Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393

    Bursa e Tiranės

    Sistemi Bankar

    Artiola Alimadhi - 22/04/2004

    Bursa e Tiranės deri tani vetėm me 5 anėtarė

    Gjatė vitit tė kaluar u regjistruan nė Bursė tri banka tė nivelit tė dytė dhe njė kompani private, “Ballkan Group-01”. I vetmi ndryshim krahasuar me vitin e kaluar ėshtė regjistrimi i njė kompanie tė re private, “Triumf Group”, nė shkurt tė kėtij viti


    Deri mė sot janė regjistruar nė Bursėn e Tiranės vetėm pesė anėtarė, nga tė cilėt tri janė banka tė nivelit tė dytė dhe dy janė kompani. Krahasuar me situatėn qė paraqitej njė vit mė parė, situata duket se nuk ka ndryshuar fare. Kėshtu, gjatė 2003-it u regjistruan nė Bursėn e Tiranės tri banka tė nivelit tė dytė dhe njė kompani private, “Ballkan Group-01”. Kėto banka ishin: Banka e Kursimeve, Banka Kombėtare Tregtare dhe Banka Italo-Shqiptare. Ndėrkohė janė vetėm po kėto banka qė janė regjistruar edhe gjatė kėtij viti. Pėr kėtė vit nė bursė nuk ėshtė hedhur asnjė hap pėrpara. I vetmi ndryshim krahasuar me vitin e kaluar ėshtė regjistrimi i njė kompanie tė re private, “Triumf Group”, nė shkurt tė kėtij viti. Bankat dhe kompanitė e regjistruara janė anėtarėsuar nė Bursėn e Tiranės si brokera, domethėnė si ndėrmjetės financiarė tė cilėt kanė tė drejtėn e shitblerjes sė letrave me vlerė nė tregun sekondar. Ky i fundit nėnkupton tregtimin e letrave me vlerė jashtė tregut fillestar ku ato emėtohen (shiten) pėr herė tė parė. Ky treg siguron avantazhin e likuiditetit pėr letrat me vlerė. Bursa u jep mundėsinė individėve, firmave apo institucioneve tė tjera qė kanė blerė letra me vlerė, t’i shesin ato para afatit tė maturimit nėse kanė nevojė pėr fonde apo para. Kjo bėhet e mundur nėpėrmjet brokerave apo kėtyre ndėrmjetėsve financiarė.
    Por qė tė funksionojė rregullisht duhet qė sė paku nė bursė tė janė tė listuara biznese tė ndyshme nė mėnyrė qė nė tė tė tregtohen instrumentet financiare (aksione, obligacione, bono thesari etj.).
    Sipas Artan Gjergjit, specialist tregu nė Bursėn e Tiranės, kjo ėshtė arsyeja kryesore, pra mungesa e instrumenteve financiare, pėr tė cilėn edhe bankat e nivelit tė dytė apo kompani tė tjera nuk janė regjistruar nė bursė. Natyrisht janė njė numėr mė i madh bankash (pėrveē atyre tė regjistruara nė bursė) qė janė tė licensuara nė Komisionin e Letrave me Vlerė. Marrja e njė license tė tillė u jep tė drejtėn bankave tė merren me tregtimin e letrave me vlerė nė tregun primar. Bankat hyjnė nė marrėdhėnie me njėra-tjetrėn duke shitur apo blerė letra me vlerė (njė formė e tredut sekondar), por tregtimi i tyre nė bursė ėshtė njė formė shumė mė e avancuar.


    Artan Gjergji
    Janė interesuar disa biznese pėr t’u regjistruar, si dhe janė kontaktuar, por meqė nė bursė nuk ka njė treg real tė letrave me vlerė, atėherė nuk ėshtė bėrė e mundur finalizimi i regjistrimit. Pengesė pėr kėtė ėshtė edhe mosregjistrimi i institucioneve shtetėrore. Nėse shteti do tė hidhte hapin e parė drejt regjistrimit nė bursė (pėr shembull procesi i privatizimit tė kalonte nėpėrmjet tregtimit me vlerėn e tregut nė bursė), atėherė ky do tė ishte njė hap pozitiv dhe do tė krijohej besim pėr kėtė institucion tė ri. Tregtimi nėpėrmjet bursės sė letrave me vlerė do tė ndikonte nė uljen e informalitetit nė ekonomi pasi kompanive do t’u duhej tė ishin mė transparente, tė paraqisnin periodikisht bilancet e tyre etj.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  2. #2
    Kjo eshte vertete nje gje shume e mire por po te marresh parasysh faktin qe bizneset nuk duan te regjistrohen sepse sduan ti dalin te palarat se si i bejne fitimet e tyre mendoj se shteti duhet te beje dicka per kete , psh ti shtyje bizneset te regjistrohen me ligje apo oferta te ndryshme .........
    !!!

  3. #3
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Bebushe
    Nė asnjė vend bizneset nuk janė tė detyruara nga shteti qė tė regjistrohen nėpėr bursa. Ato biznese qė arrijnė ta korruptojnė shtetin, kėtė gjė e kanė edhe mė tė lehtė ta bėjnė me bursėn dhe stafin e tyre. Bursa, ka rėndėsi tė veēantė nė sigurimin e kapitaleve pėr projektet e ndryshme pėr kompanitė private dhe pamvarėsisht se kompanitė duhet t'i nėnshtrohen edhe njėlloj auditimi publik (megjithėse edhe nga ky auditim nuk humbasin asgjė bile pėrkundrazi pėrfitojnė sepse janė nė gjendje tė njohin mė mirė biznesin e tyre duke krahasuar atė edhe me atė tė kompetitorėve dhe duke parė se ku mund dhe duhet tė bėhen pėrmirėsime pėr tė arritur performansėn mė tė mirė tė mundshme tė kompanive tė tyre) pėrfitimet e tyre janė shumėfish mė tė mėdha nga pjesėmarrja nė bursė, sepse mund tė sigurojnė kapitale mė shpejt dhe me interesa mė tė ulta. Ky ėshtė vetėm njė pėrfitim nga shumė pėrfitimet tjera qė mund tė kenė nga pjesėmarrja nė bursė si psh. investimi afatshkurtėr i mjeteve financiare tė lira pėr kohė tė shkurtė, shitja mė e lehtė dhe mė e shpejtė e aseteve etj. Me kėtė pėrfiton shumė gjithė biznesi e rrjedhimisht edhe kombi. Prandaj, mendoj se i duhet kushtuar njė rėndėsi e veēantė nga shteti (psh. privatizimi nėpėrmjet bursės e shumė mėnyra tjera) por edhe nga institucionet ndėrkombėtare tė interesuara tė ndihmojnė ekonominė shqiptare. Sot nuk ka asnjė ekonomi tė zhvilluar pa bursė financiare.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  4. #4
    Jeta eshte e cuditshme!!! Maska e *SaBiNa*
    Anėtarėsuar
    24-11-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    82
    Bursa e Tiranes do vazhdoje te jete nje institucion financiar fiktiv per aq kohe sa ekonomia informale te vazhdoje te jete ne keto nivele qe eshte aktualisht.
    A-ja e mirefunksionimit te nje institucioni financiar sic eshte Bursa jane pikerisht bilance e audituara,ne nje kohe qe shumica e bizneseve shqiptare vazhdojne akoma te zhvillojne veprimtarine e tyre me bilance te dyfishta... .

Tema tė Ngjashme

  1. Rama: Berisha nė pushtet, fundi jonė
    Nga Nice_Boy nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 27-12-2008, 08:53
  2. Poni: Rama, doreheqje ose mocion mosbesimi, shpėrfilli Festėn e Pavarėsisė
    Nga Barlet23 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 13-12-2008, 06:20
  3. Barbaria Komuniste
    Nga Lexuesja nė forumin Historia botėrore
    Pėrgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 23-10-2006, 06:48
  4. Vet)Vrasja e kryetarit tė Komitetit Ekzekutiv tė Tiranės
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 08-05-2006, 17:09
  5. Planifikimi urbanistik i qėndrės sė Tiranės
    Nga drini_nė_TR nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 68
    Postimi i Fundit: 04-04-2006, 12:03

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •