Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anėtarėsuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400

    Vera (wine), dieta dhe shendeti.

    Vera, dieta dhe shėndeti

    Njė sintezė objektive pėr rolin e verės nė tė ushqyer ose pėr kufijtė e njė sigurie absolute dhe bile deri nė njė avantazh tė mundshėm tė dobisė sė saj ėshtė e vėshtirė tė bėhet: kundėrvėnia jo tėrėsisht e zgjidhur dhe e shprehur nxitet nga dilema qė lidhet me pėrbėrėsin kryesor tė pijeve alkoolike, pra etanoli, dhe efektet dhe kundėrefektet e tij funksionale. Etanoli furnizon me kalori, por edhe me lėndė toksike potenciale, duke pėrbėrė njė rrezik patologjik qė mund tė ēojė nė varėsinė nga alkooli dhe degradimin e personave qė e pėrdorin nė sasi tė mėdha.
    Vetėm pas kėsaj premise pėr potencialin toksik tė kuotės sė alkoolit te verėrat mund tė vihen nė dukje edhe anėt pozitive tė verės, por gjithmonė duke pasur parasysh dozat, gradacionin dhe mėnyrat e konsumimit tė saj, me kufizimet dhe ndalimet e duhura, pėr grup-mosha tė caktuara, pėr gjini dhe gjendje fiziologjike (shtatzėni, ushqim tė fėmijės me gji), dhe duhet theksuar se ndalimi i verės ėshtė kategorik nė patologjitė qė lidhen me mėlēinė.
    Ndėrkohė nuk ėshtė korrekte tė vihet njė shkallė barazie midis problemit tė superalkoolikėve me ato pije me gradacion tė ulėt alkooli, duke unifikuar gjithēka nė pėrbėrjen e alkoolit, duke injoruar deri efektin antioksidues tė disa pėrbėrėsve tė papėrfillshėm, sidomos duke pasur parasysh lidhjen gastronomike dhe sociokulturore tė verės dhe birrės me historinė e njeriut.
    Mė shumė se njė shkencėtar ėshtė pėrpjekur tė tejkalojė kėtė ndryshim derisa ka arritur tė krijojė edhe fjalėn “Vinisme” (e verės), duke e alternuar me atė tė alkoolizimit. Pikėrisht pėr tė dalluar skenarin e ndryshėm dhe pėrshkrimin e komplikacioneve qė rrjedhin nga abuzimi kronik me verėn dhe duke arritur disa herė deri tek efektet qė japin pijet superalkoolike ose ato me gradacion tė lartė tė alkoolit.


    Cili ėshtė roli i verės nė mėnyrėn e tė ushqyerit?
    Vera ėshtė, pa asnjė dyshim, pjesė pėrbėrėse e kulturės tė tė ushqyerit nė Mesdhe, duke e nėnkuptuar kėtė tė fundit si njė tėrėsi zakonesh, dokesh, pronėsi tė ndėrgjegjes dhe tė mėnyrės sė sjelljes. Nuk ėshtė vetėm njė plotėsuese e dietės, por simbol kompleksesh pėr tė cilat mjeku ka pėr detyrė tė “individualizojė” kufijtė e konsumimit tė saj dhe eventualisht t’i kufizojė ato derisa tė arrijė edhe nė vėnien e vetos pėr tė pasur jehona dhe implikime komplekse pėr tė interesuarin, edhe pse pėrtej kuptimit energjetik apo potencialit toksik nė lidhje me mėlēinė.
    Pėr njė mjek italian apo francez ėshtė e vėshtirė tė imagjinojė se njė prodhim kaq tipik i gastronomisė tradicionale, tepėr i legjitimuar nga njė zakon dhe mėnyrė tė ushqyeri mijėravjeēare dhe sot e mbrojtur me fanatizėm nga njė mekanizėm i rafinuar konsumistik, mund tė bėjė keq pėrveē rasteve kur ka persona qė nga padituria ose tė shtyrė nga vesi abuzojnė me verėn.
    Nė vendet me vreshtari tė zhvilluar zakoni i tė pirit verė ėshtė pėrqendruar pothuajse tėrėsisht gjatė vakteve dhe si rrjedhojė ėshtė mė pak e rrezikshme, edhe pse mund tė konsumohet nė sasi tė mėdha, nė krahasim me konsumimin nė tė shkuarėn nė sasi tė mėdha nė pijetore ose nė lidhje me mėnyrėn e konsumimit nė tė kaluarėn tė pijeve superalkoolike. Eshtė e qartė qė dėmet e shkaktuara nga alkooli janė mė tė vogla kur stomaku ėshtė nė punė pėr pėrpunimin e ushqimeve dhe i njėjti potencial metabolik i mėlēisė duket tė ketė njė dėm mė tė vogėl tė shkaktuar nga oksidimi alkoolik gjatė periudhės sė tretjes.
    Nėse pranojmė pra ndikimin e njė tėrėsie arsyesh shoqėrore, psikologjike, dietetike, epidemiologjike, ku mund tė bėjė pjesė edhe vera, pa shkaktuar dėme, bile nė tė kundėrtėn duke sjellė efekte tė dobishme, nė mėnyrėn e tė ushqyerit tė njeriut, momenti kyē i gjithė ēėshtjes qėndron nė identifikimin e parametrave tė sigurisė, pra nė personalizimin e dozave tė pranuara.

    Cila ėshtė dobia energjetike e verės?
    Le tė fillojmė mė saktėsimin e kufijve brenda tė cilėve vera mund tė konsiderohet si ushqim, duke nisur nga rėndėsia dhe vlerat e saj energjetike dhe nga pyetjet qė lidhen me pėrdorimin e kalorive tė vijnė nga alkooli.
    Edhe pse vera ėshtė njė prodhim kompleks, i pasur nė substancat qė e pėrbėjnė (mė shumė se 250), vlera apo dobia energjetike e njė vere tė mirė koincidon nė praktikė me atė tė etanolit dhe lėkundet nė rastin kur konsumohet normalisht gjatė njė vakti deri tek 700 kilokalori pėr litėr.
    Duke pasur pėrherė parasysh ekuivalencat energjetike, dietologu mund pra tė barazojė njė gotė verė me 30 gr bukė ose 100 gr mish viēi pa dhjamė. Ndėrkaq kaloritė e alkoolit nuk mund tė pėrdoren drejtpėrdrejt pėr punė fizike apo pėr qėllime plastike, siē ndodh pėr ushqimet e tjera, por kontribuojnė pėr metabolizmin bazė dhe nuk nxisin pėrdorimin e karbohidrateve, yndyrnave dhe proteinave.
    Gjithmonė duke pasur parasysh realitetin metabolik tė vlerave energjetike, mund tė ruhen shumė rezerva nė lidhje me “rendimentin” real tė kėtij karburanti pak tė veēantė si lloj. Ndjenja e nxehtėsisė qė pason tretjen e verės ose nė masė tė madhe tė superalkoolikėve shpreh jo aq vlerat energjetike tė alkoolit sesa veprimin e tij farmakologjik si vazodilatator periferik.
    Gjithashtu, ėshtė e udhės tė ēmitizohet fakti aq i pėrhapur dhe i besuar te njerėzit qė jetojnė nė zona malore se alkooli mbron nga tė ftohtit, sepse ndjesia e menjėhershme e nxehtėsisė pėrcillet si njė ndezje tepėr e shkurtėr me njė djersitje tė ekzagjeruar nė lėkurė dhe do tė ishte mė mirė qė kjo ndjesi tė ruhej pėr organet e brendshme nė kushtet e temperaturave tepėr tė ulėta. Si pėrfundim, alkooli ka karakteristikat e njė karburanti me rendiment tė ulėt sepse mund tė aktivizojė rrugėt metabolike me pak prurje energjie, ose mund tė prishė rregullimin termik me djersitje tė ekzagjeruara.


    Mund tė konsiderohet si lėndė ushqyese?
    Nuk ėshtė e vėshtirė tė mbrohet me sukses kauza e verės duke nėnvizuar rėndėsine e saj duke u nisur nga pėrmbajtja nė vitamina, nė oligoelemente ose nė hekur, si dhe tė tjerė pėrbėrės mė pak tė pranishėm nė verė, duke ruajtur pėrherė masėn nė pėrdorimin e verės.
    Nga ana tjetėr pasuria e lėndėve ushqyese tė pranishme dhe tė pėrdorura pėrherė nga popullsitė perėndimore garanton gjerėsisht edhe furnizimin me kėta pėrbėrės tė paktė nė numėr dhe qė gjenden te vera.
    Tė dhėnat epidemiologjike qė janė bėrė nė kuadėr tė promocionit tė dietės mesdhetare e lidhin konsumimin e verės me njė incidencė tė ulėt tė infarktit tė miokardit, paraqesin edhe sot hipoteza tė vlefshme pėr mėnyrėn e tė jetuarit dhe tė punuarit sesa kėshilla tė karakterit farmaceologjik. Nuk do tė ishte korrekte, nė emėr tė shpalljes sė rezultateve shkencore, tė mos merrej parasysh shembulli i toksicitetit kardiologjik tė etanolit, qė ėshtė pėrgjegjės pėr pothuajse 50% tė miokardiopatisė dilatative.
    Kjo tablo e verės ose mė keq akoma e superalkoolikėve qė “bėjnė mirė“ pėr diēka, duke nisur nga mjekimi i anemisė apo rritjes sė sasisė sė kolesterolit “tė dobishėm” nuk duhet tė bėjė pjesė nė reklamimin korrekt tė kėsaj pijeje kaq tė lashtė. Por edhe teprimi nė shifra pėr rreziqet e tmerrshme tė pėrdorimit tė alkoolit si sėmundjet e pankreasit po tė tjera patologji tė aparatit tė tretjes, ku mė e tmerrshmja konsiderohet Cirroza hepatike, nuk duhet tė na dekurajojnė dhe tė na kufizojnė nė konsumimin e verės.
    Vera, mė shumė se ēdo lloj pije tjetėr, mund tė parashikohet tė futet nė shkencėn dietetike moderne jo pėr merita ushqyese tė veēanta, as pėr faktin e tė qenit me virtyte pėr shėndetin, por thjesht pėr kėnaqėsitė e saj gastronomike, pėr kontributin pėr cilėsinė dhe rritjen e nivelit tė jetesės, si dhe mėnyrėn se si konsumi i saj nė sasi tė kontrollueshme nuk arrin kurrė tė bėhet njė rrezik pėr shėndetin.
    Ndėrkaq vera nuk ėshtė njė pije pėr tė shuar etjen, as dhe pėr t’u shndėrruar nė njė simbol shoqėror, ėshtė thjesht njė ushqim qė merret dhe shijohet sė bashku me vaktet pėr tė amplifikuar vlerėn shijuese tė ritit tė tė ushqyerit, por gjithmonė duke ruajtur masėn.


    Nė ēfarė mase kėshillohet tė pihet?
    Gjithmonė kjo varet nga mosha dhe kushtet e subjekteve tė veēanta, sidomos grave dhe tė moshuarve dhe kėtu duhet tė ndiqen udhėzimet qė ofron shkenca e dietologjisė.
    Pėr tė qenė tė sigurt, nuk duhet t’i referohemi kapacitetit teorik tė metabolizimit tė alkoolit (rreth 1gnė ditė pėr ēdo kg peshė) qė do tė korrespondonte pėr njė verė normale nė gradacionin alkoolik nė rreth 750 ml pije pėr burrat nė kushte tė mira shėndeti dhe dihet pėr gratė sasi mė e paktė.
    Shumė shkencėtarė bien dakord pėr njė konsumim tė rregullt dhe tė paabuzueshėm tė etanolit nė ditė qė shkon rreth 0,60 -0,75 g/kg peshė trupore, duke ulur kėshtu sasinė e pranuar tė verės rreth gjysmė litri pėr burrat nė rastin e njė vere me gradacion alkooli 12. Edhe nė kėto doza ditore shumė mė tė kujdesshėm duhet tė tregohemi nė mėnyrėn e marrjes sė verės dhe tė pėrjashtohet abuzimi kur janė marrė tė tjera pije alkoolike, si: aperitivėt, pijet e hidhura apo superalkoolikėt.
    Pėr tė rriturit nė gjendje tė mirė shėndetėsore konsumi i pėrditshėm i pranueshėm mund tė jetė deri nė tri gota verė pėr burrat dhe jo mė shumė se dy gota pėr gratė. Nė kėto nivele konsumi dietologu nuk ka arsye pėr t’i mohuar njė personi tė rritur tė shėndetshėm kėnaqėsinė qė ofron shoqėrimi i ushqimit me disa gota verė.
    Fatkeqėsisht, kėto vitet e fundit qarkullojnė disa teori pėr efektet ēudibėrėse sidomos tė verės sė kuqe nė disa degė tė shėndetit. Por pėr kėtė duhen bėrė verifikime dhe tė priten pėrgjigjet shkencore tė studimeve pėrkatėse nė kėtė fushė pėr tė mos rėnė nė tentacionin e abuzimit nė pijet alkoolike.
    Kur ėshtė e nevojshme tė reduktohet ose tė mos konsumohet fare vera?
    Nėse “degustatori” i verės, nė kufijtė e lejuar tė pėrdorimit tė saj, mund tė ndiejė kėnaqėsi dhe tė tentohet nga vera pa pasur rrezik tė dėmtojė shėndetin e tij kjo lejohet, por nė rastin kur disa persona tė sėmurė dhe me gjendje tė caktuara fiziologjike (obeziteti, shtatzėnia apo plakja e parakohshme) vera nuk kėshillohet tė konsumohet.
    Abuzimi i vazhdueshėm me alkoolin lidhet p.sh me patologjitė qė shfaqen nė aparatin e sipėrm tė tretjes dhe pėr kėtė duhet qė kėtyre personave me kėto patologji t’iu thuhet shprehimisht se pėrdorimi i pijeve alkoolike ėshtė klinikisht i ndaluar.


    Kur kėshillohet tė pihet verė?
    Tė pish pak verė mund tė jetė e dobishme nė rastet e gastriteve iposekretive ose te subjektet qė vuajnė nga anoreksia, sepse kjo pije provokon njė ipoglicemi tė lehtė dhe nxit oreksin. Pėrdorimi i keq i verės konsiderohet ai qė u jepet fėmijėve ende tė papjekur, dhe kėto///////////////////////////////// kundėrindikohet deri pėrdorimi i birrės apo aperitivėve.
    Mė pak drastik ėshtė kėshillimi i pėrdorimit tė verės te tė moshuarit sepse nga njė anė pėrdorimi i verės ėshtė bėrė pėr ta njė rit dhe nga ana tjetėr favorizon oreksin, por kujdes nė teprime sepse sjell plakje tė parakohshme, por pėrdorimi nė doza modeste nuk pėrbėn aspak problem. Kėtu duhet tė ndiqen kėshillat e mjekut kurues, qė vendos rast pas rasti pėr dobinė ose jo tė konsumit tė disa gotave verė.
    Vera, njė problem dozash?
    Mund ta mbyllim duke thėnė se vera, duke ndjekur kėshillat pėr ta konsumuar atė si duhet, mund tė bėjė pjesė nė listėn e mozaikut tė tė ushqyerit tė njeriut dhe pėrjashtimet janė nė disa raste patologjish, si: shtatzėnia apo faza e tė ushqyerit me gji, ose gjendje tė avancuara tė sėmundjeve tė ndryshme.

    @SPEKTRI

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Gjergj
    Anėtarėsuar
    04-09-2002
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    17
    Me thane te drejten venen e adhuroj ,e cmoj si dicka te cilen kurr nuk do ta tradhtosha.Nji gote vene c'do dite asht nji dhurate e malle per trupin (dihet ajo po t'jet pak ven e mire eee!)
    Po nuk besove te Zoti mos u merzit
    se beson aj te ti.

Tema tė Ngjashme

  1. Shėndeti mendor, 33% e shqiptarėve me depresion
    Nga AjSi nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 11-04-2009, 11:28
  2. Shėndeti nuk ka ēmim. Pėr dallim prej barnave!?
    Nga Gimi3 nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-11-2006, 07:59
  3. Shendeti dhe kurat natyrale
    Nga benseven11 nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 19-07-2005, 05:10
  4. Njė masazh si kurė shėndeti
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-07-2005, 18:20
  5. Ngjyrat dhe shendeti
    Nga benseven11 nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-06-2005, 21:03

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •