Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 71
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    dakort me Enin

    Pra sic thot Kosovari e lem kte muhabet se na shkoj vera pa bo nji dit plazh prej Roshit.lol.

    Ilir Zhilla merr detyren dhe 5 dit.

    Te shohim cdo na thote.

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799

    Moisiu vrau qent e francezit me origjinė shqiptare(!)

    BASHKĖFORUMAS!
    Mos u nxitoni!
    1. Julien La Roche ėshtė oficer i lartė i Dousiem Byrosė - Shėrbimit sekret francez!!! Pėr kėtė faktet janė nė arkivat e shėrbimit kombėtar shqiptar!
    2. Ka punuar me KLANIN e Hysni Kapos dhe me trafiqet e MARLBOROS qė kishin menazher Qazimin.....
    3. Themeloi me djalin e Hysni Kapos inxhinier Besnik Hysni Kapo dhe me njė shqiptar qė pasi u bė miliarder u fut nė burg Marsel Skėndo kompaninė ADA -me konsulentė Gramoz Pashkon dhe Genc Rrulin!
    4. ADA Company u sistemua nga Ramiz Alia dhe Muhamet Kapllani (asokohe Ministėr i jashtėm) nė Vilat Rezidenciale tė Bllokut Durrės, duke marrė ekskluzivitetin e peshkimit tė KORALIT TĖ KUQ (qė kushton mė 10 herė mė shumė sesa droga). I gjithė bregdeti shqiptar ėshtė plaēkitur nga mafiozėt e detit! Ka protestė nė Ministrinė e Jashtėme nga zotri Abdi Baleta dhe disa deputetė tė Kuvendit popullor nė vitin 1991 qė tė hiqet ADA prej Shqipėrie! Nuk u zbatua ky vendim!
    5. ADA ka marrė ekskluzivitetin e fluturimeve ajrore tė Republikės Shqiptare duke kryer edhe "shėrbime" tė tjera!
    6. Nė Vilėn e kėtij "fisniku francez" qė DIKUSH na e bėri me origjinė shqiptare, pėrveē drekave, darkave, banketeve, suareve dhe festave tė tjera ku fatkeqsisht merr pjesė edhe i Madhi Kadarč (ndoshat u pėlqen guzhina franceze) me moskokēarjen mė tė madhe nga ESKORTAT e Julien la Roche, nga qentė e tij dhe zagarėt e tij, DEMONSTROHET SHPĖRFILLJA MĖ E MADHE NDAJ QEVERITARĖVE TĖ SHTETIT SHQIPTAR!
    Pėr mua nuk ka rėndėsi se kujt partije i pėrket, por kryeministri i Shqipėrisė, apo Presidenti i Shqipėrisė janė FIGURAT mė tė nderuara qė DUHET TI NDEROJMĖ!
    Nuk e kuptoj pėrse kaq tifozllėk pėr tė pėrgojuar kreun e shtetit dhe pėr tė shprehur me aq zjarr respektin pėr takėmin e Julienit apo kujtdoqoftė! Kujtoni se i ha barku Julien La Roche ndaj rri nė Shqipėri! A tė zezstė ju! Ai fiton, pėrfiton dhe mashtron duke pėrfituar se atje nuk ka shtet qė ti tregojė vendin!
    Gjeneral Alfred Moisiu - nuk u bė Burrė i Mirė se u zgjodh President aktualisht me KONSESUS! Ai ka qenė, ėshtė dhe do tė mbetet njė Shqiptar i Denjė, Bir i njė Familje tė nderuar Atdhetarėsh, ai do ti shėrbejė atdheut me pėrkushtim e ndėrgjegje shumė herė mė mirė sesa Hoxha, Alia, Berisha apo Mejdani!
    Mė vjen keq pėr qentė e francezit qė janė blerė 15.ooo franga njėri, ndėrsa DINJITETI i Kryetarit tė Shtetit Shqiptar pėr "disa" vlen O franga! Sa keq! Sa turp!
    Janė pikėrisht "ata" qė helmuan qenin e Ramizit, qė i fryjnė nėpėr gazeta komunistoide dhe fashistoide "skandaleve" tė tilla!
    Nukka asnjė vend nė botė, ku nė Rezidencat Presidenciale, Qeveritare apo Diplomatike tė rrojnė tok QENTĖ dhe PERSONALITETET!!! Kjo ngjet vetėm nė Albani!
    Ngushėllime familjeve tė qenėrve francezė
    Ngushėllime Shoqatės tė Mbrojtjes sė Qenve tė Biznesmenėve!
    Ngushėllime Dan Everts-it dhe shyqyr qė i ka shpėtuar Bubč apo Bubu, qeni hamshor i La Roche qė ka patur detyrė tė PĖRMIRSOJĖ RACĖN E QENVE TĖ OSBE-sė!
    Agim Doēi

  3. #43
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Per Agim Doēin,
    Me vjen keq po e ktheve kete teme nga nje xhest te kundra ligjshem te Moisiut ne nje autobiografi te francezit qe kishte qente!! Nuk kuptoj ē'rendesi ka e kaluara e francezit me xhestin e jashteligjshem te nje presidenti te ardheshem!! Nqs eshte ashtu si thua ti dhe ky francez na qenka jashte ligjit, organet kompetente le te marrin masat e duhura e ta denojne si e parashikon ligji shqiptar. Shteti Shqiptar ka nje ligj si ēdo shtet tjeter dhe ai eshte mbi ēdo gje.
    Dhe sa per ngrenjen e barkut te Julient nuk eshte problemi im, un shof vetem se ndermarjet qe ai drejton punesojne mbi 2 mije vete dhe me to jetojne mbi 2 mije familje shqiptare. Julieni eshte biznesmen dhe ben biznesin qe deshiron brenda ligjit sigurisht, kurse Moisiu eshte i zgjedhur nga populli dhe paguhet nga populli dhe per kete duhet te jete i pergjegjeshem per xhestet qe ben.
    P.s Mos deformojme temat se ne kete forum po te kritikosh dike do fillojne te kritikojne ata qe jane ne opozite me kete person!! Tema
    Just God Can Judge Me

  4. #44
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Per Agim Doēin,
    Me vjen keq po e ktheve kete teme nga nje xhest te kundra ligjshem te Moisiut ne nje autobiografi te francezit qe kishte qente!! Nuk kuptoj ē'rendesi ka e kaluara e francezit me xhestin e jashteligjshem te nje presidenti te ardheshem!! Nqs eshte ashtu si thua ti dhe ky francez na qenka jashte ligjit, organet kompetente le te marrin masat e duhura e ta denojne si e parashikon ligji shqiptar. Shteti Shqiptar ka nje ligj si ēdo shtet tjeter dhe ai eshte mbi ēdo gje.
    Dhe sa per ngrenjen e barkut te Julient nuk eshte problemi im, un shof vetem se ndermarjet qe ai drejton punesojne mbi 2 mije vete dhe me to jetojne mbi 2 mije familje shqiptare. Julieni eshte biznesmen dhe ben biznesin qe deshiron brenda ligjit sigurisht, kurse Moisiu eshte i zgjedhur nga populli dhe paguhet nga populli dhe per kete duhet te jete i pergjegjeshem per xhestet qe ben.
    P.s Mos deformojme temat se ne kete forum po te kritikosh dike do fillojne te kritikojne ata qe jane ne opozite me kete person!! Tema ishte "dikush qe ben nje veprim te jashte ligjshem" e jo ēfare eshte bere qe prej 15 vitesh ne Shqiperi!! Nqs shkojme me kete llogjike nuk mund te kritikojme dot me asgje !!
    Pershendetje
    Just God Can Judge Me

  5. #45
    i regjistruar Maska e Breshka
    Anėtarėsuar
    10-06-2002
    Postime
    351

    Pak me "thelle"

    Meqenese tema eshte akoma shume aktive ndoshta ne duhet ta shikojme
    "ndodhine" ne nje kend tjeter veshtrimi.
    CILI ESHTE ROLI I QENIT NE SHQIPERI?
    A eshte per shqiptaret nje kafshe e zakonshme, apo nje pet i dashur
    dhe i pa ndare nga njeriu, qeni?!
    Kjo mendoj se eshte shume e rendesishme, pasi tregon dhe afinitetin
    dhe "dashurine" qe ne trashigojme per kafshen e gjore.
    Fjala vjen se nese z.Moisiu do te kishte dhene urdher per "te eleminuar"
    nje mi apo qelbes nuk besoj se gazeta e kuqe do ta quante prone
    te pederastit francez, por kemi te bejme me QEN.
    Atehere po sqaroj per pederastin francez se qeni per ne shqiptaret
    nuk eshte pet dhe nuk ka ndryshim nga nje qelbes. Ata jetojne ne
    gazane plerash dhe bashkite e ndryshme kane nje plan vjetor te
    rregull per vrasjen e tyre sepse i cajne b**** qytetarve.Kushdo
    qe vret nje, dorezon kater kembet dhe i japin pike tek klubi i
    gjuetise. Bile froncezi dhe ata qe e perkrahin, duhet te dine
    qe e vetmja race qeni qe ekziston ne shqiperi, eshte raca BASTARD.
    Nese ai koleksionist qejsh nuk e njeh kete rrace, po i sqaroj se
    kjo race krijohet kur qejt "perdhunojne" cte gjejne, bile dhe mace
    dhe dele. Ka bile dhe qen gay, ooo kete ai duhet ta dij.
    Ne kulture e popullit tone nuk di te kemi ndonje tradite per
    kafshet ne pergjithesi dhe per qejte ne vecanti, dhe me sa di
    une kultura e nje populli respektohet, aq me teper nga nje i huaj
    qe po trash qafen " me bamirsine" e tij me punetoret shqiptar.
    Kur gjate lojrave olimpike dimerore nje komentator i nje kanali
    televiziv shume prestixhoz amerikan, beri gallate me nje atlet
    Koreano Jugor pasi u eliminua, se do shkonte ne Seul e do hante
    nje supe te ngrote qeni, gati gati u be skandal dipllomatik
    sepse ministria e jashme koreane kerkoje te respektohet kultura
    popullore koreane qe ne vend te gjelit te detit, hane qenin.
    I kerkuan te falur.
    Keshtu o miq lejeni kete muhabet se po vjen ere qeni. Dhe ne
    kulturen tone shqiptare do te thote ere m***.

    Pershendetje

  6. #46
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Je komplet jashte teme Breshka ke shkrojtur 30 rrjeshta e nuk ke permendur nje here eshte apo jo shkelje ligji ti vrasesh tjetrin kafshen ne shtepine e tij!! Po sikur ti vrasesh katunarit ne shpine vet lopen qe e mban me qumesht dhe me te jeton ēa do thonit?! Cfare lidhje ka i zoti me kafshen e tij shtepiake eshte problemi i tij dhe jo i joni, lidhaj mund te jete sentimentale , ekonomike pune ete zotit te kafshes. Po e perseris dhe nje here tema ishte A ka te drejte njeri me te dhunuar pronen private ne Shqiperi pas pas autorizimin e gjykates (qofte dhe president i ardheshem ky njeri apo jo) vetem kaq. Po ēa sexi i perket francezi e ēa race i ka qente jap teme tjeter nqs deshiron po me duket se ska te beje fare me temen. Nqs ti je duke gjetur "argumenta" per te mbrojtur xhetin e paligjshem te Moisiut atehere eshte pune tjeter po me i kalu te gjitha problemeve terthorazi nuk me duket interesante.
    Pershendetje
    Just God Can Judge Me

  7. #47
    i regjistruar Maska e Breshka
    Anėtarėsuar
    10-06-2002
    Postime
    351

    OK

    Me vjen keq or mik se nga 30 rreshtat e mi ti nuk pase kuptuar asgje.

    Pershendetje

  8. #48
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799

    Vini Tėēka!LOL!

    Sinqerisht jam mik i madh i kafshėve! Tė betohem mė vjen keq pėr ato kafshė tė mjera! Vrasja e qenve tė rracės, apo tė qenve "vagabondė" pėr mua ėshtė njėsoj!
    Pra njėsoj si tė vrasėsh Avni Rustemin, si tė vrasėsh Esad Toptanin, apo jo!? ė?......
    Ėshtė pėr ty o Vini Tėja NJĖSOJ!?
    Qeni bėn ham, ham! Pushka bėn pam, pam!
    Vini Tėja tė kam xhan!

    A tė kujtohet njė poezi pėr fėmijė:

    Pam, pam, pam!
    Pushkėn e kam!
    Vras e dėrmoj
    Armikun e shkatrroj!


    Agim Doēi

  9. #49
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Agim te lumte goja.

    si qenka puna kti Roshes..

    Me kujtohet vite perpara plasi bregu detit u mush me paketa te huaja cigaresh.
    ashtu te lagme i ka pi mileti.

    Thx per skjarimet Agim.

  10. #50
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799

    Brarit

    Flm, por ka edhe mė!
    Janė hedhur nė sulm kundėr gjeneral Alfred Moisiut sepse ėshtė nacionalist dhe Vendosės Regulli!
    hajt, hajt se ua tregon mirė samarin komunistave ai!
    Agim

  11. #51
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    4 faqe diskutim per nje qen!

    Te nderuar ka tema te tjera per te diskutuar Shqiperia.

    Nga faqja qe ka vendosur Kosovar ketu, po sjell me te emblen e fotografive. Me kete rast i jepni temes edhe nje fund.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  12. #52
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Alfred Moisiu ka 50 vjet komunist dhe ne kohen e Enver Hoxhes jo gjeneral po dhe brigadier ste bente njeri po mos ishe komunist.
    Po keshtu eshte kur u jepet ne dore Shqiperia komunistave per te na shpetuar nga komunizmi!! Nje njeri qe eshte rrit e brymosur me komunizem, qe ka ngrene komunizem mengjes dreke e darke , biles dhe naten sma do mendja se mund te behet demokrat. Po dhe si me lart me duket se keni pak miopi mbi gjendjen e vertete dhe problemet, dhe per ti kapur nuk merrenin me thelbin e problemit po mundoheni te gjeni gjera anesore me jystifiku dhe te pajystifikushmen!
    Sa per francezin po jua perseris qe eshte biznesmen dhe e ka pas mire me te gjitha partite ne fuqi e si bije ne mendje per politiken. Kur qeveriatet shqiptare kane qen qesharake dhe su hapte deren asnje qeveritar ne evrope (perveē grekeve dhe italianeve dhe ata e benin nga halli i klandestineve qe u zinin deren) francezi ka organizuar ne shtetin e tij takime me presidentin francez si dhe me kryeministrin, ne te njeten kohe ambasadorit tone ne France i eshte dhene pergjigje negative.
    Keshtu qe boll me nacionalizmat tuaja idjote dhe me paranoikaun tuaj me keq se Enver Hoxha se nga do qe shkojme na ndjek nga pas! Na duket sikur te gjithe nuk na duan( hajde merre vesh ēa kane me ne !!) te gjithe duan te na vjedhin ( ne 5 vjet banka boterore ka dhene rreth 500 milione $ per shqiperine dhe KE me shume dhe kur dihet qe 25 % jepen nga Franca....)ēfare te vjedhin ne nje vend ku dhe gure nuk ka me vjedh?! Per te vjedhur vjedhim veten te gjithe se te gjithe marrim pjese ne ate sistem te korruptuar, te gjithe preferojme tu japim policeve 500 lek ne dore ne vend qe te paguajme si duhet nje gjobe 2000 lekeshe!! Pastaj te gjithe qajme ketu se eshte shtet i koruptuar! Mjaft me hipokrizira dhe jini realist. Ai qe ben nje xhest te jashteligjshem te denohet e pike, e jo te justifikohet pambarim nje xhest qe eshte i pafalshem.
    Thelbi eshte nje president kur shkel ligjin per diēka kaq te vogel e te thjeshte per tu zgjidhur nepermjet ligjit, imagjino seē mund te bej me gjera qe populli si kontrollon dot!
    Just God Can Judge Me

  13. #53
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799

    tė gjithėve!

    U themelua Shoqata "Karvani lehė, qent ecin pėrpara" me kryetar
    shokun Tosi llapangjosi!
    Agimi

  14. #54
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Qentė e Zhyljenit

    Vizitė tek vila e Zhyljen Roshit nė Durrės. Kush ėshtė kavajsi qė kujdeset pėr vilėn e Zhyljenit dhe si e njohin banorėt e rastėsishėm tė bllokut atė. A i kanė vrarė vėrtet qentė rojet e Mosiut? Tė gjitha detajet nga njė vizitė nė rezidencat e qeveritarėve

    Altin Xhaferi

    Qeni i bardhė leshator nuk gjendej. As sa pėr tė na bindur pėr tė kundėrtėn e asaj qė ėshtė thėnė kėto ditė se ėshtė ende gjallė. I vetmi simbol i vilės sė biznesmenit tė vjetėr francez nė Shqipėri, Zhyljen Rosh, i kthyer nė personazh nga gazetat shqiptare, ishte shėndoshė e mirė. Roja i vilės, njė kavajas rrumbullak, tė cilit Zhyljeni i ka besuar ēelėsat e vilės sė tij, na siguroi se qeni ėshtė mirė dhe ka dalė diku aty rrotull. Kavajsi banon nė katin e sipėrm, ku janė nderur aq shumė tė brendshme, sa thua nė atė vilė bėjnė dush gjithė burrat e bllokut tė vilave. Por pėr kėtė, hėpėrhė askush nuk mund tė tė japė njė pėrgjigje tė besueshme. Sė bashku me kolegun tim fotoreporter, sillemi rreth vilės me shpresė se do tė ndeshim qenin e famshėm tė bardhė. Tė endesh nė kėrkim tė qenit nuk ėshtė njė gjė e lehtė. As e bukur, natyrisht, nė kėtė kohė kur qentė janė shtuar kaq shumė. Rrugica e vetmuar e bllokut tė vilave, megjithėse ėshtė mes korriku, tė cingėris nervat me qetėsinė e shtirur tė saj. Duket njė lloj qetėsie e pėrjetshme qė nuk dihet kur ka filluar, ashtu siē nuk dihet kur do tė mbarojė. Njė qetėsi me misterin brenda. Dhe me pak ankth. Kėshtu ka qenė pėrjetėsisht. Qetėsinė mund ta prishin vetėm qentė. Disa gra tė inatosura me dikė qė u ka dhėnė njė urdhėr tė pakėndshėm, po sillen dy vila mė tutje vilės sė Zhyljenit dhe po mallkojnė. Duken tė trimėruara. Shkak ėshtė bėrė djali i presidentit Meidani, i cili paska ardhur befas nė vilė dhe ato nuk e paskan bėrė gati. Gratė shajnė nėn zė ashtu siē shahen njerėzit nė prag tė ikjes. Gjithė mllefin e ditėve me pėrulje, sikur duan ta derdhin brenda njė dite, madje brenda njė ēasti.

    -Ku dinim gjo ne or ēun, se do vije ti. Ne bėjmė ē’na thonė. Na gjeni ne ju dhe bėrtisni. Shkoni pra, ua thoni shefave. Ne 100 mijė lekė marrim. S’na dalin as pėr bukė. . .

    Por djali duket se e ka tjetėr kund inatin. Atij cdo pakujdesi nė kėto ditė tė fundit i duket se bėhet enkas pėr ta poshtėruar.

    Gratė mė shumė se tė shqetėsuara, ngjanin tė trimėruara. Djali i ish- presidentit i paska fyer, duke u thėnė se “ju tani kujdeseni vetėm pė presidentin Moisiu, por ta dini mirė se kjo vilė pėr pesė vjet do jetė e jona”. A thua se po nuk qe vilė e Meidanėve, do tė jetė e grave qė shėrbejnė aty. Sikur s’ka qėnė e tyre mė parė. Gratė e nxehura, janė zhurmueset e vetme tė rrugicės sė qetė qė bashkon vilėn e presidentit me vilėn e Zhyljen Roshit. Vila pėrballė ka njė kotec tė vogėl pulash, ku njė biznesmen i rrit ato “pėr qejf”, se mishi i pulės qė importon nga jashtė njė mik i tij, ėshtė i skaduar. Nė kėto kohėra, shėndeti ėshtė bėrė gjė e ēmuar. Ushtarėt e gardės qė rrinė para vilės sė Meidanit, janė tė heshtur. Thua se po bėjnė roje nderi para njė varri dhe jo shėrbimin e zakonshėm. Janė tė rinj dhe ende s’ia kanė marrė dorėn hileve tė shėrbimit. I pyesim pėr qenin e Zhyljenit. Nuk flasin. As qerpiku nuk u lėviz. A thua se s’kanė pasur tė bėjnė me qenė tėrė kėto kohė. Kolegu im mė bie me bėrryl, duke mė kujtuar se po e teprojmė me ushtarin. Sa bėjmė tė largohemi, ai flet. ‘Kaloi kėtej”, tha duke na treguar njė ndėrtesė qė po ngrihet nė mes tė vilave.

    -Andej? - iu ktheva, duke i treguar skelėn me punėtorė nė fund tė rrugicės.

    -Andej, - pohoi ushtari.

    Tė shkujdesur, por dhe gjithė kureshtje pėr qenin e Zhyljenit, ua ndėrpresim pėr pak minuta punėn punėtorėve tė vilės nė ndėrtim, qė tregohen tė gatshėm tė na sqarojnė pėr gjithēka.

    -Qenin e Zhyljenit kėrkojmė, - i them.

    -Qenin e Zhyljenit? Po Zhyljeni ka shumė qenė, - foli njėri. Vetėm njė rri jashtė, ai i bardhi. Tė tjerėt i mban me vete dhe i sjell tė shtunave kur vjen me miq natėn. Qentė e Zhyljenit kėtu duket se i njohin tė gjithė, si tė jenė personalitete dhe jo qenė. Njė gazetar nė Tiranė ka thėnė se kanė dhe pasaportė franceze.

    -Ku ėshtė i bardhi? – pyes punėtorin.

    Ustai qė rri sipėr skelės na njeh dhe i bėn shenjė punėtorit tė mos flasė.

    -Gazetarė jeni ju? - tha.

    -Po, - iu pėrgjigja.

    -Ikni, se ju pėr sherr jeni. E futėt nė telashe Zhyljenin me ata qentė. Askush nuk ia ka vrarė qentė. Ju doni tė talleni me Zhyljenin dhe shpikni qenė tė vrarė. Kush guxon tė shtjerė me armė kėtu? Dhe kjo, me ē’duket, ėshtė njė e vėrtetė e hershme prej mė shumė se dy dekadash. Kėtu askush nuk i ka vrarė ndonjėherė qentė. Edhe kur ėshtė dashur tė bėhet njė gjė e tillė, ata janė marrė prej kėtu dhe janė pushkatuar diku larg, kushedi nė ē’rrėzė mali.

    -S’ka problem. Ne nuk kemi shkruar kėshtu, - i them, - por duam ta gjemė atė qenin e bardhė qė thoni ju.

    -Vallahi, me pyt Gėzimin, se ai do e di. Unė vetė nuk ngatėrrohem nė kėto punė. Por dėgjova atė Marsel Skėndon qė i tha Gėzimit njė dite se duan tė na armiqėsojnė me presidentin, ndaj na e nxjerrin kėtė punėn e qenve.

    -Kė Gėzim? - e pyes.

    -Po shefin tonė, - tha ustai, - nuk e njeh. - Hajt se e njihni ju, se keni shkruar nė gazeta.

    -Kush Gėzim ėshtė? - e pyes sėrish me seriozitet.

    -Hajt mo, ju Gėzim Kashta i thoni, po ai ka mbiemėr tjetėr.

    -E Gėzim Kashtės ėshtė kjo qė ndėrtohet? - i them.

    -Po, - ma ktheu punėtori.

    E fotografuam dhe ikėm. Qeni, kurrkund. Gėzim Kashta jo qė jo, tė na tregonte sė paku, ku fshihej qeni i Zhyljenit nė vapė. Gėzimi po ndėrtonte njė godinė gjigande nė vendin ku mė parė ka qenė stabilimenti. Kohė e ndryshuar tėrėsisht. Kėtu ku pinte kafen Enver Hoxha tani pi Gėzimi dhe Zhyljeni. Kulmi i lavdisė sė tij ka qenė fushata e Nanos kundėr korrupsionit, ku ai u bė simbol i biznesmenit tė favorizuar nga Skrapari. Por nuk mbetej mbrapa as Zhyljeni. Lajmet e TV Klan, televizionit qė kontrollon Zhyljeni, hapeshin me kronika bombastike pro Ilir Metės dhe me fletėrrufe kundėr Fatos Nanos.

    Nė tavolinėn para godinės qė ndėrton Gėzim Kashta, ulemi tė pijmė nga njė ēaj. Dikush na merr leje tė ulet nė tavolinė. Njė burrė barkmadh, qė duket se do tė plasė nga shėndeti dhe qė pa e zgjatur fillon tė flasė me ne sikur njihemi prej njė viti.

    Mė drejtohet direkt nė emėr dhe unė nuk di si t’i flas.

    -E njeh atė kryetarin e bashkisė sė Kavajės? – ia nis. Ėshtė djalė i mirė. E ke mik ti.

    -Jo, - i them.

    -A s’e ke mik? Po juaji ėshtė, mor dreq, si s’e ke mik? Me demokratiken ėshtė ai.

    -Unė nuk jam me demokratiken, - i thashė.

    -Hajt mo se me ta je ti, me ta.

    -Ēfarė bėhet kėtu? - i them.

    -Mirė mo, mirė. Qetėsi ėshtė tani. Vjet nė kėtė kohė vlonte kėtu. Ja, tė gjithė tek vila e Zhyljenit mblidheshin. Iliri, Monika, Zhyljeni, ata tė Klanit. Tė gjithė hynin e dilnin. Kėtu ishte shtabi. Ah, ē’bėhej atėherė, ē’bėhej! Dhe Gėzimi paguante atėherė. Ishte koha qė po e merrte kėtė stabilimentin. Tani s’ka njeri fare, ėshtė shkretė. Duket se lufta ka mbaruar tashmė dhe palėt nė konflikt po mbyllin plagėt. Nuk dihet kush fitoi e kush humbi.

    -Po kryetarin e Bashkisė sė Kavajės, ē’e do? - i thashė.

    -Jo, kot thashė, mos e ke mik. Mė duhet njė leje nė njė vend aty afėr. I gjej mik tjetėr unė, s’ka rėndėsi. Po kanė frikė kėta tė bėjnė punė, mor burrė. Por nuk kanė dhe krahėt e ngrohta, s’kanė faj. Aaa, kėta socialistėt janė tė rrezikshėm. As e ēajnė kokėn fare. Po tė duan tė tė ndihmojnė, tė gjitha t’i japin. Po deshėn kėta tė bėjnė me pare, or mik!...

    Burri qė dukej se mund t’i kėrcente barku nga ēasti nė ēast, po bezdisej nga mungesa jonė e vėmendjes ndaj fjalėve tė tij pėr ndonjė pazar dhe kureshtja jonė pėr qenin e Zhyljenit.

    -Kush ėshtė kavajsi qė rri tek vila e Zhyljenit? - i them.

    -Vallahi, nuk e di. Ka gjetur njė kavajs qė kujdeset pėr vilėn dhe aq. Hajt se i del mirė, rri aty nė vilė rehat. I paguan diēka Zhyljeni.

    -Po cilin qen i kanė vrarė Zhyljenit?

    -Jo mor burrė, kot. Kush i ka varė qentė atij?! Asnjė nuk gjun kėtu. Lene mo ē’thonė gazetat, se i shtojnė ata nga Tirana. Nuk e dun kėtė Mosiun mor burrė, nuk di ēfarė kanė me te. Se ene ky hakun u bėn. As u flet me gojė fare. Erdhi ai Marseli pardje kėtu, pasi kishin shkruar gazetat pėr qenin. Ishte dhi n’brek nė fakt. A e di ē’tha a jo? Ky Moisiu mor burrė, nuk paska prit Blendi Fevziun nė zyrė. Po pse bėhet kjo? Ndaj qenkan mėrzitė kėta. Ai Marseli tha qė Blendin e presin tė gjithė, si nuk e priti ky Mosiu? O kavajs ai, nuk e rrun fare pėr kėta.

    -Domethenė, ky nuk i paska vrarė qentė?

    -Jo mor burrė, ēa qensh thu ti? E bėn si Fatos Nano, qė erdhi para ca ditėsh e tha: Ai duhet tė vrasė Zhyljenin, jo qentė e tij. Po jo mor burrė, ēa qensh ka vrarė ai. Asnjė qen. Ai shkon e rri aty tek vila e vet me gocėn. Nuk flet me njeri. Kanė tangėrllėk shumė kėta. Ja ēuni i Meidanit. Ka ardh qė nė mėngjes e shan ato gratė e shkreta pse s’i kanė rregullu vilėn. Po pse eee, punė ėshtė kjo? Goca e Mosiut as qė del tek rruga. Dhe thonė ato gratė qė i shėrbejnė tek vila qė shumicėn e punėve tė grave i bėn ajo. Bile dhe gatuan e pastron.

    Profesioni i kėtij burri ėshtė e vėshtirė tė merret vesh. Ky i njeh thuajse gjithė personalitetet qė hyjnė kėtu, madje dhe ne qė hyjmė rrallė. Njihte dhe Arbėr Xhaferin. Dhe atė po kėshtu si ne, e kishte takuar nė tavolinė. Dhe natyrisht, ia kishte treguar tė gjitha. Ndoshta dhe qentė.

    -Mė bėj njė nder, - i thashė. - Dua ta fotografoj kėtė vilėn e Zhyljenit dhe njė qen tė tij. Si t’ia bėjmė?

    -Hajt o burrė se e rregullojmė, - tha. - Kemi njė qen tė sertė qė e mban Zhyljeni pas vilės dhe ta nxjerr unė tek shkallėt. E mbajnė lidhur atė, mos ki frikė. Qentė qė tė hanė dhe kėtu mbahen lidhur dhe zgjidhen vetėm me raste. Ata qė vetėm lehin, por nuk tė hanė kurrė, lėshohen nė rrugėn e bukur me pisha. Rreziku ėshtė mos tė kafshojnė tinėz. Se qentė e zgjidhur tė hanė pas shpine, s’kanė besė.

    Burri i shėndoshė u largua si njė somnambul pas vilės. U shfaq dhe njėherė para saj pa qenė, kaloi nga koteci i pulave para vilės sė Zhyljenit dhe pastaj na thirri t’i shkojmė afėr.

    -Ejani, e gjeta. Mė nė fund njėri prej qenve tė tij ėshtė gjetur. Vetėm njėri, natyrisht.

    Para shkallėve tė vilės sė Zhyljenit u shfaq nė qen i egėr i zi qė turfullonte nė zinxhirrė. Burri shėndetmadh e mbante me zor dhe qeshte.

    -Hajt se kanė me tė qit nė gazetė. Pusho tani.

    Ne shkrepim aparatin dhe ikim.

    -Kur vjen Zhyljeni, - e pyesim mikun tonė tė rastėsishėm, - tek Gėzim Kashta?

    -Tė shtunave vallahi, vjen. Po tani s’para vjen. Kur ka ndonjė hall qeveria, mblidhen kėtu. Tani nuk vjen. Se dhe qeveria duket sikur s’ka mė halle. Se ku ka ai Marseli ca vila tė tjera andej nga Mali i Robit. Oooo, kanė bėrė pare kėta. Po ky Zhyljeni ėshtė ujk i vjetėr. Ka qenė mik me djemtė e Enver Hoxhės ai. Kanė ndarė pare bashkė. Nuk ėshtė kot kėtu ai. Ohuuuu, sa ka parė ai! Po me kėtė punėn e qenve ia kanė fut atij, se vallahi, ky Moisiu nuk pjerdh fare pėr kėta. Ka me i pėrzėnė fare mė duket. Kastile ia kanė ba Zhyljenit kėtė. Po hajt ta marrėsh vesh kush ia ka ba.

    -Fatos Klosi, - i them unė.

    -Klosi... jo mor burrė. Ku ia mba Klosit nga Zhyljeni! Zhyjleni o agjent francez. Ndonjė tjetėr ia ka ba. Kushedi. Hajt mo. Kėshtu shkoi kjo punė. Po ju, ē’e doni fotografinė e qenit ju?

    -Ja pra, tė tregojmė qė nuk e kanė vra.

    Burri i tejshėndoshur na shikon me dyshim.

    -Keni me ia fut mė duket, - tha. - Hajt mo, kėshtu ėshtė kjo punė, me radhė. S’na ka mbetur veē me ia fut njoni-tjetrit. Nga Kavajsit ka me i ardh Zhyljenit mė duket...

    Nė vilė dhe nė rrugėn para saj ka rėnė qetėsia. Ajo qetėsia e pėrhershme, me pak ankth dhe mister brenda vetes. Tek-tuk dėgjohet njė e lehur qeni qė nuk besoj se ėshtė i Zhyljenit. Por edhe nė qoftė i tij, ai ėshtė dėshmia e vetme se gazetat ia kanė futur kot njė jave tė tėrė, siē bėjnė zakonisht, por dhe pėr tė na thėnė se qentė kėtu ende janė tė gjallė dhe s’i ka pushkatuar askush. Qentė ende janė gjallė, ndonėse mund tė kenė lehur mė shumė se ē’duhet, aq sa pėr tė prishur qetėsinė mortore tė asaj qė ka mbetur nga rezidencat e dikurshme tė frikshme qeveritare.





    Une hapa kete teme per te sjelle pak drite tek e verteta me ane te ketij shkrimi qe gjeta sot.

    Anton
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  15. #55
    i regjistruar Maska e Breshka
    Anėtarėsuar
    10-06-2002
    Postime
    351

    Mire bere Anton

    Gazeta Kuqe eshte po aq e qelbur sa Zeri, por me rrena nuk i dilet. Me vjen keq qe u "zhgenjyen" ca miq te forumit, qe per arsye qe nuk i kuptoj mire, i mbajne ison cdo gjeje qe flet kunder Moisiut.
    Sot Gazetes Kuqe do ti bie pika, i hiku perfaqesuesi i klanit Kapo.
    Po merren me bresherite e topave , shume po shqetesohen nga
    Moisiu, te shohim ku do dale dhe pse e kan kaq problem.
    Pershendetje per artikullin e gjetur Anton.

    Pershendetje

  16. #56
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Breshka e dashur
    Tė pėrqafoj fort e fort!
    Qent e Zhyljeni u shpallėn nga tė Kuqtė FAMILJE DĖSHMORĖSH SOCIALISTĖ! Qanė nė varrim me ham-ham dhe me hum-hum!
    Agimi

  17. #57
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Me duket se u mbyyl si teme kjo nga administratoret, e paskan hapur perseri?!! Problemi eshte se nuk ka ndonje fakt te ri qe te rihapet, perveē se nje reportazhi te nje gazete qe nuk ja di emrin. Meqenese eshte artikull nga nje gazete shqiptare dhe deshmitaret qe japin argumenta e fakte qe thone te gunderten e artikullit ne gazeten tjeter, jane anonime ashtu si dhe barkderri qe qeka shok me qenet lol sme duket me kredibel se sa artikulli i meparshem .
    Pershendetje
    Just God Can Judge Me

  18. #58
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Ke shume te drejte.

    Nga Tema e kam marre, por me fal ku e di ti se dha urdher Presidenti per te vrare qente.



    Dhe ti nga gazetat e more vesh.
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  19. #59
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Anton..thx.. artikulli ishte fantastik..rrofsh.

    C'eshte ki mo Marseli i Skendajve???

    Nga na duall ki miliarder?

    E mo redi kjo eshte kapitalizma??

    Marseli me 100 pallate e grate e elbasanit hidhen ne rrota te trenit nga fukaralleku..?

    Jo shok kapitalista Mekso-kelmendo-Cacista-Metista.. duhet qe Marseli te kete 50 pallate por dhe asnji gruaje ne Shqiperi mos ti dhembi koka nga fundi pesmdhetditcit..

    Kjo eshte..zotesia e nji qeverisjeje..

  20. #60
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Ky marseli ka shume kohe ne RSH, pronar i ADA shoqerise ajrore deh ne mos gaboj dhe e revistes e televizionit klan dhe pjestar i klanit Kapo.

    Ja do mundohem te gjej dicka me shume per te.
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Bibla Kur'ani Dhe Shkenca
    Nga Florim07 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 15-04-2009, 21:26
  2. Fragmente nga Shėn Grigor Teologu
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 12-03-2007, 07:40
  3. Spiro Moisiu njeriu mė besnik i Enver Hoxhės
    Nga Antimafia nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 15-05-2006, 15:37
  4. Pyetje pėr Besimtarėt Shqiptarė tė Krishterė dhe Islam
    Nga dodoni nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 116
    Postimi i Fundit: 06-07-2003, 20:11
  5. Alfred Moisiu
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-05-2003, 07:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •