Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2

Tema: Demir Zyko

  1. #1
    S.Mod. i dikurshem Maska e Orion_DYRRAHU
    Anėtarėsuar
    18-04-2002
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    432

    Demir Zyko

    (Ne 23 vjetorin e marrjes se titullit “Artist i Popullit” per kengetarin...)


    Hapėsira e kėngės skraparase (kėshtu titullohet veprimtaria qė do tė zhvillohet mesditėn e 12 korrikut nė Teatrin e Operas dhe Baletit) ėshtė e pamjaftueshme pėr zėrin e Demir Zykos. Kėnga e tij buēet qė nga Mali i Tomorrit deri "Pėrtej Urės sė Qabesė". Zėri i tij oshėtin luginės sė Tomorricės e deri nė kalanė e Gjirokastrės. Ky ishte Demir Zyko epitetet pėr tė cilin kanė pak tingull, kanė zė, kanė kėngė brenda tyre. E kanė quajtur plak tė kėngės, e kanė quajtur bilbil tė Tomorrit e kanė vlerėsuar "Artist tė Popullit" qė nė vitin 1979. E ka pėrjetėsuar kėnga Xha Demirin.

    Demiri e kėnga
    Me kėngėtarin Demir Zyko, kėnga skraparase rilindi. Ndėrsa me kėngėn "Mbeēė more shokė mbeēė" ajo i kapėrceu kufijtė. Zėri i xha Demirit si njė plumb shpon masivin e kohės mė shumė se njė shekullor dhe shkon atje tek varri i zbuluar i nizamit nė Jemen. I kėndonte xha Demiri dhimbjes. Sepse donte ta zbuste. Xha Demiri udhėtonte shkrepave tė jetės me kėngėn qė nė moshėn 10-vjeēare. "Kur isha i vogėl nėnia qė nė mėngjes sa mė niste me bagėti mė porosiste: Kur tė dalėsh atje tė Shkėmbi i Tundur merrja njė herė tė keqen nėnia qė tė dėgjoj a je gjallė. E unė kėndoja sa shkundej fshati e tundej Tomorri! O ju malet me dėborė pse s'qani hallet e mia". Kėshtu tregonte Xha Demiri hapat e parė tė kėngės. Pastaj Demiri kėndonte nė ēdo gėzim tė bashkėfshatarėve tė tij. "Pėr herė tė parė jashtė rrethit kam kėnduar nė Pėrmet nė 1950. Nė njė stėrvitje ushtarake dy muajore", thotė xha Demiri. Mė pas nė Lezhė, Vlorė e tri herė nė festivalet folklorike tė Gjirokastrės. Kėshtu pėr 20 vjet me radhė Demir Zykua ka kėnduar nė skenėn shqiptare ndėrsa jehona e "oi"-sė sė tij ka kaptuar kontinentet dhe dėgjohet kudo ku ka shqiptarė. Ka kėnduar mbi 100 kėngė polifonike. Duke i dhėnė kėngės edhe shpirt edhe trup nėpėrmjet zėrit tė tij magjik. Xha Demiri i pėrkėdhėlte kėngėt, siē pėrkėdhel fėmija lodrat. Ai qante e qeshte me to, si tė ishin tė gjalla. Qante varfėrinė, kėndonte pėr ditė mė tė mira. Sepse jeta e tij s'ishte kėngė ndonėse kėndoi tėrė jetėn. Mbijetoi nė sajė tė kėngės. Vuajtjet i pėrcillte me kėngė, gėzimet me kėngė, hidhėrimet me "oi"-nė e kėngės. Sa donte kėngėn s'donte veten Xha Demiri. Ishte njeri me shpirt artisti.

    Jeta
    Demir Zykon ta kishte ėnda ta shikoje e ca mė shumė ta dėgjojė. Fjalė pak e kėngė shumė. Njė burrė trupgjatė, mustaqezi, ballėlartė, me fytyrė tė prerė burrėrore, veshur sipas traditės me kostum shajaku e feste pellushi tė zi. Me njė fizik prej atleti qė e trashėgoi deri nė vitet e fundit tė jetės. Demiri lindi nė 19 maj tė vitit 1911 nė njė familje tė varfėr nė Gjerbės tė Skraparit. I rritur pa "kėshillat e dashurinė e babait" Demiri u pėrball vetė me dallgėt e jetės. Shkolla e vetme e tij ishte jeta, megjithėse fėmijėve tė tij u thoshtė se "Pa shkollė je si qorri pa sy, je njė hiē". Gjithė jetėn e tij e kaloi nė fshatin e lindjes nė Gjerbės tė Skraparit, duke punuar nė bujqėsi. Por, profesioni i tij qe kėnga, tė cilėn nisi ta kėndonte qė nė moshėn 10-vjeēare. Nė moshėn 68-vjeēare, pikėrisht nė 4 korrik 1979, Kryetari i Kuvendit Popullor Haxhi Lleshi i ēon nė shtėpi titullin "Artist i Popullit". Pjesmarrės nė disa festivale kombėtare, Xha Demiri zuri miqėsi me shumė nga artistėt me famė tė shqipėrisė, me Pandi Raidhin, me Vaēe e Hysni Zelėn me Eli Farėn me Stavri Shkurtin, Laver Bariun e shumė tė tjerė, tė cilėt "rrėmbenin" nga arti i popullor i tij. Ndėrsa festivalin e vitit 1988 e ndoqi nga ekrani i televizionit pėr shkak tė gjendjes shėndetsore. Por zėrin nuk ia preku kurrė mosha. Rrugėn e gjatė tė kėngės e nisi nga malet duke iu lutur qė t'i qanin hallet dhe me kėngėn e Tomorrit mbylli sytė Xha Demiri. Nė muajėt mars-prill 1992 pak javė para se tė vdiste kėndoi gjysmėn e kėngės "O Tomorr o mal i lartė". Prandaj Tomorri ėshtė borxhli ndaj Xha Demirit. Megjithatė!
    "Tė lumtė goja Xha Demir"
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Yhyyyy, sa kisha pa shkruar ketu...!
    ===============================================
    Mbi dallgėt e jetės kjo udha ime e gjatė,
    unė rrėxohem dhe... ngrihem prapė!

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Demir Zyko

    Flet i biri i Demir Zykos, z. Dilaver Zyko: Tė fshehtat dhe tė pathėnat e jetės sė Demir Zykos


    - Si u zbulua gjeniu i polifonisė toske nė vitin 1961 –‘62

    - Nė vitin 1973 erdhi Mehmet Shehu i tha: Nė Paris nė spital dėgjoja kėngėt e tua

    - Ja pse e zgjodhi Xhevahir Spahiu pėr festival, kėngėn e kurbetit dhe jo tė Enver Hoxhės

    - Fill pas festivalit pasi kėndoi kėtė kėngė atė e takoi Mehmet Shehu, nė prani tė Dritėro Agollit dhe duke e pėrqafuar i thotė: Kur kėndove ti, kėnga u dėgjua nė Athinė.



    Albert Z. ZHOLI


    Emri:  demir-zyka1-300x225.jpg

Shikime: 1133

Madhėsia:  26.7 KB

    Jetėshkrimi

    Demir Zyko “Artisti i Popullit”, kėngėtari mė i shquar deri mė sot i polifonisė toske, u lind nė Gjerbės tė Skraparit mė Maj 1911. Megjithėse, kishte kėnduar nėpėr ambiente familjare, nė janar tė vitit 1968 ngjitet nė skenat e festivaleve folklorike, duke filluar nga ai i organizuar ne Qytetin e Lezhės me rastin e 500 -vjetorit tė vdekjes sė Skėnderbeut. Ai u popullarizua si kėngėtar sė bashku me grupin e tij tė pėrbėrė nga Mehdi Kushe, Shahin Ēinari, Neshat Hebibasi dhe Agim Carkanji me tė cilėt kėndoi shumė kėngė duke filluar me kėngėn e famshme “Mbeē more shokė mbeē” nė Festivalin Folklorik Kombėtar nė Lezhė, janar 1968. Pas kėsaj merr pjesė pothuajse nė tė gjitha aktivitetet e rėndėsishme kombėtare pėr folklorin nė Shqipėri, deri nė vitin 1983, kohė nė tė cilėn e ndėrpret veprimtarinė pėr arsye shėndetėsore. Ka kėnduar nė gjithė Shqipėrinė dhe regjistruar pranė Radio-Tiranės, Korēės,Gjirokastrės si dhe nė Institutin e Folklorit mbi 50 kėngė popullore polifonike tė Skraparit dhe Toskėrisė. Ndėr to pėrmendim “Ju, o malet e Skraparit”, “Tridhjetė e nėntė, mos ardhsh kurrė”, “Mėmėdheu”, “Pėrtej Urės sė Qabesė” etj.. Ndahet nga jeta mė 2 korrik 1992. Pas vdekjes sė tij, nė vitin 1997, ngrihet shoqata kulturore “Demir Zyko” nė Skrapar dhe grupi polifonik “Demir Zyko” pranė Shoqatės kulturore “Tomorri” nė Tiranė.


    Jetim

    Nė vitin 1914, i ati e la tre vjeē. Babaj i tij quhej Arshin, e ėma quhej Xheko, tė dy prindėrit Myhybe bektashiane. Kishte vetėm njė motėr qe quhej Hatixhe ishte dy vjeē me e madhe. Ajo rreth viteve ‘60 u largua nga fshati me djalin e saj tė vetėm Islam Carkanji dhe u vendos pėr tė jetuar nė Tiranė. Nipi i tij ėshtė njė kėngėtar shumė i mirė. E kėrkoi daja disa herė tė kėndonin bashkė, por ai nuk e linte punėn i ka ngelur njė peng i madh xha Demirit qė nuk kėnduan tė dy bashkė nė festivale. Nėna e edukoi Demirin me karakteristikat e veēanta tė njė bektashiu tė pėrkushtuar. Ai i zbatonte me fanatizėm normat e bektashizmit. Ishte i prerė i saktė, shumė i rregullt, korrekt. Fjalėn e dhėnė e kishte fjalė. Ai tė bindte pėr gabimin qė bėje. Qė nė moshė tė re ishte me mustaqe. Mustaqet i ka patur si kujtim nga babai i Teqesė se Brerimes, i cili kishte njė respekt tė veēantė pėr Demirin megjithėse ishte i vogėl. Kur ishte nė njė nga takimet me babanė e Teqesė atij i kishin dalė mustaqet. Babait tė Teqesė i pėlqyen dhe i tha qė tė shkojnė shumė e porositi mos i prit mė. Qė nė atė moment dhe deri nė fund tė jetės ai nuk i preu mustaqet, por i mbante standard. Me babanė e kėsaj Teqeje ai ka dhe kujtime tė tjera. Pėr herė tė parė publikisht ka kėnduar nė njė dasmė. Martohej Qenam Lajthia. Ishte rregull qė ēdo ditė tė javės vinte fshati pėr tė kėnduar. Aty vajti edhe Demiri i vogėl. I thanė pėr tė kėnduar, por hezitoi. U tha qė jam i vogėl dhe nuk di mirė. Babai i Teqesė qė ishte nė krye tė dasmės e njihte dhe i tha qė merrja se nuk do ta shesim, kėtu do ta lėmė. Pasi kėndoi, e pėrqafoi babai i Teqesė dhe tė tjerėt dhe i thanė shumė bukur. Qė nė atė moment ai nuk ka pushuar sė kėnduari. Rakinė nuk e pinte ēdo ditė, por vetėm nė zijafete dhe dasma, por me normė. Ndėrsa duhanin nuk e ka pirė kurrė.


    Kur fliste

    Shumė i pjekur nė mendime. Mendohej kur fliste, nuk kishte fjalė tė tepėrta dhe donte qė atė qė nxirrte nga goja tė zinte vend. N.q.s tė jepte njė urdhėr do ta ēoje deri nė fund ndryshe s’kishe punė me tė. Fjalėn e lėshonte, kur bindej qė do i zinte vend, nuk nxitohej nė fjalėt qė nxirrte nga goja. Fjala ėshtė si plumbi thoshte, po e nxore pa menduar dėmton shumė.


    Nė punė

    Ishte shumė korrekt. Me zbatimin e orarit, por edhe me normėn. Por ajo qė binte mė shumė nė sy ishte se ai ishte tepėr ekzigjent nė cilėsi. Nuk kishte punė qė ta pėrsėriste. Jo, e ēonte deri nė fund me njė ndėrgjegje tė thellė. Besoj se ishte njė cilėsi e rrallė kjo nė periudhėn e komunizmit. Madje, mund tė themi se kjo cilėsi ndoshta ishte anakronike dhe ai mund tė quhej njė gjerman shqiptar pėr ēėshtjen e ndėrgjegjes nė punė.


    Njeri shumė kritik

    Unė kam qenė drejtor nė disa shkolla nė atė zonė. Disa herė Demiri, ne si vėllazėri edhe na prishte punė. Ai ishte shumė kritik. Kur vinin pėrfaqėsuesit e pushtetit ose edhe Kryetari i Komitetit, ai i kėshillonte pėr ēdo gjė qė e shihte se ishte e padrejtė. Pėr ēdo padrejtėsi ai nuk ngurronte tė fliste. Ne e kishim bela kėtė pjesė, se atėherė nuk i pranonin me lehtėsi kritikat. Unė shpesh herė i thosha baba je shumė kritik, por ai ma kthente. Pse ke frikė ti mos tė shpien tė punosh ne vende te vėshtira? Mirė tė bėn puna edhe ajo fizike nuk tė bėn dėm. Secili tė bėjė punėn e tij me ndėrgjegje, thoshte.


    Nuk lejonte tė merreshe me llafe

    Kjo ishte e padiskutueshme. Sidomos kur dėgjonte persona tė thoshin filani ashtu dhe kėshtu, sidomos gratė midis njėra tjetrės, filania ashtu dhe ashtu etj.. Nė kėto raste zemėrimi i tij ishte i madh. Gjithmonė nė kėsi rastesh ai thoshte: A e dini ē’thonė pėr ju? Ku e dini ju qė s’kini tė meta? Kėto qė thoni i keni parė vetė, apo i keni dėgjuar? Asnjėherė mos e merrni tė mirėqenė atė qė se ke parė vetė. Asnjėherė, pasi e dėmtoni shumė atė qė merrni nėpėr gojė pėr keq. Kjo ishte njė filozofi e veēantė e jetės sė tij. Nė shumė raste njerėzit bisedonin me tė pėr problemet e tyre nė familje dhe nė shoqėri. Ai ėshtė bėrė dhe pajtues midis njerėzve qė kishin qejfmbetje sepse kishin shumė besim nė fjalėn dhe veprėn e tij.


    Korrektėsia nė marrėdhėniet

    Kur tė jepte njė porosi donte ta ēoje deri nė fund. Ashtu edhe ai ēdo porosi e ēonte me shume dėshirė deri nė fund. Kur nuk e plotėsoje njė detyrė ai tė priste deri ne dy herė, tė tretėn s’ta pėrtonte, tė jepte njė kritikė dhe ndėshkim tė mirė. Fillonte tė kėrkonte llogari duke ta bėrė tė qartė se nėse vazhdoje kėshtu rrugėt e komunikimit me tė ishin tė mbyllura.


    Pastėrtia

    Ėshtė pėr t’u ēuditur... Unė kam qenė mėsues dhe drejtor shumė vite dhe disa herė neglizhoja tek nxėnėsit pėr kontrollin e pastėrtisė. Ndėrsa ai tė shikonte ēdo ditė pėr higjienėn deri te gjėrat mė tė vogla. Madje, kur shikonte se hezitoje tė tregonte mjetet e pastrimit. E kishte rregull, normė pastrimin Nuk pėrdorte furēė, as kolinoz. Jo! Ujė ēezme. Kėtė e bėnte ēdo mėngjes dhe mbrėmje. Nuk e linte kurrė nė haresė. Kjo bėri qė ai deri sa u nda nga jeta nuk pati as njė dhėmbė tė dėmtuar.


    Kėpucėt dhe mjetet e punės

    Ai punonte punė bujqėsie, bėnte punė fizike qė bėhej pis. Gjithmonė do tė kishte veshur ose opinga ose ēizme. Ai kurrė nuk hynte nė shtėpi pa pastruar Do lante kazmėn, lopatėn dhe opingat. Nė shtėpi vinte i rregullt. I larė. Tė gjitha veglat i vendoste nė njė vend tė posaēėm nė oborr. Kishte ndėrtuar njė vend aty dhe s’bėnte vaki qė tė mos i vendoste edhe kur vinte shumė i lodhur. Ku t’i gjej ndryshe thoshte? Ku ti gjej po mė duhen nė mes tė natės? Nuk i linte kurrė tė shpėrndara nė oborr. Neve dhe neglizhonim, pasi punonim ndonjė orė kopshtin i hidhnim ku mundnim. Jo, ai i lante dhe i vinte aty ku kishte ndėrtuar vendin. Edhe kėpucėt, opingat ose ēizmet kishte vendin e caktuar ku i linte. Kishte vendin e tij dhe nuk na linte t’ja zinim. Kur unė i vendosja ndonjėherė nė vendin e tij, apo nė njė vend tė gabuar ai i merrte dhe i ēonte te vendi im. Kur ēohesha t’i vishja nuk i gjeja nė vendin ku i kisha lėnė.


    Pas buke

    Asnjėherė nuk shtrihej pas buke. E shfrytėzonte kohėn. Gjithmonė do bėnte njė punė ne oborr apo rreth shtėpisė. Kėshtu na thoshte dhe neve. S’na linte. Lėvizni mos u mbyllni brenda na thoshte. Lėvizja tė shton jetėn. Pra na kėrkonte nė punė, nė lėvizje e kishte inat dembelin dhe ata qė shmangeshin nga puna.

    Mikpritja

    Skrapari dallohet pėr mikpritjen. Demiri kishte merak tė madh dhe i priste pothuaj njėsoj vizitorin si atė tė voglin nė moshė dhe pushtet ashtu edhe tė madhin me shkop e mustaqe dhe me pushtet. Nuk bėnte dallime. Ceremoninė e tij do ta kishte zili edhe njė ceremonial zyrtar. Ai zbatonte tė gjitha rregullat e traditės. E fillonte me njė cigare, pastaj gotėn e mirėseardhjes shoqėruar me llokume me njė filxhan kafe. Kur shtrohej tavolina e mezeve, nė drekė ose nė darkė kishte njė rregull tė pėrsosur dhe qė nuk e ndryshonte kurrė. Fillonte me gotėn e rakisė pėr urimin pastaj ajo e mikut. Bėnte tre gota tė tjera dhe i vinte radha mikut. Tė gjitha tė kalkuluara. Pas kėsaj ja merrnin kėngės me radhė i zoti i shtėpisė dhe miqtė. Shumė vizitorė tė familjes qė mund tė lexojnė kėto rreshta do tė kujtohen pėr merakun e tij. Ai i jepte njė rendėsi shumė tė madhe, shėrbimit tė personave tė vegjėl ose personelit tė shoqėrimit, duke u kujdesur nė ēdo moment, nė mėnyrė qė shėrbimi ndaj tyre tė mos dallonte nga tavolina kryesore.


    Gruaja - Ferruzeja dhe 8 fėmijėt

    Ai u martua nė nėntor tė vitit 1946. Gruaja e tij quhej Ferruze Brahimllari. Nga martesa e tyre lindėn 10 fėmijė dhe jetojmė 8 fėmijė. Nga kėta, tre djem dhe pesė vajza. Nga tė gjithė fėmijėt jemi tre me universitet dhe pesė me shkollė tė mesme profesionale si, shkollė mekanike, ndėrtimi, rrobaqepėsie apo ekonomike. Janė rritur 25 nipėr e mbesa, nga kėta 23 janė me universitet,disa janė edhe me 2. Ėshtė interesante, por nga tė gjithė kėta pasardhės janė 6 pedagogė disa edhe me grada shkencore. Faktor nė edukimin njerėzor dhe nė shkollimin tonė ka zėnė vend babai me merakun e tij, por edhe me emrin e tij tė mirė e tė dėgjuar. Me shqetėsim tė madh ka qenė nėna. Thonė qė pas njė burri fortė e tė mirė qėndron njė grua e fortė dhe shumė e mirė. Kjo ėshtė vėrtetuar dhe nė kėtė rast sepse ajo ka qenė njeriu qė ka mbėshtetur dhe pėrkrahur burrin e saj nė aktivitetin e tij. Kishte merak tė madh kur bėhej gati pėr aktivitete, por edhe kur kthehej nga ato. Ka pėrgatitur dhe ka bėrė edhe punėt e burrit, kur ai largohej pėr koncerte ose festivalet qė nė disa raste vazhdonin njė javė ose edhe njė muaj. Ka pritur, ka gatuar, ashtu si dinte ajo dhe ka pėrcjellė miq e shokė tė burrit tė saj. Nėna ishte me origjinė nga njė fshat i Korēės qė quhej Mazerrek nė zonėn e Oparit. Vinte nga njė familje fisnike, me shumė fėmijė. Ajo kishte pesė vėllezėr dhe dy motra. Ishte familje e madhe dhe me shumė pasuri. Ishte njė ndėr familjet mė me tradita nė zonėn e Korēės. Ajo e ka patur shtėpinė pranė Teqesė sė fshatit dhe prindėrit e saj besonin shumė nė fenė Bektashiane. Kishin shumė miqėsi me babanė e teqesė. Babai i saj ka qenė 13 vjet emigrant nė Jemen. Nėna e saj ishte njė grua e kulturuar, e qetė fisnike, mikpritėse dhe shumė nikoqire. Nga cilėsitė e saj kishte marrė edhe Ferruzeja. Dy vėllezėr tė saj kanė qenė pjesėmarrės nė Luftėn Nacional Ēlirimtare. Vėllai i madh Ahmet Brahimllari ishte veteran dhe invalid lufte. Ishte njeri me emėr, i dashur dhe i dėgjohej fjala dhe respektohej shumė nė Korēė. Vėllai i dytė i saj Zotja ka qenė pėr shumė kohė emigrant nė Itali. Gjithashtu, njė vėlla tjetėr Isai ka qenė Kryetar i parė i Kooperativės sė fshatit Mazerrek deri nė ndarjen e parakohshme nga jeta. Dy vėllezėrit e vegjėl Feimi dhe Islami, ishin ata qė vinin shpeshherė tek e motra. Ajo i priste me merak e gjithė dashuri. Vėllezėrit motrat, nipėrit e saj jetojnė nė Korēė, Tiranė, Elbasan dhe Vlorė. Ju kemi treguar pėr babanė e Teqesė sė Brerimes. Ėshtė interesante. Demirin e ka martuar me Ferruzene vėllai i saj Zotja, qė ishte me punė nė fshatin Gjerbės. Ai e pėlqente shumė Demirin dhe shkon e thotė nė shtėpi qė kėtė motrėn e vogėl do ta japim nė Gjerbės. Pyesin prindėrit aty nė fshat dhe i thonė qė ėshtė i mirė, por djalė i vetėm dhe i varfėr, por ėshtė edhe pak mė i madhe se motra juaj. U vunė nė siklet prindėrit e saj, por nuk donin t’ja prishnin djalit tė tyre. Pėr tė qenė tė qetė ata u takuan me babanė e Teqes Mazerreke. Ky kishte qenė me shėrbim nė Teqenė e Brerimes dhe e njihte Demirin. Ishte babai qė kemi folur mė parė. Pasi biseduan, ai u thotė qė ta martoni pa merak sepse kėto qė thonė janė tė vėrteta, por ėshtė shumė i drejtė, besnik, trim dhe punėtor. Kur tė mbaroni dasmėn do tė flasim pėrsėri. Ishte rregull qė dhėndėri nuk vinte tė merrte nusen. Ai vinte vetėm kur kthehej nė tė paren herė. Shkuan disa kushėrinj, Zaēja, Hebibi, Nuriu e bashke me ta dhe Demiri pėr tė marrė gruan. U organizua darkė e madhe. Nė darkė ka qenė dhe babai i Teqesė. U takuan tė dy si miq tė vjetėr. Filloi muhabeti dhe erdhi radha e kėngės sė miqve. Kur kėndoi Demiri, gratė u bėnė shumė kurioze, u ēuditėn me zėrin dhe u avitėn pėr tė parė dhėndrin tek dera gjysmė e hapur. Nga pesha e madhe ra dera dhe u bė zhurmė. Babai i Teqesė u tha:- Ja kush ėshtė dhėndėri. Mos kini merak se dera rregullohet pėrsėri. Prindėrit e saj u gėzuan dhe falėnderuan babanė e Teqesė pėr fjalėt e mira qė kishte thėnė. Demiri i respektonte dhe i donte njerėzit e gruas. Ai nuk linte sebep pa e ēuar gruan tek prindėrit nė tė mirė e nė raste tė kėqija, megjithėse rruga ishte e gjatė dhe e lodhshme. Ai kurrė nuk u ligėshtua, por vinte me shumė qejf.



    Kėnga qė nuk do tė vdesė kurrė

    Demiri nuk merrej me politikė. Kurrė. Ne jemi tre vėllezėr. Unė jam vėllai i dytė. Vėllai i madh Arshini ka punuar ne zyrėn e furnizimit dhe shpėrndarjes nė Uzinėn sekrete ushtarake nė Poliēan, unė drejtor shkolle, i vogli Rustemi ka qenė ekonomist nė Ndėrmarrjen Tregtare nė Skrapar. Ishim me detyra tė rėndėsishme shtetėrore nė administratėn e kohės. Por babai na thoshte e mbaruat Universitetin? Shumė mirė. Ēfarė ju duhet tė merreni me politike? Mirė jeni!. Kjo nuk ishte pa gjė. Kishte filozofinė brenda qė politika tė merr nė qafė. Me politikė mund tė gabosh. Kur kėndoj kėngėn Mėmėdhe quhet toka, nė Gjirokastėr kėngė qė tundi botėn. Kėngė qė bėri epokė. I them Xhevahir Spahiut, pse nuk i dhe njė kėngė tjetėr

    Xhevahiri mė afrohet tek veshi dhe mė thotė. Kjo kėngė nuk vdes kurrė. Doja ta pyesja dhe t’i thoja pse s’do tė vdesė kurrė. Por Xhevahir Spahiu ishte shumė largpamės. Ishte shumė i zgjuar. Profecia e tij doli. Por tė them tė drejtėn edhe mua mė pėlqeu shume pas kėtij momenti. Dua tė them se kjo kėngė i dha Demirit lavdinė mė tė madhe. Fill pas Festivalit pasi kėndoi kėtė kėngė atė e takoi Mehmet Shehu, nė prani tė Dritėro Agollit dhe duke e pėrqafuar i thotė: Kur kėndove ti, kėnga u dėgjua nė Athinė. Ju bėnė shumė fotografi. Mund tė them me dhjetėra. Madje, ja dhanė me vete kur do vinte nė shtėpi.


    Fotografitė

    Mund tė them se Demiri ėshtė takuar dhe ka pasur fotografi me tė gjithė drejtuesit e larte te shtetit. Sa herė vinte nė Tiranė tė kėndonte, apo vinin nga anėt tona pėr vizita tė ndryshme, ata e ftonin dhe bėnin foto me tė.

    Nė vitin 1973 erdhi Mehmet Shehu nė zonėn tonė, me rastin e njė feste tė Ushtrisė Nacional ēlirimtare. E thirri Demirin nė tavolinė kryesore dhe filloi tė fliste me tė. Dėgjo Demir i tha. Ta dėgjojnė shokėt e tu tė kėngės dhe kėta pjesėmarrėsit kėtu. Para ca kohėsh isha i sėmurė dhe u shtrova ca ditė nė Paris nė spital. Por aty kishte rregull, disiplinė, pastėrti. Mė thanė se do rish ne qetėsi absolute, as do dėgjosh asgjė, as nuk do flasėsh me njeri. Unė me vete kisha njė kasetė ku ishte kėnga jote “Mbeēė more shokė mbeēė”. U thashė atyre mė hiqni ēarė tė doni, por vetėm kėtė kasetė me kėtė kėngė jo. Kjo kėngė mė shėron. Ndaj po ngre njė dolli pėr ty, se je bilbili i Skraparit.

    Si u zbulua nė vitin 1961 -62

    Athere nuk kishte rrugė Tomorrica. Kishte vetėm rrugė pa rrugė. Vjen njė ekspeditė me nė krye Arsen Mustaqin pėr tė mbledhur folklorin e zonės. I sollėn me mushka nga zona e Gramshit deri nė Gjerbės. Aty Arseni pyeti se kush din kėngė tė vjetra, kush din gjė a gjėza apo vjersha tė hershme popullore. Menjėherė ata qė e takuan tė parėt i thanė pėr Demirin. Ju lutem ma sillni kėtu. Midis tė tjerėve isha dhe unė aty afėr dhe mė thanė ti ēoja fjale babait. Ai ishte i lodhur i mėrzitur se i kishte vdekur nje shoku i tij dhe nuk kishte kuriozitet tė vinte. Pas kėsaj e takoi dhe kėmbėnguli vetė Arseni i cili ja mbushi mendjen pėr njė prove nė kėngė. Ata kishin marrė dhe njė magnetofon tė madh tė rėndė. Filloi babai ta kėndonte ata e incizonin. Kur mbaroi babai ata e kthyen shiritin dhe e vunė ta dėgjonim tė pranishmit. Babi u habit, kjo ėshtė kėnga ime tha. Ju tani ma morėt kėngėn. Ku kishim parė ne atėherė magnetofon. Menjėherė Arseni tha qė ky ėshtė njė fenomen qė ka humbur mes katėr malesh. Por do vijė shumė shpejt koha qė ky do bėjė emėr tė madh. Benjamin Kureta ishte pėrgjegjės i folklorit dhe ai u kujdesua shumė pėr kėngėt e tim eti. Nė vitin 1968 kur isha unė mėsues nė Trebel, njė fshat afėr Dobrenjit, shumė larg me Gjerbesin, mė thėrrasin nė telefon. Mė kėrkonin nga Komiteti Ekzekutiv i rrethit. Ata mė thanė qė me urgjencė, nesėr nise Demirin pėr nė Ēorovodė. Do vijė njė automjet i vogėl nga ana e jonė dhe nė mėngjes herėt tė jetė gati. Erdha pėr tėrė natėn nė Gjerbes. E pėrgatiti pėr udhėtim nena qė e kishte me shume merak. Unė i thashė tė niseshim bashkė, por ai s’pranoi. Sa shkoi aty, e nisėn direkt pėr nė Lezhė ku bėhej Festivali me trevat e Veriut dhe Shqipėrisė sė Mesme. Nga jugu u ftua vetėm Demiri me grupin e Skraparit. Ishte 500 vjetori i Skėnderbeut. Mbasi mbaroi sė kėnduari Demiri nė Lezhė, tė gjithė shtangėn. Atė kėngė kėndoi, “Mbeē more shokė mbeē”. E pėrqafoi e gjithė juria. Ishte njė ēudi pėr ta. Kur vjen nė Skrapar mė thotė dola mirė. I thanė qė zure vendin e parė por s’u dhanė ēmime direkt. Ndėrsa nė Gjirokastėr ai bėri akoma mė shumė bujė po me kėtė kėngė. Ishte Festivali i vitit 1973. Pasi e kėndoi kėngėn, nė darkė Enver Hoxha merė nė telefon Zihni Sakon Drejtor i Studimeve Folkloroke dhe i thotė, cila kėngė tė pėlqeu nga Skrapari? Unė pėr momentin u hutova na tregonte Zihni Sako. Por pastaj i thashė mė pėlqeu ajo kėnga pėr kurbetin e kėnduar nga Demir Zyko, ai plaku me mustaqe. Me grumbullo informacion pėr kėngėn e tij. Nė Plenumin e Lidhjes sė Shkrimtarėve nė dhjetor 1974, Enver Hoxha mbajti njė fjalim dhe foli gjatė pėr folklorin. Ai nė kėtė fjalė tha se duhet tė marrim shembull nga Demir Zyko dhe Mehdi Kushe me shokė pėr kėngėn “Mbeē more shokė mbeē”, qė e ka kėnduar me njė zė tė rrallė. Pas kėtij momenti babanė e vlerėsuan jashtėzakonisht shumė. Nė fshat dhe nė familje filluan tė vinin shumė poetė, shkrimtarė, gazetarė dhe operatorė tė medias.


    Kujtime dhe mbresa takimet dhe pritjet me miqtė e shokėt e Demirit.

    Tė marrėsh pėrsipėr tė shkruash kujtime e mbresa nga takimet e miqve tė shokėve dhe tė zyrtarėve ėshtė shumė e vėshtirė sepse duhet shumė saktėsi por janė aq shumė sa mund tė gabosh dhe mund ti harrojmė persona qė nuk duhen harruar kurrė. Demiri ne jetėn e tij te pėrditėsomė dhe artistike ka takuar dhe ka mirėpritur poetė, shkrimtarė, gazetare, regjisorė, pushtetarė dhe njerėz tė zakonshėm kurioz. Ne do tė pėrpiqemi tė freskojmė kujtesėn dhe te sjellim para lexuesit takimet dhe mikpritjen ne familje me Ilir Meten, Dritėro Agollin, Xhevahir Spahiun, Endri Kekon, Sabri Godon, Moikom Zeqon, Silvana Bracen, Taip Metanin, Asllan Musain, Novrus Greven, Luman, Enver dhe Kasem Cakėn, Asqeri Jaubellin, Kujtim Lamen, Hasan dhe Nuri Cunin, Enver Naska, Elmaz Puto dhe shumė tė tjerė Ka patur takime e kujtime me shumė politikanė dhe pushtetarė si Haxhi Lleshi,Gogo Nushi e te tjerė.

    Takimin e parė publik me Dritėro Agollin e ka bėrė nė festivalin e Gjirokastrės nė 1973. Ai ka ardhur mbi 8 herė nė shtėpinė e Demirit. Kur vinte me shėrbime ne Skrapar asnjėherė nuk mund te largohej pa ardhur njė natė nė Gjerbės. Nė ato shumė raste po ju tregojmė pak kujtime interesante.


    Me Endri Keko

    Nė njė vizitė ka ardhur me Endri Keko, kur realizohej njė dokumentar pėr 30 vjetorin e ēlirimit. Pasi mbarua nė punė nė Ēorovodė ashtu si ishin te gjithė si ekip erdhėn nė shtėpi pėr darkė. Ne darkė kur u shtrua muhabeti dhe ishte pire raki me dolli e ishin kėnduar shume kėngė ndjeri Endri Keko filloi te mos ndjehej mirė. Familja jone u shqetėsua shume dhe sidomos babai,sepse nuk kishte ndodhur kurrė qė tė na sėmurej miku ne shtėpi dhe ne njė muhabet te tillė tė bukur. Nė kėtė moment foli vete Endriu dhe sidomos Dritėroi qė e qetėsoi disi situatėn me shpjegimin qė do tė kaloi. Demirit i ngeli merak, nuk fjeti gjumė por ruante me merak pėr nga dhoma ku flinin miqtė. Nė mėngjes por edhe shumė kohė mė pas ai pyeste se si ėshtė mė shėndet dhe a u bė mė mirė. Shumė mė vonė e morėm pėrgjigjen e shqetėsimit tė asaj nate.



    Miqėsia me Dritėro Agollin

    Njė rast tjetėr i bukur ka qenė njė vizite e Dritėroit ne familje sė bashku me Sabri Godon. Ai po shkruante romani pėr Ali Pashė Tepelenėn ndodheshin me shėrbim tė dy nė Skrapar. Na njoftojnė se do vijė pėr vizite Dritėroi me miq.

    Ne e prisnim me shume kėnaqėsi dhe u bėmė gati. Kur mbritėn pas pėrshėndetjeve dhe prezantimit tė parė, Dritėroi i tha Sabriut qė sot do tė shikosh njė mikpritje tipike nė Skrapar. Pasi u bėnė urimet e para filloi muhabeti i plotė. Dritėroi e kishte qef muhabetin sipas traditės me kėngė, shaka dhe me dolli. Ai nuk kishte nevoje te vendosje rregulla pėr sasinė e rakisė qė duhet tė pihej me gota plotė apo sipas qefit. Muhabeti po behej me shaka me te ngacmuar me deshirė njėri tjetrin tė gjithė nė tavolinė Kur pihej dollia Sabriu here e pinte plote dhe herė e pinte pak. Pasi e pa disa here Demiri i tha Dritėroit qė ky shoku jot qenka shkrimtar si ty, por rakinė nuk e pika njėsoj me ty. Si gjithmonė Dritėroi e mori nė mbrojtje kolegun e tij dhe i tha qė ky ka mė shumė qef muhabetin dhe kėngės se sa rakinė. Dollia dhe kėnga vazhdoi deri afėr mėngjesit. U ndanė si miq tė vjetėr dhe me kujtime tė bukura,duke i kėrkuar Dritėroit mos u vono herėn tjetėr.

    Njė nga takimet e bukura dhe tė veēanta ėshtė ai i vitit 1997. Ishte njė vit i vėshtirė si e dimė tė gjithė. Nė kėtė vit Demiri mbushte pesė vjet qė kishte ndėrruar jetė. Nuri Cuni me Bardhi Dyrmishin, Syrja Begollin,Ylli Qafokun dhe Gezim Zylfon kishin krijuar Shoqatėn Kulturore Demir Zyko. Nuriu ishte drejtori i Qendrės Kulturore ne Skrapar. Kishte merak qė kur ndėrroi jetė Demiri lajmi nuk mundi tė transmetohej ne media pėr arsye objektive. Pėr kujtim te 5 vjetorit ai vendosi thuajse me veton e tij, qė tė bėhej njė aktivitet ne Gjerbės. U vendos dhe filloi puna. Kjo ishte njė aventurė nė atė kohė.Qė tė realizohej kjo duhej tė ishin patjetėr Dritėro Agolli dhe Xhevahir Spahiu.

    Grupi i punės u takua me Dritėroi e Xhevon dhe u ra dakord me shumė kėnaqėsi qė aktiviteti tė bėhej. Duhej tė shkonim tė gjithė nė Gjerbės.Dritėroi ishte shumė entuziast por na porositi qė tė bėhėj mė bukur duhej qė tė sigurohej miratimi dhe prezenca e deputetit tė zonės Ilir Meta. Pėr kėtė ai i ēoi fjalė Ilir Metės, pasi e konfirmoi kėtė na porositi qė data e pėrshtatshme ėshtė data 10 Tetor. Kėtu filloi njė punė e jashtėzakonshme sepse deri ne kėto momente nuk ishte organizuar njė aktivitet nė kėto pėrmasa. Tani ėshtė e lehtė. por nė atė kohė ishte njė aventurė e vėrtete. Pas shumė pėrpjekjeve mbėrritėm nė ditėn e caktuar. Ky aktivitet nė Gjerbės pritej me shumė kėnaqėsi. Nga Tirana mbėrritėn herėt Dritėro Agolli, Ilir Meta, Moikom Zeqo dhe njė mik i veēantė pėr familjen e Demirit, Sadije Agolli. U pritėn nė familje nga bashkėshortja e Demirit. Ne prezantim Dritėroi po shikonte pėrreth dhe i menduar,pastaj tha. Ėshtė hera e parė qė vijmė dhe nuk kemi Demirin. Pas kėsaj u bėnė vizita nė varreza u vazhdua me ekspozitėn nga jeta e Demirit dhe artistėve tė Skraparit me fjalėn e rastit nga Dritėroi dhe Ilir Meta. Aktiviteti u mbyll me njė koncert artistik nga kėngėtarėt dhe bashkėkohėsit e Demirit. Pėr herė tė parė ky aktivitet u filmua. Ėshtė njė kujtim i bukur nė arkiv dhe nė njė moment tė veēant do ja bėjmė dhuratė pėr miqtė e veēantė Dritėroit e Ilir Metės.

    Telegraf

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •