Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 5 prej 5

Tema: Bedri Dedja

  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    19,382
    Faleminderit
    40
    31 falenderime nė 22 postime

    Bedri Dedja

    shekulli
    ---------

    Eshtė ndarė dje nga jeta, nė moshėn 74-vjeēare, shkrimtari dhe akademiku, Bedri Dedja. Homazhet pėr nder tė autorit tė librave pėr fėmijė e shumė tė tjerėve pedagogjikė, do tė kryhen sot nė Akademinė e Shkencave

    Ndahet nga jeta Dedja, babai i librit pėr fėmijė


    Nga Alma Mile


    Tė gjithė ata fėmijė tė rritur, qė dikur harroheshin pas aventurave tė Fatbardh Pikaloshit, me fyej magjikė e katallanė, dje janė ndierė nga pak jetimė. Babai i letėrsisė pėr fėmijė dhe akademiku, Bedri Dedja, ėshtė ndarė nga jeta, dje nė orėt e para tė mėngjesit, pas njė ataku kardiak, nė moshėn 74-vjeēare. Autori i rreth 136 librave pėr tė vegjėl, ka lindur nė qytetin e Korēės nė vitin 1930. Studimet e mesme do t’i kryente nė gjimnazin “16 shtatori” nė Durrės, ndėrsa ato tė larta nė Institutin e Lartė Pedagogjik “Lenin”, nė Moskė, ku studioi paralelisht pedagogji-psikologji dhe letėrsi pėr fėmjė. Ndonėse pasioni mė i madh i jetės sė tij ka qenė letėrsia pėr fėmijė, Bedri Dedja, do tė kujtohet edhe si njė prej emrave mė tė njohur nė fushėn e mėsimdhėnies. Pėr 40 vjet me radhė, si pedagog i psikologjisė dhe pedagogjisė, ka dhėnė ndihmesėn e tij pėr pėrgatitjen e mėsuesv e dhe psikologėve nė kurset pasuniversitare nė Universitetin e Tiranės. Ka qenė anėtar i Akademisė sė Shkencave qė prej krijimit tė saj, ndėrkohė qė emri i tij renditet mes anėtarėve tė Asamblesė sė Lidhjes Botėrore tė Shkencave Psikologjike, Kryetar i Shoqatės Mbarėshqiptare tė Psikologėve, si dhe Kryetar Nderi i Shoqatės Mbarėshqiptare tė Shkrimtarėve pėr fėmijė dhe tė rinj. Gjithashtu Dedja, njihet edhe si bashkėpunėtor pranė Universitetit tė Kembrixhit, pėr hartimin e biografive tė njerėzve tė shquar. Pėrveē letėrsisė pėr fėmijė, pėr tė cilėn ai ėshtė nderuar me shumė ēmime nė konkurse tė ndryshme letrare, si dhe 33 librave tė pėrkthyera prej tij prej letėrsisė botėrore, Dedja ka hartuar njė numėr tė madh tekstesh universitare. Ai ėshtė autor dhe bashkautor nė fushat e psikologjisė, pedagogjisė, historisė sė mendimit pedagogjik dhe historisė sė arsimit kombėtar. Para katėr vjetėsh, nė moshėn 70-vjeēare, Bedri Dedja u nderua me titullin “Mjeshtėr i Madh i Punės”, akorduar nga Presidenti i Republikės sė Shqipėrisė. Ndėr titujt mė tė njohur tė shkrimtarit, tė cilėt vazhdojnė ende tė jenė ndėr mė tė preferuarit e fėmijėve, mund tė pėrmenden “Aventurat e Fatbardh Pikaloshit”, “Kalamajtė e pallatit tim”, “Shkolla e pyllit”, “Pėrralla pėr tre vėllezėrit”, etj.
    Homazhet pėr pėrcjelljen e trupit tė tij pėr nė banesėn e fundit do tė zhvillohen nė sot nė orėn 10.00-11.00, pranė Akademisė sė Shkencave, ku ai ka kaluar pjesėn mė tė madhe tė viteve tė jetės sė tij.
    Ndėr titujt mė tė njohur tė shkrimtarit, tė cilėt vazhdojnė ende tė jenė ndėr mė tė preferuarit e fėmijėve, mund tė pėrmenden “Aventurat e Fatbardh Pikaloshit”, “Kalamajtė e pallatit tim”, “Shkolla e pyllit”, “Pėrralla pėr tre vėllezėrit”, etj.

    Shekulli 14/04/2004
    _______________________

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-05-2004
    Postime
    4
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Falenderim Alma Miles

    E dashur Alma,

    Ju falenderoj me gjithė zemėr pėr fjalėt e ngrohta dhe vlerėsimin qė i keni bėrė figurės dhe veprės sė babait tim tė dashur, Bedri Dedja.
    Si lexuese e veprės sė tij, do tė desha t'ju njoftoj sė pari se, dy ditė pėrpara se tė vdiste ai pėrfundoi romanin e ri fantastiko- shkencor pėr fėmijė "Presidenti i Planeti tė Kuq", nė tė cilin trajton nė mėnyrė tė mrekullueshme tė gjitha problemet akute me tė cilat ndeshemi sot nė botė, nė luftė e nė paqe. Aty gjejmė edhe bashkėjetesėn nė Europė, por edhe ē'ėshtė nė tė vėrtetė globalizimi. Bota e pastėr e fėmijėve shpaloset me tė gjitha karakteristikat e saj tė moshės si edhe mesazhi pėr ne tė gjithė, se brezi i ri ėshtė pasuria mė e madhe kombėtare, tė cilėn duhet ta ruajmė e ta kultivojmė, mbasi kjo do tė jetė e vetmja pasaportė e jona pėr tė ardhmen.
    Kam fatin tė merrem me kėtė dorėshkrim tė ēmuar e ta pregatis pėr botim.
    Edhe njėherė faleminderit dhe shpresoj, mirupafshim.
    Edlira Dedja e-mail: edliradedja@hotmail.com

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    19,382
    Faleminderit
    40
    31 falenderime nė 22 postime
    edlira !


    tani me ra ne sy shkrimi juaj.
    gezohem qe e bija e Prof Bedri Dedjes lexon ketu ne Forum.
    Pritet nga ju te na shkruash me shume per Babane tuaj te respektuar dhe krijimtarine e tije.

    dikur kam lexuar "peralla e peshkatarit plak dhe peshku i arte".

    a gaboj ne se e kam idene se ajo poeme e mrekullueshme e Pushkinit ishte e shqiperuar nga Baba i juaj Bedri dedja?

    Cdo te mire..

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-07-2006
    Postime
    54
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    a e dini se kane kaluar 4 vjet nga humbja e ketij akademiku per shqiperine dhe ja sot e bija e tij arrin nje sukses te rralle si kandidate ne politiken zviceriane...
    urime edlires dhe i paharruar personaliteti kombetare bedri dedja!

  5. #5
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,517
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Testamenti letrar i Bedri Dedjes

    Vepra e fundit e Bedri Dedjes “Presidenti i Planetit tė Kuq”, si testament shpirtėror qė ai u kushton fėmijėve dhe qė botohet pas vdekjes, ėshtė njė kryqėzim origjinal midis romanit pėrrallė dhe romanit fantastiko-shkencor.

    Nė tė, ndėrthuren probleme tė mprehta aktuale si diktatura dhe demokracia, lufta dhe paqja, terrorizmi dhe Evropa e bashkuar, roli i shkencės dhe i informacionit bashkėkohor nė edukimin e drejtė tė fėmijėve tė sotėm, qė do tė marrin stafetėn e drejtimit tė shoqėrisė sė ardhme shqiptare. Kėtė mesazh, Bedri Dedja e jep pėrmes njė fantazie tė harlisur, gjetjeve tė kėndshme dhe sidomos humorit, qė ėshtė njė nga ēelėsat e rėndėsishėm tė botės sė fėmijėve, qė ēelet si lule nė diellin e vogėl dhe tė ndritshėm tė tij.

    Tek “Presidenti i Planetit tė Kuq”, autori e ka dhuntinė e komunikimit me fėmijėt mė tė gjallė se kurrė.

    Romani shėnon njė hap tė mėtejshėm nė krijmtarinė pėr fėmijė tė Bedri Dedjes dhe njėkohėsisht ruan vetitė mė tė mira tė romaneve tė tij tė mėparshėm. Ai ėshtė, nė njė farė mėnyre, njė sintezė e veprės letrare tė shkrimtarit, mbasi kėtu rikthehen personazhe nga kryeveprat e tij “Njė udhėtim i rrezikshėm" e "Heroizmat e Fatbardh Pikaloshit", ēka provon se ai ka ditur tė krijojė njė gjithėsi nė miniaturė me krijesa - personazhe tė gjalla, qė dinė t'u flasin fėmijėve.

    Njė gjetje e bukur e tij ėshtė vėnia nė qendėr tė veprės e fėmijėve shkencėtarė. Midis tyre ėshtė "Fatbardh Pikaloshi" si edhe Kokėfirifiu i “Udhėtimit tė Rrezikshėm”, qė rikthehet nė kėtė vepėr me emrin "Shpėtim", duke ruajtur diēka nga ēapkėnllėku i dikurshėm.

    Romani zhvillohet si njė zinxhir tė papriturash.

    Nė tė, kanė zėnė vend edhe elemente tė romanit tė aventurave si edhe atij tė spiunazhit. Lexuesi fėmijė qėndron tėrė kohėn nė tension, duke ndjekur zhvillimin e subjektit, nė bazė tė tė cilit qėndron edhe konflikti i fuqishėm i fėmijėve shkencėtarė me mafien kozmike.

    Shkencėtarėt e vegjėl ballafaqohen trimėrisht e me zgjuarsi me kriminelė dhe diktatorė tė rrezikshėm si Ladenbenisadus (aluzion i goditur me terroristin Bin Laden), Usta Ipaudhin e Lartmadhėrinė e Tij Kėmbėlepurin e Parė (personazhe tė njohur nga "Njė udhėtim i rrezikshėm") si edhe me "Shtatėpėllėmbė-Mjekrėn e Trepėllėmbė Trupin" e

    “Heroizmave tė Fatbardh Pikaloshit”, qė duken sikur kanė dalė drejt e nga pėrrallat popullore.

    Fėmijėt pra, luftojnė pėr paqen nė tėrė sistemin diellor qė rrezikohet nga mafia kozmike, njė hiperbolė e goditur kjo pėr luftėrat dhe terrorrizmin nė Tokėn tone. Shpesh, edhe tabllotė origjinale tė peisazheve kozmike qė krijon shkrimtari, mund tė krahasohen lehtė me ato tokėsore.

    E megjithėse ky roman flet pėr tė ardhmen, unė do tė thoja me bindje se i ka rrėnjėt thellė nė traditė

    ----------

    “Presidenti i Planetit tė Kuq”

    Veprat e mėdha i kanė rrezistuar gjithmonė kohės, pėr hir tė vlerave tė tyre tė mėdha. E kemi rastin tė marrim nė duar njė vepėr tė tillė, e cila e ngre nė njė stad tė ri letėrsinė shqiptare pėr fėmijė tė shekullit XXI.

    Botimi i librit “Presidenti i Planetit tė Kuq” tė shkrimtarit Bedri Dedja vjen pėr lexuesin e vogėl shqiptar me njė format tė veēantė dhe mjaft cilėsor. Romani fantastiko-shkencor ėshtė ndarė nė 40 kapituj dhe shoqėrohet me ilustrime interesante, qė ngacmojnė imagjinatėn e fėmijėve gjatė leximit. Ndėrsa subjekti mjaft interesant ka njė vijueshmėri lineare tė ngjarjeve.

    Historia fillon me frazėn e hasur shumė shpesh nė pėrrallat e vjetra: “Na ishte njė here…”

    Kjo fjali, sė bashku me personazhet qė vijnė nga veprat e mėparshme tė autorit (“Fatbardh Pikaloshi” dhe “Njė Udhėtim i Rrezikshėm”), tė lėnė pėrshtypjen se kjo histotri buron nga thellėsitė e shekujve, sė bashku me misteret e tyre. Gjuha e shkrimtarit ėshtė e thjeshtė, e qartė dhe duket sikur kumbon jehonėn e tyre. Kjo histori ėshtė njė histori sa e vjetėr, aq edhe e re. Ngjarjet duket sikur vijnė nga lashtėsia, mbushur me mistere dhe vendosen nė kozmos nė bashkėkohėsi. Lufta mes sė mirės e sė keqes ėshtė njė luftė e gjatė qė kapėrcen shekujt e qė pėrsėritet e ripėrtėrihet vazhdimisht. Kjo temė madhore, nė qėndėr tė veprės vjen e pozicionuar nė njė shekull tė ri e nė njė dimension tė ri. Brezat evolojnė e bashkė me ta, edhe mjetet e argėtimit.

    Pėr t’iu pėrshtatur kėtij zhvillimi shumėdimensional, Bedri Dedja ka sjellė njė libėr sa bashkėkohės, aq edhe vizionar pėr tė ardhmen. Ai duket se e njeh nė thellėsi botėn e fėmijėve dhe kėrkesat e tyre, mbasi nė kėtė roman ai ka ndėrthurur dijen, fantazinė, shkencėn, ėndrrat dhe edukimin.

    Pėr ta paraqitur mė konkretisht ndėrtimin e kėsaj vepre madhore, unė e kam ndarė atė nė tre boshte kryesore :


    Sė pari, boshti kryesor ku mbėshtetet ky libėr ėshtė fantazia, qė arrin majat mė tė larta, duke i pozicionuar tė gjitha ngjarjet dhe temat mė tė mprehta aktuale, nė kozmos. Fantazia ėshtė shumė e rėndėsishme dhe e shėndetshme pėr botėn e fėmijėve ; prandaj shkrimtari Bedri Dedja, nėpėrmjet saj e ka pasuruar veprėn e tij tė fundit me shumė imagjinatė dhe ide kreative. Mund tė themi se personazhet e vegjėl lundrojnė nė njė det plot ngjyra e fantazi ashtu si Saturni qė shpalos pėrpara shkencėtarėve tė vegjėl ylberin e ngjyrave tė tij.


    Sė dyti, boshti tjetėr ėshtė dija. Ky libėr shėrben edhe si njė libėr shkollor, sepse u transmeton fėmijėve dije shkencore e shumė tė vėrteta pėr galaktikėn tonė. Ata mund tė mėsojnė shumė mirė duke u argėtuar nėpėrmjet kėtij libri. Leximi i ngjarjeve ngjall shumė emocione, i argėton fėmijėt por kėrkon edhe njė punė mendore pėr tė zbuluar misteret e shumta. Ky aktivitet i trefishtė gjatė leximit ndihmon nga ana tjetėr edhe nė aftėsimin dhe zhvillimin mendor tė tyre. Nė fushėn e pedagogjisė bashkėkohore synohet drejt hartimit tė kėtyre librave, qė ndėrthurin dijen me argėtimin ; prandaj do tė thoja me bindje tė plotė se ky libėr i psikologut dhe shkrimtarit tė madh pėr fėmijė Bedri Dedja ėshtė ideal pėr tė mėsuar dhe argėtuar njėkohėsisht lexuesit e vegjėl.


    Sė treti, boshti tjetėr ėshtė edukimi. Nėpėrmjet kėtij libri, Bedri Dedja do tė mbjellė farėn e sė mirės nė ndėrgjgjegjen e ēdo lexuesi. Ai kėrkon tu tregojė atyre rrugėn e drejtė qė duhet tė ndjekė sejcili, humanizmin, trimėrinė, zgjuarsinė dhe pasionin pėr shkencėn dhe tė vėrtetėn. Shkrimtari transmeton nė mėnyrė tė natyrshme frymėn pozitive pėr tė kontribuar sejcili nga ne pėr tė mirėn e vėndit, botės sonė dhe mbarė njerėzimit. Mesazhi mė domethėnės qė transmeton vepra ėshtė :

    « Sistemi diellor duhet tė shkojė vetėm pėrpara… gjithnjė nga e mira dhe e mbara ».

    Duke shfletuar faqet e librit, kuptojmė qartė se autori i tij, Akademiku Bedri Dedja ishte njė dashamirės i madh i shkencės, zhvillimit dhe pėrparimit tė njerėzimit. Pra kuptohet qartė se kėtė zhvillim tė saj, Ai e do nė dobi tė njerėzve e vetėm nė shėrbim tė tyre.


    Kėto tre boshte kryesore ku mbėshtetet ndėrthurja e subjektit tė romanit fantastiko-shkencor « Presidenti i Planetit tė Kuq », i japin kėsaj vepre vlera tė padiskutueshme artistike, pedagogjike e humane.

    Maksim Gorki ka thėnė se «…Libri ėshtė njė nga ēuditė njerėzore, i cili mė jep mundėsinė tė kuvendoj me njerėzit. » E Bedri Dedja, nėpėrmjet kėtij libri kuvendon me lexuesit e vegjėl ashtu si me fėmijėt e tij. Por ai siguron edhe njė komunikim alegorik me lexuesit e rritur, sepse tė gjitha mesazhet qė transmeton kjo vepėr madhore, vlejnė pėr lexuesit e tė gjitha moshave, mbasi janė mesazhe shumė tė forta, qė tė bėjnė tė mendosh e tė reflektosh thellė.

    Vepra mbyllet me ėndrrėn. Ato janė shpresat qė shtyjnė sejcilin nga ne tė luftojė e tė ndryshojė botėn. Kėto ėndrra nuk ka rėndėsi nėse i ka njė i rritur apo njė fėmijė; mjafton qė ato t’i shėrbejnė qėllimit mė suprem: zhvillimit dhe sė mires, mbasi e nesėrmja do t’i bėjė realitet.

    Shkrimtari Bedri Dedja, nėpėrmjet kėsaj vepre transmeton nuancat mė tė bukura tė sistemit tė unazave qė rrethojnė artin me botėn e fėmijėve, duke e transformuar artin e tij nė njė ylber shumėngjyrėsh qė tėrheq vėmėndjen e fėmijėve. Dhe bota e fėmijėve vjen nė kėtė libėr si njė ylber me mistere e bukuri kozmike qė mund t’i zhbirojė sejcili duke e lexuar e rilexuar me ėndje romanin “Presidenti i Planetit tė Kuq”.

    Shijojeni pra, kėtė mrekulli qė e gjeni vetėm njė here!

    Nga Klara kodra
    Voal
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •