Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171

    Bankat ne shqiperi

    BANKA E KURSIMEVE, PAS 6 VJETESH JEP KREDI

    Teuta Shamku

    Banka e Kursimeve do te nise te jape kredi. Keshilli Mbikqyres i Bankes se Shqiperise ka miratuar lejen per dhenien e kredive nga Banka e Kursimeve, i cila tashme eshte prone e bankes austriake Raiffeisen Zentralbank. Lajmin e ka bere te ditur vete Guvernatori i Bankes se Shqiperise, Shkelqim Cani gjate nje takimi qe zhvilloi dje me Misionin e Fondit Monetar Nderkombetar te drejtuar nga z. Julio Escolano, shefi i ri i Misionit dhe i shoqeruar nga z.Jan Peter Olters, perfaqesues i perhershem i FMN-se ne Tirane.

    Guvernatori u shpreh se (aktualisht sistemi bankar shqiptar paraqitet i konsoliduar dhe nuk ka kercenime serioze. Ne mbledhjen e sotme, Keshilli Mbikeqyres do te diskutoje dy vendime te rendesishme qe kane te bejne me kalimin e pronesise se Bankes se Kursimeve nga Ministria e Financave te Raiffeisen Bank dhe lejimin e Bankes per rifillimin e procesit te kreditimit pas nje nderprerjeje rreth 6 vjecare(. Gjithsesi, vijoi z.Cani, Banka e Shqiperise duke patur parasysh se ky privatizim pritet te sjelle ndryshime strukturore ne sistem, do te ndjeke me kujdes zhvillimet dhe do t'u permbahet me perpikmeri standardeve te mbikqyrjes bankare sipas planit te zhvillimit te mbikeqyrjes, i cili eshte hartuar me asistencen e Bankes Boterore.

    ......................
    ......................

    Me vjen keq me gazetaret shqiptare qe kane rene kaq poshte dhe shkruajne gjera te tilla. Kete nuk e them, te tregoj se gazetarja nuk ka njohuri, por keqardhja prek aspektin , se cfare duhet te shkruaj gazetarja qe ti shitet shkrimi i saj. Pra ajo aty ne cdo shkrim ne lidhje me ekonomine duhet te fusi ose BB ose FMN.

    Te kthehem tek tema. Me vjen mire qe RB e cila ka rreth 50% te depozitave shqiptare do te behet nje banke normale me te cilen kuptoj funksionin nderlidhes midis disa depozituesve dhe nje kredimaresi. Deri me tani kjo banke ka punuar per shtetin. Pra ka bere gjysem pune. Leket qe merrte nga populli ja jepte ne forme kredie shtetit.
    Me kete risi edhe zhvillimi ekonomik do te jete me i madh. Shume firma do te kene me shume mundesi kreditimi, po ashtu do te bjere edhe niveli i interesit si pasoje e rritjes se konkurences.
    Jam kurioz te shof se si do ta luftoje inflacionin z Cani dhe bashkpunteret e tij.

  2. #2
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    Nga se pėrcaktohet shkalla e ndėrmjetėsimit financiar nė Shqipėri?

    Nė Shqipėri, huatė e kėqija kanė qenė njė faktor qė ka ndikuar, krahas faktorėve tė tjerė, nė normėn e lartė tė interesit pėr huatė dhe si rrjedhim nė njė kosto tė lartė tė ndėrmjetėsimit duke ulur shkallėn e ndėrmjetėsimit


    Kalimi i pronėsisė sė Bankės sė Kursimeve nėse ēon nė reduktimin e pozicionit dominues tė kėsaj banke dhe nė rritjen e konkurrencės, do tė ndikojė pozitivisht nė rritjen e shkallės sė ndėrmjetėsimit bankar
    Pasiguria qė shoqėron tė ardhurat, si dhe koston ka qenė njė faktor qė ka ndikuar nė diferencėn e lartė tė normave tė interesit, duke penguar thellimin e mėtejshėm tė ndėrmjetėsimit


    Inflacioni rrit kostot e kredisė
    Pritjet pėr inflacion jo vetėm ndikojnė nė koston e pritshme, si dhe nė kthimet e pėrfituara nga kontratat financiare, por edhe mund tė pėrcjellin informacione nė lidhje me politikat makroekonomike dhe me zhvillimet nė tė ardhmen nė ekonomi. Duhet mbajtur parasysh se natyra afatgjatė e kontratave financiare i bėn ato veēanėrisht tė ekspozuara ndaj ndryshimeve nė pritjet e inflacionit. Normat e larta tė inflacionit shoqėrohen me norma tė larta pėr kredidhėnien, e cila rrit koston e ndėrmjetėsimit, duke pėrbėrė njė pengesė pėr thellimin e mėtejshėm tė ndėrmjetėsimit.


    Oferta e ndėrmjetėsimit financiar pėr ekonominė paraqet angazhimin e bankave pėr tė rritur depozitat dhe pėr tė dhėnė kredi. Faktorėt kryesorė tė cilėt ndikojnė nė ofertėn e ndėrmjetėsimit financiar mund t’i ndajmė nė dy grupe tė mėdha.
    Faktorėt tė jashtėm tė biznesit bankar, qė ndryshe quhen kufijtė teknikė nė ndėrmjetėsimin financiar. Kėta faktorė, nė kombinim me aftėsinė e kufizuar tė Bankės Qendrore pėr tė krijuar para, pėrbėjnė kufizimet brenda tė cilave shkalla aktuale e ndėrmjetėsimit financiar ėshtė e pėrcaktuar nga faktorėt e ofertės dhe tė kėrkesės. Faktorėt mė kryesorė teknikė janė rezerva e detyrueshme e kėrkuar dhe saisa e bazės monetare teknikisht e kėrkuar pėr shlyerjen e pagesave. Rezerva e detyrueshme konsiderohet njė kufizim teknik ekzogjen, sepse njė normė e lartė e rezervės sė detyrueshme e kufizon bankėn nė mobilizimin e parave tė grumbulluara.
    Fitimi nė ndėrmjetėsimin financiar jepet nga diferenca ndėrmjet tė ardhurave dhe shpenzimeve tė aktivitetit bankar. Shpenzimet pėrfshijnė shpenzimet e interesit, kostot administrative, si dhe interesin e humbur nga investimi i rezervės sė detyrueshme. Tė ardhurat vijnė nga investimi i fondeve nė kredi dhe nė shėrbime tė tjera tė ofruara nga bankat. Pėrderisa vendimi pėr tė ofruar ndėrmjetėsimin financiar (depozita, kredi) varet nga pritjet, probabiliteti qė mund t’iu vihet tė ardhurave dhe shpenzimeve luan njė rol tė rėndėsishėm.


    Nga se ndikohet fitimi i bankės?
    1-Diferenca e normave tė interesit
    Diferenca midis normės sė interesit tė kredisė dhe tė depozitave, ndėrthur efektin e tė ardhurave dhe tė shpenzimeve nga aktiviteti financiar i bankės.
    Faktorėt kryesorė qė ndikojnė nė pėrcaktimin e kėsaj diference janė tė lidhur me koston administrative tė bankės, mė pozicionin qė zė banka nė treg dhe me nivelin e huave me probleme nė sistem. Vendimi pėr tė ofruar ndėrmjetėsim financiar tė mėtejshėm ėshtė i bazuar, gjithashtu, dhe nė fitimin marzhinal tė pritshėm. Pėr kėtė arsye, duhet tė merren parasysh dhe veprimet nė tė ardhmen tė bankės, si dhe normat e pritshme tė interesit pėr kredinė dhe pėr depozitat e reja. Po t’i referohemi rastit tė Shqipėrisė, pasiguria qė shoqėron tė ardhurat si dhe koston, ka qenė njė faktor tjetėr qė ka ndikuar nė diferencėn e lartė tė normave tė interesit duke penguar thellimin e mėtejshėm tė ndėrmjetėsimit. Nga ana tjetėr, pėr shkak tė konkurrencės sė kufizuar, kjo diferencė nuk varet plotėsisht nga probabiliteti qė mund tė caktohet pėr tė ardhurat dhe kostot e pritshme. Gjithsesi, njė diferencė e lartė e interesave ėshtė nė pėrgjithėsi njė tregues i ineficensės, e njė rreziku nė rritje ose tė njė mungese tė konkurrencės nė tregun bankar. Por, gjithashtu, ėshtė e vėrtetė qė diferencat e larta tė interesave mund tė kontribuojnė nė njė fitim mė tė lartė pėr bankėn, i cili nė qoftė se pėrfshihet nė kapitalin bazė tė sistemit mund tė nxisė siguri dhe stabilitet nė sistem.
    2-Huatė e kėqija ndikojnė negativisht nė ndėrmjetėsimin bankar
    Huatė e kėqija nė portofolin e bankave ndikojnė vendimet e saj pėr tė ofruar ndėrmjetėsimin financiar, sepse ato rrisin rrezikun pėr shkeljen e kuadrit rregullator dhe nė kėtė mėnyrė mund tė prodhojnė kufizime pėr biznesin bankar. Si rezultat, bankat mund tė pėrpiqen tė mbulojnė humbjet e mundshme nga huatė e kėqija me pėrfitimet nga kreditė e reja, qė do tė sjellin njė rritje tė diferencės se normave tė interesit, duke pasur njė ndikim tė dyfishtė mbi ndėrmjetėsimin. Disa studiues kanė vėrtetuar se ndėrmjet diferencės sė normave tė interesit dhe cilėsive tė huasė ka njė korrelacion pozitiv. Kjo do tė thotė se bankat mund tė transferojnė te klientėt e tyre (si huamarrėsit, ashtu edhe depozituesit) njė pjesė tė kostos shtesė, qė vjen nga pėrkeqsimi i cilėsisė sė portofolit tė huasė. Nė Shqipėri, huatė e kėqija kanė qenė njė faktor qė ka ndikuar, krahas faktorėve tė tjerė, nė normėn e lartė tė interesit pėr huatė dhe si rrjedhim nė njė kosto tė lartė tė ndėrmjetėsimit duke ulur shkallėn e ndėrmjetėsimit.


    Ē’mund tė bėhet nė tė ardhmen?
    Kalimi i pronėsisė sė Bankės sė Kursimeve nėse ēon nė reduktimin e pozicionit dominues tė kėsaj banke dhe nė rritjen e konkurrencės, do tė ndikojė pozitivisht nė rritjen e shkallės sė ndėrmjetėsimit bankar. Gjithashtu, njė rol tė rėndėsishėm nė rritjen e shkallės sė ndėrmjetėsimit do tė luajė rritja e konkurrencės nė sistemin bankar duke lejuar hyrjen e bankave tė reja.
    Hyrja e bankave tė reja nė treg mund tė kufizojė dhe ndikimin negativ tė huave me probleme nė procesin e ndėrmjetėsimit. Gjithashtu, ndikimi negativ i huave me probleme mund tė reduktohet ndjeshėm dhe nga funksionimi i Zyrės sė Informacionit tė Kreditit, e cila do tė ndikojė nė pėrmirėsimin e informacionit mbi besueshmėrinė e klientit dhe nė krijimin e njė atmosfere mė tė sigurt tė veprimtarisė bankare.
    Pėrmirėsimi i mėtejshėm i kuadrit legjislativ do tė ndikojė nė krijimin e njė atmosfere mė tė sigurt dhe mė tė pėrshtatshme pėr bankat. Gjithashtu, do tė ndikojė dhe nė shtrirjen e sistemit bankar, duke rritur konkurrencėn dhe nė pėrgjithėsi, shkallėn e ndėrmjetėsimit.

  3. #3
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Pėrfitimi i parė shtetit shqiptar dhe gjithė shqiptarėve nga privatizimi i Bankės sė Kursimeve do t'i vij nga rritja e besimit tė shqiptarėve nė banka qė pastaj do tė sjell largimin e parasė prej duarve tė shqiptarėve dhe kalimin e saj nėpėr banka. Pra, depozitimi i parasė sė shqiptarėve nėpėr banka, kryerja e pagesave nėpėrmjet bankave do tė rrisė fuqinė kredituese (sė bashku natyrisht edhe me fuqinė financiare tė kompanisė qė privatizoi BK-nė), qė do tė rrisė burimet e financimit tė projekteve tė ndryshme tė biznesit qė do tė sjell pastaj edhe krijime tė vendeve tė punės dhe zhvillim mė tė shpejtė. Poashtu, mundėsia mė e madhe e kėsaj banke qė tė siguroj fonde nga institucionet ndėrkombėtare financiare, kyēja e saj nė sistemin ndėrkombėtar financiar, sigurimi i investitorėve tė huaj pėr investime nė Shqipėri e shumė e shumė benefite tjera pėrveē rritjes sė cilėsisė dhe sasisė sė shėrbimeve bankare pėr qytetarėt e thjeshtė shqiptar.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  4. #4
    Banka e Kursimeve kalon nė duart e pronarit austriak

    Aksioneri i ri i Bankės sė Kursimeve, Raiffesien Bank, merr nė dorė Bankėn e Kursimeve dhe merr viston pėr tė filluar kreditimin

    Orjeta Zhupa



    Banka e Kursimeve kalon pėrfundimisht nė duart e pronarit tė ri austriak. Raiffaisen Bank pėrveēse ka marrė dje zyrtarisht 100 pėr qind tė aksioneve tė bankės mė tė madhe nė vend, ka marrė edhe viston pėr tė filluar kreditimin. Kanė qenė kėto vendime tė Kėshillit Mbikėqyrės sė Bankės sė Shqipėrisė tė cilat u bėnė tė ditura dje gjatė njė konference pėr shtyp tė mbajtur nga Shkėlqim Cani, guvernatori i Bankės sė Shqipėrisė, dhe Herbert Stepic, zv.kryetar i Bordit Drejtues tė Raiffeisen Bank. “Aksioneri i ri do tė sjellė aktivizimin e bankės nė kreditimin e ekonomisė, sidomos tė biznesit privat dhe nėpėrmjet shėrbimeve bankare cilėsore banka do tė vijė mė pranė publikut”, - tha Cani gjatė fjalės sė tij. Ndėrkohė qė Stepiē privatizimin e kėsaj banke gjigante e konsideroi si njė pėrgjegjėsi pėr tė qenė nė krye dhe pėr tė zhvilluar edhe mė tej ekonominė e kėtij vendi.
    Kontrata e shitjes midis palėve ėshtė nėnshkruar mė datė 13.01.2004 nga Ministria e Financave dhe Raiffaisen Zentralbank. “Pėr vetė peshėn qė ka Banka e Kursimeve nė sistemin tonė bankar, si dhe rolin tradicional qė ka luajtur nė kursimet e publikut nė Shqipėri, kalimi i saj tek njė investitor i besueshėm, i shėndoshė financiarisht dhe me pėrvojėn e duhur nė veprimtarinė bankare ishte i njė rėndėsie maksimale”, - tha Cani.
    Aksioneri i ri pritet tė sjellė risi nė konkurrencėn nė sistemin bankar.
    Banka e Shqipėrisė ka kufizuar aktivitetin kredidhėnės pėr Bankėn e Kursimeve kėtu e 6 vjet mė parė pasi ishin grumbulluar kredi tė kėqija dhe synimi ishte mospėrkeqėsimi edhe mė tej i situatės, si dhe ruajtja e vlerės sė saj deri nė pėrfundimin e procesit tė privatizimit. Por fillimi i aktivitetit tė kreditimit do t’i bėjė bankat mė agresive pėr ofrimin e shėrbimeve mė tė mira.

    Biznesi
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga StterollA : 17-04-2004 mė 14:04

  5. #5

    RZB:”Ja kush do tė pėrfitojė kredi”

    Banka e Kursimeve, e cila zotėron mbi 50 pėr qind tė depozitave nė sistemin bankar, sė shpejti fillon kreditimin e ekonomisė. Kreditė nė fillim do tė ofrohen pėr bizneset dhe mė vonė kreditimi do tė pėrfshijė gjithė ekonominė nė vend.Stepiē:”Asnjė punonjės nuk do tė ikė nga puna”

    Julian Llupo



    Raiffaisen Bank, aksioneri i ri i bankės mė tė madhe nė vend, Bankės sė Kursimeve, ka marrė dje nga Banka e Shqipėrisė tė drejtėn pėr fillimin e aktivitetit tė kreditimit.
    Me gjithė vėshtirėsitė dhe mungesėn e njė tregu bankar tė zhvilluar, pėrfaqėsuesit e RZB mendojnė se nė Shqipėri ekzistojnė mundėsi tė mėdha pėr tė ndėrtuar njė sistem financiar modern, i cili tė kreditojė ekonominė dhe biznesin vendas, qė gjatė kėtyre viteve tranzicion ka vuajtur nga njė mungesė totale e kėtij shėrbimi.
    Nė fillim RZB do tė kreditojė bizneset e mėdha, tė cilat kanė dhe potencialet mė tė mėdha financiare nė vend. Vendin e dytė nė ata qė do tė pėrfitojnė kredi nga banka qė zotėron mbi 50 pėr qind tė depozitave nė vend, do tė jenė bizneset e mesme dhe ato tė vogla. RZB do tė financojė gjithashtu nė zhvillimin e infrastrukturės, tregtisė, si dhe do tė ofrojė kredi pėr organizimet e mėdha tė biznesit. “Kėtė eksperiencė qė do tė marrim nga kreditimi i kompanive tė mėdha dhe atyre tė mesme e tė vogla ne do ta pėrdorim si eksperiencė fillestare pėr tė krijuar mė vonė njė treg kredish pėr individėt”, - tha Stepic, zėvendėskryetar i Bordit Drejtues tė RZB, dje gjatė njė konference pėr shtyp tė dhėnė nė ambientet e hotel “Sheraton”. “Pra, ne mendojmė se mungesa e njė tregu tė mirėfilltė bankar nė Shqipėri veē riskut qė ofron, jep dhe shumė mundėsi pėr tė arritur njė sukses tė shpejtė”, - tha ai.
    Nė Shqipėri ekziston njė potencial gjigant rritjeje, sepse Shqipėria ėshtė njė vend me njė treg bankar tė pazhvilluar, ku huatė pėrfaqėsojnė vetėm 6 pėr qind tė produktit tė brendshėm bruto. Nė Austri ky tregues ėshtė nė masėn 111 pėr qind. RZB ka menduar tė zgjerojė me shpejtėsi gamėn e produkteve tė ofruara nga BK, duke ofruar kredi, overdrafte, karta dhe hua pėr tė gjithė klientėt.
    Pėr tė lehtėsuar procesin e kreditimit pėr individėt, kėtė vit RZB do tė instalojė rreth 58 makina nga ku mund tė tėrhiqen para. Me modernizimin e rrjetit tė degėve tė Bankės sė Kursimeve, pėrfaqėsuesit e RZB – sė shpresojnė qė shumė shpejt tė futen nė pėrdorim masiv pėr tė gjithė klientėt e tyre kartat e kreditit. Futja nė pėrdorim e kartave tė kreditit dhe e gjithė shėrbimeve bankare qė tėrheqin paranė nė sistemin do tė ndihmojė pėr tė reduktuar paranė kesh nė ekonomi. Kjo iniciativė e re qė do tė merret nga RZB pritet qė tė shoqėrohet paralelisht edhe me njė proces tė gjerė edukimi tė tė gjithė shqiptarėve, i cili do tė japė mundėsi qė tė gjithė tė kuptojnė se sa e rėndėsishme ėshtė qė paraja tė qarkullojė vetėm nė rrugė bankare. Pasi tė kalojė kjo fazė e parė e procesit, RZB ka menduar qė tė fusi nė treg ato qė quhen produkte debitimi, produktet e menaxhimit tė aseteve. Ky proces pritet qė tė jetė i vėshtirė, sepse nė Shqipėri nuk ekziston njė treg i mirėfilltė kapitalesh. “Ky ėshtė njė proces i gjatė dhe ne do tė pėrpiqemi qė tė ofrojmė nė fillim produktet qė janė mė tė lehta pėr t’u pėrshtatur me ekonominė nė vend”, - tha Stepic. “Kėto produkte ne do t’i fusim nė treg brenda kėtij viti, ndėrsa produktet qė kėrkojnė njė teknologji tė lartė do tė mundohemi qė t’i ofrohen tregut shqiptar vitin qė vjen”, - tha ai.


    Banka e Kursimeve do tė reduktojė financimin e qeverisė me anė tė bonove tė thesarit
    “Asnjė bankė nė botė nuk dėshiron qė tė ketė nė portofolin e saj obligacione tė qeverisė”, - tha Stepic. Banka e Kursimeve ka aktualisht shumicėn e bonove tė thesarit pėr vetė faktin se ajo realisht nuk mund tė japė kredi, sepse kėtė shėrbim e ka tė ndaluar me ligj. Nė kėtė mėnyrė e vetmja mundėsi qė ajo tė pėrdorė fondet qė disponon tani ėshtė pėrdorimi i tyre pėr blerjen e bonove tė thesarit. “Kjo strategji do tė vazhdojė dhe pėr njė periudhė tė shkurtėr kohe, sepse tė gjithė e dimė se pėr tė dhėnė kredi mė parė duhet qė tė kontrollohet aktiviteti i kompanive dhe individėve qė trajtohen me kėtė shėrbim”, - tha Stepic. Me futjen nė tregun shqiptar RZB, shpreson qė tė tėrheqė njė nivel mė tė lartė depozitash se mė parė. Kėshtu specialistėt austriakė mendojnė se portofoli nė bono thesari nė njė periudhė aftshkurtėr do tė vazhdojė qė tė jetė i pranishėm, ndėrsa, pėr sa i pėrket periudhės afatmesme, kur edhe ekonomia do tė pėsojė rritje, ata mendojnė se financimi i qeverisė me bono thesari do tė ulet. Nė kėtė mėnyrė do tė mundėsohet qė tė krijohet njė portofol mė i madh kredie pėr biznesin vendas. “Por ne do t’i ofrojmė qeverisė mėnyra tė reja financimi, nėse ajo do tė ketė nevojė”, - tha Stepic. “Financimi me bono thesari nuk ėshtė i vetmi qė mund tė pėrdoret pėr tė financuar qeverinė, ka edhe shumė mėnyra tė tjera qė ne mund tė pėrdorim”, - tha ai.




    RZB: Asnjė punonjės nuk do tė lėrė vendin e punės
    Nė krye tė bankės mė tė madhe nė vend tashmė do tė jetė njė drejtor i huaj. Ai ėshtė austriaku Grunerud. Ndėrsa drejtori aktual Kamberi do tė kalojė nė postin e nėndrejtorit tė BK-sė


    Banka e Kursimeve aktualisht zotėron rrjet bankar me mė shumė degė nė vend. Ajo ka 88 njėsi tė shtrira nė tė gjithė vendin dhe ka afėrsisht 950 tė punėsuar. “Ne kemi besim tė plotė tek punonjėsit vendas dhe nuk kemi asnjė plan qė tė heqim njeri nga puna”, - tha Stepic. “Pėrkundrazi RZB ka ndėr mend qė tė marri njerėz tė tjerė nė punė edhe gjatė kėtij viti”, - tha ai. Se sa do tė jetė numri i punonjėsve qė do tė merren nė punė kjo do tė varet nga fakti se sa punonjės tė specializuar banka e njohur austriake do tė gjejė nė tregun shqiptar. Banka do tė ndėrmarrė njė proces tė gjatė specializimi pėr punonjėsit e saj nė mėnyrė qė tė arrijė qė tė krijojė njė staf tė specializuar qė do tė ndihmojė nė modernizimin dhe zgjerimin e shpejtė tė aktivitetit tė Bankės sė Kursimeve. Stepic ka deklaruar se numri i punonjėsve tė huaj nė Bankėn Kursimeve nuk ėshtė mė i lartė se dhjetė. Nė krye tė bankės mė tė madhe nė vend tashmė do tė jetė njė drejtor i huaj. Ai ėshtė austriaku Grunerud. Ndėrsa drejtori aktual Kamberi do tė kalojė nė postin e nėndrejtorit tė BK-sė.

    Biznesi

  6. #6
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    BK do te forcoje edhe me tej pozicionin monopol
    "Te gjithe ata shqiptare qe kane kursimet e tyre jashte Bankes se Kursimeve t'i sjellin ato ne kete banke" eshte shrepur zv/Kryetari i Bordit Drejtues te Raiffeisen Zentral Bank, Herbert Stepic. Sipas tij, duke shtuar volumin e depozitave ne Banken e Kursimeve, mundesite per te kredituar ekonomine dhe per blere bonot e thesarit te qeverise do te jene optimale. Sipas te dhenave te fundit, Banka e Kursimeve ka rreth 57 per qind te krejt depozitave te sitemit, por shifra sipas burimeve te brendshme te bankes eshte shume me teper se kaq. Pikerisht kjo dominance qe Banka e Kursimeve pati duke qene ne pronesi shteteore ka qene nje shqetesim per bankat e tjera te nivelit te dyte. Nderkohe qe pozicioni i saj ne treg pas kalimit ne pronesi private e sidomos ne administrim te "Raiffeisen" do te forcohet edhe me shume. Forcimi i pozicionit monopol te Bankes se Kursimeve pritet jete nje shqetesim i ri per pjesen tjeter te sistemit. Guvernatori, Cani ne nje deklarate te meparshme ka paralajmeruar bankat e tjera te nivelit te dyte per rishikimin e kostove duke paralajmeruar keshtu nje konkurence te forte ne sistemin bankar.

Tema tė Ngjashme

  1. Adem Jashari - Hero i Kosovės
    Nga JONI 1 nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 296
    Postimi i Fundit: 05-03-2023, 21:58
  2. Kėshtu foli Tahir Zemaj
    Nga Nice_Boy nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 123
    Postimi i Fundit: 01-01-2014, 18:52
  3. A ka konspiracion kundėr Shqipėrisė?
    Nga BARAT nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 10-05-2011, 09:36
  4. "Dr. dituria"
    Nga Sabriu nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 18-12-2008, 06:32
  5. Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 06-12-2008, 14:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •