Rruga e hapur e islamit



Njėra nga parollat mė tė rėndėsishme tė kohės sė sotme ėshtė "tė pushtuarit e hapsirės". Janė zhvilluar mjetet e komunikacionit, tė cilat larg i kanė tejkaluar ėndėrrat e brezave tė mėparshėm; kėto mjete tė reja, kanė vėnė nė lėvizje bartjen shumė mė tė shpejtė e mė tė gjithmbarshme tė tė mirave, se kurrė mė parė nė historinė e njerėzimit. Rezultati i kėtij zhvillimi ėshtė ndėrmvartėsia ekonomike e popujve. Asnjė popull apo bashkėsi nuk mund t'i lejoj vetes qė tė mbetet anash nga bota tjetėr. Zhvillimi ekonomik pushoi qė tė jetė lokal. Karakteristikė i ėshtė globaliteti. Ai nuk merr parasysh, bile nė tendecat e veta, largėsitė politike e gjeografike. Ai bartė me vete - e kjo me gjasė ėshtė madje mė e rėndėsishme se ana e thjeshtė materiale e problemit - nevojėn gjithnjė nė rritje tė bartjes, jo vetėm tė mallėrave, por edhe tė ideve e vlerave kulturore. Por, derisa kėto dy fuqi, ajo ekonomike e kulturore, shpesh shkojnė nė hap, ekziston dallimi nė rregullat e tyre dinamike. Ligjet elementare tė shkencės mbi ekonominė kėrkojnė qė shkėmbimi i tė mirave ndėrmjet popujve tė jetė reciprok; kjo do tė thotė se asnjė popull nuk mund tė veproj vetėm si blerės e qė tjetri gjithmonė tė jetė shitės; nė fund ēdonjėri nga ata duhet t'i luaj qė tė dy rolet njėkohėsisht, duke dhėnė e duke marrė nga njėri-tjetri, qoftė drejtpėrdrejt apo me ndėrmjetėsimin e pjesėmarrėsve tjerė nė lojėn e fuqive ekonomike. Por, nė fushėn kulturore ky rregull i ēeliktė i shkėmbimit nuk ėshtė domosdoshmėri, bile jo gjithnjė; kjo do tė thotė se bartja e ideve dhe ndikimeve kulturore nuk bazohet detyrimisht nė principin "jep dhe merr". Nė natyrėn njerėzore ėshtė qė kombet dhe civilizimet, tė cilat janė politikisht dhe ekonomikisht tė fuqishme, fort i tėrheqin bashkėsitė mė tė dobėta dhe mė pak aktive, ashtu qė ndikojnė nė to nė sferėn intelektuale e shoqėrore e qė vet tė mos jenė nėn ndikim. E tillė ėshtė sot situata nė aspektin e marrėdhėnieve ndėrmjet botės perėndimore e asaj muslimane.1

Nga pikėpamja e vėzhguesit historik, ndikimi i fortė, i dukshėm tė cilin civilizimi perendimor e ushtron nė botėn islame, pa marrė parasysh se a e pranojnė kėtė muslimanėt, apo jo, nuk paraqet kurrfarė befasie, sepse kjo ėshtė pasojė e procesit tė gjatė historik, pėr tė cilin edhe gjetiu ekzistojnė disa analogji. Por, pėrderisa historiani, me qenė se merret vetėm me vėzhgim, mund tė jetė i kėnaqur, pėr ne muslimanėt, problemi mbetet i pazgjidhur. Pėr ne, qė nuk jemi vetėm vėzhgues tė interesuar, por edhe pjesmarrės tė vėrtetė nė kėtė dramė - pėr ne tė cilėt konsiderohemi pasues tė Pejgamberit tonė Muhammedit a.s. - problemi nė tė vėrtetė tek kėtu fillon. Ne besojmė se islami, pėr dallim nga religjionet tjera, nuk ėshtė vetėm pikėpamje shpirtėrore e mendjes, e pėrshtatur suazave tė ndryshme kulturore, por rreth i pavarur kulturor dhe sistem shoqėror me tipare qartė tė definuara. Kur civilizimi i huaj e pėrhap rrezatimin e vet nė mesin tonė, siē ėshtė sot rasti, dhe sjell deri te ndryshimet e caktuara nė organizmin tonė personal kulturor, duhet ta kemi tė qartė atė, se ai ndikim i huaj a shkon nė drejtim tė mundėsive tona kulturore, apo kundėr tyre; a ndikon ai si serum kėndellės, apo si helm nė trupin e kulturės islame.

Pėrgjigjja nė kėtė pyetje mund tė gjindet vetėm me analizė. Duhet t'i zbulojmė motivet e fuqisė sė tė dy civilizimeve, atij islam dhe atij perendimor, bashkohor - e atėherė tė hulumtojmė se deri ku ėshtė i mundshėm bashkėpunimi nė mes tyre. E pasiqė civilizimi islam ėshtė qenjėsishtė religjioz, para se gjithash, duhet tė pėrpiqemi qė ta definojmė rolin e pėrgjithshėm tė religjionit nė jetėn njerėzore.

Atė qė e quajmė qėndrim religjioz, natyrisht ėshtė pasojė e konstitucionit intelektual e biologjik tė njeriut. Njeriu nuk ėshtė i aftė qė vetvetes t'ia shpjegoj fshehtėsinė e jetės, fshehtėsitė e lindjes e tė vdekjes, fshehtėsit e pafundėsisė e tė amshueshmėrisė. Tė gjykuarit e tij ndalet pranė mureve tė pathyeshme. Sipas kėsaj, ai mund t'i bėjė vetėm dy gjėra. Njėra nga to ėshtė, qė tė heq dorė nga tė gjitha pėrpjekjet e tė kuptuarit e jetės si tėrėsi. Nė atė rast, do tė mbėshtetet nė qartėsinė e pėrvojės sė dukshme dhe t'i kufizon konkluzionet e veta nė sferėn e tyre. Ashtu, do tė jetė nė gjendje t'i kuptojė fragmentet e veēanta tė jetės, tė cilat mund tė rriten nė numėr e qartėsi, shpejt apo ngadal, nė pėrshtatshmėri me “rritjen” e diturisė njerėzore mbi “natyrėn”, por megjithatė ato do tė mbesin vetėm fragmente, domethėniet e vet tėrsisė do tė mbesin jashtė pajisjes metodologjike tė mendjes njerėzore. Kjo ėshtė rrugė, nėpėr tė cilėn shkojnė shkencat natyrore. Mundėsia tjetėr, e cila mund tė ekzistoj krahas asaj shkencores, ėshtė rruga e religjionit. Ajo e udhėheq njeriun, me ndihmėn e pėrvojės sė brendshme, kryesisht asaj intuitive, deri te pranimi i shpjegimit unitar nė tezėn se ekziston Fuqija Krijuese Supreme e cila udhėheq gjithėsinė, nė harmoni me njė plan tė sajuar me urtėsi i cili ėshtė mbi dhe jashtė tė kuptuarit njerėzor.

Siē kemi thėnė, ky koncepcion nuk e pengon detyrimisht njeriun nga tė hulumtuarit e fakteve dhe fragmenteve tė jetės, tė cilat ofrohen pėr vėzhgim tė jashtėm; nuk ekziston antagonizėm inherent ndėrmjet percepcionit tė jashtėm (shkencor) dhe atij tė brendshėm (religjioz). Por, kjo e fundit, pėrnjėmend ėshtė mundėsia e vetme spekulative e tė kuptuarit tė jetės, si unitet i qenieve dhe fuqisė lėvizėse; shkurtazi, si ndonjė tėrėsi tė ekuilibruar mirė e harmonike. Shprehja "harmonike", ndonėse shumė e keqpėrdorur, ėshtė jashtėzakonisht e rėndėsishme nė lidhje me kėtė, meqė ajo implikon raportin pėrkatės nė vet njeriun. Qenia njerėzore, religjioze e di se e tėrė ajo qė i ndodh atij dhe nė te kurrė nuk mund tė jetė pasojė e lojės sė verbėr tė fuqive, pa vetėdije e qėllim; ai beson se ajo ėshtė vetėm pasojė e vullnetit tė qėllimtė tė Zotit ,dhe sipas kėsaj, organikisht pėrbėn tėrėsinė me plan universal. Nė kėtė mėnyrė, njeriu ėshtė nė mundėsi qė tė zgjedhė antagonizmin e hidhur ndėrmjet Un-it njerėzor e botės objektive tė fakteve dhe dukurive tė quajtura Natyra. Qenia njerėzore, me tė gjitha mekanizmat e ndėrlikuara tė shpirtit tė vet, me tė gjitha dėshirat dhe ankthet e veta, me ndjenjat dhe me pasiguritė e veta spekulative, gjendet e ballafaquar me Natyrėn, nė tė cilėn zemėrbutėsia dhe mizoria, siguria dhe rreziku janė tė pėrziera nė mėnyrė tė mrekullueshme, tė habitshme e tė pashpjeguar, plotėsisht e ndryshme nga metoda dhe struktura e mendjes njerėzore. Asnjėherė, filozofia e pastėr intelektuale, apo shkenca eksperimentale nuk kanė qenė nė gjendje ta zgjedhin kėtė konflikt. Kjo ėshtė pikėrisht ajo pikė, ku paraqitet religjioni.

Nė dritėn e pėrvojės dhe percepcionit religjioz, Uni njerėzor i vetėdijshėm dhe Natyra e heshtur, e papėrgjegjshme nė dukje, vijnė nė marrėdhėnie tė harmonisė shpirtėrore, ngase qė tė dyja, vetėdia individuale e njeriut dhe e Natyrės qė e rrethon dhe e cila ėshtė nė tė, janė vetėm manifestime tė koordinuara, ndonėse tė ndryshme tė tė njejtit Vullnet Krijimtar. Dobia e pamatshme, tė cilėn religjioni i ofron njeriut, qėndron nė njohjen se ai ėshtė, e qė kurrė nuk pushon tė jetė i tillė, qėnie e planifikuar mirė nė lėvizjen e amshueshme tė Krijimit, pjesė e caktuar e organizmit tė fatit (kaderit) univerzal. Pasoja psikologjike e kėtij koncepcioni ėshtė ndjenja e thellė e sigurisė shpirtėrore - ajo baraspeshė ndėrmjet shpresės dhe frikės, e cila dallon njeriun pozitivisht religjioz - ēfardo qoftė tė jetė religjioni i tij - nga ai joreligjiozi.

Kjo tezė themelore, u ėshtė e pėrbashkėt tė gjitha religjioneve tė mėdha, sido qofshin doktrinat e tyre tė posaqme; e poashtu u ėshtė e pėrbashkėt, thirrja morale njeriut qė t'i nėnshtrohet Vullnetit tė dukshėm tė Zotit. Por, islami dhe vetėm islami, shkon mė larg se ky shpjegim e kėshillim teorik. Ai jo vetėm qė na mėson se, tėrė jeta nė esencė ėshtė veēanti - pėr shkak se rrjedh nga Njėshmėria Hyjnore - por edhe na tregon rrugėn praktike, tė cilėn ēdonjėri nga ne mund ta realizon, nė kufinjtė e jetės sė tij individuale tokėsore, veēanti e Idesė dhe Aksionit, si nė qenien ashtu edhe nė vetėdijen e vet. Qė ta arrij kėtė qėllim suprem tė jetės, njeriu nė islam nuk ėshtė i detyruar tė heq dorė nga bota; kurrfarė rigorozitetesh nuk janė tė nevojshme, pėr t'u hapur dyert e fshehta kah pastrimi shpirtėror; nuk ėshtė i nevojshėm kurrfarė presioni ndaj shpirtit qė tė besojė nė dogma tė pakuptueshme, pėr tu arritur shpėtimi. Kėrkesat e tilla i janė plotėsisht tė huaja islamit, ngase ai nuk ėshtė as doktrinė mistike, e as filozofi. Islami ėshtė thjesht program i jetės nė harmoni me "ligjet e natyrės", tė cilat Zoti i caktoi nė krijimtarinė e Tij; arritja kulminante e saj ėshtė koordinimi i plotė i aspekteve shpirtėrore e materiale tė ekzistencės njerėzore. Nė mėsimet islame, qė tė dy kėto aspekte, jo vetėm se janė tė "pajtuara" njėra me tjetrėn, nė kuptim se nuk mbetet konflikti inherent ndėrmjet qenjes fizike dhe asaj morale tė njeriut, por insistohet nė faktin e koekzistencės sė tyre dhe pandashmėrisė, si parim natyror tė jetės.

Mendoj, se ky ėshtė shkaku pėr formėn e veēant tė lutjes islame, nė tė cilėn koncetracioni shpirtėror dhe lėvizjet e caktuara trupore janė tė koordinuara mes veti. Kritikėt armiqėsisht tė disponuar tė islamit, shpesh e zgjedhin mėnyrėn e tillė tė lutjes si dėshmi tė pohimeve tė tyre, se islami ėshtė religjion i formalizmit dhe e dukshmėrisė (pamjes sė jashtme). E pėrnjėmend, njerėzit e religjioneve tjera, tė cilėt janė mėsuar ta ndajnė qartė " shpirtėroren" nga "truporja", gati nė mėnyrė tė njejtė, sikur qė qumėshtori e ndan ajkėn nga qumėshti; nuk munden ta kuptojnė lehtė, se nė qumėshtin e pamazitur tė islamit, jetojnė nė harmoni qė tė dy kėto pjesė pėrbėrėse dhe shfaqen bashkarisht, ndonėse tė ndryshme sipas pėrbėrjes sė tyre. Me fjalė tjera, lutja islame pėrbėhet nga koncentracioni mental dhe lėvizjet trupore, pasi qė edhe vet jeta njerėzore ėshtė e pėrbėrjes sė tillė dhe se nga ne pritet qė t'i afrohemi Zotit nė tėrėsinė e tė gjitha aftėsive, me tė cilat na ka pajisur Ai.

Ilustrimi i mėtejshėm i kėtij qėndrimi mund tė shihet nė kryerjen e tavafit, ceremonialit tė shkuarit rreth e rrotull Kabes nė Mekke. Meqė ėshtė obligim i pashmangshėm pėr ēdonjėrin qė hyn nė “Qytetin e Shenjtė” ta bėj tavaf Kabėn, shtatė herė dhe pasi qė tė pėrmbajturit e kėsaj urdhėrese ėshtė njėra nga tri pikat kryesore tė haxhillėkut, me tė drejtė mund tė pyetemi: “اka ėshtė domethėnia e kėtij akti? A ėshtė e domosdoshme tė shprehėsh devotshmėrinė nė mėnyrė tė tillė formaliste?”

Pėrgjigjja ėshtė plotėsisht e qartė. Nėse rrotullohemi rreth e pėrqark njė objekti, ne me kėtė e konstatojmė atė objekt si pikė qendrore tė veprimit tonė. Kaba, kah e cila ēdo musliman e kthen fytyrėn e tij nė lutje, simbolizon Njėshmėrinė e Zotit. Lėvizjet trupore tė haxhinjėve d.m.th. rrotullimi gjat tavafit, simbolizon aktivitetin e jetės njerėzore. Prandaj, tavafi pėrfshinė jo vetėm mendimet tona tė devotshme, por pėrfishinė edhe jetėn tonė praktike, veprimet dhe pėrpjekjet tona duhet tė kenė idenė e Zotit dhe Njėshmėrisė sė Tij si qendėr - nė pėrputhje me fjalėt e Kur'anit Fisnik:

"Unė nuk i krijova xhinėt dhe njerėzit, pos qė tė mė adhurojnė" (51:56)

Sipas kėsaj, koncepti i "adhurimit" nė islam, dallon nga cilido qoftė religjion tjetėr. Kėtu, ai nuk ėshtė i kufizuar nė veprime thjeshtė fetare si p.sh. nė lutje (namaz) apo agjėrim, por shtrihet edhe mbi tėrė jetėn praktike tė njeriut. Nėse, qėllim i jetės sonė, si tėrėsi lypset tė jetė adhurimi i Zotit, ne patjetėr duhet ta konsiderojmė kėtė jetė, nė totalitetin e tė gjitha aspekteve tė saj, si pėrgjegjėsi tė pėrbėrė morale. Prandaj, tė gjitha aktivitetet tona, madje edhe ato tė rėndomta, duhet t'i kryejmė si akt tė adhurimit; me fjalė tė tjera - tė kryera me vetėdije, si diē qė pėrbėn njė pjesė tė planit univerzal tė Zotit. Gjendja e tillė e ēėshtjeve pėr njeriun me aftėsi mesatare ėshtė ideal i largėt; por a nuk ėshtė qėllim i religjionit realizimi i idealeve?

Pikėpamja e islamit nė kėtė aspekt ėshtė e qartė. Sė pari, ai na mėson se adhurimi i pėrhershėm i Zotit nė tė gjitha aktivitetet e llojllojshme tė jetės njerėzore, pikėrisht ėshtė kuptimi i jetės; dhe sė dyti, se arritja e kėtij qėllimi mbetet e pamundur gjithnjė, deri sa jetėrat tona i ndajmė nė dy pjesė, nė atė shpirtėrore dhe materiale: ato duhet tė jenė tė lidhura sė bashku, nė vetėdijen dhe aktivitetet tona, nė tėrėsi harmonike. Koncepti jonė mbi Njėshmėrinė e Zotit, duhet tė pasqyrohet nė synimin tonė personal ndaj koordinimit dhe unifikimit tė aspekteve tė ndryshme tė jetės sonė.

Rezultati logjik i qėndrimit tė tillė, ėshtė dallimi i mėtejshėm ndėrmjet islamit dhe tė gjitha sistemeve tjera religjioze. Nė tė vėrtetė, vlen tė vėrejmė se islami si fe, merret jo vetėm me definimin e marrdhėnieve metafizike ndėrmjet njeriut dhe Krijuesit, por poashtu edhe me njė insistim mezi mė tė vogėl, edhe me marrėdhėniet ndėrmjet individit e rrethit shoqėror. Jeta tokėsore (dunjallėku) nuk konsiderohet vetėm si lėvozhgė e zbraztė, si hije e parėndėsishme e Botės sė Ardhme, por tėrėsi pozitive, vetėvetiu e plotė. Vetėm Zoti ėshtė Njėshmėri, jo vetėm nė qenėsi, por edhe nė qėllim, prandaj edhe krijimtaria e Tij ėshtė njėshmėri, ndoshta nė esencė, por nė qėllim gjithsesi.

Vetėdia pėr Zotin, siē e shpjegova mė parė, nė kuptim mė tė gjėrė paraqet sipas islamit, domethėnien e jetės njerėzore. Dhe pikėrisht ky koncepcion na tregon nė mundėsinė qė njeriu tė arrij pėrsosmėri nė jetėn individuale, tokėsore. Prej tė gjitha sistemeve religjioze, vetėm islami deklaron se pėrsosmėria individuale ėshtė e mundshme nė ekzistimin tonė, tokėsor. Islami nuk e shtynė kėtė pėrsosmėri deri pas eliminimit tė dėshirave trupore, siē e bėnė kėtė mėsimi krishter, e as nuk premton zingjirė tė pandėrprerė tė lindjeve tė sėrishme nė nivele progresivisht mė tė larta, siē ėshtė rasti me hinduizmin; e as nuk pajtohet me budizmin, sipas tė cilit pėrsosmėria dhe shpėtimi mund tė arrihet vetėm me shkatėrrimin e Un-it individual dhe lidhjeve tė tia emocionale me botėn. Jo, islami ėshtė i qartė nė pohimin se njeriu mund tė arrijė pėrsosmėri nė jetėn e tij individuale, tokėsore, duke i shfrytėzuar plotėsisht tė gjitha dhuntitė e veta natyrore dhe mundėsitė e kėsaj bote.

Qė ta mėnjanojmė mosmarrveshjen, shprehjen pėrsosmėri duhet definuar nė kuptimin nė tė cilin kėtu pėrdoret. Duke pasė parasysh kufizimet biologjike tė qenieve njerėzore, ne kurrėsesi nuk mundemi ta shqyrtojmė idenė e pėrsosmėrisė absolute, pėr shkak se Absolutja i takon vetėm fushės sė atributeve Hyjnore. Pėrsosmėria njerėzore, nė kuptimin e vet tė vėrtetė psikologjik e moral, patjetėr duhet tė ketė domethėnje relative dhe rigorozisht tė pėrkufizuar. Ajo nuk implicinon posedimin e tė gjitha veēorive tė mira, madje as arritjen progresive tė cilėsive tė reja nga jashtė, por vetėm zhvillimin e atyre veēorive pozitive, tanimė ekzistuese tė individit, nė mėnyrė tė tillė qė tė forcohen mundėsitė e tia natyrore por pėrndryshe tė pashfrytėzuara. Pėr shkak tė llojllojshmėrisė sė fenomeneve jetėsore, veēoritė e lindura tė njeriut dallojnė nė ēdo rast individual. Prandaj, do tė ishte absurde tė zėmė qė tė gjitha qeniet njerėzore do tė duhej, apo do tė mund tė synojnė kah "tipi" i njejtė i pėrsosmėrisė - pikėrisht, siē do tė ishte e pakuptimtė tė presim, qė kali i pėrsosur vrapues dhe ai i pėrsosuri pėr tėrheqje, tė posedojnė saktėsisht tė njejtat veēori. Qė tė dy mund tė jenė individualisht tė pėrsosur e tė shkėlqyeshėm, por megjithatė ata do tė jenė tė ndryshėm, sepse vetitė e tyre burimore janė tė ndryshme. Ngjajshėm ėshtė edhe mė qeniet njerėzore. Nėse pėrsosmėria do tė duhej tė jetė e standardizuar me "tipin" specifik - siē e bėnė kėtė krishterizmi nė tipin e tė shenjtit asketik - qeniet njerėzore do tė duhej tė heqin dorė, apo t'i zmbrapsin, apo t'i ndryshojnė tė gjitha dallimet e veta individuale. Por, ėshtė e qartė se kjo do ta thyente ligjin Hyjnor tė dallimeve individuale, i cili dominon mbi tėrė jetėn nė tokė.Prandaj islami, i cili nuk ėshtė religjion i represionit, i lejon njeriut kufij mjaftė tė gjėrė nė ekzistimin e tij personal e shoqėror, ashtu qė veēoritė e ndryshme, temperamenti dhe prirjet psikologjike tė individėve tė ndryshėm, mund t'i gjejnė rrugėt e veta personale kah zhvillimi pozitiv, nė harmoni me predispozicionet e tyre individuale. Prandaj, njeriu mund tė jetė asket, apo mund tė gėzon masėn e plotė tė mundėsive tė veta senzore nė kufijtė ligjor; ai mund tė jetė nomad, i cili bredhė shkretėtirės, pa ushqim pėr tė nesėrmėn, apo tregėtar i pasur i rrethuar me tė gjitha tė mirat; gjithnjė deri sa ai i nėnshtrohet sinqerisht e me vetėdije ligjeve, tė cilat i ka vendosur Zoti, ai ėshtė i lirė tė modeloj jetėn e tij personale sipas atij modeli, tė cilin natyra personale ia pėrcakton. E ka tė obliguar qė tė bėj mirėsi aq sa ka mundėsi, nė mėnyrė qė mund ta kremtoj dhuratėn jetėsore, tė cilėn ia ka dhuruar Krijuesi i tij; dhe t'u ndihmoj tė afėrmėve tė vet, nėpėrmjet zhvillimit personal nė synimet e tyre shpirtėrore, shoqėrore e materiale. Por, forma e jetės sė tyre individuale nuk ėshtė nė asnjė mėnyrė e pėrcaktuar me ndonjė standard tė posaqėm. Ai ėshtė i lirė ta realizoj zgjedhjen e tij, ndėrmjet tė gjitha mundėsive tė pafundme, tė cilat i janė tė hapura. Bazėn e "liberalizmit" tė tillė nė islam duhet kėrkuar nė tė kuptuarit e natyrės burimore tė njeriut dhe fisnikėrisė sė tij burimore. E kundėrt me idenė krishtere se njeriu lind si mėkatarė, apo mėsimet e hinduizmit, se ai burimisht ėshtė i poshtėr e i ndyrė prandaj duhet qė me mundime tė rrėshqet pėrmes vargut tė gjatė tė shpėrnguljeve, deri te caku pėrfundimtar i pėrsosmėrisė, feja islame pohon se njeriu ėshtė i lindur si i pastėr dhe potencialisht i pėrsosur - nė kuptimin siē u shpjegua mė lart.Thuhet nė Kur'anin Fisnik:

"Vėrtetė, Ne e krijuam njeriun nė formėn mė tė bukur”

por nė tė njejtėn frymė Kur'ani vazhdon:

...pastaj e zbritėm atė nė mė tė ultin e mė tė ultėve, pėrveē atyre qė besuan dhe bėnė vepra tė mira". (95:4-6)

Nė ajetet e cituara ėshtė shprehur e vėrteta, se njeriu burimisht ėshtė i mirė e i pastėr; dhe pėrveē kėsaj, se mosbesimi nė Zotin dhe mungesa e veprave tė mira mund ta asgjėsoj pėrsosmėrinė e tij burimore. Nga ana tjetėr, njeriu mund ta mbajė, apo pėrsėri ta arrijė, atė pėrsosmėri individuale, burimore, nėse me vetėdije kupton Njėshmėrinė e Zotit dhe i nėnshtrohet ligjeve tė Tij. Nga kjo, sipas islamit, e keqja asnjėherė nuk ėshtė qenėsore apo madje burimore; ajo ėshtė fryt i jetės sė vetėdijshme tė njeriut, ndėrsa ėshtė pasojė e keqpėrdorimit tė veēorive natyrore, pozitive me tė cilat Zoti e pajisė ēdo qenie njerėzore. Siē ėshtė thėnė mė parė, ato veēori janė tė ndryshme tek ēdo individ, por gjithnjė janė potencialisht tė pėrsosura nė vete; zhvillimi i tyre i plotė ėshtė i mundshėm nė periudhėn e jetės individuale tė njeriut nė kėtė botė. Ne e pranojmė si fakt tė pamohuar se jeta pas vdekjes, duke iu falėnderuar kushteve tė veta plotėsisht tė ndryshuara tė ndjenjave e tė pėrceptimit, do tė na jep veēori e aftėsi plotėsisht tė reja, tė cilat do ta bėjnė tė mundshėm pėrparimin e mėtejshėm tė shpirtit njerėzor; por kjo i pėrket vetėm jetės sonė tė ardhme. Mėsimet islame qartė pohojnė, se ēdonjėri prej nesh poashtu mund ta arrijmė masėn e plotė tė pėrsosmėrisė, nė kėtė jetėn tokėsore duke i zhvilluar tiparet pozitive, tanimė ekzistuese nga tė cilat pėrbėhen personalitetet.

Prej tė gjitha religjioneve, vetėm islami i mundėson njeriut qė ta gėzon dimensionin e plotė tė jetės tokėsore, pa u pėrcjellur kjo me humbje tė orientimit shpirtėror. Kjo plotėsisht dallon nga koncepcioni krishter! Sipas dogmės krishtere, njerėzimi rrėshqet nėn mėkatin e trashėguar, tė cilin e kanė bėrė Adami e Eva dhe pėr kėtė shkak, nė tėrė jetėn njerėzore shikohet - sė paku nė teorinė dogmatike - si nė luginėn e zymtė tė pikėllimit.

Ajo ėshtė fushėbetejė e dy fuqive tė kundėrshtare: E Keqja, tė cilėn e pėrfaqėson Satana, dhe E Mira, tė cilėn e pėrfaqėson Isus Krishti. Me ngasjet trupore, Satana mundohet ta pengoj lėvizjen e shpirtit njerėzor kah drita e amshuar; derisa shpirti i takon Krishtit, trupi ėshtė fushė e ndikimeve tė Satanės. Kjo mund tė shprehet ndryshe: bota e Materies ėshtė esencė satanike, ndėrsa bota e Shpirtit ėshtė hyjnore dhe e mirė. Gjithėēka qė nė natyrėn e njerėzimit ėshtė materiale, apo "epsharake", sikur qė kėtė me dėshirė e quan teologjia krishtere, ėshtė rezultat i drejtpėrdrejtė i pranimit tė kėshillės sė Princit djallor tė Errėsirės e Materies nga ana e Adamit. Prandaj, pėr t’u arritur shpėtimi, njeriu duhet ta kthej zemrėn e tij nga kjo botė epsharake e ta drejtoj kah ajo e ardhmja, bota shpirtėrore, ku "mėkati i parė" shpaguhet me flijimin e Krishtit nė Kryq.

Madje edhe nėse nė praktikė nuk i pėrmbahet kėsaj dogme - e as qė i ėshtė pėrmbajtur ndonjėherė - vet ekzistimi i mėsimit tė tillė synon tė prodhoj ndjenjė tė pėrhershme tė ngarkesės sė ndėrgjegjjes tek njeriu me prirje religjioze. Ai ngurron ndėrmjet thirrjes kategorike, qė ta lė pas dore kėtė botė dhe nxitjes natyrore tė zemrės sė vet qė tė jetoj e t’i gėzohet jetės. Vet ideja mbi mėkatin e pashmangshėm - pėr shkak se ėshtė i trashėguar dhe mbi shpagimin mistik tė tij pėrmes vuajtjes sė Isusit nė kryq - e kuptueshme mendjes mesatare - vendos barrierė ndėrmjet mallėngjimit shpirtėror dhe dėshirave tė tia legjitime tė kėsaj bote.

Nė islam nuk njohim kurrfarė "mėkati tė parė"; konceptin e tillė e konsiderojmė tė kundėrt me idenė mbi drejtėsinė e Zotit. Zoti nuk e thėrret nė pėrgjejgjėsi fėmiun pėr veprat e prindėrve; e si atėherė, Ai do tė mund t’i thėrriste nė pėrgjegjėsi ato gjenerata tė panumėrta tė njerėzimit pėr mėkatin e padėgjueshmėrisė tė cilėn e kanė bėrė stėrgjyshėrit tyre tė largėt? Padyshim, se ėshtė mundur tė konstruktohen shpjegimet filozofike tė asaj teze tė ēuditshme, por kjo pėr mendjen e josofistikuar gjithmonė do tė mbeten po aq artificiale dhe e pakėnaqshme sikur edhe koncepti i vet Trinitetit. E pasi qė nuk ka kurrfarė mėkati tė trashėguar, padyshim nuk ka as shpagim universal tė njerėzimit nė mėsimet islame. Shpagimi dhe dėnimi janė individual. اdo musliman ėshtė shpagues i vetes; ai bartė tė gjitha mundėsitė e suksesit apo dėshtimit shpirtėror nė zemrėn e vet personale. Nė Kur'an, pėr njeriun thuhet:

"Atij (njeriut) i takon ajo qė e fitoi dhe atij i bie ajo (e keqe) qė e meritoi" (2: 286)

Njė tjetėr ajet thotė: "Dhe se njeriut nuk i takon tjetėr vetėm se ajo qė ka punuar" (53: 39)

Por, nėse islami nuk e pėrkrahė atė pikėpamje tė zymtė mbi jetėn, siē ėshtė e shprehur nė krishterizmin e Paulinit, ai megjithatė na mėson qė jetės sė dunjallėkut tė mos ia pėrshkruajmė atė vlerė tė tepruar, siē ia pėrshkruan civilizimi bashkėkohės perėndimor. Derisa pikėpamja krishtere implicinon se jeta tokėsore ėshtė punė e keqe, perėndimi bashkėkohės - pėr dallim nga krishterimi - e adhuron jetėn nė tė njejtėn mėnyrė sikurqė grykėsi e adhuron ushqimin e vet; ai e gėlltitė atė, por nuk ka respekt ndaj tij. Nga ana tjetėr, islami shikon nė jetėn tokėsore (dunjallėkun) me qetėsi e respekt. Ai nuk e adhuron, por e konsideron atė si shkallė organike nė rrugėn tonė kah ekzistenca mė e lartė. Por, mu pėr kėtė arsye qė, ajo ėshtė njė shkallė, dhe atė shkallė e veēantė, njeriu nuk ka tė drejtė ta pėrbuzė, apo madje t'i zhvleftėson vlerat e jetės sė vet tokėsore. Tė udhėtuarit tonė gjatė kėsaj bote ėshtė domosdoshmėri, pjesė pozitive nė planin Hyjnor. Sipas kėsaj, jeta e njeriut ėshtė me vlerė shumė tė madhe; por ne kurrė nuk guxojmė qė tė harrojmė se ajo ėshtė vlerė thjesht instrumentale. Nė islam nuk ka vend pėr optimizmin materialist tė Perėndimit bashkėkohės i cili thotė: "Mbretėria ime ėshtė vetėm nga kjo botė", - e as pėr pėrbuzjen e jetės, sipas thėnjes krishtere: "Mbretėria ime nuk i takon kėsaj bote". Islami shkon linjės sė mesme, Kur'ani na mėson qė tė lutemi:

"Zoti ynė! Na jep tė mira nė kėtė jetė, tė mira edhe nė jetėn tjetėr". (2: 201)

Sipas kėsaj, tė respektuarit e plotė tė kėsaj bote dhe i gjithė asaj qė na ofron ajo nuk ėshtė detyrimisht ngarkesė pėr synimet tona shpirtėrore. Cak i tė gjitha aktiviteteve tona praktike gjithmonė duhet tė jetė krijimi dhe tė mbajturit e kushteve tė tilla individuale e shoqėrore tė cilėt do tė mundnin t'i kontribojnė zhvillimit tė fuqisė morale tek qeniet njerėzore. Nė harmoni me kėtė parim, islami e udhėheq njeriun kah vetėdia mbi pėrgjegjėsinė morale nė tėrė ate qė vepron, qoftė e madhe apo e vogėl. Urdhėresa e mirėnjohur e Ungjillit, "Jepja mbretit atė qė i takon mbretit, ndėrsa Zotit atė qė i takon Zotit", nuk ka vend nė strukturėn teologjike tė islamit, sipas sė cilės, sė pari, e tėra konsiderohet se i takon Zotit dhe e dyta, pėr shkak se islami nuk lejon ekzistimin e konfliktit ndėrmjet kėrkesave morale dhe shoqėroro-ekonomike tė jetės sonė. Nė tė gjitha qėshtjet mund tė ketė vetėm njė zgjedhje: zgjedhja nė mes asaj qė ėshtė e Drejtė dhe asaj qė ėshtė e Padrejtė - e asgjė ndėrmjet kėtyre dyjave. Andaj, tė insistuarit e fuqishėm pėr nė veprim, si element i domosdoshėm i moralitetit. اdo musliman veēmas, duhet tė konsiderohet nė njėfarė mase, individualisht pėrgjegjės pėr tė gjitha ndodhitė rreth vetes, dhe duhet tė pretendoj nė vendosjen e Drejtėsisė dhe menjanimin e Padrejtėsisė nė ēdo kohė dhe nė ēdo drejtim. Mbėshtetje pėr njė qėndrim tė tillė mund tė gjindet nė ajetin Kur'anor:


"Ju jeni populli mė i dobishėm, i ardhur pėr tė mirėn e njerėzimit, tė urdhėroni pėr tė mirė, e tė ndaloni nga veprat e kėqia". (3: 110)


Ky ėshtė arsyetim moral i veprimit tė gjallė e tė fuqishėm, justifikim i pushtimeve tė mėhershme islame dhe tė tė ashtuquajturit "ekspanzionizmit" tė tij. Sepse, nėse bash insistojmė nė pėrdorimin e kėtij termi, bota islame dikur ka qenė ekspansioniste; por ai lloj i tė vepruarit nuk ka qenė i nxitur nga dėshira pėr dominim; ai nuk ka pasur asgjė tė pėrbashkėt me ngritjen ekonomike e nacionale apo me lakminė pėr ta shtuar komoditetin e muslimanėve nė dėm tė njerėzve tjerė; as qė ka pasur ndonjėherė domethėnjen e futjes sė pabesimtarėve me dhunė nė gjirin e islamit. Ai vetėm ka patur pėr qėllim, siē e ka edhe sot, ndėrtimin e sistemit botėror pėr zhvillimin sa mė tė mirė tė mundshėm shpirtėror tė njeriut. Sepse, sipas mėsimeve tė islamit, njohuria morale automatikisht ia ngarkon njeriut pėrgjegjėsinė morale. Tė dalluarit e thjeshtė platonik tė "drejtėsisė" nga "padrejtėsia", pa nxitje qė tė avansohet "drejtėsia" e tė shkatėrrohet "padrejtėsia", ėshtė vetvetiu jomoralitet i ashpėr, ngase moraliteti jeton e vdes me pėrpjekjen njerėzore pėr ta vendosur fitoren e saj nė tokė.