shekulli
---------
Eshtė ndarė dje nga jeta, nė moshėn 74-vjeēare, shkrimtari dhe akademiku, Bedri Dedja. Homazhet pėr nder tė autorit tė librave pėr fėmijė e shumė tė tjerėve pedagogjikė, do tė kryhen sot nė Akademinė e Shkencave
Ndahet nga jeta Dedja, babai i librit pėr fėmijė
Nga Alma Mile
Tė gjithė ata fėmijė tė rritur, qė dikur harroheshin pas aventurave tė Fatbardh Pikaloshit, me fyej magjikė e katallanė, dje janė ndierė nga pak jetimė. Babai i letėrsisė pėr fėmijė dhe akademiku, Bedri Dedja, ėshtė ndarė nga jeta, dje nė orėt e para tė mėngjesit, pas njė ataku kardiak, nė moshėn 74-vjeēare. Autori i rreth 136 librave pėr tė vegjėl, ka lindur nė qytetin e Korēės nė vitin 1930. Studimet e mesme do t’i kryente nė gjimnazin “16 shtatori” nė Durrės, ndėrsa ato tė larta nė Institutin e Lartė Pedagogjik “Lenin”, nė Moskė, ku studioi paralelisht pedagogji-psikologji dhe letėrsi pėr fėmjė. Ndonėse pasioni mė i madh i jetės sė tij ka qenė letėrsia pėr fėmijė, Bedri Dedja, do tė kujtohet edhe si njė prej emrave mė tė njohur nė fushėn e mėsimdhėnies. Pėr 40 vjet me radhė, si pedagog i psikologjisė dhe pedagogjisė, ka dhėnė ndihmesėn e tij pėr pėrgatitjen e mėsuesv e dhe psikologėve nė kurset pasuniversitare nė Universitetin e Tiranės. Ka qenė anėtar i Akademisė sė Shkencave qė prej krijimit tė saj, ndėrkohė qė emri i tij renditet mes anėtarėve tė Asamblesė sė Lidhjes Botėrore tė Shkencave Psikologjike, Kryetar i Shoqatės Mbarėshqiptare tė Psikologėve, si dhe Kryetar Nderi i Shoqatės Mbarėshqiptare tė Shkrimtarėve pėr fėmijė dhe tė rinj. Gjithashtu Dedja, njihet edhe si bashkėpunėtor pranė Universitetit tė Kembrixhit, pėr hartimin e biografive tė njerėzve tė shquar. Pėrveē letėrsisė pėr fėmijė, pėr tė cilėn ai ėshtė nderuar me shumė ēmime nė konkurse tė ndryshme letrare, si dhe 33 librave tė pėrkthyera prej tij prej letėrsisė botėrore, Dedja ka hartuar njė numėr tė madh tekstesh universitare. Ai ėshtė autor dhe bashkautor nė fushat e psikologjisė, pedagogjisė, historisė sė mendimit pedagogjik dhe historisė sė arsimit kombėtar. Para katėr vjetėsh, nė moshėn 70-vjeēare, Bedri Dedja u nderua me titullin “Mjeshtėr i Madh i Punės”, akorduar nga Presidenti i Republikės sė Shqipėrisė. Ndėr titujt mė tė njohur tė shkrimtarit, tė cilėt vazhdojnė ende tė jenė ndėr mė tė preferuarit e fėmijėve, mund tė pėrmenden “Aventurat e Fatbardh Pikaloshit”, “Kalamajtė e pallatit tim”, “Shkolla e pyllit”, “Pėrralla pėr tre vėllezėrit”, etj.
Homazhet pėr pėrcjelljen e trupit tė tij pėr nė banesėn e fundit do tė zhvillohen nė sot nė orėn 10.00-11.00, pranė Akademisė sė Shkencave, ku ai ka kaluar pjesėn mė tė madhe tė viteve tė jetės sė tij.
Ndėr titujt mė tė njohur tė shkrimtarit, tė cilėt vazhdojnė ende tė jenė ndėr mė tė preferuarit e fėmijėve, mund tė pėrmenden “Aventurat e Fatbardh Pikaloshit”, “Kalamajtė e pallatit tim”, “Shkolla e pyllit”, “Pėrralla pėr tre vėllezėrit”, etj.
Shekulli 14/04/2004
_______________________
Krijoni Kontakt