Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 30
  1. #21
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956


    DERVISH SHAQA ( 1912-1985 )

    U lind nė Llukė tė Epėrme tė Deēanit mė 1912. Rapsod i shquar popullor dhe i njohur nė tė gjitha trevat shqiptare. Devish Shaqa deri nė vitin 1956 jetoi nė Kosovė, mirėpo nė kėtė vit ju deshtė tė lėshonte Kosovėn pėrshkakė tė pėrndjekjes nga aksioni i njohur "mbledhja e armėve" qė ndėrmerrte nė atė kohė Sigurimi i Punėve tė Brendshme i Jugosllavisė (UDB-ja) kundėr shqiptarėve. Ai sė bashku me kolegun e tij tė kėngės Demush Neziri, u vendosėn nė Rashbull afėr Durrėsit. Aty e vazhdojė shprehjen e ndjenjave nėpėrmjet kėngės qė pėr tė ishte e vetmja mėnyrė e shprehjes sė dhimbjes qė kishte pėr familjen dhe vendlindjen qė pėr tė ishin tė ndaluara. Kėtė e shprehė nė kėngėn "Kur ta ktheva Kosove shpinėn, e lame bore e gjetem dimen...".

    Devish Shaqa nė Shqipėri e vazhdojė traditėn e kėndimit tė historisė sė vendlindjes sė tij. Nė vargjet e kėngėve tė tij tė pėr cjelluara me ēifteli pėrshkruhen kullat e gurta tė Dukagjinit, figurave kombėtare, patrioteve te devotshėm, trimave, luftėtareve te atdheut...

    Nė Rashbull Devish Shaqa arrin tė themeloj e tė udhėheqė grupin e rapsodit. Po mė kėtė grup nė vitin 1968 prezantohet pėr herė tė parė nė Festivalin e Folklorit Kombėtar ne Gjirokastėr. Qė nga kjo kohė sė bashku me kolegun e tij rapsodin Demush Neziri prezantojnė njė vargė kėngėsh tė cilat pėr disa gjenerata ende janė tė njohura si p.sh.: “Ē`jane keto gjame qe i bjen era”, “Prej Prokuplje deri n`Nish”, “Moj e mira porsi bora”, kėngėt pėr Azem dhe Shote Galicėn, Nak Berishen e shume e shume te tjera...

    Pjesa mė e madhe e regjistrimeve muzikore tė bėra nga Dervish Shaqa dhe kolegu i tij gjenden nė arkivin e Radio Tiranės.

    Pėrpos kėngėve popullore dhe tė pėrpunuar nga ai vetė, pėr Devish Shaqen ka kompuzuar edhe kompozitori Tish Daija si kėngėn “Feste te madhe ka sot Shqipėria” qė pėr disa vite ka dominuar nė pėrsėritjen e saj nė Radio Stacionin e Tiranės

    Populli ku ai kalojė pjesėn mė tė madhe tė jetės sė tij e mbanė nė mėndė si kėngėtar tė lindur qė kėndon pėr kėngėn dhe jo pėr para


    RAPSODET.com
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anėtarėsuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    Citim Postuar mė parė nga Jeton-photo Lexo Postimin
    te isha lutur, nese mundesh me me tregu si me gjete kengen e Shaban Polluzhes
    te kenduar nga Dervish Shaqa, te falemnderit,
    Jetoni
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anėtarėsuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    Brari shum e vertet historiku i Dervish shaqes se babi im e njifte shum mirź....
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  4. #24
    rrezja qe ngroh Maska e dielli qe lind
    Anėtarėsuar
    13-10-2005
    Vendndodhja
    Aty ku zhurma e dallgeve eshte muzike per veshet e mije.
    Postime
    181
    Per te birin e Dervish Shaqes ne ate kohe me kane thene se e ka spiunuar ai vete (D.Shaqa) tek sigurimi .
    Shpresoj qe mos te jete e vertete sepse nuk do te kishte monstruozitet me te madh.
    nuk me kujtohet

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anėtarėsuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    jo kurr ky asht propagand pa lidhje, cili bab spijunon djalin ?.........
    sidomos qe ai sklishte askend ne shqiperi , ai kishte nevoj per nji mac e jo per djel te vet...
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  6. #26
    i ē'regjistruar...
    Anėtarėsuar
    07-04-2006
    Postime
    736
    per nje njeri qe si i vetem ne dhe te huaj e fillonte diten me kenget e dervish shaqes te emetuara aso kohe nga radio tirana ose radio shqiperia ne ora 5 te mengjesit (besoni qe isha mese 1000 km larg dhe nje transistor i vogel i kapte ato vale, ndersa kur isha ne Kosove as 100 km larg nuk mund ti degjoja), pra per nje te ri si une ne dhe te huaj i vetem ne mes te nje lufte qe nuk ishte e imja, kenget kreshnike te tij, kenget atdhetare te tij, kenget patriotike te kenduara ne ate menyre qe te behej sikur po akteret po luanin ngjarjen para syve tu, normalisht se kishin nje vlere te madhe qe eshte e pamundur te pershkruhet me fjale, por.....
    edhe sot per nje njeri si puna ime, ne vend timin qe me ne fund eshte i lire dhe sovran, i rrethuar me nga kaq shume njerez qe i dua dhe me duan, prape se prape perjetimi nga degjimi i kengeve te dervish shaqes eshte i pamundur te pershkruhet me fjale :

    http://www.rapsodet.com/Dervish%20Sh...sh%20Shaqa.htm

  7. #27
    United States of Albania Maska e USA NR1
    Anėtarėsuar
    18-01-2010
    Vendndodhja
    KU
    Postime
    5,430
    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin
    i ngrati bac dervish.. jetonte ne rrashbull.. nji fshat afer rruges tiran-durres.. i banuar kryesisht me kosovare te ikur nga moti nga jugosllavia e pashiqve..
    baca dervish jetonte ne nji shpi perdhese me nji dhom e nji si furrik-kuzhine.. me pak oborr me lloc e ne shpi te tij ish nji minder i vjeter e nji kasetofon ose manjetofon qe ja kish sjell nga jasht ndoj kosovar diaspore dashamir i tij ose i biri qe e kish lan te vogel ne kosov kur kish ik..i cili sic duket kish emigrue ne zvicer ne koh te titos..
    ishte fukara baca dervish si krejt fshataret e shqiperise.. vec se dallonte prej nji kostumi qe dhe ate ja kishin sjell kosovaret nga jasht.. e prej kapucit (qeleshes) e cila dallonte se ish ma e bardh se e kafta.. krahasue me kosovaret vendas qe u ish ba e zez a kaf prej viteve e fukarallikut..
    baca dervish kish nji grue..sheqere i thoshin.. e urte puntore e fukara ne kulm..
    ajo i kish dy fmi..nji qik e nji djal.. nga martes e pare.. e fmija u rriten tuj njoft per bab bacen dervish..
    baca dervish e mbajke kryet lart sepse populli aty e dojshin po dhe autoritet lokale e nderojshin si rapsod qe u knon luftrave e heronjve e partis por dhe se.. disa kosovar qe punojshin per shokin kadri hazbi..sikurse shoki ajet e shoki shater e ndoj tjeter.. i vijshin ndoj her per vizit nji her ne 5 a 10 vjet.. e kjo ish gja e mire at kohe.. me te ardh nji oficir i partis ..edhe katundi te nderonte ma shum..
    mirpo nji dit sdi cka ndodhi e djalin e sheqeres.. e te baces dervish.. e arrestojne..
    nuk i kish ai djal besoj as 20 vjec..
    kuptohet se u arrestue per politik..
    e kuptohet sekjo asaj kohe ishte nji tmerr nji termet nji tragjedi..
    qindra te zeza i vijshin asaj shpije qe nji pjestar te saje e fuste sigurimi ne burg..
    prej asaj dite..baca dervish shkoj teposhte.. si ne shendet si ne humor..e kuptohet dhe ne kange.. pra e vran per se gjalli..

    e keshtu me kte brenge e hall i mbytun ne fukarallik.. iku nga kjo bote i ngrati baca dervish..

    ..

    kam pyet vite ma von.. nji djal te atij katundi e kojshi me bacen dervish.. cfar faji bani i biri dervish shaqes.. a ban me tregue..
    kurgja tha ska ba.. ka qen djal shum i mire tha.. vec se kish dasht me shkue ne kukes tek do kusherij.. e ne rrug e arrestojn dhe e akuzojn se..ke dasht me u arratis ne kosov e jugosllavi.. dhe e denojn me burg.. sic dinte me denue ai regjmi flliqt enverist..


    ..
    Brari edhe une jam nje fans i baces Dervish Shaqes por keto informata te tuajat kurre si kam degjuar interesant,Pershendetje

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Mik i Dervish Shaqės dhe i Selman Kadrisė
    Shkruan: Mustafė RUGOVA
    Brahim Uka - bardi i Podgurit (1)
    Duke i pėrkujtuar njerėzit e shquar, qėndrestarėt e popullit tonė, ata qė, nė rrugėtimin e tyre jetėsor, kishin pėrjetuar edhe ferrin e botės sė pėrtejme, vetėm pėr tė mos u gjunjėzuar me shpresėn se mosdorėzimi i tyre do t’i ndrise brezat qė vijnė, ne, pasardhėsit e tyre, duhet tė ndihemi krenarė qė i patėm dhe tė bėjmė ēdo gjė qė emri i tyre i mirė tė mos vdesė kurrė.
    Talenti i papėrsėritshėm
    Njėri prej tyre ishte Brahim Ukė Kabashi, nga Gurrakoci. Ai u rrit nė kullėn fisnike tė Kabashve, ku gjithe jetėn e tij nuk iu ndanė rrufetė e frikshme zeusiane.
    Gjenerata qė e kujton Brahim Ukėn, po shuhet; e me tė edhe shembėlltyra e tij e paepur. Janė tė pakėt ata qė sot u kujtohet kėnga e tij kushtrimtare, tingulli i ēiftelisėe dhe mbi tė gjitha talenti i papėrsėritshėm.
    Nuk ishte e lehte prandaj qė tė mbledhim dėshmi tė bollshme, por falė kujtesės sė Brahim Sadri Kabashit, tė njohur si Brahim Qorri, falė motres se Brahim Ukės, Nanės Time nga Tomoci, falė Avdyl Arif Kabashit dhe Sejdė Halil Rugovės nga fshati Cerrollukė, po nxjerrim nga pellgu i harresės kėto rrėfimė origjinale pėr tė zbardhė e pėr tė ngjallė para gjeneratave tė reja personalitetin e Brahim Ukės, burrit tė fortė dhe kėngėtarit tė papėrsėritshėm.
    Ne disa raste, pėr hir tė origjinalitetit dhe mbetjes besnik rrėfimit, e kemi ruajtur tė folmen e kujtesetarėve.
    Dervish Shaqa: kėnga e tij i ēon nė kėmbė edhe varret…
    Brahim Uka u lind rreth vitit 1905. Ishte djali i madh i Ukė Kabashit, i njeriut qė njė pjesė tė mirė tė jetės e kaloi me pushkė nė dorė. Pėr dallim nga i ati shtatvogėl, Brahim Uka ishte i madh sa njė lis dhe i bukur si djemtė e pėrrallave.
    Derisa nuk u bė burrė, ai nuk kėndoi nėpėr oda e dasma, por kur ia filloi, askush qė e njihte nuk dėshironte tė organizojė dasma e gėzime, pa e pasur Brahim Ukėn aty. Te shumtėn ai nuk kėndoi vetėm. Ka pasur plot kėngetarė tė shquar qė kėnduan me tė: Hysen Osmanaj, Sali Sadiku, Ali Kabashi, Dervish Shaqa, Azem Vrraga, Dan Xhaferi, Zenun Muja, Ramiz Muēolli e tė tjere.
    Shpesh e thoshte se, prej Qafės sė Morinės e deri nė Shalė tė Bajgores, prej Rozhaje e deri nė Korishė “nuk ka vend qė nuk kam kėnue… “
    Kur Dervish Shaqa iku nė Shqipėri, nė atė dimėr tė egėr, pasi e dėgjojnė duke kėnduar, disa mjeshtėr tė kėngės nė Malėsi, i thonė: Mėkat qė e ke braktis Kosovėn, sepse ajo sot mė shumė se kurrė ka nevojė pėr kėngėn tėnde!
    Dhe kėngėtari i pavdekshėm u pėrgjigjet: Po mė nderoni, po edhe mė plagoni me kėtė qė thoni, por sikur ju ta kishit dėgjuar Brahim Ukė Kabashin, nuk do tė thoshit kėshtu. Ai ėshtė atje dhe kėnga e tij i ēon nė kėmbė edhe vorret…
    Brahim Uka kishte dy shokė tė ngushtė: Selman Kadrinė, nga Cėrrca dhe Bardhok Miroshin nga Gurrakoci. Kanė qenė miq tė pandashėm. Kur ėahtė vrarė Miliq Kėrsta, njerėz tė informuar pohojnė se nė momentin e vrasjes Brahim Uka ishte me Selman Kadrine, sepse, me gjasė, eliminimin e gjakpirėsit tė shqiptarėve e kishin planifikuar sė bashku.
    Sipas marreveshjes, menjehere pas vrasjes Brahim Uka shkon nė Loxhė, ku e kishin ftuar nė njė dasmė, ndėrsa Selmani si duket fillimisht ia ka mėsy Junikut, pėr ta kaluar kufirin, por pa sukses.
    Menjėherė pas vrasjes sė Selman Kadrisė, xhandarėt e arrestojnė Brahim Ukėn dhe e dėrgojnė nė stacionin e policisė nė Dubovė.
    Ne favor te tij dėshmojnė 60 krushqit e Logjes, por edhe te dy defatoret qe ishin nė dasmė.
    Njėren prej defatoreve, Xhemilen, tė njohur pėr bukuri tė rrallė, e fusin nė burg dhe e torturojnė disa ditė rresht dhe, me ne fund, e detyrojnė ta vė gishtin nėn deklaraten qė u duhej xhandarėve, nė mėnyrė qė tė ishte kundėrthėnėse me atė tė Brahim Ukės. Ishta fjala pėr pėrcaktimin e kohės se kur ai kishte mbėrri nė Loxhė.
    Kur e dėrgojnė defatoren te gjykatesi hetues, ai e pyet pse ke deklaruar me ndryshe kur ke qenė nė polici?
    Ajo e zhvesh kurrizin dhe i thote: Po ta bėnin kėshtu, siē ma bėnė mua, edhe ti kishe thėnė atė qė kanė kėrkuar prej teje ta thuash!
    Pas njė kohe e lirojnė Brahim Ukėn. Kur shkon nė shtėpi dukej si kufomė, duart e tij ende ishin tė enjtura dhe tė nxira krejt, sepse ia kishin futur gjilpėrat nėn thonj pėr ta detyruar tė pranonte pjesėmarrjen nė vrasje. Afėr njė vit nuk ka mundur tė vijė nė vete nga torturat. Prej atėhere e tutje shendeti i tij merr teposhtėzen.
    Si duket edhe Selman Kadrinėe, meqė e kanė zėnė ende te gjallė, edhe ashtu tė plagosur pėr vdekje, e kanė torturuar qė tė tregojė se kush ishte me tė, por nuk kanė mundur t’ia nxjerrin asnjė fjalė.
    Ka tė ngjarė qė komploti ka qenė mė i gjerė, pas Miliqit ishte paraparė qė tė vriten edhe serbė tė tjerė, pjesėmarrės aktivė nė zullumet kundėr shqiptarėve.
    Kėndonte kėngė nga tė gjitha krahinat shqiptare dhe tė shumė zhanreve
    Brahim Uka kishte njė cikėl tė tėrė kėngėsh tė tė gjitha krahinave shqiptare qė i kėndonte me njė zė tė mrekullueshėm.
    Njera prej kėngėve tė preferuara tė tij ishte kėnga kushtuar Salih Shabanit, trimit qė vrau kapitetin e ushtrisė malazeze i cili, gjatė luftėrave ballkanike, udhėhoqi me terrorin serbomalazez nė pjesėn juglindore tė Dukagjinit, sidomos nė aksionin pėr ndryshimin e pėrdhunshėm tė fesė:
    Kush a’ burrė qe’ do vatanin
    Ta shjen mren’ Sali Shabanin,
    Qe e vrau Spir’ kapetanin…
    Brahim Uka ia kishte ndryshuar dy vargjet e para tė kėngės, sepse nė krye tė herės ajo kėndohej kėshtu:
    Kush a turk q’e fale Bajramin
    Qe gjinon ramazanin,
    T’ma shtjen mrend Sali Shabanin…
    Ai mėtonte qė kėngėve tė veta t’ua jepte pėrmbajtjen e saktė historike, sepse ndryshimi i fesė, ishte vetėm pretekst pėr terror. Sepse njėkohėsisht dhe me metoda tė njėjta barbare ishte bėrė dhe konvertimi i shqiptareve katolikė.
    Kėnga pėr Ahmet Delinė dhe pėr Kamer Loshin gjithashtu bėnin pjesė nė kėngėt e tij tė zemrės.
    Brahim Uka e dinte pėrmendėsh krejt Lahutėn e Malcis’, vargun hyjnor tė popullit, kėngėn e “Shqipnise Etnike” dhe, shpeshherė, jo vetėm nėpėr dasma, kėndonte pjesė tė saj, duke perzier nė keto raste mekamin e Podgurit me atė tė lahutarėve malėsorė. Vinin pastaj kėngėt pėr Isa Boletinin, Jakup Ferrin, Mahmut Dacin, Shaqir Grishen, Bec Sinanin, Ahmet Shtimen, Bajram Currin dhe pėr ngjarje historike si pėr rrethimin e Shkodres, luftėrat e Lumės, Dibrės etj…
    Brahim Uka kendonte edhe kėngė humoristike:
    Shpia t’mira maroi zogu,
    Veē prej kashte e prej berllogu
    Brahim Uka krahas trimėrisė sė burrave tė pathyeshėm, u kėndonte edhe vuajteve (hjekave) tė njerzėve. Motra e tij, Tima, nje grua 91 vjeēare e martuar ne Tomoc, rrėfen se kur ai e kendonte kėngėn pėr vėrshimin e pėrroit nė bjeshket e Shtedimit, me ē’rast vershima pati mbytur me dhjetera femije, burra e gra, ishte e pamundur t’i mbaje lotėt:
    Hyn drangoni nėr podvallė
    Mori Ramėn me gjithė djalė…
    Flok’t e femijeve, n’Bistrice ran’!
    …
    Po bojn’ ēikat na tė ngratat
    Na shkuen krojshet, shkuan ēorapat;
    (vijon)
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Lufta me ēetnikė pėr mbrojtjen e Sanxhakut
    Shkruan: Mustafė RUGOVA
    Brahim Uka - bardi i Podgurit (2)
    Nė luftėn e Pazarit tė Ri, djemtė e Podgurit dhe tė Mitrovicės i shkuan nė ndihmė popullit tė Sanxhakut qė rrezikohej seriozisht nga ēetnikėt e Drazha Mihajlloviqit sipas kėrkesės qė kishte bėrė prefekti i Pazarit.
    Nė vargun e veprimeve atdhetare tė Brahim Ukės duhet pėrmendur edhe pjesėmarrja e tij nė luftėn e Pazarit tė Ri, kur djemtė e Podgurit dhe tė Mitrovicės i shkuan nė ndihmė popullit tė Sanxhakut qė rrezikohej seriozisht nga ēetnikėt serbė.
    Ndihmėn e njerėzve tė Kosovės e kėrkon prefekti i Novi Pazarit, respektivisht babai i ekonomistit tė njohur Ismet Gucia.
    Shqiptarėt e fituan luftėn
    Nė luftėrat e pėrgjakshme atje, Brahim Uka u shqua pėr trimėri tė pashoqe, kur bashkė me shokėt e tij ua rrėmbeu serbėve dy kamionė me armė moderne, marrja e tė cilave e determinoi luftėn, duke i nxjerrė shqiptarėt fitimtarė.
    Kjo luftė u perjetesua edhe nė vargjet popullore:
    Janė bashku burrat shqiptarė,
    Kokan nisė pėr nė Pazar,
    N’ato maje kur kanė dalė,
    Me pa krenė e bajraktarė…
    Para u shkojnė dy hoxhallarė;
    Mulla Zeka n’gjog tė bardhė
    Kish me vete Haxhi Jahjanė
    Mulla Ilazi po u mban fjalė (Gjyshi i Faruk Spahiut)
    Merrni vesh vllazėn u ka thanė
    Sot po shkojmė n’luftė, n’Pazar,
    Ndaēi lufta m’ju shku mbarė,
    Mallin shkaut mos me ia marrė,
    asht haram pėr ēdo shqiptarė!
    Nė pėrfundim tė Luftės sė Dytė Botėrore, Brahim Uka, njė kohė del kaēak, sepse e kėrkonin partizanėt. Mė vonė, pėrmes njė miku, shkon nė brigadėn e Malė Sadikut, tė cilėn de fakto e udhehiqte Tomė Zhariqi famekeq. Nė atė brigadė ishte edhe Dervish Shaqa…
    Njė ditė prej ditėsh, partizanėt i hetojnė 3 ushtarė tė Shaban Polluzhės qė ishin fshehur nė njė bunker dhe kishin vendosur tė mos dorėzohen tė gjallė. Atyre u afrohet njė shqiptar i rrethit tė Istogut dhe u thotė se nėse nuk keni bėrė krime mund tė dorėzoheni nė besė. Ata e besojnė dhe dorėzohen. Mirėpo pas tri ditėsh, Tom Zhariqi, kėrkon nga Brahim Uka qė t’i ekzekutojė djemtė qė ishin dorėzuar. Brahimi e kundėrshton kategorikisht. Tom Zhariqi e kėrcėnon edhe me pushkatim nėse nuk e zbaton urdhėrin. Brahim Uka ngushtohet dhe i tregon shokut te tij, Musė Mehmetit tė Mehmet- Smajlqėve nga Kashica. Ndėrkaq Musa flet me Sadri Xhemėn e Musė-Brahimėve, nga i njejti fshat , njė trim qė “ i ka thėnė edhe dreqit ku e ka shtėpinė…” Sadri Xhema i premton se nėse rrezikohet Brahim Uka, ky do ta vriste aty pėr aty Tom Zhariqin.
    Tė nesėrmen e rreshtojnė brigadėn dhe Zhariqi kėrkon prej Brahimit ta ekzekutojė urdhėrin. Ndėrkaq Brahimi i thote: Nuk e ke gjetė njeriun qė i vret vellaznit e vet. Toma e sheh se “ka marre puna frymė” dhe tėrhiqet. Nė fakt ai qė i kishte nxjerrė nė besė prej bunkerit ushtarėt e Shabanit, duke zbatuar urdhėrat e Tom Zhariqit, pėrpiqet qė pėrgjegjėsia pėr veprėn e shėmtuar tė pushkatimit tė njerėzve qė ishin dorėzuar nė besė t’ia faturonte Brahim Ukės.
    Kėtė faqezi tė gjithė e kanė ditur pėr burrė tė mirė e patriot, ndėrsa Brahim Ukės “i dhimbnin sytė” kur e shihte…(rrėfim i Brahim Sadri Kabashit (Qorri)
    Pushteti i frikėsohej kėngės sė Brahim Ukės
    Pas Luftės sė Dytė Botėrore, me sa dihet nė Prishtinė, u mbajt nje festival, ku u bė pėrzgjedhja e kėngėtarėve mė tė mirė. Ēdonjėri prej tyre kishte kėnduar nga njė kėngė.
    Brahim Uka qėllimisht e kėndon kėngen pėr Miftar Demėn, djalin e kaēakut te njohur Demė Ali Pozhari:
    Haj medet ēka na ka kanė,
    Miftar Demėn e kanė nxanė…
    E kanė nxanė po donė me’e gri,
    Qė tri ditė nguju n’xhami;
    Bukė pa nganė e ujė pa pi…,
    Ka shti kryet nė njė franxhi,
    Sheh kah vjen n’i shoq i tij,
    A po vjen se kam besi,
    Kam besi me u besatu
    Dej te nana a don me mshku’!
    Mos past bukė, me ma gatu !
    I thuj qentė mos me i zhvillu…
    Ali Hima iftirexhi,
    Kish pas mbledh nje truē rini,
    Ia kish qitė tri pritė mbi shpi…
    N t’parėn prite kish kapėrcy,
    Kur ish hi nė t’dytėn pritė
    Ik Miftar, nė mujsh me ikė!
    Qyqja Nana e Miftarit,
    Qė ia qan tri vjet’t e malit,
    Qė ja qan nė borė e n’shi
    I pa ngane e i pa pi…
    Prej atėherė e tutje Brahim Ukės ia kanė mbyllur tė gjitha dyert si kėngėtar, duke e cilėsuar publikisht si armik. Ndoshta ketu duhet kėrkuar shkakun kryesor pse nuk ka mbetur asnjė kėngė e incizuar e tij. Ka edhe tė afėrm tė tij qė thonė se edhe kur ndokush ka kėrkuar t’ia incizonte kėnget, ai u ka thėnė: Kur tė vdes, me mua le tė vdes edhe zėri im.
    Por mė afėr tė vėrtetės duhet tė ketė qenė arsyeja e parė, sepse nė atė kohė manjetofon mund tė kishin vetėm institucionet e shtetit; e shtetit qė njerėzit si Brahim Ukėn i shpallnin dhe i trajtonin si armiq derisa i ēonin nė varr.
    “Tė ruejtė Zoti, more djalė, qysh t’paska fal kaq tė mirė”- i kishte thėnė mbreti Zog
    “Djalė ma t’mirė, djalė ma azgan edhe ma tė hijshem nuk ka pase. Ne te tana punet o kan’ i zoti. T’kajke me pa qysh e lidhke shaminė, qysh e veshke kmishen e pelhurs, e n’i kmishė t’larme permi. Sa mirė i rrishin tirqit; tirqit e vodencit, boje kafe…, thojshe ti, ami edhe ni parė sy me e pa ma mire”.
    “Shkova niherė, vazhdon rrėfimin e saj, nana Time, me i nimu me i ngjit kijet. Ish kanė shtramu zhegra. Unė i thashė- baci Brahim t’u pasak shtramu zhegra. Ai m’tha -hajt n’mujsh me dite ku mu ka shtramu zhegra? -I thashė, -e, po ku muj me ditė une. Me tha e kam rreh ni shka t’Lugut se o kanė shumė qafir edhe shumė zullumēar”.
    Baci Brahim i ka pasur edhe dy kushėrinj qė nuk ndahej kurrė prej tyne, Rrustem Nimanin dhe Haxhi Smajlin qė “s’ka guxu kush me ua prishe. Ata kanė dit’ me ruejt’ rrethin e vet, katunin dhe miqasinė. Shkijet, edhe pse nė pushtet, s’kane guxu cik me iu ba, po tutėn ia kanė pase babės Ukė niherė e masanej edhe bacit Brahim”, rėfen Timja. Haxhi Smajl Kabashi kishte shkuar nė Shqiperi dhe ishte takuar me Ahmet Zogun. Ne bisedė e sipėr Zogu i kishte pas thėnė Haxhiut: “A ke lanė naj djalė ma t’mirė se veten n’Kosove?! Po, i thote ky, kam lanė plot, po dy djem qė i kam lanė e qė nuk ndahna kurrė prej tyne janė Brahim Uka dhe Rrustem Nimani. Atėherė Zogu ia kish pas dhėnė njė grusht napolona. Dhe i kishte thėnė: T’rujt Zoti, po qysh t’paska falė kaq t’mire!
    Ne ato kohė te vėshtira kishte edhe plot momente tragjikomike. Nė vitet tridhjetė mbaheshin njė palė zgjedhje pėr deputetė. Dhe njerėzit ishin tė detyruar te votojnė! Nė njėsine zgjedhore nė Dobrushė nė njė masė tė madhe njerėzish kėrcet dajaku nė mes serbėve dhe malazezėve. Brahim Uka qėllon mu nė mes dhe s’i mbetet tjetėr veēse ia merr flamurin njėrit dhe per fat shtiza ėe flamurit kishte qenė hu i njomė thane. E kish pas ēa rrethin me hu.
    Rrahje tė tillė kishte pasur edhe ne Gurrakoc dhe pasi qetesohet gjendja Hysen Sadiku (Osmanaj) i kish pas qitur nė kėngė:
    Zot ē’u ba Ukė Bajrami,
    O dal n’kodėr, te bunari!
    E ka rrok; hunin sa llastari!
    Njė parti prej Zabllaqi
    Bajnė pushim tė Bllagaqi.
    Po bėrtet Imer Haxhia
    Haj medet m’ka hup partia !
    Te ēekiqėt u bo mbledhia…
    Banjoviqi, bythpamuku (Komandanti i policise)
    Po i qet hapat sikur uku!
    (vijon)


    Dervish Shaqa, e ēmonte Brahimin si rapsodin mė tė mirė shqiptar
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Kėnga e tij-ditar i kalvarit tė gjatė tė shqiptarėve
    Shkruan: Mustafė RUGOVA
    Brahim Uka - bardi i Podgurit (3)
    Me njė rast, komandanti i stacionit tė xhandarmėrisė ne Gurrakoc e kishte rrahur Ukė Bajramin 80 vjeēar, - babain e Brahimit. Pas disa ditėsh, Uka dhe i biri, Brahimi, ia zėnė priten atij komandanti serb. “Brahimi, o kan si me krah, e kap cofile komandantin dhe e qet pas shkolle nė do shkurre dhe ti hin hū dej sa nuk e kish pas kapė ma. Tė nesėrmen i paska pa thanė dikush komandantit mos gabo me e marr Ukėn nė stacion, se e kish sos me tė vra, ‘sha Zotėn ish kanė tutė shkau e s’kish pa ba mą zą”, tregojnė sot bashkėkohanikėt e tij qė i pėrendėm nė fillim tė kėtij shkrimi.
    Edhe kėtė ngjarje Hysen Sadiku e kishte pas qit nė kėngė:
    Banjoviq, more kodosh
    ēka ke lypė nė Gurrakoc?
    S’janė kompirat e Rakoshit
    Po janė hujt e Gurrakocit?
    “Trim o kanė Brahim Uka, po edhe ma trim o kanė baba i tij, Ukė Bajrami. Me njė rast Miliq Kersta i kish pasė djegė e ba kėrdi shqiptarėt e Drogolefcit, dhe kishte premtuar se sė shpejti ka me shku edhe nė Gurrakoc me i ba tė njėjtat mizori. Ukė Bajrami shkon te Ars Peroviqi edhe i thotė: Miliqi po bėn kėrdi kudo qė po shkon, kemi ndigjue qė e kish ndermend me ardhė edhe nė Gurrakoc. Unė po tė tham ty, edhe po ta jepi njė besė tė Zotit, mos e le me ardhė n’ket vend se flakė e verdhė ka me shku n’tana anėt! Na ashtu e kėshtu t’maruem jemi, por edhe shka i gjallė n’Gurrakoc nuk do tė lamė. Arsi, duke qenė venali dhe duke e njohur mirė Ukė Bajramin, i ēon fjalė Miliqit, rri rahat e mos na rreziko edhe neve”, tregon Brahim Kadri Kabashi.
    6.
    Brahim Uka kishte dy femije: Gjylshahin dhe Ramėn. Ky i fundit jeton nė Austri.
    Kėngėtari i shquar ishte shumė i lidhur me vajzėn e tij, qė ishte tepėr e sėmurė. Ajo jetoi vetėm 16 vjet, sepse e mbyti tuberkulozi. Prej atėherė e derisa vdiq, i ati e kėndonte rregullisht, sidomos kur ishte vetėm, kėngėn e Minires, njė kėnge té dhimbshme pėr njė vajzė tė re, qė gjithashtu e kishte mbytur veremi.
    M’jep minilin nane,
    Se unė kam verem,
    Zemra ma ka ni
    Se nuk kam ma jetė…
    Minire, moj bijė,
    Shamine kuq e zi,
    Hajde dalim n’bashqe,
    hjekim pak merzi.
    Sa ju luta babės,
    Pėr mem ēu n’Shqipni,
    S’ka kush t’bon hyzmet,
    Minire, moj bijė.
    Sa ju luta nanes,
    Pėr me m’ēu n’Tiranė,
    S’ka kush t’ban hyzmet,
    Minire, moj Nanė.
    Sa ju luta vėllait
    Pėr me m’ēu ne Shkoder;
    S’ka kush t’bon hyzmet,
    Minire, moj moter.
    Natyrisht kėtė kėngė ai e kėndonte vetėm nė shtėpi, kur e pėrvėlonte malli pėr tė bijėn , por kurrė nėpėr dasma. Nė njė dasmė e kish pas pyet njeri: “Pse Brahim nuk po kėndon kėngė dashnie” ? Ai i pėrgjigjet “o vjen edhe ajo ditė, por unė e ti nuk do tė jemi gjallė, sepse sot me lyp hallvė, kur nuk kemi as bukė me ngrėnė nuk na ka hije!
    Kėtu duhet kėrkuar pėrgjigjen pse i gjithė kėndimi i Ttj ishte ditari i kalvarit tė gjatė tė Kosovės, i vuajtjeve dhe i qėndresės sė popullit tonė.
    Me tė shkoi edhe zėri i tij magjik
    Brahim Uka vdiq nė mesin e muajit shtator tė vitit 1964, pas njė sėmundjeje tė rėndė. Kėrkesa e tij e fundit drejtuar vėllait Hevziut ishte qė ta vendosė nė qerre te kuajve dhe ta shėtisė nėpėr Gurrakoc pėr t’u pėrshėndetur pėrgjithmonė me njerėzit, me fushat dhe me drunjtė e vendlindjes. Ai iku nė prag te ndryshimeve tė mėdha nė Kosovė, qė u mundėsuan me ndryshimin e konjukturave politike nė Federatė, kur ra nga pushteti serbi i gjithėfuqishėm e antishqiptari i thekur, Aleksandar Rankoviq.
    Ndėrkaq, ne qe jemi gjallė e qė duam t’ia japim mirėnjohjen tonė modeste pėr kėngėn, pėr guximin, pėr veprėn e mirė dhe pėr gjithēka qė ka bėrė, konsiderojmė se asnjė shprehje, asnjė fjalė nuk do t’i rrinte mė hijshėm dhe mė domethėnshėm nė rrasen e varrit tė harruar se sa fjala e moēme latine: "Shkėlqen mungesa e tij".
    Ndėrsa kolegėve tė tij kėngėtarė, atyre qė kanė talent dhe mėtojnė pėr kujtesė historike u mbetet t’i dalin hakut njėrit prej rapsodėve mė tė shquar shqiptarė tė shekullit njėzet. Ja rasti pėr ta provuar veten. Janė vargjet e njė pinjollit tė Brahim Ukės:
    N’Dukagjin e nė Podgur,
    Njė bilbil ka k’ndu dikur;
    Brahim Uka, djalė si zana
    Deri n’qiell iu ndijke kanga.
    Brahim Uka i Gurrakocit,
    Ka qenė burrė e zog sokolit.
    K’ndojke mirė e k’ndojke fort,
    Me t’u rrėqeth flokėt nė kokė.
    Kur i binte ai ēiftelisė,
    Mbanin vesh dhe trentė e shpisė.
    Ai ka pas do shokė te mirė;
    Kangatar dhe burra t dlirė,
    Njani ish Selman Kadria,
    Trim qė e njeh e gjithė Shqipnia;
    Se atė ditė kur vrau Miliqin.
    Aty pranė e kish Brahimin.
    Me te kėnduan nė gzime e dasma
    Hysen Sadiku e Azem Vraga,
    Djalė kaēaku e trim zi zana;
    Me ta ishte dhe Alia,
    Kusheri hajgarexhia…
    Sali Sadiku e Dervish Shaqa,
    Qė kudo u jehoi kėnga…
    Nė ēdo kullė, nė Dukagjin,
    Ata kėnduen dhe mbollėn gezim;
    Mbollėn gėzim e krenari,
    Tu ngjallė burra e histori;
    Tu kujtu heronj me name,
    N’kohė tė vshtira e n’kohė me gjame!
    Brahim Uka, burrė si lis,
    Fort i binte ēiftelisė;
    Brahim Uka i Gurrakocit,
    Djalė kaēaku e burrė i motit,
    Ngjallte pushk’t e Kamer Loshit;
    Ngjallte lufta e heronj,
    Me bajloza e me dragonj…
    Vargu i Fishtes, lapidar,
    N’gojė t’Brahimit bėhėj zjarr;
    Bėhėj zjarr, bėhéj kushtrim,
    Pėr qėndresė e pėr tėrbim,
    Me pushtues e me tradhtarė,
    Me besėthyes e me zagarė!
    Nė nje vakt e kohė tė vėshtirė,
    Udba e zezė e kish pas thirrė;
    E kish thirrė me e pėrpunu,
    Pėr me e tutė tuj e kėrcenu,
    Tuj diktu ēka mund me k’nu.
    Brahim Uka kurrė nuk thehej,
    As nuk shitej, as nuk blehej,
    Ballė pėr ballė u kish pas thanė;
    Pa me kajt e zeza nanė,
    Askush kangen s’mund ma ndrron,
    S'mund ma flliq, s’mund ma helmon.
    Prej atė ditė e dej tė vorri,
    S’ju nda dhuna e s’ju nda zori…
    Pėr ma zi e pér ma keq,
    Mbasi vdiq e mbasi u tret
    Kangt e Tij u zhduken krejt.
    Sepse UDB-a e komiteti,
    Beogradi dhe krejt shteti;
    Kanget qė i pati incizu,
    I kanė djegė e i kanė faru.
    Porse n’oda t’Dukagjinit,
    Kurrė s’u ndal kanga e Brahimit;
    Kanga e vjetėr e trimnisė,
    Habertarja e lirisė…

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Nuk i trėmbem natės
    Nga riza2008 nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 664
    Postimi i Fundit: 28-08-2014, 16:59
  2. Rreth Pėrhapjes Sė Islamit Ndėr Shqiptarėt
    Nga cobra nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 20-09-2012, 14:47
  3. Pėrgjigje: 63
    Postimi i Fundit: 24-01-2010, 21:51
  4. Baba Rexhepi
    Nga ATMAN nė forumin Komuniteti bektashi
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-09-2009, 21:43
  5. Lidhja Shqiptare e Prizrenit
    Nga dodoni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 01-06-2009, 00:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •