Shpirti i perėndimit



Nė kaptinėn e mėparshme, tentuam qė tė japim prezentimin e pėrgjithshėm tė parimeve morale tė islamit. Menjėherė vėrejmė, se civilizimi islam ishte forma mė e plotė e teokracisė, tė cilėn historia ndonjėherė e ka njohur.2 Nė islam, pėrsiatjet shpirtėrore, qėndrojnė mbi tė gjitha dhe e pėrbėjnė pėrmbajtjen e tė gjithave. Nėse krahasojmė kėtė qėndrim, me atė nė civilizimin perėndimor, na impresionon dallimi shumė i madh nė konceptet mbi botėn.

Perėndimi bashkėkohės, nė aktivitetet dhe orvatjet e veta, ėshtė i udhėhequr thuase ekskluzivisht me pėrsiatjet mbi dobinė praktike dhe zhvillimin dinamik. Caku i tij inherent ėshtė eksperimentimi me mundėsitė e jetės duke mos i pėrshkruar atij ndonjė vėrtetėsi morale.Pėr Evropianin apo Amerikanin bashkėkohės, qėshtja e kuptimit dhe qėllimit tė jetesės qė moti ka humbur ēdo rėndėsi praktike.Me rėndėsi i ėshtė vetėm qėshtja, se ēfarė forme mund ta marr jeta dhe se a pėrparon raca njerzore kah ngadhnjimi pėrfundimtar mbi Natyrėn. Nė kėtė pyetjen e fundit, Perėndimori bashkėkohės pėrgjigjet pozitivisht; mirėpo, muslimani - besimtar nuk bėnė kėshtu. Nė Kur'an Zoti thotė pėr Ademin a.s. dhe racėn e tij:

"Kujdes, pikėrisht nė Tokė do tė vendosi dikėnd i cili do ta trashėgoj atė." (2:30)3

Kjo qartė do tė thotė, se njeriu ėshtė i pėrcaktuar qė tė sundoj nė Tokė dhe tė pėrparojė. Por, ekziston dallimi i madh ndėrmjet pikėpamjes islame e asaj perėndimore nė aspektin e kvalitetit tė progresit njerėzor. Perėndimi bashkėkohės beson nė mundėsinė e pėrmirėsimit progresiv moral e shoqėror tė njerėzimit, nė kuptimin e tij kolektiv, me ndihmėn e tė arriturave praktike dhe krahas me zhivillimin e mendimit shkencor. Ndėrkaq, pikėpamja islame ėshtė diametralisht e kundėrt kėtij koncepcioni perėndimor, materialisto - dinamik tė njerėzimit.

Islami i konsideron mundėsitė shpirtėrore tė qenies kolektive tė "njerėzimit" madhėsi statike: si diē, qė pėrfundimisht ėshtė e mbjellur nė vet strukturėn e natyrės njerėzore si e tillė. Islami kurrė nuk e ka marrė pėr tė sigurtė, siē e bėnė kėtė perėndimi,se natyra njerėzore - nė kuptimin e vet supraindividual - i ėshtė nėnshtruar procesit progresiv tė ndryshimeve e pėrmirsimeve ngjashėm pemės nė rritje e sipėr: thjesht pėr shkak se Islami bazohet nė premisėn, se themeli i asaj natyre - shpirti njerėzor, nuk ėshtė madhėsi biologjike. Gabimi fundamental i idesė perėndimore bashkėkohėse, qė tė konsideroj rritjen e diturisė materiale dhe komoditetit identik, me pėrmirėsimin moral tė njerėzimit, rrjedh nga gabimi i njejt fundamental i pėrdorimit tė peshojave biologjike nė fakte jobiologjike. Nė rrėnjėn e kėsaj qėndron mosbesimi perėndimor bashkėkohės, nė ekzistimin e asaj qė e nėnkuptojmė me nocionin shpirt. Islami, meqenėse ėshtė i themeluar nė konceptime metafizike, shpirtin e konsideron realitet jashtė ēdo dyshimi. Edhepse nuk i kundėrvėhen njėri-tjetrit, progresi material dhe progresi shpritėror nuk janė tė njejtė, ndonėse kanė tė bėjnė me dy aspekte qartė tė ndryshme edhepse plotėsonjėse - tė jetės njerėzore; e kėto dy forma tė progresit nuk varen detyrimisht nga njėra-tjetra. Ato munden, por nuk ėshtė gjithherė e domosdoshme, qė tė zhvillohen njėkohėsisht.

Derisa qartė e pranon mundėsinė dhe fuqishėm qėndron nė dėshirimin e progresit tė jashtėm, d.m.th. material tė njerėzimit si trupi kolektiv, Islami theksueshėm e mohon mundėsinė e pėrmirėsimit shpirtėror tė njerzimit si tėrėsi, me ndihmėn e tė arriturave tė tij kolektive. Elementi dinamik i pėrmirėsimit shpirtėror ėshtė i kufizuar nė qenien individuale, ndėrsa e vetmja shfaqje e mundėshme e zhvillimit shpirtėror e moral ėshtė ajo, ndėrmjet lindjes e vdekjes sė ēdo individ tė veēantė. Ne kurrsesi nuk mund tė shkojmė kah e pėrkryera si trup kolektiv.اdonjėri (pra veē e veē) duhet tė synoj kah caku shpirtėror si indivd dhe ēdonjėri duhet tė filloj e tė pėrfundoj me vetveten.

Kjo pikpamje e vendosur individualiste nė fatin shpirtėror tė njeriut, ka kundėrpeshėn e konfirmuar vetėm tėrthorazi nė tė kuptuarit rigoroz islam tė shoqėrisė dhe bashkpunimit shoqėror. Obligim i shoqėrisė, ėshtė qė ta rregulloj jetėn e jashtme nė mėnyrė tė tillė, qė secili ndivid tė gjejė sa mė pak pengesa qė ėshtė e mundur , e sa mė shumė qė ėshtė e mundur nxitje nė pėrpjekjet e veta shpirtėrore. Kjo ėshtė arsyeja pse jurisprudenca islame, sheriati mirret me jetėn njerėzore si nga ana e tij shpirtėrore, poashtu edhe nga ajo materiale, dhe atė nė aspektet e saja individuale e sociale.

Koncepcioni i tillė, siē kam thėnė mė parė, ėshtė i mundur vetėm nė bazė tė besimit pozitiv nė tė ekzistuarit e shpirtit njerėzor, dhe sipas kėsaj, nė qėllimin e mbinatyrshėm tė karakterit tė jetės njerėzore.

Pėr perėndimorin bashkėkohės me gjysmėmohimin mospėrfillės tė ekzistimit tė shpirtit, qėshtja e qėllimit nė jetėn njerėzore, mė nuk ka kurrfarė rėndėsie praktike.Ai i ka braktisur tė gjitha spekuimet mbinatyrore dhe pėrsiatjet.

Ate qė e quajnė qėndrim relegjioz, gjithmonė bazohet nė besimin se ekziston ligji i gjithmbarshėm moral mbinatyror, dhe se ne, qenjet njerėzore, jemi tė obliguar t'i nėnshtrohemi urdhėresave tė tia. Mirėpo civilizimi bashkėkohės perėndimor nuk pranon domosdoshmėrinė e tė nėnshtruarit njerėzor kujdo qoftė, pėrveē kėrkesave ekonomike, sociale apo nacionale. Hyjnia e tij e vėrtetė nuk ėshtė e llojit shpirtėror: ajo ėshtė Komoditeti. Ndėrsa filozofia e gjallė e tij e njėmendtė ėshtė e shprehur nė Dėshirėn pėr Fuqi, pėr shkak tė vet fuqisė. Qė tė dyjat janė trashėguar nga civilizimi i vjetėr romak.

Tė pėrmendurit e civilizimit romak si pėrgjegjės gjenetik (tė pakten nė masė tė caktuar) pėr materializmin e Perėndimit bashkėkohės, mund t’iu duket e quditshme atyre, tė cilėt kanė ndėgjuar krahasimin e shpeshtė tė Perandorisė Romake me Perandorinė e vjetėr islame. Atėherė, si mundet tė jetė aq i theksuar dallimi ndėrmjet koncepcioneve themelore tė islamit dhe Perėndimit bashkėkohės, nėse nė tė kaluarėn, shprehjet politike tė tė dyjave kanė qenė tė afėrta? Pėrgjegjja ėshtė e tjeshtė, se ato vėrtetė nuk kanė qenė tė afėrta. Ky krahasim i popullarizuar shpesh i cituar, ėshtė njėra nga frazat banale tė shumta historike, me tė cilat dija gjysmake sipėrfaqėsore i ushqen shpirtėrat e brezit tė tanishėm perėndimor. Nuk ka asgjė tė pėrbashkėt ndėrmjet Perandorisė islame e Perandorisė Romake, pėrveē faktit se qė tė dyjat janė shtrirė nėpėr territore shumė tė mėdha dhe nėpėr popuj heterogjen - sepse gjatė kohės sė ekzistimit tė plotė tė tyre, kėto dy perandori kanė qenė tė shtyra me fuqi plotėsisht tė ndryshme tė brendshme motivuese dhe ėshtė dashur - ashtu tė themi - t’i realizojnė qėllimet e ndryshme historike. Madje edhe nė aspektin morfologjik vėrejmė dallime shumė tė mėdha ndėrmjet Perandorisė Islame dhe asaj Romake. Perandorisė Romake iu ėshtė dashur gati njėmijė vjet, qė ta arrij shtrirjen e saj tė plotė gjeografike dhe pjekurinė politike, derisa Perandoria Islame lindi shpejt dhe gjerė te madhėsia e vete u rrit nė periudhė tė shkurtėr - prej gjithėsej tetėdhjetė vitėsh. Sa i pėrketė rėnjeve tė tyre pėrkatėse, dallimi ėshtė madje edhe mė instruktiv. Rėnia e Perandorisė Romake, pėrfundimisht ėshtė vulosur me shpėrnguljet e Hunėve dhe Gotėve dhe ka ndodhur gjatė kohės sė njė shekulli tė vetėm, e ėshtė kryer nė mėnyrė aq tė plotė sa qė nga ajo asgjė nuk ka mbetur, pėrveē veprave letrare e arkitektonike. Perandoria Bizantine, pėr tė cilėn zakonisht supozohet se ka qenė trashėguese e drejtpėrdrejtė e Romės, ka qenė trashiguese e saj, vetėm aq sa qė ka vazhduar tė sundoj mbi disa territore, tė cilat dikur e kanė pėrbėrė njė pjesė tė kėsaj tė fundit. Struktura e saj shoqėrore dhe organizimi politik, mezi kanė pasur diē tė pėrbashkėt me koncepcionet e sistemit shtetėror romak. Nga ana tjetėr, Perandoria Islame, e personifikuar nė Hilafet, padyshim se gjatė ekzistimit tė gjatė ka qenė e nėnshtruar deformimeve tė shumta dhe ndryshimeve dinastike, por struktura e saj nė esencė ka mbetur e njejtė. Sa i pėrket sulmeve tė jashtme, madje as vėrshimi i Mongolėve, i cili ka qenė mė i ashpėr nga ēdo gjė qė Perandoria Romake ndonjėherė ka pėrjetuar nga dora e Hunėve dhe Gotėve - nuk qe nė gjendje qė ta tund organizimin shoqėror dhe qenien e pathyeshme politike tė Perandorisė Islame, edhe pse invazioni i cekur, pa dyshim i ka kontribuar dekadencės ekonomike e intelektuale tė mėvonshme. Pėrkundrazi njė shekulli, i cili ka qenė i duhur qė tė rrėnohet Perandoria Romake, Perandorisė Islame tė hilafetit iu ėshtė dashur pėrafėrsisht njė mijė vite tė rrėnimit tė ngadalshėm, derisa thyerja e saj pėrfundimtare politike, e shprehur me shuarjen e hilafetit Otoman nuk u bė fakt pas tė cilit pasuan shenjat e shkapėrderdhjes shoqėrore, tė cilės sot i jemi dėshmitar.

E gjithė kjo na imponon konkluzionin, se fuqia e brendshme dhe qėndrueshmėria shoqėrore e botės islame, kanė qenė mbi tė gjitha ēka njerėzimi gjer atėherė kishte pėrjetuar. Madje as civilizimi kinez, i cili padyshim ka treguar aftėsitė e ngjajshme rezistuese gjatė shumė shekujve, nuk mund tė shėrbehet pėr krahasim. Kina shtrihet nė skaj tė kontinentit, e deri para gjysmė shekulli - dmth. deri te ngritja e Japonisė moderne - ka qenė jashtė rrezikut tė cilėsdo fuqi kundėrshtare; luftėrat me Mongolėt dhe koha e Xhingis Kanit dhe trashėgimtarėve tė tij, mezi qė kanė goditur diē mė tepėr se skajin e Perandorisė Kineze. Mirėpo, Perandoria Islame ėshtė shtrirė pėrtej tri kontinenteve dhe tėrė kohėn ka qenė e rrethuar nga forcat armiqėsore tė fuqisė dhe vitalitetit tė konsiderueshėm. Qė nga agimi i historisė, e ashtuquajtura Lindje e Afėrt dhe e Mesme, kanė qenė qendėr vullkanike e energjive tė kundėrshtuara rasore e kulturore; por rezictenca e organizimit shoqėror islam ka qenė, tė paktėn deri vonė, e pamposhtur. Nuk duhet larg tė kėrkohet shpjegimi i kėsaj shfaqjeje tė ēuditshme, mėsimi religjioz Kur'anor ka qenė ai, i cili ka dhėnė bazė solide, ndėrsa shembulli i Pejgamberit Muhammedit a.s. ka qenė ai, i cili ka pėrbėrė hallkėn e ēeliktė rreth asaj strukture madhėshtore shoqėrore. Perandoria Romake nuk ka patur element tė tillė shpirtėror pėr ta mbajtur unike dhe prandaj ėshtė shpartalluar shumė shpejt.

Por, ekziston edhe njė dallim ndėrmjet kėtyre dy Perandorive. Derisa nė Perandorinė Islame nuk ka patur kurrfarė kombi tė privilegjuar, ndėrsa fuqia e saj ka qenė e nėnshtruar pėrhapjes sė njė ideje tė cilėn pishtarėt e saj e konsideronin tė vėrtetė tė lartėsuar religjioze, nė bazėn e Perandorisė Romake ka qenė ideja e pushtimit tė fuqisė dhe eksploatimit tė popujve tjerė, vetėm nė dobi tė vendlindjes. Pėr ta mbajtur jetėn mė tė mirė pėr bashkėsinė e privilegjuar, pėr Romakėt asnjė tirani nuk ka qenė e ashpėr, asnjė padrejtėsi e neveritshme. "Drejtėsia e famshme romake “ ka qenė drejtėsi vetėm pėr romakėt.

ثshtė e qartė se qėndrimi i tillė ka qenė i mundshėm vetėm nė bazė tė koncepcionit plotėsisht materialist tė jetės e civilizimit - materializėm, padyshim i rafinuar me shije intelektuale e estetike, por megjithatė i huaj ndaj tė gjitha vlerave shpirtėrore. Romakėt nė tė vėrtetė, kurrė nuk kanė ardhur gjer te njohja e religjionit. Zotrat e tyre tradicional kanė qenė imitim i zbehtė i mitologjisė greke, shpirta tė thjeshtė tė pashprehje, tė pranuar heshtazi pėr shkak tė konventės shoqėrore. Nė asnjė mėnyrė atyre zotėrave nuk u ka qenė e lejuar qė tė pėrzihen nė jetėn "reale". Kur i "konslutonin", ata jepnin profeci nėpėrmjet priftėrinjve tė vet; por nga ata kurrė nuk ėshtė pritur qė njerėzve t'u imponojnė ligjet morale e as t'i orientojnė aktivitetet e tyre.

Ky ka qenė tereni nga i cili ka lindur civilizimi bashkėkohor i perėndimit. Ai padyshim ka pranuar shumė ndikime tjera gjatė zhvillimit tė vet dhe natyrisht se ka ndryshuar dhe e ka modifikuar trashėgiminė kulturore tė Romės, nė shumė aspekte. Por mbetet fakti se nė tėrė atė qė sot ėshtė reale nė etikėn perėndimore dhe nė pikėpamjet pėr botėn, mund t'i gjindet gjurma nė civilizimin e vjetėr romak. Siē ka qenė atmosfera intelektuale e shoqėrore e Romės sė vjetėr, plotėsisht utilitariste e antireligjioze - ndonėse jo nė mėnyrė tė hapėt - e tillė ėshtė atmosfera edhe e Perėndimit bashkėkohės. Duke mos patur dėshmi kundėr religjionit transcendental, madje duke mos e pranuar as nevojėn e dėshmisė sė tillė, ideja bashkėkohėse perėndimore, edhepse toleron e ndonjėherė edhe e thekson religjionin si konventė shoqėrore, pėrgjithsisht etikėn transcendentale e lė jashtė kufinjve tė shqyrtimit praktik. Civilizimi perėndimor, nuk e mohon Zotin kategorikisht, por thjesht nuk ka vend e as aplikim pėr te nė pėrbėrjen e tij tė sotme intelektuale. Ai vėshtirsinė intelektuale tė njeriut - paaftėsinė e tij pėr ta kuptuar totalitetin e jetės e ka bėrė virtyt. Prandaj, Perėndimori bashkėkohės, me gjasė, rėndėsinė praktike do t'ua pėrshkruan vetėm atyre ideve tė cilat janė brenda fushės sė njohurive empirike, qė sė paku mund tė pritet qė tė ndikojnė nė marrėdhėniet shoqėrore tė njerėzve, nė mėnyrė tė prekshme. E meqė ēėshtjet e ekzistimit tė Zotit primafacie (nė shikim tė parė), nuk i takojnė asnjėrės nga kėto dy kategori, shpirti perėndimor parimisht, ėshtė i prirur pėr ta pėrjashtuar Zotin nga sfera e pėrsiatjes praktike.

Parashtrohet pyetja se si ėshtė i pajtueshėm qėndrimi i tillė me mėnyrėn krishtere tė tė menduarit? A nuk bazohet krishterizmi, pėr tė cilin supozohet se ėshtė burim shpirtėror i civilizimit perėndimor, nė etikėn transcendetale? Gjithsesi. Mirėpo, nuk mund tė ketė gabim mė tė madh, sesa tė konsiderohet se civilizimi perėndimor ėshtė pasojė e krishterizmit. Bazat e vėrteta intelektuale tė Perėndimit bashkėkohės duhet kėrkuar, siē ėshtė cekur mė parė, nė tė konceptuarit e vjetėr romak tė jetės si ndėrmarrje thjeshtė utilitare, pa kurrfarė shqyrtimesh tė mbinatyrshme. Kjo mund tė shprehet kėshtu: "Pasi qė nuk dimė asgjė tė caktuar, dmth. tė vėrtetuar me eksperimente shkencore, apo me llogaritje mbi zanafillėn e jetės njerėzore dhe fatin e tij pas vdekjes trupore, mė mirė ėshtė qė t'i koncentrojmė tė gjitha energjitė tona nė zhvillimin e mundėsive tona materiale e intelektuale, duke mos lejuar qė tė jemi tė sjellur nė kokėēarje me etikėn transcendetale dhe postulatet morale tė themeluara nė supozime, tė cilat janė nė kundėrshtim me dėshmitė shkencore". Nuk ka dyshim se qėndrimi i tillė, aq karakteristik pėr civilizimin bashkėkohės perėndimor, ėshtė i papranueshėm pėr krishterizmin, siē nuk ėshtė i pranueshėm as pėr islamin, por as pėr cilindo religjion tjetėr, pėr shkak se ai ėshtė joreligjioz nė vet qenien e tij.Prandaj, ėshtė deri nė fund qesharake t'i pėrshkruhen tė arriturat praktike tė civilizimit bashkėkohor perėndimor, efikasitetit tė pandehur tė mėsimeve krishtere. Krishterizmi shumė pak i ka kontribuar zhvillimit tė fuqishėm shkencor e material, nė tė cilėn civilizimi i sotėm i Perėndimit i tejkalon gjithė tė tjerėt.4Pėrkundrazi, ato tė arritura rrjedhin nga lufta e gjatė kundėr kishės krishtere dhe pikėpamjes sė saj nė jetė.

Gjatė shekujve tė gjatė, shpirti i Evropės ka qenė nėn presionin e sistemit religjioz, i cili ka personifikuar pėrbuzjen ndaj natyrės njerėzore. Ngjyra e asketizmit, e cila pėrshkon Ungjillin prej skaji nė skaj, kėrkesa qė nė mėnyrė pasive tė durohet e Keqja e bėrė dhe qė tė kthehet edhe "faqja tjetėr e fytyrės", nėnēmimi i seksit, si diē e themeluar nė rėnjen e Adamit e Evės dhe dėbimit tė tyre nga parajsa, "mėkati i parė" dhe shpagimi i tyre pėrmes kryqėzimit tė Krishtit-e gjithė kjo shpie kah shpjegimi i jetės njerėzore si shkallė jo pozitive, por gati si e keqe e detyrueshme - si pengesė "edukative" nė rrugėn e progresit shpirtėror. ثshtė e qartė se besimi i tillė nuk i jep pėrparėsi pėrpjekjeve tė vendosura, tė cilat i pėrkasin njohurive tė kėsaj bote dhe pėrmirėsimit tė kushteve tė jetesės nė te. Dhe, vėrtetė njė kohė tė gjatė intelekti i Evropės ka qenė i shtypur me atė pikpamje tė zymtė tė ekzistencės njerėzore. Gjatė kohės sė Mesjetės, kur Kisha ishte e plotfuqishme, Evropa nuk kishte vitalitet e as kurrfarė roli nė fushėn e hulumtimit shkencor. Ajo, madje kishte humbur ēdo lidhje reale me tė arriturat filozofike tė Romės dhe Greqisė, nga tė cilat dikur kishte rrjedhur kultura evropiane. Arsyeja e njeriut, disa herė ka protestuar, por Kisha gjithmonė rishtazi e frenonte. Historia e Mesjetės ėshtė e mbushur me luftėra tė hidhura ndėrmjet gjenive tė Evropės dhe shpirtit tė Kishės.

اlirimi i mendjes evropiane nga robėrimi intelektual, nė tė cilin e kishte nėnshtruar kisha Krishtere, ka ndodhur nė kohėn e Renesancės, e nė masė tė madhe ka qenė pasojė e impulseve kulturore dhe ideve, tė cilat gjatė disa shekujve Arabėt i kanė transmetuar nė Perėndim.

Tėrė atė, qė ishte mė e mira nė kulturėn e Greqisė sė lashtė dhe periudhėn e mėvonshme tė helenizmit, Arabėt sėrish e ringjallėn nė mėsimet e veta dhe e pėrparuan nė shekujt pas vendosjes sė Perandorisė sė hershme islame. Unė nuk them, se tė pėrvetėsuarit e mendimit helenistik ka qenė prej dobisė sė pakontestueshme Arabėve dhe muslimanėve pėrgjithsisht, pasi qė kjo as qė ka qenė. Por , pėrkundėr tė gjithave vėshtirėsive, tė cilat ajo kulturė e ringjallur helenistike ka mundur t'ua shkaktoj muslimanėve me tė futurit e nocioneve aristotelike dhe neoplatonike nė teologjinė islame dhe nė jurisprudencė, ajo pėrmes Arabėve ka ndikuar si stimulim i madh mendimit evropian. Mesjeta kishte shkretuar fuqitė prodhuese evropiane. Shkencat kishin stagnuar, mbretėronin bestytnitė, jeta shkencore ishte primitive dhe e pagdhendur, deri nė atė masė sa qė sot ėshtė vėshtirė pėr ta marrė me mend. Nė atė kohė ndikimi kulturor i botės islame - sė pari nėpėrmjet avanturės sė luftrave tė kryqėzatave nė lindje dhe tė arriturave tė shkėlqyeshme intelektuale tė Spanjės muslimane dhe Sicilisė nė perėndim, e mė vonė nėpėrmjet marrėdhėnive komerciale nė rritje, tė cilat i kishin vendosur republikat Gjenova dhe Venediku me lindjen e Afėrt - filloi tė troket nė dyert e mbyllura tė civilizimit evropian. Para syve tė verbėruar tė dijetarėve e mendimtarėve evropian u paraēit njė civilizim tjetėr - i rafinuar, progresiv plot gjallėri dhe nė posedim tė pasurive kulturore, tė cilat Evropa qė moti i kishte harruar.Ate qė e kanė bėrė Arabėt, ka qenė shumė mė tepėr se ringjallja e sėrishme e shkencave tė lashta greke. Ata kanė krijuar botė tė vete personale, shkencore, plotėsisht tė re dhe kanė hapur rrugė gjer atėherė tė panjohura tė hulumtimit dhe filozofisė. Tėrė kėtė ata ia kanė komunikuar botės perėndimore me kanale tė ndryshme, nuk ėshtė aspak e tepruar tė thuhet se koha bashkėkohėse shkencore, nė tė cilėn tani jetojmė, nuk ėshtė inaguruar nė qyetetet e Evropės krishtere, por nė qendrat islame siē janė p.sh: Damasku, Bagdadi, Kajroja, Kordoba, Nishapuri, Samarkandi.

Efekti i atyre ndikimeve nė Evropė ka qenė kolosal. Me arritjen e civilizimit islam, nė nėnqiellin e Pėrendimit ėshtė paraqitur dritė e re intelektuale, e cila pėrshkoi me jetė tė freskėt dhe me etje pėr pėrparim. Pikėrisht, duke e ēmuar vlerėn e tij, historianėt evropian e quajnė atė periudhė tė ringjalljes me Renesansė - d. m. th."me lindje tė sėrishme". Ajo, vėrtetė, si e tillė ishte lindje e sėrishme e Evropės.

Rrymimet pėrtrirėse, tė cilat kanė gufuar nga kultura islame, i mundėsuan mendjeve mė tė mira evropiane qė me forca tė reja, tė luftojnė kundėr epėrsisė shkatėrruese tė Kishės krishtere. Nė fillim kjo luftė ka patur dukje tė lėvizjeve reformatike, tė cilat gati njėkohėsisht, janė shfaqur nė vendet e ndryshme evropiane, me qėllim tė pėrshtatjes sė mėnyrės sė tė menduarit krishter kėrkesave tė reja jetėsore. Kėto lėvizje kanė qenė tė shėndosha nė mėnyrėn e tyre dhe sikur tė hasnin nė sukses tė vėrtetė shpirtėror, ato kanė mundur tė sjellin gjer te pajtimi i shkencės me idenė religjioze nė Evropė. Por, siē ndodhi, dėmi tė cilėn e shkaktoi Kisha mesjetare, ishte shtrirė pėrtej mase qė tė mund tė pėrmirėsohej me reformė tė thjeshtė, e cila aq mė tepėr, shpejt u degjenerua nė luftra politike ndėrmjet grupeve tė interesuara. Nė vend qė tė jetė njėmend i reformuar, krishetizmi vet qe i shtyrė nė qėndrim defanziv dhe gradualisht ishte i detyruar qė ta pėrvetėsojė tonin apologjetik. Kisha - si ajo katolike, ashtu edhe ajo protestante - nuk hoqi vėrtetė dorė, nga asnjėra prej akrobacioneve tė veta mentale, dogmave tė veta tė pakuptueshme, nga pėrbuzja e kėsaj bote, nga pėrkrahja e paskrupullt e pushtetit nė llogari tė masave tė shtypura tė njerėzimit; ajo vetėm ėshtė pėrpjekur qė t'i zvogėloj kėto dobėsi tė mėdha dhe t'i shpjegojė me ndihmėn e pohimeve boshe. Prandaj nuk ėshtė kurrfarė ēudie qė fuqia e idesė religjioze, gjatė decenieve e shekujve, tė jetė bėrė gjithnjė e mė e dobėt nė Evropė, gjithnjė derisa nė shekullin e tetėmbėdhjetė dominimi i Kishės nuk qe pėrfundimisht i shuar me revolucionin Francez dhe pasojave tė tia shoqėrore-politike nė vendet e tjera.

Nė atė kohė, edhe njė herė, ėshtė dukur se civilizimi i ri i pėrtėrirė, i ēliruar nga dora e vdekur e teologjisė skolastike tė mesjetės, sikur pati rastin e rritjes nė Evropė. Nė tė vėrtetė, nė fund tė shekullit 18 dhe nė fillim tė shekullit 19, hasim disa nga personalitetet mė tė mira dhe shpirtėrisht mė tė forta evropiane nė fushėn e filozofisė, artit, literaturės dhe shkencave. Por, kjo pikėpamje shpirtėrore, njėmend religjioze e jetės ka qenė dhe ka mbetur e pėrkufizuar vetėm nė disa individ. Masat e mėdha evropiane, pasi qė ishin tė mbyllura shumė kohe tė gjatė nė dogmat religjioze, e tė cilat nuk kanė patur kurrfarė lidhje me synimet natyrore tė njeriut, kur mė nė fund u kėputėn ata zingjirė, nuk kanė mundur ta gjejnė, dhe nuk e gjetėn rrugėn e tyre kah orientimi i vėrtetė religjioz.

Ndoshta faktori mė i rėndėsishėm intelektual, i cili e ka penguar ringjalljen religjioze tė Evropės, ka qenė koncepti i Isus Krishtit si “Djalė i Zotit”. Natyrisht, krishterėt e disponuar filozofikisht, kurrė nuk e morėn nė kuptimin bukval idenė mbi “tė birin e Zotit”; ata me kėtė kanė nėnkuptuar manifestimin e mėshirės sė Zotit nė formėn e njeriut. Por, fatkeqėsisht, nuk ka ēdonjėri shpirt me prirje filozofike. Pėr pjesėn mė tė madhe tė krishterėve, shprehja bir i Zotit ka patur dhe ka kuptim plotėsisht tė drejtėpėrdrejtė, edhe pse kėsaj gjithmonė i ka qenė bashkangjitur njėfarė theksi mistik. Pėr ta ideja " Krishti - Biri i Zotit" plotėsisht natyrshėm ka shpier kah ideja antropomorfike e Vet Zotit, i cili mori formėn e plakut shpirtmirė me mjekėrr tė bardhė e tė dendur; e ajo formė, e pėrjetuar me piktura tė panumėrta tė vlerės sė lartė artistike, ka mbetur e ngulitur nė shpirtin e nėnvetdijshėm tė Evropės. Nė kohėn kur dominonte ajo dogmė kishtare, nė Evropė nuk kishte prirje, qė tė vihet nė dyshim ai koncept i ēuditshėm. Por, kur njėherė kornizat intelektuale tė Mesjetės qenė tė thyera, njerėzit mendimtarė nė mesin e evropianėve nuk kanė mundur qė tė pajtohen me Zotin - Babėn e humanizuar; nga ana tjetėr, ai antropomorfizėm u bė faktor i parrėnueshėm nė konceptin popullarizues mbi Zotin. Pas periudhės sė arsimimit, mendimtarėt evropian instiktivisht janė tėrhequr pranė tė kuptuarit tė Zotit siē ishte i paraqitur nė mėsimet e Kishės; e pasiqė ai koncept ishte i vetmi, nė tė cilin ishin mėsuar, ata filluan qė ta refuzojnė edhe vet idenė mbi Zotin, e me kėtė, edhe vetė religjionin.

Krahas kėsaj, magjepsja e pėrparimit tė jashtėzakonshėm material filloi qė t'i orientoi njerėzit kah mėsimet e reja, ashtu qė kjo i kontriboi vakumit pasues religjioz tė Perėndimit. Nė atė vakum zhvillimi i civilizimit perėndimor mori kthesė tragjike - tragjike nga pikėpamja e secilit qė e konsideron religjionin si realitet mė tė fuqishėm nė jetėn njerėzore. I liruar prej robėrimit tė vet tė mėhershėm krishterizmit trinitaristik, shpirti bashkėkohės perėndimor i tejkaloi tė gjithė kufijtė dhe gradualisht u fortifikua nė antagonizėm tė vendosur ndaj cilėsdo formė tė kėrkesave shpirtėrore nė raport me njeriun. Nga frika e nėnvetėdijshme qė tė mos jetė pėrsėri e mposhtur nga forcat, tė cilat paraqesin tė drejtėn nė autoritet shpirtėror, Evropa u bė kampion i ēdo gjėje antireligjioze edhe nė parim edhe nė aksion. Ashtu ajo iu kthye trashėgimisė sė saj tė vjetėr romake.

Nuk mund tė na akuzojnė pėr pohimin se "superioteti" potencial i fesė krishtere ndaj besimeve tjera nuk ka qenė ajo qė i mundėsoi Perėndimit qė t'i realizon tė arriturat e veta shkėlqyese materiale; ngase ato tė arritura tė shkėlqyeshme janė tė pa pėrftyrueshme pa luftėn historike tė forcave intelektuale evropiane kundėr vet parimeve tė kishės krishtere: pikėpamja e saj e tanishme materialiste e jetės, hakmarrja e Evropės “shpirtėrore” krishtere, e cila ishte larguar prej tė vėrtetave tė natyrshme tė jetės.

Nuk ėshtė nė suaza tė qėllimit tonė qė tė hyjmė mė thellėsisht nė marrėdhėniet ndėrmjet krishterizmit e civilizimit bashkėkohės perėndimor. Vetėm jam pėrpjekur t'i paraqes tri shkaqe, ndoshta shkaqet kryesore, pėrse ai civilizim ėshtė ashtu parimisht antireligjioz, nė pikėpamjet dhe metodat e veta: i pari ėshtė trashėgimi i civilizimit romak me qėndrimin e tij plotėsisht materialistik nė aspektin e jetės njerėzore dhe vlerės sė tij inherente; i dyti ėshtė, kryengritja e natyrės njerėzore kundėr pėrbuzjes krishtere tė kėsj bote dhe mbrapsjes sė nxitjeve natyrore dhe synimeve legjitime tė njeriut (nė kundėrshtim me aleancėn tradicionale tė Kishės me bartėsit e fuqisė politike e ekonomike dhe saksionimin tė gjakftohtė tė tij ēdo eksploatimi, tė cilėn bartėsit e fuqisė kanė mundur ta marrin me mend); dhe i fundit, tė konceptuarit antropomorfik tė Zotit. Ajo kryengritje kundėr religjionit ka qenė plotėsisht e suksesshme - aq e suksesshme sa qė sektet e ndryshme krishtere dhe kishat kanė qenė tė detyruara, qė gradualisht t'i pėrshtasin disa dogma tė veta kushteve tė ndryshuara shoqėrore e intelektuale tė Evropės. Nė vend qė tė ndikoj nė jetėn shoqėrore tė pjesėtarėve tė vet dhe qė ta modeloj ate, ēka edhe ėshtė obligim natyror i religjionit, krishterizmi u pajtua me rolin e konventės toleruese dhe mbulesės sė ndėrmarrjeve politike. Pėr masat ai tani ka vetėm kuptim formal, siē ka qenė rasti me zotėrat e Romės sė vjetėr, tė cilėve nuk u ėshtė lejuar e as qė ėshtė pandehur tė kenė ēfarėdo ndikimi real nė shoqėri. Padyshim, ka ende shumė individ nė Perėndim tė cilėt ndjejnė dhe mendojnė nė mėnyrė njėmend religjioze dhe bėjnė pėrpjekje tė pashpresa pėr t'i pajtuar besimet e veta me shpirtin e civilizimit tė vet; por ato janė vetėm raste tė veēanta. Perėndimori mesatar - qoftė ai demokrat apo fashist, kapitalist apo komunist, punėtor fizik apo intelektual - dinė vetėm pėr njė "religjion" pozitiv, e ai ėshtė tė adhuruarit e pėrparimit material, besimi se nuk ka cak tjetėr nė jetė, pėrveē qė pikėrisht kjo jetė tė bėhet vazhdimisht mė e lehtė, apo siē zakonisht thuhet, "e Pavarur nga Natyra". Tempujt e atij "religjioni" janė fabrikat gjigante, kinot, laboratoret kimike, sallat e vallėzimit, hidroelektranat; ndėrsa priftėrinjėt e tij janė bankierėt, inxhinierėt, yjet e filmit, magnatėt industrial, sportistėt kulminantė. Rezultat i pashmangshėm i asaj lakmie pėr fuqie e dėfrime,ėshtė krijimi i grupeve armiqėsore tė armatosura gjer nė dhėmbė dhe tė gatshėm qė ta shkatėrrojnė njėra tjetrėn sa herė qė tė kundėrshtohen interesat e tyre. Nė anėn kulturore, si rezultat ėshtė krijimi i tipit njerėzor, moraliteti i tė cilit ėshtė i kufizuar, vetėm nė ēėshtjet e dobisė praktie, e kriteriumi mė i lartė i tė mirės, e i sė keqes i ėshtė suksesi material. Nė transformimin e thellė gjatė tė cilit tani kalon jeta shoqėrore e Perėndimit, ai moral i ri utilitarist bėhet gjithnjė e mė shumė i dukshėm. Tė gjitha vlerat tė cilat kanė ndikim tė drejtėpėrdrejtė nė mirėqenien materiale tė shoqėrisė - si p.sh. efikasiteti teknik, patriotizmi, ndjenja e pėrkatėsisė nacionale etj., lartėsohen dhe shpesh nė mėnyrė absurde pėrdoren tek vlerėsimi i njerėzve; derisa virtytet, tė cilat deri vonė kanė qenė tė vlerėsuara nga pikėpamja thjeshtė etike, p.sh. dashuria birėrore apo besnikėria seksuale, shpejt e humbin rėndėsinė e vet pėr shkak se ato nuk i sjellin shoqėrisė dobinė e prekshme, materiale. Shekullin nė tė cilin, tė insistuarit nė lidhjet e forta familjare ka qenė vendimtar pėr mirėqenien e bashkėsisė apo farefisnisė, nė Perėndimin bashkėkohės, e mbrapsė shekulli i organizimit kolektiv nė suaza plotėsishtė mė tė gjėra. E nė shoqėrinė, e cila qenėsisht ėshtė teknologjike dhe e cila organizohet me hapa tė shpejtuar nė linja thjeshtė mekanike, sjellja e djalit ndaj babės nuk ėshtė prej rėndėsisė sė madhe shoqėrore, gjithnjė derisa sjellja e atyre personave tė jetė nė kufijtė e mirėsjelljes sė pėrgjithshme, tė cilėn e imponon shoqėria ndėrmjet anėtarėve tė vet. Prandaj, babai perėndimor gjithnjė e mė shumė e humb autoritetin nė raport me djalin e vet, dhe logjikisht, djali humb respektin ndaj babait. Marrėdhėniet e tyre reciproke dalėngadalė mbizotėrohen, bėhen postullate tė vjetėruara, tė shoqėrisė sė mekanizuar, e cila ka tendenca qė tė heq tė gjitha privilegjionet e njė individi nė raport me tjetrin dhe - nė zhvillimin logjik tė asaj ideje - poashtu privilegjionet brenda marrėdhėnieve familjare.

Paralelisht me kėtė shkon edhe hudhja progresive e moralit "tė vjetėr" seksual. Besnikėria seksuale dhe disciplina, shpejt bėhen ēėshtje e tė kaluarės sė Perėndimit bashkėkohės, sepse ato kryesisht kanė qenė tė motivuara me etikė; ndėrsa pėrsiatjet etike nuk kanė kurrėfarė ndikimi tė prekshėm, tė drejtėpėrdrejtė nė mirėqenien materiale tė shoqėrisė. Dhe kėshtu, disciplina nė marrėdhėniet seksuale shpejt humb rėndėsinė e vet dhe zėvendėsohet me moralitet "tė ri", i cili proklamon lirinė e pakufizuar individuale tė trupit njerėzor. Nė tė ardhmen e afėrt kufizimi i vetėm seksual do tė jetė, nė rastin mė tė mirė, i nxjerrur nga shqyrtimet demografike e eugjenike.

Nuk ėshtė pa interes tė vėshtrohet, se si evolucioni i skicuar antropologjik ėshtė sjellur deri te kulminimi i vet logjik nė Rusinė Sovjetike, e cila nė planin kulturor nuk paraqet zhvillim qenėsisht tė ndryshėm nga pjesa tjetėr e botės perėndimore. Pėrkundrazi, duket se eksperimenti komunist ėshtė vetėm kulminacion dhe pėrmbushje e atyre tendencave pa dyshim antireligjioze, dhe pėrfundimisht antishpirtėrore tė civilizimit bashkėkohės perėndimor. Madje mund tė jetė qė antagonizmi i tanishėm ndėrmjet Perėndimit kapitalist e komunizmit, nė rrėnjen e vet, mund t'i pėrshkruhet vetėm hapave tė ndryshėm, me tė cilat kėto lėvizje, qenėsisht paralele, pėrparojnė kah caku i pėrbashkėt. Ngjajshmėria e tyre e brendshme, pa dyshim, do tė bėhet gjithnjė e mė shumė e theksuar nė ardhmėri: por madje edhe tani kjo ėshtė e dukshme nė tendencėn themelore si tė kapitalizmit perėndimorė, ashtu edhe tė komunizmit, qė tė nėnshtroj individualitetin shpirtėror tė njeriut dhe etikėn e tij, kėrkesave thjesht materiale tė makinerisė sė quajtur "shoqėri", nė tė cilėn individi ėshtė vetėm dhėmbėz nė rrotė.

Pėrfundimi i vetėm i mundshėm ėshtė, se civilizimi i kėtij lloji, duhet tė jetė helm vdekjeprues pėr cilėndo kulturė tė bazuar nė vlerat religjioze. Nė pyetjen tonė burimore, se a ėshtė e mundshme qė mėnyra islame e tė menduarit dhe tė jetuarit t’i pėrshtatet kėrkesave tė civilizimit perėndimor, dhe vice versa, duhet marrur pėrgjigjje negative. Nė islam, qėllimi i parė dhe kryesor ėshtė zhvillimi moral i qenies njerėzore; dhe sipas kėsaj pėrsiatja etike e shtynė atė thjesht, utilitaren. Nė civilizimin bashkėkohės perėndimor, pozita ėshtė pikėrisht e anasjelltė. Tė shqyrtuarit e dobisė materiale dominon mbi tė gjitha manifestacionet e aktivitetit njerėzor, ndėrsa etika dėbohet nė prapavijėn e errėt dhe dėnohet nė ekzistim tė thjesht teorik, pa fuqi qė sė pakti tė ndikoj nė bashkėsi. Nė rrethana tė tilla, tė flasėsh mbi etikėn, nuk ėshtė larg nga hipokrizia; prandaj mendimtarėt intelektualisht tė ndershėm bashkėkohės perėndimorė, subjektivishtė janė tė arsyetuar, nėse nė meditimet e veta mbi civilizimin perėndimor e menjanojnė ēdo aluzion nė etikėn mbinatyrore.Tek mė pak tė ndershmit - si dhe tek ata, tė cilėt nuk janė plotėsisht tė qėndrueshėm nė qėndrimet e veta morale-konceptin e etikės mbinatyrale e pėrjetojnė si ndonjė faktor iracional tė meditimit, ngjajshėm siē ėshtė matematicienti i detyruar tė operoj me numrat e caktuar "iracional", tė cilėt vetvetiu nuk paraqesin asgjė tė prekshme, por megjithatė janė tė nevojshėm pėr tejkalimin e zbraztirės sė imagjinatės, pranė pėrkufizimeve strukturore tė shpirtit njerėzor.

Qėndrimi i tillė i papėrcaktuar ndaj etikės, gjithsesi ėshtė i papajtueshėm me orientimin religjioz dhe sipas kėsaj, baza morale e civilizimit bashkėkohės perėndimor ėshtė e papajtueshme me islamin.

E tėrė kjo asesi nuk pėrjashton mundėsinė qė muslimanėt tė pranojnė nga Perėndimi impulse tė caktuara nė fushėn e shkencave ekzakte e aplikative; por marrėdhėniet e tyre kulturore duhet tė fillojnė e tė pėrfundojnė nė atė pikė. Tė shkohet tutje e tė imitohet civilizimi perėndimor nė shpirtin e tij, nė mėnyrėn e tij tė jetės dhe organizimit tė tij shoqėror ėshtė e pamundur, e qė tė mos i ipet goditje fatale vet ekzistimit tė islamit si ndėrmarrje ideologjike.