Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    HUNDLESH Maska e altin55
    Anëtarësuar
    01-02-2003
    Vendndodhja
    Vlore Al
    Postime
    1,324

    Arrow Momente të kalimit në Islam të shqiptarëve në shek. XV-XVII

    MOMENTE TE KALIMIT NE ISLAM TE POPULLSISE SHQIPTARE NE SHEKULLIN XV-XVII
    Ferit Duka

    Kontaktet e para të shqiptarëve me Islamin dhe gjurmë të islamizimit të tyre dëshmohen relativisht herët. Në shekujt e mesjetës paraosmane tokat shqiptare, për hir të pozitës së tyre gjeografike, janë frekuentuar dëndur prej misionarëve të botës islame arabo-turke, qoftë për qëllime tregtare, qoftë për qëllime fetare apo ushtarake. Megjithatë, nën dritën e të dhënave historike, bëhet i padyshimtë fakti se islamizimi i popullsisë shqiptare si proces i tërësishëm filloi dhe u zhvillua gjatë periudhës së sundimit osman.

    Fillimi i rimëkëmbjes ekonomike dhe shoqërore të qyteteve shqiptare në shekullin XV dhe në fillim të shekullit XVI përkon në kohë edhe me fillimet e procesit të kalimit në islam të popullsisë shqiptare qytetare 1.

    Islamizimi i popullsisë së qyteteve shqiptare u realizua përmes dy rrugëve: e para, nëpërmjet islamizimit të vetë popullsisë qytetare; e dyta, përmes ardhjes në qytet të elementeve të islamizuar nga rrethina fshatare. Nevojat që kishte sunduesi osman për furnizimin e ushtrisë me produkte zejtare të gjithëfar'e'llojshme, bënin të domosdoshëm zgjerimin e përmasave të prodhimit zejtar, rrjedhimisht edhe përfshirjen në mekanizimin e këtij prodhimi të një numri gjithnjë e më të madh elementësh zejtarë. Për elementet ardhës nga rrethina fshatare islamizimi i tyre donte të thoshte lehtësim i hyrjes në qytet, pas së cilës ata fitonin statusin e "qytetarit' (shehërliut), status që i vendoste në një gjendje relativisht më të favorshme sesa ajo e mëparshmja 2.

    Vërshimi i zanatçinjve fshatarë nëpër qytete u bë kështu një nga rrugët frytdhënëse të islamizimit të këtyre të fundit. Shembullin më të qartë të një dukurie të tillë e gjejmë në qytetet e Beratit dhe të Elbasanit. Në qytetin e Beratit në vitin 1583 janë regjistruar 185 zejtarë të islamizuar, të ardhur nga fshatrat Fratar, Tozhar, Gjeqar, Dobronik, Gjerbës, eq.. Në të njëjtin vit në qytetin e Elbasanit janë regjistruar 39 zejtarë të tillë. Fakti që një pjesë e zejtarëve të ardhur (haymanegân) në qytetin e Beratit, mbanin si mbiemra emrin "Abdullah" (rob i Zotit), tregon se kjo kategori ishte islamizuar rishtaz. Kishte edhe tregëtarë me emra të krishterë 3.

    Sidoqoftë, edhe pse vërshimi i mjaft elementeve nga rrethina fshatare për në qytet luajti një rol jo të paktë në formimin e popullsisë muslimane të qyteteve (për disa qytete siç ishte Shkodra, roli i këtij faktori ishte vendimtar), merita kryesore në këtë drejtim i përket islamizimit graduai të vetë popullsisë së krishterë të qyteteve 4. Kjo vërtetohet kur shohim se nga fillimi i shekullit XIV deri në fund të këtij shekulli shtimi natyror i popullsisë së krishterë të qyteteve pakësohet së tepërmi, për arsye se një pjesë e kësaj popullsie rezulton të jetë kthyer në fenë islame. E rëndësishme është që të vihet në dukje edhe fakti që kontigjentin kryesor të bashkësive muslimane që shënohen në defteret osmane të regjistrimit nëpër qytete të ndryshme e formojnë elementët zejtarë 5.

    Kjo do të thotë se procesi i islamizimit në qytete u përcaktua jo vetëm nga realiteti i ri supërstrukturor, por edhe nga mënyra e re e organizimit të veprimtarisë prodhuese prej pushtetit osman. Modelet islamo- orientale, që shërbyen si bazë për organizimin e prodhimit material, shkaktuan doemos ndryshime në strukturën konfesionale të popullsisë qytetare 6.

    Përhapja e fesë islame në radhët e popullsisë qytetare u zhvillua shkallë-shkallë, ku mund të dallohen disa momente që ***àkterizojnë evolucionin e këtij fenomeni. Të dhënat dokumentare japin mundësi që ky proces të vështrohet më kthjelltas në qytetin e Beratit. Sikurse u theksua më parë, defteri i përmbledhur i regjlstrimit të Sanxhakut të Vlorës (1506), kryeqëndër e të cilit ishte Berati, ende nuk shënon asnjë shtëpi të islamizuar për këtë qytet. Ndryshe paraqitet çëshqa në vitet 1519-1520, kur sipas defterit të hollësishëm të regjistrimit të sanxhakut të sipërpërmendur, në disa prej mëhallave të Beratit duken banorët e parë të islamizuar, një syresh me emrin Skënder e gjejmë në mëhallën Petko Mirko, një qetër me emrim Mahmud në mëhallën Jani (?) Han dhe dy të qerë me emrin Oruç në mëhallën Miho Ivan 7.

    Më vonë, në vitin 1583 vihet re një përparim i ndjeshëm i procesit të islamizimit të popullsisë qytetare të Beratit. Tashmë, në vend të 3-4 individëve të islamizuar (vitet 1519-1520), shfaqet e regjistruar në defterin e hollësishëm të Livasë së Vlorës n)'ë masë njerëzish të islamizuar (650 veta), e shënuar në defter me emrin "bashkësia e muslimanëve të kalasë" 8.

    Fakti që popullsia e islamizuar e qytetit të Beratit ende shënohet në trajtën e bashkësisë (xhemat), e përqëndruar në Kala, tregon për atë që, ndonëse procesi i islamizimit ka shënuar një hap të madh në krahasim me fillimin e shekullit, ende nuk ka arritur fazën e vet të fundit, ku popullsia qytetare muslimane të formojë lagjet e veta të veçanta. Për disa qytete, siç ishin Berati e Gjirokastra, vendosja e popullsisë së islamizuar në mëhallët e veta të veçanta, është dukuri e shekullit CWI 9.

    Qytetet e qera si Shkodra, Peja, Prizreni, Prishtina, Vushtrria u futën në rrugën e islamizimit të popullsisë më herët. Në Shkodër dhe në Pejë popullsia e islamizuar shënohet si bashkësi e muslimanëve që në vitin 1485 10, ndërsa në qytetet Prishtinë dhe Vushtrri që në vitin 1487 11. Në dekadat e para të shekullit XVI (1525) popuIlsia e islamizuar e qyteteve Novobërdë, Trepçë (e Poshtme dhe e Sipërme), Prishtinë dhe Vushtrri ishte e vendosur në lagjet e veta muslimane.12

    Dallimet sa u përket fillimeve të procesit të islamizimit dhe ritmeve të zhvillimit të tij, që konstatohen midis qyteteve të trevës së Kosovës dhe qyteteve të trevave të qera shqiptare, lidhen kryesisht me situatën specifike të trevës së lartpërmendur në prag të pushtimit osman. Sikurse është e njohur, në trevën shqiptare të Kosovës sundonte prej kohësh shteti feudal i carëve nemanjidë si dhe kisha ortodokse svetisaviane serbe. Pushtimi osman i kësaj treve dhe vendosja aty e sundimit të klasës feudale osmane çoi në likuidirnin e klasës feudale nemanjidase dhe në rrënimin e bazave të pushtetit fetar të kësaj të fundit mbi popullsinë shqiptare, pushtet që ushtrohej nëpërmjet kishës ortodokse serbe. Këto rrethana lehtësuan shkëpuqen e popullsisë shqiptare të Kosovës prej fesë ortodokse të pushtuesve serbë dhe kalimin e saj në fenë islame.13

    Pavarësisht nga intensiteti î ndryshëm në kohë e në hapësirë, diagrami i islamizimit të popullsisë qytetare në trevat shqiptare gjatë shekullit XVI ishte në ngjiqe të pandërprerë dhe nga fundi i këtij shekulli një përqindje e madhe e saj kishte kaluar në fenë muslimane. Nga të dhënat dokumentare osmane të sipërpërmendura, rezulton se qytetet shqiptare në fund të shekullit XVI për nga përqindja e popullsisë së islamizuar mund të rënditet në këtë mënyrë: Shkodra 100%, Peja 90%, Vushtrria 80%, Elbasani 79%, Tetova 71%, Kërçiova 65.5%, Kruja 63%, Berati dhe Prishtina 60%, Prizreni 55.9%, Dibra 52%, Tepelena 50%, Përmeti 41%, Novobërda 37%, Struga 24%, Vlora 23%, Korça dhe Trepça 21%, Bellasica 16.1%, Janjeva 14% dhe Delvina 4%. Ecuria e procesit të islamizimit të disa qyteteve shqiptare nga shekulli XV në fund të shekullit XVI paraqitet e tillë: Shkodra dhe Peja nga 32% e 18% që e kishin shkallën e islamizimit në vitin 1485, ne vitin 1529-1536 arrijnë përkatësisht 41% e 39%, ndërsa në fund të shekullit XVI (viti 1582) shkalla e islamizimit të këtyre dy qyteteve kap shifrën përkatëse 100% e 90% (në krahasim me vitet 1529-1536 shkalla e islamizimit përkatësisht 27% e 33%). Shkupi në këtë kohë ishte kryesisht qytet musliman - shqiptar. Po kështu edhe Ulqini.

    Qyteti i Beratit, nga 0.9% që e kishte shkallën e islamizimit në vitin 1519, në fund të shekullit XVI arrin në 60%. Ndërsa më 1487 popullsia qytetare e Prishtinës dhe e Vushtrrisë ishte islamizuar përkatësisht 13% e 25%, në vitin 1525 shkalla e islamizimit të këtyre dy qyteteve u ngrit përkatësisht 33% e 54%, kurse në vitet 1566-1574 popullsia muslimane zinte përkatësisht 60% e 80% të numrit të përgjithshëm të shtëpive të qytetit në @alë. Me ritme të shpejta procesi i islamizimit ishte zhvilluar edhe në qytetin e Prizrenit. Nga 273 shtëpi muslimane në vitet 1529-1536 që përbënin 32% të numrit të përgjithshëm të shtëpive të këtij qyteti, në vitin 1591 këtu numëroheshin 320 shtëpi muslimane nga 572 shtëpi që kishte në këtë kohë qyteti.

    Nga sa u parashtrua më lart, duket se procesi i islamizimit të popullsisë përparoi më shpejt në qytetet e Shqipërisë së Mesme (Elbasani, Kruja), të Shqipërisë Veriore (Shkodra, Ulqini), e sidomos në tr-evat e Shqipërisë verilindore e lindore: Peja, Prishtina, Kurshumlia, Prokupa, Shkupi, Vushtrrina, Prizreni, Tetova', Përlepi, Kumanova, Kërçova, eq.. Përkundër këtij fakti në qytetet e Shqipërisë Jugore, ritmet e islamizimit deri në fund të shekullit XVIL duken më të ngadalshme. Përjashtim këtu bën qyteti i Beratit, i cili shënôn një hap të vërtetë në këtë drejtim në fund të shekullit XVI (viti 1583).

    Sikurse u tregua më sipër, përhapja e fesë islame në radhët e popullsisë së qyteteve shqiptare deri në dhjetëvjeçarin e fundit të shekullit XVI kishte shkuar mjaft përpara. E njëjta gjë nuk mund të thuhet kur është 4ala për popullsinë fshatare. Ritmet e procesit të islamizimit të kësaj pjese të popullsisë deri në këtë cak kohor ishin tepër të ulëta.14

    Në pjesën e parë të shekullit XVII në strukturën konfesionale të popullsisë shqiptare u vërtetuan ndryshime edhe më të mëdha në dobi të fesë islame. Edhe pse është e vështirë që procesi i islamizimit të popullsisë në këtë shekull të përcillet me detaje përmes të dhënash statistikore (mjerisht për këtë periudhë mungojnë defterët e regjistrimit të pronave dhe të popullsisë), burime të ndryshme të kësaj kohe bëjne të ditur për kalime masive në fenë islame. Sikurse njoftonte arqipeshkvi i Tivarit, Marin Bici në relacionin e vet më 1610, fshatra të tëra të Shqipërisë Veriore kishin mohuar besimin e krishterë dhe kishin kaluar në fenë islame.15 Nga i njëjti burim mësohet gjithashtu se nga 80 kisha ortodokse që kishte qyteti i Prizrenit, tashmë kishin mbetur dy.16 Që nga viti 1593, sipas një defteri i xhizjes së Vilajetit të Prizrenit, 9 fshatra të këtij vilajeti regjistrohen në defterin e lartpërmendur si të islamizuar.17 Sipas të njëjtit defter, nga 178 fshatra që kishte ky vilajet, rreth 110 syresh figurojnë të regjistruara me jo më shumë se 10 shtëpi18, gjë që flet për një pakësim të numrit të shtëpive të krishtera në këto fshatra.

    Tregues mjaft domethënës i hopit sasior që vihet re në,përhapjen e islamizmit në shekullin XVII duhet konsideruar rënia drastike e numrit të shtëpive të krishtera, që vihen re në defterët e xhizjes të këtij shekulli për territorin e Kosovës. Për këtë mund t'i drejtohemi analizës krahasuese të të dhënave të këtyre defterëve për vilajetet e Prishtinës dhe të Novobërdës me të dhënat që ofrojnë për të njëjtat vilajete defteri i xhizjes të viteve 1551-1555 nëpërmjet tabelës së ardhëshme:

    Vilajetet Shtëpi të krishtera në vitin 1551-1555 Shtëpi të krishtera në vitin 1688 Pakësimi në %
    Prishtina 4955 3277 34
    Novobërda19 5110 1360 73

    Më tej, në gjysmën e parë të shekullit XVII, popullsia muslimane mbizotëronte jo vetëm në qytetin e Prizrenit, por edhe në fshtrat e rrethit të tij.20

    Për ritme të shpejta të islamizimit të popullsisë shqiptare në shekullin XVII flet edhe e dhëna, sipas së cilës vetëm brënda katër vjetëve (1620-1624) në 200 fshatra të rrethit të Prizrenit ishin islamizuar 3000 banore21

    Relatori katolik, Pjetër Mazreku, duke folur për krahinën e Hasit në vitin 1633, vinte në dukje se krahina në fjalë banohej nga një numër i pakufi shqiptarësh, të cilët tashmë ishin bërë turq (muslimanë - RD.) dhe se në mes tyre kishin filluar të vinin hoxhallarët22 Një qetër relator katolik, Fra Kerubini, duke folur për gjendjen e krishtërimit katolik në krahinat e Ipeshkvisë së Shkodrës në vitin 1638, konstatonte se në rrethet e Shkodrës nuk kalonte viti pa u bërë 40 e më shumë turq (muslimanë F.D.) nga të krishterët e këtyre anëve23 Nga burimet e kësaj kohe merret vesh gjithashtu se pjesa më e madhe e popullsisë së krahinave të Shqipërisë së Mesme kishte kaluar në fenë islame24 Qytetet Ulqin, Tivar dhe Suharekë, në vitet 40 të shekullit XVH rezultojnë të islamizuar tërësisht.25

    Shkalla e islamizimit të shqiptarëve gjatë shekullit XVIII vërtetohet me të dhënat që sjell relacioni i hollësishëm i Vinçenc Zmajeviçit më 1703 për dioqezat katolike të trevave shqiptare.26 Sipas këtij burimi, popullsia në viset shqiptare etnike dhe historike jashtë Shqipërisë Londineze të vitit 1913 mbi 90% është e islamizuar. Ndërkaq të dhënat e përfituara nga ky dokument për disa vise të Shqipërisë Londineze të 1913-tës po i paraqesim në tabelën e ardhëshme:

    Nr Dioqezat Fshatrat Shtëpi katolike Frymë Shtëpi ortodokse Frymë Shtëpi muslimane Frymë Islamizimi %
    1 Shkodra 109 1534 12700 37 330 1820 13773 49
    2 Pulti 27 563 4546 - - 49 642 12
    3 sapa 52 1134 7971 - - 268 2020 20
    4 Lezha 69 1075 7645 - - 170 958 12.5
    5 Durrësi 114 1044 8268 - - 1198 8140 49

    Duke përfunduar, nuk është tepër të sillen edhe pak të dhëna që flasin për strukturën fetare të shqiptarëve në arealin shqiptar të sferës së ndikimit të kishës sllave të Ohrit. Fjala është për shënimet që kemi për disa krahina të Shqipërisë Lindore dhe të Mesme për vitet 20 të shekullit XVIII përmes një defteri të hollësishëm të shtëpive të avarizit në sanxhakët e Ohrit dhe të Elbasanit (përpiluar në vitin 1724).27

    Sipas të dhënave të defterit të mësipërm, struktura konfesionale e këtyre krahinave paraqitet në këtë mënyrë:

    Nr. Nahijet, Kazatë, Qytetet Shtëpi të krishtera Sthtëpi muslimane Islamizimi %
    1 Dibra e Sipërme (nahije) 748 541 42
    2 Dibra e Poshtme 138 358 27
    3 Reka 115 60 34
    4 Starova (kaza) - - -
    5 Kruja (qytet) - 309 100
    6 Kurbini (nahije) 220 523 70
    7 Ishmi (kaza) 22 960 95
    8 Karlili (nahije) - 137 100
    9 Benda (nahije) - 144 100
    10 Tirana (qytet) - 147 100
    11 Rendesja (nahije) - 134 100
    12 Durrësi (kaza) 18 554 97
    13 Peqini (qytet) - 152 100
    14 Peqini (kaza) - 407 100
    15 Elbasani (kaza) 31 784 96
    16 Elbasani (qytet) 25 655 96
    17 Shpati (kaza) 151 618 80
    18 Suluva (kaza) - 137 100
    19 Kërraba (kaza) - 322 100

    Gjatë shekullit XVIII edhe krahinat e Shqipërisë jugore u futën në rrugën e islamizimit masiv të popullsisë. Në vitet 1735-1740 pjesa dërrmuese e banorëve të Vlorës, Beratit dhe krahinave përreth braktisën fenë ortodokse dhe kaluan në fenë Islame.28

    *Marrë nga: "Feja, kultura dhe tradita islame ndër shqiptarët", Simpozium ndërkombëtar, Prishtinë, 1995.

    REFERENCA

    Sipas regjistrinùt të Sanxhakut të Vlorës më 1506, qytetet : Vlorë, Gjirokastër, Kaninë dhe Berat në këtë kohë nuk kishin asnjë shtëpi muslimane (shih: Istambul Basbakanlik Osmanli Arsivi. Më tej: BOA), Taputahrir defterleri, Defteri mücmeliya-i Avlonya, Nr.34.). Përkundër këtij fakti, qyteti i Shkodrës i vitit 1485 numëronte 26 shtëpi muslimane, Peja 33 (S.Pulaha, Defteri i regjistrit të Sanxhakut të Shkodrës i vitit 1485, Tiranë 1974; 210-211, 316). Në qytetin e Vushtrrisë më 1487/8 përmendet bashkësia e muslimanëve prej 33 shtëpishë (hane) nga 107 shtëpi që kishte gjithsejt (shih. Def.Mücm. -i liva-i Vulçitrin), BOA Tapu tahrirdeft. Nr. 22, v. 892/1487/8.2). Në qytetin e Prishtinës numëroheshin 51 shtëpi të bashkësisë muslimane (xhemaati musliman) nga 299 shtëpi që kishte gjithsejt qyteti. (Po aty, 11). Tetova me 1468 kishte 41 shtëpi muslimane nga 264 shtëpi gjithsejt, kurse Perlepi 21 shtëpi muslimane nga 349 shtëpi që kishte gjithsejt (M.Sokoloski, Aperçu sur l'évolution de certaine villes plus importantes de la partie méridionale des Balcans au XV e au XVIE siecles, Association internationale d'Etudes du SudEst Evropiéen, Bulletin XII, 1, Bucarst 1974, 85.

    Tapu ve Kadastro Genel Müdürlügü Ar§ivi Deft. Mufassal i liva Avlonya. Nr. 62, Il 251 52 Deft. Mufassal i liva-i Elbasan, Nr. 66, 11, 11, 12; S.Pulaha, Qytetet shqiptare nën regjimin feudal-ushtarak osman gjatë shekujve XV-XVI, "Monumentet" 1984, Nn 1, f. 23.

    Po aty.

    Studiuesi A.Hanxhiç mendon se në rastin e Bosnjës popullsia muslimane e qyteteve u formua kryesisht nëpërmjet lëvizjes mekanike të popullsisë, do me thënë, nëpërmjet elementit të ardhur nga rrethinat fshatare (A.Hand2iç, 0 gradskom stanovnistvu u Bosnji, Prilozi za Orientalni Fililogiju, 28-29, 1978-1979, Sarajevo, 1980, 248.

    Kjo bëhet e qartë kur shohim se pas emrave të banorëve muslimanë të qyteteve në rolin e mbienuit vendoset emri i zejes që ata ushtrojnë. Po përmendim me këtë rast disa shembuj nga Defteri i regjistrimit të livasë së Shkodrës (1485).
    Në bashkësinë muslimane të qytetit të Shkodrës janë regjistruar Mehmet Qatipi, Ahmet Bozaxhiu, Sulejman Kasapi, Kajim Hamami (termi "Kajim" ka kuptimin e punonjësit kujdestar të një xhamie - RD.), Sherkurd Arabaxhiu, Mahmud Kasapi, Jusuf Kasapi, etj. (S.Pulaha, Defteri i regjistrimit të livasë së Shkodrës, fq.135).
    Në bashkësinë muslimane të Pejës përinenden edhe Dogan Kasapi, Karagjoz Doganxhi (gjuetar i shpendëve të egra - F.D.), Shirmand Nallbani, Jusuf Qatipi, Hoxha Dogani, Hysen Sabuni, Skënder Nallbani, Dogan Dellali, Ismail Kasapi, Ismail Delaku, etj, (Po aty, 50). Në rastet e qyteteve të tjera, si në Elbasan dhe Berat, emrat e zejeve janë vendosur edhe përpara edhe pas emrave të banorëve. Kështu për shembull, në Elbasan në radhët e banorëve muslimanë përmenden edhe Debbag (Iëkurëtar) Aliu, Bashmakçi (opingar) Piri, Terzi Mumtaz, Debbag Hasani, Ekmekçi (bukëta') Meço, si dhe Mustafa Saraç, Mehmed Debbag, etj. (Shih Defter-i mufassal-i liva-i Ilbasan, 11-12). Për Beratin, shih; Defter-i mufassal-i liva-i Avlinya, 249-251).

    Gjerësisht, po aty.

    Defter-i mufassal-i liva-i Avlinya, Nn 62, 250.

    Po aty.

    Gjërësisht, Evlija Celebi, Shqipëria para dy shekujsh, Tiranë 1930.

    S.Pulaha, Defteri i regjistrimit të Sanxhakut të Shkodrës...,50-135.

    BOA Tapu Tahrir Defterleri, Nr.22, 2, 1 1.

    Po aty, Nr. 133, 12, 125, 161, 210.

    Gjërësisht, S.Riza, Kosova gjatë shekujve XV, XVI dhe XVII, Prishtinë, 1982; M.Pirraku, Kultura kombëtare shqiptare deri në Lidhjen e Prizrenit ' Prishtinë, 1989, 84-114.

    Deri në shekullin XVI popullsia fshatare e trevave shqiptare të Shqipërisë Veriore ishte islamizuar vetëm në masën 2.4%, Ilo-aritur sipas të dhënave të nxjerra nga historiani S.Pulaha, Popuilsia shqiptare e Kosovës, Tiranë, 1984, 619-3 1.

    Zamputi, Relacione mbi gjuhën e Shqipërisë Veriore dhe të Mesme në shekullin XVII, vëll.l (1610-1634), Tiranë 1963, 145.

    Po aty.

    BOA, Maliveden Mudevver, Defter-i cizye-i gebran-i vilajet-i Prizren, nr.14930, v.1001/1593.

    Po aty.

    Të dhënat për Novobërbën i përkasin vitit 1650.

    S.Rizaj, Kosova gjatë shekujve XV, XVI dhe XVII, Prishtinë 1982.

    I. Zamputi, Relacione..., vëll.l, 337.

    Gjërësisht, I.Zamputi, Relacione.... vëll.I, 429-457.

    1. Zamputi, Relacione.... vëll.ll, 107.

    Relacione Il.

    Relacione Il.

    P.Bartl, Quellen und Materialen zur albanischen Geschichte im 17 und 18 Jahrhundert Il, Munchen 1979 (Relacion i Kryepeshkopit të Tivarit, V.Zmajeviç për gjendjen e Shqipërisë dhe të Serbisë, v. 1702-1703), 257.

    BOA, Kamil Kapeci tasnifi, Defteri Nr. 2876.

    A. Alexoudis, S'ntOMOS istoriqi perigrafi tis jeras M'troPOle0s Velegradon, Korfuq, 1868.
    SUKSESI ME I MADHE QE NJERIU MUND TE ARIJ NE KETE JETE! ESHTE BINDJA NDAJ ALLAHUT TE MADHERUAR

  2. #2
    V per Vendeta Maska e ORIONI
    Anëtarësuar
    10-12-2003
    Vendndodhja
    Shkup-Prishtine-Ulqin-Tirane-Cameri
    Postime
    919
    Identiteti fetar i shqiptarëve

    “Askush s’mund ta kuptojë njerëzimin pa e kuptuar së pari fenë e tyre, sepse feja përfshin jetën e njeriut prej kohës më të lashtëâ€?.

    Ninuan Suart

    Feja ka qenë dhe mbetet një temë madhore për mendimin njerëzor. Ndjenja fetare është instinkt i natyrshëm i njeriut dhe ai u shfaq që nga kohët më të lashta. Ernest Renana, në librin e tij “Historia e feveâ€? thotë: “Mund të ndodhë të pakësohet çdo gjë që ne dëshirojmë, të dobësohet mendja, të stagnojë shkenca dhe të menduarit, të zvogëlohet entuziazmi i njeriut për përdorimin e lirive të njeriut. Mirëpo, është e pamundur të përfytyrojmë mënjanimin e fesë në shoqëri apo pezullimin e dukurisë së bindjes fetare. Këtë më së miri e vërtetoi dështimi i materializmit, i cili nuk pati sukses ta bindte shoqërinë me teoritë dhe konceptet e tij, sepse njeriu me instinktin e tij të natyrshëm orvatet të ngrihet mbi botën e materies që t’i plotësojë nevojat e tij shpirtërore dhe intuitive. Besimi i sjell njeriut qetësinë, i zvogëlon streset, tenton ta pajtojë me realitetin, sado i hidhur qoftë ai, i ushqen shpresën për diçka më të mirë, e largon nga hakmarrja, i forcon mbi të gjitha ndjenjën e drejtësisë, duke e goditur egoizmin, burimin e të gjitha të këqijave sociale.

    Hulumtimet dhe studimet e fesë tek ne janë ende në shkallën fillestare. Aty këtu kemi ndonjë vlerësim më tepër në nivel intuitiv, sipas njohurive të pakta sipërfaqësore, shpeshherë edhe të ngarkuara me përcaktime, vlerësime ideologjike, politike e fetare, pa ndonjë shqyrtim ndërdisiplinor dhe shkencor.1 Kjo edhe sot e vështirëson vlerësimin fetar në popullin shqiptar, në këtë gjendje të ndërlikuar politike, ekonomike, sociale, kulturore e fetare.

    Vlen të theksohet se ndër shqiptarët deri më tash bartëset e vetme të jetës fetare janë bashkësitë fetare, qofshin ato islame apo të krishtera. Institucionet e tjera kombëtare deri më tani nuk kanë treguar ndonjë interesim të veçantë ndaj fesë dhe avancimit të saj. Për këtë arsye vetvetiu shtrohet pyetja: Çfarë roli e rëndësie ka pasur dhe duhet të ketë feja te populli shqiptar. Kjo do shikuar nga shumë këndvështrime, në rend të parë nga ai historik, sociologjik, psikologjik, kulturor dhe moral. “Askush s’mund të kuptojë njerëzimin pa e kuptuar së pari fenë e tyre…, sepse feja përfshin jetën e njeriut prej kohës më të lashtëâ€?.2

    Roli i fesë ndër shqiptarët

    Nëse i bëjmë një vështrim rolit të fesë ndër shqiptarët, do të shohim se feja ka luajtur rol pozitiv gjatë historisë. Për këtë meritë të veçantë kanë prijësit e fesë, të cilët ishin në nivel të misionit të tyre dhe nuk lejuan keqinterpretimin e parimeve fetare.

    Koekzistenca par exellence trikonfesionale ndër shqiptarët, e verifikuar për shekuj, me një ekumenizëm dhe dialog shembullor, është shtyllë e qytetërimit shqiptar. Multikonfesionaliteti është një proces i përfunduar historik, prandaj shqiptarët evropianë nuk kanë asnjë fije drojë se mund të ballafaqohen me “thyerjeâ€? të reja dhe “konvertimeâ€? fetare. Fundja, për shqiptarët trikonfesionaliteti paraqet një begati të trashëgimisë shpirtërore dhe mendore. Nuk mund të mohohet roli i kulturës kristiane në krijimin dhe ruajtjen e individualitetit shqiptar të kulturës dhe gjuhës, siç nuk mund të mohohet roli i kulturës islame në ruajtjen e qenies kolektive shqiptare3. Prandaj, përkatësia fetare tradicionale ndër shqiptarët duhet konsideruar si vlerë qytetëruese, kulturore, por edhe kombëtare, e cila duhet kultivuar dhe avancuar në të gjitha shtresat e popullatës, dhe për këtë kontributin e tyre duhet ta japin të gjitha institucionet tona kombëtare.

    Nuk ka dyshim, sundimi gjysmëshekullor komunist te shqiptarët e dëmtoi në një masë të madhe çështjen fetare, sidomos në Shqipëri. Për këtë shkak, me fillimin e procesit të demokratizimit të saj, aty nxituan të gjendeshin misionarë nga të gjitha anët e botës, sepse konsideronin se Shqipëria ishte një terren i përshtatshëm për përhapjen e propagandës fetare, sepse aty shqiptarët e në mënyrë të veçantë rinia, kishin humbur identitetin fetar gjatë periudhës së diktaturës së regjimit komunist, i cili bënte shpërlarjen e trurit nga besimet fetare dhe edukimi i popullit në frymën ateiste.

    Feja është trajtuar si formë e vetëdijes konservatore e reaksionare, si “opium për popullinâ€? dhe, si e tillë, është përndjekur në mënyra të ndryshme, kështu që qe varfëruar shpirtësia e njeriut.

    Për fat të keq, kjo frymë e ateizmit ishte përhapur edhe në Kosovë, në mënyrë të veçantë në mesin e intelegjencies. Në këtë mënyrë ateizmi iu hakmorr popullit shqiptar dhe po i hakmerret edhe sot e kësaj dite. Ende janë të freskëta pamjet e vërshimit të ambasadave të huaja në Tiranë si dhe fluksi i madh i refugjatëve shqiptarë, dëshira e vetme e të cilëve ishte ta lëshonin Shqipërinë dhe të merrnin botën në sy.

    Cili është identiteti fetar i shqiptarëve

    Shqiptarët gjatë historisë së tyre të gjatë nuk kanë treguar ndonjë lloj fanatizmi të tepruar për përkatësitë e tyre fetare. Ata tradicionalisht ishin tolerantë në aspektin fetar. Këtë e kanë vërtetuar edhe shumë autorë të huaj, të cilët janë marrë me çështjen shqiptare. Ky realitet vihet në pah edhe në kohët e sotme. Në një raport të Grupit Ndërkombëtar të Krizës, me titull: “Feja në Kosovëâ€?4 datë 31 janar 2001, rreth rolit të fesë në konfliktin në Kosovë, përveç të tjerash, thuhet: “Shqiptarët e Kosovës nuk e identifikojnë identitetin e tyre fetar nëpërmjet fesë, por atë e bëjnë nëpërmjet gjuhës dhe kanë një qasje relativisht relaksuese kundruall formave dhe veprimeve të fesë islame. As prijësit e fesë islame dhe as feja islame nuk kanë luajtur ndonjë rol vendimtar gjatë tetë vjetve të fushatës së rezistencës paqësore gjatë okupimit të regjimit serb apo rezistencës së armatosur të viteve 1998-99. Islami politik apo fundamentalizmi social, terma këto që përmenden me respekt në Lindjen e Mesme, kanë një ndikim shumë të vogël në Kosovëâ€?.

    Në anën tjetër, imazhi i serbëve të Kosovës paraqitet nëpërmjet panoramave të manastireve dhe kishave ortodokse serbe.

    Një pjesë e intelegjencies shqiptare, duke u mbështetur në paragjykimet që Perëndimi kishte në të kaluarën ndaj Islamit, disi hezitojnë ta shprehin identitetin e tyre fetar islam. Sa për ilustrim, kryetari i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova, i cili përfaqëson unitetin e një populli, me mbi 95% janë muslimanë, deklaron se ai simbolikisht është musliman dhe sillet vazhdimisht brenda një “universi simbolikâ€? kristian. Në këtë aspekt duhet kuptuar edhe formimi i Partisë Demokristiane, të vetmes parti me konotacion fetar, edhe pse shumica e anëtarësisë së saj janë të besimit islam.

    Në këtë vazhdë duhen kuptuar edhe paraqitjet e liderëve partiakë si dhe të disa intelektualëve në faqet e shtypit tonë me parullat si: “Do t’i jap Tiranës shkëlqim perëndimorâ€? (Besnik Mustafaj me rastin e zgjedhjeve lokale në Shqipëri, (“Bota sotâ€?, 28/8/2000); Sami Repishti: “Krishterimi, pararojë e hyrjes së shqiptarëve në Evropëâ€?. (Drita, nr. 2-3, 149-150, viti XXIII); “Me PSHD-në në Evropëâ€?, me rastin e zgjedhjeve lokale të PSHD-së në Kosovë; “Vetëm Perëndimi mund t’i nxjerrë në dritë vlerat tona kombëtareâ€? (Dr. Engjëll Sedaj, Opinioni i tretë, nr. 4, 29/9/2000); “Selia e Shenjtë shqiptarët i konsideron perëndimorëâ€? (Opinioni i tretë, nr. 3, 22/9/2000); “Nga të gjitha gjërat që ka krijuar Zoti, më e madhja ishte Nëna Terezeâ€? (Bota sot, 27/8/2000); “Krishterimi identitet shqiptarâ€? (Rilindja, 4 janar 2001); “Në Prishtinë të ngrihet katedralja e identitetit tonëâ€? (Rilindja, 24 mars 2001); “Ku është kisha jonë?â€? (Ali Podrimja, Gazeta e Re, 28 janar 2001); “Shqiptarët janë popull perëndimorâ€?, (Qerim Ujkani - Interesi nacional, nr. 8, 12 nëntor 2001) etj.

    Në anën tjetër, kur në shtypin tonë shkruhet për Islamin, fesë së cilës i përkasin shumica dërrmuese e shqiptarëve, ku nuk vërehen kurrfarë shenjash të ndonjë ekstremizmi, hasim në titujt si vijon: “Islami kulturë a rrezik?â€? (Java, nr. 36, 13 fruer 2003); “Tradhtitë ndaj shtetit shqiptarâ€?, (Dr. Kajmak H. Deda, Opinioni i tretë, nr. 16, 3 tetor 2001). “Rreziku i afërm i shqiptarëve muhamedanëâ€? (Fjala e lirë, janar 1996); “Fundamentalizmi islamik në Ballkanâ€? (Stefan Shfarc, “Kombiâ€?, 20 tetor 2000); “Kërcënimi islam për Shqipërinëâ€?; “Bijtë e rinj të Allahutâ€?; “Bij të ndarë të Allahutâ€? (Revista “Klanâ€? javore, Tiranë); “Konaqet e Bin Ladenitâ€? (“Bota sotâ€?) etj.

    Nga këta pak shembuj që përmendëm, mund të vijmë në përfundimin se në momentin aktual fetë tona nuk kanë një trajtim të barabartë si rezultat i faktorëve të jashtëm. Për këtë jemi dëshmitarë, shprehja publike e identitetit fetar të njerëzve publikë, qoftë Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi apo në Diasporë, vlen vetëm për ata të përkatësisë së krishtere e jo për ata të përkatësisë islame. Sa për ilustrim, kryeministrin e Shqipërisë, Fatos Nano, asgjë nuk e pengon që martesën e tij ta bëjë në kishë para Kryepeshkopit të Kishës Ortodokse, Janullatos. Ndërsa, deri më sot nuk dimë se ndonjë nga figurat publike me përkatësi islame të ketë marrë pjesë së paku në një ceremoni fetare islame. Në Kosovë disa nga figurat publike praktikojnë pjesëmarrjen në mesha me rastin e festave të Kishës katolike, por jo edhe në xhami me rastin e faljes së namazit të Bajramit.

    Në anën tjetër, nëse dikush nga intelektualët tanë merr pjesë në ndonjë ceremoni fetare islame, gjë që është e drejtë e çdonjërit, për fat të keq ai bëhet objekt talljeje nga ana e shtypit tonë. Ky akt tregon nivelin e ulët të kulturës së një pjese të intelegjencies sonë. Sa për ilustrim po përmendi vetëm dy shkrime: “Lulet e verdha të Xhenetitâ€? (Bujku, tetor 1995), ku kritikohen disa poetë për pjesëmarrje në një iftar, si dhe shkrimi i Mehmet Krajës “Miqtë e mi pelegrinëâ€?, (“Koha ditoreâ€?, 23 shkurt 2002).

    Këtu vlen të përmendim se Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan i kishte bërë vërejtje senatores së Nju Jorkut Hillay Klinton, lidhur me komentet e saj ku kishte përmendur mbrojtjen amerikane të “muslimanëve të Kosovësâ€?, si fakt se SHBA-ja nuk është në luftë me Botën Islame. Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan zonjës Klinton i kishte shkruar: “Në Kosovë dhe më gjerë ka shqiptarë që janë katolikë, ortodoksë, hebrenj dhe muslimanë. Prandaj, shqiptarët nuk e identifikojnë vetveten nga ndonjë religjion, por sipas etnitetit të tyreâ€?.

    Në vend të përmbylljes

    Nga e gjithë kjo që përmendëm mund të dalim me këto konkulza:

    E para: Inferioriteti i të qenit musliman është një psikozë me synime të dëmshme, si në aspektin fetar, dhe në atë kombëtar. Prandaj është koha e fundit që intelegjencia jonë të lirohet nga ky kompleks që i është imponuar asaj për shkak të mosnjohes së mjaftueshme me vlerat e larta që predikon Islami.

    E dyta: Tek shumica e intelektualëve tanë, Islamizmi identifikohet si fe e Lindjes, ata harrojnë se edhe Krishterimi e ka burimin në Lindje. Të dy fetë, në mënyrën e tyre, shprehin të njëjtën gjë: të mos i gjunjëzohemi askujt përveçse Zotit; njeriu të dojë njeriun, të ndryshojë egoizmin vetjak, të mos cenojë lumturinë e të tjerëve dhe t’i japë paqe e begati njerëzimit.

    E treta: Ne muslimanët shqiptarë duhet të jemi krenarë për përkatësinë tonë fetare. Nga radhët e hoxhallarëve tanë kanë dalë jo pak patriotë për fatet e kombit, midis të cilëve mjafton të përmendim muderriz Ymer efendi Prizrenin, kryetar i Lidhjes së Prizrenit, dhe Haxhi Vehbi Dibrën, i cili më 1912 u zgjodh kryetar i Pleqërisë, organ konsultativ në ndihmë të Qeverisë së Vlorës, me të drejtë të zëvendësonte kryeministrin Ismail Qemali, kur mungonte.

    E katërta: Ne shqiptarët duhet të kuptojmë se ushtrojmë besimin islam në Evropë, të rrethuar nga shtete kristiane, gjë që na obligon të jemi përfaqësues të denjë të besimit islam.

    E pesta: Publiku evropian dhe ai perëndimor e kupton sot fenë në mënyrë demokratike, prandaj nëse edhe ne e kuptojmë fenë dhe rolin e saj në shoqëri në mënyrë të qytetëruar, nuk duhet të krijojmë inferioritet ndaj Evropës për cilëndo fe tonën.

    Nga e gjithë kjo sa u tha, besoj se intelektualët tanë në të ardhmen çështjes së identitetit fetar dhe atij islam në veçanti do t’i qasen me një maturi dhe në mënyrë më shkencore.


    --------------------------------------------------------------------------------

    1. Don Lush Gjergji, Drita, nr. 6/91, f. 8.

    2. Ninuan Suart, Religije svijeta, enciklopedijski prirucnik, s. 15.

    3. Shih: Zëri (revistë javore), nr. 1564, 9 dhjetor 1995, f. 4, Prishtinë.

    4. Religion in Kosova, International Crisis Group, 31 January 2001.

    Qemajl Morina

    THE RELIGIOUS IDENTITY OF THE ALBANIANS

    (Summary)

    Religion was and remains a major topic of human thought. Religious feelings are a natural instinct, which have emerged in the ancient times. Ernest Renana, the author of the “History of religions�, writes: It is impossible to eliminate religion in society or the phenomenon of religious belief. This was best proven by the failure of materialism, which did not succeed in convincing the society on its theories and concepts, because human beings with their natural instincts try to go beyond the material world in order to fulfill their spiritual and intuitive needs. Faith brings peace to people, it heals stress, it teaches people to accept the reality (no matter how harsh it is), it gives them hope for a better future, it strengthens their feeling of justice and it hammers egoism, which is the source of all evils.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ORIONI : 17-01-2005 më 11:35

Tema të Ngjashme

  1. Si u ndjet në ato momente?
    Nga ergys18 në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 24-02-2024, 06:03
  2. Çfar kishit dashur ne keto momente ?
    Nga BaNi! në forumin Grupmoshat e komunitetit
    Përgjigje: 945
    Postimi i Fundit: 11-06-2009, 17:26
  3. Momente nga Olimpiada
    Nga Sokoli në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 28-08-2004, 01:10
  4. Hapet pika e kalimit kufitar të Vermoshit
    Nga Estella në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-08-2003, 11:17
  5. Serbia kunder dy pikave te kalimit ne Kukes-Prishtinë
    Nga Albanino në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-10-2002, 10:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •