Close
Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 91

Tema: Kadri Hazbiu

  1. #21
    i/e regjistruar Maska e skerdi
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Toronto
    Postime
    138
    Harrova te shtoj dicka tjeter. Kur diskutojme per figura te tilla, le te merremi thjesht per gjera reale qe kane ndodhur, pa qene nevoja t'i hedhim balte apo t'i ngreme ne piedestal. Sic eshte shprehur edhe Brari me duket, t'i themi edhe te mirat edhe te keqijat per arsye te historise, te vertetes. Ne te njejten kohe mendoj se duhet te jemi te kujdesshem kur shprehemi per persona te ndryshem (nuk e kam fjalen per K.Hazbiun) se ishin kriminele qe i sherbyen diktatures. Ne nje menyre ose tjeter te gjithe shqiptaret ishin (pothuajse te gjithe) "partners in crime". Psh nuk mund te akuzoj prinderit e mi qe edhe pse ishin punetore te thjeshte, heshten dhe nuk i dolen haptazi diktatures.

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Skerdi,
    ke tė drejtė, por:
    "kushe kujton tė kaluarėn iu qorroftė njėri sy! Kush e harron atė i plaēin tė dy!"
    Pjetėr Arbnori nė njė intervistė televizive 1995!
    Agimi

  3. #23
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    25 vjet minister i brendshem e quhet burre i mire,

    po Pjeter Arbnori 25 vjet burg cfare eshte:

    Armik i popullit



    Apo jane te dy burra te mire dhe torturuesi e i torturuari?


    A nuk e kuptoni skizofrenine tuaj?

    (pyetje retorike sepse sigurisht nuk e kuptoni)

    Nejse
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Skerdi,
    pėr tė demonstruar qė nuk jam i "mėrive dhe mllefeve", TĖ PREMTOJ se do tė nis njė material shumė tė saktė pėr VLERAT E tė madhit Intelektual Sejfulla Malėshova. I cili veē tė tjerave ėshtė njė ndėr ØPĖRKTHYESIT mė tė mėdhenj tė gjuhės shqipe. Nėse nuk tė vjen keq, mė lejo qė t'a nis nė mesazh privat pra nė adresė private, sepse nuk dėshiroj fort tė xhelozohen "ata" qė pėr 50 vite me radhė u edukuan tė urrejnė vlerat e tė duartrokasin antivlerat!
    Me dashuri Agimi

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Agim!

    Ne se ke gjera per Sejfullan tregoi ketu ti lexojme te gjithe.

    Thx.

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Brari kryemiku im!
    Pėr ty unė tregoj dhe gjynahet e mija e jo mė kush ishte Sejfulla Malėshova!
    Agimi

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e skerdi
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Toronto
    Postime
    138
    Postuar mė parė nga Agim Doēi
    Skerdi,
    pėr tė demonstruar qė nuk jam i "mėrive dhe mllefeve", TĖ PREMTOJ se do tė nis njė material shumė tė saktė pėr VLERAT E tė madhit Intelektual Sejfulla Malėshova. I cili veē tė tjerave ėshtė njė ndėr ØPĖRKTHYESIT mė tė mėdhenj tė gjuhės shqipe. Nėse nuk tė vjen keq, mė lejo qė t'a nis nė mesazh privat pra nė adresė private, sepse nuk dėshiroj fort tė xhelozohen "ata" qė pėr 50 vite me radhė u edukuan tė urrejnė vlerat e tė duartrokasin antivlerat!
    Me dashuri Agimi
    Te faleminderit. Me fal se nuk kam shkruar keto dite. Shume i zene. lol

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e alumni
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    203

    Jini te Sakte, iu lutna ...

    Korrigjim (prej halli):

    Po ti mer rrufiani, kshtu i ke msu kasetat e partise?
    Ato fjale kumandanti i ka perdore per Beqirin, dhe pike.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    alumni,

    gjithmone nxenes

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e Raskolnikov
    Anėtarėsuar
    21-08-2002
    Vendndodhja
    Toke
    Postime
    13
    Eshte megjithmend e vertete qe historia perserit veten e vet. Keto "te djathte" qe ēirren, ulerasin, akuzojne e denojne duket qe nuk jane te ndergjegjshem se sa ngjajne me parardhesit e tyre komuniste. E njejta gjuhe e njejta mungese tolerance E NJEJTA LUFTE KLASE
    Te gjithe derrat nje turi kane

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e Raskolnikov
    Anėtarėsuar
    21-08-2002
    Vendndodhja
    Toke
    Postime
    13
    Keto "te djathte" qe ēirren, ulerasin, akuzojne e denojne me siguri do shkulshin te gjithe leshrat qe jane ne koke (ose ne vende te tjera ato qe nuk kane kane ne koke)duket qe nuk jane te ndergjegjshem se sa ngjajne me parardhesit e tyre komuniste. E njejta gjuhe, e njejta mungese tolerance, e njejta deshire per te ndare popullin dhe per ta perplasur...
    Me sa duket eshte e vertete qe historia perseritet,dhe fatkeqesisht per shqiptaret tragjedia po kthehet ne nje tragjedikomedi. Per sa kohe qe populli yne te vazhdoje te besoje ato qe ēirren me shume, qe ushqehen ne filizat e urrejtjes, refuzojne te shikojne are qe nuk u intereson dhe vazhdojne me parullen "O me mua ose kundra meje" edhe dhume e shume akte te kesaj tragjedi do shikojme ne skene.
    Te gjithe derrat nje turi kane

  11. #31
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    E njejta lufte klase thote:

    Sa kemi pushkatuar ne pa gjygje o mos me ban me te thane.

    Harrova ish-ministrin e mbrotjes kico mustaqin e dogjem me flakhedhese si enveri beqir ballukun.

    "NJERIU QĖ VARĖN DJE
    - poezitė ose fytyra e shumėfishtė e Havzi Nelės –
    E varėn dje, mė 10 gusht, nuk ka rėndėsi viti, le tė ketė qenė 1988, diktaturė ende, ai lėkundet nė litarin e tė gjitha viteve, e varėn nė mes tė qytetit, ku, ku?, prapė s’ka rėndėsi se ku, nė qytetin me klithmė tė pėrjetshme kukuvajke, nė Kukės, ai prapė lėkundet nė ndėrgjegjen e njė kohe, nė tė gjitha qytetet, lėkundet, lėkundet "si pendul i llahtarshėm ore", fryn era e veriut, borėrat e qefinta, e shtyjnė trupin pa jetė nė tė ardhmen, pastaj juga, shkunden petale lulesh si flutura tė dėnuara, e ēojnė nė tė shkuarėn, andej nga erdhi trupin pa jetė, i varen kėmbėt e rėnda, tė fryra nga mosecja, me kėpucė tė kalbura nė tė sotmen gjithė baltė… Lėkundet, lėkundet… po shpirti ku ka shkuar, lart nė qiej, i zemėruar me punėt e tokės pėr t’u treguar qyteteve tė yjeve krimin dhe ėndrrėn, copėn e litarit dhe tė kėngės apo endet shpirti mes njerėzve, si shtjellė e ajėrt, hyjnore pėr t’i mėsuar tė gjithė si tė duan dhe si tė urrejnė nė emėr tė dashurisė.
    Kujtesa e popullit, e asaj pjese qė ka mbetur popull, sheh pėrballė fytyrėn e tij tė verdhėllemtė, hėnė tragjike, fytyrėn e tij tė fundit, me sytė e mbyllur, me qerpikėt e zinj e tė ulur si zi e pėrjetėshme, flokėt-qethur si tė burgosurit, pavdekshmėrisht i lidhur me litar nė qafė nė krimin e zi qė kryen tė tjerėt, shtetit, nė varjen e fundit nė gjithė perandorinė komuniste qė po binte dhe ai ecėn, fantazmė mbi gėrmadha, me gjarpėrinjtė e Laokontit pėrreth, jo, jo, ėshtė litari i kėputur i varjes, ecėn, e varėn dje, nė mesnatė, e varin gjithmonė nė ēdo tė djeshme dhe ai shfaqet nė ēdo tė sotme, kur nis tė zbardhė dita si fytyra e tij dhe ecėn me fytyrėn tjetėr, tė pikėlluar, tė pakėnaqur nga bota, me fytyrėn qė kundėrshtoi diktaturėn dhe ju dha vdekjes si engjėll i zi i ferrit."
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  12. #32
    i/e regjistruar Maska e Raskolnikov
    Anėtarėsuar
    21-08-2002
    Vendndodhja
    Toke
    Postime
    13
    Kerkoj ndjese per ate msg e pare qe ka vajtur gabimisht dhe per gabimet ortograifke. Mu desh te shkruaja shpejt...
    Te gjithe derrat nje turi kane

  13. #33
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    02-11-2007
    Postime
    21

    Kadri Hazbiu mė kėrkoi tė mos i tregoja nė hetuesi emrat e oficerėve”

    Kadri Hazbiu mė kėrkoi tė mos i tregoja nė hetuesi emrat e oficerėve”
    Kanani u frenua dhe po mundohej tė fshinte sa mė shumė emra oficerėsh me tė cilėt kishte pasur kontakte gjatė tetė muajve tė aventurės sw tij

    Luan Kondi
    Florenc Bakillari

    Pėrballja e tmerrshme me torturat dhe bisedat me Kadri Hazbiun do tė zėnė vend nė intervistėn e numrit tė sotėm me Xhaferr Kananin, i cili u vetėdeklarua nė vitin 1960 si oficer i Sigurimit. Pikėrisht ndėrsa po u nėnshtrohej pyetjeve tw hetuesve, nė qelinė e Kananit ka shkuar Kadri Hazbiu, i cili i ka thėnė tė mos thoshte emra pasi mund t’i merrte mė qafė. Duke mė vlerėsuar pėr shėrbimin qė i kishte bėrw pa vetėdije Ministrisė sė Brendshme, Kadri Hazbiu i kėrkoi Kananit qė tė tregohej i kujdesshėm me ato qė u thoshte hetuesve. Por megjithėse Kanani u frenua dhe po mundohej tė fshihte sa mė shumė emra oficerėsh me tė cilėt ai kishte pasur kontakte gjatė tetė muajve tė aventurės sė tij, spastrimi nė Degėn e Durrėsit dhe tw Shkodrės do tė ishte total. Tė paktėn 38 oficerė u pėrjashtuan plotėsisht nga policia, ndėrsa me dhjetėra tė tjerė u transferuan apo u ulėn nė detyrė.
    Sa kohė qėndruat nė hetuesi?
    Rreth gjashtė muaj isha nėn njė hetuesi tė tmerrshme intensive. Mė janė bėrė tortura nga mė tė ndryshmet, mė tė rėndat. Mė kishin futur nė birucė dhe mė kėrkonin t’u tregoja gjithēka rreth aktivitetit tim. Ata mendonin se unė kisha lidhje me shėrbimet e huaja dhe njėkohėsisht kisha tradhtuar edhe atdheun tim. Duke u gjendur nė vėshtirėsi, i kėrkova nėnkolonel Qemal Ballukut qw tė mė largonte hetuesit e mi se pėrndryshe do t’i mbysja nė birucė. Balluku qeshi dhe mė tha se nuk duhej tė mėrzitesha pasi do ta shqyrtonte kėrkesėn time. Pas ankesės nuk m’i prunė mė hetuesit nė birucė. Nėnkolonelit i pėlqente aventura ime dhe mė shihte gjithnjė me keqardhje. Gjithēka rreth torturimit tim, keqtrajtimit, sjelljeve arbitrare, organizohej nga kolonel Kristo Mushi, njė njeri nw moshė dhe me shpirt tė keq. Mė kujtohet se pasi mė keqtrajtonin, mė drejtonin pyetje se kujt i shėrbeja, nga kush paguhesha dhe tė tjera pyetje tė pakuptimta.
    Gjatė kohės qw keni qenė nė hetuesi, a keni pasur vizita nga njerėz tė tjerė me pushtet?
    Aty nga muaji dhjetor, nė vitin 1960, erdhi Kadri Hazbiu. Kėtij tė fundit ia thashė gjithēka qė mė kishte ndodhur dhe pasi u largua nuk pashė tė mė vinin mė hetues nė qeli. Mbas dhjetė ditėsh do tė kisha njė takim tjetėr interesant kur nėnkolonel Besim Selita mė ngjiti lart nė zyrėn e tij, ku kishin ardhur shumė njerėz me pushtet tė bisedonin me mua. Vura re nė fillim Hysni Kapon, por nuk mungonin edhe anėtarė tė tjerė tė Byrosė Politike. Pėr kėtė bisedė do tė rrėfej mė gjatė njė herė tjetėr. Pas kėtij takimi mė ndėrruan hetuesit dhe shpėtova nga ferri ku kisha rėnė nė fillim.
    Vetėm njė herė jeni takuar me Kadri Hazbiun gjatė kohės qė ishit i arrestuar?
    Nė kohėn kur isha i izoluar nė Drejtorinė e Sigurimit tė Tiranės, ish-ministri Brendshėm i asaj kohe, Kadri Hazbiu, mė vizitonte herė pas here. Ai mė kishte psikologjisur me shikim, por edhe gjatė bisedave qė kishim bėrė. Mė ka ngelur nė kujtesė se nw njė nga bisedat tona Kadri Hazbiu mė tha se isha bėrė si maēi i Pilurit. Unė fillimisht nuk e kuptova domethėnien e shprehjes sė tij. Mendova se ai ma tha kėtė pasi kisha rėnė shumė nga ana shėndetėsore. I thashė se ishte e vėrtetw se kisha rėnė ca nga shėndeti, por kjo ishte normale se isha nė burg dhe jo nė shtėpinė e pushimit tė Durrėsit. Kadriu ndėrhyri dhe mė tha se nuk e kishte fjalėn pėr shėndetin. Mė pas nisi tė mė tregonte historinė se si maēi i Pilurit kishte djegur tw gjithė fshatin dhe se kjo ishte njė histori e njohur pėr zonėn e Labėrisė. Kadriu mė tha se nėse fshati i Pilurit kishte djegur njė fshat, unė kisha marrė mė qafw njė ministri tė tėrė. Ai mė tha se nga njė anė kisha bėrė mirė se kisha nxjerrė nė shesh vigjilencėn e vėrtetė tė Sigurimit nė bazė dhe se u kisha rėnė kambanave tė alarmit se duhej tė merreshin urgjentisht masa pėr largimin e tė paaftėve. Drejtuesit e Ministrisė sė Brendshme nuk kishin ku tė gjenin ngjarje mė tė mirė se historia ime pėr tė bėrė analizat e tyre. Por nga ana tjetėr nuk duhet tė merrja mė qafw persona, tė cilėt ishin tė aftė dhe nuk mė kishin dhėnė asnjė informacion por nė ndonjė situatė tė rastėsishme kishin pirė thjesht njė kafe me mua. Unė e mora sinjalin duke i kuptuar fare mirė fjalėt e Kadriut dhe vendosa qė nga ai moment tė mos thosha mė emra me tw cilwt isha takuar apo isha shoqėruar nė dy degėt e brendshme, nė atė tė Durrėsit dhe tė Shkodrės. Aty kuptova qė menjėherė pas deponimeve tė mia tė para duhej tė ishin marrė masa ndaj personave qė unė kisha pėrmendur gjatė pyetjeve nė hetuesi.
    Sa persona u ndėshkuan pas arrestimit tuaj?
    Me sa kam mėsuar mė pas, 38 oficerė nė Durrės dhe nė Shkodėr janė liruar ndėrsa shumė tė tjerė janė transferuar apo ulur nė gradė. Dua tė them se fillimisht kur hetuesit e tmerrshėm mė merrnin nė pyetje u tregova i sinqertė dhe po rrėfeja ēdo gjė duke pėrmendur edhe emrat e personave me tė cilėt kisha ndenjur gjatė tetė muajve kur unė u deklarova si major i Sigurimit tė Shtetit. Por tė gjitha deklarimet e mia ishin shkruar nė procesverbal dhe mė pas do tė shėrbenin si prova dhe materiale pėr tė dėnuar apo pėrjashtuar nga radhėt e Sigurimit tė gjithw emrat qė unė kisha pėrmendur. Sapo dilnin nga unė, hetuesit raportonin nė instancat drejtuese dhe askush nga emrat e parė qė pėrmenda nuk i shpėtoi ndėshkimit. Gjithēka e kuptova kur kėta ktheheshin tė nesėrmen dhe mė kėrkonin emra tė tjerė. Ata tregoheshin tė kujdesshėm nė pyetjet e tyre pėr tė mėsuar sa mė shumė emra tė personave me tw cilwt unė isha shoqėruar. Mbaj mend se Nevzat Haznedari dhe Rexhep Kolli ishin njerėzit mė negativė qė kam njohur ndonjėherė pasi ata kėrkonin tė dhėna edhe pėr shokėt e tyre, emrat e tė cilėve nuk dua t’i pėrmend, por unė qėllimisht mohova njohjet apo takimet me ta gjw qw nė fakt i kisha bėrė. Pra, sinjalin e dytė rreth asaj qė bėhej jashtė qelisė sime, sidomos me ndėshkimet, e mora nga Kadri Hazbiu. Tė gjithė njerėzit qė ishin liruar, pėr mendimin tim, janė marrė nė qafw nga kontradiktat qė ekzistonin brenda Sigurimit tė Shtetit apo Ministrisė sė Brendshme, pasi fajtorw ishin vetėm pak persona, konkretisht, drejtuesi i Degės sė Brendshme tė Durrėsit dhe ai i Degės Shkodrės, por mund tė them i vetmi pėrgjegjės i gjithė asaj qė ndodhi ishte Feēor Shehu, njė fodull qė nuk meritonte fare qė tė ishte nė radhėt e Sigurimit.
    A ju kėrkoi ndonjė gjė konkrete Kadri Hazbiu?
    Po, me shumė finesė, ai mė kėrkoi tė dhėna pėr disa oficerė nė Durrės dhe Shkodėr me tė cilėt unė nė tė vėrtetė vetėm isha pėrshėndetur dhe as kafe nuk kisha pirė. Nė fund tė bisedės Kadriu ma kėrkoi si nder qė e mira do tw ishte tė mos i pėrmendja fare gjatė hetimeve pasi thjesht pėrmendja e emrit do t’i dėmtonte ata. Unė absolutisht nuk i kam zėnė nė gojė dhe prej asaj dite hetuesve u thosha se pėrderisa mė kishin respektuar titullarėt e institucioneve, vartėsit e tyre nuk kishin asnjė kusur qė tw mos mw respektonin. Nė fund tė fundit, ata thjesht kishin bėrė detyrėn pasi unė pėr tė gjithė isha njė oficer i Sigurimit dhe mbaja gradėn major. Kadriu tha se korrektoret i kemi shumė tė mira dhe pėr kėtė duhet t’i mbrojmė.
    Po takime tė tjera nė qeli ju kujtohen?
    Kurioziteti ka shtyrė shumė oficerė tw vinin dhe tw mė shikonin nė qeli. Disa mė urrenin dhe mė thoshin se kisha marrė nė qafė shokėt dhe kolegėt e tyre, ndėrsa tė tjerė mė thoshin se isha treguar shumė i zoti qė kisha mundur pėr tetė muaj me radhė tė jetoja mes sekreteve tė Sigurimit tė Shtetit pa qenė as edhe njė sekondė pjesė e tij. Megjithatė, nuk pyesja shumė pėr ato ēka thoshin. Unė gjithēka e kisha nisur si aventurė, pavarėsisht se ajo zgjati muaj tė tėrė dhe mė kushtoi jo vetėm mua qė u burgosa por edhe dhjetėra tė tjerėve qė u detyruan tė largoheshin nga radhėt e policisė.

  14. #34
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    02-11-2007
    Postime
    21
    gggggggggg

  15. #35
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Viti 1965, kur Kadri Hazbiu hapte shkollėn e agjenturės

    Viti 1965, kur Kadri Hazbiu hapte shkollėn e agjenturės

    Viti 1965, pėr vetė zhvillimet dhe situatėn politike ndėrkombėtare tė asaj kohe, situatėn brenda vendit, nevojėn pėr tė pasur njė informacion cilėsor agjenturor mbi zhvillimet e kohės, sidomos pėr shtetet objekt zbulimi,

    Spiro Nakuēi

    Hene, 29 Dhjetor 2008 10:26:00

    Urdhri i Zoi Themelit, 43 vite mė parė, pėr pėrgatitjen e kuadrove tė rinj zbulues

    Viti 1965, pėr vetė zhvillimet dhe situatėn politike ndėrkombėtare tė asaj kohe, situatėn brenda vendit, nevojėn pėr tė pasur njė informacion cilėsor agjenturor mbi zhvillimet e kohės, sidomos pėr shtetet objekt zbulimi, rritjen e kualitetit profesional tė kuadrove tė rinj tė shėrbimeve tė fshehta tė zbulimit politik dhe perspektivėn e tyre, pėrvojėn e fituar nė luftėn e fshehtė, sukseset e arritura, por dhe disfatat qė kishin pėsuar shėrbimet e fshehta tė zbulimit politik nė veprimtarinė e tyre etj., diktuan edhe nevojėn e krijimit tė shkollės shqiptare tė zbulimit politik, ashtu si tė gjitha shtetet e tjera...

    Ėshtė viti kur sektori i agjenturės sė Drejtorisė sė II tė Zbulimit Ushtarak tė Ministrisė sė Mbrojtjes Popullore u aneksua nga Ministria e Punėve tė Brendshme (?!...).

    Pėr herė tė parė, kjo shkollė (kursi i zbulimit) me afat 3-vjeēar u hap me Urdhrin e ish-ministrit tė Punėve tė Brendshme, Gjeneral Leitnant Kadri Hazbiu, Nr. 229, datė 6. 8. 1965.

    Sipas pėrllogaritjeve pėrkatėse financiare, ky kurs 3-vjeēar pėr pėrgatitjen e 35 kuadrove tė rinj zbulues me njė trajtim financiar si oficerė tė kategorisė sė V-tė nė atė kohė, veshmbathje civile e sportive, ushqim, bazė materiale didaktike dhe mbėshtetje teknike e logjistike etj., kapte shumėn totale prej 12.236.610 lekė...,e pėrcaktuar kjo nė pasqyrėn pėrmbledhėse tė shpenzimeve pėr kėtė kurs 3-vjeēar tė firmosur nga kreu i shėrbimeve tė fshehta tė Zbulimit tė Jashtėm Politik nė atė kohė Gjeneral Leitnant, Zoi Themeli, mė 5. 8. 1965.

    Sot, zbulimi i shtetit, politik apo ushtarak tė ristrukturuar, ka tė tjera synime dhe objektiva...Ajo ē’ka mbetet ende edhe sot e pandryshuar, ėshtė objektivi dhe qėllimi i lartė i kėtij shėrbimi pėr mbrojtjen me ēdo kusht tė integritetit, sovranitetit, tėrėsisė territoriale dhe kufijve tė Republikės sė Shqipėrisė nga synimet e vjetra shoviniste pėr copėtimin e saj.

    Pėrgatitja e kuadrove

    Mė 29. 10. 1965, Zoi Themeli nxjerr urdhrin mbi organizimin e kėtij kursi nga Drejtoria e Zbulimit Politik, me pėrmbajtjen si mė poshtė:

    URDHĖR

    Me qėllim qė pėrgatitja e kursantėve qė do tė marrin pjesė nė kursin special trevjeēar tėzbulimit, tė bėhet nė naltėsinė e duhur dhe pėr tė plotėsuar programin mėsimor tė kėtij kursi,

    Urdhėroj:

    1) Pėr tė realizuar me sukses programin mėsimor me kursantėt e paralelit tė zbulimit, kuadrot kryesore tė Drejtorisė t’i kushtojnė rėndėsi tė veēantė rritjes sė kualitetit tė punės mėsimore dhe edukative me kursantėt, duke e parė kėtė si njė problem tė rėndėsishėm nė pėrgatitjen e kuadrit tė ri pėr kėtė Drejtori.

    2) Pėr trajtimin e problemeve mėsimore dhe ēėshtje tė tjera nė kėtė kurs, tė krijohet komisioni pėr kursin e zbulimit si vijon:

    1. Kolonel D.R. kryetar

    2. Kolonel Gj.Dh. anėtar

    3. N/Kolonel H.R. anėtar

    4. N/Kolonel M.G.. anėtar

    5. Kapiten B.A. anėtar

    3) Komisioni i shkollės tė mblidhet njė herė nė tre muaj ku shqyrton gjendjen e punės mėsimore, problemet qė dalin dhe temat qė sot tė referohen nė kurs. Mbasi shqyrton temat, bėn vėrejtjet dhe korrigjimet dhe jep aprovimin pėr ēdo temė. Tema duhet tė jetė e firmosur nga kryetari i komisionit. Ndalohet kategorikisht referimi i temave tė pashqyrtuara nė komision, me pėrjashtim tė temave qė janė tė aprovuara.

    4) Dy herė nė vit tė merret nė analizė nga shtabi i Drejtorisė dhe shkolla e Bashkuar(e Ministrisė sė Punėve tė Brendshme,-shėn.im) gjendja e kursit dhe problemet mėsimore.

    5) Tė punohet me pėrgjegjėsi dhe me insistim nga ana e kryetarėve tė degėve pėr pėrpilimin brenda afateve tė caktuara tė temave dhe detyrave operativo-agjenturaleqė janė planifikuar tė bėhen nga ata vetė apo vartėsit e tyre.

    Pėr kėtė tė ndihmohen me aksion vartėsit qė kėto materiale tė dalin sa mė tė plota, me shembuj konkretė, pozitivė dhe negativė nga puna dhe detyrat tona, pa bėrė dekonspirimin dhe brenda afateve tė caktuara.

    Temat tė jenė tė daktilografuara mirė dhe pastėr nė letėr tė bardhė dhe nė letėr dylli. Pėrpara se kėto t’i jepen komisionit, tė kontrollohen nga kryetari i degės pėrkatėse, vartėsi i sė cilės harton temėn.

    6) Kryetarėt e degėve dhe kuadrot kryesore tė Drejtorisė tė njihen nga afėr me kuadrin e ri, nė mėnyrė qė mė vonė tė jenė nė gjendje tė pėrcaktojnė drejt, nė pėrshtatje me aftėsitė e secilit, vendet ku ata mendojnė t’i emėrojnė nė punė nė mbarim tė kursit, sipas profileve dhe gjuhėve tė huaja.

    7) Instruktorėt e kursit tė pėrpilojnė planin tematik tė temave dhe urdhrave tė veēanta se kush do tė pėrgatisė, afatin e pėrgatitjes dhe kush do tė referojė. Nė bazė tė aprovimit qė kanė dhėnė, tė kontrollohet nga Kryetarėt e Degėve zbatimi i tyre me kualitet dhe nė afate tė caktuara.

    8) Pėr kontrollin dhe mbarėvajtjen e mėsimeve nė kurset e gjuhėve tė huaja, ngarkoj shokėt e poshtėshėnuar qė njė herė nė tre muaj tė kontrollojnė kėtė kurs, tė bėjnė vėrejtjet e tyre dhe tė mė raportohet pėr konstatimet qė do tė kenė.

    1. Pėr kursin e Anglishtes, kapiten B.S.

    2. Pėr kursin e Frėngjishtes, kapiten K.H.

    3. Pėr kursin e Jugosllavishtes, n/kolonel H.R.

    4. Pėr kursin e Italishtes, n/kolonel G.Xh.

    5. Pėr kursin e Greqishtes, major D.A.

    9) Pėr organizimin e mėsimeve praktike tė disiplinės speciale Kryetarėt e Degėve dhe Shefat e Seksioneve tė japin ndihmėn e nevojshme, duke vėnė nė dispozicion tė kursit shokėt qė do tė kėrkohen pėr tė ndihmuar nė kėtė praktikė.

    10) Sektori i administratės sė Drejtorisė tė ndihmojė instruktorėt e kursit pėr problemet e tyre lidhur me sigurimin e bazės materiale pėr funksionimin normal tė kursit.

    11) Pėr ēdo muaj, nė datėn 5-7, instruktori i kursit tė vijė nė takim tek unė dhe tė mė raportojė gjendjen e paralelit tė zbulimit, e programit dhe urdhrave qė kam dhėnė.

    12) Ngarkoj Kolonel Gj.Dh. pėr tė drejtuar dhe kontrolluar nė mėnyrė tė pėrditshme funksionimin dhe realizimin e programit nė kurs, si dhe pėr problemet e tyre qė dalin.

    Nė kėtė urdhėr, pėrveē kryetarėve tė degėve, tė njihen edhe shefat e seksioneve.

    Drejtori i Drejtorisė I

    Gjeneral Leitnant

    Zoi Themeli d.v.


    Programi i shkollės

    E gjithė tematika e miratuar sipas urdhrit tė mėsipėrm tė ish-Kreut tė shėrbimeve tė fshehta tė Zbulimit Politik; si pjesa teorike ashtu edhe pjesa praktike, pėrmblidhte nė vetvete jo vetėm pėrvojėn teorike dhe praktike, tashmė tė pasur e tė fituar nė vite nė kėtė fushė, por edhe pėrvojėn, format dhe metodat e praktikėn e shėrbimeve tė fshehta tė vendeve tė tjera e tė shkollave tė tyre agjenturore, tė lindjes apo tė perėndimit....

    Nė vitin e parė tė kėtij kursi, kjo tematikė fillonte me njohuritė qė jepeshin mbi historikun e lindjes dhe zhvillimit tė zbulimit, pėr tė vijuar mė pas me: Organizimin e zbulimit tė shtetit socialist dhe atij kapitalist; konspiracioni dhe vigjilenca nė zbulimin agjenturor, figura morale, politike e punėtorit operativ tė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme, Zbulimi dhe Kundėrzbulimi; llojet e zbulimit dhe objektet e penetrimit (bazat e punės agjenturoro-operative); rekrutimi agjenturor brenda dhe jashtė shtetit; ndėrlidhja agjenturore nė zbulim, survejimi i Kundėrzbulimit; metodat e shtėnies nė dorė tė informatave, pėrpunimi dhe analizimi i tyre; elementėt e regjimit tė brendshėm; njohuri mbi emigracionin shqiptar jashtė, si dhe shfrytėzimi i burimeve legale...

    Nė vitin e dytė tė kėtij kursi, tematika e miratuar pėrqendrohej nė dhėnien e njohurive mbi: udhėheqjen e agjenturės nė zbulim, e cila zinte sasinė mė tė madhe tė orėve tė programit; organizimi dhe kryerja e operacioneve agjenturore ilegale nėpėrmjet kufirit;

    Mėnyrat dhe format qė pėrdoren pėr studimin e objekteve tė zbulimit dhe penetrimi i agjenturės tonė nė kėto objekte; hedhja dhe ilegalizimi i zbuluesve nė shtetin objekt zbulimi; organizimi i zbulimit dhe kundėrzbulimit amerikan, grek, jugosllav, italian, turk, francez, anglez, gjerman, austriak, etj...dhe pas dhėnies sė kėtyre njohurive, parashikohej provim vjetor.

    Nė vijim, trajtoheshin temat si: kombi, nocionet agjenturore dhe veprimtaria krijuese e zbulimit e mė pas, historiku i formimit tė organeve tė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme, taktika dhe strategjia e zbulimit tonė; Rezidenturat Legale, etj. Nė tė gjithė kėtė program trevjeēar, natyrshėm qė parashikoheshin edhe veprime praktike dhe zgjidhje detyrash konkrete, sipas situatave dhe legjendave tė ndryshme...


    shekulli

    .

  16. #36
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    panorama

    -

    Kadri Hazbiu nė hetuesi: E vėrteta e kasafortės sė Mehmet Shehut

    Speciale e Hėnė, Korrik 18th, 2011

    Kadri Hazbiu ne sallen e gjyqit
    Pavarėsisht besnikėrisė dhe vullnetit pėr t’i shėrbyer Sigurimit tė Shtetit, nė radhėt e armatės sė agjentėve dhe bashkėpunėtorėve tė fshehtė kishte qė tradhtonin duke prishur paktin me Policinė Sekrete.Mėnyra si reagonte kupola e Sigurimit ndaj kėtyre “besėprerėve” zbulohet pėr herė tė parė nė pohimet e Kadri Hazbiut gjatė hetimeve nė vjeshtėn e vitit 1982. Nė librin e studiuesit tė njohur Kastriot Dervishi, “Kadri Hazbiu, krimet dhe vrasja e tij”, pasqyrohet jo vetėm mekanizmi i sjelljes ndaj kėsaj kategorie, por edhe legjendimi i zhdukjeve pa gjurmė tė atyre qė ndėrruan mėndje pėr t’i shėrbyer Sigurimit tė Shtetit. Nga aq sa pranon pėr herė tė parė ish-ministri mė jetėgjatė i Ministrisė sė Brendshme, pjesa mė e madhe e tyre janė vrarė pas shpine nė shenjė hakmarrjeje dhe janė trajtuar si tė arratisur jashtė shtetit. Ka pasur tė tjerė, dėshmon Hazbiu, qė janė eliminuar me urdhėr, por nė tė gjitha rastet historitė e tyre janė legjenduar me situata nga mė tė ndryshmet, pėr tė fshehur tė vėrtetėn mbi misionin dhe tragjedinė e tyre. Tė tjera deponime tė ish-kreut tė Policisė Sekrete zbardhin tė tjera mistere pėr ngjarje e ndodhi tė panjohura mė parė. Njėra ndėr to ėshtė edhe ajo e arrestimit tė poetit Petro Marko, i dyshuar si agjent i Zbulimit amerikan…
    22.10.1982
    Pyetje: Ē’problem tjetėr keni pėr tė thėnė i pandehur?
    Pėrgjigje: Kur kam qenė ministėr i Mbrojtjes, nė muajin prill-maj tė vitit 1981, sekretarja e kolegjiumit qė regjistronte diskutimet qė bėheshin nė mbledhje tė ndryshme ose nė kolegjiumin e Ministrisė, mė ngriti problemin se kishte vėshtirėsi tė merrte tė gjitha diskutimet, pasi mikrofoni qė kishim nuk kapte diskutimet qė bėheshin nga gjysma e sallės e poshtė. Pėr tė zgjidhur kėtė problem, kam biseduar me tradhtarin Feēor Shehu dhe i kam kėrkuar tė mė ndihmonte me njė mikrofon nga ato qė pėrdorte Ministria e Punėve tė Brendshme pėr punė operative, mbasi nuk kishim mundur tė gjenim mikrofona tė pėrshtatshėm. Kėtė mikrofon, i thashė tradhtarit Feēor Shehu, ose tė na bėnte kalim kapital, ose ta blinim sipas rregullave. Feēori ra dakord dhe mė dėrgoi specialistin Dalan Hajdari, i cili e pruri pajisjen qė kėrkova. Me tė ishin edhe shokė tė tjerė tė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme tė sektorit pėrkatės operativ. E takova Dajlanin qė ta vendoste mikrofonin dhe tė shtrinim kabllon deri tek vendi ku ishte magnetofoni qė regjistroheshin bisedat dhe diskutimet nė mbledhjet. Dalani mė tregoi se e kishte vendosur mikrofonin nė mėnyrė tė padukshme nė mesin e tavolinės. Vendin ku u vendos mikrofoni dhe mėnyrėn se si u vendos, e panė edhe sekretarja Eli Kokushta, Zija Beqiri, Ismet Isufi. Kėtė e morėn vesh edhe zėvendėsministrat.
    Mbas vetėvrasjes sė tradhtarit Mehmet Shehu, unė kam kėrkuar nėpėrmjet Faurdin Poēarit, qė ndodhej nė zyrėn e Feēor Shehut ose tė ndonjė tjetri, qė tė vinte tek unė Dalan Hajdari. Kėtij i thashė qė tė kontrollonte zyrėn time, paradhomėn, sallėn e mbledhjeve tė kolegjiumit, zyrėn e shefit tė Shtabit dhe tė shefit operativ me aparaturat e posaēme qė kanė ata, pėr tė parė se mos kishte vendosur mikrofona tė tjerė sekret qė nuk i dinim ne. Dalani mė tha se kėtė kontroll nuk mund ta bėnim nė sallėn e kolegjiumit pa hequr mikrofonin qė kishte vendosur mė parė. Unė i thashė qė ta hiqnin farė atė dhe tė bėnin kontrollin. Kėshtu u bė dhe rezultoi qė nė asnjė nga ambientet e kontrolluara nuk kishte mikrofona tė tjerė. Dajlani nuk e vendosi mė mikrofonin qė hoqi. Unė i thashė tė njoftonte tradhtarin Feēor Shehu pėr kontrollin qė bėmė. Vendosja e kėtij mikrofoni, qė ėshtė pajisje sekrete e Ministrisė sė Punėve tė Brendshme, nė zyrėn time tė mbledhjeve nuk duhej tė ishte bėrė, sepse personat qė e morėn vesh kėtė punė, nuk janė tė autorizuar tė njihen me mjetet teknike sekrete qė pėrdor Ministria e Punėve tė Brendshme.
    22.10.1982
    Pyetje: I pandehur, pėrse na keni kėrkuar?
    Pėrgjigje: Unė kam pėr t’iu thėnė disa ēėshtje, tė cilat mendoj se janė tė vlefshme nė lidhje me veprimtarinė armiqėsore tė tradhtarit Mehmet Shehu pėr ta sqaruar atė. Kur mė bėri dorėzimet e Ministrisė sė Mbrojtjes, ndėr tė tjera tradhtari Mehmet Shehu mė dorėzoi edhe disa ēelėsa, tė cilėt ishin nė njė kasafortė, brenda sė cilės ishte njė sirtar edhe ai, i mbyllur dhe mė tha se brenda nė sirtar ishte njė kuti nė tė cilėn ndodhej njė dokument qė u interesonte shumė jugosllavėve. Tradhtari Mehmet Shehu mė tha se kėtė dokument mund ta hapja vetėm me urdhėr tė komandantit tė Pėrgjithshėm. Pėrmbajtjen e kėtij dokumenti dhe vendin ku ndodhej e dinte edhe Veli Llaka e Kiēo Mustaqi.
    Pasi vrau veten tradhtari Mehmet Shehu, unė u kujtova pėr kėtė dokument dhe mė shkoi mendja tė verifikoja nėse ishte nė vend apo e kishte marrė tradhtari Mehmet Shehu. Thirra tė dy shokėt qė kishin dijeni pėr kėtė problem, por ata, kur panė ēelėsat, mė thanė se mė mungonte ēelėsi i sirtarit. Pėr tė sqaruar ku ndodhej ēelėsi, pyeta shokun qė kishte marrė ēelėsat, qė i ishin gjetur tradhtarit Mehmet Shehu pas vetėvrasjes. Ai m’i dėrgoi ato. Veli Llaka dhe Kiēo Mustaqi kur i panė nė tufėn e ēelėsave, njohėn ēelėsin qė mė mungonte. Me lejen e udhėheqėsit tė partisė e hapėm sirtarin dhe kutinė e verifikuam qė dokumenti ishte nė vend.
    Unė pėr kėtė ndodhi u thashė shokėve qė ishin me mua kur hapėm kasafortėn, tė mbanin njė procesverbal. Mendoj se armiku Mehmet Shehu ēelėsin e sirtarit ku ruhej dokumenti qė pėrmenda mė sipėr, e ka marrė me qėllime tė caktuara. Me anė tė tij, kontrollonte nėse ky dokument do tė kėrkohej nga udhėheqėsi kryesor i partisė, sepse pėr ta marrė atė do tė duhej tė kėrkonim ēelėsin tek ai(Mehmeti) ose, nėse do ta hapnim me mėnyra tė tjera, do tė thoshte se sekreti ėshtė nxjerrė nga ne, pėr problemin qė bėhej fjalė nė dokument, dhe kėshtu nuk do tė merrej vesh qė kėtė sekret ua kishte bėrė tė njohur jugosllavėve tradhtari Mehmet Shehu. Kėto mendime ia kam thėnė partisė.
    26.10.1982
    Pyetje: Na shpjegoni i pandehur ē’dini rreth vrasjes sė Qamil Lleshit?
    Pėrgjigje: Unė kam marrė vesh pas Plenumit tė 11-tė tė K. tė Partisė se ishte vrarė Qamil Lleshi, tė cilin nuk e kam njohur personalisht, por di qė ka qenė oficer. Atėherė u fol se me kėtė vrasje implikohej Hajdar Aranitasi, qė ishte nė Divizionin e Mbrojtjes sė Popullit. Vrasja e Qamil Lleshit nuk ishte e lidhur me punėn qė kryeja unė nė atė kohė. Unė nuk kam biseduar ndonjėherė me Hajdar Aranitasin pėr kėtė problem. Di qė nė njė rast, nė njė mbledhje pėrfaqėsie pėr caktimin e kandidaturave pėr nė Plenumin e KQ, kur ėshtė propozuar Hajdar Aranitasi, ėshtė ngritur edhe problemi i vrasjes sė Qamil Lleshit, por u tha se kėtė problem e ka sqaruar partia.
    Pyetje: Ēfarė veprimesh tė tjera tė paligjshme keni kryer nė kundėrshtim me vijėn e partisė?
    Pėrgjigje: Veē atyre qė kam shpjeguar nė proceset e mija tė mėparshme, dua tė flas pėr veprimtarinė e gjyqit special tė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme. Unė nuk e di se mbi ēfarė baze ligjore ka funksionuar ky gjyq, por unė e gjeta tė krijuar nga Mehmet Shehu pranė Sigurimit tė Shtetit nė sektorin e Hetuesisė tė Ministrisė sė Brendshme. Nė atė kohė kur unė kam qenė zėvendėsministėr, rreth viteve ‘48-‘49, Hetuesia qė kishte gjyqin special varej nga Mihallaq Ziēishti. Nė atė gjyq dėnoheshin bashkėpunėtorėt tradhtarė tė Sigurimit, si dhe oficerėt e tjerė tė Ministrisė sė Brendshme qė kryenin faje nė lidhje me punėn operative. Nė rastet qė mė kujtohet, ka qenė dėnimi i njė personi nga krahina e Kurbinit me mbiemėr, me sa mė kujtohet, Lleshi, i cili, duke qenė bashkėpunėtor i Sigurimit nė drejtim tė bandave, kishte vrarė disa persona pėr motive personale. Ky person u kap me kombinacion dhe, pasi u bėnė dy-tre ditė hetuesie me tė, u dėnua me “vdekje” nga gjyqi special. Vendimi u ekzekutua me urdhrin tim, por u legjendua sikur ky kriminel ishte vrarė nė pritė. Veprim i paligjshėm ka qenė edhe vrasja e njė bashkėpunėtori qė ndodhej nė arrati, i cili nuk donte tė vazhdonte bashkėpunimin me organet e Sigurimit. Ky u vra nė pritė nga Zylfi Saliu dhe Halil Zeneli, tė cilėt u gjykuan dhe u dėnuan pėr kėtė veprim tė paligjshėm. Kėtė ēėshtje, me sa mė kujtohet, e ka hetuar dhe gjykuar Hajdar Aranitasi. Theksoj se nuk mė kujtohet se nga varej gjyqi special, nga Ministri apo Mihallaq Ziēishti. Pėr saktėsi duhet parė praktika e vrasjes sė bashkėpunėtorit qė ndodhej nė arrati nė zonėn e Kukėsit.
    6.11.1982
    Pyetje: Keni dijeni pėr veprime tė paligjshme nga ish-kuadri i Sigurimit, Zylfi Salihu, dhe ē’qėndrim keni mbajtur ndaj tij?
    Pėrgjigje: Unė nuk di raste qė tė jenė kryer veprime tė paligjshme nga Zylfi Saliu, me pėrjashtim tė rastit tė Kukėsit.
    Pyetje: Si qėndron problemi i ngjarjes sė vrasjes nė Berat tė kryer nga Zylfi Saliu
    Pėrgjigje: Si ngjarje dhje si analizė e saj mua nuk mė kujtohet, por nė bazė tė dokumentit tė Ministrisė, tė marsit tė vitit


    Petro Marko
    ‘56, nė qoftė se vrasja ėshtė bėrė me dashje, pa asnjė ekuivok, ēėshtja duhet t’i kishte kaluar hetimit pėr tė nxjerrė pėrgjegjėsinė dhe pėr tė ndėshkuar fajtorėt. Rrethanat e njė gjykimi tė tillė nuk mė kujtohen, por theksoj se gjykimi nuk ėshtė bėrė i mbyllur, pėrderisa siē doli nga dokumenti janė bėrė dy verifikime dhe ēėshtja ėshtė shqyrtuar nė kolegjium. Sipas dokumentit qė u citua nė KQ, problemi ka qenė nė dijeni tė tij, kėshtu qė pėr tė parė rrethanat konkrete, duhet t’i referohemi dokumenteve pėrkatėse kudo qė ndodhen.
    Pyetje: Pėr kėtė vrasje jeni sinjalizuar me letra se kosovari Idriz Zeqiri ėshtė vrarė nga Nuri Ēakėrri dhe Anastas Bojaxhiu me urdhėr tė Zylfi Saliut, duke deklaruar Anastas Bojaxhiun se vrasja ėshtė bėrė kur i lartpėrmenduri ėshtė dorėzuar. Edhe nė rast se Nuri Ēakėrri ka raportuar se vrasja u krye nė rrethanat qė Idriz Zeqiri nuk u dorėzua, a duhej qė pėr sqarim tė kėtyre rrethanave ēėshtja t’i kalohej organit tė hetimit?
    Pėrgjigje: Pėr rastin e parė e dhashė shpjegimin edhe pėr rastin e dytė, pėr sqarimin e rrethanave tė vrasjes, duhej qė ēėshtjen t’ua kalonim hetimit dhe organeve tė Drejtėsisė, por nuk pėrjashtohet qė nė kėtė rast tė jemi sugjeruar pėr tė mos e djegur si kuadėr.
    Pyetje: Si shpjegohet qė ju me urdhrin e datės 23.9.1961 e keni emėruar nė detyrėn e nėndrejtorit tė Degės sė Parė, duke iu kundėrvėnė vendimit tė Byrosė Politike tė datės 15.2.1960, qė Zylfi Aliu pėr gjithė kėto veprime tė paligjshme tė mos ngihet nė pėrgjegjėsi?
    Pėrgjigje: Duke u nisur nga periudha e kohės, si dhe fakti qė vendimi i Byrosė Politike nuk ka afat tė caktuar, nuk e konsideroj shkelje nga ana ime. Megjithatė, duke iu kthyer problemit, dua tė them se pėr rastin e trajtimit tė ēėshtjes nė fund tė vitit 1955, kur mė ėshtė relatuar, siē dokumentohet, fakti qė jam mjaftuar me vėrejtje, me paralajmėrim dhe papėrshtatshmėri nė detyrė duke mos ia kaluar ēėshtjen organit tė hetimit pėr Zylfi Saliun, flet pėr qėndrim liberal nga ana ime dhe veprimi ėshtė i padrejtė.
    Pyetje: A jeni sinjalizuar pėr veprime tė tjera tė paligjshme nga ana e Zylfi Saliut dhe ē’qėndrim keni mbajtur?
    Pėrgjigje: Me tė kemi pasur vazhdimisht probleme, si person grindavec, nervoz, kapadai, por konkretisht pėr veprime tė tjera tė paligjshme tė kryera prej tij nė rrethin e Beratit, mua nuk mė kujtohet, megjithėse ma merr mėndja qė, nė qoftė se kam pasur sinjalizime nė ngarkim tė tij, kėto duhet tė jenė verifikuar dhe duhet tė jenė dokumentuar…
    Pyetje: Kur jeni njohur me Petro Markon dhe ēfarė keni pėr tė thėnė rreth tij?
    Pėrgjigje: Me Petro Markon jam njohur pas Plenumit tė 11-tė tė vitit 1948 (koha ekzakt nuk mė kujtohet), kur unė kam shkuar nė Ministrinė e Brendshme. Nė atė kohė mund tė kem qenė nė detyrėn e zėvendėsministrit tė Punėve tė Brendshme ose tė shefit tė Kundėrspiunazhit. Kam vajtur pėr inspektim tė pėrgjithshėm nė dhomat e izolimit tė Tiranės dhe atje kam gjetur Petro Markon, si njė i arrestuar i lėnė pa u marrė nė pyetje. E pashė nė njė gjendje tė keqe, nuk ishte marrė nė Hetuesi pėr njė kohė tė gjatė. Sigurisht qė e kam pyetur dhe duhet tė ketė paraqitur ankimet e tij, por konkretisht se si ėshtė zhvilluar kjo bisedė, nuk mė kujtohet. Mbas kėsaj i dhashė porosi Hetuesisė qė tė shpejtohej kjo ēėshtje dhe tė pėrfundonte duke mėnjanuar zvarritjen e saj. Me sa di unė, Petro Marko duhet tė jetė dėnuar si agjent i amerikanėve.
    Pyetje; A i keni dhėnė ndonjė porosi Petro Markos kur i shkaur nė dhomėn e izolimit?
    Pėrgjigje: Jo nuk i kam dhėnė ndonjė porosi kur i shkova natėn nė dhomėn e izolimit. Nuk mė kujtohet nėse ka qėnė ose jo me persona tė tjerė nė qeli.
    Pyetje: Mbas kėsaj kohe, a keni patur kontakte me Petro Markon, nė rast se po pėr ēfarė probleme dhe ē’qėndrim keni mbajtur?
    Pėrgjigje: Viti ekzakt nuk mė kujtohet, rreth ndonjė vit para botimit tė librit tė tij mbi Halim Xhelon, mė ka takuar dhe kėrkoi tė dinte pėr lidhjet e babės tim me Halim Xhelon dhe unė e adresova pėr te babai i Nustret Dautit. Nė njė rast kam pritur nė zyrė tė shoqen e Petro Markos lidhur me konkursin qė fitoi pllakata e saj pėr 20 vjetorin e sigurimit.
    Pyetje: A ėshtė interesuar tradhtari Mehmet Shehu pėr Petro Markon dhe a ka biseduar nė ndonjė rast me ju pėr tė?
    Pėrgjigje: Mua nuk mė kujtohet qė Mehmet Shehu tė ketė biseduar pėr probleme qė lidheshin me Petro markon.

    vijon nesėr…



    AFRIM IMAJ

  17. #37
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    i ngrati kadrushi.. rriti ca kelush..
    e ata ja punojn qindin ne biruc me pietje te formuluara nga shoki vero-ramush.. ramiz dmth..

    --


    Kadri Hazbiu: Gabimet e Mehmet Shehut dhe Beqir Ballukut
    Speciale e Martė, Korrik 19th, 2011

    Ēaste nga zhvillimi i procesit gjyqesor ndaj kadri hazbiut dhe bashkepunetoreve te tij, ne vitin 1983
    Jo tė gjithė martirėt dhe heronjtė janė viktima tė okupatorit dhe tradhtarėve. Ka ndėr ta qė janė vrarė pas shpine nga komunistėt, madje edhe nga liderėt e tyre! Pohimi tronditės i Kadri Hazbiut para hetuesve Shkėlzen Bajraktari e Thoma Tutulani nė vjeshtėn e vitit ’82, shėnon dėshminė e parė zyrtare mbi njė aspekt tė panjohur tė Luftės Nacionalēlirimtare.

    I shtrėnguar pėr tė treguar mbi bėmat e ish-liderėve tė regjimit tė shpallur tradhtarė e puēist, ish-ministri mė jetėgjatė i Policisė sekrete, detyrohet t’i thėrrasė kujtesės e tė risjellė nga thellėsia e viteve ngjarje e ndodhi qė penalizojnė pėr pabesi e kurthe monstruoze pjesėn e kastės tė rrėzuar tashmė nga pushteti. “Jam sinjalizuar, pohon ndėr tė tjera Hazbiu, se Abdyl Kėllezi ishte personi qė tradhtoi Xhezmi Dellin”. Nė vijim, ato ēfarė di pėr Mehmet Shehun, Koci Xoxen, Beqir Ballukun, Fadil Pacramin, Liri Belishovėn, Gjin Markun, Liri Gegėn etj., mundohet t’i shtjellojė rast pas rasti, duke u pėrkujdesur tė shmangė pėrgjegjėsinė qė episode tė tilla ia ka fshehur Partisė. Nė procesverbalet e Hetuesisė, pasqyruar nė librin e studiuesit Kastriot Dervishi, “Kadri Hazbiu, krimet dhe vrasja e tij”, zbardhen mjaft ngjarje e detaje qė plotėsojnė profilin e historisė misterioze tė krerėve tė regjimit dhe mekanizmin represiv tė Sigurimit tė Shtetit, qė nuk kurseu as figurat historike tė tij. Nė kėtė numėr botojmė deponimet e Hazbiut pėr raportet e liderėve tė regjimit nė periudhėn e luftės dhe vitet e para tė ēlirimit, fakte e dėshmi dramatike nga rivalitetet e pėrplasjet qė pasuan me goditje tė befta e deri nė tragjedi tė tmerrshme…
    27.10.1082
    Pyetje: Na thoni i pandehur, me cilėt persona keni punuar nė Degėn e Sigurimit tė Ushtrisė nė vitet 1945 – 1948?
    Pėrgjigjet: Unė tė gjithė nuk i mbaj mend, por kujtoj se kam punuar me Teme Sejkon qė e kam pasur edhe shef, me Llambi Peēinin me Ilo Kolėn qė ka qenė sekretar, Zyhdi Agėn, qė ka qenė referent dhe mė duket edhe me Farudin Jahon.
    Pyetje: Po me Ali Kubatin keni punuar bashkė i pandehur?
    Pėrgjigje: Unė nuk mbaj mend qė Ali Kubati tė ketė punuar nė Degėn e Sigurimit tė Ushtrisė dhe nuk kujtoj qė me tė, tė kem pasur ndonjė punė tė pėrbashkėt tė Sigurimit.
    Pyetje: Cilėt nga personat, me tė cilėt keni punuar bashkė nė periudhėn 1945 – 1948, kanė ngritur problem pėr moszbatimin e vijės sė partisė dhe tė normave, nė kohėn kur u bėnė analizat nė Parti nė frymėn e Plenumit 11-tė tė K.Q tė Partisė?
    Pėrgjigje: Mua nuk mė kujtohet qė ndonjė nga shokėt e mi tė ketė bėrė kritika pėr mua, nė atė kohė pėr problemet qė mė pyesni. Mbaj mend qė Farudin Jaho ėshtė ankuar se unė nuk e trajtoja mirė dhe nuk ia ēmoja punėn qė bėnte. Nga persona tė tjerė mė ėshtė ngritur nė konferencėn e partisė tė garnizonit tė Tiranės nga shoku Shefqet Peēi, sikur unė e kisha nė pėrpunim dhe bile nė mbledhje ai mė pyeti ku e kisha dosjen e tij. Unė i thashė qė pėr kėtė tė pyeste nė K.Q tė Partisė. Qėndrimi qė mbajta unė nė atė kohė pėr kėtė problem u quajt i drejtė nga partia.
    29.10.1982
    Pyetje: A keni ndjekur me porosi tė tradhtarit Koci Xoxe dhe tė keni vėnė nė pėrpunim personalitete tė Partisė e tė shtetit?
    Pėrgjigje: Unė nuk di qė tė kem ndjekur dhe tė kem vėnė nė pėrpunim ndonjė personalitet partie ose shteti. Dua tė them se ka patur vetėm informacione me karakter survejimi dhe me sa mė kujtohet, nė adresė tė Kadri Hoxhės apo Hulusi Spahiut qė lidheshin me marrėdhėniet ndaj misioneve tė huaja.
    30.10.1982
    Pyetje: Cilėt ishin ata persona qė kishin kryer veprime trockiste nė kohėn e Koci Xoxes dhe mbas kthesės sė Partisė vazhduan tė punojnė nė Sigurimin e Shtetit”
    Pėrgjigje: Nė atė kohė u bėnė kritika tė forta pėr personat qė punonin nė organet e Sigurimit qė kishin kryer veprime trockiste, por nė mėnyrė tė veēantė qė tė dalloje persona konkret, mua nuk mė kujtohet
    Pyetje: Ē’dini pėr arrestimin dhe dėnimin e Isuf Keēit. A kini marrė pjesė nė hetimin e zhvilluar me kėtė person nė atė kohė. Ē’qėndrim ka mbajtur, a ka implikuar persona nga komplotistėt e dėnuar mė vonė?
    Pėrgjigje: Isuf Keēi ėshtė arrestuar mbas vetėvrasjes sė Niazi Islamit qė e kishte kunat, si bashkėpunėtor nė veprimtari antiparti me tė dhe qė nė fund u krijua alarmi se ky ėshtė arratisur. Arrestimin e tij e kam bėrė unė, duke e thirrur nga zyra, nė njė kohė kur kėrkohej nė drejtim tjetėr. Kjo ēėshtje ėshtė hetuar dhe i pėrket kohės kur ministėr ishte Mehmet Shehu. Nė hetimin e tij nuk mė kujtohet qė tė kem marrė pjesė, sa kam dėgjuar ai ka mbajt nė hetim qėndrim tė mirė. Di qė Isuf Keēi ka dhėnė pėr elementėt antiparti, ndėrsa pėr komplotistėt nuk di gjė.
    Pyetje: Gjatė hetimit ose mbas dėnimit tė Isuf Keēit, a i kini shkuar ndonjėherė nė burg sė bashku me tradhtarin Mehmet Shehu?
    Pėrgjigje: Nuk mė kujtohet qė unė t’i kem shkuar nė burg Isuf Keēit sė bashku me Mehmet Shehun.
    Pyetje: Gjatė kohės qė keni ushtruar funksione tė ndryshme nė Sigurimin e Shtetit, a keni pasur raste qė tė keni rėnė nė dijeni pėr veprimtari armiqėsore tė personave tė ndryshėm me funksione drejtuese qė mė vonė janė dėnuar si komplotistė ose tradhtarė? Nė rast se po, a keni informuar partinė?
    Pėrgjigje: Di rastin e Vaskė Gjinos qė ėshtė implikuar si agjent dhe ėshtė ndjekur, njėkohėsisht dua tė them se nė vitin 1952 – 1953, kur u bė radioloja, qendra e zbulimit amerikan pyeste se ku ndodhej Beqir Balluku, Liri Belishova dhe Koēo Tashko dhe pėr kėtė kam bėrė njoftimet pėrkatėse. Raste tė tjera nuk mė kujtohen.
    Pyetje: Po nga procesi i Hulusi Spahiut, a jeni vėnė nė dijeni pėr implikimin e tradhtarit Beqir Balluku?
    Pėrgjigje: Mua nuk mė kujtohet qė tė jem vėnė nė dijeni.
    Pyetje: A jeni vėnė nė dijeni nga vartėsit tuaj pėr implikimin e Beqir Ballukut pėr veprimtari armiqėsore, veē rastit tė Hulusi Spahiut?
    Pėrgjigje: Nuk di e nuk mė kujtohet qė pėr kėto probleme tė jem vėnė nė dijeni nga vartėsit e mi.
    Pyetje: Mbas zbulimit tė tradhtisė sė Beqir Ballukut nga partia a ju ka ardhur ndonjė person t’iu informojė pėr kėtė ēėshtje qė ia kishte raportuar vartėsve tuaj, me tė cilėt mbante lidhje pune?
    Pėrgjigje: Nuk mbaj mend qė tė mė ketė ardhur ndonjė person pėr kėtė ēėshtje, d.m.th. qė Beqir Balluku ishte nė veprimtari armiqėsore kundėr Partisė. Nuk mė kujtohet se cili person mė ka thėnė pėr Beqir Ballukun, qė ai kishte dezertuar nga batalioni i Ishmit gjatė luftės. Ka mundėsi qė tė ketė qenė Isuf Keēi ose ndonjė person tjetėr nga tė batalionit Krujė – Ishėm. Kėtė ēėshtje ia kam dhėnė hetuesit Kristofor Mėrtiri.
    Pyetje: Po pėr komplotistėt e tjerė ju kanė sinjalizuar dhe ē’keni bėrė?
    Pėrgjigje: Nuk di nga ē’burim arkival, por mua mė ėshtė sjellė pas arrestimit tė Abdyl Kllezit njė dokument, sipas tė cilit dilte qė ky i fundit kishte pranuar okupimin e Shqipėrisė nga Italia fashiste dhe bashkimin e Kosovės me Shqipėrinė e konsideronte njė fitore tė madhe. Pėr kėtė ēėshtje i kam vajtur nė hetim Abdyl Kėllezit, e kam pyetur dhe pėrfundimisht di qė ka pranuar pėr sa mė sipėr. Po kėshtu, nga njė person qė nuk mė kujtohet, jam sinjalizuar se Abdyl Kėllezi mund tė ishte personi qė kishte tradhtuar Xhezmi Dellin, mbasi Abdyli e kishte nė lidhje. Si pėr kėtė dhe pėr qėndrimin nė Ventotene, ai u pyet nga unė dhe hetuesi, por nuk pranoi qė tė ishte vėnė nė shėrbim tė italianėve. Kėto dalin edhe nga procesi. Nga njė person qė nuk mė kujtohet, mbas arrestimit tė Fadil Paēramit, kam mėsuar se nė kohėn qė kishte qenė polic i Seit Matės, gjatė okupacionit kishte arrestuar Fadilin, i cili kishte qarė dhe thėnė: “Pse mė arrestoni mua dhe jo Abdyl Kėllezin?” Mbi bazėn e deklarimeve tė kėtij janė pyetur Fadil Paērami dhe Abdyl Kėllezi qė nuk kanė pranuar qenien nė shėrbim tė okupacionit. Shpjegimet i kam dhėnė nė proceset e tyre.
    Pyetje: Si e konsideroni veprimin e vartėsve tuaj, nė rast se sipas pretendimit tuaj nuk ju kanė vėnė nė dijeni pėr implikimin nė veprimtari armiqėsore tė tradhtarit Beqir Balluku?
    Pėrgjigje: Sigurisht, fshehja e njė veprimtarie tė tillė pėrbėn akt armiqėsor, kur kjo bėhet me ndėrgjegje pėr ta mbrojtur Beqir Ballukun.
    2.11.1982
    Pyetje: Cilėt nga personat qė janė dėrguar pėr veprimtari zbulimi nė Jugosllavi keni njohur ju, i pandehur gjatė viteve 1949-1955?
    Pėrgjigje: Nga personat qė janė marrė me punėn e zbulimit pėr periudhėn qė pyetem, kam njohur Shuaip Sadikun nga Kukėsi, Qerim Mukėn, Halil Kaēanollin, Skėnder Kosovėn, si dhe disa shokė qė aktualisht punojnė nė Ministrinė e Punėve tė Brendshme. Shuaip Sadikun e kam njohur qė gjatė kohės sė luftės. Nė vitin 1948, Shuaipi ėshtė arratisur bashkė me familjen dhe ėshtė aktivizuar nga jugosllavėt. Unė e mora vesh kėtė dhe, duke ditur qė Shuaipi kishte mik Riza Kadrinė, e takova kėtė tė fundit dhe i thashė nėse e takonte ndonjėherė Shuaipin. Unė e porosita Rizanė t’i thoshte nga ana ime qė, nėse ishte kundėr qeverisė shqiptare, tė vinte tė luftonte kundėr saj kėtu nė Shqipėri, e tė linte kėtu kockat, por spiun i jugosllavėve tė mos bėhej. Me sa duket, Rizai e kishte takuar dhe pas ca kohėsh Shuaipi me gjithė familjen dhe anėtarėt e bandės sė tij erdhi e u dorėzua. Mė pas, kur kishte ndonjė nevojė, vinte mė takonte edhe mua. Shuaipi, me sa di, ėshtė pėrdorur si udhėrrėfyes pėr grupet qė kalonin kufirin pėr nė Jugosllavi. Unė nuk di tė jetė goditur ose kapur ndonjė nga grupet qė ka shoqėruar ai…
    7.11.1982
    Pyetje: Gjatė kohės qė keni qenė kryetar i degės sė Sigurimit tė Ushtrisė, a keni pasur tė dhėna pėr tradhtarin Mehmet Shehu, nėse po, ēfarė tė dhėnash keni pasur dhe si i keni trajtuar?
    Pėrgjigje: Gjatė kohės qė kam qenė kryetar i Degės sė Sigurimit tė Ushtrisė, nuk kam pasur ndonjė tė dhėnė pėr Mehmet Shehun, qė e komprometonte si tradhtar. Kur kam ardhur nė kėtė detyrė, Mehmet Shehu ishte shkarkuar nga funksioni i shefit tė Shtabit tė Pėrgjithshėm. Nė kėtė kohė, ai ishte nė detyrėn e ministrit tė Komunikacionit. Kur jam kthyer nga BS, ishte koha kur zhvilloheshin aktivitete nė lidhje me punimin e materialeve tė Pleniumit tė 8-tė tė K.Q tė Partisė tė vitit 1948. Pėr tė na vėnė nė korrent me situatėn, mė thirrėn nė Drejtorinė Politike ku kanė qenė Kristo Themelko, Myzafer Spaho, Pėllumb Dishnica dhe sigurisht pėr kėto problem nė atė kohė kėrkohej solidarizim me vendimet e Pleniumit tė 8-tė tė K.Q tė Partisė. Se cili nga kėta mė ka thirrur konkretisht, nuk mė kujtohet. Nė rrugė shtetėrore mė ka thirrur Nesti Kerenxhi dhe Gjin Marku, i cili kryente funksionet e shefit tė Shtabit tė Pėrgjithshėm. Nesti mė kėrkoi qė tė pėrpiqesha tė zbuloja veprimtarinė armiqėsore tė Mehmet Shehut nė ushtri, ndėrsa Gjin Marku mė njohu me situatėn dhe mė foli pėr Mehmet Shehun si person armik, antiparti, antijugosllav dhe ndonjė gjė tjetėr qė mua nuk mė kujtohet. Tė dhėnat e para pėr Mehmet Shehun si nxėnės i Fultzit i kam marrė kur kam shkuar nė Ministri, nuk mė kujtohet kur kam qenė kryetar i degės sė kundėrzbulimit apo zėvendėsministėr. Mė pėrpara, flitej se kishte qenė njė dosje nė ngarkim tė tij, tė cilėn e kishin tėrhequr nė K.Q tė Partisė. Kur shkova unė, kam gjetur njė informacion nė njė dosje, ku ishin disa emra tė ish-nxėnėsve tė Fultzit me njė motivacion tė shkurtėr, kėto mund tė ishin disa implikime nga procesi i sabotatorėve tė Maliqit. Sipas kėtij implikimi, Mehmet Shehu cilėsohej si nxėnės i mirė dhe i preferuar i Harry Fultzit. Kėtė material e kam dorėzuar nė K.Q tė Partisė, pa ia thėnė Mehmet Shehut. Mua nuk mė kujtohet se si mė ra nė dorė ky informacion. Me ndjekjen e materialeve nė ngarkim tė Mehmet Shehut duhet tė jetė marrė nė radhė tė parė Thoma Karamelo si njeri i preferuar i Koēi Xoxes, Nesti Kerenxhit, Vaskė Kolecit dhe pėr vetė detyrėn qė kryente si shef i kundėrspiunazhit. Veē tij, duhet tė jenė marrė Nesti Kerenxhi, Vaskė Koleci dhe Zihni Muēo.
    Pyetje: Mbas kthimit nga BS a jeni takuar me Koēi Xoxen, nė rast se po, ēfarė bisedash keni zhvilluar?
    Pėrgjigje: Mbas kthimit tim nga BS, me pėrjashtim tė takimit nė shkollėn e Dakos, unė nuk jam takuar me Koēi Xoxen.
    Pyetje: Pėr qėndrimin qė u mbajt nė Pleniumin e 8-tė tė K.Q tė Partisė ndaj Mehmet Shehut, a keni biseduar me kėtė ose me ndonjė person tjetėr si me Koēi Xoxen, Nesti Kerenxhin etj?
    Pėrgjigje: Pėr qėndrimin qė mbajta nė kėtė Plenium, unė nuk kam biseduar me Mehmet Shehun ose me personat e mėsipėrm pėr tė cilėt pyetem.
    Pyetje: Nėse ėshtė dėrguar njė kopje e raportit vjetor tė organeve tė Sigurimit tė Shtetit nė vitin 1949 nė Moskė, nė rast se ėshtė dėrguar, si u dėrgua, a duhej dėrguar dhe a ėshtė marrė miratimi pėrkatės?
    Pėrgjigje: Mua nuk mė kujtohet qė tė jetė dėrguar njė raport i tillė, pra, nuk e di, por pėrderisa dokumentohet se ekziston njė procesverbal pėr asgjėsimin e tij, them se kjo nuk mund tė bėhej nga unė pa urdhrin e eprorėve.
    Pyetje: Ky raport tepėr sekret qoftė edhe pėr t’u shfrytėzuar nga studentėt tanė a lejohej pra, duhej tė dėrgohej jashtė shtetit, qoftė edhe me urdhėr tė eprorėve?
    Pėrgjigje: Me urdhėr tė eprorėve, njė material i tillė mund tė dėrgohej dhe unė e kisha pėr detyrė qė tė ndiqja fatin e kėtij materiali.
    Pyetje: Ēfarė u bė ky material, si pėrfundoi?
    Pėrgjigje: Unė nuk e di, por nė bazė tė dokumenteve qė citohen, del qė ėshtė asgjėsuar. Mbajtja e procesverbalit kėtu nė Tiranė ėshtė njė veprim i parregullt, sepse duhej tė bėhej nė vend.
    10.11.1982
    Pyetje: Si e keni kryer detyrėn qė u ngarkoi Nesti Kerenxhi, pas Pleniumit tė 8-tė tė K.Q tė Partisė nė drejtim tė pėrpjekjeve qė duhet tė bėnit pėr zbulimin e veprimtarisė armiqėsore tė Mehmet Shehut?
    Pėrgjigje: Mbi bazėn e kėsaj detyre kam porositur vartėsit pėr tė vepruar, me qėllim qė tė diktonin ndonjė aktivitet, komente qė mund tė ketė pasur nė atė periudhė pėr Mehmet Shehun, por masė konkrete nė ngarkim tė tij mua nuk mė kujtohet, sepse edhe periudha ishte mjaft e shkurtėr, fjala ėshtė deri tek Plenumi i 9-tė i K.Q tė Partisė.
    Pyetje: Nė proceset e mėparshme keni shpjeguar se kur keni qenė me punė nė Ministrinė e Punėve tė Brendshme, ju ka rėnė nė dorė njė material qė bėnte fjalė, midis tė tjerave edhe pėr tradhtarin Mehmet Shehu, qė kishte qenė nxėnės i aftė dhe i preferuar i Harry Fultzit. Gjithashtu, keni qenė nė dijeni se nė ngarkim tė kėtij tradhtari ka pasur njė dosje pėr tė si element kundėrshtar. A e keni informuar partinė pėr ekzistencėn e kėtyre materialeve?
    Pėrgjigje: Nė Pleniumin e 11-tė tė K.Q tė Partisė unė kam dėgjuar se nė ngarkim tė Mehmet Shehut kishte pasur material, se ēfarė ishin, unė nuk e dija. Gjithashtu, nė atė kohė kisha dėgjuar se kėto materiale ishin tėrhequr nė K.Q tė Partisė. Pėr kohėn qė kam qenė shef i degės sė kundėrspiunazhit apo zėvendėsministėr mirė nuk mė kujtohet, mė ka rėnė nė dorė njė material, listė emėrore me karakteristikė tė shkurtėr e disa njerėzve qė kishin qenė nxėnės tė preferuar e tė dalluar nė shkollėn amerikane tė Harry Fultzit. Midis tyre ishte edhe emri i Mehmet Shehut. Mė kujtohet qė kjo listė ishte bėrė me makinė pa firmė, por nuk di a e gjeta vetė nė dosje apo ma dha njeri, kjo nuk mė kujtohet. Meqenėse ishte emri i Mehmet Shehut dhe pėr kėto materiale kishte porosi qė tė jepeshin nė K.Q tė Partisė, unė e kam dorėzuar nė K.Q tė Partisė, pa i thėnė Mehmet Shehut. Mė vonė pėr kėto ēėshtje nuk kam biseduar me njeri deri nė vitin 1981, kur para Kongresit tė 8-tė tė Partisė pėr listėn e tė dhėnat e saj nė njė rast kam vėnė nė dijeni Partinė. Por, dua tė sqaroj se nuk kam thėnė pėr materialet e tjera qė kisha dėgjuar. Nė mbledhjen kur diskutohej problemi i shkeljes sė vijės sė partisė lidhur me luftėn e klasave, posaēėrisht nė drejtim tė fejesės sė djalit tė Mehmet Shehut, unė nuk i ngrita kėto probleme: si listėn, ashtu edhe ēka kisha dėgjuar pėr materialet, sepse i konsiderova ēėshtje tė njohura dhe pa ndonjė vlerė nė rastin e dhėnė.

    Vijon nesėr…

  18. #38
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Hazbiu nė Hetuesi: Ju rrėfej vrasjet pa gjyq nė vitet ‘50

    Argument, Speciale e Dielė, Korrik 17th, 2011

    Kadri Hazbiu nė sallėn e gjyqit. Majtas, faksimile e procesverbalit tė mbajtur nė Hetuesi
    “Sigurimi i Shtetit ka bėrė ekzekutime pa vendime gjyqi. Sė paku, unė mbaj mend tre tė tilla nė fillimin e viteve ‘50″ Pohimi tronditės i Kadri Hazbiut nė vjeshtėn e vitit ‘82, kėtė radhė pėrball hetuesve, rikthen nė vėmendjen e opinionit njė nga dramat mė tė tmerrshme tė regjimit komunist.

    Nė librin “Kadri Hazbiu, krimet dhe vrasja” tė Kastriot Dervishit, botuar ditėt e fundit nga shtėpia botuese “55”, hidhet dritė nė tė tjera mistere tė dosjes mė tė bujshme tė Policisė Sekrete tė Shqipėrisė, duke zbuluar dėshmi, fakte, dokumente e materiale tė panjohura mė parė. Kadri Hazbiut, ministrit mė jetėgjatė tė Punėve tė Brendshme, jeta i rezervoi tė njėjtin fund si homologėve tė tij tė Bashkimin Sovjetik. Pėrvoja disavjeēare si kuadėr i organeve tė Punėve tė Brendshme e nė vijim si ministėr, pėrfundoi pikėrisht nėpėrmjet njė dėnimi me vdekje me akuza qė nuk pėrbėnin thelbin e veprimtarisė sė tij, por njė pėrqasje propagandistike si nė rastin e “armiqve” tė tjerė tė zbuluar rishtazi nga Partia dhe Enveri. Botimi sjell kėsisoj dy vitet rrėnuese tė ministrit tė diktaturės qė qėndroi mė gjatė nė detyrė nė Shqipėrinė komuniste, vendit qė nėn drejtimin e Enver Hoxhės imitoi aq besnikėrisht diktaturėn e Stalinit. Kadri Hazbiu dhe shpura e tė tjerėve qė iu bashkua procesit tė tij, vihen nė kėtė libėr nė rolin e rrėfimtarit, mbi atė qė ata dinė mbi diktaturėn komuniste dhe mekanizmat e saj tė veprimit. Gazeta “Panorama” mė herėt ka botuar pjesė tė veēanta tė dosjes “Hazbiu”, me dėshmi e dokumente autentike, por edhe me rrėfime tė bashkėkohėsve e bashkėpunėtorėve tė ministrit mė jetėgjatė tė Policisė Sekrete. Duke filluar nga sot, do tė botojmė pėrballjen e panjohur tė Kadri Hazbiut me hetuesit Shkėlzen Bajraktari e Thoma Tutulani mbi akuzat pėr “tradhti ndaj atdheut” dhe “shkelje tė vijės sė partisė” nė organet e Sigurimit tė Shtetit, marrė nga libri i ri i Kastriot Dervishit, “Kadri Hazbiu, krimet dhe vrasja e tij”…

    PJESĖ NGA LIBRI:

    Mė 15.10.1982, ne, Shkėlzen Bajraktari dhe Thoma Tutulani, hetues tė MPB-sė, morėm nė pyetje tė pandehurin Kadri Hazbiu. Tė pandehurit iu njoftua akuza pėr “krimin e tradhtisė ndaj atdheut” dhe u pyet rreth saj.

    Pyetje: I pandehur, e dėgjuat, e kuptuat dhe ē’kini pėr tė thėnė rreth akuzės qė ju bėhet?

    Pėrgjigje: Akuzėn qė mė bėhet e dėgjova, e kuptova dhe nuk e pranoj. Unė pranoj se kam bėrė gabime tė rėnda, qė kanė sjellė pasoja te dėmtimi i vijės sė Partisė nė organet e punėve tė brendshme. Konkretisht, unė gjykoj se nuk kam mundur tė kryej detyrėn si ministėr i Punėve tė Brendshme pėr tė siguruar kuptimin e plotė tė vijės sė Partisė tė shprehur nė normat e punės tė organeve tė punėve tė brendshme, ku gjej edhe shkakun e mjaft mungesave dhe shkeljeve qė kanė ndodhur nė kėto organe. Unė kėtė pėrgjegjėsi e konsideroj direkt timen, pėr funksionin qė kam pasur si ministėr.

    Pyetje: Si ėshtė shprehur me veprime konkrete ky pėrfundim qė thatė mė parė ju, i pandehur?


    Kadri Hazbiu ne gjyq
    Pėrgjigje: Unė nuk kam mundur tė siguroj kontrollin e Partisė, nė ato forma qė ka caktuar Partia, mbi organet e punėve tė brendshme. Unė vetė duhet tė kisha bėrė njė punė mė tė organizuar pėr tė siguruar rolin udhėheqės tė partisė mbi gjithė sektorėt e drejtimet, sidomos nė organet e Sigurimit. Nė vitet e para, kur u bėra ministėr, tregova kujdes tė veēantė pėr kėtė ēėshtje, mė vonė, ky kujdes u zbeh nga unė, sepse gjykova se mori rrugė ky problem, sidomos mbi problematikėn qė mund tė diskutohej nė organizatat – bazė tė Sigurimit.

    Pyetje: Pse ju i pandehur nuk u morėt me kėtė problem themelor pėr Partinė mė vonė dhe ē’pasoja erdhėn?

    Pėrgjigje: Unė nuk u mora sa duhet me kėtė punė, sepse mendova qė pas kaq vjetėsh ishte fituar njė pėrvojė mbi problematikėn qė mund tė trajtonin organizatat – bazė tė Partisė, nga puna e Sigurimit, duke pasur parasysh se ishin kaluar konceptet qė frenonin, si puna e mbyllur e organeve tė Sigurimit tė Shtetit, sekreti, etj. Ky opinion te unė u krijua edhe si rrjedhim i ndikimit mbi mua tė armiqve qė kam pasur rreth vetes nė Ministrinė e Punėve tė Brendshme, si: Mihallaq Ziēishti, Feēor Shehu etj. Ndikimi i tyre ka qenė i tillė: ata kur shkonin poshtė pėr kontrolle, kur ktheheshin, mė raportonin se puna shkon mirė, probleme tė vėshtira nuk ka. Nė kėtė frymė mė raportonin edhe shokėt e tjerė, si Muēo Saliut, Lelo Sinajt, Rexhep Kolli kur shkonin poshtė pėr kontrolle, tė cilėt mė sillnin lajme euforike, se puna ecėn, gjendja ėshtė mirė nė drejtim tė kontrollit tė punės sė mbyllur. Mbi bazėn e gjendjes sė raportuar nga shokėt qė shkonin poshtė, sidomos kur ishin degėt politike tė kufirit, policisė, qė e paraqisnin gjendjen mirė, edhe unė arrija pėrfundimin se gjendja ėshtė e mirė. Kjo ėshtė e metė imja. Unė mbaj pėrgjegjėsi edhe mė tė rėndė, sepse nuk kam tėrhequr ndihmėn dhe kontrollin e duhur nga ana e K.Q. tė Partisė sė Punės tė Shqipėrisė pėr organet e punėve tė brendshme. Kėto dobėsi unė i shikoj nė radhė tė parė te lidhjet e shumta tė varėsisė qė kisha si Ministėr i Brendshėm. Unė kisha lidhje varėsie nga sekretari pėrkatės i K.Q. tė PPSH, tė cilin duhet ta njoftoja pėr gjithēka, tė ngrija probleme dhe tė tėrhiqja edhe mendimet e tij. Atij, unė nuk i kam fshehur asgjė me pėrjashtim tė problemeve qė i duheshin thėnė drejtpėrsėdrejti udhėheqėsit tė Partisė. Nė kohėn kur nė pėrbėrjen e instruktorėve u morėn edhe persona qė kishin njohuri pėr punėn e Sigurimit, ata shkonin nėpėr mbledhje, bile kontrollonin disa tregues e pėr rrjedhim, informacioni shkonte mė i plotė nė Komitetin Qendror nė PPSH. Megjithatė, kjo nuk mė shkarkon nga pėrgjegjėsia pėr informacionin jo tė plotė e sistematik tė K.Q. tė PPSH pėr tė gjitha problemet. Nė tė njėjtėn mėnyrė, unė kam vepruar edhe me ish- kryeministrin, tradhtarin Mehmet Shehu dhe ish-zėvendėskryeministrin, tradhtarin Beqir Balluku, tė cilėt i kam informuar nė tė njėjtėn shkallė, si edhe sekretarin e K.Q. tė PPSH-sė pėr problemet e Ministrisė sė Punėve tė Brendshme, por kėta tė fundit, kur unė ngrija probleme me anė tė informacioneve ose raportimeve verbale si p.sh. pėr naftėn ose probleme tė tjerė, mė thoshin se Sigurimi nuk do tė bėjė gjithēka: secili duhet tė bėjė detyrėn e tij, (e kishte fjalėn pėr institucionet e tjera) ju e kini bėrė detyrėn duke i ngritur problemet. Kjo mėnyrė e vlerėsimit tė punės sė Sigurimit nga dy tradhtarėt ka pasur ndikimin e saj te unė, duke mė krijuar pėrshtypjen se Ministria e Punėve tė Brendshme i kishte punėt nė rregull dhe po e bėnte detyrėn. Kjo mė krijonte njė gjendje euforie dhe mė ulte ekzigjencėn nė kėrkesat pėr punėn e organit. Kėta tradhtarė kanė ndikuar edhe nė vlerėsimet zyrtare, qė i bėheshin organeve tė punėve tė brendshme. 16.10.1982

    Pyetje: Nė ē’drejtime e keni shkelur vijėn e Partisė, gjatė kohės qė keni punuar nė organet e punėve tė brendshme?

    Pėrgjigje: Nuk di ta kem shkelur vijėn e Partisė. Por periudha ėshtė kaq e gjatė qė mund tė ketė ndonjė rast, por mua nuk mė kujtohet.

    Pyetje: Na thoni i pandehur, nga ē’qėllime nisej dhe ē’pėrmbajtje kishte vendimi i Byrosė Politike nr.160 datė 26.12.1973 mbi forcimin e rolit tė prokurorisė dhe pėrqendrimin e hetuesisė?

    Pėrgjigje: Vendimi i Byrosė Politike ka pėr qėllim forcimin e rolit tė prokurorisė dhe heqjen e hetuesisė prej saj. Problemi shtrohej pėr unifikimin dhe pėrfundimisht u vendos tė lihej pranė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme. Njė nga kushtet kryesore qė hetuesia tė ruante objektivitetin e saj, ishte qė tė mos varej nga sektori operativ. Prandaj, pėr tė mėnjanuar paligjshmėrinė dhe arbitraritetin me tė drejtė nė vendimin e Byrosė Politike parashikohet qė hetuesia tė jetė nė varėsi tė ministrit tė Punėve tė Brendshme.

    Pyetje: Na shpjegoni i pandehur, pėrse keni kaluar varėsinė e hetuesisė tek zėvendėsministrat e Punėve tė Brendshme, nė kundėrshtim me vendimin e Byrosė Politike nr.160, datė 21.12.1973, i cili shprehet nė mėnyrė tė qartė e kategorike qė hetuesia tė jetė nė varėsi tė ministrit tė Punėve tė Brendshme. Ēfarė ju shtyu ju tė ndėrmerrnit njė veprim tė tillė nė kundėrshtim tė hapur me vendimin e Byrosė Politike.

    Pėrgjigje: E interpretova vendimin e Byrosė Politike qė hetuesia mund t’i kalohej edhe zėvendėsministrit, i cili varet nga ministri qė e realizon edhe kėshtu kėtė detyrė. Unė jam konsultuar edhe me persona tė tjerė, se ideja mė lindi mua, pasi nuk e kam kuptuar si detyrim kategorik. Hetuesia kishte volum pune tė madh dhe pas 5 – 6 muajsh qė e mbajta unė, mė lindi ky mendim. E bisedova me zėvendėsministrat Feēor Shehu dhe Rexhep Kolli, drejtorin e atėhershėm tė hetuesisė, me prokurorin e pėrgjithshėm, kryetarin e Gjykatės sė Lartė dhe deri tek sekretari pėrkatės nė KQ tė PPSH-sė. Ranė dakord me mua qė hetuesinė mund ta mbante edhe njė zėvendėsministėr. 18.10. 1982

    Pyetje: Ē’veprimtari armiqėsore tė jugosllavėve kundėr vendit tonė keni konstatuar ose keni mėsuar nga tė tjerė qė nė periudhėn e luftės dhe mė pas?

    Pėrgjigje: Gjatė Luftės Nacionalēlirimtare unė nuk kam konstatuar ndonjė aktivitet armiqėsor qė kanė zhvilluar jugosllavėt kundėr vendit tonė. Mbas luftės unė kam punuar nė Drejtorinė e Mbrojtjes sė Popullit dhe jam emėruar kryetar i degės Sigurimit tė Ushtrisė deri nga shtatori i vitit 1947, kohė nė tė cilėn kam shkuar nė kursin e Sigurimit nė Moskė sė bashku me Mihallaq Ziēishtin, Vaskė Kolecin, Vangjo Mitrojorgjin e Muēo Saliun. Nė prill tė vitit 1948 u ktheva nė funksionin qė kisha. Zėvendės kisha Llambi Peēinin. Nė maj – qershor tė vitit 1945 jam dėrguar nė Kosovė. Kam mėsuar nga shokėt pėr masakrat e jugosllavėve kundėr popullatės shqiptare tė Kosovės. Nė njė rast kur jemi takuar nė Prishtinė, unė dhe shokė tė tjerė tė Partisė e tė ushtrisė qė drejtonin nė atė kohė, nė njė darkė shtruar nga Dushan Mugosha, Fadil Hoxha, Xhavit Nimani dhe dy malazezė, njėri prej tė cilėve me emrin Paloka, i them Xhavidit qė ishte shef i OZN-as pėr Kosovėn se po vriten njerėz tė pafajshėm, si ishte e mundur qė ndodhte kėshtu. Mė thotė se nuk ėshtė e vėrtetė, mbasi vriten vetėm kriminelėt, ballistėt e tė arratisurit dhe jo populli. Fadili mė kapi nga kėmbėt duke mė dhėnė tė kuptoja se ia bėra mirė. Duhet tė theksoj se darka u shtrua pėr grupin e delegacionit dhe jo vetėm pėr mua. Me Dushanin nuk zhvillova ndonjė bisedė. Pėr kėtė ēėshtje i kam bėrė raport me shkrim Nesti Kerenxhit mbas kthimit tim nė Shqipėri. Nga viti 1945 deri nė shtator 1947 qė shkova pėr studime nė BS, nuk mė kujtohet ndonjė akt armiqėsor i jugosllavėve kundėr vendit tonė. Nė kėtė kohė, zėvendėsi im ka qenė Llambi Peēini. Nga muaji prill deri nga mesi i qershorit tė vitit 1948 nė degėn tonė kishim, me sa mė kujtohet, njė kėshilltar jugosllav, ndėrsa tė tjerė ishin nėpėr divizione. Ata vepruan nė drejtim tė strukturės, rregulloreve, organizimit legal tė sigurimit duke pasur nė qendėr krijimin e agjenturės masive, nė kundėrshtim me ato qė kisha mėsuar. Me kėtė pikėpamje ka qenė edhe armiku Mehmet Shehu. Unė nuk kam qenė dakord me pikėpamjet e jugosllavėve dhe pata konflikt me ta, deri nė Drejtorinė Politike, te Kristo Themelko dhe pėrfundimisht u pezullua dėrgimi e pėrdorimi i kėtyre tezave. Sipas pikėpamjes jugosllave, veē sa sipėr, ndėrtimit tė agjenturės masive, ishte edhe ndjekja pa kriter dhe masive e njerėzve pėr aktivitet armiqėsor.

    Pyetje: Si ishin udhėzimet nga Drejtoria e Mbrojtjes nė kėtė kohė nga armiqtė Koēi Xoxe e Nesti Kerenxhi?

    Pėrgjigje: Tė zbatoheshin direktivat e jugosllavėve, por drejtuesit e asaj kohe si Vaskė Koleci – (ish nė plenum tė Komitetit Qendror tė Partisė) dhe Nesti Kerenxhi e ndien se situata do tė ndryshonte dhe u pajtuan me porositė e dhėna nga Drejtoria Politike (Kristo Themelko), i cili me sa kujtoj ishte anėtar i Byrosė Politike nė atė kohė. Mbasi jam kthyer nga BS kam marrė pjesė nė njė aktiv qė mbahej nė shkollėn e Dakos (nė Kamėz – shėnim) ku do tė punoheshin konkluzionet e Plenumit tė 8-tė Komitetit Qendror tė Partisė nga Koēi Xoxe, qė dėnohej Mehmet Shehu si anti-jugosllav. Unė kam diskutuar dhe jam solidarizuar me konkluzionet e Plenumit dhe e kam kritikuar Mehmet Shehun si karrierist, mbasi nė njė bisedė tė mėparshme me tė, mė pat thėnė se: “ē’perspektivė ke nė Sigurim, atje nuk bėn dot karrierė, ndėrsa nė ushtri mbaron akademinė dhe mund tė ecėsh pėrpara”. Marrėdhėniet me Mehmet Shehun nė kėtė kohė i kam pasur tė mira. Nė kėtė periudhė, pas kthimit nga BS jam njohur me Feēor Shehun, i cili kishte ardhur si shef Sigurimi nė njė divizion. Marrėdhėniet me Koēi Xoxen i kisha tė mira, por marrėdhėnie pune operative tė drejtpėrdrejta kam pasur me Nesti Kerenxhin dhe Vaskė Kolecin. 19. 10. 1982

    Pyetje: Me cilėt kėshilltarė jugosllavė pranė organeve tė sigurimit tė shtetit dhe organeve tė tjerė jeni njohur dhe keni pasur lidhje?

    Pėrgjigje: Kėshilltarėt jugosllavė kanė ardhur nė Degėn e Sigurimit tė Ushtrisė gjatė kohės qė unė isha nė BS. Kur jam kthyer nė Degėn e Sigurimit tė Ushtrisė, kam gjetur njė kėshilltar jugosllav me detyrėn e pėrgjegjėsit tė kėshilltarėve, qė emri tij mua nuk mė kujtohet. Mbaj mend qė ishte trupgjatė. Pėrkthyes me tė ka qenė njė oficer jugosllav (kosovar) me mbiemrin Brovina. Serezentiēi ka qenė nė Drejtorinė Politike, ndėrsa Kuprishani pranė Shtabit tė Pėrgjithshėm.

    Pyetje: Me kėshilltarin jugosllav Svetozar Koēiē, a jeni njohur dhe ēfarė lidhjesh keni mbajtur?

    Pėrgjigje: Kėtė person nuk e kam njohur dhe nuk ka qenė nė kėtė periudhė nė Degėn e Sigurimit tė Ushtrisė. Domethėnė, qė nga koha qė shkova pėr studime nė BS, derisa ikėn kėshilltarėt jugosllavė. Mundet qė ai tė ketė qenė nė ndonjė divizion, por unė nė atė kohė nuk e kam njohur. Me jugosllavė tė tjerė me shėrbim nė atė kohė nė Shqipėri unė nuk jam njohur e takuar.

    Pyetje: Ē’veprimtari nė kundėrshtim me normat dhe vijėn e partisė keni kryer gjatė periudhės kur vepronte tradhtari Koēi Xoxe?

    Pėrgjigje: Pranoj se duke qenė nė krye tė Degės sė Sigurimit tė Ushtrisė kam kryer veprime tė paligjshme nė kundėrshtim me normat e vijėn e partisė, ashtu siē me tė drejtė u kritikova nė Plenumin e 11-tė tė K.Q. tė Partisė, me konkluzionet e tė cilit unė rashė plotėsisht dakord. Pėr kėto problem unė kam bėrė autokritikė edhe nė organizatėn bazė tė partisė. Pėr sa i pėrket drejtimeve konkrete tė shkeljes sė vijės e normave tė Partisė, kėto kanė ndodhur, unė i kam thėnė nė autokritikėn time, por tashti nuk mė kujtohen. Dua tė them se edhe vrasje pa vendim gjyqi janė bėrė, siē kanė qenė rastet e njė bashkėpunėtori tė Krujės, qė kishte tradhtuar dhe me sa di, duhet tė jetė dėnuar nga gjykata speciale (nipi i Gjon Markagjonit nga Kurbini) dhe njė rast tjetėr me dy tė dėnuar me vdekje qė janė ekzekutuar me miratimin tim. Kėto raste i referohen viteve 1951 – 1952 nė funksion tė legjendės pėr veprime tė caktuara agjenturore. Kėta tė dy nuk kanė qenė tė dėnuar nga gjykata popullore. 20. 10. 1982

    Pyetje: Ju, i pandehur, e keni njohur personalisht Svetozar Koēiēin gjatė periudhės qė keni qenė nė Degėn e Sigurimit tė Ushtrisė.

    Pėrgjigje: Personalisht nuk e kam njohur, as kam dėgjuar qė tė ketė qenė Svetozar Koēiēi nė atė kohė.

    Pyetje: Ē’raste konkrete ju kujtohen dhe veprimesh tuaja keni kryer nė kundėrshtim me vijėn dhe normat e partisė?

    Pėrgjigje: Rreth vitit 1947 mė kujtohet se kanė ndodhur dy raste, njeri prej tė cilėve nė Divizionin e Gjirokastrės, Brigada e Delvinės, ku ishin arrestuar disa persona pėr veprimtari armiqėsore, tė cilėt kishin deponuar se kishin dashur tė arratiseshin njė grup oficerėsh tė kėsaj brigade. Mbi kėtė bazė kam shkuar nė divizion, kam pyetur tė arrestuarit dhe nga kėta dolėn ekzagjerime pėr shkak tė presioneve fizike e sugjestionit. Shkuarja ime u diktua nga shqetėsimi ynė dhe u bė me iniciativėn time. Konkluzionet, kur u ktheva, u gjetėn tė drejta dhe me sa mbaj mend, hetuesi u dėnua penalisht dhe shefi i sigurimit duhet tė jetė dėnuar administrativisht. Si shef i Sigurimit me sa mbaj mend ka qenė Asaf Kondi. Rasti i dytė ka qenė i divizionit tė Tiranės i dislokuar nė kazermat e Ali Rizait. Mė kujtohet se nė njė proces implikoheshin disa oficerė tė regjimentit tė artilerisė tė kėtij divizioni. Mbi bazėn e njė informacioni qė na erdhi, drejtova vetė analizėn dhe doli se edhe kėtu kishte ekzagjerim. Pėrfundimisht, problemi u kap dhe ēėshtja u zgjidh kryesisht me masa administrative. Tre, katėr veta mbetėn me masa arrestimi pėr agjitacion e propagandė, nė ndryshim nga rasti i parė qė predominonte arratisja. Nė rastin e Delvinės dua tė them se kemi liruar edhe tė arrestuar. Mė kujtohet qė nė Konferencėn e Partisė tė Ministrisė, u pajtova me konkluzionet qė kritikohej puna negative e Drejtorisė Politike qė udhėhiqte jetėn e Partisė tė Ministrisė. Me kėtė rast unė kritikova tė deleguarin Gjin Marku, i cili u shpreh se qė tė gjithė komunistėt e Drejtorisė Politike janė trockista. Kėtė ndėrhyrje timen e shfrytėzuan Pėllumb Dishnica etj pėr t’iu kundėrvėnė tė deleguarit dhe efektivisht raportit. Mbaj mend qė unė bėra autokritikė duke u solidarizuar me repartin. Nė letrėn qė i kam dėrguar udhėheqjes sė Partisė e quaja veten fajtor dhe m’u tha nėpėrmjet Mehmet Shehut se taktikisht kam gabuar. Kur m’u thanė kėto fjalė nė emėr tė udhėheqėsit, ka qenė prezent edhe Gogo Nushi, mbasi tė dy ishin ngarkuar pėr tė mė kthyer pėrgjigjen e letrės.

    Pyetje: A jeni ulur ndonjėherė nė detyrė nė rast se po, pėr ēfarė arsye?

    Pėrgjigje: Mė kujtohet qė nga fillimi i vitit 1946 jam ulur nė detyrė referent pėr dobėsi nė punė dhe arsye shėndetėsore dhe pėr rreth njė vit mė ka zėvendėsuar Teme Sejko. Nuk mbaj mend mirė, nėse pėr kėtė ulje nė detyrė mė ka njoftuar Nesti Kerenxhi apo ndonjė person tjetėr. Pas njė viti jam bėrė pėrsėri kryetar i Degės Sigurimit tė Ushtrisė.

    Pyetje: Cili ka qenė ndikimi i tradhtarėve, Koci Xoxe e Nesti Kerenxhi, nė zbatimin e metodave tė paligjshme e antiparti nė punėn qė keni drejtuar ju nė degėn e Sigurimit tė ushtrisė?

    Pėrgjigje: Ndikimi i Koci Xoxes e Nesti Kerenxhit ndaj veprimtarisė armiqėsore tė Sigurimit tė Ushtrisė nė atė kohė konsiston nė tė gjitha ato pasoja negative tė gjykuara e tė dėnuara nga Plenumi i 11-tė i Komitetit Qendror tė Partisė i vitit 1948.

    Pyetje: Pėr veprimet konkrete, nė kundėrshtim me normat e vijėn e partisė tė kryera, nga Koci Xoxe e Nesti Kerenxhi e kini informuar partinė nė atė kohė?

    Pėrgjigje: Pėr ato qė kam ditur, ia kam thėnė Partisė.

    Pyetje: Ku keni qenė nė nėntor tė vitit 1944?

    Pėrgjigje: Kam qenė i shtruar nė Spitalin e Prizrenit pėr rreth njė muaj se u plagosa tek Ura e Shenjtė nė Gjakovė.

    Pyetje: A jeni njohur me Velmir Stojniēin, shefin e misionit ushtarak jugosllav, nė rast se po, kur jeni njohur, ku dhe cilat ishin marrėdhėniet qė keni pasur me tė?

    Pėrgjigje: Nuk jam njohur me tė dhe nuk kam pasur marrėdhėnie.

    Pyetje: Kur erdhėt nga Jugosllavia, a u vutė nė dijeni rreth platformės e direktivave tė Plenumit tė Dytė tė KQ dhe si kanė ndikuar kėto nė veprimtarinė praktike tė degės sė Sigurimit tė Ushtrisė dhe tuajėn?

    Pėrgjigje: Ndonjė mbledhje e veēantė nuk u bė, por u vumė nė dijeni pėr punimet e konkluzioneve tė Plenumit tė 2-tė tė KQ, masat qė ishin marrė si pėr pėrjashtimin e Liri Gegės dhe dua tė them se fryma e direktiva antimarksiste e kėtij plenumi u shpreh edhe nė shkeljet e rėnda qė u vėrtetuan nė punėn e organeve tė Sigurimit tė Shtetit deri nė Plenumin e 8-tė tė KQ.

    Pyetje: A keni qenė dakord me konkluzionet e Plenumit tė 8-tė tė KQ tė Partisė?

    Pėrgjigje: Siē edhe e kam shpjeguar, unė kam rėnė dakord me konkluzionet e Plenumit tė 8-tė tė K.Q. dhe nė Aktivin e Partisė nė Shkollėn e Dakos kam kritikuar Mehmet Shehun si njeri karrierist, arrogant gjatė luftės. 22.10.1982 .

    Pyetje: A jeni njohur me Liri Gegėn, kur, ku, ne ē’rrethana dhe ē’marredhėnie keni patur?

    Pėrgjigje: Une Liri Gegėn e kam njohur nė kohėn e fraksionit kur ka ardhur nė shtepinė time si e deleguar e Komitetit Qėndror tė Partise. Ne ketė kohe ka ardhur sė bashku me Dushan Mugoshen, tė cilin nė atė kohė e njihja si shqiptar nga ana e veriut me emrin ‘Salė’. Qėllimin e ardhjes se tyre nė shtepi unė nuk e di dhe biseda ėshtė bėrė e zakonshme dhe mua nuk mė kujtohet ndonjė moment i veēantė qė tė mė terhiqte vemendjen. Dua tė shtoj se ne njė rast unė e kam shoqėruar Liri Gegėn nga Dushkaraku nė Corrush me sekretarin politik tė qarkorit dhe Fejzo Binon. Mbasi e kreva kėtė detyrė, u ktheva dhe ika. Para takimit me Liri Gegen une jam takuar me Xhemil Cakerin dhe Neki Ymerin dhe ky i fundit m ‘u shpreh se duhet te rrėzohet Komitetit Qarkor i Vlores, por me keto mendime unė nuk rashė dakord. Pėr bisedėn e zhvilluar unė i raportova Mehmet Shehut, i cili tha se dyfekėt na ndajnė dhe mbas kesaj kam shoqeruar Liri Gegen. Te njejtin raportim i bera dhe sekretarit politik te qarkorit kur u takuam. Me Liri Gegen para ēlirimit unė jam takuar rastesisht e si zakonisht dhe nuk kam zhvilluar me tė ndonje bisedė tė kohės. Nuk mbaj mend qė tė kem vajtur ndonjėherė nė hetuesi mbas arrestimit dhe gjithashtu nuk me kujtohet qė ndonjė person tė jetė interesuar per te.

    Pyetje: A ka ardhur ndonjė jugosllav pėr tė marre Dushan Mugoshėn qe ndodhej nė qarkun e Vlorės nė atė kohė, nė rast se po, cili ka qenė ky?

    Pėrgjigje: Unė nuk di qė tė ketė ardhur ndonjė jugosllav e tė jetė takuar me Dushan Mugoshen. E pėrsėris edhe njė herė, se unė nuk di qė tė ketė ardhur ndonjė jugosllav pėr tė marrė Dushan Mugoshėn. Pėrsėris gjithashtu se me Liri Gegėn jam takuar vetėm njė herė rastėsisht.



    AFRIM IMAJ

    --

  19. #39
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Kadri Hazbiu: Mehmeti urdhėroi vrasje pėr te fshehur lidhjet me CIA
    Speciale e Mėrkurė, Korrik 20th, 2011

    Pamje nga gjyqi i Kadri Hazbiut
    Nga moria e vrasjeve misterioze qė Kadri Hazbiu pohonte nė Hetuesi nė vjeshtėn e vitit ’82, ekzekutimi i Alush Leshanakut nė Elbasan nė dhjetorin e vitit ’50 ka qenė njė ngjarje e tipit mafioz. Tė paktėn ato qė rrėfen ish-ministri i Punėve tė Brendshme, tė bindin pėr njė histori tė veēantė, tė denjė pėr subjektin e njė filmi horror.”Unė drejtoja operacionin pėr ta kapur tė gjallė Leshanakun si agjent potencial, rekrutues e ndėrlidhės i zbulimit italian, tregon Hazbiu, por dėshtuam kur ishim fare pranė realizimit tė detyrės. Teksa e kishim futur nė kurth te njė njeriu ynė nė Elbasan, Mehmeti urdhėroi pėr ta vrarė dhe e ekzekutuan menjėherė”. Sipas logjikės sė ish-kreut tė Policisė Sekrete, likuidimi i beftė i parashutistit qė do tė rrėzonte Enverin nga pushteti, lidhej me pėrpjekjet e Shehut pėr tė fshehur gjurmėt e tij si agjent i shėrbimeve tė huaja. Nė vazhdim tė deponimeve pėrball hetuesve Shkėlzen Bajraktari e Thoma Tutulani, njeriu qė kishte drejtuar mė gjatė Policinė Sekrete shqiptare, sjell tė tjera fakte e dėshmi qė zbulojnė karakterin represiv e kriminal tė Sigurimit tė Shtetit, duke iu referuar praktikave tė ndjekura nga Mehmet Shehu nė kohėn kur kryesonte kėtė dikaster, por edhe kur kryente detyrėn e Kryeministrit. Procesverbalet e Hetuesisė zbardhin ndėrkaq dyshimet e Hazbiut pėr mėnyrėn si ėshtė operuar nė Ministrinė e Brendshme me urdhėr tė Shehut, me materialet pėr misionet amerikane, angleze, UNRRA-s, proceset e Maliqit, tė agjentėve amerikanė Lari Post, pėr dosjen e shkollės amerikane tė Fultzit, pėr proceset dhe materialet e Konferencės sė Tiranės, ato rreth Panajot Plakut, Teme Sejkos etj.

    10.11.1982
    Kadri Hazbiu: Nė vazhdim dhe plotėsim tė procesit tim tė pyetjes sė datės sė sotme, reflektoj nė qėndrimin tim dhe dua tė shtoj kėto mendime: Pėrveē njoftimeve qė shpjegova nė procesin e mėsipėrm, gjykoj se nga koha kur mėsova nga sekretari i K. Q tė Partisė se materialet pėr Mehmet Shehun pėr tė cilat ėshtė folur nė kohėn e Plenumit 11-tė tė vitit 1948, mund tė ishin asgjėsuar, mua mė takonte tė interesohesha nėse u gjendėn ose jo kėto materiale. Nėse jo, tė shfaqja mendimin pėr rrugėt dhe masat qė mund tė merreshin pėr tė ēuar nė pėrcaktimin sado pėrafėrsisht tė pėrmbajtjes sė kėtyre materialeve. Unė nuk e bėra kėtė, sepse gjykova qė kėto veprime do tė ndėrmerreshin nė kuadrin e trajtimit nė kompleks tė kėsaj ēėshtjeje, por pavarėsisht nga kjo, unė gjykoj se mendimi dhe qėndrimi im nė kėtė rast kanė qenė tė cekėt, rutinė, pra, tė gabuar. Ēėshtja tjetėr qėndron si mė poshtė: Unė kam sugjeruar nė Ministrinė e Punėve tė Brendshme si nė kohėn kur ishte ministėr Feēor Shehu dhe mbas tij, se me syrin e tanishėm ishte e nevojshme tė shiheshin materialet pėr misionet amerikane, angleze, UNRRA-s, proceset e Maliqit, tė agjentėve amerikanė Lari Post, pėr dosjen e shkollės amerikane tė Fultzit, pėr proceset dhe materialet e Konferencės sė Tiranės, ato rreth Panajot Plakut, Teme Sejkos etj. Kėto mendime dhe sugjerime i kam bėrė nė disa raste, ku kanė qenė edhe kuadro tė ndryshme tė Ministrisė.
    Pyetje: Nga gjithė kėto probleme nė proceset qė pėrmendėt, e dinit qė bėhej fjalė pėr tradhtarin Mehmet Shehu?
    Pėrgjigje: Konkretisht, nuk e dija, por mendimet i dhashė pėr tė parė se mos kishte ndonjė gjė qė nuk ishte vlerėsuar si duhet.
    Pyetje: Po pėr materialet qė dinit pėr tradhtarin Mehmet Shehu dhe qė ishin dorėzuar siē thatė nė Komitetin Qendror tė Partisė, a biseduat me Feēor Shehun?
    Pėrgjigje: Nuk kam biseduar as me Feēor Shehun dhe as me ministrin e sotėm.
    Pyetje: Gjatė kohės qė keni punuar nė Ministrinė e Punėve tė Brendshme, a jeni marrė me problemin e agjentit amerikan Llazar Papapostoli (Lari Posti)?
    Pėrgjigje: Jo, nuk mė kujtohet qė tė jem marrė nė mėnyrė tė posaēme, nuk jam njohur me dosjen e tij, por mundet qė ndonjė informacion ta kem marrė. Di qė ka pranuar qė ka qenė nė shėrbim tė amerikanėve dhe se kishte implikuar njerėz nė zonėn e Devollit. Nuk mė kujtohet qė tė ketė implikuar ndonjė personalitet. Di qė Lari Post ėshtė arrestuar nė kohėn kur duhet tė kem qenė nė Sigurimin e Ushtrisė, megjithatė, le tė shikohet data e procesit. Edhe nga proceset e tjera, nuk mė kujtohet qė tė jetė implikuar ndonjė personalitet nė shėrbim tė amerikanėve.
    22.11.1982
    Pyetje: A ėshtė interesuar ndonjėherė Zbulimi pėr Sheh Danjollėn e Gjakovės dhe ē’dini pėr kėtė person?
    Pėrgjigje: Zbulimi ynė ėshtė interesuar, sepse ai dilte njė njeri aktiv nė veprimtarinė kundėr vendit tonė, sidomos nė rrethin e Tropojės. Lidhjet e tij janė pėrpunuar edhe nga kundėr zbulimi kėtu brenda dhe me sa mė kujtohet, janė bėrė edhe arrestime. Mbi kėtė bazė mė kujtohet qė ai ėshtė bėrė objekt i punės sė zbulimit dhe nė drejtim tė tij janė marrė veprime pėr ta pėrpunuar atje ose pėr ta vėnė nė shėrbimin tonė, por, me sa di unė, rezultat nuk pati. Pėrfundimisht, nuk pranoi tė vihej nė shėrbimin tonė, nuk di a u neutralizua mė vonė, pėr kėtė duhet parė edhe dosja, e cila duhet tė ekzistojė.
    Kėtė e di mirė qė Sheh Danjolla nuk ėshtė vėnė nė shėrbim tė Sigurimit tė Shtetit. Nuk di personat qė janė ngarkuar pėr tė vepruar konkretisht me Sheh Danjollėn dhe mua nuk mė kujtohet qė tė jenė marrė direkt me kėta persona.
    Pyetje: Ju vetė ose ndonjė person i autorizuar prej jush, keni bėrė pėrpjekje pėr t’u takuar me Sheh Danjollėn qoftė nė territorin jugosllav ose shqiptar?
    Pėrgjigje: Unė vetė jo, tjetėr person nuk mė kujtohet tė kem autorizuar, me pėrjashtim tė grupeve qė mund tė jenė ngarkuar me kėtė detyrė.
    Pyetje: Lidhur me kėtė problem, a ka pasur ndonjė informacion tek armiku Mehmet Shehu pėr procedimin e gabuar pėr tėrheqjen e Sheh Danjollės ose shkelje tė tjera nė kėtė drejtim?
    Pėrgjigje: Jo, nuk mė kujtohet qė tė ketė pasur ndonjė material tė tillė.
    Pyetje: Janė autorizuar kuadro tė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme pėr tė kaluar kufirin dhe kryer veprime agjenturore nė territorin jugosllav nė vitin 1949 e mė pas?
    Pėrgjigje: Jo, unė nuk di qė tė kem autorizuar oficerė me funksione legale tė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme pėr tė kaluar kufirin.
    Pyetje: Nė vitet 1949, a keni qenė nė fshatin Zogaj tė Tropojės, nė fshatrat Qarr, Zogaj, Letaj?
    Pėrgjigje: Nė kėto fshatra tė vijės sė kufirit kam qenė disa herė, por konkretisht nėpėr familje nuk kam qenė, me pėrjashtim tė njė rasti nė fshatin Qarr tė Kukėsit, ku kam shkuar pėr tė pritur njė person qė duhet tė vinte nga Jugosllavia pėr tė kryer njė veprim operativ, por qė nuk erdhi. Emri i kėsaj familjeje nuk mė kujtohet. Nė tė gjitha rastet kam qenė i shoqėruar nga persona tė Sigurimit, ndėrsa pėr rastin e mėsipėrm kam qenė edhe me Halim Prushin si ndėrmjetės pėr personin qė pritej.
    Pyetje: Nė ndonjė shtėpi tjetėr nė Zogaj, a keni ndenjur, qoftė njė natė ose mė shumė?
    Pėrgjigje: Nuk kam ndenjur, mundet qė ndonjė kafe tė kem pirė, por jo tė kem qėndruar.
    Pyetje: Me Qerim Mukėn a keni qenė nė Zogaj tė Tropojės?
    Pėrgjigje: Jo, nuk kam qenė, as nė Zogaj, as nė Tropojė e fshatrat e saj dhe as nė ndonjė vend tjetėr pėr ēėshtje pune. Dhe jo vetėm pėr ēėshtje pune. Pra, me Qerim Mukėn nė fshatrat e kėsaj zone nuk kam qenė as pėr punė personale. Siē kam shpjeguar, me Qerim Mukėn kemi pasur lidhje tė ngushta, tė afėrta familjare, vajtje – ardhje tek njėri – tjetri.
    24.11.1982
    Pyetje: Nė ē’drejtime ka ndikuar tradhtari Mehmet Shehu nė punėn e organeve tė Sigurimit tė Shtetit?
    Pėrgjigje: Mehmet Shehu si armik, goditjen e parė e pėrqendroi nė pastrimin e ēdo gjėje tė dyshimtė qė kishte pasur Sigurimi pėr tė. Duke u kapur fort te kritika konkrete qė iu bė Sigurimit nė atė kohė edhe pėr ndjekjen e Mehmet Shehut, ai e dramatizoi ēėshtjen dhe e ngriti veten nė piedestalin e tė “persekutuarit” e “martirit” tipik dhe me ndikimet qė ushtroi nga tė gjitha funksionet qė i ishin besuar, arriti qėllimit. Kudo e ngado qė kishte Sigurimi materiale rreth tij, u mblodhėn me shpejtėsi dhe u dėrguan nė K.Q tė Partisė, por mundet qė tė jenė tė atij vetė. Nė tė njėjtėn kohė u krijua tek njerėzit e Sigurimit mendimi se dyshimi sado i vogėl qė mund tė kishte ekzistuar ndaj tij, ishte trockizėm nė veprim, bile edhe krim. Kėshtu qė edhe ndonjė material, qė ndofta nuk u grumbullua, u arkivua, kurse njerėzit qė dinin qoftė edhe njė diēka tė vogėl nė ngarkim tė Mehmet Shehut, duhet ta harronin atė, si njė faj qė nuk lejon pėrsėritje.
    Armiku Mehmet Shehu, me tėrė forcėn e pushtetit qė iu besua nė atė kohė, duke ekzagjeruar tej caqeve dėnimin qė i bėri Partia, devijimeve, fajeve e gabimeve nga ana e organeve tė Sigurimit tė Shtetit, nėn drejtimin e Koēi Xoxes, u pėrpoq t’i dėrrmonte nga ēdo anė ato dhe njerėzit e tyre, si dhe tė liberalizonte luftėn drejtpėrdrejt me armiqtė. Tė tilla janė rastet e nxitjeve tė tij pėr amnisti e falje tė burgosurish; tentativat pėr tė hequr e dėnuar si trockistė kuadrot qė kishin punuar mė parė nė Sigurim, trajtimi jashtė kritereve tė drejta tė luftės klasore sipas kushteve objektive tė kohės, nė ēdo rreth etj. Me taktikėn e tij tradhtari Mehmet Shehu arriti tė ndikojė qė nga ana e njerėzve tė Sigurimit tė luftohej me frikė pėr mos rėnie nė trockizėm; fenomen ky qė vazhdoi edhe pas largimit tė tradhtarit Mehmet Shehu nga Ministria e Punėve tė Brendshme, pėr njė kohė. Njė ndjenjė frike tė tillė kam pasur edhe unė vetė, pėr njė kohė pasi erdhi Mehmet Shehu si ministėr i Punėve tė Brendshme. Si rrjedhim, ndodhi qė pėr njė kohė tė shiheshin me dyshim, pa bėrė diferencimet e duhura, rast pas rasti, tė dhėnat e materialet qė dispononte sigurimi para viteve 1948 – 1949. Kėtu ndikoi armiku Mehmet Shehu me orientimet e tij, qė nė sigurim ēdo gjė duhet tė fillohet nga e para dhe mund tė thuhet se ia arriti tė krijojė njė shkėputje tė pėrkohshme nė vazhdimėsinė e luftės sė Sigurimit, gjė kjo qė nuk ndodhte nė vazhdimėsinė e luftės qė zhvillonin armiqtė. Tė tėra kėto pėrbėjnė, siē mendoj, drejtimin e dytė tė veprimtarisė armiqėsore tė kėtij agjenti dhe rrjetit tė tij nė organet e punėve tė brendshme, veēanėrisht nė Sigurim dhe ndofta jo vetėm kėtu. Siē e analizoj tani, del se ai pėr kohėn qė ishte ministėr i Brendshėm bėri aq sa mundi qė kėto organe tė vazhdonin nė rrugėn e shkeljes sė ligjeve dhe tė arbitraritetit. Nuk jam nė gjendje tė jap shembuj e raste, por me shprehjen e koncentruar tė mendimit tė tij se “mė mirė tė gabosh nga e majta, sesa nga e djathta”, indirekt kultivonte mendime tė dėmshme, tė cilat mund tė lejoheshin “pėr tė mirėn e Partisė”, po ashtu, me prepotencėn e tij nė zgjidhjen e ēėshtjeve dhe “iniciativėn” nė marrjen e vendimeve (sigurisht ėshtė fjala pėr marrjen e iniciativave tė gabuara e tė pakontrolluara) nxiti, nė fakt, mendime tė shtrembra, tė cilat nė raste tė shkėputura nė qėndrime arbitrare, si dhe nė gjykime shpesh liberale ndaj kėtyre akteve.
    Pas largimit tė Mehmet Shehut nga Ministria e Punėve tė Brendshme, si e gjykoj unė, shkeljet e veprimet arbitrare u minimizuan. Mjaft ēėshtje u vunė nė baza tė plota ligjore, por nuk mund tė thuhet se ēdo gjė e keqe u likujdua nė kohė, si pasojė e kėsaj veprimtarie tė poshtėr armiqėsore. Nė kėtė kontekst edhe nė veprimet e mia ka pasur raste tė qėndrimeve liberale e tė shkeljes sė ligjit, siē janė rastet qė kam shpjeguar nė proceset e mėparshme, tė njė veprimi me njė bashkėpunėtor nė Rrėshen, i cili u ekzekutua pa gjyq dhe tė qėndrimit pėr gjykimin e ish kuadrit Zylfi Saliu qė kishte kryer njė vrasje e u dėnua me kusht e ndonjė rast tjetėr, pėr tė cilėt duhen parė dokumentet qė ekzistojnė.
    Kėto qėndrime janė shfaqje tė luhatjeve nė zbatimin e vijės sė partisė nė organet e brendshme si nga e majta, ashtu edhe nga e djathta. Armiku Mehmet Shehu gjatė gjithė kohės qė drejtoi Ministrinė e Punėve tė Brendshme, pėrdori me sukses metodėn e monopolizimit tė udhėheqjes sė saj, duke e pėrqendruar ēdo gjė tek ai vetė. Ky pėrqendrim duket sidomos nė drejtimin e Sigurimit tė Shtetit, ku pėr gjithė kohėn qė ai ishte ministėr, ishte njėherėsh edhe drejtor i Sigurimit tė Shtetit. Me sa mė kujtohet, drejtimin e Sigurimit nė qendėr e realizoi me 3 – 4 zėvendėsministra (vetėm pėr Sigurimin). Tė gjithė kėta i mbajti vetė nė vartėsi tė plotė, nė ēdo kohė. Zėvendėsministri i parė, kushdo qė qe (ka qenė Beqir Ndou dhe unė) kishte tė drejtė t’u jepte rrugė problemeve operative tė kohės, por jo tė ndryshonte orientimet dhe planet qė kishte miratuar ai vetė (Mehmet Shehu) dhe kėtė tė drejtė zėvendėsministri i parė e kishte kur ministri ishte i sėmurė ose ishte jashtė shtetit, sepse edhe kur ishte me pushime nė vend, ēdo zėvendėsministėr ishte i detyruar tė shkonte pėr raportim e miratim tė Mehmet Shehut. Duke e pėrfytyruar tani se si ishte ndarja e punės ndėrmjet sektorėve e zėvendėsministrave, del se Mihallaq Ziēishti ishte mė shumė i ngarkuar me lidhje e sektorė qė siguronin edhe njė kontroll tė rregullt e normal mbi zėvendėsministrat e sektorėt e tjerė tė Sigurimit. Kėshtu, pėr gjithė kohėn ai mbajti nė vartėsi evidencėn operative tė Sigurimit dhe Hetuesinė, nė tė cilat reflektohen, siē dihet, realizimet e ēdo sektori operativ si nė qendėr, ashtu edhe nė rreth. Ai kishte gjithashtu nė vartėsi tė vazhdueshme sektorėt e grupimeve kundėrrevolucionare e antiparti, nga ku nė atė kohė dilnin tė dhėna me rėndėsi pėr organizime e veprime serioze tė ēdo prirjeje kundėrrevolucionare siē ishin: Balli, Legaliteti, Socialdemokratėt, kulakėt, ēifligarėt, fetarėt, elementėt e mirėfilltė antiparti etj. Po nga Mihallaq Ziēishti u var pa shkėputje, sektori i Sigurimit tė Udhėheqjes. Pėr arsye tė “lidhjeve tė shumta”, ky zėvendėsministėr rrinte mė shumė, nė mos vazhdimisht, nė qendėr, gjė qė i jepte atij mundėsi kontrolli mė nga afėr dhe mbi sektorėt e zėvendėsministrave tė tjerė, kur ata ishin nė bazė. Unė kam mbuluar vazhdimisht tre sektorė: tė kundėrspiunazhit; kundėr bandave dhe Zbulimin jashtė. Mehmet Shehu e ushtronte kontrollin mbi kėta sektorė nėpėrmjet meje, direkt, me shefat e tyre kur i duhej, por edhe nėpėrmjet Mihallaq Ziēishtit, tė cilit ia kaloja nė vartėsi kur ikja me shėrbim, me pėrjashtim tė Zbulimit. Ėshtė e vėrtetė qė pėr shkak tė dinamikės sė madhe qė kishin sektorėt qė drejtoja unė, tė paktėn 60 pėr qind tė kohės e kaloja nė terren (bazė), sepse banda kishte shumė e kudo diversantė, kanale dhe loja si punė e kundėrspiunazhit kishte gjithashtu shumė. Nė atė kohė edhe veprimet e zbulimit nėpėrmjet kufirit kėrkonin operativitet tė shpeshtė e urgjent. Rrjedhimisht, sektorėt e mi ishin nė fakt nėn disa kontrolle e presione pėr veprime. Kėshtu ndodhi, me sa mė kujtohet, nė rastin e vrasjes sė Alush Lleshanakut. Ne e ndiqnim atė si kuadėr, rekrutues e ndėrlidhės tė zbulimit italian, prandaj edhe unė kisha miratuar detyrėn qė ai me ēdo kusht tė kapej i gjallė e me gjithė materialet qė kishte nė pėrdorim, si shifėr, radio etj. Prandaj dhe nuk e kishim vrarė nė disa raste, qė ishin paraqitur pėr ta vrarė, por jo pėr ta kapur tė gjallė. Kėshtu, ne kishim pėrgatitur kurthe pėr kapjen e tij nė rastin mė tė parė qė do tė kontaktonim. Mehmet Shehu mė kishte thėnė disa herė “vriteni, se do t’u iki”, por unė bashkė me shokėt qė e ndiqnim ēėshtjen, nuk e dėgjuam. Nė fund, kur pritej tė vinte te njė njeriu ynė nė Elbasan, unė u largova me shėrbim dhe porosita Mihallaq Ziēishtin dhe Rexhep Kollin qė nė rast se do tė paraqiteshin mundėsitė pėr kapjen e Alushit, tė mė njoftonin; nė rast tė kundėrt, ta linin tė ikte. Nė fakt, Alushi erdhi, mundėsi pėr ta kapur nuk kishte e megjithatė Mihallaq Ziēishti nė kundėrshtim me porosinė qė i dhashė, informoi Mehmet Shehun, i cili urdhėroi qė Alushi tė vritet e nė fakt u vra. Tani jam i bindur se ky akt u krye pėr tė evituar ndonjė rrezik qė mund tė sillte pėr kėta spiunė tė vjetėr kapja e Alush Lleshanakut. Pėr vrasjen e Alushit, njė bashkėpunėtor i organeve tė Sigurimit tė Shtetit nga Mirdita, me anėn e tė cilit ishte ngritur kurthi pėr kapjen e Alush Lleshanakut, ka ardhur te unė e Rexhep Kolli dhe ka shfaqur mendimin e dyshimin se mos keni tradhti brenda jush qė u vra e nuk u kap Alush Lleshanaku, ashtu siē ishte planifikuar. Unė i kam thėnė se tradhti nuk ka dhe kėshtu u paraqit rasti e Alushi u vra.
    Pėr kėtė arsye, para disa muajsh rrethanat e vrasjes sė Alush Lleshanakut kam evidencuar tek ministri i Punėve tė Brendshme si diēka qė ia vlen tė sqarohen gjatė zhvillimit tė hetuesisė, sidomos me Mihallaq Ziēishtin, Fiqret Shehun e Feēor Shehun.
    Nė pėrfundim tė kėsaj ēėshtjeje, gjykoj se me kėtė metodė qė pėrdori armiku Mehmet Shehu nė drejtimin e Sigurimit, ai synoi dhe arriti kontrollin nga shumė drejtime mbi tė dhėnat qė mund tė rrezikonin atė dhe bashkėpunėtorėt e tij dhe tė ndikonte pėr keq mbi punėt e Sigurimit nga disa drejtime (3 – 4 zėvendėsministrat).
    Unė gjykoj tani se Mehmet Shehu si spiun e konspirator i regjur e konsekuent nė rrugėn armiqėsore, qenien 4 – 5 vjet nė krye tė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme e shfrytėzoi edhe pėr tė siguruar vazhdimėsinė e kontrollit mbi Sigurimin pėr tė dhėnat qė ai mund tė nxirrte dhe qė rrezikonin vetė atė dhe rrjetin e tij; pėr tė sabotuar ēdo zbulim tė rrezikshėm pėr vete dhe tė tjerėt, si dhe pėr tė ndikuar sadopak mbi punėn e Ministrisė sė Punėve tė Brendshme dhe tė Sigurimit.

    Vijon nesėr…



    AFRIM IMAJ


    .

  20. #40
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    vazhdon hetuesia..

    dy dobicet e ramizit pyesin kadriun ..

    --


    Kadri Hazbiu: Mehmeti refuzoi sulmin ndaj forcave tė Abaz Kupit
    Speciale e Enjte, Korrik 21st, 2011

    Pamje nga gjyqi i Kadri Hazbiut
    I rikthyer te njė histori e hershme e pėrfolur pėr shumė vite, Kadri Hazbiu zbardh pėr herė tė parė nė Hetuesi versionin e saj tė plotė, duke iu referuar bisedės qė ka pasur nė qeli me Mestan Ujanikun para pushkatimit.

    Mėnyra se si e shtjellon kėtė herė atentatin ndaj klerikėve bektashianė, i kundėrvihet pohimeve tė njė deklarate tė hershme tė tij, sipas sė cilės nė tragjedinė e Kryegjyshatės mund tė ketė gisht ndonjė anėtar i Byrosė Politike. Megjithatė, pėr tė shmangur diferencat nė deponimet e tij, ish-kreu i Ministrisė sė Brendshme mundohet ta shikojė ngjarjen si njė vrasje politike. “Baba Faja e Baba Fejzua, pohon Hazbiu, ishin viktima tė reformave tė parakohshme qė orientuan Koēi Xoxen e Bedri Spahiun nė komunitetin bektashian”. Nė procesverbalet e tjera tė marra nga libri i Kastriot Dervishit, “Kadri Hazbiu, krimet dhe vrasja e tij”, qė botojmė sot, zbulohen anėt e panjohura tė lidhjeve tė Hazbiut me Koēi Xoxen e Mehmet Shehun nė kohėn e luftės dhe gjatė periudhės kur punonin nė Ministrinė e Brendshme, rastet e arrestimeve masive tė ushtarakėve nė vitet ‘50 dhe shkeljet antiligjore me tė dėnuarit nė procesin e hetimeve. Duke rrėmuar nė kujtimet e betejave partizane, ish-kreu i Sigurimit tė Shtetit pėr herė tė parė bėn publike disa episode negative qė zbehin “lavdinė” e ish-komandantit tė Brigadės sė Parė nė operacionet pėrball pushtuesit. Ai ka rezervuar nė kujtesė njė rast ku orientimi i gabuar i Shehut gjatė luftimeve nė zonėn e Skraparit, ka shkaktuar viktima nė radhėt e partizanėve. Po ashtu, pohon Hazbiu, gjatė luftimeve nė Peshkopi, Mehmet Shehu kundėrshtoi urdhrin e Shtabit tė Pėrgjithshėm pėr tė sulmuar forcat e Abas Kupit…

    27.11.1982
    Pyetje: Na shpjegoni i pandehur kur keni shkuar nė BS nė kursin e Sigurimit, kush ju dėrgoi, ēfarė ju thanė dhe ēfarė itinerari ndoqėt?
    Pėrgjigje: Duhet tė ketė qenė fundi i muajit shtator 1947 kur na thirrėn drejtues tė Ministrisė dhe na thanė se do tė shkoni nė Shkollėn e Sigurimit nė BS dhe sigurisht duhet tė na kenė dhėnė porositė e rastit. Isha unė, Vaskė Koleci, Vangjo Mitrojorgji, Mihallaq Ziēishti dhe Muēo Saliu. Kemi udhėtuar me avion nė linjėn Tiranė-Moskė duke qėndruar nė itinerarin Beograd-Budapest-Lvov-Moskė.
    Pyetje: Nė ndonjė nga stacionet e mėsipėrme a keni ndenjur qoftė edhe njė natė?
    Pėrgjigje: Kemi qėndruar sa qėndroi avioni nė tė gjitha kėto stacione, por pėr tė fjetur nuk mė kujtohet. Nė Moskė


    Mehmet Shehu nė vitet e luftės
    kemi mbėrritur natėn. Atje na pritėn pėrkthyesi dhe ndonjė tjetėr. Drejtor ishte Hjemeli. Gjatė sistemimit nė shkollė, mua mė qėlloi tė flija nė njė dhomė me Mihallaq Ziēishtin. Studimet i morėm nga fundi i majit 1948. Kur u kthyem na vunė nė dijeni pėr punimet e plenumit tė 8-tė dhe njėkohėsisht pėr detyrat qė na dilnin pas pėrfundimit tė shkollės. Na thanė se do tė bėheshin aktivė partie qė lidheshin edhe me qėndrimin e Mehmet Shehut, qė u cilėsua si person i cili synonte prishjen e miqėsisė me Jugosllavinė…
    6.12.1982
    Pyetje: Na jepni shpjegime rreth pikės 2 tė deklaratės, e cila bėn fjalė pėr rrethanat e vrasjes sė Baba Fajės dhe Baba Fejzos, sipas shpjegimeve qė ju ka dhėnė nė Hetuesi i pandehuri Mestan Ujaniku. Ē’dini tė na thoni pėr rolin e Koēi Xoxes dhe Bedri Spahiut nė kėtė vrasje?
    Pėrgjigje: Sipas deklaratės qė mė lexuat ju dhe qė e lexova edhe vetė, unė hollėsi tė tjera nuk di tė them.
    Pyetje: Nga deklarata del se pėr kėtė ēėshtje, vrasjen e Baba Fajės, ju jeni thirrur pėr tė raportuar te Koēi Xoxe. A ju kujtohet ē’keni raportuar?
    Pėrgjigje: Mua nuk mė kujtohet se ē’kam raportuar, veē atyre qė thuhen nė deklaratė.
    Pyetje: Nė deklaratė bėhet fjalė pėr vrasjen, se ajo ėshtė e organizuar dhe se pėr tė implikohej Koēi Xoxe e Bedri Spahiu. Na thoni i pandehur, ē’dini pėr kėtė problem dhe ē’keni bėrė pėr tė sqaruar implikimin e kėtyre dy tradhtarėve nė njė vrasje me karakter politik, si ajo e Baba Fajės dhe e Baba Fejzos?
    Pėrgjigje: Unė nuk kam bėrė asgjė. Mua nuk mė kujtohen rrethanat dhe udhėzimet qė mė janė dhėnė. Unė kėtė nuk e kam bėrė, sepse kam gjykuar qė implikimi nuk ishte i vėrtetė.
    Pyetje: Nga ē’kritere jeni nisur ju, i pandehur, pėr ta vlerėsuar si tė paqenė implikimin e tė pandehurit Mestan Ujaniku pėr kėtė problem?
    Pėrgjigje: Unė nuk e kam vlerėsuar si tė vėrtetė, sepse Mestani jepte disa versione rreth kėsaj vrasjeje.
    Pyetje: Nė deklaratė ju shpreheni, ndėrmjet tė tjerash, se “mua mė duket se komprometoheni ju, si tė Byrosė” (Koēi e Bedriu) dhe se tradhtari Koēi Xoxe ju ka thėnė se “vrasja… ėshtė rezultat i njė pune tė organizuar, qė nė tė mund e duhet tė kenė gisht edhe njerėz tė Partisė”. Na shpjegoni pėrse i keni thėnė Koēi Xoxes qė komprometoheni nė kėtė vrasje dhe si e keni zbatuar porosinė pėr tė gjetur njerėzit e Partisė qė kishin gisht nė vrasje, sipas tradhtarit Koēi Xoxe?
    Pėrgjigje: Me komprometim kam pasur parasysh atė qė Koēi Xoxe e Bedri Spahiu konsideroheshin nga Mestan Ujaniku si shtytės tė reformave qė donin tė bėnin Baba Faja e Baba Fejzoja, kurse pėr sa i pėrket orientimit qė tė gjenim njerėzit e Partisė qė mund dhe duhet tė kishin gisht nė vrasje, nuk mė kujtohet tė kem marrė ndonjė masė.
    Pyetje: A ėshtė nė pėrputhje me vijėn e Partisė orientimi pėr tė kėrkuar vrasėsit e Baba Fajės dhe tė Baba Fejzos nė radhėt e njerėzve tė Partisė?
    Pėrgjigje: Nuk pėrgjigjem.
    6.12.1982
    Pyetje: A jeni marrė ju i pandehur me hetimin e ēėshtjes penale kundėr armikut Mestan Ujaniku?
    Pėrgjigje: Direkt unė nuk e kam pasur nė hetim ēėshtjen e Mestan Ujanikut, por duhet tė kem shkuar nė hetim. Unė nuk kujtoj se kush ka qenė hetues i kėsaj ēėshtjeje.
    Pyetje: A ėshtė interesuar ndonjėherė tradhtari Koēi Xoxe pėr kėtė ēėshtje? Nėse po, nė ē’drejtim ėshtė interesuar?
    Pėrgjigje: Mua nuk mė kujtohet qė tė jetė interesuar direkt Koēi Xoxe pėr kėtė problem. Tė tjerėt, nga drejtuesit e Ministrisė sė Punėve tė Brendshme, janė interesuar.
    Pyetje: A kanė dalė tė dhėna pėr vrasjen e Baba Fajės Martaneshit nė procesin e Mestan Ujanikut? Nėse kanė dalė, a implikoheshin pėr vrasjen e tij kuadro drejtuese nė atė kohė?
    Pėrgjigje: Mua nuk mė kujtohet qė tė ketė pasur implikime tė tilla nė kėtė proces. Unė di qė vrasja e Mustafa Xhanit dhe e Baba Fejzos ėshtė rrjedhim i fanatizmit tė Dedeit qė i vrau e nė fund vrau edhe veten.
    Pyetje: A janė bėrė pėrpjekje qė vrasjen e Baba Fajės dhe Baba Fejzos ta shfrytėzonte tradhtari Koēi Xoxe pėr tė sulmuar shokė tė udhėheqjes sė Partisė nė atė kohė?
    Pėrgjigje: Unė vetė nuk kam marrė udhėzime tė tilla nga Koēi Xoxe dhe nuk mė kujtohet qė tė kem raportuar pėr kėtė proces.
    Pyetje: A ėshtė implikuar vetė Koēi Xoxe nė procesin hetimor tė Mestan Ujanikut apo ndonjė kuadėr tjetėr drejtues i Partisė?
    Pėrgjigje: Unė tani po dėgjoj pėr kėtė ēėshtje. Unė aktualisht nuk kujtoj qė tė ketė pasur ndonjė implikim tė tillė.
    10. 12.1982
    Pyetje: Na tregoni i pandehur, nė ē’rrethana jeni njohur me Koēi Xoxen e ē’marrėdhėnie keni pasur me tė?
    Pėrgjigje: Unė pėr herė tė parė Koēi Xoxen e kam njohur nė njė aktiv Partie tė Brigadės, nė vitin 1944, pak para Kongresit tė Pėrmetit, nė fshatin Nivan tė Gjirokastėr, ku ai erdhi si i deleguar i K.Q tė Partisė Komuniste. Atje, si tė gjithė tė tjerėt, edhe unė jam takuar me tė. Mė nga afėr me Koēi Xoxen jam njohur mbas ēlirimit tė Shqipėrisė, kur u caktova nė detyrė nė Drejtorinė e Mbrojtjes sė Popullit, nė vitin 1945. Unė fillimisht jam paraqitur te Kiēo Ngjela, qė ishte drejtor i kuadrit nė KQ tė Partisė e te Manush Myftiu, tė cilėt mė thanė tė paraqitesha pėr tė marrė udhėzimet te Nesti Kerenxhi. Unė kam shkuar te ky i fundit, i cili mė dha udhėzimet pėrkatėse pėr punėn qė do tė bėja. Rrethanat konkrete se si jam njohur me Koēi Xoxen, mua nuk mė kujtohen, por di qė kemi pasur marrėdhėnie pune, si drejtues i dikasterit qė ishte. Marrėdhėniet e vartėsisė direkte tė punės unė i kisha me Nesti Kerenxhin, por kishte raste qė kontaktoja edhe me Koēi Xoxen.
    Pyetje: Jeni takuar me Koēi Xoxen nė kohėn e Plenumit tė 8-tė tė KQ tė Partisė tė vitit 1948?
    Pėrgjigje: Personalisht unė nuk jam takuar me Koēi Xoxen nė kohėn qė zhvillonte punimet Plenumi i 8-tė. Me tė, unė jam parė nė aktivin e Partisė qė ėshtė mbajtur nė Shkollėn e Dakos, nė Tiranė, pas Plenumit tė 8-tė, ku u punuan konkluzionet e kėtij Plenumi pėr pėrjashtimin e Mehmet Shehut. Nė kėtė aktiv, unė kam diskutuar dhe jam solidarizuar me dėnimin e Mehmet Shehut dhe me vendimet e Plenumit tė 8-tė. Unė kam bėrė edhe kritikė pėr Mehmet Shehun nė atė kohė. Edhe pas kėtij aktivi marrėdhėniet me Koci Xoxen unė i kam pasur si mė parė.
    Pyetje: Na tregoni, i pandehur, nė ē’rrethana jeni njohur me tradhtarin Mehmet Shehu?
    Pėrgjigje: Gjatė vitit 1942, me porosi tė Komitetit Qarkor tė Vlorės unė kisha realizuar lidhje me disa fshatarė patriotė nga Mallakastra e sipėrme, me tė cilėt mė lidhnin relata miqėsore familjare. Tė tillė ishin Xhelil Balili, Shemo Jaho, Sami Jonuzi, Lilo Hakani, Hysen Zeqo, Sulo Mustafai etj. Nė atė kohė, nga viti 1942, nė Klos kishte ardhur edhe Bilbil Klosi, pėr tė cilin kisha marrė porosi nga Hysni Kapoja ta takoja. Shkova disa herė pėr ta takuar nė Klos, por nuk e gjeta, derisa, mė nė fund, sekretari i qarkorit mė tha se kishte arritur ta takonte vetė Bilbilin. Aty nga muaji gusht ose shtator i vitit 1942, nė njė rast qė shkova nė Mallakastėr, Xhelil Bilali mė tha se nė fshat ka ardhur njė person qė ka qenė jashtė shtetit, nė Spanjė, pastaj ka qenė nė burg dhe tani ėshtė liruar, i cili disa herė mė ka kėrkuar qė tė takohet me ty. Mė tha se quhej Mehmet Shehu dhe ėshtė i biri i Shehut tė fshatit. Duke marrė garanci nga Xhelili, unė pranova tė takohem me Mehmet Shehun. Ky takim u bė nė njė qafė, nė fshatin Ēorrush, duke qenė vetėm unė dhe ai. Nė kėtė takim, Mehmet Shehu mė tha se kishte dėgjuar qė unė shkoja nė Mallakastėr dhe kisha lidhje me Qarkorin e Vlorės. Mė tregoi si quhej dhe kėrkoi tė takohej me shokėt e qarkorit, nuk mė kujtohet nėse mė tha pseudonimin e tij, por mė tha se po t’u thosha pėr kėrkesėn time, ata tė Qarkorit e dinin. “Unė, – tha Mehmet Shehu – jam kėtu nė shtėpi”. Duke u nisur nga rregullat e konspiracionit, nuk mora pėrsipėr qė ta takoja me shokėt e Qarkorit, por i thashė qė, po takova ndonjė tė njohur, do tė interesohem pėr kėtė ēėshtje. Kur u ktheva nė Vlorė, njoftova sekretarin politik tė Qarkorit tė Vlorės, i cili mė tha se e dinte qė kishte ardhur Mehmet Shehu. Mė vonė, unė nuk u mora me kėtė punė, sepse vetė sekretari e rregulloi takimin, por se si e arriti kėtė, unė nuk e di. Kur u takova me Mehmet Shehun, ai mė pyeti pėr luftėn nė qarkun e Vlorės. Mehmeti mė tregoi se kishte qenė nė Luftėn e Spanjės, se kishte qenė nė burg dhe se kishte dėshirė tė takohej me shokėt. Ky ka qenė takimi i parė me Mehmet Shehun. Mė vonė ai u bė drejtues nė qarkun e Vlorės. Qė nga ajo kohė, unė kam krijuar shoqėri me Mehmet Shehun, tė cilėn e kemi mbajtur deri kur ai vrau veten…
    Pyetje: Mbasi u largua nga qarku i Vlorės Mehmet Shehu, a jeni takuar mė me tė gjatė kohės sė Luftės Nacionalēlirimtare?
    Pėrgjigje: Jam takuar edhe herė tė tjera me Mehmet Shehun, nė Qafėn e Gjarprit, nė qershor tė vitit 1944, nė aktivin e Partisė tė Divizionit, nė Kulmak dhe sė bashku kemi marshuar nė pėrbėrjen e Divizionit I Sulmues deri nė Shpal tė Tiranės.
    15.12.1982
    Pyetje: Na shpjegoni, i pandehur, a jeni takuar me tradhtarin Mehmet Shehu gjatė Luftės Nacionalēlirimtare, veē rasteve qė pėrmendėt nė procesin e djeshėm?
    Pėrgjigje: Mbas takimeve qė kam pasur kur kam qenė nė qarkun e Vlorės, me tradhtarin Mehmet Shehu unė jam takuar pėr herė tė parė nė Skrapar, nė fshatin Potom, ku ne na u njoftua se ishte krijuar Divizioni i Parė Sulmues dhe Mehmet Shehu, qė ishte caktuar zėvendėskomandant i kėtij Divizioni, erdhi nė Brigadėn tonė qė u inkuadrua nė kėtė njėsi. Po atė ditė ne tė Brigadės sė 5-tė, kemi shkuar e kemi zėvendėsuar nė Qafė tė Gjarprit Brigadėn e Parė Sulmuese dhe pa njohur mirė terrenin, jemi futur nė luftim. Megjithėse gjermanėt u thyen e u vranė shumė prej tyre, edhe ne patėm humbje nė njerėz. Edhe ditėn tjetėr megjithėse kemi shfaqur mendimin se pozicionet ku kishim luftuar njė natė mė parė ishin tė papėrshtatshme dhe kemi vendosur tė zinim pozicione tė reja, nė drejtim tė lumit tė Tomorricės, jemi urdhėruar nga komanda e brigadės, ku ishte edhe Mehmet Shehu, qė tė qėndronim nė pozicionet e mėparshme e, si rrjedhim, nuk u arritėn ato rezultate qė mund tė arriheshin, qoftė nė shpartallimin e forcave gjermane, qoftė nė ruajtjen e forcave tona. Megjithatė, Mehmet Shehu kėtė luftim e quajti si njė luftim tė shquar, nga mė tė ashprit qė kishte parė, nė njė kohė qė mė vonė, nga Shtabi i Pėrgjithshėm u kritikuam qė kishim luftuar pa njohur terrenin. Nė atė kohė jam parė pėrsėri me Mehmet Shehun nė njė aktiv Partie qė u mbajt nė Kulmak (aktivi i Divizionit). Qė andej, sė bashku me ne, Mehmet Shehu ka marshuar me brigadėn tonė deri nė Kėrrabė tė Tiranės. Mė pas, jemi parė prapė me tė, kur kemi rrethuar forcat e Bazit tė Canit nė zonėn e Tujanit e burimeve tė Selitės. Njė batalion, me tė cilin ndodhej edhe Mehmet Shehu, qė ishte caktuar tė godiste forcat zogiste, pasi tė thyheshin nga sulmi ynė, megjithėse i kishte mundėsitė, nuk doli nė kohėn e duhur nė vendin e caktuar e, pėr rrjedhim, nuk u asgjėsuan forcat zogiste. Siē mėsuam mė vonė, nė vend qė tė vazhdonin marshimin pėr nė vendin e caktuar, forcat e batalionit ku ishte Mehmet Shehu, ishin urdhėruar prej tij tė zinin dy anglezė qė ishin nė njė kodėr. Mė vonė, pas vetėvrasjes sė tij kam mėsuar qė tradhtari Mehmet Shehu, megjithėse kishte marrė urdhėr tė sulmonte forcat e Abaz Kupit, nuk kishte dashur ta bėnte kėtė punė, derisa ishte urdhėruar pėr sė dyti herė, qė tė sulmonte e shpartallonte kėto forca. Gjatė kohės sė Luftės Nacionalēlirimtare jam takuar pėr herė tė fundit me Mehmet Shehun nė Peshkopi, kur mė ngarkoi tė shkoja nė Martanesh pėr tė dėrguar disa tė plagosur dhe disa robėr qė kishim zėnė nė korparmatė, si dhe pėr tė plotėsuar brigadėn me forca tė reja qė do tė mobilizonin me ndihmėn e Mustafa Xhanit (Baba Fajės). Pėr kėtė qėllim, tradhtari Mehmet Shehu mė ka dhėnė njė letėr pėr Baba Fajėn. Nė kėto takime me tė nuk kam bėrė ndonjė bisedė qė vlen tė pėrmendet dhe nuk kam ndonjė problem qė ka tė bėjė me veprimtari armiqėsore tė tradhtarit Mehmet Shehu.
    Pyetje: A dini tė jenė bėrė arrestime masive dhe pa baza nė radhėt e ushtarakėve nė kohėn e Koēi Xoxes?
    Pėrgjigje: Unė kujtoj vetėm rastin e arrestimeve qė janė bėrė nė brigadėn e Delvinės, ku flitej se shumė ushtarakė kishin shfaqur tendencė arratisjeje dhe ishin arrestuar, si dhe rastin e arrestimit tė disa oficerėve nė divizionin e Tiranės, arrestime qė mė vonė u quajtėn tė nxituara.
    Pyetje: Ju kujtohet ndonjė rast qė tė keni marrė urdhėr nga armiqtė qė drejtonin Ministrinė e Brendshme deri nė vitin ’48 pėr tė kryer arrestime masive?
    Pėrgjigje: Nuk mė kujtohet dhe unė nuk di qė tė jetė dhėnė ndonjė orientim pėr arrestime nė masė nė radhėt e ushtarakėve. As unė nuk kam dhėnė ndonjė urdhėr tė tillė, me pėrjashtim tė rasteve kur u kėrkonim organeve vartėse tė Sigurimit tė Ushtrisė qė tė paraqisnin propozimet pėr arrestimin e personave qė kishin nė ndjekje…
    Pyetje: A keni marrė pjesė nė ndonjė mbledhje qė ėshtė bėrė nė shtėpinė e Koēi Xoxes me gjithė shefat e sektorėve tė Sigurimit pėr problemin e arrestimeve?
    Pėrgjigje: Mua nuk mė kujtohet ndonjė mbledhje e tillė. Mbaj mend qė nė njė rast kemi qenė nė shtėpinė e Koēi Xoxes gjithė shefat e sektorėve dhe kemi raportuar pėr gjendjen e hetimeve qė kishim nė dorė. Mė kujtohet qė nė atė takim Koēi Xoxja porositi qė tė ruheshin se mos i vrisnin Thoma Karamelon dhe Vaskė Kolecin. Nė kėtė mbledhje nuk mė kujtohet qė tė jenė dhėnė orientime pėr arrestime masive.
    Pyetje: A ka pasur shtrembėrime nė politikėn e arrestimeve nga organet e Sigurimit tė Ushtrisė para kthesės sė Partisė?
    Pėrgjigje: Ka pasur raste tė arrestimeve tė nxituara, tė trajtimit keq dhe tė ushtrimit tė dhunės ndaj tė arrestuarve…

    vijon nesėr…



    AFRIM IMAJ

    --

Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 22-05-2013, 16:04
  2. Kreu i Kuvendit tė Kosovės, me foton e Enverit nė shtėpi
    Nga DYDRINAS nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 297
    Postimi i Fundit: 08-01-2009, 17:24
  3. Histori me vlere per te kuptuar "Dosjet"
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 15-02-2005, 18:07
  4. Nga prapaskenat e epokės hoxhiste
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 20-09-2003, 10:47
  5. Kujtime nga koha e ppsh-se
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 44
    Postimi i Fundit: 22-02-2003, 07:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •