Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Napoleon Bonoparti, Perandori I Frances Me Origjine Shqiptare.

    NAPOLEON BONOPARTI, PERANDORI I FRANCES ME ORIGJINE SHQIPTARE.
    PREJARDHJA ARBĖRESHE


    Adolf Thieres ishte personalitet i shquar i kohės se tij, historian i dėgjuar francez i cili ka shkruar dhe historinė e revolucionit francez dhe qė mė vonė u bė President i Francės. Nė kujtimet e tij, Adolf Thieres shkruan: Kur Josef Bonaparti, vėllai i madh i Napoleon Bonapartit u bė mbret i Napolit mė 1806, shqiptarėve tė Napolit qė shkuan pėr t'i uruar mirėseardhjen u tha: Edhe familja Bonaparti ėshtė me origjinė arbėreshe.
    Mbi origjinėn e familjes Bonaparti shkruan edhe profesor Robert d'Angely me origjinė nga Korsika nė veprėn e tij 'Enigmat e origjinės sė racave dhe tė gjuhėve tė pellazgėve, arianėve, helenėve, etruskėve, grekėve dhe shqiptarėve'. Libėr prej 7 vėllimesh dhe i arrirė pas mbi 30 vjet pune. Nė faqen 113-117 shkruan se Napoleon Bonaparti ishte shqiptar ashtu si ishte Aleksandri i Madh dhe Skėnderbeu. Ky profesor i dėgjuar korsikan shton se mbiemri i vjetėr i Bonapartit ka qenė 'Kalė-miri' dhe jo Kalimeros, ana e mirė si e bėnė grekėrit.

    ENCIKLOPEDIA GREKE

    Sipas enciklopedisė sė madhe greke 'Piros' vėllimi i tretė, Athinė 1929, faqe 413-425, thuhet se: Shtrirja e shqiptarėve nė drejtim tė Peloponezit (Moresė) ėshtė zgjeruar nga shekulli XIV. Sipas kėsaj enciklopedie, nė Peloponez u krijuan krahina banimi tė reja si: Mani, Bardhunja, Lala, Filati, Hekali, Lopėsi. Edhe sot dihet qė njė lagje e Himarės ėshtė shpėrngulur nė krahinėn e Pelopenezit dhe krijuan Manin. Shqiptarėt qėndruan nė Peloponez (nė More) rreth grekėrve dhe mbiemri i Napoleonit (Kalė-mirė) ėshtė kuptuar shtrembėrisht nga grekėrit nė kallomeros (ana e mirė). Me zbritjen e vazhdueshme tė ushtrive tė panumėrta osmane nė Peloponez, njė pjesė e shqiptarėve u largua nėpėrmjet detit drejt Italisė sė Jugut e arritėn deri nė Korsikė. Stėrgjyshi i Napoleon Bonapartit, sipas shpjegimeve qė i jep ish-presidenti francez Adolf Thiers, ishte me origjinė nga njė fshat i tillė arbėresh i Korsikės.
    Edhe avokati i dėgjuar korsikan, mbrojtės i Gjergj Dimitrovit, nė gjyqin e Laipcigut, De Moro Xhaferi ka qenė nga njė katund arbėresh. Kjo faktohet nga vetė goja e tij kur iu pėrgjigj jurisė franceze: Unė do tė shkoj nė Laipcig dhe do tė mbroj Gjergj Dimitrovin. Nė qoftė se do tė mė vrasin, haka do tė mė merret si arbėresh qė jam nė origjinė.
    Dėshmia mė interesante vjen nga njė aristokrate franceze me origjinė maniote, dukesha D'Abrantes, lindur nė Montpelje me emrin Josephine Permon Stefanopuli de Comene. Ajo vinte nga njė familje me origjinė maniote, e cila pėr shkak tė gjakmarrjeve tė shumta me klanet e fuqishme tė Manit vendosi tė shpėrngulej dhe tė vendosej nė Korsikė, ashtu si shumė familje tė tjera nga Mani, 150 vjet para periudhės sė Napoleonit. Nė kujtimet e saj tė pėrmbledhura nė 28 volume, me titull 'Revolucioni, Perandoria dhe restaurimi', ajo formuloi teorinė e pranuar nga historianėt e kohės tė prejardhjes korsikano-maniote tė familjes Buonaparte. Ishte ajo qė deklaroi se mbiemri Buonaparte ishte njė italianizim i fjalės greke kalimeros dhe se Buonaparte nuk ishte nga Trevizo, por nga Mani. Pėr sa kohė ishte gjallė Napoleoni, ai nuk e pėrgėnjeshtroi tezėn e dukeshės pėr origjinėn e tij.

    SHQIPJA DHE NAPOLEONI

    Njė nga gjeneralėt mė besnikė tė Napoleon Bonapartit, ka qenė edhe mareshalli Neji. Kur Napoleoni e qortonte Nejin, fjalėt i shoqėronte dhe me disa sharje tė njė gjuhe tė huaj, qė mareshal Neji dhe shokėt nuk e kuptonin. Cila ishte kjo gjuhė? Pėrgjigjia e kėsaj pyetje eshte tek vepra e Leo Freundrich, 'Golgota Shqiptare' nė faqen 37.

    A E NJIHTE NAPOLEON BONAPARTI HISTORINĖ E SHQIPĖRISĖ?

    Nė hartat topografike ushtarake tė tij, trevat tokėsore qė shtriheshin qysh nga Sllovenia deri nė Detin Jon Napoleoni i kishte quajtur Iliri. Edhe sot nė Slloveni mjaft hotele dhe rrugė janė emėrtuar me fjalėn Iliri. Ky perandor i lindur nė Korsikė, konkretisht nė Ajaccio, e ka ditur se shqiptarėt dhe korsikanėt kanė zakone tė pėrbashkėta nė lidhje me besėn, hakmarrjen, mikėpritjen etj. Prandaj pėr tė mbrojtur pėrfaqėsuesit e tij, si Pukėvillin e tė tjerė, nė shtetin autonom tė pashallėkut shqiptar tė Janinės sė Ali Pashė Tepelenės, nuk ishin tė rastit kėshillimet e vazhdueshme qė Napoleon Bonaparti i jepte konsullit tė vet qė tė ruhej nga dinakėritė e Aliut, duke i thėnė: 'Ruaju nė qoftė se nuk ta ka hedhur'. Megjithate ai e ndihmoi Ali Pashanė ne ēdo drejtim shteteror dhe ushtarak.

    SI SHPJEGOHEN MASAKRAT QĖ KANĖ KRYER FORCAT FRANCEZE NĖ EGJIPT KU MIDIS TĖ MASAKRUARĖVE KA PASUR EDHE SHQIPTARĖ?


    Ushtarėt francezė kanė zhvilluar luftime tė pėrgjakshme me ushtrine osmane, sidomos nė Tabor, gjatė pranverės sė vitit 1799. Gjithashtu, beteja tė pėrgjakshme janė zhvilluar edhe nė ujėrat e Egjiptit nė afėrsi tė Abukirit ku forcat detare franceze, tė komanduara nga admirali Brueys, u ndeshėn rreptazi edhe me forcat detare angleze tė komanduara nga admirali i dėgjuar Orcio Nelson. Nė tė gjitha kėto luftime detare u vra dhe admirali francez Brueys. Edhe nė luftimet tokėsore, francezėt pėsuan humbje tė mėdha nė ushtarė, sepse nuk ishin mėsuar me dherat afrikane. Atje u vra edhe gjenerali i dalluar Kleber. Forcat ushtarake frenceze, tė egėrsuara, me nė krye gjeneralin Andreossi, kėrkonin me kėmbėngulje tė arrinin fitoren, duke mos kursyer kėshtu edhe masakrat masive. Midis ushtarėve osmanllinj nė Egjipt ka patur edhe mjaft luftėtarė shqiptarė. Ata vazhdonin t“i mbronin me trimėri kėshtjellat qė iu ishin besuar. Komanda ushtarake franceze, me nė krye Andreossin, nė pamundėsi pėr t“i hedhur nė dorė kėshtjellat me forcėn e armėve, u premtoi tė rrethuarėve, luftėtarėve shqiptarė, si tė huaj qė ishin se do t“i linin tė lirė tė largoheshin sė bashku me armėt e tyre, mjaft qė ata tė dorėzonin kėshtjellat. Shqiptarėt e besuan njė gjė tė tillė dhe dolėn kėshtu nga kėshtjellat tė armatosur, por general Andreossi i preu nė besė, i ēarmatosi rrugės dhe njė pjesė tė tyre e pushkatoi nė deltėn e Nilit. Thuhet se Napoleon Bonaparti, kur u vu nė dijeni, e dėnoi pabesinė e gjeneralit tė tij dhe e pėrkufizonte kėtė fitore me masakėr me kėto fjalė: 'Ushtari francez nuk ėshtė mėsuar tė korrė fitoren mbi kundėrshtarėt, duke i mashtruar dhe ēarmatosur nė befasi'. Njėkohėsisht, kėtij gjenerali i mori edhe medaljonin prej gurėsh tė ēmuar qė vetė ja kishte dhėnė.
    Marre nga "PANORAMA", e dates 2 Shtator 2003
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  2. #2
    ________
    Anėtarėsuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516
    Nuk je as e para dhe as e fundit qe e thote kete gje, por per te qene korrekt dhe per te mos spekulluar me gjera kot duhet te jemi te sinqerte qe Napoloni nuk e ka pohuar asnjehere kete gje...............POR edhe sikur te ishte shqiptar nuk eshte ndonje gje e madhe per krenari sepse
    Napoloni nuk beri asgje per shqiperine........nuk vuajne popujt per krenari.....por per njerez qe te bejne vepra te mira per popullin e tyre......................

    Nejse marrim anen tjeter te medaljes.....e zeme se eshte shqiptar!!!! per cfare mund te krenohesh ti si shqiptare me Napolonin? ke ndonje hark triumfi ke ura bacallekut apo ke vorri bomit..........po te marresh vetem origjinen.....te gjithe prej nje nene dhe nje babai vijme..............apo mos duhet te ndjehemi superior se jemi te se njejtes origjine me Napolonin e korsikes.

    une per vete kam lexuar shume libra biografie te personaliteteve te ndryshme ndermjet tyre edhe per Napoloni qe jane cilesuar nder biografite me te arrira.......Napoloni nuk shkruan asgje se eshte Arbersh sikur e cileson ti.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga FLORIRI : 06-04-2004 mė 10:26
    Il cuore matto che ti segue ancora
    E giorno e notte pensa solo a te

  3. #3
    Perjashtuar nga Mod. Maska e IllyrianWarlord
    Anėtarėsuar
    05-04-2004
    Postime
    40
    natyrisht se nuk shkruan askund se napolion e ka pohuar kete gje.
    francezet kurr ne jete nuk do te lejoheshin qe heroi ma madhe i tyre te jete shqiptar.

  4. #4
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    E ke thene me pak fjale dhe sakte. Editimet e teksteve apo gjithshka tjeter rreth tij jane gjera qe mund te behen fare lehte.
    Krenaria vjen nga njerezit qe ajo toke ka nxjerre... edhe pse rendesi ka nqs ata kane bere dicka per ate vend(qe ateher nuk ishte as shtet... pra se kujt me saktesi ti jepeshe ndihma apo te kryhej vepra hajde merre vesh).

    Ska pune superioriteti... ka pune origjine. Ti e merr problemin mbrapsht. Me keto pika ne arrime te tregojm se cfar kontributi dhe cfar njerezish kemi nxjerr ne bote. Me njerez si Aleksandri i Madh, apo si Nene Tereza dhe figura te tjera ndermjet ketyre dy ektremeve jemi ne gjendje te krenohemi.

    Ti Flori je krenar qe Nene Tereza eshte Shqiptare?... pasi dhe ajo ska bere ndonje gje te madhe per kombin tend.. por per Indine.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    06-01-2010
    Postime
    1
    Citim Postuar mė parė nga FLORIRI Lexo Postimin
    Nuk je as e para dhe as e fundit qe e thote kete gje, por per te qene korrekt dhe per te mos spekulluar me gjera kot duhet te jemi te sinqerte qe Napoloni nuk e ka pohuar asnjehere kete gje...............POR edhe sikur te ishte shqiptar nuk eshte ndonje gje e madhe per krenari sepse
    Napoloni nuk beri asgje per shqiperine........nuk vuajne popujt per krenari.....por per njerez qe te bejne vepra te mira per popullin e tyre......................

    Nejse marrim anen tjeter te medaljes.....e zeme se eshte shqiptar!!!! per cfare mund te krenohesh ti si shqiptare me Napolonin? ke ndonje hark triumfi ke ura bacallekut apo ke vorri bomit..........po te marresh vetem origjinen.....te gjithe prej nje nene dhe nje babai vijme..............apo mos duhet te ndjehemi superior se jemi te se njejtes origjine me Napolonin e korsikes.

    une per vete kam lexuar shume libra biografie te personaliteteve te ndryshme ndermjet tyre edhe per Napoloni qe jane cilesuar nder biografite me te arrira.......Napoloni nuk shkruan asgje se eshte Arbersh sikur e cileson ti.
    Te pershendes Floriri me kete poezi te Naim Frasherit

    Pellazgėt - Shqiptarėt

    Ishte njė ditė
    Qė pellasgjitė
    Posi njė dritė
    Mbuluan dhenė
    Duall ng' Asia
    Si mizėria
    Dhe me ania
    E hodhė denė.

    Pas pakė herė,
    Duke pėrzjerė
    Ca me tė tjerė,
    Bėnė elinėt,
    Dhe duke ndarė
    Syresh njė farė,
    Si ka tė ngjarė,
    Bėri llatinėt.

    Edhe tė tjerėt
    E mė tė ndjerėt,
    Tė papėrzjerėt,
    Pellasgjinj mbenė
    Maqedhoninjtė
    E ilirinjtė
    E mollosinjtė,
    Gjith' ata qenė.

    Dhe ata janė
    Prindėrtė tanė,
    Pastaj na thanė
    Na shqipėtarė
    Mundim tė themi
    Ne ata jemi,
    Atė gjak kemi,
    Si dhe shtyparė.

    Thot' Herodoti,
    Nė Tomor zoti
    Shtėpi qėmoti
    Kishte Dhodhonė
    Eshtė m'e vjetėr
    Ngaha ēdo tjetėr,
    Shumė mė tepėr,
    Kjo gjuha jonė.

    Ne kurdoherė
    Burra tė ndjerė
    Edhe tė vlerė
    Jemi treguar;
    Me grekėrinė
    Dhe me Persinė,
    Me gjith' Asinė
    Kemi lėftuar.

    Me Lekėn vamė,
    Muntmė Daranė,
    Datėn i dhamė
    Gjithė Asisė
    Burr' u dėftyem,
    Tė gjith' i thyem,
    Pėrmbys e kthyem
    Fron' e Persisė.

    Tė tėrė dhenė,
    Den' e sterenė,
    Sa kombe qenė
    Nė kėmb i vumė
    Dhe mbretėruam
    Kudo qė shkuam,
    Tekdo lėftuam,
    Vėndin e zumė.

    Me Pirron vamė
    Romės i ramė,
    Llatint' i vramė
    E i tmeruam;
    Me Skėnderbenė
    Tyrqve sa qenė
    U dhamė dhenė
    Dhe i dėbuam.

    Kush i goditi
    Posi petriti
    E i cfiliti
    Tyrqit, barbarėt?
    Bota s'kuxonte
    Qė t'u qėndronte,
    Po kush lėftonte?
    Ne shqipėtarėt.

    Pastaj u ndruam,
    Se s'kupėtuam
    Dhe nuk e ēquam
    Tė mirėn tėnė
    Gjaknė pėr botė
    E derthmė kotė,
    Njeri ē'tė thotė?
    Nuk ishte thėnė!

    Mbajtmė Tyrqinė,
    Ngjallmė Greqinė,
    Ndihm' Italinė.
    Po Shqipėrinė?
    Pse s'u munduam?
    Pėr kė lėftuam?
    Neve ē'fituam?
    Ē'kemi taninė?

Tema tė Ngjashme

  1. Pasqyra e temave historike
    Nga Fiori nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-05-2011, 15:43
  2. Islami ne trojet iliro-shqiptare gjate shekujve
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 67
    Postimi i Fundit: 24-11-2007, 10:59
  3. Paketa e propozuar nga Ahtisari pėr statusin final tė Kosovės
    Nga Nice_Boy nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  4. Nga Iliret deri tek Shqiptaret!
    Nga tani_26 nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 111
    Postimi i Fundit: 06-03-2007, 21:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •