Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 37
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet në Bllog
    17

    Mësimet e nxjerra nga dhuna në Kosovë

    Tani qe ka kaluar me shume se 1 muaj nga shperthimi i dhunes nderetnike ne Kosove, mendoj se ka ardhur koha qe ne shqiptaret te nxjerrim mesimet e duhura nga ato incidente te dhunshme qe mendohet se moren jeten e 30 njerezve dhe sollen nje dem material te konsiderueshem. Kosova eshte kthyer serrisht ne normalitetin e diteve te para dhunes dhe njerezit perballen tashme me hallet dhe preokupimet e tyre ditore.

    Mendoj se kjo teme eshte me nje rendesi te vecante pasi ngjarjet qe ndodhen ne Kosove ishin te dhimbshme jo vetem per shqiptaret qe jetojne atje por per mbare shqiptaret ne bote. Ato ishin nje njolle e madhe turpi pasi per here te pare pas plot 5 vjetesh, mediat boterore raportuan perseri "spastrim etnik" ne Kosove, por kesaj rradhe, ndryshe nga 5 vjet me pare, viktimat ishin serbet dhe agresoret ishin shqiptaret. Sikur kjo te mos mjaftonte, djegia e kishave ne Kosove dhe xhamise ne Beograd, krijoi nje imazh te shpyrfytyruar per Kosoven dhe mbare rajonin ne syte e opinionit boteror.

    Duhet te nxjerrim mesimet e duhura nga gabime te tilla qe demtojne hapur interesat dhe aspiratat tona kombetare. Ju ftoj qe te jepni mendimin tuaj mbi kete teme.

    Albo
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  2. #2
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Së pari, ato u dënuan nga të gjithë intelektualët më në zë shqiptar dhe sipas të gjitha gjasave ato u bënë nga ekstremistë budallenj apo shërbimet sekrete serbe.

    Unë jam i bindur që gjëra të tilla nuk mund të ndodhin më në të ardhmen. Shqiptarët nuk janë budallenj që të bien në gracka, kurtha të tilla më në të ardhmen.

    Tung
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Stresi
    Anëtarësuar
    01-11-2003
    Vendndodhja
    Poli i veriut
    Postime
    60

    Hutija e jonë

    Êshtë tragjedi mbarkombëtare dhe ndërkombëtare që statusi politikë i Kosovës mbetet ende i pazgjidhur.Kjo status quo sjell huti dhe frustrim tek populli kosovarë dhe është burim i të gjitha të kqijave që nga papunësia deri tek shendetësia.Sot,në vitin 2004,në kosovë,në Evrope ende vdesin njerëzit në munges të shërbimit mjekësor.Ende ka fshatëra pa ujë të pijeshem,pa rrymë,pa shkolla,pa mjekë,pa ardhmeri...pa jetë.
    E tëra kjo ndodhë nën administraten e UN !Pronësimi i objekteve të ndryshme frenohet nga vetë UN.Bëhet shpeshë te pamundura investimet nga jasht nga se ende nuk dihet fati përfundimëtar i kosovës.
    Të jetosh nën këto kushte të vështira politike,ekonomike dhe shoqërore do të thot të ndezësh trazira dhe probleme të ndryshme.
    Kur ndodhë ndonjë përparim i vogël në kosovë UN lavderohet që është rezultat i tyre e ndërsa kur ndodhin trazirat faji mbet tek kosovaret edhe pse kosovaret nuk kan gjë në dorë.
    Kosova ka nevoj për UN por ka nevoj edhe të vetëvendos!!!
    :-g

  4. #4
    gone Maska e helene
    Anëtarësuar
    26-02-2003
    Vendndodhja
    shume larg
    Postime
    913
    Albo per cilet shqiptare po flet?????
    Je i sigurte qe i njeh mire shqiptaret prej aty ku je????
    Teorikisht flasin te gjithe,duke pare nga jashte...

  5. #5
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anëtarësuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    Postueses se mesiperme po te me drejtohej mua, do t'i thoja qe ketu sigurisht qe nuk behet fjale per shqiptare qe mbajne pseudomin "helene" apo "talionke".

    Pse lejohen postime te tilla te pakuptimta ne forum si me siper?




    Citim Postuar më parë nga Stresi
    Êshtë tragjedi mbarkombëtare dhe ndërkombëtare që statusi politikë i Kosovës mbetet ende i pazgjidhur.Kjo status quo sjell huti dhe frustrim tek populli kosovarë dhe është burim i të gjitha të kqijave që nga papunësia deri tek shendetësia.Sot,në vitin 2004,në kosovë,në Evrope ende vdesin njerëzit në munges të shërbimit mjekësor.Ende ka fshatëra pa ujë të pijeshem,pa rrymë,pa shkolla,pa mjekë,pa ardhmeri...pa jetë.
    E tëra kjo ndodhë nën administraten e UN !Pronësimi i objekteve të ndryshme frenohet nga vetë UN.Bëhet shpeshë te pamundura investimet nga jasht nga se ende nuk dihet fati përfundimëtar i kosovës.
    Të jetosh nën këto kushte të vështira politike,ekonomike dhe shoqërore do të thot të ndezësh trazira dhe probleme të ndryshme.
    Kur ndodhë ndonjë përparim i vogël në kosovë UN lavderohet që është rezultat i tyre e ndërsa kur ndodhin trazirat faji mbet tek kosovaret edhe pse kosovaret nuk kan gjë në dorë.
    Kosova ka nevoj për UN por ka nevoj edhe të vetëvendos!!!
    Shume dakord me Stresin...

    Ata shkrimtare qe kritikuan shqiptaret, te mendohen dy here kur flasin, sepse kur ka qene vendi i tyre ne hall kane mare rraqet e kane ikur, kurse ishin politikane shqiptare si Rexhepi qe dolen ne mes te plumbave te armatosur vetem me fjalen e tyre, dhe i bene thirrje popullit te shperndahej paqesisht. E as ndonje Holker, e as ndonje Kadare s'eshte ne gjendje te beje sakrifica te tilla, prandaj te rrine atje e te mbyllin gojen.

    UNMIK-u e pranoi zyrtarisht pjesen e tij te fajit ne Kosove.
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  6. #6
    gone Maska e helene
    Anëtarësuar
    26-02-2003
    Vendndodhja
    shume larg
    Postime
    913
    angel dust te duket shqip ty?
    Sidoqofte nese ti s'kuptove postimin tim,po ta shpjegoj: Ne shqiptaret jemi njerez te dhunshem,nese ti s'do ta pranosh apo dikush tjeter,me vjen keq,por eshte realiteti.

  7. #7
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Mendimi se ne shqiptarët jemi njerëz të dhunshëm nuk qëndron aspak fare. Neve jemi të dhunshëm aq sa edhe përëndimorët janë të dhunshëm sepse ballkansat psh. serbët janë me mijëra herë më të dhunshëm se ne që e kanë dëshmuar jo vetëm në Kosovë por edhe në Bosnjë, Kroaci dhe Slloveni.

    Atje pakënaqësitë e akumuluara qe 5 vite si dhe ato shekullore (vuajtjet shekullore të shqiptarëve nga serbët) në revolta të të gjithë popullit u shfrytëzuan nga disa të papërmbajtshëm dhe ndodhi ajo që ndodhi, por që ne jemi të dhunshëm nuk qëndron. Po të ishte ndonjë komb tjetër edhe nga më demokratët e qytetëruesit në pozitat tona do të ishte shumë më i dhunshëm se ne.

    Është shumë e rëndësishme që ngjarje të tilla të mos ndodhin më në të ardhmen, pra me një fjalë të mos ketë dhunë hiç fare sepse nga dhuna nuk ka interesa dhe dalim të gjithë të humbur por të njëjtën kohë edhe bashkësia ndërkombëtare e UNMIK duhet t'i shpejtojnë proceset atje si delegimi më i shpejtë i pushtetit vendorëve (që janë zotuar se do të jenë në gjendje ta mbajnë gjendjen në kontroll, gjë që u pa edhe në trazirat e fundit kur vetëm vendorët ishin ata që mund të ndalnin dhe shpërndanin turmat e njerëzve), përshpejtimi i procesit të privatizimit dhe zgjidhja e statusit sa më shpejtë që të jetë e mundur.


    Tung
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  8. #8
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Nuk mesuam asgje. Thjesht qe nje perseritje qe me ata palo njerez(serbet) nuk jetohet.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  9. #9
    SiLeNt_PlAyEr Maska e Lefter
    Anëtarësuar
    29-01-2004
    Vendndodhja
    kendej pari...
    Postime
    87
    Citim Postuar më parë nga helene
    angel dust te duket shqip ty?
    Sidoqofte nese ti s'kuptove postimin tim,po ta shpjegoj: Ne shqiptaret jemi njerez te dhunshem,nese ti s'do ta pranosh apo dikush tjeter,me vjen keq,por eshte realiteti.
    Po eshte per keqardhje ,por eshte e vertete.
    Populli yne derisa nuk mesohet t'i jep kritika vehtes nuk do te mund te del nga ky ,,kellef,, qe i'a kena vure vehtes gjate viteve te fundit.Se shum bashkombasit tane kane bere njemije te zeza neper tere boten,kena bere me shum se kinez't qe jan numerikisht me te medhenj se ne apo popujt tjere,dhe kjo eshte nje arsye qe i shtyen boten qe te BESON qe jena popull i dhunshem.
    Sa i perket ngjarjeve te fundit jane shum faktor qe e kane bere qe pune te vje deri ketu,aq sa ka faj UNMIK-u kan faj edhe udheheqsit tane qe i kena zgjadhur me duart tona.Keta te fundit e kan fajin me te madh,prej dites kur eshte pranuar marveshja ne RAMBOUILLET ,deri ne pranimin e KORNIZES KUSHTETUESE qe nuk eshte aspak ne interes te popullit te KOSOVES.Prej udheheqjes se komunave ,deri tek kreu i shtetit, te gjith qe ne fillim kane nenshkruar marveshjet qe sot na e shkelin te gjitha drejtat njerzore me ADMINISTRAT FISKALE e me tona sferat e jetes,ky problem eshte lindur qe ne fillim,une mendoj se fajin duhet te lypim tek vetja dhe udheqja politike e KOSOVES,JU PERSHENDES.
    because i love u!!!!
    and maybe i need u!!
    but of course i miss u
    and i don't even know you!!!

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Stresi
    Anëtarësuar
    01-11-2003
    Vendndodhja
    Poli i veriut
    Postime
    60

    Dhuna sjelli dhunën...

    Nuk pajtohem me mendimin se ne jemi një popull i dhunëshem.Fakti që populli i kosovës rezistoj për plotë një dekad në mënyrë paqesore e verteton që dhuna nuk është pjes e kulturës shqipëtare.Mua më duket se ne shqipëtaret jemi i vetmi popull në ballkan që kurrë nuk e kemi sulmuar një popull tjetër !
    Të gjitha luftërat që i kemi pas kan qenë luftë për mbrojtjen tonë.Ne e dim që në luftë ka dy faktor ushtarak:
    1.Ata që sulmojn dhe
    2.Ata që mbrohen
    Pastaj,janë 2 politikaj kosovar që jan shpërblyer me Cmimin Saharov për paqe:
    Ibrahim Rugova dhe Adem Demaci
    Këtë vit I.Rugova ka marr edhe Cmimin e Evropes 2004 për paqe dhe mos t'a harojm Nënen Terezë që ka marr Cmimin Nobel për paqe.
    Sic po shifet,ne kemi disa individ që populli jon i ka lindur dhe edukuar dhe që tani jan të shpërblyer me cmime të ndryshme për paqe.
    Por është pak qesharake që ne jemi të dhunëshem njeri me tjetrin,dhunë ndër shqipëtare që kryesisht bazohemi në doket e vjetra të Kanunit të L.Dukagjinit.
    Vëlla vrasja gati sa u shua në Kosovë kur ky fenomen i marrë ri-lindi në Shqipëri që të vazhdoj me përmasa të mëdhaja dhe tragjike.Le të shpresojm që dhuna ndër shqipëtare du të shuhet sa ma shpejt.
    Shpresoj poashtu që një ditë të afërt edhe ne shqipëtaret do të bëhem pjes e familjes evropiane dhe që kultura politike dhe kombëtare do të ngritet në nivelin më të lart civilizues.

    Me nderime

    Stresi
    :-g

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Stresi
    Anëtarësuar
    01-11-2003
    Vendndodhja
    Poli i veriut
    Postime
    60

    Dhuna sjelli dhunën...

    Nuk pajtohem me mendimin se ne jemi një popull i dhunëshem.Fakti që populli i kosovës rezistoj për plotë një dekad në mënyrë paqesore e verteton që dhuna nuk është pjes e kulturës shqipëtare.Mua më duket se ne shqipëtaret jemi i vetmi popull në ballkan që kurrë nuk e kemi sulmuar një popull tjetër !
    Të gjitha luftërat që i kemi pas kan qenë luftë për mbrojtjen tonë.Ne e dim që në luftë ka dy faktor ushtarak:
    1.Ata që sulmojn dhe
    2.Ata që mbrohen
    Pastaj,janë 2 politikaj kosovar që jan shpërblyer me Cmimin Saharov për paqe:
    Ibrahim Rugova dhe Adem Demaci
    Këtë vit I.Rugova ka marr edhe Cmimin e Evropes 2004 për paqe dhe mos t'a harojm Nënen Terezë që ka marr Cmimin Nobel për paqe.
    Sic po shifet,ne kemi disa individ që populli jon i ka lindur dhe edukuar dhe që tani jan të shpërblyer me cmime të ndryshme për paqe.
    Por është pak qesharake që ne jemi të dhunëshem njeri me tjetrin,dhunë ndër shqipëtare që kryesisht bazohemi në doket e vjetra të Kanunit të L.Dukagjinit.
    Vëlla vrasja gati sa u shua në Kosovë kur ky fenomen i marrë ri-lindi në Shqipëri që të vazhdoj me përmasa të mëdhaja dhe tragjike.Le të shpresojm që dhuna ndër shqipëtare do të shuhet sa ma shpejt.
    Shpresoj poashtu që një ditë të afërt edhe ne shqipëtaret do të bëhem pjes e familjes evropiane dhe që kultura politike dhe kombëtare do të ngritet në nivelin më të lart civilizues.

    Me nderime

    Stresi
    :-g

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Stresi
    Anëtarësuar
    01-11-2003
    Vendndodhja
    Poli i veriut
    Postime
    60

    Rugova

    Presidentit Rugova i jipet Çmimi i Evropës 2004




    --------------------------------------------------------------------------------

    Prishtinë, 26 mars 2004 - Fondacioni panevropian Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentit të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, Çmimin e Evropës për vitin 2004. Kryetari i Fondacioni panevropian Coudenhove-Kalergi, Dr. Aloiz Mok (Alois Mock), ish-ministër i Jashtëm i Austrisë, ka njoftuar përmes një letre dërguar Presidentit Rugova ditën e enjte se bartës të mëhershëm të Çmimit të Evropës janë:

    Mbreti i Spanjës Huan Karlos,
    Helmut Kol,
    Ronald Regan-i,
    Oto fon Habsburg dhe
    Emil Konstantinesku.

    Koha dhe vendi i dhënies së çmimit për Presidentin Rugova do të bëhen të njohura më vonë.
    :-g

  13. #13
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anëtarësuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Rreth 1 muaj para se te ndizeshin flaket e dhunes ne Kosove, ish-kongresmeni Amerikan Joseph DioGuardi vizitoi Toronton. U ndodha edhe une ne ate eveniment. Gjeja qe me beri pershtypje nga biseda me te (pervec tupee-se te llahtarshme qe kishte) ishte nje publikim teper profesional me ngjyra, me flete te lemuara, i titulluar Kosovo Crucified, me sakte 'si Shqiptaret djegin kisha'. Botuesit e atij fashikulli dihet se kush jane. Gjithe Kongresi Amerikan kish marre nje kopje. 1 muaj me vone Shqiptaret nisin te djegin kisha.....

    Nuk dua te shfajesoj Shqiptaret, por ne pergjigje te komentit pa vend te Helene se 'shqiptaret jane te dhunshem': Turrma e dhunshme nuk permban asgje shqiptare ne vetvete. Nqs Helene sheh ndonje prirje drejt dhunes per veten e vet, kjo s'do te thote qe gjithe populli yne eshte i tille.

  14. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-04-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    13

    Pse u dënuan ngjarjet e 17-18 marsit 2004?

    Shqiptarët janë të ndërgjegjshëm dhe kanë të drejtë të kenë shtetin e tyre. Por ata e ndjejnë vehten të kërcënuar kur serbët i kanë rrëmbyer manastiret e tyre e kthyer në serbe dhe e paraqesin Kosovën si djepin e tyre. Në këtë këndvështrim shqiptarët kanë të drejtë në veprimet e tyre, pasi dhe në një shtet të Kosovës, objektet kryesore serbe të kultit, me një numër të kufizuar serbësh, do të ishin si gozhda e Nastradinit. Lufta e Dytë Botërore i shpëtoi pa u deportuar në Turqi si turq, shqiptarët e Kosovës dhe të viseve të tjera shqiptare në ish Jugosllavi. Për herë të dytë ata i shpëtoi lufta Amerikano-Europiane kundër Serbisë më 1999.
    Por në gjendjen aktuale Bota Sllave, përbën rrezik të përhershëm për Kosovën në veçanti dhe çeshtjen shqiptare në përgjithsi. Përballja me këtë realitet do ta detyronte Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s z. Jap de Hop Skefer, që në intervistën e dhënë gazetës “Koha Ditore” më 22 prill 2004 të deklaronte: “ Nuk do të ketë shpërblim për forcat ekstremiste”. dhe në vijim “Është iluzion të mendohet se për shkak se fraksionet ekstremiste të shqiptarëve të Kosovës, djegin shtëpi dhe kisha serbe mund të realizohen më shpejt qëllime politike. Eshtë e kundërta kjo vetëm e largon Kosovën nga qëllimi”. Me këtë deklaratë, fuqitë vendosëse dhanë mesazhin se nuk do të nguten dhe ti dënojnë serbët se nuk arritën të deportojnë më shumë se 500 mijë shqiptarë në Turqi sipas marrëveshjes së fshehtë sllavo-turke.
    Shqiptarët i kanë vetë mundësitë për ti realizuar ambicjet e tyre. Përderisa është e vërtetuar me prova të pakundërshtueshme se ata u konvertuan me dhunë në fenë muhamedane, është normale që ata të kthehen në besimin e të parëve të tyre. Këtë gjë ata mund ta bëjnë në mënyrë plebishitare, ndërsa kolonët të ruajnë besimin e të parëve të tyre. Me këtë veprim ata do të thërrmonin brenda ditës pretendimet serbe dhe do të kishin të drejtë të pakundërshtueshme të ktheheshin në objektet e kultit të të parëve të tyre të okupuara nga serbët.
    Duke i takuar asaj pjese të popullsisë që ka pësuar persekutimin
    më të madh dhe ka mbijetuar si i paligjshëm gjatë 450 vjetëvë të pushtimit otoman, kur renegatët dhe kolabracionistët kanë përfituar të gjitha privilegjet që të jep bashkëpunimi me pushtuesin në kurriz të popullit tënd, duke qenë thuajse i përjashtuar dhe në barazi formale pa pjesmarrje në pronësim dhe në pushtet në gati një shekull shtet shqiptar, pra duke bërë pjesë tek humbësit, nuk kam të drejtë ta jap këshilla fitimtarve. Është në radhë të parë e drejtë e inteligjencës muhamedane shqiptare kudo që ndodhet, e politikanëve të shquar Sali Berisha, Arbër Xhaferri, Hashim Thaçi, Ali Ahmeti që të jetë quajnë të fituar përfundimisht betejën nga Xhihadit Islamik dhe ta lenë ceshtjen shqiptare në dorë të fatit, apo të ndjekin rrugën e disa intelektualëve të moderuar dhe të Ibrahim Rugovës, intelektualit e politikanit të shquar shqiptar, të cilit duke realizuar monografinë e Pjetër Bogdanit ju dha mundësia njohë thelbin e kulturës përendimore të të parëve të tij.
    Mund të mos jetë i preferuar, pse pati dhe një fund tragjik, por megjithatë shqiptarëve mund t’ju vijë në ndihmë filozofi gjerman Niçe. Duket sikur ai i ka njohur e ka shkruar posaçërisht për rastin e tyre. Ai ka shkruar në Udhëtari dhe hija e tij se: “Kush kërkon të ndahet nga një fe apo nga një parti beson se është e nevojshme që ta hedhë poshtë atë. Po ky është një mendim fodull. Eshtë vetëm e nevojshme që ai të dallojë qartë se çfarë grepash e mbanin tërhequr deri tani me këtë parti apo këtë fe dhe se si këto tani nuk e pengojnë më, cilat opinione e kishin shtyrë nga ajo anë dhe se si tani e shtyjnë gjetkë. Vetëm për arsye të ngushta të ndërgjegjes ne kemi shkuar nga ana e asaj feje ose e asaj partie; pra nuk duhet të shtiremi për këtë kur ndahemi prej tyre”.
    Ndërsa me strukturat e tanishme të botës shqiptare në Kosovë, dhe me rifillimin e Xhihadit Islamik nga Al-Qaeda etj, pretendimet serbe për Kosovën mbeten të besusheme dhe paraqesin rrezik konstant për nacionin shqiptar.

  15. #15
    Shmekeri Prishtines
    Anëtarësuar
    04-08-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    66
    outlaw:

    Nuk di se nga bazohesh kurr nxjerr nje teori te tille te Islamit dhe Kosovareve. Shkruan per nje nocion qe nuk ka kontekst ne ngjarjet e fundit te Kosoves dhe Kosvareve ne pergjithesi. Shume shkenctare politke dhe politikane ne pergjithesi kane shkruar se tragjedia me e madhe eshte kur feja perzihet ne politike.

    Kishat u djegen jo per shkak te urrejtjes ndaj fese ortodokse apo Kristiane ne pergjithesi, por per shkak te urrejtjes se etnicitetit--Serbit. Pastaj shqiptaret u konvertuan ne shumice ne shkeullin e 17 dhe 18. Feja islame ka futur rrenje te thella ne popullin Shqiptaret. Dhe, nuk eshte vertetuar me prova se Shqiptaret u koncertuan me dhune...perderisa disa jane knvertuar me dhune, shumica u asimiliuan me kalimin e kohes. Nuk di se ku i merre ti at teza apo hipoteza...apo sic thua ti Prova.

    Tii quan disa aktiviste si "intelegjence muhamedane" . Prape them se ky veshtrim eshte paksa qesharake. Ne menidmin tim intelegjenca muhamedane nuk egziston..as tek keta extremiste ne lindjen e aferm, e as tek ne Shqiptaret..sidomos tek ne. PSe disa prej tyra kane emra Arabike, koj nuk don te thote se ata jane ushtare te Xhihadit, sic thua ti. TE gjithe keta jane Ateiste e jo njerez te fejes. Te lutem mos ngaterro religjionin me diplomacine.

    Mirepo sic shoh nga shkrimi , juve ju paska penguar shume fakti se ato kisha u djegen ne Kosove. Edhe une nuk pajtohem me kete akte. Ata te cilet e beren kete gje gjendeshin ne nnje gjendje euforike. Dhe sic e dine ti, kur emocionet mbizoterojne trurin, atehere gjithcka mund te ndodhe.

    MOs harro se Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria. Kur ti bene nje klasifikim te teille te ppullit tone: pra, Musliman vs Kristiane, atehere ju jeni ai qe ende gjendeni ne kohen e Gurit.

    Pershendes te gjithe,

    Tuki
    Love is Just a Temporary Form of Insanity--Sylvester Stallone

  16. #16
    plaç te preft Maska e PLaku-i-Detit
    Anëtarësuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    175
    Pershendetje

    Tema e shtruar e lexova gjithashtu dhe shkrimet e mesiperme.
    Disa thane fjale te dhunshme dikush tha nderkombetar disa kombetar e disa thane snjifni kombin(shqiptaret) etj..
    Shqiptaret ne qofte se qenkan te dhunshem atehere serbet ç'duhet te jene
    per masakrat qe ben ne vitet 1999 ne kosove duke perzene shqiptaret nga vatra e tyre.Apo duhet tu japim dekorat per kete veprim serbeve.
    Shqiptaret ne Kosove S'jane duke kerkuar diçka te jashtzakonshme perveçse lirine e fjales se jetes se tyre.
    Dhe mendoj se kjo eshte nje veprim me se i drejt.
    Zonjushja Helene ti qe thua si i vlerson nga larg shqiptaret ja te them une si vlersohen.qe e jetova pak mund te them se qe te them shume duhet te kisha marre pkese ne lufte por gjithsesi ate qe kisha mundesi bera.
    Kur serbet vrisnin shqiptare sikur gjuanin lepuj neper pyll jo sikur ishim njerez dhe kosovaret kane marre rruget emergimit si te mundnin njera nga ato rruge eshte dhe turqia.e cila une ndodhem per momente.Te shikoje njerez pa krahe ose te degjoje nje foshje qe me vrane familje para kembve dhe nje vajze te re qe me perdhunua kur thoshte mendoj se njofje me te mire se kjo ska.

    Ngjarjet qe ndodhen ne 17-18 mars per mendim tim jane shume te vogla dhe shqiptaret sben gje fare.veçse mbrojten veten.

    Mesimi eshte ky qe duhet te nxjerrim : Kosova eshte e shqiptarve dhe e atyre duhet te ngelet jo te vine serbet dhe te na ndjekin nga shtepia.
    " not yet "

  17. #17
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anëtarësuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Citim Postuar më parë nga plaku-i-detit
    Ngjarjet qe ndodhen ne 17-18 mars per mendim tim jane shume te vogla dhe shqiptaret sben gje fare.veçse mbrojten veten.
    Shqiptaret njollosen edhe me tej emrin e tyre ne Perendim. E meqe Perendimi do vendose per te ardhmen e tyre ajo qe u be ishte KRYEKEPUT BUDALLALLIK.

  18. #18
    plaç te preft Maska e PLaku-i-Detit
    Anëtarësuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    175
    Citim Postuar më parë nga Qafir Arnaut
    Shqiptaret njollosen edhe me tej emrin e tyre ne Perendim. E meqe Perendimi do vendose per te ardhmen e tyre ajo qe u be ishte KRYEKEPUT BUDALLALLIK.
    Perendimi qe dashka te vendos per shqiptaret ç'pret qe nuk vendos apo pret qe te vritet edhe ca njerez se u vrane pak.
    Kete ta harrojne shqiptaret perendim apo lindje pa sakrificen e tyre skane per te vendosur bota te ardhme per shtepine e tyre ."Gomarin nga balta e nxjerr i zoti" shofim seç po ben unik do presim akoma perendimin ne.

    Asnje shtet asnje direktiv se ka ndihmuar shqiperine ndershmerish sot dhe ata qe duan t e ndihmojne duan t e kepusin nje cope toke apo diçka tjete r nga shqiperia ket e e kemi pare nder shekuj dhe e kemi dhe shembulll te fresket me shtet fqinje.



    Me Respekt ShejTaNi
    " not yet "

  19. #19
    ("ANDREA" ZEMRA BABIT) Maska e Genti^Itali
    Anëtarësuar
    19-09-2003
    Vendndodhja
    Itali ''Venezia''
    Postime
    635
    Skemi ca duam dhuanen (posht dhuna)

    Gjerat esht mir ti besh me konsensuse jo dhun
    ne duhet te matim mesim nga ngjarjet ne kosov
    dhe me te vertet esht nje ngjarje e dhimshme

    helene ti ke gabuar qe je shprehur ne ate menyr-
    ndaj Albos pse mos doje ti qe te vinim ne luft ne qe ta perjetonim
    mjafton edhe kjo qe po bejm njerzit kan nevoj ne ca raste per moral

    E sa per punen qe ne shqiptaret qekemi te dhunshem sesht aspak realiteti
    sic ke then ti mesiper
    Ne perendin esht me keq dhe njerzit jan me te eger se ne, po ne kemi namin
    e keq ( me mir te dali syri sesa nami) Fjal me vent.

    Ska si shqiptarët/et

    Genti:
    LINDI EDHE "ANDREA"

  20. #20
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-04-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    13
    Shume nga ju permendin faktin e dhunes se Serbeve ndaj Kosovareve, kjo eshte e vertete qe ne rreth 100 vjet Kosovaret jane keqtrajtuar nga Serbet, por nuk kane pasur vetem ane negative nga pushtimi Serb. Kosovaret ne vitet 80 kane pasur pashaporta Serbe te cilat ishin me te vlefshme se ato Amerikanet, kane pasur nje pasurim ne mase te popullsise gje qe Shqiperia nuk e ka pasur kurre ose e pati ne nje fare menyre ne vitet 92-96, Kosova kurre nuk eshte renditur nder vendet e fundit ne Europe per nga zhvillimi ekonomik ndersa Shqiperia ka rreth 100 vjet qe nuk e leshon kete vend. Kosova qe pas largimit nga Serbia nuk ka pare asnje lloj zhvillimi ekonomik por vetem renie ekonomike aq sa ne statistikat e fundit 15% e popullsise jeton ne varferi te tejskajshme dhe 30% ne varferi. Pra arrijme ne konkluzionin qe kosovaret nuk vepruar drejt me djegien e kishave sepse nga opinioni boteror kjo nuk vleresohet si nje shenje pozitive per qeverisjen e Kosoves nga vendesit por vetem nga forcat nderkombetare. Dhe siç e kam then mesiper kishat e Kosoves jane nder kishat me te vjetra ne Ballkan dhe nuk duhen pare me syrin si vepra Serbe por si simbole kulturore te popullit shqiptar. Shqiperia e pesoi nga ideja per te shkaterruar çdo gje te ndertuar nga Enver Hoxha, kur fare mire ato mund te rinovoheshin dhe te perdoreshin me efiçence.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Debati i Knusve (gjelave)
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 05:15
  2. Albin Kurti: "Të gjithëve na mungojnë"
    Nga ARIANI_TB në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 110
    Postimi i Fundit: 25-01-2006, 22:29
  3. Fushata e zgjedhjeve lokale ne Kosove
    Nga Ari-Intimidator në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 04-11-2002, 12:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •