Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 14
  1. #1
    i thare
    Anėtarėsuar
    23-06-2003
    Vendndodhja
    u.s.e
    Postime
    384

    Bektashet shqipetare: Nacionalistet me te medhenj te kombit

    RELIGJIONET NE BALLKAN
    Dossier Tirane:

    PEISAZHI FETAR PLURALIST I SHQIPERISE
    FATOS LUBONJA


    Pergjithesisht elita kulturore shqiptare ka vazhduar traditen e kundervenies ndaj tentativave, qofte nga brenda, qofte nga jashte, per te njesuar fene me kombesine tek shqiptaret.

    Nė informimet, disinformimet, spekulimet dhe hamendjet e transmetuara lidhur me sulmin e 11 shtatorit tė terrorizmit islamik mbi SHBA media botėrore pėrmendi edhe botėn shqiptare. U fol deri edhe pėr lidhjet e shqiptarėve me njerėz tė Bin Ladenit, u fol se ai i qarkullonte paratė nė Amerikė nėpėrmjet shoqatash bamirėse shqiptarėsh, pėr pėrfshirje tė fondamentalistėve arabė nė UĒK. Kėto zhurma mė shumė se nga faktet dukej se amplifikoheshin nga ideja se Shqipėria (krahas Bosnjes) ėshtė i vetmi vend nė Evropė qė konsiderohet mysliman pėrsa i pėrket fesė. Mirėpo, ndėrkaq, anketimet qu u janė bėrė shqiptarėve si nė Shqipėri ashtu edhe nė Kosovė tregojnė se ata i mbėshtesin bombardimet nė Afganistan jo vetėm mė shumė sesa evropianėt perėndimorė, por edhe mė shumė sesa vetė amerikanėt, pra mė lart se 90-%! Si shpjegohet ky paradoks? Pėrveē se me trashėgiminė komuniste tė mėnyrės homogjene tė tė menduarit nė Shqipėri, si dhe me servilizmin tradicional ndaj aleatėve tė mėdhenj, ky paradoks ka edhe njė shpjegim qė lidhet me historinė e fesė nė Shqipėri dhe Kosovė.

    Njė perceptim sipėrfaqėsor i pejsazhit fetar
    Kur pyetet pėr pejsazhin fetar tė vendit tė tij pėrgjigja e parė qė jep ēdo shqiptar i Shqipėrisė, sadopak i mėsuar, ėshtė se nė vendin e tij ka 70% myslimanė, 20% tė krishterė ortodoksė dhe 10 % tė krishterė myslimanė. Mirėpo fill pas kėsaj atij i vjen nėpėrmend ideja se kjo ėshtė shifra e pejsazhit fetar tė Shqipėrisė nė kohėn e mbretit Zog ose edhe nė mbarim tė Luftės sė Dytė. Njė ide tjetėr qė do tė shtonte ai duke folur pėr fetė nė Shqipėri ėshtė se shqiptarėt nuk njihen pėr ndjenja tė forta fetare, dhe do tė pėrmendte faktin se regjimi komunist i Enver Hoxhės arriti nė vitin 1967 t'i eliminonte krejtėsisht institucionet fetare dhe ta shpallte Shqipėrinė tė parin apo tė vetmin vend ateist nė botė. Duke folur pėr paskomunizmin ai do tė thotė se feja u lejua pėrsėri, se nė vendin e tij u rihapėn kishat dhe xhamijat, u ngritėn tė reja si dhe u futėn edhe shumė fe tė tjera tė ēuditshme (rreth 60) qė shqiptarėt nuk ua kishin dėgjuar emrin mė parė, si mormonėt, bahajt, scientologėt, por shqiptarėt mbetėn larg sė frekuentuari masivisht faltoret e tyre pasi imagjinatėn kolektive e kanė tė drejtuar pėr kah simbolet e botės perėndimore e perceptuar kjo kryesisht si botė e konsumit, luksit dhe e qejfeve tė tilla nga ato qė fetė, si tė krishtera , ashtu edhe myslimane, nuk para i pėlqejnė.

    Feja dhe nacionalizmi nė Shqipėri; mitet fetare dhe nacionale
    Duke dashur t'i japim njė shpjegim konstatimeve sipėrfaqėsore, por pėrgjithėsisht tė sakta, tė pėrmendura mė sipėr duhet tė kthehemi mė sė pari tė shpjegojmė raportin e fesė me nacionalizmin nė Shqipėri.

    Pėrgjigja e pyetjeve pse shqiptarėt kanė ndjenja tė dobėta fetare lidhet fort me karakterin e lėvizjes nacionaliste shqiptare. Nė ndryshim nga vendet fqinje si Serbia dhe Greqia, ku nacionalizmi lindi si njė lėvizje antiturke duke thirrur nė ndihmė fenė deri nė atė pikė sa nacionalizmat serb dhe grek dhe kishat ortodokse serbe dhe greke vėshtirė se do tė mund tė ndaheshin asokohe nga njėra tjetra, nacionalizmi shqiptar lindi nė njė kontekst tjetėr historik dhe fetar. Nacionalizmi shqiptar, si lėvizje politike, nisi pas Luftės Ruso Turke me Lidhjen e Prizerenit (1878) para sė gjithash si nevojė e bashkimit tė shqiptarėve nė mbrojtje nga rreziku i ndarjes sė tokave tė tyre mes Serbisė dhe Greqisė. Nė kėto toka banonin shqiptarė tė tre besimeve tė pėrmendura nė krye tė kėtij shkrimi, (madje pėr saktėsi duhet thėnė katėr pasi pjesa e muslimanėve ndahej midis sunitėve dhe bektashinjve).

    Nė kėtė kontekst lėvizja nacionaliste shqiptare e pa veten pėrballė disa problemesh jo fort tė lehta pėr t“u zgjidhur, madje edhe tė mbarsura me kontradikta tė mprehta: nevoja e krijimit tė njė identiteti kombėtar qė t'i bashkonte tė gjithė shqiptarėt ndeshej me katėr identitete fetare; nevoja qė ky identitet tė ishte i ndryshėm nga identiteti serb apo grek pėrsa i pėrket fesė i ēonte mė shumė nga muslimanizmi, por, nga ana tjetėr, nevoja qė ky identitet t'i ndante ata nga identiteti turko-mysliman - pasi tashmė ishte bėrė e qartė se perandoria otomane qe nė shpėrbėrje dhe shqiptarėt rrezikonin tė zhdukeshin sėbashku me tė, sikur tė mos forconin identitetin e tyre tė ndryshėm nga ai i turqve - i shtynte larg muslimanizmit. I largonte nga muslimanizmi edhe nevoja pėr t'iu afruar Perėndimit qė, siē e tregoi Traktati i Berlinit, ishte shumė i rėndėsishėm pėr vendosjen e fatit tė tyre; por, nga ana tjetėr, afrimi me fenė e Perėndimit ndeshej me vėshtirėsinė e tė qėnit tė pjesės mė tė madhe tė popullsisė me fe muslimane. Nuk duhet tė harrojmė se asokohe shqiptarėt qė banonin nė Kosovė dhe Maqedoninė perėndimore, shumica e tė cilėve ishin muslimanė sunitė, e ngrinin nė shifra edhe mė tė larta se 70% botėn muslimane shqiptare.

    Kėsisoj pėrpjekja pėr farkimin e identitetit shqiptar pėrtej identitetit etno-gjuhėsor, pra pėrsa i pėrket identitetit fetar, ishte njė proces qė ndoqi rrugė tė ndryshme nga ai i vendeve tė tjera ballkanike.

    Pėrpjekja bektashiane e Naim Frashėrit
    Kur flitet pėr pėrpjekjet pėr tė shenjtėruar nacionalizmin shqiptar nuk mund tė mos pėrmenden figurat qė kanė dhėnė ndihmesėn mė tė madhe, tė cilėt kanė marrė emrin rilindas. Mė i shquari ndėr ta ėshtė Naim Frashėri i cili sot konsiderohet poeti kombėtar shqiptar. Ai ka shkruar dy poema epike qė synonin tė krijonin mitet pėrbashkuese tė shqiptarėve. Poemėn Qerbelaja si dhe poemėn Historia e Skėnderbeut - tė dyja tė botuara mė 1898. Me poemėn Qerbelaja qė i kėndon njė beteje tė humbur nė shekullin e parė tė historisė muslimane, betejė qė u bė miti themelues i shiizmit, ai tentoi tė krijojė betejėn e humbur tė shqiptarėve, ashtu siē kishin serbėt betejėn e humbur tė Kosovės nė qendėr tė mitologjisė sė tyre nacionaliste. Nė fakt qė tė dy mitet, ai serbo-ortodoks rreth Betejės sė Kosovės dhe miti shiit rreth Betejės sė Qerbelasė janė shumė tė ngjashėm nė pėrmbajtje dhe nė stil. Nė tė dy rastet skenari i ngjarjes ėshtė pėrqėndruar rreth njė beteje tė humbur padrejtėsisht, ēka i bėn ato shembuj tė asaj qė Elias Canetti e ka quajtur "fe tė ankimit". Synimi i Naim Frashėrit, i cili i pėrkiste edhe vetė fesė bektashiane ishte qė, meqėnėse tė gjitha nacionalizmat e ballkanit kishin njė lidhje tė fortė me fenė, aq sa parrulla nacionaliste e asaj kohe e theksuar edhe nga Naim Frashėri ishte "nuk ka komb pa fe", feja pėrbashkuese e shqiptarėve duhej tė bėhej bektashizmi. Naimi u pėrpoq tė mobilizonte orientimin shiit dhe antisunit tė bektashinjve pėr tė shprehur kundėrshtimin e tij ndaj sundimit otoman dhe pėr tė artikuluar njė identitet (musliman) tė veēantė pėr shqiptarėt. Ai shpresonte qė bektashinjtė, duke qenė heterodoksė dhe sinkretistė do tė mund t'i kapėrcenin ndarjet fetare nė Shqipėri dhe tė vendosnin njė urė ndėrmjet diferencave tė Islamit dhe Krishtėrimit. Ai me shkrimet e tij u pėrpoq tė pėrgjithėsonte natyrėn josektare dhe ndėrfetare tė Urdhėrit tė Bektashinjve ku, pėrveē theksimit tė tolerancės fetare, ai gjithashtu nėnvizonte orientimin kombėtar si njė nga aspektet kryesore tė doktrinės bektashiane: "jo vetėm ndėrmjet tyre, por dhe me tė gjithė njerėzit e tjerė bektashinjtė janė vėllezėr shpirtėrorė. Ata e duan fqinjin si veten, qoftė musliman apo i krishterė dhe sillen njėsoj, duke e paraqitur veten tė shėnjtėruar me tė gjithė njerėzit. Por mbi tė gjitha ata duan vendin e tyre dhe bashkėkombėsit, sepse ky ėshtė virtyti mė i lartė". (Hasluck 1929-II: 556). Kjo shpjegon edhe rolin e rėndėsishėm qė kanė luajtur bektashinjtė shqiptarė nė kapėrcyell tė shekullit 19 nė lėvizjen nacionaliste shqiptare. Faltoret bektashiane shqiptare (teqetė) - shpesh vende lutjesh edhe pėr muslimanėt, edhe pėr tė krishterėt - nė pėrgjithėsi njiheshin si qendra tė veprimtarisė nacionaliste shqiptare. Veē kėsaj Urdhėri luajti njė rol shumė tė rėndėsishėm nė krijimin e shkollave ilegale dhe pėrhapjen e librave shqip duke u dhėnė njėkohėsisht mbėshtetje aktive grupeve tė armatosura nacionaliste. Ėshtė e njohur tashmė qė bektashinjtė, kur diskutohej ēėshtja e alfabetit shqiptar, mbėshtetėn pėrdorimin e shkrimit latin, ndryshe nga muslimanėt e tjerė, tė cilėt mbėshtetnin pėrdorimin e shkrimit arab.

    Skėnderbeu dhe "feja e shqyptarit asht shqyptaria"
    Ndėrkaq kjo pėrpjekje e Naimit dhe e bektashinjve duket se nuk zuri rrėnjė pėr disa arsye, sė pari sepse feja bektashiane ishte nė minorancė edhe pėrsa i pėrket pjesės islame tė popullsisė: 55% sunitė dhe 15% bektashinj (pa llogaritur Kosovėn); sė dyti sepse shqiptarėt duhet tė kishin njė faktor mė tė fortė pėrbashkues qė t'i afronte nga Evropa e krishterė qė do tė vendoste pėr fatin e tyre. Sė treti edhe pėr shkak tė lidhjeve tė forta qė njė pjesė e shqiptarėve kishin me Turqinė e cila, nga njė pjesė e rėndėsishme e atyre qė nisėn lėvizjen nacionaliste shqiptare me Lidhjen e Prizrenit, ende konsiderohej si mbrojtėse e interesave tė shqiptarėve nga synimet serbe dhe greke. Megjithatė si frymė e nevojės pėr tolerancė fetare dhe bashkėpunim tė tė gjithė shqiptarėve nė emėr tė kombit pėrpjekja e Naimit duket se triumfoi, ndonėse nėn tė tjera simbole dhe heronj. Konteksti i pėrmendur mė sipėr bėri qė nė procesin e ndėrtimit tė identiteti nacional shqiptar tė marrė pėrparėsi njė tjetėr mit i ekzaltuar nga poema tjetėr e Naim Frashėrit "Historia e Skėnderbeut" kombinuar me thirrjen e njė tjetėr rilindasi, katolik ky qė i shėrbente perandorisė otomane nė atė kohė, Vaso Pasha: ai nė thirrjen tij nacionaliste iu drejtua shqiptarėve me poemėn "O moj Shqypni" (botuar mė 1878-1880) qė shėrbeu pastaj pėr tė ngritur fenė shekullare tė nacionalizmit shqiptar: Mos shikjoni kish a xhamija, / feja e shqyptarit asht shqyptaria. Ky mit apo konstrukt historik u bashkua me mitin e Skėnderbeut i cili kishte luftuar nė shekullin e 15 kundėr turqve. Ky hero i krishterimit u rimor nga nacionalistėt shqiptarė, por duke iu zhveshur pak nga pak pėrmbajtja fetare dhe duke u kthyer nė njė hero shekullar tė nacionalizmit shqiptar, si njė luftėtar qė kishte luftuar pėr ēlirimin e mėmėdheut. Nė kėtė frymė ėshtė trajtuar ai edhe nga Naim Frashėri nė poemėn e tij Historia e Skėnderbeut. Krujė o qytet i bekuar / prite prite Skėnderbenė / po vjen si pėllumb i shkruar / tė shpėtojė mėmėdhenė. Kur trajtohet miti i Skėnderbeut si mit pėrbashkues i shqiptarėve nuk duhet injoruar edhe argumenti sipas tė cilit fakti qė Skėnderbeu kishte pasur edhe fe tė krishterė edhe muslimane i jepte figurės sė kėtij heroi njė ambiguitet qė e bėnte mė tė pranueshėm pėr tė gjithė shqiptarėt edhe nga pikpamja fetare.

    Shqipėria e pavarur
    "Shqiptarėt e fillimshekullit, shkruan Abaz Ermenji nė librin "Vendi qė ze Skėnderbeu nė historinė e Shqipėrisė", ishin tė grupuar rreth ndjenjės fetare ose krahinore, e njihnin vehten tė Krishterė ose Myslimanė, Gegė ose Toskė, Dukagjinas a Kurveleshas dhe jo bij tė nje kombi nė kuptimin e sotshėm tė fjalės".

    Shekulli i XX, veēanėrisht pas shpalljes sė pavarėsisė mė 1912, ėshtė shekulli i procesit tė ngjizjes nacionale tė shqiptarėve nė frymėn e Naim Frashėrit, Vaso Pashės dhe rilindasve tė tjerė pėrkrah tyre. Pėrsa i pėrket raportit tė fesė me nacionalizmin, ky proces karakterizohet nga dobėsimi i ndjenjave tė identitetit fetar e krahinor nė favor tė identitetit nacional. Ky proces u krye qoftė nėpėrmjet dobėsimit tė ndjenjave fetare nė favor tė fesė shekullare tė nacionalizmit qoftė nėpėrmjet vėnies sė klerikėve mė tė rėndėsishėm nė shėrbim tė ēėshtjes kombėtare.

    Ortodoksėt shqiptarė panė nė krye tė tyre Fan Nolin i cili ishte njėherėsh njeri politik dhe njeri i penės dhe konsiderohet si figura qė luftoi mė shumė se kushdo tjetėr pėr krijimin e kishės autoqefale ortodokse shqiptare. Pasi Shqipėria u bė e pavarur, mbreti Zog mbėshteti krijimin e kishave autoqefale "kombėtare", me qėllim qė tė dobėsonte ndikimin e huaj (veēanėrisht grek). Po ashtu katolikėt shqiptarė, kampioni i tė cilėve mund tė konsiderohet Gjergj Fishta, nuk e ndanė asnjė ēast veprimtarinė e tyre fetare nga ajo politike nė favor tė ēėshtjes kombėtare. Poema epike e Fishtės "Lahuta e Malėsisė" i ngre hymn luftrave tė shqiptarėve kundėr "shkjaut", armikut serbomalazez nė Veri, aq sa deri nė periudhėn komuniste Fishta konsiderohej si poeti kombėtar ndėr shqiptarėt e Veriut.

    Edhe nė Kosovė, ku mbi 90% e shqiptarėve janė myslimanė dhe ku pėrkatėsia fetare muslimane ka luajtur njė rol mė tė rėndėsishėm sesa nė Shqipėri pėr t'i dalluar shqiptarėt nga serbėt e krishterė, ka mbizotėruar kjo frymė. Edhe atje pakica katolike e shqiptarėve gjatė gjithė historisė sė shekullit XX qė konsiderohet ende i pambyllur nė Ballkan pėrsa i pėrket ēėshtjeve kombėtare, e ka ndjerė veten pjesė e pėrpjekjeve tė shqiptarėve muslimanė tė Kosovės qė luftonin pėr pavarėsi ndaj sllavėve tė krishterė.

    Feja dhe komunizmi
    Ai qė e ēoi nė ekstrem frymėn e mitit "Feja e shqiptarit ėshtė shqiptaria" ishte bash Enver Hoxha. Nė ethen e tij pėr pushtet absolut ky diktator u udhėhoq nga dy ideologji, ajo nacionaliste dhe ajo komuniste. Madje dora dorės qė komunizmi si fe pėrbashkuese dhe frymėzuese e humbi fuqinė e vet, Hoxha i mėshonte gjithnjė e mė shumė elementit kombėtar nė propagandėn e tij. Sipas historianit Bernd Fisher me gjithė pikpamjet radikale staliniste tė Enver Hoxhės, thelbi i politikave tė tij ishte nacionalizmi: trajtimi i tij i ashpėr ndaj komuniteteve fetare duhet parė sė pari nė kėtė drejtim. Nė fakt, pas prishjes me Bashkimin Sovjetik, ai e hoqi monumentin e Stalinit nga sheshi qendror i Tiranės dhe vendosi aty monumentin e Skėnderbeut. Nė luftėn e tij propagandistike gjithnjė e mė shumė i mėshonte idesė sė rezistencės sė popullit shqiptar ndaj perandorive tė mėdha historike. Nė vitet '60 Hoxha kreu pėrpjekjen mė radikale pėr ērrėnjosjen e fesė nga skena politike. Moton e Vaso Pashės ai e aplikoi ad literam dhe e bėri Shqipėrinė tė parin shtet "ateist" nė botė. Nėn regjimin e tij lufta ndėrmjet "dasive fetare", siē quhej nė propagandėn e kohės, u kthye nė njė luftė kundėr fesė nė tėrėsi, luftė nė tė cilėn integroi edhe elementin ideologjik marksist me vizionin ateist tė botės dhe thėnien e famshme tė Marksit "feja ėshtė opium pėr popullin". Duke patur pėr qėllim zėvendėsimin e pėrkatėsive tė ndryshme fetare me njė besnikėri tė plotė ndaj Partisė dhe ideologjisė sė saj nacional - komuniste Hoxha predikonte vazhdimisht se katolicizmi, islamizmi dhe ortodoksia ishin filozofi tė huaja tė futura nė Shqipėri nga elementė tė huaj, tė cilat nė thelb tė tyre kėrcėnonin integritetin e kombit. Priftėrinjtė dhe hoxhallarėt u pėrqeshėn si relike prapanike tė sė kaluarės tė rekrutuar si agjentė tė fuqive tė huaja pėr tė minuar nacionalizmin shqiptar. Mė 1967 komunistėt shqiptarė ndaluan tė gjitha praktikat fetare, duke mbyllur kisha dhe xhami tė shumta dhe duke i kthyer ato nė kinema, salla sportive, bar-restorante dhe magazina. Duhet vėnė nė dukje se jo tė gjitha komunitetet fetare u trajtuan nė tė njėjtėn mėnyrė: nė mėnyrė tė veēantė kisha katolike u pėrndoq mė rreptėsisht, ndėrsa sulmi mbi islamin dhe kishėn ortodokse ishte shumė mė i frenuar. Kjo jo aq pėr arėsye tė pėrkatėsisė fetare myslimane tė origjinės sė Hoxhės dhe shumicės sė shqiptarėve (nė fakt Hoxha nė qėndrimet ndaj klerit katolik nė njė farė mėnyre radikalizoi njė qėndrim qė e kishte mbajtur edhe Mbreti Zog ndaj kishės katolike) sesa pėr shkak se kleri katolik kishte mbajtur qėndrime tė forta antikomuniste gjatė Luftės sė Dytė si dhe pasi ishte mė i mirėorganizuari dhe mė i lidhuri me botėn perėndimore qė konsiderohej si armik kryesor i komunizmit, ndėrkohė qė kleri musliman dhe ai ortodoks qėndroi mė pranė komunistėve gjatė Luftės sė Dytė dhe nuk kishte lidhje jashtėshqiptare, madje thuajse nuk kishte asfare personalitete me rėndėsi dhe karizėm.

    Periudha post - komuniste
    Ėshtė vėshtirė tė pėrcaktohet qartė se si i gjeti shqiptarėt rėnia e komunizmit nga pikpamja se si e perceptonin ata veten pėrsa i pėrket besimit. Gjatė kohė sė Enver Hoxhės kishte pasur shumė martesa tė pėrzjera tė tė tre feve si dhe shumica, veēanėrisht ata tė lindur dhe edukuar nė regjimin komunist, kishin njė vizion shekullar dhe materialisto ateist pėr botėn.

    Gjithsesi, pas pėrmbysjes sė komunizmit, besimi fetar rifitoi pjesėrisht rėndėsinė e tij nė jetėn e shqiptarėve tė zakonshėm, nė ndonjė drejtim duke ringjallur edhe ndarjet e vjetra fetare. Megjithatė miti i ri qė zuri vend nė imagjinatėn kolektive tė shqiptarėve ishte ai "E duam Shqipėrinė si gjithė Evropa!", parullė kjo qė u hodh nė kohėn e lėvizjes studentore tė vitit 1990. Intelektualėt dhe politikanėt nė Shqipėri patėn njė orientim tė pėrgjithshėm se aleati kryesor i Shqipėrisė duhej tė ishte Perėndimi veēse jo i perceptuar nga pikpamja e identitetit tė tij fetar tė krishterė, por si njė sistem politiko shoqėror i demokracisė dhe lirisė sė besimeve dhe ideve. Kjo nuk pengoi edhe njėfarė debati lidhur me raportin - pėrsa i pėrket fesė - qė duhet tė mbante Shqipėria me Perėndimin "e krishterė" apo me Turqinė dhe Lindjen e Mesme "muslimane". Nė kėtė drejtim ranė nė sy edhe dy qėndrime radikale tė pėrkundėrta: Pati grupime qė e trajtuan ndalimin e fesė nga Hoxha edhe si njė tė keqe qė kishte pasur njė tė mirė tė madhe, sepse tani tė gjithė shqiptarėt do tė mund dhe duhej tė ktheheshin nė fenė e tė parėve, krishtėrimin. Por pati edhe qėndrime, tė ndezura mjaft nga konflikti nė Kosovė, qė mbrojtėn tezėn e kundėrt se identiteti fetare musliman i shqiptarėve kishte qenė njė faktor i rėndėsishėm pėr ruajtjen e tyre nga asimilimi sllavoortodos, se prandaj shqiptarėt muslimanė ishin mė shqiptarė sesa ata tė krishterė; teza qė dikush i ēoi deri nė idenė se heroi kombėtar i shqiptarėve nuk duhej tė ishte Skėnderbeu qė i kishte luftuar Turqit, por nipi i tij Hamza Kastrioti qė u kishte shėrbyer turqve kundėr Skėnderbeut dhe aleatėve tė tij tė krishterė. Edhe lėvizja e ish presidentit Berisha, qė e bėri Shqipėrinė anėtare tė Organizatės sė Konferencės Islamike nė dhjetor 1992, ndezi shkėndijėn e kontradiktave. Opozita e atėhershme dhe pjesa mė e madhe e botės intelektuale shqiptare e dėnoi kėtė pjesėmarrje. Njė faktor i rėndėsishėm qė ndikoi nė kėtė dėnim ishte se shqiptarėt e quanin ende tė pambaruar procesin e tyre tė rifitimit tė identitetit evropian si dhe fakti qė fqinjėt aspak dashamirės (ortodoksė) tė Shqipėrisė janė pėrpjekur ta perceptojnė identitetin e shqiptarit jo vetėm nė kuadrin etno-gjuhėsor, por gjithashtu edhe nė kuadrin fetar, duke i etiketuar shqiptarėt si njė komb "musliman" ose si "fondamentalistė muslimanė", njė proēes ky i cili e vuri nėn presion karakterin shekullar tė identitetit shqiptar e qė, nga ana tjetėr, rrezikonte tė komprometonte pėrpjekjet e shqiptarėve nė Kosovė pėr pavarėsimin e tyre nga serbėt. (Shqipėria i ka ngrire marredheniet me kete organizatė qė nga janari 1999).

    Pėrgjithėsisht elita kulturore shqiptare si ajo nė Shqipėri ashtu edhe ajo nė Kosovė dhe Maqedoni ka vazhduar traditėn e kundėrvėnies ndaj tentativave qoftė nga brenda qoftė nga jashtė pėr tė njesuar fenė me kombėsinė tek shqiptarėt, duke propaganduar shekullarizmin dhe "ekumenizmin" shqiptar si tė vetmen rrugė shpėtimi ndaj ndarjeve tė brendshme fetare (ose pėrpjekjeve tė njė feje tė vetme (islame)). "Nė se zbrazėtia qė la pas komunizmi mund tė mbushet me diēka, nga ndonjė lloj bindjeje ose besimi kombėtar, ky duhet tė jetė besimi qė shqiptarėt janė njė komb i ekumenizmit, qė ēojnė pėrpara traditėn e njerėzve si Naim Frashėri, Fan Noli dhe Gjergj Fishta", shkruan Shkėlzen Maliqi mė 1997. Edhe elitat politike shqiptare, e orientuar kah njė pragmatizėm politik nė funksion tė rimėkėmbjes sė vendit ajo nė Shqipėri dhe kah ēėshtja kombėtare ajo nė Kosovė dhe Maqedoni, i kanė mėshuar kėtij drejtimi shekullar proevropian tė shqiptarėve.

    Pas gjithė gjasave kjo prirje shekullare, ekumenike me vėshtrim nga Perėndimi, do tė mbetet prirja dominuese edhe nė kohėt e pritme nė botėn shqiptare.
    "Nene Shqiperi mos kij frike se ke djemte ne ha-merr-ike"

  2. #2
    Perjashtuar nga Mod. Maska e IllyrianWarlord
    Anėtarėsuar
    05-04-2004
    Postime
    40
    postimi nuk paska kurrfare lidhje me titullin

  3. #3
    i thare
    Anėtarėsuar
    23-06-2003
    Vendndodhja
    u.s.e
    Postime
    384
    Ilirian, shkrime te tilla nuk lexohen me pasion sepse keshtu e keqinterpretojme historine shqipetare.

    Sami Frasheri eshte babi i kombit shqipetar sepse ai eshte njeri nga themeluesit kryesore te alfabetit shqip si dhe alfabetit turk.
    Ai ka ngrohur te gjithe shqipetaret me fjalet e tij te mencura dhe akoma sot gjen vend shprehja e tij e famshme: "Nuk ka gje per te cilen shqipetaret duhet te kujdesen me teper, kjo pa ndryshim eshte dituria"
    Stambolli eshte qendra e nacionalizmit shqipetar.
    Vellezerit Frasheri, Jani Vreto e te tjere botuan fletoren "Drita" dhe perdoren alfabetin latin.
    Me kete alfabet jane shkruajtur nga Sami Frasheri "Abetarja, Gramatika dhe Gjeografia".
    Shqipetaret nuk kane pasur kurre alfabet dhe perandoria Osmane i ngriti vlerat shqipetareve dhe i beri ata te njohur ne bote dhe u beri dhurate shqipetareve nje alfabet te ngjashem me ate te popullit vela turk.
    Megjithese Sami Frasherin e internuan ne Stamboll dhe i dhane nje post te rendesishem ne ministrine e arsimit, ai perseri nuk e pushoi luften per ceshtjen kombetare.
    Naim Frasheri dhe vellezerit e tij moren mesime te Allahut nga hoxha i Frasherit.

    Naim Frasheri mbas shkollimit te tij ne gjimnazin grek te Janines i dha dhe nje gjuhe te re dhe nje kulture te re Turqishtes, Persishtes, Arabishtes.

    Disa nga veprat me te shquara kombetare te Naim Frasherit te cilat nuk ka arritur kush deri me sot ti realizoje dhe ndoshta edhe per 5 shekuj te tjera, jane "Bageti e Bujqesi", Lulet e Veres si dhe "Qerbela e Bektashizmit".

    Populli turk eshte miku me i madh i kombit shqipetar.
    Ne kemi udheheqesa te medhenj qe do te rikujtohen vazhdimisht sepse ata ishin njerezit me te larte te perandorise Osmane, ata luftuan per perandorine Osmane dhe Shqiperine.
    Dhe perandoria Osmane jo vetem qe e vleresoi kontributin shqipetar, por te gjithe ata njerez te begate qe dhane per perandorine Osmane, u shperblyen denjesisht.
    Ne kemi ndare me popullin turk buken dhe nderin tone si shqipetare.
    Populli turk kurre nuk do te harroje ndihmen e pacmueshme qe dhane populli vella shqipetar, gjate shekujve te Mesjetes.

    Postimi ka lidhje me titullin dhe cdo bektash shqipetar do te ndihet krenar per Naimin, Samiun dhe Abdyl Frasherin, keta gjeni te shquar, keta nacionaliste dhe babalare te kombit shqipetare.
    Le te mos u mbylle syte ideologjia dhe injoranca me te cilen ju Ilir dhe kushdo tjeter, jetuat ne periudhat e ndryshme te historise.
    "Nene Shqiperi mos kij frike se ke djemte ne ha-merr-ike"

  4. #4
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Me cfare matet Nacionalizmi?
    Dmth "pakicat kombetare" fetare nuk qenkan dhe aq nacionaliste.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Hyllien : 08-04-2004 mė 22:39
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  5. #5
    Perjashtuar nga Mod. Maska e IllyrianWarlord
    Anėtarėsuar
    05-04-2004
    Postime
    40
    oooooq kuqesh bre...


    se bektashet jane nacionalista dhe luftetar te forte kjo eshte nje gje e cila dihet, eshte aprovuar dhe nuk ka nevoj te diskutohet.
    se vellezerit frasheri jane bektash, dihet.

    une kur fillova leximin fillova me shpres se do te shkruash dicka ma shume reth bektasheve, ndonje personazh pak ma te panjohur se vellezerit frasheri apo ndonje gje tjeter reth ndikimt te bektasheve ne qeshtjen kombtare, kurse ti po shkruan gati 3 faqe vetem analiz per perkatsi fetare te shqiptarve.

    nejse kete here po ta fali, por ne ket postimin tend te fundit e bere *** krejt.
    me trego te lutem perse ne luftuam kunder turqis, ndoshta vetem per qejf se i kishim te gjitha gjerat e rregulluara?? dmth. gjith ky gjak i derdhur per qlirimin e trojeve tona ka qene per asgje?

    nacionalizmi mund te lind ku te do, por pa nacion nuk ka asnje vlere...

  6. #6
    i thare
    Anėtarėsuar
    23-06-2003
    Vendndodhja
    u.s.e
    Postime
    384
    Bektashizmi eshte nje sekt mistik i Fese Islame qe u themelua nga Hunqar Haxhi Bektash Veliu.
    Haxhi Bektashi bazat e ketij sekti i mori nga Misticizma Islame,te adoptuara nga i madhi Ali,i cili u frymezua nga Profeti Muhamed.
    Haxhi Bektashi lindi ne Nishabur te Horasanit ne Persi ne vitin 1248 pas Krishtit,ridhte nga nje familje e madhe persiane qe ne ate kohe qeveriste nje pjese te madhe te vendit.
    Kur arriti ne moshe madhore pasi i ati i tij ndroi jete, Haxhi Bektashi nuk pranoi te zinte vendin e mbetur vakand qe i perkiste si trashegim dhe ju pergjigj popullit me keto fjale:"DASHURIA NDAJ ZOTIT ESHTE PER MUA FRONI ME I LARTE"
    I keshilluar nga udheheqesi i tij shpirteror Hoxha Ahmed Jaseviu ai shkon ne Anatoli
    per te drejtuar njerezit ne rugen e mbaresise dhe persosmerise.
    Para se te shkonte ne Anatoli Ai viziton tyrbene e te Madhit Ali ne Nexhef te Irakut,mau-zeoleumin e Profetit Muhamed ne Medine dhe varet e Profeteve te tjere ne Palestine Damask dhe Alep.Shkoi gjithashtu edhe ne Mekke per te plotesuar urdherin e Haxhillekut
    Islam,pas te cilit mori edhe titullin Haxhi.
    Haxhi Bektashi arriti ne Anatoli ne vitin 1281 ne vendin e quajtur Suluxhe Kara Ujuk,qe me vone mori emrin e Tij ,Haxhi Bektash.
    Ky vend ndodhet ne pjesen veri-lindore te Turqise se sotme.
    Pas nje viti dhe pikerisht ne 1282,Haxhi Bektashi themeloi te paren Teqe Bekatshiane ne bote.Ne te njejten kohe organizoi edhe ceremonite e sherbesave fetare dhe vuri ne zbatim rregulla qe zbatohen me rigorozitet edhe sot neper teqete bektashiane.
    Bektashizmi filloi te perhapej me shpejtesi ne te gjithe Turqine.
    Fama e Haxhi Bektashit ariti gjer ne Oborin e Sulltan Orhanit,i cili u nis ta vizitoje.
    Nga biseda me Haxhi Bektashin ,Sulltan Orhani i tha:"BURRE I VERTETE,FJALA
    JUAJ ME BERI AQ PERSHTYPJE SA NUK ME VJEN TE LARGOHEM", ndersa Haxhi Bektashi ju pergjegj:"PO TE JESH SHPIRTERISHT ME MUA,EDHE NE
    JEMEN SIKUR TE JESH,JE PRANE MEJE.PO TE MOS JESH SHPIRTERISHT ME MUA,EDHE PRANE MEJE TE JESH,JE NE JEMEN"
    Haxhi Bektash Veliu jetoi 93-vjec dhe ndroi jete
    ne 1341pas Krishtit.U varros me nje ceremoni madheshtore ne Teqene qe vete Themeloi e cila mban emrin e Tij.
    Porosia e tij e fundit per besniket e vet ishte kjo:NE IKIM,POR MISIONI YNE MBETET GJITHNJE I GJALLE DHE I PAVDEKSHEM.
    "Nene Shqiperi mos kij frike se ke djemte ne ha-merr-ike"

  7. #7
    i thare
    Anėtarėsuar
    23-06-2003
    Vendndodhja
    u.s.e
    Postime
    384
    Une nuk e dija me pare se vellezerit Frasheri ishin Bektashe te sektit mistik te fese islame por ajo qe me dha me shume kurajo per te hapur nje teme ne forumin "Historia e Shqiperise" eshte se keta njerez te dijes dhe penes, ishin aq hyjnore saqe ata duhet te lartesohen ne qiell.
    Pastaj une nuk mund te udhetoj ne jete me parimin se ti di dhe neqoftese une nuk e di, nuk ka rendesi
    Kam shfletuar disa forume ketu dhe nuk kam arritur te gjej ndonje material per vellezerit Frasheri.
    Gjithesesi neqoftese moderatoret e shohin te panevojshme temen qe kam hapur ketu, le ta levizin dhe dhe ta vene diku tjeter ose ta fshijne fare.
    Megjithate une kam disa materiale ne lidhje me veprimtarine e vellezerve Frasheri per kontributin e pacmueshem te tyre per ceshtjen kombetare.
    Persa i perket nacionalizmit te Frashellinjeve, veshtire se mund te gjeja nacionaliste te tille kaq te perpunuar, neqoftese do te krahasoja figurat shqipetare qe i kane dhene kombit shqipetar.
    "Nene Shqiperi mos kij frike se ke djemte ne ha-merr-ike"

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-04-2002
    Postime
    876
    Lis,
    mos po identifikon Perandorine Osmane me Bektashizmin?!

    "...perandoria Osmane i ngriti vlerat shqipetareve dhe i beri ata te njohur ne bote dhe u beri dhurate shqipetareve nje alfabet te ngjashem me ate te popullit vela turk..."

  9. #9
    i thare
    Anėtarėsuar
    23-06-2003
    Vendndodhja
    u.s.e
    Postime
    384
    IliriaWorld lexo dhe njehere dhe mos u mundo te perdhoseh figurat shqipetare qe i dhane kombit shqipetare vlerat me te medha ne historine e kombit shqipetar.
    Ti kur thua se i njeh bektashinjte dhe jane nacionalistet me te medhenj te kombit, atehere perse nuk hape nje faqe per veprimtarine tyre, por ti me fjalet tuaja mundohesh te perdhosesh cdo fjale qe buron nga zemra e shqipetareve bektashinje.
    Dhe per te mbytur ironine tende dhe sarkazmen qe dominon ne qenien tende, une do te nenevizoj me bold aty ku flitet nga i nderuari dhe i persekutuari zoti Fatos Lubonja, ajo cfare eshte e vertete.
    Bektashinjte jane artieria kryesore e nacionalizmit shqipetar.
    Sot ka ardhur dita qe bektashinjte te krijojne partine e tyre dhe te marrin ne dore ceshtjen kombetare se ciles i ka humbur dinjiteti.


    PEISAZHI FETAR PLURALIST I SHQIPERISE
    FATOS LUBONJA


    Pergjithesisht elita kulturore shqiptare ka vazhduar traditen e kundervenies ndaj tentativave, qofte nga brenda, qofte nga jashte, per te njesuar fene me kombesine tek shqiptaret.

    Nė informimet, disinformimet, spekulimet dhe hamendjet e transmetuara lidhur me sulmin e 11 shtatorit tė terrorizmit islamik mbi SHBA media botėrore pėrmendi edhe botėn shqiptare. U fol deri edhe pėr lidhjet e shqiptarėve me njerėz tė Bin Ladenit, u fol se ai i qarkullonte paratė nė Amerikė nėpėrmjet shoqatash bamirėse shqiptarėsh, pėr pėrfshirje tė fondamentalistėve arabė nė UĒK. Kėto zhurma mė shumė se nga faktet dukej se amplifikoheshin nga ideja se Shqipėria (krahas Bosnjes) ėshtė i vetmi vend nė Evropė qė konsiderohet mysliman pėrsa i pėrket fesė. Mirėpo, ndėrkaq, anketimet qu u janė bėrė shqiptarėve si nė Shqipėri ashtu edhe nė Kosovė tregojnė se ata i mbėshtesin bombardimet nė Afganistan jo vetėm mė shumė sesa evropianėt perėndimorė, por edhe mė shumė sesa vetė amerikanėt, pra mė lart se 90-%! Si shpjegohet ky paradoks? Pėrveē se me trashėgiminė komuniste tė mėnyrės homogjene tė tė menduarit nė Shqipėri, si dhe me servilizmin tradicional ndaj aleatėve tė mėdhenj, ky paradoks ka edhe njė shpjegim qė lidhet me historinė e fesė nė Shqipėri dhe Kosovė.

    Njė perceptim sipėrfaqėsor i pejsazhit fetar
    Kur pyetet pėr pejsazhin fetar tė vendit tė tij pėrgjigja e parė qė jep ēdo shqiptar i Shqipėrisė, sadopak i mėsuar, ėshtė se nė vendin e tij ka 70% myslimanė, 20% tė krishterė ortodoksė dhe 10 % tė krishterė myslimanė. Mirėpo fill pas kėsaj atij i vjen nėpėrmend ideja se kjo ėshtė shifra e pejsazhit fetar tė Shqipėrisė nė kohėn e mbretit Zog ose edhe nė mbarim tė Luftės sė Dytė. Njė ide tjetėr qė do tė shtonte ai duke folur pėr fetė nė Shqipėri ėshtė se shqiptarėt nuk njihen pėr ndjenja tė forta fetare, dhe do tė pėrmendte faktin se regjimi komunist i Enver Hoxhės arriti nė vitin 1967 t'i eliminonte krejtėsisht institucionet fetare dhe ta shpallte Shqipėrinė tė parin apo tė vetmin vend ateist nė botė. Duke folur pėr paskomunizmin ai do tė thotė se feja u lejua pėrsėri, se nė vendin e tij u rihapėn kishat dhe xhamijat, u ngritėn tė reja si dhe u futėn edhe shumė fe tė tjera tė ēuditshme (rreth 60) qė shqiptarėt nuk ua kishin dėgjuar emrin mė parė, si mormonėt, bahajt, scientologėt, por shqiptarėt mbetėn larg sė frekuentuari masivisht faltoret e tyre pasi imagjinatėn kolektive e kanė tė drejtuar pėr kah simbolet e botės perėndimore e perceptuar kjo kryesisht si botė e konsumit, luksit dhe e qejfeve tė tilla nga ato qė fetė, si tė krishtera , ashtu edhe myslimane, nuk para i pėlqejnė.

    Feja dhe nacionalizmi nė Shqipėri; mitet fetare dhe nacionale
    Duke dashur t'i japim njė shpjegim konstatimeve sipėrfaqėsore, por pėrgjithėsisht tė sakta, tė pėrmendura mė sipėr duhet tė kthehemi mė sė pari tė shpjegojmė raportin e fesė me nacionalizmin nė Shqipėri.

    Pėrgjigja e pyetjeve pse shqiptarėt kanė ndjenja tė dobėta fetare lidhet fort me karakterin e lėvizjes nacionaliste shqiptare. Nė ndryshim nga vendet fqinje si Serbia dhe Greqia, ku nacionalizmi lindi si njė lėvizje antiturke duke thirrur nė ndihmė fenė deri nė atė pikė sa nacionalizmat serb dhe grek dhe kishat ortodokse serbe dhe greke vėshtirė se do tė mund tė ndaheshin asokohe nga njėra tjetra, nacionalizmi shqiptar lindi nė njė kontekst tjetėr historik dhe fetar. Nacionalizmi shqiptar, si lėvizje politike, nisi pas Luftės Ruso Turke me Lidhjen e Prizerenit (1878) para sė gjithash si nevojė e bashkimit tė shqiptarėve nė mbrojtje nga rreziku i ndarjes sė tokave tė tyre mes Serbisė dhe Greqisė. Nė kėto toka banonin shqiptarė tė tre besimeve tė pėrmendura nė krye tė kėtij shkrimi, (madje pėr saktėsi duhet thėnė katėr pasi pjesa e muslimanėve ndahej midis sunitėve dhe bektashinjve).

    Nė kėtė kontekst lėvizja nacionaliste shqiptare e pa veten pėrballė disa problemesh jo fort tė lehta pėr t“u zgjidhur, madje edhe tė mbarsura me kontradikta tė mprehta: nevoja e krijimit tė njė identiteti kombėtar qė t'i bashkonte tė gjithė shqiptarėt ndeshej me katėr identitete fetare; nevoja qė ky identitet tė ishte i ndryshėm nga identiteti serb apo grek pėrsa i pėrket fesė i ēonte mė shumė nga muslimanizmi, por, nga ana tjetėr, nevoja qė ky identitet t'i ndante ata nga identiteti turko-mysliman - pasi tashmė ishte bėrė e qartė se perandoria otomane qe nė shpėrbėrje dhe shqiptarėt rrezikonin tė zhdukeshin sėbashku me tė, sikur tė mos forconin identitetin e tyre tė ndryshėm nga ai i turqve - i shtynte larg muslimanizmit. I largonte nga muslimanizmi edhe nevoja pėr t'iu afruar Perėndimit qė, siē e tregoi Traktati i Berlinit, ishte shumė i rėndėsishėm pėr vendosjen e fatit tė tyre; por, nga ana tjetėr, afrimi me fenė e Perėndimit ndeshej me vėshtirėsinė e tė qėnit tė pjesės mė tė madhe tė popullsisė me fe muslimane. Nuk duhet tė harrojmė se asokohe shqiptarėt qė banonin nė Kosovė dhe Maqedoninė perėndimore, shumica e tė cilėve ishin muslimanė sunitė, e ngrinin nė shifra edhe mė tė larta se 70% botėn muslimane shqiptare.

    Kėsisoj pėrpjekja pėr farkimin e identitetit shqiptar pėrtej identitetit etno-gjuhėsor, pra pėrsa i pėrket identitetit fetar, ishte njė proces qė ndoqi rrugė tė ndryshme nga ai i vendeve tė tjera ballkanike.

    Pėrpjekja bektashiane e Naim Frashėrit
    Kur flitet pėr pėrpjekjet pėr tė shenjtėruar nacionalizmin shqiptar nuk mund tė mos pėrmenden figurat qė kanė dhėnė ndihmesėn mė tė madhe, tė cilėt kanė marrė emrin rilindas. Mė i shquari ndėr ta ėshtė Naim Frashėri i cili sot konsiderohet poeti kombėtar shqiptar. Ai ka shkruar dy poema epike qė synonin tė krijonin mitet pėrbashkuese tė shqiptarėve. Poemėn Qerbelaja si dhe poemėn Historia e Skėnderbeut - tė dyja tė botuara mė 1898. Me poemėn Qerbelaja qė i kėndon njė beteje tė humbur nė shekullin e parė tė historisė muslimane, betejė qė u bė miti themelues i shiizmit, ai tentoi tė krijojė betejėn e humbur tė shqiptarėve, ashtu siē kishin serbėt betejėn e humbur tė Kosovės nė qendėr tė mitologjisė sė tyre nacionaliste. Nė fakt qė tė dy mitet, ai serbo-ortodoks rreth Betejės sė Kosovės dhe miti shiit rreth Betejės sė Qerbelasė janė shumė tė ngjashėm nė pėrmbajtje dhe nė stil. Nė tė dy rastet skenari i ngjarjes ėshtė pėrqėndruar rreth njė beteje tė humbur padrejtėsisht, ēka i bėn ato shembuj tė asaj qė Elias Canetti e ka quajtur "fe tė ankimit". Synimi i Naim Frashėrit, i cili i pėrkiste edhe vetė fesė bektashiane ishte qė, meqėnėse tė gjitha nacionalizmat e ballkanit kishin njė lidhje tė fortė me fenė, aq sa parrulla nacionaliste e asaj kohe e theksuar edhe nga Naim Frashėri ishte "nuk ka komb pa fe", feja pėrbashkuese e shqiptarėve duhej tė bėhej bektashizmi. Naimi u pėrpoq tė mobilizonte orientimin shiit dhe antisunit tė bektashinjve pėr tė shprehur kundėrshtimin e tij ndaj sundimit otoman dhe pėr tė artikuluar njė identitet (musliman) tė veēantė pėr shqiptarėt. Ai shpresonte qė bektashinjtė, duke qenė heterodoksė dhe sinkretistė do tė mund t'i kapėrcenin ndarjet fetare nė Shqipėri dhe tė vendosnin njė urė ndėrmjet diferencave tė Islamit dhe Krishtėrimit. Ai me shkrimet e tij u pėrpoq tė pėrgjithėsonte natyrėn josektare dhe ndėrfetare tė Urdhėrit tė Bektashinjve ku, pėrveē theksimit tė tolerancės fetare, ai gjithashtu nėnvizonte orientimin kombėtar si njė nga aspektet kryesore tė doktrinės bektashiane: "jo vetėm ndėrmjet tyre, por dhe me tė gjithė njerėzit e tjerė bektashinjtė janė vėllezėr shpirtėrorė. Ata e duan fqinjin si veten, qoftė musliman apo i krishterė dhe sillen njėsoj, duke e paraqitur veten tė shėnjtėruar me tė gjithė njerėzit. Por mbi tė gjitha ata duan vendin e tyre dhe bashkėkombėsit, sepse ky ėshtė virtyti mė i lartė". (Hasluck 1929-II: 556). Kjo shpjegon edhe rolin e rėndėsishėm qė kanė luajtur bektashinjtė shqiptarė nė kapėrcyell tė shekullit 19 nė lėvizjen nacionaliste shqiptare. Faltoret bektashiane shqiptare (teqetė) - shpesh vende lutjesh edhe pėr muslimanėt, edhe pėr tė krishterėt - nė pėrgjithėsi njiheshin si qendra tė veprimtarisė nacionaliste shqiptare. Veē kėsaj Urdhėri luajti njė rol shumė tė rėndėsishėm nė krijimin e shkollave ilegale dhe pėrhapjen e librave shqip duke u dhėnė njėkohėsisht mbėshtetje aktive grupeve tė armatosura nacionaliste. Ėshtė e njohur tashmė qė bektashinjtė, kur diskutohej ēėshtja e alfabetit shqiptar, mbėshtetėn pėrdorimin e shkrimit latin, ndryshe nga muslimanėt e tjerė, tė cilėt mbėshtetnin pėrdorimin e shkrimit arab
    .

    Skėnderbeu dhe "feja e shqyptarit asht shqyptaria"
    Ndėrkaq kjo pėrpjekje e Naimit dhe e bektashinjve duket se nuk zuri rrėnjė pėr disa arsye, sė pari sepse feja bektashiane ishte nė minorancė edhe pėrsa i pėrket pjesės islame tė popullsisė: 55% sunitė dhe 15% bektashinj (pa llogaritur Kosovėn); sė dyti sepse shqiptarėt duhet tė kishin njė faktor mė tė fortė pėrbashkues qė t'i afronte nga Evropa e krishterė qė do tė vendoste pėr fatin e tyre. Sė treti edhe pėr shkak tė lidhjeve tė forta qė njė pjesė e shqiptarėve kishin me Turqinė e cila, nga njė pjesė e rėndėsishme e atyre qė nisėn lėvizjen nacionaliste shqiptare me Lidhjen e Prizrenit, ende konsiderohej si mbrojtėse e interesave tė shqiptarėve nga synimet serbe dhe greke. Megjithatė si frymė e nevojės pėr tolerancė fetare dhe bashkėpunim tė tė gjithė shqiptarėve nė emėr tė kombit pėrpjekja e Naimit duket se triumfoi, ndonėse nėn tė tjera simbole dhe heronj. Konteksti i pėrmendur mė sipėr bėri qė nė procesin e ndėrtimit tė identiteti nacional shqiptar tė marrė pėrparėsi njė tjetėr mit i ekzaltuar nga poema tjetėr e Naim Frashėrit "Historia e Skėnderbeut" kombinuar me thirrjen e njė tjetėr rilindasi, katolik ky qė i shėrbente perandorisė otomane nė atė kohė, Vaso Pasha: ai nė thirrjen tij nacionaliste iu drejtua shqiptarėve me poemėn "O moj Shqypni" (botuar mė 1878-1880) qė shėrbeu pastaj pėr tė ngritur fenė shekullare tė nacionalizmit shqiptar: Mos shikjoni kish a xhamija, / feja e shqyptarit asht shqyptaria. Ky mit apo konstrukt historik u bashkua me mitin e Skėnderbeut i cili kishte luftuar nė shekullin e 15 kundėr turqve. Ky hero i krishterimit u rimor nga nacionalistėt shqiptarė, por duke iu zhveshur pak nga pak pėrmbajtja fetare dhe duke u kthyer nė njė hero shekullar tė nacionalizmit shqiptar, si njė luftėtar qė kishte luftuar pėr ēlirimin e mėmėdheut. Nė kėtė frymė ėshtė trajtuar ai edhe nga Naim Frashėri nė poemėn e tij Historia e Skėnderbeut. Krujė o qytet i bekuar / prite prite Skėnderbenė / po vjen si pėllumb i shkruar / tė shpėtojė mėmėdhenė. Kur trajtohet miti i Skėnderbeut si mit pėrbashkues i shqiptarėve nuk duhet injoruar edhe argumenti sipas tė cilit fakti qė Skėnderbeu kishte pasur edhe fe tė krishterė edhe muslimane i jepte figurės sė kėtij heroi njė ambiguitet qė e bėnte mė tė pranueshėm pėr tė gjithė shqiptarėt edhe nga pikpamja fetare.

    Shqipėria e pavarur
    "Shqiptarėt e fillimshekullit, shkruan Abaz Ermenji nė librin "Vendi qė ze Skėnderbeu nė historinė e Shqipėrisė", ishin tė grupuar rreth ndjenjės fetare ose krahinore, e njihnin vehten tė Krishterė ose Myslimanė, Gegė ose Toskė, Dukagjinas a Kurveleshas dhe jo bij tė nje kombi nė kuptimin e sotshėm tė fjalės".

    Shekulli i XX, veēanėrisht pas shpalljes sė pavarėsisė mė 1912, ėshtė shekulli i procesit tė ngjizjes nacionale tė shqiptarėve nė frymėn e Naim Frashėrit, Vaso Pashės dhe rilindasve tė tjerė pėrkrah tyre. Pėrsa i pėrket raportit tė fesė me nacionalizmin, ky proces karakterizohet nga dobėsimi i ndjenjave tė identitetit fetar e krahinor nė favor tė identitetit nacional. Ky proces u krye qoftė nėpėrmjet dobėsimit tė ndjenjave fetare nė favor tė fesė shekullare tė nacionalizmit qoftė nėpėrmjet vėnies sė klerikėve mė tė rėndėsishėm nė shėrbim tė ēėshtjes kombėtare.

    Ortodoksėt shqiptarė panė nė krye tė tyre Fan Nolin i cili ishte njėherėsh njeri politik dhe njeri i penės dhe konsiderohet si figura qė luftoi mė shumė se kushdo tjetėr pėr krijimin e kishės autoqefale ortodokse shqiptare. Pasi Shqipėria u bė e pavarur, mbreti Zog mbėshteti krijimin e kishave autoqefale "kombėtare", me qėllim qė tė dobėsonte ndikimin e huaj (veēanėrisht grek). Po ashtu katolikėt shqiptarė, kampioni i tė cilėve mund tė konsiderohet Gjergj Fishta, nuk e ndanė asnjė ēast veprimtarinė e tyre fetare nga ajo politike nė favor tė ēėshtjes kombėtare. Poema epike e Fishtės "Lahuta e Malėsisė" i ngre hymn luftrave tė shqiptarėve kundėr "shkjaut", armikut serbomalazez nė Veri, aq sa deri nė periudhėn komuniste Fishta konsiderohej si poeti kombėtar ndėr shqiptarėt e Veriut.

    Edhe nė Kosovė, ku mbi 90% e shqiptarėve janė myslimanė dhe ku pėrkatėsia fetare muslimane ka luajtur njė rol mė tė rėndėsishėm sesa nė Shqipėri pėr t'i dalluar shqiptarėt nga serbėt e krishterė, ka mbizotėruar kjo frymė. Edhe atje pakica katolike e shqiptarėve gjatė gjithė historisė sė shekullit XX qė konsiderohet ende i pambyllur nė Ballkan pėrsa i pėrket ēėshtjeve kombėtare, e ka ndjerė veten pjesė e pėrpjekjeve tė shqiptarėve muslimanė tė Kosovės qė luftonin pėr pavarėsi ndaj sllavėve tė krishterė.

    Feja dhe komunizmi
    Ai qė e ēoi nė ekstrem frymėn e mitit "Feja e shqiptarit ėshtė shqiptaria" ishte bash Enver Hoxha. Nė ethen e tij pėr pushtet absolut ky diktator u udhėhoq nga dy ideologji, ajo nacionaliste dhe ajo komuniste. Madje dora dorės qė komunizmi si fe pėrbashkuese dhe frymėzuese e humbi fuqinė e vet, Hoxha i mėshonte gjithnjė e mė shumė elementit kombėtar nė propagandėn e tij. Sipas historianit Bernd Fisher me gjithė pikpamjet radikale staliniste tė Enver Hoxhės, thelbi i politikave tė tij ishte nacionalizmi: trajtimi i tij i ashpėr ndaj komuniteteve fetare duhet parė sė pari nė kėtė drejtim. Nė fakt, pas prishjes me Bashkimin Sovjetik, ai e hoqi monumentin e Stalinit nga sheshi qendror i Tiranės dhe vendosi aty monumentin e Skėnderbeut. Nė luftėn e tij propagandistike gjithnjė e mė shumė i mėshonte idesė sė rezistencės sė popullit shqiptar ndaj perandorive tė mėdha historike. Nė vitet '60 Hoxha kreu pėrpjekjen mė radikale pėr ērrėnjosjen e fesė nga skena politike. Moton e Vaso Pashės ai e aplikoi ad literam dhe e bėri Shqipėrinė tė parin shtet "ateist" nė botė. Nėn regjimin e tij lufta ndėrmjet "dasive fetare", siē quhej nė propagandėn e kohės, u kthye nė njė luftė kundėr fesė nė tėrėsi, luftė nė tė cilėn integroi edhe elementin ideologjik marksist me vizionin ateist tė botės dhe thėnien e famshme tė Marksit "feja ėshtė opium pėr popullin". Duke patur pėr qėllim zėvendėsimin e pėrkatėsive tė ndryshme fetare me njė besnikėri tė plotė ndaj Partisė dhe ideologjisė sė saj nacional - komuniste Hoxha predikonte vazhdimisht se katolicizmi, islamizmi dhe ortodoksia ishin filozofi tė huaja tė futura nė Shqipėri nga elementė tė huaj, tė cilat nė thelb tė tyre kėrcėnonin integritetin e kombit. Priftėrinjtė dhe hoxhallarėt u pėrqeshėn si relike prapanike tė sė kaluarės tė rekrutuar si agjentė tė fuqive tė huaja pėr tė minuar nacionalizmin shqiptar. Mė 1967 komunistėt shqiptarė ndaluan tė gjitha praktikat fetare, duke mbyllur kisha dhe xhami tė shumta dhe duke i kthyer ato nė kinema, salla sportive, bar-restorante dhe magazina. Duhet vėnė nė dukje se jo tė gjitha komunitetet fetare u trajtuan nė tė njėjtėn mėnyrė: nė mėnyrė tė veēantė kisha katolike u pėrndoq mė rreptėsisht, ndėrsa sulmi mbi islamin dhe kishėn ortodokse ishte shumė mė i frenuar. Kjo jo aq pėr arėsye tė pėrkatėsisė fetare myslimane tė origjinės sė Hoxhės dhe shumicės sė shqiptarėve (nė fakt Hoxha nė qėndrimet ndaj klerit katolik nė njė farė mėnyre radikalizoi njė qėndrim qė e kishte mbajtur edhe Mbreti Zog ndaj kishės katolike) sesa pėr shkak se kleri katolik kishte mbajtur qėndrime tė forta antikomuniste gjatė Luftės sė Dytė si dhe pasi ishte mė i mirėorganizuari dhe mė i lidhuri me botėn perėndimore qė konsiderohej si armik kryesor i komunizmit, ndėrkohė qė kleri musliman dhe ai ortodoks qėndroi mė pranė komunistėve gjatė Luftės sė Dytė dhe nuk kishte lidhje jashtėshqiptare, madje thuajse nuk kishte asfare personalitete me rėndėsi dhe karizėm.

    Periudha post - komuniste
    Ėshtė vėshtirė tė pėrcaktohet qartė se si i gjeti shqiptarėt rėnia e komunizmit nga pikpamja se si e perceptonin ata veten pėrsa i pėrket besimit. Gjatė kohė sė Enver Hoxhės kishte pasur shumė martesa tė pėrzjera tė tė tre feve si dhe shumica, veēanėrisht ata tė lindur dhe edukuar nė regjimin komunist, kishin njė vizion shekullar dhe materialisto ateist pėr botėn.

    Gjithsesi, pas pėrmbysjes sė komunizmit, besimi fetar rifitoi pjesėrisht rėndėsinė e tij nė jetėn e shqiptarėve tė zakonshėm, nė ndonjė drejtim duke ringjallur edhe ndarjet e vjetra fetare. Megjithatė miti i ri qė zuri vend nė imagjinatėn kolektive tė shqiptarėve ishte ai "E duam Shqipėrinė si gjithė Evropa!", parullė kjo qė u hodh nė kohėn e lėvizjes studentore tė vitit 1990. Intelektualėt dhe politikanėt nė Shqipėri patėn njė orientim tė pėrgjithshėm se aleati kryesor i Shqipėrisė duhej tė ishte Perėndimi veēse jo i perceptuar nga pikpamja e identitetit tė tij fetar tė krishterė, por si njė sistem politiko shoqėror i demokracisė dhe lirisė sė besimeve dhe ideve. Kjo nuk pengoi edhe njėfarė debati lidhur me raportin - pėrsa i pėrket fesė - qė duhet tė mbante Shqipėria me Perėndimin "e krishterė" apo me Turqinė dhe Lindjen e Mesme "muslimane". Nė kėtė drejtim ranė nė sy edhe dy qėndrime radikale tė pėrkundėrta: Pati grupime qė e trajtuan ndalimin e fesė nga Hoxha edhe si njė tė keqe qė kishte pasur njė tė mirė tė madhe, sepse tani tė gjithė shqiptarėt do tė mund dhe duhej tė ktheheshin nė fenė e tė parėve, krishtėrimin. Por pati edhe qėndrime, tė ndezura mjaft nga konflikti nė Kosovė, qė mbrojtėn tezėn e kundėrt se identiteti fetare musliman i shqiptarėve kishte qenė njė faktor i rėndėsishėm pėr ruajtjen e tyre nga asimilimi sllavoortodos, se prandaj shqiptarėt muslimanė ishin mė shqiptarė sesa ata tė krishterė; teza qė dikush i ēoi deri nė idenė se heroi kombėtar i shqiptarėve nuk duhej tė ishte Skėnderbeu qė i kishte luftuar Turqit, por nipi i tij Hamza Kastrioti qė u kishte shėrbyer turqve kundėr Skėnderbeut dhe aleatėve tė tij tė krishterė. Edhe lėvizja e ish presidentit Berisha, qė e bėri Shqipėrinė anėtare tė Organizatės sė Konferencės Islamike nė dhjetor 1992, ndezi shkėndijėn e kontradiktave. Opozita e atėhershme dhe pjesa mė e madhe e botės intelektuale shqiptare e dėnoi kėtė pjesėmarrje. Njė faktor i rėndėsishėm qė ndikoi nė kėtė dėnim ishte se shqiptarėt e quanin ende tė pambaruar procesin e tyre tė rifitimit tė identitetit evropian si dhe fakti qė fqinjėt aspak dashamirės (ortodoksė) tė Shqipėrisė janė pėrpjekur ta perceptojnė identitetin e shqiptarit jo vetėm nė kuadrin etno-gjuhėsor, por gjithashtu edhe nė kuadrin fetar, duke i etiketuar shqiptarėt si njė komb "musliman" ose si "fondamentalistė muslimanė", njė proēes ky i cili e vuri nėn presion karakterin shekullar tė identitetit shqiptar e qė, nga ana tjetėr, rrezikonte tė komprometonte pėrpjekjet e shqiptarėve nė Kosovė pėr pavarėsimin e tyre nga serbėt. (Shqipėria i ka ngrire marredheniet me kete organizatė qė nga janari 1999).

    Pėrgjithėsisht elita kulturore shqiptare si ajo nė Shqipėri ashtu edhe ajo nė Kosovė dhe Maqedoni ka vazhduar traditėn e kundėrvėnies ndaj tentativave qoftė nga brenda qoftė nga jashtė pėr tė njesuar fenė me kombėsinė tek shqiptarėt, duke propaganduar shekullarizmin dhe "ekumenizmin" shqiptar si tė vetmen rrugė shpėtimi ndaj ndarjeve tė brendshme fetare (ose pėrpjekjeve tė njė feje tė vetme (islame)). "Nė se zbrazėtia qė la pas komunizmi mund tė mbushet me diēka, nga ndonjė lloj bindjeje ose besimi kombėtar, ky duhet tė jetė besimi qė shqiptarėt janė njė komb i ekumenizmit, qė ēojnė pėrpara traditėn e njerėzve si Naim Frashėri, Fan Noli dhe Gjergj Fishta", shkruan Shkėlzen Maliqi mė 1997. Edhe elitat politike shqiptare, e orientuar kah njė pragmatizėm politik nė funksion tė rimėkėmbjes sė vendit ajo nė Shqipėri dhe kah ēėshtja kombėtare ajo nė Kosovė dhe Maqedoni, i kanė mėshuar kėtij drejtimi shekullar proevropian tė shqiptarėve.

    Pas gjithė gjasave kjo prirje shekullare, ekumenike me vėshtrim nga Perėndimi, do tė mbetet prirja dominuese edhe nė kohėt e pritme nė botėn shqiptare.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga lis : 11-04-2004 mė 13:42 Arsyeja: per te dalluar repliken time me shkrimin ne forum
    "Nene Shqiperi mos kij frike se ke djemte ne ha-merr-ike"

  10. #10
    Perjashtuar nga Mod. Maska e IllyrianWarlord
    Anėtarėsuar
    05-04-2004
    Postime
    40
    se pari une kame respekt ndaj bektashve shqiptar.

    por une nuk kame respekt ndaj tradhtarve si ti, te cilet mendojne se turqija na pruri te miren.
    nuk kame respekt ndaj personave, te cilet nacionalizmin dhe atdhedashurin e vellezerve frashri e spjegojn me perkatsin e fes.

    dicka per bektashet:

    deri ne ardhjen e everit ne pushtet qendra botrore e bektashve ka qene ne tirane.
    bektashet kane qene te detyruar ta leshojn turqin mbasi janiqaret tentuan ta mbarin pushtetin mbi veti, udhheqsi i atehershem deklaroj reformim te ushtrise turke ne stil evropian dmth. janiqaret ishin detyruar te zhduken dhe nuk do te luashin kurrfare roli ne politiken turke..... etc etc

    nese nuk e dine cka kane qene janiqaret
    janiqaret kane qene njesi speciale per mbrojtjen e sullatanit dhe per ndonje betej ma te veshtire. ne fillimin e kesaj njesije shumica kane qene te huaj dmth. femij te zgjedhur dhe te vjedhur nga shqiprija dhe nga vende tjere ne te cilet sundojshin osmanet. i kane edukuar me nje qellim se sulltani eshte baba i tyre dhe te bejne qdomos per te.... etc etc

    por me siguri ti i di te gjitha kto gjera se je bektashian dhe ardhurues i turqis.
    ko-q-et e turqeve po te presin nxito e puthi

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    23-06-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    116
    Bektashianet, Nacionalistet me te medhenj te Kombit????????


    Si matet Nacionalizmi ose Patriotizmi??

    Dhe pse nuk qenkan katoliket nacionalistet me te medhenj??
    Pse nuk qenkan myslimanet e tjere nacionalistat me te medhenj???
    Po me ortodokset si qendron puna, pse nuk jane ata nacionalistet me te medhenj??


    Apo edhe ne kete teme si ne tema te tjera ketu ne Forum kerkohet indirekt te arrihet percarja mbi bazen fetare????

    Se eshte jo vetem afer mendjes por tashme e vertetuar katerciperisht qe myslimanet,katoliket, ortodokset etj kur kane luftuar per Shqiperine kane luftuar si shqiptare dhe jo si myslimane,katolike apo ortodokse.

    PRANDAJ DO TE ISHTE MIRE QE PERPJEKJET PER TE PERCARE SHQIPETARET NE KETE FORUM POR EDHE TJETERKUND TE MERRNIN PERGJIGJEN QE MERITOJNE.

    Por sic duket administratoret e forumit ja kane vene detyre vehtes nje gje te tille se ndryshe nuk ka se si te shpjegohet larmia e perpjekjeve per te ngjallur Fondamentalizmin fetare dhe me kete percarjen e shqipetareve mbi baza fetare ne shume tema te hapura ketu.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga kastriot : 12-04-2004 mė 06:26

  12. #12
    i thare
    Anėtarėsuar
    23-06-2003
    Vendndodhja
    u.s.e
    Postime
    384
    Shqipetaret bektashinje kane kontribuar shume dhe kontributin e bektashinjve nuk mund ta mohoje asnjeri nga ata qe vijne ketu edhe fundosin nacionalizmin shqipetar per te ngritur ate katolikocentrik.
    Kastriot katolicizmi te ka mbyllur syte dhe je bere me keq se Papa i Romes.
    Duhet te arrish te kuptosh se bektashinjte ishin majsa e perandorise osmane ne te cilen shqipetaret e jetuan per 500 vite me rradhe.
    Eshte fat i madh qe shqipetaret kane nje alfabet thuajse te njejte me ate turk dhe mos haro se jemi ne shqipetaret qe kontribuam ne themelimin e Turqise se sotshme.
    Turqia eshte partner i shqipetareve dhe shqipetaret kane besim te patundur per te mirat qe ne i dhame perandorise osmane, kesaj mbreterie te botes per 600 vitet e kaluara.
    "Nene Shqiperi mos kij frike se ke djemte ne ha-merr-ike"

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-04-2002
    Postime
    876
    Lis,

    vazhdo temen. Shkruej per patriotet shqiptare te sektit bektashij.
    Vetem keshtu i nderon e ban qi shqiptaret e sotem me u njofte me to.

    Budallalleqet si : "...katolicizmi te ka mbyllur syte dhe je bere me keq se Papa i Romes..." (edhe ma i keq se Papa i Romes!!! Shume e ke fye!) sic i drejtohesh ndokujt, nuk i sherbejne qellimit te cilit kjo teme duhet me i sherbye.

    Po citoj dicka prej nji shkrimit te Mergim Korces per Baba Rexhebin:
    "...Duke biseduar njė ditė me Baba Rexhebin rreth besimeve tė ndryshėme fetare si edhe normave tė feve tė ndryshėme, hidhet njė zonjė dhe thotė : Gjatė njė viti qė banova nė Itali, me qė pėrkundruall shtėpisė ku banoja ndodhej njė kishė e vogėl katolike, shkoja herė mbas here nė kishė, i lutesha Zotit dhe ndizja ndonjė qiri. Kam bėrė gjynah duke vepruar kėsisoji ? Baba Rexhebi vuri buzėn nė gaz dhe i pėrgjigjet : Aspak moj bija ime. Tė gjitha besimet monoteiste besojnė nė tė njėjtin Zot dhe i luten tė njėjtit Zot. Edhe ti i je lutur po atij Zot, tė Vetmit, tė Madhnueshmit dhe Mėshirėplotit ! Edhe kisha ku i je lutur ti, ėshtė Shtėpia e Tij, shumė mirė ke bėrė. Ti nuk kishe as teqe e as xhami ku tė luteshe. Dhe mbani vesh tė gjithė, na u drejtua neve, Zoti ėshtė njė dhe i njėjtė pėr tė gjithė besimtarėt monoteistė dhe janė veē njerėzit e ashtuquajtur fetarė qė, pėr qėllime tė caktuara pushteti, mbjellin pėrēarje edhe konfuzion nė mėndjet e njerėzve duke predikuar dasira ndėr ta..."

  14. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    Oakland, CA
    Postime
    738
    O Lis o klluf njeri, a e di ti se gjurmet e para te shqipes se shkruar shkojne pas ne shekujt 15-16? A k degjuar ti per Mesharin e Gjon Buzukut (1455 me duket) ose per Formulen e Pagezimit dhe Fjalorin e Fon Harfit? A ke ber shkolle ti o njeri apo jeton ne shpelle?

    Turqia eshte zanafilla e te te gjitha keqijave qe ka shqiperia sot. Ata na pushtuan dhe mbollen injorance per 500 vjet kurse ti thua qe i kemi miqte me te mire. Sipas kesaj logjike idiote edhe serbomalazezet qe pushtuan veriun e shqiperise gjate luftes se pare boterore i kemi aleate te mire!!

Tema tė Ngjashme

  1. Rexhep Qosja: Moisiu nderoi tradhtarin Rugova
    Nga Arb nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 56
    Postimi i Fundit: 15-05-2007, 12:50
  2. Ku po shkon kombi shqiptar?
    Nga ARIANI_TB nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 18-01-2007, 05:47
  3. Ndarja e popullit Shqiptar nga ai "Kosovar" dhe anasjelltas!?
    Nga Albanino nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 125
    Postimi i Fundit: 06-02-2006, 14:17
  4. Informacion i pėrgjithshėm mbi Republikėn e Shqipėrisė
    Nga bastardi nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-05-2004, 16:05
  5. Janullatos: Nuk ka pėrparim me djegien e kishave dhe xhamive
    Nga Jesushaus nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 08-04-2004, 07:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •