Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 71
  1. #1
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513

    Moisu jep urdher te vriten qente e Biznesmenit Roche

    Me vjen keq qe po rishkruaj perseri per te njetin person por artikulli qe lexova diten e sotme te gazeta shqiptare me shokoi.
    Ne kete artikull thuhet qe mbreme naten ne plazhin e durresit Alfred Moisiu (personi qe do te jete president i ardhshem i vendit) ka dhene urdher nje ushtari te gardes naten qe te vrasi qente e komshiut te vet! Qente ndodheshin ne shtepine e komshiut te presidentit (ne vilen e tij ne durres) dhe komshiu nuk ishte njeri tjeter por biznesmeni me i madh ne Shqiperi francezi Julien Roche. Nga 7 qente qe ka francezi prej vitesh ne vilen e tij 2 jane vrare dhe nje plagosur rende! dhe kjo eshte bere ne oborrin e francezit! Nje pjese e madhe e autoriteteve te huaja ambasadore te ndryshem kane komunikur gjate dites se sotme me francezin mbi kete ēeshtje...Eshte e vertete qe Shqiperia ka shume probleme me te rendesishme se sa qente e nje biznesmeni francez po per mendimin tim nuk eshte thelbi i subjektit. Ajo ēfare me shqeteson me shume eshte shkelja e ligjit me te duja kembet e dikujt qe ne do kemi president vitet e ardheshme! Si mund te jipet urdher me i vrare kafshet dikujt ne pronen e tija? Vetem dikush qe injoron plotesisht ligjin mund ta bej kete!Moisiu nuk eshte ne nje repart ushtarak dhe jep urdhera po president i ardhshem dhe me veprimet qe ben perfaqson vendin e kjo eshte pergjegjesi e madhe. Personi ne fjale ka lene Francen e ka ardh me punu e jetu ne Shqiperi prej 15 vitesh.Eshte i vetmi person i huaj qe adhuron vendin tone, dhe nga te vetmit te huaj qe nuk braktisi shqiperine ne vitin 97. Ka krijuar ne Shqiperi me qindra vende pune me investimet e tij dhe eshte personi me i rendesishem i lobit shqiptar ne France. Kur dijme qe Franca dhe Gjermania bejne politiken dhe vendosin per ēdo gje ne komunitetin evropian atehere duhet te dijme qe presidenti i ardheshem shqiptar Alfred Moisiu ka bere dje nje incident te rende dipllomatik dhe me veprimin e tij hipotekon akoma me shume te ardhmen e integrimit shqiptar ne KE. Ti vrasesh kafshen dikujt ne perndim , aq me teper ne shtepine e tij quhet krim dhe denohet penalisht. Ky njeri eshte nje turp per popullin shqiptar dhe fatkeqsisht nuk po gabohem ne mendimet qe kam per te...Nje 70 vjeēar qe perveē ushtrise nuk eshte marre asnjehere me dipllomaci te behet president.....ju le juve te gjykoni te dashur bashkeatdhetare
    Just God Can Judge Me

  2. #2

    Kjo ndodhi tragjikomike nuk le njeri pa grishur.

    Ja se c'shkruan webi i Ballkallkanit:

    TIRANE (13 Korrik) - Breshėria e njė kallashnikovi i ka tmerruar pushuesit qė flinin nė vilat pranė rezidencės presidenciale nė plazhin e Durrėsit, pak pas mesnatės sė tė mėrkurės. Ndėrkohė janė dėgjuar dhe angullima tė mbytyra qensh. Mė pas ka pllakosur sėrish heshtja. Nė mėngjes ėshtė mėsuar gjithēka. Zhyliė Rosh, biznesmeni francez qė jeton prej dhjetė vjetėsh nė vilėn ngjitur me atė tė presidentit, ka parė se tre nga shtatė qentė e tij ishin zhdukur, ndėrsa njė qen tjetėr ishte strukur nė koliben e tij me njė plagė tė madhe nė shpinė. Mė vonė u mėsua se kjo i ishte shkaktuar nga njė goditje me qytė. Mga rrėfimet e ushtarėve tė Gardės, u ndėrtua pjesė-pjesė mozaiku i asaj qė kishte ndodhur nė mesnatė. Alfred Moisiu, i cili qė ditėn kur u zgjodh president, banon nė vilėn presidenciale tė plazhit tė Durrėsit, kishte dalė tė bėnte inspektimin e zakonshėm tė vendrojeve. Eshtė afruar te njėri nga ushtarėt e Gardės, qė ndodhej me shėrbim. E ka pyetur se nga ishte dhe sa muaj i kishin ngelur nga data e lirimit. Mė pas gjenerali nė pension ka hedhur sytė nga oborri i vilės pėrballė. Njė grumbull qensh race mezi dalloheshin nė errėsirė. Ēfarė janė?" -ka pyetur gardistin. "Janė qentė e tė zotit tė vilės", ėshtė pėrgjigjur ai. "Elieminoi", -ka qenė fjala e vetme qė ka shqiptuar presidenti. I ka kthyer shpinėn ushtarit dhe me hapa tė sigurt ėshtė kthyer nė vilėn presidenciale. Njė ditė mė pas lajmi i zhdukjes sė qenve tė biznesmenit Rosh mori dhenė. Shumė prej miqve tė tij, tė cilėt kanė kaluar mbrėmje nė vilėn e francezit nė breg tė detit, i kanė telefonuar pėr tė mėsuar ndonjė detaj mė shumė. Dje presidentit tė kompanisė ADA i telefoi dhe Meidani. Pak ēaste mė vonė nė linjė ishte Dan Everts, ish-ambasadori i OSBE-sė nė Shqipėri, njė mik i hershėm i biznesmenit. Everts ndodhej dje nė Tiranė pėr tė marrė urdhrin "Pėr merita tė veēanta", akorduar nga Meidani. Ambasadori holandez, i cili ėshtė gjithashtu njė admirues qensh (nė zyrėn e OSBE-sė nė Tiranė mbante dy qen race), i telefonoi i shqetėsuar mikut tė tij, Rosh. "Nuk di shumė hollėsi",- i ka thėnė biznesmeni francez. Mė pas Everts e ka pyetur pėr fatin e Bubut, qenit mė tė preferuar dhe simpatik tė Rosh. "Eshtė i traumatizuar, ka frikė dhe nuk pranon tė dalė nga kolibja", ėshtė pėrgjigjur i shqetėsuar francezi. Kjo ngjarje nuk ka ndryshuar asgjė nė ritualin e ri tė jetesės sė Moisiut. Diku nga mesnata ose nė orėt e para tė mėngjesit ai vazhdon tė dalė nga vila pėr tė kryer kontroll tė befasishėm. Shikon nėse ushtarėt i ka zėnė gjumi nė shėrbim, nėse i kanė pajimet nė rregull apo efektivi tjetėr i Gardės i ka nė gatishmėri mjetet e ndėrlidhjes.

  3. #3
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Aka te drejte Presideni te bej si rrugaē e te anashkaloje organet perkatese nqs ai ka pasur ndonje shqetesim me qente e komshiut te tij?! Presidenti eshte funksionari me i larte i nje shteti por kjo sdo te thote qe ai te abuzoje ne fuqine qe i eshte besuar nga populli e te perdori metoda te cilat e kane prejardhjen nga koha e Enver Hoxhes dhe regjimi i tij!
    Just God Can Judge Me

  4. #4
    Updating.... Maska e Wordless
    Anėtarėsuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154
    ... jam ne enderr apo jane te verteta keto qe shkruani ...???!!!
    Ky shtet ėshtė ky qė ėshtė sepse qytetarėt tanė janė kėta qė janė !

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Postime
    204
    E bom dhe nje si puna zanit president tani
    mir qe ja kishim dhene qeverine u donte dhe presidenca
    ca barbari

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,331
    Postimet nė Bllog
    17
    Vetem ne Shqiperi shtypi shkruan per:

    - Qente e vrare te nje biznesmeni me "urdher presidenti"
    - Si e shtyn jeten nje kriminel i burgosur
    - Si u largua e fejuara e nje polici me nje tjeter
    - Sa $$ harxhon X apo Y


    Kane nje gje te mire gazetaret shqiptare, qe nuk vene emrin e tyre poshte pacaureve qe shkruajne. Lum ata qe na kane gjetur ne, dhe mjere ne qe duhet te durojme keta.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  7. #7
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    Mos

    ndonje nga qente qe eshte vrare, mos ka qene nje i zi ???

    Une kur kam qene para ca vitesh ne Shqiperi, e ne plazh kam luajtur me nje qen tek vila e francezit ne Durres... tek ish vilat e bllokut.
    ..ishte qen i lezetshem, kopmlet i zi, por shume i embel...(dreqi s'ia mbaj mend emrin e races)

    Opo ky gjenerali yne, me qente e gjeti te merret !

  8. #8
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Albo,
    Nuk ishte thelbi ēfare shkruan shtypi (per ate jam dakort me ty qe niveli i gazetareve dhe temat qe trajtohen ne gazeta jane teper i ulet) por xhesti i nje presidenti, anaashkalimi i ligjit ne shtetin qe ai drejton dhe ne menyre flagrante! Pra nje jave po lexoja qe ne France behet amnistia e rradhes pas zgjedhjes se presidentit francez. Kjo eshte nje tradite e republikes se 5-te. Ne kete amnisti perfshihen shkeljet e lehta te ligjit ( si falja e gjobave per parkim te gabuar, ecje me shpehtesi , ulja e burgimit per vjedhje jo ne grup, ulja e burgimit per sjellje te mira... e te tjera si keto). Kete here nuk jane perfshire ne amnisti vrasjet pa dashje per faj te alkoolit ne timon, trafikantet e droges, kriminelet, organizim prostitucioni si dhe.............. sjellje brutale ndaj kafsheve dhe kur lexova kete me thene te drejten me shkoi ne mendje xhesti i presidentit gjeneral tone te ardhshem!! Po te ishte ne France ky njeri atehere do te ishte ne burg sot per urdherin e dhene?!!!
    Do te jete pak e veshtire per popullin tone qe gjate 5 viteve do te kete nje president qe injoron ligjet elementare te njerezimit...
    Just God Can Judge Me

  9. #9
    i regjistruar Maska e Breshka
    Anėtarėsuar
    10-06-2002
    Postime
    351

    I ka lujte zotin

    Nuk eshte problem per tu marre, por meqe po merren gazetat dhe me qe dhe shume antar te forumit na qenka "tronditur" dhe une po them qe mire ja ka bo dhe i ka lujte zotin.
    Ai francezi duhet te di qe aty eshte presidenti i nje shteti dhe ti mbledhi qente ne se i do te gjalle. I mbrojne kafshet dhe ne amerike, por po te cau koken te vjen policia dhe rras gjobe qe te habitesh dhe po te kerceu te gardhi ..... futja me cte keshe.
    Problem i madh se na qeka bisnesmen nga franca, per fitimet e tij rrine aty nuk rrine badjava. C'far dreqin do ai ngjitur me presidentin shqiptar. Dhe sa per dashurine e francezve karshi shqiptarve, ju lutem na lini rehat. Po te jete per ta ne kurr nuk do hyjme ne evrope. Jam i lodhur me kete ndjenje perulje karshi "qeneve" te te huajve. Mblidhni mendjen, ti ferkosh b**** nje bisnesmeni francez, dhe aq me teper, nga presidenti nuk do na vij ndonje e mire pervec se tallje.
    Te mesohet ai pederast se presidenti shqiptar ashtu si ai francez dhe te gjithe presidentet e tjere duhet ti respektosh se respekton vendin qe ai perfaqeson.
    Sa per qent, ti heqi shpejt qe aty, se perpara se te jete prona e tij, aty eshte SHQIPERI. Zgjebaraket.

    Pershendetje

  10. #10
    i/e larguar Maska e visitor
    Anėtarėsuar
    28-06-2002
    Vendndodhja
    Diku
    Postime
    64
    Sa per qent, ti heqi shpejt qe aty, se perpara se te jete prona e tij, aty eshte SHQIPERI. Zgjebaraket.


    Hej dreq na u ngjall Enveri prape ti marri me shpate perpara te gjithe armiqte e Shqiperise, kapitalisto/imperialistet e poshter qe vijne vetem per shfrytzimin e neve popujve te gjore. Ore te fantaksur, nuk cenohet prona private oreeeeeeeeeeeeeeeee, aq me teper pa i dhene pronarit nje paralajmerim te thjeshte. Sipas llogjikes tende, heren tjeter kur ti te vish ne France e te besh zhurme ne apartamentin tend ai francezi ngjitur me ty ka te drejte ta marri kallashin e te te beje shoshe. Mbase ashtu duhet te veproje.

  11. #11
    *****
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Vendndodhja
    Peru (Lima)
    Postime
    79

    E forte kjo.

    Vertete e cuditshme, qenka si pak i prekur ky Fredi.
    Kushedi c`do punoje kur te behet president prej verteti .

    PS. Vinny, me lejo te pergezoj per faktin se ke prure nje shkrim origjinal, ku me fjalet e tua dhe qarte, ke treguar dicka teper saktesisht. Uroj qe me shume te perdoret kjo teknika jote, pasi shpesh shohim shkrime te kopjuara e aspak mendime personale. Te lumte !

  12. #12
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Blendi doja te te uroja falenderoja per vleresimin. Thjesht mundohem te diskutoj ketu me ju ēeshtje qe me duken te padrejta dhe me mundesine qe kemi te mundohemi te kontribojme ne menyre modeste qe njerezit te behen sa me te ndergjegjshem....
    Per breshken do te thoja qe nuk ka pse te jesh agreziv ne ato qe shkruan mund te shprehesh mendimin tend pa pasur nevoje te eksitohesh. Rrregulli numer 1 ne nje shtet qe do te ngrihet mbi principet e kapitalit eshte ashtu si thote dhe "vizitor" eshte mbrojtja e prones private. Perona private eshte baza e zhvillimit te nje shteti dhe nje shtet qe nuk garanton mbrojtjen e saj shkon drejt largimit te te gjitha kapitaleve dhe formimit te organizatave kriminale ku vetem me te fortit e me te egerit mbijetojne.
    Francezi i dashur breshka ka 15 vjet qe jeton ne Shqiperi dhe 10 vjet ne ate shtepi, dhe ajo eshte prona e vet, qente kane qen ne shtepine e tyre dhe nuk shof ne asnje moment qe qnte nuk na paskan rrespektuar Moisiun!! Rroli i presidentit te nje shteti jane strategjite e perpiluara me qeverine negociatat me vendet e ndryshme per te bere qe vendi yne te zhvillohet e te arrije nivelet perendimore , e jo te abuzoje nga fuqia qe i ka dhene populli i varper per te rregulluar problemet e veta, aq me teper duke shkelur ligjin shqiptar. Mos harro breshka se presidenti eshte nenpunes i larte i shtetit, me nje fjale rrogetar e paguhet me parate tona dhe asnje nuk i jep te drejten te shperdoroje besimin. Sa per ate francez qe ti flet, ai ka krijuar me qindra vende pune ne Shqiperi dhe ne saje te tyre jetojne shume familje te bashkeatdhetareve tane, detyrimisht ai ka fitime si thua ti ne ato ndermarje po me thuaj a njef ti ndonje shqiptar qe hap ndermarje e nuk ka fitime?!!Cili na qeka qellimi i ndermarjes nqs nuk ka fitime?! Keshtu qe nuk me duket anormale qe francezi fiton para ne Shqiperi nepermjet punes se tij dhe kapitalit te investuar po me duket skandaloze qe nje president shteti sillet si rrugaē dhe nuk zbaton ligjin. Komshiu mund te larmeroje policine nqs qente e shqetesojne, policia merr vendimet qe duhen sipas ligjit (gjobe , heqjen e qeneve...apo ku di une sipas ligjit dhe per kete ka gjykate qe vendos) po qe dikush te japi urdher egzekutimi pas pasur vendim gjykate dhe te anashkaloje ligjin i cili e ka vene ne fuqi me duket skandaloze.
    Pershendetje dhe mundohuni te jeni objektiv me ate qe ndodh e mos te gjykoni dike pse eshte i huaj po gjykoheni per ate qe eshte
    Just God Can Judge Me

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    ollande poste 177
    Postime
    11
    ju te gjithe qe jini me presidentin po ju them nje fjale cdreqin do ti ne emigrim po ti kesh kaq inat te huajte qe po na mbajne me buke, sa fryme mban me buke ai francezi mos ju jep gje presidenti apo qeverria qe ne te gjoret gezojme sot ee te gjithe shqiptaret duet ta ulin kete xhest qe ka bere sot presidenti jo per gje po dhe qente jane kafsha me besnike e njeriut kur nuk ka zemer per qente do kete per njeherez pershendetje
    geni korca

  14. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,331
    Postimet nė Bllog
    17
    Te njejtat mjete shtypi ne diten qe u zgjodh Moisiu president do te shkruanin me te madhe:

    "Gjenerali i Bunkereve President"

    diten e neserme do te shkruante:

    "E bija e presidentit e korruptuar"

    diten e trete

    "Moisiu revoltohet ne trafikun Durres-Tirane"

    diten e katert

    "Moisiu jep urdher te vrasi qente e biznesmenit Roshe"

    Sigurisht pa lene pa mbuluar edhe sulmet ndaj monarkut Leka Zogu. Ne nje vend ku njerezit marrin buken me liste dhe nuk kane drita dhe uje, gazetaret sigurisht qe gjejne vend te merakosen per qente e ngordhur.

    Jeta e nje qeni francez eshte me e vyer se jeta e nje shqiptari te varfer qe nuk ka mundesi te bleje as gazeten qe mban persiper pacauret qe keta shkruajne.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e baobabi
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Postime
    407

    Sokrati dhe qeni

    Sokrati, filozof i madh grek ishte bere objekt i thashethemeve ne Athine.
    Nje dite Sokrati del xhiro me qenin e vet dhe e vecanta ishte se i kishte prere bishtin.
    E pyet njeri Sokratin se pse ia kishte prere bishtin.
    Sokrati ia kthen, Sepse tani do te merren me bishtin e qenit tim.

    PS: Shpresoj qe historia e Moisiut me qente te mos jete e vertete

  16. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    273
    O njerėz, kė respektoni ju mė shumė; qentė e Roshit apo Prsidentin e Shqipėrisė?

    Shumė prej atyre qė ļ kanė marrė nė mbrojtje aq shumė qentė e Roshit, nuk i kam parė tė reagojnė kaq ashpėr kur vriten njerėzit nė Shqipėr!

    Rroftė Presidenti dhe Shqipėria pa qentė e Rochit!
    Rrofzė edhe Presidenti i Francės qė deshėn ta vrasin!


    Durimi ėshtė mė e madhja trimėri.


  17. #17
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Per "Albo" e "kosovar"
    E permenda dhe me lart qe nuk eshte problemi qe dy qen jetojne apo ngordhin ne Shqiperi pasi e di qe ka dhe probleme shume me te rendesishme dhe per kete nuk kam se si te keundershtoj se dihet nga te gjithe. Problemi u shtrua perse nje president shkel ligjin, perse nje president jep urdher e dhunon pronen private, dhe kete e ben kundra nje njeriu qe eshte nga kontribuesit me te medhenj ne Shqiperi me anen e taksave qe paguan, dmth Presidenti dhunon pronen e atij qe i paguan nje pjese te rroges...! Sa per "kosovar" nuk po diskutohet kush respektohet me shume nje president apo qente e dikujt se nuk ka lidhje fare me respektin kjo histori! Respekti fitohet gjate jetes kosovar, njeriu nuk lind i respektuar apo i pa respektuar.
    Pershendetje
    Just God Can Judge Me

  18. #18
    i regjistruar Maska e Breshka
    Anėtarėsuar
    10-06-2002
    Postime
    351

    Reply

    "Albo" i renditi teper qarte artikujt "dashamires" te Gazetes se Kuqe
    qe duket qarte per ke klan punon, keshtu qe une nuk po i perseris.
    Interesant eshte fakti qe midis te tjerave ata "dinin" me hollesi se
    c'fare u kishte thene Moisiu ushtarit, megjithese ishin vetem per
    vetem. "Eleminoji" i kishte thene, "pastaj skuqi dhe mi sill ne
    tavoline qe ti pi me raki". Problemi eshte se keto naivitete
    parapelqehen nga disa dhe behen shume "prekese" per disa te tjere
    qe veren e kaluar kishin perkedhelur kelyshin "adoleshent" ne plazh.
    Ohhhh sa e dhimbeshme, me siguri keta te shkrete do kishin vdekur
    nga dhimbja po te kishin qene ne ndonje vend aziatik, psh KORE qe
    megjithese e dine qe qeni eshte shume besnik, e fusin ne furre dhe
    ta servirin si delikatesen ne te madhe ne tryeze. Kjo per qente.
    Sa per pronen private, per te cilen nje, me terheq vemendjen, i kujtoj se vertete prona eshte
    e rendesishme bile shume, por para se te me dhimte prona
    "e dhunuar" e nje francezi, do mendoja te shkruaja per qindra
    prona te dhunuara dhe te vjedhura te shqiptarve. Duke filluar
    50 vjet me pare.Do te shkruaja per presidentin e "rregullt"
    Mejdani dhe klanin kujt ai i perket, klan i cili i vodhi florite
    , mallin, shtepite, tokat tregetarve dhe bisnesmeneve shqiptar,
    qe mbanin me buke jo qindra vete por te gjithe shqiperine. Historia
    e shqiperise nuk fillon 1990, ju pelqen apo jo disave, dhe nje
    popull nuk ka vetem 20 vjecar, por dhe 60 e 70 vjecar (fale zotit),
    e them kete se shume e kan kapur me moshen e Presidentit, e pame
    se cna bene dhe cpo na bejne 30 vjecaret.Gazeta e kuqe tallet
    me presidentin pse eshte ushtarak dhe po fut rregulla te forta,
    padyshim, atyre do ti pelqente qe gjithmone te kishim ushtarak
    si ne '97 kur e lane vendin ne duar te rrebelve dhe te bolshevikeve
    dhe e pshurren pronen private dhe gjithe shqiperine. Sa per ligjet
    e shkelura te qenve, mire do ishte te kishte, por ja qe ne nuk
    e kemi ate lluks se nuk kemi breke ne b**** akoma. Kur te kemi
    breke dhe barkun plot , dhe te kemi zbatuar ligjet qe
    mbrojne njerzit, do kujtohemi dhe per qejte.

    Pershendetje

  19. #19
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Sa per pronen private, .... Breshka te rikujtoj qe ky eshte diskutim dhe ēdo njeri ka te drejte te shprehi mendimet e veta e per kete ska nevoje te ofendoje ate qe ka mendim tjeter!
    Mendimi yt behet me pak kredibel kur ti fillon e flet per dike qe nuk e njef fare !
    Ne kete teme po kritikohej nje xhest i dikujt e nuk po kuptoj pse flitet per gabimet e Meidanit me shoke!! Nuk do te thote qe kur kritikohet nje krah behet detyrimisht per te mbrojtur krahun tjeter ne politike !! Meidani mund te kete bere gabime sa te duash e nqs deshiron hap nje teme e diskutojme dhe per te, kjo ska lidhje fare me te, nuk do te thote gje qe meqe paraardhesi i Moisiut ka bere gabime qe ai te beje gabime!!
    Ligji i kanunit Breshka egziston kur ska ligj dhe ka injorance e eshte ligj i shekullit te kaluar, nuk do te thote qe para nje shekulli paskan vjedhur pronat e shqipetareve qe sot do hakmerremi kundra gjithe te huajve!!Nuk kuptoj se ēfare lidhje ka ai francez me nje hajdut te nje shekulli me pare! Po ta perseris dhe nje here qe presidenti duhet te jete i pari person qe duhet te tregoje shembullin qe per zgjidhjen e ēdo problemi duhet perdorur ligji e jo hakmarrja personale.
    Sa per ate qe shkruajne gazetat dihet nga te gjithe qe niveli eshte i ulet dhe nganjehere qesharak, po ndonje mjet tjeter informimi une per vete nuk njof tjeter per momentin, perveēse te gjendemi te gjithe pjestaret e forumit perpara shtepise shtepise se presidentit dhe francezit ne oren 2 te mengjezit dhe te shohim vete ngjarjen.
    Pershendetje
    Just God Can Judge Me

  20. #20
    i/e larguar Maska e visitor
    Anėtarėsuar
    28-06-2002
    Vendndodhja
    Diku
    Postime
    64
    Kjo eshte ironia e vjeter e 11 viteve "demokraci" ne Shqiperi, ne kufizohemi te themi "ky eshte me i mire se ai tjetri" dhe e leme te beje c'te doje, mjafton qe te jete "me i mire" se dikush tjeter qe s'na pelqen. Mua s'me intereson se kujt i mbajne ison gazetaret Shqipetare. Ajo qe me shqetson eshte shkelja e ligjit baze te kapitalizmit nga presidenti i vendit, nga dikush i cili mund te jete neser ne nje takim me investitore te huaj, nga dikush i cili mund te kete per detyre te ratifikoje nje traktat tregtar, nga dikush i cili mund te kete per detyre te nenshkruaje nje koncesion minerar. Ky person le te jete i kuq, blu, i gjelber, i bardher ose me te gjitha ngjyrat e ylberit, perderisa u zgjodh ne krye te vendit duhet te respektoje ligjet e vendit, te mos kerkoje privilegje qe s'i takojne, dhe te dije qe te gjithe jemi te barabarte para ligjit. Dhe ne qe i japim voten atyre qe e zgjodhen duhet ti kerkojme llogari: Pse e zgjodhet, cfare ka me mire se te tjeret, eshte ne rregull nga trute? etj, etj, et.

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Bibla Kur'ani Dhe Shkenca
    Nga Florim07 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 15-04-2009, 21:26
  2. Fragmente nga Shėn Grigor Teologu
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 12-03-2007, 07:40
  3. Spiro Moisiu njeriu mė besnik i Enver Hoxhės
    Nga Antimafia nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 15-05-2006, 15:37
  4. Pyetje pėr Besimtarėt Shqiptarė tė Krishterė dhe Islam
    Nga dodoni nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 116
    Postimi i Fundit: 06-07-2003, 20:11
  5. Alfred Moisiu
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-05-2003, 07:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •