Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 16
  1. #1
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393

    Piktori i madh Lin Delija

    Lin Delija, "rikthehet" kaloresi i piktures
    Pikturat e Lin Delijes, ne dhjete vjet nga vdekja e tij, shfaqen per here te pare ne nje ekspozite ne Tirane. Testamenti i piktorit, i cili i dhuron vendin te tij 27 piktura.

    Jeta e artistit, i mbetur gjithnje pezull me pikturen e tij mes se shkuares dhe bashkekohores. Kryeveprat e nje shqiptari, i cili nuk e mohoi kurre kombesine e tij, madje e theksonte ne cdo cep te telajos, si nje menyre shprehje te shqiptarizmit

    Anduela NIKA

    Eshte fati i artisteve te medhenj te injorohen sa jane ne jete dhe te adhurohen pas vdekjes. Ketij rregulli te thjeshte jete nuk mundi ti shpetonte as Lin Delija. Rikthimi i tij fizik ne Shqiperi ishte i pamundur, aq sa dhe i pikturave te tij. Ne dhjete vjet nga vdekja e artistit te madh shqiptar, Galeria Kombetare e Arteve, sjell per here te pare 27 punime te Delijes, 12 prej te cilave jane dhurate e vete piktorit. "Te dergohen ne Shqiperi vetem atehere kur ajo te jete republike pluraliste parlamentare dhe demokratike", shkruante piktori me shume se nje dekade me pare. Te 15 veprat e tjera, jane pjese e koleksionit privat te Armando Nicoletti, miku me i afert antrodokan i piktorit. "Ne jemi ne pritje te veprave origjinale, te cilat jane vonuar vetem per shkak te procedurave burokratike, qe po ndjek shteti italian. Une besoj se ne fund te prillit ato do te jene ketu. Jane rreth 27 vepra, 12 prej te cilave jane te dhuruara nga vete Lin Delija me nje deshire te shkruar, qe ia ka lene Erika Shulz, nje prej mikeshave te tija ne Gjermani. Keto pune jane te derguara ne Antrodoco, ne Muzeun "Lin Delija" ne Itali dhe me tutje ato do te vijne ketu", ka pohuar studiuesja e artit, Suzana Varvarica Kuka. Veprat, qe se shpejti do te shfaqen ne Galerine e Arteve, do te perfshijne grafika dhe piktura te mirefillat te Delijes, kryesisht ne vaj. Deri me sot kerkimet dhe studimet rreth piktorit te madh, i cili jetoi dhe vdiq ne Itali, pa mundur te shihte per here te fundit prinderit dhe vendin e tij Shqiperine, jane te konsiderueshme, por aspak te plota. Vepra "Krishti", gjendet ne Punatoteken e Vatikanit. Ky konsiderohet si nje fakt historik shume i rendesishem, sepse dihet qe hyrja e veprave te artit ne kete pinakoteke tregon per cilesine e larte te vepres se artit. Nje tjeter figure e rendesishme, qe eshte formesuar ne telajon e piktorit, eshte ajo e Nene Terezes. Vepra ne gjendet ne Nju Jork, pasi eshte blere me nje cmim shume te larte dhe te padiskutuar nga koleksionisti. Ne Shqiperi, pervec 27 veprave, qe pritet te vijne, ekziston dhe nje koleksion prej 8 pikturash, i cili ruhet ne Kishen e Franceskaneve ne Shkoder.

    Kane thene....

    Ernest Koliqi 1968

    "...Delija, me nje prirje drejt artit te shenjte, dallon per sinqeritetin instiktiv, e bashkuar nga nje temperament i forte shqiptar i embelsuar nga nje tendence e spikatur mistike

    Evenimentet biblike dhe evangjeliste, ai di ti inkuadroje ne vizionin e peisazheve, kostumeve e veshjeve te tokes se tij shqiptare, duke perhapur nje force njerezore, e cila nuk fshin kurre ne portretet e dhimbshme te telajove te tij nje shprehi intime te dekorit shqiptar: vuajtja qe ka perjetuar me dinjitet shfaqet ne te gjitha peisazhet e krijuara me penelin e Lin Delise: dhe eshte nje karakteristike tipike shqiptare".

    Fosca Colli 1990

    "Ne portretet e universit femerore, ne te cilat Lin Delija ka percjelle pasurite krijuese dhe te ndjenave, intutita verbuese dhe meditime te ethshme, entuziazem dhe hidherim, tension fetar dhe ethe ferri. Ata sy....I kujtoni pikturat antike egjiptiane te Fayyłm."

    Paola Stefanucci 1994

    "Ne universin e mbipopulluar te fytyrave delijane verehet veshtrimi kaustik dhe gervishes i nje gjahtari karakteresh si Honoré Daumier: shenja te gjera dhe esenciale, te ngrohta dhe vibruese, te pershtatshme per te skulpturuar ne menyren me te shpejte dhe elokuente individualitetin e personit qe shfaqet ne te".




    --------------------------------------------------------------------------------
    10/04/2004
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  2. #2
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Lin Delija, artisti qe flet me penel
    U lind ne Shkoder ne 3 shkurt 1926. Ne moshen 10- vjecare hyn ne kolegjin e freterve franceskane ne Shkoder, ku merr dhe bazat e para te piktures. Me mbarimin e Luftes se Dyte Boterore, Lin Delija bashke me shume te rinj thirret ushtar. Ishte 19 vjec kur me kater miq te tij dezerton dhe arratisen drejt Jugosllavise, ku deklaron se eshte piktor dhe studion ne nje shkolle artistike. Qeveria e Malit te Zi i jep nje burse studimi per te jetuar. Lin Delija shkon ne Zagabria ku mikpritet nga nje kuvend murgeshash dhe ne kete qytet do te frekuentoje per gati gjashte vjet Akademine e Arteve te Bukura. Ndersa i ati vdes e ema nuk do ta shohe me kurre te birin. Pas kesaj, ai mberrin ne Itali, ku me ndihmen e Ernest Koliqit do te arrije te njihet ne qarqet kulturore italiane. Piktori jetoi ne Rome deri ne vitin 1963. Ne vitin 1957 do te hape ekspoziten e tij te pare vetjake ne Galerine Babbuinetta ne Rome, e cila u pasua nga shume te tjera, ne bashkepunim dhe artite te tjere te huaj. Ne vitin 1969 hap ekspoziten e pare vetjake ne Nju Jork. Ne Antrodoco Lin Delija themeloi shume shkolla arti. Ne vitin 2001, per nder te piktorit u hap Muzeu Komunal i Osimo, ndersa ne maj te 2002 u inagurua Muzeu i Qytetit "Lin Delija Carlo Cesi". Gjithashtu ne nder te piktorit eshte publikuar dhe nje mongrafi, qe mabn emrin e tij. Ai u edukua dhe jetoi ne Itali, si piktor i vertete, banoi ne studion e vet ne Antrodoco. Me se shumti e dhuroi vepren e vet. Lin Delija vdiq nga semundja iktus cerebrale.




    --------------------------------------------------------------------------------
    10/04/2004
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  3. #3
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Libri i Roberto Bua dhe Silvia Cuppini, profesoreshe per Historine e Arteve Bashkekohore ne Universitetin e Urbino, kushtuar Lin Delija, titullohet "All incrocio degli sguardi" (Ne kryqezimin e shikimeve). Libri ilustron punime te Lin Dlijas, piktor shqiptar.

    Ky liber gjendet per shitje ne "Museo della Citta" kushtuar Lin Delijas dhe Carlo Cesi. Ne dyqanin e muzeut mund te gjeni dhe punime te Delijas te kthyera ne kartolina apo fotografi.


    Fiori (Lule) - punim me bojra vaji



    La Donna (gruaja)-vizatim



    Anna Manunza


    Per me shume informacion dhe punime teDelijas mund te shkoni kėtu.

  4. #4
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Shekulli

    Zana Varvarica Kuka
    Cilėt janė Antrodokanėt?
    Nė mars u nisa drejt njė vendi tė njohur apo tė panjohur, drejt njė vendi me njė kombėsi tjetėr, drejt njė kulture qė vjen e trashėguar nga kohė shumė tė largėta, pėr tė takuar krijimtarinė e Lin Delisė, nderimin e Antrodokos dhe atė pjesė tė kujtesės qė ruanin miqtė italianė pėr tė. Nuk mund tė mos them se DUX e shkruar mbi malin Giano ishte e para gjė qė mė tėrhoqi vėmendjen, pėr gjatė gjithė rrugės plot kthesa ndėrmjet dy faqeve tė tij dhe pėr gjatė gjithė kohės deri sa pashė punimin e parė tė Lin Delisė. Shumė gjėra duken naive. Gjykon, arsyeton, krahason dhe arrin nė njė ide se nė histori ēdo fakt duhet tė mbetet i shkruar. Antrodokanėt e kishin restauruar dhe rifreskuar instalacionin gjigant tė ndėrtuar nė kėtė mal mbi qytezėn e tyre, gjatė kohės sė madhėshtisė fashiste, tė manaxhuar prej Benito Musolinit, tė pėrbėrė nga pemė qė shėrbenin si linjė e kaligrafisė sė gėrmave romane nė fjalėn Duce. Ata kishin shkuar shumė mė larg me kėrkesat e tyre, kur kėrkuan tė kenė njė muze arti nė qytetin e tyre dhe ajo ēka ishte mė e papritura ėshtė se ky muze do t`i takonte piktorit tė tyre shqiptar Lin Delija, qė gjithė krijimtarinė e tij mė tė shumtė e ka lėnė nė muret e shtėpive e tė institucioneve antrodokanezė. Kėto dy fakte sa historikė aq dhe tė guximshėm jetojnė sė bashku nė hapėsirat e Antrodokos, sepse nėpėrmjet tyre antrodokanėt demonstrojnė rėndėsinė e bashkėjetesės kulturore. Pėr kėtė arsye mendoj se ata janė tė fortė, vitalė dhe dinamikė. Lin Delija, pas arratisjes nė vitin 1946 pėr njė jetė tjetėr tė lidhur pazgjidhshmėrisht me pikturėn, kishte bėrė zgjedhjen e tij mė tė mirė.
    Kush ėshtė Lin Delija
    Edhe pse po flitet nga kultura dhe nga gazetaria jonė pėr Lin Delinė mendoj se ėshtė vetėm fillimi i zbulimit tė kėsaj figure qė pėrmban nė vetvete shumė probleme pėr t’u zgjidhur si rreth krijimtarisė ashtu dhe rreth fakteve historike tė jetės sė tij. Pėr tė njohur Lin Delinė sė pari duhet tė gjendesh pėrballė veprave tė tij, tė zbulosh informacionin figurativ dhe jehonėn emocionale, tė lexosh qindra fletė tė shkruara, pėr tė zbuluar alternativėn e fakteve, tė ideve, tė trajtesave kritiko-artistike dhe sė dyti vendosa tė shkel nė kėtė rrugė relativisht tė gjatė (qė nga data 26 prill 2004 Galeria Kombėtare e Arteve ka nė pronėsi tė saj 27 vepra tė dhuruara 12 prej Erica Schutz dhe 15 prej Armando Nicoletti).
    Deri tani njohja me tė ėshtė prekja sė afėrti me shumė punime origjinale nė pikturė dhe nė vizatim si dhe njohja me shumė ide tė hedhura rreth krijimtarisė sė tij. Duke veēuar disa vlerėsime tė rėndėsishme arrijmė tė krijojmė rreth tij vetėm aureolėn e faktit mė tė afėrt dhe nuk mund tė pretendojmė se kemi zbuluar gjithēka, sepse koha dhe shfrytėzimi i saj janė elementėt kryesorė qė do tė na zbulojnė dimensionet e kėtij piktori.
    Amedeo Graciani nė vitin 1997 shkruan se “Lin Delija ėshtė nxėnės i Bartoli-t dhe Mafai-t, me njė temperament tė afėrt me figurėn epike tė mjeshtrave sllavė, veēo Ivan Mestroviē, me njė bazė kulturore tė edukuar prej sugjestioneve tė formave bizantine dhe italike, por me kromatizmin dhe shenjėn e Shkollės sė Romės. Qindra punė tė tij janė tė ngrohta prej sensibilitetit tė lėndės, tė krijuara me vėshtrim dhe zemėr nga mjeshtrat italianė tė `400-s dhe `500-s si Botticelli dhe Tiziani. Ai mė tej ndjek jehonėn dhe magjepsjet e artit tė `900-s, duke u pėrqendruar tek fauvizmi dhe ekspresivizmi, tė cilat u bėnė gjuha e tij artistike pėr tė pėrballur temat e mėdha sociale, politike dhe fetare. I ikur nga Shqipėria komuniste e Enver Hoxhės, katoliku Delija dėshmoi dramaticitetin e shkėputjes qė e kontretizoi me njė impenjim tė madh nė ciklet e punimeve, qė janė kompozime komplekse dhe tė fuqishme, ku ngutja emocionale dhe dhimbja e ērregullojnė dhe e mposhtin nė kėndvėshtrimin formal”. I gjithė publiku dhe veēanėrisht specialistėt e artit qė e ndoqėn nga afėr ekspozitėn me punimet e dhuruara do tė thonė se ky vlerėsim ėshtė deciziv i shkruar nėn linjėn e njė historie tė drejtė.
    E pėrzgjodha Gracianin vetėm pėr njė shtytje nė kėrkimet artistike mbi telajon e pikturuar tė Lin Delisė, mė tutje tė shfaqen grehina tė thepisura e mjedise pafund qė duhen shkelur dhe ngjitur, pėr tė lexuar shpirtin e thyer tė kėtij piktori, veti e cila ėshtė e pikturuar nė ēdo qelizė tė telajos, qė herė ėshtė e trashė si njė copė e marrė nga zhguni franēeskan, herė kompesatė e dėrrasės sė gjetur. Vėshtrimi i parė mbi krijimtarinė e tij, organizimi thelbėsor i kėtij vėshtrimi dhe impresioni im i deritanishėm ka bėrė tė qėndrueshėm idenė se Lin Delija i ka lėnė kulturės italo-shqiptare nė vargun e historisė sė artit tė shekullit XX njė cikėl punimesh shumė tė ndjeshme, prej nga burojnė epika e shpirtit shqiptar, ku ndeshen vlerat arkaike tė kulturės dhe tė fesė me dishumanizmin e politikės, ku qėndrojnė pėrballė ndjesitė e fuqishme tė dy burimeve njerėzore ai i artistit mashkull dhe ai i femrės, ai i britmės, i thirrjes, i pendesės dhe ai i mėshirės, i madhėshtisė sublime, i pranimit dhe i faljes. Ku ndeshen traumat psikologjike tė boshllėqeve dhe tė shkretėtirave shpirtėrore, tė distancave tė pakalueshme, tė ikjeve nė arratisje me gjithė komedinė njerėzore tė shek.XX si vallėzimet, kėrcimet, festat popullore e shtetėrore, lėvizjet e ērregullta tė tyre dhe pėrhumbjet. Gjithmonė dy forca tė mėdha e keqja dhe e mira qėndrojnė pėrballė dhe harmonizojnė jetėn e gjithkujt ashtu siē edhe e shtynė pėrpara jetėn e Lin Delisė, por me njė ndryshim kėto dy forca kanė mbetur mbi figurat dhe trajtat e pikturuara prej piktorit si histori e shkruar me ngjyra, me psikologji e me akte njerėzore qė janė tė lidhura ngushtėsisht me vetė Delinė e qė kanė nevojė tė deshifrohen.
    E thėnė thjeshtėsisht, shumė shkurt e nė mėnyrė organike, krijimtaria e Delisė pėrcakton kėto tema: tema sacra apo fetare, tema profana apo laike dhe tema e ndjesive tė forta tė autorit rreth jetės politiko-sociale tė vendit tė tij gjatė periudhės sė viteve `40 nė Shqipėri. Nė temėn e parė janė paraqitur tregimet e biblės, por nė njė kėndvėshtrim krejt vetjak, larg mentalitetit tradicional dhe kanonik. Nė kėtė temė, nėpėrmjet figurave biblike, piktori ka shpėrthyer nėpėrmjet dy stileve, akademik dhe mė pas ekspresiv shpirtin e trishtuar, pendimin e pashfaqur dhe kujtesėn. Nė temėn e dytė ai ka veēuar portretin dhe figurėn e gruas e tė burrit. Atė qė e takonte ēdo herė nė vrullin e jetės sė pėrditshme dhe atė qė kishte nė memorjen e tij, figurėn e sė cilės e trashėgonte pėrtej mentaliteteve, nė pikėn kyēe tė historisė sė vendit tė vet, me arkaizmin tradicional nė ashpėrsinė e maleve dhe tė qyteteve shqiptare. Nė temėn e tretė janė tė pafajshmit (pjesa katolike apo e ēdo feje tjetėr, qė ishin tė detyruar tė mohonin besimin e tyre pėr shkak tė njė besimi tė ri) e qė autori i solli si njė figurė e shpirtit dhe e kujtesės sė vet, tė cilėn e kishte jetuar, e jetonte dhe mė pas e memorizonte nė shpėrthimet e ngjyrės dhe nė vulgun e trishtimit e tė nxitimit. Janė skena nė kontrast, ku tregojnė pozicionimin e qėndrueshėm dhe tė fortė tė artistit kundėr sistemit tė ri komunist nė Shqipėri. Megjithatė kjo ėshtė njė pjesė, por jo gjithēka, krijimtaria e tij u formua mbi bazėn e ndėrtimit tė njė identiteti tė ri artistik, mbi vetminė, mbi dhimbjen, mbi harresėn dhe mbi keqardhjen, tė cilat lindėn temat, subjektet dhe elementėt e figurave artistike.





    27/04/2004
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  5. #5
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Delija prek ėndrrėn nė vendlindje


    A.Mile

    Pėr piktorin e madh Lin Delija, ishte njė ėndėrr, tė cilėn nuk mundi dot ta bėnte realitet nė tė gjallė. “Ka qenė njė ėndėrr e tij e hershme tė ngrinte njė muze me emrin e tij nė Itali dhe ne i ndėrtuam tri, njė nė Antrodoko, njė nė njė tjetėr qytezė italiane dhe tashmė njė nė Tiranė”, - thotė Armando Nicoletti, dhuruesi i 15 prej pikturave qė dje, u ekspozuan dhe u bėnė pronė e Galerisė Kombėtare tė Arteve. Janė 27 piktura, qė i janė dhuruar GKA-sė, prej dy miqve tė Delisė, Armando Nicoletit, pėrfaqėsues i komunės sė Antrodokos, ku ndodhet edhe muzeu “Lin Delija” dhe koleksionistes gjermane Schutz. “E kam njohur Delinė pėr 25 vjet rresht dhe ruaj shumė kujtime prej tij. Nėse do mė duhej tė tregoja pėr tė, do tė shkruaja njė libėr me mijėra fletė”, - thotė Nicoletti, pėr tė cilin piktori shqiptar, ishte njė fenomen shpėrthyes nė Itali. Disa prej pikturave mė tė spikatura tė kėtij koleksioni janė : “Gruaja gjysmė e zhveshur”, “Peshkopi”, “Kėngėtari”, “Malėsori”, “Autoportret”, “Nė gjyq”, etj, ku ruhen ndjeshėm lidhjet e artistit me vendin e tij tė lindjes, me traditat dhe kulturėn shqiptare. “Shqiptarėt e ndodhur nė Itali, kanė ditur tė evidentojnė talentin e tyre, nė ēdo fushė qė ata kanė pėrfaqėsuar. Dhe Lin Delija ėshtė njėri prej pėrfaqėsuesve mė tė mirė shqiptarė, nė Itali”, - ėshtė shprehur Atilio De Gasperis, drejtor i Institutit Italian tė Kulturės, i cili gjithashtu ka ndihmuar nė sjelljen e kėtij koleksioni nė Shqipėri. Tashmė sė bashku me 23 piktura tė rinisė, tė ndodhura nė Shkodėr, nė vendin tonė, ndodhen plot 50 vepra tė Lin Delisė.





    27/04/2004
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  6. #6

    Pėr: Lin Delija- piktor i madh shqiptar

    Pse tundoi nė pėrzgjedhje Lin Delija

    Lin Delija lindi nė Shkodėr (3 shkurt 1926) nė njė familje tė thjeshtė shkodrane, e cila mė pas, edukimin shpirtėror dhe artistik tė djaloshit 10 vjeēar do t'ia besonte personaliteteve dhe profesorėve tė njohur tė kolegjit franēeskan "Illyricum", po nė vendlindje. Pikėrisht kėtu, Lin Delija u njoh edhe me pėrfaqėsuesin kulturor mė tė rėndėsishėm tė botės franēeskane nė Shqipėri, Atė Gjergj Fishtėn, admirimin pėr tė cilin mė vonė ai do ta shprehte nė portretin qė i kushton poetit, i ekspozuar sot nė kishėn "Zoja e Shqiptarėve" nė Detroit. Bashkėnxėnėsi dhe njėkohėsisht miku i tij i pėrhershėm, shqiptari nga Mali i zi, Mark Lukoliq, (skulptor i ardhshėm si dhe pedagog nė Akademinė e Arteve tė Bukura tė Firences), e pėrshkruan Lin Delinė nė kolegjin franēeskan si njė "shpirt tė lirė", i dhėnė tėrėsisht mbas kėshillave dhe vizatimeve tė Atė Leon Kabashit.

    Mbas vendosjes sė diktaturės komuniste nė Shqipėri, Lini i ri, qė nuk do tė mundė t'i shohė kurrė mė prindėrit e vet, arratiset nė Jugosllavi mė 1948. Mbas njė purgatori hetimi e kėrcėnimesh, tipik pėr tė arratisurit nga territori i Shqipėrisė, Delija u lejua tė vendosej nė Titograd (Podgorica e sotme), dhe mė pas, falė talentin tė tij si piktor, u dėrgua nė Herceg Novi, ku diplomohet pėr pikturė pranė njė shkolle modeste arti. Ndėrkohė njihet me mjeshtrin e mirėnjohur tė pikturės me ngjyresa ballkanase, Kujaēiq, konturet dhe prerja e qartė e figurave tė tė cilit tėrhoqėn vėmendjen dhe nxitėn admirimin e Lin Delisė, i cili shihte tek kjo teknikė njė shprehje tė pėrafėrt me mėnyrėn e tij tė modelimit e tė vizatimit.

    Por formimi mė i plotė profesional vijon me frekuentimin e Akademisė sė Arteve tė Bukura tė Zagrebit gjatė viteve 50 dhe sidomos tė Akademisė sė Arteve tė Bukura tė Romės, me njė bursė studimi falė pėrkujdesjes sė veēantė tė Ernest Koliqit. Nė Romė ai ndjek kurset e piktorėve tė njohur Mario Mafai dhe Amerigo Bartoli, emra tė mirėnjohur tė sė ashtuquajturės Shkolla Romane e pikturės, e ku shumė shpejt bėhet nxėnėsi mė i spikatur i tyre. Diplomohet mė 1959. Pikturat e Lin Delisė sė viteve 50 karakterizohen nga imazhe tė errta, tė pėrftuara nga pėrzjerje ngjyrash me tone tė mprehta, duke theksuar edhe mė tepėr dramacitetin e personazheve tė paraqitura. Kompleksiteti i kalimeve tonale e lidh pikturėn e kėsaj periudhe, punuar gjithnjė nė vaj, me Shkollėn Romane. Ndėr punimet e pikturuara dhe tė ekspozuara nė galeri tė ndryshme tė kėsaj periudhe spikasin: Burri me kėmishė tė bardhė, Autoportret, Kryqėzimi, Martirizimi i Shėn Sebastianit, Peizazh, Studio e piktorit, Mater Dolorosa.

    Gjatė fillimit tė viteve 60 Lin Delija ftohet tė ekspozojė nė galeritė mė tė njohura tė artit nė Romė, ndėr tė cilat galeria Agostiniana, ku merr pjesė nė edicione tė ndryshme tė Ekspozitės sė Artit tė shenjtė me temė “Zoja e artit bashkėkohor”, sė bashku me skulptorin Fazzini e piktorėt Purificato dhe Bartoli. Po nė kėtė periudhė, teksa ekspozon sė bashku me mikun e tij tė vogėlisė, skulptorin Mark Lukoliq, nė galerinė “Lo Sprone” nė Firence, ai pranon postin e docentit tė kursit tė pikturės nė Akademinė e Lirė tė Arteve tė Bukura, themeluar nga imzot Luigji Stefani. Nga kjo pėrvojė zė fill edhe pėrfshirja e tij e gjatė e pasionale nė mėsimdhėnien e pikturės, e cila do tė kulmojė pas njėzet vitesh me themelimin e Akademisė “Carlo Cesi” nė Antrodoco.

    Me pikturėn “Zoja e Shqiptarėve” nis e pėrvijohet te Lin Delija i viteve 60 njė mėnyrė e veēantė e konceptimit i sė shenjtės brendashkruar botės sė traditės shqiptare, duke sjellė njė varg veprash qė karakterizohen nga pėrfshirja e objektit sakral nė njė mjedis me elemente peizazhi, veshjesh dhe shprehjesh gjestuale e fizionomike karakteristike shqiptare. Pikturon gjithashtu Fytyrėn e Krishtit, e cila sot bėn pjesė nė Koleksionin e Artit Modern tė Vatikanit, Shėn Mėrinė e Popullit, pjesė e Koleksionit tė Artit e Spiritualitetit nė Muzeun “Pali VI” dhe Maria nė Golgotė qė ruhet sot nė Muzeun “Lin Delija-Carlo Cesi” nė Atrodoko. Piktura e tij nis tė fitojė ndėrkaq njė paletė ngjyrash tė forta.

    Mė 1963, Delija vendoset pėrfundimisht nė Antrodoko ku, i mirėpritur fillimisht nga familja Brunelli, krijon njė lidhje tė veēantė shpirtėrore me peizazhin karakteristik tė krahinės, njė peizazh dramatik qė i kujtonte natyrėn pėrreth Shkodrės. Disa nga peizazhet e tij janė “ripėrjetim” i kėsaj bote tė vogėl. Njė lidhje e ngushtė shpirtėrore karakterizon marrėdhėnien e tij me njerėzit e thjeshtė e krenarė tė Antrodokos tė cilėt do tė vėrshojnė nė pikturėn e Delisė pėrmes njė galerie portretesh popullore. Njė miqėsi e ngushtė dhe e gjatė lind mes tij dhe Armando Nicolettit, i cili jo vetėm do ta ndihmojė tė ekspozojė nė Antrodoko e nė galeri tė tjera, por do tė pėrkujdeset edhe pas vdekjes sė piktorit pėr ekspozimin dhe promovimin e veprės sė tij. Ndėrkaq nė galerinė “La Botteguccia di Donna Tania” nė Romė Lin Delija paraqet gjatė njė ekspozite personale veprat: Shkodrani, Tri Hiret, Pėshpėritja e malsorėve, Shkodrania, Shtregulla nė Shqipėri, Lule, Kitaristi dhe Peizazhi; ndėrsa nė Firence ekspozohet njė seri pikturash ku disa nga personazhet e njohura biblike qė rikthehen nga vdekja, si psh. Lazri dhe bija e Jairit, nė zhvillimin artistik tė dramės duken se pėrjetojnė pėrmes qėnies sė tyre ngadhnjimin mbi vdekjen. Edhe kėtu personazhet janė tė veshura me kostume tradicionale shqiptare.

    Gjatė viteve 70 vėrehet kalimi i punimit nga vaji nė tempera. Ky ndryshim vjen pėr shkak tė shqetėsimit tė rėndė alergjik qė i shkakton piktorit njė prej lėndėve pėrbėrėse tė vajit, si trementina. Si fillim, ndoshta pėr tė pėrftuar kontrapunkte kromatike tė veēanta, ai pėrdor njė teknikė pėrzjerjeje me akrilik. Ngjyrat e kthjellta dhe tė ndriēuara bėhen gjithnjė e mė tė pranishme. Njė numėr i madh galerish dhe hapėsirash ekspozuese mirėpresin punimet e tij. Ekspozimet mė tė shumta e tė pėrsėritura ndodhin kryesisht nė Romė, Firence, por tablotė e tij do tė ekspozohen edhe nė Vatikan, Palermo, Modena, Breshia e Nju Jork. Ndėrsa nė Gjermani do tė ketė disa ekspozita rradhazi. Radio Televizioni publik italian i kushton mė 1979 njė dokumentar-intervistė me regji tė Gjon Kolndrekaj. Ndėr veprat e spikatura tė kėsaj periudhe janė edhe tablotė Rita, Vajzė me kitarė, Lavdi e agustinianėve, Mali Xhiano, Don Karlo, Sekreti i tmerrshėm, Heronjtė, Tri Maritė, Samaritania.

    Nė maj tė vitit 1981 Lin Delija takohet me Nėnė Terezėn dhe realizon njė seri pikturash e vizatimesh me imazhin e saj. Ndėrkaq themelon nė Antrodoko, Villa Mentuccia, “Akademinė e Lirė tė Arteve tė Bukura Carlo Cesi”. Tė kėsaj periudhe janė edhe tablotė e mirėnjohura Vallja shqiptare dhe Nudo e shtrirė. Ndonėse gjatė gjysmės sė dytė tė viteve 80 do tė shfaqen edhe shqetėsimet e para shėndetėsore, ai vijon punėn dhe ekspozimet e shumta. Tė kėtyre viteve janė tablotė: Grua nė dritare, Liqeni i Shkodrės, Hyrja e Krishtit nė Jeruzalem, Shkelėsja e kurorės, Njeriu qė sheh, Shėn Ēeēilja.

    Mbas njė largimi tė detyruar prej 46 vjetėsh Lin Delija rikthehet nė Shqipėri mė 1992, ku shumė shpejt i vihet punės pėr tė realizuar tablotė e mėdha pėr Katedralen e Shkodrės, disa prej tė cilave mbetėn tė papėrfunduara. Nė dhjetor tė vitit 1993 disa punime tė tij u ekspozuan nė mjediset e Ambasadės tė Shqipėrisė nė Romė. Kjo ekspozitė shėnon edhe aktivitetin e parė tė binjakėzimit aktiv kulturor mes Italisė e Shqipėrisė. Dhjetėvjetėshi i fundit, me stezurat likuide dhe serialitetin e subjekteve nė kėrkim tė zgjidhjeve tė reja, dėshmon pėr arritjen e madhe tė Lin Delisė: tema e pikturuar pėrbėn rezultatin e dialektikės mes gjestit dhe lėndės.

    Nė pranverėn e vitit 1994 ai goditet nga njė iktus dhe ndėrron jetė mė 9 prill, nė Romė, por “jeta” e tij artistike, ndonėse postume, shfaqet mė e dendur se kurrė. Qėllimi fundor i artistit qe mbėrritur, ashtu siē e kishte pohuar shpesh herė nė gjallje tė tij: “fare in modo che lopera profumi di pittura”. E bashkė me veprėn, padyshim, edhe jeta e tij.


    pėrtej vdekjes...
    Nė vitet e para tė mijėvjeēarit tė ri njė varg ekspozitash pikture, aktivitetesh kulturore dhe pėrkujtuese i bėjnė jehonė origjinalitetit dhe thellėsisė sė veprės sė Lin Delisė: botohet katalogu i parė antologjik me pikturat e tij mė pėrfaqėsuese (nėntor 1999); nė Muzeun e qytetin tė Ozimos krijohet njė hapėsirė e posaēme, e pėrhershėm, pėr ekspozimin e koleksionit tė familjes Roncaglia-Campanelli; nė Antrodoko pėrurohet “Muzeu i qytetit Lin Delija-Carlo Cesi”, nė tė cilin gjenden tė ekspozuara mbi 100 punė, nė trajtė pikturash e vizatimesh, tė dhuruara enkas pėr muzeun nga koleksionistė dhe miq tė piktorit; publikohet monografia “Lin Delija, pikėprerje vėshtrimesh” nga Silvia Cuppini e Roberto Bua, hapet ekspozita tematike “Homazh gruas: figura femėrore nė veprėn e Lin Delisė”; ndėrsa nė pranverė tė 2004-s, 27 vepra tė tijat iu dhuruan Galerisė sė Arteve nė Tiranė, 12 prej tyre vinin nga koleksioni privat i dashamirėses sė artit tė Delisė, zonjės Erica Schütz, ndėrsa tė tjerat ishin dhuratė e mikut tė vjetėr Nicoletti. Ndėr to: Autoportret, Teatri, Nudo femėrore, Jolanda, Kėngėtarja, Shėn Franēesku, Shėn Pali, Malcori, Barbullushja.

    Ky ritėm ekspozimesh fuqizohet edhe mė shumė me themelimin e Shoqatės Kulturore Lin Delija nė vitin 2005, e kryesuar nga miku dhe koleksionisti i apasionuar i tij Armando Nicoletti. Ndėr aktivitet e organizuara prej saj pėrmendim: ekspozita “Flakrima kujtese, Lin Delija nė fotot e Pasquale Chiuppi-it dhe Armando Nicoletti-it”; “Arti dhe tradita ndėrmjet muzeut dhe territorit”, nė Muzeun e Trasteveres nė Romė; ekspozita “Vlera tė njė historie tė pėrbashkėt”, nė Galerinė kombėtare tė Arteve nė Tiranė; pjesėmarrja e serisė sė pikturave Shtatė Fjalėt e Krishtit nė ekspozitėn ndėrkombėtare Das Antlitz Christi in der zeitgenössischen Kunst nė Domschatz- und Diözesanmuseum nė Passau, ku vepra e tij qėndroi pranė mjeshtrave tė mėdhenj tė 900 si: Renato Guttuso, Oskar Kokoschka, Giacomo Manzł, Ivo Dulcic, Felice Casorati, Carlo Carrą; takimi studimor “Antrodoko, Tokė Miqėsie mes Italisė dhe Shqipėrisė: Lin Delija, Lukė Kaēaj, Zef Pllumi” nė Antrodoko;

    Veprat e Lin Delisė janė tė shpėrndara nė tė gjithė botėn. Vlen tė pėrmendin koleksionin e pasur qė piktori shkodran i fali Qendrės sė Katolikėve shqiptarė nė Mėrgim tė drejtuar nga franēeskani Atė Danjel Gjeēaj, dhe qė sot i pėrket Provincės Franēeskane shqiptare.
    Mbas krijimit tė shoqatės kulturore Art Union Albania, e cila synon ndėr tė tjera edhe promovimin nė Shqipėri dhe nė botė tė veprave tė artistėve tė rėndėsishėm tė disaporės shqiptare, njė koleksion piktuash dhe vizatimesh iu dhuruan asaj nga koleksionistė privatė nė Itali pėrmes shoqatės italiane “Lin Delija”. Sot, ekspozita me titull “Lin Delija mes sakrales dhe profanes” e hapur deri nė datė 5 tetor nė GKA dhe e organizuar nė kuadėr tė aktiviteteve zyrtare pėr vizitėn e Papa Franēeskut nė Shqipėri, bashkėpunim i Shoqatės Art Union Albania dhe Galesisė Kombėtare tė Arteve, paraqet pėrmes kėtij koncepti tė ri tė Arkitekt Gjon Radovanit, nga koleksione tė ndryshme, polaritetin e veprės sė piktorit nė kėrkim tė pėrhershėm tė hyjnores tė sakralja dhe tė mrekullisė sė krijimit te jeta dhe pėrditshmėria.

    Milosao / GSh
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Lin Delija- piktor i madh shqiptar



    Lin Delija: Piktori qė i tregoi botės ferrin komunist


    Piktori Lin Delija, formoi nė rrugėn e jetės sė tij 68 vjeēare, portretin e njė artist tė madh e me ndikim nė sferėn ndėrkombėtare tė artit pamor.

    Ai shėnoi me jetėn dhe krijimtarinė e tij njė histori tė jashtėzakonshme, ku ndėrthuri talentin e fuqishėm si artist, formimin nė shkollat mė me ndikim tė artit botėror, me subjekte dhe frymėzime prej dramave tė jetės sė tij personale, por edhe tė vendit tė tij Shqipėrisė, tė cilėn u detyrua ta braktiste nė moshėn 22 vjeēare, njė ditė vere tė vitit 1948, pėr shkak tė represionit tė pazakonte qė po ushtronte regjimi komunist nė ēdo sferė tė shoqėrisė shqiptare e sidomos nė rradhėt e klerit katolik nė Shkodėr.

    Ai arratiset me 16 korrik 1948 sė bashku me njė mikun e tij, dhe kalojnė nga Thethi nė Guci. Prej asaj dite, jeta e Lin Delisė, ndryshon katėrcipėrisht.
    E njėjta gjė ndodh edhe me familjen e tij mbetur nė Shkodėr. Ai do tė mund tė takohej nė fillim tė viteve '90 vetėm me njė pjesė tė vogėl tė familjes sė tij, duke mbajtur nė zemėr, dhimbjen e dekadave dhe pengun e pėrjetshėm tė ndarjes me ta.


    https://shqiptarja.com/video/lin-del...unist-14112022
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 15-11-2022 mė 22:01

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Lin Delija- piktor i madh shqiptar

    Lin Delija, i vetmi piktor nė botė pėr tė cilin pozoi Nėnė Tereza

    Nga Agron Gjekmarkaj-

    Rikthimi i munguar i Lin Delisė

    Emri:  Capture-99.jpg

Shikime: 68

Madhėsia:  21.1 KB

    Me 9 Prill tė vitit 1994 nė njė qytet tė vogel nė Antrodoko mes Lazios dhe Abrucios shuhej piktori i famshem shqiptar Lin Delija. Nė mesin e viteve 40 nė pikun e terrorit komunist kunder klerit katolik Delija njė nxenes i tyre u arratis nga Shqiperia nė fillim nė Jugosllavi ku studioi nė akademinė e Zagrebit e me pas nė Romė nē “Belle arti” si student i perzgjedhur i tė medhenjeve Mafei e Bartoli.

    Shpejt u bė i njohur nė metropolin e madh me emrin e antik Roma qytet ky para dy vitesh e nderoi me njė tieter ekspozite e prani autoritetesh e personalitetesh.

    Si pak europian e si asnjė shqiptar tjeter i bashkohesisė Lin Delija ju perkushtua artit tė shėnjtė gjini nė tė cilen Vitorio Sgarbi kritik italian me peshe e percaktoi si nder me tė shquarit e 900-tes e ketej. Ekspozoi nė shumē vemde tė Botes, Amerike, Kanada, Gjermani, Spanje , nė shumė qytete italiane ku veprat e tij i gjejmė sot e kesaj dite , nė pinakoteka , nė Muzeun e Vatikanit, nė atė tė Breshias, Nė Bashkinė e Romes, nė Universitetin La Sapienza e gjithandej. Dy muzeume me veprat e tij gjinden sot nė atdheun e artit nė Itali njė nė Antrodoko ku kaloi njė pjesė tė jetes pas viteve 70 dhe njė tjeter nė qytetin e Ozimos. Lin Delia ishte njė mendimtar e intelektual i rangut tė lartė cilesi keto qė i pershfaq kudo nė vepren e tij nė tė cilen gjithashtu strehoi per jetė edhe Shqiperinė e shqiptaret, brengat , sfidat, madheshtinė, qendresen e karakterin nė shekullin e tyre ekzistencial. Nda dashamires tė tij e sidomos nga shoqata “Lin Delija” nė Itali u bė e mundur qė disa vepra nė fillim ti dhuroheshin Galerisė sė Arteve , me pas tė realizoheshin tre ekspozita nder vite, njė nder tė cilat edhe nė Presidencen e Repulikes e pas disa vitesh njė sasi e konsiderueshme pikturash ju dhuruan franēeskanve nė Shkoder. Piktura qė ju dhurua Presidences sė Republikes njė portret vajzeje qysh nė kohen e Bamir Topit njė kryveper e llojit me vlere tė madhe financiare ka shetitur nė disa zyra, nė viziten e fundit qė kam patur nė atė institucion e kam parė nė qoshen e njė sekretareje. Ajo degdisje deshmon qė nuk ja dinin vleren e cila nga “beni culturali” eshtė ēmuar nga ana monetare diku tek 100 mije euro. E dhashė kėtė shembull si deshmi e ndergjegjesimit tė paket qė izolimi mendor e mendesite provinciale nuk na lėnė tė njohim e tė ēmojme gjenitė tanė qė diktatura i detyroi tė iknin dhe fati i mirė tė shkelqejnė e tė na bėjnė krenar.

    Nė kete pervjetor gjej rast ti kujtoj , Kryetarit tė Bashkisė Shkoder Spahia, Ministres Margeriti dhe Kryeministrit Rama meqėnėse veprat janė ( tek franēeskanet e jo vetem) tė gjejnė mundesinė qė edhe nė vendin e tij Lin Delija tė nderohet siē i ka hije ose mė mirė siē ne kemi nevojė pėr tė, ndergjegjia jonė, arti ynė, studentet tanė , vetė historia ! Lin Delija, Ibrahim Kodra, Gjelosh Gjoka, Mikel Koliqi, Mark Lukiē( Luka) janė piktoret europianė tė Shqipėrisė edhe kur ne e mohonim kontinentin tonė tė vjeter Delija ėshtė i vetmi piktor nė Botė pėr tė cilin pozoi Nėnė Tereza.

    Koha Jone

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Piktori i madh Lin Delija

    Lind Delija, artisti i zemrės

    Emri:  Lin-Delija-780x439.jpg

Shikime: 71

Madhėsia:  25.8 KB

    Dhjetor 8, 2018

    Personazhet nė pikturat e Lin Delisė kanė tė njėjtin vėshtrim me artistin. Gra tė zhveshura qė shohin larg, duar tė zgjatura drejt horizontit duke pritur diēka apo portrete qė flasin vetėm me njė vėshtrim.

    Nė historinė e artit, emri i Lin Delisė, me njė jetė tė trazuar jashtė kufijve tė Shqipėrisė, pėrmendet pak. Portreti i tij i plotė, ku dallohet mjegulla e cigares, ėshtė i mbushur me misterin e viteve qė i kaloi nė vetmi. Pa vetmi nuk mund tė pikturosh.

    Delija nė e dinte kėtė. Ndaj nė ishullin qė i krijoi vetes realizoi tablotė mė tė bukura, qė sot janė njė testament pėr artin shqiptar. I lindur nė Shkodėr mė 3 janar 1925, Lin Delija e mori edukimin e parė nė shkollėn e Fretėnve Franēeskanė dhe mė pas nė liceun “Illyricum”, ku spikati pasioni i tij pėr pikturėn. Mė pas udhėtoi drejt Herceg Novi dhe nė Zagreb, pėr tė studiuar nė Akademinė e Arteve tė Bukura. Pas hyrjes sė sistemit komunist nė vend, i ndihmuar nga Ernest Koliqi arratiset drejt Italisė mė 1949, me njė bursė studimi nė Akademinė e Arteve tė Bukura nė Romė.

    Mėsuesit e tij ishin Mario Mafai dhe Amerigo Bartoli – prej tė cilėve ai mori njohuritė e teknikave bashkėkohore dhe pėrsosi mė tej botėkuptimin e tij artistik duke ndėrthurur nė mėnyrė harmonike modernen me elementin etnik, shqiptar dhe ballkanik. Por, ikja e tij drejt vendit fqinj do tė ishte fatale pėr familjen. Familja e tij internohet nė Kuēovė dhe mė tej nė Turan tė Beratit. Nė fillim tė viteve 1970, Lin Delija themelon Akademinė e Artit “Gjergj Fishta” dhe nė vitin 1983 krijon Akademinė e Artit “Carlo Cesi” nė vilėn Mentuccia nė Antrodoko.

    Pėr ata qė patėn mundėsi ta njihnin, ai ishte artisti nė gjithė dimensionin e kėsaj fjale. Pas njė sėmundje tė rėndė ai mbylli sytė po nė Romė mė 9 prill tė vitit 1994. Veprat e tij ekspozohen nė Pinakotekėn e Artit Modern nė Vatikan, nė Muzeumin e Artit Bashkėkohor nė Romė, nė Muzeumin “Lin “elija» nė Antrodoko, nė Muzeumin Qytetės tė Osimos, nė Qendrėn e Studimeve tė Artit Modern nė Brescia, nė Galerinė e Artit Modern nė Palermo, nė Muzeumin e Shėn Anės nė Kuebek tė Kanadasė, nė Universitetin e Erlangenit nė Gjermani, nė Nju Jork etj.

    Nė qytetin e Osimos ekziston njė muze i kushtuar mjeshtrit Delija, ndėrsa miqtė e tij tė vjetėr tė Antrodokos i kanė ngritur njė muzeu nė vitin 2002 nė qytetin ku jetoi. Nė pikturat e tij shihet kėrkimi i tij drejt botės njerėzore, pėr tė kuptuar thelbin e ekzistencės.

    Pėr shumė kritikė, Lin Delija ėshtė artisti i zemrės, pasi veprat e tij pėrshkojnė qenien tėnde vetėm me njė vėshtrim.




    Shqip

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Lin Delija- piktor i madh shqiptar

    Lin Delija “kthehet” nė Shkodėr pas 71 vitesh nė arrati

    Emri:  lin-dedja.jpg

Shikime: 72

Madhėsia:  18.7 KB

    11 Mars 2019

    71 vjet pas arratisjes sė tij nga vendlindja, “Lin Delija erdhi nė shtėpi”, ndonėse jo fizikisht. Nė qytetin e tij tė lindjes, nė Shkodrėn e emrave tė medhenj, u ēel ekspozita me prezantimin e vizatimeve dhe skicave tė cilat janė portrete e figura tė shumta e tė njohura tė qytetit ku jetoi, Antrodoko, tė ardhura enkas pėr tė krijuar atmosferėn figurative nė Muzeun Dioqezian.

    Janė mbushur 25 vite nga dita kur Delija ndėrroi jetė, nė prillin e 1994-ės, por pėrpjekjet pėr ta bėrė tė njohur krijimtarinė dhe filozofinė e tij tė jetės, pėr tė mbijetuar nė mes tė besimit fetar dhe besimit nė pikturė, vazhdojnė pandėrprerje.

    Armando Nicoletti dhe Donato Paluzzi miq tė Lin Delisė dhe drejtues tė shoqatės qė mban emrin e tij, rrėfejnė pėr Ora News miqėsinė e hershme me artistin, qė nisi nė vitet 1960-1970.

    Armando Nicoletti: Rreth viteve 70, isha nė Romė, atje ku punoja si parukier. U ktheva nė vendin tim, Atrodoko dhe gjeta Lin Delinė, aty u njohėm dhe nisėm miqėsinė. Mė tha direkt, dua tė tė bėj njė portret, tė cilin e ruaj ende. E pastaj shumė vepra tė tjera, takime pa fund. Ishte njė miqėsi e bukur, sic e kam thėnė ai nuk e ka harruar kurrė vendin e tij. Nė veprat e tij mė tė mėdha qė ka bėrė, ka vėnė shpesh brenda shqiptarėt, portretet e tyre. Ai pėrpara se gjithash kėndonte, ishte njė tenor dramatik. Mė tregonte kur ka qėnė tek franēeskanet, kalvari i gjatė i vuajtjes dhe arratisja nga Shqipėria.

    Shkonim nė fshat dhe vendosej mes arės e kėndonte, largonte mallin. Mė thoshte gjithmonė, do tė vdes e nuk do ta shoh vendin tim. Kemi folur shumė. Mbi tė gjitha Lind Delija ishte njė artist dhe si gjithė tė tjerėt ishte pak ekstravagnat. 50 vite miqėsi, nuk mund tė pėrmblidhen nė pak minuta ėshtė e vėshtirė. Por ruaj kujtime shumė tė mira, ishte serioz, ironik, i pelqente tė luante, tė ishte mes njerezve. Por kur ishte pėrpara telajos, bėhej njė gjahtar, aty nuk luhej mė, sepse ishte njė artist strikt. Na mungon shumė, Antrodoko pas vdekjes sė tij, nuk ėshtė i njėjtė, mungon njė personazh atje. Vinin njerez nga kudo ta takonin, SHBA, Gjermani etj.

    Nė New York kur ka qėnė ka pikturuar portretin e Krishtit, madheshtor. Ndėrsa nė Detroid tek kisha e shqiptareve kur isha pėrpara pak kohėsh ju dhurova njė portret tė Gjergj Fishtės i bėrė nga ai. Ishte emocionuese, aty u bashkuan 3 mijė shqiptarė.

    Donato Paluzzi: Ai studionte nė akademinė Ripetta, me njė banore tė Antrodokos. Komuna kishte nevojė pėr njė pikturė pėr shkollėn fillore dhe shoqja e tij e klases i thotė zv/kryetares se ishte nje njeri i afte qe mund ta bente. Flasim per vitin 1962. Ai vjen nė Antrodoko, kryen veprėn dhe ikėn. Kthehet pas disa vitesh, njeh Armando Nicoletti, qė ėshtė miku mė i vjetėr i Lind Delisė dhe aty lindi kjo miqėsi, mes uljesh dhe ngritjes, pasi ai ishte i mirė dhe i zoti, por kishte gjak shqiptar. Kur gjėrat si shkonin mirė, shpėrthente. Mori njė shtėpi nė lagje, aty bėri tė njohura peisazhet e tij tė Shkodrės, malet, lumin, njerėzit qė njihen, qendrėn e qytetit ose siē njihej pjaca dhe aty mes asaj mrekullie, punoi edhe shumė vepra.

    Problemi e dini cili ėshtė? Lind Delija studoi nė tė njėjtėn periudhė me njė piktor Italian qė vdiē pėrpara pak kohe. Ai i la trashegimi gruas 1 milion euro, ndėrsa Lini nuk la asgjė. Sepse ai nuk ka dashur kurre shitėsit e artit, ai ishte arti pėr artin. Duhej tė ishte e shijuar nga tė gjithė, pa shpenzuar asnjė lekė. Ka qėnė armik i galeristėve, tė cilėt duke qėnė se nuk mund tė fitonin prej tij, e braktisen, apo thėnė ndryshe i mbyllen dyert. Por ai nuk u ndal, punoi shumė dhe kemi plot 3 mijė piktura dhe 5 mijė skica. Jemi duke u pėrpjekur ti rikuperojmė pjesėn mė tė madhe qė tė kemi njė arkiv tė pasur tė kėsaj pune tė madhe.

    Ai vuante largesinė nga vendlindja, si fėmija kur ėshtė larg nėnės. Ai nuk ishte njė shqiptar nė dhe tė huaj. Ai ishte Shqipėria nė diasporė. Vuajtja e tij nuk ishte e njė njeriu, por e njė populli qė nuk mund tė kthehej nė shtepi. Kur i vdiē e ema su lejua tė vinte. Kur ra sistemi erdhi nė Shqipėri ndejti pak dhe mė pas u rikthye nė Antrodoko me gisht nė gojė. Ai mendonte se do tė rigjente gjėrat qė la 34 vjet mė parė, por ishte e pamundur dhe tha diēka: eshtė edhe njė foto, qė ai kalon afėr Shqipėrisė me skaf gjatė diktaturės, me njė shikim qė kur e kujtoj sot, me rrėnqethet trupi. Kalon afėr vendit tė tij dhe nuk arrin ta njohė nėnėn, nuk mund tė afrohej sepse do ta priste vdekja. Sot na mungon shumė, ėshtė njė figurė qė do tė duhet kohė tė harrohet. Por ne nuk do ta lejojmė sepse kemi njė muze shumė tė bukur qė na e kujton gjithmonė. Vepra e tij, dasma shkodrane na mallėngjen. Ėshtė e para dasmė e bėrė nė muze.

    Lin Delija e vuante largėsinė nga vendlindja. Vuajtja e tij nuk ishte e njė njeriu por e njė populli qė nuk mundi tė kthehej nė shtėpi. Sė shpejti pritet tė ngrihet edhe njė Muze kushtuar veprave tė kėsaj figure.

    Koha Jone

  11. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Lin Delija- piktor i madh shqiptar

    Franēeskanėt me Muze nė Shkodėr

    Prill 12, 2019

    Emri:  7-1555080759.jpg

Shikime: 69

Madhėsia:  19.8 KB

    Nė Shkodėr u prezantua projekti i Muzeut tė Kulturės Franēeskane, i cili synon tė kthehet nė njė vendtakim mes tė rinjve dhe tė mėdhenjve tė artit e kulturės, njė pjesė e veprės sė tė cilėve u dėmtua nga regjimet. Njė hapėsirė tė posaēme ka tashmė edhe piktori Lin Delija.

    Njė tjetėr muze do t’i shtohet qytetit tė Shkodrės. I pagėzuar “Muzeu i Kulturės Franēeskane”, ai do tė ngrihet brenda mjediseve tė kishės Franēeskane, qė zgjodhi 800 vjetorin e ardhjes sė saj si provincė nė vendin tonė, pėr tė prezantuar projektin ambicioz qė transformon tėrėsisht zonėn.

    Pjesė e kėtij Muzeu janė edhe shumė nga punimet e piktorit Lin Delija, tė sjella tashme nė Shkodėr, pėr tė cilin studiuesi Ardian Ndreca tha se renditet pas Onufrit:

    I pranishėm, nunci apostolik nė Shqipėri Charles Brown e quajti tė rėndėsishėm ngritjen e kėtij muzeu qė lartėson kontributin e gjatė tė franēeskanėve.

    Kjo hapėsirė e muzeut do tė jetė njė pikėtakim pėr brezin e ri me emrat e mėdhenj tė letrave shqipe e jo vetėm, por edhe dėshmia reale se sa ka humbur kultura e dija kombėtare, nga asgjesimi qė ju bė veprės sė tyre.

    Koha Jone

  12. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Lin Delija- piktor i madh shqiptar

    Lin Delija, nga vendi i shqiponjave drejt lirisė


    7 gusht 2015

    Tashmė puna e tij nuk ėshtė pjesė vetėm e koleksioneve private apo galerive. Me tė tashmė mund tė njihet kushdo, duke zbuluar njė botė tė panjohur e mistike qė gjallon nė tablotė e tij. “Lin Delija piktor i nėntėqindės: Nga vendi i shqiponjave, nė fluturim drejt lirisė”, (“Lin Delija pittore del novecento: Dal Paese delle aquile in volo verso la libertą”), kėshtu titullohet katalogu qė prezantohet sot nė Antrodoko, vendin ku jetoi pėr njė kohė tė gjatė dhe mbylli sytė piktori shqiptar.

    Emri:  lin_delija1-473x460.jpg

Shikime: 67

Madhėsia:  31.7 KB

    Ky aktivitet i organizuar nga Shoqata Kulturore “Lin Delija”, nuk ėshtė i pari nė llojin e vet, qė synon njohjen mė tė thellė tė artistit, i cili u nda nga jeta nė prill tė vitit 1994. Katalogu qė prezantohet sot nuk ėshtė thjesht njė qasje divulgative me publikun, as njė pėrmbledhje e njė pjese tė veprave tė tij, por njė dokumentim i evolucionit tė tij stilistik dhe tė variacionit tematik nė krijimtarinė e piktorit, lidhur ngushtėsisht me kaq shumė gjėra tė vogla, ngjarje, qė i kanė rrėnjėt nė jetėn e pėrditshme.
    Prezantimi i katalogut nė Kishėn e Santa Chiara-s do tė bėhet nga prof. Vittorio Sgarbi, i cili prej kohėsh ka shprehur njė interes tė veēantė pėr veprėn e artistit. Ėshtė ai qė ka shkruar edhe parathėnien e katalogut, tė mundė- suar nė bashkėpunim me komunėn e Antrodokos.

    ***
    VITTORIO SGARBI

    Ėshtė njė ngjarje, artistike dhe humane, domethėniet e sė cilės kapėrcejnė kontekstin e vetėm lokal tė Lin Delisė, artistit shqiptar, tashmė tė ndarė nga jeta mė shumė se 20 vjet mė parė, i lidhur prej njė momenti tė caktuar tė jetės sė tij, e mė tej, me Antrodokon, qendrėn e qendrės sė Italisė, njė vend qė historia e artit e pėrmendte si vendi i lindjes sė Carlo Cesit, piktorit qė nė Romė ishte njė referencė e rėndėsishme pėr artistėt e tjerė tė Rietit, si pėr shembull, Antonio Gherardi.

    Emri:  Sgarbi-473x274.jpg

Shikime: 68

Madhėsia:  16.8 KB
    Kritiku Vittorio Sgarbi

    Nė Itali, qė me vendin e tij tė origjinės gėzonte raporte kulturore tė veēanta, shėnjuar nga komunitete tė shumta shqiptare qė gjatė shekujve u ngulėn pėrgjatė vijės lindore tė Ēizmes, por qė me fashizmin, kishte fshirė brutalisht pavarėsinė e saj, Delija mbėrrin nga ekzili katolik, duke u nisur nga Jugosllavia, nė arrati nga njė regjim i ri, kėsaj here komunist, qė atje vetėm nė pak kohė, pėr tė dhėnė njė ide tė nivelit tė tij tė qytetarisė, kishte dėnuar me dhjetė vjet burg Sherif Merdanin, sepse imitonte rock and rollin e Adriano Ēelentanos.
    Delija kishte tashmė njė formim artistik, i cili ishte thelluar nė Akademinė e Arteve tė Bukura nė Zagreb dhe qė vendos ta ēojė mė tej nė njė institucion analog nė Romė, gjatė viteve tė ethshme qė shoqėronin Rindėrtimin tonė, duke marrė mėsime nga mjeshtėr ndėr mė tė dėgjuarit, si Mafai e Bartoli.

    E paevitueshme, me kėto supozime, zhvillimi nga ana e Delisė i njė vokacioni ekspresionist nė pėrputhje me rizbulimin e Francės moderne qė pėrfshin shumė nga arti italian mes viteve ’40-’50, pėr t’iu kundėrvėnė nacionalizmit dominant tė epokės fashiste; ushtrohet, nė veēanti, nė gjetjen e figurės sė vet piktorike nė terrene qė mund tė ishin kufizuar mes dy ekstremeve tė mėdha, nga njėra anė mėsimet e Cezanne-s, i parė si paraardhės i kubizmit, nė tė cilin vėrehet shpėrbėrja e ngjyrės afruar dhe funksionale ndaj njė ideje specifike tė formės, shpirtit gjeometrik (l’esprit de geometrie); nga ana tjetėr ai i Matisse-s, e ndoshta edhe mė shumė tė emulgatorit dhe rivalit Van Dongen, edhe pėr preferencėn e tij pėr subjektin femėror, kaq tė dashur pėr Delinė, ku nė tė vėrtetė ėshtė forca e pastėr e elementit “fauve”, e ndezur, plot jetė, e realizuar me elemente semantike e kromatike primare, tė cilat mbahen tė gjitha nė sipėrfaqe, duke u bėrė zotėruese.

    Vendoset njė e mesme e lėvdueshme mes kėtyre botėve tė ngjashme e tė kundėrta, e Delija e individualizon- pėr shembull, me sa duket i ndikuar nga Bartoli, thellė-thellė asnjėherė nuk i harroi vlerat e vizatimit, edhe pse njė mbėshtetės i bindur i drejtimit koloristik i ndėrmarrė nga arti italian- nė pėrqendrimin grafik, me synimin pėr tė mbledhur rreth pak tablosh, tė ngjeshura, strukturalisht tė formuara, distanca mes intuitės piktorike dhe krijimit tė pėrmbushur, nė mėnyrė pėr tė ruajtur nė maksimum fluksin emotiv qė artisti impenjohet t’i transmetojė atij qė vėzhgon veprėn e tij.

    Ėshtė njė grafizėm sintezash, i vetėdijshėm pėr rėndėsinė e veēantė tė vijėzimit dhe tė hijes, qė e ndeshim mė sė shumti nė pikturat me karakter tė fortė bocetistik e narrativ, mė tė arriturat e Delisė, duke zbuluar nė bėrthamė aftėsi tė mėdha tė njė grafisti profesionist qė ndoshta kishin merituar njė studim mė tė madh, pėrderisa herė pas here kapen shenja kulturash artistike tė ndryshme nga ato tė evokuara deri mė atėherė, duke dėshmuar interesat e shumėfishta ekspresive tė shqiptarit. Mendoj, pėr shembull, ndjeshmėrinė e veēantė qė Delija rezervon pėr subjektin fetar, tregues i njė besimi tė sinqertė dhe njė aderimi tė plotė nė misionin ungjillor, nė tė mirė tė mė tė thjeshtėve, e pėrkthyer nė tone tė forta e tė ndjera, edhe tė dhimbshme, tė ngarkuara gjithsesi nga njė frymėzim shpirtėror i ngjeshur, ndarė mes Daumier e Roault apo nė orfizmin grotesk a lį Ensor, edhe mė tepėr a lį Dongen, qė buron nga disa prezantime tė kostumeve moderne, e shėnjuar nga njė sensualitet rinor i pėrbashkėt, qė mė nė fund ēlirohet, nė njė mėnyrė qė pėrgjithėsisht duket tė nėnkuptojė njė gjykim pozitiv, por jo pa fshehur ndonjė pėshtjellim nga natyra pagane e manifestimit tė tyre.

    Mendoj gjithashtu, duke ndryshuar tėrė- sisht objektin e vlerėsimit, pėr shijen sllave tė njė lloj simbolizmi tė vonė tė perceptueshėm, pėr shembull, nė kompozicionin e zgjatur tė “Adultera”, figurativisht e pėrkryer, i qaset me vetėdije modernitetit kinematografik tė njė inkuadrimi a lį Sergio Leone.

    Nė vitet e tij tė fundit, qė sipas tė njohurve, tė shėnjuara nga njė lloj zhgėnjimi (Shqipėria e ēliruar nga diktatura, nė tė cilėn nuk arrin tė gjejė veten, pėr shqiptarėt e pritur nė mėnyrė tė padenjė nga italianėt, pėr raportin jo gjithnjė tė thjeshtė “leopardin” me vetė Antrodokon), Delija e adreson gjithė eksperiencėn e tij artistike dhe jetėsore nė mėsimdhėnie, nė njė akademi lokale, nė vetminė e bekuar tė Mentuēias, qė i dedikohet kujtimit tė Carlo Cesi-t. Ėshtė bukur t’i gjesh sė bashku Delinė dhe Cesin, nė Pinakotekėn e Antrodokos, secili duke folur, nė atė rrip tė botės, nė kohėn e tyre tė shkuar, tė dy, ende nė gjendje tė komunikojnė me tė tashmen tonė.

    Panorama
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 12-04-2023 mė 15:21

  13. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Piktori i madh Lin Delija

    Vizita e Papės, rikthehet nė atdhe piktura e Lin Delisė

    Ekspozita “Lin Delija mes sakrales dhe profanes” u ēel mbrėmė nė Galerinė Kombėtare tė Arteve. Ekspozita e kuruar nga Gjon Radovani zhvillohet nė kuadėr tė aktiviteteve kulturore, qė po organizohen nė pritje tė vizitės sė Papa Franēeskut nė Tiranė.

    TIRANE- Ekspozita “Lin Delija mes sakrales dhe profanes” u ēel mbrėmė nė Galerinė Kombėtare tė Arteve. Ekspozita e kuruar nga Gjon Radovani zhvillohet nė kuadėr tė aktiviteteve kulturore, qė po organizohen nė pritje tė vizitės sė Papa Franēeskut nė Tiranė. Me kėtė rast rikthehen nė atdhe piktura dhe vizatime tė piktorit Lin Delija, i arratisur nga Shqipėria nė valėn e persekutimeve tė dikaturės, i cili gjithė jetėn jetoi dhe krijoi nė Antrodoko, pranė Romės.

    Ekspozita ėshtė hapur nė tri salla tė GKA-sė dhe ėshtė ideuar nė tri tema kryesore; kėrkimet fillestare pėrmes gjestit pikturor; martirėt e lirisė dhe besimit dhe kėrkimi i sė bukurės njerėzore. Veprat e ekspozuara janė pjesė e koleksioneve tė Provincės Franēeskane Shqiptare nė Shkodėr, tė Shoqatės Art Union Albania nė Tiranė, tė koleksioneve private dhe tė Galerisė Kombėtare tė Arteve nė Tiranė. Mbrėmė nė njė nga sallat e GKA-sė u shfaqėn dy filma dokumentarė mbi jetėn dhe krijimtarinė e personalitetit tė artistit, tė pėrgatitura nga RAI. Ndėrsa dje paradite nė konferencėn pėr shtyp morėn pjesė drejtori i GKA z. Artan Shabani, kuratori i ekspozitės, arkitekti Gjon Radovani dhe historiania e artit, njohėse e veprės sė Lin Delisė Dr. Silvia Cuppini.

    Drejtori Artan Shabani ndėr tė tjera u shpreh se “Nė ekspozitė do tė paraqiten pėr herė tė parė zhguni vetjak, qė ka veshur gjatė jetės Lin Delija dhe ēadra e firmosur prej dorės sė vet. Piktura e Lin e Delisė ėshtė e sinqertė dhe e fuqishme dhe ajo pasqyron njė botė tė veēantė tė njė artisti qė u largua nga vendi i tij”. Kuratori i ekspozitės Z. Gjon Radovani u shpreh se koncepti bazė i ekspozitės lindi nga pėrgjigjja e Papa Fraēeskut pėr gazetarėt, i cili arsyetoi se e viziton Shqipėrinė si njė vend ku janė bashkuar martirizimi dhe bashkėjetesa.

    “Lin Delia kthehet sot nė atdhe nė kėtė ekspozitė dhe duket sikur kėto kulisa, kėto mure tė Galerisė Kombėtare janė ndėrtuar posaēėrisht pėr pikturat e tij. Ai kthehet me pikturat e tij, fatkeqėsisht pas vdekjes, por duke simbolizuar udhėtimin drejt lirisė dhe kujtesės qė ai ka lėnė mbrapa nė Shqipėri. Tek Lin Delija gjenden si sakralia tek profania ashtu edhe profania tek sakralia. Piktura e tij i kushtohet shpirtėrores dhe kjo vihet re si tek personazhet martirė tė besimit ashtu edhe tek nudot qė nuk janė aspak banale por shumė shpirtėrore”, tha z. Radovani.

    Historiania e artit Silvia Cuppini e pėrshkroi kėshtu pikturėn e Lin Delisė tha se “Nuk ka njė pikturė tė Lin Delisė qė tė mos prezantojė qėnien njerėzore. Shėn Franēesku ka thėnė se nė sytė e njeriut, nė sytė e lebrozit, nė sytė e tė vuajturit shohim Krishtin, e pra unė mendoj se Lin Delia ėshtė Shėn Franēesku i ri pėr botėn. Muzeu i Antrodokoės ka pėrjetėsuar kėtė vepėr tė tij, pikėrisht shpirtin e Lin Delisė”.


    Shkrimi u botua nė Shqiptarja.com (print) nė 18 Shtator 2014

  14. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Lin Delija- piktor i madh shqiptar

    Martirėt e lirisė sipas Lin Delija. Radovani: I solli tė “gjallė” pėrmes pikturės

    Ekspozita “Lin Delija mes Sakrales dhe Profanes” e ēelur nė Galerinė kombėtare tė Arteve ėshtė soditur me kėrshėri nga shumė vizitorė qė kanė shijuar pikturat e mbledhura nga koleksionistė tė ndryshėm. Shenjtorėt e diktaturės (martirėt e lirisė), zanafilla e njė artisti nė shtegėtimin drejt tė vėrtetės, e bukura qė shėlbon dhe nė qendėr tė gjithė temave dhe mesazheve pėr jetėn

    Emri:  138917_1.jpg

Shikime: 63

Madhėsia:  25.3 KB

    Ekspozita “Lin Delija mes Sakrales dhe Profanes” e ēelur nė Galerinė kombėtare tė Arteve ėshtė soditur me kėrshėri nga shumė vizitorė qė kanė shijuar pikturat e mbledhura nga koleksionistė tė ndryshėm. Shenjtorėt e diktaturės (martirėt e lirisė), zanafilla e njė artisti nė shtegėtimin drejt tė vėrtetės, e bukura qė shėlbon dhe nė qendėr tė gjithė temave dhe mesazheve pėr jetėn qė Lin Delija ka dhėnė nėpėrmjet pikturave tė tij ėshtė shqiptarizmi.

    Kjo ekspozitė, ku paraqet dhe pamjet e martirėve tė ekzekutuar nė artin e Lin Delisė tė pėrfytyruar si thas tė varur, u ēel nė kohėn kur Papa Franēesku II vizitoi Shqipėrinė.

    Emri:  138916.jpg

Shikime: 66

Madhėsia:  20.3 KB

    Nė njė intervistė pėr emisionin e mėngjesit z.Ministri i Ministrisė sė Zhvillimit Urban dhe Turizmit njėkohėsisht kuratori i ekpozitės sė Lin Delisė, Gjon Radovani u shpreh se tek ky artist i madh reflektohet shpresa dhe se me anė tė pikturave tė tij jepen mesazhe shumė tė bukura pėr martirėt e diktaturės. “Lin Delija mendon se shpirti nuk mund tė vritet. Ai ėshtė i bindur qė njė njeriu mund t`i marrin trupin por jo qenien e tij dhe qenia qėndron nė shpirtin e tij”, u shpreh gjatė intervistės Radovani.

    Ekspozita ėshtė e ndarė nė tre salla tė ndryshme. Nė sallėn e parė janė paraqitur pikturat e Lin Delisė me gjithė filozofinė e jetės sė tij, pėrveē pikturave kjo jepet edhe me anėn e dy dokumentarėve.

    Nė sallėn tjetėr tė Galerisė Kombėtare tė Arteve Gjon Radovani duke na udhėhequr nė pikturat e Lin Delisė na shpjegon tė gjithė esencėn e jetės artistike si dhe udhėkryqin e tij mes tė qenit njė prift dhe njė artist pra mes sakrales dhe profanes. “Tentativa e Lind Delisė ka qenė pėr t`u bėrė prift edhe pse ai kurrė nuk u bė. Ai ka patur njė kulturė franēeskane”, u shpreh Radovani.

    Nė sallėn e tretė paraqiten pikturat e Linit ku pjesa mė e madhe janė piktura pėr martirėt. Kjo sallė sjell sakralen, pjesė e jetės sė Lin Delisė.

    Veprat e ekspozuara janė pjesė e koleksioneve tė Provincės Franēeskane Shqiptare nė Shkodėr, tė Shoqatės Art Union Albania nė Tiranė, tė koleksioneve private dhe tė Galerisė Kombėtare tė Arteve nė Tiranė.

    Emri:  138918.jpg

Shikime: 72

Madhėsia:  20.9 KB

    Lin Delija ka qenė edhe nė njė udhėkryq tjetėr mes atdheut dhe vendit ku jetoi dhe vdiq Atrodoko, Romė. Nė Antrodoko ai ka lėnė gjurmėt e tij si njė artist i madh ku dhe dha leksionet e tij. Ka rrugė me emrin e Lin Delisė, ka harqe me emrin e tij. Nė Atrodoko ėshtė habitati i dytė qė Lin Delija ka gjetur pas atdheut tė tij.

    Lin Delija iku nga Shqipėria nė 1958 nė kėrkim tė lirisė, paqes njerėzore dhe shpirtėrore. Lin Delija u lind nė Shkodėr. Ai u rrit dhe u edukua nė shkollėn e Fretėnve Franēeskanė, ku edhe mori hov sė pari talenti i tij artistik.

    Emri:  138919.jpg

Shikime: 67

Madhėsia:  36.2 KB

    Piktori Lin Delija mbylli sytė mė 9 prill 1994 nė Romė nė moshėn 68 vjeēare. Sot veprat e tij ekspozohen nė Pinakotekėn e Artit Modern nė Vatikan, nė Muzeumin e Artit Bashkėkohor nė Romė, nė Muzeumin «Lin Delija» nė Antrodoko, nė Muzeumin Qytetės tė Osimo-s, nė Qendrėn e Studimeve tė Artit Modern nė Brescia, nė Galerinė e Artit Modern nė Palermo, nė Muzeumin e Shėn Anės nė Quebec tė Kanadasė, nė Universitetin e Erlangenit nė Gjermani, nė Nju Jork etj.

    Shqiptarja

  15. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Lin Delija- piktor i madh shqiptar

    'Lin Delija nė shtėpi', ekspozita nė Shkodėr 25 vjet pas vdekjes

    Prezantohen vizatimet e panjohura. Artisti shqiptar qė banoi e jetoi nė Antrodoko, Itali, rikthehet pėrmes veprės sė tij kėtė 9 mars nė Shkodėr

    Emri:  1552202714_delja.jpg

Shikime: 64

Madhėsia:  32.6 KB

    Lin Delija nė ditėt e sotme dhe natyrisht, nė kėtė 9 mars, do tė jetė pėrsėri nė shtėpinė e tij, nė Shkodrėn e mrekullueshme dhe madje nė mjedisin e tij mė tė parė, nė hapėsirėn katolike ose nė Muzeun Dioqezian nė Shkodėr.

    Tom Delija, moderatori i ekspozitės me titull “Lin Delija nė shtėpi” e organizuar nga Kisha Katolike nė Shqipėri, Shkodėr dhe Shoqata Lin Delija nė Shkodėr, shprehet entuziast pėr bashkėpunimin me Shoqatėn Kulturore "Lin Delija, nė Antrodoko, pranė Romės dhe me Armando Nicoletti-n, iniciator i pėrhershėm dhe mik i piktorit shqiptar, nė Antrodoko. Ekspozita, me prezantimin e vizatimeve dhe skicave tė Lin Delisė, tė cilat janė portrete e figura tė shumta e tė njohura tė qytetit ku jetoi, Antrodoko janė tė ardhura enkas pėr tė krijuar atmosferėn figurative nė Muzeun Dioqezian. Ekspozita pėrmbush qėllimin e gjithkaherėshėm tė prezantimit nė vazhdimėsi tė veprave tė Lin Delisė dhe mbajtjen gjallė, nė kujtesėn qytetare shkodrane e, asaj pėrfshirėse shqiptare, si dhe nė memorien e arteve pamore tė punės dhe emrit tė piktorit, jeta e tė cilit kaloi pėrmes kalvarit tė vuajtjeve shpirtėrore e artistike.

    Nga prilli 1994, kanė kaluar 25 vite, qė artisti shqiptar, i cili banoi e jetoi nė Antrodoko nuk jeton, por pėrpjekjet pėr ta bėrė tė njohur krijimtarinė dhe filozofinė e tij tė jetės, pėr tė mbijetuar nė mes tė besimit fetar dhe besimit nė pikturė, vazhdojnė pandėrprerje. Antrodoko, Tirana dhe Shkodra janė pikbaza tė shėndetshme, ku arti i tij i paraqitet publikut shqiptarė, prej dhjetė vitesh. Dhe ėshtė fat i lumė qė institucione dhe njerėz, nė ditėt e sotme, janė tė lidhur fort me personalitetin, jetėn dhe artin e tij. Antrodoko i ruan emrin, veprėn dhe pamjen e tij me qeleshen e shqiptarit si tė njė artisti shenjtor, pasi e gjithė ajo krahinė lidhet ngushtėsisht me kujtesėn mbi artistin.

    Ai me mendje kah atdheu, kryesisht kah Shkodra, nė heshtje kah familja qė u persekutua egėrsisht, ndėrtoi njė akademi arti, krijoi me qindra telajo nė pikturė, udhėtoi nė trena duke skicuar e vizatuar portrete e figura tė bashkudhėtarėve tė tij tė jetės. Arti i Lin Delisė gjendet sot nė njė muze serioz, i cilėsuar "Carlo Cessi e Lin Delija", nė Antrodoko. Ai u ndėrtua me besimin e sigurt tė shtetit italian se po i jepte vend nderi njė piktori shqiptar e profesionist, qė meditoi si njė artist europian nė Antrodokon me qiell e ujė tė pastėr. Lin Delija i ka lėnė trashėgimi atij qyteti, ku atmosfera figurative e njeriut dhe mjedisit tingėllojnė qartė. Ato ruhen me dashuri dhe respekt nga qytetarėt antrodokanė. Qyteti dhe banorėt e kthyen nė njė personazh tė njohur dhe nė njė personalitet, pėr artin, temat, subjekte dhe jetėn e tė cilit flitet nė shkollat e kėtij vendbanimi italian.

    Lin Delija me artin e vet i pėrket artistėve tė artit modern figurativ tė shek. XX. E gjithė pamja e artit tė tij u zhvillua nėn aureolėn e fizionomisė sė jetės vetjake. Ai u lidh aq shumė me tė sa dallojmė dhe dy arsyet objektive nė shkak tė saj. Sė pari ai ishte njė artist i huaj nė njė vend tė huaj dhe sė dyti ai pikturoi i mbėshtetur figurativisht dhe ideologjikisht nė dy hapėsira tė fenomeneve njerėzore. Hapėsira e parė i pėrket edukimit tė tij me besimin katolik dhe i kushtoi vepra tė shumta sakrale-pra me subjekt shenjtėror ose thjeshtė fetar. Ai nė rininė e vet ishte i veshur dhe i betuar si student franēeskan. Me pikturimin e sakrales tregoi se nuk e tradhtoi askurrė besimin e tij. Ato janė vepra madhore nė artin e vet, pasi shprehen qartė pėr vazhdimėsinė e kėsaj teme tė hershme nė historinė njerėzore. Nėse arti bizantin i Mesjetės dhe arti klasik i Rilindjes europiane theksuan vazhdimisht heronjtė dhe skenat biblike, Lin Delija i vazhdoi ato, duke i`u dhėnė njė kėndvėshtrim tė kohės qė jetoi, duke i`u dhėnė koherencėn e ngjyrave, materialitetin dhe jehonėn e stileve moderne tė shek. XX. Nė kėtė arsye bėhet njė nga vazhduesit e trajtimit tė subjekteve sakrale tė kohės moderne tė jetės sė tij. Portreti i Krishtit i gjendur nė Muzeun a Artit tė Vatikanit, ėshtė njė shprehje e gjallė e krijimit plot energji emocionale ndaj kėsaj figure madhore, si njė subjekt i shenjtė kryesor.

    Hapėsira e dytė i pėrket tė gjitha ndjesive figurative, tė cilat i zbulojmė nė pikturat ku zėnė vend temat e jetės sė pėrditshme, ku subjekte, personazhe, e fizionomi shqiptarė e italianė referojnė gjallėri e lėvizje tė ndėrthurura bashkėrisht. Ato shprehin ekspresivisht jetėn nė rrugė tė gruas dhe tė burrit. Skenat befasuese tė kafeneve, tė teatrove, tė vagonėve tė trenave, tė danseve nė eksteriere, figurat elegante tė grave plot emocion artistik, apo figurat e njerėzve tė njohur e tė zakonshėm tė kthyer nė shenjtorė. Shumė tema tė tjera tė inkorporuara nė subjekte e personazhe janė njė impresion i veēantė, janė njė gjuhė vetjake e Lin Delisė, janė njė jetė nė penela e ngjyra nė studion e tij, por edhe nė studion e madhe tė jetės sė zakonshme, ku shpesh herė iu vesh petkun sakral. Ai e shpenzoi jetėn krijuese pėr tė pasqyruar njeriun nė lėvizje, nė pamje, nė atmosferė, duke i zbuluar portretin moral dhe aktiv tė ndryshimeve tė veta.

    Emri:  1552203751_Allosterialindelija.jpg

Shikime: 63

Madhėsia:  38.2 KB
    Allosteria Lin Delija

    Emri:  1552203751_aotoportret.jpg

Shikime: 60

Madhėsia:  17.3 KB
    Autoportret

    Emri:  1552203751_images.jpg

Shikime: 64

Madhėsia:  11.6 KB
    Skica

    Emri:  1552203751_imazh1.jpg

Shikime: 58

Madhėsia:  28.6 KB
    Pikturė e Lin Delija

    Emri:  1552203751_LacadutadiStalin.jpg

Shikime: 59

Madhėsia:  50.4 KB
    La Caduta di Stalin

    Emri:  1552203751_lindelija1.jpg

Shikime: 61

Madhėsia:  49.1 KB
    Pikturė e Lin Delija

    Emri:  1552203751_museo.jpg

Shikime: 63

Madhėsia:  10.3 KB
    Muzeu

    Emri:  1552203751_pikt.jpg

Shikime: 57

Madhėsia:  31.5 KB
    Pikturė e Lin Delija

    Emri:  1552203751_VizatimLinDelija.jpg

Shikime: 57

Madhėsia:  11.8 KB
    Skicė e Lin Delija

    Lin Delija i pėrket atij lloj artisti qė "Nėse dikush mund tė bėjė diēka, pikturėn e bėn edhe mė mirė…". Me kėtė besim shprehet kritiku amerikan i artit tė shek. XX Leo Steinberg, pasi kishte dashuri dhe nderim pėr aftėsitė e arteve pamore. Ai mendonte se “Ata jo vetėm pasqyrojnė jetėn, por ata e bėjnė jetėn. Ai gjithashtu besonte se artistėt modernė ishin mė shumė tė shqetėsuar nė krijimin e njė arti tė mirė sesa rreth shpenzimit tė jetės mbi kanavacė". Kjo e bėri atė t’i shqyrtonte veprat e artit me shumė seriozitet, duke i parė nė kontekstin kulturor tė kohės kur ishin krijuar, si dhe duke e shėmbėllyer me tė gjithė historinė e artit. Por Lin Delija-artisti figurativ, ekspresiv nė penelatė, shpesh herė elegant dhe i lėngshėm nė ngjyrė, disa herė i ashpėr me tė, kur subjekti i pėrket dhimbjeve njerėzore, shprehet nė "kundėrshtim" me Leo Steinberg, pasi ai me vetminė e njė tė huaji e shpenzoi jetėn e tij i shqetėsuar mbi kanavacė.

    Gjatė Luftės sė Dytė Botėrore dhe nė fillim tė viteve 40 studentėt shqiptarė u kthyen nė Shqipėri, pasi shumė prej tyre e lidhėn aso kohe jetėn me Luftėn Nacionalēlirimtare qė drejtohej nga PKSh-ja. Ndokush mbeti jashtė kufijve tė saj, por disa syresh qė u kthyen u bėnė aktivė tė drejtpėrdrejtė nė kėtė luftė, si dhe tė tjerė u bėnė reformatorė tė artit tė ri apo tė metodės sė Realizmit Socialist. Metoda gjeneroi brenda Shqipėrisė situata krejt absurde, tė trishta dhe tė frikshme pėr mjedisin artistik.

    Lin Delija u arratis. Ai ishte student franēeskan i kuvendit “Gjuhadol” nė Shkodėr, u rrit nė njė familje punėtore. Gjatė viteve 1945–1950, ai bashkė me mjedisin e madh fetar tė Shkodrės u dhunuan. Kur ishte nė shėrbimin ushtarak, nga frika e burgosjes apo e ekzekutimit fizik u arratis drejt Jugosllavisė, e mė pas nga Jugosllavia udhėtoi drejt Italisė, ku u diplomua nė Akademinė e Romės. U vendos nė Antrodoko dhe nė vitet 80 u bė i njohur. Lin Delija ishte piktor ekspresiv e modern. Subjektet hyjnore i trajtoi me frymėn e jetės sė pėrditshme. Deri nė vitet 90, kohė kur ra sistemi komunist, familja e tij nė Shqipėri vuajti nėpėr internime.

    Shqiptarja

  16. #16
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Piktori i madh Lin Delija

    Lin Delia skica e piktura nė Shkodėr, studiuesja flet pėr krijimtarinė e piktorit tė njohur

    Skicat edhe vizatimet e piktorit tė shenjtorėve, Lin Delisė, ekspozohen nė Muzeun Dioqezian nė Shkodėr. Temat qė trajton nė to piktori, qė u arratis nga Shkodra 71 vite mė parė, kanė lidhje me Antrodokon e Italisė, qytetin ku jetoi. Nė 9 prill do tė ekspozohen dhe pikturat e tij nė Shkodėr



    Pėr tė mirėpritur ekspozitėn me skica dhe vizatime tė Lin Delisė nė Shkodėr Muzeu Dioqezian ka hapur dyert. Vizatimet e piktorit tė njohur qė ekspozohen nė shtėpinė e tij, kanė nė qendėr portrete edhe figura tė ndryshme, qė janė tė njohura nė qytetin ku Delia jetoi, nė Antrodoko tė Italisė. Kėto vepra ekspozohen pėr tė mbajtur gjallė artin e tij, qė ėshtė realizuar mes vuajtjeve tė mėdha shpirtėrore edhe artistike

    Suzana Varvarica, studiuese: “Ėshtė e vėrtetė qė pėr herė tė parė vijnė vizatimet dhe skicat e Lind Delisė nė Shkodėr. Duhet pėrshėndetur kjo iniciativė, qė mban gjallė gjithė kohės krijimtarinė e Lind Delisė, qė edhe pse ėshtė njė piktor me origjinė shqiptare, tė gjithė kontributin e tij artistik e ka dhėnė nė kėtė qytezė tė vogėl. Muzeu e shtrin ekspozimin e veprave tė tij nė Itali, nė Gjermani, nė Kroaci, ku Lin Delia ka lėvizur. Janė skica shumė interesante, sepse sjellin figurativisht pėrpjekjet e Lind Delisė, personazhet e jetės sė zakonshme tė Antrodokos, njė vajzė elegante, burra qė qėndrojnė ulur nėpėr stolat e kėtij vendi etj”.

    Vendasit e kėsaj qyteze ruajnė emrin dhe veprėn e piktorit, duke e bėrė atė tė njohur nė ēdo vend, qė artisti ka lėvizur

    Suzana Varvarica: “Ajo qė ėshtė shumė e rėndėsishme, janė rrugėt qė bėnte Lin Delia nga Antrodoko nė Romė, gjatė gjithė kohės nė tren ai ka vizituar pa fund. Vendi ku ato janė skicuar janė tė ndryshme, deri edhe nė biletat e trenit, nė bllokun e artistit. Ēdo letėr qė ai kishte apo kur vizatonte portrete tė vogla, deri edhe skica tė mėdha”.

    Pėr studiuesen Varvarica, krijimtaria e Lin Delisė ka njė rėndėsi tė madhe, jo vetėm pėr tė, si artist, por edhe pėr Shqipėrinė

    Suzana Varvarica: “Lin Delia ka njė rėndėsi shumė tė madhe pėr krijimtarinė e tij, por ka njė rėndėsi shumė tė madhe pėr krijimtarinė shqiptare. Vjen tė ekspozohet nė Shqipėri, sepse asnjėherė nuk e ka lėnė tė anashkaluar temėn shqiptare. Nė 9 prill do tė ekspozohen nė Shkodėr edhe pikturat e tij, qė aktualisht janė nė Gorica, e pas Shkodrės, do tė ekspozohen nė Muzeun e “Lin Delisė” nė Andronoko”.

    Veprat e Lin Delisė janė tė shpėrndara nė koleksione publike dhe private, nė Vatikan, nė Romė, nė Galerinė e Arteve Moderne nė Palermo, nė Bazilikėn “Santa Maria del popolo” nė Romė, dhe nė galeri tė tjera dhe muze, si ai i “Sant Anna” nė Quebec (Kanada). Por ēfarė vendi i ėshtė dhėnė nė Shqipėri?

    Suzana Kuka Varvarica: “Ėshtė shkruar pėr Lin Delinė, i ėshtė dhėnė vendi i duhur, por njohja e publikut ėshtė e paktė, e cunguar. Pėr shembull Kodra diti qė t’i bėjė njė promocion tė jashtėzakonshėm vetprės sė tij nė tė gjallė. Ndėrsa, pėr Lin Delinė ėshtė njė muze shumė interesant. Kjo ėshtė njė gjė shumė e jashtėzakonshme, sepse flet pėr pikturėn dhe marrėdhėnien e tij me vendin. Ai studiohet jo vetėm nė shkollat e artit, por edhe nė shkollat qė bėhet psikologji”.

    Piktori i shenjtorėve Lin Delija ndėrroi jetė nė prill tė vitit 1994.

    Shqiptarja

Tema tė Ngjashme

  1. 17 janar - Shėn Andoni i Madh - nga Athanasi i Madh
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 17-01-2023, 20:32
  2. Piktori i madh Ibrahim Kodra [1918-2006]
    Nga katana nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 22-04-2021, 12:55
  3. Piktori Ali Miruku
    Nga Kallmeti nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 13-02-2014, 00:27
  4. Piktori Nua Gjelaj
    Nga glaukus 001 nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 06-05-2009, 01:30
  5. Piktori i madh, "Nderi i Kombit" Kel Kodheli [1918-2006]
    Nga Albo nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 24-02-2006, 23:28

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •