Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925

    Arkitekt Petraq Kolevica

    Meqe pata dje nje kerkese lidhur me nje liber te arkitekt Petraq Kolevices, mendova qe sot te sjell dicka prej tij. Libri eshte botuar ne Tirane ne vitin 1997 nga shtepia botuese "MARIN BARLETI". Mban titullin "Arkitektura dhe diktatura"


    Libri nis me keto fjale perkushtuese (fq.3):


    “Para se te filloj te shkruaj keto faqe kujtimesh nga jeta ime profesionale, deshiroj te pershendes arkitektet e rinj te sotem e ca me teper ata te neserm, me keto vargje te poetit B. Breht:

    ‘Ju qe dolet mbi ate dallge,
    poshte se ciles u zhytem ne,
    kur te flisni per dobesite tona,
    kujtoni
    edhe kohet e erreta
    nga te cilat shpetuat.’





    Parahyrje (fq.5)

    „Duke qene nje nga te paktet arkitekte qe kane mbetur prej atyre te cilet kaluan nje jete profesionale intensive ne kushtet e diktatures komuniste ne Shqiperi dhe ndoshta i vetmi qe mund te shkruaje me gjer per sa pesuan arkitektet dhe arkitektura ne ate kohe te mbrapshte, e ndiej per detyre te rende morale e madje historike, te hedh drite mbi te vertetat e hidhura te cilat duhet t'i dine ata qe do te vine. Ky eshte qellimi i ketij shkrimi. Nese dikush tjeter ka per te thene me teper, ben mire te mos heshte.





    Nga fundi i librit (fq 100-105):


    „LEHJET E ZAGAREVE“

    fundi i vitit 90 e fillimi 1 91. Dalla e fuqishme popullore per Liri e Demokraci, nuk mund te ndalej me. Ajo pot rondiste themelet e sistemit komunist. Diktatura ishte ne grahmat e fundit…U lejua pluralizmi politik. U formua Partia demokratike dhe filloi botimi i organit te saj, gazeta "Rilindja Demokratike". Me 5 janar 1991, ne numrin e pare te kesaj gazete, emri im ishte shenuar ne krye te listes se anetareve te Keshillit Boutes.
    Te nesermen, me priten plot buzeqeshje e perqafime shokesh e miqsh e kercellitje dhembesh, nga ata qe po shkonin me erresiren.
    Nderkohe, perplasja e forcave te verbra te diktatures me urrejtjen popullore, ishte nje rrezik real, qe mund ta conte vendin ne gjaklderdhjen e vellavrasjes se pashoqe.
    Per kete ceshtje, ne numrin 3, te dates 9 janar 1991, u botua artikulli im me titull „Abetarja e se vertetes“. Ne faqen e pare, prej ketij artikulli, u mor e u shkrua me germa te medha ky paragraf:
    “Popullit, zot te fateve te tij, popullit, te afte te mendoje, i ka hije te luftoje jo me arme, por me die. Per demokracine, kjo eshte abetarja e se vertetes.“
    Ne ato dite enuziaste, emri im ishte bere i dashur e i respektuar me fort nder miq, shoke e kolege te profesionit. Qysh ne mbledhjen e pare qe beme ne Institutin e Projektimeve Nr.1, ne mbeshtetje te demokracise qe po lindte, ne anen e Partise Demokratike, kaluan rreth 90 vete.
    Mirepo, zagaret, pjelle dhe mbrojtes te sistemit qe po permbysej, meqenese nuk mund te kafshonin dot, filluan te angullinin e te lehnin, qe nga fundi i humneres, ku i flaku koha.
    Me 26 janar 1991, ne gazeten Rilindja demokratike“ botova nje artikull, te cilin po e ribotoj te plote ketu poshte:


    PO ARKITEKTURA?

    Shumekush, posa te lexoje titullin e ketij shkrimi, mund te thote: "C'halle kemi ne, e perse na folka ky!". I japim te drejte, por perseri kembengulim ne mendimin tone se eshte rasti urgjent te flasim sot, madje me ze te larte per arkitekturen. Pse?, do te pyesni ju.
    Sot po degjohen perhere e me shume thirrjet per investime te firmave te huaja ne ndertimet tek ne. Thuhet se do te ndertohen hotele ne Tirane e neper plaghe. Thuhet se puna e projektimit ka filluar, por eshte ironia e historise sone te dhimbshme kjo qe do te pershkruaj me poshte:
    Pallati i Kongreseve dhe Muzeu ne forme piramide ne Tirane, u prjektuan ne fshehtesine me te madhe prej nje njeriu dhe prej arkitekteve te zgjedhur sipas preferences se tij, te cilet punuan te izoluar ne nje vile te posacme e me roje te armatosur te porta.
    Perseri, po i njejti njeri, me arkitekte te zgjedhur sipas preferences se tij, po punon ne fshehtesine me te madhe, tek e njejta vile, per te projektuar, ne bashkepunim me vilat e huaja, hotelet e rinj, etj.
    Po, mire. C'te keqe ka? - do te thoni.
    Dihet se arkitektura ne cdo kohe, nder te tjera, ka shprehur nje ideologi te caktuar. Arkitektura e Pallatit te Kongreseve apo Muzeut, qe permendem, shprehin nje ideologi qe s’ka te beje me ideologjine demokratike, e cila duhet te shprehet me ndertesat per turizmin, etj. A mund t'i beje keto dy lloj ndertimesh i njejti arkitekt? Jo! Themi jo, se historia e arkitektures boterore na tregon te kunderten: Kur fitoi Revolucioni socialist ne Rusi, dhe bota perparimtare pershendeste krijimin e nje shoqerie te re, arkitektet e medhenj moderne Le Korbusje, Gropius, Majer, etj. u sulen te ndertojne atje e moren pjese ne konkursin nderkombetar per prjektin e Pallatit te Sovjeteve, por ata u larguan posa filloi te sundoje ideologia totalitare ne arkitekture, qe ishte under aspiratave te tyre demokratike. Te njejten gje bene dhe vete arkitektet moderne sovjetike, qe ishin ne pararoje, por pastaj i thyen lapsat. Deshirojme te flasim qarte: Ne keto pak rradhe nuk marrim dot persiper te bejme vleresimin e kesaj apo asaj ideologjie, nese eshte e mire apo e keqe. Ne kembengulim vetem tek ky mendim: Ai artist, qe e ka vene artin e vet ne sherbim te nje ideologjie, nuk e braktis dot ate per t'i sherbyer nje dite te bukur nje ideologjie tjeter teresisht te kundert me te paren. Ai do te lartesohet, kur ajo ideologji eshte ne ngritje dhe do te shembet ne u shembte ajo. Historia e artit boteror kete e thote qarte.
    Ja per shembull, Marcelo Piacentini, arkitekti i talentuar italian, qe shprehu ideologjine fashiste te glories romane ne arkitekture, qe s'mund te krijonte me ne kushte te rejsa te shoqerise italiane te pasluftes.
    Skulptori Tomski, qe apti bere monumentin e Stalinit, s’mund te bente dot nje monument te Jan Palahut!
    Po ja qe arkitekti yne mendon, se mund te kaloje lehte nga nje lloj arkitekture tek tjetra!
    Para njezet vjetesh ecem drejt nje arkitekture moderne, por shpejt filluan nofkat „moderniste“ e „borgjezo-revizioniste“. Nder te tjera keto i tha edhe arkitekti, qe ka shkuar disa here ne Itali e gjetiu per ta mesuar ate arkitekture e qe po rreket te na beje hotelet me firmat e huaja, por harron se ai qe ka shkuar dikur per ta pare dhe eshte entuziazmuar nga Muzeu dhe shtatorja e Kim Ir Senit, nuk e ndjen dhe nuk e kupton dot qendren kulturore Pompidu!.
    Te dashur kolege! Kemi fatin te jetojme kohen e transformimeve te medha. Deri dje pritej te behej gjithe Evropa si Shqipeira. sot Shqiperia po kerkon te behet si gjithe Evropa. Tani priten te hapen portat prej nga do te hyjne firmat e huaja e te bejne shume ndertime ne vendin tone. Kush do t’i projektoje keto objekte?
    Para disa ditesh me theri fort ne zemer, kur pashe ne televizion nje tregtar te huaj te paraqiste projektet qe do te zbatoheshin tek ne. E duam doren e huaj ta shtrengojme fort si doren e mikut dhe duam te ecim me ta krah per krah. Kemi nevoje per ndihme dhe duam te punojme, por jo si raja. I perbuzim fjalet e atij paralliut grek, qe na u mburr duke thene: "Juve jeni aq te varfer, sa tani nuk refuzoni asnje propozim". Nuk na e merrte mendja te mos ia kishte mesuar e ema, qysh femije, rregullat e miresjelljes ne shtepine e mikut!.
    Zyrtare, qe kini sot ne dore lidhjen e kontratave me firmat e huaja! Mos marroni se universiteti yne ka nxjerre per gati 30 vjet me rradhe quadro qe e kane treguar veten se s’jane te fundit ne bote! Populli yne thote: "Kali i mire do mejdan". Hapuani specialisteve tane mejdanin. Beni lidhje me firmat e huaja ku te gjejne kushte te pershtatshme pune specialistet tane. Mos e varferoni edhe me tej vendin, duke i shtyre ata te bjerrin rinine e aftesine "Te dheu i huaj" e te hane buken e hidhur te mergimtarit.
    Te dashur kolege! Per vite me rradhe ju lane pa libra e pa revista arkitekture. Shume, shume pak prej jush paten mundesi te shohin dicka nga arkitektura moderne boterore. Nuk jeni te pergatitur per te perballuar detyrat e medha, qe dali perpara sot. E megjithate kerkohet te behet mbinjerezorja! Arkitekturen ne Shqiperi na duhet ta bejne arkitektet shqiptare" I duam dhe i mirepresim arkitektet e huaj moderne me me shume talent e pervoje nga ne. Duam te mesojme, po te themi dhe fjalen tone.
    Ju e dini rolin qe luajti Le Korbuzje ne futjen e arkitektures moderne ne Ameriken Latine, po te mos harrohet se ai atje gjeti nje pleiade te tere arkitektesh vendas entusiaste, Si Oskar Nimajer e Lucio Kosta me shoke. Prandaj guxoj ta perseris: arkitekturen moderne ne Shqiperi na duhet ta bejne arkitektet shqiptare! Te dashur Kolege! Perpiquni per kete. Kerkojeni kete. Coseni zerin ta degojojne ata qe lidhin kontrata me firmat e huaja, ku ju te hyni jo si argate te thjeshte, po si bashkepunetore te denje. Shkeleni, shtypeni me force ne fund te ndergjegjes suaj kompleksin e inferioritetit te kultivuar nga kushtet e kohes dhe shiheni syhapur, drejt, diellin qe po lind. S’ka gje se ju lotojne stye. Jane lot gemimi! Nga ju arkitekte te lodhur, te munduar, te percmuar, te dezilozionuar, pritet te dalin sot heronj. Jo heronj me shpata jatagane, po me moral te larte patriotik. Te tille kerkohet te jini juve, qe do te kini fatin te projektoni ndertesat e para demokratike te Shqiperise se neserme. U vafte mbare!




    Me 31 janar 1991, dmth pas 5 ditesh te botimit te artikullit, mora nje leter anonime te mbushur me ndyresira. Kete leter e kam ruajtur tok me dokumenta te tjera, per ta pare ata qe do te vine pas nesh se c’fytyre kishin te pafytyret e kohes sone.
    Pas fitores se Partise Demokratike me 22 mars 1992, mora persiper kryerjen e refomes se ISP Nr.1 e Nr.4, duke shkuar atje si drejtor.
    Se c’bera mire e keq ne ate pune, do ta thone neser njerzit gjakftohte. Une sot them vetem se e bera ne menyren me te hapur e demokratike, me paanesine me rigorose dhese munda te shpetoj faren per rimebkembjen e atyre institutevev, qe do te ishin shkaterruar perfundimisht.
    Por edhe ketu, lehjet e zagareve nuk pushuan.
    Mora disa letra anonime me ofendim e kercenime, te cilat nuk vlenin me shume se sa t’i grisja e t’i hidhja ne plehrat prej nga kishin dale. Ne ato dite nuk ishte e vestire ta gjeje se c’ndyresire i kishte shkruar ato letra, por s’meritonin t’u kushotje vemendje as nje minute.
    Per me teper, une e dija se H.Hajne, per kesi rastesh, thote:


    Me e tmerrshmja nga te gjitha
    eshte lufta me instiktet,
    qe kane per arme qelbesiren,
    dyluftimi me nje cimke,
    se dhe ta shtypesh,
    ajo te ndyn.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Postmodern
    Anėtarėsuar
    16-08-2003
    Vendndodhja
    prishtine
    Postime
    137

    Ark, Kolovica….

    Ark, Kolovica….

    Mendoj se ka te drejt ne gjithe at qe thot, tek ne ka pak arkitekt qe mendoj ne menyre globale…arkitekti I nderuar, I njef mire rrethana tona, e njef mire arkitekturen shqiptare, I njef mire rryma botrore…, mire I trajton problemet tona demografike, sociale, kulturore…

    Le Korbusje, Gropius, Majer..kan qen arkitekt qe e kan karakterizuar shekullin e shkuar, moderna ne arkitektur ka qen nje levizje me teper idealiste…nje shkeputje totale nga tradita dhe ornament, nje tendency per univerzalizim te vlerave, nje tendency per rendin e ri botror…
    P.Kolovica, gjithmon ka qen pro kesaj ne arkitektur dhe ne levizje shoqrore, vrehet shume lehte ne librine e tije “ Arkitektura dhe diktatura”

    Lexojeni!

    Rrespekt.
    It's the end of the world as we know it and I feel fine.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2007
    Postime
    12
    Respekt per autorin shum fjal inspiruese per mu si nje arkitekt i ardhshem :)

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e RinorZ
    Anėtarėsuar
    08-06-2008
    Postime
    325
    Ku mund t'a gjeje kete liber...

Tema tė Ngjashme

  1. Petraq Kolevica
    Nga ALBA nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 17-09-2015, 18:15
  2. In memoriam: Petraq Xhaēka
    Nga StormAngel nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-07-2004, 22:52
  3. Gjeologu Petraq Xhaēka
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-07-2004, 01:31
  4. Petraq Kolevica
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 08-04-2003, 15:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •