqiperi, sepse siē thote hartuesi i pllanit "Shperthimit", Enver Hoxha kishte thene se Mehmet Shehu kishte marre lejen e Traktatit te Varshaves per nderhyrje ushtarake ne Jugosllavi!
    http://www.zeriyt.com/hartimi-i-planit-shperthimi-per-clirimin-e-kosoves-t26876.0.html

    ...Siē pohohet nga Llakaj, ideja e Planit pėr ēlirimin e Kosovės, e kėrkuar nga Enver Hoxha, nis me njė thirrje urgjente tė tij e Mehmetit nė zyrėn e komandantit tė pėrgjithshėm, shkėmbimin e mendimeve e deri te "garancia" e mbėshtetjes sė Traktatit tė Varshavės dhe kushtet nė kėtė operacion, ndėrkohė qė Shqipėria e kishte denoncuar dhe kishte dal nga ky pakt i vendeve tė Lindjes. Ky plan qė dihej nga pak veta (dy hartuesit, Enveri dhe Mehmeti), ruhej nė njė kasafortė dyfishe nė njė dhomė tė veēantė tė Shtabit tė Pėrgjithshėm, me dy ēelėsa, njėrin e mbante Mehmet Shehu dhe tjetrin Veli Llakaj. Pėr herė tė parė, me detaje, qė nga urdhri i Enver Hoxhės pėr hartimin e planit tė ndėrhyrjes ushtarake nė Kosovė, takimet sekrete tė Mehmetit e Veliut me nr. 1 tė Traktatit tė Varshavės, Viktor Kulikov...

  11. #71
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    17-05-2009
    Vendndodhja
    Dallas Texas
    Postime
    752
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin
    thon qe e lan te shkoj ne australi prap kte halitin..mbasi e perdoren ne ceshtjen per tja fut kadriut..

    shum interesant kjo dosja kadriu..
    Haliti eshte ne zelande, atje ku ka qene dhe baza e gjithe sigurimsave, dhe ku ndodhen dhe sot e kesaj dite. Ky shkoj ne amerik, dhe pagoj 1 miljon dollar per te nxjer Xhevdetin nga burgu, vetem per te shkuar ne shqiperi e te realizohet filmin e ramizit, keto para sigurisht ishin te popullit...
    Nje nga njerzit me te urryer eshte ky halit bajrami
    Un nje gje nuk kuptoj, se si ariti enveri ti bindete keta sigurimsa qe te ishin ne sherbim te tij, dhe te perbetuar per te mbrojtur ate.
    Kadriut ja futen, si duket ndonje kunj ka pasur enveri me te....
    E ku ku per ne asaj kohe

  12. #72
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,840
    Faleminderit
    0
    4 falenderime nė 4 postime
    Takimet e fshehta tė Panajot Plakut
    Nga procesi gjyqėsor kundėr Kadri Hazbiut (9)
    14.1.1982
    Pyetje: Dėgjuat pjesė nga deponimet e tė pandehurės Fiqret Shehu pėr bisedėn e zhvilluar me tė nga Nako Spiru, se tradhtari Koēi Xoxe kishte mbledhur mjaft kuadro tė aftė pėr qėllimet e tij nė favor tė jugosllavėve si nė KQ tė Partisė, sektorin e tij edhe nė Ministrinė e Punėve tė Brendshme dhe se njė kuadėr i tillė ishte Kadri Hazbiu. Ē’keni pėr tė thėnė?
    Pėrgjigje: Refuzoj tė pėrgjigjem. Procesi ėshtė i montuar. Kėto janė deponime spiunėsh dhe provokatorėsh tė kurdisur.
    Pyetje: Siē del nga deponimet e tė pandehurės Fiqret Shehu qė i dėgjuat, Liri Gega ka qenė nė dijeni tė marrėdhėnieve tuaja tė afėrta me Dushan Mugoshėn e detyrat qė ju ka ngarkuar ai gjatė Luftės e pas Luftės Nacionalēlirimtare. Na jepni shpjegime pėr marrėdhėniet tuaja me Dushan Mugoshėn e Liri Gegėn.
    Pėrgjigje: Njohja dhe marrėdhėniet qė kam pasur me Dushan Mugoshėn dhe Liri Gegėn janė ato qė kam shpjeguar nė proceset e mėparshme. Deponimet e saj janė provokacion dhe shpifje e sajuar. Refuzoj tė pėrgjigjem mė tutje.
    Mė kujtohet se nga mesi i procesit, e pasi Teme Sejko nė njė seancė hetimore kur kam qenė i pranishėm edhe unė, ka dhėnė shpjegime pėr veprimtarinė e pėrbashkėt armiqėsore me armikun Panajot Plaku dhe pėr ardhjen e tij ilegalisht nė Shqipėri nė dy raste. Temja shpjegoi se si kishte marrė nė lidhje Panajot Plakun. Mė kujtohet qė nė rastin e parė Panajotin e kishte marrė nė Konispol vetė Temja tė veshur si oficer sovjetik, nga ata qė ishin kėshilltarė nė zbulim dhe e kishte nxjerrė nga Korēa. Temja ka shpjeguar se nė kėtė radhė, Panajoti kishte bėrė njė takim tė fshehtė nė urėn e Rrogozhinės me persona tė panjohur, qė kishin dalė atje me njė makinė tė vogėl. Mė tej, ai nuk dha shpjegime se cilėt ishin ata persona dhe pse i takoi. Ne ngritėm versionin se Panajoti duhet tė ishte takuar me Maqo Ēomon ose Koēo Tashkon, duke u nisur nga marrėdhėniet qė kishin pasur ata mė parė. Herėn e dytė, unė tani nuk e kujtoj se si ka ardhur Panajot Plaku dhe ē’itinerar ka ndjekur. Pėr kėtė duhen parė proceset e asaj kohe, pasi unė nuk e mbaj mend kush e ka thėnė kėtė ēėshtje. Nė kėtė radhė kujtoj qė Panajot Plaku ėshtė ēuar nė Vlorė, nė njė banesė ku jetonte njė kėshilltar sovjetik dhe Arif Hasko, sipas tė pandehurit Nasho Gerxho, Panajot Plaku u la nė kėtė shtėpi dhe ai nuk dinte si ishte larguar qė andej me anėn e sovjetikėve apo me rrugė tė tjera. Ky fakt, qė sovjetikėt plekseshin nė veprimtari tė pėrbashkėt spiunazhi me jugosllavėt, grekėt dhe amerikanėt, duke gjykuar nga rasti i Panajot Plakut qė erdhi nė Shqipėri njė herė nga Greqia dhe herėn tjetėr shkoi nė shtėpinė ku banonte kėshilltari sovjetik, nuk u kthjellua nė hetim, megjithėse bindja ishte se sovjetikėt e kishin marrė dhe e kishin pėrcjellė jashtė shtetit Panajotin. Unė kam bindjen se hetimi i ēėshtjes sė Teme Sejkos nė kėtė pikė dhe pėr probleme tė tjera ėshtė sabotuar nė atė kohė. Nė ē’rrethana ka ndodhur kjo, unė nuk e di. Fillimisht Teme Sejko vetė ka dhėnė shpjegime pėr Panajot Plakun, qė ishte rekrutuar qė nė kohėn e Zogut, kur punonte nė Durrės nė shoqėrinė “Singer”. Temja nuk shpjegoi se si Panajoti kishte rėnė nė dorė tė jugosllavėve dhe pastaj u arratis. Ai tha vetėm se Panajoti kishte studiuar me hollėsi dy pika pėr t’u arratisur nė Qafė-Thanė dhe nė Bllatė. Mė kujtohet se ky shpjegim i Temes konfirmohej edhe nga vetė shėrbimet qė kujtoja unė nė atė kohė tė Panajotit, nė kėto dy zona ku ai kishte shkuar shpesh. Nė sabotimin e hetimit tė kėsaj ēėshtjeje duhet tė kenė luajtur rol armiku Beqir Balluku dhe armiku Mihallaq Ziēishti. I pari ka kėrkuar tė pyesė vetė Teme Sejkon pa praninė e ndonjė personi tjetėr, me pretekstin se do tė interesohej pėr ēėshtjet e zbulimit tė ushtrisė qė Temja si spiun u kishte dhėnė amerikanėve e grekėve. Me sa kujtoj unė, Beqiri ka shkuar nė Hetuesi, por si ėshtė zhvilluar takimi i tij me Teme Sejkon duke qenė hetuesi ose kryetari i degės sė hetuesisė apo jo, unė nuk di tė them. Unė vetė nuk kujtoj qė tė kem qenė me Beqir Ballukun nė kėtė takim, po ashtu nuk e kam takuar Temen ndonjėherė vetėm pa hetuesin. Po kėshtu, armiku Mihallaq Ziēishti si ish-zėvendėsministėr qė e kishte nė linjė problemin e komplotit tė Teme Sejkos dhe e njihte me hollėsi procesin, mund dhe duhet tė ketė ndikuar nė sabotimin e kėtij procesi si tradhtar qė ka qenė. Ai duhet tė japė shpjegime pėr kėtė problem. Theksoj se nė atė kohė, siē kam thėnė edhe unė nė proceset e mėparshme, kėshilltarėt sovjetikė interesoheshin pėr tė mėsuar se ē’ka thėnė Teme Sejkua nė Hetuesi, duke e justifikuar kėrkesėn e tyre me faktin qė Temja dinte problemet e bazės sė Vlorės, tė cilat mund t’ua kishte dhėnė amerikanėve ose grekėve, por qė siē kam shpjeguar me lejen time, atyre nuk u ėshtė dhėnė gjė. Mbasi u dėnua Teme Sejko dhe komplotistėt e tjerė, duke pasur parasysh se ai kishte rezerva, ėshtė punuar me tė. Para se tė ekzekutohej ai, ėshtė marrė nga Rexhep Kolli dhe Nevzat Haznedari me sa kujtoj unė dhe ėshtė ēuar pėr t’u pyetur jashtė burgut, duke pėrdorur edhe dhunė fizike pėr tė marrė rezervat qė kishte mbajtur. Mė kujtohet qė unė vetė kam shkuar nė vendin ku po pyetej Teme Sejko, me sa mbaj mend ka qenė kohė darke dhe Rexhepi e Nevzati mė kanė raportuar se Temja kishte vdekur gjatė ushtrimit tė dhunės dhe se gjė tjetėr nuk kishte thėnė veē atyre qė kishte thėnė nė Hetuesi. Si mė kujtohet, Rexhepi e Nevzati mė thanė se Temja kishte vdekur nga shtrėngimi me litar nė qafė gjatė pyetjes. Unė nuk jam i sigurt nėse e kam parė ose jo tė vdekur Temen, kėtė dhomėn ku thanė se ishte, po kėshtu nuk di se ku u varros ai. Me kėtė problem janė marrė Nevzati, Rexhepi dhe personeli tjetėr. Unė kam shkuar tek vendi ku pyetej Teme Sejko me shpresė se ai mund tė kishte thėnė ndonjė gjė tė re e t’i shtyja afatin e ekzekutimit, por siē thashė, kur shkova, e gjeta tė vdekur.
    Pyetje: Po vendin e varrimit tė komplotistėve, qė u dėnuan nė vitin 1975, e dini ju, i pandehur?
    Pėrgjigje: Atė e di si vend, por jo si pikė ekzakte. Kėtė e di, sepse u interesova qė tė bėhej e pamundur gjetja e kufomave tė tyre sido qė tė ndodhte, sepse kėshtu ishte dhe porosia…
    Me njė fluks dekoratash pėr besnikėri tė lartė ndaj Partisė dhe atdheut, Teme Sejko, ish-komandanti i flotės, u dėnua pėr tradhti ndaj tyre(!). Lajmi tronditės pėr admiralin nga Ēamėria, njeriun qė ishte shquar nė luftimet e Brigadės sė Parė Sulmuese dhe kishte shkėlqyer gjatė studimeve nė akademitė mė prestigjioze tė kohės, bėri bujė tė jashtėzakonshme. Ishte maji i vitit 1961. Teme Sejko sa kishte mbushur dy vjet nė krye tė Flotės Luftarake dhe kishte pėrballuar me dinjitet situatėn konfliktuale midis efektivave shqiptaro-sovjetike nė pragun e divorcit me Traktatin e Varshavės. Pėr suksesin nė sprovėn e pazakontė ishte shpėrblyer me gardėn mė tė lartė nė sistemin e armės ku shėrbente. E teksa priste tė tjera vlerėsime pėr devocionin ndaj detyrės dhe partisė nė pushtet, u gjend befasisht i kryqėzuar, madje me njė mal akuzash tė padėgjuara kurrė. Nė maratonėn pa fund tė seancave hetimore, i kėrkohej pėr tė shpjeguar lidhjet me agjenturėn greke, jugosllavėve dhe amerikanėve. Pastaj, admirali Sejko, pėr regjimin do shpallej kreu i njė “grupi komplotistėsh qė do pėrmbyste pushtetin popullor me dhunė.” Diktatura nuk e rezervoi fatin e keq vetėm pėr tė, por pėr tėrė rrethin e miqve e tė afėrmve. Familja u pėrfshi nga njė kalvar tragjik i pashembullt. I pari u pushkatua, djali i vogėl, Sokoli me akuzėn se do hidhte nė erė kombinatin e tekstileve tė Beratit. Djali tjetėr u dėnua tetė vjet pėr agjitacion e propagandė. Shpresa Sejko, bashkėshortja, disa orė pas arrestimit tė tij, vrau veten. Nga tėrė familja, jeton vetėm djali i madh, Rajmondi, aktualisht emigrant nė SHBA. (FUND)

  13. #73
    JUDO Maska e Gogi
    Anėtarėsuar
    10-08-2008
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,759
    Faleminderit
    2
    9 falenderime nė 8 postime
    Krejt sistemi Komunist Shqiptar nje M.. kane qene. Te gjithe ka qene dashur te pushkatohen me hyrjen e demokracise ne vend ne vitet 90-ta.
    “Kush ėshtė prej jush pa mėkat, le ta gjuajė i pari gurin nė tė!”

  14. #74
    Perjashtuar Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,056
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Abuzmiet seksuale te ish min. brendshem Feēorr Shehu

    “Feēor Shehu ka shfrytėzuar postin zyrtar dhe ka kryer veprime tė pahijshme me femrat. Nė karrierėn e tij nė organet e Sigurimit, rastet e abuzimeve seksuale kanė qenė tė shumta”Pėrballja me kėtė akuzė pėr ish-
    ministrin e Brendshėm ėshtė ndėr goditjet mė tė forta ndaj tij nė procesin e vitit ‘83. Fakti qė pjesa mė e madhe e pohimeve tė tilla vijnė nga dėshmitare femra, e bėn edhe mė tė sikletshėm pozicionin e Feēor Shehut.
    Nė librin e Kastriot Dervishit, shtjellohen raste konkrete duke iu referuar fakteve tė siguruara nė Hetuesi nga viktimat e perversitetit tė ish-kreut tė Policisė Sekrete. Njėra ndėr to, ish-atletja nga Shkodra, rrėfen se Feēor Shehu pasi e ka takuar nė njė konferencė sportive, e ka ftuar nė zyrė dhe aty e ka puthur me forcė. Fiksimi i tij, pohonte P. Th. para hetuesve nė 12 qershor 1983, vazhdoi gjatė, madje Feēori urdhėroi arrestimin e tim
    shoqi pėr tė qenė pa telashe nė lidhjen me mua. Njė tjetėr dėshmitar, po nga Shkodra, ish-vartės i Feēor Shehut kur ishte kryetar i Degės sė Brendshme aty, tregonte se e kishte parė nė krevat me tė bijėn e tė zotit tė shtėpisė nė zonėn e Malėsisė sė Madhe, kur ishin ftuar prej tij pėr tė darkuar. “Viktima nė fjalė sa ishte ndarė nga martesa e parė, kujtonte oficeri i Sigurimit, Ismail Pepaj dhe, falė ndikimit tė Feēorit, pak muaj mė
    pas u martua me titullarin e njė ndėrmarrjeje”. Nė vijim tė dėshmive pėr abuzime me femrat, ish- ministri i Brendshėm akuzohet se ka pėrdorur mekanizmin e arrestimit pėr tė shtėnė nė dorė vajza tė ndryshme.

    Rasti mė flagrant ėshtė arrestimi i njė vajze nga Tropoja nė mesin e viteve ’70, i denoncuar mė sė fundi si veprim monstruoz i inskenuar nga njerėzit e Feēor Shehut. Lidhur me kėtė histori, kreu i akuzės, Rrapi Mino, shprehej nė proces se pėr arrestimin e Rukie Ramės, Feēor Shehu ka dezinformuar edhe Komitetin Qendror, duke e vlerėsuar tė drejtė dhe tė mbėshtetur nė prova tė pakontestueshme, ndėrkohė qė ka qenė e kundėrta”. Po kėshtu, ish- ministri i Brendshėm ėshtė akuzuar edhe pėr prangosjen e Lindita Begės dhe disa grave tė tjera nga Tirana, dėnimi i tė cilave ishte provuar si i kundėrligjshėm dhe mbi motive tė dyshimta. 30 maj 1983
    Lirim Pėllumbi/I vit-lindjes 1943, ish kuadėr i MPB-sė (kryetar dege dhe zėvendėsdrejtor i drejtorisė sė Parė), i dėnuar me 10 vjet burg, i burgosur nė Spaē, dėshmonte nė lidhje me pėrgatitjen e tezave tė analizės vjetore tė vitit 1974. Feēori e kishte marrė vete dhe kishte bėrė raportin. Dėshmitari kishte qenė edhe pėrgjegjės i grupit tė “komplotistėve” tė ushtrisė. Po ashtu, ai ishte personi qė kishte takuar Sami Muhametin (djali i tezes sė Feēorit) sipas porosisė sė dhėnė nga Feēori. Samiu ishte takuar me Lirimin nė kafe “Drini”. Aty i kishte thėnė se do informonte rreth disa ēėshtjeve qė lidheshin me Feēor Shehun. Ky i fundit i kishte vlerėsuar tė dhėnat dhe kishte kėrkuar qė ai tė tėrhiqej nė bashkėpunim. Dėshmia e Lirimit ėshtė nga mė tė gjatat.

    Ai flet pėr stilin e punės sė Feēorit, imoralitetin e tij, pėr njė pėrdhunim qė kishte kryer ndaj B. M. se Feēori ishte feminist…
    12 qershor 1983 Atletja P. Th / E vitlindjes 1937, bobinatore nė UEM Durrės, tregonte se e kishte njohur Feēorin kur ishte delegate nė konferencėn e sportistėve nė Tiranė mė 1958, sepse i kishte qėlluar tė rrinte afėr tij nė sallė. Feēori i jepte karamele, fėrkohej me krahun e tij tek dėshmitarja. Nė fund, Feēori i kishte thėnė ta ēonte me makinėn e vet deri nė Shkodėr, por dėshmitarja nuk kishte shkuar. Kur Feēori kishte shkuar nė Shkodėr, e kishte kėrkuar shpeshherė t’i vinte nė zyrė, e ngacmonte rrugės, i fėrkonte dorėn etj. Ngacmimi kishte vazhduar edhe nė kohėn kur dėshmitarja ishte martuar nė Durrės. Fiksimi i tij pėr tė ishte rritur shumė.
    Burrin dėshmitares ia kishin arrestuar, se ishte kapur me letra pornografike nė ndėrmarrje. Dėshmitarja kishte shkuar nė Ministri, kur Feēori sapo ishte bėrė zėvendėsministėr. Ai e kishte pritur, e kishte puthur dhe i kishte thėnė tė vinte tek ai, sa herė kishte nevojė. Kur dėshmitarja ishte kthyer nė Durrės, kishte gjetur burrin tė liruar nė shtėpi. Ne vitin 1967, dėshmitarja ishte grumbulluar pėr tė shkuar me ekipin e atletikės jashtė vendit, por nė fund merr vesh se emri i saj nuk ishte miratuar (pėr shkak tė tė shoqit si i dėnuar pėr shfaqje tė huaja shėnim). Duke qarė ka shkuar nė Ministrinė e Punėve tė Brendshme pėr tė takuar Feēorin, i cili ia kishte nxjerrė pasaportėn pėr katėr-pesė orė. Njė rast tjetėr dėshmitarja mbante mend qė Feēori e kishte provokuar sėrish nė Durrės. 13 qershor 1983, Ismail Pepaj /I vitlindjes 1923, punonjės i organeve tė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme nė vitet 1949-1967 nė zonėn e Bunės e Velipojės, dėshmonte nė Hetuesi fillimisht pėr njė tė dhėnė tė bashkėpunėtorit “Blerimi” e me pas pėr Feēor Shehun si “prepotent, intrigant e imoral”. Ai
    pohonte se e kishte parė nė krevat me tė bijėn e tė zotit tė shtėpisė nė zonėn e Shkodrės, ku ato po hanin darke. Vajza ishte ndarė nga martesa e parė, ndėrsa pak muaj mė vonė ishte martuar me titullarin e njė ndėrmarrjeje tė zonės.

    Rexhep Kolli/ Funksionar i lartė i Sigurimit tė Shtetit, duke dėshmuar pėr rastin e arrestimit tė Rukie Ramės, pohonte se pėr tė u bė njė proces i falsifikuar me gjithė ato poshtėrsi. Sipas dshmitarit, atė e kishte marrė nė qafė njė punėtor operativ. Rukien Kolli e vlerėsonte njė vajzė tė emancipuar nga partia, me arsim tė lartė, njė vajzė qė partia e kishte ēuar komandante brigade nė aksionin e rinisė, e kishte ēuar pėrfaqėsuese nė Komitetin Qendror tė Rinisė, e kishte ēuar delegate nė Kongresin e Gruas. U montua pėr tė njė proces i tillė, tregonte Rexhep Kolli, deri nė atė masė saqė u thirr dėshmitar i rremė njė bashkėpunėtor i Sigurimit, u sajuan ato pisllėqe, deri nė atė masė sa poshtėrsia arriti kulmin. Nga dokumentet rezultonte se nė ēėshtjen e saj dilte Feēor Shehu, ky ishte kryesori, se ky kishte miratuar kėtė lloj procesi. Pak a shumė kėshtu ndodhi edhe me Prendushe Dedėn. Pėr ēėshtjen e saj ka internime tė pabazuara e poshtėrsi tė fėlliqura. Janė asgjėsuar tė gjitha aktet e ekspertimit, dy aktet bazė tė laboratorit qendror. “Rukie Rama u arrestua me urdhėr tė Feēor
    Shehut”

    FEĒOR SHEHU: Eshtė shkruar nė aktakuzė se janė bėrė dokumente false pėr tė arrestuar njerėz. Feēor Shehu nuk ka bėrė asnjė dokument tė tillė, pėrkundrazi kur ka zbuluar ndonjė rast tė tillė, ka mbajtur qėndrim…

    ARANIT ĒELA: Tashti kjo puna e…

    FEĒOR SHEHU: Aktakuza sjell aty Rukie Ramėn. Kam parė pėr kėtė edhe vendimin e Gjykatės sė Lartė. Lidhur me akuzat pėr kėtė, le tė pėrgjigjet Sulo Abazi, qė ka qenė kryetar i Degės sė Brendshme. Unė kėtė Rukie Ramėn nuk e njoh as si fytyrė, as si lokalitet nga ėshtė. Nuk kam pasur asnjė interes qė tė arrestohet ajo. Prandaj, nė qoftė se janė bėrė dokumente false, ato i ka bėrė Sulo Abazi…

    RRAPI MINO: Pėr kėtė gjė janė kėrkuar tri herė sqarime nga KQ dhe ti e ke dezinformuar…

    FEĒOR SHEHU: Pra, unė duhet tė pėrgjigjem kėshtu pėr falsifikimet qė ka bėrė Sulo Abazi me punėtorin operativ…

    RRAPI MINO: Ti e di qė pėr kėtė keni dėrguar tri ekipe…

    FEĒOR SHEHU: Kemi dėrguar Kapllan Sakon qė ishte kryetar i degės pėr Krimet Kundėr Shtetit, i cili ka raportuar dhe nuk ėshtė e vėrtetė qė ne kemi pasur sinjalizime, siē thotė Rexhep Kolli…

    ARANIT ĒELA: Nga tė dhėnat qė dalin kėtu, ky Kapllani kudo qė ka shkuar ka shuar zjarret.

    FEĒOR SHEHU: Ai ka qenė pėr krime kundėr shtetit…

    NDIHMĖSGJYQTARI: Nė kohėn kur diskutohej problemi i Rukies dhe kėrkoheshin nė materiale. Nė prova thuhet aty, ti ke thėnė qė detyrimisht duhet qė tė digjet agjentura dhe sikur gjithė agjentura e Tropojės tė digjet, tė dalė dėshmitari nė drejtim tė saj…

    FEĒOR SHEHU: Nuk ėshtė e vėrtetė, thotė njė njeri, unė nuk jam dakord me thėnien e njė njeriu..

    RRAPI MINO: Po a e dini ju qė ka pasur mendime tė ndryshme pėr kėtė? E dini ju qė prokurori i Tropojės nuk ka pranuar tė merrte pjesė nė gjykim? Ai ka dėshmuar atėherė se po tė merrte pjesė nė gjyq, do ta nxirrte tė pafajshme…

    FEĒOR SHEHU: Unė di qė edhe kur e ka parė Prokuroria e Pėrgjithshme, ka qenė dakord me vendimin e gjyqit…

    ARANIT ĒELA: Nejse, kur ėshtė kthyer Kapllani e tė ka raportuar pėr ēėshtjen e Rukies qė e kishit dėrguar ju, tė ka thėnė se ka pasur probleme nė arrestimin e saj…

    FEĒOR SHEHU: Unė kam parė raportin qė ka dhėnė ai dhe e ka firmosur Kadri Hazbiu dhe nuk e kam parasysh se ēfarė informacioni thotė atje, po di kėtė gjė qė arrestimi ka qenė i padrejtė…

    ARANIT ĒELA: Keni ndonjė gjė tjetėr…

    RRAPI MINO: Ka pasur edhe raste tė tjera kur Feēor Shehu ka urdhėruar nė mėnyra tė ndryshme pėr arrestime tė tilla, siē ka qenė rasti i Lindita Begės…

    ARANIT ĒELA: Ēfarė kishe tjetėr pėr tė shtuar, i pandehuri Feēor Shehu…

    FEĒOR SHEHU: Nė aktakuzė thuhet se unė kam hequr nė vitin ’57-‘58 survejimin e Ambasadės jugosllave…

    ARANIT ĒELA: Survejimin e ka pasur Ministria thua ti apo jo…

    FEĒOR SHEHU: Jo vetėm survejimin, por edhe vetė pėrpunimin e ambasadave e ka pasur Ministria. Unė nuk kam gisht nė kėtė punėn e ndėrprerjes. Flitet nė akuzė se kam shkelur kriteret nė dėrgimet jashtė shtetit. Kjo nuk ėshtė e vėrtetė. Tani, kam edhe disa gjėra qė unė i shikoj tė drejta, tė cilat kur isha i lirė nuk i kam kuptuar si duhet. Janė shkelje tė ndryshme. Mė kujtohet njė rast, i nderuar kryetar, nė vitin 1966, kur na thirri Kadri Hazbiu 4-5 kryetarė e na pyeti se ē‘po bėnim pėr shkurtimin e organikave. Ishte aty edhe Rexhep Kolli me Mihallaq Ziēishtin. Nė atė takim, unė bėra vėrejtje pėr pėrmasat e thella qė propozonte Mihallaq Ziēishti pėr tė bėrė shkurtime nė organika.

    vijon

    “Thikat” qė ēuan nė pranga Lindita Begėn Njė ngjarje e papritur e ka nxjerrė jashtė tė zakonshmes Tiranėn e fundviteve ‘70. Mjaft nga makinat e diplomatėve tė huaj u gjetėn njė mėngjes me goma tė shpuara. Ka qenė i
    menjėhershėm reagimi i Sigurimit tė Shtetit ndaj ndodhisė tronditėse, ndėrkohė qė incidenti me makinat e diplomatėve ėshtė rezervuar pėr opinionin e gjerė. Vonė pas mesnate, njerėzit e prangave do tė kryqėzonin protagonistėt e dyshuar. Njėherazi me raportin pėr ngjarjen, udhėheqja politike do tė informohej edhe pėr suksesin e Policisė sė fshehtė. Kjo histori disi e ēuditshme ėshtė zbardhur fillimisht nė romanin “Thikat”, tė shkrimtarit Neshat Tozaj. Por, si ka qenė e vėrteta dhe pėrse nė gjyqin ndaj Kadri Hazbiut ajo iu adresua Feēor Shehut, ish-ministrit tė Brendshėm? Veprimi i ēartur i njė gruaje me probleme mendore do tė bėhej objekt i njė historie me agjentė e spiunė potencialė. Katėr- pesė goma makine tė shpuara me njė thikė tė zakonshme do tė prodhonin njė vepėr tė rrezikshme armiqėsore. Gjithsesi, koha e kėrkonte qė tė gjendeshin patjetėr Fajtorėt. Madje, tė gjendeshin edhe nėse nuk ishin. Ato ditė-net nė Tiranė pati hetime intensive dhe shumė tė arrestuar. Pikėrisht nė kėtė kohė ėshtė konsumuar edhe njė debat, jo nga ata qė ndodhnin shpesh, mes ministrit tė Brendshėm, Feēor Shehut dhe njėrit prej ekspertėve tė kriminalistikės, Neshat Tozajt. Ky i fundit pėrpiloi njė ekspertizė, sipas sė cilės thika e pėrdorur nuk ishte njė armė e ftohtė. Madje, sipas tij, kėtu nuk
    kishim tė bėnim me njė veprimtari armiqėsore. Por ekspertiza e Tozajt u pėrplas me atė tė bėrė nga njė njeri pranė ministrit Shehu. Pikėrisht kjo bėhet shkak i pėrballjes sė ekspertit-shkrimtar me ministrin. Pėr Tozajn nuk dihen pasojat, gjithsesi sistemi i asaj kohe i persekutoi ata qė u cilėsuan si autorė tė ngjarjes. Prokurori: Dosja e turpeve tė Feēorit “Dosja hetimore e Feēor Shehut ėshtė e tejngopur me rrugaēėri. Mjafton tė pėrmend letrėn qė i drejton udhėheqjes njė punonjės i Komitetit Qendror, nė kohėn kur Feēori ishte drejtor nė Tiranė. Ai denoncon se i ka ēnderuar vajzėn Feēor Shehu dhe djemtė e tij po pėrgatiten qė ta vrasin. E di mirė, shprehet ai, se po ta vrasin, unė do tė ngelem pa djem, se natyrisht ligji do t’i dėnojė me vdekje edhe vajza do tė mė dalė e turpėruar. Kėshtu, nga tre fėmijė, do mbetem pothuajse fare pa fėmijė. Kėrkoj nga Komiteti Qendror, thotė, qė tė merren masa pėr Feēor Shehun ose tė paktėn tė transferohet. Deri kaq arrin ky njeri kaq i ndershėm, d.m.th kėrkon megjithėkėtė turp sė paku tė transferohet nga Tirana qė tė shpėtojė jeta e fėmijėve, e djemve tė tij.”

    AFRIM IMAJ
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Darius : 23-08-2011 mė 11:43

  15. #75
    Perjashtuar Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,056
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Koment i nje lexuesi te Panorama rreth "bemave" te Feēorr Shehut.

    xhini
    14 Gusht, 2011 - 14:29
    Me sa me kujtohet u fol ne ate kohe se Fecor
    Shehu kishte dore ne vrasjen e ish portierit te
    ekipit te Partizanit ne mos gaboj Arjan Hoxha.I cili
    u gjet i vrare ne nje bunker.Ne ate kohe u fol se
    Arjani donte nje vajze qe e pelqente shume
    F.Shehu.
    Ne ate kohe jane bere shume maskaralleqe nga
    punonjes te veshur me pushtet,nje punonjes
    operativ po tju vente nje gruaje ajo familje do
    shkatrohej perfundimisht.F.Shehu ishte nje nga
    keta ,por athere ishin me shumice keta lloj
    monstrash qe per qellimet e tyre te mbrapshta
    nuk ndaleshin para asgjeje.Mund te kene qene
    me qindra gra viktima e te cilat e kane kaluar ne
    heshtje te plote nga frika e ndeshkimit.

  16. #76
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    19,346
    Faleminderit
    25
    21 falenderime nė 14 postime
    Vėllai i Siri Kodrės: Unė, agjenti qė shkela mbi gjakun e heronjve
    Speciale e Martė, Gusht 16th, 2011

    Ēaste nga procesi gjyqesor ne gusht 1983
    Gani Kodra, oficeri i Sigurimit i rekrutuar nga radhėt e familjarėve tė heronjve tė popullit, pėr sigurimin e jetės sė udhėheqėsve komunistė, pohonte nė procesin e ’83-shit se ishte pjesė e grupit terrorist qė do vriste Enver Hoxhėn Pavarėsisht rrethanave nė tė cilat i besuari i Kryeministrit tė vetėvrarė nė kushte tė dyshimta vihej nė dispozicion tė hetuesisė, apologjia qė demonstronte para njerėzve tė akuzės dhe trupit gjykues pėr rolin e tij nė “organizatėn kundėrrevolucionare, puēiste e terroriste tė kryesuar nga poliagjenti Mehmet Shehu”, tingėllonte sa absurde, sa edhe qesharake. Vėllai i “Heroit tė Popullit”, Siri Kodra, vrarė nė Luftėn e Dytė Botėrore, tregonte se u ishte kundėrvėnė me ndėrgjegje interesave tė atdheut e tė popullit, pėr t’u shėrbyer agjenturave tė huaja antishqiptare. “Roli i spiunit, rrėfente Gani Kodra, mė detyroi tė shkel edhe mbi gjakun e vėllait”
    Nė ligjėratėn e ish-kreut tė grupit tė shoqėrimit tė Mehmet Shehut, si nė njė pjesė teatrale, shfaqen njėra pas tjetrės episode e ngjarje tė padėgjuara qė zbulojnė aspekte tė veēanta tė veprimtarisė agjenturore tė “organizatės puēiste e komplotiste” tė kryesuar nga Kryeministri i vetėvrarė. Mėnyra si vetakuzohet vėllai i “Heroit tė Popullit”, vetėm pėr tė shmangur skuadrėn e pushkatimit, ėshtė pjesa mė komike e procesit ndaj Kadri Hazbiut dhe krerėve tė tjerė tė ish-Sigurimit tė Shtetit.
    Ballafaqimi nė gjyq i Kodrės me liderat e “organizatės terroriste”, sidomos me tė pandehurit Feēor Shehu e Llambi Peēini, ka krijuar njė situatė groteske, aq sa ka detyruar trupin gjykues ta ndėrpresė disa herė seancėn. Sidoqoftė, pėr aq sa e ka realizuar rolin e caktuar nė kėtė “dramė” besniku i ish-Kryeministrit, ėshtė “shpėrblyer” me disa vite burg, prej nga doli i sfilitur, por mbi tė gjitha i zhgėnjyer pėr dėshmitė e manipuluara nė procesin e bujshėm tė verės sė vitit ’83…
    Hetimet e Gani Kodrės
    Hetuesia ndaj Gani Kodrės, ish-korrier diplomatik, kryetar dege dhe shoqėruesi i Skėnder Shehut, zhvillohet nga hetuesit Luan Bega, Skėnder Myftari dhe Avni Doēi mė 21 qershor 1982 deri mė 13 korrik 1982. Edhe kjo hyn te materialet e bėra gati nga hetuesia sipas dėshirės sė saj, kombinuar me ndonjė provė si element lidhės dhe zbukurues. Ganiu pranon tė vihet nė dispozicion tė hetuesisė pėr tė shpėtuar jetėn. Pranon se “ishte i lashtė nė veprimtarinė armiqėsore”, se ishte njėri prej “pjesėtarėve tė organizatės kundėrrevolucionare”, se kishte “shkėmbyer sende me pėrfaqėsues tė agjenturave tė huaja” etj. Pas arrestimit tė Kadri Hazbiut, futet edhe implikimi i tij nė “organizatė”. Gani Kodra e pranonte nė fund tradhtinė ndaj atdheut, porse formulimi ishte bėrė i tillė qė tė jepte tė kuptohej se ai nuk i dinte planet qė do tė ndėrmerrte Mehmet Shehu pėr tė kryer “puēin ushtarak”.
    Gani Kodra nė Gjykatė
    Apologjia e akuzės vazhdon nė gojėn e Gani Kodrės. Ky pranonte “qė nė fillim” se prej kohėsh ishte “anėtar i organizatės antirevolucionare, qė drejtohej nga poliagjenti Mehmet Shehu”, duke zbatuar detyrat qė i kishte vėnė “kryetari”. Apologjia e Kodrės bėhet pastaj teatrale dhe tej mase qesharake. Ai qėndron nė foltoren e gjykimit, lėviz vetėm sytė, pranon para se prokurori tė mbarojė fjalėn se “i pranon plotėsisht tė gjitha akuzat”. Nė rrugėn “armiqėsore” Gani Kodrėn e kishte futur Llambi Peēini, pasi ai i kishte “thėnė” se sa tė kem Mehmet Shehun dhe Kadri Hazbiun, nuk pyes pėr njeri. Mė 1972, Kodra ishte ngarkuar me detyrėn e shoqėruesit tė Mehmet Shehut, kur ky do tė shkonte pėr kurim nė Francė. Kodra e heq veten nė rolin e personit qė kishte mbajtur lidhjet agjenturore midis Mehmetit dhe djalit tė tij, qė ishte me studime nė Suedi. Mirėpo, Ganiu i tregon kėto muhabete me njė naivitet tė theksuar, a thua se bisedonte kryeministri e ministri i Punėve tė brendshme me njė person si ai pėr punė tė mėdha. Por, “porosi agjenturore” kishte marrė edhe nga anėtari tjetėr i organizatės, Feēor Shehu. Kjo ishte porosi e tė vdekurit Mehmet Shehu. Pastaj, ky i fundit sikur ta kishte vėlla, kishte thirrur Gani Kodrėn dhe i kishte thėnė se kishte vendosur ta fejonte Skėnderin me Silva Turdiun, “megjithėse kjo ishte nė kundėrshtim me vijėn e Partisė”. Poliagjenti Mehmet Shehu i kishte dhėnė porosi Ganiut tė ndikonte tek Skėnderi, pėr t’i mbushur mendjen qė tė fejohej me Silva Turdiun. Edhe Feēor Shehu kur ishte nė spital, e kishte pyetur pėr fejesėn dhe Ganiu i kishte thėnė se po bėhej. Feēori sipas Ganiut “kishte mbetur i kėnaqur”. Teatralizimi i Gani Kodrės mbyllej me fjalėt se kėto ishin veprimet, me tė cilat ai u ishte kundėrvėnė “interesave tė atdheut, popullit, e Partisė”, duke shkelur mbi “gjakun e vėllait” pėrfundoi nė njė “spiun”. I mallėngjyer nga kjo apologji, prokurori i Pėrgjithshėm qė pėrfaqėsonte akuzėn, i vė nė dukje trupit gjykues se Gani Kodra kishte kryer detyra tė rėndėsishme nė favor tė “organizatės kundėrrevolucionare, puēiste, komplotiste dhe terroriste”, duke shoqėruar Skėnder Shehun e duke i krijuar kushte Fiqerete Shehut pėr “takime agjenturore”. Procesi vazhdon me situatė humori, kur Llambi Peēini pyet Gani Kodrėn se si e kishte “rekrutuar” dhe ky i fundit thotė “pse me rekrutim klasik kujton ti, me deklarata”. D.m.th Kodra thotė se kishte rekrutuar Llambin, por mbi baza shpirtėrore dhe jo shkresore. Feēor Shehu ndėrhynte duke thėnė se detyra e Kodrės ka qenė sigurimi i udhėheqjes dhe fėmijėve tė tyre. Feēori pohonte se MPB-ja kishte qenė kundėr fejesės sė Skėnderit me Silva Turdiun.
    Dėshmia e Llambi Peēinit
    Llambi Peēini fillon tė japė pohimet e tij, krejt ndryshe nga apologjitė e tė pandehurve tė mėparshėm. Qė nė fillim, Llambi thotė: “Kurrė nuk kam qenė agjent i zbulimeve tė huaja, i ndonjė zbulimi tė huaj apo i ndonjė personi tė veēantė. Kurrė nuk kam qenė armik i Partisė, veēse ushtarak besnik i Partisė dhe i shokut Enver. Unė nė disa procese tė miat kam deklaruar, kam bėrė deponime”.
    Nė fakt, disa deklarime tė Llambit nė Hetuesi ishin bėrė siē dinte tė bėnte hetuesia nė raste tė tilla, pėrdorimin e torturės si mjet detyrues. Fakt interesant ėshtė ai qė jepet rreth mundėsisė sė njė atentati ndaj Sadik Premtes nė Paris. Njoftimi kishte ardhur nga rezidenca e Parisit, shef i sė cilės ishte Llambi. Hetuesia, duke menduar se urdhrin e kishte dhėnė ministri Mehmet Shehu, ka dashur tė implikojė kėta tė dy, Llambin e Mehmetin, sado qė viktima ishte njė figurė e urryer nga regjimi si Sadik Premtja, duke pėrfunduar kėsisoj “agjenturizmin” e dy personave tė sipėrthėnė.
    Nė fakt, pėr kėtė veprim nuk kishte qenė dakord kryekėshilltari sovjetik Gllaskov, pasi atij nė bisedė me Kadri Hazbiun e Zoi Themelin ky veprim i ishte dukur se nxitej nga zbulimi turk. Ndėrsa nė gjyq jepet ideja se Enver Hoxha e kishte ndaluar veprimin si akt terrorist. Llambi nė atė kohė, mė 1951, kishte qenė zėvendėskryetar i degės sė zbulimit. Atentati ishte kryer pa sukses dhe me porosi tė Sigurimit dhe, pėr kėtė shkak, Gllaskovi kishte reaguar. Por, nė sallė Kadri Hazbiu ka pranuar se ka qenė ai qė ka dhėnė urdhėr pėr atentatin ndaj Sadik Premtes. Kjo, sepse ministri Mehmet Shehu nuk ndodhej atė ditė dhe nga Partia kėrkohej ngutėsisht miratimi pėr ekzekutim. Enver Hoxha mė pas ka kritikuar Hazbiun, pasi zbulimi nuk duhej tė merrej me kėto gjėra. Nė atė kohė kishte dal vullnetar njė person i sėmurė me tuberkuloz, qė do e vriste pas disa muajsh. Ai kishte thėnė ta vriste nė Paris Sadik Premten e mė pas tė vdiste nė Shqipėri.
    Llambi nuk pranon ato qė ka vėnė hetuesia nė procesverbalin e pyetjeve tė tij. Hetuesi i kishte treguar incizimet e deponimeve tė Fiqerete Shehu, Skėnder SHehut dhe Gani Kodrės, tė cilat i ishin vendosur “deponimit” tė Llambit. Bėhej fjalė pėr njė deklaratė nė Paris sikur njė person i paraqitur si “mjek” (i agjenturės amerikane) nė vitin 1972 kishte ardhur pėr tė takuar Mehmet Shehun.
    Dėshmia e Tahir Malos
    49-vjeēari Tahir Malo, punonjės i Sigurimit tė Shtetit, thirrej pėr tri ēėshtje: pėr trajtimin e kosovarėve, pėr heqjen e pėrgjimit tė Ambasadės franceze dhe pėr zbuluesin francez, Alen Zherar e, pėr rrjedhojė, pėr Marjeta Shehun, gruan e Bashkim Shehut. Dėshmitari pohonte se nė vitet 1964–1975 ka punuar nė zbulim, nė degėn e veēantė qė merrej me Kosovėn. Me ardhjen e Feēor Shehut nė Ministri, Tahir Malo kishte “konstatuar shkelje”, sepse djem qė vinin nga Kosova nuk trajtoheshin mirė. Pėrmendte rastin e njė malazezi nė origjinė, qė kishte punuar pėr Sigurimin. Kur ai kishte vdekur, kishte shkuar nė varrim gati gjithė udhėheqja e zbulimit. Mirėpo, pak kohė mė pas, djali i tij u propozua tė arrestohej pėr agjitacion e propagandė dhe ashtu u bė. Zbulimi kishte protestuar, por arrestimi kishte ndodhur. I kujtohej njė bashkėpunėtor i Zbulimit nga Kosova me emrin Qazim, me pseudonimin “Mushka”, qė banonte nė Elbasan e punonte nė ndėrtim. Pas disa kombinacionesh ia kishin sjellė familjen kėtu. Dy fėmijėt ia shkolluan nė universitet, njėri u bė mjek e tjetri farmacist. Njė djalė tjetėr, i dėrguar nga “njė organizatė revolucionare” kishte ardhur nė Shqipėri, ishte mbajtur disa kohė nė Gjirokastėr. Mbaroi universitetin, por u dėnua pėr agjitacion e u burgos. Malo pohonte se si Zbulim (Drejtoria e tretė) ata nuk shihnin materiale qė i takonin Drejtorisė sė Parė (Kundėrzbulimi). Edhe pėr riatdhesimet ndaj kosovarėve nuk kishin qenė dakord, por fjala nuk i dėgjohej. “Mund tė ishin vagabondė ata?” – pyet Aranit Ēela. “Jo s’ishin, ata ishin dhe pjesėtarė qė kishin marrė pjesė nė ngjarjet e Kosovės qė ndodhėn” – kthente pėrgjigjen Malo, pa harruar tė shtojė se ishin tė gjithė njerėz qė “ushqenin dashuri pėr Partinė dhe shokun Enver”. Nė lidhje me pėrgjimet e Ambasadės franceze, Malo pohonte se ata kishin kėrkuar njė godinė tjetėr, si dhe rehabilitim tė asaj qė kishin. Pėr kėtė arsye u vunė nė rrezik instalimet me teknikė operative. Feēori kishte dhėnė urdhėr qė teknika tė pėrdorej me shumė kujdes, pasi mund tė zbulohej. Gjatė njė mbledhjeje me kuadrot e Sigurimit, rreth nėntorit 1981, Feēor Shehu kishte marrė nė telefon Mehmet Shehun pėr ēėshtjen e Ambasadės franceze, duke i shfaqur mendimin se tani mund tė zhbllokohej pėrgjimi. Dėshmia e fundit kishte tė bėnte me takimin diku afėr universitetit tė zbuluesit francez me nusen e djalit tė tij, Marjeta Shehun. Kishte ardhur njė raport nga njė zbulues. Feēori ushtroi marrjen e francezit nė gjurmim tė pandėrprerė. Por, zbuluesit kishin arritur tė zbulonin edhe njė takim tjetėr midis dy personave, por kėtė herė nė Durrės, nė det. Njė tjetėr takim ishte fiksuar nė hotel “Tirana”. Pėr Feēor Shehun, ai pohonte se i kishte transmetuar porosinė e Kadri Hazbiut, se me francezėt duhet tė tregonin kujdes, pasi atje shkonte udhėheqja pėr kurim. Feēori pyet dėshmitarin se propozimet pėr arrestime i kishte bėrė ai apo rrethet. Dėshmitari pėrgjigjej se “vinin nga poshtė”, por nė fund firmoseshin nga Feēor Shehu. Ky i fundit kundėrshtonte gjithashtu, duke thėnė se MPB kishte bėrė pėrpjekje tė shumta pėr shkollimin, punėsimin dhe strehimin e kosovarėve qė vinin nė Shqipėri.

    Dėshmitarė nė proces

    Kosta Fili
    Silva Turdiu
    Kreshnik Tartari
    Sotir Josifi
    Dhimitėr Bonata
    Halil Pulaj
    Ndue Gjini
    Isuf Kullolli
    Isa Dervishi
    Veli Llaka
    Misto Theodhori
    Ilir Mancaku
    Medin Ēollaku
    Sotir Zavalani
    Niazi Hoxha
    Nazar Berberi
    Ilo Manushi
    Qemal Skėndo
    Meremet Hila
    Jorgo Kostari
    Fatmir Gjeli
    Bardhyl Ēuēi
    Hasan Caslli
    Sulejman Manoku
    Bukurie Labinoti
    Jorgaq Mihali
    Hasan Flaga
    Mihallaq Bushanaku
    Xhemal Hasa
    Feti Smokthina
    Qemal Gjeli
    Suzana Tafaj
    Shkenca Mėzezi
    Bektash Hanxhari
    Vaskė Koleci
    Vangjel Kote
    Niko Paskali
    Zabit Gjetani
    Zini Muēo
    Ali Ceno
    Turabi Sherifi
    Kozma Moja
    Resul Elmazi
    Esat Mani
    Baki Staria
    Qemal Birēe
    Nazik Tomani
    Rexhem Gremi
    Ramadan Sanēollari
    Kleanthi Andoni
    Ismail Pepaj
    Kopi Niko
    Sebahete Erebara
    Ibrahim Maliqi
    Qemal Xhaferri
    Zoi Themeli
    Zaim Myftari
    Pėllumb Petani
    Janio Miho
    Xhemal Orhani
    Gani Keēi
    Arzen Leskoviku
    Memisha Stafa
    Filat Muēo
    Hysen Gorica
    Pandeli Pano
    Xhevdet Miloti
    Rexhep Kolli
    Dhimitra Jakova
    Vasillaq Kokoneshi
    Dhimitėr Gjino
    Faslli Shahinasi
    Festim Tare
    Refael Qeleshi
    Guri Vantasi
    Shaban Asllani
    Myftar Shahu
    Petraq Papathanasi
    Pilo Shanto
    Zef Ēeli
    Kujtim Rrushi
    Rasim Dedja
    Beqir Ndou
    Jeta Ēeno
    Dhimitėqr Laku
    Qani Tartale
    Hasan Curi
    Ndue Jaku
    Qemal Gegollari
    Arif Llaveshi
    Rruzhdi Dade
    Dasho Kapaj
    Halim Abazi
    Hodo Bega
    Gani Seseri
    Xheladin Seferi
    Niazi Jaho
    Kujtim Jaho

    vijon…

    -----------


    ..

    lemsh i beri shqipot.. Miz Ali nexh hoxha.. per nje b.ith karrike pushteti..

    gjysa tiranes "deshmitar"..

    tmerr..

  17. #77
    AKA-MANO Maska e Maqellarjot
    Anėtarėsuar
    16-06-2011
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    820
    Faleminderit
    11
    11 falenderime nė 8 postime
    Citim Postuar mė parė nga Mina Lexo Postimin
    KADRI HAZBIU, eshte nje emer qe me ngjall nostalgji. Ky person ka qene miku i femijerise time. Familja e tij ka qene model dhe nuk mund te jete model nje familje qe ka te zotin e shtepise kriminel. Kadri Hazbiu, si cdo komunist, ka zbatuar detyren dhe urdherat e dhena nga lart. Te gjithe kemi patur komuniste ne familje dhe , ne mos nena apo babai, ka qene daja, xhaxhai, halla etj. Nen ate regjim na kane rritur,pavaresisht se ne i gjykojme sot. Cfar do te benit ju nese do te ishit Minister? A do te guxonit te kundrshtonit urdherat e Enver Hoxhes, apo do te dorezonit detyren?! Une e them me bindje qe nuk do te benit as njeren dhe as tjetren. Cdo epitet mund t`i vendosesh Kadri Hazbiut por kriminel kurrsesi! Mos ia luani kockat !!!
    Ka pasur shume njerez qe kan kundershtuar urdherat e Enver Hoxhes. Shumica e paguan me jeten e tyre dhe me vuajtje te paimagjinueshme per nje gjysem shekulli. Bile bile ata u egzekutuan vetem sepse guxuan te shkruanin letra Diktatorit. Permbajtja ishte thjesht nje denauncim i mjerimit te jetese mbar te popullsise. Ne kete bot ka njerez te mire, dhe te keqinj, te afte dhe te pa afte, trima dhe frikacak. Kur keta te fundit arrijn te sundojn, jo sepse meritojn , por me ane te poshtersive dhe matrapazlleqeve, bota normale dhe morale permbyset. Ne kete menyre pembyset edhe shoqeria e mirefillt. Ne kete menyre justifikohen edhe pashkpunetoret qe i majten iso elementit kriminel nga frika apo nga ligeshtia. Zbatonin urdherat nuk eshte justifikim per te masakruar njerez te pafajshem.

    Ndersa Komunizmi/Socializmi eshte nje ide, praktike apo jo, e rrealizueshme apo jo, eshte dicka tjeter, Kriminelet jane te gjithe njisoj. Ata shtyen nga instinkte primiteive te kafshes qe nuk di gje tjeter vetem te mbijetoj ne menyrat me primitive. Mos e lidh Komonistin me Kriminelin. Nuk jane sinonime. Fatkeqsisht Kriminelat njerizit me Sadista qe lindi ndo nje here shqiperia kamofluan syneimet et yre vetjake,shtazarake dhe antikombetare, me etiketen e Kumunizmit. Kadri Hazbiu dhe shoket e tij ishin guret qe themeluan diktaturen me absurde dhe gjakatare qe ka njohur ndo nje here evropa. Ai dhe shoket e tij jo vetem qe zbatonin urdherat, por shpiknin menyra torturash nga me cnjerezore, dhe i benin ato me kenaqesi. Ky ishte kapaciteti dhe brumimi i tyre. Perdhunuan dhe helmuan nje popull te tere. E shtremberuan mendjen e njeriut, ndrydhen vlerat dhe moralin, bujarine trimerine e shqiptarit qe dalloheshte nder shekuj, shuajten shpresat dhe shpirtin e njeriut. .

    Shqiptari qe ne shekuj ka qene me krenari, per kontributin e pa konstestueshem, dhe te vazhdueshem, qe ka dhene per perparesimin e jo vetem te ballkanit por te gjithe evropes, sote eshte me i corodituri dhe me i nenvleresuari. Edhe pse jemi ne zemer te everopes sote ndihemi si peshku ne zall, jo vetem ne sy te Evropes por edhe ne sy te fiqinjeve barbar qe akom jetojne me mentalitet mesjetar.

    E gjithe evropa lindore u prek nga komunizmi por asnjera nuk u kantandise ne Mjrerimin dhe nivelin e prapambetur te shqiperise. Komunizmi u perdore si Vegel ne doren e Krimineleve si Enverat, Kadrijet dhe Mehmeteve. Ne fakt nuk duhet te quhet komunizem por Enverizem. Ate semundje qe helmoj shqiperine dhe plaget qe ka lene nuk mund ta quajt Idealizem, sepse nuk ishte i till. Nuk kishte anji vlere, nuk permbante asnji plan konkret per te bere asgje pozitive. Synimi ishte Mireqenja e familjes se tij dhe sigurimi i sundimit ky ishte i gjithe Ideali i Enverit. Nje qenie aliane plotesisht kunder njerezimit te mirefillt.

    Edhe pse une nuk mund te pajtohem kurre me komunizmin eshte turp qe te permendesh ose te krahasosh keta "emra" ne te njejtin fjali me Komunistet e mirefillt qe u vran nga Kiriminelat e lartpermendur thjesht sepse, patriotizmi dhe vlerat e tyre morale ishtin ne kundershtim te plote me mendjen sadiste dhe shpirtin e liget te diktatorit dhe veglave te tije me besnike.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Maqellarjot : 22-08-2011 mė 12:00
    Ne kohe e rrethana kritike, si individi, ashtu edhe nji popull japin proven e forces morale te tyne

  18. #78
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    19,346
    Faleminderit
    25
    21 falenderime nė 14 postime
    maqellar ..

    mir ke folur..

    baron..

    nuk kam pas rast kurre me taku ndonji bllokmen as dje as sot.. pra as skenerin..

    kush na gjen kujtimet e agron cobanit ku mes tjerash flet per kohen kur pergatitej arrestimi i kadriut..

    po cfar del shpesh ne kte dosjen hazbiu..

    qe.. nismat per persekutime e arrestime nuku merreshin ne zyr te kadriut si kryeshef i sigurimit qe ishte.. ..por diku tjater..

    diku ne komitet qendror..

    atje kurdiseshin lojrat.. akuzat.. sinoptikat.. e reprezaljet..

    ..

  19. #79
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-08-2008
    Postime
    1,373
    Faleminderit
    1
    0 falenderime nė 0 postime
    Fjalėt e fundit tė Kadri Hazbiut para pushkatimit

    Argument, Specialee Martė, Gusht 23rd, 2011


    Kadri Hazbiu ishte i ekzekutuari i fundit nga shpura e protagonistėve historikė tė komunizmit shqiptar. Procesi kundėr tij ėshtė ndėr mė tė bujshmit e epokės sė diktaturės jo vetėm pėr numrin e madh tė tė dėnuarve, por edhe pėr cilėsitė e veēanta tė tyre si ish-funksionarė tė lartė tė Policisė Sekrete.Pėrtej kėtij konstatimi, studiuesi Kastriot Dervishi, autori i librit “Kadri Hazbiu, krimet dhe vrasja e tij”, ofron njė qasje tjetėr mbi tė veēantėn e procesit kundėr ministrit mė jetėgjatė tė Ministrisė sė Brendshme. “Nė kryqėzatėn e radhės kundėr Hazbiut, shprehet Dervishi, regjimi nė njė farė mėnyre bėri gjyqin e krimeve tė tij”. Pėr tė, me fajet qė i adresoheshin ish-kreut tė Policisė Sekrete, mund tė shkonte nė burg gjithė lidershipi komunist, madje edhe vetė shefi i regjimit. Enver Hoxha ishte personi mė i pėrshtatshėm pėr t’u akuzuar pėr lidhjet me Jugosllavinė, pėr miratimin e traktatit ekonomik, pėr rrėnimin e tregut, pėr bashkimin doganor, pėr unifikimin e monedhės, pėr likuidimin e PKSH-sė dhe bashkimin e saj me Partinė Komuniste Jugosllave, pėr dashurinė dhe divorcin me Moskėn, pėr vėnien e strukturave shtetėrore nė duart e KGB-sė, pėr nxjerrjen e ēdo sekreti shtetėror jashtė vendit, pėr keqtrajtimin e kosovarėve tė ardhur ilegalisht etj. Nė njė intervistė pėr “Panorama”, studiuesi Dervishi shpjegon ēfarė ngelet pa zbuluar nga dosja Hazbiu, deri ku shkon zbardhja e presekutimit komunist nė kėtė proces, ēfarė mbetet e dyshimtė, cili ka qenė roli i Ramiz Alisė nė kryqėzimin e krerėve tė Sigurimit dhe ēfarė ka pėrcaktuar eliminimi i Hazbiut dhe tė tjerėve nė ngjitjen e Alisė nė majė tė kupolės komuniste…
    Zoti Kastriot! Nė librin tuaj “Kadri Hazbiu, krimet dhe vrasja e tij” pėrmenden me dhjetėra tė dėnuar ish-funksionarė tė lartė tė Sigurimit tė Shtetit, aq sa tė krijohet pėshtypja se procesi ka vėnė nė bangėn e tė akuzuarve vetė shėrbimin e fshehtė. A qėndron njė konsideratė e tillė?

    Kastriot Dervishi duke folur pėr “Panorama”
    Pak a shumė njė pėshtypje e tillė qėndron, por ēėshtja ėshtė shumė mė komplekse. Ajo ka tė bėjė jo vetėm me mėnyrėn si ka funksionuar Policia Sekrete, por edhe me cilėsitė politike tė njerėzve qė e kanė kryesuar atė nė vite. Nėse do tė bėnim njė kujtesė tė atyre qė kanė drejtuar Ministrinė e Punėve tė Brendshme nė kohėn e diktaturės (1944–1991), do pėrmblidhnim emrat e Haxhi Lleshit, Koēi Xoxes, Nesti Kerenxhit, Mehmet Shehut, Kadri Hazbit, Feēor Shehut, Hekuran Isait dhe Simon Stefanit. Sakaq, nėnministrat, personat qė kanė kryesuar mė jetėgjatėsisht drejtoritė e Sigurimit janė Mihallaq Ziēishti dhe Feēor Shehu. Nė linjė shtetėrore aktiviteti i Ministrisė kontrollohej nga Kryeministri dhe zėvendėskryeministri i parė. Nė linjė partie nga Sekretariati i K.Q tė Partisė, sekretari qė mbulonte Sigurimin dhe normalisht nga sekretari i Parė i Partisė. Nė aparatin e KQ ekzistonte ndėrkaq Sektori i Punėve tė Brendshme. Aktiviteti i MPB-sė dhe veēmas i drejtorive tė Sigurimit, mbėshtetej mbi platformat e miratuara nga Byroja Politike dhe leximi i tyre ishte i kufizuar pėr korpusin e kuadrove drejtues. Nė kėtė vėshtrim, gjatė tėrė kohės sigurimi ka qėnė i monitoruar nga strukturat partiake, pėr tė cilat nuk kishte kurrfarė sekreti. Pra, ēdo mangėsi e praktikė e gabuar, sė pari ishte pėrgjegjėsi e komandės politike tė shėrbimit. Pastaj, mėnyra si operoi regjimi pėr tė kryqėzuar krerėt e policisė sekrete nė vite, ishte njė metamorfozė mė vete…
    Pėrtej kėtij vėshtrimi mbi organizimin e shėrbimit sekret dhe hierarkisė sė tij, diēka mė konkrete pėr rastin e dėnimit tė Hazbiut, ministrit mė jetgjatė tė Sigurimit tė Shtetit. Si u ngrit gjithė ajo superstrukturė kundėr tij?
    Pėrballja e Kadri Hazbiut me hetuesinė dhe trupin gjykues, ka qėnė procesi mė i bujshėm i diktaturės. Zbardhja nė seancat maratonė tė tij, shkon deri aty sa kanė pranuar tė flasin protagonistėt e pamanipuluar prej hetuesisė, si Kadri Hazbiu, Feēor Shehu, Llambi Peēini dhe dėshmitarėt e thirrur pėr tė dėshmuar kundėr apo rreth tyre. Ajo qė mund tė thuhet ėshtė se informacioni ėshtė i larmishėm, i dhėnė i drejtpėrdrejtė ose diagonal, sipas raportit qė ka krijuar e vėrteta me kombinacionet e hetuesisė.
    Pėr herė tė parė nė librin tuaj pėr gjyqin e Kadri Hazbiut, pėrmendet gjykata speciale e ngritur nė Ministrinė e Brendshme…
    Nė fakt, duket sikur kjo gjykatė ėshtė ngritur nga Ministria e Brendshme, por nuk ėshtė e vėrtetė. Po t’u referohemi shembujve e ngjarjeve tė zbardhura nė kėtė proces, del nė pah roli pėrcaktues i Partisė nė morinė e krimeve, vrasjeve pa gjyq, por edhe nė krijimin dhe funksionimin e Gjykatės Speciale. Kishte qenė vetė kryeministri Enver Hoxha i cili mė 1949 kishte propozuar dekretin pėr ngritjen e kėsaj gjykate, ndėrkohė qė nė procesin e vitit ’83 akuzonte Kadri Hazbiun pėr ngritjen e saj. Pra, Gjykata Speciale ka qėnė njė krijesė e vetė diktatorit dhe ka funksionuar fund e krye sipas orientimeve tė tij.
    Mė nė fund, hulumtimet tuaja zbardhin pėrfundimisht misterin e ēėshtjes sė Teme Sejkos. A ka diēka tjetėr tė pazbuluar mbi fatin e ish-admiralit tė Flotės, tė dėnuar pėr tradhti?

    PROKURORI I PERGJITHSHEM RRAPI MINO, NE GJYQIN E HAZBIUT
    Ėshtė e vėrtetė qė me hulumtimet e zbardhura nė librin pėr gjyqin e Kadri Hazbiut, hidhet dritė nė shumė nga misteret e panjohura tė dosjes sė Teme Sejkos. Ēėshtja e Teme Sejkos ėshtė njė prej ēėshtjeve kryesore qė ka marrė zgjidhje nė studimin tim. Mendoj se kėtu ka njė aspekt qė dua tė ndalem pak. Ēėshtja ėshtė ngritur si kombinacion hetimor. Pra, ideja fillestare e hetimit ka qenė qė Teme Sejko tė dalė si i arratisur nga Shqipėria, si person qė u ishte dorėzuar sovjetikėve nga Kadri Hazbiu. Pra, si person qė nuk kishte vdekur. Nė Hetuesi, Mihallaq Ziēishti vihet nė funksion tė kombinacionit hetimor, duke firmosur kėtė variant. Mirėpo, tė pyetur veē e veē, tė gjithė pjesėmarrėsit nė krimin ndaj Teme Sejkos dėshmonin atė qė i kishin bėrė para se tė vritej barbarisht. Nga shikimi nė tėrėsi i pohimeve nuk kishte dyshime se Teme Sejko ishte vrarė dhe ishte varrosur nė Linzė. Mirėpo, gjatė gjykimit ky fakt (i varrosjes nė Linzė) nuk del fare. Aksidentalisht pra, hetuesia ka lėnė nė dosje dėshmitė e personave qė rrėfyen fatin e keq tė Teme Sejkos. E njėjta logjikė ka funksionuar edhe nė rastin e Kosta Filit. Ky ishte njė zbulues grek, (qė bėri 28 vjet burg nė Shqipėri), i arrestuar gjatė njė misioni zbulimi (nė gjuhėn komuniste quhen “diversantė”). Kosta Fili qė gjithė jetėn nė burgje e kaloi me brengėn e moskuptimit se si u arrestua, pranon me pohimet e tij nė gjyqin e Hazbiut, rreth 20 vjet mė vonė, se kishte dėshmuar kundėr Teme Sejkos sipas legjendės sė diktuar nga sigurimi. Ishte kjo dėshmi qė e implikonte Teme Sejkon nė veprimtari agjenturore, e cila e shpėtoi Filin nga dėnimin me vdekje. Sakaq, nė lidhje me kėtė ēėshtje, siē rezulton nga dosja operative e pėrpunimit 2A tė Teme Sejkos, nuk ka asnjė element qė mund tė justifikonte arrestimin apo dėnimin e tij. E pra pėr arrestimin e Temes kishte vendosur Enver Hoxha, i cili mė 1982 thoshte se “nuk e mbante mend” tė kishte ndodhur kėshtu(!).
    Procesi i hetimit dhe gjyqi i Kadri Hazbiut ėshtė zhvilluar nė mjediset e burgut 313. Si ndiqej nga lidershipi komunist ecuria e tyre?
    Sė pari duhet sqaruar qė procesi ndaj Hazbiut drejtohej nga Ministria e Punėve tė Brendshme. Akoma hetuesit ishin pjesė e kėsaj ministrie. Pėrgjigjes i grupit tė hetimit ishte ministri i Punėve tė Brendshme, Hekuran Isai. Ky i fundit merrte pjesė vetė nė hetimet qė zhvilloheshin nė burgun 313. Pėrderisa hetimi kishte rėndėsi tė madhe, ministri dėgjonte, pyeste, sugjestiononte dhe nė fund me dorė dhe me shkelma godiste tė pandehurit ku tė mundte. E pasi ai “lodhej”, “punėn” e vazhdonin ata qė e kishin pėr zanat apo ndihmėsit mė tė afėrt. Nė darkė, ēdo ēėshtje rreth hetimit i raportohej Enver Hoxhės ose zėvendėsit tė tij.
    Cili ka qenė roli i Ramiz Alisė nė kryqėzimin e krerėve tė Sigurimit dhe ēfarė ka pėrcaktuar eleminimi i Hazbiut dhe tė tjerėve nė ngjitjen e Alisė nė majė tė kupolės komuniste?
    Procesi ndaj Hazbiut u bė pėr garantimin e sigurt tė pasardhėsit tė Hoxhės, Ramiz Alisė. Nė mjedise intime, Alia shprehej me kėnaqėsi se e kishte mundur “gjymin e zi” (siē e quante rėndom nė mjedise tė ngushta Kadri Hazbiun). Hazbiu sė bashku me Alinė kishin qenė njerėzit qė e kishin sulmuar me fort Mehmet Shehun nė dhjetor 1981. Asokohe flitej se Hazbiu mund tė bėhej kryeministėr, gjė qė nuk ndodhi. Eliminimi i tij dhe njerėzve tė tjetė, nė fakt rritėn garancinė dhe forcuan mė shumė pushtetin e Ramiz Alisė. Ministria e Punėve tė Brendshme e kohės sė Hekuran Isait dhe Simon Stefanit, ndryshonte nga ajo e Kadri Hazbiut, jo pėr besnikėri ndaj regjimit, por nė raportet e reja me Ramiz Alinė.
    Procesi ndaj Hazbiut nė njė farė mėnyre shpalos apologjinė e krimit tė diktaturės nė tėrė historinė e saj. Deri ku shkon zbardhja e persekutimit komunist nė tė dhe ēfarė mendoni se mbetet e dyshimtė dhe ende e pa zbuluar?
    Pėr fajet qė u akuzua Hazbiu meritonte tė shkonte nė burg dhe tė ekzekutohej gjithė udhėheqja komuniste e kohės. Nėse do kishte person mė tė pėrshtatshėm pėr ta akuzuar pėr lidhjet me Jugosllavinė, pėr traktatin ekonomik, pėr rrėnimin e tregut, pėr bashkimin doganor, pėr unifikimin e monedhės, pėr likuidimin e PKSH-sė dhe bashkimin e saj me Partinė Komuniste Jugosllave, etj, ky do ishte Enver Hoxha. Nėse do kishte person mė tė pėrshtatshėm pėr ta akuzuar pėr lidhjet me Bashkimin Sovjetik, pėr nxjerrjen e valutės jashtė vendit, pėr vėnien e gjithė strukturave shtetėrore nė duart e Moskės, pėr nxjerrjen e ēdo sekreti shtetėror jashtė vendit, ky do ishte Enver Hoxha. Nė librin tim pėr procesin Hazbiu, besoj se ėshtė shpjeguar nė hapėsirė kronologjike pse ndodhėn ngjarjet nė vitet 1982 – 1983, si nisi ēėshtja “Hazbiu”, si u trajtua ajo dhe si pėrfundoi nė luginėn e Linzės nė Dajt. Nuk besoj se ngelet gjė tjetėr pėr tė zbuluar rreth tyre, ndėrsa ēėshtje tė tjera nė lidhje me diktaturėn ngelen gjithnjė pėr t’u plotėsuar.
    Pėr shumkėnd nga bashkėkohėsit ka mbetur enigmė fakti si e sakrifikoi Enveri njeriun mė besnik qė i besoi kreun e Sigurimit tė Shtetit pėr shumė vite?
    Duke iu nėnshtruar pėrvojės sovjetike, Enver Hoxha, pėrdori tė njėjtėn teknologji me armėn e Sigurimit. Me drejtuesit e armės pėrdori standardin e “limonit tė shtrydhur”, atė tė vėnies nė shėrbim, tė shfrytėzimit e mė pas tė flakjes. Jo pak herė mund tė kujtohen fjalimet entuziaste tė Hoxhės pėr “syrin vigjilent”, “armėn e dashur tė partisė e tė popullit”, “shpatėn e revolucionit”, “armėn e diktaturės sė proletariatit”, etj. Pėr Enver Hoxhėn Sigurimi ishte arma e specializuar pėr zhvillimin e luftės sė klasave. Mirėpo nė momente historike, kthesash tė imponuara nga jashtė apo tė nxitura nga zhvillimet e brendshme, vetė Hoxha godiste Sigurimin pėr paaftėsi zbuluese. Nėse mė parė deklaronte kontrollin e partisė mbi Sigurimin, mė 1982 nė kuadrin e “tablosė sinoptike”, deklaronte se Sigurimi nuk i kishte zbuluar komplotet brenda gjirit tė partisė. Vetė Hoxha merrte rolin e njė agjencie zbuluese. Ajo qė duhet vėnė nė dukje ėshtė fakti se tė gjithė tė akuzuarit si “pjesėtarė tė organizatės kundėrrevolucionare” tė krijuar nė vitin 1942 me “kryetar” Mehmet Shehun dhe anėtar tė tjerėt, ishin deri nė fund tė jetės sė tyre, adhurues tė shefit tė regjmit. Nėse do shikosh sot tė duket vėrtet qesharake se si paska ekzistuar njė organizatė kundėrrevolucionare qysh nga viti 1942, e cila nuk ka vepruar fare dhe zbulohet rastėsisht nė vitin 1982(!).
    Pra Hazbiu e tė tjerėt ishin thjesht viktima tė teknologjisė sė krimit tė huazuar nga pėrvoja staliniste…
    Procesi ndaj Kadri Hazbiut mbylli njė epokė tė krimit komunist dhe nga ana tjetėr justifikoi veprimin qė ishte marrė ndaj goditjes sė njeriut mė tė afėrt tė Hoxhės, Mehmet Shehut. Akuzat me tė cilat ėshtė akuzuar Kadri Hazbiu, kanė qenė nė fakt norma, praktika dhe gjėra tė pėrbashkėta tė pushtetit komunist. Por sipas teknologjisė sė shefit tė regjimit, gjithnjė meritat ishin “pronė” e tij, ndėrsa dėshtimet i faturoheshin tė kryqėzuarit tė radhės. Diskutimi zgjatej pa fund rreth njė argumenti dhe nė fund i akuzuari qė gjithnjė mbetej fajtor, pėrjashtohej nga partia, arrestohej dhe pėrfundonte pėrballė skuadrės sė pushkatimit. Pėrfundimisht, protagonisti kryesor i diktaturės komuniste, i hakmarrjes primitive e personale, arkitekti i strukturave dhe normave antinjerėzore, ideatori i luftės sė klasave, pėr deformimin e njeriut, pėr varfėrinė mesjetare, ishte Enver Hoxha.
    Procesi me numrin mė tė madh tė dėshmitarėve
    Procesi ndaj Kadri Hazbiut dhe krerėve tė tjerė tė Sigurimit tė Shtetit ka qėnė procesi me numrin mė tė madh tė dėshmitarėve. Mbi 250 syresh tė pėrzgjedhur nga drejtuesit e Policisė Sekrete dhe grupi i hetuesve tė caktuar pėr ēėshtjen nė ngarkim tė pjesėtarėve tė “organizatės antirevolucionare”, kanė ardhur nga vise tė skajshme dhe kanė pohuar njeri pas tjetrit mbi fajėsinė e tė pandehurve. Mjaft prej tyre, pas ekzekutimit tė Hazbiut, janė shpėrblyer nė mėnyra tė ndryshme. Pjesa e dėshmitarėve nga radhėt e ushtarakėve janė katapultuar me detyra tė rėndėsishme nė Ministrinė e Mbrojtjes dhe atė tė Brendshme. Tė tjerė janė mjaftuar me dekorimet e radhės, ndonjė burs pėr fėmijėt apo me marrjen e njė banese jashtė radhe.
    Ka qėnė mesnata e 9 shtatorit 1983 kur Kadri Hazbiu dhe tė dėnuarit e tjerė shkuan para skuadrės sė pushkatimit, diku nė shpatet e kodrave tė Linzės. Sė paku kėshtu e ka dokumentuar nė dosjen pėrkatėse shpura e tė besuarve pėr zbatimin e vendimit tė Gjykatės sė Lartė. Procesverbali pėr ekzekutimin e Kadri Hazbiut, Feēor Shehut, Llambi Peēinit e Llambi Ziēishtit mban firmėn e Rrapi Minos, Zylyftar Ramizit, Agron Tafės, Afuz Muratit, Nevzat Viganit dhe Nikolla Shkurti. Po ēfarė pohojnė nėnshkruesit e kėtij dokumenti gjithsesi zyrtar?
    Dokumenti
    (Procesverbal pėr ekzekutimin e vendimit tė Gjykatės sė Lartė)
    Presidiumi i Kuvendit Popullor i RPSSH-sė, me shkresėn nr.1582/1, datė 9 shtator 1983, nuk ua fali jetėn tė dėnuarve: Kadri Hazbiu, Feēor Shehu, Llambi Peēini dhe Llambi Ziēishti. Tė dėnuarit mbasi u ēuan nė vendin e ekzekutimit, u njoftuan nga prokurori i Pėrgjithshėm se Presidiumi i Kuvendit Popullor ua refuzoi kėrkesėn pėr falje. Tė dėnuarit Kadri Hazbiu dhe Feēor Shehu u shprehėn se janė tė pafajshėm, kurse tė dėnuarit Llambi Peēini dhe Llambi Ziēishti nuk thanė gjė. Mbas kėtij veprimi, nė ora 24.00 tė datės 9 shtator 1983 u krye ekzekutimi me pushkatim pėr tė dėnuarit Kadri Hazbiu, Feēor Shehu, Llambi Peēini dhe Llambi Ziēishti. Nė ekzekutimin e vendimit me vdekje morėn pjesė prokurori i Pėrgjithshėm, shoku Rrapi Mino, zėvendėsministrat e Punėve tė Brendshme Zylyftar Ramizi dhe Agron Tafa, sekretar (oficer) Afuz Murati, mjeku Nevzat Vigani dhe oficer Nikolla Shkurti.
    Pohime tė tjera
    Pavarėsisht tekstit qė pėrmban dokumenti pėr epilogun e procesit “Hazbiu”, nga dėshmitarė tė ngjarjes kanė qarkulluar zėra qė e kundėrshtojnė, sė paku pjesėrisht versionin e nėnshkruar sipas rregullit tė detyrės. Ka pohime nga ish- gardianė tė burgut 313, sipas tė cilave Kadri Hazbiun, ministri mė jetėgjatė tė ministrisė sė Brendėshme, nė vendin e ekzekutimit, e kanė ēuar tė vdekur. Ka ndėr ta qė thonė se Hazbiu ka ndėrruar jetė nga torturat, por ka tė tjerė qė pohojnė se ekzekutimi i tij ėshtė bėrė fshehurazi nė qeli nga njėri prej krerėve tė Sigurimit, pėr tė shmangur pėshtjellimin nė radhėt e efektivave tė emėruar dikur nga Kadri Hazbiu e tė urdhėruara sė fundi pėr tė ekzekutuar atė. Sidoqoftė, mėnyra si u eliminua ish-ministri historik i Sigurimit tė Shtetit, ka qenė njė nga ngjarjet mė tė mistershme tė regjimit tė diktaturės komuniste.
    Argumenta e kundėrshti
    Pjesa qė mbėshtet variantin zyrtar tė ekzekutimit tė Hazbiut nga skuadra e pushkatimit nė Linxė, ndėr tė tjera sjell pėr argument njė gjurmė plumbi pas kokės. Tė tjerėt e vlerėsojnė kėtė njė alibi dhe kėmbėngulin nė opsionin e tyre. Pėr ta, fakti qė pjesėtarė tė skuadrės sė pushkatimit, si rrallėherė tjetėr, kanė qėnė vetė krerėt e Sigurimit tė Shtetit tė kryesuar nga kryeprokurori, hedh dritė nė pasaktėsinė e dokumentit pėr ekzekutimin e Hazbiut. Ndėrkaq, ka dėshmitarė tė tjerė qė pohojnė se gjatė ekzaminimit tė eshtrave tė ish-ministrit nė vitin 2000, janė konstatuar gjurmė tė plumbave nė shpinė dhe nė pjesėn e mbrapme tė kėmbėve. Njė ish-guardian i burgut 313 e lidh misterin e vrasjes me vizitėn e beftė tė njėrit prej zevėndėsministrave tė Brendshėm nė qelinė e Hazbiut mesnatėn e 8 shtatorit, kur kishte mbėrritur urdhri i Hekuran Isait pėr zbatimin e vendimit tė Gjykatės sė Lartė. Nė pėrgjigje tė interesimit tė gazetės, nėnshkruesit e dokumentit tė ekzekutimit qė jetojnė, hezitojnė tė flasin, duke na kujtuar arkivat dhe dokumentat e kohės(!)

    AFRIM IMAJ

  20. #80
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    19,346
    Faleminderit
    25
    21 falenderime nė 14 postime
    Ylli Polovina: Mehmet Shehu ishte i dėnuar me vdekje
    Kulture, Speciale e Martė, Gusht 23rd, 2011

    Mehmet shehu dhe enver hoxha
    Ndėrsa tė gjithė rendin pas argumenteve me “i the – tė thashė”, ai del pėrmbi to pėr tė treguar pėrplasje tė mėdha.Kur dėgjon titullin “Amerika, Mehmet Shehu dhe Ramiz Alia”, menjėherė tė shkon mendja tek ndonjė nga ato hulumtimet agjenturore, por emri i autorit tė thotė krejt gjė tjetėr. Cilado qoftė tematika, Ylli Polovina pėrpiqet ta ngrejė mbi rrėfimin e rėndomtė, herė-herė tė pavėrtetė, pėr tė sjellė jo vetėm materiale e fakte, por edhe t’i hyjė njė analize bindėse. Nė 240 faqe libėr, me njė stil tė kėndshėm, gati letrar, nuk tregohen vetėm 27 ditė nga jeta e ish-kryeministrit shqiptar: udhėtimi drejt Amerikės nė bordin e transoqeanikut “Queen Elisabeth” dhe 21 ditėt nė Ne—ė York, ku kryesonte delegacionin shqiptar nė Sesionin XV tė Kombeve tė Bashkuara. Ky udhėtim dhe gjithė historia qė u ngrit mbi tė shėrben pėr tė kuptuar si funksiononte mekanizmi i diktaturės. Nė njė farė mėnyre Polovina e ka “pėrdorur” Mehmet Shehun, pėr tė na thėnė ca tė vėrteta mė tė mėdha se “ēėshtja Shehu”. Nė njė intervistė Polovina na tregon pėr librin, ē’e shtyu, sa e vėshtirė qe tė mblidhte faktet, si i gjeti arkivat shqiptarė dhe, duke dalė pėrtej asaj ēka ka thėnė nė libėr, na zbulon se ish-kryeministri ishte “dėnuar prej kohėsh me dėnimin me vdekje”. Ai kurrsesi nuk duhet tė ishte pasardhėsi i Enver Hoxhės.
    Z. Polovina, nė njė kohė kur tregut tė botimeve i shtohet ēdo ditė njė libėr mbi agjentura e “fakte” nga vitet e diktaturės, ju vini me njė tjetėr libėr nė kėtė temė. Ē’ju shtyu?


    Ylli Polovina
    E kundėrta e asaj qė parashtroni ju. Libri im i fundit, “Amerika, Mehmet Shehu dhe Ramiz Alia”, rrėfimin nga kėndi agjenturor, pra luftėn midis spiunazheve tė huaja nė Tiranėn e kohės sė diktaturės enveriane, e ka anashkaluar. Ndryshe nė dyqind e dyzet faqet e tij do tė kishit lexuar pėr funksionarė shumė tė lartė nė tė dikurshmin Komitet Qendror, tė cilėt kanė qenė rezidentė tė zbulimit sovjetik dhe kanė komanduar krerė tė regjimit e madje politika reale. Po ashtu do tė kishit ndeshur rreshta tė shumtė mbi ēėshtjen ende konspirative tė “Luftės mes Pesė Yjeve” ose e treguar me pak fjalė se si tre breza agjentėsh sovjetikė nė disa nga pikat kyēe tė Shqipėrisė sė para vitit 1990, pėr tė fituar maksimumin e fshehtėsisė dhe tė mbijetesės, kanė likuiduar fizikisht njėri-tjetrin. Po tė pėlqeja kėtė kėndvėshtrim, do t’i bija edhe mė shkurt: do ta pranoja e pėrshkruaja Mehmet Shehun si agjent tė vjetėr tė anglo-amerikanėve dhe Ramiz Alinė si tė specializuar gjatė studimeve politike nė Moskė, nė vitet pesėdhjetė tė shekullit tė shkuar, edhe pėr zbulim nė favor tė sovjetikėve. Kėshtu do tė mė jepej dorė ta shpjegoja rivalitetin mes tyre edhe si kacafytje ndėrmjet Shteteve tė Bashkuara dhe BRSS-sė pėr tė mbajtur nėn kontroll Shqipėrinė. Po tė ndodhte qė adhuroja subjektet dhe variantet konspirative tė ngjarjeve tė rėndėsishme historike tė vendit, do tė ndiqja nga pas fare lehtėsisht edhe njė dėshmi tė vetė njėrit prej djemve tė Enver Hoxhės, i cili tė ėmės, Nexhmijes, i ka bėrė kėrkesė publike tė pranojė se ka qenė e Moskės. Ēdo autor e ka tė ligjshme tė shkruajė edhe kėshtu, madje libra tė tillė kanė sukses tė madh nė treg. Thjesht unė thashė se nuk pėlqej dhe kurrė nuk do tė merrem me stile tė tilla krijimtarie dhe protagonizmi letrar.
    Kur ju bėra pyetjen kisha parasysh njė tekst hyrės qė keni vendosur nė libėr. Ai, fjalė pėr fjalė thotė “Duke sjellė njė sasi tė madhe dokumentesh arkivore tė papublikuara ndonjėherė, nė mėnyrė tė veēantė pėr udhėtimin e Mehmet Shehut nė vjeshtė tė vitit 1960, me transoqeanikun britanik “Queen Elisabeth” pėr nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe pastaj 21 ditėt e qėndrimit tė tij nė Nju Jork, i mbetet lexuesit tė gjykojė nėse ajo qė ndodhi mė pas me kryeministrin shqiptar ishte pasojė e njė lufte tė brendshme pushteti apo pjesė e njė beteje tė gjatė agjenturash tė huaja”.
    Mė duket se kėtu ėshtė fare e qartė. Nė kėtė libėr me ngjarje shumė tė ndėrlikuara dhe tė ndikuara nga dhjetėra faktorė nuk prirem prej asnjė dėshire qė nėpėrmjet tij tė influencoj drejt pėr sė drejti nė gjykimin e lexuesit, ēfarė do tė ngjante me siguri po ta nisja e pėrfundoja atė me objektiv ta dėshmoja si luftė pėr pushtet apo tėrėsisht si pėrleshje spiunėsh. Nė tė gjithė krijimtarinė time tė botuar nė shqip apo nė italisht (siē janė “Homo Balkanicus”, “Rai & Albania” apo njė i tretė qė del nė fund tė kėsaj vjeshte) kam rrėfyer pjesė tė veēanta, shumica tė panjohura ose tė zbuluara pak apo shtrembėr, tė historisė sonė. Nėse njė subjekt nuk pėrfshin kėtė rrethanė, pra tė bartė tek lexuesi fragmente tė rėndėsishme tė historisė kombėtare, sado joshės tė jetė ai nė elementė tė tjerė, ngjarje triller apo me nė qendėr personazhe tė rėndėsishėm publikė, ai prej meje nuk pėrzgjidhet. Tek “Amerika, Mehmet Shehu dhe Ramiz Alia” koha e veprimit tė ngjarjeve shtrihet nga njėzet e shtatė ditė intensive, qė pėrbėjnė bėrthamėn e tij, magmėn (gjashtė janė udhėtimi i kryeministrit shqiptar me vaporin “Queen Elizabeth” dhe njėzet e njė qėndrimi nė Nju Jork), deri pothuaj nė dyzet e pesė vite. Nė kėtė pėrmasė pėrfshihet diktatura dhe njė dekadė e gjysmė nga pluralizmi. Por po e qartėsoj mė profesionalisht: subjekti i librit ka njė kohė tė vendosur nė tre rrathė tė ngėrthyer me njėri-tjetrin. Nė tė parin si pikė fillimi ėshtė viti 1959, periudhė e pėrkeqėsimit tė shpejtė tė marrėdhėnieve mes Tiranės dhe Moskės dhe ku sovjetikėt pėrpiqen ta pėrdorin Shqipėrinė si bazė tė Traktatit tė Varshavės kundėr NATO-s dhe, kur nė Tiranė, nėn presionin e KGB-sė, fabrikohet grupi ēam i Teme Sejkos me legjendėn e njė sulmi tė kombinuar mbi vendin tonė tė Flotės sė gjashtė Amerikane. Ky rreth i parė mbyllet nė vitin dymijė, kur dy djemtė e mbetur tė Mehmet Shehut gjejnė mė nė fund eshtrat e tė atit, hedhur nė njė varr anonim. Rrethi i dytė i lėvizjes sė kohės nė libėr pėrfshin gjysmėn e dytė tė vitit 1960 (nis nė korrik) dhe pėrfundon nė nėntor 1986. Ato fillojnė me pėrgatitjet e Mehmet Shehut pėr tė shkuar nė Nju Jork dhe nė sfond tė Hysni Kapos nė njė takim pėrgatitor tė partive komuniste nė Bukuresht. Mbyllen me tė quajturin Kongres i Vazhdimėsisė, ku Ramiz Alia, ndėrsa Perėndimi priste ndryshimin apo tė paktėn liberalizimin e kursit politik, e nisi leximin e raportit tė tij me akuzėn e njohur tė Hoxhės se Mehmet Shehu qe njė armik i betuar i Partisė dhe i popullit, si edhe njė poliagjent nė shėrbim tė tė huajve. Rrethi i tretė i zhvillimit tė ngjarjeve dhe mė kryesori pėrfshin periudhėn nga 12 shtatori deri nė 22 tetor 1960, koha e udhėtimit tė Shehut pėr nė Nju Jork dhe kthimi prej tij. Ato kanė tė bėjnė me nisjen nga Aeroporti i Rinasit, hyrja nė Itali, udhėtimi nga Roma nė Paris, prej kėtu, nė 14 shtator nė portin detar francez tė Sherburgut dhe nisja me anijen oqeanike “Queen Elizabeth”. Pastaj vijojnė tė treguara hollėsisht, njė pėr njė, qė prej 20 shtatorit deri nė 12 tetor, tė gjitha ditėt e kryeministrit shqiptar nė qytetin e madh, ku kishte shkuar pėr tė marrė pjesė nė Sesionin XV tė Kombeve tė Bashkuara. Mė shkurt pėrshkruhet rruga e tij e kthimit, derisa mė 22 tetor avioni qeveritar shqiptar e mori nga Aeroporti i Barit dhe e uli nė Rinas.
    Atėherė ju Mehmet Shehun e keni zgjedhur jo pėr t’u pėrqendruar tek ai…
    E zgjodha pėr t’u pėrqendruar tek historia, tek pėrpjekja pėr ta sjellė kėtė pjesė tė anashkaluar nė kujtesėn kombėtare. Mes dhjetėra personazheve qė ka libri, nga Ramiz Alia, Reiz Malile, Enver Hoxha e deri tek Nikita Hrushovi, Josif Bros Tito, Vladislav Gomulka, Antonin Novotni, George Dezhi, Janosh Kadari, Teodor Zhivkovi apo Fidel Kastro dhe presidenti amerikan Ajzenauer, Mehmet Shehu vėrtet ka tepėr dukshėm vendin e parė. Por kėtė status nė libėr ia kam dhėnė, sepse jeta dhe fati i tij mė ndihmojnė tė depėrtoj e dėshmoj pėr pjesė tė pashkruara tė historisė sonė apo me forcėn e pushtetit politik tė manipuluar. Ndėrkohė, nuk pėlqej tė jem as “mehmetolog”, pasion ky dhe po aq virus i pėrhapur shumė sė fundi mes nesh. “Mehmetologjia” tashmė ėshtė shndėrruar nė letėrsi bulevardeske. Ajo po kėrkon spektaklin, rėnien nė sy tė vetė autorėve, shumė prej tė cilėve, pa hyrė nė asnjė arkiv e pa kryer fare punė studiuese, siē ėshtė e detyrueshme pėr ēdo ngjarje dhe figurė historike, jo vetėm nuk po kthjellojnė, por po i turbullojnė tė gjitha gjurmėt akoma tė mbetura nga e vėrteta. Kėta “mehmetologė” janė bėrė shitės e blerės tė thashethemeve “gota e zhdukur nga komodina” apo “tuneli i nėndheshėm”. Libri im nuk ka ndonjė merak nė “e vranė” apo “u vetėvra” Shehu. Ai shkon pėrtej, tek mesazhi pėr njė shoqėri si jona qė duhet tė ndėrtojė njė tė ardhme tė ēliruar nga imponimi i gėnjeshtrės dhe i dezinformimit. Ai merret me ndriēimin e njėrės prej intrigave politike mė tė mėdha nė jetėn e shtetit tonė, tė asaj qė ka mbetur me emrin bombastik dhe po aq djallėzor “Tabloja sinoptike”. Deshifrimi i saj zbulon para lexuesit si veproi jo vetėm mekanizmi i akuzės sė Hoxhės se Mehmet Shehu qe njė poliagjent, por si funksiononte ai shtet, i cili mbante emrin e dėlirė si mė i drejti dhe mė i pafajshmi nė botė e ndėrkohė qe mjaft kriminal. Do tė mjaftonte si dėshmi edhe ajo qė ndodhi nga viti 1973 (kohė kur Enver Hoxha kaloi njė infarkt tė rėndė dhe lufta se cili do ta pasonte mori revansh) deri nė 1983, kur me plumb prapa kokės u vranė hierarkėt e fundit qė duhej tė zhdukeshin pėr tė ardhur nė krye pasardhėsi ose mė saktė “I Paracaktuari”. Ėshtė njė dekadė makabre kufomash.
    Ka qenė e vėshtirė ta ndėrtoni historinė, tė mblidhni copėrat e shpėrndara?
    Shumė, mjaft e lodhshme, por ia vlente qė prej ēastit kur zbulova thembrėn e mekanizmit manipulues. Tek “Tabloja sinoptike” Hoxha e ka akuzuar Mehmet Shehun pas vdekjes se takimin me Josip Bros Titon dhe tė dėrguarin e Inteligjencė Servisit, djalin e kryeministrit anglez Uinston Ēurēill, Randolfin, e kishte kryer nė njė kthinat e fshehta tė transoqeanikut britanik “Queen Elizabeth”, jo nė Nju Jork. Ndėrkaq, njė dokument i vlerėsuar tepėr sekret nė arkivin e Ambasadės amerikane nė Buones Aires, i cili nėpėrmjet njė miku argjentinas me emrin Farran nė tetor 1986 u sigurua nga Ambasada shqiptare, u mor i fotokopjuar dhe iu dėrgua nė Tiranė Ramiz Alisė (qė nė ditėt e para tė nėntorit e lexoi para tė porsazgjedhurve nga Kongresi i Vazhdimėsisė), nuk e pėrmendte fare anijen oqeanike, por thoshte se marrėveshja Mehmet Shehu-CIA qe kryer nė Nju Jork gjatė ditėve tė pranisė sė kryeministrit shqiptar nė punimet e OKB-sė. Kjo mospėrputhje ishte fare flagrante. Kėshtu u bė e qartė se me “Tablonė sinoptike” ishte prodhuar njė antihistori nga ato qė politika shumon pa fund.
    Cilat janė burimet arkivore qė keni shfrytėzuar?
    Gjithēka qė ishte e dobishme pėr tė zbardhur sidomos 41 ditėt e largimit nga Shqipėria tė kryeministrit Shehu nė shtator-tetor 1960: duke filluar nga arkivi i Ministrisė sė Punėve tė Jashtme deri tek ajo Qendrore e Shtetit, si edhe tė gjitha arkivat e hapura online nė Londėr, Budapest, Itali, Francė dhe Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Kėtu duke pėrfshirė edhe median.
    Nė ē’gjendje janė arkivat shqiptare? Mundėt tė gjenit atje materialet qė ju duheshin apo ish-udhėheqja komuniste qe kujdesur tė zhdukte gjurmėt?
    Arkivat tona janė tė varfra e tė pasura njėkohėsisht, tė plota e tė zbrazura, me dosje dėng me letra, ku vetmitė e dėshmive nuk mungojnė, por analizat janė tepėr tė rralla. Ku po ashtu gjykimet janė shumė tė personalizuara dhe tė njėanshme. Gjysmėshekulli komunist ėshtė i rėnduar skajshėm prej politizimit, shpesh duke mbėrritur nė shformim tė sė vėrtetės historike. Po ashtu nuk ėshtė aq e pasur sa e meriton pas nėntėdhjeta, ka gropa nė tė. Nė arkivat tona sheh vetveten, Shqipėrinė e shqiptarėt. Jemi popull e vend pa ndonjė strategji afatgjatė, me shekuj tė ngulitur. Thjesht kemi dėshira tė mira. Ja pse ndodh qė nė kujtesėn tonė kombėtare, tė ruajtur shtetėrisht, janė tė shumta fletėt pėr rėndomėsi dhe mjaft tė mpakura ato pėr ēėshtje madhore e tė largpamėsisė. Me njė fjalė jemi ashtu siē jemi: shtyhemi pėrpara, por prej inercisė sė vetė ngjarjeve, jo nga vullneti i hekurt i shoqėrisė dhe i liderave tė saj.
    E kisha pyetjen edhe pėr vėshtirėsitė tuaja personale gjatė kėrkimit tė dokumenteve pėr librin?
    Qe terren rraskapitės. Ēdo gjė qė lidhet me Mehmet Shehun ėshtė shfarosur egėrsisht dhe thellėsisht. Askujt prej tė djathtėve dhe tė majtėve, dhjetėra mijėrave qė regjimi i shpalli armiq dhe i ndėshkoi dhunshėm, nuk i ėshtė kryer shkulje e ēdo gjurme tė shkruar, tė fotografuar apo tė filmuar sa ish-kryeministrit tė komunizmit shqiptar. Urrejtja mbi tė ka qenė patologjike, e domosdoshme pėr t’u studiuar nėse vinte prej njė zelli thjesht tiranik, prej njė hakmarrjeje personale, nga frika se mos ngjallej, apo prej njė mendjeje tėrėsisht tė sėmurė. Ju besoj se e dini qė kur u zhvendos trupi i tij nga varrezat e Sharrės pėr t’u hedhur nė gropėn anonime u projektua edhe tretja, zhdukja totale e eshtrave me acid special. Sidoqoftė, unė nuk i humba shpresat pėr tė rikrijuar e ringjallur jetėn e Shehut gjysmė shekulli mė parė, nė Nju Jorkun e largėt. Mes disa dosjeve tė zbrazura qė me varfėrinė e tyre tė trishtonin, pas shumė kėrkimesh gjeta edhe atė me radiogramet personale tė kryeministrit me Enver Hoxhėn. Pėr fat kopjet e deshifruara bėheshin nė dy kopje e ndėrsa njėra binte nė duart e Hoxhės, tjetra rrinte nė arkiv. Mbase duarve qė pas 18 dhjetorit 1981 bėnin spastrimet e ēdo gjurme tė Mehmet Shehut, nuk u kishte shkuar nė mendje se lėnda qė do ta kundėrshtonte “Tablonė sinoptike” dremiste nė njė skaj rafti.
    Ndonėse qysh nė fillim tė librit thoni se e lini lexuesin tė vendosė vetė mbi ēėshtjen “Shehu”, ju e jepni mendimin tuaj. Ishte apo jo agjent?
    Ju mund ta keni nėnkuptuar kėtė sikur nuk ka qenė agjent dhe kjo ėshtė e drejta juaj, por unė nuk kam deklaruar asgjė. Nė libėr vetėm paraqes prova e dokumente, i rrėfej ngjarjet. Lexues tė tjerė mund tė dalin nė vlerėsimin e kundėrt me tuajin.
    Nė librin qė keni botuar qartazi na thoni se ai qė pėrfitonte direkt nga pėrbaltja e Mehmet Shehut ishte Ramiz Alia, i cili e pasoi Hoxhėn pas vdekjes sė tij. Mos vallė e gjithė kjo lojė agjenturash ėshtė stisur nga vetė Alia?
    Mė lejoni qė nė kėtė pjesė tė bisedės tė dal jashtė librit dhe tė fshehtat e tij t’ia lėmė atyre qė do ta marrin nėpėr librari apo biblioteka.
    Jeni i lirė t’u largoheni 240 faqeve tė botimit tuaj me kusht qė tė na tregoni mistere tė tjera.
    Do tė bėj publike vetėm njė nga ato qė kam mėsuar nė kėtė hetim tė gjatė. Mehmet Shehu ishte dėnuar me vdekje shumė kohė para pasmesnatės sė 18 dhjetorit.
    Si?!
    Qe i dėnuar tė humbte jetėn, ta linte. Nė pasditen e 17 dhjetorit, kur rinisi takimi i Byrosė Politike pėr tė diskutuar gabimet e tij, nga trupa e sigurisė sė Enver Hoxhės qenė marrė disa masa speciale. U vendos tė ishin ngjitur me sallėn e mbledhjes njė grup mjekėsh. Pritej qė gjatė punimeve tė saj Mehmet Shehu tė pėrpiqej ta qėllonte me pistoletė Hoxhėn. Mjekėt do tė qenė thirrur pėr ēdo emergjencė, sepse realisht ishin marrė tė gjitha masat qė kryeministri tė ēarmatosej nė vend. Pėr ēdo tė papritur nė pozicionet e vendosjes sė anėtarėve tė Politbyrosė gjatė mbledhjes Kadri Hazbiu u gjykua tė rrinte nė hapėsirėn dramatike mes Mehmet Shehut dhe Enver Hoxhės. Plumbat, po tė dilnin nga tyta e revoles “Makarov” tė kryeministrit, le tė godisnin mikun e bashkėpunėtorin e tij. Edhe pėr kėtė qe vendosur tė mos e kishte jetėn tė gjatė. Njė pjesė e kėtyre masave u zbut sapo Shehu hyri nė sallėn e mbledhjes dhe tė dhėnat e mbledhura provuan nė mėnyrė tė sigurt se ai nuk kishte marrė me vete asnjė lloj arme. Kjo rrethanė e mbajtur fshehur dhe e papohuar asnjėherė prej atyre pak qė e dinė, dėshmon se Mehmet Shehu konsiderohej armik shumė i rrezikshėm mjaft kohė para asaj mbledhjeje, ku gjoja do t’i jepej vetėm njė vėrejtje partie. Ai ėshtė trajtuar si i tillė edhe njė muaj mė parė, kur qe zhvilluar Kongresi i Shtatė i Partisė sė Punės dhe ku, edhe pse nė gjendje izolimi tė plotė, u rizgjodh ftohtėsisht kryeministėr. Vlerėsimi i tij si armik tepėr kanosės i ka rrėnjėt edhe disa muaj mė parė, para fillimit tė vjeshtės, kur u krye fejesa e tė birit tė tij tė pafajshėm me njė nga vajzat mė tė bukura e mė fisnike tė familjeve tė ditura tė Tiranės. Kemi njė provė qė ditėvendimi pėr ta shpallur armik e kapėrcen fillimin e gushtit dhe hyn gjer nė korrik. Mundet qė fillesat ajo akuzė t’i ketė edhe mė tej, nė muajt e pranverės, por duhet bėrė kėrkim. Ndėrkohė, kėtė pasion zhbirimi nė kėtė temė nuk e kam, madje as mė gjendet kohė t’i kushtohem. Pėr mua ka rėndėsi njė element: Mehmet Shehut duhej t’i pritej ēdo mundėsi pėr tė qenė pasardhėsi i Enver Hoxhės dhe nė kėtė vendim politik qe pėrfshirė ēdo zgjidhje, edhe ajo e likuidimit fizik.
    Nė librin e tij “Jeta ime”, i cili duket qartė se ėshtė njė testament dhe ka interpretimet mė tė dėshiruara e mė pėrfundimtare pėr ēfarė ka parė e kryer nė tetė dekada, Ramiz Alia ka njė episod qė duhet parė mė vėmendshėm. Nė mėngjesin e tetėmbėdhjetė dhjetorit, pasi u njoftua se ėshtė gjetur i vdekur Mehmet Shehu, Alia shkon nė shtėpinė e Enver Hoxhės dhe ky i thotė “Sot besoj se nuk do tė zgjatemi shumė. Tė dėgjojmė Mehmetin, pastaj do tė flas edhe unė e ta mbyllim me kaq kėtė ēėshtje”. Siē e ka shkruar nė librin testament Ramiz Alia, iu pėrgjigj “Nuk ka mė se ēfarė tė mbyllim, sepse atė e mbylli vetė Mehmeti, duke mos duruar mė gjatė. Sapo mė njoftuan qė ai ka vrarė veten”. Menjėherė mė pas Alia shkruan “Pėr njė copė herė Enveri u shtang dhe nuk foli. Pas pak tha “Po pėrse? Pėrse e bėri kėtė gjė?”
    Nė kėtė mikrofragment tė librit “Jeta ime”, duke qenė se Enver Hoxha nuk jeton mė dhe nė mijėrat e faqeve tė shkruara prej tij, ndonėse pas dhjetorit 1981 botoi edhe shumė kujtime, nuk e pėrmend kėtė episod me asnjė fjalė e rrokje, mbetet ta pranojmė tė pėrshkruar nga Alia si mė realin e mundshėm. A nuk dallohet qartė se pasuesi i ardhshėm i Enver Hoxhės nuk vuan asnjė dhimbje apo reflekton tronditje nga jetėhumbja e kryeministrit, i cili ishte edhe rivali i tij i vetėm pėr postin e “Pasardhėsit”?
    Nuk mund ta pėrfytyrojmė dot tonin e zėrit me tė cilin u shqiptuan fjalėt “Nuk ka mė se ēfarė tė mbyllim, sepse atė e mbylli vetė Mehmeti, duke mos duruar mė gjatė…”, por si tekst janė tė ftohta akull. Ēuditėrisht, pėr aq sa kuptohet prej germave, Hoxha duket jo vetėm i kapur nė befasi, por edhe i tronditur.
    Tani, e nderuara Alma, do tė mė lejosh ta mbyllim kėtu bisedėn, pra nė fillim tė njė teme tjetėr, pėr ta vijuar tė plotė nė njė ēast tė ardhshėm. Veē pėrsėris: “Mehmet Shehu me kohė qe dėnuar me vdekje”.



    ALMA MILE

Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 22-05-2013, 16:04
  2. Kreu i Kuvendit tė Kosovės, me foton e Enverit nė shtėpi
    By DYDRINAS in forum Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 297
    Postimi i Fundit: 08-01-2009, 16:24
  3. Histori me vlere per te kuptuar "Dosjet"
    By Brari in forum Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 15-02-2005, 17:07
  4. Nga prapaskenat e epokės hoxhiste
    By Brari in forum Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 20-09-2003, 10:47
  5. Kujtime nga koha e ppsh-se
    By Brari in forum Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 44
    Postimi i Fundit: 22-02-2003, 06:58

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •