Close
Faqja 1 prej 2 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 20 prej 34
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,610
    Faleminderit
    0
    6 falenderime nė 6 postime

    Krijime nga *Llemadeo Dukagjini*

    Ne pershtatje te stilit Epik, LLemadeo paraqitet me Poemen e tij epike me te re me titullin: Te Falem moj Zane!
    Autori e ka pershtatur krijimin e tij ne dielektin e veriut per vete arsyen, sepse kenget epike kane nje muzikalitet te vecante ne ate dialekt.
    Nuk ka nevoje per koment...
    Autori thote: Komentet le ti beje lexuesi, .

    Tё falёm moj Zanё !

    Deh, moj Zanё, qё mё ke pushtue;
    Me ato hire gjith bukuri…
    A thue gijat ka me na shkue…
    Pёr pa u pa njё herё me sy ?
    Edhe bjeshkve pёr kah merr bora,
    Prej ku rrezja e nis shkelqimin…
    A thue, pra na dora dora…
    Do ta marrim bashkё udhtimin?
    At’ rrugё t’gijat e t’pa mbarim,
    Pёr me pa e me kuvendue…
    Pёr ēka shekujsh duel nё pshtim,
    Pa u humbun e pa u zhgatrrue…
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,610
    Faleminderit
    0
    6 falenderime nė 6 postime
    Deh, moj Zanё qё tuj kundrue,
    Prej se largu ma lshon Synin,
    Bash si rrezja e lumnueme,
    Ma ngjall zёmren e ma ndrit shpirtin.
    Shpresat ndezun prej njaj gzimi,
    M’bajnё me u nis me fluturue…
    Me kaptue prej s’nalti qiellin
    N'prёhnin tand pёr me pushue !
    *******************
    Prej sё largu jam tuj t’pa…
    Ktu ku malli mё ka rrezue…
    E ku dhimta nuk mu ka da…
    Me u kthye prap, njё ditё po due…

    Po ku tё shkoj o mori Zanё ?
    Ku s’mё presin as babё as nanё,
    Veē do fis e pak shoqnia…
    Qё po i mbyt, e zezё vorfnia…
    Kjeē e pash nё nji mot-mot…
    Shpin e atit tim tё bekue,
    Vёndin, ku e imja nanё,
    M’pat pёrkundё e mё pat miklue…
    **********************
    Po ēka tё thom moj Zana e mire,
    Moj e mira e bjeshkve t’Shqypnisё…
    Ty qё i dhe frymzimin Gjergjit…
    Per me shkrue n’Lahutё t’Malcisё…
    Edhe Gjergjit t’madh Shqiptar,
    Per nga pupla e pёr nga dija,
    Nuk ju shue fjala as shpirti…
    E u gjet gjalle e “djathta” e tija.
    ******************
    Mori ti bija e Qiejve t’Shqypnisё,
    Ti dhe vetё ndoshta e ke pa,
    Ka je ardhё e ka i ke ra…
    Prej ku sot, je tuj m’kundrue,
    Se si dertet jane tuj u shtue…
    Ne ato tokёt e Lekё Dukagjinit,
    Ku ma s’pari rrezja e diellit,
    I dha frymё e drite prej qiellit
    I dha jetё zogut Shqiptarit
    Bash ne zёmёr te Ballkanit
    Ku u nis jeta ma s’parit !

    E prej atёherё e deri m’sot,
    Vetё ai Zot, i madhi Zot,
    Pagzoj botёn e rruzullimin
    Pagzoj tokё e gur e dhe…
    Edhe thirri: “KTU MESDHE” !
    Se e pau, se filloj jeta…
    Nё rrabina e boka t’shkreta…
    Kur Pellazget t’part’tonё, mot-motit,
    Morёn punt e ligjt e Zotit…
    Me njё shpirt e njё qellim,
    Me ja hap Dheut njerёzinё…
    Dashtuninё pёr punё e jetё,
    Si ata, jetojshin vetё…
    *********************
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,610
    Faleminderit
    0
    6 falenderime nė 6 postime
    Por shume gijatё nuk pat kalue,
    Ku prej Verit e prej gjith drejtimit,
    Erdhen bisha me ftyra njierit…
    Me do maska e thonё me bisht,
    Nisen sulmet vazhdimisht…
    Vraj e prej e vidh e shtirr…
    Merr e ik, e baj e mlidh…
    E Pellazgt, Ilirt-Shqiptar,
    Me vra njerin mёkat e kishin,
    Veē se luteshin edhe rrijshin…
    Duke pritё qё i madhi Zot,
    Tё ja u ndalin gryksit barbarve
    E ti largonte prej tokёs Shqiptare…

    Kaluen shekuj nё njё farё durimit
    Sa vetё Zoti u ul prej qiellit,
    Edhe pau gjith gjak e gjamё,
    Edhe i thirri: “N’armё te tanё!”
    Kundёr s’keqes me u bashkue,
    Shqiptarinё pёr me e pshtue!
    **********************
    Filluen luftna atёherё pa da,
    Turr Shqiptarёt, va e pa va…
    Njek mbas thёmrёs Grek e Shkja
    Romak, Turk, e deri Bullgar…
    Me armё n’dor e me faqe t’bardh.

    Mirpo luftart atёherё barbare,
    N’katёr anёt kundёr Shqiptarve,
    Ban me u vra e me u damtue…
    E nё shum pjesё me na coptue…
    Lenё Fatosa tё ri ndёr kohna…
    Siē pat kёnё ai Kastriota,
    Gjergji ynё, gjoksi i Arbnorit,
    Qe ja dridhi zemrёn Bosforit,
    Bashkё me Lekёn e Dukagjinit,
    Qё, kah ti bijen kjo rrezja e diellit
    Midis tokve e midis qiellit…
    Shokt e tyne ma, skan me le,
    Kah tё shkojnё Dielli permbi Dhe…

    Ata i dhan zёmer Shqyptarisё,
    Edhe shёmbull lirisё ju bane,
    Me shpatё nё Dorё e me ligjet tona
    I thane Botёs e gjith’ barbarve,
    Se kjo tokё asht e Shqiptarve,
    Se kem ligjet nё Kanue…
    E kurrё pёr tё gjall s’kemi me e lshue!
    *************************
    A thue po t’lodhi o mori bukuri,
    Moj sy ndrituna si inxhi…
    Vetull Hanё, e syte si Ylli…
    Shtatin bjeshkё e kryet te qielli,
    Mori Zana qё me rrin nё Male,
    Ma shkon jetёn nё kangё e valle…
    E besa shpesh edhe me vaje…
    *********************
    Po mё dhemb zёmra pёr me tё pёvetё,
    Kur t’pat shkue ai burrё me fletё,
    Ai fisniku mendimtar…
    Si bylbyli kangatar…
    Qё me ty, shpirti i pat kёndue,
    Aq me vaje, pёr dertet tona…
    Zanin Fort e ka pasё shtrue
    Der me Der nёper Malci…
    Pёrtej Cemit der n’mal te Zi,
    Nёper Plavё e deri n’Guci…
    E pёr rreth bjeshkve mbi Dri,
    Pёrtej Nishit, bjeshkve tё Sharrit,
    A e kujton o moj Zana e malit ?
    At za amёl, e puntor si bleta,
    Pёr Shqypni e Troje tё veta…
    Per atdhe, votёr e fe,
    Me nji zhgun hedhun mbi kyre,
    E nё dor Kryqin, e n’shpirt arsye,
    Kur ai ul me burra t’motit…
    Qysh nё koht e Kastriotit,
    E pat thurun Historinё…
    Dhe ma thellё nё motet tona,
    Prej Pellazgut e te Dodona,
    Derёs Butrintit nam ia la…
    Pёr ēka shkrojё e bukur tha…
    Pёr atdheun, sofrёn bujare,
    Qё i dha streh zojёs Trojane,
    Andromarkёs, kur ra Troja…
    Edhe idht greku i dogj…
    Gjurma gjurmes seē i ndoq…
    Nё Butrint si Gjergji e tha,
    Bes e streh tek ne iu dha…
    ********************

    vazhdon.....
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,610
    Faleminderit
    0
    6 falenderime nė 6 postime
    Eh, per Oson e tё mirёn Shkodёr,
    Pati shkrue e pati thanё…
    Se kah ti bien Dielli me Hanё,
    Si n’Veri e si ndёr Shkodranё,
    Nuk ka burra e as nuk ka gra,
    Pёr ma tё mirё me sy me u pa,
    Per ma trima e ma burrnesha,
    Gra e vajza si sokolesha.
    E ai Osja n’kull t’agzotit
    Kur ja dha flaken barotit…
    Edhe e bani pusin e zi
    Nё Vraninё, pёr Mal tё zi,
    Ku ja la botes njё namё
    Se Shqiptar, kshtu do me thanё :
    Kur ta gucin n’Nder e nё Atdhe,
    Bahet zjarm, bahet rrufe…
    E ban tokёn pus e gjamё
    Per me i shkri dheun pёr nan kamё
    Ē’do armikut qё t’ia ket ana…
    Dheun e tjetrit ku s’ja la baba…
    **********************
    A e mban mend o moj Hyjni,
    Mori shpresa plot dashni…
    Qё ma merr shpirtin nё Nore…
    E ma ndez zemrёn sot zhari?
    *********************
    A e kujton at zog shqiptari?
    Se sa bukur ai pati kёndue,
    Me ato vargje, gjith begati
    Pёr Shqiptar e pёr Shqypni.
    Kur pat thirr deri n’Europё,
    Nё tribuna e pat ēue zanin,
    Per at zjarm qё e dogj Ballkanin,
    Dogj Ballkanin e coptoj…
    Shqiperinё me gjak e mloj…
    Kur na shkoj Kosova e jonё,
    Kur Malcinё e mori dhuna,
    E Ēamerinё e dogji furra…
    Furra e zezё e Greqisё dinake,
    Qё e perzhiti nё mes tё flakve…
    Duke i djegur gra e femijё…
    Oh e mjera o moj Ēameri!
    E aj burrё o mori Zanё,
    At Gjergj Fishta i kanё pas thanё !
    Pader Gjergji e thirrte bota,
    Gjith Shqypnija ja nderte zanin,
    Rumelia ja ndigjonte kangёn...

    Vazhdon...............
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,610
    Faleminderit
    0
    6 falenderime nė 6 postime
    Eh, ai Europes ja pat rrit nderin,
    N’Manastir n’kongres tё parё,
    Pёr Shqypni e pёr Shqyptar…
    Pёr kёtё Botё edhe Europё…
    I pat bashkue burrat me kokё…
    Edhe zuni nji Abetare…
    Pёr me fol gjuhёn Shqyptare,
    Me nje za, system tё ri …
    Pёr gjithё shekujt nё Histori,
    Bash njaj burrё pra, i Fishtjanё,
    Prift i shenjtё Gjergji Lezhjanё,
    Ai Lezhjanё, edhe Shkodranё,
    Por Shqiptar me Tatё e Nanё,
    U ēue n’kambё nё Manastir,
    Edhe Gjuhёn nisi fill…
    Si me fol e si me shkrue,
    Cillat germa me pёrdorue…
    N’germ t’Latinit ai kambёn e nguli,
    Pse Europa, tha, asht me ne… !
    Pёr gjithmonё Atme e atdhe…!
    Pse Latini ai i biri i Zotit…!
    Qysh nё kohnat e Ostrogotit…
    N’Ilirisht ai me fol ka msue…
    Edhe germat mir ka latue…
    Se shumё rraj fjalёsh, tha, i ka marr,
    Ne gjuhёn ton t’vjeter, ma parё.
    Edhe u vu n’fill Historia…
    Me ato fjalё tё shenjta tё tija,
    U vendos Gjuha Shqyptare,
    Larg prej zhiblave greko-sllave,
    Larg ma shumё prej gijuhёs Arabe,
    Shumё ma afёr Europёs atёhere…
    Ku ai burrё, ai i biri i tё mirit,
    Biri i Shqipes dhe i Ilirit…
    Mendoj hollё pёr kёtё Atdhe
    Pёr Europёn dha atё ide…
    Pёr njё fillim e pёr bashkim…
    Qysh tek germat qe janё pagzim…
    Jane pagzimi i njasaj dashnie,
    Janё pagzimi i njё ardhmёnie…
    ******************
    ky postim me ka pelqyer me shume .
    vazhdon.........
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,610
    Faleminderit
    0
    6 falenderime nė 6 postime
    Por shkoj shekulli e filloj tjetri
    Dhe Europёs n’bark i rrin Lepuri,
    Pёr Shqypni e pёr Shqiptar,
    Edhe pse Greku verdallё…
    Sidhet Tokёs e sidhet djerrit,
    Bash si djalli brёnda ferrit,
    Tuj thur plane e dhelpёni…
    Bashk me Serb e me sllavi,
    Si me djeg e me perzi…
    Nё Kosovё e nё Ēamёri…
    Nё Mal tё zi e Macedoni…
    Pёr me shue kёtё Shqiptari.
    Se pёr Europё Greku e sllavi,
    Nuk mёndojne, o mori Zanё,
    Se shkoj shekulli e filloj tetri,
    E as sllavi e as Greku…
    Jo, s’po i njohin germat e Europёs,
    Por po u vlon njaj mall nё gji…
    Prej ku nis ai Deti i zi,
    E kah rrjedh vala me Dri,
    Krejt Ballkanin der’matan detit
    Krejt Mesdheut po due me thanё,
    Deri ne Istria, Adrias matanё,
    Kan njё plan e njё djallёzi…
    Pёrmbi bjeshkёt nё Slloveni,
    Don me i dal Danubit matanё,
    E krejt njё botё po don me i thanё,
    Si e pat pa Cari nё andёrr…
    Me thirrё don, “bota greko-sllave”,
    Me hup don farёn e shqiptarve.
    Eh, Europa spo don liri,
    Pёr Shqiptar e nё Shqiptari,
    Por po don dokrra n’breg t’hinit,
    Siē pat ba mot mas moti…
    Kundёr tё drejtёs qё na dha Zoti.
    ******************
    Unё spo dij ndoshta me ti rreshtue,
    Por ai Gjergji krejt i pat shkrue,
    Se kurr kta lkurёn s’kan me ndrrue,
    As Europa pёr Shiptar…
    As vetё Greku bashkё me sllav…
    *****************
    vazhdon................
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,610
    Faleminderit
    0
    6 falenderime nė 6 postime
    Por unё deshta moj bukuri,
    Pёr me kjajtё pak sot me ty,
    Se po t’shoh nё maje tё malit,
    Me atё veshje krejt ne zi…
    Me ato lot qё mi ke ndёr sy,
    Kah po i sheh ato bjeshkёt tona,
    Kah po e lshon synin kah Vlona,
    Ku po derdhet vaj e gjamё…
    Kur prej dallgёsh tё tёrbueme,
    Po na mbyten bij e bija,
    Vashat tona edhe rinia,
    Veē tuj ik prej njaj mjerimit,
    Prej mungesave pa kufi…
    Ku ska punё, jetё as njerzi…
    Ku ska shtet as qeveri…
    Ku ka veē rrёna e tragjedi,
    Ku ka vuajtje e vorfёni…
    Ku mungon buka pёr fmi,
    Mungon buka uji e drita…
    E nё ēdo leqe u asht zanё prita…
    ****************
    A thue Zanё jam tuj tё randue,
    Edhe vajin jam tuj ta shtue?
    Pёr ēka Shqypnis bashkё jem tuj pa,
    Si po vriten vllu me vlla,
    E si po shahen e si po grinden…
    Si ja luejne shoj-shojt gishtin…
    Kur n’ballkan dhelpnat luejn bishtin…
    ********************
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,610
    Faleminderit
    0
    6 falenderime nė 6 postime
    Por spo muj, vetem me tё lanё,
    Mori Zanё e bukura Zanё,
    More Dielli bashkё me Hanё,
    Qё m’lshon rreze e mё jep jetё,
    Kur tё shoh bjeshkёs pёrpjetё…
    Kah mё ecё e kah je tuj m’pa,
    E kah synin s’je tuj ma nda…
    **********************
    Eh, pra kaq gzim ti mё jep mue,
    Sa ma thot kjo zemra e shkretё,
    Se pa shpres unё skam me mbetё,
    Se po t’shoh ty n’vёndet tona…
    Ku po m’rrin me “Orёt e malit”,
    Me tё bukurat “shtoju Zot vallet”,
    E sado luft, vaji e potera…
    Pёrbri jush u ka kalue…
    Prap ju bashk keni qёndrue…
    Pa u da e pa u trёmbun,
    Veē tuj prit e tuj ndihmue…
    Tuj i kjajt e tuj i vajtue…
    Gjith njata qё ranё pёr atdhe,
    Pёr njat komb, atme e fe,
    Pёr me i pshtue gra e fmi…
    Pleq e t’lodhun, t’pa mundsi…
    Per me ik, a me qindrue…

    Pra moj Zanё t’laēa bekue!
    Ty e krejt Zana e Ora…
    Qё bashkoheni dora-dora,
    Ku Shqiptarve u derdhet gjaku,
    Ku familjeve u digjet pragu…
    Pёr me i nim, e me i forcue…
    Mos me i lanё pёr me u largue
    Prej atdheut as prej ksaj jete,
    Pёr me u dhane nje vrudh tё ri,
    Me qendrue e me u ringjallё…
    Ēdo tё keqje pra, me i ba balle…

    Vazhdon.....
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,610
    Faleminderit
    0
    6 falenderime nė 6 postime
    Der sa bota e gjytetnimi…
    Ta kenё njoft vehten ma mirё,
    Se gjytetni nuk don me thanё:
    Pёr me shkel tjetrin me kambё!
    As me i vra grue e fmi…
    As me i rrah prindrit ndёr sy…
    As me dhunue grue as motёr…
    As me i djegun ship e votёr…
    As me therun fmit ndёr djepa…
    E me ua hup tё drejtёn kah jeta…
    ********************
    Pra moj Zanё!
    Moj shpirti i mendimit,
    Ti mi ep zёmёr frymzimit,
    Dhe mё ban mos me harrue,
    Por krejt jetёn me kujtue…
    Se edhe na vetё si Shqiptarё,
    Do punё tё liga n’dor i kem marrё,
    Tuj u lidh me Grek e Sllav…
    Tuj i ba krushq e kumbar…
    Besa shpesh, se jo fort rradhё,
    Sidomos do krenё tё parё…
    Qё krejt pa ditё e pa u kujtue,
    Hypёn nalt nё atё pushtet,
    Me ndihmёn e dreqit, tё sllavit-grek…
    Sidomos shekullit qё shkoj,
    Ku shumё nana atje vajtoj…
    Prej marrveshjesh midis barbarve,
    Kur vetё dreqi kje n’krye t’shqiptarve.

    Besa prap sot asht njaj lloj shejtanit,
    N’krye t’Shqypnisё, ku ma sparit,
    E pin kafёn nё Athinё…
    N’Beograd rrin n’tavolinё…
    Tuj pi Xhin e tuj pa sinjora…
    Kah i pёrdredhin njato tul-holla,
    Kah ja u ban mezet, vetё “Nikolla”…
    Kur n’Kosovё po derdhej gjaku,
    E kur po i lidhej qafet laku,
    Ekzistencёs sё Shqiptarve…
    Kur u dogj gjithēka n’mes flakve…
    *******************

    vazhdon............
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,610
    Faleminderit
    0
    6 falenderime nė 6 postime
    Por moj Zanё po due me t’thanё,
    Veē, mos ma merr shumё pёr mёrzi,
    Pse po kjaj sot derte me ty…
    Se qe besa, tash, sa mot-mot,
    Tё kam lyp se ku me tё gjet,
    Por unё larg sot kam qellue,
    Edhe bjeshkve, kaher skam dalё,
    Se aq kam mall pёr me tё pa,
    Pёr me qesh e pёr me kja…
    E me ti pa tё bukurit sy…
    Atё fytyrё, oh, moj Hyjni…
    Ndoshta dorёn kishe me ma dhanё,
    Me ta puthё nji herё moj Zanё…
    E te gjujt tu, ndoshta kishe me m’lanё,
    Pёr me u ul e me u rrёfye…
    Pёr ēka jetёs pashё me sy…
    Ndoshta keq dhe pa arsy…

    Ndoshta ftyra, tuj mё ndigjue…
    Ndonjёherё ka me tё ndrrue…
    Pёr ēka mallesh ta diftoj…
    Pёr ēka ndoshta dhe e teproj…
    E kur unё tё shoh nё sy …
    Se mё vrahesh nё merzi…
    Pёr ndonjё t’keq, qё ma ndigjon,
    Njaty zёmra mё pikon…
    Edhe lotin ke me ma pa…
    Kur te kamёt ka me tё ra…
    Pra nuk due me tё lendue…
    Vrafsha vehtёn ti tuj mё pa…
    Nё e thaēa ndoj fjalё me t’keq…
    As pёr Turk, as grek as shkja…
    As pёr ata qё m’duken si dreq…
    Nё ato fronet e Shqypёnisё,
    Ku bajnё punёt e Greqisё…
    Tё Greqisё e tё Sllavisё…
    Tuj i ba njerzit me dek unit,
    Me ju dhimt gurit e drunit,
    Tuj ja u shtyp lirinё nё bark,
    E tuj ja u marr fyrmёn ka pak…
    **********************

    vazhdon............
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,610
    Faleminderit
    0
    6 falenderime nė 6 postime
    Pra, shpersa m’ban pёr me besue,
    Se unё ty s’kam me t’idhnue…
    Me kto fjalё tё shpirtit tim,
    Qё gjithё motёsh lypin ē’frim…
    Po kuj ti thom ma par se ty ?
    O ti puthsha vetull e sy,
    Veē me rrezen e shikimit…
    Siē ti puth ty ajo rrezja e Diellit,
    Se unё “vocrrak” thonё, kam qёllue…
    E nuk mundёm me tu afrue…
    Pёrtej rrezes, ku ti shkon jetёn…
    Nё ato vёnde e ato lendina…
    Ku m’rrin ti me gjeraqina…
    ***************
    Por, prap diēka s’mund t’rri pa t’thanё,
    Se pёr kah shndrisin Diell e Hanё,
    Si n’ketё botё e mё tjeter anё,
    Unё nuk gjej jo tjetёr fjalё…
    Veē po thom me shpirt e mall,
    Se unё, ty due me tu fal !
    Prandaj ty ta fali besimin,
    Siē na e fali Zoti Diellin,
    Siē na e dha jetёn me jetue,
    Njashtu pra, a je tuj m’ndigjue?
    Pra tё falem o mori Zanё !
    Me gjith shpirt edhe kto fjalё,
    Der’ sa fryma mue ka me mu ndalё!
    **********************
    Eh, kur t’mё ndali kjo frymё hyjnore,
    Deh mori Zanё, ty t’kjosha « Nore » !
    Pёr me u ndalё e i her me u kthye,
    Me mi lshue tё bukurit sy,
    Prej atje ku ti mё rri,
    Edhe ndoshta dikuj me i thanё,
    Per mё ardhё e pёr me mё kja…
    Dy tri fjale e jo shumё za…
    Veē me thanё, se njaj farё “Frymorit”,
    I shkoj jeta pёr quk tё zorit…
    Jo pёr buk as pёr pasuni…
    Se nuk pat kёnё hobby e tij,
    Por njajt shpirtin e pat si ēudi,
    Se iu dha me ambelsi…
    Veē pёr fjalёt nё dashni,
    Se pat ra n’dashni me Zana,
    Dhe prej s’largut u pat drejtue,
    Me shumё fjalё e me shumё malle,
    Sa ja u ndali shpesh kangё e valle…
    Fjalt e tij pёr me i ndigjue,
    Pёr ē’ka shekujsh kje gatrrue,
    Luft e zjarm kunder Shqiptarve,
    Gjak e gjam prej dhunёs barbarve…
    ***************
    vazhdon................
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,610
    Faleminderit
    0
    6 falenderime nė 6 postime
    ***************
    Le tё thonё pra ajo vjatore…
    Mori Zanё tё kam ra “Nore”!
    Le t’mi kjajnё dertet e mija,
    Se si zёmra mё pat gufue,
    Pёr mё shkrue e me kёndue,
    Me u ndigjue deri n’kup te qiellit,
    Krejt lavdite e njati tё mirit,
    Krejt lavditё e Shqiptarisё,
    Qysh nё kohet e Ilirisё,
    E deri m’sot po due me thanё,
    Asnja mangut mos me lanё…

    Por, me ja u thanё edhe tradhtarve,
    Kriminelve edhe barbarve,
    Mirё e mirё, me ja u kujtue,
    Edhe atyne qё u dhanё jetё…
    Diktatorve nё pushtet...
    Nё Shqypni atje n’Tiranё,
    Kur gjith kombi kishte gjamё,
    Do kasneca, kalemxhi…
    Ku po i thonё vehtit “Gjini”,
    Shkruen mashtrime e servilizma,
    Tuj ja lan popullit nё fyt…
    Tuj i shtyp e vrit e myt…
    Pёr nji fjalё a njё shikim,
    Vrap nё burg e pushkatim…

    Ata, Fishtёn e patёn ēvarrosun,
    Raksionar, seē na e tiposen,
    Edhe eshtnat n’Kir ja hodhёn,
    Veē se Zoti ja pshtoj dorёn,
    Njat tё djathtёn e bekue,
    Qё historinё vetё e pat shkrue…

    E ata, kalemxhi servila,
    Qё sot po lehin ne intervista,
    Nёpёr botё e gjithkah janё…
    E shqiptarёt « tё ēmёndur »i thirrin,
    Se lirinё sot po kёrkojnё!
    Jo, po don ata servila t’botёs…
    Me ja mbush mёndjen Europёs,
    "Se shqiptaret faje po kane",
    E po shajnё e akuzojnё…
    Gjith shqiptarёt qё luftojnё,
    Pёr liri e demokraci,
    E tё drejta nё gjytetni…

    Nuk po u bahet vonё aspak,
    As pse lahen vllaznit nё gjak…
    Veē po kqyrin se ku me u ul…
    Me ndёj strukun porsi pulё,
    Kalemxhijt servilt e Enverit…
    Edhe krenёt atje n’Tiranё…
    Qё po vjedhin e po hanё,
    Pasunitё e ēfarё mund tё zanё…
    *********************
    Pra moj Zanё, o Yll e Hanё,
    A i nigijon dertet e mija…
    Se edhe lodhё tё kam, po drue…
    Por, me mё falё, moj kjosh bekue!
    Ti qё fal vetёm dashni…
    Falma mue, pra kёtё mёrzi !
    Pёr kto derte e pёr kto fjalё…
    Qё po mё zjejnё si det me valё…
    Mrёna Shpirtit, pra, mё ka pushtue,
    Gjith ky mall me fol me ty…
    E me ti pa tё bukurit sy!
    Veē nё ty e kam besimin,
    Ty, qё rrezja ta puth synin,
    Nё, ma t’parёn rreze tё diellit,
    Kur mallnueshem, ti, mi shkon qiellit.
    Pra kah tё sidhesh kah Shqypnija,
    Mi mbaj nё mёndje kto fjalёt e mija,
    E m’ua thuej burrave e grave,
    Edhe rinisё t’bukur shqiptare…
    Thueju pra prej “Zanit tё Zёmrёs”,
    Prej ktij zani qё del sё largu…
    Ku m’flet shpirti e mё flet vargu
    vazhdon...........
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,610
    Faleminderit
    0
    6 falenderime nė 6 postime
    Merrni pra shpirt e arsye…
    Edhe fjalёn e vёrtetё,
    Pёr tё njoftё e me dallue,
    Midis tё mirve, me nda tё ligёn,
    Me u lidh me fisnikri…
    Pёr njerzi e pёr shqiptari,
    E me dal prej servilizmash,
    Duertrokitjesh nёpёr salla,
    Pёr me vu huj nё kolltuk…
    Maskarej apo hajdut…
    Pra me dijtё e me gjykue,
    Pёr me vu nё krye tё vёndit
    Ata burra e ato gra,
    Qё prej zotit janё krijue
    Pёr me pas shpirt e njerzi,
    Pёr ēdo grue plak e fmijё…
    Pёr ēdo fasht, qytet e shpi…
    Shqiptarisё me i dhanё gjallni!
    *****************
    Tash moj Zanё unё jam tuj dalё,
    Prej ktij vargut, pra, nga kto fjalё,
    Veē, pashё njat Zot qё na ka krijue,
    Kah do t’shkojsh mos me m’harrue!
    Se kjo shpres qё kam nё ty,
    Mё mban gjallё, e mё shkon mёrzi,
    Mё ban trim e mё ban bujar,
    Ma ndez zёmren porsi zjarr,
    Mё jep shpirt, frymё edhe shpresё,
    Sa thom: Kurr s’mё len tё vdes!

    vazhdon.............
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,610
    Faleminderit
    0
    6 falenderime nė 6 postime
    Se, ma, njё shpresё me u pa me ty…
    Mё rrin nё mёndje e mё rrin nё sy,
    Kah do shkoj, nё udhёt e mija…
    Nё ēdo rreze e bukuri…
    M’ban sikur, po tё shoh ty…
    Pra, ti je, nё shpirtin tim,
    Si njё fllad qё mё jep freskinё,
    Si njё mall qё mё mban gjallё…
    Je si prekja gjithё magji…
    Si butsia e fjalёs shpirtnore…
    Qё m’merr grykё e mё mban pёr dore.
    O vallzofsh moj Zanё ndёr shekuj,
    Nёpёr bjeshk e ndёr lendina,
    Edhe bukur ty tё shkoftё moti,
    E unё tё paēa, o moj lum e mira!

    Perfunduar se shkruari me daten: 23.03.2004
    Llemadeo Dukagjini

    Poeme me te bukur se kjo nuk kam lexuar deri me sot . Urime shume autorit .
    Stili i Gjergj Fishtes kur nuk vdes .Kur po lexoja vargjet thashe se eshte cu Gjergj Fishta e po shkruan .

    Respekt per Zotin Llemadeo Dukagjini qe na dha nje histori te vertete dhe reale te Shqiperise nder shekuj e deri me sot .
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,610
    Faleminderit
    0
    6 falenderime nė 6 postime

    Poema dhe poezi nga *Llemadeo Dukagjini*

    Nje pershendetje te vecant ka autori nga une , i cili sot eshte nje antar i forumit Shqipetar , ku te cilit i urojm perzemerisht mirseardhjen midis nesh . Ai eshte nje nga poetet dhe piktoret qe me peqen stili i tij kritik , thjeshtesia e tij ku me fjalet e tij shpjegohet :
    ...une shkruaj me qef dhe deshire te madhe...por jam dhe kritik i ashper kunder pa drejtesisve ne kete bote e ne shqiperi...

    Por ti do te behesh poete dhe shkrimtare e madhe...sepse me kupton ate qe them une...une nuk jam kushedi kushi, jam me i vogli i te vegjelve, me i thjeshti i te thjeshteve,,,"nje pike uji ne oqean" sic ka thene nena Tereza...por kerkoj te zberthej te vecanten e pa konsumuar deri me sot....

    Autori, LLemadeo


    Neper rrjedhat e krijimtarise letrare dhe te qendrimeve te poetit LLemadeo, per sitauat Shqipetare dhe Europiane, per lodhjet e emigrantve e shume problematika te tjera, po bejme publike dhe poemen e tije te fundit, te cilen me nota te vecanta malli dhe kritike bashke, zberthen per lexuesin nje problem te ri, te cilin ai e cilson si nje "racizem modern" ose te fshehte. Eshte per tu vlersuar jo vetem pa shterrshmeria e tij krijuese, por dhe rrjedha e bukur plot rime te nje melodije te vecante vargjesh. Menyra se si ai i drejtohet mikes se tij diku larg, ndoshta ne realitet apo ne imagjinate eshte mjaft terheqse dhe mjaft domethense... Shkurtimisht autori spjegon dhe vete ne nje shenim te tij ketu poshte...

    Redaktoi Eliza G.


    Shenimi i autorit :
    Kėtė Poemė e shkruaj si njė shėnjė dhėmbje e rrespekti pėr vuajtjet e qindra mijra emigrantve Shqiptarė dhe tė huaj kudo nė botė, tė cilėt nėpėr shekuj jo vetėm patėn vuajtje e mundime, ndarje tė dhimbshme, por dhe u zhdukėn pėrjetsisht udhtimeve tė vėshtira pėr tė emigruar… Njekohsisht ėshtė dhe njė homazh pėr tė vjetrit dhe pėr tė rinjtė emigrantė tė cilėt edhe sot kalojnė vuajtje tė tmerrshme udhėtimesh, arratisjesh, apo kėrcnime e presione raciste nėpėr vendet ku kėrkojnė strehime. Kjo poemė ėshtė dhe njė tėrheqje vemendje deri nė permasat e njė denoncimi tė burokracive tė njė racizmi tė fshehtė modern tė zyrtarizuar, qė veprojnė kundėr tė huajve, ku njerzit i diskriminojnė me anė tė letrave zyrtare, tė debimeve pa zhurmė, tė mohimit tė drejtave njerzore fshehurazi duke pėrfituar nga mosnjohja e gjuhes apo mungesa e pėrkrahjes humanitare…
    Si figurė letrare i drejtohem mikes time te shpirtit...ndoshta ne fantazi e ndoshta ne realitet...si cdo krijues qe e ka diku thelle ne shpirt dicka te shtrenjte me te cilen komunikon… E une i drejtohem nė formėn e njė letre malli. Ajo ėshtė njė sfond shpirtror pėr poemėn, qė mė tėrheq nė njė frymzim pa fund ne rrjedhėn e vargjeve tė mija…
    Autori, LLemadeo

    ------------------------------------------------------------------------------------------------------

    I MBĖRTHYER FORT ME KOPSAT E MALLIT!

    Letėr mikes time ! (Poemė)

    Edhe pse kaq larg, oh sa larg...
    Nėpėr udhėt e ftohta te dimrit Europian,
    I mbėrthyer fort me kopsat e mallit,
    Kėrkoj nėpėr mjegull imazhin tėnd...

    I tkurrur brėnda jakės sė zezė tė ngritur,
    Nėpėr hapat e ngadalte, thellė respiroj,
    Rreshqitjeve nė akull, dėborėn e ndritur
    U ruhem, qė imazhin tėnd t'mos e largoj…

    Nėpėr drekat e mija, jo, nuk mbydhėm,
    Kafeneve si gjiriza, tė mbushura plot tym...
    Diku jashtė, diēka tė ngrohtė marr nė dorė...
    Dhe serish eci me tė njėtin kujtim...

    Ah, nė mbrėmje, e dua vetminė...
    Ashtu i vetem, diku nė njė dhomė...
    Mė afrohesh ngadalė, mė vjen dhe ti...
    Dhe ulemi bashkė e rrime deri vonė...

    Deri ne mengjez, bashkė e gdhijmė,
    Duke folur lehtė, me zerin erotik...
    Jo e dashur, nėpėr ėndrra, jo, orgji nuk bėjmė,
    Sepse ne jemi aq thellė romantik...

    Dy qirinjė i ndezim nė fillim...
    Pastaj tė marr ne gjoks dhe lehtė tė afroj,
    Tė puthi ėmbėlsisht duart e njoma,
    Dhe ulemi si dy Engjuj e bisedojmė.

    Tė dėgjoj ty, gjithė dertet dhe mallet…
    Ta puthi lotin qė tė rrjedhė nėpėr fjalė,
    E ti, me vjen prane si nje shpirt...
    Tė shoh nė sy thelle, me mall e zjarr...

    Kalon mesi i natės, diēka kemi pirė...
    Dhe si nėpėr puthje shkrihemi me qirinjtė,
    E nėpėr endrra, tretemi ngadale...
    Dhe zgjohemi nė mėgjez tė lodhur, tė brishtė.

    Por nuk jemi ne, ata qė ishim mbrėmė...
    Nata aqe shpejt tė dyve na shkojė…
    Unė jam kaq larg, oh sa larg...
    Dhe me shumė mall, ty te kujtoj !

    E dij, se si mik tė shtrenjtė mė kujton,
    Ashtu dhe unė tė kujtoj gjithmonė,
    Nė se tė them diēka mė shumė...
    Ėshtė vetėm ky mall qė mė torturon...

    Po dal pra, sot, pėr tu parė pėrseri,
    Nė imazhe, nė ėndrra dhe nė realitet...
    Tani po ngrej jakėn time tė zezė...
    Dhe kopsat e mallit serish po mbėrthej...

    Se dimri Europian ėshte kaq i acartė...
    Dhe udhėt gjithandej sot kanė ngrirė,
    Eshte ftohtė e dashur mike moj...
    "Dhe pse kemi pėr tė ngrėnė e pėr tė pirė!"

    Se kėndej moj mike, nė tė njėjtat shitore,
    Shiten ushqime pėr kafshe dhe pėr ne...
    Veē pėr ca vula dhe viza udhtimesh,
    Njerzit nuk shikohen, jo, mė si njerėz...

    Atje tek ju sot, ka mbytje, vaje e tmerre…
    Zinė nė Atdhe e shoh e thellėsisht e ndjej !
    Ah, kjo Europa bėn lojė nė mes njerzve,
    Ushqen nje racizėm, “racizmin modern”.

    Nuk ka urrejtje nė rrugė, jo jo...
    Se tė rinjtė Europian i duan tė bukurat,
    I duan bukuritė e vajzave tė Ballkanit,
    Tė gjithė pjeses tjeter bukuritė ja duan...

    Ja duan bukurinė femrore pėr sex...
    Bordellot i kanė mbushur me femra plot,
    Ku shkojnė e ēfryhen bankiere e pronarė…
    Qė milionat e vjedhur, nuk i shpenzojnė dot.

    Ndėrsa tė pa punėt, rininė djaloshare…
    Pleqėrinė e lodhur e njerzit e sėmurė…
    Nuk duan ti shohin me sy fare…
    Si raca tė kqija i gjuajnė me “gurė”…

    Miliona policė, spiune e tė tjerė…
    I marrin rrogat vetėm pėr njė punė,
    Qė tė ndalojnė ato shtresa njerzish tė mjerė,
    Kufinjtė e Europės tė mos i shkelin me gjurmė!

    Racizmi modern sot lulėzon
    Nė parlamente e deri nėpėr zyra
    Ligjet pėr tė huajt aq i shtėrngojnė...
    Kur flasin pėr to i shtrembėrojnė dhe fytyrat !

    Ne quhemi tė huaj nė planetin Tokė !
    E dashur mike moj, a mė kupton ?
    Pronar i planetit na qėnka kurva Europe,
    Kjo Europė qė orgjishė e ēthurjesh kundėrmon…

    Racizmi modern nė zyrat e tė huajve
    Ku i vėnė nė rrjesht ēdo minut e orė,
    Pėr leje qėndrimesh pesė ditshė, mujore...
    Pėr dėbime, pėr kthime mbrapsht, moj mike, moj...

    Dhe gra lehona, fėmijė tė mitur,
    Dėbon Europa, ēdo dite dėbon…
    Sepse ligjet e kėtij racizmi modern,
    Tė huajt nė kėto vėnde, jo, nuk i don !

    Ndaj tė them ėshtė ftohtė, ky dimėr acar,
    Ma ngrin frymėmarrjen, fjalėn ma ndalon…
    Nuk guxon te flasėsh kėndej pėr ēdo farė...
    Te ngrihesh si i huaj…jo nuk guxon !

    Tani sėrish tė them, po ngrihem e po dal,
    Dhe pse ftohtė e ngricė jashtė po bėn,
    Mė dhėmb aqe thellė kjo largėsi…
    Sa vargjet, gjithė me mall po ti them...

    E dashur mike moj, ti mos u merzit,
    Pse ne mbi kėte planet qėnkemi tė huaj !
    Do vije liria ndoshta ndonjė dite...
    Nė varr pėr tė drejtė qėndrimi, nuk do vuajm...

    Dhe kėta rraciste modernė, politikan e ē'janė,
    Kur ti shoh atje, nė jetėn e pa sosur...
    Do ti marr dhe ti mbaj pranė vehtes, pranė…
    Kafkat gjithė me leje qėndrimi kam pėr tua vulosur.

    Dhe vizat e „Shengenit“ do ua ngjis nė ballė
    Qė krimbat kur ti shohin ti dallojnė mirė,
    Se ishin goxha politikan, racistė tė radhė,
    Qė botės i vunė mure ndarje dhe kufinjė…

    Dhe ndoshta “mbreti i botės”, krimbi i dheut,
    Do tė ketė pėr ta, sado pak kujdes,
    Kockat mirė e mirė tė ua lėpijė,
    Dhe lejet e qėndrimit te ua qesė…

    Leje pėr qėndrime tė pėrhershme
    Nė botėn e pa fundme, atje tej...
    Ku jemi tė gjithė "njė", njerz e milingona,
    Raciste edhe mbretėr, kafshe e maskarenjė...

    E dashur mike moj, mos u ēudit me mua,
    Me frymzimin tim, as vargun qė mė rrjedh,
    Nuk e duroj dot jetėn e kontrolluar...
    Prej pseudo-demokratve, racistve modern...

    Por mua, mė jep forcė imazhi yt,
    Ajo bukuri qė sė largu mė ndjell...
    Malli mi mbėrthen kopsat gjer nė fyt
    Dhe ma ngren serish jakėn time tė zezė...

    Nuk me tremb asgjė nė kėtė jetė,
    Nuk mė tremb kėrcnimi i pushtetarve rrebel,
    Tė ftohtit as tė nxehtit nuk mė tremb,
    As kjo ulkonje Europiane e racizmit modern.

    Me njė vėrshellimė nė buzė eci i vetmuar,
    Rrugve te dimrave tė ftohtė Europian,
    Ty me shume mall duke tė kujtuar...
    Me shpresat qė do t'shihemi sa mė parė...

    Oh, mirupafshim, se do shihemi njė ditė...
    Ndoshta diku udheve nė Tiranė...
    Pra ti rri e qetė dhe largoj mėrzitė...
    Pėr ditėt qė tė lodhin, pėr kohėn qė na ndanė.

    Mė prit se do tė vij, pas mė ke ēdo ēast...
    Provo dhe ktheje kokėn si pėr qesėndi...
    Se kur ky ligj racizmi tė bėhet liberal...
    Do te vij pa pritmas prap tek ti...

    E ndjej nga larg aromėn e flokut tėnd,
    Kacurrelat te lutem, jo mos i pri!
    I dua ti prek prap, ti pėrkedhel...
    Me tė njetin mall e zjarr, qė kam ne gji...

    Shikimin tėnd tė bukur mos e vrit...
    Tė mvrenjtur mos e bėj, jo, mos e errėso...
    Lotin mos e derdh aq shumė o shpirt !
    Tė ta puth, ma ruaj e dashur mike moj...

    Se do tė ēlirohet bota nga racizmi modern...
    Nga fshehtesia e shkresave raciste zyrtare...
    Duarkryqet e Europes plakė, jo tė lidhura...
    Nuk do te rrijnė shumė gjatė para Shqiptarve.

    Se kėta politikanė qė duart kyrq i mbajnė
    Kur Shqiperia lutet pėr hapje e integrim...
    Nuk do tė jenė gjithmonė racistė siē janė...
    Nga sėmundja do shėrohen, kėte e dijmė...

    Ashtu si dhe atdheu do ti pastrojė,
    Qeveritarėt qė nuk fitojnė tė popullit besim
    As nė Europė e as nė zemrat e njerzėve,
    Por mbjedhin vetėm vuajtje e trishtim...

    Atėherė do te kemi udhe tė lira,
    Pėr vajtje e ardhje me gėzime plot,
    Do tė kemi ditėt qė ėndrrojmė...
    Do te jemi bashkė nė gaze e nė mot...

    Do tė jesh e lirė dhe ti mike moj,
    Qė te vish si njė perle e bukur si mė je,
    Duke hyrė si zonjė e lartė nėpėr Avjone
    Dhe botėn prej sė larti ti e sheh....

    Se skanė asgjė mė shumė diplomatėt...
    Artistėt, Vipat, star e ēfarė janė...
    Ata, veē se rrojnė mbi qyl tė injorancės,
    Tė atyre qė minierave xhevahiret, nxjerrė ua kanė.

    Pranadaj dhe ti e gjithė tė tjerat mike,
    Tė dashurat, gratė e njerėz emigranetėsh ku janė,
    Do tė vijė dita qė tė vijnė e shkojnė lirshėm,
    Nėpėr botėn e vogėl, qė deri mė sot na ndanė...

    Se ndarjet, jo, mė nuk durohen dot!
    Racizmat qe i mbjedhin vetė kėta politikanė,
    Do tė zhdukėn shpejt, si njė i ftohtė dimror,
    Qė Dielli i pranverės e pėrlanė.

    Dhe ardhtė ai Diell i lirisė e i shpėtimit...
    Njė Diell njerzor, human e i pa anė...
    Qė ti grumbullojė sistemet e liga tė botės,
    Armėt e shkresat raciste, ti hellė nė njė vullkan.

    Tė vėndosė njė rregull, pėr tė gjithė liri...
    Pa ndarje, pa viza, pa mure e kufinjė...
    Spitale te ndėrtoje pėr njerzit e ēmendur
    Dhe politikanėt atje te gjithe, le ti shtrijė...

    Oh, ėndrra dhe ėndrra pa fund, moj mike...
    Se duhėn dekada e shekuj pa mbarim,
    Qė kjo botė tė shkojė nė idealizėm,
    E tė bėhet ashtu, siē thote ky shpirti im...

    Por unė shpresoj dhe pse marrėzisht,
    Kam njė shpresė tė gjallė, siē e kam pėr ty...
    Dhe pse jemi larg, oh sa larg...
    Por shpresoj tė shihemi nje ditė pėrseri...

    Do tė shihemi njė ditė, kjo nuk ėshtė ėndrrim,
    Malli kapton dete, male dhe hapsira pa mbarim…
    Askush nuk mundet qė ta ndaloj dot,
    As me mure vizash e vulash, as kufinje !

    Mallet as deshirat pėr tė jetuar mė mirė,
    As vrudhin e njeriut pėr tė rejat nė zhvillim...
    Nuk mundet jo racizmi modern ti ndalė,
    Sepse vetė kjo botė ėshtė njė emigrim…

    Vetė kjo botė nga emigrimet u zhvillua,
    Shekull mbas shekulli nė miliona vjet…
    Njeriu qė gjithandej u dėbua,
    Prap mbeti banor nė kėtė planet…

    Por, tani po dal nga vargjet e mija,
    Se rrjedha mė rrėmbėn deri nė pafundėsi,
    Kopsat e kėtij malli po mbėrthej…
    Me shpresėn dhe me dhėmbjen thellė nė gji…

    Shkruar nga *LLemadeo Dukagjini*
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ALBA : 22-04-2004 mė 16:18
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,610
    Faleminderit
    0
    6 falenderime nė 6 postime
    Poezi nga LLemadeo
    Mengjeze malli…

    Nje ere e ftohte endrrash me ka zgjue,
    Kesaje dite te re, kendej nga vetmia…
    E ne udhe kam dale me fytyre drejt teje,
    Andej nga juglindja, nga mallet e mija…

    E prap si dje, pardje e nder vitet qe kan shkue,
    Syte drejt qiellit ēoj, me orientim prej teje,
    O malli im, o shpresa plot uzdaje…
    Qe unshem ma len shpirtin e gjakun nder deje!

    Dhe si ne nje tempull besimi te lashte,
    Une falem ēdo dite ne mengjezet e mija,
    Me sy te permalluem e me shpirtin e vrame
    Per Dheun e per Malet ne vendet e mija.

    Une falem per cdo gure ku gjunjte i kam varrue,
    Ne vogjeline time, ku aq shpesh kam ra…
    Siē bie i vogli, kur me vrap turret…
    E duerve te nanes, ik si pa za…

    I falem asaje toke ku shume e kam shkelun,
    E lotet e vogjelise atje i kam lane…
    I falem atije Dheu qe dikund nder vorre,
    Mi mban ne gji Etrit, pra Atё e Nane!

    I falem atij qielli permbi Tokёt e Shypnise,
    Ku Yjtё ma s’pari mi ka dhurue…
    E aq kthjellte ndёr Qiej me ka lane me pa,
    Thellesite e hapsines, ku andrrat m’kan fillue…

    I falem ēdo grime, atje unё pra…
    Ku syte e mij me mall e kanё filmue…
    E ne kujtimet e shpirtit si nje film pa za,
    Me ēfaqet aq shpesh, kur gjendem i vorfnue.

    Nё vorfni te shpirtit ne kto vende te tjera,
    Ku ska asnje fije gёzimi natyral…
    E as shpirti nuk ndjen asnjё lloj dashnije…
    Pёrveē njё tё perditshmi ushqim artificial!

    Nёpёr kёto mengjeze kam mbete duke u falun…
    Me shohin si te « marre », pse me qiejt tuj fole unё rri…
    Se deri kur do te mundem me durue mallin,
    As vete nuk mundem ta kuptoj, aspak nuk e dij !

    Por nje shprese e lindun vjen tuj u shtue…
    Deri ne pafundesi me mban ne zgjim,
    Qe do te vije dita…me therret pra mue…
    Njaj za i brendshem qe me jep aq gzim!

    Se do te kthehem njё ditё, do te vij perseri…
    Tek ty o dashtuni e votres bujare…
    Tek ty o mall i shtrenjte qё me fal gezim,
    E andrrat mi mban gjallё, o toka Shqyptare!

    Do te kthehem nje dite, e ndoshta atehere,
    Zhurmat e poterat qe te kane mbulue...
    Nuk do te sidhen neper ty si hiena te zeza...
    As lloji i politikes qe sot te ka shkatrrue...

    Do te vij pra dhe une ne ditet e bardha...
    Kur udhve e doganave te mos kete hajdute,
    Uniformash fshehur, as mureve zyrtare...
    Atehere do te vij, kur politika te jete me e urte...

    Fund, me 8 prill 2004
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,610
    Faleminderit
    0
    6 falenderime nė 6 postime

    "Mė ndihmo tė tė formėzoj!" Novelė nga LLemadeo

    Marre nga krijimet me titull: "Novelat e Shpirtit" (ne dore, pa botuar akoma)

    Duke u ulur prej nje lartesie, nje here me eshte dukur sikur po shkoja drejt nje fundi, sikur nuk do te mund te ngjitesha kurre me atyre majave ku kisha qendruar gjate…
    Nje ze nga humnera me therriste: "Eja, eja, se jam une, ajo qe per ty jam ketu ! Per ty do te sakrifikohem, do ti fali te gjitha"... etj…etj…
    Zeri kumbonte si gjysem melodi…si ere vajtimtare…
    E ndersa une si ne te rreshqitur rendnja i hutuar…aq e shpejte ishte rreshqitja sa brenda disa sekondave prej nje maje ku mbante debore…kam shkue deri atje ku tymonte nje gryke prej mjegulles…prej nga nuk kam pa me asgje…
    Me jane errun syte, e ashtu si i marrun mendsh kam hy ne ate rreth prej nga me vinte zani…
    O zot, nje rrase e lame tashme me ndante me ate distance te larget qe pershkova prej majes nga ku rashe…
    Pra, a e beson se kur jam ndje se jam une ai qe isha atje ne ate freski, ku flladi i bjeshkeve me ate drite qiellore, me rrihte gjoksin dhe isha gati me fluturue cdo cast tek ti… me dukej e pa besueshme…ajo renije atje poshte,,,e ajo me ka ndodhe shume vite ma pare…

    Ty te kisha pa dikund…te kisha enderrue me mijra here…te kisha pikturue neper fletet e dorshkrimeve te mija…ta njihnja zerin, driten e syrit ta kisha pa, ngjyren e tyre, trupin tend te bukur …cdo gje ta kisha pa…o zot sa here isha puthur me ty neper gjumet e mija te embla ,. Te dhimbshme, te trishtueshme… aq shpesh sa nuk numrohen…
    Mirpo ndoshta ne castin e atij starti me iku mendja e trupi…dhe mora ate teposhte ku me jane desht keto qindra mijra ore e dite nete…e dhjetra vite qe te te mbaj ne kujtime, te te shikoj nga larg se si ti po rriteshe…po zbukuroheshe ne shpirt e mendime…duke i perserit aq shpesh ato perpjekje te tuat per me me ardhe ashtu instinktivisht si me ke ardhe…


    Vazhdon....
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,610
    Faleminderit
    0
    6 falenderime nė 6 postime
    Ti ke qene shume e re ne moshen tende…kur une te shikonja atehere, atehere, a me kupton?
    Pra mendojsha me te thane dicka, ndonje fjale…por trembesha se ti do te me quajshe si nje burr qe i ka lene ngacmimet e rinise, njeri me ngarkesa zyrtare qe po te qiste telashe…dhe po te tundonte ty aq te njome…

    O zot, po sikur une te kisha thane ndonje gje atehere…? Sigurisht ti do te me kishe kuptue mbrapsht dhe duke qa, do te kidhe shkuar tek Nana yte dhe ashtu bashke do te me kishit ba noj padi… Por shyqyr qe une jam permbajte duke te shikue vetem nga larg, me pervujtesine e nje lypsi qe kerkon ate cka shpirti ja don…por nuk flet dot…
    Une matnja vitet, kohen, dhe mendoja… po tash, ku do te jete Ylli im…?
    Ne cilin rrotullim te asaje pafundesie gjendet?
    E moj Vashe, mikja ime, qe tash nuk mundem te rrij pa te thane…Sa here i kam mate ato orbitat e yjeve dhe me krahasimet astronomike… ku e kam lype me pa ate orbiten tande…rrezatore…e diku ne nje cep te saj me gjue majen e litarit tim…e anen tjeter, bash ne qafen time dojsha me e vue, dhe me u var ne orbiten tande…e ti me ate shpejtsine nderplanetare te yjsise…me ma greh zverkun deri sa te ma kishe kput…
    Eh, e dijsha se koka ime do te shkputet prej trupit,,,dhe do te varej atje ne rrugen tande avullore qe krijon rrethrrotullimi yt rreth vehtes dhe gjithckaje qe te perket ty…Por prap do te isha i lumtur ne se koka ime me gjithcka kishte mbrenda , do te pushonte ne ate atmosfere tanden deri ne tretjen e saje ne pluhurin e universit…
    Njashtu pra ka blue kjo koka ime gjithmone…nder keto ngritje e rreshqitje te mijat sa ne maja e prap ne humnerat e ksaj jetes time…

    Sdi cka dreqin ishte ajo veti toksoresh qe me ndalonte sa lidhesha me fuqine magnetike te hapsirave me u shkput prej njaj bote te c’burrnueme, pa ndjenja, ku gjithfryma ime me kthehej mbrapsht sikur perplasej ne faqet e brendshme te Shpellave…
    Vec qielli kur ja leshoja syte me terhiqte dhe me jepte fuqi me ec prap drejt ngjitjes…e atje me dukej sikur te shikoja ty…dhe vetem ty!
    Ehhhh, sikur ti atehere ne gjithperpjekjet e mija, te u besoje shikimeve te mija spontane, dhe te ndaleshe me nje ngadalsim hapi kur kalonje prane meje…pra te mos turreshe ashtu me ate vrudhin vajzeror te adoleshences ku te kercente ai gjoks i bukur ne cdo gjurme, dhe ne profilin tand kur nje kopse e siperme ishte lirue pak…e ajo rreze qiellore si nje vezullim Ylli mi ngjallte ndijesite e shpirtit tim per ty…lutesha Zotit qe edhe nje sekond te ma lente synin aty ne ate bardhesi hyjnore…ku rrjedh qumshti i mekimit te botes…Por ti vrapoje per ne udhet e tua…pa ditun se me kishe aq prane…dhe te kisha aq afer…
    Ti shkojshe e vijshe dhe sapo kishe filluar me andrrue per yjet, planetet, gjithesine…gjallesat kendej e andej botve…ndersa akoma nuk kishe fillue me kuptue qe ti ishe nje bote me vehte, ishe nje Yll qe me shendritshe shpirtit ne andrrat e mija…
    Me vone nise dhe ti me i pa majat…me kerkue dikend qe te dukej sikur te ka humbun, ose, ose ka lindun vetem per ty dhe nuk po e gjen rrugen…

    Pazare, qytete, rruge pa fund, horizonte me gjithcfare stuhinash, e ne te dy ne kahje te kunderta kerkonim e kerkonim pa fundesish…ate pra…njeriun…botet e vtvetes…ato cka na duheshin pa tjeter per tu ndjere te plote…ndryshe do te shkonim ne cmendine e mos gjetjes dhe te falnim shpirtin ne diten e mrame ne hapsire prej nga na erdh…

    Eh shpirti, po c’eshte shpirti? Moj zemer, ti e din, sigurisht qe po !
    E kam te qarte se ti e din shume mire!
    Shpirti eshte fryma qe marrim e nxjerrim, dhe prej atij shpirti ne nxjerrim dhe fjalen…pra ne i japim shpirtit shpirt,e shpirti na jep jete…na jep fjalen…shume thone se shpirti eshte ne fyt dikund…se eshte muskul a gjak…etj, filozofina kote…por une jam i bindun se shpirti eshte vetem fryma qe marrim e nxjerrim.
    Zemer, ai eshte aq i madh sa te gjithe gjallesat ne kete planetin ku ne po qellojme rastesisht…i mban ne levizje…edhe mua e ty…gjithsine e mban ne hapsire, planetet i mban hava…i ben me fluturue aq lehte e vallzueshem…E pra, a e sheh se sa i madh eshte shpirti, sa i pa kapshem, sa i pa dallueshem…dhe sa te habitun kemi qene ne deri dje, sa kemi munde me arrite me kuptue se kush eshte shpirti…qe eshte i pranishem kudo dhe hyn nder ne sapo dalim prej vetvehtes…
    kur rreshqasim neper ovalet e vazhdimsise dhe kapemi ne kollonat ku mbeshtetet bota, gjithesia…dhe cuditrisht del prej nesh kur ne hyme ne vetvehte…mbydhemi brenda vehtes pergjithmone…pergjithmone…

    Eh, moj shpirt prej shpirtit tim… ne brodhem kaq gjate neper kohe, ndoshta dekada tashme…dhe ne kerkim te asaje qe quhet mrekullia e shpirtit dhe me veshtirsi arritem te mbijetojme edhe pse kjo hapsire paska kaq shume fryme per te gjithe…mirpo jo te gjithe ditkan me perdore…saqe kujtokan nga nje here e shpesh here se sikur une apo ti jemi duke marre hisen e frymes se te tjerve… O zot, a e sheh sa te cuditshem qenkemi ne toksoret!!!

    Diku krejt rastesisht ne nje dete, me thirri dicka dhe me tha:
    Ktheje pak koken !
    Dhe ashtu sic isha duke notuar…ktheva koken dhe pashe nje njeri qe po mbytej ne nje det, diku… Trupi i njeriut shtrihej pa jete ne siperfaqe te dallgve, une isha disa metra larg,,, dhe menjehere iu luta me mendjen time, Atit tone qiellor:
    O Ate, me jep fuqi qe ta arrij shpejt!!!!
    Mu duk sikur i thashe me mend… Ndrekohe isha leshur me gjithe shpirtin e mendimin tim drejt tij me nje not fluturimi…
    Neper ata sekonda ne trurin tim me erdhi nje mesazh, dicka qe se larti…ku me tha: “Jepi jete !” Atehere nuk kishte me rrezik per ate te gjore qe kishte humbur shpirtin nga pakujdesja e vetvehtes…e preka trupin e tij dhe me nje shpejtsi hyjnore, qe ma dha Zoti…ja kam nxjerre kryet mbi uje…trupi i varej pa jete i zverdhun… por levizja drejt bregut ishte e veshtire…sikur detit, ose te them vdekjes po ia merrnim hisen asaje pasdreke me zor…dallget na gjuenin nga siper, na terhiqnin poshte…ndersa terhiqnim ate trup njerzor me gjithe fuqine… Ja arritem te kapim brigjet…. Shume thirren: Ai ka vdekur! Une klitha me fuqi duke ju thene:
    Jepni fryme njeriut!...
    Percodha mesazhin e fundit qe mu dha qe se larti…une isha i keputur sa nga lodhje…sa nga skenat dhe lidhja e cuditshme qe mu krijua ne ato minuta aq te cuditsheme…
    Disa njerz qe merreshin me mjeksi i dhane ndihme te jashtzakonshme, frymemarrjen goja-goje dhe ai filloje te marre shpirtin e dalun…ndjenjat kishin humbur…por me ndihme mjeksore prej disa ditesh ne nje spital shpetoj…
    Pasi ate jete gjate e moren ne dore njerzit e tjere qe prisnin ne breg…dhe i dhane shkallen e dyte te shpetimit…une perpiqesha te qetsohesha…u ngopa me fryme, me shpirtin tim…dhe pastaj dola diku n nje vend te hapur ku nuk kishte njerz te tjere dhe jam ulur ne nje pirg rere duke menduar ate trekendesh te cuditshem lidhjesh qe ndodhi ne ato tri pika qe nuk me harrohen kurre…
    Midis mesazhit te pare, te dyte dhe te mbyturit…
    Kekrova ne ato casten dikend ne hapsire me mendje , me sy…me cdo perpjekje qe te flisnja prap me te, ta pyesnja …valle, a jam une ai qe duhej te isha aty, ku ti me thirre ???
    Prita shume minuta ne heshtje…ndersa gjoksi me rrihte me shpejtsi, jo nga lodhja, as nga ai tmerr qe pashe ne ate trup te riu pa asnje pik gjak… aq sa nga ai emocin i cuditshem i atij kontakti sekondar ne ate thirrje te pare…: „Ktheje pak koken“!

    Vazhdon ...
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,610
    Faleminderit
    0
    6 falenderime nė 6 postime
    Sa here kemi kaluar pa e kthyer koken mbrapa…kemi humbur dicka…ndoshta dhe vetet tona…

    Dikur u pame dhe me nga afer…dicka me kerkove nje dite…nje gje per te shkruar nje adrese…diku ne nje poste…ti ishe gjithe gaz rinor…e une isha ne te shkapercyer te atij gazi rinor…nje rrudhe merzie me kryqezonte ballin si nje rrufe qe gjuan qe se larti…nuk e dij a u njohem apo jo…isha aq pa kohe…me duhej te dilnja urgjent…te dhashe nje gje per te shkruar dhe ti po plotsonje adresen mbi nje zarf…ndersa une dola…pa te thene asgje me shume…ta lashe dhe ate shkrimor te vockel ne dore…
    Ndoshta me ke kerkuar ne ato caste me pas, je merakosur pak…dhe do kesh thene:
    Eh harraqi…iku…
    Mirpo nuk kisha harruar jo, une ta lashe, qe te te kujtonja qe ti te shkruash gjithmone letra…te shkruash cdo njeriu…deri sa te me gjente fryma jote mua serish…
    Por ti prap ne ckujdesjet e moshes harrove, biles ate shkruesin tim te vockel diku e humbe…
    Ndersa une mbaja ne mendje ata gishtrinjte tu te bute, kur maje me maje me gishtrinjte e mi u puthen ne ate marrje-dhenie te atij mjeti, shkrues, qe lidh shpirtra, zhvillon enigma etj, etj…

    Mua me duhej te largohesha, ndryshe do me shihnje shume shpejt se si tretesha ne harrim…
    A nuk me the vete nje here ne nje enderr timen: „Ik te lutem, shpeto, mos mu tret nder sy…“

    E mu deshen kaq vite…te eci kembadoras, te te kerkoj gjithe andej…deri ne Mars, ne Hane e Tokes i kam derguar mesazhet per ty…Ku shpesh, aq shpesh mu perplasen mbrapsht pa pergjigje…
    E ktheja koken te shikoja motin, por asgje nuk dukej andej…nga majat nuk binte debore, rrufete gjuanin dhe lenin ndonje te care…ku shtohej ajo qe quhet pamje fisnike e kohes…
    Te kujtonja ty ne krahe engjujsh dhe mendoja se nuk do te jesh me e lire kurre per tu pare me mua…
    Them me vehte, po pse nuk e ktheve koken nje here mbrapa, atehere, mbase do te me kishe pare, mbase do te kishe kuptuar dicka me shume …

    Ah, me duket se kam shkuar larg ne kohe dhe ty nuk te kujtohet me asgje…pasi une vertet nuk bera drejt teje asgje qe ti te me mbash mend…vetem qe isha, ndodhesha aty atehere…kur ti po merrnje krahe…
    Te tjere te gjendeshin ne rrezen tende qe te kishin hedhur nje qark komplimentesh… por pa lule, pa ndjenje, pa bukuri shpirtrore…e vinja re se ata me pare ti leshonin syte ne pjeset e dukshme,
    se sa ne thellesite tua…dhe isha i sigurte se ata kalojne shpejt ne rrjedhen qe shkonte teposhte…
    Ta ndigjoja sokellimen e te qeshures tende qe atehere…dhe thonja me vehte: kjo nuk eshte per kete rreth… Ata nuk kuptojne se ajo ka lindur per atje…prej nga ku vijne jehonat e perjetshme…
    Te kuptoja se ti kerkoje me shume, me thelle, dicka qe te mungonte…qe kishe ndjere se nuk gjendej aty… dhe fluturoje me te njetin vrudh ne ikjen tende vetem larg prej atij qarku…
    Ndersa une serish vinja re nga larg dridhjet e gjoksit tend te bukur, poshte matrialit te holle e bindesha se universi do te jetoje, do te mekohet me qumshtin e meritueshem…

    E dij se ti nuk ke deshire te sidhesh neper keto fjale andej kendej…por ke deshire te me formezosh sa me urgjent, te me shohesh, te me prekesh tani, tani e sa me pare…
    Eh sa me ka cmendur mua kjo enderr per te njetat deshira per ty…Aq shpesh jam cmendur…sa qe po te kishin qene klinikat e cmendive si ne kohen e Emineskut…kahere do t’me kishin vrare me gure te semuret psiqik atje…
    Por shyqyr qe rikthehesha shpejt ne vetdije dhe u shpetoja dhe vizitave ne ato klinika…me trembin vertet klinikat e te cmendurve…sepse ne qe shkruajme, e sidomos poetve, na quajne shpesh te cmendur…por nuk dijne se ne cmendemi pse bota qenka e cmendur…ne cmendemi per moskuptimin tone, per ata e keta qe nuk duan ose nuk kane fuqine qe te na kuptojne, te na ngjajne, te jene te dhimbshem, te dashur, te ndjeshem, te embel, te rehatshem, te pervujshem…

    O Zot…! Po kthehem se kjo ere me rremben me con atje…ku nuk dilet lehte…ne ate perzenije stratosferash, ku njeriu shkputet dhe mbet hapsirave per gjithmone…deri ne pa fundesite e mos kthimeve…

    Ma ke shkruar nje dite keto kohet e fundit pas ringjalljes tone nje fraze te thelle qe me ka hyre si nje komete deri ne zemer te dheut…te shpirtit tim…“Frika qe te mos vdesim te cmendur!“

    Eh, o shpirt njerzor, sa te thelle e paske mendimin, nuk dij a je ti krijesa ime, apo une kam dale prej trupit tend…e ne se jemi nje, te ndare nga nje trup …me thuaj, o Zot, qe te mos mekatnoj ne fjalet qe them, ne tundimet qe te bej…!

    Eshte gjeja qe kam filluar ta vuaj qe ne moshen 20 vjecare…friken per te mos vdekur i cmendur…e kam shume frike, me frike se cdo gje…pasi dua ta them fjalen e fundit me frymnxjerrjen e fundit….
    Kujtoj novelistin Schtefan Zvajg i cili ben vetvrasje bashke me gruan e tij ne nje sekond, ne Brazil kur kishin arrire mbi te 60 vjetet…dhe thone se si shenje proteste ndaj botes per moskuptimin e tyre…e kryen ate akt…Dij nje perfundim te ngjashem per shume njerz te mdhenje te mendimit e te fjales…me jane dhimbsur…por me shume me dhemb cmenduria para vdekjes…ajo qe ma the dhe ti ne fjlalet e tua qe me shkruan…eshte vertet tmerri me i tmerrshem qe mund te merret me mend…
    Shpresoj qe te mos e kemi ate fat te hidhur une as ti e as nje njeri qe i eshte falur Fjales!
    Ai ka qene nje nder shkaqet e mija qe kam marre arratine prej aty ku je ti tani…

    Pra ti don te me formezosh, dhe me kerkon ndihme !!!
    Atehere po te ndihmoj, ndigjome si te them!

    Merre nje grusht Dheu diku anash rruges…
    shterngoje fort ne doren tende me sy perdhe…ngadale ngrej syte drejt qiellit dhe Hukate(fryj-lehte) tri here me frymen tande, hape grushtin dhe ngreje doren lart te lire…aq sa ngrite ti doren, duke e perthyer shputen e saj, do te jem si trup…
    me ke para vehtes, me ver emrin, me thirr dhe me thuaj rishtaz duke ja drejtuar gjoksit tend, vehtes tende, doren tende te djathte, me thirr pra:
    O njeri! Ja Toka, Ja qielli, ja Drita, jetoje jeten nga fillimi !!!

    Ato te tri fjale te tuat me bejne te ec…te behem i levizshem, i thyeshem, i bute, i folshem, i dashurueshem, i prekshem i puthshem deri ne thellesite e tua…ne mbremje pas gjithe punve qe do te kem…do te vij ne gjirin tend te mbeshtetem dhe te marr fuqi te reja…pikerisht pra, se prej teje dola…u krijova rishtaz…
    Pra mos u cudit ne se une i zberthej kodet e tua imtesisht, sepse je ti qe me fole vetem tri fjale, por eshte detyra ime qe te hap fletet e pafundesise…
    „Rumiu thote“:
    „Gje te vogel e quan vehten
    duke shkuar me te kote,
    Por ne ty eshte futur…
    Zuri fill e madhja bote“

    Vazhdon....
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,610
    Faleminderit
    0
    6 falenderime nė 6 postime
    E di shpirti im, se po dal tani nga keto gjara te thjeshta dhe aq te komplikuara, sa qe miliarda laboratore nuk do te ja arrinin dot te realizonin dicka te tille…e ndersa ti vetem me ato qe thashe mundesh ta ngresh njeriun ne kembe…te pakten mua…

    Por me ndihmen qe me kerkon , me shkakton aq shume mall, aq shume deshire, aq shume shuma,,,sa qe nuk dij nga te dal, te fluturoj per tek ti…

    Ne i humbem te drejtat per te patur krahe qe diten qe abuzuam me engjujt…pse tentuam te ua grabisim atyre, te ua presim dhe te ia ngjisim vehtes me pyshtyme…dicka banale kjo ne krahasimin e vet…por ka ndodhur shpirt…ka ndodhur…

    Zoti i madh uli engjuj ne toke, por dhe i krijoj ne barkun e garve disa engjuj…te cilet linden dhe u rriten e fluturonin gjithandej…zoti ua dha krahet qe ata te kryenin misionin e madh te perendise per ti mesuar njerzit se si te jetonin te lire, si ta duan njeri tjetrin…si te dijne te dashurojne, te puthin…te jene te buzqeshur…pra te mos kene asnje shenje urrejtje e agresiviteti ne toke…

    Mirpo disa e shume besa…te vetquajtur “perendi”, “gjeni te fallsifikuar”…u ngriten dhe ua prene krahet engjujve, ua groposen trupat, ua dogjen, u treten eshtrat ujrave e detrave…ndersa krahet e tyre i lyen me pyshtymat e tyre dhe ja ngjiten vehtes…mirpo nuk fluturuan dot kurre…mbeten te ulur si bufone kolltuqesh duke i mbajtur ata krahe per rreth poltroneve si rreklame, dhe duke deformuar fjalet e fjalite e engjujve qe vrane, perpiqeshin te predikonin ate djallezine e djallezive te tyre si gjoja nje teori te re shpetimtare e ndersa ajo teori e tyre bashke me ta, mbodhi vetem mjerim, vrasje e tmerr midis njerzve…

    Zoti i madh duke i pare ato skena te llahtarshmem, cfare bene qeniet e gjalla ndaj engjujve…u merzit dhe ua hoqi te drejten njerzve qe te fluturojne me, e as qe te jene me te besueshem…e tani kundermon nje ere e keqe e rende neper toke, saqe te thote mendja se vetem djaj sidhen ketij Dheu…
    Edhe atje ku quhet Atdhe i yni e sidomos atje u be nami ndaj engjujve…e vrasesit e engjujve atje ne Atdhe, tani kane dale botes dhe po predikojne idete e djajve qe u bene engjuj… idete e “gjenive” qe nuk kane as gjinine njerzore…Te atyre qe vodhen fjalet e engjujve dhe poshte tyre shkruan emrat e vet, per te fituar pak lavdi, per te bere pak emer, per ti nxjerre fytyrat e tyre te gerveshuna para ekraneve te qiellit…
    Oh hipokrizi botrore, si nje lufte e katert me duket, kur merren medaljet me meritat e tjeter kujt…kur djalli hyn ne sallat e predikimeve me krahe te vjedhur prej engjujve…


    Pra ti deshiron te me formezosh…a nuk po te ndihmoj?

    Prap me duket se nuk te duket e plote…

    Mire shpirti im…une jam si ti, dhe ti je si une, ne na njohu fjala, na lidh kjo dashuri per fjalen, shpirti i japim njeri tjetrit…ti e nxjerr e une e marr dhe ta kthej serish, ti e merr e keshtu me radhe…
    Ē’te te them me moj shpirti im…kemi vite qe nuk jemi pare…une iku udhtimeve si nje zog qe ndjek rrymat, rrjedhat e fluturimeve nga nje kontinent ne tjetrin, qe me ndihmen e eres ti kaptoje oqeanet brenda orve, se dite nete nuk qendron dot lart zogu, jo…
    Vetem Zgalemet u qendrojne detrave permbi, me krahet e tyre…por jo te gjithe…dallendyshet ndjekun pranveren ne cdo cep te globit me fluturime, duke shkapercyer ngushticash…

    Me duhet te jem nder udhtime, si emigranti me i cuditshem i botes…e dij, nuk te besohet…por jam i tille…nuk ti them dot te gjitha ketu…asnjehere nuk i kam thene dot te gjitha…por ty deshiroj qe ti them nje dite te gjitha…pasi sic te thashe dhe me ke thene dhe ti: Frika qe te mos vdes i cmendur me mundon shume, dhe pa mundesia per te mos i thene te gjitha…prandaj dua te i them te gjitha nje dite…por kujt te ja them? Dua pra ty te ti them…!!!
    Eh ndoshta dhe ti ke kaq sa une dhe me shume per te thene…por do te ja themi njeri tjetrit…

    Formezimi im!? Si te ta spjegoj?
    Ah ne njerzit jemi te cuditshem…po arrijme qe ti shembim nga themelet deri dhe piramidat vetem per te shuar kuriozitetin tone se cfare ka brenda, si jane ndertuar, dhe mendojme se arrijme ti rindertojme serish ashtu sic jane bere…ne fillim…apo keshtjellat hyjnore qe ka ndertuar njeriu engjull ne toke…

    E pasi i shembin per te mesuar gjoja, apo per tu vjedhur thesaret...mungojne fondet per ti ringritur, ashtu ato nuk ringrihem me kurre, kurre !

    Ndigjova nje dite nje interviste te nje pseudo arkeologu e nje pseudo historiani, te thote :
    Se do te ishte mire qe Keshtjellen e famshme ne France te « Homboltve » ta shembnin deri ne themel gur per gur dhe ta rindertonin siē eshte », pasi sipas mendimit te tij eshte nje projekt i Galileo Galileut dhe duhet studiuar per te marre shembull ne teknikat e tije…Epo thashe kjo bote e marre…lajthiti se tepermi ksaj radhe…

    Mos me keqkupto shpirt, eeee ? Sepse fjalet sjedhin njera tjetren, epo le te shkruajme dhe dicka per ngjarjet e dites ne kete bote te marre, apo jo?

    Sepse mora si shembull keto dy gjera…por formezimi dhe shperberja jane dy gjera qe luftojne njera tjetren ne cdo kohe.
    Ne se nis te me formezosh, do te me rrezosh para kembve te tua…pasi ndoshta do te dalin mangut ndonje pjese per te ngritur ato qoshe qe ke endrruar ti, qe ti kete nje mik i shtrenjte zemre per ty…pra a nuk eshte me mire qe ne formezim te jemi me te bute…si balta, qe dicka po na ra nga dora, te bjere bute, te mos na thyhet…

    Nuk me pelqen kjo perpjekje e njeriut te unshem per te hyre deri ne embrionin e nenes, te krijuesit…pasi po lind nje semundje botrore e panjohur deri me sot, ajo e frikes per te qene njeri, per te qene nene, baba, per te lindur natyralisht njeriu…e jo ne epruveda.
    Pra sot hyri kjo smundje "moderne" dhe mijra gra e burra kane drejtuar syte drejt laboratorve per te gjetur ngushllimin e vetem…por atje po versulet dhe pjellorja, ajo mase qe eshte e lindshme, e formezuar pra sic e quan ti , e plote…ate e quaj semundje e rrezikshme qe do te coje boten drejt shuarjes totale shume shpejt…Frika e te qenurit nane, frika e pergjegjesise eshte fillimi i fundit te botes…

    Pra me kupto cte them…une dhe ti flasim kaq shume ne keto shkrime…por kur do te shihemi me duket se nuk do te kemi nevoje per asnje fjale…atehere keto qe shkruajme le te mbesin per te tjeret neper keto letra qe kemi lene…

    Oh…sa te kam lodhur sot me keto stergjatje…a e leme tani kete „novele“ timen…Desha te mos shkoj kaq gjate…por se si me ecen koha dhe fjalet kur nis te shkruaj ty…nuk do te ndalesha fare deri ne shkrirjen time…nuk dij a kane fund fjalet e mendimet per ty… ndoshta jo kurre…
    Eshte pasuria ime me e madhe…nuk ja kam lakmi anje tjetri per kete…
    E kam shume te shtrenjte kete pasuri…por ty ta fal !

    Tani po te them edhe pak fjale:
    Gjithcka te shkruajta ka nje qellim dhe nje kuptim te qarte, qe jam i bindur thellesisht se ti e ke kuptuar…
    Ne jemi ne kete gjithesi si dy bote te vogla por te medha dhe reale, qe ja njohem gjuhen dhe zerat njeri tjetrit… Ne forc-terheqjet e planeteve te tjera ne jemi te barazlarguara, edhe pse ato grehin dhe na shtyjne…
    Por une shpresoj se ne nje “mriz” pushimi diku, do te ndalim, dhe do te shihemi nga dritaret e hapsires…aty do ti freskojme shpirtrat tane serish me kujtime, mendime e fjale te permallshme…do te shohim sy-bukurite e njeri tjetrit, dhe ashtu lehte e ngadale do te ja marrim shijen me te fisme fjales, zerit, ahit tone neper thellesite e shpirtit deri ne mjegullen e e buz-mbremjeve bjeshkatare…e kur ajo freski mbremje te na beje te ndjehemi serish te rizgjuar…do te rifillojme prap e prap deri ne pafundesi rrefimet, puthjet, ngritjet e reniet ne barazpeshat, deri sa berthamat e botve tona te vogla te i shkrijme ne nje dhe te kemi planetin tone qe ne rreth-orbitat gjigande te leshohet hapsirave pa fund, ne universet e reja te pa shkelura, per andej nga askush nuk guxon te ua prese krahet engjujve, te u shembin vorret, te ua tresin eshtrat ne lumenje, apo te ua vjedhin fjalen, te ua perqeshin bukurite e gjerat e tyre hyjnore…

    Per atje pra, ku nuk do te kete me ndalime as paragjykime, atje ku njerzit, engjujt nuk vdesin kurre, atje ku cmendia nuk ekziston, as frika e te pamundurit per te shpallur vetveten…

    Me ndigjon, me lexon, ma sheh fjalen?
    Pra, atehere ulu pas gjithe asaje lodhje neper keto fjale dhe me kujto, jam i njeti, ai qe dikur te shikonja me te njetin malle si sot, si tani…
    Ai qe te prisnja kur ti kthehesha nga shkolla dhe vishnje shpesh te njeten bluze apo fustan... ku ne te njetein vend e lenje nje kopse si ne te harruar, si lirshem apo zberthyer e me cfaqnje si pa dashje apo me qellim ate pjese rrezatore te gjirit tend hyjnore, ku bota mekohet…per te qene…
    Eh…me sheh…jam une pra, e ti ndoshta nuk i ke vene re ato vogelsi…qe mua me kane mbajtur peng gjithe jeten…ato hapa, ato dridhje te lehta…ajo buzeqeshje si drite per nen palat e flokve te tu te hapur ne ere…me kane bere qe te pres, te kerkoj, te sidhem si nje lemsh endrrave te mija,,,deri sa gjeta nje emer te cuditshem femror “FJALA”!
    Ku me dukej se isha vete, ose dikush kishte nje pjese timen, ose ose, thashe : Ajo do te jete!
    Tani a thua me njeh, a kujtohesh se kush jam, ku jemi pare?
    E sido qofte une te falem o shpirt ! Te falem cdo cast me gjithe keto fjale te mija qe dalin shpirtit tim si nje burim i pashterrshem bashke me frymen time per tek ty…e vetem per tek ty...
    Llemadeo
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

Faqja 1 prej 2 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Krijime kushtuar ndjenjės fisnike tė dashurisė
    Nga fjollita nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 26-09-2006, 10:42
  2. Krijime tė ndaluara
    Nga Fiori nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 05-09-2005, 12:19
  3. Krijime # 3
    Nga Prototype nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 26-02-2004, 16:32
  4. Mbledhėsi i Folklorit: Nė '96 regjistrova 38 krijime
    Nga Beqari002 nė forumin Folklori shqiptar
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-07-2003, 12:16
  5. Cilat krijime shqiptare ju kane pelqyer me shume? Lista!
    Nga Benni nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 06-02-2003, 05:03

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •