(Ne 23 vjetorin e marrjes se titullit Artist i Popullit per kengetarin...)
Hapėsira e kėngės skraparase (kėshtu titullohet veprimtaria qė do tė zhvillohet mesditėn e 12 korrikut nė Teatrin e Operas dhe Baletit) ėshtė e pamjaftueshme pėr zėrin e Demir Zykos. Kėnga e tij buēet qė nga Mali i Tomorrit deri "Pėrtej Urės sė Qabesė". Zėri i tij oshėtin luginės sė Tomorricės e deri nė kalanė e Gjirokastrės. Ky ishte Demir Zyko epitetet pėr tė cilin kanė pak tingull, kanė zė, kanė kėngė brenda tyre. E kanė quajtur plak tė kėngės, e kanė quajtur bilbil tė Tomorrit e kanė vlerėsuar "Artist tė Popullit" qė nė vitin 1979. E ka pėrjetėsuar kėnga Xha Demirin.
Demiri e kėnga
Me kėngėtarin Demir Zyko, kėnga skraparase rilindi. Ndėrsa me kėngėn "Mbeēė more shokė mbeēė" ajo i kapėrceu kufijtė. Zėri i xha Demirit si njė plumb shpon masivin e kohės mė shumė se njė shekullor dhe shkon atje tek varri i zbuluar i nizamit nė Jemen. I kėndonte xha Demiri dhimbjes. Sepse donte ta zbuste. Xha Demiri udhėtonte shkrepave tė jetės me kėngėn qė nė moshėn 10-vjeēare. "Kur isha i vogėl nėnia qė nė mėngjes sa mė niste me bagėti mė porosiste: Kur tė dalėsh atje tė Shkėmbi i Tundur merrja njė herė tė keqen nėnia qė tė dėgjoj a je gjallė. E unė kėndoja sa shkundej fshati e tundej Tomorri! O ju malet me dėborė pse s'qani hallet e mia". Kėshtu tregonte Xha Demiri hapat e parė tė kėngės. Pastaj Demiri kėndonte nė ēdo gėzim tė bashkėfshatarėve tė tij. "Pėr herė tė parė jashtė rrethit kam kėnduar nė Pėrmet nė 1950. Nė njė stėrvitje ushtarake dy muajore", thotė xha Demiri. Mė pas nė Lezhė, Vlorė e tri herė nė festivalet folklorike tė Gjirokastrės. Kėshtu pėr 20 vjet me radhė Demir Zykua ka kėnduar nė skenėn shqiptare ndėrsa jehona e "oi"-sė sė tij ka kaptuar kontinentet dhe dėgjohet kudo ku ka shqiptarė. Ka kėnduar mbi 100 kėngė polifonike. Duke i dhėnė kėngės edhe shpirt edhe trup nėpėrmjet zėrit tė tij magjik. Xha Demiri i pėrkėdhėlte kėngėt, siē pėrkėdhel fėmija lodrat. Ai qante e qeshte me to, si tė ishin tė gjalla. Qante varfėrinė, kėndonte pėr ditė mė tė mira. Sepse jeta e tij s'ishte kėngė ndonėse kėndoi tėrė jetėn. Mbijetoi nė sajė tė kėngės. Vuajtjet i pėrcillte me kėngė, gėzimet me kėngė, hidhėrimet me "oi"-nė e kėngės. Sa donte kėngėn s'donte veten Xha Demiri. Ishte njeri me shpirt artisti.
Jeta
Demir Zykon ta kishte ėnda ta shikoje e ca mė shumė ta dėgjojė. Fjalė pak e kėngė shumė. Njė burrė trupgjatė, mustaqezi, ballėlartė, me fytyrė tė prerė burrėrore, veshur sipas traditės me kostum shajaku e feste pellushi tė zi. Me njė fizik prej atleti qė e trashėgoi deri nė vitet e fundit tė jetės. Demiri lindi nė 19 maj tė vitit 1911 nė njė familje tė varfėr nė Gjerbės tė Skraparit. I rritur pa "kėshillat e dashurinė e babait" Demiri u pėrball vetė me dallgėt e jetės. Shkolla e vetme e tij ishte jeta, megjithėse fėmijėve tė tij u thoshtė se "Pa shkollė je si qorri pa sy, je njė hiē". Gjithė jetėn e tij e kaloi nė fshatin e lindjes nė Gjerbės tė Skraparit, duke punuar nė bujqėsi. Por, profesioni i tij qe kėnga, tė cilėn nisi ta kėndonte qė nė moshėn 10-vjeēare. Nė moshėn 68-vjeēare, pikėrisht nė 4 korrik 1979, Kryetari i Kuvendit Popullor Haxhi Lleshi i ēon nė shtėpi titullin "Artist i Popullit". Pjesmarrės nė disa festivale kombėtare, Xha Demiri zuri miqėsi me shumė nga artistėt me famė tė shqipėrisė, me Pandi Raidhin, me Vaēe e Hysni Zelėn me Eli Farėn me Stavri Shkurtin, Laver Bariun e shumė tė tjerė, tė cilėt "rrėmbenin" nga arti i popullor i tij. Ndėrsa festivalin e vitit 1988 e ndoqi nga ekrani i televizionit pėr shkak tė gjendjes shėndetsore. Por zėrin nuk ia preku kurrė mosha. Rrugėn e gjatė tė kėngės e nisi nga malet duke iu lutur qė t'i qanin hallet dhe me kėngėn e Tomorrit mbylli sytė Xha Demiri. Nė muajėt mars-prill 1992 pak javė para se tė vdiste kėndoi gjysmėn e kėngės "O Tomorr o mal i lartė". Prandaj Tomorri ėshtė borxhli ndaj Xha Demirit. Megjithatė!
"Tė lumtė goja Xha Demir"
Krijoni Kontakt