ISLAMIZIMI I POPULLIT SHQIPTAR

Skėnder Riza

Feja islame u pėrhap me tė madhe nė Ballkan po nė atė kohė kur u vendos sundimi i plotė osman. Popujt e ndryshėm tė Ballkanit e pėrqafuan nė mėnyrė tė ndryshme. Boshnjakėt pothuajse tėrėsisht dhe menjėherė kaluan nė fenė islame. Nė fillim tė shekullit XVI nė Bosnje dhe Hercegovinė mbizotėronte feja islame. Madje Bosnja pushtetin osman e pranoi pa qėndresė. Arėsyeja e kėsaj dukurie ishte se ata i takonin kryesisht fesė bogumile, e parimet e kėsaj feje, e cila luftonte krishtėrimin, ishin shumė tė afėrta me ato tė islamizmit. Mirėpo boshnjakėt, me pėrqafimin e fesė islame nė pėrgjithėsi, nuk u asimiluan nė turq (kombėtarisht). Ata i ruajtėn doket dhe gjuhėn e tyre kombėtare, e, kuptohet, u ndikuan edhe nga islami.

Ndėrkaq, tek serbėt, malazezėt, bullgarėt maqedonėt dhe grekėt nuk ndodhi kėshtu. Ata, pėr shkak tė ndikimit tė kishės ortodokse dhe pėr shkak tė fanatizmit tė madh, pothuajse fare nuk u islamizuan. Numri i tė islamizuarve prej kėtyre popujve ėshtė shumė i vogėl dhe thuajse simbolik. Pastaj, pjestarėt e kėtyre popujve, tė cilėt e pėrqafuan fenė islame, u asimiluan nė turq, sepse feja ortodokse e cila u bė fe kombėtare e popujve nė 4alė, tė islamizuarit e vet, tė cilėt i konsideronte si renegatė tė fesė dhe tė kombit, nuk i pranonte mė si pjestarė tė fesė dhe tė kombit pėrkatės.

Te shqiptarėt procesi i islamizimit u zhvillua relativisht shpejt dhe nė mėnyrė tė vazhdueshme. Faktorėt qė ndikuan nė islamizimin e shqiptarėve ishin tė natyrės politike, ekonomike shoqėrore dhe psikologjike. Kėshtu, qysh nė gjysmėn e dytė tė shekullit XVI, gjysma e popullsisė shqiptare nė qytete u islamizua, madje nė shekullin XVII, feja islame, mbizotėronte edhe nė fshatra. Mirėpo, islamizimi, marrė nė pėrgjithėsi, nuk ndikoi nė asimilimin e shqiptarėve nė turq (kombėtarisht); pėrveē njė numri shqiptarėsh qė jetonin nė Anadoll. Ata nuk i humbėn gjuhėn as doket, edhe pse edhe nė atė pikėpamje u ndikuan. Pra, jo vetėm fshatarėt por nė shumicėn e rasteve, as bejlerėt, agallarėt dhe efendilerėt shqiptarė nuk u asimiluan. Ndjenjat kombėtare te shqiptarėt e muslimanizuar nuk u shuan, pėrkundrazi u forcuan edhe mė shumė. Kėshtu, kurrė shqiptarėt nuk luftuan nė mes vetes pėr shkak tė fesė. Kjo ėshtė dukuri evropiane. Ndėrkaq, pėr shkak tė interesave kombėtare, jo njė herė u bashkuan shqiptarėt e tė gjitha besimeve; muslimanėt katolikėt dhe ortodoksėt. Ata, gjatė shekujve XV, XVI, XVII, siē do ta cekim, luftuan kundėr shfrytėzimit dhe sundimit tė Sulltanit pėr tė drejtat kombėtare edhe pse Sulltani ishte njėkohėsisht edhe halif.

Lidhur me islamizimin e shqiptarėve K. jireēeku thotė: "Duke filluar nga viti 1450, shumė shqiptarė fillojnė tė shpėrngulen pėr nė Itali. Kėshtu, pasardhėsit e Dukagjinėve (ata qė mbeten nė fenė katolike - S.R.) ka pasur nė Venedik dhe nė Ankonė deri nė shekullin XVII. Ndėrkaq, anėtarėt e tjerė tė bujarisė vendosėn tė qėndrojnė nė vend dhe tė pėrqafojnė fenė islame, pėr shembull, Aranitėt, Muzakėt Topiajt, Dukagjinėt, eq.. Te vetė populli shqiptar feja islame pėrhapet mė shpejt sesa te bullgarėt, serbėt dhe grekėt. Shumė shqiptarė, tė cilėt kaluan nė fenė islame,u ngritėn nė titullarė tė lartė tė Perandorisė Osmane".1

Ndėrkaq, Vladislav Skariē, duke folur nė pėrgjithėsi pėr pėrhapjen e islamizmit nė Ballkan, thotė: "Kalimi nė fenė islame nuk ka qėnė i shpejtė. Pushtuesit osmanė qenė tolerantė nė pikėpamje fetare dhe rrallė i kanė detyruar tė krishterėt pėr tė kaluar nė fenė islame. Tė krishterėt e kanė ndėrruar fenė vullnetarisht. Me forcė janė islamizuar fėmijėt e krishterė qė janė marrė pėr jeniēerė".2 L. Mihaēeviē konstaton: "Kalimi nė fenė islame te boshnjakėt dhe te shqiptarėt ishte gjithėsesi mė i shpeshtė, kurse serbėt bullgarėt dhe grekėt i kanė mbetur mė besnikė fesė sė vet".3

Shqiptarėt, para se tė futeshin nėn sundimin e shtetit serb tė Nemenjiqėve, i takonin kryesisht fesė katolike. Mirėpo, gjatė sundimit serb, sidomos nė kohėn e car Dushanit, pozita e shqiptarėve u keqėsua. Njė numėr, nėn presionin e "inkuizicionit tė shtetit serb", u detyrua tė kalonte nė fenė ortodokse, ndonėse njė pjesė e tyre ortodoksizmin e pranuan sa pėr sy e faqe. Jo vetėm kaq, sundimi serb, i cili zgjati mjaft, la gjurmė tė thella nė tė gjitha poret e jetės sė shqiptarėve: nė gjuhė, nė antroponomi, nė psikologji, etj.. Madjemadie, ky ndikim i serbėve dhe i fesė ortodokse te shqiptarėt u ndje edhe gjatė sundimit osman' pėr arsye se kisha ortodokse serbe, e cila e pranoi vasalitetin e sulltanit, kishte privilegje tė qė ndikonte nė masat popullore tė kėtyre viseve.

Lidhur me kėtė dukuri Branislav Nushiē thotė: "Shqiptarėt (arnautėt) e Siriniqit nuk janė turqizuar (islamizuar) herėt. Kjo ka ndodhur nė fillim tė shekullit tė kaluar (shekulli XIX), nėn presionin e sundimit gjakatar tė jashar Pashės 4-5 nė Kosovė. Nė mesin e tyre janė ruajtur ende gjurmėt e ortodoksizmit. Ata, sot e kėsaj dite ndezin qirinj pėr Shėn-Kollin dhe nė festat e tjera tė mėdha. Ata tanimė flasin shqip, madje edhe gratė e tyre, por kur grinden dhe shahen, gratė thonė: "Ubila te sveta nedelja!" (Tė vraftė e djela e shenjtė!). Nė kishėn "Sv. Trojica" tė Prizrenit, mbi Mushtishtė, nė librin e kontribuesve janė tė regjistruar edhe banorėt e kėtyre fshatrave shqiptare, madje me emra serbė".6 Fshatrat Trebishta dhe Rodostusha, tė cilat shtrihen te lumi Radicė, mė 149?, Gjon Kastrioti me djemtė Stanishėn, Reposhin, Kostantinin dhe Gjergjin ia dhuruan manastirit tė Hilandarit nė Malin e Shenjtė, nė Greqi.7 Nė Manastirin Deviē ekziston libri nė tė cilin janė tė regjistruar emrat e kontribuesve tė shekullit XVII. Kontribuesit tė gjithė janė nga Drenica dhe emrat janė serbė. Sot nė Drenicė nuk ka asnjė serb, thotė B.Nushiē. Mirėpo, kėta drenicas me emra "serbė" (ortodoksė -S.R.), me tė pėrqafuar fenė islame u bėnė "shqiptarė". Madje, siē na vėnė nė dijeni burimet e Vatikanit, nė gjysmėn e dytė tė shekullit XVII, nė trekėndėshin Deēan-Pejė-Drenicė nuk kishte katolikė fare. Prandaj, tamam pėr kėtė arsye, nė ato treva nuk shtrihej dioqeza e Shkupit por administrimi i tri manastireve tė shquara - tė Deēanit, Pejės dhe tė Deviēit. Me fjalė tė tjera, banorėt e krishterė tė kėtyre trevave (serbėt, shqiptarėt dhe vllehėt), i pėrkisnin krejtėsisht fesė ortodokse. Nė tė mirė tė kėtij konstatimi flasin jo vetėm burimet e ndryshme historike, por, siē dihet, edhe fakti se vojvodė tė tri manastireve nė fjalė janė, sot e kėsaj dite, shqiptarėt e besimit musliman, qė do tė thotė se ata janė duke i ruajtur ato institucione vetėm e vetėm pse ishin institucione kulturore dhe tė shenjta tė tė parėve tė tyre, e jo pėr shkak tė ndonjė "humanizmi".

Aristokracia shqiptare ishte e para qė e pėrqafoi fenė e re, fenė islame, pėr tė ruajtur privilegjet e veta klasore, pėr t'u inkuadruar nė klasėn askere, e cila ishte nė fuqi tė administratės osmane. Feja islame, duke qėnė ideologji e klasės sunduese, i dha mundėsi bujarisė shqiptare, e cila ishte plot energji dhe lakmuese e pushtetit dhe e pasurisė, qė tė zėrė poste mė tė larta nė suazėn e Perandorisė Osmane, e cila u bė supėrfuqi e kohės.

Nė vitin 1455 kalaja e Novobėrdės kishte 50 ulufexhinj (ulūfeci). Tė gjithė ishin muslimanė, por, veē njė numri shqiptarėsh, janė pjestarė tė etnoseve dhe tė vendeve tė ndryshme; hungarezė (Unguru): Shahini, Karaxha, Sunkuri; boshnjakė: Atmaxha, Hamza; edrenas: Salihu, Aliu; kostadinias: Hiziri, Jakupi, Timurhani, Shahini, Shirmerdi Sylejmani; shqiptarė: Timurtashi, Shahini, Dogani, Shahini (qetėr); vranjas: Hamza; pirotas: Dogani; vllehas: Saruxha, Dogani, Ismaili; tėrnovas: Karaxhozi, Hamza; beligradas: Shahini; nikopolas: Aliu; tatarė: Aliu; Ilazė: Musa, lusufi; Shkupjanė: Mustafa; dramas: jusufi, Ismaili, etj, etj.9

Sipas defterit tė vitit 1486/87 vetė Vuēiterna kishte 43 familje muslimane dhe 33 familje - shtėpi krishtere "hāne", 3 "mücerred" dhe 2 'bive".10 Kjo tregon se nė Vuēiternė tanimė zotėronte elementi musliman.

Ndėrkaq, nė Prishtinė (1486/87) zotėronte ende elementi i krishterė. Aty ishin 51 shtėpi muslirnane, kundrejt 248 shtėpi tė krishtera tė 34 shtėpive "mücerred" dhe 56 shtėpive "bive".11

Ndėr muslimanėt e parė tė Pejės pa mėdyshje ėshtė Mahmud Beu, i vėllai i Ahmed Pashė Dukagjinit i cili, me tė pėrqafuar fenė e re, bėhet edhe sanxhakbe i parė i Sanxhakut tė Dukagjinit (1462) dhe krijues i dinastisė sė Mahmudbegollajve tė Pejės.12

Peja nė vitin 1485 kishte 33 shtėpi muslimane, kundrejt 140 shtėpive tė krishtera (104 shtėpi "hāne', 20 "mücerred" dhe 16 "bive"). Kėto familje muslimane janė gjithėsesi tė bujarisė shqiptare, tė cilat, mė sė pari kaluan nė fenė e re: nga Mahmudbegollajt pėrmendet Nasuh Beu, si sanxhakbe qė ishte, pastaj Zaim Hyseni, Shexhaaüd-din Beu, Mirza Beu, Daut Beu, Hasan Beu, Ajas Beu, etj.13 Pra, procesi i islamizimit e kishte pėrfshirė vetė Pejėn, por aty kjo dukuri ende mbizotėronte. Islami, ndonėse mė ngadalė, kishte filluar tė pėrhapej edhe nė fshatrat e Pejės. Kėshtu, nė fshatin Kosuriq 3 shtėpi ishin muslimane; nė fshatin Cėrni Potok 1 shtėpi, etj.14

Nė vitin 1525 nė Novobėrdė kishte 4 mėhallė muslimane me 77 shtėpi dhe 42 mėhallė tė krishtera me 294 shtėpi.15 Kėto tė dhėna tregojnė qartė se numri i familjeve tė islamīzuara ishte duke u shtuar gjithnjė.

Nė vitin hixhri 937 (1530-1531) Sanxhaku i Vuēiternės kishte kėto kadillėqe: Novobėrdėn, Prishtinėn, Bellasicėn dhe Vuēiternėn. Nė kėto vende kishte 4 xhami, 10 mesxhide, si institucione tė islamizmit. Vetė Novobėrda kishte 53 mėhallė muslimane dhe 49 tė krishtera 16, kurse nė vitin 1544 nė Novobėrdė ishin 5 mėhallė muslimane me 86 shtėpi. Nė atė kohė nė Novobėrdė ishin 38 mėhallė tė krishtera, si dhe 6 shtėpi hebreje.17

Prishtina zhvillohej si qytet. Ajo mė 1525 kishte 3 mėhallė muslimane dhe 7 mėhallė tė krishtera.18 Sipas dėfterit tė vitit 1530-1531, Sanxhaku i Prizrenit ndahej nė dy njėsi juridike - kadillėqe: Prizreni dhe Bihori. Nė kėtė kohė, nė kuadrin e sanxhakut nė fjalė ishin: 297 shtėpi muslimane, kundrejt 13.621 shtėpive tė krishtera 'hāne" dhe 1.147 "mücerred"; dy mystahifizė (Müstahifiz mbrojtės) tė qyteteve Prizren dhe Bihor), 2 dizdarė, 2 qeha, 2 imamė, 2 topxhinj, 38 mystahfizė ( tė vendeve tė ndryshme tė sanxhakut). Veē institucioneve (titullarėve) tė pėrmendur muslimanė, pėrmenden edhe vakėfi i Jakub Beut dhe i Ahmet be Evrenozit. Vakėfi i fundit nė vetė Prizrenin kishte 80 dyqane, 10 mullinj.19

Vetėm nė kadillėkun e Prizrenit (Prizren, Hoēė dhe Tėrgovishtė - Rozhajė),ishin (1530-1531) 22 mėhallė: 4 muslimane dhe 18 tė krishtera (nė Prizren 4 mėhallė muslimane dhe 9 tė krishtera); 278 shtėpi muslimane dhe 9.976 shtėpi tė krishtera 'hāne", 1.010 'mücerred" dhe 722 "bive".20 Pra, edhe nė kuadrin e Sanxhakut tė Prizrenit numri i familjeve tė islamizuara ishte nė rriqe e sipėr.

Nė kohėn e vezirit tė madh, Rustem Pashės (I.1551-1554; II. 1555-1561) nė Prizren ishin 4 mėhallė tė mėdha muslimane dhe 12 mėhallė tė vogla tė krishtera.21 Sipas kėtyre shėnimeve, nė Prizren, ne mesin e shekullit XV, pothuajse gjysma e popullsisė ishte islamizuar.

E njėjta situatė ishte edhe nė Sanxhakun e Dtikagjinit nė shekullin XVI. Kah gjashtėdhjetėvjetėshi i shekullit XVI, nė fshatrat e kėtij sanxhaku islamizimi ishte pėrhapur aq shumė saqė pėrfshinte 1/3 e popullsisė fshatare, kurse nė Pejė mbi 50 pėr qind tė popullsisė. Sa pėr ilustrim, po japim njė statistikė pėr tri nahije tė Sanxhakut tė Dukagjinit: Rudina, Domeshtiēi dhe Pashtriku, d.m. th. pėr krahinat veri lindore tė sanxhakut nė fjalė:

Popullsia e krishterė Popullsia muslimane
kryefamiljarė,
beqarė, zotėrues
bashtinash
Banorė me antroponim
kryefamiljarė, me tokė, tė pamartuar pa tokė, beqarė Banorė tė islamizuar
me mbiemra
1571 1591 shqipe
1571 shqiptaro
sllave
1571 sllave 1571 1591 shqipe
1571 sllave
1571
1.Rudina 828 791 556 214 58 33 112 2 6
2.Domeshtiqi 763 599 520 215 28 119 329 30 6
3.Pashtriku 916 596 692 214 10 340 740 166 25
Gjithsej: 2.507 1.986 1.763 643 96 492 1.235 205 3.722


Nė shtatėdhjetėshin e tėtėdhjetėvjetėshin e shekullit XVI islamizimi tashmė ishte element me rėndėsi nė qytetet e Kosovės. Kjo dukuri dukej sa vijon:

Qytetet
Shtėpi muslimane
Shtėpi tė krishtera

Prizereni
320
290

Peja
142
11

Prishtina
325
343

Vuēiterna
248
114

Nobovėrda
187
267

Janjeva
41
351

Trepēa
19
425

Gjithėsej
1273
1801 (23)


Vėrejtje: Kėtu janė llogaritur edhe bashtinat muslimane dhe tė krishtera, shtėpitė e ēifliēet muslimane.

Me sa duket, gati gjysma e popullsisė sė qyteteve kishte pėrqafuar fenė islame brėnda njė shekulli. Ky proces, pra, nė qytetet e Kosovės, paska qėnė mjaft i shpejtė. Kjo dukuri duhet tė shpjegohet me faktin se shqiptarėt ortodoksė ishin elementi primar qė kaluan nė fenė e re tė pushtuesit, e pastaj shqiptarėt katolikė, dhe mė nė fund pjestarėt- e grupeve tė tjera etnike qė ishin nė pakicė. Mirėpo, edhe tė islamizuarit e tjerė, si dhe turqit e pakėt tė vendosur nė qytetet e kėsaj krahine, nėpėrmjet simbiozės, e sidomos nėpėrmjet krushqive (martesave) janė shtrirė nė masė zotėruese shqiptare tė besimit musliman. Madje, nė kėtė mjedis as qė kanė mundur tė ekzistojnė grupet shumė tė vogla tė etnoseve tė tjera.

Megjithatė, simbas disa burimeve tė Vatikanit, nga viti 1578, nė Novobėrdė, janjevė, Trepēė dhe Letnicė kishte ende mjaft besimtarė tė fesė katolike.24

Sipas njė burimi tė vitit 1598 shohim se kishte raste kur shqiptarėt ortodoksė kalonin edhe nė fenė katolike.25

Nė mbėshtettje tė relacionit tė Pjetėr Mazrekut, Prizreni, nė 1623, kishte 12800 frymė, prej tė cilėve 12000 turq me kombėsi shqiptare (shqiptarė tė besimit musliman), 200 katolikė shqiptarė dhe 600 serbianė (ortodoksė).26 Domethėnė dy tė tretat e popullsisė sė Prizrenit ishin, nė dhjetėvjeēarėt e parė tėshekullit XVII, tė islamizuar, e tė islamizuarit ishin shqiptarė. me kombėsi; ky raport pėrputhet plotėsisht edhe me realitetin e kohės dhe ėshtė nė harmoni me burimet osmane.

Pėr faktin qė islamizimi ishte nė rritje e sipėr, dhe pėr shkaqet e islamizimit tė popullsisė sė anės sė Prizrenit, na flet edhe raporti qetėr i relatorit tė sipėrcekur, nga 15 maj 1625.

Pjetėr Mazreku, nė relacionin e tij tė vitit 1633, tregon se si u islamizua, pothuajse, e gjithė popullsia Hasit tė Prizrenit: "Hasi ėshtė i banuar nga njė numėr i madh shqiptarėsh nėnshtetas tė turkut, nė mėnyrė qė, meqėnėse dukagjinasit nuk duan tė quhen vasalė tė turkut as pėr titull tė vasalazhit as pėr detyrė tė haraēit, kėshtu kėta (tė Hasit) kaq fort kanė qėnė marrė me tė keq, sa qė shumė ose pothuajse tė gjlthė janė bėrė turq (muslimanė - S.R.), duke ndryshuar vetėm emrin pa e pasė mendim qė tė mohojnė fenė me zemėr.27-29 E qė ishte nė renie katolicizmi nė tė mirė tė islamizmit po ky relator nėnvizon: 'Nė qytetin e Prizrenit ka 50 familje (katolike - S.R.) nėn kujdesin e njė famullitari dhe nė territor (nė rreth) 4 mijė frymė nė pesė famulli nėn kujdesin e dy priftėrinjve, por do tė duhej edhe njė qetėr. Dhe, nga mungesa e meshtarėve, janė bėrė turq (muslimanė - S.R.) popujt e 45 e mė shumė famullive tė qera".30 Sipas kėtyre shėnimeve, jo vetėm nė Prizren, por edhe nė fshatra tė Prizrenit, islamizimi kishte marrė hov tė madh. Kėshtu qė elementi katolik kishte rėnė nė minimum, do me thėnė, nė pjesėn e parė tė shekullit XVH shqiptarėt e fesė islame, jo vetėm qė mbizotėronin nė qytetin e Prizrenit, por edhe nėpėr fshatrat e tij.

Sipas fra Kerubinit (1638), islamizimi ishte duke u zhvilluar nė kėtė mėnyrė: 'Kelmendi, nė kufi me Pultin, mund tė jenė dy katunde tė mėdha pa asnjė prift. Pėrtej Gashit shumė katunde janė bėrė turq (muslimanė S.R.), ( ). Njė ditė larg prej Gashit ėshtė njė katund prej afro pesėdhjetė apo gjashtėdhjetė shtėpish ku nuk ka meshtar, por shėrben aty ai i jakovės. Nė kėtė katund nė pak kohė janė bėrė turq (muslimanė - S.R.) besoj 20 shtėpi ose mė shumė shtėpi... Mė tutje ėshtė njė tjetėr katund i vogėl, nė tė cilin nuk ka veēse tri shtėpi tė krishterėsh (katolikė - S.R.), tė tjerėt janė bėrė turq ( ). Kujtoj se lakova (Gjakova) ka pesėdhjetė shtėpi, por vetėm 20 tė krishtera, tė tjerėt janė bėrė turq (muslimanė - S.R.) e skizmatikė ( ) nė Prizren turq (shqiptarė muslimanė S.R.), ka tė panumėr ( ). Po tė shkohet nė anė tė veriut, pėrmbi Jakovė, fillojnė skizmatikėt e nuk ka mė shumė se tri shtėpi katolike, e pastaj shumė e shumė fshatra skizamtike e me turq (muslimanė - S.R.)'.31 Nga kjo shihet qartė se islamizmi nė Rrafshin e Dukagjinit tashmė ishte mbizotėrues, qoftė nė qytete, sidomos nė Prizren, qoftė nė fshatra. Numri i katolikėve ishte zvogėluar dhe ata ishin mė tė paktė sesa ortodoksėt (skizmatikė); tė tillė ishin, si serbėt, shqiptarėt, ashtu edhe vllehėt.

Po atė vit (1638), Gjergj Bardhi, ndėr tė tjera, raportonte: Nė... Shkup, Karadakun e Shkupit, Novobėrdė, janjevė, Prizren, Gjakovė, Kratovė, eq., flitet shqip, prandaj ėshtė e arsyeshme pse shqiptarėt kėrkojnė qė priftėrinjtė t'i kenė shqiptarė ("della propria lingua albanese'). Duhet t'u dilen nė ndihmė, ndryshe do tė kalojnė nė fenė islame ose nė atė skizmatike. Nė Prizren janė 40 shtėpi katolike. 80 ortodokse dhe 3500 turke (muslimanė - S.R.), (do me thėnė mė se 18 000) banorė), kurse nė Gjakovė janė 26 shtėpi katolikėsh, tė gjithė shqiptarė, 16 shtėpi ortodokse dhe 250 turke (shqiptarėsh muslimanė S.R.).

Kjo na tregon se katolikėt e sanxhaqeve tė Prizrenit, Dukagjinit, Vuēiternės dhe tė Shkupit ishin shqipfolės, do me thėnė, shqiptarė, se numri i katolikėve ish nė rėnie e sipėr nga sa ishin duke u islamizuar dhe duke kaluar nė fenė ortodokse, do me thėnė, duke u serbizuar, dhe se kombi shqiptar megjithatė, nė mėnyrė absolute mbizotėronte nė trevat nė fjalė.

Ndėrsa nė relacionin e vet tė vitit 1642, Gjergj Bardhi dėshmon se nė Trepēė ekzistonin tridhjetė shtėpi katolikėsh, ose 200 frymė, 40 shtėpi skizmatikėsh dhe 100 shtėpi turqish (muslimanė - S.R.): nė Nobobėrdė 80 shtėpi, ose 540 frymė duke pėrfshirė edhe tri fshatra qė ishin rreth saj; nė vetė Novobėrdėn ishin 4 xhami tė turqve (tė muslimanėve - S.R.) dhe 120 shtėpi turq:ish (muslimanė S.R.). aty kishte edhe 50 shtėpi skizmatikėsh (ėshtė fjala pėr banorėt e kalasė sė Novobėrdės). Nė Janjeve kishte 85 shtėpi katolikėsh, 120 shtėpi "turqish' me 2 xhami dhe 180 shtėpi ortodoksėsh.33

Mandej, Gjergj Bardhi vazhdon duke theksuar se nė Suharekė ka hasur nė shqiptarė. Po kėshtu ka hasur nė shqiptarė edhe nė Kratovė. Pėr kėta shqiptarė katolikė Gjergj Bardhi thotė se flasin serbisht dhe turqisht, kurse prifti i tyre ėshtė shqiptar me origjinė, por flet serbisht.34 Kėto tė dhėna tregojnė se aq shumė ishte rrėnjosur serbishtja te njė kategori shqiptarėsh, sa qė edhe nė shekullin XVII e flitnin atė si gjuhė tė shtėpisė. Kėshtu ndodhi edhe me rahovecasit dhe gorasit, tė cilėt, edhe pse kanė kaluar nė fenė islame dhe i kanė ruajtur tė gjitha tiparet kombėtare shqiptare, serbishten e kanė ruajtur si gjuhė tė shtėpisė, deri nė ditėt tona.

Shqiptarėt katolikė, jo vetėm qė ishin tė rrezikuar nga islamizimi, por edhe nga ortodoksizmi. Prandaj, duke e vlerėsuar kėtė situatė kritike, Gjergj Bardhi vendosi njėherit tė bisedojė me patrikun e Patrikanės sė Pejės, e pastaj kėrkon nga Roma qė tė plotėsohen me famullitarė famullitė e Trepēes dhe tė Letnicės (nė Karadakun e Shkupit), dhe pėr priftė rinjtė tė sigurohėn mjetet e nevojshme pėr ekzistencė. Pėrkundrazi, katolikėt e aqeshėm do tė kalojnė nė fenė ortodokse.35 Me fjalė tė qera, shqiptarėt duke e pėrqafuar fenė ortodokse, shkombėtarizoheshin. Prandaj, Gjergj Bardhi, si misionar i Papės e si shqiptar qė ishte vetė, ishte shumė i shqetėsuar nga kjo dukuri. Madje shqiptarėt katolikė, tė cilėt kalonin nė fenė islame, relatorėt katolikė shqiptarė i quanin turq me kombėsi shqiptare, do me thėnė, nuk i konsideronin tė islamizuarit si shqiptarė tė zhdukur, tė shkombėtarizuar. Prefekti i misionit shqiptar, fra Kerubini, mė 1638 thotė se nė Gjakovė kishte 20 shtėpi tė krishtera (katolike shqiptare), mė 1640, do me thėnė, dy vjet mė vonė, thotė se 20 shtėpitė katolike nė Gjakovė kishiri kaluar nė fenė islame dhe vetėm 3 njerėz kishin mbetur nė fenė katolike. Shkaku i islamizimit qėndronte ne faktin se mot moti nuk kishte pasur prift thotė Kerubini. Prandaj, ky relator i propozon kongregacionit tė Propagandės nė Romė qė tė emėrohej misionar shqiptari Andrea Bogdani, i cili dinte shqipen, serbishten, italishten dhe turqishten.36

Nė qoftė se Shqipėrisė nuk i jep ndihmė Venediku, shqiptarėt (katolikė - S.R.) nėn presionin e "turqve" do tė pėrqafojnė fenė islame dhe kėshtu do tė bėhen armiqtė mė tė flaktė tė krishtėrimit", thotė Kerubini.37

Nė vitin 1662 Pjetėr Bogdani thotė: 'Pėr shkak tė presionit tė turqve (shqiptarėve tė besimit musliman S.R.), misionarėt kanė ikur nga Hąsi, kurse 20 shtėpi katolike, qė t'u shpėtonin detyrimeve tė rėnda, kanė kaluar nė fenė islame. Vetėm gratė dhe vajzat kanė mbetur nė fenė katolike, sepse nuk paguanin xhizjen dhe detyrimet e qera".38

... Mė 10 gusht 1670 i ankohet Kongregacionit arkipeshkvi i Shkupit, shqiptari Andrea Bogdani, se si shqiptarėt katolikė mė shumė vuajnė nga skizmatikėt (ortodoksė) sesa nga vetė turqit (muslimanė - 'S.R.) (paganndo al patriarche di Pech una notabile pecunia all'anno). Kjo ėshtė gjė shumė e rrėzikshme, sepse, tek e fundit, tė gjithė katolikėt do tė kalojnė nė skizmė.39-40

Se nė ēfarė gjendjeje ishte popullata katolike nė Kosovė nė shtatėdhjetėshin e shekullit XVII, mė sė miri na flet nė relacionin e vet shqiptari D.Shqefėn Gaspari.

Banorėt katolikė nė dioqezėn e Shkupit mė 1671

Nr Vendi
Katolikėt
Nr
Vendi
Katolikėt

1
Prizereni
120
12
Novobėrda
70

2
Suhareka
20
13
Kuēi
25

3
Gllogjani
8
14
Bardhiēi
70

4
Papazi
30
15
Gilani
20

5

Landovica
(Landovica)
45
16
Prishtina
80

17
Trepēa
70

6
Poēesta
6
18
Vuēiterna
30

7
Janjeva
?
19
Gjakova
6

8
Shkupi
100
20
Zogaj
100

9
Kratova
25
21
Letaj
?250

10

Mali i Zi
(Karadaku i Shkupit)
400
22
Shigjeqi
24

23
Dodaj
70

11
Letnica
?
24
Luzha
60


25
Hasi
?300


Gjithsejt
2169.41-42


Kalimi nga feja e krishterė nė atė muslimane bėhej me njė ceremoni. Pėrqafohej feja islame nga kryefamiljari apo nga tė,gjithė anėtarėt pėrnjėherėsh, ose vetėm nga njė anėtar i familjes, qoftė mashkull apo femėr, varėsisht nga vullneti i njeriut. Personit tė cilit i mbushej mendja tė kalonte nė fenė islame duhej tė siguronte, nė radhė tė parė, disa dėshmitarė muslimanė nga radha e njerėzve tė ndershėm tė asaj ane, tė cilėt e njihnin mirė. Kandidati pėr fenė islame, sė bashku me dėshmitarėt, shkonin te kadiu i vendit. Para kadiut kandidati deklaronte se vullnetarisht dhe pa pasur kurrfarė presioni prej askujt dėshironte tė kalonte nė fenė e vėrtetė dhe tė hiqte dorė nga feja e tij e vjetėr. Dėshmitarėt, po ashtu, duhet tė dėshmonin pėr sinqeritetin e kandidatit dhe pėr ndėrshmėrine e tij. Atėherė kadiu e shtinte kandidatin tė bėnte betimin (shahadet). Pas kėsaj, emri i ri i kandidatit regjistrohej nė protokollin (sixhil, turq.sicil) e kadiut; pėr shembull, Pjetri, i biri i Markut, bėhet Ali i biri i Abdullahut. Emri i parė ėshtė emri i islamizuar, kurse emri i dytė: Abdullah, nė vend tė emrit tė babait tė krishterė, emri i tė cilit nuk duhej tė pėrmendej. Abdullah, do me thėnė, rob i Zotit. Zaten tė gjithė ithatėrt e fesė islame (muslimane) veten e konsideronin robėr tė Zotit. Nė sixhil regjistroheslłn edhe emrat e dėshmitarėve.43-44

Sa pėr ilustrim po pėrmendim vetėm disa nga tė islamizuarit e parė. Nga komuniteti i taraphanės tė Novobėrdės, mė 1669/70 pėrmenden: Muslih, i biri i Abdullahut; Perviz, i biri i Abdullahut; Rexhep, i biri i Abdullahut; Ibrahim, i biri i Abdullahut; jusuf, i biri i Abdullahut; Hasan, i biri i Abdullahut; Hamza, i biri i Abdullahut.45 Kurse prej tė islamizuarve tė parė tė Gjakovės (1571) ishin: Sylejman, i biri i Abdullahut; Hyseini, i biri i Abdullahut.46 Por ka pasur raste kur si mbiemėr ėshtė marrė emri i njė dinastie; Dukagjinzade (Dukagjinas, i biri i Dukagjinit). Por ka pasur shumė mundėsi qė tė ruhet edhe mbiemri i krishterė, emri i vėllazėrisė, fisit; pastaj profesionit etj..

Vallė pse shqiptarėt e pranuan islamizimin pas boshnjakėve dhe mė me shpejtėsi prej popujve tė Evropės? Arsyen duhet ta kėrkojmė nė rrethanat politike, kulturore, ekonomike dhe shpirtėrore qė mbretėronin nė atė kohė. Shqiptarėt i ishin nėnshtruar sundimit tė shtetit serb tė Nemanjiqve me dhunė. Ky shtet despotik shqiptarėve liridashės pėrherė u solli vetėm shfrytėzim, madje nė ēdo pikėpamje. Pra, nė kėtė shtet u krijua antagonizmi i madh politik, fetar, etnik dhe kulturor nė mes tė popujve tė nėnshtruar. E shqiptarėt nė mėnyrė tė veēantė, ishin tė shfrytėzuar. Pėr kėtė arsye ishin fare tė pakėnaqur me gjendjen e tyre. Ata prisnin vetėm ēastin pėr t'u ēliruar nga kjo e keqe e gjithanshme.

Madje shqiptarėt ishin tė detyruar ta pranonin ortodoksizmin me anė tė 'inkuizicionit tė shtetit serb". Ortodoksizmi, si ideologji e klasės sunduese serbe, u solli shqiptarėve fe tė re, e cila nuk punonte nė tė mirė tė tyre. Shqiptarėt u detyruan tė pagėzoheshin me emra serbė, tė flisnin serbishten, tė bėnin meshėn nė kishė nė serbishte dhe tė punonin vetėm nė punė tė rėnda fizike. Madje, shqiptarėt, para ligjeve tė shtetit serb konsideroheshin si kategori e fundit e asaj shoqėrie feudale.

Shqiptarėt, edhe gjatė sundimit serb, pakėnaqėsinė e tyre e kanė manifestuar nė forma tė ndryshme. Fenė ortodokse vėrtetė e kishin pranuar, por mė shumė sa pėr sy e faqe. Sė bashku me turmat popullore serbe, tė pakėnaqur me shfrytėzimin feudal laik dhe shpirtėror serb, shqiptarėt e pranuan edhe bogumilizmin si fe e si ideologji. Por si tė gjithė dėnoheshin me metodat mė tė vrazhda, karakteristike pėr mesjetėn, nga "inkuizicioni i shtetit serb'. Shqiptarėt u pagėzuan me emra ortodoksė (greko-serbė), por ata emra, nė tė shumtėn e rasteve i shqiptarizuan. Kėshtu, jovani - bėhej Gjon, Georgius bėhej Gjergj. Ose atyre emrave jo shqiptarė u jepnin sufiksin e shqipes. Forma mė karakteristike e rezistences sė "qetė" ishte mbajtja e mbiemrit 'Arbanas". Edhe pse "Arbanas" ishte formė sllave, e nė atė kohė ndryshe nuk ka mundur tė shprehet shqiptari, me tė shqiptari ėshtė distancuar etnikisht dhe kombėtarisht nga serbi, me tė cilin kishte fe dhe emėr tė pėrbashkėt.

Shqiptarėt (spahijtė, jeniēerėt apo raja) nė fazėn e parė tė sundimit osman, edhe pse kaluan nė fenė islame dhe u pagėzuan me emra arabė (Hasan, Muhammed, etj.), si mbiemėr tė tyre zakonisht mbanin emrin 'Arnavut'. Kėshtu ata distancoheshin kombėtarisht nga turqit apo tė islamizuarit e qetė. Nga kjo hoqėn dorė kur feja islame e kaploi popullsinė shqiptare dhe ajo u bė fe e shumicės, do me thėnė, kur nėnkuptohej Hysein Hasani, apo Mustafa Muhammedi duhet tė ishin shqiptarė. Megjithatė, shpeshherė edhe emrat arabė (muslimanė) shqiptarizoheshin. Pėr shembull, Hysein bėhej Cen, jusuf - Cuf, Ramadan - Dan, Muhamet - Met, Ibrahim - Brahim ose Brah, Ibushi - Bushi, etj., etj..

Raja krishtere nuk kaloi nė fenė islame as pėr t'i shpėtuar xhizjes, siē pohonin disa nga relatorėt katolikė tė shekullit XVII, sepse xhizja, si taksė, nuk ishte e rėndė, e padurueshme, pėr tė krishterėt. Ajo u bė e rėndė kur filluan shpėrdorimet nga tagrambledhėsit. Atėherė u keqėsua jo vetėm pozita e rajasė sė krishterė, por edhe e asaj muslimane. Prandaj, si njėra, ashtu edhe tjetra kategori e rajėsė, i bėri rezistencė shfrytėzimit osmąn. Sė paku shpėtimi nga xhizja nuk ishte faktori i dorės sė parė i islamizimit tė shqiptarėve katolikė. Madje katolikėt kalonin nė fenė ortodokse dhe nuk shpėtonin nga xhizja.

Kisha dhe kleri ortodoks nė pėrgjithėsi luajti rol negativ kundrejt interesave tė popullit shqiptar. Kėshtu, shqiptarėt gegė ortodoksė, kuptohet, ata qė mbetėn pa u islamizuar, apo shqiptarėt katolikė tė ortodoksuar, u serbizuan dhe u malazezuan, ndėrsa shqiptarė toskė ortodoksė u greqizuan dhe u maqedonizuan nė njė masė tė konsiderueshme.

Hoxhallarėt, si misionarė tė fesė islame, nė viset shqiptare ishin krejtėsisht shqiptarė. Ata bėnin ēmos qė shqiptarėt ortodoksė t'i muslimanizonin. Po ashtu pėrpiqeshin t'i muslimanizonin edhe shqiptarėt katolikė, tė cilėt, nė rrethana tė kohės, nuk ishin nė pozita tė lakmueshme. lshin tė rrezikuar nga kisha ortodokse e nuk kishin kurrfarė ndihme nga bota katolike e Evropės.

Nga ana tjetėr, priftėrinjtė katolikė shqiptarė, duke i ngashnjyer shtetet katolike (Spanjėn, Venedikun, Austrinė, etj.) me pasuritė e madha natyrore tė Shqipėrisė, kėrkonin ndėrhyrjen e tyre dhe pushtimin e Shqipėrisė nga ata, me shpresė se nė atė mėnyrė do tė shpėtonin popullin shqiptar nga skizmatizmi dhe nga shfrytėzimi osman.

Kėshtu, nė fund tė shekullit XVII (1689/90), kur erdhi ushtria austriake nė Kosovė, pjesa mė e madhe e popullsisė shqiptare, pavarėsisht nga pėrkatėsia fetare (muslimanė, ortodoksė, katolikė), duke bashkėpunuar edhe me serbėt e vllehet, krijuan njė ushtri vullnetarėsh prej 20 000 burrash tė pushkės e udhėheqės zgjodhėn arqipeshkvin e Shkupit, shqiptarin Pjetėr Bogdanin, edhe pse, nė atė kohė, nė dioqezėn e Shkupit (nė Kosovė), nuk kishte mbi 2000-3000 katolikė, madje-madje, mė shumė gra e fėmijė se sa burra.

Nė fund duhet hedhur poshtė teoria cvijiējane apo haxhivasiljane mbi tė ashtuquajturit "serbėt e shqiptarizuar" (poarbanasani srbi) apo "arnautasani" nėpėrmjet islamizimit.47 Kjo 'teori" sa ėshtė pa baza shkencore, aq ėshtė jo e logjikshme, sepse, si ėshtė e mundur qė serbėt "duke u islamizuar tė shqiptarizohen", derisa dihet se shqiptarėt nuk erdhėn si pushtues nė kėto vise, e as qė feja islame ishte e tyre. Prandaj, deri sa dihej se pushteti osman dhe feja islame ishin tolerante ndaj kombeve dhe gjuhėve kombėtare, pse serbėt duke u "islamizuar" ta pranonin shqipen, e cila jo vetėm qė nuk ishte gjuhė e fesė islame, por as e administratės dhe e kulturės osmane-islame. Pėrkundrazi, administrata osmane u lejoi tė gjitha kombeve tė tjera (serbėve, grekėve, vllehėve, ebrenjve, eq.), veē shqiptarėve, ta pėrdorin gjuhėn e tyre nė shkolla, kisha dhe nė institucione tė qera kulturorearsimore. Si qe e mundur qė 'serbėt e shqiptarizuar' me tė pėrqafuarit e fesė islame t'i pranonin tė gjitha tiparet kombėtare shqiptare, - veshjen, doket zakonet - e mos tė turqizoheshin (kombėtarisht) apo tė arabizoheshin, sepse gjuha dhe kultura islame ishte gjuhė dhe kulturė arabe. Pėrkundrazi, gjatė tėrė sundimit osman, serbėt, grekėt, ebrenjtė, vllehėt, ishin kombe tė privilegjuara nė pikėpamje kombėtare. Ata gėzonin tė drejtėn e shkollimit nė gjuhėn e tyre kombėtare, gėzonin tė drejtėn ta kenė edhe kishėn e vet. Ndėrkaq shqiptarėt kėto tė drejta nuk i gėzonin fare. Librat shqipe, pas Skėnderbeut, u zhdukėn. Tė prirė nga Skėnderbeu, ata ishin tė vetmit nga popujt evropianė qė e kundėrshtuan me armė zgjerimin dhe fuqizimin e pushtuesit osman dhe pse sulltanėt duke i islamizuar shqiptarėt dhe duke u dhėnė pozita mė tė larta nė administratėn osmane, synonin ta shfrytėzonin vitalitetin e tyre nė zgjerimin dhe forcimin e pushtetit tė vet. Kėshtu, duke e shfrytėzuar fuqinė morale, fizike, intelektuale dhe psikike tė shqiptarėve, sulltani lehtėsisht i frenoi ata. Shqiptarėt, tė cilėt kishin shpirt revolucionari, duke mos pasur tė drejtė t'i kenė librat dhe shkollat kombėtare, bėheshin domosdo mė tė frenueshėm, mė tė kapshėm dhe mė tė pėrdorshėm.

Por e vėrteta ėshtė diku qetėr. "Serbėt e shqiptarizuar" nuk ishin tjetėr veē shqiptarė tė fesė ortodokse, tė cilėt mbanin emra greko-serbė dhe i takonin kishės ortodokse serbe para se tė islamizoheshin. Ata, si imperativi i kohės, me tė pėrqafuar fenė islame, vetėm sa ndėrronin emrin, nė vend tė emrit greko-serb tė fesė ortodokse, pagėzoheshin me emra arabė tė fčsė islame. Mirėpo, nė atė rast, ruanin traditėn, gjuhėn, doket dhe zakonet kombėtare shqiptare. Vetėm femrat serbe, tė martuara me shqiptarė tė fesė islame, duke u ismamizuar edhe ato, janė shqiptarizuar. Ndoshta ka ekzistuar ndonjė rast qė mashkulli serb, duke u islamizuar, ėshtė shqiptarizuar. Por, raste tė tilla duhet tė mbesin vetėm si raste, e kurrsesi dukuri. Ato raste janė bėrė jo pėr shkak tė islamizimit por pėr shkak tė simbiozės, ose pėr arsye se rrethi i njerėzve ku kanė jetuar ka qėnė rreth i shqiptarėve tė islamizuar. Prandaj, serbėt, duke e Pėrqafuar fenė islame, nuk ka qėnė e mundur nė asnjė mėnyrė tė "shqiptarizohen', nėse nuk ka pasur shqiptarė nė shumicėn absolute nė trevat nė tė cilat po fiasim.

Lidhur me islamizimin e shqiptarėve ortodoksė na flet edhe tradita popullore. Sipas traditės, kisha e Deēanit ėshtė mbrojtur nga vojvodėt. Demukaj e Deēanit, shqiptarė tė besimit musliman; kurse Patrikana e Pejės, nga familja Nikqi - Kėlmendi tė Rrugovės, shqiptarė tė islamizuar. Vallė, cilėt janė motivet e kėtyre shqiptarėve muslimanė qė t'i ruanin kishat "serbe?! Pėrgjigjen mund ta gjejmė nė faktin se kėto kisha nuk ishin vetėm tė serbėve, por, me shekuj, edhe tė shqiptarėve. Kėto institucione fetare u takonin tė parėve tė kėtyre familjeve shqiptare, nė njė tė kaluar jo fort tė largėt. Nė tė mirė tė kėtij fenomeni flasin edhe burimet e vendit. Mė 1962, nė shtėpinė e Muhamet Lanit - Demukaj, vojvod i kishės sė Deēanit gjeta shumė dokumente osmane tė cilat ia dorėzova Arkivit tė Kosovės dhe janė tė regjistruara nė fondin: Muhammed Lani - Dukaj. Nga njė dokument prej tyre, i datės 2.Vll.1716 (13 shaban 1128 H.) dedikuar kufizimit tė tokave, shihet qartė se shumė familje shqiptare tė Deēanit, Carabregut dhe Lloqanit pra dhe familja Demukaj, ishin islamizuar mu nė fillim tė shekullit XVIII, sepse, nė dokumentin e cekur pėrmenden edhe kėta kryefanłljarė: Ali Marku, Mehmet Prenēi, Ahmet Kola, Ali Mark Gjina, Mehmet Vata, Ali Vesku, etj.48

*Marrė nga: Skender Riza, 'Kosova gjatė shekujve XV, XVI dhe XVII, Tiranė 1987, Fq. 420-437

R E F E R E N C A


1. K. Jireēek, Albanija u proslosti, 52. Mehmet Dukagjini mė 1543 ishte sanxhakbe i Sanxhakut tė Smederevės, do me thėnė i Serbisė (St. Novakoviē, Srbi i Turci u XIV i XV veku, 245).
2. V. Skariē, Uticaj turskog vladanja na drugtveni Zivot, Knjiga o Ballkanu, 11, Beograd, 1937, 134-142.
3. Fra L. Mihaēeviē, Crtice iz Allbanske povijesti, Sarajevo, 1912.
4-5. Jashar Pasha ishte ajan shqiptar, Gjinollaj. Gjinollajt nė fillim tė shekullit XIX ishin mytesarifė (qeveritarė) tė Sanxhakut tė Prishtinės, tė Shkupit, etj..
6. Branislav D.Nusiē, S. Kosova na Sinje more, Il.
7. Po aty, 40.
8. Po aty.
9. H. Hadzibegiē, a Handziē, E. Kovaēeviē, Oblast Brankovica, 209-210.
10. BBA, Icmal defteri No 22.
11. Po aty.
12. I.H. Uzunēarsili; Osmanli Tarihi, 11, 540.
13. S.Pulaha, Defteri i regjistrimit, 50-217.
14. Po aty; S.Plulaha, elementi shqiptar sipas onomastikės, 176-180.
15. Istorija naroda Jugoslavije, 11, 89.
16. O. Zirijevlē, Vuēitrnski i Prizrenski sandzak u svetlosti turskog popisa 1530/31; godina, Gjurmime Albanologjike, No.2, Prishtinė, 1968, 103, 113.
17. Istorija naroda Jugoslavije, II, 89.
18. Po aty.
19. O.Zirojeviē, vep. E cit., 114-118.
20. Po aty.
21. Istorija naroda Jugoslavije, II, 89.
22. Selami Pulaha, Krahinat verilindore tė Sanxhakut tė Dukagjinit, 205.
23. TKM, Defter-i Mufassal-i Livā-i Vlēterin, Sene 977; Defter-i Mufassal-i Livā-i Prizren, Sene 999; Defter-i Mufassal-i Livā-i Iskenderiye, Sene 990.
24. Cira Giannelli, Documenti inediti sullo state di alcunita cattolicha della Serbia méridionale nel 1578, "Ricerche slavisticha", tom Il, 1953, 29-59.
25. Jov. N. Tomiē, Peēki patrijah Jovan pokret hrisēana na Balkanskom poluostrom (1592-1614), Zemun, 1903. 118.
26. I. Zamputi, Relacione I, 337.
27-29. I. Zamputi, Relacione 1, 445.
30. Po aty, 451.
31. I. Zamputi, Relacione II, 107.
32. Jovan Radoniē, Rimska Kurija 107.
33. I. Zamputi, Relacione II, 262, 263; Jovan Radoniē, vep. e cituar., 108.
34. Jovan Radoniē, vep. e cituar., 108.
35. Jovan Radoniē, vep. e cituar., 109.
36. Jovan Radoniē, vep. e cituar., 146.
37. Po aty, 150. Sipas Kerubinit, Venediku do tė kishte pasur fitime jashtėzakonisht tė mėdha nė rast se Shqipėrinė do ta kishte nė duart e veta, para sė ethash, ka shumė drithė, verė, vaj, ullinj, peshq, kafshė dhe ēdo gjė tjetėr qė i nevojitej njeriut pėrjetesė. Pėrveē kėsaj, Shqipėria ėshtė e pasur me miniera tė ndryshme, me argiend, por para sė giithash, me pyje tė pasura, tė cilat japin material pėr ndėrtimin e anijeve.
38. Jovan Radoniē, vep. e cituar., 277.
39-40. Po aty, 347.
41-42. D. Shtjefén Gaspari jep edhe kėtė shėnim: Pėrpara 28 vjetėve ishin nė Has shumė katolikė, por nuk kishin mbetur nė kėtė fe veē 300 gra e fort pak burra, pėr me u ikė pagesave tė rėnda.
43-44. Turski dokumenti za Makedonskata istorija (18031808), Skopje, 1953, 20; Turski dokumenti za Makedonskata-istorija, IV, (1 818-1827), Skopje, 1957, 8.
45. TKM. Ankara, Defter-i Mussafal-i Livā-i Vlēterin, f. 1.
46. S.Pulaha, Krahinat verilindore, 212.
47. J.Hadzi-Vasiljeviē, Amauti nase krvi - Amautasi, 107-112.
48. Shih: Skėnder Rizai, Thesari i Arkivit Shtetėror tė Krahinės, "RILINDJA", 1 I.XI. 1962, f. 12.