Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 18
  1. #1
    Peja o qytet i bekuar
    Anėtarėsuar
    28-03-2002
    Postime
    310

    Perdorues Te *nix

    Para 10 vjetėve, studenti Linus Torvalds paralajmėroi nė njė Usenet newsgroup se ka filluar tė punojė nė njė sistem operativ tė vogėl tė ngjashėm me UNIX-in pėr platformėn Intel 80386. “Vetėm hobi”, kishte shkruar ai atėbotė. Sot, ky sistem operativ, Linux, gjendet nė gjithēka, prej aparateve tė vogla mobile deri tek mainframe kompjuterėt, dhe ka tėrhequr mė shumė se 1 miliardė investime nė tė. Jo edhe aq keq pėr njė “hobi”


    Linux ėshtė njė Sistem Operativ (SO) qė fillimisht ishte krijuar si njė hobi i njė sdutenti tė ri, Linux Torvalds, nė Univerzitetin e Helsinki nė Finlandė. Linus kishte interes nė Minix, njė UNIX sistem i vogėl i asaj kohe, dhe vendosi qė tė zhvillojė njė sistem qė do tė kalonte standardet e Minix. Ai filloi punėn nė vitin 1991 ku ai lėshoi nė pėrdorim verzionin 0.02 dhe punoi pa ndėrprerė deri nė vitin 1994 kur verzioni 1.0 i Linux Kernel u lėshua nė pėrdorim. Verzioni momental stabil i Linux Kernel ėshtė 2.4 (lėshuar nė Janar tė vitit 2001), ndėrsa verzioni zhvillues (Development) ėshtė 2.5. www.kernel.org ėshtė faqja zyrtare e Linux Kernel. Linux ėshtė 32/64-bit Sistem Operativ, qė funksionon nė platforma tė ndryshme si: Intel, Sparc, Alpha, PowerPC e tjere - si dhe nė versionin 64 bit te platformave pėrkatėse. Ėshtė i publikuar dhe licensuar nėn GNU/GPL (www.gnu.org - lexo nėfaqen e ardhshme pėr detaje) qė do tė thot qė programi bazė (source) ėshtė i hapur pėr tė gjith (open source) si dhe cdo ndryshim i source code duhet po ashtu te lejohet publikisht nen te njejten Licens. Kjo nuk do tė thotė qė Linux dhe pjesėt e tijė janė pa pagesė (free), kompanitė si dhe programerėt e ndryshėm mundė tė kėrkojnė para pėr souftverin e tyre pėrderisa kodi bazė tė jetė i hapur pėr tė gjithė. Linux mundė tė shrytėzohet pėr njė numėr tė gjėrė tė qellimeve duke pėrfshirė punėt nė rrjetė (networking), zhvillimin e softuerėve tė ndryshėm, dhe si platformė pėr shfrytėzim personal. Linux shpeshėher konsiderohet si njė alternative e lirė nė krahasim me Sistemet Operative tjera tė shtrejta. Linux ėshtė zhvilluar dhe zhvillohet nė interet nga Hakerėt e ndryshėm anė e mbanė botės, qė do tė thot zhvillohėt nėper mailin lista, forume tė
    ndryshme, nga projektet e ndryshme vullnetare, me kontributin e indivitėve tė ndryshėm qė do tė thotė ėshtė njė Sistem Operativ pėr tė gjithė anė e mban botės. Pėr shkak tė natyrės dhe funksionalitetit tė tij, Linux ėshtė bėrė mjaft i popullarizuar anė e mbanė botės, dhe njė numėr i konsiderushėm i programerėvetė ndryshėm kanė marrė kodin bazė (source code) tė Linux dhe kan adaptuar pėr t’ju pėrshtatė nevojave tė tyre. Nė kėtė kohė egzisotojnė njė numėr i konsiderueshėm i projekteve dhe distribucioneve tė ndryshėm tė Linux. Ndėr distribucionet mė tė popullarizuara tė Linux janė:
    (www.debian.org), Debian
    (www.redhat.com), Red Hat
    (www.suse.com), SuSE
    (www.mandrake.com), Mandrake
    (www.slackware.com), Slackware
    (www.engardlinux.org) EnGarde
    Si dhe egzistojnė njė numer mjaft i konsiderueshem i projekteve tė ndryshme nė lidhje me Linux. www.freshmeat.net, www.sourceforge. net, www.linuxdoc.org. Mė poshtė do tė flasim dic pėr disa nga distribucionet tė lartpėrmendura.

    Debian

    Projekti Debian ėshtė njė shoqatė e indtividualėve qė kan marrė njė inciativė pėr krijimin e njė sistemi operativ free. Kėtė sistem operative kan thirrė Debian GNU/Linux apo Debian shkurt. Debian pėrdor Linux kernel (www.kernel.org, baza e sistemit operativ), mirėpo shumica e mjeteve rrėnjėsore vinė nga GNU projekti (www.gnu.org), pėr atė rrjedh edhe emri GNU/Linux. GNU/Debian ėshtė njė sistem operativ i pastėr qė pėrmban nė vehte rreth 3950 aplikacione, tė prekompajluara tė tubuara nė formatė tė mirė pėr instalim tė lehtė nė maqinen tuaj. Verzioni i fundit momental ėshtė Debian 2.2.r5 i lėshuar me 10 Janar 2002. Pėr mė shumė informata vizitoni faqėn zyrtare.

    Red Hat

    Red Hat filloi punėn nė vitin 1994 dhe ėshtė bėrė kompania mė e madhe dhe mė e dedikuara e kodit tė hapur (open source). Red Hat gjithashtu ėshtė njė sistem operativ i licensuar nėn GNU dhe ėshtė i hapur pėr tė gjithė, ėshtė njė distribucion mjaftė i popullarizuar dhe ėshtė njė sistem perfekt sa i pėrket Serverėve. Gjithashtu pėr bazė ka linux kernel dhe pėrmban njė numėr tė madh tė aplikacioneve. Verzioni i fundit i Red Hat Linux ėshtė Red Hat 7.2 (Enigma) qė pėrmban nė vehtė linux 2.4.7- 10.

    SuSE

    SuSE ėshtė njė Distribucion Gjerman i Linux. SuSE ėshtė njė ndėr distribucionet mė tė hershėm dhe mė me ekspiriencė, SuSE fondacioni ėshtė prej vitit 1992, dhe ka njė shtrirje tė gjėrė nė botėn e kompjuterave, ka partnership tė ngusht me: Compaq, SGI, IBM dhe Oracle. SuSE rrjedh nga fjala gjermane “Softėare und Systementėicklung” (Softėare and System Development). Vlen tė pėrmendet se SuSE ėshtė shpallur distribucioni i vitit 2001. Verzioni i fundit deri mė tani ėshtė SuSE 7.3, vlen tė pėrmendet se firma AlbaComm (www.albacomm) ėshtė distributor zyrtarė i SuSE pėr Kosovė.

    Mandrake

    Mandrake ėshtė distribucioni mė i lezetshėm dhe mė i lehtė pėr pėrdorim tė shfrytėzuesit. ėshtė krijuar nė vitin 1998 dhe qėllimi kryesorė i tij ėshtė qė tė bėjė Linux sa mė tė lehtė pėr shfrytėzim. Nė atė kohė Linux njihej si njė Sistem Operativ stabil dhe i fuqishėm qė i duhej njė njohuri e fortė teknike dhe ishte i bazuar nė shfrytėzimin e gjėrė tė tekst komandave “command line”, Mandrake pa kėtė si njė nevoj pėr tė integruar nė Linux njė Desktop Mjedis dhe tė kontriboj me paisjet pėr konfigurimė lehtė pėr pėrdorim. Verzioni i fundit monental ėshtė 8.1.
    Referenca janw marrw nga faqet: www.linux.org, www.debian.org, www.redhat.com, www.suse.com, www.mandrake.com

    Astrit Zhushi
    Grupi Shqiptar i Shfrytėzuesve tė
    Linux .::GSSL::.- Albanian Linux
    Users Group .::AlbaLUG::.
    www.albalinux.org
    no respect whatsoever for authority - Richard Feynman.

  2. #2
    Larguar Maska e cunimartum
    Anėtarėsuar
    07-06-2002
    Vendndodhja
    Canada
    Postime
    678

    Perdorues Te *nix

    Po hap nje teme per te gjithe Perdoruesit e Linux ose Unix, dhe per te tere ata qe jane te interesuar te njifen me keto sisteme.

    Per te tere ata qe nuk e dine. Linux eshte nje sistem operativ ashtu si edhe Windows, Mac OS, Solaris etj.
    Linux eshte nje derivat i Unix ashtu si edhe Sun-Solaris e te tjere. E vecanta e Linux qe po i jep edhe shtrirje te gjere kohet e fundit eshte se Linux mund te instalohet pa probleme ne PC. Ndersa shijet e tjera te Unix vijne me kuti, dhe jane relativisht te shtrenjte. Linux eshte FREE, kur them Free, jo vetem qe nuk paguan por vjen edhe me source code ne GNU licence qe eshte licensa e projekteve te hapura.
    OS qe i ngjajne Unix zakonisht perdoren nga programista por zhvilluesit e Linux kane arritur nje Sistem Operativ i cili mund te perdoret pa asnje lloj problemi nga persona qe nuk ja kane idene fare nga programimi.

    Si fillim po jap adresen e Mandrake-Linux per te tere ata qe kane PC
    http://www.mandrakelinux.com/en/ftp.php3#586

    Jane 4 filat me extension .iso qe duhen djegur ne CD (Imazhet jane bootable pasi instalohen ne CD)

    Gjithashtu edhe Fedora Core, qe eshte nje tjeter version Linuxi
    http://fedora.redhat.com/download/

    Instruksionet gjenden ne adresat e siperme te sqaruara shume mire, megjithate c'faredo lloj pyetje mund te shtrohet ketu per tu sqaruar.
    Gjithsesi para se te fillohet ndonje veprim duhen patur parasysh dy gjera. 1. C'do file i rendesishem ne kompjuter duhet te jete ruajtur si rezerve. 2. Pjese delikate eshte ndarja e kompjuterit ne particione. Menyra me e mire qe njoh une deri tani eshte te marresh Partition Magic Full dhe qe aty c'do gje eshte pothuaj gati.
    PM full mund te merret keshtu: Instalohet imesh qe merret ne www.imesh.com
    dhe kerkohet per "partition magic"
    Nje nga rezultatet do jete nje File 48.44 MB i cili eshte gjithshka qe duhet.
    Pasi ndahet kompjuteri ne particione, nje shembull: HD eshte 80GB, 40 GB ja le Windows, 20 Linux, 20 i ben Fat32 si backup (nuk jam shume i sigurte nese Linux arrin te shkruaje ne Fat32 por ne NTFS nuk shkruan dot, Per kete mund te na sqarojne ndonje)
    Pas kesaj normalisht instalimi i Linux eshte piece of cake. Rralle dicka nuk shkon sic duhet, disa raste dhe zgjidhjet mund ti diskutojme edhe ketu.

    Personalisht kam perdorur tere kohen Unix dhe me rralle Red Hat akses ne te cilet kam pasur ne shkolle.
    Por meqenese me duheshin root privleges per disa veprime instalova Mandrake ne krah te Windows. Rastisi qe Partition Magic 8.0 ka nje bug (do ta rregullojne versionin tjeter lol)
    Disi Particioni i Windows u emerua nga PM8 me germen E:\ dhe pjesa backup u emerua me C:\, mu desh qe te instaloja windows xp per here te dyte ke pjesa e backup dhe qe aty me ane te Partition Magic te riemeroja particionet.
    Pra gjera te tilla mund te ndodhin prandaj nje kopje per siguri duhet mbajtur
    Fen e ke krejt personale. MEMEDHEUN E KEMI TE PERBASHKET.

  3. #3
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    Cdo verzion te Linux (distro) qe kam instaluar me eshte dukur a piece of cake. Po nderrova mendim kur morra Gentoo Linux, edhe provova ta instaloja. Gentoo perdor nje menyre krejt manuale te instalimit, pa graphical installer, krejt me ane te komandave. Poashtu i ka tri 'stages' te instalimit, #1 e ben kompilimin e kernel vete, #2, zgjedh nga disa verzione te kompilimeve, #3 i merr automatikisht ato qe gentoo team i ka zgjedhur per nje user. #3 eshte shume i mire, ka gjithcka qe mund ti duhet nje common po edhe advanced user.

    Ndersa dy te parat te lejojne fleksibilitet total, i treti nuk te lejon ate, po eshte shume me i shkurte (nese mund te quhesh keshtu) krahasuar me dy te paret. I pari #1 dmth, i merr diku 3-4 dite vetem te instalohet, e konfigurimi eshte nje.. hell of a thing. Dite, dite me ka marre ta bej 'up and running'. Po kur e bera, asgje s'mund ta ndalonte. Lexova se Gentoo perdor nje teknologji speciale qe ben sistemin ta realizoje cdo ounce te RAM e ta perdore ate. Shume sistem stabil, kurre me stabil nuk kam pare. Kam hap nja 25 programe ne te njejten kohe, ne nje sistm 256 RAM, 955 Mhz, as nuk e ndien. Vazhdon punen si te ishte supercomputer.

    Nejse se e zgjata shume per Gentoo, po nga tjeret, preferoj SuSE. Sec ka nje bukuri e eshte shume elegant. Pervec kesaj eshte stabil, i forte, dhe shume i konfigurueshem. RedHat eshte i mire, poashtu edhe Fedora Core (qe do jete thelbi i distro's te re te RedHat Inc., hence Core), edhe Slackware. Me pelqen poashtu Slax, eshte nje LiveCD bazuar ne Slackware, po shume me i mire se Slackware. Mund ta instalosh poashtu, po nuk e rekomandojne.

    Atyre qe ju duket Linux nje sistem i veshtire apo i papershtatshem per fillestare, mund t'ju them se e kane gabim. Ekziston nje arkive gjigande e shpjegimeve ne lidhje me te, vete kam nja 50 libra/guide me mbi 30,000 faqe qe shpjegojne si behet instalimi, konfigurimi, mirembajtja, si perdoret ne menyre efikase, etj. Ka edhe guide per fillestare totale, qe nuk kane lidhje as me Windows e lere me Linux. Krejt cfare dua te them eshte se, eshte mire te provohen edhe 'flavores' tjera ndonjehere, ndodh qe shume prej jush do ju pelqeje Linux, e do mbeteni me te gjithmone, si siamese twins.

    p.s. cunimartum, teme shume e mire.

  4. #4
    Texas Ranger Maska e Clauss
    Anėtarėsuar
    19-06-2003
    Vendndodhja
    Athens
    Postime
    1,483
    urime per temen.
    une e konsideroj veten te ri ne linux e shaj veten qe sjam marre qe ne vit te pare. do dija shume me teper gjera per cdo gje. anyway,por perpiqem te mesoj sa me shume se per ato qe dua te bej me duket shume me i mire se te tjeret. e keqja eshte qe do shume kerkim per cdo gje qe duhet te besh. e mira eshte qe me kete kerkim i meson njehere e mire dhe sic tha dhe asd dokumentacioni dhe mbeshtetja e te tjereve jane shume te medhaja.

    une kam nje rh 7.3 po tani sa te mbaroj keto qe dua te mbaroj do ve debian menjehere. plus te tjerave me ka bere shume pershtypje rpm manager qe ka. skam pare me te mire. do te doja te dija edhe mendimin tuaj, mua me duket si ideal por who knows. mandrake 10 ia vura nje shoku, po sic e pashe nuk me pelqeu fare. nuk them, ambienti qe jet, 3d etc etc po mu duk sikur e kishin bere disturbingly simple.
    gjithe te mirat. peace
    You were meant for me. Perhaps as a punishment.

  5. #5
    Larguar Maska e cunimartum
    Anėtarėsuar
    07-06-2002
    Vendndodhja
    Canada
    Postime
    678
    Une Mandrake e instalova sic ma zuri dora faktikikisht, nje sy te shpejte i hodha te tera llojeve te Linux por sic po me thone ja vleka me shume Fedora Core.
    Me vjen keq ta c'instaloj Mandrake tani pas tere atij tmerri me Partition Magic s'kisha bere as backup copy asgje

    Tashti ca pyetje te shpejta, pasi ne Unix filat e konfigurimit ne i kemi ne vende te tjera (kemi nje direktori te vecante per studentat e cs-computer science)

    1. Ku ndodhet file i konfigurimit te ssh ose si e ka emrin
    2. Pse nuk punon TuxRacer Po e fillon punen me acarime Mandrake sa filloj te luaj lojen fillon dhe pastaj se cfare ndodh bllokohet ekrani dhe duket vetem mouse si kodosh, duhej restartuar komp, bera nje script qe te me lejoj ta filloj dhe pas 10 min ta vrasi pid-ne e tuxracer per te pare a ndodhte perhere dhe keshtu behet gjithmone.


    Dhe nje gje tjeter Edspace ose Ardi, do ishte mire qe kjo tema te ishte Kryeteme.
    Fen e ke krejt personale. MEMEDHEUN E KEMI TE PERBASHKET.

  6. #6
    Cunimartum po i pergjigjem pyetjeve tuaja me aq sa di, por me pare doja te te kujtoja qe Linux mund te shkruaje ne nje ndarje NTFS(te perdorura nga Window$). Me daljen e kernelit 2.6, shkrimi nuk eshte me i rrezikshem sic ishte me kernel 2.4
    Persa i perket file-ve te konfigurimit te ssh, varet nga shperndarja(distro) qe ti ke, megjithate mendoj se eshte e njejte per shumicen e tyre. Debian qe perdor une i ka tek /etc/ssh/, perveē kesaj, cdo perdorues ka ~/.ssh/ tek kartela e tij 'home'.
    Hmmm, 'TuxRacer'...ke suport 3D me ane te skedes se videos? Provo ta nisesh lojen nga terminali dhe kerko per ndonje gabim.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga helios : 22-04-2004 mė 08:00
    U let him hold a gun 2 ur head during sex?I thought u were a feminist
    Usually he takes the clip out

  7. #7
    [QUOTE=AsgjėSikurDielli]Cdo verzion te Linux (distro) qe kam instaluar me eshte dukur a piece of cake. Po nderrova mendim kur morra Gentoo Linux, edhe provova ta instaloja. Gentoo perdor nje menyre krejt manuale te instalimit, pa graphical installer, krejt me ane te komandave. Poashtu i ka tri 'stages' te instalimit, #1 e ben kompilimin e kernel vete, #2, zgjedh nga disa verzione te kompilimeve, #3 i merr automatikisht ato qe gentoo team i ka zgjedhur per nje user. #3 eshte shume i mire, ka gjithcka qe mund ti duhet nje common po edhe advanced user.

    Ndersa dy te parat te lejojne fleksibilitet total, i treti nuk te lejon ate, po eshte shume me i shkurte (nese mund te quhesh keshtu) krahasuar me dy te paret. I pari #1 dmth, i merr diku 3-4 dite vetem te instalohet, e konfigurimi eshte nje.. hell of a thing. Dite, dite me ka marre ta bej 'up and running'. Po kur e bera, asgje s'mund ta ndalonte. Lexova se Gentoo perdor nje teknologji speciale qe ben sistemin ta realizoje cdo ounce te RAM e ta perdore ate. Shume sistem stabil, kurre me stabil nuk kam pare. Kam hap nja 25 programe ne te njejten kohe, ne nje sistm 256 RAM, 955 Mhz, as nuk e ndien. Vazhdon punen si te ishte supercomputer.

    Respect
    http://www.gentoo.org

  8. #8
    ...gjenķ... Maska e mad
    Anėtarėsuar
    18-03-2004
    Vendndodhja
    Prage [EU]
    Postime
    1,321
    dmth si perfundim, cilin prej te shumteve eshte me e pershtatshme te instalojm???
    dua te them, cili nuk te hap telashe ne instalim ecc...
    nuk kam perdorur ndo1her OS te tjera vec windows, prandaj e quaj veten komplet injorant ne keto gjera. por meqenese thoni me bindje [dhe kjo eshte ngaqe tashme dini ta perdorni] qe eshte funksional, do ma kishte qefi ta provoja. sa per te ndryshuar.
    prandaj, me duhet t'ju bej disa pyetje:
    me duhet ta formatoj hd paraprakisht, i cili eshte i ndare ne partitions???apo eshte e mire te mbahet edhe windows-i, sa per te qene ne rregull??
    a ka ne Linux probleme te tipit: duhet te kesh nje serial nr, sikunder ndodh me windows? sepse eshte ajo frika e kontrolleve neper konvikte universitetesh ketu, qe po te kapen kopje OS pirate, te dh**in gjith CPU.
    tani per tani, nuk me vjen ne mendje ndo1 pyetje tjeter!
    {^_^}
    ::|maDes!gn © 2009|::

  9. #9
    ...gjenķ... Maska e mad
    Anėtarėsuar
    18-03-2004
    Vendndodhja
    Prage [EU]
    Postime
    1,321
    ah, se tani sa mu shkrep:

    mund te instalohen ne Linux programet e ndryshme[software] qe instalohen edhe ne windows?
    se tjeter eshte windows, e tjeter eshte psh. Solaris.
    ja te them nje shembull:
    nqs e kam fiksim winamp-in, dhe dua ta instaloj ne Linux, me duhet nje version i soft-it per kete OS te vecante? ju do thoni, qe ka mp3 players te tjere qe perdoren ne Linux, po vetem mora kete si shembull banal.
    {^_^}
    ::|maDes!gn © 2009|::

  10. #10
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    Me i lehti per Instalim eshte Fedora Core 1. Linuxi perdor nje program te vetin, qe duket 100% si Winamp. Quhet XMMS (X MultiMedia System) po eshte nja 30 here me i mire se ai. Nqs je skin-freak i winampit (si une), ka skins edhe per XMMS, madje disa jane te njejta si winamp. Te gjitha keto jane open-source, pa ndonje obligim financiar.

    Gati krejt sistemet Linux vijne me XMMS te para-instaluar, e gjen nen MultiMedia > Audio > XMMS.

    Ja website zyrtar i XMMS http://www.xmms.org/

    dhe ja nje website ku mund ti besh 'download' gati te gjitha Linux-at.

    www.linuxiso.org

    p.s. Cdo program qe ekziston ne Windows, ekziston ne se paku 5 verzione tjera ne Linux, shume nga to edhe me te mira se vete verzionet e Windows.

    Nje shembull eshte www.openoffice.org Nje Office Suite, pa pare, dhe compatible me Microsoft Office. Cdo dokument qe e ke ne Windows (.doc, .xls etj) e hap dhe mund te punosh ne OpenOffice me te, gje qe Microsoft Office nuk e ben me asnje Office Suite tjeter. Bile bile, ka probleme edhe me skedaret e vet.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga AsgjėSikurDielli : 29-04-2004 mė 21:18

  11. #11
    mos e luaj; I DEBUAR! Maska e qoska
    Anėtarėsuar
    17-05-2004
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    837
    une ju keshilloj FreeBSD mjaft feksibel jep komplet fuqine e unix dhe ka nje performance mjaft te mire me sistem desktop lightweght ose thred based. une kam zgjedur blackbox i teri i kongigurueshem dhe mjfat thjeshte. persa i perket multimedias ne versionin e tij te fundit 5.2.1 eshte mjaft mjaft mire.
    njeh shume hardware dhe mua deri me sot sme ka dhene as nje problem as nje crash.
    tani ka dale dhe freesbie nje version freebsd qe ska nevoje te instalohet por ju jep mundesine qe ta merrni me vete per ata qe mesohen keq me te, ju jep programet me te perdorur dhe te nevojshem.
    Provojeni dhe mbase atyre qe ju pelqen linux do te nderrojne mendje dhe nuk do te shkeputen as nga programet e tyre te zemres pasi mund ti ekzekutojne ato dhe ne freebsd si dhe programe nga versionet e ndryshme t unix si Solaris, Aix etj

    Gjithsesi me thote ndonjeri nqs e ka provuar ndonjehere ???!!!!

    Sa per gentoo kam degjuar por mund te me thote ndonjeri nqs mund te download source codi dhe te behet compilimi offline
    tung

  12. #12
    Texas Ranger Maska e Clauss
    Anėtarėsuar
    19-06-2003
    Vendndodhja
    Athens
    Postime
    1,483
    sot me derguan kete me e-mail. kernel's dead baby .. kernel's dead .. . vete te ndryshosh fpu-ne dhe i dergon nje 0 te thjeshte. dhe te nxjerr ca pika prape te thjeshta. dhe kaq pastaj shtyp butonin. me g++ prape te njejta. vetem ca pika me shume. ne 2.6 keto te gjitha. megjithese, pas nje bisede shume intensive me nje shok, rashe dakord me te qe fajin se ka gcc/++ por kerneli. dhe me tha qe ne kernelin e ri e kane rregulluar. peace


    #include
    #include
    #include

    static void Handler(int ignore)
    {
    char fpubuf[108];
    __asm__ __volatile__ ("fsave %0\n" : : "m"(fpubuf));
    write(2, "*", 1);
    __asm__ __volatile__ ("frstor %0\n" : : "m"(fpubuf));
    }

    int main(int argc, char *argv[])
    {
    struct itimerval spec;
    signal(SIGALRM, Handler);
    spec.it_interval.tv_sec=0;
    spec.it_interval.tv_usec=100;
    spec.it_value.tv_sec=0;
    spec.it_value.tv_usec=100;
    setitimer(ITIMER_REAL, &spec, NULL);
    while(1)
    write(1, ".", 1);

    return 0;
    }
    You were meant for me. Perhaps as a punishment.

  13. #13
    mos e luaj; I DEBUAR! Maska e qoska
    Anėtarėsuar
    17-05-2004
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    837
    lol
    keto gabime do te ekzistojne gjithmone sidomos kur fpu emulohet dhe duhet ta caktivizoni duke kompiluar nje kernel tuajin hahahhahahhaa

  14. #14
    63n700 Maska e werewolf
    Anėtarėsuar
    03-10-2003
    Vendndodhja
    Rome
    Postime
    164
    nese nuk e keni idene e linux provoni mandrake,se eshte me i thjeshti!
    Megjithate me i mire (per mua) eshte slackware.
    gentoo 2004.1 provova ta instaloja po me dolen ca probleme ( emerge: command not found)
    ka ndonjeri ndo1 ide ku do jete problemi se une i ktheva permbys filet e sistemit po asgje!
    bue

  15. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,345
    Postimet nė Bllog
    17
    Une kam disa vjet qe merre me administrimin e serverave ne Linux, fokusuar mbi Red Hat fedora dhe Enterprise. Shijet e tjera te linux nuk i njoh pasi jane pak a shume per perdorim shtepiak dhe jo per perdorim ne servera apo biznes.

    Red Hat Linux nisi revolucionin ne kete drejtim dhe ka nje komunitet te madh dhe dokumentim te jashtezakonshem, pa harruar qe ka me shume vite ne perdorim. Nuk do ta benit keq ta fillonit me red hat njohjen e Linux pasi ato njohur qe do te fitonit nuk do ti perdornit vetem per pune qejfi ne shtepi, por edhe ne administrim serverash qe eshte aplikimi me popullor i Linux ne internet.

    Albo
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  16. #16
    ÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆ
    Anėtarėsuar
    26-02-2003
    Postime
    1,349

    Lightbulb

    Ndonjė informacion mė detal pėr SuSe Linux 9.2 Professional ?


    Ju faleminderit.

    PrInCiPiEl

  17. #17
    mos e luaj; I DEBUAR! Maska e qoska
    Anėtarėsuar
    17-05-2004
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    837
    Sot po e lexoja rastesisht kete temen dhe duhen ca sqarime te vogla.
    Linux nuk eshte sistem operativ por vetem nje kernel ne te cilin jane ndertuar shperndarjet e ndryshme si SUSE, REDHAT, DEBIAN etj.
    SIstemi operativ eshte GNU qe do te thote(GNU is not unix) besojeni ose jo
    Gjithsesi me sa kam pare kerneli i GNU, HURD, po permiresohet dita dites dhe premton shume gjera megjithese nga e kaluara GNU ka treguar se ky kernel, i cili ishte premtuar qe ne vitet e para te FSF, nuk mund te thuhen afate kohore te sakta .

    SIsteme Operative ose me sakte ne shqip Sisteme Shfrytezimi jane *BSD te parat qe kane dhene alternative falas te nje sistemi UNIX.

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e Migert
    Anėtarėsuar
    16-12-2003
    Vendndodhja
    Kudo
    Postime
    37
    hmm sisteme *BSD per desktop??? s'besoj se jan maksimumi edhe sepse kohet e fundit kan nxjerr PC-BSD qe eshte i bazuar ne FreeBSD 5.4 ku ka te integruar KDE por per mendimin tim linux eshte mese i mjaftueshem per sisteme desktop.

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 11-01-2012, 11:34
  2. 7 sherbime kerkimi qe duhet ti dije cdo perdorues i Google.
    Nga LeArNiNgHaCkInG nė forumin Lajme nga informatika
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-06-2009, 01:47
  3. 40 mijė pėrdorues drogash nė Shqipėri
    Nga Drini_i_Zi nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-01-2009, 14:48
  4. Nė Shqipėri ka 2,5 milionė pėrdorues celularėsh
    Nga CEZARND nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 23-12-2008, 17:38
  5. Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 30-10-2008, 09:33

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •