Postuar më parë nga
Seminarist
Ne tema te tilla verehet gjithnje shpirti dikotomik i ekstremeve, sidomos kur ato diskutohen nepermjet preferencash politike, fetare apo rajonale.
Natyrisht qe Kanuni, sikurse eshte ekzagjeruar ne anet negative te tij, per shume arsye, si politike qofte edhe te padijes, po ashtu nga ana tjeter i eshte thurrur shume lavde, po per te njejtat arsye.
Qe Kanuni te kete ane negative, nuk ka pse te habitet njeri, pasi vete konteksti i aplikimit te tij brenda nje rajoni te caktuar ne nje kohe e kushte te caktuara i ben efektet e tij relative ne varesi te situates, kohes edhe zhvillimit.
Keshtu qe Kanuni eshte normale te shihet negativisht nga shoqeri moderne urbanistike, te organizuara rreth nje shteti te rregullt me gjithe strukturat e tij, aq me teper ne nje shtet socialist-komunist, ku ideja e autoriteteve lokale, perkrah atij qendror eshte i pamendueshem...e per kete nuk ka perse te habitet kush.
Faktikisht, Kanuni edhe pse pozitiv ne arsyet e ekzistences se vet, me duket se edhe keshtu reflekton me teper nje shoqeri te ngurte, te pazhvilluar, supersticioze, gjeresisht jo qytetare (edhe pse e krishtere ne pamje te jashteme..!!!!!!), mbijetesa e se ciles varet nga veprime apo reagime banale te atyre qe e kane vene veten nen ate Kanun; ku nuk ka vend falja, ose te pakten nuk ka prioritet; ku turpi e jo dashuria, humanizmi apo logjika, eshte mbartesi kryesor i cilesise jetesore.
Ndoshta Kanuni ka qene nje nga dukurite jo te pakta te mesjetes se vonet ku katolicizmit iu desh te gjente balancen midis asaj qe eshte etikisht anti-kristiane e pagane me etiken e vet krishterimit - e ky aspekt me duket mua se ka shume ane negative te mpleksura, gje qe ka cuar ne shume paragjykime.
Te lihet nganjehere pershtypja se kleri katolik u mjaftua me vete faktin qe zbatuesit e Kanunit edhe pse ne shume motive ishin kryekeput anti-kristiane serish ata figuronin si anetare te asaj Kishe, nderkohe qe kur erdhi puna se kanosej numri i ketyre besimtareve ata nuk toleruan asnje.
sidoqofte, nje postimi te tille une nuk ia gjej dot logjiken:
- 1. Ceshtja eshte se Kanuni, mesa di une, nuk ka asnje vlere gjuhesore, aq me teper te rruajtes se asimilimit gjuhesor, nga vete fakti qe ai ka qene i percjellur gojarisht, nderkohe qe i pari qe e ka permbledhur ka qene pater Shtjefni ne shek.20.....
- 2. Kanuni nuk lindi si nevoje e Shpetimit te ndonje Kombi, por ishte menyre jetese nder zona te izoluara ku pushteti nuk kish zbatim. Vete fakti qe zonat ku lindi ishin teper te izoluara, nuk ka se si te kete arsye frike asimilimi, per me teper Kanuni eshte teper rajonal.
- 3. Trimeria, burrnia, besa, bujaria etj nuk u shpiken per here te pare ne Kanunin e L. Dukagjinit, perkundrazi keto jane atribute rajonale mesdhetare, e patjeter e me gjere, shume me para Kanunit - keshtu qe as ketu nuk ka pune ndonje asimilim, nderkohe qe po, mund te thuhet se Kanuni ne fakt ndihmoi per te institucionalizuar ne ate rajon vlera qe bota e qyteteruar i kish njohur prej kohesh.
Krijoni Kontakt